You are on page 1of 54

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Vizatimi dhe të kuptuarit e gjendjes emocionale të fëmijëve


të moshës parashkollore

Mentori/ja: Kandidati/ja:

Prof. Dr. Edona Kida Berisha Almire Ibrahimi

Prishtinë, Tetor 2020


UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Vizatimi dhe të kuptuarit e gjendjes emocionale të fëmijëve


të moshës parashkollore

Mentori/ja: Kandidati/ja:

Prof. Dr. Edona Kida Berisha Almire Ibrahimi

Prishtinë, Tetor 2020


© [2020]-[Almire Ibrahimi] Të gjitha të drejtat të rezervuara.
FALËNDERIM

Pas një kohe të gjatë i erdhi fundi dhe këtij niveli studimi. Dëshiroj të falenderoj me sinqeritetin
më të madh të gjithë ata që më ndihmuan gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Rrugëtim i gjatë, shumë i
veçantë dhe me peripeci të shumta. Kam pasur fatin dhe nderin që të jem pjesë e institucionit
Universitar “Hasan Prishtina” dhe ndjej përgjegjësi dhe obligim që të falënderoj të gjithë stafin
e profesorëve të këtij Fakulteti.

Falenderim i veçantë dhe i pashpagueshëm për prindërit dhe familjen time të ngushtë, ndihma e
të cilëve në çdo aspekt ka qenë e pakushtëzuar dhe shumë e nevojshme.

Shumë falenderuese dhe mirënjohëse për punën dhe bashkëpunimin e profesoreshës Prof. Ass.
Dr. Edona Kida Berisha. Këshillat dhe kujdesi i treguar nga ana e saj kanë qenë ndihmë gjatë
gjithë këtij punimi.

Përgjithmonë mirënjohëse!
PËRMBAJTJA

FALËNDERIM ............................................................................................................................... 5

Lista e grafikëve .............................................................................................................................. 8

ABSTRAKTI ................................................................................................................................ 10

ABSTRACT .................................................................................................................................. 11

HYRJA..................................................................................................................................... 12

KAPITULLI I ............................................................................................................................... 13

1. Shqyrtimi i literaturës ............................................................................................................ 13

1.1. Çka është vizatimi ? ........................................................................................................ 13

1.1.1. Vizatimi i fëmijëve ................................................................................................. 14

1.1.2. Zhvillimi emocional ................................................................................................ 16

1.2. Vizatimi dhe gjendja emocionale ....................................................................................... 16

1.2.1. Ndërlidhja e vizatimit me të kuptuarit e gjendjes emocionale të fëmijës ................... 16

1.3. Interpretimi i vizatimeve për gjendjen emocionale të fëmijëve ......................................... 20

1.3.1. Format e interpretimit të gjendjes emocionale përmes vizatimit .................................... 22

KAPITULLI II .............................................................................................................................. 23

2. Metodologjia e hulumtimit .................................................................................................... 23

2.1. Qëllimi i hulumtimit ....................................................................................................... 23

2.2. Pyetjet kërkimore dhe hipotezat ..................................................................................... 23

2.3. Popullacioni dhe mostra ................................................................................................. 24

2.4. Instrumentet e hulumtimit .............................................................................................. 24

2.5. Mënyra e mbledhjes së të dhënave ................................................................................. 26

2.6. Analiza e të dhënave ...................................................................................................... 26

KAPITULLI III ............................................................................................................................. 27

3. Analiza dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit ............................................................ 27


KAPITULLI IV ............................................................................................................................ 41

4. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ................................................................................ 41

4.1. Përfundime ......................................................................................................................... 41

4.2. Rekomandime..................................................................................................................... 42

Bibliografia ................................................................................................................................... 43

SHTOJCA A: PYETËSORI PËR EDUKATORE ........................................................................ 45

SHTOJCA 2. Modeli i planfikimit të një aktiviteti sipas Kurrikulës Bërthamë për klasën
përgatitore ..................................................................................................................................... 52

SHTOJCA 3. Kërkesa për lejimin e temës ................................................................................... 53


Lista e grafikëve

Grafiku 1: Të dhënat e institucioneve parashkollore .................................................................... 27


Grafiku 2: Vizatimi është formë e shprehjes së emocioneve te fëmijët e moshës parashkollore . 28
Grafiku 3: Vizatimi, aktiviteti më i rëndësishëm në moshë parashkollore mbas lojës? ............... 29
Grafiku 4: Përmes vizatimit fëmija shfaq atë që nuk e bën me anë të komunikimit me fjalë ...... 29
Grafiku 5: Është matës i mirë përsa i përket kuptimit të gjendjes emocionale të moshës
parashkollore ................................................................................................................................. 30
Grafiku 6: A aplikohet vizatimi në kuptimin e gjendjes emocionale të fëmijëve parashkollor? .. 31
Grafiku 7: Sa herë gjatë javës i lejoni të vizatojnë fëmijët? ........................................................ 31
Grafiku 8: Sa prej fëmijëve vizatojnë? ........................................................................................ 32
Grafiku 9: Sa i lejoni ata të vendosin vetë se çfarë dëshirojnë të vizatojnë? ............................... 33
Grafiku 10: Sa i motivoni fëmijët të vizatojnë atë se çfarë dojnë të shprehin? ............................ 33
Grafiku 11: Shprehjet si i/e mërzitur, i/e lumtur, i/e habitur mund të kuptohen përmes vizatimit?
....................................................................................................................................................... 34
Grafiku 12: Kuptimi i këtyre emocioneve mund të arrihet në bazë të ndihmës të vizatimeve të
ndryshme të cilat sqarohen në libra me detaje dhe me pjesët përkatëse të interpretuara? ............ 35
Grafiku 13: Ngjyrat e paraqitura në vizatim nga ana e fëmijëve tregojnë veçori të dinamikave të
personalitetit të tyre, posaçërisht të zhvillimit emocional? ........................................................... 35
Grafiku 14: Format apo vijat me detaje në vizatim nga ana e fëmijëve paraqesin një simbolikë të
caktuar? ......................................................................................................................................... 36
Grafiku 15: Mënyra se si fëmija i paraqet objektet, njerëzit, personazhet në vizatim do të thotë se
ka apo nuk ka marrëdhënie të mirë me të? ................................................................................... 37
Grafiku 16: Madhësia e njerëzve, personazheve që fëmija i paraqet në vizatim tregon ndikimin e
tyre në jetën e tij? .......................................................................................................................... 37
Grafiku 17: Fëmija identifikon me ngjyrën e preferuar njerëzit që ai i paraqet në vizatim dhe e
kundërta? ....................................................................................................................................... 38
Grafiku 18: A e interpretojnë fëmijët vizatimin pasi ta kenë mbaruar atë? ................................. 39
Grafiku 19: Sa i‟u jepni hapësirë fëmijëve të interpretojnë atë se çfarë kanë paraqitur në
vizatim? ......................................................................................................................................... 39
Grafiku 20: Sa arrini ta kuptoni gjendjen emocionale të fëmijëve kur ata e interpretojnë atë se
çfarë kanë paraqitur në vizatim? ................................................................................................... 40
ABSTRAKTI

Gjendja emocionale e fëmijëve të moshës parashkollore dhe të kuptuarit e kësaj gjendje


nga ana e edukatorëve është me një rëndësi të veçantë. Për të kuptuar gjendjen emocionale të
tyre ekzistojnë metoda dhe forma të ndryshme qoftë të testeve ose hulumtimeve të ndryshme të
cilat aplikohen nga ana e edukatorëve në institucionet parashkollore. Prandaj ky hulumtim është
realizuar me qëllim që të analizohet dhe të dokumentohet rëndësia e vizatimit në të kuptuarit e
gjendjes emocionale të fëmijëve.

Hulumtimi është zhvilluar në bashkëpunim me edukatoret e institucioneve parashkollore


private e publike të komunës së Prishtinës. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 20
edukatore. Të dhënat janë mbledhur me anë të një pyetësori të zhvilluar për këtë qëllim. Të
dhënat u mblodhën në mënyrë elektronike. Nga rezultatet e këtij hulumtimi vërtetojmë se
vizatimi është një nga instrumentet i cili ndihmon edukatoret të kuptojnë gjënë më të
rëndësishme në një moshë kur fëmijët nuk janë në gjendje të sqarojnë si duhet emocionet.

Fjalët kyçe: vizatimi, gjendja emocionale, fëmija parashkollor, educator–i/ja, etj.


ABSTRACT

The emotional state of preschool children and the understanding of this condition by educators is
of particular importance. To understand their emotional state there are different methods and
forms of tests or research which are applied by educators in preschool institutions. Therefore,
this research was conducted in order to analyze and document the importance of drawing in
understanding the emotional state of children.

The research was conducted in cooperation with educators of private and public preschool
institutions in the municipality of Prishtina. A total of 20 educators participated in this research.
Data were collected through a questionnaire developed for this purpose. Data were collected
electronically. From the results of this research we confirm that drawing is one of the instruments
which helps educators understand the most important thing at an age when children are not able
to properly explain emotions.

Keywords: drawing, emotional state, preschool child, educator, etc.


HYRJA

Nevoja e kyçjes së vizatimit në institucionet parashkollore është e domosdoshme në


mungesë të instrumenteve apo formave të tjera e cila do të kishte ndihmuar në kuptimin e
gjendjes emocionale të fëmijëve të moshës parashkollore. Vizatimi është shumë i rëndësishëm
ngase në këtë moshë është një nga aktivitetet kryesore krahas lojës, është formë shprehjeje,
aktivitet argëtues dhe se mund të shfaqet dhe një komunikim i mirëfilltë. Dhe rëndësia e
vizatimit që ka për këtë moshë më ka bërë të hulumtoj edhe më shumë në lidhje me këtë temë.

