You are on page 1of 208

Natasha Pepivani

NatashaKazmaj(Kalemi)

Libër mësuesi
për tekstin shkollor

Gjuha
10

Shtëpia botuese Albas


Botues:
Latif Ajrullai
Rita Petro

Redaktore
Artemisa BUSHI

Arti grafik:
Ela Lumani

© Albas, 2016

Shtypur në shtypshkronjën:

Shtëpia botuese Albas


Në Tiranë: Rr. “Donika Kastrioti”, pallati 14, ap. 4D.
Tel: 00355 45800160; e-mail: info@albas.al
Në Tetovë: Rr. “Ilinden”, nr. 105
Tel: 00389 44 344 047; e-mail: albas_te@yahoo.com
Në Prishtinë: Rr. “Muharrem Fejza”, p.n.
Tel: 00377 45 999 770
e-mail: albas_pr@yahoo.com

2
PËRMBAJTJE
PLANI VJETOR 5
Lënda Gjuhë shqipe
Gjuha shqipe dhe dëshmitë e para 35
Gjuha shqipe dhe leksiku 38
Zhvillime të gjuhësisë shqiptare 39
Zhvillimi dhe pasurimi i leksikut në shek. XIX-XX 41
Shtresimi i leksikut sipas burimit 43
Shtresimi i leksikut sipas përdorimit 46
Dialektet dhe shqipja standarde 48
Komunikimi dhe llojet e tij 52
Strategjitë e të folurit 54
Strategjitë e të dëgjuarit 56
Strategjitë e të shkruarit 59
Parafraza 62
Skeda e një libri 63
Strategjitë e të shkruarit – Si korrigjohet një tekst? 65
Drejtshkrimi i shkronjës së madhe 67
Teksti 69
Teksti dhe pjesët e tij 76
Teksti dhe llojet e tij 80
Teksti informues-paraqitës shpjegues 84
Klasat e fjalëve 89
Shumësi i emrave mashkullorë 91
Teksti letrar dhe testi informues 94
Testoni veten. Teksti informues-paraqitës 95
Shumësi i emrave femërorë 97
Teknikat e shkrimit të tekstit informues- paraqitës 100
Teksti përshkrues 103
Mbiemri 108
Teknikat e përshkrimit. Përshkrimi i personit 111
Përshtatja e mbiemrit me emrin 115
Emërzimi i mbiemrit 117
Teknikat e përshkrimit së një kafshe/vendi 119
Teknikat e përshkrimit së një objekti 124

3
Përshkrimi letrar dhe joletrar 127
Teksti rrëfyes 128
Lloje të tekstit rrëfyes 131
Folja 133
Mënyra dëftore dhe habitore e foljeve të parregullta 136
Format e pashtjelluara 138
Teknika të shkrimit të tekstit rrëfyes 140
Fjalia dëftore 143
Fjalitë e paplota 145
Teksti argumentues 148
Gjymtyrët e fjalisë 153
Përshtatja e kallëzuesit foljor dhe e këpujës me kryefjalën 155
Gjymtyrët e veçuara 159
Teknika të tekstit argumentues 162
Gjymtyrët homogjene 167
Përshtatja e gjymtyrëve homogjene 170
Teksti udhëzues 173
Përdorimi i parafjalëve, nyjave, pjesëzave përpara gjymtyrëve homogjene 177
Përdorimi i shenjave të pikësimit 180
Teknikat e shkrimit të tekstit udhëzues 182
Përdorimi i nyjës së përparme 184
Gjuha e medies 187
Publiciteti, reklama 191
PROJEKT 193
Test periudha shtator-dhjetor 194
Test periudha janar-mars 201
Test periudha prill-qershor 204

4
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

PLANI VJETOR
Lënda Gjuhë shqipe
Klasa X
Viti shkollor 2016-2017

Plani sintetik
36 javë x 2 orë = 72 orë

Ndarjet kryesore Orë mësimi Njohuri të reja Përpunim


të njohurish
sugjeruara

Të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të 40 orë 30 orë 5 orë


shkruarit e teksteve të ndryshme
(informuese-paraqitëse, përshkruese, rrëfyese,
argumentuese udhëzuese)

Përvetësimi i rregullave gramatikore, 32 orë


drejtshkrimore dhe të pikësimit
- Leksikologji 5 orë 5 orë
- Morfologji 12 orë 10 orë 1 orë
- Sintaksë 10 orë 8 orë 1 orë
- Drejtshkrim 5 orë 3 orë 1 orë

Përsëritje 2 orë
Testime 3 orë
Punë me projekt 3 orë
Gjithsej: 72 orë 56 orë 16 orë

5
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyç

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit


Nxënësi:

shprehet, përmes një forme komunikimi, për një temë të caktuar në një material (prezantim)
prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në atë material;
diskuton në grup, në mënyrë konstruktive, jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe
duke marrë informacion për një temë të caktuar nga fushat e të nxënit ose nga jeta e përditshme;
lexon rrjedhshëm një tekst prej 35 paragrafësh, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e
tekstit dhe stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve;
përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës në kontekste dhe forma të
ndryshme të shkrimit, si: ese, e-mail (postë elektronike), letër formale dhe joformale etj.;
shkruan një tekst për një temë nga jeta e përditshme, me 3-5 paragrafë, duke respektuar
strukturën, drejtshkrimin dhe elementet e tjera, pastaj e prezanton para të tjerëve me shqiptim të saktë;
shkruan një ese, jo më shumë se dy faqe, për vlerat estetike të pjesëve të caktuara artistike
(poezi, prozë, pjesë muzikore, pjesë arti, vallëzim etj.), duke respektuar organizimin dhe hapat e
shkrimit të një eseje;
prezanton një projekt (artistik, humanitar, eksperimentues etj.) nga fusha të ndryshme
mësimore, të hartuar individualisht dhe në grup, për një temë të caktuar, duke përdorur në mënyrë të
efektshme teknologjinë e informacionit dhe teknologji të tjera;
përdor TIK-un në mënyrë të efektshme gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën
e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënit e informacioneve të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.

Kompetenca e të menduarit
Nxënësi:
prezanton, në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të
klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente
për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, kultura, arti, sporti,
shëndetësia, shoqëria, mjedisi etj.);
ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga
kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.);
krahason, të paktën, tri burime të ndryshme të informacionit për trajtimin e temës së njëjtë,
argumenton saktësinë e rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kriteret e
përcaktuara më parë, dhe i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse,
duke përdorur TIK-un;
modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga
një fushë mësimore, duke e zbërthyer në hapa të vegjël, dhe jep sqarimet e nevojshme për hapat e
ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit;
krijon një vepër artistike me pamje dy- dhe tredimensionale me mesazhe nga një fushë
mësimore dhe shpjegon para nxënësve të tjerë hapat e ndjekur për krijimin e veprës.

Kompetenca e të nxënit

6
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Nxënësi:
demonstron shkathtësi funksionale në lexim dhe shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme,
në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të
dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore;
shfrytëzon, në mënyrë efektive, përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e
përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre ose aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar mësimore;
përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900 fjalë, për
vetëvlerësimin e përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar, veçon, në fund të përmbledhjes, disa çështje që
vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e përparimit të mëtejshëm;
shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë e informacionit dhe burime të tjera
informacioni ,për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas
i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes;
kërkon dhe shfrytëzon në mënyrën e duhur këshilla dhe informacione për kapërcimin e
vështirësive në të nxënit në një fushë të caktuar dhe, më pas, prezanton rezultatet e arritura;
paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke
dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritshme (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi,
vepre artistike etj.);
shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim informacioni për të kryer
një veprim, aktivitet, detyrë ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij, vlerëson vetë
performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh., burime informacioni në
libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj.)

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


Nxënësi:
harton një projekt me faza të mirëmenaxhuara (individualisht ose në grup) duke shkëmbyer,
konsultuar dhe informuar të tjerët, si dhe duke identifikuar dhe vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe
monetare në përputhje me rezultatet e pritshme;
analizon gjendjen e mjedisit (në klasë, në shkollë, në komunitet apo më gjerë) dhe pasojat e
ndotjes, propozon alternativa për mbikëqyrje dhe menaxhim të drejtë të gjendjes së vlerësuar si më të
rëndë dhe propozon zgjidhje konkrete;
propozon alternativa për mbikëqyrje dhe menaxhim të drejtë të gjendjes së vlerësuar si më të
ndjeshme dhe ndërmerr zgjidhje konkrete;
merr pjesë në aktivitete të ndryshme në nivel klase, shkolle, bashkie dhe më gjerë (p.sh.,
konkurse mësimore, gara sportive, aktivitete kulturore, muzikore etj.),;
diskuton me të tjerët për rezultatet e arritura dhe për procesin e organizimit dhe jep argumente
në forma të ndryshme shprehëse si të rritet pjesëmarrja në aktivitete dhe si të përmirësohet procesi i
organizimit të tyre.

Kompetenca personale
Nxënësi:
analizon përparësitë dhe dobësitë personale, duke evidentuar masat përmes të cilave synon të
mbështesë përparimin personal në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë
dobësitë personale;
merr pjesë aktive në lojëra, në gara sportive dhe në aktivitete të tjera kulturore dhe, në mënyrë

7
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

konstruktive, menaxhon emocionet e veta;


ilustron, me shembuj para të tjerëve, modelet/praktikat e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e
mbrojtjes dhe të kultivimit të kulturës së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në mjedisin ku
jeton dhe më gjerë.

Kompetenca qytetare
Nxënësi:
demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të ndryshme të diskutimit
për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme (p.sh.,
në familje, në shkollë dhe në komunitet, në nivel vendor dhe qendror), gjatë diskutimit tregon tolerancë
dhe respekt për pyetjet dhe komentet e të tjerëve;
demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj
dallimeve në komunitetin ku jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe me gjerë) dhe i shpjegon ato në
diskutime me të tjerët;
diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për
çështje publike, shoqërore, historike, natyrore etj. dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në
komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar.

Kompetenca digjitale
Nxënësi:

përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative, duke përfshirë komunikimet në distancë, për
zhvillimin e njohurive;
përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore
nëpërmjet pamjeve të filmuara apo të animuara;
gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh
dhe mediesh;
zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe mediet
digjitale.

Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të


mësuar Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë Nxënësi:

merr pjesë në diskutime për tema të ndryshme, mbështet ose kundërshton një pozicion të
caktuar, merr në konsideratë qëllimin, audiencën dhe situatën në një diskutim, si dhe përmbledh
përfundimet e një diskutimi;
dallon karakteristikat e gjuhës së folur si një formë komunikimi, si dhe krahason përdorimet e
kësaj gjuhe në shkollë dhe në komunitet;
realizon prezantime të ndryshme me gojë, përdor strategjitë e duhura për të përmbushur qëllimin
që ka dhe, për të tërhequr vëmendjen dhe interesin e audiencës, respekton kohën gjatë prezantimit;
përdor TIK-un për të realizuar prezantime të ndryshme, sidomos në situata formale.

8
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Vlerat dhe qëndrimet


Nxënësi:
respekton rregullat e etikës gjatë të folurit, shmang fyerjet dhe paragjykimet, si dhe format e
tjera të gjuhës denigruese;
merr pjesë në diskutime, duke dhënë kontributin e tij, si dhe respekton mendimin e të tjerëve;
kontrollon nervozizmin dhe demonstron seriozitet dhe sinqeritet gjatë të folurit;
respekton forcën e fjalës dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
ndërmerr nisma dhe shpreh interesim për çështje të ndryshme;
përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemeve;
përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit gjatë prezantimeve të ndryshme;
respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve;
tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të folurit.

Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
përdor strategjitë e të dëgjuarit dhe kupton tekste të llojeve të ndryshme;
bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së teksteve;
zbulon kuptimin e fjalës, duke studiuar origjinën e saj, si dhe analizon dhe interpreton kuptimet
e dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;
përdor materiale udhëzuese dhe hulumton në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar
fjalorin;
analizon gjuhën e figurshme të tekstit;
identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;
identifikon mjetet që përdor folësi për ta bërë tërheqës ose të besueshëm të folurin e tij.

Vlerat dhe qëndrimet


Nxënësi:
tregon respekt, empati (ndjeshmëri) dhe interes ndaj folësit;
demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
ndërmerr nisma dhe shpreh interes për çështje të ndryshme;
përdor imagjinatën dhe aftësitë krijuese për zgjidhjen e problemeve;
respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve.

Kompetenca: Të lexuarit e teksteve të ndryshme


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
përdor strategjitë e të lexuarit dhe bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së
teksteve;
përdor organizuesit grafikë në funksion të procesit të të kuptuarit të tekstit, parafrazon dhe
përmbledh tekstet e punuara;
kupton tekste të llojeve të ndryshme;
zbulon kuptimin e fjalës duke hulumtuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e

9
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;


përdor materiale udhëzuese dhe gjurmon në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar
fjalorin;
analizon tema të ndryshme, duke zbuluar gjuhën e figurshme të tekstit;
identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;
realizon punë kërkimore, përzgjedh informacione për qëllime të ndryshme, vlerëson
informacionin e përzgjedhur nga të tjerët, përmbledh materiale të ndryshme dhe nxjerr përfundime.

Vlerat dhe qëndrimet


Nxënësi:
është i motivuar për të lexuar për kënaqësi dhe informacion;
është i vëmendshëm gjatë leximit;
shfaq empati (ndjeshmëri) gjatë leximit;
shfaq vetëbesim dhe vetëvlerësim;
demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
respekton dhe pranon mendimin e të tjerëve;
respekton etikën gjatë komunikimit personal dhe në grup;
vlerëson kontributin e të tjerëve gjatë kryerjes së një detyre;
shfaq tolerancë dhe respekt për kulturën dhe për gjuhën e tjetrit.

Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe


funksionale Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë Nxënësi:

realizon hapat e përcaktuar dhe të domosdoshëm gjatë të shkruarit, përdor strategji të


ndryshme për të planifikuar shkrimin e tij, organizon në mënyrë logjike mendimet dhe idetë, si dhe
redakton shkrimin duke përdorur edhe mendimet e të tjerëve;
shkruan qartë, me një stil vetjak dhe në mënyrë logjike, tekste për qëllime dhe për audienca
të ndryshme;
shkruan tekste të llojeve të ndryshme për qëllime personale dhe funksionale, duke zbatuar
kriteret e domosdoshme për secilin lloj (formë);
zbaton rregullat gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit në shkrimet e tij dhe në procesin
e redaktimit;
përdor materiale të ndryshme burimore që e ndihmojnë gjatë procesit të shkrimit.

Vlerat dhe qëndrimet


Nxënësi:
shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit;
demonstron imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të shkruarit;
shkruan në mënyrë të pavarur;
respekton gjuhën standarde dhe shmang fjalët e huaja gjatë të shkruarit (kur e kanë fjalën
përgjegjëse në gjuhën shqipe);
vlerëson punët e të tjerëve;
bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre me shkrim.

10
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kompetenca: Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
ndërton dhe zhvillon njohuri të reja rreth gramatikës dhe leksikologjisë përmes studimit të
funksionit dhe ndikimit të tyre në tekstet që lexon;
përdor njohuritë gramatikore dhe leksikore gjatë të folurit dhe të shkruarit për të arritur
qëllime ose efekte të caktuara;
dallon disa ndryshime mes gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar, mes regjistrave formalë dhe
joformalë, mes dialekteve dhe gjuhës standarde;
zotëron rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit në gjuhën shqipe;
shkruan saktë, pa gabime dhe argumenton mënyrën e të shkruarit, duke cituar rregullat
drejtshkrimore;
përdor me saktësi terminologjinë gjuhësore në diskutime gjatë të folurit dhe kur shkruan.

Vlerat dhe qëndrimet


Nxënësi:
vlerëson pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
respekton diversitetin gjuhësor mes njerëzve;
shfaq shpirt krijues në përdorimin e gjuhës;
shmang fjalët e huaja të panevojshme gjatë komunikimit;
vlerëson punët e të tjerëve;
bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.

11
12

Tremujori I shtator – dhjetor

10”
Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha shqipe
Nr. Kompetenca Temat Metodologjia dhe Vlerësimi Burimi
Situatat e të
mësimore veprimtaritë e
nxënit
nxënësve
1 Të folurit, të dëgjuarit Gjuha shqipe Situata të Punë në grupe e Vlerësim për punën në grupe, për Teksti mësimor
për të komunikuar dhe dëshmitë ndryshme të çift, dikutim, lexim mënyrën si studiojnë informacionin Gjuha shqipe 10,
dhe e para sjella nëpërmjet i drejtuar, pema e dhe prezantimin e tij. libri digjital, burime
për të mësuar. dëshmive të mendimit, hulumtim në Vlerësim për punën individuale, në të tjera nga jeta
Të lexuarit e teksteve para të gjuhës internet për materialet lidhje me saktësinë e informacionit e përditshme dhe
të ndryshme shqipe dhe e kërkuara. (Ora mund shkencor. interneti, si tabela
teksteve rreth të zhvillohet dhe në Vlerësim pa notë, por motivues për të ndryshme, foto,
saj formën e konkursit) nxënësit që aktivizohen materiale, dëshmi
të para të gjuhës
shqipe, video.

2 Të folurit, të dëgjuarit Gjuha shqipe Nxënësit Diskutim, diskutim Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
për të komunikuar dhe leksiku lexojnë tekste me pyetje, diskutim a) rrjedhshmërinë e të folurit dhe Gjuha shqipe 10, libri
dhe për të mësuar. të shqipes të përmes shqyrtimit të saktësinë e informacionit shkencor digjital, fjalorë, tekste
Të lexuarit e teksteve shek. XVI-XVII përbashkët, Di, Dua (2-3 nxënës me notë); të shqipes të shek.
të ndryshme të di, Mësoj, Punë e b) aftësinë e secilit nxënës për XVI-XVII
pavarur të kombinuar, harmonizuar dhe
prezantuar saktë punën në grup
dhe punën në dyshe (3-4 nxënës
vlerësohen me notë)
3 Të folurit, të dëgjuarit Zhvillime të Lidhje Diskutim, stuhi Vlerësohet aftësia e secilit nxënës Teksti mësimor
për të komunikuar gjuhësisë ndërlëndore mendimesh, lexim hap për të prezantuar saktë punën në Gjuha shqipe 10, libri
dhe për të mësuar. shqiptare dhe leximi i pas hapi, Diagrami i grup (3-4 nxënës vlerësohen me digjital, “Drejtshkrimi
Të lexuarit e teksteve materialeve Venit, punë e pavarur notë) i gjuhës shqipe”,
të ndryshme historike e dhe diskutim “Fjalori i gjuhës
gjuhësore së sotme shqipe”,
materiale historike
4 Të dëgjuarit për të Zhvillimi dhe Nxënësit Diskutim, diskutim në Vlerësim për saktësinë e Teksti mësimor Gjuha
komunikuar dhe pasurimi i lexojnë dhe çifte dhe në grup, Di, informacionit shkencor (1-2 nxënës shqipe 10 , libri
për të mësuar. Të leksikut në dëgjojnë pjesë Dua të di, Mësoj, punë vlerësohen me notë). digjital, foto, fisha të
lexuarit e teksteve shek. XIX-XX nga botimet në grupe dhe diskutim, Vlerësim për harmonizimin e punës përgatitura, tabela
të ndryshme. Përve- në fushën e shkrim i lirë. në grupe me njëri-tjetrin.
tësimi i njohurive gjuhësisë. Vlerësim për saktësinë e
gramatikore.
informacionit që prezanton grupi
(leksikologji)
5 Të lexuarit e teksteve Shtresimi i Tekste Diskutim, stuhi Vlerësim për punën individuale dhe Teksti mësimor
të ndryshme leksikut sipas informuese- mendimesh, pema punën në grup. Gjuha shqipe 10, libri
Përvetësimi burimit paraqitëse, ku e mendjes, punë në Vlerësim për paraqitjen saktë të digjital, foto, fisha të
i njohurive evidentohet grupe, organizuesi punës së kërkuar përgatitura, tabela,
gramatikore. shtresëzimi i grafik, shkrim i lirë. artikuj nga gazeta
(leksikologji) leksikut.

6 Të lexuarit e teksteve Shtresimi i Tekste Diskutim, organizuesi Punë në grup (3-4 nxënës të nivelit Teksti mësimor
të ndryshme leksikut sipas informuese- grafik, rrjeti i diskutimit, maksimal vlerësohen me notë). Gjuha shqipe 10, libri
Përvetësimi përdorimit paraqitëse, ku punë e pavarur dhe Punë individuale (vlerësohen digjital, foto, fisha të
i njohurive evidentohet diskutim. për mënyrën si e kërkojnë dhe e përgatitura, tabela të
gramatikore. shtresëzimi i plotësojnë materialin) shkruara
(leksikologji) leksikut sipas
përdorimit.

7 Të lexuarit e teksteve Dialektet Tekste të Stuhi mendimesh, Vlerësim individual ( i diferencuar) Teksti mësimor
të ndryshme, të folurit dhe shqipja shkruara në punë e pavarur, Vlerësim për harmonizimin e Gjuha shqipe 10,
standarde dialekte të dikutim, lexim i punës në grupe me njëri-tjetrin dhe libri digjital, e-libri,

L
b
r
ë
i
ndryshme të drejtuar, pema e vlerësim për cilësinë e informacionit burime të tjera nga
gjuhës shqipe. mendimit, organizues jeta e përditshme

es
ës
m
u
i
grafik, punë në grupe, dhe interneti, si
rrjeti i diskutimit, lexim tabela të ndryshme,
hap pas hapi, punë në foto, materiale për

p
r
ë
çift. dialektet e gjuhës
shqipe

n
i
t
s
k
e
t
10” shqipe“ Gj
uha
13
14

8 Të dëgjuarit dhe Komunikimi Situata të Stuhi mendimesh, Vlerësim individual (i diferencuar). Teksti mësimor Gjuha
të folurit për të dhe llojet e tij ndryshme dikutimi, lexim i Vlerësim për prezantimin e saktë të shqipe 10, libri digjital,

r
ë
b
i
L
komunikuar dhe për komunikimi drejtuar, organizues punës në grupe e-libri, burime të tjera

es
ës
m
u
i
të mësuar nga jeta e grafik, punë në grupe nga jeta e përditshme
përditshme dhe çift, diagrami i dhe interneti, si
Venit tabela me shenja të

r
ë
p
ndryshme, foto nga
situata të ndryshme

n
i
t
s
k
e
t
komunikimi etj.
9 Të folurit për të Strategjitë e të Situata të Bashkëbisedim, Vlerësim individual. Teksti mësimor

uh
Gj

a
komunikuar dhe për folurit ndryshme dikutim, lexim hap pas Vlerësohet marrëdhënia e Gjuha shqipe
të mësuar komunikimi nga hapi, punë në grup, anëtarëve të grupeve me njëri- 10, libri digjital,
veprimtaria në paneli, rrjeti i diskutimit, tjetrin. e-libri, materiale

p
q
h
s
e
i
klasë, të cilat grupi i ekspertëve Vlerësohet saktësia e prezantimit të me argumente të
vënë në dukje materialit ndryshme për të


0
1
qëllimin e të organizuar një debat
folurit etj.
10 Të dëgjuarit për të Strategjitë e të Situata të Harta e konceptit, Vlerësohet aftësia e nxënësve Teksti mësimor
komunikuar dhe për dëgjuarit ndryshme dëgjimi i drejtuar, për t’u shprehur saktë dhe bukur Gjuha shqipe 10, libri
të mësuar komunikimi bashkëbisedim, rrjeti (vlerësim ndividual). Vlerëdohet digjital,
nga veprimtaria i diskutimit, punë e harmonizimi i punës në grupe e-libri, tekste të
në klasë dhe pavarur, konkurs. llojeve ndryshme të
nga jeta e paracaktuara për
përditshme, të dëgjim
cilat vënë në
dukje qëllimin e
të dëgjuarit
11 Të shkruarit për Strategjitë e Situata të Bashkëbisedim, Vlerësim i punës në grupe. Teksti mësimor
qëllime personale dhe të shkruarit ndryshme diskutim, harta e Vlerësim individual. Gjuha shqipe 10, libri
funksionale. (Përmbledhja) komunikimi konceptit, praktikë Vlerësohen për mënyrën e saktë të digjital,
nga veprimtaria e drejtuar, lexim i prezantimit të punës e-libri, tekste të
në klasë dhe drejtuar, vështrim llojeve ndryshme për
nga jeta e krahasues, praktikë e të bërë përmbledhje
përditshme që pavarur
vënë në dukje
qëllimin e të
shkruarit dhe të
dëgjuarit
12 Të shkruarit për Strategjitë e Situata të Bashkëbisedim, Vlerësim i punës në grupe. Teksti mësimor Gjuha
qëllime personale dhe të shkruarit – ndryshme diskutim, harta e Vlerësim individual. shqipe 10, libri digjital,
funksionale Parafraza dhe komunikimi konceptit, shkrim i lirë, Vlerësohen për mënyrën e saktë të e-libri, tekste të
skeda nga veprimtaria punë në grup, punë në prezantimit të punës llojeve ndryshme për
në klasë dhe çift, INSERT, pyetje- të bërë parafrazime
nga jeta e përgjigje, skeda e filmit dhe skeda, poezi
përditshme, të të ndryshme për
cilat vënë në të bërë parafraza,
dukje qëllimin e informacione të
të shkruarit ndryshme për të bërë
skedën e një libri, filmi
etj.

13 Të shkruarit për Strategjitë e të Situata të Bashkëbisedim, Vlerësim : punë në grupe Teksti mësimor
qëllime personale dhe shkruarit – Si ndryshme diskutim, praktikë e Vlerësim individual Gjuha shqipe 10, libri
funksionale korrigjohet një komunikimi drejtuar, praktikë e Vlerësohen për mënyrën e saktë të digjital,
tekst? nga veprimtaria pavarur. prezantimit të punës e-libri, tekste të
në klasë dhe llojeve ndryshme për
nga jeta e të bërë korrigjime dhe
përditshme që redaktime etj.
vënë në dukje
qëllimin e të
shkruarit
14 Të shkruarit për Diskutojmë dhe Punë individuale Vlerësim individual
qëllime personale dhe praktikohemi
funksionale Punë me për teknikat

L
b
r
ë
i
shkrim e shkrimit
të esesë

es
ës
m
u
i
argumentuese
15 Përvetësimi Drejtshkrimi i Tekste të llojeve Diskutim, diskutim Vlerësimi i nxënësve në mënyrë Teksti mësimor
i rregullave shkronjës së të ndryshme ku në grup, përmbledhje individuale dhe për punën në çift Gjuha shqipe 10,

r n
ë i
p t
gramatikore, madhe jepet përdorimi e strukturuar, stuhi libri digjital, fisha të

s
k
e
t
drejtshkrim i shkronjës së mendimesh, praktikë përgatitura, tabela të
madhe e drejtuar, punë e shkruara, tekste të
pavarur llojeve të ndryshme


G

p
a

q
h

h
j

i
15
16

16 Të lexuarit e teksteve Teksti Situata të Diskutim, përmbledhje Vlerësohet puna individuale dhe në Teksti mësimor
të ndryshme ndryshme e strukturuar, praktikë grupe. Gjuha shqipe 10, libri

r
ë
b
i
L
Të dëgjuarit dhe komunikimi e drejtuar, praktikë Nxënësit vlerësohen për paraqitjen digjital,

es
ës
m
u
i
të folurit për të nga veprimtaria e pavarur, punë e saktë të informacionit shkencor e-libri, tekste të
komunikuar dhe për në klasë dhe në grupe, punë e llojeve të ndryshme.
të mësuar nga jeta e pavarur, shkrim i lirë,
cilat na njohin para prak ë.

r
ë
p
përditshme ,të parashikim me terma

n
i
t
s
k
e
t
me tekstin dhe

Gju
karakteristika

ha

të tij, si dhe me
tekste të llojeve

p
q
h
s
e
i
të ndryshme
18 Të lexuarit e teksteve Teksti dhe Situata të Diskutim, lexim hap pas Mësuesi i vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
të ndryshme pjesët e tij ndry- shme hapi, stuhi mendimesh, a) rrjedhshmërinë e të folurit dhe Gjuha shqipe 10, libri


0
1
Të dëgjuarit dhe komunikimi diskutim i gërshetuar saktësinë e informacionit shkencor; digjital,
të folurit për të nga veprimtaria me shpjegim, punë në b) aftësinë e secilit nxënës për e-libri, tekste të
komunikuar dhe për në klasë dhe grupe, bashkëbisedim. të kombinuar, harmonizuar dhe llojeve të ndryshme,
të mësuar nga jeta e prezantuar saktë punën në grup paragrafë të llojeve të
përditshme, të (3-4 nxënës vlerësohen me notë) ndryshme
cilat na njohin
me tekstin dhe
pjesët e tij,
si dhe tekste
të llojeve të
ndryshme,
të përbëra
nga pjesë të
ndryshme
19 Të lexuarit e teksteve Llojet e Situata të Diskutim, pema e Vlerësim për punën individuale Teksti mësimor Gjuha
të ndryshme teksteve ndry -shme mendjes, punë në punë në grupe, shqipe 10, libri digjital,
Të dëgjuarit dhe komunikimi grupe , organizuesi Nxënësit vlerësohen për paraqitjen e-libri, tekste të llojeve
të folurit për të nga veprimtaria grafik, punë e pavarur e saktë të informacionit shkencor të ndryshme letrare/
komunikuar dhe për në klasë dhe joletrare
të mësuar nga jeta e
përditshme, të
cilat na njohin
me tekstin dhe
llojet e tij
20 Të lexuarit e Klasat e Tekste të llojeve Dëgjim dhe mendim Vlerësim: a)punë në grupe Teksti mësimor
teksteve të fjalëve të ndryshme, i drejtuar, shqyrtim b) punë individuale Gjuha shqipe 10,
ndryshme të cilat vënë kategorizues, stuhi Vlerësohen për paraqitjen e saktë libri digjital, fisha
Përvetësimi në dukje mendimesh, pema e të informacionit shkencor. të përgatitura,
i njohurive përdorimin e mendjes, organizuesi magnetofon, tabela
gramatikore
gjerë të klasave grafik, punë e pavarur të shkruara, tekste të
(Morfologji) të fjalëve llojeve të ndryshme

21 Të lexuarit e teksteve Shumësi Tekste të llojeve Diskutim, diskutim në Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
të ndryshme i emrave të ndryshme grup, Di, Dua të di, a) rrjedhshmërinë e të folurit dhe Gjuha shqipe 10,
Përvetësimi mashkullorë me përdorim të Mësoj, punë e pavarur saktësinë e informacionit shkencor libri digjital, fisha të
i njohurive gjerë të emrave në grup. (vlerësohen 2-3 nxënës të nivelit përgatitura,
gramatikore të gjinisë bazë);
(Morfologji) mashkullore në b) aftësinë e secilit nxënës për
numrin shumës të kombinuar, harmonizuar dhe
prezantuar saktë punën në grup
(3-4 nxënës të nivelit mesatar dhe
maksimal, vlerësohen me notë)
22 Të lexuarit e teksteve Teksti Tekste të Bashkëbisedim Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
të ndryshme informues- ndryshme i gërshetuar me a) rrjedhshmërinë e të folurit dhe Gjuha shqipe 10, libri
Të dëgjuarit dhe paraqitës informuese- shpjegim, lexim saktësinë e informacionit shkencor digjital,
të folurit për të (Ora I) paraqitëse i drejtuar, ditari (Vlerësohen 2-3 nxënës të nivelit e-libri, tekste
komunikuar dhe funksioni i të dypjesësh, diagrami bazë); informuese-
për të mësuar, të cilave është i Venit, praktikë e b) aftësinë e secilit nxënës për paraqitëse të llojeve
shkruarit praktik dhe drejtuar, punë në grup të kombinuar, harmonizuar dhe të ndryshme, tabela
që shërbejnë

10”
Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha shqipe
prezantuar saktë punën në grup
për të dhënë (3-4 nxënës të nivelit mesatar dhe
informacione
maksimal, vlerësohen me notë)
të llojeve të
ndryshme
23 Të lexuarit e teksteve Teksti infor- Tekste të Bashkëbisedim Vlerësim individual (i diferencuar). Teksti mësimor Gjuha
të ndryshme mues- paraqi- ndryshme i gërshetuar me Mësuesi korrigjon punimet e dy shqipe 10, libri digjital,
Të dëgjuarit dhe tës (Ora II) informuese- shpjegim, lexim i nxënësve e-libri, tekste
të folurit për të Ushtrime paraqitëse ku drejtuar, praktikë e informuese-
komunikuar dhe për specifikohet drejtuar, punë në grup, paraqitëse të llojeve
të mësuar struktura shkrim i lirë të ndryshme, tabela
e tyre dhe
karakteristikat
dalluese
17
18

24 Të lexuarit e teksteve Punë me Bisedë: Punë individuale Nuk ka vlerësime në fazën e parë Vepra të ndryshme
të ndryshme, të projekt Projekti dhe punë në grupe, të projektit

r
ë
b
i
L
shkruarit, të folurit (Ora I) rëndësia e tij
dhe të dëgjuarit

s
e
u
s
ë
m
i
Përvetësimi i
njohurive gramatikore
25 Të lexuarit e teksteve Përsëritje Punë individuale, Vlerësim individual, motivues. Teksti i nxënësit

r
ë
p
të ndryshme, punë në grupe Vlerësim: punë në grupe

n
i
t
s
k
e
t
Përvetësimi i
njohurive gramatikore

“ G
juh
26 Të lexuarit e teksteve Testim për Punë me Punë individuale Vlerësim individual Fletë A4

a
të ndryshme, të njohuritë e materialin e
shkruarit Përvetësimi tremujorit I testit

p
q
h
s
e
i
i njohurive
gramatikore


0
1
Tremujori II janar-mars

Nr. Tematika Temat Situatat e të nxënit Metodologjia Vlerësimi Burimi


mësimore dhe veprimtaritë
e nxënësve
27 Të lexuarit e Teksti Tekste të ndryshme Lexim i drejtuar, Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
teksteve të informues - letrare dhe joletrare praktikë e drejtuar,
a) rrjedhshmërinë e të folurit dhe Gjuha shqipe 10,
ndryshme, paraqitës për të përcaktuar punë në grup, saktësinë e informacionit shkencor libri digjital,
Të folurit për të veçoritë dhe të diagrami i Venit, (vlerësohen 2-3 nxënës të nivelit e-libri, tekste letrare
komunikuar dhe për përbashkëtat e tyre ditari dypjesësh. bazë); dhe joletrare
të mësuar
b) aftësinë e secilit nxënës për
Të dëgjuarit
të kombinuar, harmonizuar dhe
e teksteve të
prezantuar saktë punën në grup (3-4
ndryshme
nxënës të nivelit mesatar dhe maksimal
vlerësohen me notë)
28 Të lexuarit e Shumësi Tekste të llojeve të Diskutim, diskutim Vlerësim i diferencuar individual Teksti mësimor
teksteve të i emrave ndryshme ku janë në grup, Di, Dua Korrigjohen punimet e dy nxënësve Gjuha shqipe 10,
ndryshme, femërorë përdorur gjerësisht të di, Mësoj, punë libri digjital, fisha të
Përvetësimi emra të gjinisë e pavarur në grup përgatitura, tabela të
i njohurive femërore në forma të shkruara, tekste të
gramatikore ndryshme të numrit llojeve të ndryshme
(Morfologji) shumës

Libë
r
29 Të lexuarit e
ndrys hme,
Testoni
inf or m ues -
Teksti informues-
cilin përc akto hen
Praktikë e
grup, shk rim i lir ë
Vlerësim individual (i diferencuar)).
nxënës ve
Teksti mësimor
libri digjit al,

teksteve të veten. Teksti paraqitës, në të drejtuar, punë në Mësuesi korrigjon punimet e dy Gjuha shqipe 10,

i
s
e
u
s
ë
m
Të folurit për të paraqitës dhe analizohenn e-libri, tekste


r
komunikuar dhe për
Të dëgjuarit
karakteristikat e tij informuese-
të mësuar paraqitëse të llojeve

n
i
t
s
k
e
t
e teksteve të të ndryshme, tabela
ndryshme

a
h
u
j
G

e
p
i
q
h
s

0
1
19
20

30 Të shkruarit për Teknikat Tekste të ndryshme Bashkëbisedim, Vlerësim individual (i diferencuar). Teksti mësimor

r
ë
b
i
L
qëllime personale e shkrimit informuese- lexim i drejtuar, Mësuesi korrigjon punimet e dy Gjuha shqipe 10,

uesi
mës
dhe funksionale. të tekstit paraqitëse, në të pema e mendimit, nxënësve libri digjital,
informues- cilat evidentohen pyetje-përgjigje, teksti mësimor,
paraqitës lehtë karakteristikat diskutim, punë e e-libri, tekste
specifike, si dhe pavarur, punë në informuese-


r
teknikat e shkrimit grup paraqitëse të llojeve

s
k
e
t
i
të tyre të ndryshme, tabela

“ G
juh
31 Të lexuarit e Teksti Tekste përshkruese Bashkëbisedim, Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor

a
teksteve të përshkrues të llojeve të diskutim, punë në dhe prezantimin e saktë të punë në Gjuha shqipe 10,
ndryshme, ndryshme për të grup, punë në çift, grup (3-4 nxënës me vlerësohen me libri digjital,

qip
Të folurit për të përcaktuar veçoritë diagrami i Venit, notë) e-libri, tekste të

sh
e
komunikuar dhe për e tyre pema e mendimit, llojeve përshkrues të
të mësuar


0
organizuesi grafik, llojeve të ndryshme,

1
Të dëgjuarit
e teksteve të punë e pavarur tabela
ndryshme

32 Të lexuarit e Mbiemri Tekste të llojeve Diskutim, stuhi Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor
teksteve të të ndryshme me mendimesh, dhe prezantimin e saktë të punës në Gjuha shqipe 10 ,
ndryshme, përdorim të gjerë të punë e pavarur, grup (3-4 nxënës vlerësohen me notë) libri digjital, fisha të
Përvetësimi mbiemrave tabela INSERT, përgatitura, tabela të
i njohurive organizuesi grafik, shkruara, tekste të
gramatikore punë e pavarur në llojeve të ndryshme
(Morfologji) grup
33 Të lexuarit e Teknikat e Tekste përshkruese Diagrami i Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësmior
teksteve të përshkrimit. të llojeve të Venit, shpjegim a) rrjedhshmërinë e të folurit dhe Gjuha shqipe 10,
ndryshme, Përshkrimi i ndryshme ku vihen i kombinuar me saktësinë e informacionit shkencor libri digjital,
Të folurit për të
komunikuar dhe për personit në dukje teknika bashkëbisedim, (vlerësohen 2-3 nxënës të nivelit tabela, foto të Nënë
të përshkrimit të praktikë e drejtuar bazë); Terezës etj.
të mësuar
personave me punë në grup, b) aftësinë e secilit nxënës për
Të dëgjuarit
praktikë e pavarur të kombinuar, harmonizuar dhe
e teksteve të
prezantuar saktë punën në grup (3-4
ndryshme
nxënës të nivelit mesatar dhe maksimal
vlerësohen me notë)
34 Të lexuarit e Përshtatja e Tekste të llojeve Diskutim, puna Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor
teksteve të mbiemrit me të ndryshme, të në grupe dyshe, dhe prezantimin e saktë të punës në Gjuha shqipe 10,
ndryshme, emrin cilat vënë në dukje punë e pavarur, grup (3-4 nxënës me vlerësohen me libri digjital, fisha të
Përvetësimi përshtatjen e rrjeti i diskutimit, notë) përgatitura, tabela të
i njohurive mbiemrit me emrin punë e pavarur në shkruara, tekste të
gramatikore grup llojeve të ndryshme
(Morfologji -
drejtshkrim)
35 Të lexuarit e Emërzimi i Tekste të ndryshme Diskutim, dëgjim Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti Gjuha shqipe
teksteve të mbiemrit ku vihet në dukje dhe mendim i dhe prezantimin e saktë të punë në 10, libri digjital,
ndryshme, emërzimi i mbiemrit drejtuar (DLTA), grup (3-4 nxënës me vlerësohen me shkumësa me
Përvetësimi organizuesi grafik, notë) ngjyra, fisha të
i njohurive punë e pavarur përgatitura, tabela të
gramatikore shkruara, tekste të
llojeve të ndryshme
36 Të lexuarit e Teknikat e Tekste përshkruese Bashkëbisedim, Vlerësim individual (i diferencuar). Teksti mësimor
teksteve të përshkrimit të llojeve të diskutim, lexim i Mësuesi korrigjon punimet e dy Gjuha shqipe 10,
ndryshme, së një kafshe/ ndryshme, ku vihen drejtuar, punë në nxënësve libri digjital,
Të folurit për të
komunikuar dhe për vendi në dukje teknika të grup, praktikë e e-libri, tekste të
përshkrimit të një pavarur, punë në llojeve përshkrues të
të mësuar kafshe/vendi çift, shkrim i lirë llojeve të ndryshme,
Të dëgjuarit
e teksteve të tabela
ndryshme
Të shkruarit

bër
37 Të lexuarit e Teknikat e Tekste përshkruese Bashkëbisedim, Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor

Li
teksteve të përshkrimit të llojeve të diskutim, a) rrjedhshmërinë e të folurit dhe Gjuha shqipe 10,
Të folurit për të në dukje teknika të punë në grup, (vlerësohen 2-3 nxënës të nivelit e-libri, tekste të

ue
ës
m
si
ndryshme, të një objekti ndryshme, ku vihen organizuesi grafik, saktësinë e informacionit shkencor libri digjital,
komunikuar dhe për përshkrimit të vendit praktikë e pavarur, bazë); llojeve përshkruese

p
të mësuar

r
ë
shkrim i lirë b) aftësinë e secilit nxënës për të llojeve të
Të dëgjuarit

teks
e teksteve të të kombinuar, harmonizuar dhe ndryshme, tabela

tin
ndryshme prezantuar saktë punën në grup (3-4
Të shkruarit nxënës të nivelit mesatar dhe maksimal
vlerësohen me notë)

a
h
u
j
G

e
p
i
q
h
s

0
1
21
22

Lib
ër
38 Të lexuarit e Përshkrimi Tekste përshkruese Bashkëbisedim, Vlerësim individual (i diferencuar). Teksti mësimor
teksteve të letrar dhe të llojeve të diskutim, Mësuesi korrigjon punimet e dy Gjuha shqipe 10,

m
si

u
s
e

ë
ndryshme, joletrar ndryshme (letrare organizuesi grafik, nxënësve libri digjital,
Të folurit për të dhe joletrare) ku ditari dypjesësh, e-libri, tekste
komunikuar dhe për vihen në dukje veçori diagrami i Venit, përshkrues të llojeve

ër
p
të mësuar të përshkrimit të punë në grup, të ndryshme (letrare

teks
Të dëgjuarit secilit prej tyre praktikë e pavarur, dhe joletrare), tabela

tin
e teksteve të
shkrim i lirë
ndryshme

a
h
u
j
G

39 Të lexuarit e Teksti rrëfyes Tekste rrëfyese të Bashkëbisedim, Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor
teksteve të llojeve të ndryshme diskutim, dhe prezantimin e saktë të punës në Gjuha shqipe 10,

pe
sh
qi
ndryshme, ku vihen në dukje organizuesi grafik, grup (3-4 nxënës me vlerësohen me libri digjital,
Të folurit për të veçoritë dhe teknikat ditari dypjesësh, notë) e-libri, tekste


10
komunikuar dhe për e rrëfimit diagrami i Venit, rrëfyese të llojeve të
të mësuar
punë në grup, ndryshme, tabela
Të dëgjuarit
praktikë e pavarur,
e teksteve të
shkrim i lirë
ndryshme
40 Të lexuarit e Lloje të Tekste rrëfyese të Bashkëbisedim, Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor
teksteve të tekstit rrëfyes llojeve të ndryshme lexim i drejtuar, dhe prezantimin e saktë të punës në Gjuha shqipe 10,
ndryshme, ku vihen në dukje praktikë e drejtuar, grup (3-4 nxënës me vlerësohen me libri digjital,
Të folurit për të veçoritë dhe teknikat dora e pyetjeve. notë) e-libri, tekste
komunikuar dhe për e rrëfimit rrëfyese të llojeve të
të mësuar
Të dëgjuarit ndryshme, tabela
e teksteve të
ndryshme

41 Të lexuarit e Folja - Tekste të ndryshme Diskutim, stuhi Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor
teksteve të kalimtare dhe ku vihet në duke folja mendimesh, dhe prezantimin e saktë të punës në Gjuha shqipe 10,
ndryshme, jokalimtare punë e pavarur, grup (3-4 nxënës me vlerësohen me libri digjital, fisha të
Përvetësimi tabela INSERT, notë) përgatitura, tabela të
i njohurive organizuesi grafik, shkruara, tekste të
gramatikore punë e pavarur në llojeve të ndryshme,
(Morfologji) grup magnetofon
42 Të lexuarit e Mënyra Tekste të ndryshme Diskutim, stuhi Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor
teksteve të dëftore dhe ku foljet eparregullta mendimesh, dhe prezantimin e saktë të punës në Gjuha shqipe 10,
ndryshme, habitore e të jenë në mënyrën punë e pavarur, grup (3-4 nxënës me vlerësohen me libri digjital, fisha të
Përvetësimi foljeve të dëftore dhe habitore tabela INSERT, notë) përgatitura, tabela të
i njohurive parregullta organizuesi grafik, shkruara, tekste të
gramatikore punë e pavarur në llojeve të ndryshme,
(Morfologji) grup magnetofon.
43 Të lexuarit e Foljet e Tekste me lloje të Diskutim, stuhi Vlerësim individual (i diferencuar). Teksti mësimor
teksteve të parregullta ndryshme foljesh të mendimesh, Mësuesi korrigjon punimet e dy Gjuha shqipe 10,
ndryshme, dhe parregullta punë e pavarur, nxënësve libri digjital, fisha të
Përvetësimi drejtshkrimi tabela INSERT, përgatitura, tabela të
i njohurive i tyre organizuesi grafik, shkruara, tekste të
gramatikore punë e pavarur në llojeve të ndryshme
(Morfologji - grup
drejtshkrim)
44 Të lexuarit e Format e Tekste të Dëgjim dhe Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
teksteve të pashtjelluara ndryshme ku mendim i drejtuar a) rrjedhshmërinë e të folurit dhe Gjuha shqipe 10,
ndryshme, evidentohen format (DLTA), shqyrtim saktësinë e informacionit shkencor libri digjital, fisha të
Përvetësimi e pashtjelluara të kategorizues, (vlerësohen 2-3 nxënës të nivelit përgatitura, tabela të
i njohurive shkollës stuhi mendimesh, bazë); shkruara, tekste të
gramatikore pema e mendjes, b) aftësinë e secilit nxënës për llojeve të ndryshme,
(Morfologji) organizuesi grafik të kombinuar, harmonizuar dhe magnetofon
prezantuar saktë punën në grup (3-4
nxënës të nivelit mesatar dhe maksimal
vlerësohen me notë)

