Professional Documents
Culture Documents
“HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: MASTER NË MËSIMDHËNIE DHE KURRIKULA
TEZA E MASTERIT
Mentor Kandidati
Dr. sc. Dukagjin Pupovci, Habib Rexhepi
Prof. i rregullt
Prishtinë, Dhjetor 2016
2
Dedikimi dhe falënderimet
Këtë punim i’a dedikoj familjes sime e cila më përkrahu dhe më inkurajoi gjithnjë
gjatë gjithë ngritjes sime akademike.
Më të dashurve: bashkëshortes sime Lumturisë, vajzave të mia, Ermirës dhe Blinajës,
djalit tim Ermalit që më mirëkuptuan dhe më mbështetën.
Falënderoj veçanërisht mentorin, prof. dr. Dukagjin Pupovci për këshillat, mundin,
dhe për gatishmërinë për të më ndihmuar në çdo kohë e moment.
Falënderoj anëtaret e Komisionit për vlerësim, prof.ass. Valbona Berisha dhe prof.ass.
Minavere Rashiti për sugjerimet që kontribuan në evitimin e disa lëshimeve dhe
finalizimin e temës.
Falënderoj kolegët e mi, mësimdhënësit e matematikës gjithandej trojeve shqiptare që
më ndihmuan në forma të ndryshme, duke më dërguar pjesë të librave, hulumtime,
programe softuerike, këshilla e sugjerime, të cilët kontribuan që ky studim të jetë sa
më cilësor.
3
Tabela e përmbajtjes
4
5.1. Teksti mësimor i Kosovës.............................................................................................53
5.1.1. Prezantimi i kuptimit të thyesës.................................................................................53
5.1.2. Krahasimi i thyesave..................................................................................................56
5.1.2. Veprimet me thyesa....................................................................................................58
5.2. Teksti mësimor i Shqipërisë..........................................................................................64
5.2.1. Kuptimi i thyesës........................................................................................................64
5.2.2. Krahasimi i thyesave..................................................................................................66
5.2.3. Veprimet me thyesa....................................................................................................70
5.3. Teksti mësimor i Maqedonisë.......................................................................................75
5.3.1. Prezantimi i kuptimit të thyesës.................................................................................75
5.3.2. Krahasimi i thyesave..................................................................................................79
5.3.3. Veprimet me thyesa....................................................................................................81
Mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të barabartë...................................................81
5.4. Teksti mësimor i Malit të Zi..........................................................................................84
5.4.1. Prezantimi i kuptimit të thyesës.................................................................................84
5.4.2. Krahasimi i thyesave..................................................................................................87
5.4.3. Veprimet me thyesa....................................................................................................90
6. Shqyrtime përfundimtare.................................................................................................97
6.1. Diskutimi i rezultateve..................................................................................................97
6.1.1. Programet mësimore..................................................................................................97
6.1.2. Shtjellimi i thyesave në tekste mësimore...................................................................99
6.2. Përfundimet.................................................................................................................107
6.3. Rekomandimet............................................................................................................112
7. Referencat dhe bibliografia............................................................................................115
5
Lista e figurave
6
Figura 37: Ilustrim i shumëzimit të thyesave..........................................................................72
Figura 38: Paraqitja e kuptimit të thyesave.............................................................................75
Figura 39: Paraqitja e thyesës si herës i dy numrave natyrorë, ................................76
Figura 40: Ilustrim i kuptimit të thyesës.................................................................................77
Figura 41: Ilustrim i thyesave të barabarta..............................................................................80
Figura 42: Sqarim i thyesave të barabarta...............................................................................81
Figura 43: Mbledhja e thyesave me emërues të barabartë......................................................81
Figura 44: Ilustrimi i mbledhjes së thyesave me anë të segmentit..........................................82
Figura 45: Sqarimi i rregulles së mbledhjes së dy thyesave me emërues të barabartë...........83
Figura 46: Sqarimi i zbritjes së thyesave me emërues të barabartë........................................83
Figura 47: Ilustrim i kuptimit të thyesës.................................................................................84
Figura 48: Paraqitja e pjesëve të hijezuara me thyesa.............................................................86
Figura 49: Ngjyrosja e pjesëve të caktuara të tërësisë aq sa tregon thyesa.............................86
Figura 50: Krahasimi i thyesave me emërues të njëjtë...........................................................87
Figura 51: Krahasimi i thyesave numërues të njëjtë...............................................................88
Figura 52: Mbledhja e thyesave me emërues të njëjtë............................................................91
Figura 53: Mbledhja e thyesave me emërues të njëjtë............................................................91
Figura 54: Zbritja e thyesave me emërues të përbashkët........................................................92
Figura 55: Zbritja e thyesave me emërues të njëjtë.................................................................92
Figura 56: Shumëzimi i thyesave............................................................................................95
Figura 57: Shumëzimi i thyesave............................................................................................95
Figura 58: Shembull i detyrave me disa veprime me thyesa..................................................96
Figura 59: Thyesa paraqet herës të numëruesit me emëruesin.............................................102
Figura 60: Si duhet të ilustrohet krahasimi i thyesave..........................................................103
Figura 61: Krahasimi thyesave duhet tu referohet madhësive të barabarta..........................104
Figura 62: Përparësitë e modelimit me drejtkëndësh në raport me modelimin me rreth......105
Figura 63: Ilustrimi i shumëzimit të thyesës me thyesë........................................................106
Figura 64: Ilustrimi i pjesëtimit të thyesës me numër natyrorë............................................107
7
Lista e tabelave
Tabela 1: Fondi i orëve të matematikës për secilin nivel dhe klasë të arsimit parauniversitar
në Kosovë.................................................................................................................................34
Tabela 2: Fondi i orëve i matematikës për të gjitha nivelet dhe klasat e Arsimit
parauniversitar në Shqipëri......................................................................................................36
Tabela 3: Shpërndarja e orëve për tematikat mësimore nëpër klasat e Arsimit Fillor (klasa 1-
5)..............................................................................................................................................37
Tabela 4: Shpërndarja e orëve për tematikat mësimor nëpër klasat e Arsimit të Mesëm të Ulët
(klasa VI-IX)............................................................................................................................37
Tabela5. Kohëzgjatja e vitit shkollor në këto katër vende.......................................................97
Tabela 6. Kategoritë (kapitujt) e matematikës nga klasa I-IX.................................................99
Tabela 7. Fondi i orëve për fushën (lëndën) e matematikës....................................................99
8
Lista e shkurtesave
9
Abstrakti
Thyesat janë një nga konceptet themelore në matematikë dhe si të tilla ato çmohen jo vetëm
për rëndësinë e tyre në matematikë, por edhe për fushat dhe veprimtaritë tjera njerëzore. Edhe
pse ato i gjejmë të përfshira gjerësisht nëpër programet dhe tekstet mësimore, prapë kudo
nëpër botë kuptimi dhe mësimi i tyre, është një nga problemet kyçe për nxënësit,
mësimdhënësit dhe prindërit. Kjo problematikë haset edhe në vendet me traditë në të mësuarit
e matematikës. Nga shumë hulumtime vlerësohet se problemi kyç qëndron tek mënyra se si
dhe kur duhet të mësohen thyesat. Se kur duhet filluar nxënësit t’i mësojnë thyesat kemi dy
rekomandime, për nxënësit e vendeve me sisteme arsimore të avancuar preferohet që ato të
mësohen duke filluar nga klasa e III e tutje, kurse për vendet që kanë probleme me sistemin
arsimor, ato preferohen të mësohen nga klasa e V e më gjerësisht në klasën e VI.
Kësaj çështje i’u kam qasur duke ndërtuar së pari bazamentin teorik të të mësuarit e thyesave
të cilin e kam sendërtuar nga leximi dhe analizimi i literaturës, dhe më pastaj edhe nga
analizimi i dokumenteve të ndryshme të këtyre katër vendeve të përfshira në hulumtim. Në
këtë hulumtim në mënyrë të veçantë kam analizuar programet dhe tekstet mësimore, në
veçanti përmbajtjet mbi thyesat. Analizën e tyre e kam bërë duke vënë korrelacione ndërmjet
vetë këtyre katër vendeve dhe me vendet tjera.
Të dhënat e mbledhura i kemi analizuar përmes analizës, sintezës dhe krahasimit, rezultatet e
të cilave i kemi paraqitur në kapitullin përkatës.
Fjalët kyçe: thyesë, mësimi i thyesave, program mësimor, tekst mësimor, Kosovë, Shqipëri,
Maqedoni, Mali i Zi.
10
Abstract
Fractions are one of the most basic and fundamental concepts in mathematics. Not only are
they valued for their importance in mathematics, but also for other human activities and
scope. Although they are treated extensively in textbooks and curriculum, yet again their
meaning and understanding remains one of the key problems for students, teachers, and
parents. Even the countries with tradition in teaching and learning mathematics are not imune
to this problem. It is estimated that the key problem lies in ‘how’ and ‘when’ to teach and
learn fractions. One may ask, ‘When should students begin to learn fractions?’ The answer
lies in two recommendations: for students of more advanced system of education countries,
fractions are preferred to be learnt from grade III and onward, whereas for countries that have
problems with the educational system, students are prefered to be taught from grade V, and
more broadly from grade VI.
Through the research “Teaching Fractions to 7th Grade in Kosovo, Albania, Macedonia, and
Montenegro” we have tried to explain the way how fractions are dealt with in these four
countries considering the fact that they are countries in transition with severe educational
problems. Therefore, for students of the for mentioned countries, grade VI is considered and
recommended the most suitable grade for deeper understanding of fractions.
The collected data were analyzed through analysis, synthesis, and comparison. The results are
presented in the forthcoming chapter.
11
1. Hyrja
Thyesat janë një nga konceptet themelore në matematikë. Nga vetë termi thyesë (thyej,
thyerje, thyes, ...) kuptojmë se është fjala për ndarje, copëzim të diçkaje. Natyrisht, këtu kemi
ndarje (copëzim) të tërësisë në pjesë të barabarta.
Mësimi i thyesave llogaritet si një nga çështjet më problematike për nxënësit e shkollave
fillore dhe të mesme. Edhe pse ato mësohen tradicionalisht nëpër shkollat tona, kudo rreth
nesh dëgjojmë nxënës, mësimdhënës e prindër që ankohen dhe kanë probleme me mësimin e
thyesave. Në të njëjtën kohë të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e mësimit të thyesave
që kanë për fushën e matematikës, për fushat tjera dhe në përgjithësi për edukimin e
mëtejshëm të nxënësve. Dr. Tom Dick, ekspert i të mësuarit të matematikës thotë se njohja
dhe kuptimi solid i thyesave është një nga themelet mbi të cilat ndërtohet matematika e
shkollës së mesme1.
Në lidhje me çështjen se në cilën klasë nxënësit duhet t’i mësojnë thyesat ka pikëpamje të
ndryshme. Në vendet me sisteme më të avancuara të arsimit, preferohet që ato të mësohen
edhe në klasat e më hershme (Fazio & Siegler, 2010) kurse në vendet që kanë probleme në
sistemin arsimor preferohet që mësimi i thyesave të bëhet nga klasa e V, kurse më gjerësisht
në të VI, si p.sh në Kroaci (Brdar, Hunjek, Lepen, 2014). Të gjitha këto pikëpamje kanë një
emërues të përbashkët, para se të fillohet me shpjegimin dhe kuptimin e thyesave nxënësit
duhet të pajisen me njohuri mbi numrat natyrorë dhe të plotë e veprimet me ta, si dhe me
konceptin e ndarjes në pjesë të barabarta.
Katër vendet e përfshira në hulumtimin tonë: Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi
janë në periudhën e tranzicionit dhe me shumë probleme duke përfshirë edhe problemet në
arsim, prandaj bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimit Bezuk & Cramer, (1989) i
cili merret me faktin se çka, kur dhe si duhet mësuar thyesat, dhe nga rekomandimet e
hulumtimit Brdar, Hunjek, Lepen, (2014) i realizuar në Kroaci (i cili me një formë mund të
llogaritet si vend ballkanik) për katër vendet e përfshira në hulumtim rekomandimi më i mirë
është që thyesat të mësohen në klasën V dhe të VI, pasi deri atëherë nxënësit duhet të kenë
fituar një bagazh solid të njohurive matematike, e në veçanti për numrat dhe veprimet me
numra. Autorët në fjalë vijnë deri te këto konkludime pasi kishin konstatuar një varg
1
Nelson, K. (2015). http://www.weareteachers.com/why-are-fractions-so-hard-to-teach-5-
ways-to-help-students-even-high-schoolers-understand-them/
12
problemesh në të mësuarit e drejtë të thyesave në klasat e hershme, madje edhe në vendet me
traditë në të mësuarit e matematikës dhe të thyesave.
Në këtë punim kemi shqyrtuar edhe hapësirën dhe kohën që u kushtohet mësimit të thyesave
në katër vendet e rajonit, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Për këtë kemi krahasuar
programet dhe tekstet mësimore të matematikës për klasën e VI, duke u përpjekur të
kuptojmë për faktin se sa dhe si trajtohen thyesat, si bëhet shtrirja e njësive mësimore në
lidhje me thyesat. Mungesa e hulumtimeve serioze në lidhje me të mësuarit e thyesave ka
bërë që këto vende të kenë qasje ad-hoc, adaptime të programeve dhe teksteve mësimore të
vendeve tjera me sisteme arsimore më të avancuara, apo imitime ose kopjime të qasjeve të
vendeve tjera.
Nga shfletimi i literaturës në lidhje me të mësuarit e thyesave kemi vënë re se studiuesit dhe
metodicientët e të mësuarit të thyesave kanë dhënë një varg rekomandimesh në lidhje me këtë
çështje, andaj ne me këtë rast jam munduar të gjej se sa këto rekomandime janë përfillur nga
hartuesit e programeve dhe teksteve mësimore në këto katër shtete.
13
2. Mësimi i thyesave në shkollë
Shfaqja dhe përdorimi i thyesave filloi që herët. Historia e tyre nis me kohën e fillimit të
vëzhgimeve të njeriut nëpër natyrë. Është pranuar gjerësisht fakti se koncepti i numrave
natyrorë vjen nga nevoja për të numëruar, kurse ai i thyesës nga nevoja për të matur. Njësia e
numërimit është një dhe e pandashme, kurse ajo e matjes është njësi e ndashme. Numrat
natyrorë janë të mjaftueshëm për të numëruar çdo sasi diskrete, kurse kërkesa për matje sa më
të sakta të sasive të vazhdueshme, si p.sh nevoja për ndarje dhe matje të ditëve, muajve,
stinëve, mallrave, sipërfaqeve, parashikimi i lëvizjes së yjeve, kushtëzuan lindjen dhe
përdorimin e thyesave (Filep, 2004).
Për shkak të kompleksitetit të thyesës, nuk ka ndonjë përkufizim specifik për të, por në të
shumtën e rasteve ajo përkufizohet duke shpjeguar domethënien e saj dhe të elementeve që e
përbëjnë atë, si p.sh: thyesa është numër, që shpreh një a më shumë pjesë të barabarta, në të
cilat është ndarë një njësi. Elementet e thyesës janë: emëruesi i thyesës - numri poshtë vizës,
që tregon se në sa pjesë të barabarta është ndarë njësia e plotë; numëruesi i thyesës - numri
sipër vizës, që tregon se sa pjesë të barabarta janë veçuar nga njësia e plotë2.
Egjiptasit ishin të parët që përdorën dhe e zhvilluan konceptin e thyesës. Thyesat i gjejmë të
përfaqësuara gjerësisht edhe në dokumentin e parë që njeh historia e matematikës, Papirusin e
Ahmesit (Ahmesi - shkruesi i parë i njohur gjer më tani), i cili ruhet në Londër. Vlerësohet se
ai është shkruar rreth vitit 1650 p.e.s. Në këtë papirus janë dhënë dhe zgjidhur shumë
probleme aritmetike, algjebrike, si dhe gjeometrike (84 detyra e probleme), të cilat i
preokuponin matematikanët e asaj kohe. Vlerësohet se ky papirus përmban njohurit
matematike të 2000 viteve p.e.s. (Jankov, 2011).
Në vijim prezantojmë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit historik të thyesave nga shekulli
XVII p.e.s deri në shekullin XIII të erës sonë, të bazuar në burime të ndryshme si libra,
studime e hulumtime të ndryshme, monografi e burime të ndryshme elektronike, si p.sh.
Kosheleva, O., Kreinovich, V. (2005); Hodkin, L. (2005); Mathematical Assiciation of
2
www.fjalori.shkenca.org
14
America. Oberlin. Ohio. U. S. A. (1927); Majstorovic, R. (2016); Gixhari, M., Gixhari, B.
