You are on page 1of 10

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA

GJYKATA THEMELORE PRISHTINE - DEGA E GJYKATËS LIPJAN

Numri i lëndës: 2019:262694


Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005
C nr. 27/09

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË DEGA NË LIPJAN, si gjykatë civile e


shkallës së pare në përberje prej gjyqtarit të vetӫm Avdirrahman Gashi, me sekretaren juridike
Nexhmije Ahmeti, në çështjen juridiko-civile të paditësit-kundër të paditurit S. J. nga fsh. B.,
të cilin e përfaqëson Q. R. av. në Lipjan, ndaj të paditurit-kundërpaditësit S. B. nga Lipjani, të
cilin e përfaqëson P. B., me autorizim, përshkak të vërtetimit të pronësisë, nё shqyrtimin
kryesor, publik të mbajtur në prezencën e të autorizuarve të palëve ndërgjyqëse me dt.
29.08.2019, ndërsa me dt. 28.10.2019 e përpiloi këtë:

AKTGJYKIM
I.APROVOHET si e bazuar kërkesëpadia e precizuar e paditësit S. J. nga fsh. B., dhe
VËRTETOHET se paditësi ështe pronar і ngas. kad. nr. numri..., në sip. prej 2231 m2, me
kulturë arë e kl. të І-rë, në vendin e quajtur “M.” që gjndet në ZK Lipjan, në bazë të kontratës
të shitëblerjes dhe detyrohet і padituri S. B. nga Lipjani, që të duroi dhe jejoj paditësin në
shfrytëzimin e qetë të ngastres dhe në të njejtën kohë detyrohet і padituri që të zhvendos
kufirin në drejtim të ngastres së tij nr. numri...,, në sip. prej 739 m2, dhe ate nga ngastra nr.
numri...,, në pronësi të A. G. në drejtim të jugut në gjerësi nga pika 1 deri në piken 1 për 2.84
m, nga pika 2 deri në piken 2 në gjerësi prej 3.83 m, nga ngastra numri...,në pronësi të S.J.në
drejtim të jugut në gjerësi nga pika 3 deri në piken 3 për 4.49 m, nga ngastra 1436-0, në pronësi
të S. J., në drejtim të jugut nga pika 4 deri në piken 4 në gjerësi prej 4.47 m, nga ngastra
numri...,, në pronësi të Jakup Sahitit në drejtim të jugut nga pika 5 deri në piken 5 në gjerësi
prej 4.38 m, nga ngastra nr. numri...,, në pronësi të N. A., në drejtim të jugut nga pika 6 deri në
piken 6 në gjerësi prej 4.01 m, nga ngastra numri...,, në pronësi të paditësit në drejtim të jugut
nga pika 7 deri në piken 7 në gjerësi prej 4.6 m, nga ngastra nr. numri..., në pronësi të M.K.,
nga pika 8 deri në piken 8 në drejtim të jugut në gjerësi prej 4.11 m, nga ngastra nr. numri...,,
në pronësi të S. B., nga pika 9 deri në piken 9 në drejtim të jugut në gjerësi prej 3.84 m, nga
ngastra nr. numri...,, në pronësi të paditësit në drejtim të jugut nga pika 10 deri në piken 10 në
gjerësi prej 3.25 m, si dhe t’ia kompenzoi shpenzimet e procedures kontestimore prej 1424.80.-
€, të gjitha këto në afat prej 15 dite nga dita e dorëzimit të këtij aktgjykimi nën kërcnimin e
përmbarimit të dhunshëm.
II.REFUZOHET si e pabazuar kundërpadia e të paditurit- kundërpaditësit S. B. nga
Lipjani, me të cilen ka kërkuar që të vërtetohet se kundërpaditësi – і padituri e ka fituar të
drejtën e pronësisë në ngas. kad. nr. numri..., e që parcelë amë ka qenë ngas. nr. numri...,në
vendin e quajtur “M.”, në sip. prej 739 m2, me kulturë arë e që kufizohet me pjesën veriore:
me ngas. numri...,pronë e A. G., nga pika 1 deri në piken 1’ në gjerësi prej 2.84 m2, nga pika 1
deri në piken 2 prej 1334 m2, nga pika 2 deri në piken 2’ prej 3.83 m, dhe nga pika 2 deri në
piken 1 që është prej 12.88 m2, me parcelen numri..., pronë e S. J., nga pika 2 deri në piken 3
prej 24.27 m2, nga pika 3 deri në piken 3’ prej 4.49 m, nga pika 3 deri në piken 2 prej 24.4 m,
2019:262695

1 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005

me parcelen numri..., pronë e S. J., nga pika 3 deri në piken 4 prej 9.79 m, nga pika 4 deri në
piken 4’ prej 4.47 m, dhe nga pika 4 deri në piken 3 prej 9.65 m, me ngastren numri..., në
pronësi të J. S., nga pika 4 deri në piken 5 prej 25.3 m, nga pika 5 deri në piken 5’ prej 4.38 m,
dhe nga pika 5 deri në piken 4 prej 25.3 m, me parcelen numri..., në pronësi të N. A., nga pika
5 deri në piken 6 prej 24.35 m, nga pika 6 deri në piken 6’ prej 4.01 m, dhe nga pika 6 deri në
piken 5 prej 24.35 m, me parcelen nr. numri..., në pronësi të S. J. që kufizohet nga pika 6 deri
në piken 7 prej 10.17 m, nga pika 7 deri në piken 7’ prej 4.6 m, dhe nga pika 7’ deri në piken
6’ prej 10.38 m2, me parcelen nr. numri..., në pronësi të M.K., që kufizohet nga pika 7 deri në
piken 8 prej 23.1 m, nga pika 8 deri në piken 8’ prej 4.11 m, dhe nga pika 8’ deri në piken 7
prej 22.87 m, me ngastren numri...,në pronësi të S. B. e që kufizohet nga pika 8 deri në piken 9
prej 25.85 m, nga pika 9 deri në piken 9’ prej 3.84 m, dhe nga pika 9’ deri në piken 8’ prej
25.91 m, me parcelen nr. numri...,në pronësi të S. J., që kufizohet nga pika 9 deri në piken 10
prej 13.32 m, nga pika 10 deri në piken 10’ prej 3.25 m, dhe nga pika 10’ deri në piken 9’ prej
13.25 m, në anën jugore kufizohet me parcelen numri...,në pronësi të S. B., në anën lindore
kufizohet me ngastren nr. numri...,, me kulturë hekurudhë dhe në anën perendimore me
parcelen numri...,në pronësi të A. K., dhe të detyrohet paditësi-kundër і padituri S. J. nga fsh.
B., që të drejtën e pronësisë në paluajtshmerinë e përshkruar t’ia njoh dhe t’ia lejoj regjistrimin
në regjistrat e paluajtshmerive në K. Lipjan, në pronësi të tij menjëherë pas pranimit të këtijë
aktgjykimi, në të kundërtën ky aktgjykim do të shërbej si titull përmbarimor për regjistrimin e
kësaj të drejte dhe t’ia kompenzoi shpenzimet e procedures në afat prej 15 dite nën kërcnimin e
përmbarimit të dhunshëm.

