You are on page 1of 40

E Drejta e Tokës Prof.as.Dr.

Ilda Melo (Kovaci)

KTHIMI DHE KOMPENSIMI I PRONAVE


E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Ligji nr 7514 datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimit e ish-të përndjekurve politikë”.
• Rregullimi fillestar i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës i përket dy akteve ligjore të miratuara
në vitin 1993:

• Ligjit nr 7698 datë 21.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”
• Ligjit nr 7699 datë 21.4.1993 “ Për kompensimin në vlerë të tokës bujqësore”
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Ky ligj u njeh ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre të drejtën e pronësisë për pronat e
shtetëzuara, të shpronësuara apo të konfiskuara sipas akteve ligjore, (duke përfshirë këtu edhe ligjin
nr 37 datë 13.1.1945 “Për tatimin e jashtëzakonshëm ) akteve nënligjore e vendimeve të gjykatës të
dala pas datës 29 nëntor 1944 ose të marra pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, si dhe
përcakton mënyrat dhe masat për kthimin apo kompensimin e tyre.

• Me anë të këtij procesi synohet rivendosja e të drejtave të pronësisë të atyre ish-pronarëve që u është
marrë toka në këto forma
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Objekt i procesit të kthimit dhe kompensimit ---pasuritë e paluajtshme.

• Subjekte përfituese ---ish-pronarët apo trashëgimtarët ligjore të pronave të


paluajtshme të marra në mënyrë të padrejtë nga shteti në mënyrat e sipërpemendura
• Një kategori subjektesh të cilët nuk mund të përfitojnë nga procesi:
• - Ish-bashkëpunëtorët e okupatorëve nazifashistë për pronat e vëna gjatë
okupacionit, pas rishikimit të proceseve ose përcaktimit të tyre si të tillë prej
Gjykatës së Kasacionit.
• - Ish-drejtuesit e partisë dhe pushtetit komunist për pronat e vëna si pasojë e
shpërdorimit të postit zyrtar të vërtetuar me vendim gjyqi.
• - Të dënuarit për përvetësim të pasurisë së popullit në përpjestime të mëdha, në
masën që është e barabartë me vlerën e dëmit të përcaktuar me vendimin e
gjykatës.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Nuk përfitojnë nga ky ligj:


• ish-pronarët e ndërtesave e të trojeve të shpronësuara e të zëna për nevoja publike, të
cilët në kohën e shpronësimit janë shpërblyer me vleftën e plotë si dhe
• pronat të cilat i janë dhuruar shtetit nga ish-pronaret e tyre dhe ky fakt vertetohet me
dokumenta zyrtare.
• Pronat e ish-mbretit
• Nëse prona nuk perdoret për qëllime publike mund tu kthehet pasi kanë kthyer masën e
kompensimit të indeksuar.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Rregullat mbi kthimin fizik te truallit