(2013); Lawson. J. (2005); Sykorova, I. (2010); etj...
Matematika egjiptiane me sa duket lindi nga problemet dhe nevojat e ndryshme reale e
praktike të tilla si ndarja e fushave pas përmbytjeve nga lumi Nil, projektet e ndërtimit të tilla
si piramidat, bërja e kalendarëve, si dhe aktivitete të ndryshme llogaritëse (kontabilitetit) dhe
ishte praktikuar nga shkruesit dhe ndoshta edhe nga priftërinjtë. (Lawson, 2005). Matematika
e kësaj kohe ishte më shumë retorike, detyrat dhe zgjidhja e tyre jepeshin me fjalë, p.sh. “Një
grumbull dhe një e katërta e tij bashkë japin 15. Sa është grumbulli?”.3
Matematikanët e lashtë nga Egjipti përdornin thyesat njësi (me numërues 1). Simbolikisht
thyesat i shënonin përmes hieroglifeve si më poshtë.
3
https://svrle.wordpress.com/
15
Simboli në formë ovale simbolizon gojën gjegjësisht kafshatën e cila paraqiste madhësinë e
plotë të ndarë në aq pjesë sa paraqet numri i shënuar më poshtë, dhe lexoheshin: 1/3 - e treta,
1/5 - e pesta, 1/249 - e dyqind e dyzet e nënta.
Të gjitha thyesat tjera (jo njësi) i shprehnin si shumë të thyesave njësi, (thyesa me emërues
1). P.sh. e cila në atë kohë paraqitej si në figurën 3. Figura e njeriut ndërmjet
thyesave me shputa me orientim nga thyesa e parë kah e dyta simbolizon shumën e tyre kurse
në rast se shputat ishin të kthyera në kahe të kundërt simbolizon zbritjen4.
Së pari secila nga 7 bukët ndahet në 2 pjesë të barabarta, d.m.th kemi 14 pjesë nga 1/2, prej të
cilave të 10 personave ua japim nga 1 pjesë 1/2 dhe na mbesin edhe 4 pjesë nga 1/2. Tani
është më e përshtatshme që këto 4 pjesë ti ndajmë edhe në nga 3 pjesë të barabarta (d.m.th
1/6) dhe fitojmë 12 pjesë nga 1/6, 10 pjesë të tilla u’a shpërndajmë të 10 personave. Tash na
mbesin edhe 2 pjesë nga 1/6 e bukës të cilat i ndajmë në nga 5 pjesë tjera të barabarta (1/30)
të cilat bëjnë gjithsejtë 10 pjesë dhe secilit nga 10 personave u’a japim nga një (1/30).
4
http://www.basic-mathematics.com/history-of-fractions.html
16
Figura 4. Ilustrimi i problemit të 4-të nga Papirusi i Ahmesit. Zgjidhja e tij
Matematikanët egjiptas shpikën dhe përdornin algoritme me anë të të cilave kthenin çdo
ashtu ata njihnin dhe përdornin formulën për zbërthimin e cilësdo thyese njësi në shumë të dy
Egjiptasit e lashtë mendonin se syri i Horusit (perëndia e qiellit) i mbronte nga të këqijat. Syri
i Horusit ka një kuptim të veçantë dhe përbëhet nga 6 pjesët të cilat janë renditur sipas
rëndësisë së tyre dhe përfaqësojnë të gjashtë shqisat e njeriut: të prekurit, të shijes, të
dëgjimit, të menduarit, të shikimit, të nuhaturit. Syri është receptori i imputeve dhe këto 6
pjesët e tij janë dyert për të pranuar ndjesitë. Syri i Horusit paraqet një sistem të pjesshëm
kuantifikimi për të matur pjesë nga një e tërë. I tërë syri është përafërsisht barazi me 1 heqat
(heqat – njësi e përbashkët e vëllimit e përdorur për të matur sasi të grurit apo miellit që është
përafërsisht sa 4,8 litra apo pak më shumë se 1 galon britanik), dhe secila prej pjesëve të syrit
paraqet pjesë të heqatit që përgjysmohen në mënyrë progresive.5
5
http://www.aloha.net/~hawmtn/horus.htm
17
Figura 5. Syri i Horusit dhe përgjysmimi i katrorit
Ana e djathtë e syrit 1/2 simbolizon shqisën e nuhatjes dhe ka formën e hundës.
Vetulla 1/8 përfaqëson të menduarit. Ne shpesh përdorim vetullat tona për të shprehur
mendimet tona, ngremë vetullat për të shprehur habinë, emocionet, etj.
Ana e majtë 1/16 përfaqëson shqisën e të dëgjuarit dhe ka formën e veshit, dikush tjetër e
personifikon me bririn (instrument muzikor).
Bishti i lakuar 1/32 përfaqëson shqisën e të shijuarit dhe ka formën e kërcellit të grurit i cili
përdoret si ushqim për gojën tonë dhe si i tillë personifikon shijen. Disa atë e krahasojnë
edhe me gjuhën e cila shërben për t’i ndjerë shijet e ndryshme.
Prekja, loti 1/64 i cili përfaqëson shqisën e prekjes. Ajo personifikohet me shkopin e ngulitur
në tokë dhe vetë toka dhe ngulitja paraqet prekjen e cila llogaritet si ndjesia themelore 6. Kur
mblidhen të gjitha pjesët fitojmë shumën 63/64 ose përafërsisht 1. Ka zëra që thonë se pjesa
që mungon 1/64 është fuqia magjike e THOTHIT e disa të tjerë duan të tregojnë se kjo
paraqet faktin se asgjë nuk është e përkryer dhe nuk mund të bëhet 100%.7
Syrin e Horusit e gjejmë të pikturuar dhe të gdhendur në shumë vende si në stoli, enë,
arkivole, etj... Në Shtetet e Bashkuara, simbol Rx në farmaci, Syri i Providencës në monedhë
dhe syri masonik e kanë të gjithë origjinën nga Syri i Horusit.
6
http://www.recoveredscience.com/const102horuseye.html
7
http://www.ancientegyptonline.co.uk/eye.html
18
Figura 6. Simboli Rx Figura 7. Syri i providencës në dollarin amerikan
Pas Egjiptit thyesat i gjejmë duke u përdorur edhe në shumë vende e popuj të ndryshëm.
Kështu ato i hasim tek indianët e lashtë, sumerët, grekët e lashtë (Elementet e Euklidit), etj...
Ato përdoreshin për llogaritje dhe matje të ndryshme dhe në shumë fusha të ndryshme si
astronomi, gjeometri, muzikë (Pitagora) dhe kudo ku kishte nevojë për matje dhe ndarje.
Indianët e lashtë thyesat i shënonin si në kohën e sotme, numëruesin mbi emërues por pa vijë
19
Figura 8. Maniskripti i Bakhshālī në të cilin është përdorur edhe numri i përzier
Pra, ishin indianët e lashtë dhe arabët ata të cilët e tejkaluan dukurinë e përdorimit të thyesave
njësi, duke nxjerrë e përdor veti e veprime aritmetikore në funksion të zgjidhjes së
problemeve të ndryshme nga jeta e përditshme. (Sýkorová, 2010). Këtu duhet veçuar
kontributin e Omar Khajamit (Shek. XI) i cili thyesën e shpjegoi si numër i pjesshëm që del
nga pjesëtimi i dy numrave.
Fibonacci (1175 - 1250) është matematikani i parë nga Evropa që modeloi dhe përdori
thyesat ashtu si i përdorim ne sot. Ai ishte shumë i pasionuar pas studimit të numrave (vargu
u numrave fibonacci: 0, 1, 1, 2, 3, 5, 8 , 13, shuma e dy numrave paraprak, .... Nëse vejmë
, , ..., , , , ....
Nëse e kompletojmë vargun e raporteve dhe atë e paraqesim në grafik, vërejmë se vlera e
këtyre raporteve i ofrohet një vlere (kufiri) që e quajmë prerje e artë e cila shënohet
=1,618034...9
8
https://www.britannica.com
9
https://plus.maths.org/content/life-and-numbers-fibonacci
20
Figura 10. Paraqitja grafike e raportit të numrave fibonacci. Prerja e artë10
Arsyet se pse nxënësit kanë probleme me thyesa kanë të bëjnë më shumë më të kuptuarit
logjik të tyre. Koncepti i një “pjesë” është aq abstrakt, sa fëmijët me të vërtetë e kanë
problem ta kuptojnë dhe shprehin se çfarë paraqet ajo dhe si lidhet me numrat që i përdorin
për t’i paraqitur ato (pjesët). Në klasat e hershme të shkollimit, nxënësit duhet të zhvillojnë
qasjen e tyre intuitive për numrat jo të plotë përmes aplikimit të modeleve dhe paraqitjeve të
ndryshme. Duke përdorur strategji vizuale, nxënësit janë në gjendje të zhvillojnë sensin për
numrin dhe thyesën, si dhe të kuptojnë madhësinë e thyesës. (Noura, 2009). Është e
rëndësishme që mësimdhënësi t’u ndihmojë nxënësve të kuptojnë se thyesat sa janë të njëjta,
po aq janë edhe të ndryshme nga numrat tjerë. (John A. Van de Walle, Karen S. Karp,
Jennifer M. Bay-Williams, 2016). Cramer dhe Henry, (2002), theksojnë se nëse
mësimdhënësit u kushtojnë më shumë vëmendje dhe kohë në shkollën fillore sendërtimit të
kuptimit mbi thyesat duke përdorur modele konkrete dhe duke theksuar konceptet,
10
https://plus.maths.org
21
domethënien, simbolikën, etj atëherë thyesave mund t’u qasemi në mënyrë më adekuate në
shkollën e mesme. (Noura, 2009). Fëmijët e pëlqejnë të punojnë me copa (pjesë) dhe kjo
atyre u jep një kuptim real mbi thyesën për të ndërtuar pjesën tjetër të njohurive mbi thyesat.
Preferohet që paraqitjet e tilla të punohen dhe të mbahen të varura në muret e klasës gjatë tërë
kohës sa flitet për thyesat. (Nelson, 2015).
Bezuk dhe Cramer (1989), të cilët janë marrë gjerësisht me problematikën e të mësuarit
elementar të thyesave, rekomandojnë që theksi i të mësuarit të thyesave të vihet në zhvillimin
e një kuptimi sasior të thyesave dhe zhvillimin e algoritmeve për kryerjen e operacioneve me
thyesa.
Fëmijëve duhet shpjeguar me kujdes konceptet e reja mbi thyesat, duke pas parasysh vetitë e
veçanta të thyesave të cilat bien ndesh me kuptimet mbi numrat natyrorë dhe të plotë të
mësuara më herët. Duhet arsyetuar mirë se pse 1/3 është më e vogël se 1/2 pasi problemi
qëndron në faktin se ata e dinë se numri 3 është më i madh se numri 2. Këto duhet sqaruar me
shembuj nga jeta e përditshme. Për të sqaruar këtë problematikë, ekspertët ofrojnë disa
shembuj se si kuptimi sasior u mundëson atyre qartësim të konceptit thyesë. P.sh nxënësve
duhet sqaruar se një byrek kur është i ndarë në 3 pjesë të barabarta, secila pjesë do të jetë më
e vogël se një pjesë e një byreku të njëjtë, të ndarë në dy pjesë të barabarta. Pra, në sa më
shumë pjesë ndahet madhësia, aq më e vogël do të jetë madhësia e secilës pjesë. Kuptimi
sasior i thyesës ndihmon edhe në kuptimin e rrumbullakimit të thyesës në numrin më të afërt
natyror dhe në kuptimin e krahasimit të tyre. P.sh. nxënësit duhet të konstatojnë se 12/13+7/8
është përafërsisht 2, për shkak se 12/13 është po thuaj se 1 dhe 7/8 është pothuaj se 1. Po
ashtu fëmijët duhet të jenë në gjendje të arsyetojnë se pse 1/2+1/3 nuk mund të jetë barazi me
2/5 pasi 2/5 veç është më e vogël se 1/2. Krijimi i kuptimit sasior të thyesave mund të
bazohet mbi përvojat e nxënësve nga përditshmëria, në përdorimin e përfaqësimit vizual e
fizik, si dhe në udhëzime dhe procedura që jepen nga mësimdhënësit gjatë procesit mësimor.
(Bezuk & Cramer, 1989).
Një problem tjetër që pengon kuptimin e mirëfilltë të thyesave është paraqitja dhe marrja e
përmbajtjeve mbi thyesat në mënyrë formale, duke aplikuar shabllone e klishe procedurale.
Kjo qasje mund të shkaktojë besim të rremë tek nxënësit se njohin thyesat dhe dinë ti kryejnë
veprimet me to. Kjo mënyrë dominonte gjerë në vitet e 70 të shekullit XX. Ndërmjet viteve
70 dhe 80 kur filloi faza e matematikës së zbatuar në veçanti në shkencat kompjuterike dolën
në sipërfaqe defektet e kësaj qasjeje dhe kjo nxiti ndërgjegjësimin e mësimdhënësve dhe të
22
tjerëve për rëndësinë e thyesave dhe mënyrës së të mësuarit të tyre. Prania e besimit të rremë
u vu re përmes një seri hulumtimesh empirike si p.sh ato të fokusuar në operacionet
aritmetike (Bell, 1988), (FISCHBEIN et al., 1985), (Graeber dhe Tirosh, 1989) dhe (Tsamir
dhe Tirosh, 2002). Këto hulumtime treguan se numër i madh i nxënësve mendojnë se
shumëzimi i thyesave jep gjithnjë thyesë më të madhe, kurse pjesëtimi i tyre jep gjithnjë
thyesë më të vogël, pjesëtimi me zero rezulton në një numër, të gjitha këto janë pasojë e
krijimit të besimit të rremë i mbështetur në skema primitive për veprimet me numra që
tejkalojnë faktet e vëzhgueshme. (Ciosek & Samborska, 2016).
23
Për shkak të këtyre problemeve shumë nga shtete të botës dhe institucione të organizatave
ndërkombëtare kanë ngritur ekipe dhe kanë hartuar standarde e strategji në lidhje me të
mësuarit e thyesave, si p.sh, SHBA-të, Finlandë, Anglia, Belgjika, Australia, Kanadaja,
Irlanda, etj... për disa nga të cilat do të flasim në vazhdim.
SHBA-të (Departamenti i Shtetit për Arsim) kanë hartuar Standardet Themelore Shtetërore të
Përbashkëta (Common Core State Standards Initiative 11), të cilat janë një grup i standardeve
të kualitetit të lartë akademik në matematikë, arte dhe në gjuhë angleze/lexim. Ato kanë për
qëllim të përshkruajnë se çka një nxënës duhet të dijë dhe të jetë në gjendje të bëjë në fund të
çdo klase. Në arsyetimin e hartimit të këtyre standardeve thuhet se për vite të tëra progresi
akademik i nxënësve amerikanë ka qenë në rënie, dhe “jemi të ranguar poshtë në krahasim
me vendet tjera, veçanërisht në matematikë.12
Këtë fakt ata e mbështesin në rezultatet e vlerësimeve ndërkombëtare si PISA, dhe nga
suksesi jo i kënaqshëm nëpër olimpiada e gara të ndryshme ndërkombëtare të nxënësve
amerikanë. Shkaku kryesor i jo efikasitetit të sistemit arsimor dhe i suksesit jo të kënaqshëm
të nxënësve, sipas Departamentit të Shtetit për Arsim ka qenë laramania e standardeve
akademike të cilat ndryshojnë nga shteti në shtet. Duke parë të gjitha këto problematika në
vitin 2009 ka filluar hartimi i këtyre standardeve, në hartimin e të cilave janë angazhuar
zyrtarë federal, guvernatorë të shteteve, zyrtarë arsimor të shteteve, distrikteve, udhëheqës të
shkollave shtetërore publike, ekspertë. Hartimi i tyre në nivel qendror, dhe adaptimi e
miratimi i tyre nga shtetet veç e veç ka zgjatur gjerë në vitin 2013, nga kur ka filluar edhe
implementimi i tyre. Adaptimi dhe zbatimi i tyre bëhet në mënyrë vullnetare nga shtetet, dhe
nga 50 shtete sa numërojnë SHBA-të, gjerë më tani ato janë adaptuar dhe zbatohen nga 42
sosh, nga Distrikti Kolumbia, nga 4 territore dhe nga Departamenti i Mbrojtjes, Aktivitetet
Edukative (US Department Defense Education Activity - DoDEA, që vepron në kuadër të
zyrës së sekretarit amerikan të mbrojtjes, dhe kujdeset për edukimin e fëmijëve të ushtarëve
amerikanë që shërbejnë në ushtrinë amerikane si brenda Amerikës dhe jashtë sajë, duke
filluar nga parashkollorët deri në K12).13 Këto standarde nuk janë miratuar në tërësi nga 8
shtete në të cilat ka distrikte, territore e nivele shkollimi ku ato zbatohen pjesërisht.