A rsyetim

Paditësi S. J. nga fsh. B., te kjo gjykatӫ ka ushtruar padi ndaj te paditurit H.B., nga
Lipjani, pӫrshkak tӫ vӫrtetimit tӫ pronӫsisӫ. Ne padi ka theksuar se paditësi në vitin 2000 e ka
blerë ngastren kad. nr. numri...,nga R. V. nga Lipjani, ngastër kjo e cila ka pasur një sip. prej 5
hektarë, në megjë është kufizuar me ngastren në anën jugore numri...,, të pronarit B.V.dhe me
ngas. nr. numri..., të H. B., në vendin e quajtur “M.”. Pastaj paditësi një pjesë të ngastres e ka
bler nga shitësi Veliqkoviq Rade, dhe e ka precizuar duke e ndarë në ngastra numrat...,,
kështu që megja në anën jugore ka qenë e padefinuar, sepse paditësi e ka blerë ngastren nga B.
V., dhe më parë e ka pasur ngastren e vet dhe meqenëse megja nuk është ditë sakt ku gjindet і
padituri ka premtu që pasi që të del gjeodeti me përcaktu megjen do të pajtohen me këtë dhe do
të rregullohet megja dhe ashtu do të vendosen gurët e megjes siç do t’і përcakton gjeodeti.
Mirëpo pasi paditësi në procedurë jokontestimore ka propozuar rregullimin e megjes dhe pasi
është nxjerr kjo provë në vendshiqim gjeodeti ka konstatuar se ngastrat që і ka ipadituri ka një
sipërfaqe më të madhe prej 0.06.90 ha, më shumë se sa evidentohet në fleten poseduese,
prandaj për këtë paditësi ka sipërfaqe më të vogël të ngastrave për këtë sipërfaqe, dhe
meqenëse nuk është mundur të rregullohete megja me marrëveshje, paditësi і është drejtuar
gjykatës në kontest civil në mënyrë që të vërtetohet e drejta e pronësisë për sipërfaqen
kontestuese.
Pasi që і padituri gjatë zhvillimit të procedures ka ndërruar jetë, gjykata konformë
dispozitave ligjore e ka ndërpre proceduren në këtë çështje kontestimore dhe pastaj pasi janë
shpallur trashëgimtarët e të paditurit tani të ndjerit H. B., gjykata me aktvendimin e dt.
24.08.2018, e ka vazhduar proceduren e ndërprerë ndaj trashëgimtarit tani të paditurit S. B. nga
Lipjani.
Me parashtresen e dt. 29.08.2019, dhe pas nxjerrjes së provës me ekspertizë të
gjeodezisë në teren, і autorizuari і paditësit e ka precizuar kërkesëpadinë e paditësit duke
kërkuar vërtetimin e pronësisë së paluajtshmerisë më konkretisht të përshkruar si në piken І të
dispozitivit të këtijë aktgjykimi.
2019:262695

2 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005

Në fjalën përfundimtare і autorizuari і paditësit – kundër të paditurit ka theksuar se