Lib
45 Të shkruarit për Teknika të Tekste rrëfyese të Diagrami i Venit, Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor

ër
qëllime personale shkrimit të llojeve të ndryshme,
veçoritë dhe teknikat
bashkëbisedim,
dyshe, shkëmbe
dhe prezantimin e saktë të punës në
notë)
Gjuha shqipe 10,
e-libri, tekste

i
s
e
u
s
ë
m
dhe funksionale. tekstit rrëfyes ku vihen në dukje mendo/puno në grup (3-4 nxënës me vlerësohen me libri digjital,

e rrëfimit me të tjerët, punë rrëfyese të llojeve të


r
në grup ndryshme, tabela
46 Të lexuarit e Fjalia dëftore Tekste të zgjedhura, Diskutim, ditari Vlerësim i kombinuar për harmonizimin Teksti mësimor

tek
sti
n
teksteve të ku evidentohen dypjesësh, dhe prezantimin e saktë të punës në Gjuha shqipe 10,
ndryshme, veçori të fjalisë parashikim me grup (3-4 nxënës me vlerësohen me libri digjital, fisha të

uh
Gj

a
Përvetësimi dëftore terma paraprakë, notë) përgatitura, tabela të
i njohurive organizuesi grafik, shkruara, tekste të
gramatikore punë e pavarur llojeve të ndryshme,

pe
sh
qi
(Sintaksë) magnetofon


10
23
24

47 Të shkruarit për Punë me


qëllime personale shkrim

Li

r
dhe funksionale.

i
s
e
u
s
ë
m
48 Të shkruarit për Punë me
qëllime personale shkrim

p
dhe funksionale.

r
ë
49 Punë me Projekti faza II e Punë në grupe, Nuk ka vlerësime në fazën e dytë të Infromacione të

in
st
te
k
projekt (Ora II) zhvillimit Punë individuale projektit ndryshme
50 Të lexuarit e Testim për Punë me materialin Punë individuale Vlerësim individual Fletë A4

ju


G
a
h
teksteve të njohuritë e e testit
ndryshme, tremujorit II

pe
sh
qi
të shkruarit
Përvetësimi
i njohurive


0
1
gramatikore
Tremujori III prill-qershor

Nr. Tematika Temat mësimore Situatat e të nxënit Metodologjia dhe Vlerësimi Burimi
veprimtaritë e
nxënësve
51 Të lexuarit e teksteve Fjalitë e paplota Përgatitje me fisha Diskutim, pema e Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
të ndryshme, të plotësuara me mendjes, punë në a) rrjedhshmërinë e të folurit Gjuha shqipe 10,
Përvetësimi i lloje fjalish të plota e grupe, organizuesi dhe saktësinë e informacionit libri digjital, fisha të
njohurive gramatikore të paplota grafik, punë e shkencor (vlerësohen 2-3 përgatitura, tabela të
(Sintaksë) pavarur nxënës të nivelit bazë); shkruara, tekste të
b) aftësinë e secilit nxënës për llojeve të ndryshme,
të kombinuar, harmonizuar magnetofon
dhe prezantuar saktë punën
në grup (3-4 nxënës të
nivelit mesatar dhe maksimal
vlerësohen me notë)
52 Të lexuarit e teksteve Teksti Tekste Bashkëbisedim Vlerësim individual (i Teksti mësimor
të ndryshme, argumentues argumentuese të i kombinuar me diferencuar). Mësuesi korrigjon Gjuha shqipe 10, libri
Të folurit për të llojeve të ndryshme, shpjegim, praktikë punimet e dy nxënësve digjital,
komunikuar dhe për ku vihen në dukje e drejtuar, dora e e-libri, tekste
të mësuar veçori të tyre fshehtë, analiza e argumentuese të
Të dëgjuarit e gjuhës së përdorur llojeve të ndryshme,
teksteve të ndryshme tabela

bër
Li
53 Të lexuarit e teksteve Gjymtyrët e fjalisë Tekst i zgjedhur ku Diskutim, Vlerësim individual (i Teksti mësimor
të ndryshme, jepen fjali të thjeshta mësimdhënie e diferencuar). Mësuesi korrigjon Gjuha shqipe 10,

m
u
s

s
e

ë
i
Përvetësimi i e të zgjeruara ndërsjellë, stuhi punimet e dy nxënësve libri digjital, fisha të
njohurive gramatikore mendimesh, përgatitura, tabela të
Sintaksë) pema e mendjes, shkruara, tekste të

r
ë
p
organizuesi grafik llojeve të ndryshme

k
s
e
t

t
i
54 Të lexuarit e teksteve Përshtatja e Tekste të ndryshme Diskutim, punë Vlerësim individual (i Teksti mësimor
të ndryshme, kallëzuesit foljor ku pasqyrohen në grupe dyshe, diferencuar). Mësuesi korrigjon Gjuha shqipe 10,
Përvetësimi i dhe e këpujës ndryshimet punë e pavarur, punimet e dy nxënësve libri digjital, tabela të

uh
Gj

a
njohurive gramatikore me kryefjalën morfologjike të
përshtatjes me
rrjeti i diskutimit,
punë e pavarur në
shkruara, tekste të

e
p
i
q
h
s
(Sintaksë) kallëzuesve gjatë organizuesi grafik, llojeve të ndryshme

kryefjalën grup


10
25
26

55 Të lexuarit e teksteve Teknika Tekste Teksti mësimor Vlerësim i kombinuar për Diskutim, punë
të ndryshme, të tekstit argumentuese të Gjuha shqipe harmonizmin dhe prezantimin në grupe dyshe,

r
ë
b
i
L
Të folurit për të argumentues llojeve të ndryshme, 10, libri digjital, e saktë të punës në grup (3-4 punë e pavarur,

sue

si
komunikuar dhe për Struktura e ku vihen në dukje tabela të shkruara, nxënës vlerësohen me notë) rrjeti i diskutimit,
të mësuar esesë veçori të tyre dhe tekste të llojeve të organizuesi grafik,
Të dëgjuarit e teknika të shkrimit ndryshme punë e pavarur në

ër
p
teksteve të ndryshme grup

s
k
e
t
i
56 Të lexuarit e teksteve Gjymtyrët e Fjali të ndryshme Diskutim, mësim- Vlerësim i kombinuar për Teksti mësimor
të ndryshme, veçuara ku evidentohen dhënie e ndërsjellë, harmonizmin dhe prezantimin Gjuha shqipe 10,

uh
Gj

a
Përvetësimi i gjymtyrë të veçuara pema e mendjes, e saktë të punës në grup (3-4 libri digjital, tabela të
njohurive gramatikore gjatë përdorimit në organizuesi grafik, nxënës vlerësohen me notë) shkruara, tekste të
(Sintaksë - fjali stuhi mendimesh, llojeve të ndryshme

pe
sh
qi
drejtshkrim) punë e pavarur e
diskutim


10
57 Të shkruarit për Teknika të Tekste Bashkëbisedim, Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
qëllime personale shkrimit argumentuese të shkrim i lirë, a) kompozimin e një eseja Gjuha shqipe 10, libri
dhe funksionale. të tekstit llojeve të ndryshme, praktikë e drejtuar argumentuese digjital,
argumentues ku vihen në dukje vrojtimi, punë në b) aftësinë e secilit nxënës për e-libri, tekste
veçoritë dhe teknikat çift të vlerësuar esenë e vet dhe të argumentuese të
e shkrimit të tij shokut; llojeve të ndryshme,
c) prezantuar saktë punën tabela
në grup (3-4 nxënës të
nivelit mesatar dhe maksimal
vlerësohen me notë)
58 Të lexuarit e teksteve Gjymtyrët Të shkruarit Diskutim, Vlerësim i kombinuar për Teksti mësimor
të ndryshme, homogjene në tabelë, ku mësimdhënie harmonizmin dhe prezantimin Gjuha shqipe 10, libri
Përvetësimi i pasqyrohen e ndërsjellë, e saktë të punës në grup (3-4 digjital,
njohurive gramatikore gjymtyrët homogjene organizuesi grafik, nxënës vlerësohen me notë) tabela të shkruara,
(Sintaksë) stuhi mendimesh, tekste të llojeve të
punë e pavarur e ndryshme
diskutim
59 Të lexuarit e teksteve Përshtatja e Fjali të shkëputura Diskutim, mësim- Vlerësim individual (i Teksti mësimor
të ndryshme, gjymtyrëve ku jepet përshtatja dhënie e ndërsjellë, diferencuar). Mësuesi korrigjon Gjuha shqipe 10,
Përvetësimi i homogjene e kallëzuesit me organizuesi grafik, punimet e dy nxënësve libri digjital, fisha të
njohurive gramatikore kryefjalët homogjene stuhi mendimesh, përgatitura, tabela të
(Sintaksë - punë e pavarur e shkruara, tekste të
drejtshkrim) diskutim llojeve të ndryshme
60 Të lexuarit e teksteve Teksti udhëzues Tekste udhëzuese të Diskutim, ditari Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
të ndryshme, llojeve të ndryshme, dypjesësh, mendo/ a) rrjedhshmërinë e të folurit Gjuha shqipe 10, libri
Të folurit për të ku vihen në dukje puno në dyshe, dhe saktësinë e informacionit digjital,
komunikuar dhe për veçori të tyre dhe shkëmbe me të shkencor (vlerësohen 2-3 e-libri, tekste
të mësuar teknika të shkrimit tjerët nxënës të nivelit bazë); udhëzuese të llojeve
Të dëgjuarit e b) aftësinë e secilit nxënës për të ndryshme, tabela
teksteve të ndryshme të kombinuar, harmonizuar
dhe prezantuar saktë punën
në grup (3-4 nxënës të
nivelit mesatar dhe maksimal
vlerësohen me notë)
61 Të lexuarit e teksteve Përdorimi i para- Të shkruarit në Diskutim, Di, Dua te Vlerësim individual (i Teksti mësimor
të ndryshme, fjalëve, nyjave tabelë ku pasqyrohet di, Mësoj, shkrim i diferencuar). Mësuesi korrigjon Gjuha shqipe 10,
Përvetësimi i dhe pjesëzave përdorimi i mjeteve lirë, punë e pavarur punimet e dy nxënësve libri digjital; tabela të
njohurive gramatikore përpara gramatikore në grup shkruara, tekste të
(Sintaksë - gjymtyrëve llojeve të ndryshme
drejtshkrim) homogjene
62 Të lexuarit e Përdorimi i Tekste të llojeve të Diskutim, Mësuesi vlerëson nxënësit për: Teksti mësimor
teksteve të shenjave të ndryshme ku jepet diskutim në grup, a) rrjedhshmërinë e të folurit Gjuha shqipe 10,
ndryshme, pikësimit përdorimi i shkronjës përmbledhje e dhe saktësinë e informacionit libri digjital, fisha të
Përvetësimi së madhe strukturuar, stuhi shkencor (2-3 nxënës përgatitura, tabela të
i njohurive mendimesh, vlerësohen me notë); shkruara, tekste të
gramatikore, praktikë e drejtuar, b) aftësinë e secilit nxënës për llojeve të ndryshme.
përdorimi i punë e pavarur të kombinuar, harmonizuar dhe
shenjave të prezantuar saktë punën në
pikësimit grup (2-3 vlerësohen nxënës

bër
Li
63 (Sintaksë -
Të sh kru arit p ër
Teknikat e Tekste udhëzuese të Diskutim, ditari me notë)
Vlerësim i kom binu ar p ër
Teksti mësimor

i
s
e
u
s
ë
m
drejtshkrim)

qëllime personale shkrimit të llojeve të ndryshme, dypjesësh, mendo/ harmonizmin dhe prezantimin Gjuha shqipe 10, libri

për
dhe funksionale. tekstit udhëzues ku vihen në dukje puno në dyshe, e saktë të punës në grup (3-4 digjital, e-libri, tekste
veçori të tyre dhe shkëmbe me të nxënës vlerësohen me notë) udhëzuese të llojeve

ks
te
ti
n
teknika të shkrimit tjerët të ndryshme, tabela
64 Të lexuarit e teksteve Përdorimi Tekste të Diskutim në grup, Vlerësim i kombinuar për Teksti mësimor

a
h
u
j
G

të ndryshme, i nyjës së përzgjedhura për stuhi mendimesh, harmonizmin dhe prezantimin Gjuha shqipe 10,
Përvetësimi i përparme evidentimin e përmbledhje e e saktë të punës në grup (3-4 libri digjital, tabela të
njohurive gramatikore përdorimit të nyjes strukturuar, lojë nxënës vlerësohen me notë) shkruara, tekste të

pe
sh
qi
së përparme në role, punë e llojeve të ndryshme
pavarur e diskutim


10
27
28

65 Të lexuarit e teksteve Gjuha e medies Situata të ndryshme Bashkëbisedim, Vlerësim i kombinuar për Teksti mësimor
të ndryshme, komunikimi, të dora e fshehtë, harmonizmin dhe prezantimin Gjuha shqipe 10, libri

Li

r
Të folurit për të ilustruara me mjete punë në çift, punë e saktë të punës në grup (3-4 digjital,
komunikuar dhe për dhe foto, rreth në grup nxënës vlerësohen me notë) e-libri, gazeta të

i
s
e
u
s
ë
m
të mësuar medies dhe mjeteve llojeve të ndryshme,
Të dëgjuarit e teknologjike të tabela


r
teksteve të ndryshme komunikimit në ditët

n
i
t
s
k
e
t
e sotme
66 Të lexuarit e teksteve Testim për Punë me materialin Punë individuale Vlerësim individual Fletë A4
të ndryshme, të njohuritë e e testit

uh
Gj

a
shkruarit Përvetësimi tremujorit III
i njohurive

pe
sh
qi
gramatikore
67 Të lexuarit e teksteve Publiciteti dhe Situata komunikuese Bashkëbisedim, Vlerësim i kombinuar për Teksti mësimor


0
1
të ndryshme, reklama të ndryshme, të punë në grup, harmonizmin dhe prezantimin Gjuha shqipe 10, libri
Të folurit për të ilustruara me mjete paneli/grupi i e saktë të punës në grup (3-4 digjital,
komunikuar dhe për dhe foto ekspertëve, lojë nxënës vlerësohen me notë) e-libri, gazeta të
të mësuar me role, diagrami llojeve të ndryshme,
Të dëgjuarit e i Venit tabela
teksteve të ndryshme
68 Të lexuarit e teksteve Punë me shkrim
të ndryshme, të
shkruarit
69 Të lexuarit e teksteve Punë me shkrim
të ndryshme, të
shkruarit
70 Të lexuarit e teksteve Përsëritje
të ndryshme,
Të folurit për të
komunikuar dhe për
të mësuar
Të dëgjuarit e
teksteve të ndryshme
71 Punë me projekt
Projekt: Fushatë
ndërgjegjësimi
(Ora e tretë)
72
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Qëllimet e lëndës së gjuhës shqipe


Në përfundim të arsimit të mesëm, në lëndën e gjuhës shqipe, nxënësit:
përforcojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për gjuhën dhe komunikimin;
pasurojnë fjalorin e tyre, fitojnë njohuri gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit, si dhe
zbatojnë rregullat e gjuhës së folur dhe të shkruar;
shkruajnë qartë, saktë e në mënyrë logjike dhe përshtatin gjuhën dhe stilin e tyre në varësi të
qëllimit, kontekstit dhe audiencës;
krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme me leximin, nëpërmjet të cilit fitojnë kënaqësi dhe informacion;
përdorin diskutimin dhe ndërveprojnë me të tjerët, me qëllim që të komunikojnë, të mësojnë të
shprehin qartë dhe të argumentojnë mendimet dhe idetë e tyre;
zotërojnë “artin” e të folurit dhe të dëgjuarit, bëjnë prezantime formale dhe marrin pjesë në
diskutime dhe në debate të ndryshme duke dhënë kontributin e tyre;
përvetësojnë aftësitë e duhura për të analizuar, për të interpretuar, për të vlerësuar dhe për të
prodhuar tekste për një larmi funksionesh;
zbatojnë njohuritë dhe strategjitë e procesit të të lexuarit për t’u bërë lexues të pavarur, si dhe për
të kuptuar dhe për të gjykuar tekste dhe materiale të llojeve të ndryshme;
interpretojnë dhe vlerësojnë informacione të ndryshme për botën në përgjithësi.

Për të realizuar lidhjen e kompetencave kyç me kompetencat e lëndës, mësuesi ndjek këta hapa:
përzgjedh rezultatin/et e të nxënit për kompetencat kyç që synon të arrijë nxënësi në shkallën
përkatëse;
përcakton rezultatin e të nxënit të kompetencave kyç për vitin mësimor duke zbërthyer rezultatet e
të nxënit të kompetencave kyç për shkallë mësimore (janë përcaktuar në program);
përzgjedh përmbajtjen/et mësimore, mjetet didaktike dhe metodologjinë e mësimdhënies, përmes
të cilave realizon rezultatet e të nxënit;
planifikon mësimdhënien duke përfshirë periudhën kohore gjatë së cilës do të arrijë rezultatet e të
nxënit brenda vitit mësimor;
kryen analiza dhe vlerësime të ecurisë së nxënësve pas realizimit të orëve mësimore, detyrave e
projekteve, për të verifikuar arritjet e rezultateve të të nxënit për vit mësimor dhe për shkallë për
lëndën e gjuhës shqipe.

Kompetencat e lëndës
Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
Të lexuarit e teksteve të ndryshme
Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (Shkalla V)


Nxënësi komunikon në mënyrë efektive Nxënësi:

shprehet, përmes një forme komunikimi, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200
fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në atë material;
diskuton në grup, në mënyrë konstruktive, jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë
informacion për një temë të caktuar nga fushat e të nxënit ose nga jeta e përditshme;
lexon rrjedhshëm një tekst prej 35 paragrafësh, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit dhe
stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve;
përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës në kontekste dhe forma të ndryshme të
shkrimit, si: ese, e-mail (postë elektronike), letër formale dhe joformale etj.;

29
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

shkruan një tekst për një temë nga jeta e përditshme, me 3-5 paragrafë, duke respektuar strukturën,
drejtshkrimin dhe elementet e tjera, pastaj e prezanton para të tjerëve me shqiptim të saktë;
shkruan një ese, jo më shumë se dy faqe, për vlerat estetike të pjesëve të caktuara artistike (poezi,
prozë, pjesë muzikore, pjesë arti, vallëzim etj.), duke respektuar organizimin dhe hapat e shkrimit të
një eseje;å
prezanton një projekt (artistik, humanitar, eksperimentues etj.) nga fusha të ndryshme mësimore, të
hartuar individualisht dhe në grup, për një temë të caktuar, duke përdorur në mënyrë të efektshme
teknologjinë e informacionit dhe teknologji të tjera;
përdor TIK-un në mënyrë të efektshme gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e
përditshme, duke përfshirë edhe të nxënit e informacioneve të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.

Kompetenca e të menduarit
Nxënësi mendon në mënyrë krijuese
Nxënësi:
prezanton, në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të
klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron
argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca,
kultura, arti, sporti, shëndetësia, shoqëria, mjedisi etj.);
krahason, të paktën, tri burime të ndryshme të informacionit për trajtimin e temës së njëjtë,
argumenton saktësinë e rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kriteret e
përcaktuara më parë, dhe i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme
shprehëse, duke përdorur TIK-un;
modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga
një fushë mësimore, duke e zbërthyer në hapa të vegjël, dhe jep sqarimet e nevojshme për hapat e
ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit;
krijon një vepër artistike me pamje dy- dhe tredimensionale me mesazhe nga një fushë
mësimore dhe shpjegon para nxënësve të tjerë hapat e ndjekur për krijimin e veprës;

Kompetenca e të nxënit
Nxënësi mëson për të nxënë
Nxënësi:
demonstron shkathtësi funksionale në lexim dhe shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme,
në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të
nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore;
shfrytëzon, në mënyrë efektive, përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në
jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre ose aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar
mësimore;
përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900 fjalë,
për vetëvlerësimin e përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar, veçon, në fund të
përmbledhjes, disa çështje që vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për
përmirësimin e përparimit të mëtejshëm;
- shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë e informacionit dhe burime të tjera
informacioni ,për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të
cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë
forme tjetër të shprehjes;
- kërkon dhe shfrytëzon në mënyrën e duhur këshilla dhe informacione për kapërcimin e
vështirësive në të nxënit në një fushë të caktuar dhe, më pas, prezanton rezultatet e arritura;

30
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke
dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritshme (në formë skice, grafiku, vizatimi,
shkrimi, vepre artistike etj.);
shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim informacioni për të kryer një
veprim, aktivitet, detyrë ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij, vlerëson vetë performancën
dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh., burime informacioni në libër, revistë,
enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj.)

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe


mjedisin Nxënësi kontribuon në mënyrë
produktive Nxënësi:
harton një projekt me faza të mirëmenaxhuara (individualisht ose në grup) duke shkëmbyer,
konsultuar dhe informuar të tjerët, si dhe duke identifikuar dhe vlerësuar burimet njerëzore,
materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet e pritshme;
analizon gjendjen e mjedisit (në klasë, në shkollë, në komunitet apo më gjerë) dhe pasojat e
ndotjes, propozon alternativa për mbikëqyrje dhe menaxhim të drejtë të gjendjes së vlerësuar si
më të rëndë dhe propozon zgjidhje konkrete;
merr pjesë në aktivitete të ndryshme në nivel klase, shkolle, bashkie dhe më gjerë (p.sh.,
konkurse mësimore, gara sportive, aktivitete kulturore, muzikore etj.), diskuton me të tjerët për
rezultatet e arritura dhe për procesin e organizimit dhe jep argumente në forma të ndryshme
shprehëse si të rritet pjesëmarrja në aktivitete dhe si të përmirësohet procesi i organizimit të tyre.

Kompetenca personale
Nxënësi bën jetë të shëndetshme
Nxënësi:
analizon përparësitë dhe dobësitë personale, duke evidentuar masat përmes të cilave synon të
mbështesë përparimin personal në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të
përmirësojë dobësitë personale;
merr pjesë aktive në lojëra, në gara sportive dhe në aktivitete të tjera kulturore dhe, në mënyrë
konstruktive, menaxhon emocionet e veta;
ilustron, me shembuj para të tjerëve, modelet/praktikat e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e
mbrojtjes dhe të kultivimit të kulturës së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në
mjedisin ku jeton dhe më gjerë.

Kompetenca qytetare
Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët
Nxënësi:
demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të ndryshme të diskutimit
për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme
(p.sh., në familje, në shkollë dhe në komunitet, në nivel vendor dhe qendror), gjatë diskutimit
tregon tolerancë dhe respekt për pyetjet dhe komentet e të tjerëve;
demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj
dallimeve në komunitetin ku jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe me gjerë) dhe i shpjegon ato
në diskutime me të tjerët;
diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për
çështje publike, shoqërore, historike, natyrore etj. dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë
problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar.

31
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kompetenca digjitale
Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin
Nxënësi:
përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative, duke përfshirë komunikimet në distancë, për
zhvillimin e njohurive;
përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore
nëpërmjet pamjeve të filmuara apo të animuara;
gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh
dhe mediesh;
zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe mediet
digjitale.

Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe për të


mësuar Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë Nxënësi:

merr pjesë në diskutime për tema të ndryshme, mbështet ose kundërshton një pozicion të
caktuar, merr në konsideratë qëllimin, audiencën dhe situatën në një diskutim, si dhe përmbledh
përfundimet e një diskutimi;
dallon karakteristikat e gjuhës së folur si një formë komunikimi, si dhe krahason përdorimet e
kësaj gjuhe në shkollë dhe në komunitet;
realizon prezantime të ndryshme me gojë, përdor strategjitë e duhura për të përmbushur qëllimin që
ka dhe, për të tërhequr vëmendjen dhe interesin e audiencës, respekton kohën gjatë prezantimit;
përdor TIK-un për të realizuar prezantime të ndryshme, sidomos në situata formale.

Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:
respekton rregullat e etikës gjatë të folurit, shmang fyerjet dhe paragjykimet, si dhe format e tjera
të gjuhës denigruese;
merr pjesë në diskutime, duke dhënë kontributin e tij, si dhe respekton mendimin e të tjerëve;
kontrollon nervozizmin dhe demonstron seriozitet dhe sinqeritet gjatë të folurit;
respekton forcën e fjalës dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
ndërmerr nisma dhe shpreh interesim për çështje të ndryshme;
përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemeve;
përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit gjatë prezantimeve të ndryshme;
respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve;
tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të folurit.

Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë
Nxënësi:
përdor strategjitë e të dëgjuarit dhe kupton tekste të llojeve të ndryshme;
bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së teksteve;
zbulon kuptimin e fjalës, duke studiuar origjinën e saj, si dhe analizon dhe interpreton kuptimet e
dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;
përdor materiale udhëzuese dhe hulumton në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar
fjalorin;

32
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

analizon gjuhën e figurshme të tekstit;


identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;
identifikon mjetet që përdor folësi për ta bërë tërheqës ose të besueshëm të folurin e tij.

Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:
tregon respekt, empati (ndjeshmëri) dhe interes ndaj folësit;
demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
ndërmerr nisma dhe shpreh interes për çështje të ndryshme;
përdor imagjinatën dhe aftësitë krijuese për zgjidhjen e problemeve;
respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve.

Kompetenca: Të lexuarit e teksteve të ndryshme


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:
përdor strategjitë e të lexuarit dhe bën identifikimin e tipareve të formës e të përmbajtjes së
teksteve;
përdor organizuesit grafikë në funksion të procesit të të kuptuarit të tekstit, parafrazon dhe
përmbledh tekstet e punuara;
kupton tekste të llojeve të ndryshme;
zbulon kuptimin e fjalës duke hulumtuar mbi origjinën e saj, analizon dhe interpreton kuptimet e
dyta dhe të figurshme që merr fjala brenda një konteksti;
përdor materiale udhëzuese dhe gjurmon në leksikun e teksteve të ndryshme për të pasuruar
fjalorin;
analizon tema të ndryshme, duke zbuluar gjuhën e figurshme të tekstit;
identifikon faktin dhe opinionin në tekste të ndryshme;
realizon punë kërkimore, përzgjedh informacione për qëllime të ndryshme, vlerëson informacionin e
përzgjedhur nga të tjerët, përmbledh materiale të ndryshme dhe nxjerr përfundime.

Vlerat dhe qëndrimet

Nxënësi:
është i motivuar për të lexuar për kënaqësi dhe informacion;
është i vëmendshëm gjatë leximit;
shfaq empati (ndjeshmëri) gjatë leximit;
shfaq vetëbesim dhe vetëvlerësim;
demonstron vullnet gjatë kryerjes së detyrave;
respekton dhe pranon mendimin e të tjerëve;
respekton etikën gjatë komunikimit personal dhe në grup;
vlerëson kontributin e të tjerëve gjatë kryerjes së një detyre;
shfaq tolerancë dhe respekt për kulturën dhe për gjuhën e tjetrit.

33
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale


Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:
realizon hapat e përcaktuar dhe të domosdoshëm gjatë të shkruarit, përdor strategji të ndryshme
për të planifikuar shkrimin e tij, organizon në mënyrë logjike mendimet dhe idetë, si dhe redakton
shkrimin duke përdorur edhe mendimet e të tjerëve;
shkruan qartë, me një stil vetjak dhe në mënyrë logjike, tekste për qëllime dhe për audienca të
ndryshme;
shkruan tekste të llojeve të ndryshme për qëllime personale dhe funksionale, duke
zbatuar kriteret e domosdoshme për secilin lloj (formë);
zbaton rregullat gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit në shkrimet e tij dhe në procesin e
redaktimit;
përdor materiale të ndryshme burimore që e ndihmojnë gjatë procesit të shkrimit.

Vlerat dhe qëndrimet


Nxënësi:
shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të shkruarit;
demonstron imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë të shkruarit;
shkruan në mënyrë të pavarur;
respekton gjuhën standarde dhe shmang fjalët e huaja gjatë të shkruarit (kur e kanë fjalën
përgjegjëse në gjuhën shqipe);
vlerëson punët e të tjerëve;
bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre me shkrim.

Kompetenca: Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të


pikësimit Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:
ndërton dhe zhvillon njohuri të reja rreth gramatikës dhe leksikologjisë përmes studimit të
funksionit dhe ndikimit të tyre në tekstet që lexon;
përdor njohuritë gramatikore dhe leksikore gjatë të folurit dhe të shkruarit për të arritur
qëllime ose efekte të caktuara;
dallon disa ndryshime mes gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar, mes regjistrave formalë dhe
joformalë, mes dialekteve dhe gjuhës standarde;
zotëron rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit në gjuhën shqipe;
shkruan saktë, pa gabime dhe argumenton mënyrën e të shkruarit, duke cituar rregullat
drejtshkrimore;
përdor me saktësi terminologjinë gjuhësore në diskutime gjatë të folurit dhe kur shkruan.

Vlerat dhe qëndrimet


Nxënësi:
vlerëson pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;
respekton diversitetin gjuhësor mes njerëzve;
shfaq shpirt krijues në përdorimin e gjuhës;
shmang fjalët e huaja të panevojshme gjatë komunikimit;
vlerëson punët e të tjerëve;
bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.

34
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Gjuha shqipe dhe dëshmitë e para Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të folurit - të lexuarit Situata të ndryshme të sjella nëpërmjet
dëshmive të para të gjuhës shqipe dhe
teksteve rreth saj
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: ● gjuhë shqipe
Nxënësi/ja: ● emri shqiptar
- zgjeron informacionin mbi gjuhën shqipe dhe emrin ● dokumentet e para
shqiptar; ● origjinë
- identifikon vendin e gjuhës shqipe në familjen e ● tezë
gjuhëve indoevropiane;
përcakton vlerën e dokumenteve të para, si dëshmi
të shkrimit shqip;
heton për origjinën e emrit “shqiptar”;
diskuton mbi dy tezat në lidhje me emrin “shqiptar”;

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, e-libri, burime ndërkurrikulare:
të tjera nga jeta e përditshme dhe interneti, si tabela të Histori, Kulturë gjuhe
ndryshme, foto, materiale, dëshmi të para të gjuhës shqipe,
video.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Punë në grupe e çift, dikutim, lexim i drejtuar, pema e mendimit, hulumtim në internet për materialet
e kërkuara.(Ora mund të zhvillohet dhe në formën e konkursit.)

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim për njohuritë paraprake.
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin mbi mënyrën e të shprehurit me anë të komunikimit verbal
të atij joverbal.

Hapi II. Pema e mendimit.


Pjesa e dytë e orës së mësimit lidhet me punën hulumtuese të nxënësve rreth dokumenteve të para të shqipes.
Mësuesi/ja shkruan në dërrasë grupin emëror Gjuha shqipe dhe shkruan gjithë përgjigjet e nxënësve rreth tij

Nxënësit shoqërojnë përgjigjet edhe me materialet që kanë hulumtuar.


Fjalori i Arnold fon Harfit

Formula e Pagëzimit vazhdim i ilirishtes

Gjuha shqipe

“Meshari” i Gjon Buzukut është dokumentuar vonë

Insert-i është një metodë me anë të së cilës nxënësit kontrollojnë sa të thella i kanë
njohuritë e fituara. Ata lexojnë materialin dhe gjatë leximit vendosin shenja, që kanë
një domethënie të caktuar, për informacionin që lexojnë. Shenja ”√” vendoset në atë
Hapi III. insert, prezantim i rast kur lexuesi ndesh një informacion të njohur nga ana e tij. Shenja ”+” vendoset kur

punës hulumtuese. informacioni është i ri, ”-“ kur informacioni kundërshton ose është i ndryshëm nga ai
që di, ”?” kur ndeshet me një informacion të paqartë.

35
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Në fund nxënësit i përmbledhin të dhënat në tabelën e mëposhtme:

√ + - ?

Hapi III. insert, prezantim i punës hulumtuese.


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e prezantuara në tekst. Nxënësit lexojnë
materialin në tekst dhe vendosin shenjat përkatëse. Pasi përfundojnë punën, plotësojnë tabelën në
fletore, kurse katër nxënës dalin në tabelë dhe plotësojnë secili nga një ndarje. Në fund bëhet verifikimi i
njohurive që kanë pasur nxënësit, ato që kanë fituar të reja dhe ato që gjatë punës i kanë rindërtuar.
Njohuritë e tekstit pasurohen edhe me njohuritë e reja, që kanë sjellë nxënësit nga hulumtimi i tyre.

Diskutim i lirë. Pas prezantimit, nxënësit duke identifikuar faktet e nxjerra nga teksti, si dhe nga
hulumtimet e nxënësve, vlerësojnë rëndësinë e këtyre dëshmive.
Hapi IV. Di, Dua të di, Mësoj.
Mësuesi/ja shkruan në tabelë nënçështjen e mësimi: Emri shqiptar. Ndahet tabela në tri pjesë. Në
pjesën e parë shkruhet çdo informacion që kanë nxënësit për emrin shqiptar. Në këtë shtyllë
shkruhen edhe materiale që mund të kenë sjellë nxënësit nga puna e tyre hulumtuese mbi emrin
shqiptar dhe tezat e prejardhjes së tij.
Në shtyllën e dytë shtrohen pyetjet që iu lindin nxënësve, si dhe dy çështjet kryesore që do të
sqarohen në mësim.
Në shtyllën e tretë paraqitet informacioni i ri, që lidhet me pyetjet e shtruara.

Di Dua të di Mësoj

Lashtësia e popullit shqiptar Kur është përdorur për herë Emri albanes ka qenë përdorur prej
Emri – shqiptar, albanes të parë emri albanes? Po vendasve.
shqiptar? Në shek.II nga Ptolemeu, albanoi –
Shënim. Albanopolis në Shqipërinë e Mesme
Në këtë tabelë do të shkruhet 1072 – kronikani bizantin – Arbanenses
i gjithë informacioni që sjellin n– Arbanum.
nxënësit. Në mesjetë Arbanum ishte Kruja.
- Emri shqiptar filloi të përhapej në fund
të shek. XVII
Tezat:
Gustav Majer: nga fjala latine excipere =
Cilat janë tezat për të kuptoj
shpjeguar emrin shqiptar? Lambertz: e shpjegon emrin nga shqiponja.
Kjo lidhet edhe me simbolin e shqipes
që është në flamur që në kohën e
Skënderbeut.

Tabela plotësohet me informacionin e ri që merr nxënësi.


Për të mbajtur mend informacionin e ri mund të përdoret edhe një grafik organizues:
Tezat për përdorimin e emrit shqiptar.

36
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Albanoi (shek.II e.r.) Albanopolis (shek.II)

Arbana
Arbanenses (1166) Albania (fshat deri në ditët e sotme)

Albanenses (1271) Arbanum (1204, 1250) Kruja (në mesjetë)

Shqip
Shqiptar

Majeri Vajgandi Lambertzi

Nga fjala latine excipere = kuptoj i shqiptoi - kuptoi nga emri i shqiponjës.
Plutarku
E gjejmë te Edit Durham
flamuri i Skënderbeut
Hapi V. Praktikë e pavarur.
Nxënësit punojnë në grupe ushtrimet 1, 2, 3, 4, 5. Prezantimi i punës së tyre në klasë.

Ushtrimi 1 Ushtrimi 2
Shekulli II i erës sonë – Albanoi 1. vjen nga latinishtja dhe do të thotë kuptoj
1166 - arbanenses (G.Majer),
1204, 1250 – vendin Arbanum (G.Vajgand) mbështet tezën:
1271 - albanenses, që u përdor deri në fund të shqip = shqip, qartë, kuptueshëm
shek. XVII. 2. Sipas M. Lambertz prejardhja lidhet me
shqiponjën, si: totem, kafshë që adhurohej nga
vendasit, dhe, sipas tij, është shprehja e kombësisë.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 3
Autori anonim – Këtu shqiptarët e lartpërmendur...
Guiliem Adami – Sado që shqiptarët kanë një gjuhë...

Ushtrimi 4
a) i gabuar b) i gabuar c) i vërtetë d) i vërtetë e) i gabuar f) i gabuar
g) i gabuar h) i gabuar i) i gabuar j) i gabuar k) i vërtetë l) i gabuar

Ushtrimi 5
Gjon Buzuku – Meshari b) Arnold fon Harfi – Fjalorthi
Pal Ëngjëlli – Formula e pagëzimit e ritit latin (8 nëntor 1462)

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë fjalë, tekste të dialekteve të shqipes.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës. Mësuesi/ja vlerëson nxënës të
niveleve të ndryshme për punën e bërë.
Kujdes tregohet mbi punën e bërë në grup. Mësuesi/ja mund të vlerësojë aspekte të ndryshme të
punës së nxënësve dhe mund të kërkojë nga nxënësit të vlerësojnë punën e shokëve.

37
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Gjuha shqipe dhe leksiku Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të folurit- të lexuarit Nxënësit lexojnë tekste të shqipes të shek.
XVI-XVII dhe flasin rreth tyre
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: • gjuhë shqipe
Nxënësi/ja: • shqipe standarde
- zgjeron informacionin mbi njohuritë e marra për • dialekt
leksikun e shqipes; • leksik
- përshkruan pasurinë e fondit leksikor të shqipes gjatë
shekujve XVI-XVII;
- diskuton për veçoritë e leksikut të shqipes;
- argumenton mënyrat e pasurimit të leksikut të shqipes;
- dallon variantin e shqipes standarde nga ai dialektor.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fjalorë, tekste të shqipes të shek. XVI-XVII ndërkurrikulare: Histori, Kulturë gjuhe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, diskutim me pyetje, diskutim përmes shqyrtimit të
përbashkët, Di, Dua të di, Mësoj, Punë e pavarur
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I. Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore të nxënësve të niveleve të ndryshme
për t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit.
Hapi II. Diskutim me pyetje
Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje të ndryshme rreth mësimit paraprak, duke aktivizuar nxënësit në
orën e mësimit, por njëkohësisht duke drejtuar dhe diskutimin. Pyetje të mundshme janë:
Cilat janë dokumentet e para të shqipes që njihni?
Cilat janë tezat në lidhje me prejardhjen e emrit “shqiptar”?
Çfarë dini për Mesharin e Gjon Buzukut?
Ç’është leksiku?
Hapi III. Diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët
(Kjo metodë organizohet nën udhëheqjen dhe drejtimin e mësuesit/es dhe ka si qëllim nxitjen e nxënësve
për të diskutuar për një përmbajtje të mësuar. Mësuesi/ja shkruan një pjesë ose skemë në dërrasën e
zezë dhe nxënësit ftohen që të plotësojnë skemën. Qëllimi është angazhimi i nxënësve në diskutim.) Në
dërrasën e zezë shkruhen fjalitë e mëposhtme:
Si i zihetë drita diellit e hanësë përfundi ka me u pam.
Burr’ i saj e kish në nazar,/ Erdhi rasti që kish adet,/ Ti, vëlla, bënu mukajet.
Zot, u nukë kam nieri qi kur vëlizetë bëraka, të më lëshonjë mbrenda; por sā u vete, një tjetërë përpara
muo hin E aj nieri vote e kallëzoi Xhudhivet se Jezu e kish shëndoshunë.
Andaj mirë tha poeta, Na të ligatë suta, qish tjetër jemi mbīse nji rrëmbim. S. Bernardi tha, A do o nieri
ndë droet me kjanë i uzdaçim, druej uzdatīnë.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të kthejnë fjalitë e dhëna në gjuhën letrare dhe të përcaktojnë burimin e
fjalëve me shkronja të zeza. Nxënësit japin përgjigjet e tyre, duke u udhëhequr nga mësuesi, i cili
shpjegon fillimet e shqipes së shkruar deri në shek. XVII dhe mënyrat e formimit të fjalëve të reja
(prejardhja, përbërja, përngjitja e kalket).
Hapi IV Di, Dua të di, Mësoj
Shkruhet në dërrasë tema e mësimit “Gjuha shqipe dhe leksiku”. Tabela ndahet në tri pjesë dhe punohet
në të. Mësuesi/ja orienton nxënësit që të shënojnë informacionet e njohura në pjesën e parë të tabelës.
Në pjesën e dytë të saj vendosen informacionet që kërkojnë të dinë. Në pjesën e fundit të tabelës
mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

38
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

DI DUA TË DI MËSOJ
Leksiku është tërësia e fjalëve Si pasurohet leksiku? - me shtimin e kuptimeve të reja të fjalëve;
të një gjuhe. - me anë të fjalëformimit;
- me anë të huazimit.
Leksiku i fjalëve të vjetra ka Cilat janë burimet e Burimet janë:
huazime nga disa burime. huazimeve të leksikut të - nga greqishtja;
autorëve të vjetër? - nga latinishtja;
- nga sllavishtja;
- nga turqishtja;
- si dhe burime të tjera.
Ndër autorët e vjetër të shqipes Pse leksiku i këtyre autorëve Për shkak të burimit të huazimeve dhe
përmendim Buzukun, Bogdanin, shfaqet i ndryshëm nga njëri përdorimit të leksikut nga fusha të
Budin, Bardhin, Matrëngën etj. tek tjetri? ndryshme.

Shënim. Mësuesi/ja mund të shpjegojë dhe ndarjen e leksikut në aktiv dhe pasiv, duke shpjeguar dhe
mospërdorimin e disa fjalëve nga folësit.
Hapi V. Punë e pavarur. Diskutim
Në fazën e fundit mësuesi/ja përmbledh njohuritë e marra në këtë orë mësimi. Punohen ushtrimet e dhëna
në libër, duke përdorur dhe shpjegimet e dhëna në Hapin III dhe IV. Përdoret metoda e diskutimit për
dhënien e zgjidhjeve të sakta.
Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Gjuhë e pasur dhe e pastër, me fjalë të pastra shqipe, pa elemente turke. Fjalët janë të zgjedhura nga
gjuha e folur, por që me shumë mjeshtëri janë hedhur në të shkruar. Dialekti i takon gegërishtes.
Sipas burimit dallojmë:
Fjalë të burimit indoevropian - shtratë, ditë, sod etj.
Vërehen fjalë të formuara me përbërje, si: mbasandaj, gjëkafshë.
Me prejardhje - përgjegj, përkatëno.
Ushtrimi 2
diell, qiell, dritë, pianetëtë, yjtë, orë, udhë, hanësë – leksik nga fusha e astronomisë.
Mësuesi/ja jep detyrë shtëpie detyrën në faqen 12 dhe mund të përdorë si punë të diferencuar detyrën e mëposhtme:
“Hulumtoni rreth figurës së Eqrem Çabejit dhe kontributit të tij në fushën e historisë së gjuhës shqipe”.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Zhvillime të gjuhësisë shqiptare Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të lexuarit Lidhje ndërlëndore dhe leximi i
materialeve historike e gjuhësore
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore: • gjuhë shqipe
Nxënësi/ja: • shqipe standarde
- zhvillon njohuritë mbi alfabetin e gjuhës shqipe; • alfabet
• dialekt
- njeh figurat e kombit shqiptar që u morën me çështjen e
alfabetit shqip; • leksik
- analizon rolin e Kongresit të Manastirit;
- analizon rolin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe;
- argumenton gjendjen e shqipes standarde sot.

39
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me


Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, “Drejtshkrimi i gjuhës temat ndërkurrikulare: Histori,
shqipe”, “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, materiale historike Kulturë gjuhe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, stuhi mendimesh, lexim hap pas hapi, Diagrami i Venit, punë e pavarur dhe diskutim
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim

Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore të nxënësve të niveleve të ndryshme
për t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit. Mësuesi/ja diskuton me nxënësit
nëpërmjet pyetje-përgjigjeve mbi leksikun e gjuhës shqipe gjatë shek. XVI-XVII, veçoritë e burimit të
huazimeve dhe kontributit të autorëve të vjetër në këtë fushë.

Hapi II. Stuhi mendimesh

Mësuesi/ja shkruan në tabelë grupin emëror “alfabeti shqip” dhe përpiqet të marrë nga nxënësit sa më
shumë informacion që ata dinë.

36 shkronja

Alfabet i njësuar me bazë alfabetin latin


Alfabeti shqip

Kongresi i Manastirit Gjergj Fishta


1908 kryetar i Kongresit

Hapi III. Lexim hap pas hapi

Mësuesi/ja mund të përdorë si material shtesë shkrimin e Prof. dr. Xhevat Lloshit dhe Prof. dr. Emil Lafes
“Shteti shqiptar dhe zhvillimi i gjuhës letrare shqipe”, duke u ndalur në këto pika kyç:
Rilindja Kombëtare i dha një vend qendror çështjes së gjuhës.
Në kuadër të formimit të shtetit shqiptar, lindi nevoja e formimit të një alfabeti të vetëm.
Në nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit u vendos për alfabetin e gjuhës shqipe me bazë latine
që kemi dhe sot.
Figura të shquara të Kongresit të Manastirit janë: Gjergj Fishta, Nikollë Kaçorri, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi,
Mithat Frashëri, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Luigj Gurakuqi, Bajo Topulli etj.
Në 1918, Komisia Letrare në Shkodër vendosi që gjuha e njësuar të mbështetej në dialektin e
Elbasanit, si urë lidhëse midis toskërishtes e gegërishtes.
Në vitin 1954 u hartua “Fjalor i gjuhës shqipe”.
Në vitin 1972 u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe, në të cilin u njësua standardi i gjuhës
letrare shqipe.