• Kështu në rastin kur ndërtesa të ish-pronarëve janë tjetërsuar në persona të tretë, u kthehen
ish-pronarëve, ndërsa personave të tretë shteti u kthen masën e shpërblimit sipas çmimit të shitjes
në kohën e tjetërsimit, e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve.
• Në rastin kur trualli i ish-pronarit është tjetërsuar në persona të tretë dhe mbi të nuk ka ndërtesa të
përhershme, i kthehet ish-pronarit, ndërsa personave të tretë shteti u kthen masën e shpërblimit, e
konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve.
• Trojet e zëna me ndërtime të përkohshme i kthehen ish-pronarit.
• Trojet e zëna nga persona të tjerë fizikë ose juridikë, të cilët i kanë blerë nga shteti pas datës 1 janar
1991 për ndërtimin e banesave individuale dhe lokaleve të tregtisë së shërbimeve, i kthehen në
pronësi ish-pronarit, ndërsa shteti i kthen personit fizik ose juridik që e ka blerë, shumën e derdhur
për truallin.
• Personat fizikë ose juridikë privatë, të cilët kanë në pronësi ndërtesën, detyrohen t'i paguajnë
pronarit të truallit qira ose ta riblejnë truallin sipas kontratës së lidhur ndërmjet palëve.
Përjashtohen nga ky rregull qytetarët që i kanë ndërtuar ose po i ndërtojnë banesat në zonat e
parashikuara për ndërtime masive në planet rregullues dhe studimet urbanistike, në përputhje me
procedurat ligjore.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Kur në objektin ish-pronë private janë kryer nga shteti apo pronari shpenzime për ndryshime në strukturë, shtesa
anësore apo shtesa kati etj., objekti i kthehet ish-pronarit me ose pa kundershperblim ne varesi te masës së
shpënzimeve të kryera.
• Në trojet në të cilat janë ndërtuar lokale, ish-pronarit të truallit i njihet pronësia mbi truallin. Ish-pronari i truallit
bëhet bashkëpronar me pronarin e lokalit që është ndërtuar mbi truallin. Bashkëpronësia është e ndarë në pjesë
me madhësi si vijon:
• Madhësia e pjesës së pronarit të lokalit caktohet sa çmimi i paguar nga ai për lokalin në momentin e kalimit të
lokalit nga pronë shtetërore në pronë private,
• Madhësia e pjesës së ish pronarit të truallit llogaritet në bazë të çmimit të truallit të caktuar sipas dispozitave
në fuqi.
• Në rast së lokali nuk ka ndërtesë tjetër sipër tij, pronari i lokalit dhe ish-pronari i truallit janë njëkohësisht pronarë
të lokalit dhe të truallit.
• Kur lokali është nën banesë, pronari i lokalit dhe ish-pronari i truallit janë të dy bashkëpronarë të lokalit, kurse
mbi truallin janë bashkëpronarë së bashku me pronarët e banesës sipas ligjit "Për bashkëpronësinë në banesa".
• Ish-pronarit të truallit i jepet e drejta të tërhiqet nga bashkëpronësia, duke iu paguar nga pronari i lokalit së paku
vlera e truallit
• Ish-pronari i truallit, mbi të cilin janë ndërtuar banesa shtetërore l dhe dykatëshe, ka të drejtën e bashkëpronësisë
në truall në rastin e parë në raport l:2 dhe në rastin e dytë në raport l:3. Në të dyja rastet ish-pronari ka të drejtën
të ndërtojë një shtesë kati mbi banesë, ndërsa të gjitha ndryshimet e tjera të mëvonshme i nënshtrohen ligjit "Për
bashkëpronësinë në banesa".
• Në trojet e zëna me ndërtime shtetërore, si dyqane, magazina, punishte etj., ish-pronarët kanë të drejtën e
parablerjes së këtyre objekteve, kur privatizohen.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Masa dhe format e kompensimit


Dy jane format e kompensimit te njohura nga legjislacioni i vitit1993:
• Ne natyre
• Me obligacione shteterore
• Masa e kthimit apo e kompensimit për trojet do të jetë e plotë deri 10000 m2.
• Kur prona është nga 10000 m2 deri 100000 m2, masa e kthimit apo kompensimit do të jetë plus 10
për qind, ndërsa për prona mbi 100000m2 plus 1 për qind.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Kthimi dhe kompensimi i tokes bujqësore

• Ligji nr 7699 datë 21.4.1993 “Për kompensimin në vlerë të tokës bujqësore”

• Tokë bujqësore ---tokat që ndodhen jashtë vijave kufizuese të cilat që nga data 1 gusht 1991 janë të
tilla të trajtuara sipas ligjit 7501 datë 19.7.1991 “Për tokën” pavarësisht nga prejardhja e tyre me
përjashtim të atyre që përcaktohen në ligjin nr 7698 datë 15.4.1993 “për kthimin dhe kompensimin e
pronave ish-pronarëve”, duke përfshirë ullinjtë, pemëtoret, vreshtat dhe tokat që konsideroheshin të
tilla në kohën e daljes së ligjit nr. 108, datë 29.8.1945.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Subjektet perfituese:
• personat që kanë qënë pronarë të tokave bujqësore në kohën e daljes së ligjit nr.108, datë
29.8.1945 "Për reformën agrare dhe personave të njohur si trashëgimtarë ligjorë të tyre, me
përjashtim të rasteve kur në ligj parashikohej ndryshe.
• ish-pronarëve ose trashëgimtarëve të tyre, prona e të cilëve figuron e regjistruar, ose në
mungesë të tyre, kur pronësia vërtetohet me vendim të gjykatës së rrethit përkatës.
• Ish-pronari ose trashëgimtarët e tij që kanë marrë tokë bujqësore sipas ligjit nr.7501, datë
19.7.1991, përfitojnë kompensim në vlerë për diferencën ndërmjet sipërfaqes së tokës
bujqësore që kanë pasur dhe asaj që kanë marrë, pasi të jenë pajisur ligjërisht me aktin e
marrjes në dorëzim të tokës bujqësore.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Masa e kompensimit të tokës bujqësore