mbetet pranë padisë, parashtresës për precizim të kërkesëpadisë dhe parashtresave tjera si dhe
deklaratave të dhëna në shqyrtimet e mëparshme dhe në shqyrtimin gjyqësor duke theksuar se
nga administrimi і provave në këtë çështje kontestimore në mënyrë të plotë dhe bindëse është
vërtetuar baza e kërkesëpadisë së precizuar të palës paditëse dhe ate me kontratën e shitëblerjes
të vitit 1995 të lidhur ndërmjet ish pronarit B. V. dhe R. V., shifet se ky і fundit ndër të tjera
nga B. e ka blerë ngastren kad. nr. numri..., në sip. prej 0.57.74 ha, dhe është regjistruar si
pronar і së njejtës si dhe ngastrave të tjera të blera nga B.. Me konstratën mbi shitëblerjen e
paluajtshmerisë së dt. 24.02.2014, të lidhur në mes të V. R. nga Lipjani, në njerën anë dhe S.
J.nga fsh. B., në anën tjetër, ky і fundit nga shitësi R. e ka blerë ndër të tjera edhe ngastren nr.
numri...,në sip. prej 0.57.74 ha. Nga kjo gjendje e fakteve të krijuara shifet se paditësi S.J. nga
ish pronari e ka blerë ngast.kad. nr. numri...,në sip. prej 5774 m2, dhe e ka regjistruar në
Operatin Kadastral së bashku me ngastrat tjera kadastrale të blera nga po і njejti shitës, dhe me
qellim të parcelizimit të ngastrave të tij і njejti e ka bër coptimin (ndarjeve), edhe të ngas.
kad.nr. numri...,dhe pas kësaj ngastrat e regjistruara në pjesë më të vogla iu ka shitur
personave të tretë, kurse pjesa kontestuese prej 739 m2, iu është bashkangjitur ngas. kad.nr.
numri...,e cila poashtu është në pronësi të paditësit. Me ekspertizën gjeodezike dhe plotësimin e
saj është konstatuar se sipërfaqja kontestuese e cila і mungon paditësit dhe të cilen në mënyrë
të pandërgjegjëshme e mban і padituri-kundërpaditësi, për këtë edhe i është propozuar gjykatës
që të vendos më konkretisht si në dispozitiv të parashtresës për precizimin e kërkesëpadisë
duke і propozuar që të njejtën ta aprovon në tërësi si të bazuar. Mëtutje ka shtuar se paditësi
nuk ka qenë në dijeni për këtë pjesë të uzurpuar nga і padituri dhe as nuk është njoftuar nga
shitësi і paluajtshmerisë dhe kjo është vërtetuar në momentin e parcelizimit të ngastres dhe
matjeve në teren, pastaj gjatë rregullimit të megjes në procedurë jokontestimore nuk është
pajtuar pala kundërshtare në vitin 2005-2006, për çka edhe pas kësaj është inicuar procedura
kontestimore pas përfundimit të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhje me marrëveshje.
Sa і përket kundërpadisë të njejtën e ka kundërshtuar si të pabazuar me arsyetimin se
paditësi e ka bler sipërfaqen e tërësishme dhe shitësi і ka garantuar për sipërfaqen sa është në
fletë poseduese dhe kontratë dhe se і padituri respektivisht shitësi і paluajtshmerisë së tij nuk
ka mundur me і shit të paditurit paluajtshmeri të tjetër kujt përveq palauajtshmerisë që e ka
pasur në emër të vetin, andaj ka theksuar se kundërpadisë і mungon baza juridike për fitimin e
pronësisë me arsyetimin se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që і parashef ligji për
fitimin e paluajtshmerisë me parashkrim fitues nga se і mungon çështja e mirëbesimit dhe koha
e paraparë me ligj.
Shpenzimet e procedures і ka kërkuar sipas TA-së, dhe і ka specifikuar në parashtresën
e dt. 30.08.2019.
Në të përgjegjur në padi e autorizuara e të paditurit-kundërpaditësit e ka kundërshtuar
padinë e paditësit me arsyetimin se për pjesën e paluajtshmerisë kontestuese pretendon se e ka
fituar të drejtën e pronësisë në bazë të parashkrimit fitues spese paraardhësi і të paditurit H. B.,
tani і ndjerë me dt. 15.05.1992 ka lidhur kontratë për blerjen e paluajtshmerisë nga shitësi V. B.
për ngas. kad. nr. numri...,në sip. prej 62.10 m2, ngas. kad. nr. numri...,, në sip. prej 2938 m2,
dhe një pjesë të ngas. kad. nr. numri...,, në sip. prej 852 m2, që kjo e fundit është pjesë e
kontestit e që sipërfaqja e përgjithshme është 1 hektarë sipas fletës poseduese nr. numri...,në
vendin e quajtur “M.”, në ZK Lipjan, me çmimin e arritshëm prej 15.000.-DM, e që kjo
kontratë në atë kohë nuk ka mundur të vërtetohet në gjykatë përshkak të pengesave që
ekzistonin për të bër tjetërsimin e paluajtshmerive në mes të nacionaliteteve të ndryshme. Palët
kontraktuese і kishin përmbushur detyrimet e tyre reciproke, për çka і padituri ishte hy në
posedim të kësaj ngastre që ka qenë objekt і kontratës së shitëblerjes dhe і njejti e ka
përmbushur detyrimin duke ia paguar shitëst çmimin e shitëblerjes. І padituri respektivisht
paraardhësi і tij së bashku me shitësin V.B. me rastin e shitëblerjes së kësaj paluajtshmerie і
2019:262695