Hapi IV. Diagrami i Venit

Më tej mësuesi/ja vijon punën nëpërmjet Diagramit të Venit. Nxënësit ndahen në dy grupe dhe u jepet të
punojnë në dy tabela veçoritë dhe të përbashkëtat midis Kongresit të Manastirit dhe Kongresit të
Drejtshkrimit.

40
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Veçoritë Veçoritë

Kongresi i Manastirit Kongresi i Drejtshkrimit


Qëllimi: krijimi i një alfabeti të njësuar. Qëllimi: krijimi i një gjuhe letrare të standardizuar.
Unifikimi i alfabetit shqip me bazë latine. Përcaktimi i gjuhës standarde me bazë
U mbajt më 1908. toskërishten letrare. U mbajt më 1972.
Përfaqësues të Kongresit ishin figura të Përfaqësues të Kongresit ishin gjuhëtarë,
Rilindjes Kombëtare. historianë nga vendi dhe rajoni.
Produkti: alfabeti që përdorim dhe sot. Produkti: gjuha standarde shqipe
që përdorim sot.
Gjuha shqipe, si gjuhë e mëvetësishme.
Krijimi i një gjuhe letrare të përbashkët.
Gjuha si simbol i identitetit të kombit.
Përpjekje me karakter patriotik dhe shkencor.
Hapi V. Punë e pavarur dhe diskutim
Për përmbylljen e orës së mësimit punohen ushtrimet 1 dhe 2 në libër dhe diskutohet rreth tyre.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Angazhimi i rilindësve në periudhën e Rilindjes Kombëtare.
Organizimi i Kongresit të Manastirit.
Organizimi i Komisisë Letrare në Shkodër.
Angazhimi serioz i njerëzve më të shquar në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë.
Organizimi i Kongresit të Drejtshkrimit, më 1972.

Ushtrimi 2
Krijimi i një gjuhe letrare të përbashkët me rregulla gramatikore e drejtshkrimore të përcaktuara. Çështja e
gjuhës ka shërbyer si një qëllim kombëtar, sepse vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare ishte hapi i parë drejt
pavarësisë dhe formimit të identitetit kombëtar, shenjë e simbolit të identitetit shqiptar.

Detyrë shtëpie
Ushtrimi 3 në faqen 15. Mësuesi/ja sugjeron emrat e gjuhëtarëve se ku mund të hulumtojnë nxënësit, si A.
Kostallari, K. Cipo, Xh. Lloshi, E. Lafe etj.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Zhvillimi dhe pasurimi i leksikut në shek. Situata e të nxënit:
XIX-XX Nxënësit lexojnë dhe dëgjojnë pjesë nga
Kompetenca: Njohuri për leksikologjinë botimet në fushën e gjuhësisë
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: • gjuhë shqipe
Nxënësi/ja: • shqipe standarde
- dallon në një tekst fjalët e huaja dhe fjalët e pastra shqipe; • leksik
- njeh rrugët që u përdorën për pasurimin e gjuhës; • pasurim i leksikut
- përshkruan kontributin e rilindasve për pastrimin e gjuhës • pastrim i leksikut
shqipe;
- analizon mënyrën e formimit të fjalëve të reja nga rilindasit;
- argumenton faktorët e hyrjes së fjalëve të huaja në gjuhën
shqipe.

41
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, foto, fisha të ndërkurrikulare: Histori, Kulturë gjuhe
përgatitura, tabela
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, diskutim në çifte dhe në grup, Di, Dua të di, Mësoj, punë në grupe dhe diskutim, shkrim i lirë

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Shkruhen në tabelë titujt e botimeve të gjetura në fushën e
gjuhësisë, veçanërisht për shqipen standarde. Mblidhen disa fletore të nxënësve të niveleve të ndryshme
për t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit. Nxitet diskutimi nëpërmjet
pyetjeve të mëposhtme kontrolluese:
Ç’mund të thoni për angazhimin e rilindasve në fushën e gjuhësisë?
Ç’dini për qëllimin dhe përfundimet e Kongresit të Manastirit?
Cilat ishin disa nga vendimet e Komisisë Letrare të Shkodrës?
Pse pati rëndësi historike Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972?

Hapi II. Diskutimi në çifte dhe në grup


Mësuesi/ja drejton vëmendjen e nxënësve te fisha e parapërgatitur, e cila mund të punohet në dy
mënyra: me anë të një tabele të vendosur në dërrasë, ose me fisha të vogla të përgatitura për 3-4
nxënës. Ju paraqitet një citim i Aleksandër Xhuvanit në veprën Për pastërtinë e gjuhës shqipe, e vitit
1956, duke prezantuar njëkohësisht dhe figurën e gjuhëtarit të shquar.

“Duhet ditë se gjuha nuk asht gjasend, nji privilegj e nji palë njerzve, që për detyrë a për diletantizëm u
bie puna të mirren me te, asht prona, malli i gjithë popullit, asht shenja e gjallë e kombësisë, asht vegla e
çmueshme e jetës sonë të përdiçme, prandaj e kemi për detyrë të gjithë ne, punëtorë, qytetarë e
katundarë, nëpunës, artistë e intelektualë t’interesohemi e të kujdesemi për pastrimin e lulëzimin e saj.”

U kërkohet grupeve të nxjerrin mesazhin e këtij fragmenti dhe të argumetojnë rëndësinë e kujdesit ndaj
gjuhës shqipe. Mësuesi/ja orienton dhe drejton diskutimet e nxënësve, me qëllim që të mos shkëputen
nga tematika e kërkuar. Mendimet e tyre shkruhen në tabelë nga një përfaqësues i zgjedhur i çdo grupi
nxënësish.

Hapi III. Di, Dua të di, Mësoj


Shkruhet në dërrasë tema e mësimit “Zhvillimi dhe pasurimi i leksikut në shek. XIX-XX”. Tabela ndahet
në tri pjesë dhe punohet në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja që të shënojnë informacionet e
njohura në pjesën e parë të tabelës. Në pjesën e dytë të saj vendosin informacionet që kërkojnë të dinë.
Në pjesën e fundit të tabelës mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

Di Dua të di Mësoj
- Përpjekjet për pasurimin dhe - Mënyrat e përdorura për - pastrimi nga fjalët e huaja;
pastrimin e gjuhës shqipe. pasurimin dhe pastrimin e - krijimi i fjalëve të reja.
gjuhës shqipe.
- Disa nga mënyrat e formimit të - Përdorimin e fjalëve nga - fletore, udheheqes, shkronjëtore presje,
fjalëve të reja. fusha e terminologjisë. vetvetore etj.
Ndryshimet që ka pësuar gjuha - Faktorët që kanë ndikuar - ndryshimet ekonomike, politike,
shqipe në këta dy shekujt e fundit në zhvillimin e gjuhës shoqërore e kulturore;
dhe ndikimi i huazimeve. shqipe dhe pasurimi i - nevoja për plotësim të fondit leksikor
gjuhës shqipe me fjalë të të shqipes, për fushat ku nuk gjendej
huaja. gjegjësja shqipe.
- Përpjekjet për pastrimin e gjuhës - Mënyrat e përdorura për - u ngrit kartoteka e leksikut të shqipes;
shqipe. pastrimin e gjuhës shqipe. - u hartuan fjalorë të llojeve të
ndryshme.

42
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi IV. Punë në grupe dhe diskutim


Nxënësit punojnë në grupe ushtrimet 1, 2 dhe 3. Prezantimi i punës së tyre bëhet në klasë.
Ushtrimi 1: pandeje, unjur, ç’mendonen, rrufea, liria, vate, doktor efendi etj.
Ushtrimi 2: me përbërje, me prejardhje, emrat prejfoljorë me prapashtesën –je.
Ushtrimi 3: ngjizur-shkrirë, bashkuar; rruall-u lind; miliunë-milionë; çquarë-shquar; mijë vjeçe-mijëvjeçare etj.

Hapi V. Shkrim i lirë (10 min.)


Mësuesi/ja përllogarit kohën paraprakisht, në mënyrë që 10 minutat e fundit t’i mbeten metodës “shkrim i lirë”.
Jepet tema: “Njeriu nuku humbetë, po me të ndërruar gjuhënë, ndërron edhe kombin e bënet i një kombi
tjatërë” dhe nxënësit lihen të punojnë për minutat e caktuara. Nëse koha del e pamjaftueshme, atëherë
detyra mund t’iu jepet nxënësve si punë e diferencuar në shtëpi dhe mund të punohet edhe si ese.

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 3

Fjalë që përdoren dhe sot Fjalë që nuk përdoren sot


Istorija, diell, yll, dheu, bimë, kafshë, Rrënjën e farës (origjinë)
gjithësia I mbaruarë
Koh’ e paditurë
Koh’ e qënies së njeriut
Drudhëz e drudhesë

Detyrë shtëpie
Ushtrimi 4 në faqen 19.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Shtresimi i leksikut sipas burimit Situata e të nxënit:


Kompetenca: Njohuri për leksikologjinë Tekste informuese-paraqitëse, ku
evidentohet shtresimi i leksikut
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore: • leksik aktiv
Nxënësi/ja: • leksik pasiv
- përforcon njohuritë rreth shtresëzimit të leksikut; • burim
- bën dallimin ndërmjet shtresës vetjake të leksikut dhe shtresës • huazim
së huazuar;
- analizon leksikun sipas burimeve të ndryshme;
- kupton përdorimin e shkurtimeve të fjalëve;
- argumenton përshtatjen e fjalëve të huaja sipas sistemit fonetik
e gramatikor të gjuhës shqipe.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, foto, fisha të përgatitura, temat ndërkurrikulare:
tabela, artikull i shkëputur nga gazeta “Shekulli” me temë Antivlerat që Gjuhët e huaja
shiten si vlera, datë 25.03.2015
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, stuhi mendimesh, pema e mendjes, punë në grupe, organizuesi grafik, shkrim i lirë

43
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Organizohet ora e mësimit me pyetje nga mësimi
paraardhës.
Cilat ishin mënyrat e përdorura për pasurimin dhe pastrimin e gjuhës shqipe në periudhën e
Rilindjes?
Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe pasurimin e gjuhës shqipe
me fjalë të huaja?
Përmendni disa nga fjalorët e botuar në gjuhën shqipe dhe theksoni rëndësinë e tyre.

Hapi II. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Shtresimi i leksikut sipas burimit” dhe drejton pyetjen:
Ç’është leksiku?
Me anë të një stuhie mendimesh, nxënësit shfaqin njohuritë e tyre rreth leksikut.

aktiv tërësia e fjalëve të një gjuhe

shtresë vetjake Leksiku shtresë e huazuar

pasiv

Hapi III. Pema e mendimit


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me tiparet e shtresës së huazuar të leksikut, të cilët plotësohen
me anë të metodës “Pema e mendimit”. Puna zhvillohet në tabelë. Mësuesi/ja mund të nxisë diskutimin,
duke dhënë shembuj konkretë të burimeve të ndryshme të huazimit të fjalëve dhe nxënësit përcaktojnë
llojin e burimit të fjalës së huazuar.

burimi sllav (gostit, gozhdë, oborr, padit)

burimi grek Leksiku burimi latin e roman (flok, prill),


(lakër, pjepër, stolis, fllad)
burimi turk burimi anglez(printer, blog, roming
(penxhere, tepsi,
sahat, kafe)

Hapi IV. Punë në grupe. Organizuesi grafik


Mësuesi/ja ka përgatitur më parë fisha me copëza tekstesh të zgjedhura ose një tabelë, e cila vendoset
në dërrasën e zezë. Mund të zgjidhet teksti i mëposhtëm, ose një tjetër që i përshtatet temës së mësimit.
Në fakt, nga edukata shkollore dhe e familjes, thuhet se zotërojmë disa vlera unike si komb, si edhe
principe e vlera personale si shqiptarë: tradita, mikpritja, lashtësia e historisë, besa apo fjala e dhënë,
respekti, humanizmi, vizioni etj. Stereotipi i të parit të politikës, medies dhe veprimtarive ilegale, si
trampolina drejt pasurimit të shpejtë, na i ka errur sytë aq sa po shohim me skepticizëm absolut rritjen në
profesion dhe në karrierë me stade dhe sipas meritokracisë, në të gjitha aspektet. Të orientuar dhe të
trullosur nga fama apo emri i një marke, “brand-i” apo identiteti të njohur personi, produkti apo shërbimi,
jemi bërë viktima të PR dhe marketingut global.

(Artikull i shkëputur nga gazeta “Shekulli” me temë Antivlerat që shiten si vlera, datë 25.03.2015)

Nxënësit ndahen në grupe dhe u kërkohet të nënvizojnë fjalët e huaja dhe të gjejnë gjegjësen shqipe.
Diskutohet rreth burimit të fjalëve të huaja dhe plotësohet organizuesi grafik.
Një pjesë e kohës i lihet dhe shpjegimit të shkurtesave dhe kuptimeve të tyre.

44
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fjalë të huazuara Përgjegjësja shqipe


unike të vetme
principe parime
humanizmi njerëzorja
stereotip lloj, model
ilegale e paligjshme
skepticizëm mosbesim
trampolinë pikëmbështetje
stade faza
aspektet drejtimet
marka lloji
global i përgjithshëm

Hapi V. Punë e pavarur dhe diskutim


Punohet ushtrimi i dhënë në libër dhe diskutohet me nxënësit.

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1
abonohem - pajtohem gusto - shije
abortoj - dështoj impuls - nxitje
abuzoj - shpërdoroj indipendencë - pavarësi
adaptoj - përshtas indeks - tregues
afeksion - tërheqje iniciativë- nismë
ambient - mjedis kapitull - kre
aparencë - dukje konfrontoj - ballafaqoj
aplikoj - provoj koshiencë -ndërgjegje
asistoj - ndihmoj, marr pjesë likuidoj - shlyej
bord - pjesë, grup i veçantë literaturë - tërësi veprash
civilizim - qytetërim mentalitet - mendësi
destinim - paracaktim perfekt - i përsosur
devijoj - shmang preferoj - parapëlqej
dominoj - sundoj promemorie - përkujtesë
eksperiencë - përvojë glosar - përmbledhje
esencë - thelb seleksionoj - zgjedh
ezauroj - përfundoj super - mbi diçka tjetër
fondament - thelbësor verifikim - kontrollim

Ushtrimi 2 dhe 3
NATO - Organizata e Atlantikut Verior
OKB - Kombet e Bashkuara
CV - Curriculum Vitae (jetëshkrim)
AMC - Albanian Mobile Comunication

Detyrë shtëpie
Shpjegohet projekti i dhënë në libër, i cili mund t’iu kërkohet nxënësve edhe dy-tri orë mësimore më
vonë, me qëllim që të përgatiten për të.

45
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Udhëzime për projektin

Tema: Zbatimi i ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve”.


Hapat e realizimit të projektit
Mbledhja e materialit: mblidhen letrat shpjeguese të produkteve të ndryshme, të cilat do të shërbejnë
për studimin e rastit.
Studimi i materialeve të mbledhura, me qëllimin për të verifikuar nëse letrat shpjeguese të produkteve
janë në gjuhën shqipe apo jo.
Realizohet një përmbledhëse e rasteve të studiuara dhe të dhënat pasqyrohen në një tabelë, të cilat
do të shrytëzohen për interpretim.

Nxënësit zgjedhin një nga temat e projektit të dhëna në libër dhe punojnë sipas hapave të përcaktuar
më lart.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Shtresimi i leksikut sipas përdorimit Situata e të nxënit:
Kompetenca: Njohuri për leksikologjinë Fjali informuese-paraqitëse, ku
evidentohet shtresëzimi i leksikut sipas
përdorimit
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: • leksik
Nxënësi/ja: • dialekt
- forcon njohuritë e marra rreth leksikut aktiv dhe leksikut • zhvillim
pasiv; • neologjizëm
- njeh arkaizmat, neologjizmat, fjalët-terma, dialektalizmat • arkaizëm
dhe krahinorizmat; • fjalor
- dallon fjalët e vjetra nga kuptimet e vjetëruara;
- argumenton ndryshimet e leksikut në rrjedhë të kohës.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, foto, fisha të ndërkurrikulare:
përgatitura, tabela të shkruara Gjuhët e huaja
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, organizuesi grafik, rrjeti i diskutimit, punë e pavarur dhe diskutim

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje nga mësimi paraardhës.

Ç’është leksiku?
Si shtresëzohet leksiku sipas burimit?
Cilat janë burimet e leksikut të huazuar?
Ilustroni me shembuj.

Hapi II. Organizuesi grafik


Pasi janë diskutuar burimet e leksikut të huazuar, Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e mësimit të ri duke rikujtuar
ndarjen e leksikut në leksik aktiv dhe pasiv me anë të metodës “Organizuesi grafik”. Shkruhet tema e mësimit në
tabelë dhe plotësohet organizuesi grafik me informacionet e marra deri tani, si dhe me informacione të reja.

46
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Leksiku
Aktiv (tërësia e fjalëve të një gjuhe) Pasiv
(fjalë që njihen e përdoren nga (arkaizma, historizma, krahinorizma etj.)
folësit në jetën e përditshme) -arkaizma (fjalë të vjetruara)
- neologjizmat (fjalë të reja) -historizmat (fjalë të vjetruara, që lidhen
- termat (të zhvilluara sipas fushave) ngushtë me fatin e sendit a të konceptit që
bankë, kredit, kompjuter, dikaster emërtojnë)
divorc, absorboj, target, suazë, agjent, - fjalët dialektore/krahinore, që përdoren
kredi, subvencion etj. në një dialekt a të folme të caktuar.

Hapi III. Rrjeti i diskutimit


Për të përforcuar më tej njohuritë mbi leksikun, mund të përdoret metoda e rrjetit të diskutimit, duke
vendosur në qendër një pyetje dhe nxënësit argumentojnë pro ose kundër. Për këtë mund të përdoret një
tabelë e shkruar dhe nxënësit paraqesin argumentet e tyre përbri tabelës.
Shtrohet pyetja: PO JO

A është gjuha në një zhvillim të pandërprerë?

Nxënësit shkruajnë argumentet e tyre pro dhe kundër, duke arritur në përfundimin se ndryshimet e
theksuara në jetën shoqërore, kulturore, ekonomike dhe teknologjike të vendit, kanë bërë që gjuha të
pësojë ndryshime në leksik, për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës me fond të ri fjalësh. Të orientuar nga
mësuesi/ja, nxënësit bëjnë dallimin e fjalëve të vjetra nga kuptimet e vjetra.

Hapi IV. Praktikë e pavarur dhe diskutim


Punohen ushtrimet 1, 2 dhe 4 dhe diskutohet rreth tyre.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Arkaizma Neologjizma Huazime Ndërkombëtarizma
heshtë topçi aksham celulë
sokak përditësoj jeniçer telefon
gravatë dyrrotak asfalia motel
shkronjë ikanak program aspirinë
hekur mëmëvrasje

Ushtrimi 2
ty lyn, ballokume, dajë (për xhaxha), ije, gjel, turrem etj.
Ushtrimi 4
Teknike Juridike Mjekësore
laptop gjykatë elektrolite
plazma administrative metabolizëm
argon apel abdomen
ksenon kolegj arterie
LCD civil renale
polarizoj proceduriale kava
këshill potasi

47
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Punë e diferencuar
Duke punuar me “Fjalorin e gjuhës shqipe”, gjeni fjalët që kanë pësuar vjetrim të kuptimit të tyre.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Detyrë shtëpie
Jepet si detyrë shtëpie Ushtrimi 3, me qëllim që nxënësit të kenë mundësi të punojnë me “Fjalorin e
gjuhës shqipe”.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Dialektet dhe shqipja standarde Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të folurit - të lexuarit Tekste të shkruara në dialekte të
ndryshme të gjuhës shqipe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore: ● dialekt/ nëndialekt
Nxënësi/ja: ● shqipe standarde
- dallon në hartë zonën ku shtrihen dialektet dhe nëndialektet ● veçori të dialekteve
e shqipes;
- krahason veçoritë e dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes;
- identifikon shtrirjen dhe përdorimin e standardit të shqipes
brenda dhe jashtë Shqipërisë;
- shkruan fjalë e tekste dialektore në shqipen standarde.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, e-libri, burime të temat ndërkurrikulare: Letërsi
tjera nga jeta e përditshme dhe interneti, si tabela të ndryshme,
foto, materiale për dialektet e gjuhës shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Stuhi mendimesh, punë e pavarur, dikutim, lexim i drejtuar, pema e mendjes, organizues grafik, punë
në grupe, rrjeti i diskutimit, lexim hap pas hapi, punë në çift.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit Dialektet e shqipes dhe drejton pyetjen:
- Ç’janë dialektet?
Me anë të një stuhie mendimesh nxënësit shfaqin idetë dhe njohuritë e tyre rreth dialekteve.

forma të foluri

pjesë e gjuhës toskërisht


Dialektet

gegërisht të folmet

48
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi II. Punë e pavarur


Mësuesi/ja e drejton vëmendjen e nxënësve te harta e Shqipërisë dhe përcakton së bashku me ta zonat
e shtrirjes së dialekteve. Pasi të kenë lexuar këtë pjesë të tekstit, nxënësit kufizojnë në hartën e tekstit
zonat ku shtrihen dy dialektet.
Dialekti gegë: në të gjithë territorin e Shqipërisë që ndodhet në veri të lumit Shkumbin.
Përdoret: nga shqiptarët e Maqedonisë në zonat: mes Strugës dhe
Dibrës…, nga shqiptarët në Kosovë ...
Dialekti toskë: në të gjithë territorin e Shqipërisë që ndodhet në jug të lumit Shkumbin.
Përdoret: nga shqiptarët në Greqi, Çamëri, Ohër…

Hapi III. Pema e mendimit, organizuesi grafik


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te dy hartat e tekstit. Nxënësit duke ndjekur ngjyrat dallojnë
shtrirjen e të folmeve të gegërishtes e të toskërishtes. Ndërkohë në tabelë punohet organizuesi grafik
pema e mendimit.
të folmet kalimtare
gegërishtja verilindore
veriore
gegërishtja veriperëndimore
toskërishtja Dialektet gegërishtja
gegërishtja e Shqipërisë
jugore
së Mesme

çamërishtja labërishtja gegërishtja qendrore


Në grafik vendosen edhe karakteristikat dalluese për të folmet.

Hapi IV. Punë në grupe, organizuesi grafik.


Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe të mëdha dhe u jep dy fragmentet e shkëputura nga “Véna shtatë
vjeçe” e E. Koliqit dhe “Të mukëtit” e Lumo Skëndos. Nxënësit punojnë në heshtje rreth 5 minuta për të
identifikuar dialektet dhe karakteristikat e tyre përkatëse. Diskutohet rreth tyre mbështetur edhe në
përvojat individuale të nxënësve. Zbulojnë veçoritë, fjalët dialektore dhe plotësojnë organizuesin grafik.

Dialekti gegë Dialekti toskë


Fjalor: vèna, denduna perëndimnë, shtohetë, vdesën gjithënjë,
nonse - zëmrë shuhetë, dritësë, bëhetë, të pikëlluarë,
ndonëse mandi duanë
dritoret t’errëtit
- man-i zdritë -
çardakut tfaqetë
me ndriçu kah, nonse flak’, syt’, cip’, hyn’
tue - duke urtija, ndije malevet
t’epër - më të gjashtëdhetëvjet mejtohem, mi, lint
larta asnji, qi, nji bje
zbèt, zdritë qetim
ndry - mbyll tue shikue, fluturue, së kulluet, tue mos kujtue ahere
mbréndë - ma t’epër çkëlqejnë, të çkëlqyerë
brenda hànë, àmbëlsisht, bànte, mà dhen, dhet
hyj yj,yjvet
me dalë, mos me ndry, me ikë gas,
mbrèndë, mandi brënda

49
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Dialekti toskë Dialekti gegë

Mungojnë zanoret hundore: gjë, zë, lëmë, është zanoret hundore: gjâ, zâ, lâm, âsht
â hundore është shndërruar në ë dhe n - r: bëra, zanorja hundore â: Bâna, vunâ, prunâ, hùni.
vura, prura, huri
Va: vaj, vatër, vajta grupi nistor vo: Voj, votër, vojta,
E formon paskajoren: për të punuar paskajorja me punue
grupet mb, nd, ng, ngj: mbush, mbaj, mbes, thumb, Asimilimi i grupeve mb, nd, ng, ngj: Mush, maj, mes,
hunda, ngjyej, ngarkoj, ndryshoj, ngjala, ngjesh thum, huna, njyej, narkoj, nryshoj, njala, njesh

Rrjeti i diskutimit është një teknikë që ndërtohet mbi bazën e një pyetjeje të
hapur që pranon si përgjijgje pozitive, ashtu edhe negative. Kjo pyetje prek
Hapi V. Prjeti i diskutimit drejtpërdrejt thelbin e çështjes.

Lexohen disa prej detyrave të nxënësve dhe kalohet në rrjetin e diskutimit. Shtrohet pyetja:

Po Jo
A ka ndryshime themelore ndërmjet dialekteve të shqipes?

Nxënësit sjellin argumente pro dhe kundër dhe në fund arrihet në përfundime që lidhen me ndryshimet në:

 leksik

 morfologji

 sintaksë
fonetikë

Hapi VI. Praktikë e pavarur dhe diskutim


Punohen ushtrimet 1, 2, 4. Diskutohet rreth tyre.
Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1 Ushtrimi 2
Gjuha standarde Dialekti juaj Dialekti tjetër Gjuha standarde Dialekti juaj
qumësht t’amël qumësht vëllanë e nënës dajë, ungj
gjalpë t’lyn gjalpë motrën e nënës teze, motërmëmë
këndes gjel kokosh vëllanë e babait axhë, ungj, xhaxha, mixhë
vrapoj turru vrapoj motrën e babait hallë, motërtatë
i ëmbël i àmbël i ëmbël babanë e babait babë, gjysh, babagjysh
vajzë gocë/çikë çupë/vajzë nënën e babait Nëne, nânë, ije, mome, anè
djalë çun djalë babanë e nënës babë, gjysh
nënën e nënës Nëne, nànë, ije, mome, ané

Ushtrimi 3 Mirëmëngjes! Nadja mirë


Mirëdita!
Mirëmbrëma! Mramja mirë
Ditën e mirë!
Natën e mirë!
Mirupafshim!

50
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi VII. Lexim hap pas hapi, organizues grafik


Mësuesi/ja duke u mbështetur në njohuritë që kanë nxënësit plotëson skemën me karakteristikat
kryesore të gjuhës standarde.

varietet gjuhe në të formë e shkruar


cilin komunikojmë gjuhë standarde e një gjuhë me
funksion të caktuar

gjuhë zyrtare norma dhe kodifikimi


proces i vazhdueshëm

Liston katër drejtimet kryesore të standardizimit:


Rigjallërimi i fjalëve dhe strukturave dialektore. Krijimi i fjalëve të përbëra.
Krijimi i fjalëve me shmangie klase. Shqipërimi i fjalëve të huaja.
Nxënësit ilustrojnë me shembuj.

Hap VIII. Punë në çift


Nxënësit punojnë Ushtrimin 4. Gjeni se në cilin dialekt janë shkruar tekstet. Ktheni në gjuhën standarde
disa fjalë dhe shpjegoni çfarë dukuri gjuhësore ndodhin në dialektin përkatës. Shembuj përgjigjesh:

Fragmenti i parë është shkruar në dialektin gegërisht.


Fjalë dialektore të kthyera në gjuhën standarde:
mret-mbret, nji-një, kte-këtë, myll-mbyll, mrena-brenda, ly-lyer, boj-bojë, shifte-shihte,
gja - gjë, kishte pas ushqy - kishte pasur ushqyer, tul-tule, kishte pas vu-kishte pasur vënë,
dadë - dado, bajte - bënte, masanaj - mbasandaj, goca - vajza, ktij - këtij, mërzitë - mërzitur,
ene - edhe, dadës vet - dados së saj, kte të ngranme - këtë të ngrënë, bâj - bëj, të bij-të bie (të
sjell), koc-kockë.

Fragmenti i dytë është shkruar në dialektin toskërisht.


Fjalë dialektore të kthyera në gjuhën standarde:
çupa - vajza, urdhëri – urdhri, mirpo - mirëpo, shum’ i mërzitur - shumë i mërzitur, të vinte - të shkonte,
i jati - i ati, mos u marzi – mos u mërzit, ushtar vete unë - ushtar shkoj unë,
bij e babajt - bijë e babait.

Detyrë shtëpie. a) Gjeni nga letërsia artistike fragmente tekstesh të shkruara në dialektet e gjuhës shqipe.
Identifikoni veçoritë e tyre. Kthejini në gjuhën standarde.
Sillni në klasë tekste të natyrave të ndryshme.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësimi i orës.
Diskutim i lirë. Pas prezantimit, nxënësit duke identifikuar faktet e nxjerra nga teksti, si dhe nga hulumtimet
e nxënësve, vlerësojnë rëndësinë e këtyre dëshmive.
Shënim. Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë si burim të teksteve që përmbajnë elemente dialektore edhe
vepra të autorëve të tjerë, si Martin Camaj, Ali Asllani, Gjergj Fishta.

Véna shtatë vjeçe, Ernest Koliqi (fragment i shkëputur nga përmbledhja me tregime Tregtar famujsh)

Dritoret e mëdhaja të çardakut ishin hapë kah oborri. Nonse asnji frymë ere s’lëvitte, degët e dènduna të
mandit aty para dritoreve, qi drita e zbét e kandilave dilte me zdritë paksa, epshin tue i shikue si nji ndije
freskie.Sipër gjethve mà t’epër, nji qiell pa hànë, por përplot me hyj.Qielli i Shkodrës qi aq àmbëlsisht priret
mbi qytet ndër net maji bànte me fluturue mendimet e Lecit. Ishte natë me dalë, mos me ndry aty mbréndë,
me dalë e me thithë ajrin e natës së kulluet, me ikë nga ajo mërzi qi e ngërthente

51
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

aty pranë plakut, i cili predikonte papushue, tue mos kujtue aspak se maji ishte shum mà i fortë se
urtija grumbullue prej tij në gjashtëdhetëvjet jete.
Të mukëtit, Lumo Skëndo

Brënda në të errët shikoj nga finestra perëndimnë. Drita humbet, ca nga ca t’errëtit shtohetë, botën e
mbulon një mjegull e zezë: n’atë kohë që tfaqetë nga perëndimi një flak’ e hollë majë malevet, pandeh
njeriu se drita, dita po vdesën për gjithënjë.
T’errëtit si tym i zi më hyn’ në shpirt dhe në zëmrë.

Mejtohem; pse lint dielli çdo mëngjes dhe pse shuhetë çdo natë!

Them: pse pas dritësë na vjen kjo cip’ e zezë!

Ca nga ca pushimi bëhetë më i thellë, çdo gjë bje më një qetim.

Ahere syt’ e yjvet çelen dhe shikojnë dhen e nxirë, të pikëlluarë.

Them: pse shikojnë kështù këtà yj? a po duanë të hedhinë pak’ gas mi dhet të nxirë, mi njerëzit. Këta sy
ngjajnë me syt’ e tu, o njeri. Po të tutë qeshin, qajnë, gëzohen, helmohen, çkëlqejnë, dhe shuhenë. Ata
sipër atje në qiell, ata janë gjithënjë të çkëlqyerë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Komunikimi dhe llojet e tij Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të folurit - të dëgjuarit Situata të ndryshme komunikimi nga jeta e
përditshme
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: ● komunikim
Nxënësi/ja: ● lloje të komunkimit
- zgjeron njohuritë rreth komunikimit; ● komunikim verbal
- identifikon llojet e ndryshme të komunikimit; ● komunikim joverbal
- dallon komunikimin verbal nga ai joverbal; ● gjuhë
- klasifikon format e komunikimit verbal;
- përshtat situata të ndryshme komunikimi me llojin e
komunikimit.
- aftësohet në përdorimin e dy llojeve të komunikimit:
verbal e joverbal.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; foto, shkumësa ndërkurrikulare:
me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Lojë në grupe, stuhi mendimesh, Diagrami i Venit, punë e pavarur.

52
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi I. Lojë në grupe


Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Organizohet ora e mësimit me pyetje nga mësimi
paraardhës.
Mësuesi/ja mund të zhvillojë një lojë me nxënësit. Për 5 minuta komunikon me anë të gjesteve,
zhurmave, vizatimeve ose figurave. Për të krijuar një komunikim të tillë me nxënësit, mësuesi/ja mund të
ketë përgatitur më parë foto ose tabela të shkruara.
Për shembull, me anë të gjesteve: ngrihu në këmbë, ulu, pusho, dëgjo, eja këtu, shkruaj etj. U kërkohet
nxënësve që përgjigjet të jenë po me gjeste, vizatime, zhurma ose figura.

Hapi II. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja nis shpjegimin me një stuhi mendimesh, duke bërë dhe një lidhje të natyrshme me lojën
e zhvilluar në hapin e parë. Drejtohet pyetja: Ç’është komunikimi?
Gjatë lojës në grupe zgjidhet një nga situatat e komunikimit. U kërkohet nxënësve të japin mendime
sesi realizohet komunikimi dhe kur mund të përdoren të dyja format e tij.

i folur me shenja

verbal joverbal
i shkruar Komunikimi me vizatime
(gjuhësor) (jogjuhësor)

me shprehi me fjalë me mimikë me gjeste

Diagrami i Venit është një teknikë që përdoret për krahasimin e dy ose më shumë
Hapi III. Diagrami i Venit koncepteve, vetive, situatave, personazheve etj. Nga krahasimet dalin në dukje të
përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet atyre që krahasohen.

Mësuesi/ja përdor teknikën e Diagramit të Venit për të krahasuar dy llojet e komunikimit. Të dhënat shkruhen
në tabelë dhe aktivizohen nxënësit që të japin përgjigje dhe t’i ilustrojnë me shembuj konkretë.

Verbal Joverbal

zhurma; shprehje të fytyrës;


i folur; i shkruar; shprehës;
shenja; sinjale; vizatime;
i hapur; ekonomik; universal.
zëvendëson komunikimin verbal

Janë lloje komunikimi.


Shërbejnë për një qëllim të caktuar.
Mënyra shkëmbimi.

Hapi IV. Punë e pavarur dhe diskutim


Punohen ushtrimet 1, 2. Diskutohet rreth tyre.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Komunikimi pamor: fjalë të shkruara, shenja, simbole etj.
Komunikim me anë të prekjes: gjeste.
Komunikimi foni-akustik: sinjale, zhurma.

53
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Komunikimi me anë të nuhatjes: shprehje të fytyrës.


Komunikimi me anë të shijes: me fjalë, me mimikë.

Ushtrimi 2

armëpushim (shenjë që tregon armëpushimin)


stop (shenjë që i tregon drejtuesit të automjetit se nuk mund të ecë)
mundësi hekurosjeje (shenjë që vendoset në etiketat e veshjeve)
shenjë matematikore që tregon veprimin e mbledhjes
ftohtë (gjest që tregon ndjesinë e njeriut)
parkim (shenjë që tregon orarin e parkimit)

Detyrë shtëpie
Jepet si detyrë shtëpie: “Sillni në klasë figura të ndryshme, ku të keni analizuar llojin e komunikimit.”

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Strategjitë e të folurit Situata e të nxënit: Diskutim rreth


Kompetenca: Të folurit materialeve të ndryshme figurative, me
të cilat interpretohen qëllimet dhe tiparet
e të folurit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • të folurit
Nxënësi/ja: • folës i mirë
- përkufizon ç’është të folurit; • qëllim
- përshkruan si është një “folës i mirë”; • tipare
- shpjegon se cilat janë qëllimet e të folurit; • komunikim gojor
- identifikon tiparet e një folësi të mirë;
- aftësohet në zhvillimin e komunikimit gojor.

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, ndërkurrikulare:
mjet regjistrimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimesh dhe diskutim, parashikim me terma
paraprakë, rrjeti i diskutimit, punë në grupe, Mendo, Puno në dyshe, Shkëmbe me të tjerët.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Stuhi mendimesh dhe diskutim


Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Organizohet ora e mësimit me pyetje nga mësimi
paraardhës.

54
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mësimi fillon me një stuhi mendimesh, e cila do t’i ndihmojë nxënësit të shprehin idetë e tyre, pa u shqetësuar
nëse ato janë të sakta apo të gabuara.
Drejtohet pyetja: Ç’është të folurit?

komunikim shoqërizim

aftësi Të folurit informacion

kulturë angazhim

Hapi II. Parashikim me terma paraprakë

Për të nxitur më tej diskutimin në klasë, mësuesi/ja jep 4–5 fjalë ose figura të shkëputura që lidhen me
temën e mësimit dhe u kërkon nxënësve të argumentojnë qëllimet e të folurit.
Informim, sugjerim, bindje, mbështetje, shprehi.
Duke parë figurën dhe duke diskutuar mbi fjalët kyçe të dhëna, të orientuar nga mësuesi/ja, nxënësit
renditin qëllimet e të folurit. Diskutohen së bashku.

Qëllimet e të folurit:
për të informuar dikë;
për të shprehur emocione;
për të dhënë urdhra e udhëzime ose për të sugjeruar sjellje;
për të shprehur e mbështetur pikëpamjet;
për të bindur.

Hapi III. Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shprehin argument pro dhe kundër për çështjen: “A është të folurit
aftësi?” Tabela ndahet në dy pjesë dhe nxënësit shprehin argumentet e tyre.

PO JO
A është të
aftësi e mësuar
zotërim folurit aftësi? e kultivuar
e lindur të flasësh është të
të flasësh ndryshon jesh i lexuar
nga të dish të flasësh

Nëpërmjet diskutimit renditen dhe tiparet e një folësi të mirë:


Di të kontrollojë mirë emocionet në të folur.
Di të flasë në “çastin e duhur”.
Kupton interesin e dëgjuesve.
Kuptohet nga ata që e dëgjojnë.
Përmbush qëllimin e të folurit.

Hapi IV. Punë në grupe dhe Mendo, Puno në dyshe, Shkëmbe me të tjerët

Pjesa e fundit e mësimit mund të organizohet me metodën “Mendo, Puno në dyshe, Shkëmbe me të tjerët”,

55
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

që përfaqëson teknikën e ndërthurjes të të menduarit, të folurit dhe të shkruarit. Kjo shërben për të
realizuar debatin midis nxënësve.
Jepet tema e debatit “Si ndihemi kur pyetemi në mësim?”. Fillimisht, u kërkohet nxënësve të mendojnë në
mënyrë të pavarur dhe t’i shkruajnë mendimet e tyre në një tabelë ose fletë formati, në bashkëpunim me
shokun/shoqen e bankës. Më pas u kërkohet të shkëmbejnë mendimet e shkruara ndërmjet grupeve.
Mësuesi/ja drejton punën e nxënësve duke i orientuar rreth udhëzimeve për realizimin e një debati.

Para debatit:
përcaktohet koha sa do të zgjasë debati;
caktohet një drejtues i debatit;
përcaktohen rregullat e sjelljes gjatë të folurit në debat;
regjistrohet debati.

Gjatë debatit:
respektohen normat e komunikimit;
pritet radha për të folur;
mbahen shënime.

Pas debatit: nxirren përfundime rreth tematikës.


Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Strategjitë e të dëgjuarit Situata e të nxënit:


Situata të ndryshme komunikimi nga
Kompetenca: Të dëgjuarit veprimtaria në klasë dhe nga jeta e
përditshme, të cilat vënë në dukje qëllimin e
të dëgjuarit
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: ● strategji të të dëgjuarit
Nxënësi/ja: ● teknika të të dëgjuarit
− përshkruan ç’është të dëgjuarit; ● dëgjuesi i mirë
− përshkruan si është një “dëgjues i mirë”; ● detaje nga një tekst dëgjon
− shpjegon se cilat janë qëllimet e të dëgjuarit;
− identifikon tiparet e një dëgjuesi të mirë;
− aftësohet në zhvillimin e komunikimit gojor.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, shkumësa me ngjyra, ndërkurrikulare:
fisha të përgatitura, tabela të shkruara, mjet regjistrimi, foto.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Stuhi mendimesh dhe diskutim, parashikim me terma paraprakë, diskutim në grup, punë e pavarur, punë
në grupe.

56
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Stuhi mendimesh dhe diskutim

Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Organizohet ora e mësimit me pyetje nga mësimi
paraardhës, duke diskutuar mbi aftësinë e të folurit, tiparet e folësit të mirë, qëllimet e të folurit etj.
Mësimi fillon me një stuhi mendimesh që do t’i ndihmojë nxënësit të shprehin idetë e tyre në lidhje me
aftësinë e të dëgjuarit.
Drejtohet pyetja: Ç’është të dëgjuarit?

një formë komunikimi vëmendje

aftësi Të dëgjuarit informacion

proces mendor angazhim i shqisave

Hapi II. Parashikim me terma paraprakë

Për të vijuar më tej në nxitjen e diskutimit në klasë, mësuesi/ja jep 4–5 fjalë ose figura të shkëputura që
lidhen me temën e mësimit dhe u kërkon nxënësve të argumentojnë qëllimet e të dëgjuarit.
Shqisa, proces mendor, vëmendje, kuptim.
Duke parë figurën, si dhe duke diskutuar mbi fjalët kyçe të dhëna, nxënësit të orientuar nga mësuesi/ja,
rendisin qëllimet e të dëgjuarit.
Diskutohet me nxënësit rreth pyetjeve:
Ç’vini re në figurë?
Si realizohet komunikimi ndërmjet liderit dhe pjesëmarrësve?
Si veprojnë pjesëmarrësit për të kuptuar atë që flet dëgjuesi?
A janë ata dëgjues të mirë?

Duke parë figurën si dhe duke diskutuar mbi fjalët kyçe të dhëna, të orientuar nga mësuesi/ja, nxënësit
renditin qëllimet e të dëgjuarit. Diskutohen me nxënësit.

Qëllimet e të dëgjuarit:
të qartësosh qëllimin e dëgjimit;
të përgatitesh për atë që do të dëgjosh;
të jesh i vëmendshëm për atë që dëgjon;
të jesh i vëmendshëm për të kuptuar;
të përvetësosh atë që dëgjon.

Hapi III. Diskutim në grup


Mësuesi/ja drejton nxënësit për të realizuar diskutimin me temë “Kur jemi dëgjues të mirë?”. Nëpërmjet
diskutimit renditen dhe tiparet e një dëgjuesi të mirë dhe angazhohen të gjithë nxënësit të japin përgjigjet
e tyre.
Një dëgjues i mirë:
dëshiron të dëgjojë;
kushton vëmendje të madhe;
mban mend.

57
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi IV. Punë e pavarur

Punohen ushtrimet e dhëna në libër. Nxënësit aktivizohen që të japin përgjigjet e tyre.

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1
Teksti për t’u dëgjuar Qëllimi i të dëgjuarit
Një leksion historie Informim
Një kurs mbi përdorimin e kompjuterit Praktikim
Një përrallë Argëtim
Tregim për një udhëtim Kuriozitet
Radiokronika e një ndeshjeje futbolli Emocion, informim
Një konferencë mbi energjinë diellore Informacion
Horoskopi Parashikim
Një debat mbi SIDA-n Informim - pozicionim/ qëndrim
Emisioni i lajmeve në radio, i orës 7:30 Informim
Ushtrimi: 2
Emisioni Cili dëshiron ta dëgjojë Qëllimi i të dëgjuarit
Nga njëra ndeshje në tjetrën Tifozët Të njohin rezultatet
Pentagram fëmijëror Fëmijët Të argëtohen
Një këngë për ty Dashamirës muzike Të argëtohet
Renditja muzikore Të rinjtë Kurioziteti
Realitet ekonomik Të interesuarit rreth ekonomisë Të analizojnë
Teatri në mikrofon Artdashësit Të marrin emocion
Moti sot dhe nesër Pushuesit Të parashikojnë
Lajmet Mosha e tretë Të informohet
Mesazhe zemre Të dashuruarit Të përjetojnë ndjesi

Hapi V. Punë në grupe

Mësuesi/ja lexon pjesën e dhënë në ushtrimin e faqes 38. Nxënësit plotësojnë vendet bosh me fjalën e
përafërt. Puna zhvillohet me grupe prej 4–5 nxënësish. Në fund lexohen fjalët që kanë plotësuar nxënësit
dhe mësuesja vëren se sa prej tyre janë plotësuar saktë, duke matur dhe vëmendjen e tyre të treguar
gjatë dëgjimit të pjesës.

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1
shenjtori, të tregoj, kishë. Tregimi, varëse, ajo. Varësja, gruas. vëllait. Të lajthitur, i pazoti, copëtojnë.
Kësaj varëseje, këtë varëse. Egërsirave. Shtëpi. Godinë. Krijesa. Egërsirave. Babiloni, Egërsirave.

Detyrë shtëpie
Së bashku me nxënësit e klasës, mësuesi/ja vendos për një nga ushtrimet e faqes 39 për t’i angazhuar
nxënësit me detyrë shtëpie.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

58
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Strategjitë e të shkruarit Situata e të nxënit: Shkrim i


Kompetenca: Të shkruarit Shpejtë. Nxënësit përshkruajnë për 5 min.
rrugën nga shtëpia në shkollë. Diskutojnë
për shkrimet e tyre.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • të shkruarit
Nxënësi/ja:
• shkrues i mirë
− përshkruan ç’është të shkruarit;
− përshkruan si është një “shkrues i mirë”; • përmbledhje
− shpjegon se cilat janë qëllimet e të shkruarit;
− identifikon tiparet e një shkruesi të mirë; • struktura e një shkrimi
− argumenton si mund të jesh një shkrues i mirë;
− përshkruan hapat e një shkrimi të mirë;
− aftësohet në realizimin e përmbledhjes së një teksti.

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, ndërkurrikulare:
tekste të shkëputura, foto.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimesh dhe diskutim, parashikim me terma
paraprakë, diskutim në grup, Di, Dua të di, Mësoj, punë e pavarur, punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Shkrim i shpejtë, diskutim

Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Organizohet ora e mësimit me pyetje nga mësimi
paraardhës, duke diskutuar mbi aftësinë e të dëgjuarit, tiparet e dëgjuesit të mirë, qëllimet e të dëgjuarit
etj. Shkrim i shpejtë. U kërkohet nxënësve të përshkruajnë për 5 min. rrugën nga shtëpia në shkollë.
Diskutojnë për shkrimet e tyre. Duke nxjerrë vetë përfundime, nxënësit plotësojnë hartën e mendimit rreth
të shkruarit?

një formë komunikimi aftësi përpunuese

aftësi Të shkruarit informacion


e rëndësishme

aftësi hartuese aftësi korrigjuese

Hapi II. Parashikim me terma paraprakë, diskutim


Mësuesi/ja drejton nxënësit për të kuptuar “Kur jemi shkrues të mirë?”. Për këtë jep 4–5 fjalë, si: qëllim,
projektim, hartim, përpunim, korrigjim dhe u kërkon atyre të argumentojnë si mund të arrijnë të jenë
shkrues të mirë.