• Kompensim të plotë në vlerë për sipërfaqen deri në 15 ha.
• Për ish-pronarët që kanë pasur në pronësi mbi 15 ha tokë bujqësore, kompensimi në vlerë për
pjesën tjetër të tokës bujqësore bëhet sipas formulës:
• Nga 15 ha deri në 100 ha tokë bujqësore, çdo hektar mbi 15 ha kompensohet me vlerën e
0,1 ha.
• Nga 100 ha deri në 1100 ha tokë bujqësore, çdo hektar mbi 100 ha kompensohet me
vlerën e 0,02 ha.
• Për pjesën e sipërfaqes mbi 1100 ha nuk do të ketë kompensim në vlerë shtese.
• Në asnjë rast shuma maksimale e kompensimit në vlerë nuk duhet të jetë më e madhe së
ekuivalenti i një sipërfaqeje prej 43.5 ha, pavarësisht sa është numri i trashëgimtarëve të
pronarit.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Sipas ligjit të vitit 1993 format e kompensimit ishin si vijon:

• a) në vlerë në formën e obligacioneve shtetërore, që do të përdoren sipas vlerës ekuivalente dhe me


përparësi në marrëdhënie me shtetin si në procesin e privatizimit të objekteve shtetërore e në
veprimtari të tjera që kryhen me kredi.
• b) në natyre: i) me sipërfaqe trojesh ekuivalente pranë qëndrave të banuara në përputhje me planet
rregullues të përgjithshëm, por jo më shumë së 5000 m2; ii) me sipërfaqe ekuivalente në zonat
turistike, në përputhje me planet rregullues të përgjithshëm,por jo më shumë së 5000 m2.Pjesa
tjetër, do të kompensohet sipas mënyrave të tjera të parashikuara në ligj.
• Për trojet e lira brenda vijave kufizuese të qyteteve dhe zonave turistike, në përputhje me planet
rregulluese të miratuara në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, që do t'u kthehen ishpronarëve, masa
e kthimit do të jetë:
• - për trojet, 5000 m2 dhe pjesa tjetër do të kompensohet me mënyrat e parashikuara në këtë ligj.
• - për tokat bujqësore, 5000 m2 dhe pjesa tjetër do të kompensohet sipas ligjit "Për tokën".
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Organet e kthimit dhe kompensimit të pronave

• Komiteti shtetëror I kthimit dhe kompensimit të pronave


• Komisionet vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Pranë Këshillit të Ministrave krijohej Komiteti Shtetëror i kthimit ose kompensimit të pronave të
ish-pronarëve për evidentimin e pretendimeve të ish-pronarëve, që nuk kishin gjetur zgjidhje sipas
ligjit.
Kompetencat kryesore të tij:

• Evidentimi i pretendimeve të ish-pronareve dhe të komisioneve të kthimit dhe kompensimit të


pronave për problemet që nuk kane gjetur zgjidhje në ligj.
• Kryen drejtimin metodik të veprimtarise së komisioneve vendore
• Ndjek procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe raporton në Keshillin e Ministrave
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Komisionet vendore që kishin si kompetenca:

• Konfirmojnë pronësinë e ish-pronareve dhe lëshojnë dokumentin përkatës për njohje,


masën dhe mënyrat e kthimit ose kompensimit të saj.
• Kontrollojnë vërtetësinë e dokumentacionit dhe e ballafaqojnë me aktet ligjore dhe
nënligjore që kanë shërbyer për shtetëzimin konfiskimin ose shpronësimin e ish-pronarëve
• Verifikojnë dhe llogaritin detyrimet financiare që lindin ndërmjet shtetasve dhe shtetit gjatë
procesit të kthimit ose të kompensimit të pronave.
• Përcaktojnë rastet kur ish-pronarët nuk përfitojnë kthim ose kompensim prone
• Evidentojnë pretendimet e ish-pronarëve që nuk kanë gjetur zgjidhje dhe ia paraqesin
komisionit shteteror të kthimit dhe kompensimit të pronave i cili do të shprehet si instancë
apeluese në nivel administrativ.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Dokumentacioni duhet te paraqitej brenda nje viti nga hyrja ne fuqi e ligjit.
• Ne mungese te dokumenteve qe vertetonin pronesine mbi pasurinë e paluajtshme
njihej vendimi gjyqësor per vertetim fakti si prove e vetme per Komisionet vendore per
njohjen e pronësise.
• Pas zhvillimit të procedurës ligjore Komisioni vendor me vendim vendoste njohjen e
te drejtes se pronësisë dhe përcaktimet lidhur me kthimin fizik apo kompensimin e
pronës.
• Kundër vendimit të tij mund të bëhej ankesë në Komitetin shtetëror të kthimit dhe
kompensimit të pronës brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit.
• Kundër vendimit të komitetit shtetëror të kthimit dhe kompensimit të pronave
subjekti mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit gjyqësor brenda 30 ditëve nga
data e njoftimit të vendimit.
• Legjslacioni për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve nga momenti i
miratimit deri në shfuqizimin e tij ka pësuar një sërë shtesash dhe ndryshimesh për
tu dhene zgjidhje një numer të konsiderueshëm problemesh që evidentoheshin gjatë
zbatimit të tij.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Praktika e Gjykatës kushtetuese lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit të