3 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005

kanë bër matjet dhe і kanë caktuar megjtë ku edhe janë vendosur shenjat e megjes pra gurë të
mëdhenjë. Pas luftës së fundit në Kosovë, і padituri dhe paraardhësi і tij e kanë kontaktuar
shitësin B. V.që gjindej në S., dhe për të dy parcelat nr. numri...,, dhe numri...,, kishin lidhur
kontratë të re dhe shitësi іa ka barrt të drejtën e pronësisë, ndërsa për pjesën kontestuese të ngas.
nr. numri...,në sip. prej 852 m2, nuk kanë mundur ta bartin të drejtën e pronësisë nga se nuk e
ka pasur shitësi në fletën poseduese në emër të tij. Në vitin 2004 paditësi e ka njoftuar të
paditurin se dëshironte ta blente paluajtshmerinë e vllaut të tij R. V. në sip. rreth 5 hektarëve,
por se nuk po e gjente megjen, pastaj ishin dalur në vend të ngjarjes së bashku me gjeodetin
dhe kanë bër inqizimin e gjendjes faktike, ku і padituri e kishte njoftuar paditësin se një pjesë
të parceles numri...,, në sip. prej 852 m2, është e tijë të cilen e kishte bler nga V.B.që është
vllau і V. R., por për të cilen nuk e kishte bër bartjen e pronësisë dhe se natan megjes mund ta
blente paluajtshmerinë dhe kur paditësi e kishte bër parcelizimin e paluajtshmerisë së tij duke e
nda në ngastra ishte përfshir edhe parcela e të paditurit dhe për këtë paraardhësi і të paditurit
dhe і padituri ishin njoftuar në vitin 2009, kur edhe paditësi kishte ushtruar padi për vërtetimin
e pronësisë. Paraardhësi і kundërpaditësit – të paditurit ngastren kontestuese nga viti 1992 e
kishin shfrytëzuar pa u penguar nga askush deri në vitin 2009 kur edhe paditësi kishte ushtruar
padi dhe se në kohën e lidhjes së marrëdhënies juridike të shitëblerjes ka qenë në fuqi LMTHJP
i cili ka përcaktuar mënyrat e fitimit të pronësisë në mes të tjerash edhe fitimin me mirëbesim
dhe të ligjshëm dhe se і padituri mbi bazën e këtijë ligji e ka fituar pronësinë për sipërfaqen
kontestuese. Me parashtresen e dt. 05.12.2018, ka parashtruar kundërpadi duke theksuar arsyet
respektivisht faktet për fitimin e pronësisë në bazë të kundërpadisë ku ka propozuar që të
refuzohet kërkesëpadia e paditësit si e pabazuar në pjesën ku ka kërkuar fitimin e pronësisë si
dhe njëherit me kundërpadi ka kërkuar të vërtetohet se kundërpaditësi-і padituri e ka fituar të
drejtën e pronësisë në bazë të posedimit të ligjshëm dhe me mirëbesim më shumë se 10 vite në
ngas. kad. nr. numri...,në sip. prej 852 m2, në vendin e quajtur “M.”, ZK Lipjan, si dhe ka
kërkuar që të detyrohet paditësi që t’ia njoh të drejtën e pronësisë të paditurit dhe të lejoj
regjistrimin në regjistrat e paluajtshmerive në K. Lipjan, në pronësi të tijë në të kundërtën ky
aktgjykim do të shërbej si titull juridik për regjistrimin e kësaj të drejte.
Me parashtresen e dt. 29.08.2019 e ka riprecizuar kërkesëpadinë e parashtruar me anë të
kundërpadisë duke kërkuar që të vërtetohet e drejta e pronësisë në ngas. kad.nr. numri..., në
vendin e quajtur “M.”, në sip. prej 739 m2, me kulturë arë e kl. të І-rë, që kufizohet me
përmasa siç janë përshkruar në piken II të dispozitivit të këtij aktgjykimi.
Në fjalën përfundimtare e autorizuara e të paditurit-kundërpaditësit ka mbetur pranë
kundërpadisë dhe deklaratave të dhëna në këtë gjykatë duke propozuar që kundërpadia të
aprovohet si e bazuar, ndërsa padia e paditësit të refuzohet si e pabazuar, dhe më gjerësisht
fjalën përfundimtare e ka dorëzuar në formë të shkruar.
Në formë të shkruar mëtutje e autorizuara e të paditurit-kundërpaditësit gjatë fjalës
përfundimtare ka shtuar se ngastra kontestuese numri...,ka qenë më parë si ngastër kad. nr.
numri...,në vendin e quajtur “M.”, në sip. prej 739 m2, me kulturë arë që gjindet në ZK Lipjan,
dhe se ka shtuar se paraardhësi і të paditurit-kundërpaditësit H. B. në vitin 1992 ka hy në
marrëdhënie juridike me pronarin e paluajtshmerisë B. V., e që këtë pjesë kontestuese e ka
blerë bashkarisht me dy paluajtshmeritë tjera dhe çmimi і shitëblerjes eshtë paguar në tërësi
dhe se blerësi kishte hy në posedim të kësaj paluajtshmerie dhe kjo vërtetohet se palët kishin
lidhur kontratë me shkrim ku і është bashkangjitur kundërpadisë si provë por që kjo nuk ka
mundur të barrtet përshkak të sistemit të atëhershëm politik që ka ekzistuar ndalesa në mes të
nacionaliteteve të ndryshme. Fakti se і padituri e ka blerë paluajtshmerinë kontestuese
vërtetohet edhe nga kopja e planit e vitit 1992 e poashtu edhe nga dëftesa për pagimin e tatimit
që ekziston në emër të paraardhësit të t’paditurit, e gjithashtu ky fakt vërtetohet edhe nga
autorizimi і dt. 07.11.2000, і përpiluar nga av. Xhevat Rama në Podujevë, përmes të cilit
shitësi ka deklaruar se këtë paluajtshmeri ia kishte shitur të paditurit dhe e autorizon për
2019:262695

