You are on page 1of 8

Kazus

 
Ne vitin 2007 personi A.B ka ngritur një ndërtim pa leje me funksion banimi. Pasi ndjek procedurat ligjore për
legalizimin e objektit ALUIZNI jep lejën e legalizimit. ALUIZNI, lejen e legalizimit së bashku me
dokumentacionin përkatës ligjor, i paraqet pranë ZRPP për t’u përfunduar procesi me lëshimin e certifikatës së
pronësisë. ZRPP nis verifikimin e gjendjes juridike të parcelës ndërtimore dhe në përfudim të verifikimit
rezulton se parcela ndërtimore ku është ngritur objekti, është e regjistruar në emër të personit C.D.
 
Si do te veproje ZRPP në një situatë të tillë?
Cila është rruga ligjore për rregjistrimin e objektit të legalizuar dhe marrjen e certifikatës së pronësisë?
 
 
 
Kazus
Ne vitit 1997 personi A.B ka ndërtuar në nje siperfaqe trualli ne pronësi shtetërore në Tiranë dy objekte, pa respektuar
rregullat ligjore te percaktuara ne ligjin per planifikimin dhe zhvillimin e territorit për të marrë lejen përkatëse. Këto objekte
kanë funksion banim. Ne viti 2013 aplikon për legalizim sipas procedurës ligjore. Kur procesi arrin në fazën e kalimit të
pronësisë mbi parcelën ndërtimore, personi A.B kërkon të përfitojë cmim favorizues për të dyja objektet, me arsyetimin se
ato përdoren për banim.

• Si duhet të shprehet ALUIZNI në një situatë të tillë?


Kazus
Familja e shtetasit AB ne 91 perbehej nga Nena/ babi dhe djali C, bashkeshortja e C, dhe vajza D. Ne qershor te 1991 djalit C i
lind nje djale dhe ne korrik te 1993 nje vajze. Në 1995 vajza A martohet dhe krijon familje me vete. Ne ate fshat do te ndahej toke
me normën 2500m2/fryme. Ne 1997 komisioni i ndarjes se tokes trajton si subjekte perfitues te ligjit 7501 familjen e shtetasit AB.
 
Sa është sipërfaqja e tokës bujqesore që përfiton familja e shtetasit AB?
 
15.000 m2
12.500 m2
10.000 m2
7.500 m2
5.000 m2
Kazus
Familja e shtetasit AB ne 91 perbehej nga Nena/ babi dhe djali A, ndersa djali B kishte krijuar familje me vete. Ne 1993 djali A
martohet dhe ndahet nga trungu familjare i babait dhe ne 95 lind nje vajze. Ne 96 babai dhe nena hyjne ne trungun familjare te
djalit B. Ne ate fshat do te ndahej toke 2500m2/fryme. Ne 1997 djali A merr nga komisioni i ndarjes se tokes aktin e marrjes se
tokes ne pronesi me 10.000 m2 toke bujqesore ndersa djali B merr aktin e marrjes se tokes ne pronesi me 12.500 m2 toke
bujqesore.
 
Analizoni vendimet e Komisionit mbi shperndarjen e akteve te marrjes ne pronesi te tokes bujqesore per Djalin A dhe Djalin B?
 
Kazus
Gjatë periudhës së komunizmit, shtetasit L.M i shtetëzohet pasuria e tij e paluajtshme, një tokë truall prej 2000 m2. Në të shteti
ngriti ndërtesa që i përdorte për qëllimet e tij. Me rënien e komunizmit, shteti nëpërmjet një kontrate qiraje, këto ndërtesa ia la në
përdorim një fabrike private përpunimi lëkure. Shtetasi L.M ndjek të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe përfundimisht në
vitin 2008 i konfirmohet pronësia mbi sipërfaqen prej 2000 m2 konform ligjit të kohës mbi kthimin dhe kompensimin e pronës. I
gjendur në këto kushte, ai kërkon të rimarrë pronën e tij.
1.Referuar ligjit të 2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, si mund të zgjidhet kjo situatë?
2. Si do të stabilizohen te drejtat e ish pronarit, shtetit dhe qiramarrësit?
Kazus
• Para reformës agrare të 1946, personi A.B ka patur në pronësi një tokë të punuar 10.000 m2 me vendodhje në Tiranë. Me
vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në vitin 2005, rezulton se i është njohur e drejta e pronësisë mbi
pasurinë e paluajtshme. 2000 m2 te kesaj prone ndodhen ne siperfaqen e liqenit artificial, i cili aktualisht paraqitet truall në
Parkun kombëtar të Liqenit të Tiranës. Personi kërkon ti kthehet fizikisht e njëjta sipërfaqe, me arsyetimin se sistemi demokratik
garanton të drejtën e pronës.
• Si do të zgjidhet kjo situatë?
Kazus
• Para reformës agrare të 1946, personi A.B ka patur në pronësi një tokë të punuar 10.000 m2 me vendodhje në Tiranë. Me
vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në vitin 2005, rezulton se i është njohur e drejta e pronësisë mbi
pasurinë e paluajtshme. 2000 m2 te kesaj prone ndodhen ne siperfaqen e liqenit artificial, i cili aktualisht paraqitet truall në
Parkun kombëtar të Liqenit të Tiranës. Personi kërkon ti kthehet fizikisht e njëjta sipërfaqe, me arsyetimin se sistemi demokratik
garanton të drejtën e pronës.
• Si do të zgjidhet kjo situatë?
Kazus
• Ne vitin 1965 personin B i eshte shtetezuar nje ndertese dykateshe me siperfaqe 160m2. Shteti ne 1967 e ka dhene me qera
ndertesen tek persona te 3-te ne baze te nje kontrate qeraje, ku qeramarresi ka bere nje investim shtese deri ne 30% te vleres se
nderteses. Ne 1994 personi B i drejtohet Komisionit te Kthimit te pronave per njohjen e te drejtes se pronesise mbi ndertesen
dhe kthimin e saj.

• Si do te vendose komisioni i kthimit te pronave?

You might also like