pronave sipas legjislacionit të vitit 1993.
• Shoqata Kombëtare "Pronësi me Drejtesi", ka paraqitur në vitin 1994 kërkesën në gjykatë
kushtetuese për shpalljen si antikushtetuese të disa nene të ligjit nr.7698, date 15.4.1993 "Per
kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronareve“

• Neni 5 ku thuhet së "Ne të gjitha rastet kur nuk percaktohet ndryshe në kete ligj, masa e kthimit ose e
kompensimit për trojet do të jete e plote deri në 10.000 m2" (dmth deri në dhjete dynym). Kur prona
është nga 10.000 deri 100.000 m2, masa e kthimit do të jete plus 10 perqind...".

• Pretendimi --në baze të nenit 27 të ligjit kushtetues nr.7692, date 31.3.1993 "Per të drejtat dhe lirite
themelore të njeriut", duhet t'i kthehet pronarit e gjithe sasia e truallit, pavaresisht nga madhesia e
tij mbi 10.000 m2, dhe, në pamundesi objektive t'i kompensohet gjithe vlera perkatese.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Neni 13 , i cili ka kete permbajtje: "Kur në objektin ish-pronë private jane kryer nga shteti apo personi
bleres shpenzime për ndryshime në strukturen, shtesa anesore apo shtesa kati etj., objekti i kthehet
ish-pronarit pa kundershperblim në qofte së vlera e shpenzimeve perben deri 20 % të vleres së objektit.
Kur në objektin ish-pronë private vlefta e shpenzimeve të kryera perben mbi 20 e deri në 50 % të vleres
së objektit, ai mund të kaloje në pronësi të ish-pronarit, pasi të jete shlyer nga ana e tij kundervlefta e
lartpermendur, mbi 20 % , e llogaritur mbi bazen e çmimeve të ndërtimit në kohen e rikthimit të pronës.
Kur vlefta e shpenzimeve të kryera është mbi 50 % të vleres së objektit, ky i fundit mbetet në
bashkepronësi".
• Pretendimi---kthimi i pronës pa kundërshpërblim në cdo rast.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Neni 14 : Me kete dispozite, duke iu njohur ish-pronarit e drejta e pronësise mbi ndertesen e banimit, që
i ka qëne marre padrejtesisht nga shteti monist,është përcaktuar se, në rastet kur në ate ndertese
banon ndonje qiramarres, pronari i tanishem vihet në pozitat e qiradhenesit deri me 31.12.1995.
• Me tej në kete nen thuhet sa vijon : "Ne: qofte se, gjate kesaj kohe, pronari i siguron qiramarresit, në të
njejten qënder të banuar , nje sipërfaqe banimi sipas normave të strehimit në daten e daljes së ketij
ligji, por jo me teper së sa ka, atehere qiramarresi është i detyruar të liroje banesen".