11
http://www.corestandards.org/
12
http://www.corestandards.org/
13
http://www.dodea.edu/
24
Hartimi i këtyre standardeve është pasuar me hartimin e standardeve për fusha të ndryshme
duke përfshirë edhe ato për matematikën (Common Core State Standards for Mathematics 14).
Standardet e Përbashkëta Themelore të Matematikës përqendrohen në një grup të qartë të
aftësive të matematikës dhe koncepteve. Nxënësit do të mësojnë konceptet në një mënyrë më
të organizuar si gjatë një viti shkollor, po ashtu edhe në të gjitha klasat. Standardet
inkurajojnë studentët për të zgjidhur problemet e botës reale.15
“Standardet e përbëra (Hong Kongu, Korea, Singapori) kanë një numër më të madh të
karakteristikave që mund të ndihmojnë për zhvillimin e standardeve të matematikës në
SHBA. Këto standarde përqendrohen në të mësuarit e hershëm të matematikës me përmbajtje
nga numri, matjet dhe gjeometria elementare, e me më pak theks në analizën e të dhënave dhe
në algjebër. Standardet e Hong Kongut për klasat 1 – 3, afërsisht gjysmën e kohës ia
kushtojnë numrave dhe pjesën tjetër gjeometrisë dhe matjeve”.
“Sepse konceptet matematike në tekstet amerikane janë shpesh të dobëta, paraqitja e tyre
bëhet më shumë mekanike se sa praktike. Nëse i shikojmë të dy llojet e teksteve tradicionale
dhe jo tradicionale i gjejmë këto dobësi konceptuale në të dyja”.
Është e qartë se këtu theksi vihet tek numri dhe matjet, dhe si thamë në kreun e këtij kapitulli
njësia për numërim është një dhe e pandashme kurse për matje sa më të sakta duhet të
përdoren njësi që ndahen në pjesë, prandaj këto ndryshime implikojnë kujdesin që duhet të
kihet në trajtimin e thyesave. Me këtë qëllim, fillojnë të bëhen një numër i madh
hulumtimesh, si p.sh, hulumtimi i Institutit të Studimeve Arsimore (IES), pjesë e
Departamentit Amerikan të Shtetit, (Siegler, Carpetner, Francis, Geary, Lewis, Okamoto,
Thomson, Wray, 2010), qëllimi i të cilave është analiza dhe hartimi i strategjive në lidhje
14
http://www.corestandards.org/math
15
http://www.corestandards.org/math
25
mësimin e thyesave me qëllim gjetjen e kohës, mënyrës dhe përmbajtjeve adekuate duke
patur kujdes nivelin dhe nevojat e nxënësve.
26
Figura 12. Paraqitja e thyesave të parregullta dhe e numrave të përzier në drejtëz
numerike
Mënyra më e mirë e krahasimit të thyesave është kur ato i sjellim në thyesa me emërues të
njëjtë por kjo implikon nevojën që paraprakisht nxënësit duhet t’i kenë të ditura thyesat e
barabarta, gjegjësisht zgjerimin dhe thjeshtimin e thyesave, pasi për t’i kthyer ato thyesa në
thyesa me emërues të njëjtë duhet të përdoret veprimi i zgjerimit.
Edhe në Finlandë janë hasur një varg problemesh në lidhje me të mësuarit e matematikës në
përgjithësi, e në veçanti të thyesave. Edhe pse rezultatet e testit të PISA kanë sjellë kënaqësi
dhe krenari në Finlandë, megjithatë, mësimdhënësit nga universitetet dhe shkollat politeknike
janë të shqetësuar, pasi në fakt njohuritë matematike të studentëve të rinj kanë rënë në
mënyrë drastike. Ata këtë e mbështesin në të dhënat e testit TIMSS, në të cilin nxënësit
finlandezë ishin nën mesatare në gjeometri dhe algjebër. Po ashtu ata kanë vërejtje edhe në
testin PISA, pasi ky test nuk siguron të dhëna për nivelin e dijeve në shumë lëmi të
matematikës si: thyesa, përdorim të kompjuterëve në thyesa, zgjidhje të ekuacioneve lineare,
vëllime, trajtim të shprehjeve algjebrike, etj. Testi PISA na jep informacione të dobishme në
lidhje me leximin matematikor të nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të thjeshta, mirëpo
27
këto aftësi nuk janë thjesht të mjaftueshme në një botë ku matematika përdoret gjithnjë e më
shumë.16
Edhe në Belgjikë janë bërë një varg hulumtimesh në lidhje me të mësuarit elementar të
thyesave, të cilat kanë konstatuar se ky është problem i vazhdueshëm. Në vitin 2002 në
pjesën Flamane (Holandeze) të Belgjikës nga një sondazh u zbulua se vetëm 64% të nxënësve
të shkollave fillore zotëronin objektivat në lidhje me thyesat dhe numrat dhjetorë. Këto
objektiva janë kërkesa minimale të cilat duhet t’i përmbush çdo nxënës në fund të shkollës
fillore. I njëjti nivel është konstatuar edhe në sondazhin e dytë që u organizua në vitin 2009.
Kjo mungesë e përmirësimit nxiti autoritetet belge që të përqendrohen në të mësuarit e
thyesave, me theks në përmirësimin e mësimdhënies së tyre dhe përforcimin e dijeve të vetë
mësimdhënësve për matematikën e në veçanti për thyesat. Në një hulumtim të Universitetit të
Gent-it thuhet se vështirësia e të nxënit qëndron jashtë nxënësit (d.m.th te mësuesi se si ai i
ngrit idetë dhe udhëzimet, dizajni i mësimit në materiale mësimore dhe vështirësitë në
përmbajtje të caktuara), apo eventualisht probleme të lidhura me nxënësin si dëmtime
intelektuale, vizuale. Pra, vështirësitë e të nxënit kryesisht janë rezultat i një dizajnimi jo të
mirë të mësimit nëpër tekste e mjete mësimore, dhe kjo qasje adreson përgjegjësinë qendrore
për problemet në mësimdhënie tek mësuesi. (Steenbrugge, 2012).
Për të tejkaluar këtë gjendje autoritete belge kanë hartua një varg projektesh dhe standardesh
përmes së cilave tentohet të përmirësohet procesi i mësimdhënies duke përfshirë aftësimin
dhe ngritjen profesionale të mësimdhënësve si dhe dizajnimin e kurrikulave dhe përmbajtjeve
mësimore.
Në Japoni thyesat mësohen për herë të parë nga nxënësit në klasën e IV, kurse në klasën e V
dhe VI ata zgjerojnë edhe më tutje njohuritë për thyesa dhe veprimet me to.
16
http://matematiikkalehtisolmu.fi/2005/erik/PisaEng.html
28
Figura 14. Modelimi i thyesave të parregullta dhe i numrave të përzier në Japoni
Në klasën e V bëhet përpjekje për zgjerimin e kuptimit të thyesave. Në këtë klasë mësohet
krahasimi i thyesave me emërues të ndryshëm, kuptimi i thyesave si herës i numëruesit me
emëruesin (3/4 = 3:4). Po ashtu në klasën e V nxënësit ndërlidhin (kthejnë) thyesat me (në)
numra dhjetorë dhe numra të plotë.
Në klasën e VI, nxënësit mësojnë kryerjen e të gjitha veprimeve me thyesa (mbledhje, zbritje,
shumëzim dhe pjesëtim) me çfarëdo emëruesi.
Gjatë gjithë kohës sa mësohen thyesat përdoren modele dhe paraqitje praktike të thyesave.
Japonia ka një sistem efikas arsimor dhe ky fakt dëshmohet nga të gjitha testet ndërkombëtare
si PISA, TIMSS PIRLS, ku Japonia është e ranguar në kreun e listës. (The National Council
of Teachers of Mathematics, 2006).
Gjatë gjurmimeve nëpër faqet e institucioneve relevante të vendeve ballkanike në fjalë, nuk
kam hasur në ndonjë hulumtim të mirëfilltë në lidhje me të mësuarit e thyesave. Aty këtu
gjejmë punime e analiza që trajtojnë disa aspekte që ndërlidhen me të mësuarit e thyesave, si
p.sh, Vula, E., Kastrati-Kingji, J., Podvorica, F. (2016) në të cilin është bërë një analizë
krahasuese e shtrimit të thyesave në tekstet mësimore të Kosovës dhe Shqipërisë. Si pasojë e
mungesës së këtyre hulumtimeve, sot nuk kemi ndonjë të dhënë e cila dëshmon për
problemet specifike si p.sh. cila është baza dhe modeli i sqarimit dhe kuptimit të thyesave.
Nuk kemi hasur as në ndonjë analizë në lidhje me detyrat dhe problemet që kanë të bëjnë me
thyesat gjatë testimeve kombëtare e ndërkombëtare që organizohen nëpër këto vende.
Hulumtimet mungojnë edhe për konceptet tjera matematike, andaj, mbetet shumë punë për të
29
ardhmen për studiuesit e mësimdhënies së matematikës. Për shkak të mungesës së këtyre
hulumtimeve, disa nga këto vende, në përpjekje për reformimin e sistemit arsimor janë duke
zbatuar projekte të institucioneve e universiteteve ndërkombëtare si p.sh Maqedonia është
duke implementuar projekte dhe programe të Universitetit të Cambridge17, kurse në Shqipëri
nga ky vit shkollor në klasën e parë dhe të gjashtë në disa fusha si matematika, shkencat
natyrore punohet me tekste mësimore të Oxfordit dhe Cambridge.18
Në lidhje me të gjitha këto, dhe aspekte tjera të mësimit të thyesave në këto katër vende
ballkanike do të ndalemi në detaje në kapitullin 4: Mësimi i thyesave në vendet e Ballkanit.
http://bro.gov.mk/index.php?q=sq/node/218
17
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/parauniversitar/Katalogu_2015-
18
2016_Klasat_I_VI.pdf
30
3. Metodologjia e hulumtimit
Fusha e këtij hulumtim është të mësuarit e thyesave nga nxënësit e klasave të hershme me
theks nga nxënësit e klasës së VI në katër vende të Ballkanit: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni
dhe Mal të Zi.
Hulumtimi ynë ka karakter cilësor. Ai paraqet një studim rasti në lidhje me të trajtuarit e
thyesave në këto katër vende, për realizimin e të cilit kemi përdorë metodën krahasuese.
Përmes këtij hulumtimi kemi bërë përpjekje të mësojmë më shumë për aspektet kryesore që
ndërlidhen me të mësuarit e thyesave në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, si p.sh:
Në ç’masë dhe në ç’mënyrë trajtohen thyesat nëpër programe dhe tekste mësimore të
klasës së VI në këto katër shtete.
Si bëhet shtrimi i thyesave, cili është aparati metodologjik e didaktik dhe si bëhet shtrimi i
njësive mësimore që kanë të bëjnë me thyesat në këto katër vende.
Të kuptojmë nëse shtjellimi i thyesave në programet dhe tekstet mësimore të katër
vendeve të synuara është në përputhje me rekomandimet nga literatura relevante
ndërkombëtare.
31
përcaktimin e dallimeve dhe ngjashmërive në të mësuarit e thyesave në këto katër vende, me
theks të veçantë në klasën e VI.
Thyesa - Thyesa është numër, që shpreh një a më shumë pjesë të barabarta, në të cilat është
ndarë një njësi. elementet e thyesës janë: emëruesi i thyesës - numri poshtë vizës, që tregon se
në sa pjesë të barabarta është ndarë njësia e plotë; numëruesi i thyesës - numri sipër vizës, që
tregon se sa pjesë të barabarta janë veçuar nga njësia e plotë.
www.fjalori.shkenca.org
(Marsh, 2009)
32
Mësimi – Puna që bën mësimdhënësi në klasë gjatë një kohe të caktuar për t'u shpjeguar
nxënësve një lëndë të veçantë dhe përpjekjet që bëjnë nxënësit për të përvetësuar njohuritë e
nevojshme, për të zotëruar një mjeshtëri, një proces, punë etj.
www.fjalori.shkenca.org
Plani mësimor – Pasqyra tabelare e fushave (lëndëve) mësimore dhe e orëve mësimore të
parapara për secilën (fushë) lëndë mësimore dhe për secilën klasë.
Plani i orës mësimore – Përshkrimi i detajuar i rrjedhjes së një ore mësimore i hartuar nga
mësimdhënësi.
Sistem arsimor - Në përgjithësi i referohet shkollimit publik dhe privat (disa vende e
trajtojnë vetëm sistemin publik). Të themi thjesht, një sistemi arsimor përfshin çdo gjë që
shkon në edukimin e nxënësve. Shkollat janë format më themelore të sistemit arsimor. Një
sistem arsimor përfshinë ligjet, financimet, hapësirat (zyrat, objektet shkollore, ..), burimet
njerëzore, tekstet dhe mjetet mësimore, pajisjet teknologjike, etj...
http://edglossary.org/
33
atyre ndërkombëtare, universiteteve e shkollave të ndryshme, hulumtues, pedagogë e
mësimdhënës, autor e botues të teksteve, etj...
Më pastaj, jemi marrë me leximin dhe analizimin e këtyre materialeve. Së pari, kemi
analizuar hulumtimet që kanë të bëjnë aspektet psikologjike, metodiko didaktike të të
mësuarit e thyesave. Kjo pjesë e literaturës na ka ndihmuar për të parë sfondin mbi të cilin
bëhet ndërtimi i strukturave mësimore për thyesat. Këtu, kemi analizuar një varg studimesh
nga SHBA-të, vendet e ndryshme evropiane, duke përfshirë edhe një hulumtim dhe udhëzim
specifik mbi të mësuarit e thyesave të realizuar nga UNESCO-ja, i cili ka dal si kërkesë e
OECD-së dhe Bankës Botërore me qëllim që mësimi i matematikës t’i kontribuoj zhvillimit
të individit dhe shoqërisë në përgjithësi. Po ashtu, kemi analizuar edhe programet dhe tekstet
mësimore të këtyre vendeve për të parë se sa dhe si trajtohen thyesat në klasën e VI. Objekt
analize kanë qenë edhe udhëzuesit e fushave të matematikës, dokumente e strategji të
ndryshme, instrumente të ndryshme të brendshme dhe të jashtme të vlerësimit që përdorin
këto vende.
Gjatë gjithë punës më është dashur që vazhdimisht të zgjeroj gamën e burimeve të ndryshme
me qëllim verifikimin e fakteve, plotësimin dhe zgjerimin e përmbajtjeve.
34
4. Mësimi i thyesave në shtetet e Ballkanit
Tabela 1: Fondi i orëve të matematikës për secilin nivel dhe klasë të arsimit
parauniversitar në Kosovë
Nga programet e përgatitura për mësimin e matematikës për klasat I-IX, del se të
mësuarit e saj bëhet me qëllim pasi ajo tek nxënësi:
- Zhvillon aftësitë krijuese dhe kuptimin për harmoninë: kjo arrihet gjatë studimit të
numrave, veprimeve aritmetike me ta, krahasimit të madhësive dhe formave të
ndryshme gjeometrike;
- Paraqet një aspekt të rëndësishëm moral dhe social, sepse nxënësit arrijnë në
përfundime të sakta dhe në zbulime të cilat kërkojnë shprehje precize, duke u ndeshur
35
dhe duke vlerësuar mendime të ndryshme, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e
kulturës së të menduarit kritik;
- Zhvillon njohuritë dhe shkathtësitë për të shtruar dhe për të kuptuar drejt problemet
edhe në fushat e tjera të mësimit;
- Krijon një bazë solide për të thelluar njohuritë në shumë fusha të tjera, kur kihet
parasysh fakti se matematika paraqet gjuhën e shumë shkencave dhe të disiplinave të
tjera.19
Organizimi i përmbajtjeve matematike bëhet përmes kategorive. Nga klasa I deri në klasën e
V kemi këto katër kategori:
Këto kategori, më pastaj janë të organizuara në nënkategori e tema mësimore. Po ashtu janë
të hartuar edhe objektivat/rezultatet specifike për çdo nivel shkollimi dhe për çdo klasë
përkatëse.