Në këtë temë fokusi kryesor është interpretimi i vizatimit të fëmijëve të moshës parashkollore,
rëndësia e vizatimit dhe ndërlidhja e tij me gjendjen emocionale të fëmijës të moshës
parashkollore. Pastaj, në temë përfshihet dhe roli i edukatores ku përmes vëzhgimit mësojnë për
sjelljet e fëmijëve dhe rreth botës së tyre të brendshme kur ata vizatojnë.

Një rishikim i teorive të cilat e mbështesin vizatimin si dhe të kuptuarit e gjendjes emocionale të
fëmijëve parashkollor nga autorë të ndryshëm si psh nga teoricienti Oguz ku thekson se
“vizatimet janë një pjesë e rëndësishme e jetës së fëmijëve. Fëmijët mund të përshkruajnë
lumturinë e tyre, pakënaqësinë, ëndërrat e ardhshme, jetën e kaluar dhe jetën e vazhdueshme
ashtu siç dëshirojnë përmes vizatimeve të tyre‟‟. Më pas vizatimet e fëmijëve gjithashtu mund të
pasqyrojnë marrëdhëniet e tyre me anëtarët e familjes. Gur dhe Dilci zbuluan se përmes
vizatimeve, fëmijët shprehin stile të ndryshme të jetës familjare, përfshirë xhelozinë,
marrëdhënie të forta me anëtarët e familjes ose komunikimin e dobët me ta.

Dhe si përfundim arrijmë se të themi se shumë emocione mund të zbulohen nga vizatimet e
fëmijëve, dhe se vizatimi konsiderohet si mjet i përshtatshëm për njohjen e personalitetit të
fëmijës.
KAPITULLI I

1. Shqyrtimi i literaturës

1.1. Çka është vizatimi ?

Termi vizatim zbatohet për vepra që ndryshojnë shumë në teknikë. Në periudha të ndryshme
kohore është kuptuar dhe interpretuar në mënyra të ndryshme, prandaj është e vështirë të
përcaktohet. Gjatë periudhës së Rilindjes1termi „‟disegno‟‟ nënkuptonte vizatimin si teknikë për
t‟u dalluar nga ngjyrosja ashtu edhe si një ide kreative e bërë e dukshme përmes skicës.

„‟Vizatimi është:

 formimi i vijës duke vizatuar disa instrumente gjurmuese nga pika në pikë të
një sipërfaqeje;
 paraqitje përmes vijave;
 përcaktim dallues nga pikturimi;
 rregullim i vijave që përcaktojnë formën‟‟ (Little, Coulson, Onions, & Fowler,
2007).

Vizatimin si term e kanë përkufizuar edhe artistë të ndryshëm në periudha të ndryshme


kohore. „‟Vizatimi është ndershmëria e artit. Të vizatosh nuk do të thotë thjesht të riprodhoni
konturet; vizatimi nuk konsiston thjesht në rresht: vizatimi është gjithashtu shprehje, forma e
brendshme, rrafshi, modelimi. Shihni se çfarë mbetet pas kësaj‟‟ Dominique Ingres2. „‟ Duke
vizatuar njeriu e ka zgjeruar aftësinë e tij për të parë dhe kuptuar atë që sheh‟‟ Frederick Gore.3

1
Rilindja ( Renaissance) ishte periudha e artë e rilindjes kulturore, artistike, politike dhe ekonomike europiane pas
Mesjetës. Përgjithësisht i përshkruar të ketë zë vend gjatë periudhës prej shekullit 14-të deri te shekulli 17-të duke,
Rilindja promovoi rizbulimin e filozofisë, letërsisë dhe artit klasik.
2
Dominique Ingres (1780 – 1867) artist francez dhe figura kryesore e konservatizmit kulturor gjatë shek. XIX në
Francë.
3
Frederick Gore ( 8 nëntor 1913 – 31 gusht 2009) ishte piktor anglez. Ai ishte cilësuar si piktor që rrallëherë arrin të
jetë i suksesshëm në karrierën e tij prej piktori, si mësues dhe si administrator i shkollës së artit.
1.1.1. Vizatimi i fëmijëve

Përse vizatojnë fëmijët? Për psikologët e zhvillimit vizatimi i parashkollorëve është një
shembull i përdorimit të simboleve për të komunikuar mendimet e tyre për botën përreth. Fëmijët
vizatojnë objekte dhe njerëz në varësi të rëndësisë që kanë këto për ta. Sa më i rëndësishëm
objekti ose personi për fëmijën, aq më e madhe përmasa e tyre në vizatim. (Karaj, 2005).

Fëmijët fillojnë procesin e tyre të vizatimit që nga momenti kur ata janë mjaft të rritur për të
mbajtur një laps ose laps ngjyrë dhe e vendosin atë në letër. Për të vegjëlit vizatimi paraqet një
aktivitet natyral, zakonisht me shumë kënaqësi. Ata vizatojnë për të shprehur emocione, sepse
nuk dinë të shprehin ndjenja të ndryshme përmes fjalëve. Ata shprehin frikën e tyre, gëzimet,
ëndrrat, shpresat dhe ankthet përmes vizatimeve, dhe gjithashtu i‟u japin udhëheqje në lidhje me
marrëdhëniet e tyre me botën dhe gjëra të tjera (Mandrapa, 2015).

Vizatimi është një prizmë për komunikim dhe punimet artistike të fëmijëve përfaqësojnë një
pamje të personaliteteve të tyre. Vizatimet e fëmijëve janë unike dhe mund të na japin
informacion të saktë në lidhje me artistët e rinj.Mirëpo, leximi i vizatimeve të tyre nuk duhet të
realizohet pa i‟u parashtruar pyetje fëmijëve, qoftë për personazhet që ata kanë vizatuar, objekte
të ndryshme si dhe ngjyrat që ata kanë përdorur. Kjo mënyrë e të „‟zbuluarit‟‟ se çfarë fëmijët
kanë vizatuar mund të zbulojë gjëra prej tij, të cilat nuk arrihen të shihen kurrë me „‟sy të lirë‟‟.

Të shprehurit figurativ varet prej shkallës së zhvillimit mental të fëmijës. Sikurse që kalon ai
në këtë zhvillim nëpër shkallë të ndryshme prej më të ultave kah më të lartat, ashtu edhe në të
shprehurit figurativ shfaqen në fillimm format e shpeshta, ndërsa më vonë ato gjithnjë e më të
ndërlikuara e më të plota. Studimet kanë treguar se te fëmijët e moshës parashkollore, madje
edhe të asaj shkollore, sidomos në vitet e para të shkollimit, ekziston një lidhje e ngushtë
ndërmjet mënyrës së të shprehurit dhe shkallës së zhvillimit mental. Së këndejmi vizatimi
fëmijënor shfrytëzohet si njëra ndër teknikat ndihmëse me rastin e të konstatuarit të shkallës së
zhvillimit mental të fëmijës.
Fëmija në vizatim shpreh shpeshherë atë që nuk është në gjendje ta thotë me gojë ose kur
është në këtë pikëpamje i penguar nga rrethi. Për këtë arsye vizatimi i fëmijës është mjet i
rëndësishëm të të shprehurit si dhe për plotësimin e disa nevojave të fëmijës (htt4).

Vizatimet e fëmijëve mendohet se pasqyrojnë botën e tyre të brendshme, duke përshkruar


ndjenja të ndryshme dhe duke lidhur informacione në lidhje me statusin psikologjik dhe stilin
ndërpersonal. Megjithëse fëmijët mund të përdorin vizatimin për të eksploruar, për të zgjidhur
problemin, ose thjesht për t'i dhënë formë vizuale ideve dhe vëzhgimeve, konsensusi i
përgjithshëm janë shprehjet e artit janë deklarata unike personale që kanë elemente të kuptimit të
vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm në to dhe mund të jenë përfaqësues të shumë aspekte të
ndryshme të fëmijëve që i krijojnë ata (Malchiodi, 1998).

Fëmijët e moshës parashkollore projektojnë përfaqësimet e tyre mendore në vizatime.


Vizatimet janë tepër simbolike dhe përfaqësojnë atë që fëmijët mendojnë. Vizatimet e fëmijëve
sipas Piazhesë (Piaget, 1929) kalojnë nëpër disa stade:
 2– 3 vjeç : fëmija bën zhgarravitje rastësore (pika dhe vija).
 3 - 4 vjeç: fëmija mban një laps me gjithë dorën e tij dhe fillon që të vizaton
linja rrethore.
 4 – 5 vjeç : fëmija tregon më shumë kontroll dhe vëmendje në atë që bën dhe
përpiqet me vetëdije që të përfaqësojë objekte të ndryshme (Karaj, 2005).