• Me paragrafin 3 të ketij neni shteti ka marre shprehimisht detyrimin që të zgjidhe edhe strehimin e
qiramarresve të sotem, duke u dhene perparesi familjeve me të ardhura të pakta financiare.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Neni 19, ku percaktohet së trojet e lira, brenda vijave kufizuese të qyteteve dhe të zonave
turistike, do t'u kthehenish-pronareve duke u zbatuar keto kritere :
• a) 5.000 m2 truall ndersa pjesa tjeter do t'u kompensohet sipas menyrave të parashikuara
në nenin 16 të ketij ligji (dmth nepermjet obligacioneve shteterore, sipërfaqeve të trojeve
ekuivalente deri 5.000 m2 prane qëndrave të banuara ose zonave turistike);
• b) 5.000 m2 për tokat bujqësore, që jane perfshire brenda vijes së verdhe të qytetit perkates
ose brenda perimetrit të zones turistike, ndersa pjesa tjeter do te: kompensohet nepermjet
obligacioneve shteterore.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Neni 23, i cili ka tekstualisht vetem kete formulim : "Nuk trajtohen me kete ligj pronat e ish-mbretit dhe
e shoqërive të huaja ose të perbashketa".
• Neni 25 nuk është antikushtetues dhe kete e verteton vete permbajtja e tij, e cila është tekstua1isht si
vijon : "Prane Keshillit të Ministrave krijohet Komisioni Shteteror i Kthimit ose Kompensimit të Pronave
të Ish-Pronareve për evidentimin e pretendimevete tyre, që nuk kane gjetur zgjidhje në kete ligj".
• 7. Gjithashtu nuk është antikushtetues neni 26, i cili perbehet vetem nga kjo fjali : "Çmimi i truallit
caktohet me ligj të veçante". Natyrisht kjo dispozite i referohet vetem çmimit të truallit, që do t'i
kompensohet ish-pronarit në kushtet e Ligjit Nr.7698, date 15.4.1993.

Persa u perket nenit 12, paragrafi 1 dhe nenit 17 të ketij ligji, ata jane shpallur antikushtetues me
Vendimin Nr.4, date 8.4.1994 të kesaj Gjykate, i cili është i formes së prere dhe ka fuqine e gjese së
gjykuar.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Legjislacioni i vitit 2004 për kthimin dhe kompensimin e pronave

Ligji nr 9235 datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”.

Qëllimi:

• të kryejë një rregullim më të drejtë të cështjeve të pronësisë të cilat kanë lindur si rezultat i
shtetëzimeve, shpronësimeve, konfiskimeve ose marrjen në mënyrë të padrejtë në periudhën deri
në miratimin e Kushtetutës
• rregullimin ligjor të organet administrative në nivel qëndror dhe vendor të cilat do të merren në
terren me procedurat e kthimit dhe kompensimit të pronave.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Objekt -- pronat e paluajtshme të marra pas datës 29 nëntor 1944 nëpërmjet shtetëzimeve,
shpronësimeve,konfiskimeve dhe cdo menyrë e padrejtë e marrjes së pronës.
Në nenin 4 parashikohen si pronat që përjashtohen nga zbatimi i ketij ligji:
• pronat e përfituara si rezultat i zbatimit të ligjit nr.108, date 29.8.1945 "Për Reformën Agrare", me
ndryshimet e mëvonshme.
• pronat e shpronësuara kundrejt një shpërblimi të drejte dhe që përdoren për interesa publike. Në
rastet kur shpronësimi ka qënë i drejtë dhe pasuria e shpronësuar përdoret për interesa publike ai
nuk është objekt trajtimi i këtij ligji.
• pronat që i janë dhuruar shtetit, veprim për të cilin ka dokumente zyrtare.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Pronat që nuk mund të kthehen


• a) Pronat e paluajtshme, që i shërbejnë një interesi publik dhe ato që shërbejnë për
realizimin e detyrimeve të shtetit shqiptar, që rrjedhin nga traktatet dhe konventat, në të
cilat shteti ynë është palë
• b) pronat e paluajtshme që janë të zëna sipas akteve ligjore në fuqi.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Menyrat dhe masa e kthimit te pronave


• Kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kthehet ose
kompensohet deri në 100 ha. ( Ligji i viti 2004 parashikonte si mase kthimi dhe kompensimi për
tokën bujqësore deri në 60 ha. Me ndryshimet mevonshme të këtij ligji u rrit masa e kompensimit
deri në 100 ha)
• kthehen tokat me vendndodhje brenda territoreve turistike, sipas ligjit nr.7665, datë 21.1.1993 "Për
zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin", të ndryshuar.
• Kthehen gjithashtu edhe pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes,
por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës dhe
tokat bujqësore të përfshira në veprimtaritë eksperimentale-shkencore të instituteve
kërkimore-shkencore dhe në çdo veprimtari tjetër të institucioneve të ndryshme shtetërore, por që
janë jashtë destinacionit të veprimtarisë së tyre.
• Kthehen apo u kompensohen të cilat janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentraleve, kur këto
subjekte nuk janë kompensuar në kohen e shpronësimit. Më këtë raste toka do të vlerësohet si
truall industrial
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Rregullat mbi kthimin fizik te truallit