Në fund të diskutimit renditen tiparet e një shkruesi të mirë. Përfundimet shkruhen në tabelë. Një shkrues i
mirë bëhesh nëse je i aftë:

59
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

të përcaktosh mirë qëllimin e shkrimit,


të dish të projektosh tekstin (të përcaktosh çështjet që do të trajtosh, të hartosh pikat e planit të shkrimit);
të hartosh tekstin, duke zbërthyer çdo çështje që ke përcaktuar;
të dish ta përpunosh tekstin e hartuar prej teje;
të dish ta kontrollosh, ta korrigjosh e ta përmirësosh tekstin.

Hapi III. Di, Dua të di, Mësoj


Shkruhet në dërrasë tema e mësimit “Strategjitë e të shkruarit”. Tabela ndahet në tri pjesë dhe punohet
në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja dhe shënojnë informacionet e njohura në pjesën e parë të
tabelës. Në pjesën e dytë të saj, vendosin informacionet që kërkojnë të dinë. Në pjesën e fundit të tabelës
mësuesi/ ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

Di Dua të di Mësoj
Faza e parë e të shkruarit është Çfarë është e domosdoshme në - të strukturohet përmbajtja;
projektimi. këtë fazë? - të jenë të qarta çështjet bazë;
- të njihet vlera dhe rëndësia e
informacioneve;
- të përdoret regjistri gjuhësor më
i përshtatshëm;
Faza e dytë e të shkruarit është Çfarë është e domosdoshme në Struktura e një teksti parashikon
përpunimi i tekstit. këtë fazë? hyrjen, zhvillimin dhe përfundimin.
- përcakton gjatësinë e tekstit;
- lexon tekstin e shkruar dhe bën
vlerësimin e përgjithshëm të tij;
Faza e tretë e të shkruarit është Çfarë është e domosdoshme në - përpunon tekstin: plotëson, heq
përpunimi përfundimtar i tekstit. këtë fazë? e shton fjalë e fjali që të dalë sa
më mirë kuptimi i çdo çështjeje të
trajtuar.
- bën korrigjimin drejtshkrimor.

Hapi IV. Punë individuale


Mësuesi/ja orienton nxënësit të bëjnë një përmbledhje të një teksti. U kërkohet nxënësve të punojnë mbi
një tekst të dhënë. Udhëzohen:

të evidentojnë informacionet kryesore;


të heqin elementet e tepërta, që kryesisht janë:
mbiemrat;
foljet kur janë përsëritur ose kur fjalia mund të ketë kuptim dhe pa folje;
shpjegimet, shembujt, thëniet etj.

Hapi V. Punë e pavarur


Mësuesi/ja jep për të punuar ushtrimet në libër. Gjatë kësaj fazë mësuesi/ja nxit te nxënësit diskutimin
dhe të menduarin kritik.

60
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Zgjidhje ushtrimesh:

Ushtrimi 1
Në raftin e dollapit të vjetër ishin vendosur vazo që kishin karamele, biskota nga ato që kishte
bërë gjyshja, çokollata, bonbone.
Në raft ishin vendosur vazo me karamele, biskota, çokollata, bonbone.
Në raft kishte ëmbëlsira.

“Himni i flamurit të Kosovës e ka tekstin, por për shkak të limiteve të vendosura nga Ahtisari,
komisioni përzgjedhës e hoqi tekstin”, shkruan një gazetë. Tashmë kjo i takon së kaluarës. Ka ardhur
koha që qytetarët e Kosovës të mësojnë edhe tekstin, që i kushtohet dashurisë për mëmëdheun. Kjo
gazetë, në prag të 17 shkurtit, e boton të plotë tekstin e himnit.

Sopranoja Ermonela Jaho ka mahnitur publikun francez në Festivalin e Muzikës Klasike. Jaho
interpretoi nga opera e Gaetano Donizetit. Pas festivalit, vetë Ermonela ka shkruar në profilin e saj se
muzika na frymëzon gjithmonë të gjithëve.
Përveç interpretimit fantastik, ra në sy dhe kryqëzimi i duarve të Jahos si një shqiponjë e vërtetë. Një analogji
e mrekullueshme edhe me atmosferën në Francë, ku kombëtarja shqiptare debutoi në Euro 2016.

Ushtrimi 2
Ai nuk shpreson për ndonjë falje të krijesave të gjalla. Ai vete me shpresën se në Ditën e Gjykimit, Zoti do ta
marrë parasysh lutjen e tij e do ta falë. Ai mendon se duke bërë publike dosjen e R.G-së, nuk po shpërdoron
të fshehtat e tij, nuk vjen në kundërshtim me kurrfarë porosie hyjnore. Do të vijë në kundërshtim me krijesat e
gjalla dhe nuk shpresonte në ndonjë falje. Atij i duhej të zbriste në tokë, tre vjet më parë.
R.G. u kthye tek ai në mes të prillit. Ai e nuhati shqetësimin e tij. Kur hapi derën dhe u shfaq ai, donte t’i
thoshte: “Djalosh ta mbyllim. Duhej të gjente një zgjidhje tjetër dhe ai do të ndihmonte.” Ai nuk i tha asgjë.
Ndoshta nga pamja e tij e trishtuar. Ndoshta me buzëqeshjen e tij të hidhur, donte t’i tregonte se ia kishte
lexuar mendimet e iu lut të mos shqetësohej, se nuk do rrinte gjatë. Ai tha se për të do të ishte torturë.

Ushtrimi 3
TOB-i ka vënë në skenë operën “Skënderbeu” nga Antonio Vivaldi, e kompozuar për Gjergj Kastriotin.
Ngjarjet zhvillohen në Krujë, ndërsa qyteti është i rrethuar nga trupat turke. Osmanët kapin rob Donikën,
ndërsa Skënderbeu rrëmben vajzën e Sulltan Muratit. Skënderbeu e çliron vetë Donikën dhe artistët
mendojnë se Vivaldi ka dhënë me këtë opera triumfin e burrërisë shqiptare. Biografët e Vivaldit tregojnë
se ishte një shqiptar që shpëtoi veprat e tij. Giacomo Durazzo shpëtoi nga zhdukja veprat e Vivaldit, pa
e ditur se midis tyre ishte dhe opera për Skënderbeun. Ai i dorëzoi në bibliotekën e Torinos veprat e
Vivaldit. Vite më vonë, u zbulua dhe opera “Skënderbeu”.

Vlerësimi i nxënësve. Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe
vlerësohet ora e mësimit.

Detyrë shtëpie
Së bashku me nxënësit, mësuesi/ja vendos t’u japë si detyrë shtëpie Ushtrimin 4, faqe 45.

61
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Parafraza Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • parafrazë
Nxënësi/ja: • përmbledhje
-di ç’është parafraza; • tekst
-zbërthen kuptimin e një teksti; • prozë
-shpjegon përmbajtjen e një poezie; • poezi
-aftësohet në kryerjen e parafrazës.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, ndërkurrikulare:
tekste të shkëputura.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, përmbledhje e strukturuar, stuhi mendimesh,
diskutim në grup, punë e pavarur, punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Nxënësit/et shpjegojnë si e kanë realizuar përmbledhjen
e detyrës së shtëpisë.
Mësuesi/ja shtron para nxënësve pyetjet:
A mund të riformuloni ju me fjalë të tjera një tekst?
Si mund të kthehet një poezi në prozë?
Për se shërben parafraza?

Shkruhet në tabelë harta e mendimit.

për të kuptuar e zbërthyer për të shpjeguar a zbërthyer


më mirë kuptimin e tekstit tekste me shkallë të lartë vështirësie
Parafraza

për të shpjeguar me fjalë të tjera për t’i rishkruar me një gjuhë më


përmbajtjen a idetë e poezisë të drejtpërdrejtë

Nxënësit në bashkëpunim me mësuesin/en formulojnë përkufizimin e parafrazës.

Parafraza është riformulimi me fjalë të tjera i një teksti (letrar ose joletrar), ose kthimi i një poezie
në prozë.

Hapi II. Përmbledhje e strukturuar, Diskutim


Mësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit rendit në tabelë mënyrën sesi shkruhet parafraza.

62
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

P Ndahet teksti në paragrafë ose në njësi sintaksore (në fjali), në bazë të shenjave të pikësimit.
A Fjalitë e tekstit riorganizohen në rend të drejtë.
R Struktura në vargje transformohet në prozë.
A Përfshihen dhe shprehjet që mungojnë (eliptike).
F Fjalë dhe shprehje të vështira zëvendësohen me sinonimet e tyre.
R Ruhet figuracioni letrar.
A Ligjërata e drejtë zëvendësohet me ligjëratën e zhdrejtë.
Z Nuk shtohen komente për tekstin.
a

Hapi III. Punë me shkrim në grup


Për të realizuar parafrazën, klasa ndahet në grupe dhe u jepet nxënësve të parafrazojnë një poezi dhe një
prozë, duke u kërkuar të dallojnë përmbledhjen nga parafraza.
Mësuesi/ja paraqet në tabelë pjesë nga legjenda e Gjergj Elez Alisë, ose shkruan në tabakë letre tekste
të formave të ndryshme, me shkrim të dukshëm me ngjyra. Mësuesi/ja mund të përdorë çdo pjesë tjetër
që i duket e përshtatshme për këtë orë mësimi.
Përfaqësuesi i çdo grupi lexon krijimin. Klasa diskuton dhe vlerëson punën e bërë.

Hapi IV. Punë e pavarur, punë në grupe


Jepet për t’u punuar në klasë ushtrimi në faqen 47.
teksti lexohet disa herë;
zëvendësohen termat e vështirë;
bëhen ndryshime në strukturën sintaksore.
Jepet për detyrë shtëpie: Ushtrimi 1, faqe 48.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Skeda e një libri Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit Diskutim për përdorimin e skedave
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. - skedë
Nxënësi/ja: - skedë e librit
-përforcon njohuritë për skedën e një libri; - informacion
-përshkruan fazat sesi hartohet një skedë libri; - i shpejtë
-njeh procedurën e hartimit të një skede filmi; - praktik
-aftësohet në redaktimin dhe korrigjimin e një teksti. - bibliotekë
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, shkumësa me Lidhja me fushat e tjera ose me
ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të shkëputura. temat ndërkurrikulare:
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, përmbledhje e strukturuar, stuhi mendimesh,
Diagrami i Venit, pema e mendimit, organizuesi grafik, punë e pavarur.

63
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit:


Hapi I. Diskutim
Kontrollohet dhe diskutohet për përshtatjen letrare të Baladës së Murrimit, duke u ndalur në ndryshimet
që kanë bërë nxënësit për parafrazimin e saj.
Hapi II. Stuhi mendimesh
Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën skedë dhe nxënësit thonë mendimet e tyre, të cilat shkruhen në tabelë.

tekst skematik funksional në bibliotekë

përmbledhje informacionesh Skeda e një libri jep informacion të shpejtë

jep karakteristikat e librit është praktike

Hapi III. Përmbledhje e strukturuar


Mësuesi/ja analizon me nxënësit mënyrën sesi hartohet skeda e një libri. Mësuesi/ja drejton dhe
orienton nxënësit për përgjigjet e tyre.
Për të hartuar një skedë libri duhet të mbahen parasysh këto kërkesa:

S Zgjedhja e elementeve në lidhje me titullin, si:


K Gjetja e informacioneve të nevojshme.
E Zgjedhja e informacionit kryesor.
D Organizimi i informacionit sipas një rrjedhe logjike.
A Kujdesi për paraqitjen grafike.

Për të realizuar praktikisht hartimin e skedës, mësuesi/ja shkruan me shkumësa me ngjyra në


tabelë skedën e një filmi.

Hapi IV. Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe kërkon të hartojnë sipas dëshirës përkatësisht:
Grupi I - Skedën e një libri Grupi II - Skedën e një filmi
Titulli Titulli
Autori Vendi dhe viti i prodhimit
Botuesi Lloji
Viti i botimit Kohëzgjatja
Skenaristi
Nr.f
Shtëpia filmike/producenti
Redaktori
Regjisori
ISBN-ja
Interpretuesit
Fabula Fabula
Hapi V. Diagrami i Venit, punë e pavarur
Nëpërmjet metodës së Diagramit të Venit, mësuesi/ja organizon në punë të pavarur nxënësit, që të
nxjerrin të përbashkëtat dhe të veçantat midis skedës së një libri dhe skedës së një filmi.

nr. i faqeve kohëzgjatja


Skeda e librit redaktori regjisori Skeda e filmit
gjendet në bibliotekë gjendet në arkiva

Tekst skematik
titulli
autor/skenaristi
viti i botimit, viti i prodhimit
botuesi/producenti
Paraqitje grafike
fabula

64
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi V. Punë e pavarur


Jepen për të punuar në mënyrë të pavarur ushtrimet 1, 2 në f. 50. Nëse nuk përfundohen në klasë, jepen
detyrë për në shtëpi.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Strategjitë e të shkruarit – Si korrigjohet Situata e të nxënit:


një tekst? Situata të ndryshme komunikimi nga
veprimtaria në klasë dhe nga jeta e
Kompetenca: Të shkruarit përditshme që vënë në dukje qëllimin e të
shkruarit
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore: ● korrigjim
Nxënësi/ja: ● redaktim
- njeh teknikat për korrigjimin dhe redaktimin e një teksti; ● teknika të korrigjimit dhe redaktimit
- korrigjon dhe redakton tekste të ndryshme.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, ndërkurrikulare:
e-libri, tekste të llojeve ndryshme për të bërë korrigjime
dhe redaktime etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, diskutim, praktikë e drejtuar, praktikë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim, praktikë e drejtuar
U kërkohet nxënësve të zgjedhin një përmbledhje të një parafraze nga detyrat e realizuara dhe ta
lexojnë me kujdes, duke korrigjuar për ta përmirësuar.
Mësuesi/ja vëzhgon, kontrollon punën e nxënësve dhe dëgjon opinionet e tyre. Nxënësit duhet të
ndjekin këtë radhë pune, të vëzhgojnë nëse teksti është i rregullt për nga:
Përmbajtja Forma
Plotësia Koherenca stilistike
Origjinaliteti Drejtshkrimi
Efikasiteti i hyrjes dhe përfundimit Pikësimi
Rregulli dhe koherenca Leksiku dhe kuptimet
Morfologjia
Sintaksa
Paraqitja grafike

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të mbështeten në informacionin e dhënë në libër rreth korrektimit dhe
redaktimit të tekstit. Nxënësit u demonstrojnë shokëve pjesë të tekstit ku kanë redaktuar e korrigjuar
duke argumentuar ndërhyrjen e bërë.

65
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi II. Praktikë e pavarur


Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe u jep për të redaktuar e korrigjuar tekstet e ushtrimit 1 (a, b, c).
Të tria grupet organizojnë punën e tyre duke u ndarë në dy grupe përkatëse, njëri merret me përmbajtjen
dhe tjetri me formën.
Pasi bëhen korrigjimet, të dyja grupet shkëmbejnë punët dhe grupet punojnë përsëri mbi to duke vënë
në dukje edhe mangësitë e secilit grup. Pasi ndajnë të njëjtat opinione, paraqesin punën e tyre para
klasës duke treguar hapat konkretë që ndoqën për redaktimin dhe korrigjimin e tekstit.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Për korrigjimin e këtij ushtrimi do të ndalet në dy aspekte:
a. te përmbajtja e fragmentit, që lidhet me plotësinë, koherencën dhe lidhjen logjike të fjalive, të
cilat në këtë fragment mungojnë.
b. në korrigjimin e gabimeve drejtshkrimore, të cilat janë si më poshtë.
Në përmbajtje është rishikuar plotësia dhe koherenca, të cilat kanë të bëjnë me informacionet e
nevojshme, konceptet e qarta e të papërsëritura me renditjen e koncepteve në mënyrë të rregullt në
lidhje me argumentin dhe me lidhjen logjike e kuptimore të tekstit. Kështu, fjalitë e mëposhtme nuk kanë
lidhje logjike me pjesën tjetër të tekstit.
Disa nga elementet që mund të korrigjohen janë:
Ndërsa Japonia përgatitet t’i bjerë Indisë dhe Australisë. Gjyq. Përmbarim. Lajmëroj lexuesit se shkaku
që numri i kaluar i gazetës doli i dobët dhe me gabime, ishte se kam qenë sëmurë nga stomaku. Na
kanë ardhur një numër ankesash nga ...për Qani Kekezin. Sistemi pedagogjik i zotit Kekezi është me të
vërtetë i habitshëm... herën e fundit mac(e)ja ... Zonjusha vajza e pronarit të Fabrikës së Lëkurëve, ...
Adresa e mamive të qytetit. Çmimi i bukës. Lajmërime ...

Teksti ka gabime që i përkasin formës, kryesisht të karakterit drejtshkrimor, si:


Mospërdorimi i shkronjës së madhe te disa emra të përveçëm ose në fillim të fjalisë.
Mospërdorimi i zanores -ë në trup dhe në fund të fjalës: ësht-është, lajmrime – lajmërime,
t’ – të, lëkurve – lëkurëve
Përdorimi i - ë në vend të - e te fjalët kur e-ja ndiqet nga bashkëtingëlloret n, m, nj, p.sh., qënë-qenë.
Përdorimi i gabuar i zanores -e te emrat e gj. femërore, që në trajtën e pashquar, rasa emërore mbarojnë
me - e, të cilat në trajtën e shquar nuk e ruajnë - e, p.sh., lule – lulja, mace – macja, anije – anija etj.
Mospërdorimi i apostrofit ti – t’i.
Mospërdorimi i saktë i shenjave të pikësimit, si: Gjatë mësimit të anatomisë, ky njeri ther mace në sytë
e nxënësve, duke tmerruar kalamajtë e shkretë.

66
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Drejtshkrimi i shkronjës së madhe Situata e të nxënit:


Kompetenca: Drejtshkrim Tekste të llojeve të ndryshme ku jepet
përdorimi i shkronjës së madhe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: • drejtshkrim
Nxënësi/ja: • shkronjë e madhe
- forcon njohuritë mbi drejtshkrimin; • përdorim
- di emrat dhe emërtimet që shkruhen me shkronjë të madhe; • rregulla
- dallon përdorimin e shkronjës së madhe tek emrat e
përgjithshëm gjeografikë dhe emërtimet gjeografike;
- aftësohet në drejtshkrimin e shkronjës së madhe.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, fisha të përgatitura, ndërkurrikulare:
tabela të shkruara, tekste të llojeve të ndryshme
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, diskutim në grup, përmbledhje e strukturuar, stuhi mendimesh, praktikë e drejtuar, punë e pavarur
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I. Diskutim

Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi
i kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë.

Hapi II. Diskutim në grup. Përmbledhje e strukturuar. Stuhi mendimesh

Mësuesi/ja paraqet në tabelë, ose të shkruara në tabakë të mëdhenj me shkrim të dukshëm e me ngjyra,
tekste të formave dhe natyrave të ndryshme. Shtrohen çështjet:
Cilat janë rregullat drejtshkrimore për përdorimin e shkronjës së madhe?
Përgjigjet e nxënësve mund të jenë përkufizime rregullash, fjalë, fjali ose shembuj modelesh.
Mësuesi/ja shkruan tematikën në tabelë dhe pyet:
Cilat fjalë shkruhen me shkronjë të madhe?
Organizon idetë e nxënësve nëpërmjet stuhisë së mendimeve.

emërtimet e funksioneve zyrtare


emrat e përveçëm emërtimet e planetëve

emërtimet gjeografike Shkronja emrat e anëve të horizontit


e madhe
emërtimet e periudhave emërtimet e festave kombëtare
e ndërkombëtare
emërtimet zyrtare të institucioneve
titujt e librave
shkurtimet e emrave
Hapi III. Praktikë e drejtuar

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve, duke i vënë përpara një tekst në të cilin nxënësit duhet të vënë
re përdorimin e shkronjës së madhe.
Fletorja e përkohshme që botohej në Londër prej Faik bej Konicës, ish e njohur në Elbasan. Këtu po
zhvillohej një përpjekje për t’u shkëputur nga kisha greke. Një prift shqiptar kish vajtur në Romë dhe kish

67
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

kërkuar leje për ngritjen e një kishe unite në Elbasan. Ky ish djalë i një njeriu të pasur, i cili, mbasi mori
pëlqimin e Romës, u kthye ta ndërtonte vetë kishën, duke blerë për këtë qëllim dhe një copë tokë ...
(Shkronja e madhe është përdorur në emra qytetesh, emra njerëzish.)
Mësuesi/ja analizon me nxënësit rastet e përdorimit të shkronjës së madhe.
Hapi IV. Punë e pavarur
Punohen në mënyrë të pavarur ushtrimet 1, 2, 3, 4 dhe 6. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-
tjetrin idetë e tyre.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
historia e mbretëreshës Teuta
emri i tij nuk ishte Lumo Skëndo, por Mithat Frashëri
Mitrush Kuteli ishte pseudonimi i autorit
të magjepsur nga pikturat e Van Gogut
Jeronim de Rada, arbëreshi që i parapriu Rilindjes Kombëtare
mezi e gjetën ciceronin e Muzeut
nga përkthimi i At Shtjefën Gjeçovit
Shjao Kuifen është një studiuese e gjuhës shqipe nga Kina

Ushtrimi 2
drejtuesi i temës është Profesor Doktor E. L.
dekreti i Presidentit të Republikës
deklarata e Kryetarit të Kuvendit
falë ministrit të Arsimit dhe Sportit
me Kryetarin e Këshillit të Ministrave
sipas Kryetarit të Akademisë së Shkencave
pranë Rektorit të Universitetit të Tiranës

Ushtrimi 3
Ky mal shtrihet në skajin jugperëndimor të bllokut malor me të njëjtin emër, midis luginës së sipërme të
përroit të Erenikut në juglindje, luginës së Loçanit në verilindje dhe Lumbardhit të Deçanit në
veriperëndim. Pikënisja e tri rrjedhjeve ujore nga mali i Gjerovicës lidhet me lartësinë kulmore të tij në
2656 m, në trajtë piramidale dhe me tri cirqet akullnajore komplekse, të cilat përbëjnë edhe pellgjet
ujëmbledhëse të këtyre rrjedhjeve ujore. Trajta përgjithësisht bllokore e malit të Gjerovicës lidhet jo
vetëm me tektonikën bllokore të re dhe atë të sotme, por edhe me karakterin masiv të shkëmbinjve
magmatikë që e ndërtojnë. Tri kreshtat kulmore të këtij mali, të cilat i japin atij trajtën e spikatur
piramidore, bashkohen në një pikë të vetme, duke formuar majën tepër të mprehtë të Gjerovicës. Ato
ulen nga lartësia në drejtim të verilindjes, juglindjes dhe jugperëndimit mbi luginat e sipërme të
lartpërmendura, por duke ruajtur lartësinë 1800-2000 m dhe trajtën e mprehtë të tyre.
Ushtrimi 4 Ushtrimi 6
- fondi digjital i Bibliotekës Kombëtare - kaluam nga lindja e Tiranës, nga mali i
- malet e Shqipërisë së Veriut Dajtit
- punime për zgjerimin e rrugës së Elbasanit - kjo është një kënga e Kris de Burgut
- Ministria e Punëve të Jashtme - ne jemi në Gadishullin e Ballkanit
- Teatri i Operës dhe i Baletit - Gjirokastra ndodhet në Shqipërinë Jugore
Ambasadori i Bashkimit Europian
Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë
takim me ministrin e Kulturës
intervista e Rektorit të Universitetit të Tiranës
profesorët e Universitetit Politeknik

Detyrë shtëpie
Ushtrimi 5 në faqen 57.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

68
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teksti Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit Situata të ndryshme komunikuese nga
veprimtaria në klasë dhe nga jeta e
përditshme të cilat na njohin me tekstin
dhe karakteristika të tij, tekste të llojeve të
ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst
- përkufizon se ç’është teksti; ● karakteristika të tekstit
- identifikon tekstin; ● paragraf
- dallon karakteristikat e tekstit; ● plan leksikor
- heton mangësitë e një teksti të paplotë plotësuar; ● plan gramatikor
- përdor elementet e ndërtimit të tekstit në të shkruar; ● koherent
- përshtat situatat me përdorimin e llojeve të teksteve; ● homogjen
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste të llojeve të ndryshme. ndërkurrikulare:
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, përmbledhje e strukturuar, praktikë e drejtuar, praktikë e pavarur, punë në grupe, punë e
pavarur, shkrim i lirë, parashikim me terma paraprakë.

Materialet mësimore

Dy brirë dhie kish në krye


Emblem’ e vjetër e çuditshme
Sikur ta dinte që mes brinjve
Dy perandorë do godiste
(I. Kadare, “Portreti i Skënderbeut”)

“Po ia hëngre pulën tjetrit, lidhe tënden te magjja.”

“Ua! Paska rënë borë!”

E dashur nënë !
Këtë kartolinë po ta shkruaj nga Moska.
Së bashku me mallin për ty, po përjetoj edhe dëshirën për vizituar ato vënde,
ku ti ke jetuar dikur. Shpresoj të kem kohë, të të dërgoj disa foto.
Me dashuri e mall nga larg Blerina!

Pjesët e nënvizuara janë tregues të elementeve gramatikore dhe leksikore të tekstit.

Ndriçimi i dobët në klasa dhe mungesa e Dhe mbasi fola për shkrimtarët, do t’ju them një gjë: kam
ndërgjegjësimit për të kryer një vizitë të syve vënë re se librat e lutjeve fetare, ndërsa kanë lutje për
ka bërë që jo pak prej nxënësve të shkollave çdo shkollë e zanat, s’kanë ndonjë lutje të veçantë për
9-vjeçare të kenë probleme me shikimin. Të shkrimtarët. Unë nuk jam shumë fetar, por ndonjëherë
dhënat e Institutit të Shëndetit Publik më hipën zjarri për një besim të shkurtër. Jam në një
dëshmojnë këtë fenomen. Sipas studimit të gjëndje të tillë dhe kam gatuar një lutje të shkurtër të
kryer nga specialistët rreth 21 % e fëmijëve cilën ju kërkoj leje të këndoj.
nga 6-14 vjeç kanë çrregullime pamore. (Faik Konica, “Lutja e shkrimtarit”)

69
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim, përmbledhje e strukturuar
Mësuesi/ja paraqet në tabelë, të shkruara në tabakë të mëdhenj me shkrim të dukshëm e me ngjyra,
tekste të formave dhe natyrave të ndryshme. Shtron çështjen: - Çfarë është shkruar në tabakët e
vendosura në tabelë?
Përgjigjet e nxënësve mund të jenë: fjalë, fjali, tekste, fragmente teksti, grup fjalish etj.
Mësuesi/ja nënvizon fjalën tekst dhe pyet:
Ç’është teksti?
Mbledh idetë e nxënësve me anë të stuhisë së mendimeve.
njësi komunikimi njësi gjuhësore bazë
Teksti

bashkësi fjalësh grup fjalësh

Mësuesi/ja shënon përkufizimin në tabelë:

Teksti është njësia bazë e aktivitetit tonë gjuhësor, që i përgjigjet një qëllimi komunikues.
Ai mund të ndërtohet nga një fjalë e vetme a nga disa fjalë, nga një fjali (e thjeshtë ose e
përbërë), nga disa fjali, paragrafë, krerë a pjesë në varësi të situatës në të cilën përdoret dhe
qëllimit që synohet të arrihet.

Analizon me nxënësit nëse kryejnë këtë funksion tekstet që janë shënuar në tabelë.
- Çfarë e kushtëzon një grup fjalësh që të jetë tekst?

Në planin leksikor
(të përdoret leksiku i saktë
dhe i pasur)

përshtatjes morfologjike të fjalëve

rimarrjes së fjalëve
Teksti duhet te jetë i saktë:
përemrave, ndajfoljeve,

zëvendësimit

Në planin gramatikor sinonimeve


(të respektojë rregullat e realizohet me anë të:
gjuhës, në të cilën shkruhet) hiperonimisë

Teksti duhet të jetë: parafrazës

I plotë (argument, temë themelore, trajtë) hiponimisë

I rregullt (fakte, ide, zhvillohet organikisht) konektorëve


Koherent (lidhje logjike e kuptimore, vazhdimësi)

Homogjen (në situatën komunikuese etj. - marrësi, qëllimi … etj.)

70
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi II. Punë në grup


Pas çdo hapi të shpjegimit të elementeve përbërëse të tekstit, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të
hetojnë në grup nëse tekstet e paraqitura në tabelë i kanë këto veçori. Diskutohen tiparet dhe
veçoritë për secilin rast.

Hapi III. Praktikë e drejtuar


Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve te përbërësit e tekstit. Koherenca është elementi që
kërkon koordinimin e të gjithë përbërësve. Lihen të lirë nxënësit për 3 minuta të vëzhgojnë tekstin
e ushtrimit 3 dhe më pas analizon realizimin e këtyre përbërësve së bashku me nxënësit.

Hapi IV. Punë e pavarur


E njëjta praktikë ndiqet edhe për punimin e Ushtrimit 1. Nxënësit nxjerrin përfundime në mënyrë të
pavarur. Diskutojnë zgjidhjet e tyre individuale duke argumentuar.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1. Teksti A. Ky tekst është koherent, sepse na përcjell një informacion që lidhet me faktin se ka disa
probleme, siç është vaksinimit i fëmijëve apo mësimi i anglishtes në shkolla, për të cilat nuk ekzistojnë
politika të majta apo të djathta për zgjidhjen e tyre. Megjithatë, ai nuk është i rregullt, sepse fjala mënyrë
është përdorur në vend të fjalës politikë. Nuk ka mënyra, po politika të djathta apo të majta.

Teksti B. Ky tekst është koherent për nga stili. Të gjithë përbërësit e tij kanë lidhje logjike dhe
kuptimore me njëri-tjetrin. Ai na përcjell në mënyrë korrekte një fakt: Ura e Mesit, monument
kulture... është kthyer në vatër mbeturinash, pasojën: turistët .. mbetën të zhgënjyer dhe
shkakun: ...askush nuk është kujdesur ... .
Teksti është i saktë në pikëpamje leksikore dhe gramatikore: fjalët dhe fjalitë janë të lidhura me
njëra-tjetrën me logjikë dhe sipas rregullave të gjuhës, konektorët (dhe, ndonëse), fjalët
zëvendësuese (ata – turistët), përemri (askush) janë përdorur saktë.

Teksti C është jokoherent. Pjesët e fjalisë nuk lidhen në mënyrë logjike e kuptimore
me njëra - tjetrën, mungojnë konektorët, nuk respektohen shenjat e pikësimit.

Le të shohim të dhënat që jep shkrimi, si dhe lidhjen logjike që duhet të kishin pjesët e fjalisë:

Mbi urën e vjetër, që është monument kulture. Në asnjërin krah të saj (urës) nuk ka një tabelë që të
tregojë emërtimin e vitit kur është ndërtuar, (po) sheh, jo rrallë herë, veç njerëzve dhe kafshëve të
ngarkuara që kalojnë mbi të, dhe mbeturina.
Nxënësit së bashku me mësuesin/en analizojnë ndërtimin e fjalisë së përbërë dhe lidhjen logjike e
gramatikore të pjesëve të saj.

Hapi V. Punë e pavarur në grup


Punohet në mënyrë të pavarur me grupe ushtrimet 2, 4, 5, 6, 7. Nxënësit mund të punojnë në çift dhe
diskutojnë opinionet e tyre me njëri-tjetrin.

71
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 2. Proverbat janë tekste të plota.
Mos u ngut, se vonohesh.
Ha sa të kesh, fol sa duhet.
E keqja s’ harrohet.
Mos e prek gjarprin në bisht, se të ha në gisht.
Ai shkon të ndajë e merr pjesë për vete.
Nxënësit nxjerrin mesazhet që komunikojnë ato.
Ushtrimi 3.
Teksti i dhënë ka disa komponentë përbërës që lidhen midis tyre nga tema:
Fjalia e parë paraqit faktin. (hyrja)
Fjalia e dytë tregon reagimin e Institutit të Shëndetit Publik ndaj këtij fakti dhe sjell dy argumente
pse reagimi i tyre nuk merret në konsideratë. (zhvillimi)
Fjalia e tretë tregon masat që janë marrë nga Ministria për ta zgjidhur këtë problem në të
ardhmen. (mbyllja)

Ushtrimi 4.
Autori kërkon të marrë informacion.
Autori dëshiron të sqarojë një keqkuptim dhe të kërkojë ndjesë.
Autori reklamon një produkt të caktuar, me qëllim që ta shesë atë.
Autori uron protagonistët, duke vlerësuar shfaqjen.
Teksti është koherent.
Nuk ka një marrës të caktuar, por disa: 1- njerëzit e thjeshtë, të cilët janë të interesuar për ndotjen e
ajrit; 2- biznesmenët që merren me tregtinë e naftës (marrëveshja me OBT-në etj.)...
Synimi për të cilin është shkruar është i qartë, kërkon të informojë publikun dhe grupet
e interesuara për ndotjen e mjedisit dhe shqetësimi i palëve të interesuara për të. Është
i rregullt nga pikëpamja leksikore dhe gramatikore.

Ushtrimi 6
Informon mbi vendndodhjen e një objekti të caktuar. Përdoret si udhërrëfyes në rrugë.
Udhëzon mbi ruajtjen e një objekti të caktuar. Përdoret në vende, të cilat kanë pyje.
Ndalon përdorimin e një objekti të caktuar. Përdoret në mjedise publike.
Reklamë, ofron një shërbim të caktuar. Përdoret në fletëpalosje të ndryshme, të cilat promovojnë
aktivitetin e një institucioni të caktuar (bankë).

Ushtrimi 7
dhe (lidhëz bashkërenditëse shtuese); 2. sepse (lidhëz nënrenditëse shkakore); 3. sepse, dhe (lidhëza
nënrenditëse dhe bashkërenditëse); 4. sepse (lidhëz nënrenditëse); 5. sepse (lidhëz nënrenditëse).

Shkrimi i lirë ëhtë një teknikë që i vë nxënësit


të shkruajnë pa u ndalur për 5 ose 10 minuta
Hapi VI. Shkrim i lirë, parashikim me terma paraprakë
rreth detyrës që u është dhënë, ku të shprehin
mendimin e tyre të pavarur.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë disa terma paraprakë, si: mjedisi, ndotja, problemet e hasura, shëndeti i
njeriut dhe u kërkon nxënësve të ndërtojnë një tekst mbi mjedisin duke pasur parasysh përbërësit e tij e të
identifikojnë elementet përbërëse. (Tekstet mund të përbëhen nga 2-3 fjali, mjafton që të përmbushin
parametrat e duhur.)

72
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Nëse koha për zhvillimin e këtij ushtrimi nuk është e mjaftueshme, mësuesi/ja mund t’ua japë këtë
ushtrim edhe si detyrë shtëpie.

Shënim. Sipas kohës që ka në dispozicion, mësuesi/ja mund të japë edhe ushtrime rreth elementeve të
tjera përbërëse të tekstit, si: të argumentojnë saktësinë në planin morfologjik e sintaksor, të zbulojë
argumentet që përmban teksti dhe llojet e fjalive me nënrenditje që përdoren (shih Ushtrimin 5) etj.

Detyrë shtëpie. b) Sillni në klasë tekste me strukturë të gjatë; pjesë, krerë etj.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Informacion plus
Duke qenë se koherenca është një element i rëndësishëm i ndërtimit të tekstit dhe një koncept i ri dhe gati
i panjohur për një pjesë të mësuesve, më poshtë jepet një material plotësues.
Koherenca
Kohezioni dhe koherenca janë dy elemente mjaft të rëndësishme që realizojnë njësinë “tekst”.
Koherenca shpreh qëndrueshmërinë ose vazhdimësinë kuptimore të tekstit.
Nëse tekstin do ta paraqesim si më poshtë:

T
Planifikim (= organizimi i nëntemave rreth temës qendrore
E
duke u nisur nga një qëllim i caktuar)
K
Njësi = +
S
T Koherencë: elemente logjike, semantike, stilistikore
I +
Kohezion formal

Plotësi = përkim i plotë me qëllimin për të cilin teksti është projektuar dhe ndërtuar dhe me kontekstin në
të cilin është përfshirë.
Duke parë skemën vëmë në dukje se koherenca shprehet me elementet logjike, semantike dhe stilistikore.
Koherenca logjike realizon ekuilibrin e tërësisë tematike të një teksti, temat e të cilit zhvillohen në mënyrë
harmonike, për të vënë në pah qëllimin dhe temën qendrore. Jo më pak e rëndësishme është prania e
koherencës semantike, e cila ka të bëjë me leksikun, me kuptimet e fjalëve të pranishme në tekst dhe
realizon vazhdimësinë kuptimore të tekstit. Edhe aspekti i tretë, koherenca stilistikore, paraqitet si një
element i nevojshëm i tekstualitetit, sidomos kur bëhet fjalë për tekste me shtrirje të gjatë (si: narracion,
përshkrim), tekste që kërkojnë një stil dhe gjuhë të zgjedhur.
Çdonjëri prej nesh arrin të dallojë pak a shumë, që në pamjen e parë një tekst “të lidhur” nga një tekst “të
palidhur”. Më e vështirë do të ishte të përcaktonim kushtet e nevojshme kur një tekst përmbush kriteret
për t’u përkufizuar si koherent.
Për të vënë në dukje dallimin ndërmjet një teksti koherent (tekst “i vërtetë”) dhe një teksti jokoherent
(pseudotekst), po sjellim shembuj:

Lotaritë e shumta që çdo ditë po tërheqin më shumë njerëz të interesuar për to janë
bërë një mundësi fitimi dhe aq më tepër, kur këto transmetohen dhe nëpërmjet ekranit të
televizionit. Një ndër to është dhe lotaria 6 nga 45, e cila dhe sonte mund të bëjë të
lumtur shumë prej jush. Por, edhe nëse nuk fitoni, e rëndësishme është të marrësh pjesë.
(Gazeta Shqiptare, f. 4 , 15.12.1996)

73
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Një koncert vokal – instrumental është dhënë këto ditë në Vlorë // Për çdo kontratë “The
artist” apo i famshmi Prince kërkon shifra marramendëse. //Ende enigmë fajtorët për vrasjen
e minorenit 15-vjeçar E.M. //Trupa speciale kundër trafikut të klandestinëve në Vlorë.
(Gazeta Shqiptare, po aty)

Shembulli (1) të krijon përshtypjen se flitet për të njëjtën gjë; shembulli (2) nuk na e krijon këtë përshtypje,
edhe pse nga pikëpamja gramatikore është plotësisht i saktë. Por çfarë e dallon tekstin (1) nga teksti (2)?
Themi se shembulli (1) është koherent, sepse gjatë marrjes së tij, jemi në gjendje të AKTIVIZOJMË një
PAKETË të ngjeshur dijesh të akumuluara (d.m.th., të rikujtojmë dhe të nxitim njohuritë tona), pra, një
pjesë të enciklopedisë sonë, që për ne është mjaft e rëndësishme. Kjo pjesë e enciklopedisë, në
shembullin (1), përbëhet nga disa “njësi” informuese:
a. lotaritë e shumta po tërheqin çdo ditë e më shumë
njerëz; b. ato janë mundësi fitimi;
c. një ndër to është lotaria 6 nga 45;
d. e rëndësishme është të marrësh pjesë etj.
Shembullin mund ta plotësojmë me njohuritë tona vetjake: p.sh., përse pjesëmarrja në një lotari ngjall
gjithashtu interes etj.
Me ndihmën e njohurive të tilla mund të mbushim “boshllëqet” e krijuara nga formulimi i tekstit sipërfaqësor,
mund të mbushen nga njohuri që çdonjëri prej nesh zotëron: “koherenca plotëson zbrazëtinë e lënë nga
kohezioni”. Shembulli (2) nuk na lejon aktivizimin e asnjë pakete njohurish paraprake, që të lidhë pjesët
përbërëse. Ç’lidhje ka, p.sh., i famshmi Princ me trupat speciale të Vlorës? Nëse në tërësinë e njohurive tona
enciklopedike nuk gjejmë asnjë paketë njohurish mjaftueshmërisht kompakte, që të lejojë organizimin e fjalive
në një të tërë, nuk mund të flasim kurrsesi për koherencë në shembullin (2).Pra, koherenca e një teksti, siç
është në shembullin (1), nuk qëndron në karakteristikat e mëvetësishme gjuhësore, por në tërësinë e njohurive
enciklopedike paraprake. Dhe, meqenëse shembulli (1) u përgjigjet disa prej njohurive tona enciklopedike, të
cilat i kemi skematizuar në fjalitë (a-d), këtë tekst e vlerësojmë si koherent. Kështu, ndërsa analiza e kohezionit
zhvillohet praktikisht e tëra në kuadrin e dukurive gjuhësore, analiza e koherencës na çon dhe më larg, drejt
kufirit delikat midis ligjërimit, njohjes dhe mendimit, që gjuhësia të paktën deri më sot, i ka quajtur “kolonat e
Herkulit”. Në të vërtetë, analiza e koherencës lidhet me
mekanizmat nëpërmjet të cilëve mendja njerëzore organizon njohjen, të cilën e sjell në kujtesë, kur ka
nevojë dhe e përdor për të interpretuar njohuritë e reja. Për këtë arsye, studimi i koherencës fut në lojë
dhe disiplina të tjera, si: psikologjinë, shkencën njohëse, inteligjencën artificiale, që duken se janë më të
afta të dalin nga kufijtë e territorit gjuhësor.
Thamë në fillim se koherenca u referohet funksioneve të botës tekstuale (konceptet dhe lidhjet
konceptuale). “Koncepti është përvijimi i njohurive që mund të aktivizohen apo të risillen në kujtesë në
mënyrë të harmonishme dhe konkrete”. Në aktin ligjërimor, kur flasim apo dëgjojmë dikë tjetër,
aktivizojmë pjesën (depozitën) aktive të kujtesës sonë. Gjithashtu, konceptet që bëjnë pjesë në kujtesën
tonë, nëpërmjet komponentëve të tyre përbërës, krijojnë lidhje të ndryshme, si:
lidhje njohëse të qëndrueshme (p.sh., të gjithë njerëzit janë qenie të vdekshme);

lidhje tipike (p.sh., njerëzit jetojnë zakonisht në shoqëri, pra janë qenie sociale);

lidhje të rastësishme (p.sh., disa njerëz janë biondë).
Në aktin e komunikimit aktivizojmë konceptet dhe marrëdhëniet konceptuale të së ashtuquajturës
depozitë apo ‘kujtesë aktive’. Që kujtesa jonë aktive të ketë shkallë të lartë vlefshmërie, njohuritë e
ndryshme që marrim çdo ditë, duhet të kenë formën e MODELEVE TË PËRGJITHSHME.

74
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Studiuesit Beaugrande /Dressler parashtrojnë katër modele të përgjithshme të magazinimit të njohurive:


Frames – Kornizat janë strukturat globale që përmbajnë njohuri të përgjithshme rreth një koncepti
qendror të caktuar … .Këto korniza tregojnë, në vija të trasha, “…lidhjet , por jo rendin sipas së cilës
këto fjalë, të lidhura reciprokisht, duhet të shprehen”.
“Skemat janë “…struktura globale të ngjarjeve dhe rrethanave të vendosura në sekuenca të organizuara
dhe të lidhura nga afërsia kohore dhe shkakore ... . “Në dallim nga kornizat, skemat kanë një vendosje
sekuenciale në progresion, e tillë që lejon të zhvillojmë hipoteza mbi atë që, në vazhdimësi, do të thuhet
në një “kohë të caktuar tekstuale”.
“Projektet ose Planet janë “… modele të përgjithshme ngjarjesh dhe rrethanash që synojnë drejt një qëllimi të
paramenduar” . Këto projekte ose plane ndryshojnë nga skemat për faktin se projektuesi (d.m.th., krijuesi i
tekstit ) i vlerëson të gjitha sipas mënyrës sesi këto elemente lëvizin drejt qëllimit të paravendosur.
“Scripts – Dorëshkrimet janë “… projekte të qëndrueshme që përdoren shpesh për të saktësuar rolet
dhe veprimet e pjesëmarrësve në komunikim”.
Informacion plus
Në disa literatura gjejmë të përdoret dhe termi tekst joverbal. Sipas disa studiuesve një tekst mund të
formulohet edhe me kode të tjera, veç kodit të gjuhës së shkruar dhe të folur. Kështu një tekst mund të
përdorë:
gjuhën e figurave - një vizatim, një pikturë, një skulpturë ose një shenjë rrugore.
gjuhën muzikore - të përbërë nga notat, për shembull, të tilla janë tekstet muzikore, si një fugë e
Bahut ose një koncert i Bethovenit.
Gjithashtu në një tekst mund të përdoren në të njëjtën kohë disa kode: figura, fjalët, muzika etj., p.sh.:
fumeti (revistë me vizatime e me fjalë, përgjithësisht për fëmijë) ose një pjesë humoristike e ilustruar.
Shënim. Mësuesi/ja mund të përdorë edhe tekstet e mëposhtme:
Portreti i Skënderbeut, Ismail Kadare

Dy brirë dhie kish në krye


Emblem e vjetër e çuditshme
Sikur ta dinte që mes brinjëve
Dy perandorë do godiste

“Po ia hëngre pulën tjetrit, lidhe tënden te magjja”

“Ua! Paska rënë borë!”

E dashur nënë !
Këtë kartolinë po ta shkruaj nga Moska.
Së bashku me mallin për ty, po përjetoj edhe dëshirën për të vizituar ato
vende, ku ti ke jetuar dikur. Shpresoj të kem kohë, të të dërgoj disa foto.
Me dashuri e mall nga larg,
Blerina

Pjesët e nënvizuara janë tregues i elementeve gramatikore dhe leksikore të tekstit.