Ekzistojnë disa ndryshime midis mënyrës se si dhe çfarë pëlqejnë vajzat dhe djemtë të
vizatojnë. Vajzat zakonisht vizatojnë forma në formë rrethore, duke përfshirë lule, zemra. Sa i‟u
përket vizatimeve të djemve, këndet, kutitë dhe vijat e rrepta janë karakteristikat e tyre më të
theksuara së bashku me makina, autobusë etj. Në terma të përgjithshëm, ekziston një tendencë
tek fëmijët të „‟paraqesin‟‟ gjininë e tyre. Përveç kësaj, disa studiues kanë raportuar se vajzat
kanë tendencë të përdorin më shumë ngjyra për vizatim sesa djemtë, me një preferencë për
ngjyrat më të ngrohta (p.sh ngjyrën rozë) dhe se djemtë demonstrojnë një preferencë ndaj
ngjyrave më të ftohta (p.sh ngjyrën e kaltërt).
Sipas Lowenfeld janë pesë faza të zhvillimit të vizatimit të fëmijëve, vizatimet e fëmijëve
kanë këto karakteristika:
 Shkarravina, që ndodh në 2 – 4 vjet, nuk ka realizëm në vizatim.
 Periudha pre-skematike ( 4 – 7 vjet ) një gabim i përbashkët që bëhet nga fëmijët
është bashkimi i kokës dhe trupit pa praninë e qafës; koka dhe trupi janë një entitet.
 Në periudhën skematike të zhvillimit (7 vjet e tutje) shumë tipare të objektit janë
prezente. Ka më shumë kuptim të vizatimit dhe evidenca e skemës është prezente (
p.sh forma e shkronjës „‟V‟‟ për pulëbardhat).
 Fëmijët në periudhën tranzitore diku rreth moshës 9 vjeçare tentojnë të prodhojnë
punë arti që ka standarde të të rriturve.
 Periudha e moshës 12, periudha e realizmit atëherë kur fëmija bëhet më kritik dhe më
me vetëbesim përreth aftësive të tyre për të krijuar punë arti realistike. (Lowenfeld,
1957)

1.1.2. Zhvillimi emocional

Emocioni është përvojë psikologikisht komplekse njerëzore. Si pasojë, rritja e emocionit


integron procese të larmishme zhvillimore në fëmijëri, duke përfshirë rritjen psiko-biologjike,
proceset perceptuese, emocionale dhe sociale, mirëkuptimin, vetë-dijësimin dhe vetë-kuptimin.

Emocionet ngjyrosin përvojën e jetës së njerëzve të të gjitha moshave. Për foshnjat dhe
fëmijët, emocionet kanë pasoja veçanërisht të fuqishme motivuese sepse kuptimi emocional
është i thjeshtë, dhe aftësitë për vetë-rregullim të emoocioneve janë të limituara. Zhvillimi
emocional është thelbësor për të kuptuar rritjen e përgjegjësisë sociale, arritjes intelektuale, dhe
proceseve tjera.

1.2. Vizatimi dhe gjendja emocionale

1.2.1. Ndërlidhja e vizatimit me të kuptuarit e gjendjes emocionale të fëmijës

Shumë faktorë ndikojnë në vizatimet e fëmijëve siç janë familja, shokët dhe institucioni ku
fëmija mëson.
Informacione të rëndësishme mund të dallohen nga vizatimet e tyre, përfshirë interesat dhe
emocionet e tyre. Oguz shkroi, „‟vizatimet janë një pjesë e rëndësishme e jetës së fëmijëve.
Fëmijët mund të përshkruajnë lumturinë e tyre, pakënaqësinë, ëndërrat e ardhshme, jetën e kaluar
dhe jetën e vazhdueshme ashtu siç dëshirojnë përmes vizatimeve të tyre‟‟ (Oguz, 2010).
Vizatimet e fëmijëve gjithashtu mund të pasqyrojnë marrëdhëniet e tyre me anëtarët e familjes.
Gur dhe Dilci zbuluan se përmes vizatimeve, fëmijët shprehin stile të ndryshme të jetës
familjare, përfshirë xhelozinë, marrëdhënie të forta me anëtarët e familjes ose komunikimin e
dobët me ta (Yu, 2015).

Vizatimi konsiderohet si mjet i përshtatshëm për njohjen e fëmijës. Fëmija qysh herët nisë të bëjë
vizatime spontane, - në bazë të të cilave, shumë autorë, përfundojnë për karakteristikat e
ndryshme psikologjike të fëmijës. Sot disa autorë e theksojnë rëndësinë e vizatimit për njohjen e
anës emocionale të personalitetit të fëmijës. Varësisht prej asaj se a e përdorë fëmija ngjyra të
ndryshme, prej asaj se a i thekson më tepër figurat, vijat e drejta apo vetëm ngjyros lirisht me
brushë, autorët e ndryshëm konkludojnë për karakteristikat emocionale të fëmijës. Ata mendojnë
se nëse fëmija në vizatime e vë në pah më tepër vija të sakta, format e caktuara – atëherë ai është
më stabil në pikëpamje emocionale dhe te ai dominon reagimi i qetë, stabil dhe i arsyeshëm. Në
anën tjetër, nëse në vizatimet e fëmijës dominon përdorimi i lirë i ngjyrave, pa theksimin e vijave
dhe trajtave –atëherë, sipas mendimit të këtyre autorëve, kemi të bëjmë me reagime të vrullshme
emocionale, me reagime emocionale jostabile. Këta autorë përfundojnë për karakteristikat
emocionale të fëmijës në mbështetje të asaj se cilat ngjyra i përdor më tepër fëmija: „‟të
ngrohtat‟‟ (e kuqja, e verdha ), apo ngjyrat e „‟ftohta‟‟ (e blerta, e kaltra ) (Juniku, 2015).

Përdorimi i vizatimeve për të vlerësuar fëmijët, duke karakterizuar kryesisht qasjet


psikodinamike dhe të zhvillimit, pohon se vizatimet e fëmijëve janë pasqyrim i botës së tyre të
brendshme, i emocioneve, konflikteve dhe konceptimeve të tyre. Duke vizatuar, fëmijët shprehin
idetë dhe perceptimet e tyre për botën në të cilën jetojnë, si dhe mënyrën se si e trajtojnë atë
(Burns, 1982; Hammer, 1997; Moschini, 2005)

Edukatori/ja mund të vëzhgoj sjelljen e fëmijëve dhe të mësojnë më shumë rreth botës së
tyre të brendshme kur ata vizatojnë. Vizatimi është një shfaqje e karakterit të tyre të qenësishëm.
Për shembull, disa fëmijë janë të turpshëm kur ata do të marrin pjesë në një lojë kolektive.
Sidoqoftë, stili i skicave të tyre dhe vargu i ngjyrave të ndryshme në vizatimet e tyre është në
kundërshti me karakterin të tyre zakonisht të turpshëm. Vëzhgimi personal ka treguar që natyra e
vërtetë e ndjenjave dhe emocioneve të fëmijëve shprehet në vizatimet e tyre, ndërsa
bashkëveprimi i tyre me njëri-tjetrin ose bashkëveprimi i tyre me edukatoren mund të jetë më i
heshtur.

Shumë emocione mund të zbulohen nga vizatimet e fëmijës, por nuk duhet të merreni me
gjërat që mund të nënkuptojnë derisa fëmija juaj të ketë pasur kohë për t‟i shpjeguar ato.
Sidoqoftë, disa studiuesit kanë zbuluar që mund të tregojnë se çfarë po ndjen vërtet një fëmijë.

 Vizatimet e detaijuara dhe të kujdesshme mund të zbulojnë një fëmijë që ka nevojë të


përpiqet më shumë;
 Goditjet e guximshme, veçanërisht nëse janë afër, mund të jenë shenjë stresi, ndjenja
të forta, vendosmëri ose zemërim, ndërsa shenjat më të buta sugjerojnë një natyrë më
të butë.
 Cilësia e vijës mund të jetë gjithashtu domethënëse – një figurë e vizatuar me vija të
lehta, të valëzuara, të prishura, zbulon një fëmijë të ngurruar, të pasigurt, i cili duket
se mendon përderisa ecë. Në të kundërtën, vija e guximshme, e vazhdueshme, e
tërhequr lirshëm është shprehëse e vetëbesimit dhe ndjenjës së sigurisë.

Kështu, dallojmë:

 Fëmijë impulsiv : Figura të mëdha, pa qafë dhe asimetri të gjymtyrëve.


 Fëmijë i shqetësuar : Re, shi, zogj fluturues, pa sy në figura.
 Fëmijë i turpshëm : Figura të shkurtra, pa hundë ose gojë, figura të vogla dhe krahë
afër trupit.
 Fëmijë i zemëruar : Duart dhe dhëmbët e mëdhenj, krahët e gjatë, sytë e kryqëzuar.
 Fëmijë i pasigurt : Figura monstruoze, koka të vogla, pa duar dhe figura të pjerrëta.
Autorë të ndryshëm kanë zhvilluar teori të ndryshme në lidhje me të kuptuarit e gjendjes
emocionale të fëmijëve nëpërmjet vizatimeve të tyre. Kështu, teoria e psikologjisë së ngjyrave
ndihmoi për të zbuluar interesat e fëmijës dhe zhvillimin emocional nga vizatimet e tij ose të saj.
Kjo shpjegon se reagimet emocionale të fëmijëve ndaj ngjyrave të ndritshme bëhen gjithnjë e më
pozitive pasi ata rriten (Milne & Greenway, 1999).

Janë tri lloje të ndryshme kryesore të kërkimit në aspektin e shprehjes emocionale të


vizatimeve të fëmijëve.

1. E para, vizatimet ishin analizuar si manifestim të tipareve të personalitetit, të


interpretuara kryesisht nga Freud, brenda kornizës teorike të psikoanalizës dhe
derivatet e saj.
2. E dyta, e identifikuar kryesisht në veprën e Koppitz u përpoq të sajojnë dhe
vërtetojnë shkencërisht një klasifikim të „‟treguesve emocional‟‟ që gjenden në
vizatimin e fëmijëve.
3. Lloji i tretë është marrë me mënyrat në të cilat fëmijët normal përshkruajnë
personalisht ose emocionalisht tema domethënëse. Vizatimet e fëmijëve janë
analizuar për të eksploruar pikëpamjen e tyre për problemet kryesore në botë, sot
dhe në të ardhmen (Koppitz, 1968).