• Kur trualli u është tjetërsuar personave të trete dhe mbi të nuk janë ngritur ndërtesa të përhershme
dhe të ligjshme, ai u kthehet subjekteve të shpronësuara, ndërsa shteti u kthen të tretëve vlerën,
sipas çmimit të blerjes të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve.
• Ne rastet kur mbi truall janë bërë ndërtime para datës 10.8.1991, por për të cilat nuk është
regjistruar pronësia e truallit, ai që ka në pronësi ndërtesën detyrohet të paguaje vlerën fillestare të
truallit, sipas nenit 10 të ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore" të
shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve.
• Kur trualli është i zënë me ndërtime të përhershme dhe të ligjshme në pronësi të shtetit trualli u
kthehet apo u kompensohet subjekteve të shpronësuara, sipas rastit:

• Kur ndërtesat në pronësi të pronarit shtet nuk përdoren më për interes publik, trualli i kthehet
subjektit të shpronësuar, duke i njohur atij të drejtën e parablerjes së objektit në privatizim.
Deri në privatizimin e objektit, sipas këtij ligji, shteti detyrohet t'i paguajë subjektit të
shpronësuar çmimin e qirasë për truallin që ka në posedim, sipas tarifave që zbaton për dhënien
me qira të trojeve shtetërore të tretëve.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Kur ndërtesat në pronësi të pronarit shtet janë në përdorim të të tretëve, në bazë të një kontrate
qiraje, koncesioni ose enfiteoze mbi truallin ku ngrihet ndërtesa apo vetë ndërtesën, veprohet:

• i) kur investimi i kryer është mbi 150 për qind të vlerës së truallit, subjekti kontraktues i paguan
shtetit, brenda 6 muajve, vlerën e truallit me çmimet e tregut. Shteti ia paguan menjëherë vlerën
e truallit pronarit të tokës. Në rast së subjekti kontraktues nuk paguan vlerën e truallit brenda
afatit të mësipërm, trualli i kthehet subjektit të shpronësuar, i cili, deri në përfundim të
kontratës, merr nga shteti edhe qiranë e vendosur në kontratë. Në përfundim të kontratës,
pronari i truallit ka të drejtën e parablerjes;
• ii) kur investimi i kryer është nën 150 për qind të vlerës së truallit, trualli i kthehet subjektit të
shpronësuar, i cili merr nga shteti, deri në përfundim të kontratës, edhe qiranë e truallit që
paguan subjekti sipas kontratës. Në përfundim të kontratës, pronari i truallit ka të drejtën e
parablerjes së objektit.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Për tokat truall të dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër, shoqërive tregtare, ku
shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre veprohet si më
poshtë:
• a) Drejtoria e Drejtimit të Pronave Publike në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë
ka të drejtë t’ia shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e
veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa sipërfaqja
tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar.
• Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij.
• Kur toka ka qënë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e
kompensimit.
• b) Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit
dhe Shitjes së Pronave Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë dhe
marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë e subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar.
• c) Subjektet e shpronësuara, në marrëveshje me shoqëritë tregtare, mund të kompensohen me tokën
që këto shoqëri vendosin të blejnë, duke pasur parasysh vlerën e tokës që ka prona e njohur e këtyre
subjekteve, si dhe vlerën e tokës që ka në përdorim shoqëria. Marrëveshja ndërmjet subjekteve të
shpronësuara dhe shoqërisë depozitohet në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe
ekzekutohet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike. Këshilli i Ministrave
harton procedurat e realizimit të kompensimit.
•  
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Neni 11 i ligji parashikon format e kompensimit si më poshte vijon:

• me pronë tjetër të paluajtshme të te njëjtit lloj, me vlere të barabarte, në pronësi të shtetit;


• me pasuri të paluajtshme publike në zonat, që kanë përparësi zhvillimin e turizmit
• me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlere të barabarte, në pronësi të shtetit;
• me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kane vlere të
barabarte me pronën e paluajtshme;
• me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i privatizimit;
• me të holla
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Një rregull tjetër i vendosur në këtë ligj është ushtrimi i të drejtës së parablerjes.
• Në rast së pronat e paluajtshme janë të zëna me objekte shtetërore, subjektet e shpronësuara kanë
të drejtën e parablerjes mbi këto objekte kur ato të privatizohen. E drejta e parablerjes regjistrohet në
Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Megjithatë subjekti i shpronësuar ka të drejtë të heqë
dorë nga e drejta e parablerjes përkundrejt kompensimit .
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Organet e kthimit dhe kompensimit te pronave