Ndriçimi i dobët në klasa dhe mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer një vizitë të syve, ka bërë që jo pak
prej nxënësve të shkollave 9-vjeçare të kenë probleme me shikimin. Të dhënat e Institutit të Shëndetit
Publik dëshmojnë këtë fenomen. Sipas studimit të kryer nga specialistët, rreth 21 % e fëmijëve nga 6-14
vjeç kanë çrregullime pamore.

Dhe pasi fola për shkrimtarët, do t’ju them një gjë: kam vënë re se librat e lutjeve fetare, ndërsa kanë lutje
për çdo shkollë e zanat, s’kanë ndonjë lutje të veçantë për shkrimtarët. Unë nuk jam shumë fetar, por
ndonjëherë më hipën zjarri për një besim të shkurtër. Jam në një gjendje të tillë dhe kam gatuar një lutje të
shkurtër të cilën ju kërkoj leje të këndoj.
(Lutja e shkrimtarit, Faik Konica)

75
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teksti dhe pjesët e tij Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit Situata të ndryshme komunikuese nga
veprimtaria në klasë dhe nga jeta e
përditshme të cilat na njohin me tekstin dhe
pjesët e tij, tekste të llojeve të ndryshme të
përbërë nga pjesë të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst
- dallon pjesët përbërëse të tekstit; ● karakteristika të pjesëve
- identifikon nëpërmjet skemës pjesët përbërëse të përbërëse të tekstit
tekstit te gjatë; ● paragraf/ lloje të tyre
- rendit veçoritë e pjesëve përbërëse të tekstit; ● titull
- klasifikon llojet e ndryshme të paragrafëve
- shpjegon ndërtimin llojeve të ndryshme të titujve;
- shkruan tituj të përshtatshëm për lloje të ndryshme
tekstesh dhe anasjelltas.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste të llojeve të ndryshme, ndërkurrikulare:
paragrafë të llojeve të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, lexim hap pas hapi, stuhi mendimesh,diskutim i gërshetuar me shpjegim, punë në grupe,
bashkëbisedim.

Materiale dhe mjetet mësimore:


Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, shkumësa me ngjyra, tekste të llojeve të
ndryshme, paragrafë të llojeve të ndryshme, si më poshtë.

Paragraf numërimi:
Sipas të dhënave, gruaja ilire zinte një vend të posaçëm në shoqërinë e atëhershme. Ajo merrte pjesë aktive në
jetën shoqërore dhe politike të vendit. Jo vetëm se ishte nënë dhe shtëpiake e mirë, por krah për krah me burrin
luftonte kundër armikut.
Luftërat e gjata kundër romakëve forcuan më tepër cilësinë luftarake të grave ilire. Armiku shpesh pësonte
humbje nga sulmet e tyre. Për romakët kjo ishte habi dhe frikësoheshin shumë. Mbi armikun hidheshin nga
shkëmbinjtë, ashtu siç u hodh pasardhësja e tyre Nora e Kelmendit mbi pashain turk, të cilit i preu kokën.
Në kryengritjet ilire në vitet 6-9 të erës sonë, kur romakët kishin rrethuar fortifikatat ilire, ato, për të mos rënë në
duart e tyre, shpesh u hodhën nga kështjellat ose u dogjën brenda në qytet bashkë me fëmijët e tyre.
Fjalori Enciklopedik Shqiptar

Paragraf renditjeje:
Nga viti 1924 deri më 7 prill 1939 Shqipëria është sunduar nga mbreti Ahmet Zogu. Pas pushtimit fashist dhe atij
nazist, qysh nga çlirimi në nëntor 1944 deri më 1992, Shqipëria ka pasur regjim komunist, me një parti të vetme në
pushtet, të drejtuar nga Enver Hoxha (1908-1985) dhe Ramiz Alia. Në fillim të viteve ’90 në Shqipëri u vendos pluralizmi
politik dhe sistemi demokratik. Qysh nga viti 1992 Shqipëria është Republikë, me parlament shumëpartiak.
Gj. Shkurtaj, Gjuha shqipe për të gjithë

76
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Paragraf shkak – pasojë


Pra, poezia kish qenë prostituta që më kish tradhëtuar. Isha denoncuar nga të njohur dhe të panjohur. I flakur
në qeli me pranga në duar, ndjeva se më ishin këputur fijet e padukshme, kordat e holla, çengelët e rëndë që më
lidhnin me botën dhe, i rënë mes tyre si mes damarëve të prerë, ndjeva hemorragjinë e ndjenjave si atë të gjakut.
Visar Zhiti

Paragraf i zgjidhjes së një problemi:


Tani shqiptarët që e kanë të drejtën me vete, aty s’ka dyshim. Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë të shkruajë
e të këndojë gjuhën e tij, kur gjithë kombet e kanë këtë të drejtë dhe njeri s’i ndalon? Pse shqiptarët të jenë të
mërguar nga një e drejtë që e kanë të gjithë kombet e dheut? Të mos mundin të mësojnë e të shkruajnë gjuhën e
tyre, po të tjera kombe të huaj të vijnë e të e t’u hapin shkolla në gjuhërat e tyre e t’u kthejnë kombërinë në gjuhën
e tyre? Janë kaqë të dobët shqiptarët? Jo! Një mijë herë jo....
Pamë më sipër sesa trimëri kanë bërë shqiptarët ...
Sami Frashëri
Paragraf i shtrirjes së një koncepti:
Me fjalën kanun kuptojmë të drejtën kanunore të shqiptarëve të Veriut. Kanuni mori emrin sipas Lekë
Dukagjinit, i cili në popull ishte i njohur si udhëheqës i dalluar ushtarak, gjykatës dhe organizator i lidhjeve fisnore.
Edhe sot ka mbetur shprehja: “Si tha Leka, ashtu u bë!”. Nga kjo del edhe lidhja e Lekës me kanunin. Kanuni
përmban rregullat e të drejtës kanunore, ku përfshihen të gjitha lëmitë e drejtësisë....
Gj. Shkurtaj, Gjuha shqipe për të gjithë

Paragraf krahasim - kontrasti:


Te autorë, të tillë si Pushkini dhe Bajroni, trajtimi i temës së vetmisë në letërsinë romantike është i ngjashëm në disa
drejtime. Që të dy ata e vendosën këtë motiv në qendër të veprave të tyre më të njohura. Gjithashtu ata japin arsyet, të
cilat e bëjnë romantikun të vetmuar. Për më tepër secili e trajton brenda karakteristikave të romantizmit.
Për shkak të ngjashmërive mund t’i emërtojmë si më të rëndësishmit e kësaj rryme.
Megjithatë, Pushkini dhe Bajroni ndryshojnë nga njëri-tjetri në disa drejtime të rëndësishme. Së pari, Bajroni
tërhiqet në vetmi për shkak të zhgënjimit nga shoqëria dhe mjedisi ku jeton, kurse Pushkini e sjell vetminë e
heroit të veprës së tij të gërshetuar me elemente më realiste. Heroi i tij i përket galerisë së tipave letrarë të
ashtuquajtur “njerëz të tepërt”...
E.G

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Diskutohet se si i kanë ndërtuar nxënësit
tekstet dhe si i kanë identifikuar elementet e tyre përbërëse.
Nxënësit tregojnë si janë ndërtuar nga pikëpamja strukturore tekstet që ata kanë sjellë në klasë, ilustrojnë
ndarje, të tilla si: pjesë, krerë (kapituj), nënkrerë (nënkapituj), paragrafë, tituj etj. U jepet mundësi
nxënësve të shprehin opinionet e tyre.

Hapi II. Diskutim, leximi hap pas hapi


Mësuesi/ja paraqet të punuar në një tabak me përmasa të mëdha skemën e zmadhuar të f. 63 duke iu
referuar një libri të njohur nga nxënësit. (teksti shkollor)
Identifikon pjesët përbërëse të tekstit së bashku me nxënësit. Përqendrohet vëmendja te përmasat dhe
struktura e secilës pjesë të tekstit.
Nxënësit punojnë në dy grupe me tekstet e tyre të shkollës:
grupi I - analizon strukturën e tekstit në tërësinë e vet;
grupi II - analizon paragrafët, pasi lexon informacionin e ri që jepet për paragrafin.

Hapi III. Stuhi mendimesh, diskutim i gërshetuar me shpjegim


Përqendrohet vëmendja te paragrafi. Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve një tekst që përbëhet nga paragrafë të
llojeve të ndryshme. U kërkon nxënësve t’i lexojnë për pak momente dhe më pas diskuton rreth tyre.

77
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mbledh opinionet e nxënësve rreth tij me anë të stuhisë së mendimeve.

njësi e vogël e tekstit pjesë e një teksti të shkruar


nga një kryeradhë në tjetrën

shpreh një mendim pak a shumë paragrafi ideja përqendrohet në një fjali
të plotë e të pavarur kryesore

zhvillon një ide njësi bazë informacioni i tekstit


ka lloje të ndryshme paragrafësh

Nxënësit, identifikojnë së bashku me mësuesin/en pjesët përbërëse të paragrafit duke dalluar veçoritë
e tij nga shembulli i dhënë në libër.
Ky është një tekst

Titulli Letërsia shqiptare pas Luftës

Paragrafi I – hyrës Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një udhë mjaft të vështirë e
komplekse.

Paragrafi II – numërues Veçoria kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga
tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtron mbi të përvoja
krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe
me pasoja të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi
politik brutal dhe kufizimet e regjimit diktatorial.

Paragrafi III – përmbyllës Kështu kemi letërsi të zhvilluar brenda dhe jashtë kufijve.

Hapi IV. Leximi hap pas hapi


Në paragrafin e dytë përmenden dy veçori tek të cilat numërohen disa karakteristika (pjesët e nënvizuara).
Shënohen llojet e paragrafëve në tabelë.
Pasi bëhet leximi i drejtuar i tekstit, mësuesi/ja praktikon së bashku me nxënësit identifikimin e llojeve të
ndryshme të paragrafëve në bazë të cilësive të tyre.

Paragraf numërimi (listë): renditin shkaqe, pasoja, të dhëna, dukuri, ngjarje etj.

Paragraf renditjeje: elementet paraqiten në renditje kohore.

Paragraf krahasimi/kontrasti: tregon ngjashmëritë ose dallimet mes subjekteve.


Klasifikimi i
paragrafëve
Paragraf për shtrirje të një koncepti: fraza qendrore jep atë që shpjegohet më në detaje.

Paragraf për zgjidhjen e një problemi: skema pyetje-përgjigje.

Paragraf shkak/efekt: vendos një lidhje mes një ngjarjeje dhe shkakut të saj.

78
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Punohet Ushtrimi A i tekstit.


A. Thesari i Vrapit u zbulua rastësisht në vitin 1902 në një arë të fshatit Vrap, në rajonin e Peqinit. I
takon çerekut të fundit të shek.VII. Përmbante 9 enë të arta bizantine me peshë 3,044 kg, 30 enë
argjendi, gjithsej 1,043 kg, disa pajisje rripi të fiseve avare me zbukurime indesh dhe grifonësh,
shufra e sende gjysmë të përpunuara prej ari me peshë 2,371 kg.

Ky është paragraf numërimi


Pjesët e nënvizuara tregojnë elementet që gëzon ky paragraf për t’u emërtuar si paragraf numërimi.

U tërhiqet vëmendja nxënësve lidhur me veçoritë që kanë llojet e paragrafëve. Në të gjitha llojet sillet
informacion, por mënyra si organizohet ai dhe ideja që shtjellon i bën të ndryshëm.

Hapi V. Punë në grupe, organizuesi grafik


Ndahet klasa në dy grupe dhe punohen paragrafët e B dhe C në tekst. Nxënësit identifikojnë llojin e
paragrafit, renditin të dhënat në organizuesin grafik. Përfaqësuesi i çdo grupi paraqit zgjidhjen e
kërkesës së ushtrimit dhe diskutohet përfundimi i arritur.

Hapi VI. Bashkëbisedim, shpjegim


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve t’u vendosin tituj paragrafëve të mësipërm.
Drejtohet pyetja:
Ç’lloj titulli mund t’i vendosim tekstit A? Ku duhet të përqendrohemi për ta bërë këtë?
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë individualisht tekstin dhe të renditin së bashku veçoritë e titullit.

emëror tregues
foljor titulli shpjegues
fantazues
Praktikojnë së bashku vendosjen e një titulli të fragmentit të mësipërm.
Hapi VII. Punë në grupe
Punohet në grupe Ushtrimi. Vendosni nga në titull për secilin nga tekstet e mëposhtme.
Nxënësit përqendrohen në kërkesat që duhen mbajtur parasysh për formulimin e titullit:

i shkurtër koherent emëror foljor

titulli

Detyrë shtëpie
Shënim. Klasa mund të ndahet në grupe.
Sillni në klasë tekste letrare dhe joletrare.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

79
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teksti dhe llojet e tij Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit Situata të ndryshme komunikuese nga
veprimtaria në klasë dhe nga jeta e
përditshme të cilat na njohin me tekstin
dhe llojet e tij.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● lloje tekstesh
- klasifikon tekstet e llojeve të ndryshme; ● klasifikim i teksteve
- bën tabelën e klasifikimit të llojeve të ndryshme të teksteve; ● tekst letrar
- dallon tekstet letrare nga tekstet jo letrare; ● tekst joletrar
- përcakton veçoritë e llojeve të teksteve nëpërmjet synimit të tyre; ● funksion praktik/ estetik
- identifikon llojet e teksteve nëpërmjet funksionit të tyre.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; teksti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
mësimor, e-libri, tekste të llojeve të ndryshme letrare/ tekste ndërkurrikulare:
joletrare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, pema e mendjes, punë në grupe, organizuesi grafik, punë e pavarur.

Materiale dhe mjetet mësimore:


Tekste të llojeve të ndryshme, paragrafë të llojeve të ndryshme, si më poshtë.

Tekst rrëfyes (biografi)


Migjeni (1911-1938)
Migjeni është pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës. Lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër dhe vdiq në Itali më 1938. Mësimet e
para i mori në qytetin e lindjes, pastaj ndoqi mësimet në një shkollë fetare në Manastir, ku qëndroi deri më 1922. Përvetësoi
disa gjuhë të huaja dhe lexonte shumë. Kishte interesa të gjera artistike e kulturore. Punoi si mësues në Vrakë, afër
Shkodrës dhe në Pukë. Shkroi poezi të fuqishme dhe proza të shkurtra. Krijimtaria e tij letrare është përmbledhur në
vëllimin “Vargjet e lira “(1936). Vepra e Migjenit është një pasqyrë realiste e shoqërisë shqiptare të viteve ’30.

Tekst përshkrues
Guidë turistike
Tirana ndodhet në lartësinë 110 m mbi nivelin e detit. Ajo ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin e
Stambollin, si dhe është në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është 31
km2 , ndërsa ajo e gjithë rrethit 1288 km2. Përfshin katër qendra urbane: Tiranën, Vorën, Kërrabën dhe Kamzën, si
dhe 150 fshatra. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m. Dy majat më të larta të saj janë mali i Dajtit
1612 m dhe Mali me Gropa 1828 m.
Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Bargjini Pasha...
(Udhërrëfyesi praktik i kryeqytetit)

Tekst informues - paraqitës (shpjegues)


Onufri
Onufri është piktor i shquar i shek. XVI. Ai krijoi në fushën e pikturës murore dhe të ikonës. Në vijim të traditës
pikturore të shek XIII-XV, Onufri shtoi elementin realist dhe etnografik të mjedisit shqiptar. Ai e zbuti mjaft kanionin
bizantin, duke bërë përqasjen e pikturës kishtare me jetën e gjallë dhe mjedisin real. Onufri ka zbukuruar me pikturat
e tij një varg kishash në Berat, në Shpat të Elbasanit, si dhe në Maqedoni e në Greqi...
(Marrë nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar)

80
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Tekste argumentuese
Darvini dhe teoria e tij
Gjithnjë njerëzimi ka ngritur pyetjen: Kush jemi e nga vijmë? Kush është forca krijuese e natyrës apo universit?
Disa përgjigjen se është Zoti. Të tjerë përgjigjen se është vetë natyra me ligjet e saj. Të dyja tezat përputhen në një
pikë: Bota e gjallë, bimët, kafshët e njeriu, janë zhvilluar përmes një procesi që quhet evolucion, që do të thotë
ndryshim gradual (i ngadalshëm). I pari që shtroi tezën e evolucionit ishte shkencëtari anglez Karl Darvini në librin
“Origjina e llojeve” i botuar në vitin 1859.
Darvini argumenton së pari, se njeriu nuk ka ardhur nga majmuni, që gabimisht përsëritet e përdoret si argument
nga kundërshtarët e teorisë së tij. Ai pohonte se njeriu e majmuni kanë origjinë të përbashkët dhe më vonë secili prej
tyre ka ndjekur rrugën e vet të zhvillimit.
Forma e parë e jetës lindi në ujë, pra, në gjirin e deteve dhe ka një origjinë të largët rreth 4 miliardë vjet. Në fillim ishte
një organizëm mikroskopik. Nëpërmjet ndryshimeve të ngadalshme u formuan lloje gjithnjë e më komplekse. U krijuan algat,
pastaj meduzat (kandili i detit), sfungjerët e në fund peshqit. Nga këta të fundit dolën më vonë amfibët (kafshë që jetonin në
ujë e tokë), pastaj zvarranikët e në fund janë shfaqur mamiferët, që përbëjnë klasën më të zhvilluar të botës së gjallë.
Nga mamiferët lindën majmunët antropomorfë, prej të cilëve dolën primatët.
Primatët janë paraardhësit më të largët të njeriut.

Teksti udhëzues
- Ligj për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor.
Neni 1
Në çdo komunë, bashki dhe rreth organizohet dhe funksionon pushteti vendor. Organizimi dhe funksionimi i
pushtetit vendor bazohet në parimet e vetëqeverisjes, autonomisë vendore, të ligjshmërisë dhe të zgjedhshmërisë...

Tekst letrar (rrëfimtar)


Në Dukagjinin e Sipërm kish ardhur vjeshta. Frynin erëra me lagështirë dhe kjo lagështirë e bënte ajrin më të
shndritshëm, i bënte retë më të shndritshme.
Ishte koha kur bagëtitë do zbriteshin nga kullotat verore të bjeshkëve. Së shpejti do zinte bora dhe kopetë do mbaheshin
edhe për pak kohë rrëzë maleve, pastaj ose do uleshin në kullotat dimërore të fushave, ose do mbylleshin brenda.
Dëgjohej kudo jehona e këmborëve, zileve dhe qiprave. Dëgjoheshin blegërima, lehje, fyej, vikama.
Herë-herë ia behte, nuk e di se nga ndonjë shtrëngatë e zemëruar që rrokulliste mbi kurorat alpine, orteqe
bubullimash dhe ndizte shkreptima rrufesh, derdhte rrëkera shiu.
(Nga “Krastakraus”, B. Xhaferri)

Hapi I. Diskutim
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Diskutohet si janë ndërtuar tekstet
në bazë të titujve që u janë sugjeruar, përqendrohet vëmendja te pjesët përbërëse të tyre duke
bërë kështu një përsëritje të njohurive.

Hapi II. Pema e mendimit Pema e mendimit ose përvijimi i të menduarit është një teknikë që nxit
nxënësit
të mendojnë rreth temës dhe të krijonë sa më shumë lidhje që të mundin.
Shkruan në tabelë titullin e mësimit “Llojet e teksteve”. Mësuesi/ja ndan klasën në pesë grupe dhe u
shpërndan grupeve tekste të llojeve të ndryshme: letrare dhe joletrare. Nxënësit kanë njohuri për llojet e
teksteve nga klasat e mëparshme, të cilat u rikujtohen nëpërmjet pyetjeve, duke i shkruar në tabelë:
Çfarë janë fragmentet?
Pse janë tekste?
Cili është qëllimi i tyre?
Të ç’lloji janë këto tekste?
Ç’veçori kanë ato?
Çdo grup do të japë përgjigjet e veta, të cilat do të kenë anët e tyre të përbashkëta: janë tekste, janë njësi
komunikimi që kanë një qëllim të caktuar, dhe përgjigje të ndryshme, që lidhen me qëllimin: të informojë,
të udhëzojë, të shprehë ndjenja…, me llojet: letrare ose joletrare dhe me nënllojet e tyre etj.

P.sh.: Kalaja e Petrelës, nga zbulimet e bëra, është ndërtuar në kohën e sundimit bizantin Justinianit,
në shek. VI, pas Krishtit. Është ngritur në një terren me shpate mjaft të pjerrëta, të cilat e kanë bërë

81
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

kalanë shumë të mbrojtur. U ngrit në momentet kur kalaja e Vilës, e cila ndodhej përballë saj, humbi
rëndësinë e saj ... Nga pika më e lartë e kalasë shihet një pamje e mrekullueshme e zonës kodrinore të
Petrelës ...
Këto fjali janë përshkruese, qëllimi i tyre është të përshkruajë, teksti ka karakter praktik, pasi përdoret në
guida turistike.

Mësuesi/ja ndihmon nxënësit për të realizuar objektivin e orës së mësimit, që nxënësit të dallojnë
llojet e teksteve duke plotësuar organizuesin grafik pema e mendjes.

informon
qëllimi njësi komunikimi
udhëzon
funksion praktik tekste funksion estetik
me:

tekste joletrare tekste letrare

rrëfyes tregimtar
përshkrues poetik
paraqitës dramatik
argumentues
udhëzues
Hapi III. Punë në grup, grafik organizues
Nxënësit ndahen në dy grupe të mëdha që do të analizojnë:
Grupi I - tekste me funksion praktik – tekstet joletrare;
Grupi II - tekste me funksion estetik – tekstet letrare
Grupet ndahen edhe në nëngrupe, sipas llojit të tekstit.
Mësuesi/ja përgatit në dy tabakë të mëdhenj letre organizuesin grafik për llojet e teksteve: letrar e
joletrar dhe ia vë përpara çdo grupi.
Nxënësit punojnë në grup dhe plotësojnë së bashku tabelën e klasifikimit të teksteve me anë të
organizuesit grafik.

Tekstet me funksion praktik – tekstet joletrare

Teksti Ç’bën? Synimi Lloji i tekstit


Rrëfyes Tregon ngjarje reale me Të nxitë fantazinë e lexuesit. Kronika, shënime udhëtimi,
personazhe dhe vende reale. biografi, intervista etj.
Përshkrues Përshkruan karakteristikat e Të përshkruajë cilësi fizike Guida, traktate teknike, tekste
njerëzve, kafshëve, sendeve, e psikologjike, që lexuesi i shkencore etj.
vendeve, objekteve. percepton mendërisht.
Paraqitës Paraqet të dhëna, informacione, Të shpjegojë, të sqarojë, të Njoftime, zërat e enciklopedive,
shpjegon koncepte, teori mbi një ilustrojë një teori. përmbledhje etj.
argument të caktuar.
Argumentues Mbështetin opinione, teza, Të bindë lexuesin për vlefshmërinë Ese, artikuj politikë dhe

vlerësohen fakte, gjëra, persona. e tezës dhe të gjykimit të vet. propagandistikë etj.

Udhëzues Jep udhëzime, këshilla, urdhra. Të udhëzojë, këshillojë, detyrojë, Ligje, vendime, udhëzime,
urdhërojë lexuesin që të ndjekë urdhra, receta, udhëzues
një qëndrim ose të kryejë veprime përdorimi etj.
sipas një radhe të caktuar.
82
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”
Tekstet me funksion estetik – tekstet letrare

Teksti Ç’bën? Synimi Lloji i tekstit


Tregimtar Rrëfen për ngjarje ose Të pasqyrojë jetën Miti, legjenda, romani,
Rrëfyes ose narativ personazhe reale ose të nëpërmjet figurave artistike dhe të novela, tregimi etj.
trilluara, ndërtohet sipas një shkaktojë përjetime dhe emocione të
strukture artistike. caktuara te lexuesi.
Poetik Rrëfen për ngjarje ose Të ndikojë thellë në mendjen, në Poema epike, eposi, ciklet
personazhe nëpërmjet vargjeve zemrën e në ndjenjat e lexuesit, e këngëve, poezia etj.
dhe organizimeve të ndryshme duke shfrytëzuar mjetet shprehëse
tingullore. Shpreh ndjenja e të gjuhës.
emocione nëpërmjet gjuhës së
figurshme.
Dramatik Rrëfen nëpërmjet personazheve Të pasqyrojë jetën nëpërmjet gjuhës Tragjedia, komedia,
vepruese dhe lojës së aktorëve skenike (dialogëve dhe monologëve) drama, farsa etj.
në skenë, dhe të shkaktojë përjetime dhe
emocione të caktuara te shikuesi.

Hapi IV. Punë e pavarur


Nxënësit punojnë të ndarë në grupe ushtrimin 1, 2. U kërkohet nxënësve të përcaktojnë llojin dhe
funksionin e tekstit.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1: a) përshkrues, b) udhëzues, c) paraqitës, d) argumentues.
Ushtrimi 2: a) të informojë,
të ndikojë te lexuesi,
të argumentojë për një qëndrim të caktuar,
të shprehë emocione,
të ndikojë emocionalisht për dukurinë,
të shpjegojë,
të udhëzojë.
Kontrollohet puna e nxënësve. Diskutohen përgjigjet e ushtrimeve, jepen argumente mbi to duke iu
referuar fragmenteve.

Detyrë
Gjeni një tekst letrar dhe joletrar përcaktoni qëllimin, funksionin, synimin e autorit.
Jepni argumente.
Sillni në klasë tekste të ndryshme përshkruese.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

83
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teksti informues-paraqitës shpjegues Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit Tekste të ndryshme informuese-
paraqitëse funksioni i të cilave është
praktik dhe që shërbejnë për të dhënë
informacione të llojeve të ndryshme
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyç
temës mësimore: ● tekst informues-paraqitës
Nxënësi/ja: ● lloje të teksteve informuese-paraqitëse
- identifikon tekstin paraqitës-informues; ● strukturë
- përcakton qëllimin dhe funksionin e tekstit informues- ● funksion praktik
paraqitës; ● paraqitje e të dhënave
- dallon llojin analitik dhe sintetik të paraqitjes së të ● analitik/sintetik
dhënave në tekstin informues;
- identifikon karakteristika të tekstit informues në një
shembull të këtij lloji.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, ndërkurrikulare:
e-libri, tekste informuese-paraqitëse të llojeve të ndryshme,
tabela
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim i gërshetuar me shpjegim, lexim i drejtuar, ditari dypjesësh, Diagrami i Venit, praktikë
e drejtuar, punë në grup

Ese nga Faik Konica


Të veshurat shqiptare (dukuria që trajton)
Me gjithë luftërat, shkeljet dhe turbullimet e paprera në tërë kohën e shkuar, populli shqiptar me forcën e vullnetit
dhe fuqinë e tij të kundërshtimit, ka qenë i zoti të mbajë të gjallë, jo vetëm gjuhën e tij, të njohur nga filologjistë si më
të vjetrën në Evropë të Juglindjes, po dhe ca nga traditat e tij të motshme. Një nga këto është kostumi kombëtar.
Baroni Francis Nopça, një autoritet i njohur, në një nga librat e tij të fundmë mbi Shqipërinë, të botuar tre vjet të
shkuara në Gjermani, ka botuar krah për krah dy fytyra, një të kostumit të sotmë të Shqipërisë, dhe një tjatër të një
shëmbëlle prehistorike të zbuluar në një qark të Ilirisë së vjetër; të ngjarët në mes të tyre është për të vënë re.

Kur flasim për kostum shqiptar është nevojë për ca shpjegime. Populli shqiptar është shumë individualist dhe
nuk vesh gjithnjë po një rrobe. E vërteta është se ka aq shumë kostume shqiptare, sa kanë qenë dhe qarke të
ndryshme në Shqipëri. Po përmbi këtë ndryshim lokal, ka qenë gjithnjë një farë veshje e përgjithshme në
karakteristikat e saj që mund të quhet kostum kombëtar. Flokja midis të tjerash, ka pasur në formë të saj njëfarë
afrimi në të gjithë vendin; dhe fustanella gjer pak kohë më parë ishte një pjesë e veshjes kremtërore të çdo njeriu
prej një dere të mirë, si në Shqipëri të Sipërme ashtu edhe në Shqipëri të Poshtme. Puna që të tilla moda veshjeje
mund të gjenden dhe në vendet fqinje, s’tregon tjatër gjë, veç influencës së fortë që shqiptarët kanë ushtruar në kohën e
shkuar mbi kombësitë rreth e rrotull. Për shëmbëll, është thënë me përsëritje prej studimtarëve të këtij subjekti se i
ashtuquajturi kostum modern “grek” në të vërtetë është një imitim i poshtër i kostumit shqiptar. Ky kostum u përhap në
mes të grekëve në shek. XIV, kur shqiptarët në Bua Shpatën shkelnë dhe pushtuan Greqinë…

84
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kronologji e jetës së Dritëro Agollit


1931 (13 tetor) lindi në fshatin Menkulas të Devollit (Korçë).
1938 − 1942 mori mësimet e para në vendlindje.
1943 − korrier i batalionit partizan “Fuat Babani”.
1945 −1948 vazhdoi shkollën në qytetin e Bilishtit.
1948 − 1952 ndjek mësimet në shkollën e mesme “Asim Zeneli”, në Gjirokatër.
1947 − boton për herë të parë në gazetën “Rinia”, vjershën “Vullnetari i hekurudhës”.
1952 − 1957 ndjek studimet e larta në Sant-Petërburg....

Artikull gazete
Edhe pse ka jo pak vëmendje në këtë sezon, referuar zjarreve dhe gatishmëria është e plotë, jashtë repartit
zjarrfikës nuk është e thënë që gjërat të jenë kështu. Vetëm për të dalë zjarrfikësja ndonjëherë ndodh që
duhen deri 12 minuta përgjatë një rruge me gjatësi rreth 100 m. Bllokimi për zjarrfikësit nis që pas daljes së tyre
nga reparti. Makinat e parkuara përreth janë pengesa e parë, ndërsa dalja për te stadiumi është bllokuar tërësisht.
Blloqe betoni janë vendosur në zonën para stadiumit, duke penguar lëvizjen e automjeteve këtu, përfshi edhe
kalimin e zjarrfikëses ....
Fakti që rruga kryesore nuk ka një korsi emergjence, bën që të ndodhin situata të tilla të kushtëzuara edhe nga
faktorë të tjerë ...

Shënim. Në tekst janë përdorur lloje shkrimesh, me anë të të cilave vihen në dukje disa nga tipare e
tekstit informues – paraqitës.
Me shkronja të pjerrëta vihet në dukje dukuria kryesore, që trajtohet në tekst.
Me shkronja të zeza dhe të nënvizuara vihen në dukje dukuri të tjera, që kanë një marrëdhënie të
caktuar me dukurinë kryesore.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I Bashkëbisedim, lexim i drejtuar, diagrami i Venit Mësuesi/ja


prezanton temën: Teksti informues-paraqitës.
U shpërndan nxënësve fisha me tri lloje tekstesh, si: ese, biografi të jetës së D. Agollit, artikull
gazete dhe u kërkon t’i lexojnë me vëmendje. Pastaj drejton pyetjen:
Cili është mesazhi që përcjellin këto lloj tekstesh: shprehin ndjenja, informojnë, bindin?
Pasi lexon një fjali nga paragrafi i parë i tekstit, mësuesi/ja ndalon dhe drejton pyetjen:
Pse quhet tekst informues paraqitës?
Cili është qëllimi i këtij teksti?
Nxënësit mund të përgjigjen: informojnë, japin informacion.
Mësuesi/ja pret përgjigjet e nxënësve dhe më pas sqaron:

Të informosh do të thotë të japësh të dhëna për të zgjeruar ose modifikuar njohuritë e dikujt mbi një
argument (fakt) të caktuar.

Një tekst informues, në formën e tij thelbësore, është një listë të dhënash.

Funksioni i tekstit informues – paraqitës (shpjegues) është t’i përcjellë marrësit (dëgjuesit ose
lexuesit) informacione dhe njohuri në lidhje me një dukuri, koncept, argument, parë nga një
këndvështrim i përgjithshëm. Ai paraqit dhe shpjegon një përmbajtje të caktuar në mënyrë të qartë
dhe të sistemuar.

Qëllimi i tekstit informues – paraqitës (shpjegues) është thellësisht praktik: të informojë përmes
shpjegimit, pra të zgjerojë njohuritë e lexuesit përmes shpjegimit.

85
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mënyra e paraqitjes së informacionit:

• analitike – leksionet, interpretimet e teksteve, filmave etj.


(të dhëna të detajuara) – materialet shkencore, artikujt e gazetave esetë etj.
• sintetike – skedat për përdorim personal, relacione, raporte,
(të dhëna përmbledhëse) skeda biografike, përmbledhjet, kronologjitë

Udhëzohen nxënësit të zbulojnë funksionin, qëllimin dhe mënyrën e paraqitjes së informacionit në tekstet
e dhëna informuese-paraqitëse. Nxënësit të ndarë në tri grupe punojnë me tekstet e librit ose tekste të
tjera të përgatitura në shirita letre nga mësuesi/ja, si p.sh.: eseja e F.Konicës, artikulli i gazetës,
kronologjia e jetës së Dritëro Agollit.

Shembull kur funksioni i tekstit është informues. Duke iu referuar artikullit të gazetës, nënvizohet fjalia e
parë: Edhe pse ka jo pak vëmendje në këtë sezon, referuar zjarreve dhe gatishmëria është e plotë,
jashtë repartit zjarrfikës nuk është e thënë që gjërat të jenë kështu … Ajo jo vetëm informon, por
përmban edhe një fakt të parë nga një këndvështrim i përgjithshëm.

Përqendrohet vëmendja e nxënësve te fjalia: Fakti që rruga kryesore nuk ka një korsi emergjence, bën që
të ndodhin situata të tilla kushtëzuar edhe nga faktorë të tjerë … e cila jep dhe një shpjegim të argumentit
për të cilin flet. Pra, karakterizohet nga një qëllim praktik për të informuar përmes të shpjeguarit.

Paraqitja e të dhënave përmes një argumenti

analitike sintetike
(të detajuara) (të përmbledhura)

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë materialin mbi tekstin informues dhe më pas liston llojin e
teksteve informuese-paraqitëse dhe veçoritë e tyre.
Nxënësit duke shfrytëzuar tekstet që kanë përpara bëjnë dallimin midis teksteve analitike dhe atyre
sintetike, me anë të Diagramit të Venit.

teksti analitik teksti sintetik

- analizon, zbërthen informacionin - të dhënat i jep të përmbledhura


- jep të dhëna të detajuara - jep të dhëna për tërësinë e problemit
informacion i hollësishëm dhe i plotë

transmetojnë informacion
trajtojnë një dukuri të caktuar
çdo dukuri lidhet me dukurinë kryesore
informacionet janë të qarta, koherente
paraqiten sipas një rendi logjik

86
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi II. Ditari dypjesësh


Çfarë trajton? Trajton një dukuri të caktuar (veshja shqiptare)
Në ç’marrëdhënie janë dukuritë me Dukuria kryesore duhet të jetë në marrëdhënie me dukuritë
njëra-tjetrën? e tjera shqiptare (kostumi kombëtar, afria e tyre, veshja te
fqinjët, huazimi i saj nga grekët etj.).
Cila është karakteristika e paragrafit në këtë Çdo paragraf përmban informacion (kostumi kombëtar –
lloj teksti? Nopça ka botuar krah për krah dy fytyra...
kur flasim për kostumin kombëtar... flokja ka pasur një afri
në të gjithë vendin ...
Si është koherenca, qartësia, plotësia e Informacionet të jenë të qarta, të plota e koherente.
informacioneve?
Cili është rendi që janë vendosur informacionet Ka rend logjik e kronologjik (niset me veshjen shqiptare,
e ndryshme që trajtohen? identifikimi i saj nga studiues të huaj, tiparet e saj, huazimi
nga grekët....
Ç’ lloj leksiku i karakterizon? Leksiku është teknik. Përdoret në relacionet shkencore
dhe analizat letrare.
Ç’lloj publiku i drejtohet? I drejtohet një publiku të specializuar.
Si është paraqitja e të dhënave? Paraqitja e të dhënave është objektive.
Cilat janë karakteristikat gjuhësore? Foljet janë në kohën e tashme, përdoren lidhëzat, ndajfoljet
lidhëzore, gjymtyrët e pjesët homogjene.
Ç’rol luajnë elementet grafike? Informacionet shoqërohen me elemente grafike, si: foto,
skica, harta etj.
Hapi III. Praktikë e drejtuar
Nxënësit, pasi janë njohur me formën e një teksti informues-paraqitës, lexojnë tekstin ”Kanuni”
duke iu tërhequr vëmendje për të ngulitur përmbajtjen dhe strukturën e tij.
Mësuesi/ja, tërheq vëmendjen e nxënësve në strukturën e tekstit dhe u kërkon të identifikojnë
veçoritë janë dhënë në grafikun organizues, i cili, i shkruar në një tabak letre, vendoset në
tabelë. Hyrja − paraqitja sintetike e dukurisë.
Trungu − paraqitja e dukurisë në lidhje me dukuri të tjera).
Përfundimi − Organizuar në paragrafë.
Përmbajtja − mbështetet mbi një argument, shpjegon, analizon argumentet, jep opinione dhe
shembuj të ndryshëm.

Hapi IV. Praktikë e pavarur


Punohet Ushtrimi 1 dhe nxënësit japin përgjigje rreth skedës mbi tekstin:
Zgjidhje ushtrimesh
Titulli − “Kanuni”
Autori − Shaban Sinani
Dukuria − trajton ekzistencën e kanunit në Shqipëri, duke u mbështetur në çështje të ndryshme
që kanë të bëjnë me: mbijetesën e tij; mosshkrimin e tij deri në shekullin XX; kanuni - edukata
juridike e malësorëve; rregullatori i gjithë jetës shoqërore në Shqipëri etj.

Strukturimi i paraqitjes së dukurisë:


Hyrja - paraqitje sintetike e dukurisë: Kanuni është një monument kulturor historik.
Trungu - paraqitja e dukurisë në lidhje me dukuri të tjera.
a. Qëndresa e Kanunit gjatë pushtimit osman dhe roli i tij si “jus albanicae”.
b. Kanuni si “botë e mbyllur”.

87
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

c. Shpjegimi për mosbotimin e Kanunit.


d. Kanuni dhe lidhja e tij me Lekë Dukagjinin.
Përfundimi – trashëgimia dhe normimi i Kanunit.

Paraqitja e aspekteve të ndryshme në trungun e tekstit është bërë në formën e një analize që merr
në konsideratë aspekte të ndryshme të dukurisë, duke cituar fakte të dhëna dhe opinione.

Leksiku i përdorur: leksiku i specializuar.

Duke u bazuar në karakteristikat e tekstit shpjegoni nëse ky tekst është: i tipit të specializuar.

Karakteri i këtij teksti: informues-paraqitës.

Fjalor
Fjala divulgativ nuk është përdorur në kuptimin “tekst i mirëfilltë shkencor”, por, duke shfrytëzuar të dhëna të
mirëfillta shkencore, ato paraqiten me një gjuhë më të thjeshtë për t’u kuptuar nga një masë e gjerë lexuesish.

Zëvendësoni titullin e këtij teksti me një titull tjetër të zgjedhur prej jush:
Alternativat i lihen nxënësit duke ia drejtuar vëmendjen te çështjet kryesore që teksti trajton.
Kanuni, trashëgimia e një populli në qëndresë, ligji i pashkruar etj.

Hapi IV. Shkrim i lirë


Nxënësit do të paraqesin në mënyrë skematike përmbajtjen e tekstit të dhënë në libër.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përqendrohen në çështjet themelore që ai trajton për realizimin e
kësaj kërkese.
Ushtrimi 2: Rishkruani këtë tekst duke e përmbledhur në disa fjali.

Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve.


Shpesh njihet me emërtimin “Kanuni i Lekë Dukagjinit” dhe është modeli më i plotë i organizimit tradicional të
jetës së shqiptarëve.
I qëndroi edhe pushtimit osman duke i detyruar pushtuesit që ta merrnin në konsideratë.
Sot vlerësohet si një “botë juridikisht e mbyllur”, por që mbart pasuri të jashtëzakonshme vlerash, që janë
trashëguar brez pas brezi me një mekanizëm të tillë, siç është gjuha apo folklori.
I konsideruar si edukata dhe ndërgjegjja juridike dhe zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetesës së malësorëve
shqiptarë, jetonte fort brenda mendjes dhe zemrës së tyre.
Edhe pse ishte vepër e një populli të tërë, identifikohet me emrin e Lekë Dukagjinit falë kontributit, që ka dhënë, si
dhe qëllimit për të mos e lënë anonime këtë vepër madhore, të quajtur ndryshe “testament juridik i shqiptarëve”.

Detyrë shtëpie: Ushtrimin 3, në faqen 73.


Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

88
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Klasat e fjalëve Situata e të nxënit:
Tekste të llojeve të ndryshme, të cilat vënë
Kompetenca: Morfologji në dukje përdorimin e gjerë të klasave të
fjalëve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: • klasa fjalësh
Nxënësi/ja: • të ndryshueshme
- forcon njohuritë e marra mbi klasat e fjalëve; • të pandryshueshme
- dallon klasat e fjalëve sipas veçorive leksikore; • veçori leksikore,
- dallon klasat e fjalëve sipas veçorive morfologjike; • veçori sintaksore,
- dallon klasat e fjalëve sipas veçorive sintaksore; • fjalë kuptimplota
- klasifikon fjalët sipas klasave; • fjalë jokuptimplota,
- argumenton dallimet midis fjalëve kuptimplota
dhe atyre jokuptimplota, të mëvetësishme dhe të
pamëvetësishme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, fisha të ndërkurrikulare:
përgatitura, magnetofon, tabela të shkruara, tekste të llojeve
të ndryshme

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Dëgjim dhe mendim i drejtuar, shqyrtim kategorizues, stuhi mendimesh, pema e mendjes, organizuesi
grafik, punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit:

Hapi I. Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)

Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë.
Mësuesi/ja fillon duke prezantuar autorin e tekstit, pjesën që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga nxënësit
për të bërë të mundur leximin e pjesës së zgjedhur në krye të mësimit. Leximi bëhet i shtruar, me qëllim
që nxënësit të kenë mundësi të shkruajnë në fletore sa më shumë fjalë që i fiksohen.
Ndërmjet fjalëve të shkruara, mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të shkëpusin nga tërësia e tyre nga 2
emra, mbiemra, ndajfolje, parafjalë, mbiemra, folje, përemra, numërorë, lidhëza, pjesëza e pasthirrma.

Hapi II. Shqyrtim kategorizues

Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, Mësuesi/ja synon shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura nga
nxënësit, duke realizuar një analizë morfologjike të tyre. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në
një tabelë veçoritë gramatikore që kanë fjalët e zgjedhura.
P.sh., vepër, emër, i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, trajta e pashquar, rasa kallëzore, lakimi
I; befason, folje, veta III, numri njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore, zgjedhimi I etj. Kështu veprohet
për të gjitha fjalët që kanë zgjedhur nxënësit.

Hapi III. Stuhi mendimesh

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë dhe u kërkon të shprehin idetë e
tyre. Drejtohet pyetja: Ç’janë klasat e fjalëve? Cilat janë veçoritë e tyre?

89
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

emri mbiemri

folja ndajfolja
përemri Klasat e fjalëve parafjala

numërori pasthirrma
pjesëza lidhëza

Hapi IV. Pema e mendimit. Organizuesi grafik

Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me
qëllim që nxënësit të argumentojnë veçoritë gramatikore të klasave të fjalëve.

pjesë të ligjëratës

sipas veçorive leksikore sipas veçorive morfologjike


fjalë kuptimplota Klasat e fjalëve të ndryshueshme
fjalë jokuptimplota të pandryshueshme
fjalë thirrmore
sipas veçorive sintaksore:
të mëvetësishme
të pamëvetësishme

Ilustrohen me shembuj të gjitha rastet e klasave të fjalëve sipas veçorive leksikore, morfologjike dhe
sintaksore. Aktivizohen sa më shumë nxënës për dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në tabelë
me shkumësa me ngjyra, ose në tabela tabak, dhe u shërben nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi V. Punë e pavarur


Punohen në mënyrë të pavarur ushtrimet 1 dhe 2. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-tjetrin idetë e tyre.

Zggjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1

Klasat e fjalëve Fjalët sipas tyre


Ndajfolja Sado, thjesht, pjesërisht, disa.
Parafjala Në, në, nga, me, kundrejt, me, për, krahas, gjer, në.
Pjesëza Si, për të, nuk
Pasthirrma
Lidhëza Ashtu si, dhe, përveç, që, dhe, sado, e, që, ku, që, edhe, ku,

Ushtrimi 2
Klasat e fjalëve Fjalët sipas tyre
Emri Arkeologët, zbulim, Mal të Zi, pallate, gazeta, Varshava, studimin, zonës, vitin,
profesori, studimin, të dhënat, kompleks, pallatit, sundimtarëve, Ilirisë, mbretit
Bardhyl, Teuta, vendndodhja e ndërtesave, teknikat, ndërtimin, krahasim, shembuj,
arkitekturës, rast, arkeologji.
Mbiemri polakë, të rëndësishëm, prestigjioze, angleze, i madh, i rëndësishëm, e përdorura,
unike, ilire, i rrallë
Folja kanë bërë, kanë gjetur, përshkruan, kanë nisur, udhëhoqi, thotë, tregojnë, kemi
zbuluar, përkasin, janë, është

90
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Përemri ata, i (trajtë e shkurtër e përemrit vetor) të gjitha, e tyre, të cilat, që


Numërori Dy, 2000,

Ushtrimi 3
Fjalë kuptimplota Fjalë jokuptimplota
Kanuni, është, moment, kulturor, historik, i së Deri, në, që, mbi, pa, për, të, nga, do, të, po, drejtës,
tradicionale, të shqiptarëve, shqiptarët, kanë ashtu, edhe trashëguar, shekullin e 20-të, dy, kanune,
kanunin, e
lekëve, Lekë, Dukagjini, ky

Vazhdohet me zgjidhjen e ushtrimit deri në fund.