Dhe si përfundim, të flasim për vizatime është një mënyrë efektive për të inkurajuar
fëmijët emocionalisht, gjë që i bën shumë studiues të besojnë se mund të ndihmojë gjithashtu në
zhvillimin e hershëm të letërsisë së fëmijëve (Davis, 2005).
1.3. Interpretimi i vizatimeve për gjendjen emocionale të fëmijëve

Fëmija është artist nga natyra, ai ka një gjuhë universale të të shprehurit të emocioneve. Për
këtë çështje madje janë bërë studime të shumta. Një studim i tillë mbi interpretimin e vizatimeve
për gjendjen emocionale të fëmijëve është dhënë në vijim.

Të vizatuarit e një personi shumë të madh: Zakonisht vizatimet e mëdha tregojnë agresion dhe
fëmijë shumë aktiv. Fëmijët të cilët nuk adaptohen lehtë janë të prirur të vizatojnë figura të
ekzagjeruara njerëzish.

Të vizatuarit e një personi shumë të vogël: Zakonisht për të vizatuarit e figurës së njeriut në
përmasa të vogla thuhet se tregon ndjenjat e paaftësisë, turpësisë, frikës dhe të depresionit.

Koka: Nëse fëmija e ekzagjeron kokën, kjo tregon që egoja e tij është duke u rritur. Fëmijët të
cilët janë normal, ata vizatojnë kokën në mënyrë të përshtatshme përtrupin.

Goja: Fëmjët të cilët flasin shumë e që janë agresivë vizatojnë një gojë të madhe me dhëmbë të
mëdhenj ashtu që ata janë gjithmonë të prirur për të copëtuar e konsumuar. Por, fëmijët normal
priren të vizatojnë madhësi të përshtatshme të gojës për trupin.

Sytë: Fëmijët e shqetësuar, të cilët ndjejnë se janë nën shikimin ose kontrollin e të tjerëve, shpesh
vizatojnë sytë të mëdhenj, me pamje skeptike. Për ata që priren për të vizatuar syrin në formën e
rrathëve të vegjël, kjo tregon varësinë dhe cekshmërinë e emocionit, ngjajshëm fshirja e syve të
figurës së njeriut tregon për mosdëshirën për t‟u përzier me të tjerë.

Hunda: Natyrisht, fëmijët të cilët janë vetë – mbështetës harmonikë vizatojnë hundë të
përshtatshme për trupin, por duke i theksuar dhe i rritur hojet e hundës tregojnë agresion.

Qafa: Fëmija i cili vizaton një qafë shumë të gjatë nënkupton që ka vështërsi në arritjen e
dëshirave të tij. Fëmijët të cilët janë duke përballuar probleme e eliminojnë qafën komplet.

Duart: Duart e shtirura tregojnë dëshirën për t‟u lidhur me mjedisin ose me persona të tjerë ose
pamundësinë për të ndihmuar ose bashkëpunuar. Duart e mëdha janë gjetur në vizatimet e
fëmijëve problematik dhe duart e vogla tregojnë emocione të lidhura me pasiguri dhe në
pamundësi për t‟ë ndihmuar. Gjithashtu, fëmija abuziv mund që gjithmonë të harrojë të vizatojë
duart.

Hijëzimi: Nëse i tërë trupi është i hijëzuar, kjo tregon ankth, por nëse vetëm një pjesë është e
hijëzuar ankthi lidhet me atë pjesë të trupit. Fëmija, i cili priret të shtrembërojë formën ose më
shumë kur e hijëzon atë, është gjetur më shumë tek fëmijët të cilët janë me ankth dhe çalojnë në
përshtatjen me mjediset e tyre. Presioni i lapsit reflekton pulsin e tensionit të muskulit, peshën
dhe dritën e shkallës së vijave duke treguar nivelin e energjisë dhe tensionin e fëmijës, është
fenomen më i pranishë tek vizatimet e djemve sesa te ato të vajzave.

Vijat e zbehta: Nivel të ulët të energjisë fizike dhe mentale, turp dhe depresion, presion dhe
ndryshim të të demonstruarit të fleksibilitetit dhe përshtatshmërisëe etj. (Farokhi & Hashemi,
2011)

Interpretimet e vizatimeve të fëmijëve zakonisht janë punë e edukatoreve të cilat punojnë


çdo ditë me këta fëmijë deri në rastet kur ato vizatime kanë disa shenja, të cilat tregojnë për
ndonjë problem. E atëherë ato duhet të kalojnë në duart e specialistëve. Disa nga këto shenja
mund të jenë: nëse vizatimet e njëjta janë të përsëritura për një periudhë të gjatë kohore, nëse
figurat janë të zbrazëta, nëse format nuk janë të mbyllura, nëse fëmija gjithmonë refuzon të
vizatojë ose të përshkruajë vizatimin e tij, nëse vizatimi i tij përmban errësirë të shumtë, nëse
pjesë të caktuara të figurës mungojnë çdoherë e shenja të tilla të ngjajshme.

Është shumë normale nëse edukatorja nuk e kupton kuptimin e vizatimin të tij, por ajo
duhet të mësojë më shumë për vizatimet e fëmijëve për t‟i inkurajuar dhe motivuar ata dhe të
provojë që t‟i diskutojnë me ta çfarë kanë vizatuar dhe të kuptojë çfarë ata dëshirojnë të tregojnë
përmes vizatimeve të tyre, sepse ajo i jep fëmijës motivim dhe vetëbesim. Kështu, nëse do të
mund të shpjegojme çfarë fëmija shprehë përmes vizatimit të tij, do të zbuloheshin shumë gjëra
rreth personalitetit të tij, të cilat do të ishin të dobishme për edukatoret nëse edukimi dhe trajtimi
ndaj tyre janë mirë ose duhet ndryshuar, për t‟a ruajtur të sigurt shëndetin e tyre mental.
1.3.1. Format e interpretimit të gjendjes emocionale përmes vizatimit

Një prej formave është, testet me vizatim si “Vizato-një-njeri” apo testi “Shtëpi-pemë-
njeri”. Ky test është shumë i dobishëm, sidomos në punën me fëmijët, të cilët mund t‟i shprehin
mirë ndjenjat e tyre.
Gjatë zhvillimit të këtij testi, kërkohet të vizatohet shtëpia, pema dhe njeriu dhe pastaj bëhen
pyetje për secilin vizatim, që janë 60 pyetje.
Shembuj të pyetjeve:
 Për shtëpinë: Kush jeton këtu? Çfarë ndodh brenda shtëpisë? Si duket natën?
A e vizitojnë njerëzit shtëpinë? Çfarë duan tjetër të shtojnë njerëzit në shtëpi
në vizatim?
 Për pemën: Çfarë lloj peme është kjo? Sa vjeç është pema? Çfarë sezoni
është? A ka provuar ndokush ta presë atë? Çfarë tjetër rritet aty pranë? Kush e
ujit këtë pemë? Pemëve u duhet drita e diellit për të jetuar, a merr
mjaftueshëm dritë të diellit?
 Për njeriun: Kush është ky njeri? Sa vjeç është njeriu? Çfarë u pëlqen dhe
çfarë jo të bëjnë? A ka provuar ndokush që t‟i lëndojë ata? Kush i shikon ata?
(Pettijohn, 1996)

Një formë tjetër është edhe testi TAT. Testi u hartua për herë të parë nga Henri Meri më
1943. Subjekteve u tregohen fotografitë një nga një dhe u kërkohet të krijojnë një histori për
njerëzit e treguar në figurë. Supozohet se njerëzit do të projektojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre
në tregim. Testi përmban 19 karta që kërkon 2 orë për t‟u zbatuar.

Testet me vizatim si „‟Vizato – një – njeri‟‟ apo testi „‟Shtëpi- pemë- njeri‟‟ kanë qenë
shumë të dobishëm, sidomos në punën me fëmijët, të cilët nuk mund t‟i shprehin mirë ndjenjat e
tyre
KAPITULLI II
2. Metodologjia e hulumtimit

Ky kapitull prezanton një përshkrim të metodologjisë së përdorur në këtë hulumtim, në të cilin


jep informacione rreth metodës që kam përdorur, ku metoda që kam përdorur në këtë hulumtim
është dizajni kuantitativ, më pas rreth participantëve dhe pjesa tjetër jep informacione për
instrumentit që është përdorur, në këtë rast është pyetësori të cilën e kam formuluar për
edukatoret dhe më pas sqarohet procedura deri tek realizimi i hulumtimit dhe kështu deri tek
analizat statistikore në Excel.

2.1. Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i hulumtimit është të dokumentohet çfarë është qëndrimi i edukatorëve lidhur me


rëndësinë e vizatimit si dhe dokumentimi i praktikave të edukatorëve mbi interpretimin e
gjendjes emocionale të fëmijëve përmes vizatimit.

2.2. Pyetjet kërkimore dhe hipotezat

Pyetjet kërkimore

1. Sa është i rëndësishëm vizatimi për të kuptuar gjendjen emocionale të fëmijëve?

2. Sa aplikohet vizatimi në disa institucione si instrument në të kuptuarit e gjendjes emocionale


të fëmijëve?

3. Sa i kushtoni rëndësi asaj se çfarë paraqet fëmija nëpërmjet vizatimit?

4. Përmes çfarë elementesh kuptohet gjendja emocionale e fëmijëve përmes vizatimit?


Hipotezat

1. Shumica e edukatoreve e përdorin vizatimin si parakusht për shprehjen e emocioneve nga ana
e fëmijëve të moshës parashkollore.