Në shkallën e parë dhe të dytë (arsimi fillor) trajtohet lidhja konceptuale për numrat, figurat
gjeometrike, pozitën në hapësirë, matjet dhe shkathtësitë për llogaritje dhe zgjidhje të
problemeve. Në shkallën e tretë dhe të katërt (arsimi i mesëm i ulët) kjo lidhje integrohet me
njohuritë nga algjebra, gjeometria dhe statistika, kurse në shkallën e pestë dhe të gjashtë
19
Marrë nga “Hyrja” e programe mësimore të matematikës,të cilat mund të shkarkohen nga
linku http://masht.rks-gov.net/planprogramet-1
36
(arsimi i mesëm i lartë) sigurohet një zgjerim dhe thellim i njohurive edhe nga trigonometria,
analiza matematike dhe probabiliteti. Në këto shkallë matematika është në funksion të
përgatitjes së nxënësve për studime të mëtejshme.
Fondi i orëve për mësimin e matematikës ndryshon varësisht nga lloji dhe lëmit e shkollës, të
cilën gjë e kemi ilustruar me tabelën e më poshtme20.
Tabela 2: Fondi i orëve i matematikës për të gjitha nivelet dhe klasat e arsimit
parauniversitar në Shqipëri
Numri
Matja
Gjeometria
Algjebra dhe funksioni
Statistika dhe probabiliteti
Programet për klasat I, II dhe III të nivelit fillor janë të hartuar në pajtim me Kurrikulin e Ri
(Kurrikula e Bazuar në Kompetenca), kurse klasat IV dhe V vazhdojnë të punojnë me
20
IZHA, (2016), Plani mësimor (1-9); Plani mësimor për Gjimnaz
37
programet e vjetra, klasa e IV me program të vitit 2006, kurse klasa e V me programin e vitit
2007.
Tabela 3: Shpërndarja e orëve për tematikat mësimore nëpër klasat e Arsimit Fillor
(klasa 1-5)
Tabela 4: Shpërndarja e orëve për tematikat mësimor nëpër klasat e Arsimit të Mesëm
të Ulët (klasa VI-IX)
Për dallim nga vendet tjera në shqyrtim, në klasën e IX në Shqipëri mësohen funksionet
themelore trigonometrike (kuptimet trigonometrike, matja e këndeve dhe harqeve, funksionet
trigonometrike të këndit të ngushtë (sinus, kosinus, tangjent e kotangjent), formula themelore
e trigonometrisë, varësia ndërmjet brinjëve e këndeve në trekëndëshin kënddrejtë, tabela e
vlerave të funksioneve trigonometrikë të këndit të ngushtë).
38
Figura 15: Kompetencat matematike21
21
Marrë nga Kurrikula e Bazuar në Kompetenca, Lënda e Matematikës (MAS, 2016)
22
http://bro.gov.mk/
39
Programi mësimor përmban përmbledhje të qëllimeve mësimore, zhvillimore të lëndës
mësimore të matematikës. Në to në mënyrë të detajuar përshkruhet çka nxënësi duhet të dijë
ose çka duhet të bëjë në çdo vit shkollor të arsimit fillor.
Qëllimet mësimore sigurojnë strukturë për mësimdhënie dhe të mësuarit, si dhe udhëzime për
atë se cilat shkathtësi dhe dituri të nxënësit mund të vërtetohen.
Programi mësimor për matematikë nga klasa e I gjerë në klasën e VI është i ndarë në pesë
fusha (lëmi):
Numrat/operacionet matematike
Gjeometria
Matjet
Puna me të dhëna
Zgjidhje të problemeve
Kurse nga klasa e VII deri në klasën e IX është ndarë në gjashtë fusha:
Numri
Algjebra
Gjeometria
Matja
Puna me të dhëna
Zgjidhja e problemeve23
Cikli i dytë (klasa IV – VI) nga 5 orë për secilën klasë, dhe
Cikli i tretë (VII – IX) nga 4,5 orë në klasën e VII, 4 orë në klasën e VIII dhe 3,5 orë në
klasën e IX.
23
Marrë nga “Hyrja” e programeve mësimore të matematikës nga klasa I-9, të cilat mund të
shkarkohen në linkun e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit të Maqedonisë http://bro.gov.mk/
40
Në arsimin e mesëm të përgjithshëm (Gjimnazet) matematika mësohet në të 4 vitet dhe me
fond prej 4 orëve në javë.
Në arsimin e mesëm profesional matematika mësohet gati se në gjitha vitet dhe me fonde të
caktuara të orëve, varësisht nga tipi i shkollës dhe drejtimi përkatës. (UNESCO, 2011).
Për secilin cikël dhe klasë të arsimit fillor, për lëndën e matematikës janë hartuar planet
konkrete në të cilat janë të detajuara përmbajtjet, objektivat e përgjithshme, specifike dhe ato
operative, katalogu i dijeve për secilën klasë i shkallëzuar në dy nivele minimale dhe
themelore, po ashtu për secilin cikël trevjeçar janë hartuar standardet e dijeve të cilat duhet t’i
përmbushin nxënësit në fund të ciklit.
Nga programi për nivelin fillor (klasa 1 – 9) i përgatitur nga Instituti për Edukim i Malit të Zi
në vitin 2013 janë paraparë këto qëllime (objektiva) të përgjithshme dhe specifike:
41
4.2. Thyesat në programet mësimore të shteteve të Ballkanit
Në Kosovë thyesat për herë të parë mësohen nga klasa e III, duke vazhduar me mësimin e
tyre gjer në klasën e VI dhe në të VII (përqindja). Thyesat mësohen në kuadër të kategorisë
Aritmetika dhe Algjebra. Mësimi i thyesave bëhet pasi të jenë shpjeguar numrat natyrorë dhe
veprimet me ta (krahasimi, mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi).
Më poshtë po japim listën e rezultateve për secilën klasë (III-VII), që pritën ti përmbushin
nxënësit gjatë mësimit të thyesave.
42
Të kuptojë thyesat që paraqesin të njëjtin numër;
43
Matematika e klasës së gjashtë në Kurrikulin e Ri të Kosovës
Për vitin shkollor 2016/17, MASHT-i, për shkollat në të cilat është duke u pilotuar Kurrikuli i
Ri ka përgatitur programe të reja mësimore për klasat 0, I dhe VI si dhe për klasën e X të
arsimit të mesëm të lartë, për të gjitha fushat dhe lëndët mësimore, pra edhe për fushën e
matematikës. Në vitet shkollore 2014/15 dhe 2015/16 fusha (lënda) matematikës në klasën e
6 dhe të 7 mësohej me fond prej 5 orëve në javë kurse nga viti shkollor 2016/17 ajo mësohet
me nga 4 orë në javë. Përmbajtjet matematike që duhet të shpjegohen dhe mësohen në klasën
e 6-të janë të organizuara në 3 kategori:
Konceptet e përgjithshme zbërthehen në tema dhe për secilën temë paraqiten rezultatet e të
nxënit që bazën mbështetëse e sigurojnë nga rezultatet e të nxënit të fushës për shkallë.
(MASHT, 2016).
Nxënësi:
44
Përkufizon dhe dallon thyesat dhjetore (me emërues 10, 100, 1000, ...);
Shndërron thyesat dhjetore në numra dhjetorë dhe anasjelltas;
Shkruan, lexon, cakton vendvlerat e shifrave, rrumbullakon dhe krahason numrat
dhjetorë;
Përdor lehtësime për shumëzim dhe pjesëtim me 10, 100, 1000, etj;
Zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit,
pjesëtimit të numrave dhjetorë;
Kryen veprimet me numra dhjetorë duke përdor kalkulatorin;
Identifikon numrat dhjetorë të fundmë, të pafundmë periodik ;
Numrat dhjetorë dhe thyesorë i shndërron në përqindje;
Llogaritë përqindjen e numrave;
Modelon dhe zgjidh barazi dhe jobarazi duke përdorur numra dhjetorë dhe thyesorë.
(MASHT, 2016);
Në Shqipëri, thyesat mësohen për herë të parë në klasën e II, duke vazhduar me mësimin e
tyre gjerë në klasën e VIII. Mësimi i tyre bëhet në mënyrë graduale duke u përpjekur që prej
klasës në klasë të përforcohen dhe zgjerohen dijet e nxënësve për thyesat.
identifikon figurat që janë ndarë në gjysmë ose një të katërtën dhe cilat jo;
gjen gjysmën e numrave çift dhe tek deri në 40, duke përdorur shënimin e numrit të
përzierë, (p.sh. 3 ½ );
45
përdor konceptin e thyesës për të shprehur pjesë të së tërës, (p.sh. 3/4 tre të katërtat);
njeh thyesat e barabarta ndër disa thyesa të dhëna 1/2, 2/4, 4/8 dhe 5/10 me ndihmën
edhe të diagramit;
rendit thyesat ose numrat e përzierë në një bosht numerik, p. sh. duke përdorur
njohurinë që 1/2 ndodhet ndërmjet 1/4 dhe 3/4 , ndërsa 1½ ndodhet ndërmjet 1 dhe 2;
njehson gjysmën, të tretën, të katërtën dhe të dhjetën e një numri ose figure.24
Në klasën e IV dhe të V që ende punojnë me plane të vjetra (2006 dhe 2007), nxënësi duhet
t’i zotëroj kompetencat e caktuara në lidhje me thyesat. Këto kompetenca definohen për
secilën klasë, ndërsa, si shembull po i prezantojmë ato të klasës së katërt.
Nxënësi:
shpreh thyesat si pjesë e një të tëre dhe si pjesë e një numri (p.sh 24 libra ndahen në 4
grupe të barabarta, ç’pjesë të librave ka një grup);
24
IZHA. (2016). Kurrikuli i Bazuar në Kompetenca. Programi i matematikës. Shkalla I.,
Klasa 1 dhe 2., shkalla II., klasa 3.
25
Instituti i Kurrikulave dhe i Standardeve, (2006), Program Mësimor për Arsimin Fillor,
lënda Matematikë, klasa e katërt
46
Thyesat mësohen edhe në arsimin e mesëm të ulët (klasa e VI – IX) dhe atë në kuadër të
nëntematikës “Thyesat, numrat dhjetorë, përqindja, raporti dhe përpjesëtimi”. Për shembull,
në fund të klasës së gjashtë nxënësi duhet të zotëroj këto shkathtësi për realizimin e
kompetencave në lidhje me to:
thjeshton thyesat duke i kthyer në forma të thjeshta si: , , , ose në një numër
thyesor me të pestat ose të dhjetat;
identifikon përqindjen e një numri në ilustrime e situata konkrete nga jeta reale;
47
dallon raportin dhe përpjesëtimet me anë të ilustrimeve dhe situatave nga jeta reale;
shumëzon dhe pjesëton numra dhjetorë (me dy shifra mbas presjes) me 10, 100;
mbledh dhe zbret numrat dhjetorë me të njëjtën ose jo numër shifrash në pjesën
dhjetore (p.sh., 3.76 + 5.84; 4.89 + 6.5).
Në Maqedoni thyesat mësohen që nga klasa e 2 gjerë në klasën e 7. Në klasën e dytë nxënësit
mësojnë për kuptimet bazike në lidhje me thyesën për ta sqaruar dhe ilustruar më mirë
ndarjen (përgjysmimin) e madhësive dhe shënimin e tyre.
Ja rezultatet që duhet t’i arrijë nxënësi në fund të klasës së dytë në lidhje me thyesat:
Dallon se një gjysmë shkruhet , një çerek (një e katërta) dhe tri të katërtat
;
Dallon se cilat forma ndahen në gjysma dhe të katërtën dhe cilat jo;
Gjen gjysma dhe të katërta nga forma dhe nga grupi më i vogël objektesh (deri 20);
Në klasën e tretë bëhet një avancim i butë në mësimin e thyesave duke u kujdes për forcim të
kuptimeve dhe dijeve mbi thyesat nga klasa e dytë mbi të cilat bëhet zgjerimi i tyre dhe
aplikimi i tyre në zgjidhjen e problemeve të thjeshta. Ja rezultatet që mëtohen të arrihen gjatë
të mësuarit të thyesave në klasën e tretë. Nxënësi:
Gjen gjysmën e numrave çift dhe tek deri 40 dhe i shënon, si për shembull: 13
;
48
Kupton se thyesat janë pjesë të një tërësie dhe i shënon, si për shembull: është tre
Fillon t’i lidhë thyesat me ndarjen (pjesëtimin) në pjesë të barabarta (për shembull:
ndarja e picës në 4 pjesë të barabarta 4 personave ose ndarja e dy mollëve 4
personave);
Gjen gjysma, të tretat, të katërtat dhe të dhjetat e formave dhe numrave natyrorë me
shfrytëzim të objekteve dhe mjeteve të ndryshme (për shembull, llogaritëse, guralecë).
Mbledh dhe zbret dy thyesa të rregullta, p.sh , apo , gjen pjesë nga
tërësia (kur përgjigjja është numër i plotë); shumëzon thyesën me numër të plotë;
E kupton përqindjen si të qindtën pjesë prej tërësisë; përdor thyesat dhe përqindjet për
të përshkruar pjesë të formave, tërësive dhe matjeve;
Njehson përqindjet e rëndomta nga tërësia (përgjigjja është numër i plotë) dhe shpreh
pjesën e tërësisë si thyes ose përqindje;
49
Përdor përqindjet për t’i paraqitur dhe krahasuar madhësitë e ndryshme;
Mësimi i thyesave në Mal të Zi përherë të parë bëhet në klasën e VI dhe atë me një fond të
zgjeruar prej 80 orëve.
Në klasat e më hershme nxënësit njihen mirë me numrat, veprimet me ta duke përfshirë edhe
ndarjet (pjesëtimin), të cilat janë bazamenti mbi të cilat bëhet ndërtimi i dijeve mbi thyesat.
Po ashtu nxënësit e klasës së VI në Mal të Zi, për herë të parë njihen edhe me konceptet e reja
si plotëpjesëtueshmëria, shumëfishi, nënfishi (pjesëtuesi), PMMP, SHMVP, numër i
thjesht, numër i përbërë, numra relativisht të thjesht, kriteret e
plotëpjesëtueshmërisë, zbërthimin e numrit natyror në faktorët të thjesht, e të ngjashme.
Përvetësimi i këtyre koncepteve krijon mundësi që fare lehtë të përvetësojnë kuptimin e
thyesave, veprimet me to si dhe aplikimin e tyre në zgjidhjen e problemeve matematike.
50
Të dallohet se thyesa është numër natyror, nëse numëruesi është shumëfish i
emëruesit;
Thyesa e parregullt të shkruhet në formën e numrit të përzier dhe anasjelltas;
51
Të shprehet pjesa e së tërës si thyesë me emërues 100;
26
Enti i Teksteve dhe i mjeteve mësimore. (2006). Manuali metodik i Matematikës., Për
klasën e VI të shkollës fillore nëntëvjeçare
52
5. Thyesat në tekstet e matematikës së klasës së gjashtë në shtetet e Ballkanit
Pos teksteve themelore të cilat përdoren drejtpërdrejtë në procesin mësimor, kemi analizuar
edhe një varg tekstesh tjera si, udhëzues për fushën (lëndën) e matematikës, librat e mësuesit,
broshura e udhëzues të trajnimeve të ndryshme për fushën e matematikës, teste të ndryshme
për vlerësim të jashtëm (ekstern) që organizohen nga ministritë gjegjëse të vendeve në fjalë.
Me qëllim për të kuptuar rolin e tekstit shkollor, mënyrën e hartimit dhe të vlerësimit të tij,
jam konsultuar edhe me dy botime të rëndësishme në lidhje me tekstet mësimore: (Zherar &
Rozhje, 2010) dhe (Byroja e Zhvillimit të Arsimit, 2010).
Teksti shkollor mund të përkufizohet si një botim shtypi i strukturuar në mënyrë të tillë, që të
përdoret në procesin e mësimit, për të rritur efektivitetin e tij. (Zherar & Rozhje, 2010).
Libri ka vend të rëndësishëm në procesin mësimor dhe paraqet mjet themelor dhe integral për
nxënien e njohurive dhe për njohjen më të lehtë të nocioneve dhe informatave. Roli i tij
kryesor është që në mënyrë didaktike, t’i klasifikojë përmbajtjet mësimore dhe shkencore, në
pajtim me kërkesat pedagogjike dhe funksionin edukativo - arsimor të shkollës. (Byroja e
Zhvillimit të Arsimit, 2010).
Në Kosovë, në klasën e gjashtë, për mësimin e matematikës, përdoret vetëm një tekst
mësimor:
Zejnullahu, R., Gjegji, R., Vula, E., Bilalli, S. (2004). Matematika, 6. Dukagjini. Pejë.