Detyrë shtëpie
Ushtrimi 4 në faqen 76.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Shumësi i emrave mashkullorë Situata e të nxënit:
Tekste të llojeve të ndryshme me
Kompetenca: Morfologji përdorim të gjerë të emrave të gjinisë
mashkullore në numrin shumës
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: • gjinia e emrit
Nxënësi/ja: • shumësi i emrave
- forcon njohuritë rreth kategorisë së gjinisë; • rregulla
- di rregullat e formimit të shumësit tek emrat mashkullorë; • formim
- shpjegon rregullat drejtshkrimorë në formimin e shumësit • përdorim stilistik
tek emrat mashkullorë;
- argumenton përdorimin stilistik të emrave në numrin shumës;
- aftësohet në kthimin e fjalëve nga numri njëjës, në numrin
shumës.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, fisha të përgatitura, ndërkurrikulare: letërsi
tabela të shkruara, tekste të llojeve të ndryshme
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, diskutim në grup, Di, Dua të di, Mësoj, punë e pavarur në grup.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë, duke u bërë nxënësve këto pyetje:
Ç’janë klasat e fjalëve?
Si ndahen klasat e fjalëve sipas veçorive leksikore?
Si ndahen klasat e fjalëve sipas veçorive morfologjike?
Si ndahen klasat e fjalëve sipas veçorive sintaksore?
Nxënësit ilustrojnë me shembuj secilin rast të
përmendur. Hapi II. Diskutim në grup
91
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me një tekst të shkruar në dërrasë, ose të paraqitur në një tabelë.
Lexohet pjesa dhe kërkohet që nxënësit të nënvizojnë të gjitha fjalët në numrin shumës. Shtrohet pyetja:
Si është formuar shumësi i emrave të gjinisë mashkullore?

“Gjarprinjtë, këta zvarranikë me aftësi të çuditshme, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në religjionin
dhe mitologjinë ilire. Kulti i gjarprit, është i pranishëm në legjendat e shumë popujve të botës që nga
Azia Lindore e deri në Amerikë. Shumë e njohur dhe e famshme është legjenda e Gjarprit Hitit, emri i të
cilit ishte Ilurjanka, që për disa autorë shërben si burim nga rrjedh edhe emri ilir. Autorë të këtij mendimi
janë gjermani O. Gruppe dhe filologu slloven K. Oshtiri. Në aspektin kohor, simbolika e gjarprit në trevat
shqiptare gjendet përtej kufirit të formimit të etnosit ilir. Ky kult është i pranishëm edhe sot në përralla,
legjenda e tregime të ndryshme, brenda gjithë hapësirave etnike shqiptare.”

Mësuesi/ja shkruan në tabelë mënyrat e formimit të shumësit të emrave të gjinisë mashkullore.


Shumësi i emrave të gjinisë mashkullore formohet me anë të prapashtesave:
-ë, -a, -e: zvarranikë, legjendat, autorë, trevat, përralla, legjenda e tregime
-nj, -j: popuj
-enj: lumenj, lëmenj, përrenj, budallenj, fukarenj, maskarenj etj.
-inj: gjarpërinj.
-ër: mbretër, robër, dreqër, princër, kunetër, skllevër, shtretër etj.
-ra: hapësira

Hapi III. Di, Dua të di, Mësoj


Mësuesi/ja shkruan në tabelë nënçështjen e mësimit, Formimi i trajtës së shumësit. Ndahet tabela në tri
pjesë. Në shtyllën e parë shkruhet çdo informacion që kanë nxënësit për kategorinë e shumësit. Në
shtyllën e dytë shkruhen pyetje që mund të kenë nxënësit ose që i lindin nga çështje të mësimit. Në
shtyllën e tretë shënohet informacioni i ri që merret.

Di Dua të di Mësoj
-me ndërrime tingujsh
Gjinia është kategori Mënyrat e formimit të trajtës (a>e dash-desh) (e>i breg-brigje)
gramatikore. së shumësit. (k>q mik-miq) (g>gj zog-zogj)
(ll>j akull-akuj) (r>j bir-bij).
Dalloj emrat e gjinisë Si formohen emrat e gjinisë - me ndryshim të bashkëtingëllores, me ndërrim
mashkullore. mashkullore me dy trajta të zanores dhe me prapashtesën -e njëkohësisht.
shumësi? - me ndërrim të tingujve dhe me prapashtesën
Mund të kthej një emër -e njëkohësisht: (bark-barqe).
të gjinisë mashkullore Si ndodh ndërrimi i gjinisë - emra që dalin me dy trajta shumësi (drapër-
nga numri njëjës në tek emrat mashkullorë? drapinj - drapërinj)
numrin shumës. emra të dygjinishëm: me prapashtesën -e:
Si zbatohen rregullat e me prapashtesën –ra
drejtshkrimit tek emrat që nuk shkruhet ë-ja pastheksore tek emrat që
mbarojnë më -ël, -ër, -ërr. mbarojnë me -ël, -ër, -ërr. (libër - libra; ëndërr -
ëndrra; ëmbël - ëmbla)

Hapi IV. Punë e pavarur në grup


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së
ushtrimeve në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet 1-10 në faqe 79 - 80.

92
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
faktorë kryesorë, dete të thella, tela të hollë, tanke të rënda, barëra të këqija, vendime të drejta, organe
shtetërore, ritme të shpejta, përvjetorë të rëndësishëm, rrathë të mëdhenj, tregime humoristike, vite të
arta, probleme ekonomike, ujëra nëntokësore.
Ushtrimi 2
metra, kufij, budallallëqe, kallinj, jastëkë, portokaj, brumbuj, të rinj, blloqe, papagaj, milimetra,
shalle. Ushtrimi 3
bufë, qentë, këlyshët.
Ushtrimi 4
argumente argumenta monumente monumentë
aeroplan
filxhana filxhanë aeroplanë a
dokumenta dokumente koeficiente koeficienta
shoferë shofera peshqirë peshqira
instrumenta instrumente zinxhira zinxhirë
grushta grushte televizorë televizora
blerës blerësa përgjegjësa përgjegjës
probleme problema piruna pirunë
oficerë oficera kecër keca
çelësa çelës lypësa lypës
trëndafila trëndafilë shitësa shitës
përkthyesa përkthyes bërryle bërryla
ditarë ditare frigorifera frigoriferë
grafikë grafiqe diamantë diamante
formulare formularë krevate krevatë
tipe tipa personazhë personazhe
shiritë shirita seminare seminarë
mjeshtër mjeshtra zgjedhësa zgjedhës
desh deshër grekër grekë
stomakë stomaqe monologë monologje

Shënim. Ka emra që dalin me dy forma shumësi.


P.sh., emri problem del me dy forma shumësi, sepse ka dy kuptime.
Problem – problem (et) - çështje e ndërlikuar që diskutohet a që shtrohet për t’u zgjidhur: problem i
rëndësishëm probleme të rëndësishme (anësor);
Problem (a) – mat. Detyrë që ka disa të dhëna të një kërkese dhe duhet të zgjidhet: problema të vështira.
Ka edhe emra që ndonëse nuk dalin me dy kuptime, kanë dy forma shumësi. Si p.sh.:
Kec,-i m. sh. -a(t) dhe -ër(it) - kecat e vegjël
Ushtrimi 5
qenërit - në këtë rast kemi një homonimi (e cila ndodh vetëm në rastin e këtij shumësi: qenërit “kafshë” dhe
qenërit “të qenët, të ekzistuarit”) e ndërtuar me funksion stilistik (ironik e tallës). Ka qëllim stilistik-shprehës.
Ushtrimi 6
Me anë të prapashtesave:
-ë, -a, -e: oxhakë, thesare, gishta, xhepa, shahistë
-nj,-j: heronj, pyje, turinj, orakuj, kunguj, akuj,
-enj: budallenj,
-inj: gjarpërinj. lumenj, priftërinj,
-ër: robër,
-ra: metra, miellra,
me ndërrim tingujsh: ftonj, krushq;
me ndërrim tingujsh dhe prapashtesë: disqe, blloqe, parqe, trungje, vargje, togje, rreziqe, çakej,
brigje, shtigje, hamej, leqe, meshkuj;

Ushtrimi 7
drejtues, transmetues, ujësjellës mikpritës, mjeshtër, shitës, arbër, tretës.

93
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 8
Ndryshim, tipar, argument, fakt, imigrim, truall
Me gjithë ndryshimet rrënjësore që kanë pësuar gjatë zhvillimit të tyre historik, gjuhët e ndryshme
indoevropiane kanë ruajtur disa tipare të veçanta që i dallojnë nga familjet e tjera gjuhësore. Për sa u
takon argumenteve historike, unë po kufizohem duke theksuar faktet e deklaruara të vëna në dukje nga
shumë dijetarë që historianët dhe kronikanët e lashtësisë dhe të Mesjetës nuk përmendin gjëkundi
imigrime të theksuara të stërgjyshërve të shqiptarëve në trojet e para.
Ushtrimi 10
përtac-përtacë, kulaç-kuleç, man-mana, byrek-byrekë, ilaç-ilaçe, liqen-liqene, akademik-akademikë, dyshek-dyshekë,
gjumash-gjumashë, aktivist-aktivistë, auditor-auditorë, plan-plane, çiklist-çiklistë, fotograf-fotografë, fitil-fitila, telefon-
telefona, patëllxhan-patëllxhanë, çarçaf-çarçafë, paragraf-paragrafë, trëndafil-trëndafila, malësor-malësorë, kosh-
kosha, kor-kore, lot-lot, aeroplan-aeroplanë, filxhan-filxhanë, korridor-korridore, fajtor-fajtorë, skenar-skenarë, timon-
timonë, spec-speca, divan-divane, oqean-oqeane, panair-panaire, intelektual-intelektualë, festival-festivale, mikrofon-
mikrofona, delegat-delegate, karkalec-karkaleca, karakter-karaktere, mister-mistere, magnet-magnete, tunel-tunele,
telefon-telefona, kristal-kristale, planet-planetë, sportist-sportistë, fjalor-fjalorë, profesor-profesorë, vagon-vagonë, stol-
stola, aksion-aksione, motor-motorë, asistent-asistentë, deputet-deputetë, cep-cepa, argument-argumente, akrep-
akrepa, diplomat-diplomatë, qilim-qilima, pazar-pazare, thesar-thesare, gërshet-gërsheta, atlet-atletë, kampion-
kampionë, person-persona, kavanoz-kavanoza, komision-komisione, inxhinier-inxhinierë, kapiten-kapitenë, plep-plepa,
këngëtar-këngëtarë, grep-grepa, specialist-specialistë, bërryl-bërryla kandil-kandila, fidan-fidanë, satelit-satelitë, front-
fronte, kont, kuintal-kuintalë, ideal-ideale.
Detyrë shtëpie
Ushtrimi 9 në faqen 80.

Punë e diferencuar
Gjeni në gazeta dhe në revista raste të përdorimit të gabuar të shumësit të emrave mashkullorë.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Teksti letrar dhe joletrar Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të dëgjuarit Tekste të ndryshme letrare dhe joletrare për të
përcaktuar veçoritë dhe të përbashkëtat e tyre
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore: ● informim
Nxënësi/ja: ● lloje të teksteve letrare/joletrare
- dallon tekstin letrar nga ai joletrar; ● të dhëna, fakte
- përcakton llojin dhe funksionin e teksteve; ● funksion praktik/estetik
- krahason tekstet duke vënë në dukje të ● imazh/ndjesi
përbashkëta dhe të veçanta.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, ndërkurrikulare:
e-libri, tekste letrare dhe joletrare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Lexim i drejtuar, praktikë e drejtuar, punë në grup, diagrami i Venit, ditari dypjesësh.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Lexim i drejtuar, ditari dypjesësh


Nxënësit dëgjojnë tekstet që u lexon mësuesi/ja ose i dëgjojnë të incizuara dhe porositen të përcaktojnë:
llojin e tyre;

94
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

temën;
karakteristikat secilit tekst, funksionin dhe qëllimin;
formën e tyre.
Nxënësit plotësojnë individualisht tabelën e mëposhtme:
Teksti letrar Veçoritë Teksti joletrar
lloji
tema
funksioni
qëllimi

Lexohen 3-4 punime dhe saktësohen në tabelë përfundimet


Hapi II. Praktikë e drejtuar
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përcaktojnë elementet e përbashkëta dhe të veçanta të këtyre teksteve:
fjalë kyç të njëjta (verifikojini ato në tekst dhe gjeni të tjera me kuptim të përafërt, si dhe shpjegoni
kuptimin e tyre brenda kontekstit të teksteve të ndryshme);
informacioni (vjen në formën e të dhënave e fakteve: cilat janë ato?);
informacioni (vjen si imazh, ndjesi, nëpërmjet figurave stilistike: gjeni disa prej tyre);
mesazhi (vjen si një akt i kryer: cili është ai?);
mesazhi (vjen si dëshirë apo ëndërr e poetit për të realizuar një projekt madhështor: cili është ai?).

Hapi III. Diagrami i Venit


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të analizojnë ndërtimin dhe gjuhën e të dy teksteve dhe të gjejnë dallimet
mes tyre.

Teksti letrar Teksti joletrar


Ndërtimi Gjuha Ndërtimi Gjuha

Hapi IV Shkrim i lirë


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që, në bazë të fotos, të shkruajnë një tekst informues − paraqitës.
Mësuesi/ja bën vlerësimin e orës së mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Testoni veten. Teksti informues-paraqitës Situata e të nxënit:
Teksti informues-paraqitës, në të cilin
Kompetenca: Të lkexuesit, të shkruarit njohuri gramatikore përcaktohen dhe analizohen karakteristikat e tij
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore: ● tekst informues paraqitës
Nxënësi/ja: ● karakteristikë strukturore
- analizon strukturën e tekstit informues-paraqitës; ● karakteristikë gjuhësore
- përcakton llojin e paragrafit;
- analizon elementet gjuhësore të tekstit.

95
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, e-libri, tekste ndërkurrikulare: Letërsi
informuese-paraqitëse të llojeve të ndryshme, tabela
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Praktikë e drejtuar, punë në grup, shkrim i lirë

Analiza e strukturës së tekstit


1. Në tekstin 1 bëni përmbledhjen e secilit paragraf.
………................................................................................................................................................……
…..................................................................................................................................................................
..............................................................................................................................
……….....................................................................................................................................................
…........................................................................................................................................ ………..............
..................................................................................................................................
……….....................................................................................................................................................
…....................................................................................................................................... ..........................
...………...................................................................................................................

Dalloni informacionin kyç që lidh paragrafët me njëri-tjetrin.

Në tekstin 2 bëni përmbledhjen e secilit paragraf.


……….....................................................................................................................................................
…........................................................................................................................................………...............
......................................................................................................................................
b. .................................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................................
......................................................................................................................................
Dalloni informacionet që lidhen me vendin, kohën dhe personat.

Në tekstin 3 dalloni paragrafin informues dhe paragrafin


përshkrues. Fjalët kyç të paragrafit informues:
.........................................................................................................….................................
Treguesit vendorë .........................................................................................................…. .....
Treguesit kohorë .........................................................................................................….......
Treguesit e emërtimeve .........................................................................................................…
Analiza gjuhësore
Dalloni fjalët e ndryshueshme nga fjalët e pandryshueshme.
Lakoni tri emra dhe zgjedhoni tri folje të ndryshme.
………......................................... .................................................... .................................................…. ..
……........................................... .................................................... ..............................................…... ……
…......................................... ..................................................... .................................................… ..……..
......................................... .................................................... ..............................................…... ……….....
.................................... .....................................................

5. Nënvizoni me të kuqe emrat femërorë në shumës dhe me blu emrat mashkullorë në shumës në tekstet e dhëna.

96
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Shumësi i emrave femërorë Situata e të nxënit:


Kompetenca: Morfologji Tekste të llojeve të ndryshme ku janë
përdorur gjerësisht emra të gjinisë
femërore në forma të ndryshme të
numrit shumës
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: • emra femërorë
Nxënësi/ja: • formim i shumësit
- forcon njohuritë rreth kategorisë së gjinisë; • rregulla
- njeh rregullat e formimit të shumësit tek emrat femërorë; • përdorim stilistik
- shpjegon rregullat drejtshkrimore në formimin e shumësit • numri njëjës/shumës
tek emrat femërorë;
- argumenton përdorimin stilistik të emrave femërorë në
numrin shumës;
- dallon përdorimin e emrave vetëm në numrin njëjës dhe
përdorimin e emrave vetëm në numrin shumës;
- aftësohet në kthimin e fjalëve femërore nga numri njëjës
në numrin shumës.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, fisha të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të ndryshme ndërkurrikulare: Letërsi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, diskutim në grup, Di, Dua të di, Mësoj, punë e pavarur në grup

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim

Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë, duke u drejtuar nxënësve këto pyetje:
Cilat janë rregullat e formimit të shumësit të emrave mashkullorë?
Cilat janë rregullat drejtshkrimore në formimin e shumësit tek emrat mashkullorë?
Thoni raste të përdorimit të emrave dygjinishëm.
Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II. Diskutim në grup

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me një tekst të shkruar në dërrasë, ose të paraqitur në një
tabelë. Lexohet pjesa dhe kërkohet që nxënësit të nënvizojnë të gjitha fjalët e numrit shumës. Si është
formuar shumësi i emrave të gjinisë femërore?

“Format e ndryshme të relievit: malet, ultësirat, luginat dhe fushat na duket se janë të përjetshme dhe të
pandryshueshme. Në shumë raste nuk kemi mundësi të vërejmë ndryshimet. Megjithatë, ato vazhdimisht
ndryshojnë, edhe pse shpejtësia me të cilën ndodh kjo është shumë e ngadalshme për qeniet njerëzore.
Këto procese zgjasin shumë shekuj dhe duhet të kalojnë miliona vjet që të vërehen ndryshimet.

Bëhet fjalë për malet që kanë maja jo shumë të mprehta, relieve të llojllojshme, si dhe sipërfaqe jo të
rrafshëta, që janë shfaqur në planet para shfaqjes së njerëzve. Kohëzgjatja e jetës së organizmave është
shumë e shkurtër në krahasim me proceset gjeologjike. Qeniet e gjalla më jetëgjata janë disa lloje
drunore që jetojnë edhe nga tre mijë vjet, por këto vite janë vetëm një pjesë e vogël në kohën e jetës
gjeologjike të Tokës”.

97
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Nga teksti kërkohet që nxënësit të nënvizojnë shumësit e emrave të gjinisë mashkullore dhe shumësin e
emrave të gjinisë femërore. Mësuesi/ja shkruan në tabelë mënyrat e formimit të shumësit të emrave të
gjinisë femërore.

Pjesa më e madhe e emrave të gjinisë femërore e formojnë numrin shumësin në tri mënyra:
me prapashtesën -a, p.sh.: nënë-nëna,
njësoj si njëjësi: ditë, enë, lugë,
me ndërrime të tingujve të temës: dorë-duar, derë-dyer, grua-gra, natë-net etj.

Hapi III. Di, Dua të di, Mësoj

Mësuesi/ja shkruan në tabelë nënçështjen e mësimit, Formimi i trajtës së shumësit tek emrat femërorë.
Ndahet tabela në tri pjesë. Në shtyllën e parë shkruhet çdo informacion që kanë nxënësit për kategorinë e
shumësit. Në shtyllën e dytë shkruhen pyetje që mund të kenë nxënësit ose që i lindin nga çështje të
mësimit. Në shtyllën e tretë shënohet informacioni i ri që merret.

Di Dua të di Mësoj
- me prapashtesën –a
Gjinia është kategori Mënyrat e formimit të nënë-nëna, flutur-flutura
gramatikore. trajtës së shumësit
- njësoj si njëjësi: ditë, enë, lugë, mollë, rrugë.
të emrave të gjinisë
Dalloj emrat e gjinisë femërore.
-me ndërrim të tingujve të temës: dorë-duar
femërore.
Si shpjegohet përdorimi i
Disa emra femërorë kanë nga dy trajta të
Mund të kthej një emër emrave femërorë me dy shumësit, sipas kuptimeve me të cilat përdoren.
të gjinisë femërore nga trajta shumësi?
numri njëjës në numrin - emrat abstraktë; emrat përmbledhës
shumës. Cilët janë emrat emërorë - emrat që tregojnë lëndë në formë të pandashme
që përdoren vetëm në e të panumërueshme
njëjës? - shumica e emrave të sëmundjeve
Disa emra që tregojnë:
Cilët janë emrat emërorë
- drejtime të horizontit, bimë, dukuri atmosferike
që përdoren vetëm në - emrat e gjuhëve, të shkencave
shumës? - emrat e përveçëm
- emra që tregojnë masa të një lënde
- emra që tregojnë sende të përbëra
- emra që tregojnë një shumicë qeniesh
- emra të përveçëm ose të përgjithshëm

Hapi IV. Punë e pavarur në grup

Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së
ushtrimeve në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet 1-7 në faqen 85-86.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
arkë-arka, pulë-pula, dorë-duar, tufë-tufa, re-retë, rrufe-rrufe, bishë-bisha, dërrasë-dërrasa, plagë-plagë,
udhë-udhë, mollëz-mollëza, tjegull-tjegulla, anije-anije, depo-depo, lajthi-lajthi, dru-drurë, torno-torno,
flutur-flutura, kthetër-kthetra, ndalesë-ndalesa, tepricë-teprica, egërsirë-egërsira, tepsi-tepsi, ushtri-ushtri,
lule-lule, kumbull-kumbulla.

98
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 2
tokat tokë-t arrë-t arra-t
nyje-t nyja-t majë-t maja-t
vetë-t veta-t
rrobe-t rroba-t jetë-t jeta-t
kërpudhët kërpudha-t banka-t banko-t
këmisha-t këmishë-t thikë-t thika-t
degë-t dega-t zhurmë-t zhurma-t
qepalla-t qepallë-t shtëllungë-t shtëllunga-t
shëmbëlltyra-t shëmbëlltyrë-t pëlhurë-t pëlhura-t
banja-t banjo-t

Shënim. Të mos ngatërrohet përemri vetë me emrin veta, që përdoret kryesisht vetëm në numrin shumës.

Ushtrimi 3
me prapashtesën -a; me ndërrim të tingujve të temës; njësoj si njëjësi.

Dy trajta shumësi kanë: grykët, pikët, lëkurat.

Ushtrimi 4
Dhe ja cila është dieta (dietat) ime. Çdo mëngjes (mëngjese) mëso ndonjë varg (vargje), një poezi
(poezi) të shkurtër. Mirë do ishte të bëje ndonjë garë edhe me miqtë e tu për të parë se kush mban
mend më shumë. Nëse nuk e pëlqen poezinë (poezitë), atëherë bëje këtë me formacionet e
futbollistëve, por kujdes, sepse nuk duhet vetëm të dish se cilët janë futbollistët e Romës sot, por edhe
ata të skuadrave të tjera, pse jo edhe të skuadrave të së shkuarës (mendo që unë mbaj mend
formacionin (formacionet) e Torinos në kohën (kohët) kur avioni (avionët) i tyre, me të gjithë lojtarët në
bord (borde), u përplas në Superga: Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj... Bëj gara të kujtesës, ndoshta
edhe për librat që ke lexuar (kush ishte në bordin e Hispaniolas në kërkim të ishullit (ishujve) të thesarit
(thesarëve). Provo njëherë nëse miqtë e tu do të kujtojnë dot se cilët ishin shërbyesit e tre
muskëtierëve. Dhe nëse nuk do duash të lexosh Tre muskëtierët (dhe nuk e merr me mend se çfarë do
kesh humbur) atëherë bëje, me një nga historitë që ke lexuar. Duket një lojë (lojra) dhe është e tillë, por
do ta shohësh sesi koka (koka) jote do të popullohet nga personazhe, histori, kujtime të çdo lloji.
(Përmenden të gjitha mënyrat e formimit të shumësit të emrave për gjininë mashkullore e femërore).

Ushtrimi 5
copët, copat, brinjët, brinjat, grykët, grykat.

Detyrë shtëpie
Ushtrimi 7 në faqen 86.

Punë e diferencuar
Cilat janë fjalët që keni vënë re se përdoren më dendur në rrjetet sociale në formën jonormative të
shumësit? Bëni një listë të tyre.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit

99
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Teknikat e shkrimit të tekstit informues- Situata e të nxënit:
paraqitës Tekste të ndryshme informuese-paraqitëse,
në të cilat evidentohen lehtë karakteristikat
Kompetenca: Të shkruarit specifike, si dhe teknikat e shkrimit të tyre
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore: ● tekst informues-paraqitës
Nxënësi/ja: ● teknika të shkrimit
- njeh teknikat e shkrimit informues-paraqitës; ● objektiv
- përdor teknikat për të shkruar një tekst informues- ● dukuri
paraqitës; ● paraqitje e të dhënave në rend logjik
- përshtat një tekst informues − paraqitës për mosha ● analitik/sintetik
të ndryshme
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, ndërkurrikulare: Letërsi
tekste informuese-paraqitëse të llojeve të ndryshme, tabela
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, lexim i drejtuar, pema e mendimit, pyetje-përgjigje, diskutim, punë e pavarur, punë
në grup

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Bashkëbisedim, lexim i drejtuar, pema e mendimit
Mësuesi/ja nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Diskutohet mbi elementet përbërëse të
tekstit informues-paraqitës të identifikuara në tekstin e ushtrimit 3.
Nxënësit përmbledhin bashkë me mësuesin/en disa tipare të këtij lloji në organizuesin grafik Pema
e mendimit.

Teksti informues-paraqitës

vendos marrëdhënie me dukuri të tjera


trajton një dukuri të caktuar
çdo paragraf përmban informacion
organizohet në paragrafë
jep paraqitje objektive, marrës të specializuar

të plotë, koherente informacioni paraqitet sipas një rendi


logjik
leksik teknik
sintaksë e thjeshtë
përdorimi i lidhëzave/ndajfoljeve

shoqërohet me elemente grafike


Hapi II. Pyetje-përgjigje, diskutim
Mësuesi/ja ka shkruar në tabelë disa argumente/tituj tekstesh informative-paraqitëse. U kërkon
nxënësve të shkruajnë një të tillë.
Kalaja e Elbasanit, mungesa e vijueshmërisë,
Fakt shqetësues, pirja e duhanit dhe pasojat e tij. Përdorimi i internetit - prirje apo
domosdoshmëri të kohës;
Lasgush Poradeci, jeta e shkrimtarit në harrim.

100
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Natyrshëm lind pyetja:


A mund të shkruajmë një tekst informativ-paraqitës në mënyrë të zakonshme? Pse?
Përgjigjet e nxënësve mund të jenë të natyrave të ndryshme; po, jo, është e vështirë.
Jepen argumente nga më të ndryshmet:
Mësuesi/ja fillon të udhëzojë nxënësit për hapat që duhen ndjekur për të shkruar një tekst informues−
paraqitës.
a. situata komunikuese ku ndodhet shkruesi:
kujt i drejtohet shkrimi (njohja e marrësit);
synimi i shkrimit;
gjatësia e tekstit;
koha në dispozicion.
përcaktohen pikat kyçe të informacionit që do të shkruhet;
organizimi i tekstit (hyrja, trungu, mbyllja);
rishikimi i tekstit.

Hidhen në diskutim ide të ndryshme se cilët janë referentët (tematikat) për të cilët nxënësit mund të
shkruajnë një tekst informues, si dhe për llojin: analitik apo sintetik.
Informohet klasa për mbledhjen e këshillit të prindërve dhe vendimet që u morën atje (relacion/
procesverbal),
Analizohet në një ese cilët janë faktorët që ndikojnë negativisht në jetën tonë nga pirja e duhanit.
Shkruhet një tekst informues−paraqitës ku të shpjegohet se Kalaja e Elbasanit ka qenë urë lidhëse e
hershme e Bizantit.
Shpjegojmë në një ese nëse interneti dhe përdorimi i tij, sot është prirje apo domosdoshmëri.
Shkruhet një biografi me të dhëna mbi jetën e poetit të njohur Lasgush Poradeci.

Tekst sintetik
Shkrimi i një procesverbali
a. Përcaktimi i strukturës:
Shënohet fillimisht data, ora dhe lloji i mbledhjes.
Rendi i problemeve të diskutuara.
Dallohet prania e të pranishmëve.
Diskutimi i pikës së parë të rendit të ditës: një informacion nga kujdestarja e klasës për frekuentimin
gjatë javës së kaluar.
Informacioni paraqit shkurtimisht të dhëna për vijimin, mungesat ditore dhe nxënësit problematikë.
Diskutime nga mësuesit/et e lëndës.
Diskutime nga prindërit mbi shqetësimet që ata kanë lidhur me këtë problem.
Marrja e masave për eliminimin e problemit.
Vendimet e marra.
Pasi hodhën rendin e çështjeve për diskutim, që mësuesi/ja u kërkon nxënësve të trajtojnë me kujdes
vendosjen e argumenteve me rrjedhë logjike.
b. Kalohet në ndërtimin e paragrafëve, të cilët duhet të jenë të larmishëm dhe me fjali të ndryshme.
c. Më pas kalohet në fazën e rishikimit të tekstit; stili të jetë i përshtatshëm për situatën, si dhe
kontrollohet ana sintaksore, shenjat e pikësimit dhe drejtshkrimi.
(Mësuesi/ja jep shembull konkret duke ndërtuar konkretisht një tekst të thjeshtë paraqitës.)

101
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Procesverbal
I mbajtur, më 14 dhjetor 2008, ora 13:30, në mbledhjen e klasës II A, e mbledhur për të diskutuar për
rendin e ditës:
Rreth problemeve të vijueshmërisë.
Parashtrime të problemeve të ndryshme, sipas rastit.

Janë të pranishëm nxënësit e klasës II A, mësuesja kujdestare, mësuesit e lëndëve, bordi i prindërve.

Kryetarja e këshillit të klasës, pasi konstaton praninë e të pranishmëve, deklaron të hapur mbledhjen.
1. Për pikën e parë të rendit të ditës lexon raportin ........................
Në raport u sollën të dhëna rreth situatës së krijuar dhe u përqendrua vëmendja te grupi i nxënësve, të
cilët kanë numër të madh mungesash.

Më pas diskutuan mësuesit e lëndëve letërsi, matematikë, gjeografi. Shqetësimi i tyre ngrihet mbi faktin
se parregullsia në vijueshmëri u shkakton nxënësve një shkëputje nga procesi mësimor duke krijuar
boshllëqe tek ata. Mësuesi i biologjisë A.T. shtoi se një pjesë e këtij grupi nxënësish rrezikojnë të mos e
kalojnë klasën për shkak të mungesave.
Diskutimet vijuan me shqetësimet e ngritura nga prindërit, të cilët i shihnin këto mungesa si të
pajustifikueshme dhe kërkuan që këta nxënës të merrnin përsipër përgjegjësitë e tyre.

Në fund u morën vendime të rëndësishme për përmirësimin e kësaj situate. Nxënësit u angazhuan se
do të kryenin detyrat që u kërkonte shkolla me shumë përgjegjësi duke pasur mbështetjen e plotë të
mësuesve dhe prindërve.
Pasi falënderoi pjesëmarrësit, kryetarja e këshillit të klasës e shpalli mbledhjen të mbyllur.
Sekretarja
B. Bardhi

Hapi III. Punë e pavarur


Punohet Ushtrimi 1.
Nxënësit ndërtojnë një tekst informues - paraqitës nga fusha e historisë, me temë: Kështjella
“Skampis” e Elbasanit. (Shfrytëzojnë të dhëna që kanë siguruar nga burime të ndryshme ose të
sjella nga mësuesi/ja në klasë.)
Hyrja Kështjella “Skampis” ndodhet në qytetin e Elbasanit dhe ngjall kureshtjen e çdo njeriu që viziton Elbasanin. Trungu.
Kështjella përfaqëson një castrum satum, qendër e një legjioni romak. Është ndërtuar sipas një plani ortogonal që bën
kryqëzimin e dy rrugëve me drejtim P-L dhe V-J. Ka katër hyrje, të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është e pajisur me 26
kulla, të cilat, pavarësisht nga forma e tyre, dalin 8-9 m larg murit rrethues. Përbërja e murit rrethues të kështjellës tregon
për tri periudhat kryesore të ndërtimit që janë: periudha e vonë romake, e hershme bizantine dhe periudha osmane. Të
dhënat dhe analizat në lidhje me të gjitha fortifikimet në Gadishullin Ballkanik e përcaktojnë kështjellën “Skampis” të
ndërtuar në kohën e perandorit romak Dioklecian në vitin 284-305 p.e.s. ...
Mbyllja. Po të vizitoni kështjellën, do të mësoni dhe shumë gjëra interesante për të.

Për të shkruar hyrjen e mbylljen e një teksti informues-paraqitës duhet të kihet parasysh marrësi dhe
qëllimi.

Artikull gazete
Kështjella “Skampis”, dëshmia që shndrit trashëgiminë.
Nuk është shqetësuese, sesa intriguese. Kalaja 2000-vjeçare, përbri sheshqendrës së qytetit, do të ketë shumë
shpejt tjetër pamje. E fshehur pas pemëve shekullore, ajo shpesh humbte rëndësinë dhe vlerën e saj historike, duke
lënë pluhurin e viteve të bënte punën e tij. Banorët e lashtë të Elbasanit ia njohin të fshehtat dhe historinë, por ka
midis tyre nga ata që shpesh pyesin: ç’ka qenë, ku e ka zanafillën?
E ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, ajo përfaqëson një castrum satum (qendër e një legjioni romak).
Ndërtuar sipas një plani ortogonal që bën kryqëzimin midis dy rrugëve me drejtim P-L dhe V-J, ajo luante një rol të
rëndësishëm në rrugët lidhëse midis Perëndimit dhe Lindjes. Përbëhej nga 4 hyrje, që mbroheshin nga kullat. Ato

102
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

përdoreshin për qëllime të ndryshme dhe gjendeshin 8-9 m larg nga muri rrethues. Periudha e ndërtimit të saj daton
rreth vitit 284-305 të e.s., kohë e cila lidhet ngushtë me perandorin romak Dioklician.
Më pas ajo do t’u rezistonte kohërave të ndryshme. Fanatike për të ruajtur të gjalla dëshmitë historike dhe ato
arkeologjike, iu desh të sakrifikonte nga vetja e, gjithsesi, bëri të mundur që një pjesë e mirë e pasurisë që mbarte të
arrinte deri në ditët tona. Kështu na jepet mundësia të admirojmë...
E gjithë kjo pasuri historike dhe vlerash shpesh nga pesha e kohës zbehet, humb ngjyrën e saj të vërtetë, nëse nuk
kujdesemi që ajo të rrezatojë e të dëshmojë atë çka është pronë e jona, e kombit tonë.
Dhe pikërisht kështu ndodhi në Elbasan. Projekti i kohëve të fundit për restaurimin e kësaj pasurie kombëtare do të
bëjë të mundur t’i ndryshojë pamjen kalasë së vjetër prej guri me dëshmi të rënda mbi supe. Pamja e saj flet vetë.
E, me siguri, më pas, elbasanasit, por jo vetëm ata, do të thonë “dëshmia që shndrit trashëgiminë”.

Hapi IV. Punë në grup


Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe të mëdha.
Grupi I përshtat tekstin e ndërtuar sipas kërkesave të Ushtrimit 2 për nxënësit e klasës së tretë.

Kështjella “Skampis” ndodhet në qendër të qyteti të Elbasanit. Ajo është ndërtuar rreth 2000 vjet më parë. Në të
strehohej ushtria romake. Kjo kala ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e zonave të banimit përreth. Aty
kalonin rrugët që të çonin drejt Lindjes dhe Perëndimit. Si e tillë u shfrytëzua më vonë nga perandoritë e huaja
për të pushtuar tokat shqiptare.

Grupi II përshtat tekstin për ta paraqitur në një enciklopedi.


Kështjella “Skampis” ndodhet në qytetin e Elbasanit. Ajo përfaqëson një castrum satum, qendër e një legjioni romak.
Është ndërtuar sipas një plani ortogonal, që bën kryqëzimin e dy rrugëve me drejtim P-L dhe V-J. Ka katër hyrje,
të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është e pajisur me 26 kulla, që pavarësisht nga forma e tyre, dalin 8-9 m larg
murit rrethues. Përbërja e murit rrethues të kështjellës tregon për tri periudhat kryesore të ndërtimit, që janë:
periudha e vonë romake, e hershme bizantine dhe periudha osmane. Nga të dhënat arkeologjike rezulton se
kështjella “Skampisit” është ndërtuar në kohën e perandorit romak Dioklician, në vitet 284-305 e.s.

Detyrë shtëpie. a) Ushtrimi 1, b) Sillni në klasë tekste me natyrë udhëzuese.


Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teksti përshkrues Situata e të nxënit:


Tekste përshkruese të llojeve të ndryshme
Kompetenca: Të lexuarit për të përcaktuar veçoritë e tyre
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore: ● tekst përshkrues
Nxënësi/ja: ● përshkrim objektiv/subjektiv
- identifikon tekstin përshkrues dhe veçoritë e tij; ● përshkrim bindës
- dallon llojet e tekstit përshkrues sipas qëllimit të ● përshkrim informues/shprehës,
përdorimit;
- krahason përshkrimin objektiv me atë subjektiv;
- përshkruan të njëjtin objekt në mënyrë objektive dhe
subjektive.

103
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, ndërkurrikulare: letërsia
e-libri, tekste përshkruese të llojeve të ndryshme, tabela
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, diskutim, punë në grup, punë në çift, diagrami i Venit, pema e mendimit,
organizuesi grafik, punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Pema e mendimit
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Diskutohet mbi funksionet që kanë
tekstet duke u bazuar në cilësitë e tyre. Ndërtohet pema e mendimit duke risjellë së bashku me
nxënësit llojet e teksteve dhe synimet e tyre.

paraqitës rrëfyes

Llojet e teksteve
përshkrues udhëzues
joletrare

argumentues
Hapi II. Diskutim, stuhi mendimesh, organizues grafik
Prezantohet tema e mësimit: Teksti përshkrues.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë disa nga tekstet e zgjedhura prej tyre.
Shtrohet pyetja:
- Ç’është përshkrimi?
Me përgjigjet e nxënësve ndërtohet grafiku i një stuhie mendimesh.

Përdoret për qëllime të ndryshme Vende/objekte/persona


Përshkrimi
Nxjerr karakteristika të veçanta Fizik/psikologjik

Cili është synimi i përshkrimeve në tekstet që keni zgjedhur?


Çfarë përshkruajnë?
Mësuesi/ja ndihmon në përcaktimin e veçorive të tekstit përshkrues duke zbërthyer një shembull.

P.sh.: Bazilika e Tiranës.


Kjo dëshmi e zbuluar në vitin 1972, i takon zonës perëndimore të qendrës së qytetit. Ajo përbëhet nga
naosi (salla), në perëndim, narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera të vendosura në anën veriore.
Mendohet se godina është rrënuar në periudhën e antikitetit të vonë. Kemi të bëjmë me një ndërtesë
banimi të shekullit II dhe III të erës sonë, kthyer gjatë shekullit IV, V në ndërtesë kulti kristian.

Çfarë përshkruan ky tekst?


Përshkruan një vend me vlerë arkeologjike dhe historike.
- Ç’lloj përshkrimi është?
Përshkrimi është i plotë, i saktë, i detajuar dhe bëhet me një terminologji teknike.
- Çfarë vë në dukje?
Vë në dukje tipare fizike, cilësi, kohën kur është krijuar, stilin të cilit i përket.
- Përse përdoret ky lloj përshkrimi? Informon.

104
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi III. Praktikë e drejtuar, organizues grafik


Nxënësit hetojnë rreth pyetjeve të mësipërme në tekstet që kanë përpara (mësuesi/ja është kujdesur të
përzgjedhë tekste përshkruese, informuese, bindëse, shprehëse) dhe japin përgjigje individuale. Duke u
mbështetur në përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja plotëson veçoritë e llojeve të tekstit përshkrues në organizuesin
grafik. Mësuesi/ja duhet të nxjerrë veçoritë që i bëjnë këto tekste të ndryshme në qëllimin e tyre.

Përshkrimi informues
Berati shtrihet në Shqipërinë Jugore, në Krahinën Malore Qendrore dhe pjesërisht në Ultësirën Perëndimore.
Sipërfaqja 1027 km2. Popullsia 150 000 banorë. Përfshin 3 qytete, Beratin qendër e rrethit, Kuçovën dhe Urën
Vajgurore. Mbizotëron relievi malor e kodrinor. Lartësia mesatare 455 m. Zona më e lartë është Tomori, ku ndodhet
dhe pika më e lartë Çuka (2416 m) një ndër majat më të larta të vendit.

Përshkrimi bindës
Edhe për kushtet më të vështira të motit, ne zotërojmë sisteme çatie që ju mbrojnë e ju krijojnë rehati: Ullukë
bakri, alumini ose xingatoje, 6 m të gjatë me aksesorët përkatës, të projektuar për të përballuar reshjet më
maksimale. Sisteme izolimi termike e të zërit për muret ndarëse.
Për të kursyer kohën tuaj që bëhet përherë e më e çmuar, ne ju ofrojmë sisteme laminate e tavane akustike.
E fundit dhe jo më pak e rëndësishmja është zgjidhja inxhinierike e problemeve tuaja të kësaj fushe.
Asnjëherë nuk është vonë për të na vizituar në: sallonin tonë të ekspozimit. Ju presim!

Çfarë mund të vizitosh në Tiranë?


Galerinë Kombëtare të Arteve. Institucioni më i madh i arteve pamore në Shqipëri. Këtu ruhet koleksioni kombëtar i
arteve pamore prej 4100 veprave të huaja dhe shqiptare, duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XII deri në ditët tona.
Ju presim! Nuk do të mbeteni të zhgënjyer!

Përshkrimi shprehës
“Bora”, Faik Konica (subjektiv)
Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtimshme erdhi dhe iku. Tani po hyn dimri,
edhe qiellin e kanë mbuluar re të ftohta. Edhe sot, për të parën herë, zuri të bjerë bora.
Prapa qelqeve të dritares, po shikonj. Ngadalë-ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet, bora fluturon flokë-flokë e shtrohet
mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreqë e të zbukurojë. Dy çupa të vockëla shkojnë, e në leshrat e arta të tyre, të
lëshuara mbi shpatullat bora shkruan trëndafila të argjendtë. Djemtë qeshin, hidhen, lozin e luftojnë me topa bore. Zogjtë
vërtiten rreth e rrotull prakeve ciu-ciu, një thërrime buke! Si në verë, gjithë bota janë veshur me të bardha.
Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora.......

Përshkrim objektiv
Bora, dukuri atmosferike
Bora është një dukuri atmosferike që krijohet nga kondensimi i ujit.
Atmosfera përmban avuj uji. Kur bën ftohtë, ky avull shndërrohet në shi. Kur bën shumë ftohtë, uji shndërrohet në
kristale të holla akulli dhe bie në formë dëbore.
Kondensimi i avujve të ujit në lartësi ndodh, në përgjithësi, kur temperatura është më e ulët se 0° C.
Pikëzat e ujit që formohen ngrijnë shpejt dhe kthehen në kristale të vogla akulli, që marrin forma të ndryshme
gjeometrike. Flokët e borës arrijnë në tokë vetëm kur temperatura e shtresave të ajrit që përshkojnë mbetet nën zero,
përndryshe ato shkrijnë. Bora duket e bardhë, sepse faqet e kristaleve të saj pasqyrojnë dritën.

105
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Grafik organizues për veçoritë e tekstit përshkrues.

Lloji i tekstit Veçoritë Teksti tipik ku Shembuj nga fragmenti Mjetet


përshkrues përdoret
Përshkrues - jep informacione Tekste shkencore - shtrihet në Shqipërinë - informon me të dhëna:
informues për objekte, persona, Jugore; hapësira gjeografike: krahinë
vende etj.; - sipërfaqja 1027 km2, malore
- i saktë, i detajuar; - popullsia 150 000 banorë, - toponime – Berat, Kuçovë
- terminologjia teknike - përfshin 3 qytete, - numra – 1027, 150 000, 3;
e shkencore. - Berati qendër e rrethit etj. - njësi matëse - km², m
Përshkrues - Jep disa anë të Reklamat Galeria e Arteve - institucioni - Bind me mjete gjuhësore:
bindës objektit, përmes të më i madh i arteve pamore - mbiemra në shkallën sipërore
cilave realizohet imazhi në Shqipëri; e krahasore: më i madh, më e
i dëshiruar; - ruhet koleksioni kombëtar çmuar, më maksimal,
- pak i detajuar; i arteve pamore prej 4100 - folje - zotërojmë, mbrojmë
- jep ato karakteristika veprave të huaja dhe krijojmë, ofrojmë,
që realizojnë synimin; shqiptare; - fjali nxitëse thirmore – Ju
- terminologjia jo - datojnë nga gjysma e dytë presim! Nuk do të mbeteni të
teknike. e shek. XII deri në ditët tona. zhgënjyer!

Përshkrues Ka si objektiv të: Ngadalë-ngadalë, sikur Gjuha figurative:


shprehës - ngjallë emocione, Romani, ditari ka frikë të dëgjohet, Metaforat: kthjelltësia... shkoi
(subjektiv) - paraqet mjedise, vetjak bora fluturon flokë-flokë me..., bora fluturon flokë.
personazhe etj. në e shtrohet mbi dhe. Bie Qiellin e mbulojnë re të ftohta etj.
mënyrë subjektive, kudo, e duket se kërkon të bora shkruan.
- përdor gjuhë ndreqë e të zbukurojë. Dy Epitetet: e trishtueshme, e arta,
figurative e të zgjedhur. çupa të vockëla shkojnë, të argjendta.
e, në leshrat e arta të tyre,
të lëshuara mbi shpatullat,
bora shkruan trëndafila të
argjendtë.

Përshkrues - ka si objektiv të Tekstet shkencore - atmosfera përmban avuj, Fjalë nga fjalori shkencor:
(objektiv) saktësojë të dhënat. - në të ftohtë avulli-shi, Dukuri atmosferike, kondensim,
- paraqet një mjedis, - kur bën shumë ftohtë uji- shndërrohet temperatura, forma
personazh etj., në akull. gjeometrike, shtresa ajri etj.
mënyrë objektive;
- përdor gjuhë të
zgjedhur, sipas fushës.