• Ligji I vitit 2004 parashikonte komisionet vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave dhe
komiteti shtetor i kthimit dhe kompensimit të pronave.
• Me ndryshimet që pësoi ligji në 2006 e në vazhdim si organ shtetëror për realizimin e këtij procesi u
parashikua Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave fillimisht me zyra rajonale në cdo njësi
administrative dhe më reformimin e metejshëm strukturor si një organ qëndor me qendër në tiranë.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• AKKP-ja :
• 1) përfundon shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, të kthimit
ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në
qarqe, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve
të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve.
• 2) mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe apo
të ish-komisioneve vendore të rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish
pronarëve, të cilat, për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit të kohës, i bëjnë këto vendime absolutisht
të pavlefshme."
• 3) trajton kërkesat e subjekteve të shpronësuara për njohjen, kthimin e njohjen e së drejtës së
kompensimit, të depozituara në ish-zyrat rajonale të AKKP-së dhe të patruajtuara prej tyre.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përfundon brenda afatit ligjor shqyrtimin e kërkesave
të subjekteve të shpronësuara për njohjen, kthimin e njohjen e së drejtës së kompensimit, të
depozituara në ish-zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe, për të cilat nuk është marrë vendim nga këto
zyra, duke kontrolluar, vlerësuar e konfirmuar:

i) tërësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara

ii) vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara, përmes


ballafaqimit me aktet ligjore e nënligjore ose vendimet gjyqësore, të cilat kanë shërbyer si bazë për
shpronësimin, shtetëzimin, konfiskimin ose marrjen e padrejtë të pronës nga shteti.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• AKKP përfundon shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të
pronës, si edhe të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të depozituara
në AKKP, brenda afatit për ushtrimin e së drejtës së ankimimit.
• Përfundon shqyrtimin e ankimeve, që gjenden të depozituara në AKKP, nga Zyra e Avokaturës së
Shtetit, për vendimet e njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe
të të drejtave të tjera reale të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, të ish-komisioneve vendore për
kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të rretheve apo bashkive për kthimin
ose kompensimin e pronave ish-pronarëve.
• Përfundon shqyrtimin e verifikimit të vlefshmërisë ligjore të rasteve, për të cilat Drejtori i
Përgjithshëm, me nismën e vet ose kryesisht, ka urdhëruar shqyrtimin e tyre.
• Mund të shqyrtojë, me nismën e vet, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe apo të
ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe të ish-komisioneve të
rretheve a bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve.
• Vlerëson rekomandimet e autoriteteve të ngarkuara për monitorimin e zbatimit të ligjit
• Pranon, shqyrton dhe vlerëson kërkesat për përfitimin e së drejtës së njohur për kompensim.
• Depoziton për regjistrim aktet e njohjes, të kthimit ose kompensimit të pronave dhe të të drejtave
reale, të lidhura me to, në regjistrat e pasurisë së paluajtshme.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Në ligjin nr 10308 datë 22.7.2010 për disa ndryshime në ligjin e 2004 Për kthimin dhe kompensimin
e pronës”, u parashikua e drejta e rishikimit nga AKKP të vendimeve të ish-zyrave rajonale të
AKKP-së në qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-
komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve. (neni
16/1-16/17 )
Rishikimi bëhej mbi bazën e kërkesës për rishikim në rastet kur ;
• zbulohen rrethana të reja apo akte të reja shkresore që kanë rëndësi për çështjen.
• vërtetohet së aktet shkresore, në bazë të të cilave është dhënë vendimi, të kenë qënë apo të jenë
deklaruar më pas të pavërteta me vendim gjyqësor të formës së prerë;
• vërtetohet së aktet shkresore, në bazë të të cilit është dhënë vendimi, të jenë lëshuar nga zyrtarë
të dënuar penalisht për lëshimin e tyre;
• vendimi përmban një gabim material në fakt ose në ligj, bazuar në faktet e administruara në
dosje gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës për njohje, kthim apo kompensim të pronës;
• zyrtarët që kanë marrë pjesë në dhënien e vendimit kanë kryer vepra të dënueshme penalisht,
të cilat kanë ndikuar në marrjen e vendimit;
• vendimi është bazuar në një vendim gjyqësor ose akt të një organi tjetër, që ka ndikuar në
marrjen e vendimit, dhe që më pas është prishur/ndryshuar.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Kërkesa për rishikim mund të paraqitet nga:


• çdo subjekt i shpronësuar, e drejta e njohjes, kthimit apo kompensimit të pronësisë i është cenuar
nga vendimi që kërkohet të rishikohet;
• personat juridikë publikë, nëse vendimi që kërkohet të rishikohet ka cenuar të drejtat pasurore
shtetërore, të cilat, sipas ligjit të kohës, nuk i nënshtroheshin procesit të njohjes, kthimit apo
kompensimit të pronës;
• Avokatura e Shtetit,
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës ose nga plotësimi i mangësive të kërkesës, AKKP-ja
analizon:

• legjitimimin e kërkuesit;
• afatin e paraqitjes së kërkesës për rishikim;
• nëse vendimi mund të rishikohet
• nëse shkaku i pretenduar për rishikim parashikohet në ligj.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

Afati për shqyrtimin në themel është 60 ditë. Në përfundim të shqyrtimit në themel të çështjes,
Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos:
• lënien në fuqi të vendimit;
• b) shfuqizimin e vendimit;
• c) shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes.
Nëse gjatë shqyrtimit të kërkesës për rishikim konstatohet së janë kushtet e nenit 116 të Kodit të
Procedurave Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos konstatimin e
pavlefshmërisë absolute të vendimit.
Kur vendimi nuk ankimohet brenda afateve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, ai përbën
titull ekzekutiv.
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Praktika e GJK lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave sipas ligjit te vitit 2004
• Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me drejtësi” (SHKSH) dhe Komiteti Shqiptar i
Helsinkit (KSHH) iu drejtuan , Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar shfuqizimin e dispozitave te
ligjit që solli këto ndryshime objekt kundërshtimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së
Shqipërisë (Kushtetuta) dhe Konventën europiane për të drejtat e njeriut (KEDNJ), si dhe pezullimin
e zbatimit të këtij ligji deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

• Ligji nr.10 308 cenon parimin e sigurisë juridike, pasi cenon të drejtat e fituara ligjërisht. Vendimet
e KKKP-ve janë të barasvlershme me vendimet gjyqësore, të cilat, në rast së nuk janë ankimuar brenda
afateve ligjore, marrin formë të prerë, fakt ky që nuk justifikon kërkesën për rishikim
• në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve, pasi rishikimi i veprimeve dhe i akteve
administrative është atribut vetëm i pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të kryhet nga organet
administrative (nenet 1, 324- 333 të KPC-së).
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Gjykata, në referim edhe të jurisprudencës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ),
ka theksuar së siguria juridike presupozon respektimin e parimit të gjësë së gjykuar, që
garanton së asnjë palë nuk ka të drejtë të kërkojë rigjykimin e një çështjeje që është zgjidhur me
vendim të formës së prerë
• Gjykata vlerëson paraprakisht nëse ligji i kundërshtuar ka shtuar kritere ose procedura të reja për
zbatim nga AKKP-ja, të cilat vijnë në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike.
• Gjykata konstaton, gjithashtu, së ligji nr.10 308, datë 22.7.2010 i ka njohur drejtorit të AKKP-së
kompetencën që, në përfundim të procedurave të rishikimit të vendimeve të formës së prerë të ish
KKKP-ve mbi bazën e subjekteve të përcaktuara shprehimisht nga ligji, jo vetëm t’I shfuqizojë ato
vendime, por, sipas rastit, të zgjidhë edhe çështjen në themel.
• Në vështrim të standardeve të mësipërme, Gjykata rithekson së drejtori i AKKP-së është një organ
monokratik në vartësi të Këshillit të Ministrave, dhe jo organ gjyqësor ose quasi gjyqësor, i cili mund
të zbatojë parimet e shfuqizimit ose rishikimit të akteve të ish-KKKP-ve
E Drejta e Tokës Prof.as.Dr. Ilda Melo (Kovaci)

• Lidhur me pretendimin për cenimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të garantuar
nga neni 42 i Kushtetutës

• Kërkuesit kanë pretenduar së ligji nr.10 308 cenon parimin e ndarjes së pushteteve, pasi ligji
autorizon AKKP-në të shqyrtojë apo rishqyrtojë çështje që mund të ishin objekt shqyrtimi vetëm nga
gjykatat e sistemit të zakonshëm. Në kuptim të nenit 141/1 të Kushtetutës dhe dispozitave të
KPC-së, të drejtën e rishikimit të çështjeve në rrugë gjyqësore e ka vetëm Gjykata e Lartë.

You might also like