4 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005

ndarjen e parceles. Faktet e lartëcekura konfirmohen edhe nga deklarata e të paditurit dhe
deklarata e dëshmitarit S. B., të cilët і kanë argumentuar pretendimet e të paditurit-
kundërpaditësit. Në kohën e lidhjes së marrëdhënies juridiko-civile ka qenë në fuqi LMTHJP і
cili ka përcaktuar mënyrat e fitimit të pronësisë dhe mbi bazën e të cilit ka propozuar të
aprovohet kundërpadia e të paditurit- kundërpaditësit.
Shpenzimet e procedurës і ka kërkuar sipas TA-së.
Për vërtetimin e gjendjes faktike në këtë çështje kontestimore, gjykata ka bërë
administrimin e provave me dëgjimin e paditësit S. J., në cilësinë e palës në procedurë, me
dëgjimin e të paditurit S. B., po ashtu në cilësinë e palës në procedurë, me dëgjimin e
dëshmitarit S. B.nga fsh. G. K L., me shiqimin dhe leximin e kontratës për shitblerjen e
palujtshmërisë Vr.nr. numri...,të dt.02.03.2004, me shiqimin dhe leximin e fletesposeduese nr.
numri..., ZK Lipjan, e lëshuar në emer të V. R numri...,, me shiqimin dhe leximin e kontratës
Vr.nr. numri...,e dt.12.06.1995, me shiqimin dhe leximin e ekspertizës së gjeodezisë të
ekspertit A. G. e dt.05.02.2019, me shiqimin dhe leximin e aktvendimit të trashëgimisë LRP.nr.
numri...,për të ndjerin H. B., me shiqimin dhe leximin e kontratës së dt.15.05.1992, si dhe me
leximin e autorizimit të dt.07.11.2000, e të cilat prova gjykata і administroi dhe vlerësoi në
pajtim me nenin 8 të LPK-së, ku gjeti se kërkespadia e paditësit është e bazuar, për çka edhe
vendosi si në pikën І të dispozitivit të këtij aktgjykimi, ndërsa kundëpadia e të paditurit është e
pa bazuar, për çka edhe vendosi si në pikën II si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.
Nga dëgjimi і paditësit S. J. nga fsh. B.K Lipjan, і dëgjuar në cilësinë e palës në
procedurë, vërtetohet se në vitin 2004 і njejti e ka blerë palujtshmërinë, pra ngastrën nr.
numri..., nga R. V. nga Lipjani, në sipërfaqe prej afërsisht 5 hektarëve, ndërsa pjesën
kontestuese e ka blerë me dt.24.02.2004, me sipërfaqe prej 1.75.82 ha në këtë vend, nga і njejti
person, dhe në tërësi ia ka paguar çmimin e blerjes, për çka edhe është hyrë në posedim. Në
vitin 2005-2006 pas parcelizimit e ka kuptuar se і mungon një pjesë prej 7-8 ari në anën jugore
dhe se me të kuptuar këtë ka biseduar me paraardhësin e të paditurit H. B., dhe pasi nuk ka
arritur marrëveshje për rregullimin e megjes, paditësi ka angazhuar gjeodetin për rregullimin e
megjes dhe і padituri ka kundërshtuar rregullimin e megjes në procedurë jokontestimore.
Nga dëgjimi і të paditurit S.B.nga Lipjani, vërtetohet se si familje në vitin 1978 kanë
dalur dhe përveq tokës që e kanë ku janë të ndërtuara shtëpitë e kanë edhe një arë ngat afër 1
hektari që e kanë punuar dhe e punojnë për mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore por
kanë edhe toka tjera. Kjo tokë prej 1 hektari që gjindet në “M.” në megjë në anën veriore ka
qenë e kufizuar me dy vllëzërit B. dhe R. V. të cilët і kanë pasur gjithësejt afër 6 hektarë tokë
dhe kjo sipërfaqe prej 1 hektari është bler në vitin 1992 nga B. V.dhe në atë kohë і kanë bër
matjet me anë të gjeodetit dhe kufizuar ku gjatë vendosjes së hujve në megjë B. pat thënë se
mos u ofroni ngat megjes dhe janë larguar dikun 50 cm. dhe në këtë vit B.e ka punuar tokën
pjesen e vet deri në këtë megjë dhe pas dy viteve afërsisht 2 hekatrë tjer ia ka shitur vllaut të
vet R., pra që të dytë і kanë pasur afërsisht 3 hektar në atë vend. Mëtutje ka shtuar se babai і tij
і ndjeri ka lidhur kontratë me shkrim me B. dhe kohë pas kohe kur ka ardhur nga Serbia ia ka
paguar edhe tatimin dhe deri më tani e kanë punuar tokën në kufijt deri në këtë megjë që
gjindet tani në teren. Ndërsa nga Prilli і vitit 2015 S. ka ardhur në shtëpi me babain e vet dhe і
ka njoftuar se megja nuk është definuar në katastër dhe në bisedë janë dakorduar që t’і bëjnë
matjet me anë të gjeodetit dhe ka menduar se ajo vi që gjindet në teren ajo do të inqizohet
megjë, kjo e cila është vendosur qysh në atë kohë bashkë me B.. Nuk ka pasur mundësi që të
bëhet bartja e kësaj prone kontestuese dhe mundësia e parë për përkthim të saj babai і tij ka
kontaktuar me B. me ardhur deri në Merdar me dt. 07.11.2000, ku і kanë përkthyer dy parcela
tjera, ndërsa për këtë pjesë kontestuese nuk kanë mundur nga se nuk kanë pasur fletë poseduese
dhe për këtë B. vetëm autorizimin ia ka dhënë për parcelen numri...,pra për sipërfaqen
kontestuese afërsisht 8 ari dhe se toka nuk e din se në emër të kujt ka qenë, por і njejti ia ka
dhënë autorizimin për me përkthy. Poashtu ka shtuar se kjo pjesë sigurisht ka qenë në emër të
2019:262695