2. Kuptimi i emocioneve përmes vizatimit është më i lehtë sesa përmes komunimikit me fëmijë.

3. Ngjyrat dhe format që paraqesin fëmijët e moshës parashkollore në vizatim janë indikator
përmes të cilave interpretohet gjendja emocionale e fëmijëve nga ana e edukatorëve.

2.3. Popullacioni dhe mostra

Hulumtimi është realizuar në disa institucione parashkollore të qytetit të Prishtinës. Këto


institucione ku e kam zhvilluar hulumtimin tim kanë qenë të rastësishme dhe në vendin që kam
mbajtur praktikën pedagogjike. Popullacioni ka qenë i përbërë nga gjithsej 20 edukatore që kanë
pasur në mbikëqyrje fëmijët e moshës 5-6 vjeç, dhe që ky hulumtim është realizuar në mënyrë
online pasi që pandemia na e ka pamundësuar ta bëjmë atë fizikisht. Më pas është bërë
grumbullimi i këtyre të dhënave.

2.4. Instrumentet e hulumtimit

Instrument i studimit është pyetësori, i cili është instrument për mbledhjen e të dhënave. Është
krijuar me Google forms. Pyetjet janë të tipit të mbyllur dhe e formuluar në 5 seksione dhe janë
bazuar në pytjet kërkimore dhe hipotezat, duke i‟u përshtatur profesionit të edukatores. Pyetësori
përmban shkallën Likert.

Ky pyetësor ka për qëllim të ofrojë të dhëna se si vizatimi vlerësohet dhe interpretohet si


instrument nga ana e edukatores për të kuptuar gjendjen emocionale të fëmijëve parashkollor.

Seksioni A - përmban të dhënat e përgjithshme që përmban pyetësori, të dhënat demografike, ku


përfshihen qëllimi, konfidencialiteti si dhe kohëzgjatja e plotësimit të tij.
Seksioni B - Rëndësia e vizatimit në të kuptuarit e gjendjes emocionale të fëmijëve të moshës
parashkollore.

Ky seksion përmban 4 pyetje të cilat kanë për qëllim të përshkruajnë rëndësinë që ka vizatimi në
të kuptuarit e gjendjes emocionale të fëmijëve të moshës parashkollore. Pyetjet janë të ndërtuara
duke përdorur shkallën Likert me opsionet: 1). Aspak nuk pajtohem, 2). Nuk pajtohem, 3).
Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem), 4). Pajtohem, 5). Pajtohem plotësisht.

Seksioni C - Aplikimi i vizatimit si mjet për të kuptuar gjendjen e brendshme të fëmijëve


parashkollor.

Ky seksion përmban 5 pyetje të cilat përshkruajnë se sa aplikohet vizatimi si mjet për të kuptuar
gjendjen emocionale të fëmijëve parashkollor nga edukatorët. Pyetjet e këtij sesioni janë të
ndërtuara duke përdorur shkallën Likert me opsionet: 1). Shumë, 2). Jo aq shumë, 3).
Mesatarisht, 4). Pak, 5). Shumë pak.

Seksioni D - Rëndësia e asaj që fëmija e moshës parashkollore e paraqet përmes vizatimit.

Ky seksion ka gjithsej 7 pyetje që përfshijnë rëndësinë që ka vizatimi për atë se çfarë paraqet
fëmija në të. Pyetjet përmbajnë shkallën Likert dhe opsionet: 1). Nuk pajtohem aspak, 2). Nuk
pajtohem, 3). Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem), 4). Pajtohem, 5). Pajtohem plotësisht.

Seksioni E - Qasja që ka edukatorja ndaj fëmijëve që e interpretojnë vizatimin e tyre.

Ky seksion përmban 3 pyetje përsa i përket qasjes që ka edukatorja ndaj fëmijëve kur ata e
interpretojnë vizatimin e tyre. Pyetjet janë të ndërtuara sipas shkallës Likert që janë: 1). Shumë,
2). Jo aq shumë, 3). Mesatarisht, 4). Pak, 5). Shumë pak.
2.5. Mënyra e mbledhjes së të dhënave

Procedura e mbledhjes së të dhënave është realizuar duke bërë për zgjedhjen e numrit të
pjesëmarrësve dhe identifikimin e tyre. Për plotësimin e pyetësorit mostra ka përfshirë
edukatoret e institucioneve të qytetit të Prishtinës. Pyetësori është realizuar në mënyrë virtuale/
online për shkak të pandemisë CoVid-19. Për plotësimin e saj, edukatoret fillimisht janë njoftuar
për qëllimin e këtij hulumtimi dhe i‟u është treguar se pyetësori është anonym dhe kohëzgjatja e
plotësimit të pyetësorit ka qenë 4 - 5 minuta.

2.6. Analiza e të dhënave

Për analizën e të dhënave është përdorur metoda e cila është përshtatur me hulumtimin, e që
është metoda sasiore. Për të dhënat sasiore, janë përdorur analizat deskriptive siç janë përqindjet.
KAPITULLI III
3. Analiza dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit

Në këtë kapitull janë paraqitur rezultatet kryesore të hulumtimit, të cilat janë të ndërlidhura me
pyetjet kërkimore të hulumtimit. Në fillim do të paraqiten të dhënat e pjesëmarrësve dhe më pas
do vazhdojmë me interpretimin e rezultateve të pyetësorit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 20 edukatore të institucioneve parashkollore publike dhe private
të qytetit të Prishtinë

10
9
8
7
6
5
9
4
3
5
2
1
0
SH.F.M.U. KOPSHTI
''Iliria'' ''Xixëllonjat'' ''Gjeniu''
''Naim Frashëri'' ''Bardha''
''Nazim Gafurri'' ''Lulevera''
''Ali Kelmendi'' ''Lulevera 20''
''Xhavit Ahmeti'' ''Gëzimi ynë'' ''Dielli''
''Yllkat''
''Luna''
Numri i institucioneve parashkollore

Grafiku 1: Të dhënat e institucioneve parashkollore


Siç shihet nga grafiku, kam paraqitur numrin e institucioneve parashkollore si dhe emrat e tyre,
prej të cilave kanë qenë pjesëmarrëse edukatoret të cilat punojnë në këto institucione. Këtu
vërehet një pjesëmarrje më e madhe e edukatoreve që punojnë në kopshte se sa ato që punojnë në
shkolla që u janë përgjigjur pyetësorit.
Pyetja kërkimore 1. Sa është i rëndësishëm vizatimi për të kuptuar gjendjen emocionale të
fëmijëve?

0% 0%
Aspak nuk pajtohem
5%
Nuk pajtohem
50%
45% Neutral (pajtohem dhe nuk
pajtohem)
Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Grafiku 2: Vizatimi është formë e shprehjes së emocioneve te fëmijët e moshës


parashkollore
Interpretim: Në rezultatet e nxjerra nga pyetja se a është “Vizatimi formë e shprehjes së
emocioneve të fëmijëve të moshës parashkollore”, shohim se përqindja më e madhe del se 50% e
edukatoreve e shohin vizatimin të tillë, një përqindje jo më pak se e para është 45% ku
edukatoret u janë përgjigjur opsionit “pajtohem”. Tek opsioni “neutral” kemi përqindje të ultë sa
i përket pyetjes së paraqitur në grafik, 5%. Kurse për alternativat “Aspak nuk pajtohem” dhe
“Nuk pajtohem” kemi 0%.
0% 0%
Aspak nuk pajtohem
25%
45% Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


pajtohem)
30%
Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Grafiku 3: Vizatimi, aktiviteti më i rëndësishëm në moshë parashkollore mbas lojës?


Interpretim: Në pyetjen e radhës se “Vizatimi është aktiviteti më i rëndësishëm në moshën
parashkollore mbas lojës”, edukatoret u janë përgjigjur alternativës “Pajtohem plotësisht” me
përqindje prej 45%, më pas 30% kemi opsionin “Pajtohem”. Po ashtu një përqindje prej 25%
edukatoret janë përgjigjur me alternativën “Neutral”, kurse me 0% kemi opsionet “Aspak nuk
pajtohem” dhe “Nuk pajtohem”.

0% 0%
Aspak nuk pajtohem
10%
40% Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


50% pajtohem)
Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Grafiku 4: Përmes vizatimit fëmija shfaq atë që nuk e bën me anë të komunikimit me fjalë
Interpretim: Bazuar në grafikun 3, shohim se 50% të edukatoreve u janë përgjigjur pyetjes e
paraqitur më lartë me alternativën “Pajtohem”, pastaj 40% prej tyre kanë zgjedhur opsionin
“Pajtohem plotësisisht”, dhe prej opsionit “Neutral” kemi 10% te përgjigjeve të edukatoreve.
Dhe 0% janë dy alternativat “Aspak nuk pajtohem” dhe “Nuk pajtohem”.

0% 0%
Aspak nuk pajtohem
10%
40% Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


50% pajtohem)
Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Grafiku 5: Është matës i mirë përsa i përket kuptimit të gjendjes emocionale të moshës
parashkollore

Interpretim:Nga përgjigjet e edukatoreve shohim se tek pyetja se “Vizatimi është matës i mirë
përsa i përket kuptimit të gjendjes emocionale të moshës parashkollore” kemi një përqindje më të
madhe tek alternativa “Pajtohem”, tek opsioni “ Pajtohem plotësisht” shihet përqindja prej 40%,
më pas kemi 10% të alternativës “Neutral”. Kurse tek dy opsionet e para që janë të paraqitura në
grafik “Aspak nuk pajtohem” dhe “Nuk pajtohem” kemi 0%.