Zejnullahu, R., Shabani, A. (2004). Matematika, 6., Detyra të zgjedhura. Dukagjini. Pejë.
Në Shqipëri janë lejuar në përdorim nga Ministria e Arsimit një numër i madh i botimeve të
teksteve mësimore për mësimin e matematikës për klasën e VI dhe klasat tjera. Në klasën e
VI përdoren këto libra për mësimin e matematikës:
Cotton, A., Clissold, C., Glithro, L., Moseley, Ch., Rees, J. (2016). Matematika 6. Oxford
University Press. Pegi. Tiranë;
Cotton, A., Clissold, C., Glithro, L., Moseley, Ch., Rees, J. (2016). Matematika 6. Oxford
University Press. Media Print. Tiranë;
Shumica prej këtyre teksteve mësimore janë të shoqëruara me përmbledhje për ushtrime,
përmbledhje testesh si dhe me librat për mësuesit.
Në këtë viti shkollor po ashtu në përdorim është edhe teksti Matematika e Camridge-it,
Morrison, K. (2015). Matematika për klasën e gjashtë. Ars Lamina. Shkup.
54
Kosova dhe Mali i Zi kanë vetëm nga një tekst mësimor për lëndën e matematikës së klasës
së VI të cilët do t’i analizojmë, kurse nga Shqipëria për analizë kemi përzgjedhur tekstin
Matematika 6 e Oxford University Press, botuar nga shtëpia botuese Pegi, Tiranë, i cili
përdoret gjerësisht në tërë territorin e Shqipërisë. Nga Maqedonia do të analizojmë tekstin:
Stefanovski, J., Cellakovski, N. (2011). Matematika. Klasa e gjashtë. Ministria e Arsimit dhe
Shkencës e Republikës së Maqedonisë. Shkup. Nga Mali i Zi do të analizojmë tekstin:
Shqepanovic. R., Axhiq. I., dhe Kuzmanoviq. GJ-V. (2007). Matematika 6, Teksti mësimor.
Në Kosovë kemi në përdorim vetëm një tekst mësimor për matematikën e klasës së VI. Ky
tekst mësimor është botim i shtëpisë botuese Dukagjini nga Peja me autorë: Ramadan
Zejnullahu, Rexhep Gjergji, Eda Vula dhe Sejdi Bilalli. Për herë të parë është botuar në vitin
2004 dhe deri tash është ribotuar për të dhjetën herë me radhë.
Njësia e parë përmes së cilës trajtohen thyesat në këtë tekst mësimor është kuptimi i thyesës
(fq. 106). Fillimisht jepet një shembull në të cilin kërkohet të matet një gjatësi, në të cilën
metri përmbahet 7 herë, dhe në një pjesë nuk përmbahet plotësisht metri i plotë, por e dhjeta
pjesë e metrit - 3 herë. Atëherë thuhet se ajo gjatësi ka 7m e 3 të dhjetat e metrit, që shkruhet
7m e m. Autorët kanë vënë një shënim përmes së cilit ata duan ta paraqesin thyesën si
Pastaj vazhdohet me shembullin e dytë i cili është i ilustruar përmes figurës së mëposhtme.
Janë dhënë dy (në fakt janë tri, v. j) sipërfaqe drejtkëndëshe të ndara në dy (figura e dytë
është e ndarë në katër, v. j) pjesë të barabarta.
55
Në këtë rast themi se është ngjyrosur njëra nga dy pjesët ose një e dyta e sipërfaqes, që
shënohet ose .
Në shembullin 3, janë dhënë tri sipërfaqe të ndara në pjesë të barabarta. Duke i numëruar me
kujdes, vërejmë se nga tri pjesë ndarëse të barabarta, dy nga ato janë të ngjyrosura.
Në këtë rast themi se janë ngjyrosur dy nga tri pjesët, dy të tretat e sipërfaqes. Dy të tretat
shënohet ose .
Autorët edhe këtu kanë vënë një shënim përmes së cilit duan të theksojnë se nga shembujt 3
dhe 4 thyesat mund të kuptohen si pjesë e një tërësie, numri apo gjësendi.
Në vijim jepet shembulli 4, i ilustruar me figurën e mëposhtme, një drejtkëndësh, i cili është
ndarë në 16 sipërfaqe trekëndëshe. Nga nxënësit kërkohet të vërejnë me kujdes figurën dhe të
plotësojnë drejtkëndëshat e zbrazët.
56
Drejtkëndëshi i plotësuar tregon se janë të ngjyrosur 4 sipërfaqe nga tërësia që ka 16
sipërfaqe trekëndëshe. Këtë fakt e shkruajmë 4:16 ose . Qëllimi i këtij shembulli dhe i
shembujve të tjerë të ngjashëm është që tek nxënësi të përforcohet të kuptuarit e thyesës, pra
që nxënësi ta kuptojë se thyesa paraqet një ose më shumë pjesë të një tërësie të plotë të ndarë
në pjesë të barabarta.
Edhe këtu kemi një shënim ku pohohet se pjesët e një tërësie nuk mund të paraqiten me
numra natyrorë. Mirëpo ato mund të paraqiten si herës i dy numrave natyrorë.
Shembulli vijues është ilustruar me një rreth të ndarë në 4 pjesë e pastaj 3 prej tyre janë
Me këtë autorët dëshirojnë të tregojnë për elementet e thyesës, çka paraqet (tregon) secila
prej tyre, si dhe mënyrën se si shkruhet e lexohet ajo.
Për të treguar se thyesa është numër dhe paraqet sasi, jepet shembulli me radhë ku kërkohet
nga nxënësit të gjejnë numrin e vajzave të një klase prej 33 nxënësish, nëse e tyre janë
vajza. Qëllimi është që të kuptohet se tërësia (e përbërë prej 33 nxënësve) fillimisht ndahet në
3 pjesë (emëruesi), prej të cilave pastaj merren 2 pjesë (numëruesi).
57
5.1.2. Krahasimi i thyesave
Para se të flitet për krahasimin e thyesave në këtë libër, së pari flitet për kuptimin e thyesave,
llojet e thyesave, thyesat e barabarta, zgjerimi dhe thjeshtimi i thyesave, kthimi i thyesave në
thyesa me emërues të përbashkët. Këto njësi sigurojnë një bazë solide të njohurive, të
mjaftueshme që nxënësi të mund të krahasoj thyesat me emërues apo numërues të njëjtë, e po
ashtu edhe thyesat me emërues dhe numërues të ndryshëm.
Pra:
Më pastaj në vazhdim jepen rregullat e krahasimit të thyesa që kanë emërues ose numërues të
barabartë:
58
1. Nga dy thyesa me numërues të barabartë, më e madhe është ajo që ka emëruesin më
të vogël. .
të madh. .
Për këtë qëllim është dhënë shembulli në vazhdim, në të cilin kërkohet të krahasohen thyesat
Krahasimin e tyre do ta bëjmë duke i sjell këto dy thyesa në thyesa me emërues apo
numërues të barabartë e pastaj të bëhet krahasimi i tyre.
Meqenëse SHMVP(6, 9) = 18, thyesat e dhëna i zgjerojmë ashtu që të kenë emëruesin 18.
Kemi:
Nga ana tjetër, nëse bëjmë shumëzimin e kryqëzuar sikur më poshtë, do të kemi:
Pastaj, vazhdohet edhe me një shembull të ngjashëm dhe nxjerrën përfundimet në lidhje me
krahasimin e thyesave me emërues dhe numërues të ndryshëm:
59
, atëherë dhe vetëm atëherë kur
Pas kësaj, vazhdohet edhe me disa detyra në të cilat kërkohet të krahasohen thyesat me
emërues e numërues të barabartë ose të ndryshëm, të radhiten thyesat sipas madhësisë, si dhe
detyra me situata problemore në lidhje me krahasimin e thyesave
Mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të barabartë është sqaruar përmes shembullit të
më poshtëm.
Shembull 1. Dy motra Arta dhe Blerta blenë së bashku një çokollatë. Arta ngrëni e
60
Pra, ato ngrënën të çokollatës.
Pastaj në vazhdim jepen rregullat për mbledhjen dhe zbritjen e thyesave me emërues të njëjtë
dhe të thyesave me emërues të ndryshëm.
përshkruhet. Simbolikisht: .
3. Për ti mbledhur (apo zbritur) thyesat me emërues të ndryshëm, së pari ato i sjellim në
emërues të barabartë, mandej i mbledhim (zbresim) si thyesa me emërues të
barabartë.
Së pari sqarohet mirë shumëzimi i thyesës me numër natyror. Kjo bëhet duke vënë analogji
ndërmjet shumëzimit të numrave natyrorë. Dhe me këtë rast që në fillim thuhet: Të
shumëzosh një numër natyror x me një numër natyror n, do të thotë të merret n – fishi i
numrit x, që është shumë prej n mbledhorëve të barabartë me x. Kjo vlen edhe për
shumëzimin e një thyese me një numër natyror.
61
Kjo sqarohet më pastaj me një shembull konkret.
Shembull 1. Nëna solli nga fshati 3 kavanoza me mjaltë, ku secili kishte nga kg. Sa kg
Pra,
Ndryshe në këtë libër shumëzimi i thyesës me numër natyror shpjegohet edhe si marrje e asaj
thyese nga numri natyror. Nga shembulli paraprak , do të thotë e numrit 3, që është:
62
Në fund kemi edhe një shënim mjaft me vlerë sipas së cilës: Cilado rregull që përdoret për
shumëzimin e thyesave, si edhe në përgjithësi gjatë njehsimeve të ndryshme me thyesa, kurdo
që është e mundshme, duhet të zbatohet thjeshtimi i thyesave.
Edhe shumëzimi i thyesës me thyes shpjegohet si marrje e thyesës (një numri pjesësh të
thyesës tjetër). Kjo ilustrohet me figurën e më poshtme me anë të së cilës është ilustruar
prodhimi .
Pastaj jepen edhe një numër i konsiderueshëm i detyrave ku kërkohet të njehsohet shumëzimi
i thyesës me thyesë, vërtetimi mbi vlefshmërinë e disa vetive si, vetia e ndërrimit, e
shoqërimit, vetia e shpërndarjes së prodhimit në lidhje me mbledhjen dhe zbritjen e thyesave.
Pjesëtimi i thyesave
Në fillim sqarohet pjesëtimi i thyesës me numër natyror përmes një shembulli ilustrues.
63
Shembull 1. Të pjesëtojmë thyesën me numrin 2.
Mbështetur në këtë shembull nxirret rregulla për pjesëtimin e thyesës me numër natyror.
Me fjalë: thyesa pjesëtohet me numër natyror, duke pjesëtuar numëruesin e thyesës me atë
numër natyror.
Më pastaj në shembullin 2, janë shtruar disa pyetje përmes së cilave synohet të dilet gjer te
kuptimi i thyesës reciproke. Kjo bëhet me qëllim që më pastaj të shpjegohet pjesëtimi i
thyesës me thyes.
a. .
64
Pjesëtimi i thyesës me thyes
Rrjedh se: .
Pastaj vazhdohet me disa shembuj të ndryshëm përmes së cilëve synohet të përvetësohet dhe
përforcohet pjesëtimi i thyesës me thyes, i thyesës me numër natyror, i numrit natyror me
thyesë, pjesëtimi ndërmjet numrave të përzier, si dhe vlefshmëria e vetive të pjesëtimit të
thyesave.
65
5.2. Teksti mësimor i Shqipërisë
Nga viti shkollor 2016/17 në Shqipëri për fushën e matematikës dhe shkencave janë lejuar të
botohen dhe përdoren libra të ndryshëm të matematikës dhe të fushës së shkencave, një nga ta
është edhe libri Matematika 6, i Oxford University Press, botuar nga shtëpia botuese Pegi,
2016, me autorë Caroline Clisold, Linda Glithro, Cheri Moseley, Janet Rees, Anthony
Cotton.
Duke u nisur nga fakti se nxënësit e klasës së gjashtë në Shqipëri i kanë mësuar thyesat edhe
në klasat e mëparshme, autorët e këtij teksti janë kujdesur që me anë të pyetjeve dhe
shembujve të bëjnë rikujtimin e dijeve paraprake. Fillimisht jepet një shembull ku kërkohet të
sqarohet se çka do të thotë: një gjysmë, një çerek, ... e një segmentit, e një rrethi, e një
kuadrati, .... ?
Do të thotë ndarje e segmentit, rrethit, kuadratit, ... në 2, 3, 4, ... pjesë të barabarta dhe të
marrim njërën prej tyre. Shembulli është ilustruar si më poshtë.
Shembujt në vazhdim sqarojnë se si veprohet për të ndarë apo dalluar pjesë të caktuara sa
paraqet thyesa nga një madhësi (figurë) e caktuar.
66
Figura 27: Marrja e nga tërësia
e trekëndëshit.
Për të treguar aspektin sasior të thyesave, merren disa shembuj si: 45 min janë e orës, 1
Pastaj emërtohen elementet e thyesës, si dhe definohen thyesat njësi si thyesa me numërues 1,
p.sh . Po ashtu këtu sqarohet se thyesa mund të ketë numëruesin 0 kurse emëruesi
67
5.2.2. Krahasimi i thyesave
Thyesat e barabarta
Për të sqaruar kuptimin e thyesave të barabarta dhe mënyrën se si mund të fitojmë thyesa të
barabarta, është dhënë shembulli në vazhdim.
numrin 2.
Si shihet nga figurat, në drejtkëndësha të njëjtë pjesa e ngjyrosur është e njëjtë. Pra, në qoftë
se pjesëtojmë ose shumëzojmë numëruesin dhe emëruesin e një thyese me të njëjtin numër,
fitojmë një thyes të barabartë me të paren.
68
Ngjashëm me këtë merren edhe disa shembuj për të sqaruar mirë zgjerimin dhe thjeshtimin e
thyesave deri në thyesa të pathjeshtueshme.
Krahasimi i thyesave
Së pari flitet për krahasimin e thyesave me emërues të njejtë, dhe kjo sqarohet përmes
shembullit të ilustruar.
drejtkëndëshit.
drejtkëndëshit
Figura 32: Krahasimi i thyesave me emërues të përbashkët
madh).
madhe.
drejtkëndëshit.
vogël).
69
Shembulli në vazhdim sqaron krahasimin e thyesave që kanë emëruesit dhe numëruesit e
atëherë
, , ,
a. ; b. .
Shembull. Ndër çiftet e thyesave, rrumbullakoni atë që është më e madhe, duke argumentuar
përgjigjen:
70
dhe ; dhe ; dhe ; dhe .
Së pari sqarohet mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të njëjtë si një njësi mësimore,
përmes shembujve të veçantë.
Shembull. Është dhënë drejtkëndëshi i ndarë në 9 pjesë të barabarta. Secila prej pjesëve është
ngjyrosim edhe 5 prej tyre, pra e drejtkëndëshit. Të gjitha pjesët e ngjyrosura përbëjnë
e drejtkëndëshit.
Shuma e dy ose më shumë thyesave me emërues të njëjtë është një thyesë me po të njëjtin
emërues dhe me numërues sa shuma e numëruesve të thyesave të dhëna.
71
Njehso (SHMVP i emëruesve 5, 4, 10, 20 është 20).
Në çoftë se thyesat nuk kanë emërues të njëjtë, i kthejmë ato me emërues të njëjtë dhe i
mbledhim si thyesa me emërues të njëjtë. Pra, autorët janë kujdesur që këtë rregull ta nxjerrin
vet nxënësit përmes shembujve të mësipërm.
Zbritja e thyesave
cilin është dhënë drejtkëndëshi i ndarë në 7 pjesë të barabarta. Secila prej tyre është e
tjetër p.sh kafe. Pjesët e ngjyrosura me të kuqe janë vetëm 3 , pra e drejtkëndëshit (fig
poshtë).
72
Figura 36: Ilustrim i zbritjes së thyesave me emërues të përbashkët
Ndryshesa e dy thyesave, ku thyesa e parë është më e madhe se e dyta, është ajo thyesë që po
të mblidhet me thyesën e dytë jep të parën.
Ndryshesa e thyesave me emërues të njëjtë, është ajo thyesë, që ka të njëjtin emërues dhe si
numërues ndryshesën e numëruesve të dy thyesave të dhëna.
Në qoftë se thyesa nuk kanë emërues të njëjtë, i kthejmë ato në thyesa me emërues të
përbashkët dhe i zbresim si thyesa me emërues të njëjtë.
Shumëzimi i thyesave
73
Shumëzimi i thyesës me thyesë në këtë tekst është modeluar me një sipërfaqe katrore e cila
nga shqyrtimi i literaturës preferohet si figura më e përshtatshme për sqarimin e shumëzimit
të thyesës me thyesë.
dm.