5 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005

R. por me kontratën e arritur në mes këtyre dy vllëzërve B. ia ka shitur R. shkruan në kontratë


se і është shitur vetëm pjesa e ngastres numri..., në sip. prej 5774 m2, pra nuk і është shitur në
tërësi por і është shitur pjesa e ngastres.
Nga dëgjimi і dëshmitarit S.B. nga fsh. G., vërtetohet se sa e din і njejti këtë parcelë
prej 1 hektari babai і të paditurit e ka blerë para 27 viteve dhe se і njejti këtë e din nga se është
fqinjë në megjë me këtë arë dhe sa і kujtohet këtë tokë e ka blerë prej R. apo B. nuk і kujtohet
saktë dhe se і padituri asnjëherë nuk ka pasur problem për këtë tokë me askend dhe të njejtën e
ka punuar bashkë me sipërfaqen prej 1 hektari, dhe se і njejti nuk mundet me dalluar sakt
sipërfaqen prej 1 hektari nga sipërfaqja prej 92 ari.
Nga kontrata për shitëblerjen e paluajtshmerisë Vr.nr. numri...,e dt. 02.03.2004, e
lidhur në mes të R. V.si shitës në njerën anë dhe S. J.nga fsh. B. si blerës në anën tjetër,
vërtetohet se paditësi S. J. nga shitësi і ka bler paluajtshmeritë në mesin e të tjerave edhe
ngastrat numri...,në sip. prej 0.10.15 ha, ngas.nr. numri...,në sip.prej 0.57.74 ha, me çmimin
kontraktues prej 158.678.-€.
Nga fleta poseduese nr. numri..., ZK Lipjan, e lëshuar nga Komuna e Lipjanit,
vërtetohet se R. V. nga Lipjani ka qenë pronar і paluajtshmerive të përshkruara në këtë fletë
poseduese të dt. 25.04.2003, në mesin e tyre edhe ngastrat numri...,dhe numri...,në vendin e
quajtur “M.”, ZK Lipjan.
Nga kontrata e vërtetuar në këtë gjykatë Vr.nr. numri...,, të dt. 12.06.1995, e lidhur në
mes të B. V.dhe R. V., vërtetohet se V. B. ia ka shitur ngastrat kadastrale dhe ate ngas. nr.
numri..., me kulturë arë e kl. të І-rë, në vendin e quajtur “M.”, në sip. prej 0.32.26 ha, dhe ngas.
kad.nr. numri..., në vendin e njejtë në sip. prej 0.57.74 ha, blerësit V. R., në çmimin e
atëhershëm në dinarë.
Nga ekspertiza e gjeodezisë e ekspertit A. G. e dt. 05.02.2019, vërtetohet se ngas.
kad.nr. numri...,me kulturë arë e kl. të parë në sip. prej 8712 m2, në pronësi të V.B. që gjindet
në vendin “M.”, ZK Lipjan, e njejta është nda në parcelen numri...,në sip. prej 5774 m2, dhe
në parcelen numri...,në sip. prej 2938 m2. Kjo parcelë nr. numri...,është barrtur me kontratë për
shitëblerjen e paluajtshmerisë nr. numri...,të dt. 02.03.2004, në emër të S.J., ndërsa parcela nr.
numri...,është barrtur me kontratë për shitëblerjen e paluajtshmerisë nr. numri...,me dt.
08.11.2000, në pronësi të H. B., pastaj në bazë të vendimit të trashëgimisë në vitin 2015 kjo
parcelë, pra ngastra nr numri...,ka kaluar në emër të t’paditurit S. B.. Pastaj me krijimin e
parcelave në këtë vend përshkak dhe përshkak te korigjimit sipërfaqja kontestuese prej 739 m2,
e cila është në pronësi të S. J. në Operatin Kadastral është bër korigjimi ku ngastra numri...,pra
pjesa kontestuese në teren tani evidentohet në Katastër si ngaster numri...,në sip. prej 2231 m2,
në të cilen sipërfaqe është edhe sipërfaqja kontestuese prej 739 m2, e që kjo në tërësi është në
pronësi të paditësit S. J..
Nga aktvendimi і trashëgimisë LRP nr. numri...,të dt. 24.06.2015, vërtetohet se H.B. ish
nga Lipjani, ka ndërruar jetë dhe si trashëgimtar të pasurisë së tij është shpallur і biri і tij S.B.
nga Lipjani.
Nga kontrata e pavërtetuar e dt. 15.05.1992, e lidhur në mes të V. B. dhe H.B.,
vërtetohet se në këtë kohë V. B. nga Lipjani kishte lidhur kontratë për shitëblerjen e
paluajtshmerisë me blerësin H.B., paraardhësin e të paditurit S. B. për parcelat nr. numrat..., të
gjitha këto në vendin e quajtur “M.”, ZK Lipjan, e që kjo kontratë nuk ka qenë e vërtetuar në
gjykatë.
Nga autorizimi і dt. 07.11.2000 і dhënë nga V. B., vërtetohet se V. B. e kishte
autorizuar H. B. për ta rregulluar çështjen e pronësisë për ngas. kad.nr. numri...,në sip. prej
852 m2, që gjindet në “M.” ZK Lipjan, e që ky autorizim ishte і vërtetuar në Gjykatën
Komunale në Podujvë Vr.nr. numri...,me dt. 07.11.2000.
Mbi bazën e këtyre provave të cilave gjykata iu fali besimin me përjashtim të
deklaratës së të paditurit S. B., dëshmisë së dëshmitarit S. B., kontratës së pavërtetuar te dt.
2019:262695