Pyetja kërkimore 2: Sa aplikohet vizatimi në disa institucione si instrument në të kuptuarit e


gjendjes emocionale të fëmijëve?
10%
30%
15% Shumë
Jo aq shumë
Mesatarisht
20%
Pak
25%
Shumë pak

Grafiku 6: A aplikohet vizatimi në kuptimin e gjendjes emocionale të fëmijëve


parashkollor?
Interpretim: Në lidhje me pyetjen se “ A aplikohet vizatimi në kuptimin e gjendjes emocionale
të fëmijëve parashkollor?” kemi përgjigjet e edukatoreve që janë: me opsionin “Shumë” dhe “Jo
aq shumë” pyetjes u janë përgjigjur me 55%, se po aplikohet vizatimi, më pas prej 20% kemi
opsionin “Mesatarisht” që do të thotë aplikohet dhe nuk aplikohet vizatimi në të kuptuarit e
gjendjes emocionale të fëmijëve parashkollor. Dhe kemi 35% prej asaj se “Pak” dhe “Shumë
pak” aplikohet vizatimi lidhur me pyetjen e paraqitur më lartë.

15%
35%
Shumë

25% Jo aq shumë
Mesatarisht
Pak
10% 15%
Shumë pak

Grafiku 7: Sa herë gjatë javës i lejoni të vizatojnë fëmijët?


Interpretim: Tek pyetja e radhës “Sa herë gjatë javës i lejoni të vizatojnë fëmijët”, kemi
përgjigjet të edukatoreve të cilat janë paraqitur me përqindje në grafikun më lartë. Nga opsioni
“Shumë” shihet se kemi përqindjen më të lartë në grafik, që do të thotë se i lejojnë fëmijët të
vizatojnë atë se çfarë ata dëshirojnë. Pastaj kemi përqindje të barabartë mes opsioneve “Jo aq
shumë” dhe opsionit “Shumë pak” që nënkupton i lejojnë deri diku si dhe i lejojnë pak. Përqindja
prej 10% kemi te opsioni “ Mesatarisht” si dhe prej 25% kemi opsionin “Pak”. Sipas grafikut
shohim mendime të ndryshme dhe luhatshme të edukatoreve.

0%
5%
10%
Shumë

25% Jo aq shumë
60% Mesatarisht
Pak
Shumë pak

Grafiku 8: Sa prej fëmijëve vizatojnë?


Interpretim: Grafiku i radhës pasqyron përgjigjet e edukatoreve lidhur me pyetjen “Sa prej
fëmijëve vizatojnë?”. Prej grafikut shohim përqindje të lartë prej 75% që nënkupton që fëmijët
vizatojnë. Opsioni “Mesatarisht” ka rezultuar me 5% të përgjigjeve të edukatoreve për pyetjen e
parashtruar dhe në fund kemi opsionet “Pak” me 10% si dhe opsionin “Shumë pak” me 0%. Nga
kjo nënkuptohet që numri më i madh i fëmijëve vizatojnë dhe kjo ndikon pozitivisht në
zhvillimin e tyre.
0%
5%
20%
Shumë
50% Jo aq shumë
Mesatarisht
25%
Pak
Shumë pak

Grafiku 9: Sa i lejoni ata të vendosin vetë se çfarë dëshirojnë të vizatojnë?


Interpretim: Në grafikun e radhës, nëse i bashkojmë dy opsionet e para “Shumë” dhe “Jo aq
shumë” kemi 75% të asaj se po fëmijëve u lejohet të vizatojnë atë se çfarë ata dëshirojnë të
paraqesin në punimet e tyre. Pastaj me 20% kemi opsionin “Mesatarisht” u lejohet atyre që të
vizatojnë atë se çfarë ata vizatojnë, dhe me 5% kemi opsionin “Pak”.

0%
0%

20%
Shumë
5%
Jo aq shumë
Mesatarisht
75% Pak
Shumë pak

Grafiku 10: Sa i motivoni fëmijët të vizatojnë atë se çfarë dojnë të shprehin?


Interpretim: Siç po shihet nga grafiku kemi një dallim të madh të përqindjeve nga përgjigjet e
marrura nga edukatoret, ku dominon opsioni “Shumë” me 75%, që nënkupton që edukatoret e
shohin të rëndësishme atë se çfarë fëmijët dëshirojnë të shprehin përmes vizatimit. Kemi
opsionin “Jo aq shumë” me 5% dhe prej 20% kemi “Mesatarisht”, kurse me 0% kemi opsionet
“Pak” dhe “Shumë pak”.

Pyetja kërkimore 3: Sa i kushtoni rëndësi asaj se çfarë paraqet fëmija nëpërmjet vizatimit?

0% Aspak nuk pajtohem


5% 10%
35% Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


pajtohem)
50%
Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Grafiku 11: Shprehjet si i/e mërzitur, i/e lumtur, i/e habitur mund të kuptohen përmes
vizatimit?
Interpretim: Sipas grafikës të paraqitur, nga përgjigjet e nxjerra të edukatoreve tek alternativa
“Pajtohem” kemi përqindje më të lartë se tek tjerat, ku pajtohen që “Shprehjet i/e mërzitur, i/e
lumtur, i/e habitur mund të kuptohen përmes vizatimit”. Me 35% kemi alternativën “Pajtohem
plotësisht”, më pas kemi 10% prej alternativës “Neutral” që nënkupton që kemi përgjigje që
kuptohen dhe nuk kuptohen këto emocione përmes vizatimit. Kemi po ashtu alternativën “Nuk
pajtohem” me 5%, ku edukatoret nuk pajtohen që emocione të tilla kuptohen përmes vizatimit.
Dhe në fund kemi 0% të alternativës “Aspak nuk pajtohem”.
0% 0%
Aspak nuk pajtohem

30% 25%
Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


pajtohem)

45% Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Grafiku 12: Kuptimi i këtyre emocioneve mund të arrihet në bazë të ndihmës të vizatimeve
të ndryshme të cilat sqarohen në libra me detaje dhe me pjesët përkatëse të interpretuara?
Interpretim: Në pyetjen e radhës se “Emocionet mund të arrihen të kuptohen në bazë të
vizatimeve të ndryshme të cilat janë të sqaruara në libra me detaje apo me pjesët përkatëse të
interptuara” shohim se 45% edukatoret janë përgjigjur me opsionin “Pajtohem”, dmth pajtohen,
kurse me 30% kemi alternativën “Pajtohem plotësisht”. Më pas kemi dhe 25% kur kemi
mendimin neutral, që nënkupton po ose jo kuptohen këto emocione në mënyrën e cekur më lartë.
Dhe në fund kemi 0% të dy alternativave “Aspak nuk pajtohem” dhe “Nuk pajtohem”.

0% 0%
Aspak nuk pajtohem
30% 25%
Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


pajtohem
Pajtohem
45%

Pajtohem plotësisht

Grafiku 13: Ngjyrat e paraqitura në vizatim nga ana e fëmijëve tregojnë veçori të
dinamikave të personalitetit të tyre, posaçërisht të zhvillimit emocional?
Interpretim: Lidhur me pyetjen se “A tregojnë ngjyrat e paraqitura në vizatim nga ana e
fëmijëve veçori të personalitetit të tyre, posaçërisht të zhvillimit emocional?” kemi përgjigjet të
edukatoreve, ku tek alternativa “Pajtohem” kemi përqindje më të madhe se tek tjera alternativa,
që është 45%, më pas kemi 30% të alternativës “pajtohem plotësisht” dhe tek “Neutral” është
25%. Kurse tek alternativat “Aspak nuk pajtohem” dhe “Nuk pajtohem” kemi 0%.

0% 0%
Aspak nuk pajtohem
25%
35%
Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


pajtohem

40% Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Grafiku 14: Format apo vijat me detaje në vizatim nga ana e fëmijëve paraqesin një
simbolikë të caktuar?
Interpretim: Te pyetja e radhës se “A paraqesin format apo vijat me detaje në vizatim nga ana e
fëmijëve një simbolikë të caktuar?” edukatoret janë përgjigjur me përqindje më të lartë tek
alternativa “Pajtohem”, kurse një përqindje të përafërt me këtë është tek alternativa “Pajtohem
plotësisht” dhe kemi gjithashtu alternativën “Neutral” me 25%, kurse me 0% si në çdo pyetje
janë alternativat “Aspak nuk pajtohem” dhe “ Nuk pajtohem”.
0%
Aspak nuk pajtohem
5%
25% 20%
Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


pajtohem)
Pajtohem
50%

Pajtohem plotësisht

Grafiku 15: Mënyra se si fëmija i paraqet objektet, njerëzit, personazhet në vizatim do të


thotë se ka apo nuk ka marrëdhënie të mirë me të?
Interpretim: Në grafikun 10 nga përgjigjet e edukatoreve shohim një përqindje të lartë tek
alternativa “Pajtohem” me 50%, që nënkupton se edukatoret e shohin pozitivisht atë se çfarë
përfshihet në pyetjen në grafikun e paraqitur. Më pas kemi përqindje të përafërt mes alternativës
“Pajtohem plotësisht” me 25% si dhe alternativës “Neutral” me 20%. Kurse me alternativën
“Nuk pajtohem” edukatoret janë përgjigjur me 5% dhe me 0% është alternativa “Aspak nuk
pajtohem”.