Janë 100 katrorë të barabartë ndërmjet tyre dhe secili prej tyre është e dm2.
Thjeshtojmë thyesën .
Prodhimi i dy thyesave është thyesa që ka për numërues prodhimin e numëruesve dhe për
emërues prodhimin e emëruesve.
74
Prodhimi i thyesës me numër natyror konsiderohet si rast i veçant i shumëzimit të thyesave,
ku numri natyror mund të konsiderohet si një thyesë me emërues 1.
Prodhimi i shumë thyesave është një thyesë që ka për numërues prodhimin e numëruesve dhe
për emërues prodhimin e emëruesve.
Shembull. ;
Shembull. .
Shembull. .
Pjesëtimi i thyesave
Llogarisim prodhimin , .
75
Që në fillim vihet analogjia e pjesëtimit të thyesave me pjesëtimin e numrave natyrorë, pasi
fundja edhe vetë thyesat janë numra.
Herësi i dy thyesave, ku e dyta është e ndryshme nga 0, është ajo thyesë që po ta shumëzosh
me të dytën do të jap si rezultat thyesën e parë.
sepse
thyesës së dytë.
Pra,
Pastaj, me qëllim përvetësimi të kësaj rregulle, vazhdohet me disa detyra ku kërkohet zbatimi
i saj.
Shembull: a.
.....................
Në pjesën e ushtrimeve merren një varg detyrash në të cilat kërkohet të kryhen pjesëtimet të
thyesës me thyesë ku na shfaqet nevoja për të bërë thjeshtime të ndryshme.
Në kapitullin e këtij libri mbi thyesat, fillimisht nxënësve u bëhen disa pyetje në lidhje me
thyesat me qëllim rikujtimi të njohurive paraprake për to, pasi thyesat mësohen në klasat e
mëparshme.
76
Figura 38: Paraqitja e kuptimit të thyesave
Herësi 1:4 nuk është numër natyror, pasi asnjë numër natyror i shumëzuar me 4 nuk jep 1.
Megjithatë, është e kuptueshme të themi se ai herës është i barabartë me një të katërtën dhe të
77
Nga mënyra se si është shtruar problemi dhe pyetja, fare lehtë mund të vejmë edhe raportin
Po ashtu theksohet se është numër i shkruar në formë të thyesës, por nuk është numër
natyror.
Kjo pjesë e librit është hartuar me një laramani shënimesh e ilustrimesh krejt këto në
funksion të qartësimit dhe sqarimit të kuptimit të thyesës, si p.sh figura e më poshtme.
Pastaj vazhdohet edhe me disa detyra, në të cilat kërkohet që raportet e dhëna të shënohen si
thyesa dhe të lexohen ato, përmes së cilave synohet që nxënësit të vërejnë dhe mbajnë mend
se disa nga raportet nuk paraqesin numra natyrorë.
Nëse n nuk është plotëpjesëtues i m, atëherë m:n nuk është numër natyror.
Dhe kështu nxënësit njoftohen edhe me numrat të cilët nuk janë natyrorë, e të cilët quhen
thyesa. Me këtë rast atyre u sqarohet se thyesa në fakt është edhe herës i dy numrave
natyrorë.
Me qëllim për të sqaruar elementet e thyesës dhe çka paraqesin (tregojnë) ato është marrë
edhe një shembull i ilustruar:
78
28
Me qëllim përforcimi të dijeve për thyesat si dhe zgjerimin e tyre të mëtejshëm në vazhdim
jepen një numër i detyrave të ndryshme të cilat po i japim në tërësi më poshtë.
28
Marrë nga versioni elektronik i librit në fjalë, fq. 133
79
29
Në këtë libër nuk flitet në mënyrë të veçantë për krahasimin e thyesave, por në një nga temat
e saja flitet për thyesat e barabarta, kur dy thyesa janë të barabarta si dhe veprimet përmes së
cilave fitohen thyesa të barabarta me thyesën e dhënë.
29
Marr nga version elektronik i librit në fjalë, fq. 134
80
Në lidhje me këtë kemi këtë shembull.
Shembull 5. Mimoza ka blerë e pites byrek, ndërsa Afërdita e pites byrek me madhësi
të njëjtë. Cila prej tyre ka blerë pjesën më të madhe të pites byrek. Vepro sipas kërkesave.
Në vazhdim jepen edhe disa shembuj të tjerë po ashtu të ilustruar, me qëllim që të sqarohet
kuptimi i thyesave të barabarta dhe mënyra e përfitimit të tyre nga një thyesë e dhënë.
, vlen .
Kështu, vazhdohet edhe me disa raste të tjera, për të ardhur gjerë te përfundimi:
81
Figura 42: Sqarim i thyesave të barabarta
Rregulla vlen për çfarëdo thyesa të barabarta dhe , d.m.th , nëse vlen
Në vazhdim jepen disa detyra përmes së cilave nxënësit përforcojnë dijet mbi barazinë e
thyesave.
Në këtë libër sqarohen vetëm mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të barabartë.
Mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të barabartë sqarohen përmes një shembulli të
dhënë si më poshtë.
Shembull: Eljesa dhe Bariu kanë ndarë një rreth në 4 pjesë të barabarta. Eljesa ka ngjyrosur
e rrethit, kurse Bariu e rrethit të njëjtë. Cilën pjesë të rrethit e kanë ngjyrosur Eljesa
Njehso .
Njehso sa ka ngjyrosur Bariu më shumë se Eljesa, d.m.th Figura 43: Mbledhja e thyesave
me emërues të barabartë
.
82
Në funksion të sqarimit të mëtejshëm të mbledhjes së thyesave me emërues të barabartë, jepet
shembulli tjetër.
83
Figura 45: Sqarimi i rregulles së mbledhjes së dy thyesave me emërues të barabartë
Kurse, zbritja e thyesave me emërues të njëjta, sqarohet përmes një shembulli si më poshtë:
Më pastaj vazhdohet me detyra të cilat përmbajnë edhe mbledhje edhe zbritje të thyesave me
emërues të njëjtë, duke përfshirë edhe numrat e përzier.
84
5.4. Teksti mësimor i Malit të Zi
Si kemi thënë edhe në kapitujt tjerë të këtij punimi, në Mal të Zi për herë të parë thyesat
mësohen në klasën e VI dhe atë vetëm thyesat pozitive, kurse në klasën që pason nxënësit do
të zhvillojnë edhe thyesat negative dhe kështu do ta qarkojnë lëndën mësimore për numrat
racionalë. Teksti me të cilin mësohet matematika në klasë e VI është: Matematika 6, Teksti
mësimor, i botuar për herë të parë në vitin 2007, me autorë: Radoje Shqepanovic, Ivona
Axhiq dhe Vanja Gjurgjiq Kuzmanoviq. Koncepti thyesë paraqet për nxënësit pjesën më të
vështirë të matematikës, sepse, nga njëra anë, e trajtojnë si numër, kurse në anën tjetër,
sidomos gjatë kryerjes së veprimeve matematike, si bashkim të dy numrave; të emëruesit dhe
të numëruesit. (Shqepanovic, Axhiq, Kuzmanoviq, 2006).
Që në fillim të njësisë së parë “Paraqitje grafike e thyesës. Thyesa si pjesë e së tërës”, përmes
shembujve të ilustruar me figura të ndryshme në veçanti me anë të drejtkëndëshave përpiqet
të nxjerret kuptimi i thyesës. Kjo bëhet duke shtruar pyetje për figurat e caktuara, si p.sh:
85
Sa kanë mbet të pa ngjyrosura?
Figura 1, është ndarë në 6 pjesë të barabarta, prej të cilave 2 janë ngjyrosur, kurse të pa
ngjyrosura janë 4 pjesë.
Figura 2, është ndarë në 2 pjesë të barabarta, prej të cilave 1 është ngjyrosur, kurse e pa
ngjyrosura është 1 pjesë.
................
Shënimin e quajmë thyes. Numri b quhet emëruesi dhe tregon se në pjesë të barabarta
ndahet tërësia, kurse numri a quhet numëruesi dhe tregon se sa pjesë i marrim apo i veçojmë.
Më pastaj, për të qartësuar edhe më shumë kuptimin e thyesës dhe të elementeve të saj jepen
disa detyra, si p.sh:
Shembull. Lexo thyesat: , dhe trego cili është emëruesi dhe numërues i tyre
Shembull. Janë dhënë thyesat: . Trego cilat nga këto thyesa janë:
86
b. Numërues jo çift e. Me emërues shumëfish të numëruesit
Shembull: Rrethi është ndarë në pjesë të barabarta. Shkruaj nën figura thyesën që tregon
pjesa e ngjyrosur:
Shembull: Te secili drejtkëndësh ngjyros pjesët që tregon thyesa e shënuar poshtë tij:
Po ashtu në libër ka edhe shumë shembuj nga përditshmëria, për të treguar se thyesat janë
pjesë e rutinës së përditshmërisë sonë.
Shembull. Në oborrin e fabrikës janë parkuar 16 vetura të reja të së njëjtës markë, të cilat
ndryshojnë vetëm për ngjyra e tyre. Tri janë të kuqe, gjashtë janë të kaltra, pesë të verdha dhe
dy të gjelbërta. Cila pjesë e automobilave janë:
Shembull:
87
Shembull.
Kemi edhe disa shembuj të ngjashëm, të cilët mundësojnë që nxënësit t’a qartësoj kuptimin e
thyesës dhe të elementeve të saj, si dhe të kuptojë rëndësinë dhe nevojën e përdorimit të tyre.
Paraprakisht në libër janë sqaruar mirë kuptimi i thyesave, marrja e nga c, zgjerimi dhe
thjeshtimi i thyesave, llojet e thyesave, të cilat sigurojnë një bazë të mirë për të sqaruar
krahasimin e thyesave.
apo .
88
Me këtë nxjerrët rregulla e krahasimit të thyesave me emërues të njëjtë.
Pra, ndër dy thyesa me emërues të njëjtë, më e vogël është ajo që ka numëruesin më të vogël.
Më pastaj, merren edhe disa shembuj të tjerë të ngjashëm, për të kaluar tek krahasimi i
thyesave me emërues dhe numërues të ndryshëm.
Krahasimi i thyesave me emërues dhe numërues të ndryshëm bëhet duke i kthyer ato në
thyesa me emërues të njëjtë. Për këtë merret një shembull në vazhdim.
Shembull. Kthej thyesat e dhëna në thyesa me emërues të përbashkët, e pastaj krahasoj ato:
89
a. dhe ; b. dhe ; c. dhe ; d. dhe ; e. dhe
Pasi nxënësit kanë mësuar për SHMVP-ën e numrave, si dhe për zgjerimin dhe thjeshtimin e
thyesave, si veprime përmes së cilave fitojmë thyesa të barabarta me thyesën e dhënë,
nxënësve u shpjegohet se në fakt shumëfishat e përbashkët të emëruesve të këtyre dy
thyesave janë emëruesit më të vogël të përbashkët të tyre, por për të fituar thyesa sa më të
thjeshta ne marrim më të voglin i cili në fakt është SHMVP-ja e emëruesve të tyre.
Pra, SHMVP (4, 6) = 12. Pra, 12 është emëruesi më i vogël i përbashkët i këtyre dy thyesave.
Përmes zgjerimit fitojmë thyesat e barabarta me thyesat e dhëna:
a. ose
Pas kësaj vazhdohet edhe me disa shembuj të tjerë, për të marr edhe disa me zbatime praktike
si:
Shembull. Duke blerë pulla të vjetra postare, Milani bleu nga e gjithë sasia, kurse
Thyesat e dhëna i kthejmë në thyesa me emërues të njëjtë, pra SHMVP (18, 24) = 72.
.... .
Pra, pasi rrjedh se Milani ka blerë më shumë pulla të vjetra postare se sa Dushani.
Pastaj vazhdohet edhe me disa shembuj nga më të ndryshmit, me qëllim sqarimi dhe
përvetësimi të krahasimit të thyesave:
Shembull.
90
a. Trego cilat nga thyesat e mëposhtme janë më të mëdha se thyesa .
se
Zgjidhja dhe analiza e këtyre detyrave dhe e detyrave tjera në vazhdim na siguron që nxënësi
të ketë të qartë krahasimin e thyesave me numërues apo emërues të njëjtë si dhe të atyre me
emërues dhe numërues të ndryshëm.
Mbledhja dhe zbritja e thyesave është paraqitur përmes dy njësive mësimore: 1. Mbledhja
dhe zbritja e thyesave me emërues të përbashkët dhe 2. Mbledhja dhe zbritja e thyesave me
emërues të ndryshëm.
91
Shembull: Të analizojmë figurën:
Pasi plotësohen kërkesat e këtyre detyrave nxjerret rregulla për mbledhjen e thyesave me
emërues të përbashkët:
Më pastaj vazhdohet edhe me shumë shembuj të ndryshëm duke përfshirë edhe shembuj me
situata problemore.
92
Për të ilustruar zbritjen e thyesave me emërues të njëjtë, jepet një shembull i zgjidhur dhe i
ilustruar:
Pra,
Pas plotësimit të tyre nxjerrët rregulla mbi zbritjen e thyesave me emërues të përbashkët.
Zbritja e thyesave me emërues të njëjtë kryhet duke zbritur numëruesit kurse emëruesin e
93
Shembull. Zbrit përmendësh thyesat: a. b. c.
a. b. c. d.
Mbledhja dhe zbritja e thyesave në këtë tekst mësimor sqarohet me shembuj të ndryshëm,
duke i kthyer ato në thyesa me emërues të përbashkët, disa nga të cilët do ti shohim në
vazhdim.
Shembull. Njehso: a. , b. , c. , d. , e. .
a. SHMVP (2, 4) = 4,
Shembull. Njehso: a. , b. , c. , d.
a. SHMVP (2, 8) = 8,
....
94
Në këtë tekst mësimor në lidhje me shumëzimin e thyesave, së pari flitet për shumëzimin e
thyesës me numër natyror, e cila fillimisht shndërrohet në shumë të po aq mbledhorëve
a. , b. , c.
a.
a. , b.
a.
Thyesa shumëzohet me numër natyror duke shumëzuar numëruesin e saj me atë numër, kurse
, ose
95
Pastaj për përvetësimin e këtij veprimi jepen edhe disa shembuj. Në disa nga këta shembuj
kemi në të njëjtën kohë disa veprime, p.sh shumën apo ndryshimin e dy thyesave të
shumëzuar me një numër natyror, etj.
Më pas kalohet tek shumëzimi i thyesës më thyesë. Kësaj i kontribuon në masë të madhe
fakti se në këtë libër nxënësit njihen me njësinë mësimore “Llogaritja e nga c, pra si
marrje e nga c. Nëse c e zëmë që është një thyesë atëherë shumëzimin e thyesës mund ta
kuptojmë si marrje të një thyese nga një thyesë tjetër. Po ashtu shumëzimi i thyesës me
thyesë është ilustruar me figura drejtkëndëshe:
a.
b.
a. . Pra,
b. . Pra,
96
Pra, shumëzimi i thyesës me thyesë kryhet duke shumëzuar numëruesin e thyesës së parë
me numëruesin e thyesës së dytë, si dhe emëruesin e thyesës së parë me emëruesin e
Shembull. Sa euro duhet të paguajmë për një thes miell i cili ka miell, nëse
orë.
Shembull. Gjej: a. e , b. e , c. e
Po ashtu këtu kemi edhe shembuj në të cilët kërkohen të kryhen veprime të ndryshme me
thyesa p.sh
97
6. Shqyrtime përfundimtare
Gjatë procesit të reformimit të sistemeve arsimore në këto katër vende, edhe matematika i
është nënshtruar ndryshimeve. Pjesë e këtyre ndryshimeve janë edhe programet e tekstet
mësimore. Disa nga këto shtete, në partneritet me universitete dhe institucione
ndërkombëtare, janë duke u përpjekur të hartojnë programe dhe tekste mësimore, kështu p.sh,
Maqedonia që nga viti shkollor 2014/15 është duke implementuar programet dhe tekstet
mësimore të Qendrës Ndërkombëtare të Programeve Mësimore të Cambridge-it. Kurse në
Shqipëri nga viti shkollor 2015/16 për fushën e matematikës dhe të shkencave janë duke u
përdorur tekstet e Oxford University Press. Mali i Zi dhe Kosova janë duke punuar me
programe dhe tekste vetanake. Në Mal të Zi në vitin 2013 është bërë një rishikim i
programeve dhe i teksteve mësimore për gjithë nivelin parauniversitar të arsimit. Kosova
është duke punuar ende me programe dhe tekste të vitit 2004. Nga viti shkollor 2016/17 në
Kosovë ka përpjekje për ndryshime të programeve mësimore, modelet e së cilave për klasën
përgatitore, klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë janë duke u implementuar në shkollat në të cilat
është duke u pilotuar Kurrikuli i Ri i Kosovës.