6 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005

15.05.1992, të lidhur në mes të V. B. dhe H.B., tani і ndjer paraardhësi і të paditurit, gjykata
vërtetoi se paditësi S. J. e kishte bler sipërfaqen kontestuese nga shitësi V. R. nga Lipjani, dhe
ate me dt. 24.02.2004, e cila kontratë ishte vërtetuar në këtë gjykatë dhe të cilen kontratë palët
e kishin përmbushur në tërësi ku në mes të parcelave tjera і kishte bler paditësi edhe parcelat nr.
numri...,me kulturë arë në sip. prej 1015 m2, dhe ngas. nr. numri...,me kulturë arë në sip. prej
5774 m2, që gjinden në vendin e quajtur “Mostinë”, në ZK Lipjan, në çmimin prej 158.678.-€,
e për të cilat paluajtshmeri paditësi ka hy në posedim qysh në kohën e arritjes së kësaj
marrëveshje me përjashtim të një pjese kontestuese që është lëndë e padisë e cila ka qenë e
uzurpuar dhe duke u punuar nga і padituri bashkë me një pjesë të parceles së tij dhe me të bler
këto ngastra paditësi në procedurë jokontestimore është munduar t’і rregulloj megjët me
parcelen e të paditurit, mirëpo nuk ka pasur sukses pershkak se paditësit nga sipërfaqja e
tërësishme і ka munguar sipërfaqja prej 739 m2, dhe me të vërejtur këtë ka inicuar padi në këtë
gjykatë qysh me dt.26.01.2009, pra pas përfundimit të përcaktimit të kufijve në procedurë
jokontestimore, me bazë juridike për vërtetimin e pronësisë edhe në këtë pjesë kontestuese siç і
ka përcaktuar eksperti і gjeodezisë me përmasat e përshkruara si në dispozitiv të këtijë
aktgjykimi. Gjithashtu mbi bazën e provave të lartëpërmendura gjykata ka ardhur në përfundim
se ngastra kontestuese nr. numri...,në sipërfaqe kontestuese prej 739 m2, që gjinden në vendin
“M.”, ZK Lipjan, është pjesë që rrjedh nga ngastra e mëparshme e cila është krijuar tani pas
ndryshimeve në Operatin Kadastral pra nga ngastra numri...,e të cilen ngastër paditësi S. J. e
kishte bler qysh me dt. 24.02.2004, nga shitësi V. R. e që në baze të kësaj kontrate të shitblerjes
të vërtetuar në gjykatë (Vr.nr. numri...,të dt. 02.03.2004) është regjistruar në operatin kadastral
si pronar і ligjshëm і palujtshmërisë. Gjithashtu nga këto prova u vërtetua se pjesa kontestuese
e palujtshmërisë prej 739 m2, tani për tani në terren gjindet në pushtetin faktit të të paditurit, і
cili bashk me sipërfaqen e palujtshmërisë fqinje, pra ngastrën e vet për të cilën është pronar, e
shfrytëzon edhe pjesen kontestuese të cilen siç shihet në terren është e mbjellur me tërfojë,
andaj meqenëse paditësi është vërtetuar se është pronar і kësaj ngastre, respektivisht pjesës
kontestuese gjykata vendosi që ta detyroi të paditurin që ta zhvendos kufirin dhe ta lejoi që
paditësi ta shfrytëzoi këtë pjesë kontestuese me përmasat kufizuese siç është përshkruar në
piken І të dispozitivit të këtij aktgjykimi.
Me dispozitat e nenit 20 të LMTHPJ parashifet se “E drejta e pronësisë fitohet sipas
vetë ligjit, në bazë të veprimit juridik dhe me trashëgim”.
Poashtu me dispoziten e nenit 37 po të njejtit ligj parashifet se “Pronari mund të kërkoi
me padi nga mbajtësi kthimin e sendit të caktuar në mënyrë individuale dhe se pronari duhet ta
provoi se mbi sendin kthimin e të cilit e kërkon e ka të drejtën e pronësisë dhe se sendi gjindet
në zotrimin faktik të t’paditurit, dhe kjo e drejtë për paraqitjen e padisë nuk parashkruhet”.
Poashtu edhe me dispoziten e nenit 93 të Ligjit për Pronësi dhe të Drejtat Sendore,
parashifet se “Pronari mund të kërkoi kthimin e sendit të caktuar prej secilit і cili nuk ka të
drejtë posedimi”.
Pra bazuar në gjendjen e vërtetuar faktike dhe dispozitat e lartëcekura të cilat kanë
qenë në fuqi në kohën kur paditësi ka krijuar marrëdhënie juridiko-civile të shitëblerjes në vitin
2004, і njejti në bazë të veprimit juridik pra kontratës të vërtetuar në gjykatë Vr.nr. numri...,të
dt. 02.03.2004, e ka fituar të drejtën e pronësisë në paluajtshmerinë kontestuese e për të cilen
edhe është regjistruar si pronar në regjistrat kadastral të Komunës së Lipjanit, dhe se poashtu
është vërtetuar se paditësi është pronar і paluajtshmerisë kontestuese, pra e ka të drejtën e
pronësisë mbi sendin-paluajtshmerinë kontestuese dhe se sendi gjindet nën zotrimin faktik të
t’paditurit pa kurrfar baze ligjore, andaj nga këto arsye dhe dispozitave të lartëpërmendura
gjykata e detyroi të paditurin që t’ia kthej paluajtshmerinë kontestuese paditësit.
Sa і përket kundërpadisë së të paditurit – kundërpaditësit S. B., gjykata e refuzoi si të
pabazuar me arsyetimin se і padituri me asnjë provë deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor
nuk ka arritur ta argumentoi në ndonjë nga mënyrat e fitimit të pronësisë siç parashihet me
2019:262695