Të tërhiqet vëmendja e nxënësve tek e përbashkëta që i lidh të dyja shkrimet. Pavarësisht se


përshkrimi i Konicës është përshkrim letrar, ai mbështetet mbi përshkrimin objektiv shkencor.

Te Konica re të ftohta
Te shkrimi shkencor temperatura e shtresave të ajrit shkon nën zero
Te Konica bota veshur me të bardha
Te shkrimi shkencor bora duket e bardhë, se faqet e kristaleve pasqyrojnë dritën

Hapi IV. Praktikë e drejtuar, lexim hap pas hapi


Lexohen në libër tri fragmentet me të njëjtën temë Shqipëria, dhe plotësohet skema.

i qëndron besnik realitetit përshkrimi shpreh ndjenjat dhe


emocionet e përshkruesit
përshkruan në mënyrë objektive
objektiv subjektiv
i vlefshëm për të gjithë ka qëllim ta bëjë më
jopersonal tërheqës objektin

106
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve tek ushtrimi 1. Diskuton me nxënësit rreth tij.
Rendit një sërë cilësish:
Përshkrimi objektiv:
flamur kombëtar,
me fushë të kuqe e shqiponjë;
ka prejardhjen nga një vulë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti,
shqiponja dykrenore është përdorur si simbol pushteti nga perandori Kostandin … etj.
Përshkrimi subjektiv:
Flamuri përmbledh kujtimet e një kombi.
Janë kujtime lakmirash e rrëmbimesh.
Janë kujtime vetëmbrojtjeje.
Mund të mburremi se është një nga më të drejtët …etj.
Hapi V. Praktikë e pavarur, punë në grup, punë në çift
Ndahet klasa në dy grupe dhe u kërkohet për 5 minuta të lexojnë dhe të përcaktojnë alternativën
e saktë rreth teksteve të ushtrimit 3. I përgjigjen kërkesës.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 3
Të dyja tekstet janë pothuaj njëlloj. Duhet një lexim i vëmendshëm për të dalluar cili nga tekstet
është objektiv (teksti 1) dhe subjektiv (teksti 2).
Teksti 1 objektivitetin e ka të shprehur në mënyrën sesi i jep të dhënat: ka karakter informues, përdor
të dhënat arkeologjike (shkencore) me një gjuhë të ftohtë. Subjektiviteti tek teksti 2 duket te përdorimi i
një gjuhe të figurshme, e cila shpreh ndjenjat dhe përjetimet e shkruesit që kërkon të ndikojë
emocionalisht te lexuesi (pozicioni i tij është spektakolar), zonat më të bukura..., brigjet...
kanë një bukuri shokuese, turistët zbarkojnë, bukuritë më me vlerë..., bukuri e mahnitshme
mesdhetare), si dhe argumentet që sjell për të bindur lexuesin për vlerat e Butrintit (panorama e
detit, varieteti i florës, klima e butë; në vitin 2000 Butrinti priti më se 30 mijë vizitorë...)

Teksti 1 transmeton një mesazh publicitar jo të drejtpërdrejtë. Ai sjell të dhëna e fakte historike
dhe arkeologjike, që e bëjnë Butrintin një qendër të rëndësishme sa arkeologjike (mbrohet nga
UNESKO-ja), po aq edhe turistike (numërohen shumë objekte që mund të joshin dhe të nxitin
kërshërinë e vizitorëve).

Teksti 2 ka më tepër përshkrime subjektive, mbizotëron toni bindës, kur përshkruan vlerat që
ofron Butrinti dhe kënaqësitë që do të marrin vizitorët, si dhe sjell argumente të shumta për të
bindur turistët që ta vizitojnë.

Ushtrimi 2. Nxënësit punojnë në çift ushtrimin 2 (ndajnë detyrën). Njëri prej tyre përshkruan
(vend, objekt, person) në mënyrë subjektive, tjetri objektive. Shkëmbejnë punimet dhe i kërkojnë
njëri-tjetrit të vënë në dukje duke nënvizuar elementet e subjektivitetit dhe të objektivitetit.
Diskutohen në klasë disa nga punimet.

Detyrë shtëpie. Sipas këtyre shembujve nxënësve u kërkohet të përshkruajnë në dy mënyra, objektive
e subjektive, objekte që i njohin, p.sh., shkolla, klasa etj.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

107
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Mbiemri Situata e të nxënit:


Tekste të llojeve të ndryshme me
Kompetenca: Morfologji përdorim të gjerë të mbiemrave
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore: • mbiemër
Nxënësi/ja: • gjini
- forcon njohuritë rreth mbiemrit; • numër
- gjen mbiemrat dhe përcakton saktë gjininë, numrin dhe rasën e tyre; • veçori morfologjike
- dallon mbiemrat sipas tiparit që emërtojnë; • mënyrë formimi
- analizon veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësorë dhe • analizë morfologjike
marrëdhëniorë;
- analizon dhe shpjegon mënyrën e formimit të shumësit te mbiemrat;
- aftësohet në analizën morfologjike të mbiemrave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10 , libri digjital, fisha të përgatitura, temat ndërkurrikulare:
tabela të shkruara, tekste të llojeve të ndryshme Letërsia
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, stuhi mendimesh, punë e pavarur, tabela INSERT, organizuesi grafik, punë e pavarur në grup
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I. Diskutim
Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë, duke u bërë nxënësve këto pyetje:
Cilat janë rregullat e formimit të shumësit të emrave femërorë?
Cilat janë rregullat drejtshkrimore në formimin e shumësit tek emrat femërorë?
Nxënësit përmendin raste të përdorimit të emrave femërorë vetëm në numrin njëjës ose në numrin shumës.

Hapi II. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Mbiemri” dhe shtron pyetjen:
Çfarë dini për mbiemrin?

pjesë e ligjëratës e ndryshueshme

fjalë kuptimplotë
Mbiemri ka kategorinë e numrit
fjalë e mëvetësishme
gjinisë
përshtatet me emrin
rasës
shpreh cilësi shpreh marrëdhënie
Jepet përkufizimi i mbiemrit:
Mbiemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një tipar të sendit dhe përshtatet në numër, gjini dhe rasë.
Ka kategoritë gramatikore të gjinisë, numrit e rasës, të varura nga kategoritë e emrit. Mbiemri ka
kategorinë e shkallës që emri nuk e ka.

Hapi III. Praktikë e pavarur. INSERT


Lexohet fragmenti i dhënë në tekst. Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndalen te nënvizimi i mbiemrave dhe
të nënvizojnë emrat që ata përcaktojnë.

“Veshja e bariut të Onufrit meriton një vëmendje të veçantë, sepse dëshmitë e këtij lloji janë të rralla për këtë
periudhë të shkuar. Ky bari mban një veshje të lëkurtë dhensh, nën të cilën duhet të ketë një këmishë të

108
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

pambuktë, po kjo nuk duket. Kjo veshje prej lëkure është e gjatë gjer mbi gju, e hapur përpara, me mëngë
të shkurtra deri në bërryl dhe e ngjeshur për mesi me një brez të ngushtë, tek i cili varet anash një kungull
uji. Në njërën dorë ka një kërrabë. Në këmbë ka një lloj çorapeje ose çizmeje prej shajaku, të gjata
pothuaj deri në pulpë. Ai është paraqitur me mjekër, mustaqe e flokë të gjatë. Kapela e tij është shumë
karakteristike: Ajo ka formën e një kalote shumë të lartë, me strehë anëve.”

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies së njohurive,
mësiesi/ja mbështetet te tabela INSERT. Mësuesi/ja u ndan nxënësve një listë me pyetjet e mëposhtme:
Çfarë përcaktojnë mbiemrat?
Si ndahen mbiemrat në gjuhën shqipe?
Në cilat kategori gramatikore përshtatet mbiemri me emrin?
Si realizohet përshtatja e mbiemrit me emrin në gjini, numër e rasë?
Çfarë shprehin mbiemrat cilësorë? Po ata marrëdhëniorë?
Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosjen e shenjave. Nënvizimet e bëra nga
nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it në formën e informacioneve të fituara.

√ + - ?

Hapi IV. Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me
qëllim që nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për mbiemrin.

pjesë e ndryshueshme e ligjëratës

mbiemra cilësorë mbiemra marrëdhëniorë


ngjyrë Mbiemri marrëdhënie lëndore
shtrirje hapësinore marrëdhënie përkatësie
shije marrëdhënie të një sendi me
veti fizike dhe gjendje shpirtërore një veprim, një numër
cilësi të karakterit një çast kohor
një pikë hapësinore
Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësorë dhe
atyre marrëdhëniorë.

Mbiemrat cilësorë Mbiemrat marrëdhëniorë


Mund të jenë fjalë: Janë të gjithë fjalë të prejardhura nga:
të parmë: i mirë, i butë emra: i bakërt, gëlqeror
të prejardhur: i ngjashëm, guximtar ndajfolje: kohor, i sotëm, i poshtëm
të përbërë: gjakftohtë, zemërmirë numërorë: i dytë, i tretë
Prej tyre mund të formohen emra abstrakt,
vetish, cilësish, me prapashtesat -i, -si, -ri etj.: folje ose emra veprues: trishtues, tregues
i bukur – bukuri; i bardhë - bardhësi, i Prej tyre nuk mund të formohen emra abstraktë.
mirë – mirësi; i gjallë - gjallëri Nuk mund të formojnë çifte antonimike.
3. Mund të formojnë çifte antonimike: Nuk e kanë kategorinë gramatikore të shkallës
i ri/i vjetër; i bukur/i shëmtuar (bëjnë përjashtim disa mbiemra ndajfoljorë: i
4. Kanë kategorinë gramatikore të shkallës:
afërt, i largët, i vonë dhe ndonjë mbiemër tjetër)
Mësuesi i mirë, Mësuesi më i mirë
5. Njohin emërzimin e qëndrueshëm: e bukura e Njohin vetëm emërzimin kontekstual.
dheut; dhe emërzimin kontekstual; bëri dy fotografi Restoranti më i mirë ishte larg, ndërsa tjetri
artistike, më të bukurën e vuri në kornizë afër hotelit...vendosi të shkojë te më i afërti.
109
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi V. Punë e pavarur në grup


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së
ushtrimeve në mënyrë të pavarur. Jepen për t’u punuar ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 96-97.
Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Mbiemra cilësorë Mbiemra marrëdhëniorë
të mëdha, e thjeshta, polifonike, shqiptare, i përshtatur, shoqërore,
folklorike, botërore, e drejtpërdrejtë, bizantine,
e vazhdueshme, të ndërprerë, muzikor, ritmik,
bizantine, një- dy- katër -zërash, polifonik

Ushtrimi 2
Mbiemra të nyjshëm Mbiemra të panyjshëm
të bukura, e fshehura, të bukura, e interesuar, I turistike, ranore, piktoreske, idilike, natyrore,
kaltër, të bukura, të rrallë, të fshehura. mahnitëse, shqiptare, natyrore, shqiptare, ujor

Ushtrimi 3
Mbiemri Lloji i mbiemrit Gjinia Numri Rasa
Cilësorë - Marrëdhëniorë Femërorë - Mashkullorë Njëjës Shumës Emërore
të njëjta + + + Dhanore
të ngjashme + + + Kallëzore
urbane + + + Gjinore
historike + + + Kallëzore
e fortifikuar + + + Kallëzore
e ruajtur + + + Kallëzore
tradicionale + + + Kallëzore
urbanistike + + + Gjinore
arkitektonike + + + Gjinore
të fortifikuar + + + Gjinore
të hapur + + + Gjinore
të gjatë + + + Kallëzore
topullore + + + Gjinore
ballkanike + + + Gjinore
e vendosura + + + Kallëzore
horizontale + + + Kallëzore
natyrore + + + Kallëzore
të konsiderueshme + + + Kallëzore
të larmishme + + + Kallëzore

kulturore + + + Gjinore
historike + + + Gjinore
artistike + + + Gjinore

Ushtrimi 5
Të mirë, të bukur, të vegjël, të ndjeshëm, dëftues, flokëgështenjë, syulli, vetullhollë, vetullhënë, të thjeshtë,
relative, të edukuar, të jashtëm, zemërgjerë, kokëfortë, të mesëm, shtatlartë, absolutë, dinakë, të cekët, të
kuqe, të këqij, të mëdhenj, të drejtë, të butë, krijues, të errët, kombëtar, shpirtmëdhenj, kuptimplotë, të
shpejtë, gojëmbël, të mëdhenj, të ve, fukarenj, meraklinj, kimikë, naivë, faqebardhë.
Detyrë shtëpie
Ushtrimi 4 në faqen 97
Punë e diferencuar
Shkruani një ese me temë të lirë, ku të përdorni sa më shumë mbiemra.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.
110
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Teknikat e përshkrimit. Përshkrimi i Situata e të nxënit:
personit Tekste përshkruese të llojeve të ndryshme
ku vihen në dukje teknika të përshkrimit të
Kompetenca: Të shkruarit personave
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore: • tekst përshkrues
Nxënësi/ja: • teknika të përshkrimit
- njeh teknikat e përshkrimit të personave; • përshkrim objektiv/subjektiv i një
- përdor teknikat e përshkrimit të një personi; personi
- përshkruan një person në mënyrë subjektive
dhe objektive.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, ndërkurrikulare: Letërsia
e tabela, foto të Nënë Terezës etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diagrami i Venit, shpjegim i kombinuar me bashkëbisedim, praktikë e drejtuar me punë në grup, praktikë
e pavarur
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diagrami i Venit


Mësuesi/ja nis mësimin me kontrollin e detyrës se shtëpisë. Diskutojnë për mënyrën si e kanë
përshkruar nxënësit një objekt në mënyrë subjektive dhe objektive. Bëhet krahasimi dhe me anë të
diagramit të Venit vihen në dukje dallimet dhe ngjasimet midis përshkrimit subjektiv dhe atij objektiv.

objektiv subjektiv
- i qëndron besnik realitetit - shpreh ndjenjat dhe emocionet e
- përshkruan në mënyrë objektive përshkruesit
- i vlefshëm për të gjithë - e bën më tërheqës objektin
- gjuhë pa figuracion, e drejtpërdrejtë - gjuhë e zgjedhur, figurative

Përshkruan objekte, vende, persona etj.


Nxjerr karakteristika të asaj që përshkruan.
Lexuesi krijon përfytyrime për gjërat e përshkruara.
Hapi II. Shpjegim i kombinuar me bashkëbisedim
Mësuesi/ja paraqet në tabelë skemën:

Elementet e përshkrimit

Referenti Lloji i referimit Synimi

objekti që përshkruhet lloji i përshkrimit informim/bindje


Shtrohet pyetja:
- Cilat shqisa përdoren kur përshkruajmë?
Mësuesi/ja bën ushtrime të shkurtra praktike për të ilustruar pjesëmarrjen e shqisave në procesin e të
përshkruarit. Iu demonstron një tingull dhe u kërkon nxënësve ta përshkruajnë… U jep një lule ta nuhasin
dhe të përshkruajnë aromën, ta prekin atë të përshkruajnë ndjesinë etj.
111
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Shqisat

Të parit Të dëgjuarit Të nuhaturit Të shijuarit Të prekurit

Të parit – kur përshkruan pyllin në vjeshtë, mund të perceptohen me anë të të parit shumë nuanca të ngjyrave të
gjetheve: e artë (e verdhë e shndritshme), kanarinë (e verdhë e hapur, e shkëlqyeshme, ngjyrë limoni (e verdhë e
zbehtë), ngjyrë gruri (e verdhë e çelët), okër (e verdhë që vjen si e kuqe), ngjyrë mjalti (që është e verdhë e errët).

Me anë të të parit: Përshkrimi fizik i një personi


Ngjyra dhe lloji i flokëve: gështenjë, gështenjë e hapur, e errët, biondë, kuqaloshë, të verdhë të zbehtë, të
zinj, të kuq, të thinjur, gri në të bardhë.
Të krehur, të pakrehur, të shpupurisur, të dredhur, të lëshuar, kaçurrelë, të mbledhur, përpjetë etj.

Tiparet e fytyrës dhe shprehja:


Balli: i lartë, i ngushtë, i ulët, i gjerë;
Sytë: të kaltër, gështenjë, larushë, gri, jeshilë, të shkruar, të zinj;
Shprehja e fytyrës: e gjallë, e gëzuar, e qeshur, e habitur, e qetë, e ëmbël, e trishtuar, e lodhur, e menduar, e
inatosur etj.

Trupi: i gjatë, elegant, i hollë, thatanik, mesatar, normal, i shkurtër, i imët, i shëndoshë, i tretur, i rregullt.

Me anë të të dëgjuarit:
Zëri: i ulët, autoritar, lutës, bindës, i ngjirur, melodioz.

Të dëgjuarit: tinguj e zhurma në pyll: shushurima e gjetheve, fëshfëritje e kërcitje e degëve, mërmëritja e ujit,
kërcëllitja e degëve nga era, zhaurima e shiut etj.
Të nuhaturit: e këndshme, ftuese, ngacmuese, kundërmuese, e fortë, e rëndë.
Të shijuarit: pikante, e athët, e ëmbël, e shijshme, veleritëse.
Të prekurit: (lëkura) e ashpër, e butë, i lëmuar etj.

Hapi III. Praktikë e drejtuar dhe e kombinuar me punë në grup


Mësuesi/ja paraqet në tabelë një foto të Nënë Terezës dhe u kërkon nxënësve ta përshkruajnë atë.
Dëgjon disa përshkrime nga nxënësit dhe drejton pyetjen:
Çfarë patët parasysh kur përshkruat këtë figurë?
Ku e mbështetët përshkrimin tuaj?
Cili ishte synimi juaj?
Cilën mënyrë përdorët subjektive apo objektive?

Paraqet në tabelë një përshkrim të B. Currit dhe identifikon së bashku me nxënësit tipare të përshkrimit të
personit.
Përshkrimi i personit

të dhënat pamja të dhëna të dhëna jeta e marrëdhëniet


karakteri
vetjake fizike kulturore ekonomike përditshme me të tjerët

gjinia/mosha/ trupi/fytyra/ i arsimuar/ i pasur/ puna/ i hapur/ bujar/


profesioni/ qëndrimi/ i paarsimuar/ i varfër/ zakonet/ kundërshtues/ hokatar/ i
origjina veshja me kulturë i papunë koha e lirë i pjekur shoqërueshëm

112
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Bajram Curri
Me vdekjen e vërtetuar të Bajram Currit, zhduket një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i shqiptarësisë. I pastërvitur aq
sa s’dinte të nënshkruante emrin e tij dhe vente gishtin në vend të emrit në dokumentet, Bajram Curri ish shumë i
mençur prej natyre dhe përpiqej me çdo mënyrë që nipërit e tij të hyjin dhe të mësonin në më të mirat shkolla të
Evropës. Liberal në mes despotizmës, patriot në mes të tradhtisë ose të ftohtësisë kundrejt Atdheut, i patrembur
në armët, po përkrahës i brezit të ri dhe i një Shqipërie të shtruar në qetësi dhe punë, Bajram Curri kish shumë
virtyte të bukura; por virtyti më i shkëlqyer i tij ishte një besnikëri e patundur në fjalën që jepte. Një zotim nga
Bajram Curri qe një siguri e plotë dhe pa ndonjë hije dyshimi. Mbrojtës i fortë dhe i kthiellt i miqve të tij,
Bajram Curri qe i ashpër kundër armiqve, po dhe kjo ashpërsi nuk ish një ashpërsi aq e egër, sa të mos zbutej
nga zëri i urtësisë dhe nga këshillat e matura.
Ai ishte një plak 72 vjetsh, i gjatë dhe i fortë, me sy të kaltër dhe me flokë të thinjur, me dukje
madhështore ndonëse simple (i thjeshtë). Mbahej paqmë, rruhej çdo ditë, vishej mirë, hante pastërtisht
në tryezë. Në Vjenë e në Romë, ku mbante një kapellë me strehë të gjerë, na dukej si ndonjë rancher
(fermer) amerikan i pasur nga Teksasi ose nga Arizona. Çdo i huaj që piqej me Bajram Currin, largohej me
ndjenja çudie lavdëronjëse për këtë plak fisnik të kohrave të vjetra. Vdekja e tij më hidhëron posi një zi
personale. Humbja për Shqipërinë është e rëndë.

Fjalët me të zeza theksojnë tipare të përshkrimit (fizik, shpirtëror… etj.) në tekst mësuesi/ja i diskuton
ato me nxënësit dhe më pas u kërkon të ushtrohen të pavarur në identifikimin e tipareve të Nënë
Terezës te teksti i dhënë në libër.
Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe u kërkon të lexojnë fragmentin mbi përshkrimin e Nënë Terezës.
Grupet ndajnë detyrat brenda tyre dhe identifikojnë veçoritë e secilit tipar të përshkrimit.
Pasi përfundojnë punën, çdo grup prezanton në tabelë përfundimet e arritura.

Përshkrimi i personit (Nënë Tereza) Tiparet


të dhënat vetjake femna, motër e urdhnit…
pamja fizike femna shtatvogël etj.
të dhëna kulturore e arsimuar, çmimi Nobel,
të dhëna ekonomike “kapitali” i saj ishte vorfnia
jeta e përditshme përkushtimi ndaj të varfërve dhe të sëmurëve
karakteri me zemër të madhe, e palodhur, vetmohuese
marrëdhëniet me të tjerët kapërcente kufizimet shoqnore, kombëtare, etnike, raciale,
fetare, konfesionale
vizioni për jetën misionare e dashnisë dhe e paqes…
Përshkrimi i Nënë Terezës është subjektiv, pasi vihen re në të këndvështrime vetjake bazuar te përvoja
e shkrimtarit.

Hapi IV. Praktikë e pavarur


Mësuesi/ja ndan klasën në grupe. Nxënësit punojnë të pavarur me ushtrimet 3, 4, 5.
Në ushtrimin 3 mësuesi/ja udhëzon nxënësit të tregohen të kujdesshëm gjatë përshkrimit që të
gërshetojnë elementet objektive me ato subjektive.
Në ushtrimin 4 nxënësit duhet të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e një gjuhe të figurshme,
e cila të arrijë të përçojë te lexuesi emocion dhe të jetë sa më bindës, për të realizuar synimin, që
lexuesi ta pëlqejë personin e përshkruar.
(Nxënësit mund të punojnë edhe në çift duke përshkruar të njëjtin person, e më pas krahasojnë
elementet që kanë përdorur në përshkrim.)
Në ushtrimin 5 nxënësi duhet të jetë i kujdesshëm në përdorimin e argumenteve që ta bëjë
përshkrimin aq bindës, sa lexuesi të ndryshojë opinionin për të.

113
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mësuesi/ja kontrollon punën e nxënësve dhe kërkon të lexohen disa prej tyre, duke u kërkuar
nxënësve të klasës të identifikojnë cilësitë që kërkon ushtrimi dhe të vlerësojnë punën e shokëve.
Në ushtrimin 6, mësuesi/ja mund t’u japë nxënësve disa të dhëna plotësuese, të cilat do t’i
ndihmojnë ata që të krahasojnë realizimin e dy përshkrimeve të dhëna.

Një model mund të ishte:

Motra Tone ka pozuar me veshje popullore shkodrane. Janë mjaft të theksuara linjat dhe ngjyrat e
kostumit verior, që harmonizohet me sfondin e pjesës së poshtme të tablosë.
Mona Liza paraqitet me veshje të zonjave fiorentinase të epokës kur jetoi.
Motra Tone pasqyron momentin kur femra shqiptare kishte nevojë të emancipohej. Vështrimi i saj dhe
duart shprehin ndrojtje, por fshehin një botë femërore që papritmas do të çlirohet.
Mona Liza të sheh drejt e në sy. Drita bie përballë saj dhe ndriçon fytyrën, sytë dhe pjesën e kraharorit.
Në sytë e saj fshihet një mister i magjishëm i botës femërore.

Të dyja portretet janë realizuar duke pozuar para piktorit. Të dy piktorët, përveç se zbulojnë botën
femërore nga këndvështrime të ndryshme, kanë të përbashkët se nxjerrin në pah njerëzoren, realen,
duke u larguar nga mistikja, që mbizotëronte në pikturat e kohës.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Nëse nuk mjafton koha në klasë, ushtrimi 6 jepet detyrë shtëpie, duke u kërkuar nxënësve që të marrin
nga interneti material plus.

Informacion plus
Ky është një material i zgjeruar mbi përshkrimin. Theksi vihet në dallimet që ka midis tij dhe rrëfimit,
argumentimit etj.

Përshkrimi është përkufizuar gjithnjë në kundërvënie me kategoritë e tjera dhe kryesisht me narracionin. Siç
vë në dukje Charaudeau “Përshkrimi është ‘statik’, jashtë kohës dhe vijimësisë së ngjarjeve,
Narracioni është ‘dinamik’, i përcaktuar në kohë dhe përshkruan rrjedhën e veprimeve.”
Përshkrimi konsiston në dhënien e një ‘vizioni të fiksuar’, i cili u jep jetë qenieve duke i emërtuar, duke
i vendosur në hapësirë dhe duke u veshur cilësi, ndërsa narracioni konsiston në paraqitjen e përvojave
dhe ngjarjeve në kohë, ku protagonistët janë qeniet njerëzore.
Një tjetër element që na ndihmon për të dalluar përshkrimin nga llojet e tjera të teksteve dhe, sidomos
nga narracioni, është elementi gjuhësor. Në një tekst përshkrues do të hasim folje vetëm të një kohe.
Përdorimi i vetëm i një kohe foljore i jep përshkrimit karakterin statik ku mungon veprimi. Megjithatë,
përshkrimi është i lidhur ngushtë me narracionin, sepse veprimet kanë kuptim vetëm në raport me
identitetet dhe cilësimet e vepruesve të tyre. Nuk është e njëjta gjë të themi “Luani shpëtoi miun e vogël”
dhe “miu i vogël shpëtoi luanin, mbretin e kafshëve.” Nga ana tjetër, fabulat që tregojnë sesi një
personazh del nga një situatë e rrezikshme duke përdorur një dredhi, kuptohen vetëm kur një nga
personazhet identifikohet dhe cilësohet si i fortë dhe kërcënues dhe tjetri si i dobët ...
Përshkrimi afrohet dhe me argumentin, por janë të dallueshëm plotësisht. Argumentimi konsiston në
paraqitjen e veprimeve abstrakte me karakter logjik, të cilat shpjegojnë lidhjet shkak - pasojë mes ngjarjeve
dhe fakteve. Përshkrimi konsiston në identifikimin e qenieve të botës duke i klasifikuar, por pa vendosur
detyrimisht mes tyre lidhje shkakësie, Megjithatë, përshkrimi dhe argumentimi janë aktivitete të lidhura
ngushtë midis tyre, sepse përshkrimi huazon nga argumentimi një sërë operacionesh logjike për të klasifikuar
qeniet dhe, nga ana tjetër, argumentimi shfaqet vetëm kur qeniet kanë njëlloj identiteti dhe cilësimi.
Narracioni sjell një dëshmi për një ngjarje të jetuar, argumentimi tregon lidhjet e shkakësisë,
përshkrimi identifikon dhe cilëson qeniet, personazhet.
Shkëputur nga “Gjuhësi teksti”, Klodeta Dibra dhe Nonda Varfi.

114
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Përshtatja e mbiemrit me emrin Situata e të nxënit:


Kompetenca: Morfologji, drejtshkrim Tekste të llojeve të ndryshme, të cilat vënë
në dukje përshtatjen e mbiemrit me emrin
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore: • përshtatje
Nxënësi/ja: • emër
- gjen mbiemrat dhe përcakton saktë gjininë, • mbiemër
numrin dhe rasën e tyre; • numër
- di të përshtasë mbiemrin me emrin; • gjini
- analizon rregullat e drejtshkrimit të mbiemrave; • rasë, rregulla
- shpjegon ndryshimet morfologjike të mbiemrave • ndryshime morfologjike
gjatë përshtatjes me emrin;
- aftësohet në analizën morfologjike të mbiemrave.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, fisha të ndërkurrikulare: Letërsia, Historia
përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të ndryshme
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, puna në grupe dyshe, punë e pavarur, rrjeti i diskutimit, punë e pavarur në grup

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë, duke u bërë nxënësve këto pyetje:
Ç’është mbiemri?
Ç’kategori gramatikore ka ai?
Si realizohet përshtatja e mbiemrit me emrin në gjini, numër e rasë?
Çfarë shprehin mbiemrat cilësorë? Po ata
marrëdhëniorë? Nxënësit ilustrojnë me shembuj secilin rast
të përmendur.

Hapi II. Punë në grupe dyshe


Nxënësit ndahen në çifte dhe midis tyre diskutohet pjesa e lexuar në tekst. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve
që të nënvizojnë mbiemrat femërorë dhe mashkullorë. Duke përcaktuar emrin që i shoqëron, nxënësit
ndryshojnë gjininë dhe numrin e emrit, për të dalluar dhe ndryshimet që pëson mbiemri në përshtatje. Të
dhënat e nxënësve shkruhen në tabelë.
“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Europë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të
errët dhe ndonjëherë sytë e tyre janë gri. E ecura e tyre të jep kënaqësi, ashtu si dhe vallet e tyre. Lëvizjet
i kanë plot elegancë dhe forcë. Po… ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Dhe mendoj
realisht se janë si skocezet e shekullit të shtatëmbëdhjetë. Ato janë kombinimi perfekt: fytyra klasike me
një anë ekzotike. Prandaj nuk mund t’i dalloni aq lehtë, por këto gra janë kudo. Gratë shqiptare kanë
shumë klas dhe janë moderne.”

Hapi III. Rrjeti i diskutimit


Në dërrasën e zezë shkruhet pyetja: A pëson ndryshime mbiemri kur i përshtatet emrit?

115
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

PO JO
Mbiemri, si fjalë që përshtatet me emra të gjinive të ndryshme,
ndryshon sipas gjinisë, numrit e rasës, duke ndërruar nyjën, duke marrë mbaresë, ose duke dalë në të
njëjtën formë.

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me rregullat drejtshkrimore për përdorimin e mbiemrave.

Rregulla drejtshkrimore:
-Te mbiemrat me -ëm dhe me -shëm nuk shkruhet zanorja -ë pastheksore.
Shkruhet ë-ja pastheksore te mbiemrat mashkullorë me -ës, -ësh dhe te femërorët përkatës.
Shkruhen me -j shumësat e mbiemrave: të këqija (i keq).
Mbiemrat, të cilët përcaktojnë emrat mashkullorë me shumësin me -e, në numrin shumës dalin në
trajtën e gjinisë femërore.
Mbiemrat që përcaktojnë emrat mashkullorë dhe asnjanës, të cilët e formojnë shumësin me mbaresën
-ra, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore.
Të gjitha rregullat ilustrohen me shembuj.

Hapi IV. Punë e pavarur në grup


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së
ushtrimeve në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar ushtrimet 1, 2, 3 dhe 4 në faqen 102-103.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
të errta të errëta katërvendëshe katërvendshe
të vogla të vogëla të vjetra të vjetëra
të kujdesëshme të kujdesshme lëvizëse lëvizse
të cekëta të cekta djegëse djegse
të ëmbla të ëmbëla të këqinj të këqij
shumëngjyrshe shumëngjyrëshe barabrinjës barabrinjësë

Ushtrimi 2
marrëdhënior cilësor mashkullor femëror njëjës shumës
të ndershëm + + +
të gurta + + +
e kënaqur + + +
të pambukta + + +
të athëta + + +
tregues + + +
të shijshëm + + +

e sotme + + +
dinakë + + +

116
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 3
gazeta prestigjioze britanike - gjinia femërore e mbiemrave është formuar me mbaresën -
e parqet kombëtare - mbiemri përshtatet me emrin mashkullor që shumësin e bën me -e
rrënoja mahnitëse greke, romake, osmane - gjinia femërore e mbiemrave është formuar me mbaresën -
e vend turistik - mbiemri merr gjininë dhe numrin e emrit
vendesh arkeologjike - mbiemri përshtatet me emrin mashkullor që shumësin e bën me -e
historisë shqiptare - gjinia femërore është formuar me mbaresën -
e gazeta britanike - gjinia femërore është formuar me mbaresën -e
Ushtrimi 4
Mbiemra mashkullorë Mbiemra femëror
gegërisht standard gegërisht standard
të matun të matur t’argjenda të argjendta
madhni madhështi
bardh të bardhë
të leshët të leshtë
të shëndritëshëm të shndritshëm

Detyrë shtëpie
Ushtrimi 5 në faqen 103.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Emërzimi i mbiemrit Situata e të nxënit: Tekste të


Kompetenca: Njohuri gramatikore - Morfologji ndryshme ku vihet në dukje
emërzimi i mbiemrit
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. • mbiemër
Nxënësi/ja: • emërzim,
-përkufizon emërzimin e mbiemrit; • veçori gramatikore
-dallon mbiemrat e emërzuar nga ata të paemërzuar; • analizë morfologjike
-analizon nga ana gramatikore mbiemrat e emërzuar;
-shpjegon gjininë dhe numrin e mbiemrave të emërzuar;
-aftësohet në analizën morfologjike të mbiemrave.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; shkumësa me Lidhja me fushat e tjera ose me
ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të ndryshme. temat ndërkurrikulare:
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA),
organizuesi grafik, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon dhe nxit diskutimin në klasë duke
bërë pyetje nga mësimi i kaluar:
Çfarë është mbiemri?
Si i klasifikojmë mbiemrat?
Si i përshtatet mbiemri emrit?
Thoni raste të përdorimit të emrave femërorë vetëm në numrin njëjës ose në numrin shumës.
Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

117
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi II. Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)


Mësuesi/ja fillon mësimin duke prezantuar pjesën e tekstit që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga nxënësit ta
lexojë. Leximi bëhet i shtruar, me qëllim që nxënësit të kenë mundësi të shkruajnë në fletore sa më shumë fjalë
që i fiksohen. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të mbajnë shënim për sa më shumë mbiemra që dëgjojnë.

Hapi II. Shqyrtim kategorizues


Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, mësuesi/ja synon shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura nga
nxënësit, duke realizuar një analizë morfologjike të tyre. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në një
tabelë veçoritë gramatikore të fjalëve që kanë zgjedhur. Për shembull: e kuqja – emër; të kuqe – mbiemër;
të kuqen – mbiemër.
Kështu veprohet për të gjitha fjalët që kanë zgjedhur nxënësit. Përqendrohet vëmendja e nxënësve në
përdorimin e fjalës e kuqja. Vihet re se jo në të gjitha rastet është mbiemër, por del edhe si emër.
Jepet përkufizimi i emërzimit të mbiemrit:
Me emërzim të mbiemrit kuptohet kalimi i tij në klasën e emrit pa ndryshim të jashtëm fjalëformues,
pra pa ndajshtesa.

Hapi III: Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim
që nxënësit të argumentojnë llojet e emërzimeve.

kalim në klasën e emrit


emërzim i qëndrueshëm emërzim kontekstual
mbiemri ka kaluar në mbiemri funksionon si
klasën e emrit: Emërzimi i mbiemrit
emër brenda një konteksti
(e drejta, e mira, e vërteta)
gjinia dhe numri i mbiemrave të emërzuar
(ka varësi të plotë nga emri i nënkuptuar)

Mësuesi/ja mund të japë dhe informacion shtesë. Mbiemrat e emërzuar përdoren në trajtë të shquar ose
me ndonjë fjalë përcaktuese (për shembull: vajza, një vetullhollë).
Në trajtë të emërzuar mbiemrat zakonisht nuk përdoren në të gjitha shkallët. Emërzimi kontekstual është
më i rëndomtë në shkallën pohore (për shembull: shumë i miri është).
Emërzimi kontekstual i mbiemrit në funksion ndajshtimor (për shembull: kjo e vogla).
Ilustrohen me shembuj të gjitha rastet e emërzimit të mbiemrave. Aktivizohen sa më shumë nxënës për
dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabela tabak
dhe u shërben nxënësve për punën praktike.

Hapi IV: Punë e pavarur


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së
ushtrimeve në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar: Ushtrimi 1, 2, 3, faqe 105-106.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Emërzim i qëndrueshëm Emërzim kontekstual
E mira, e mira, e mira, e keqja Për të mirën, të mirën, së mirës

118
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

e keqja (e mira) - emër, gjinia femërore, rasa emërore, numri njëjës, trajta e
shquar së mirës - emër, gjinia femërore, rasa dhanore, trajta e shquar, numri
njëjës të mirën - emër, gjinia femërore, rasa kallëzore, numri njëjës, trajta e shquar

Ushtrimi 2 Ushtrimi 3
i errti i errëti Të vërtetën - kallëzore
e kaltra e kaltëra E vërtetë − emërore
i sotëmi i sotmi E bukura − emërore
e ëmbla e ëmbëla Së vërtetës − rrjedhore
i bukuri i bukri Të bukurën − kallëzore
Së bukurës − rrjedhore
e ardhmja e ardhëmja
E reja − emërore
e pavdekëshmja e pavdekshmja
Së ardhmes − dhanore
Të ardhmen − kallëzore
Të ardhmeje - rrjedhore
Ushtrimi 4
Pasi u sos në fshat të së Bukurës së Dheut, vete me gjithë luanë e tij drejt e në shtëpi të saj. Atje i doli
përpara një shtrigë dhe e pyeti: “Ç’do?” E posa tha ky se, “do të Bukurën e Dheut” me të parën shtriga e
bëri gur këtë, në çast edhe selvia e tij tek i ati u mfshik, edhe mvari qafën e saj e prindët e mjerë ia dhanë
së qarës pasi pikasën nga selvija që djali u ka humbur. E kur pa këto djali i vogël, kërceu e thirri: “Do të
vete unë, hem tim vëlla shpëtonj, hem të Bukurën e Dheut të marr“. Luanë ama e porositi fort duke thënë
që, posa të sosen te shtëpija e së Bukurës së Dheut, e posa të dalë shtriga (përse djali i kish nxënë të tëra
ato, që shtriga u punonte djemavet) ta rrëmbenjë ay sa pa marrë as edhe firomë ajo, edhe ta shtrëngojë
aqe fort sa, ja të ngjallnjë të vëllanë, t’i japë edhe të Bukurën e Dheut, ja të vritet. Jepet detyrë shtëpie:
Ushtrimi 5, faqe 106
Punë e diferencuar: Gjeni proverba të ndryshëm shqiptarë, ku të jenë përdorur mbiemra të emërzuar.
Analizoni format e tyre gramatikore.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teknikat e përshkrimit së një kafshe/ Situata e të nxënit:


vendi Teksti përshkrues të llojeve të ndryshme
Kompetenca: Të shkruarit ku vihen në dukje teknika të përshkrimit së
kafshës/ kafshës.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalë kyç
sipas temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst përshkrues
- njeh teknikat e përshkrimit të një kafshe/vendi; ● teknika të përshkrimit
- përdor teknikat e përshkrimit për një kafshë/vend; ● përshkrim i një kafshe/ vendi
- përshkruan një kafshë/vend.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste të llojeve përshkrues të ndërkurrikulare: Letërsi, Shkenca
llojeve të ndryshme, shkumësa me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, diskutim, lexim i drejtuar ,punë në grup, praktikë e pavarur, punë në çift, shkrim i lirë.

119
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Materiale mësimore:
Tekste përshkruese të llojeve të ndryshme, shkumësa me ngjyra, tabela, foto të ndryshme kafshësh,
vendesh etj.
Përshkrim objektiv

Ketri
Ketrat e kuq jetojnë në Amerikë. Lëvizin me shpejtësi, kërcejnë nga dega më degë dhe zbresin nga pemët duke
u kacavjerrë nëpër lëvoret e trungjeve. Ata mund të rrinë në pozicionin varur kokëposhtë, pa u rrëzuar. Jetojnë
mbi pemë dhe ushqehen me fara pishe ose krijojnë rezerva arrash e lajthish, të cilat i fshehin për t’u ushqyer
gjatë dimrit.

Përshkrim subjektiv
Ketri
Nëse do të vëzhgonit lëvizjet e ketrave, do të vërenit se ata janë akrobatë të vërtetë. Pa iu trembur syri hidhen
mbi degët e pemëve për të gjetur ushqimin e tyre aq të preferuar, farat e pishave. Dhëmbët e parmë, që shpesh u
ngjajnë dy perlave të arta, i ndihmojnë ata të brejnë lëvoret e pemëve. Lëkura e butë me ngjyrë të kuqërremtë,
valëzohet nga lëvizjet elastike të trupit të tij dhe merr nuanca nga më të ndryshmet. Bishti i gjatë e me qime të
dendura tundet sa nga njëra anë në tjetrën, duke e fshehur shpeshherë mes gjetheve trupin e brishtë me
këmbët e vockla dhe të shkathta. Tek kërkon në strofullën e tij lajthitë e shijshme diku në fund të degës së
pemës, sytë e gjallë të tërheqin vëmendjen për shkëlqimin dhe inteligjencën që fshihet pas tyre.

Përshkrim objektiv
Kocja
Peshk detar i familjes së kocave, me trup të lartë e të shtypur anash që ka pas kapakëve velëzorë nga një njollë
të zezë të ndjekur nga një njollë e artë në të dyja anët. Në mes të syve ka një shirit të artë, në shpinë deri në vijën
anësore me ngjyrë ulliri të çelët dhe në pjesën barkore në të argjendtë. Dhëmbët e nofullës së sipërme i ka të
vendosur në 4-5 radhë. Në Shqipëri gjendet në detin Adriatik e Jon. Jeton në gjole bregdetare të mbushura me
alga, në thellësinë 5-10 m, qëndron në tufa të vogla, në moshë të rritur. Ushqehet kryesisht natën me molusqe e
gaforre. Kërkon temperaturë 10-28°C.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Mësimi nis me leximin e detyrës së shtëpisë. Diskutohet me nxënësit si i kanë përshkruar fotot
duke dalluar llojin e përshkrimit; nëse është përdorur përshkrimi subjektiv apo objektiv, duke
argumentuar përgjigjet e dhëna. Vlerësohen nxënësit për punën e tyre.

Hapi II. Bashkëbisedim, lexim i drejtuar (Pjesa e parë e shpjegimit)


Mësuesi/ja pyet nxënësit:
- Si do ta përshkruanit një kafshë, nëse do ta kishit përpara syve?

Dëgjon përgjigjet e nxënësve duke u dhënë kështu rastin të përsëritin elementet që duhen pasur
parasysh gjatë përshkrimit të një objekti.

Klasa ndahet në dy grupe dhe secilit grup i jepet një tekst, ku është përshkruar një kafshë.
Grupi I - tekst përshkrues objektiv.
Grupi II – tekst përshkrues subjektiv.

120
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mësuesi/ja mund të ketë përgatitur fisha me lloje tekstesh (si ato që janë dhënë te materialet) ose
punohen tekstet e librit.

Mësuesi/ja vendos në tabelë në një tabak letre grafikun organizues, që është dhënë në libër, me të
dhëna për elementet që duhet të ketë parasysh nxënësi për përshkrimin e një kafshe. Këto të dhëna do
t’u shërbejnë nxënësve për të dalluar elementet e përshkrimit në tekstet e dhëna.

Nxënësit vënë në dukje dallimet që ekzistojnë në këto dy tekste. Përqendrojnë vëmendjen në tipare që
kanë të bëjnë me:
Të dhënat shkencore - peshk detar i familjes së kocave.
Mjedisin gjeografik - gjendet në detin Adriatik e Jon.
Pamjen fizike - ka trup të lartë e të shtypur anash, pas kapakëve velëzorë ka nga një njollë të
zezë, të ndjekur nga një njollë e artë në të dyja anët. Në mes të syve ka një shirit.
Jetën e përditshme - ushqehet kryesisht natën me molusqe e gaforre.
Temperaturën 10-28°C.

Nxënësit identifikojnë elementet e përshkrimit të kafshëve te shembujt e dhënë në libër.

Elementet ku do të mbështet përshkrimi i një Tiparet


kafshe (Shqiponja)
Të dhënat shkencore Shpend, shpendi më i fortë, gjahtare e mirë.
Pamja fizike Sqep i kthyer, kthetra të mprehta, shikim të shkëlqyer.
Mjedisi Ndërtojnë fole në drurë ose shkëmbinj.
Jeta e përditshme Fluturojnë lart, ushqehen me shpendë, gjitarë…
Marrëdhënia me grupin Mbizotëruese.
Marrëdhënia me njeriun

Diskutohet mbi mënyrën e përshkrimit.


- Cili prej teksteve është subjektiv/objektiv?
U kërkon nxënësve të vënë në dukje elementet subjektive ose objektive.

Hapi III. Praktikë e pavarur, shkrim i lirë


Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 1 duke ndjekur shembullin e punës së bërë bashkë me
mësuesin/en. Lexohen përgjigjet e dhëna dhe vlerësohen nga mësuesi/ja.

Përshkrimi i kafshës (delfini) Tiparet


Të dhënat shkencore Gjitar deti, jeton 100 vjet.
Pamja fizike Trup të gjatë 3,7 m, ngjyrë hiri në kurriz, bark i bardhë, lëkurë e
lëmuar.
Mjedisi Jeton në detet e ngrohta, klimë mesdhetare. Deti Adriatik, Jon.
Jeta e përditshme Ushqehet me peshq.
Marrëdhënia me grupin Jeton në grupime.
Marrëdhënia me njeriun Miqësore (shoqëron anijet).

121
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Nxënësve u kërkohet të përshkruajnë luanin, të bëjnë një përshkrim objektiv me nota subjektiviteti. Shfrytëzohen të
dhëna të sjella në klasë nga mësuesi/ja ose u jepet detyrë një orë më parë t’i nxjerrin nga interneti.

Luani është një mishngrënës nga familja felin. Pas tigrit, është më i madhi nga familja e felinëve. Sot
përgjithësish luanët jetojnë në Afrikë. Mashkulli mund të peshojë nga 120 deri në 150 kg. Gjatësia e trupit
varion nga 170 – 250 cm për meshkujt dhe për femrat nga 140-175 cm. Gjatësia e meshkujve është rreth
120 cm, te femrat 100 cm. Bishti ka një gjatësi nga 70 – 100 cm. Luanët mesatarisht jetojnë 15 vjet. Luanët
ushqehen me mish. Ata hanë nga 5-7 kg mish në ditë. Parapëlqejnë të ushqehen me gjitarë të mëdhenj, si:
zebra, antilopa etj. Ata jetojnë në kope. Meshkujt që arrijnë njëfarë moshe, përzihen nga kopeja.