Nga analiza e programeve mësimore për fushën e matematikës për klasat I - IX, mund të
konstatohet se në përgjithësi organizimi i përmbajtjeve mësimore bëhet thuaja se nëpër të
njëjtat kategori, të cilat i kemi pasqyruar në tabelën e më poshtme:
98
Kategoritë përmes së cilave mësohet matematika në klasat I-IX në katër shtetet
Kosova Shqipëria Maqedonia Mali i Zi
Bashkësitë dhe Numri Numrat, Bashkësitë
relacionet operacionet
Matja matematike Aritmetika dhe
Aritmetika dhe algjebra
algjebra Gjeometria Algjebra
Kategoritë
Gjeometria dhe
Gjeometria dhe Algjebra dhe Gjeometria matjet
matjet funksioni
Puna me të dhëna
Statistika dhe Përpunimi i të
Statistika dhe
probabiliteti Zgjidhja e dhënave
probabiliteti
problemeve
Në kapitullin e parë të këtij hulumtimi, duke u mbështetur në literaturë kemi thënë se kudo në
botë çmohet rëndësia e thyesave, dhe vërehet një kujdes i shtuar ndaj qasjeve në të mësuarit e
thyesave, megjithatë kudo në botë të mësuarit e thyesave nga nxënësit has në probleme dhe
vështirësi. Kjo bile haset edhe tek nxënësit e vendeve me traditë në të mësuarit e
matematikës, si Kina e Japonia.
Në lidhje me këtë problematikë janë bërë një varg studimesh e hulumtimesh, nga të cilat ka
rezultuar se problemet në të mësuarit e thyesave qëndrojnë në mos shtrimin dhe mos
kuptimin logjik të tyre. Koncepti i “një pjese” është aq abstrakt, sa fëmijët me të vërtetë e
99
kanë problem ta kuptojnë dhe shprehin se çfarë paraqet ajo dhe si lidhet me numrat që i
përdorin për t’i paraqitur ato (pjesët). (Noura, 2009).
Ekspertët dhe institucionet relevante në lidhje me problematikën se si dhe kur duhet mësuar
thyesat, kanë dalë me disa rekomandime.
Në klasat e hershme të shkollimit, nxënësit duhet të zhvillojnë qasjen e tyre intuitive për
numrat jo të plotë përmes aplikimit të modeleve dhe paraqitjeve të ndryshme. Duke përdorur
strategji vizuale, nxënësit janë në gjendje të zhvillojnë sensin për numrin dhe thyesën, si dhe
të kuptojnë madhësinë e thyesës. Është e rëndësishme që mësimdhënësi tu ndihmojë
nxënësve të kuptojnë se thyesat sa janë të njëjta, po aq janë edhe të ndryshme nga numrat
tjerë.
Vlenë për tu theksuar se në asnjërin prej këtyre shteteve në fjalë, nuk janë bërë hulumtime të
mirëfillta në lidhje me atë se çka, kur dhe cilat përmbajtje matematike duhet shpjeguar nëpër
nivele e klasa, dhe për cilat mosha të nxënësve ato përmbajtje janë më të kapshme. Në të
vetmin vend afër nesh që janë bërë hulumtime të tilla është Kroacia nga të cila ka rezultuar se
mësimi i thyesave për nxënësit e Kroacisë është më mirë të bëhet nga klasa e V dhe më
gjerësisht në klasën e VI (Brdar, B., Hunjek, M., Lepen, N. (2014).
Nga ekspertët e hartimit të librit shkollor, rekomandohet që libri shkollor i matematikës duhet
t’i plotësoj disa kërkesa dhe standarde bazike:
Pos këtyre kërkesave të përgjithshme, autorët e teksteve mësimore duhet të kenë kujdes që t’i
përfillin rekomandimet edhe për përmbajtjet e caktuar, si p.sh, në rastin tonë për thyesat.
Se sa dhe si janë përfillur këto sugjerime, dhe si janë shtruar për sqarim thyesat në tekstet
mësimore të katër vendeve të përfshira në hulumtim, do të shohim në vazhdim.
Pasi klasa e gjashtë është vlerësuar si klasa më e përshtatshme për mësimin e thyesave, për
këtë ne kemi zgjedhur për t’i analizuar vetëm tekstet e matematikës së kësaj klase, që janë
duke u përdorur në katër vendet pjesë e hulumtimit.
Në kapitullin 4, kemi analizuar gjerësisht nga një tekst mësimor të fushës së matematikës së
klasës së gjashtë prej secilit nga 4 shtetet e përfshira në hulumtim, kurse këtu do të bëjmë një
përmbledhje të shkurtër të karakteristikave dhe të gjeturave me këtë rast.
ndryshme, të ndara në pjesë të barabarta, disa nga të cilat janë ngjyrosur, si p.sh, .
Më pastaj sqarohen elementet e thyesës duke sqaruar për secilin prej tyre si emërtohet dhe
çka tregon (paraqet) secili prej tyre.
Thyesat në tekstin e matematikës së klasës së VI të Shqipërisë janë shtruar për sqarim duke
llogaritur në disa dije elementare të nxënësve për thyesat të marra nga klasat paraprake.
Fillimisht nxënësve u shtrohen disa pyetje të ilustruara me figura në të cilat kërkohet të
sqarohet se çka paraqet për ta një gjysmë, një çerek i një segmenti, rrethi apo figure tjetër.
Nxënësit nga dijet paraprake dhe nga ilustrimet e kanë të lehtë t’i shënojnë pjesët e ndara e të
101
dalluar me shënimet përkatëse si të cilat i emërtojnë si thyesa. Për të sqaruar kuptimin
e thyesës si pjesë të një tërësie, në vazhdim jepen disa shembuj në të cilët kërkohet që
nxënësit të dallojnë, ngjyrosin, pjesë të caktuara nga tërësi të caktuar. P.sh, si veprohet për të
Po ashtu, në këtë tekst sqarohet edhe kuptimi sasior i thyesës që vlerësohet mjaftë me rëndësi
nga literatura për mësimin e thyesave. Kjo bëhet përmes disa shembujve si: 45 min janë e
orës, 1 ditë është e javës, 1 cm është e metrit, 1dm2 është e m2. Po ashtu këtu
sqarohet edhe kuptimi i thyesës njësi (thyesa me numërues 1), si dhe fakti se pse nuk guxon
që emëruesi i thyesës të jetë 0.
Thyesat në tekstin e matematikës së klasës së VI të Maqedonisë janë shtruar për sqarim duke
llogaritur mbi dijet paraprake të nxënësve, pasi ato mësohen nga klasa e II. Kjo bëhet përmes
shembujve të ilustruar ku vërehen figura të ndara në pjesë të barabarta prej të cilave disa nga
to janë të ngjyrosura. Pastaj aty shtrohen disa pyetje si: në sa pjesë të barabarta janë ndarë
figurat? Shpreh dhe shëno pjesën e vijëzuar. Për t’i dhënë kuptim sasior thyesës kemi
shembullin me ndarjen e byrekut dhe të bukës në pjesë të barabarta dhe marrjen e disa nga
ato pjesë. Është për t’u veçuar shembulli i cili sqaron se pse pjesëtimi i dy numrave paraqet
102
Siç kemi thënë, thyesat në Malit të Zi mësohen për herë të parë në klasën e VI. Njësia e parë
me të cilën shtrohen thyesat është “Paraqitje grafike e thyesës. Thyesa si pjesë e së tërës”. Që
në shembullin e parë, i cili është ilustruar me disa katrorë të ndarë në pjesë të barabarta, prej
të cilave disa janë të ngjyrosura, përmes pyetjeve të shtruara drejtë dhe qartë, përmes
përgjigjeve nxënësit mund të nxjerrin qartë kuptimin e thyesës, të elementeve të tyre
(emëruesit dhe numëruesit) dhe domethënien e tyre.
Për të përforcuar edhe më tej kuptimin mbi thyesën dhe elementet e tyre, aty jepen edhe disa
shembuj, në të cilët kërkohet të lexohen dhe shkruhen thyesat e dhëna. Pastaj me disa nga
shembujt nxjerrët edhe kuptimi sasior i thyesës, dhe për të kuptuara se thyesat i kemi kudo
rreth nesh.
Pra:
103
Figura 61: Krahasimi thyesave duhet tu referohet madhësive të barabarta
Në vazhdim sqarohet mirë edhe krahasimi i thyesave me emërues të njëjtë si dhe krahasimi i
thyesave me numërues dhe emërues të ndryshëm të cilat zakonisht sillen në thyesa me
emërues të njëjtë. Po ashtu me këtë rast në libër gjejmë edhe mënyrën e krahasimit të
thyesave duke i shumëzuar ato në mënyrë kryqësore.
Në tekstin e Maqedonisë nuk flitet në mënyrë të veçantë për krahasimin e thyesave, por në
një nga temat e tij flitet për thyesat e barabarta, kur dy thyesa janë të barabarta si dhe
veprimet përmes së cilave fitohen thyesa të barabarta me thyesën e dhënë.
Kjo bëhet përmes shembujve të përzgjedhur nga përditshmëria dhe të ilustruar mirë, nga të
cilat sqarohet kuptimi i thyesave të barabarta. Më pastaj jepet edhe forma e shumëzimit në
mënyrë kryqëzore për të vërtetuar se a janë apo nuk janë dy thyesa të barabarta.
Vërehet se edhe në këtë tekst janë përfillur rekomandimet mbi krahasimin (barazinë) e
thyesave ngase ato u referohen të njëjtave madhësi. Teksti në vazhdim përmban numër të
konsiderueshëm të detyrave me të cilat përforcohen dijet mbi barazinë e thyesave.
104
krahasimin e thyesave me emërues dhe numërues të ndryshëm. Të gjitha këto janë shtruar
përmes shembujve të përzgjedhur dhe të ilustruar mirë, nga të cilët nxënësi lehtë nxjerrë
përfundimet dhe rregullat për krahasimin e thyesave me emërues ose numërues të njëjtë, si
dhe të thyesave me emërues dhe numërues të ndryshëm.
Edhe ky tekst përfillë rekomandimet e ekspertëve mbi krahasimin e thyesave dhe mundë të
konstatojmë se aty sqarohet mirë problematika e krahasimit të thyesave.
Siç kemi thënë në kapitullin 1, një problem tjetër që pengon kuptimin e mirëfilltë të thyesave
është paraqitja dhe marrja e përmbajtjeve mbi thyesat në mënyrë formale, duke aplikuar
shabllone e klishe procedurale. Kjo qasje mund të shkaktojë besim të rremë tek nxënësit se
njohin thyesat dhe dinë t’i kryejnë veprimet me to. Prania e besimit të rremë u vu re përmes
një serie hulumtimesh empirike si p.sh ato të fokusuar në operacionet aritmetike. Këto
hulumtime treguan se numër i madh i nxënësve mendojnë se shumëzimi i thyesave jep
gjithnjë thyesë më të madhe, kurse pjesëtimi i tyre jep gjithnjë thyesë më të vogël, pjesëtimi
me zero rezulton në një numër, të gjitha këto janë pasojë e krijimit të besimit të rremë i
mbështetur në skema primitive për veprimet me numra që tejkalojnë faktet e vëzhgueshme.
Përdorimi i rrethit (picës) për të sqaruar thyesën nuk është sa duhet adekuat pasi ato nuk
ofrojnë aq fleksibilitet në ndarje, andaj preferohet që më shumë të përdoren modele
drejtkëndëshe. Arsye tjetër është se ndryshe nga drejtkëndëshi, rrethi nuk mund të përdoret
për të modeluar shumëzimin e thyesave.
105
Në të katër tekstet mësimore të matematikës së klasës së gjashtë të vendeve që i kemi në
shqyrtim, mbledhja dhe zbritja e thyesave është sqaruar gati se në mënyra të ngjashme, dhe
përmes shembujve të zgjedhur e të ilustruar mirë. Në secilin prej tyre së pari sqarohet
mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të njëjtë, përmes shembujve të ilustruar nga të
cilët nxënësit mund të nxjerrin rregullën e përgjithshme mbi këto dy veprime. Më pastaj
sqarohet edhe mbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të ndryshëm, të cilat kryhen duke i
sjellë në thyesa me emërues të njëjtë e pastaj mblidhen dhe zbriten si të tilla. të gjitha këto
janë të sqaruara e ilustruar mirë.
numri natyrorë,
.
Ngjashëm veprohet edhe në tekstin e Malit të Zi, por aty kemi një qasje më të detajuar dhe
natyror, .
Në tekstin e Shqipërisë nuk flitet për shumëzimin e thyesës me numër natyror por shkohet
shumëzimit të thyesës me thyesë. Ngjashëm është vepruar edhe në tekstin e Kosovës dhe të
Malit të Zi për sa i përket shumëzimit të thyesës me thyesë. Pra, në të tri raste ky veprim
106
Figura 63: Ilustrimi i shumëzimit të thyesës me thyesë
Kështu, nxënësit e kanë të lehtë të nxjerrin rregullën për shumëzimin e thyesës me thyesë.
Veprimi i pjesëtimit të thyesave në klasën e VI mësohet vetëm nga nxënësit e Kosovës dhe të
Shqipërisë, kurse ata të Malit të Zi këtë veprim e mësojnë në klasën e VII, ndërsa nxënësit e
Maqedonisë në klasën e VIII dhe IX (ashtu si janë të parapara sipas programeve dhe teksteve
mësimore të Cambridge).
Në tekstin e Kosovës, së pari sqarohet pjesëtimi i thyesës me numër natyror përmes një
shembulli të ilustruar.
Nga ky shembull nxënësit e kanë të lehtë të nxjerrin rregulla për pjesëtimin e thyesës me
numër natyror. .
Pjesëtimi i thyesës me thyesë në tekstin e Kosovës dhe të Shqipërisë sqarohet duke vënë
analogji me pjesëtimin e numrave natyrorë. Pra, . Prandaj këtu
domosdoshmërisht sqarohet kuptimin e thyesës reciproke (thyesës së anasjell në Shqipëri),
107
thyesës së parë me thyesën reciproke (anasjell) të thyesës së dytë. . Në të dy
108
6.2. Përfundimet
Hulumtimi ynë, “Trajtimi i thyesave në klasën e gjashtë në disa vende të Ballkanit (Kosovë,
Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi)” ka trajtuar aspekte të ndryshme të të mësuarit e thyesave, si
p.sh, kontekstet e ndryshme të sistemeve arsimore dhe roli i tyre në të mësuarit e
matematikës, me theks në të mësuarit e thyesave, programet dhe tekstet mësimore, etj. Me
këtë rast kemi hulumtuar për ngjashmëritë dhe dallimet që hasen në programet dhe tekstet
mësimore, hapësirën, kohën dhe rëndësinë që u jepet me këtë rast thyesave me theks në
klasën e gjashtë, pasi ajo vlerësohet si klasa më e përshtatshme për të mësuarit e thyesave. Si
i tillë ai nxori në dritë një numër të konsiderueshëm të gjetjeve, të cilat do ti paraqesim në
vijim.
Vërehet një avancim në disa aspekte në Mal të Zi, pasi atje është punuar paralelisht në disa
aspekte, si p.sh, në reformim të sistemit arsimor, në rishikim të programeve dhe teksteve
mësimore. Edhe pse në Mal të Zi nuk është realizuar ndonjë hulumtim në lidhje me të
mësuarit e thyesave, vërejmë se këtu janë përfillur rekomandimet e ekspertëve dhe të
institucioneve që të bëhet kujdes me të mësuarit e thyesave në klasat e hershme, kështu që
thyesat për herë të parë mësohen në klasën e gjashtë. Aspekt tjetër i rëndësishëm është edhe
vlerësimi i jashtëm që bëhet nëpër shkolla në fund të 3 cikleve të arsimit nëntëvjeçar dhe në
fund të shkollës së mesme. Po ashtu Mali i Zi merr pjesë edhe në vlerësime të ndryshme
ndërkombëtare si PISA, dhe PIRLS.
Edhe në Shqipëri kemi përpjekje për ndryshime. Edhe pse Shqipëria është duke e zbatuar
Kurrikulin e Kosovës, ajo ka bërë një avancim të theksuar në zbërthimin, operacionalizimin e
Kurrikules Bërthamë dhe Kurrikulave lëndore në krahasim me Kosovën. Me këtë rast janë
rishikuar të gjitha aspektet e rëndësishme të arsimit si: menaxhimi, kontrolli, vlerësimi,
programet, tekstet, etj. Nga viti shkollor 2016/17 në Shqipëri për fushën e matematikës dhe të
shkencave, për disa nga klasat janë duke u përdorur tekstet e Oxford-it.