0%
Aspak nuk pajtohem
20%
40% Nuk pajtohem

20% Neutral (pajtohem dhe nuk


pajtohem)
Pajtohem
20%

Pajtohem plotësisht

Grafiku 16: Madhësia e njerëzve, personazheve që fëmija i paraqet në vizatim tregon


ndikimin e tyre në jetën e tij?
Interpretim: Grafiku i radhës pasqyron përgjigjet e edukatoreve lidhur me pyetjen se “A tregon
madhësia e njerëzve, personazheve që fëmija i paraqet në vizatim ndikimi e tyre në jetën e tij?” .
Shohim se 40% e edukatoreve janë përgjigjur me alternativën “Pajtohem plotësisht”. Kurse kemi
përqindje të barabartë në mes tri alternativave që po vërehen dhe në grafik, alternativat: “Nuk
pajtohem”, “Neutral” dhe “Pajtohem” me 20%. Shohim disa mendime të ndryshme prej njëra
tjetrës, ku tek e para kemi kur edukatoret nuk pajtohen se me ngjyrën e preferuar fëmija
identifikon personin që ai e don apo jo, pastaj kemi neutralitet që edukatoret pajtohen dhe nuk
pajtohen lidhur me pyetjen dhe tek alternativa e fundit “Pajtohem”.

0%
Aspak nuk pajtohem
5%
15%
35%
Nuk pajtohem

Neutral (pajtohem dhe nuk


pajtohem)
45% Pajtohem

Pajtohem plotësisht

Grafiku 17: Fëmija identifikon me ngjyrën e preferuar njerëzit që ai i paraqet në vizatim


dhe e kundërta?
Interpretim: Në lidhje me pyetjen se “A i identifikon fëmija njerëzit me ngjyrë të preferuar që
ai i paraqet në vizatim?” nëse i bashkojmë alternativat “Pajtohem plotësisht” dhe “Pajtohem”
kemi 80% që nënkupton që edukatoret pajtohen me grafikun 13. Kurse me alternativën “Neutral”
edukatoret i janë përgjigjur me 15%, me 5% është alternativa “Nuk pajtohem” dhe në fund me
0% kemi “Aspak nuk pajtohem”.

Pyetja kërkimore 4: Përmes çfarë elementesh kuptohet gjendja emocionale e fëmijëve përmes
vizatimit?
0%
0%

10%

20% Shumë
Jo aq shumë
Mesatarisht
70%
Pak
Shumë pak

Grafiku 18: A e interpretojnë fëmijët vizatimin pasi ta kenë mbaruar atë?


Interpretim: Nga përgjigjet e edukatoreve lidhur me pyetjen “A e interpretojnë fëmijët
vizatimin pasi ta kenë mbaruar atë?”, nga opsioni “Shumë” shohim se kemi përqindjen më të
lartë sa i përket pyetjes së parashtruar që nënkupton që fëmijët e interpretojnë atë se çfarë kanë
vizatuar ata. Pastaj opsion i ngjajshëm me opsionin e lartpërmendur është “Jo aq shumë” me
20% dhe me 10% kemi opsionin “Mesatarisht”. Dhe nga ky grafik nënkuptojmë se kemi
përqindje të lartë prej 90% të asaj se iu kushtohet rëndësi interpretimit të vizatimit nga ana e
fëmijëve.

0%
0%

5% 5%
Shumë
Jo aq shumë
Mesatarisht
Pak
90%
Shumë pak

Grafiku 19: Sa i’u jepni hapësirë fëmijëve të interpretojnë atë se çfarë kanë paraqitur në
vizatim?
Interpretim: Lidhur me pyetjen e parashtruar, prej grafikut shohim përqindje të lartë tek opsioni
“Shumë” me 90%, që do të thotë se u jepet hapësirë e konsiderueshme fëmijëve nga ana e
edukatoreve që të interpretojnë atë se çfarë ata kanë paraqitur në vizatim. Pastaj shohim
përqindje të barabartë mes opsioneve “Jo aq shumë” si dhe opsionit “Mesatarisht” me 5%. Dhe
mes opsioneve “Pak” dhe “Shumë pak” shohim 0%.

0%
0%
5%
30% Shumë
Jo aq shumë

65% Mesatarisht
Pak
Shumë pak

Grafiku 20: Sa arrini ta kuptoni gjendjen emocionale të fëmijëve kur ata e interpretojnë
atë se çfarë kanë paraqitur në vizatim?
Interpretim: Për pyetjen e fundit se “Sa arrini ta kuptoni gjendjen emocionale të fëmijëve kur
ata e interpretojnë atë se çfarë kanë paraqitur në vizatim?”, edukatoret janë përgjigjur me më
shumë përqindje tek opsioni “Shumë” dhe më pas me 30% tek opsioni 30%. Pastaj me 5% kemi
opsionin “Mesatarisht” dhe me 0% kemi dy opsionet e fundit të paraqituar në grafik “Pak” dhe
“Shumë pak”.
KAPITULLI IV

4. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

4.1. Përfundime

Në punimin me temën "Vizatimi dhe të kuptuarit e gjendjes emocionale të fëmijëve të moshës


parashkollore" u synua rëndësia që ka vizatimi dhe që të identifikohet se a aplikohet vizatimi si
teknikë në institucionet parashkollore në kuptimin e gjendjes emocionale të fëmijëve apo vetëm
si aktivitet.

Në bazë të rishikimit të literaturës vijmë në përfundim se bota e fëmijëve është e vështirë për t‟u
kuptuar dhe se vizatimi luan një rol të rëndësishëm në kuptimin e gjendjes emocionale të
fëmijëve të moshës parashkollore, në kuptimin e botës së brendshme të tyre.

Nga literatura e nxjerrë vijmë në përfundim se në institucionet tona parashkollore vizatimi nuk
është një aktivitet shumë i përhapur për të kuptuar gjendjen emocionale të fëmijëve, qoftë për
fëmijët apo edhe për vetë edukatoret. Mirëpo, vizatimi shihet vetëm si mënyrë adekuate për të
kuptuar gjendjen emocionale të fëmijëve parashkollor dhe vetëm kaq.

Sipas përgjigjeve të mbledhura nga pyetësori i nënshtruar për edukatoret me temë “Vizatimi dhe
të kuptuarit e gjendjes emocionale të fëmijëve të moshës parashkollore", arrijmë në një
konkludim se edukatoret e njohin rëndësinë e vizatimit si një aktivitet që i ndihmon fëmijët në
shprehjen emocionale të tyre. Duke patur parasysh që fëmijët shpeshherë e kanë të vështirë që t‟i
shprehin ndjenjat e tyre të momentit, atëherë rrjedhimisht vizatimi shërben si një formë
vlerësuese për të marrë informacione për atë që fëmija paraqet në të. Lidhur me këto fakte ky
hulumtim arrin në përfundimin se vizatimi është matës i mire përsa i përket kuptimit të gjendjes
emocionale të fëmijëve të moshës parashkollore. Kur marrim për bazë qenien unike të fëmijës ne
arrijmë të kuptojmë se fëmija përmes vizatimit shfaq botën e tij të brendshme. Dhe si përfundim
mund të themi se vizatimi ka rol të rëndësishëm në aspektin emocional të fëmijëve e veçanërisht
në shprehjen e emocioneve të tij/saj.
4.2. Rekomandime

Në bazë të analizës së temës, kam nxjerrë këto rekomandime:

1. Praktikimi i vizatimit si teknikë në institucionet parashkollore

2. Edukatoret duhet të luajë rolin nxitës dhe mbështetës sa i përket interpretimit të vizatimit nga
ana e fëmijëve.

3. Të mos anashkalohet fëmija kur dëshiron të tregojë se çfarë ka paraqitur në vizatim, sepse pa
dyshim ata:
- Do të humbasin interesimin për ta treguar atë në mënyra tjera
- Do të ndihen të parëndësishëm
- Do të jenë inferior për atë që ndodh në dhomë të punës.

4. Duke ua bërë të qartë rëndësinë e vizatimit dhe rolin e saj në kuptimin e gjendjes emocionale
të fëmijëve parashkollor, një dëshirë që fëmija të tregoj atë se çfarë ka paraqitur, do ta vlerësojnë
veten dhe do të jenë motivues të tregojnë emocionet e tyre si dhe do ta konsiderojnë vizatimin si
mbështetje kryesore të tyre për të treguar botën e tyre të brendshme.
Bibliografia
(a.d.). Gjetur në https://edonaberishakida.webs.com/V1.JPG

Burns, R. (1982). Self Growth in Families: Kinetic Family Drawing (K‐F‐D),. New York:
Brunner/ Mazel.

Davis, J. H. (2005). Framing Education as Art: The Octopus Has a Good Day. Teachers College
Press.

Dominique Ingres, J.-A. (a.d.).

Farokhi, M., & Hashemi, M. (2011). The Analysis of Children's Drawings: Social, Emotional,
Physical and Psychologial aspects.

Gore Frederick, S. (1907).

Hammer, E. (1997). Advances in Projective Drawing Interpretation. Springfield.

Juniku, N. (2015). Kaptina nga psikologjia. Botimet Artini.

Karaj, T. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë: Progres.

Koppitz, E. M. (1968). Psychological evaluation of children's human figure. New York: Grune
& Stratton.

Little, W., Coulson, J., Onions, C., & Fowler, H. (2007). Shorter Oxford English Dictionary .
Oxford: Oxford University Press.

Lowenfeld, V. (1957). Creative and mental growth. New York: NY: Macmillian, Co.

Malchiodi, C. A. (1998). Understanding Children's Drawings. New York: The Guilford Press.

Mandrapa, L. (2015, February 11). Novak Djokovic Foundation. Gjetur në Novak Djokovic
Foundation: https://novakdjokovicfoundation.org/
Milne, C., & Greenway, P. (1999). Color in children's drawings: The influence of age and
gender.