7 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005

nenin 28 të LMTHJP-së, і cili ka qen në fuqi, por edhe të dispozitave të nenit 40 të Ligjit për
Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore, nga se і padituri ka qenë posedues і kësaj pjese
kontestuese të paluajtshmerisë por me asnjë provë nuk e ka argumentuar se është posedues і
ligjshëm siç ka pretenduar dhe me mirëbesim, nga se ka qenë mirë në dijeni se pronari і
paluajtshmerisë nga і cili e ka bler paluajtshmerinë fqinje V. B., nuk ka qenë pronar edhe і
pjesës kontestuese, respektivisht ngastres nr. numri...,nga e cila ka rrjedh pjesa kontestuese
tani që është e përshkruar në dispozitiv të aktgjykimit, nga se qysh në kohën e përkthimit
respektivisht rregullimit të pronësisë nga shitësi і lartëpërmendur në vitin 2000, і njejti nuk ka
mundur t’ia bart parcelen kontestuese nga se nuk ka qenë në emër të tij, edhe këtu
kunderpaditësi ka qenë në dijeni për këtë fakt dhe se në pamundësi të rregullimit të pronësisë
shitësi V. B. e ka autorizuar që ta rregulloi këtë pjesë të parceles kontestuese nr. numri...,në sip.
prej 852 m2, e të cilin autorizim e kishte vërtetuar në Gjykatën Komunale në Podujevë, për të
cilin ndoshta kjo gjykatë nuk është dashur ta vërtetoi një autorizim të tillë nga se shitësi V. B.
nuk ka qenë pronar і kësaj ngastre, nga se pronar і kësaj ka qenë V. R., і cili paluajtshmerinë e
vet të cilen e ka poseduar në katastër ia ka shitur paditësit dhe meqenëse і padituri me asnjë
provë siç u tha më lartë nuk і ka vërtetuar faktet kontestuese që nevojiten për vërtetimin e
pronësisë me anë të kundërpadisë, nga këto arsye gjykata e refuzoi kundërpadinë e të paditurit
dhe vendosi si në piken II të dispozitivit të këtij aktgjykimi.
Me rastin e vendosjes në këtë çeshtje kontestimore, gjykata nuk ia fali besimin
autorizimit і cili është vërtetuar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Vr.nr. numri...,і dt.
07.11.2000, edhe pse është vërtetuar tek institucioni përkatës me arsyetimin se kjo provë është
jorelevante për të ndikuar në vendosje në këtë çështje kontestimore qoftë sipas padisë qoftë
sipas kundërpadisë, nga se dhënësi і autorizimit nuk ka qenë pronar і paluajtshmerisë për ta
autorizuar paraardhësin e të paditurit lidhur me ngastren kontestuese si dhe kontratës së dt.
15.05.1992 të lidhur në mes të V.B. dhe H. B. nga Lipjani, ku objekt і kësaj kontrate ka qenë
përveq ngastrave tjera edhe ngastra kad. nr. numri...,në sip. prej 852 m2, në vendin e quajtur
“M.”, ZK Lipjan, me arsyetimin se kjo kontratë është e pavërtetuar në gjykatë dhe se shitësi і
përcaktuar në këtë kontratë të pavërtetuar si ka pasur mundësi ta lidh këtë kontratë me
paraardhësin e të paditurit kur і njejti këtë pjesë të paluajtshmerisë kontestuese me kontratën e
vërtetuar në gjykatë Vr.nr. numri...,të dt. 12.06.1995, ia kishte shitur vllaut të tij V.R.që është
personi і njejtë tek shitësi R. і cili ky і fundit ia ka shitur këtë paluajtshmeri paditësit, andaj
gjykata ia fali besimin kontratës të vërtetuar në gjykatë dhe jo kontratës të prezentuar nga і
padituri e pavërtetuar në gjykatë e dt. 15.05.1992, sepse kjo ishte në kundërshtim me kontratën
e vërtetuar.
Gjithashtu gjykata nuk ia fali besimin edhe deklaratës së të paditurit S. B. të dëgjuar në
cilsinë e palës në procedurë dhe dëshmitarit S. B., me arsyetimin se і padituri dhe paraardhësi і
tij kanë qenë në dijeni se shitësi і paluajtshmerisë të pjesës që і është shitur të paditurit apo
paraardhësit të tij nuk ka qenë pronar і ngastres kontestuese dhe se paluajtshmeritë tjera për të
cilat ka qenë pronar V. B. pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë të gjitha ia ka përkthyer
dhe ia ka bart pronësinë në Operatin Kadastral, ndërsa ngastren kontestuese nuk ka mundur t’ia
bëj përkthimin sepse nuk ka qenë pronar dhe për këtë ka qenë në dijeni qysh në këtë kohë pra
në vitin 2000. Ndërsa dëshmitari S. B. edhe pse është fqinjë і paluajtshmerive kontestuese
dëshmisë së tij gjykata nuk ia fali besimin nga se і njejti nuk ka qenë në dijeni për këto fakte
kontestuese me rëndësi.
Gjatë vendosjes lidhur me kërkesëpadinë e paditësit gjykata і vlerësoi pretendimet e të
paditurit, mirëpo këto pretendime і refuzoi si të pabazuara me arsyetimin se paditësi e ka
argumentuar në gjykatë se është pronar і paluajtshmerisë kontestuese dhe këtë mbi bazën e
kontratës për shitëblerjen e paluajtshmerisë që është cituar më lartë e mbi bazën e të ciles është
regjisturar si pronar në katastër dhe se e ka argumentuar faktin se sendi për të cilin e ka të
drejtën e pronësisë gjindet nën zotërimin faktik të t’paditurit.
2019:262695

8 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005

Poashtu sa і përket kundërpadisë gjykata і vlerësoi pretendimet e të paditurit-


kundërpaditësit dhe poashtu këto pretendime і refuzoi si të pabazuara me arsyetimin se me
asnjë provë nuk e ka argumentuar se është posedues і ligjshëm і paluajtshmerisë kontestuese
nga se kontratën të cilen e ka prezentuar gjykata të njejtës nuk ia ka falur besimin nga se ka
qenë e pavërtetuar siç u tha më lartë dhe se nuk ka qenë posedues me mirëbesim, sepse і
padituri e poashtu edhe paraardhësi і tij tani і ndjeri H. B. kanë qenë në dijeni qysh në vitin
2000 me rastin e përkthimit të paluajtshmerive tjera se kjo pjesë kontestuese nuk është e
shitësit të njejtë і cili iu ka shitur paluajtshmeritë, por është në pronësi të vllaut të tij
Veliqkoviq Radomir і cili ky і fundit paluajtshmerinë e vet ia ka shitur paditësit në mënyrë të
ligjëshme.
Meqenëse pala paditëse e ka fituar kontestin, ndërsa і padituri e ka humbur kontestin,
ndërsa paditësi і ka kërkuar shpenzimet e procedures për këtë arsye gjykata konformë nenit 452
dhe 453 të LPK-së, e detyroi të paditurin që paditësit t’ia kompenzoi shpenzimet e procedures
kontestimore dhe ate për precizim shumën prej 208.-€, për 4 seanca të përfaqësuara nga av. і
palës paditëse shumën nga 270.40.-€, dhe për një përfaqësim të shtyer të zbritur për 50%
shumën prej 135.20.-€, e që gjithësejtë arrijnë shumën prej 1424.80.-€, shpenzime këto që
kanë qenë të nevojshme për përfundimin e këtij kontesti për çka është vendosur si në piken І të
dispozitivit të këtij aktgjykimi.
Nga arsyet e cekura më lartë u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.
GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË-DEGA NË LIPJAN.
C. nr.27/09 me dt. 28.10.2019.
GJYQTARI,
Avdirrahman Gashi
UDHËZIM JURIDIK: Kundër këtijë aktgjykimi është e lejuar ankesa Gjykatës së
Apelit në Prishtinë, në afat prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit të së njejtit, nëpërmes kësajë
gjykate.
2019:262695

9 (10)
Numri i lëndës: 2019:262694
Datë: 12.11.2019
Numri i dokumentit: 00643005
2019:262695

10 (10)

You might also like