109
Edhe në Maqedoni kemi përpjekje për ndryshime në programe dhe tekste mësimore të cilat
janë duke u përpiluar në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe të Qendrës
Ndërkombëtare për Programe të Cambridge. Thyesat në Maqedoni edhe me programet dhe
tekstet e më hershme janë mësuar në mënyrë graduale dhe me shpërndarje të theksuar të
përmbajtjeve nëpër klasa. Kjo shpërndarje është thelluar edhe më shumë me programet dhe
tekstet e reja të matematikës, ngase thyesat mësohen nga klasa e II gjerë në klasën e IX.
Programet dhe tekstet e Cambridge-it, mësimdhënësve dhe nxënësve u mundësojnë
ndërlidhje me linçe të ndryshme me përmbajtje të caktuar nga matematika, p.sh thyesat, prej
nga mund të shfrytëzohen programe të ndryshme, lojëra, etj. Po ashtu nxënësit mund të
marrin pjesë në konkurse e kuize, si dhe të shkarkojnë dhe plotësojnë fleta pune, etj.
Në Kosovë, reformat në sistemin arsimor kanë filluar më herët, por më pastaj vërehet një
ngecje në implementim dhe thellimin e tyre. Programet dhe tekstet mësimore nuk janë
rishikuar që nga viti 2004. Edhe pse Kosova ka të hartuar një nga kurrikulat më moderne, më
pastaj ajo nuk është zbërthyer dhe operacionalizuar sa duhet. Ka disa shenja premtuese se nga
viti shkollor 2017/18 do të ketë ndryshime, pasi pritet që të fillojë së implementuari Kurrikuli
i Ri në tërë Kosovën (klasa I, VI dhe X). Kësaj gjendje i kontribuojnë edhe mos funksionimi
si duhet i disa segmenteve të rëndësishme në arsim si: menaxhimi, kontrolli, vlerësimi, etj.
Thyesat në Kosovë mësohen nga klasa e III gjer në klasën e VI.
110
Po ashtu, në mungesë të këtyre hulumtimeve, kemi qasje të ndryshme në programe dhe tekste
mësimore, në strukturë dhe vëllim të përmbajtjeve të caktuar mësimore, duke përfshirë edhe
thyesat.
P.sh, në Kosovë, nxënësi i klasës së III duhet të jetë në gjendje t’i paraqes thyesat në boshtin
numerik, apo ai i klasës së V të kuptojë thyesat më të mëdha se një (thyesat e parregullta dhe
numrat e përzier). Në klasën e VI kemi një paraqitje më përmbajtjesore të thyesave, ku
shtrohen gjerë e gjatë për analizë para nxënësve. Thyesat më pastaj ndërlidhen me numrat
dhjetor dhe përqindjet.
Edhe në Shqipëri, kemi përmbajtje që s’përkojnë me moshat dhe klasat e caktuar të nxënësve,
p.sh, nxënësi i klasës së III duhet të njeh dhe përdorë numrat e përzier, ndërlidh thyesën me
veprimin e pjesëtimit. Në klasën e VI kemi një zgjerim të përmbajtjeve të thyesave (kuptimi i
tyre, krahasimin e tyre, veprime me to), dhe ato ndërlidhen me numrat dhjetorë dhe
përqindjet.
Edhe në Maqedoni, thyesat mësohen që në klasat e hershme (në klasën e II). Këtu bëhet pak
më shumë kujdes në përzgjedhjen dhe përshtatjen e përmbajtjeve me klasat dhe moshat
përkatëse, dhe një avancim më i butë i përmbajtjeve në lidhje me thyesat prej klasës në klasë.
Megjithatë edhe këtu vërejmë përmbajtje që nuk përshtaten sa duhet me moshën e nxënësve,
si p.sh, në klasën e III nxënësit i servohen numrat e përzier në përpjekje për të gjetur gjysmën
e numrave çift dhe tek. Në klasën e VI kemi një avancim të dukshëm në shtrimin dhe
trajtimin e thyesave, por shumë koncepte lihen për klasën e VII, kështu në klasën e VI flitet
vetëm për thyesat e barabarta, kurse në klasën e VII për krahasimin e tyre. Veprimi i
shumëzimit dhe i pjesëtimit të thyesave nuk shpjegohet fare në klasën e VI por ato lihen për
klasat VII, VIII dhe IX.
Në Mal të Zi, si theksuam më lartë, thyesat mësohen nga klasa e VI, e cila llogaritet si klasa
(mosha) më e përshtatshme për mësimin e tyre. Kjo qasje vlerësohet mjaftë e dobishme pasi
nxënësit gjerë në klasën e VI i përvetësojnë mirë numrat natyrorë dhe veprimet me ta. Në
klasën e VI, thyesat trajtohen gjerësisht në programin mësimor dhe për to është ndarë një
fond i zgjeruar i orëve mësimore (80 orë). Në këtë klasë trajtohen të gjitha aspektet e
111
thyesave si: kuptimi i tyre, krahasimi, veprimet me thyesa (pos pjesëtimit që mësohet në
klasën e VII), zbatimi i thyesave, ndërlidhja e tyre me raporte (proporcione), përqindjet.
Segment tjetër i këtij hulumtimi është analiza e paraqitjes së thyesave në tekste mësimore të
Matematikës së katër vendeve në fjalë. Këtu kemi analizuar vetëm nga një tekst mësimor të
Matematikës së klasave të VI nga secili prej këtyre katër shteteve. Në disa nga tekstet
mësimore kemi vërejtur mungesë të aparaturës didaktike 30 që ndoshta është pasojë e
orientimit të autorëve kah përmbajtjet shkencore, duke anashkaluar elementet metodike e
didaktike.
30
Aparaturë didaktike në një tekst shkollor konsiderohen të gjitha ato pjesë përcjellëse që nuk
janë tekst themelor, por që janë në funksion të tekstit mësimor, të cilat kontribuojnë për
kuptimin më të mirë të informacioneve të tij, si: pyetjet, detyrat, shprehjet, fjalori, ilustrimet,
biografitë, komentet, udhëzimet etj. (Azem, B., Morina, B. 2013).
112
Edhe teksti mësimor i matematikës së klasës së VI i Maqedonisë llogaritë në njohuritë
paraprake për thyesat, të cilat nxënësit i kanë marrë nga klasat paraprake. Paraqitja e kuptimit
të thyesave është e ilustruar mirë dhe e përcjellë me pyetje sugjestive, të cilat nxënësin e
orientojnë drejt kuptimit të qartë mbi thyesat dhe elementet e saj. Me rëndësi këtu janë edhe
sqarimet e ilustruara mirë të faktit se thyesa ndryshe mund të kuptohet si herës i numëruesit
me emëruesin. Libri është i pasur me aparaturë didaktike dhe i ilustruar me figura të shumta e
domethënëse. Karakteristikë e këtij libri është se në të nuk sqarohen veprimi i shumëzimi dhe
pjesëtimit me thyesa pasi ato nuk janë të parapara me programin mësimor për klasën e VI dhe
lihen për klasat vijuese.
Në Mal të Zi thyesat mësohen për herë të parë në klasën e VI. Autorët e tekstit mësimor të
matematikës së klasës së VI të këtij shteti që në parathënie tregojnë për rëndësinë dhe
ndërlikueshmërinë e thyesave, dhe me këtë rast japin vlerësimin se koncepti thyesë paraqet
për nxënësit pjesën më të vështirë të matematikës, sepse, nga njëra anë, e trajtojnë si numër,
kurse në anën tjetër, sidomos gjatë kryerjes së veprimeve matematike, si bashkim të dy
numrave, të emëruesit dhe të numëruesit. Andaj nga analiza e këtij teksti shohim se ata kanë
bërë kujdes gjatë gjithë kohës sa flitet për thyesat. Kjo vërehet që në paraqitjen e kuptimit të
thyesës e cila bëhet përmes njësisë mësimore “Paraqitje grafike e thyesës. Thyesa si pjesë e
së tërës”. Libri është i hartuar mirë dhe është i pajisur mirë me aparaturë didaktike. Ai trajton
shumicën e aspekteve që kanë të bëjnë me thyesat dhe ato i ndërlidh me numrat dhjetorë dhe
përqindjet. Në këtë libër nuk është përfshirë veprimi i pjesëtimi të thyesave, pasi ky veprim
sqarohet në klasën e VII kur edhe shpjegohen edhe thyesat negative, dhe me këtë
rrumbullakohet kapitulli mbi numrat racionalë.
113
6.3. Rekomandimet
Gjatë punës sime hulumtuese në lidhje me trajtimin e thyesave në klasën e gjashtë në katër
vendet e Ballkanit: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi kam vënë re një varg
problemesh që shoqërojnë procesin e të mësuarit të thyesave. Cilat mund të jenë veprimet,
masat dhe aktivitetet të cilat do të mund të zgjidhnin këto probleme?
Në vazhdim po jap disa rekomandime dhe ide të cilat i kam mbështetur në të gjeturat e
hulumtimit, dhe nga literatura e bollshme në lidhje me të mësuarit e thyesave:
Për shkak të rëndësisë së thyesave për matematikën dhe fushat tjera, këto katër vende
duhet që me urgjencë të bëjnë hulumtime të mirëfillta në lidhje me të mësuarit e
thyesave (dhe përmbajtje të tjera), nga të cilat mund të mësojmë për klasën (moshën)
më të përshtatshme për mësimin e thyesave, dhe mënyrën e shtrimit të tyre para
nxënësve. Rezultatet e këtyre hulumtimeve mund të krahasohen me rezultatet e
31
Teoria e Kurrikules. https://masteratberat.wordpress.com/
114
hulumtimeve të ngjashme në rajon, Evropë, e kudo nëpër botë, pasi hulumtime të tilla
janë bërë në shumë vende. Në pajtim me të gjeturat nga këto hulumtime të
ndërmerren aktivitete të menjëhershme në rishikimin e programeve e teksteve
mësimore, mënyrës dhe strategjive të shtrimit dhe mësimit të tyre. Në shumë vende si
rezultat i këtyre gjetjeve në hulumtimet në fjalë, janë hartuar udhëzues dhe strategji
për mësimin e thyesave.
115
ndryshme të botës. Në pamundësi hartimin e programeve të tilla, me marrëveshje
përkatëse programet që janë në përdorim në shumë nga këto vende mund të
adaptohen, përkthehen për përdorim nga mësimdhënësit dhe nxënësit e vendeve në
fjalë. Që kjo të ishte sa më efektive do të duhej që të bëhet ndërlidhja dhe koordinimi
ndërmjet programeve dhe teksteve mësimore me këta softuerë.
Kohë pas kohe për mësimdhënës duhet të organizohen trajnime profesionale për
përmbajtje të caktuar matematike, Në veçanti për thyesat, pasi mësimdhënësit nuk
duhet të mbështeten vetëm në dijet që kanë marrë gjatë kohës së studimeve. Kështu
veprohet në shumë vende të botës.
116
7. Referencat dhe bibliografia
Azem, B., Morina, B. (2013). Aparatura didaktike në tekstet mësimore. Instituti Pedagogjik i
Kosovës (IPK). Prishtinë. http://ipkmasht.rks-gov.net/
Beka., A. (2014). Ndryshimet e pjesshme apo reformimi tërësor i sistemit, (Sfidat e sistemit
arsimor në Kosovë). Disertacion doktorature. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave
Sociale, Departamenti Psikologji-Pedagogji. http://www.doktoratura.unitir.edu.al
Bezuk, N., Cramer, K. (1989). Teaching About Fractions: What, When, and How?
http://www.cehd.umn.edu.
Brdar B., Hunjek M., Lepen N. (2014) Uvođenje skupa racionalnih brojeva.
https://web.math.pmf.unizg.hr
117
Cambridge International Examination. Byroja e zhvillimit të arsimit. (2014). Programi
mësimor. Matematika. Për klasën e tretë, për arsimin nëntëvjeçar. http://www.bro.gov.mk/
Ciosek, M., Samborska, M. (2016). A false belief about fractions – What is its source?
http://www.sciencedirect.com
Clissold, C., Glithro, L., Moseley, Ch., Rees, J., Cotton, A. (2016). Matematika 6. Libër për
Mësuesin. Pegi. Tiranë
Filep, L. (2001). The development, and the developing of, the concept of a fraction.
http://www.cimt.org.uk
Forgues, L., H., Tian, J., Siegler, R. (2015). Why is learning fraction and decimal arithmetic
so difficult? http://www.sciencedirect.com
Gupta D., Wilkerson L. (2015). Teaching and Learning of Fractions in Elementary Grades
Let the Dialogue Begin! https://www.ebscohost.com
Instituti i Kurrikulave dhe i Standardeve. (2006). Program Mësimor për Arsimin Fillor. lënda
Matematikë. klasa e katërt. http://www.izha.edu.al/
Instituti i Kurrikulave dhe i Trajnimeve. (2007). Program Mësimor për Arsimin Fillor. lënda
Matematikë. klasa e pestë. http://www.izha.edu.al/
118
Instituti i Kurrikulave dhe i Trajnimeve. (2007).Program Mësimor për Arsimin Fillor. lënda
Matematikë. klasa e nëntë. http://www.izha.edu.al/
IZHA. (2016).Kurrikuli i Bazuar në Kompetenca. Lënda., Matematikë. Shkalla I., klasa 1 dhe
2. Shkalla II., klasa 3.http://www.izha.edu.al/
Ministria e Arsimit dhe e Sportit të Shqipërisë. (2012). Ligji 69/2012, Për Sistemin Arsimor
Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë,http://www.arsimi.gov.al/
Nelson, K. (2015). Why Are Fractions So Hard to Teach? 5 Ways to Help Students (Even
High Schoolers!) Understand Them. www.weareteachers.com
119
Noti, K. (2013). Kurrikula dhe aplikimi në tekstet shkollor sipas modeleve bashkëkohore.
Disertacion doktorate. Universiteti i Tiranës. Fakulteti i Shkencave Sociale. Departamenti i
Pedagogjisë dhe i Psikologjisë. http://www.doktoratura.unitir.edu.al/
Noura, K. (2009). Understanding Fractions: What Happens Between Kindergarten And The
Army? www.mav.vic.edu.au
Siegler, R., Carpetner, Th., Francis, F., Geary, D., Lewis, J., Okamoto, Y., Thomson, L.,
Wray, J. (2010). Developing Effective Fractions Instruction for Kindergarten Through 8th
Grade. Institute of Education Sciences (IES). http://ies.ed.gov
Stefanovski, J., Cellakovski, N. (2011). Matematika. Klasa e gjashtë. Ministria e Arsimit dhe
Shkencës e Republikës së Maqedonisë. Shkup
Shqepanoviq, R., Axhiq, I., Kuzmanoviq, V. (2006). Manual metodik i Matematikës (Për
klasën VI të shkollës fillore nëntëvjeçare). Botimi i dytë. Enti i teksteve dhe i mjeteve
mësimore. Podgoricë
Shqepanoviq, R., Axhiq, I., Kuzmanoviq, V. (2006). Matematika 6. Teksti mësimor. Enti i
teksteve dhe i mjeteve mësimore. Podgoricë
The National Council of Teachers of Mathematics. (2006). The Teaching and Learning of
Fractions: A Japanese Perspective. www.nctm.org
120
UNESCO. (2011). World data on education, 7th edition 2011, The Former Yugoslav
Republic of Macedonia. www.ibe.unesco.org
Walle, J., Karp, K., Bay-Williams, J. (2016). Revel for Elementary and Middle School
Mathematics. (Chapter 15). Teaching Developmentally - Access Card, 9th Edition,
https://www.pearsonhighered.com
Wu, H.-H. (2011). Teaching Fractions According to the Common Core Standards.
https://math.berkeley.edu
Zavod za skolstvo Republike Crne Gore. (2013). Predmetni Program Matematike, I-IX.
http://www.zzs.gov.me/
Zejnullahu, R., Gjergji, R., Vula, E., Bilalli, S. (2004). Matematika 6. Dukagjini. Pejë
Zherat, F., Rozhje., K. (2010). Hartimi dhe vlerësimi i teksteve dhe mjeteve mësimore.
Instituti i Shoqërisë së Hapur. Budapest.
http://s3.e-monsite.com/2010/08/13/51828192hartimi-i-teksteve-shkollore-pdf.pdf
121