Moschini, L. (2005). Drawing the Line: Art Therapy with the Difficult Client. New Jersey: John
Wiley.

Oguz, V. (2010). The factors influencing children's drawings.Procedia - Social and Behavioral
Sciences. Research Gate.

Pettijohn, T. (1996). Psikologjia. The Dushkin Publishing Group, Inc.

Piaget, J. (1929). The child's conception of the world. New York: NY: Harcourt, Brace & World.

Yu, M. (2015, October 23). The develpoment of English and Chinese Oral Language through
Drawing for Primary Grade Students''.
SHTOJCA A: PYETËSORI PËR EDUKATORE

Të nderuar edukator/e !

Pyetjet e këtij pyetësori i referohen hulumtimit me temën "Vizatimi dhe të kuptuarit e


gjendjes emocionale të fëmijëve të moshës parashkollore". Ju lutemi që të përgjigjeni në
mënyrën më të saktë të mundshme. Përgjigjet korrekte dhe të sinqerta do të kontribuojnë
shumë në qëllimin e vërtetë të studimit. Përgjigjet janë konfidenciale dhe do të përdoren
vetëm për qëllime akademike të studimit.

Seksioni i parë “Të dhënat demografike”

Mosha:
Gjinia:
Emri i institucionit:
Sa përvojë keni në këtë institucion:

Seksioni i dytë: “Rëndësia e vizatimit në të interpretuarit e gjendjes emocionale të


fëmijëve të moshës parashkollore”
Pyetjet ( Rrumbullakso përgjigjen që i përshtatet opinionit tuaj )

1. Vizatimi është formë e shprehjes së emocioneve te fëmijët e moshës parashkollore

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht
2. Vizatimi aktiviteti më i rëndësishëm në moshen parashkollore mbas lojës

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

3. Përmes vizatimit fëmija shfaq atë që nuk e bën me atë të komunikimit me fjalë.

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

4. Është matës i mirë per sa i përket kuptimit të gjendjes emocionale të moshës


parashkollore

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

Seksioni i tretë: “Aplikimi i vizatimit si mjet për të kuptuar gjendjen e brendshme të


fëmijëve parashkollor”
Pyetjet ( Rrumbullakso përgjigjen që i përshtatet opinionit tuaj )

1. A aplikohet vizatimi në kuptimin e gjendjes emocionale të fëmijëve parashkollor?


a) Shumë
b) Jo aq shumë
c) Mesatarisht
d) Pak
e) Shumë pak

2. Sa herë gjatë javes i lejoni të vizatojnë fëmijët?

a) Shumë
b) Jo aq shumë
c) Mesatarisht
d) Pak
e) Shumë pak

3. Sa prej fëmijëve vizatojnë?

a) Shumë
b) Jo aq shumë
c) Mesatarisht
d) Pak
e) Shumë pak

4. Sa i lejoni ata të vendosin vetë se çfarë të vizatojnë?

a) Shumë
b) Jo aq shumë
c) Mesatarisht
d) Pak
e) Shumë pak
5. Sa i motivoni fëmijët të vizatojnë atë se çfarë dojnë të shprehin?

a) Shumë
b) Jo aq shumë
c) Mesatarisht
d) Pak
e) Shumë pak

Seksioni i katërt: “Rëndësia e asaj që fëmija e moshës parashkollore e paraqet përmes


vizatimit”
Pyetjet ( Rrumbullakso përgjigjen që i përshtatet opinionit tuaj )

1. Shprehjet si i/e mërzitur, i/e lumtur, i/e habitur mund të kuptohen përmes vizatimit

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

2. Kuptimi i këtyre emocioneve mund të arrihet në bazë të ndihmës të vizatimeve të


ndryshme të cilat sqarohen në libra me detaje dhe me pjesët përkatëse të interpretuara?

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht
3. Ngjyrat e paraqitura në vizatim nga ana e fëmijëve tregojnë veçori të dinamikave të
personalitetit të tyre, posaçërisht të zhvillimit emocional?

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

4. Format apo vijat me detaje në vizatim nga fëmija paraqesin një simbolikë të caktuar?

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

5. Mënyra se si fëmija i paraqet objektet, njerëzit, personazhet në vizatim do të thotë se ka


apo nuk ka marrëdhënie të mirë me ta?

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

6. Madhësia e njerëzve, personazheve që fëmija i paraqet në vizatim tregon ndikimin e tyre


në jetën e tij?

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

7. Fëmija identifikon me ngjyrën e preferuar njerëzit qe ai i paraqet në vizatim dhe e


kundërta?

a) Aspak nuk pajtohem


b) Nuk pajtohem
c) Neutral (pajtohem dhe nuk pajtohem)
d) Pajtohem
e) Pajtohem plotësisht

Seksioni i pestë: “Qasja që keni ju si edukatore ndaj fëmijëve që e interpretojnë


vizatimin e tyre”
Pyetjet ( Rrumbullakso përgjigjen që i përshtatet opinionit tuaj )

1. A e interpretojnë femijët vizatimin pasi ta kenë mbaruar atë?

a) Shumë
b) Jo aq shumë
c) Mesatarisht
d) Pak
e) Shumë pak

2. Sa i‟u jepni hapsirë fëmijëve të interpretojnë atë se çfarë kane paraqitur në vizatim?

a) Shumë
b) Jo aq shumë
c) Mesatarisht
d) Pak
e) Shumë pak

3. Sa arrini ta kuptoni gjendjen emocionale të fëmijëve kur ata e interpretojnë atë se çfarë
kanë paraqitur në vizatim?

a) Shumë
b) Jo aq shumë
c) Mesatarisht
d) Pak
e) Shumë pak
SHTOJCA 2. Modeli i planfikimit të një aktiviteti sipas Kurrikulës Bërthamë për klasën
përgatitore

PLANIFIKIMI I AKTIVITETIT

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIFIKIMIT DITOR

Fusha kurrikulare: Art Shkalla e kurrikulës:I / Klasa:


Përgaditore

Tema ( nga plani dy-mujor): Rezultati i të nxënit të temës ( nga plani dy-
mujor): Me materiale të ndryshme krijojnë sipas
Krijimet figurative fantazisë dhe imagjinatës, vizatojnë, ngjyrosin,
modelojnë
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I5, II.1, III, III.3, IV.2

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2,1 - 5,1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT DITOR

AKTIVITETI: Vizatojmë elementet e stinës së Pranverës

Fjalët kyçe: Stina e Pranverës, vizatoj, ngjyrosi

Rezultati/et e të nxënit të aktivitetit: :


 Dallon elementet e stinës së Pranverës
 Vizaton lirshëm elementet në formën e caktuar
Kriteret e suksesit:

 Emërton lulet e stinës së Pranverës


 Identifikon motin e stinës së Pranverës

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Letra, ngjyra, laps, foto me ilustrime

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

1. Gjuhë Shqipe: Tregimi “Pranvera në fshatin tim”

2. Matematikë: Përsëritje e numrave në aktivitetin pemët dhe perimet e Pranverës


Çështjet ndërkurrikulare: Zgjidhjen e problemeve dhe shumëllojshmërinë së strategjive për zgjedhjen e
tyre, nxitjen e bashkëpunimit edukatore-fëmijë duke pasur parasysh gjithëpërfshirjen.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME FËMIJË GJATË AKTIVITETEVE DITORE

Aktiviteti do të zhvillohet sipas metodologjisë Hap pas hapi. Së pari në takimin e përbashkët bëjmë
përshëndetjen dhe plotësimin e kalendarit, më pas fillojmë me disa ushtrime për mëngjes dhe rritjen e
vëmendjes dhe përqendrimit, dhe më pas fillojmëme bisedën rreth stinës së Pranverës, duke iu bërë pyetje
fëmijëve se cilat pemë dhe perime rritjen në këtë stinë, çfarë ndodh me natyrën, cilat lule dalin të parat,
cilat janë ngjyrat që karakterizojnë këtë stinë etj. Më pas fëmijët ndahen në grupe nga 5 fëmijë dhe
vizatojnë nga një punim në grup për stinën e Pranverës me ndonjë pemë si të kenë ata dëshirë.

Më pas bashkëbisedojmë me fëmijët për vizatimin e bërë dhe i pyesim ata se çfarë kanë paraqitur në
punimet e tyre.

Aktiviteti ndërlidh edhe matematikën ku fëmijët numërojnë pemë dhe perime që rriten në Pranverë.
Aktiviteti përmbyllet me tregimin “Pranvera në fshatin tim”, që fëmijët të memorizojnë mire elementet e
kësaj stine.

VLERËSIMI I FËMIJËVE

Vlerësimi i fëmijëve mbështetet në të arriturat e rezultateve të të nxënit të programit lëndor dhe të


kompetencave të shkallës I, si, njohurive, shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve që përkojnë me kërkesat e
shkencave të natyrës. Në këtë kontekst krahas vlerësimit të arritjes së rezultateve/produkteve të dala nga
fëmijët, që mund të maten përmes diskutimeve, pyetjeve.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Vizatimi i një pamje të stinës së Pranverës në grupe dhe numërimi i pemëve dhe perimeve çdo fëmijë
individualisht.

Reflektimi për rrjedhën e aktivitetit

Ora mësimore rezultoi me sukses, disa nga fëmijët vetë sa i kishin të kjarta elementet e stinës së
Pranverës, ndërsa të tjerët me bashkëbisedë kuptuan shumë mire informacionet për këtë stinë.
SHTOJCA 3. Kërkesa për lejimin e temës

You might also like