Hapi IV. Shkrim i lirë, punë në çift

Pjesa e dytë e shpjegimit: Mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve për elementet e veçanta që
kërkon përshkrimi i vendit. Në tabelë afishon organizuesin grafik me elementet e përshkrimit të
vendit, duke e plotësuar edhe me një shembull, si dhe foto të vendeve që do të përshkruhen.

Përshkrimi i vendit Tiparet Shembuj


prezantimi i përgjithshëm Të dhënat gjeografike, Kruja është një qytet shqiptar dhe kryeqendër e
hapësinore. rrethit po me të njëjtin emër. Kruja ka rreth 19 400
banorë. Shtrihet 20 km në veri të Tiranës.
elementet dalluese Mal, kodër, fushë, det,
qytet, fshat, liqen, lumë etj.
elemente të natyrës Flora (bota bimore) dhe
fauna (bota shtazore).
elemente artificiale Ndryshimi i mjedisit nga Kruja është një qendër e rëndësishme turistike
puna e njeriut. në Shqipëri. Përveç kësaj, në Krujë zhvillojnë
aktivitetin e tyre dhe disa industri. Për t’u
përmendur është industria e këpucëve, në të cilën
punësohen shumë gra dhe vajza nga Kruja dhe
komunat përreth. Gjithashtu, në Krujë është aktive
edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit
gëlqeror.
ndryshimi sipas stinëve I qëndrueshëm, i
paqëndrueshëm.
historia e tij Ndryshimet gjatë historisë Për herë të parë emri Krujë përmendet në shekullin
së tij. XII. Mendohet ta ketë origjinën te fjala “krua” (burim
uji), sepse në Krujë ka shumë burime.
Kruja njihet si kryeqendra e qëndresës ndaj
pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu
udhëhoqi këtë qëndresë. Kështjella e Krujës u
rrethua 4 herë nga ushtria osmane. Në Rrethimin e
Katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.

122
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Përshkrimi i vendit Tiparet Berati


prezantimi i Të dhënat gjeografike, Berati është qytet, rreth dhe qark në Shqipërinë Jugore. Rrethi i
përgjithshëm hapësinore. Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën
Jugperëndimore të Shqipërisë. Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6
km2 (qyteti 1,6 km2), me një popullsi prej 55 500 banorësh.

elementet dalluese Mal, kodër, fushë, det, Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e
qytet, fshat, liqen, lumë kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m).
etj. Lumi i Osumit rrjedh përmes qytetit dhe jashtë tij. Ai paraqet interes për
bujqësinë, energjetikën, hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën.
Gjatësia e Osumit brenda rrethit është 51 km.
elemente të natyrës Flora (bota bimore) dhe Në basenin e Osumit veshja bimore përbëhet nga pisha, bredhi,
fauna (bota shtazore). dushku e shkurre të tjera mesdhetare. Tokat bujqësore janë kryesisht
të hinjta-kafe, me shpërndarje: 36% në fushë, 38% në zonë kodrinore
dhe 26% në zonë malore.
Në malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, një zonë prej 4000 ha është
shpallur Park Kombëtar. Për nga numri i vizitorëve, ai renditet i dyti në
vend, pas Parkut Kombëtar të Dajtit.
elemente artificiale Ndryshimi i mjedisit nga Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Ai është qytet-
puna e njeriut. muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të
larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë
kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara
mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij.
ndryshimi sipas I qëndrueshëm, i Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare
stinëve paqëndrueshëm. vjetore 15.9 gradë C. Temperatura mesatare e muajve më të ftohtë
është 7.2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 24,6 gradë C. Sasia
mesatare vjetore e reshjeve është 928 mm, kryesisht në muajt e
dimrit. Ajri është i pastër falë gjelbërimit brenda qytetit dhe në kodrat
që e rrethojnë.
historia e tij Ndryshimet gjatë Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën
historisë së tij. shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit. Berati u përket
qyteteve të rralla, ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon
pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës
në të, 2600-1800 p.Kr. Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-
VI p.Kr. këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet
e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Qyteti i
mirëfilltë u themelua më 313-310 p.Kr., si qytet-kështjellë i Dasaretisë,
i quajtur Antipatrea, emri i parë i qytetit. U pushtua nga bullgarët në
shek. IX dhe u quajt Belgrad (Qytet i Bardhë) – Berati i sotëm.
Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej
jashtë mureve të kështjellës. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti
më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje
dhe me 5 medrese. Berati mori pamjen e sotme në shek. XVIII dhe
sidomos në shek. XIX, pas tërmetit të vitit 1851. Ekzistonin punishte
me 5 deri 10 krahë pune dhe disa fabrika të vogla mielli e vaji. Në fund
të viteve 1800, në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke
qenë kështu qendra më e lulëzuar ekonomike, tregtare e kulturore e
Shqipërisë së Jugut.
Deri në mes të shek. XX në Berat ekzistonin ende tri tregje të gjera, të
cilat funksiononin rregullisht çdo të shtunë. Për nga numri i zejtarëve
Berati ishte në vend të parë; ushtroheshin rreth 23 lloje e zejesh.

123
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Berati Mësuesja u kërkon nxënësve t’i përshkruajnë qytetet në çift.


Për t’i ndihmuar nxënësit, mësuesi/ja mund të paraqesë në tabelë edhe
një sërë pyetjesh, që bëjnë të mundur zbulimin e karakteristikave të vendit.
- Cili është pozicioni gjeografik?
- Si është relievi i zonës?
- Cilat janë aspektet e florës dhe të faunës që e dallojnë këtë qytet?
- Cilat janë disa nga ndërtesat dalluese që i shtojnë vlerat këtij qyteti?
- Cilat janë tiparet karakteristike të motit në këtë qytet?
- Çfarë ndryshimesh të rëndësishme ka pësuar qyteti me kalimin e viteve?
- Cilat ngjarje kanë ndikuar në jetën e këtij qyteti (kanë lënë gjurmë)?
Nxënësit bëjnë një përshkrim objektiv me elemente subjektive, duke
mbajtur parasysh të dhënat.

Lexohen disa përshkrime dhe diskutohet rreth teksteve të krijuara dhe


mënyrave të përshkrimit (subjektivitetit, objektivitetit, synimit etj.)

Nxënësit që kanë punuar në çift mund të shkëmbejnë tekstet me shokët


dhe të përcaktojnë elementet që u kërkohen.
Detyrë shtëpie. Përshkruani vendin që ju pëlqen më shumë. Gërshetoni përshkrimin subjektiv me atë
objektiv, synoni të tërhiqni vëmendjen e lexuesit dhe ta bindni të ndërrojë mendim.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X


Tema mësimore: Teknikat e përshkrimit së një objekti Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të shkruarit Teksti përshkrues të llojeve të ndryshme ku
vihen në dukje teknika të përshkrimit së vendit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst përshkrues
- njeh teknikat e përshkrimit të një objekti; ● teknika të përshkrimit
- përdor elementët e nevojshëm për përshkrimin e një ● përshkrim objektiv/subjektiv i një objekti
objekti;
- përshkruan një objekt në mënyrë objektive dhe
subjektive.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste të llojeve përshkrues të llojeve ndërkurrikulare:
të ndryshme, shkumësa me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, diskutim, organizues grafik,punë në grup, praktikë e pavarur, shkrim i lirë.

Materiale mësimore:
Tekste përshkruese të llojeve të ndryshme.

124
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Billi kondicioner
Ju ofron sistemin qendror të kondicionimit më të mirë për një mjedis komod në shtëpi, zyrë e kudo. Epërsitë e tij
janë të palimituara për një jetesë të rehatshme dhe pa shpenzime.
Izolimi termik i shkëlqyer ju siguron një temperaturë konstante gjatë gjithë stinëve të vitit. Pesha e lehtë dhe zvogëlimi i
humbjes së ajrit lejon instalimin e tij me lehtësi, falë aksesorëve fleksibël për t’u përshatur për çdo lloj thyerjeje dhe përmase.
Gjithashtu, ky tip sistemi është i pajisur me standarde të larta sigurie për të mos vënë në rrezik në asnjë moment jetën tuaj.
Ajo çka do të shtonim në fund është pamja estetike e tij, e cila përshtatet me çdo lloj mjedisi modern ose tradicional duke
bërë të mundur që ju të kurseni më shumë energjinë elektrike dhe të mendoni për xhepat tuaj, e
për më tepër të keni në shtëpinë tuaj objektin e përshtatshëm dhe ekonomik.

Monumenti i Isuf Myzyrit


Është vendosur në lulishten pranë sheshit “1 Maji”, në qytetin e Elbasanit, e përuruar më 14 mars 2002, me rastin e 121 -
vjetorit të lindjes së Isuf Myzyrit. Punuar me mjeshtëri nga skulptori Artan Peqini, pasqyron një pjesë të traditës kulturore të
qytetit, “muzikën”. Figura qëndron e vendosur mbi një kub të thjeshtë të veshur me mermer gri brenda një parcele me lule,
midis trotuarit përballë kryqëzimit të rrugëve. I kushtohet figurës së njohur elbasanase I. Myzyrit, i cili krijoi një fond të gjerë të
këngës qytetare elbasanase të shek. XX. Figura e bronztë është paraqitur me violinë në dorë dhe poshtë faqes së majtë
duke u përulur përballë publikut që duartroket. Dora e djathtë është paraqitur në pozicion gjysmë të lëshuar me harkun e
violinës përpara, me idenë se këngëtari ka mbaruar këngën dhe u kthen mirënjohjen bashkëqytetarëve, të cilët shpërndajnë
këngën e tij kudo. Kjo skulpturë është realizuar në bronz me përmasat e një njeriu të zakonshëm.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Mësimi nis me kontrollin e detyrës së shtëpisë. Lexohen disa punime dhe diskutohen me nxënësit
rreth tyre. Përqendrohet vëmendja te mënyra e përshkrimit, identifikohen elementet e përshkrimit dhe
origjinaliteti në punën e nxënësve.

Hapi II. Punë në grupe, organizues grafiku, diskutim


Mësuesi/ja paraqet në tabelë dy tekste: “Monumenti i Isuf Myzyrit”, “Billi kondicioner”, si dhe
organizuesin grafik të elementeve të përshkrimit të objektit.
Pasi ndan klasën në dy grupe, u kërkohet nxënësve të përcaktojnë objektin e përshkrimit dhe të
zbulojnë elementet përbërëse të përshkrimit të një objekti.

Elementet Të dhëna Shembuj


Pjesët kryesore Nga se përbëhet? Figura qëndron mbi një kub të thjeshtë të veshur
me mermer gri brenda një parcele me lule, midis
trotuarit përballë kryqëzimit të rrugëve.
Origjina Nga cila periudhë ekziston dhe E përuruar më 14 mars 2002, me rastin e
përdoret. 121-vjetorit të lindjes së Isuf Myzyrit.

Përdorimi, roli në mjedis Cili është shpikësi, autori? Punuar me mjeshtëri nga skulptori Artan Peqini.
Me kë/me se është i kush e përdor, ku, kur, si I kushtohet figurës së njohur elbasanase I.
lidhur në kohë Myzyrit.
Me kë/me se është lidhur Persona dhe fakte që kanë Realizuar me bronz, vendosur në lulishten
të bëjnë me të, vendet ku pranë sheshit “1 Maji”, në qytetin e Elbasanit,
në hapësirë
gjendet. krijoi një fond të gjerë të këngës qytetare
elbasanase të shek. XX.
Këngëtari ka mbaruar këngën dhe u kthen
mirënjohjen bashkëqytetarëve.
Nxënësit punojnë në grup, listojnë elementet përbërëse të përshkrimit duke ilustruar me shembuj për çdo rast.

Diskutohet mbi mënyrat e përshkrimit të dy objekteve, njëri është përshkrim objektiv (monumenti), tjetri
është subjektiv, me qëllim që ta pëlqejë lexuesi (sistemi i kondicionimit)
Shembull
Lexohen tekstet e paraqitura në libër dhe identifikohen këto cilësi:

125
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Përshkrimi i objektit Tiparet


(Kulla e Sahatit të Tiranës)
Pjesët kryesore Sahati/kambana, shkallët në formë spirale.
Origjina Ndërtuar nga viti 1822 deri më 1930-n orë e sjellë nga Gjermania/
kisha e Shkodrës… etj.
Përdorimi, roli në mjedis Është hapur që në 1996-n për turistët e huaj.
Me kë është lidhur në kohë Simbol i emblemës së bashkisë.
Me kë është lidhur në hapësirë Gjendet në Tiranë, deri më 1970-n ka qenë ndërtesa më e lartë e
qytetit…

Diskutim rreth punës në grup dhe këtyre veçorive.

Hapi III. Punë e pavarur, shkrim i lirë


Mësuesi/ja paraqet foto të ndryshme objektesh dhe u kërkon nxënësve në mënyrë individuale:
të përshkruajnë në mënyrë objektive objektin, gërshetuar edhe me elemente subjektive;
të përshkruajnë një objekt në mënyrë subjektive, me synim që ta pëlqejë lexuesi këtë
objekt. Lexohen dhe vlerësohet puna e nxënësve nga nxënësit dhe mësuesi/ja.

Hapi IV. Punë në grupe, shkrim i lirë


Bëhet një përmbledhje e njohurive të marra në temat e fundit, duke u ndalur te disa rregulla bazë,
që duhet të mbajë parasysh nxënësi para se të realizojë një përshkrim, si:
a. grumbullimi i të dhënave për objektin që do të përshkruhet; b.
zgjidhet pozicioni i shkruesit: objektiv a subjektiv;
c. përcaktohet qëllimi i përshkrimit (informues, shprehës apo
bindës); ç. përcaktohet struktura;
d. rikujtohen elementet e përshkrimit, sipas objektit.

Duke iu referuar elementeve që duhet të kenë parasysh për të shkruar një tekst përshkrues, nxënësve u
kërkohet të listojnë objekte, vende, kafshë, persona të preferuar që i njohin dhe mund t’i përshkruajnë.

Nxënësit ndahen në katër grupe të mëdha dhe secili grup përshkruan një person, kafshë, vend, objekt në
dy mënyra: objektive dhe subjektive.
Brenda grupit punohet individualisht dhe më pas nxënësit zgjedhin punimet më të mira që do t’i paraqitin
në emër të grupit a.

Brenda grupit punohet në katër nëngrupe të vogla, që përkatësisht përshkruajnë objektin e dhënë në
mënyrë objektive, bëjnë një përshkrim subjektiv me synim që t’i pëlqejë lexuesit, një përshkrim me
elemente subjektive që të bindë dhe ta informojë lexuesin.
Hapi V. Prezantimi
Puna e çdo grupi prezantohet para klasës, kujdes tregohet nga anëtarët e grupit të përcaktojnë
elementet e përshkrimit, si dhe veçori të gjuhës së përdorur duke i paraqitur ato në tabela përkatëse
të dukshme përpara klasës.

Shënim. Mësuesi/ja duhet t’i kushtojë një vend të rëndësishëm analizës gjuhësore të përshkrimit, si
lloj shkrimi.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë tekste të ndryshme informuese - paraqitëse.


Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve në grup dhe në mënyrë individuale, kujdes tregon në kontributin e
punës së nxënësit në aspekte të veçanta. Vlerësohet ora e mësimit.

126
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Përshkrimi letrar dhe joletrar Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të dëgjuarit Tekste përshkruesetë llojeve të ndryshme
(letrar dhe joletrar) ku vihen në dukje veçori
të përshkrimit të secilit prej tyre.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst përshkrues
- dëgjon një përshkrim letrar dhe joletrar; ● përshkrim letrar
- dallon përshkrimin letrar nga ai joletrar; ● përshkrim joletrar
- përcakton veçori dhe karakteristika të përshkrimit ● funksion stilistik i figurave
letrar dhe joletrar;
- krahason përshkrimin letrar me joletrar;
- shkruan një përshkrim letrar dhe joletrar.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste përshkruese të llojeve të ndërkurrikulare:
ndryshme( letrar,joletrar), shkumësa me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, diskutim, organizues grafik, ditari dypjesësh, diagrami i Venit, punë në grup, praktikë
e pavarur, shkrim i lirë.
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I
Mësuesi nis mësimin me një organizues grafik, në ë cilin vë në dukje karakteristikat e përshkrimit.

I vendos objektet në hapësirë Karakter statik


I vesh me cilësi
Përshkrimi
I klasifikon

objektiv/subjektiv përcjell imazh/vizion përcjell


ndjeshmëri
Hapi II
Shkruhen në ditarin dypjesësh cilësi dhe karakteristika të përshkrimit letrar dhe joletrar. Mësuesi rikujton
me nxënësit njohuritë e marra në klasat pararendëse

Karakteristika Funksioni Karakteristika


Përshkrimi letrar Përshkrimi joletrar

Hapi III
Mësuesi lexon dy tekstet dhe u kërkon nxënësve që gjatë dëgjimit të mbajnë shënime e të përcaktojnë:
Objektin e përshkrimit.
Informacionin e marrë.
Llojin e përshkrimit.
Ndjesinë e përcjellë.
Gjuhën e përdorur.
Hapi IV
Nxënësit përcaktojnë me karakteristika të secilit tekst dhe më tej i krahasojnë në diagramin e Venit

127
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Teksti 1 Teksti 2
Përshkrues letrar Përshkrues joletrar

Hapi V. Punë e pavarur


Nxënësit punojnë të pavarur me ushtrimet:
Gjejnë epitetet, metaforat e krahasimet dhe tregojnë funksionin e tyre stilistik.
Gjejnë mbiemrat në tekstin e dytë dhe i krahasojnë me ato të tekstit 1.

Detyrë shtëpie (shkrim i lirë)


Zgjidhni një objekt dhe përshkruajeni sipas modelit të dhënë në libër.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teksti rrëfyes Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit Teksti rrëfyes i llojeve të ndryshme ku
vihen në dukje veçori të tij dhe teknika të
rrëfimit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst rrëfyes
- identifikon tekstin rrëfyes dhe llojet e tij ; ● teknika të rrëfimit
- krahason rrëfimin real me rrëfimin fantastik; ● rrëfim real/ fantastik
dallon pesë pyetjet kyç të kronikës;
analizon veçoritë gjuhësore të teksteve të ndryshme
rrëfyese.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste rrëfyese të llojeve të ndryshme, ndërkurrikulare:
shkumësa me ngjyra, tabela
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, punë në grupe, shkrim i lirë, diskutim, Diagrami i Venit

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bashkëbisedim
Bashkëbisedohet me nxënësit për udhëtimet. U kërkohet të tregojnë mbresa nga udhëtimet e tyre, si dhe
të flasin për rëndësinë e udhëtimeve.

Hapi II. Punë në grupe, shkrim i lirë


Ndahet klasa në tri grupe dhe i kërkohet secilit grup të analizojë një nga tekstet që janë në libër, duke
u përqendruar te rubrika Analizoni gjuhën e tekstit.

Hapi III. Diskutim, Diagrami i Venit


Përfaqësuesit e çdo grupi paraqitin para klasës përfundimet e nxjerra dhe me anë të Diagramit të
Venit nxjerrin veçoritë e tekstit rrëfyes letrar dhe joletrar.

128
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Detyrë shtëpie

Ushtrimi 6, 8 f. 115. Analizoni gjuhën e përdorur në tekstet e dhëna, duke u përqendruar te foljet
e përdorura.
Parapërgatitni temën Llojet e tekstit rrëfyes, duke sjellë në klasë tekste rrëfyese të llojeve të ndryshme.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimi.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Lloje të tekstit rrëfyes Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit Teksti rrëfyes i llojeve të ndryshme ku vihen
në dukje veçori të tij dhe teknika të rrëfimit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst rrëfyes
- identifikon tekstin rrëfyes dhe llojet e tij; ● teknika të rrëfimit
- krahason rrëfimin real me rrëfimin fantastik; ● rrëfim real/fantastik
- dallon pesë pyetjet kyç të kronikës;
- analizon veçoritë gjuhësore të teksteve të ndryshme
rrëfyese.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste rrëfyese të llojeve të ndërkurrikulare: Letërsi artistike dhe
ndryshme, shkumësa me ngjyra, tabela. dokumentare
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, lexim i drejtuar, praktikë e drejtuar, dora e pyetjeve.

Anekdotë
Ishte një fshatar i varfër. Kishte vetëm një gomar, po edhe për atë nuk kishte ushqim. Dimri ishte i gjatë e ushqimi
po i mbarohej. Vendosi ta mësonte gomarin të mos hante. Kështu, ia pakësoi ushqimin ditë për ditë. Pas ca kohësh,
gomari u dobësua aq shumë, saqë nuk fuste më asgjë në gojë. Fshatari i mjerë u gëzua që, më në fund, gomari, u
mësua të mos hante. Të nesërmen, kur u zgjua në mëngjes, e gjeti gomarin të ngordhur. Thotë me vete fshatari: “Ta
marrë djalli, ta marrë! Pikërisht tashti që e mësova të mos hante, ky vajti e ngordhi.”

Reportazh për vite të largëta


Vaporin simpatik e komod “Bjello Ostrov” ne studentët, udhëtarët e zhurmshëm, e “pushtuam” që në orët e para
të atij dhjetë shtatori 1952. Mbasi çdo gjë u bë gati, anija ngriti spirancat, zgjidhi hekurat me tokën shqiptare dhe, duke
u kolovitur mbi shpinën e detit, nisi rrugën e gjatë për në brigjet e Odesës. Kur dolëm në Adriatikun e hapur e në
horizontin e lënë pas, po treteshin kodrat e ndërtesat e fundit të qytetit të Durrësit. Atëherë ne u kujtuam të
përshëndetemi edhe një herë me ato brigje që nuk do t’i shihnim për vite me radhë.
Nga marinarët e “Bjello Ostrovit” detarë të pasionuar, mësuam se vapori që i ngjasonte një vile të madhe
lundruese, kishte qenë pronë e Carit dhe përdorej nga familja e tij për udhëtime turistike deri në brigjet e
Mesdheut. Edhe emri, që në përkthim shqip do të thotë “Ishull i Bardhë”, ishte i bukur. Njëri nga shokët tanë që e
njihte mirë rusishten, ua priti me shaka marinarëve. “Domethënë ju dhe ne jemi nipërit e Carit”. Qeshëm me zë të
lartë. Në fakt, nga paraqitja mund të merreshim si nipër, sepse ishim goxha çuna, por ç’e do se na tradhtonin
valixhet e drunjta, që s’dinim ku t’i fshihnim...
“Dera e prapme e shtypit” (kujtime) nga Marash Hajati

129
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kronikë
Baxhaku promovon “Gur”, librin e jetës reale të shqiptarëve

Baxhaku mbrëmjen e djeshme ishte thjesht i paarritshëm. Edhe fizikisht. Ne që mbërritëm të fundit e që salla e
tejmbushur refuzoi të na përfshinte, e vëzhguam promovimin e librit të tij nga pas ca grilave të trasha plastike që
gjendeshin në fund të saj, mbase pjesë e mbetur e dekorit të një shfaqjeje. Madje na u duk vetja sikur të ishim
fshehur pas një gardhi në fshat. Më tej, që t’i merrje një autograf, po të njëjtit, Baxhakut, duhet të rrijë në radhë dhe
mundësisht të realizoje disa herë atë procesin e njohur kimik të lëshimit e tharjes së djersëve. Ç’të bësh, të gjithë
kujtojnë se e kanë më shumë mik se të tjerët dhe e zgjasin këtë moment me këmbime batutash, përqafime… Kështu
e ka ndërtuar ai me të gjithë, duke i kushtuar rëndësi të madhit e të voglit, të rëndësishmit dhe të parëndësishmit. I
njëjti konceptim e ndërtim lidhjesh jetësore nuk shmanget as në thelbin e librit të gazetarit, mik i të gjithëve, Fatos
Baxhaku. “Gur” është titulli kuptimplotë që natyrshëm të sjell ndjesinë e një diçkaje të vendosur fort, të
ngulitur fort, thjesht të pazgjidhshme, diçkaje që të paktën mua më sinonimohet me fjalën “taban”…
Baxhaku është nga ata lloj gazetarësh të përzhëlitur, që kanë arritur prej vitesh stadin e një profesori të mirëfilltë
gazetarie, por që nuk heqin dorë nga pena. Pak më shumë se një vit më parë, ai preferoi të mbulonte rubrikën e
reportazheve te gazeta “Shqip”, ku ka meritën e themeluesit. Kërkoi vetëm një makinë. Aparatin fotografik e bleu
vetë, se e kishte merak. Dhe u nis të gjente, të përjetonte dhe më pas të rrumbullakoste në shkronja mundësisht sa
më shumë histori e halle të jetës së një populli të tërë. Ndodhte që një pjesë të mirë të rrugës ta bënte më këmbë, por
kjo nuk është një përshtypje e regjistrueshme në mendjen e tij. Kështu në redaksinë e Tiranës nisën të zbrisnin nga
ekstremet e Tropojës, Bulqizës, Peshkopisë, Korçës, Gjirokastrës, Fierit etj., reportazhet e jetës, personazhet krejt të
përditshëm e të zakontë, të përshkruar dhe më pas të lexuar si mahnitës, të jashtëzakonshëm.

Përrallë - “Breshka dhe lepuri”


Një breshkë po kullotte buzë nji gardhi. Kalon andej pari nji lepur e ndalet e shpotit:
{
narracion - Sa e ngathta gja je! - po i thotë, tue ngrehë veshët.
- Sa baj vetë për pesë dekika, ti s’mundesh me ba për nji javë.
dialog
- Ashtu mos thuej, - ia pret breshka. – Unë njimend të dukem gja e ngathët po ty ta kaloj!
Qeshi lepuri e, sa me u tallë me të, caktoi nji sukë bukur larg, e u vunë me u mujtë se kush do të
mbërrinte ma parë.
narracion U nisën të dy përnjiherë: breshka dalëngadalë e lepuri vrap si era. Lepuri mbas do kohe suell kryet

{
& mbrapa e, tue mos e pa kund breshkën, mendoi se do të kishte kohë mjaft me ba nji sy gjumë.
përshkrim Zu vend në shulla, buzë nji kaçube, uli veshët e fjeti.
Breshka eci gjithë ditën e mbrrijti majë sukës e u vu me kullotë. Kur i duel gjumi lepurit, u ngrit pa
kujdes e në pak hapa u kap tek vendi i shenjuem. Por, sa u habit kur pa se breshka kishte mbrrijtë
përpara e po kullotte nëpër bar të njomë.
dialog/vlerësim{- He! - tha lepuri. – Tash po e shof se s’qenka shpejtësia, por qenka qëndresa ajo që ban punë.
“Përralla shqiptare”, Naim Frashëri, f.157.

Pjesë ditari

E diel, 14 qershor 1942


Të premten u zgjova që në orën gjashtë. U zgjova herët, pse atë ditë ishte ditëlindja ime. Nuk qe nevoja të ngrihesha
aq shpejt dhe duhej ta përmbaja kureshtjen time gjer në shtatë pa një çerek. Por nuk u përmbajta më gjatë. Vrapova
në dhomën e bukës, ku Morheni, maçoku ynë i vogël, më përshëndeti me përkëdhelje. Nga ora shtatë vrapova
te prindërit dhe pastaj, së bashku me ata, shkova në sallon që të shihja dhuratat e mia dhe t’i nxirrja nga paketat.
Në radhë të parë të pashë ty, o ditari im, dhe për mua ti ishe dhurata më e bukur. Më kishin dhuruar dhe një tufë
trëndafilash, një kaktus, disa gema peonie. Këto qenë lulet e para, por më vonë erdhën edhe të tjera. Babai më ka
sjellë shumë herë dhurata, por edhe miqtë e mi më kanë mësuar me këto. Kështu më dhuruan, ndër të tjera, një
“Camera obscura”, shumë gjëra për të ngrënë, “një lodër durimi”, një varëse të bukur, “Legjendat dhe përrallat
holandeze” prej Jozef Kohenit, një libër tjetër tërheqës “Udhëtimi i Deisit ndër male”, e disa të holla. Me këto bleva
edhe “Legjendat heroike të grekëve dhe romakëve”, që janë shumë të bukura!
Pastaj erdhi Liza, më mori dhe shkuam në shkollë. Së pari, bleva bonbone për mësuesin dhe për bashkënxënësit e
mi dhe pastaj filluam mësimin.
Tani e mbyllim. Sa e gëzuar jam që të kam ty!
(Marrë nga “Ditari i Ana Frankut”, f. 9)

130
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Letër

Torino, 7. VII. 1938


E dashur Jovanka,
Ti ende nuk më ke përgjegjë për letrën teme, por unë njësoj po të shkruej.
Me shëndet jam mirë, por duhet edhe mjaft kohë, për me ndejt këtu, me u shëndoshë mirë. Unë nuk mërzitem, mjaft
që kam me dalë njëherë.
Si kanë dalë me nota gjelifanat? Si e kalojnë me fmitë e mëhallës, se aty janë mjaft edhe gjithfarësh? Më
vjen keq se aty s’kanë aspak shoqni të mirë, prej të cilëve me mujtë me xanë gja të mirë, por nejse.
Unë ka do ditë që matem me shkue në bjeshkë, por ende nuk u nisa, por tash nuk asht tue bamë gjithaq xetë as këtu.
Mirë që e paske tash Ujnën pak më afër, për me mujtë me shkue. Si po e kalojnë ata, si i kanë fëmijët? Biserka dhe
Tasi a kanë kalue në klasë? – Bani të fala.
Jovoja ku punon tash?
A ju habitnë ato prej Tivarit? Të puth me fëmijë
Milloshi

(Marrë nga Migjeni, Vepra, f. 315)

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bashkëbisedim, lexim i drejtuar


Mësuesi/ja nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë.
Nxënësit kanë sjellë në klasë tekste rrëfyese të ndryshme. Lexohen disa prej tyre. Mësuesi/ja u drejton
pyetjen: - Pse është tekst rrëfyes?
- Cilat janë ato veçori që e klasifikojnë si të tillë.
Përgjigjet e nxënësve mund të jenë të ndryshme: tregon, rrëfen etj.

Hapi II. Lexim i drejtuar


Në tabakë letre ose në shirita letre mësuesi/ja ka shkruar tekste të ndryshme narrative, të cilat i paraqit
në tabelë ose ua shpërndan nxënësve në grupe.
Lexohet fjalia e parë e mësimit: Teksti rrëfyes... dhe shtrohet pyetja:
Cilat nga grupet kanë tekste letrare? A ka rrëfim në to? Ilustrojeni përgjigjen
tuaj. Kjo pyetje mund të drejtohet edhe për tekstet joletrare.
Lexohet paragrafi i dytë deri te ... të shkakut dhe të
veprimit. Shtrohen pyetjet:
Cila është marrëdhënia e elementit kohor me atë hapësinor në fragmentin tuaj?
Cili element krijon varësinë logjike të tekstit tuaj? (struktura e tekstit)
Lexohet pjesa e fundit e paragrafit dhe shtrohet pyetja:
Si ndërtohet struktura e një teksti i drejtimit letrar modern ose postmodern?
Lexohet paragrafi i tretë.
Cilat janë disa nga format narrative të teksteve letrare? (miti, legjenda, përralla, romani, tregimi etj.)
Cilat janë disa nga format narrative të teksteve joletrare? (kronika, reportazhi)
Lexohet paragrafi i katërt.
Cilat nga format e tekstit narrativ, në raport me referentin (rrëfimi, ngjarja, subjekti që trajton) janë
reale apo të trilluara (fantastike)?

Secili grup identifikon llojin e tekstit të tij dhe argumenton nëse referenti i tij është real apo i trilluar.
Shënim. Në këtë kontekst fjala fantastike është përdorur në kuptimin: të trilluara, joreale, që nuk kanë
ndodhur vërtet.

131
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mësuesi/ja paraqit në dërrasë organizuesin grafik të formave të tekstit narrativ në raport me referentin,
e cila plotësohet me lloje tekstesh joletrare dhe letrare nga nxënësit:

Qëndrimi i shkruesit real i trilluar


objektiv
subjektiv

Lexohet rreshti i parë i paragrafit të pestë.


- Cilat janë elementet e një teksti narrativ?
Zbërthimi i tekstit narrativ bëhet nëpërmjet pesë pyetjeve që fillojmë me: Kush? Çfarë? Ku? Kur?
Pse? Pyetjet e mëposhtme do t’i ndihmojnë grupet të identifikojnë saktë llojin e tekstit.
Cili prej teksteve ka në qendër të tij persona realë dhe cili personazhe të trilluara?
Në cilin prej teksteve:
koha dhe vendi janë të mirëpërcaktuar,
ka personazhe protagoniste dhe personazhe dytësore (episodike),
ka renditje kronologjike, sekuenca kohore faktesh, rend artificial nëse autori do që t’u kushtojë
vëmendje aspekteve të caktuara,
ka një përdorim të gjerë të ndajfoljeve të kohës, folje në kohë të shkuar,
ka prani të llojeve të ndryshme të tekstit, si: përshkrim, reflektimit të personazheve dhe të autorit.
Nga përgjigjet që u japin nxënësit këtyre pyetjeve, nënvizohen tiparet e tekstit narrativ joletrar.

Hapi III. Lexim i drejtuar, praktikë e drejtuar


Mësuesi/ja ndan klasën në grupe dhe kërkon prej tyre që për 5 minuta të lexojnë veçoritë e kronikës,
letrës dhe të ditarit më pas e drejton vëmendjen e nxënësve tek tekstet që kanë përpara (kronika mbi
promovimin e librit të Fatos Baxhakut, pjesë nga “Ditari i Ana Frankut”, letra e Migjenit ose do të punojnë
me tekstet e dhëna në libër).
U kërkohet nxënësve të identifikojnë veçoritë e strukturës dhe disa nga tiparet e gjuhës së përdorur në
këto tekste.

Zgjidhje ushtrimesh Ku
Kur Where Çfarë

Ushtrimi 1 (dora e pyetjeve) Pse

Kush? - deputetët e mbledhur në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit When What

më të lartë të shtetit kosovar, përfaqësues të shteteve të ndryshme; Kush Why


Çfarë? - shpallën Pavarësinë e Kosovës; Who
Kur? – më 17 shkurt 2008, ora 15 e 49 minuta; Në anglisht
Pse? – për të qenë një shtet i pavarur dhe sovran; quhen
Ku? - në Kosovë. 5-W
koha, vendi, i mirëpërcaktuar
personazhe kryesore – Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi
personazhe dytësore – deputetë të Kuvendit të Kosovës,
rendi – kronologjik (në sallën e Kuvendit të Kosovës) dhe artificial (sjell informacion
për veprime të H. Thaçit në Prekaz, në Prishtinë, në Tiranë - Bacë, u kry!
përdorimi i ndajfoljeve të kohës: tashmë, më pas etj.
përdorimi i foljeve në kohë të shkuar: u krye, pat shkuar, kaloi, vazhdoi etj.
prania e llojeve të ndryshme të tekstit: përshkrimi i sallës etj.

132
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kjo është një kronikë interesante, pasi është e pasur me informacion, me përshtypje, emocione, të
dhëna, ngjarje etj. Në këtë mënyrë do të veprohet edhe nga grupet e tjera. Veç elementeve kryesore të
tekstit narrativ, të nënvizohen me shembuj edhe karakteristikat përkatëse.
Ushtrimi 2
Ditari
Kur? - të martën
Kush? - protagonisti kryesor, i cili tregon ngjarjen
Ku? - në burg
Çfarë? - vizituan dajën dhe babanë
Pse? - donin t’i takonin, pasi ishin të sëmurë dhe jetonin në kushtet e vështira të burgut.
Letra
Kur? - 14.06.1937
Ku? - Romë
Kush? - Tefta Tashko i shkruan z Poradeci
Çfarë? - një letër
Pse? - e falënderon për vjershat e bukura

Ushtrimi 3
Folje në kohë të shkuar të mënyrës dëftore, p.sh.: U bë, u kry, pat shkuar, pat luftuar, tha, ishte
vendosur, u bënë, dha, kontribuoi, kërkoi, ishte, qëndronin, ndodheshin, mori etj.

Detyrë shtëpie
Ushtrimi 4, f. 119. Krahasoni letrën me ditarin, si tekste narrative. Vini re ndryshimet midis tyre.
Analizojini duke u bazuar te tiparet e tekstit narrativ.
Shkruani një tekst rrëfyes, zgjidhni sipas dëshirës llojin e tij.
Parapërgatni temën “Teknikat e tekstit rrëfyes”.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Folja Situata e të nxënit: Mini konkurs


Kompetenca: Njohuri gramatikore - Morfologji
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • folja
Nxënësi/ja: • funksion
-forcon njohuritë për foljen; • kuptim
-klasifikon foljet sipas funksionit dhe kuptimit; • kategori gramatikore
-analizon foljen sipas kategorive gramatikore;
-aftësohet në zgjedhimin e foljeve të ndryshme.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, ndërkurrikulare: Letërsi
tekste të llojeve të ndryshme, magnetofon.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, stuhi mendimesh, punë e pavarur, tabela
INSERT, organizuesi grafik, punë e pavarur në grup

133
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë, duke u përqendruar te nënçështjet: Mësuesi/ja lexon 10 fjalë dhe
u kërkon nxënësve të dallojnë sa prej tyre ishin folje.

Hapi II. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Folja” dhe drejton pyetje:
Ç’dini ju për foljen?

Klasë fjalësh e ndryshueshme


fjalë kuptimplotë ka kategorinë e numrit
tregon veprim Folja trajtës: veprore/joveprore
kalimtare/jokalimtare forma të shtjelluara/pashtjelluara

Jepet përkufizimi i mbiemrit:


Folja është pjesë e ligjëratës që emërton një veprim si proces dhe që ka kategoritë gramatikore të
vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe diatezës. Ajo përbën bërthamën kryesore të fjalisë.

Hapi III. Praktikë e pavarur, INSERT

Lexohet fragmenti i dhënë në tekst, ose dëgjohet në magnetofon. Mësuesi orienton nxënësit të ndalen te
nënvizimi i foljeve dhe të nënvizojnë emrat që ata përcaktojnë.
“Oslo. Tash është ora 22 e 30 minuta. Unë jam ulur në një bankë skaj shëtitoreje e rruga është plot njerëz.
Për pak minuta humbas në mendime; në vendin tim shumica janë në më të mirin gjumë.
Hyra në një kinema në orën 19:00, atëherë kur “piqte” dielli i Veriut, me shpresë se, kur të dilja, kah ora
21:00, do të ishte terr dhe mund të humbja rrugën. Mendoja të bija më herët, sepse do ta kisha
vështirë të kënaqja kureshtjen time që të shihja menjëherë që atë natë jetën e Oslos, apo edhe vetëm
vitrinat e këtij metropoli.”

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te njohuritë e rikujtuara deri tani. Për realizimin e dhënies
së njohurive, mësuesi/ja mbështetet te metoda “Tabela INSERT”. Mësuesi u ndan nxënësve një listë
me pyetjet e mëposhtme:
Ç’janë foljet?
Si klasifikohen foljet sipas funksionit dhe kuptimit? (ndihmëse, gjysmëndihmëse dhe modale)
Si klasifikohen foljet sipas mundësisë apo pamundësisë për të marrë një kundrinor?
Shpjegoni kategoritë gramatikore që merr folja.
Si klasifikohen foljet sipas zgjedhimeve?

Ora vazhdon me plotësimin e tabelës së INSERT-it për njohuritë e marra nga informacioni i lexuar.
Vazhdohet me leximin e tekstit nga nxënësit dhe vendosja e shenjave. Nënvizimet e bëra nga nxënësit
në libër hidhen në tabelën e INSERT-it

√ + - ?

Nënvizimet e bëra nga nxënësit në libër hidhen në tabelën e INSERT-it në formën e informacioneve të fituara.

134
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi IV. Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim
që nxënësit të argumentojnë njohuritë e reja për foljen.

pjesë e ndryshueshme e ligjëratës


kalimtare jokalimtare

marrin kundrinor të drejtë Folja nuk mund të marrin


që shprehet me emër përemër kundrinor të drejtë

fjalë të tjera të emërzuara


në rasën kallëzore

Vazhdon më tej shpjegimi i njohurive të reja me ilustrim me shembuj për çdo rast.

Hapi V. Punë e pavarur në grup


Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së
ushtrimeve në mënyrë të pavarur.
Jepen për t’u punuar Ushtrimi: 1, 2, faqe 121.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Folje kalimtare Folje jokalimtare
paraqit, nisen, janë, mbajnë, kanë, pëlqejnë, ka Legjendarizohet, tregohen, janë
tërhequr, studion, synon të përcaktojë, të kërkojë.

Ushtrimi 2
Forma joveprore Folje jokalimtare
Fjalimi i tij u duartrokit nga të gjithë. +
A janë larguar të gjithë? +
Fjeti deri në mëngjes. +
Shkoi me vrap në shtëpi. +
Për një çast unë humba në mendime. +
Shtëpia u mobilua shumë shpejt. +
Janë pyetur të gjithë dëshmitarët. +

Ushtrimi 3
Amla dhe Besmiri shoqëruan motrën në shkollë (K). Vëlla im jeton prej disa vitesh në Itali (J). Jetoje jetën
sa më mirë (K). Po ikim tani (J). Ky gabim i rëndë i ndryshoi jetën (K). Hëngra shumë në drekë (J). Kam
ngrënë një ëmbëlsirë shumë të mirë këtu (K). Ngriu në vend nga frika (J). Më shoqëron deri te dera (J)?
Lexova gjithë pasditen (J).

Ushtrimi 4
Dielli ndriçon dhe ngroh ditën (K).
Toka rrotullohet rreth boshtit (J).
Vajza qante pa pushim (J).
Sot kam studiuar shumë (J).
Filloi të qeshte me të madhe (J).

135
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Dielli perëndon pas maleve (J).


Sapo hyri në shtëpi hoqi pallton (K).
Era fryn ngadalë (J).
Më në fund takova shoqen (K).
Po ndërtonte shtëpinë (K).

Jepet detyrë shtëpie: Përgatitni një ese me temë “Qyteti im”, duke përdorur sa më shumë folje.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Mënyra dëftore dhe habitore e foljeve të parregullta Situata e të nxënit: Punohet
Kompetenca: Njohuri gramatikore - Morfologji fragmenti nga “Cikli i kreshnikëve”
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. • folja
Nxënësi/ja: • mënyra dëftore
-forcon njohuritë rreth mënyrave të foljes; • mënyra habitore
-klasifikon foljet sipas funksionit dhe kuptimit; • folje të parregullta
-analizon foljen sipas kategorive gramatikore; • kategori gramatikore
-zgjedhon folje të parregullta.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, shkumësa Lidhja me fushat e tjera ose me
me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të temat ndërkurrikulare:
ndryshme, magnetofon. Letërsinë, folklorin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, stuhi mendimesh, punë e pavarur, tabela
INSERT, Organizuesi grafik, punë e pavarur në grup
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar për të nxitur diskutimin në klasë, duke u përqendruar në çështjet:
Sa mënyra ka folja në gjuhën shqipe?
Cilat janë ato?
Sa kohë ka çdo mënyrë?
Jepni shembuj të zgjedhimit të foljeve të ndryshme.

Hapi II. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Folja” dhe drejton pyetjen: Ç’dini ju për foljen?

kategori gramatikore e shpreh veprimin si:

folja ka 6 mënyra të mundshëm


Kategoria e mënyrës
dëftore, habitore të vërtetë
lidhore, kushtore të dëshirueshëm
dëshirore urdhërore
136
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Jepet përkufizimi i kategorisë së mënyrës:


Kategoria gramatikore e mënyrës shpreh lidhjen midis veprimit të emërtuar nga folja dhe realitetit
objektiv.

Hapi III. Di, Dua të di, Mësoj


Mësuesi/ja shkruan në tabelë nënçështjen e mësimit: Mënyra dëftore dhe habitore . Ndahet tabela në tri
pjesë. Në kolonën e parë shkruhet çdo informacion që kanë nxënësit për kategorinë e shumësit. Në të
dytën, shkruhen pyetje që mund të kenë nxënësit ose që u lindin nga çështje të mësimit. Në të tretën,
shënohet informacioni i ri që merret.

Di Dua të di Mësoj
1. Në grupin e parë hyjnë mënyra dëftore
Mënyrat e foljes në gjuhën shqipe Klasifikimin e mënyrave dhe mënyra habitore, që shprehin kryesisht
sipas modalitetit të foljes modalitetin e vërtetësisë.
2. Në grupin e dytë hyjnë mënyra
lidhore dhe mënyra kushtore, që shprehin
kryesisht modalitetin e mundësisë
3. Në grupin e tretë hyjnë mënyra
dëshirore dhe mënyra urdhërore, që
shprehin modalitetin e dëshirës.

Foljet e parregullta ndahen në dy grupe:


- foljet e parregullta supletive, të cilat
kanë format e së kryerës së thjeshtë dhe
të pjesores krejt të ndryshme: jam-qeshë-
Di ç’është folja. qenë etj.;
Klasifikimin e foljeve - foljet e parregullta josupletive, të cilat
të parregullta dhe e formojnë kohën e kryer të thjeshtë dhe
drejtshkrimi në foljet e pjesoren duke pësuar ndryshime fonetike
parregullta të veçanta: them-thashë-thënë etj.

Hapi IV. Punë e pavarur dhe diskutim


Për të aktivizuar nxënësit në aftësimin praktik të njohurive, si dhe përmbledhur njohuritë e marra në
mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së ushtrimeve në mënyrë të pavarur. Jepen për t’u
punuar Ushtrimi: 2, 5, në faqen 124.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1 (Paragrafi i parë)
njihni – mënyra dëftore, koha e tashme, veta II, numri shumës.
ka parë – mënyra dëftore, koha e kryer, veta III, numri njëjës.
është – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës.
lag – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës.
vishet – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës, joveprore.
mban – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës.
shikon – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës.
çuditen – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri shumës, joveprore.
shkëndallëzohen – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri shumës, joveprore.
bien – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri shumës.
qaset – mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës, joveprore

137
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 2
Ti ngrënke çdo ditë në ora 17:00.
T’u ngrënka shumë sot!
Unë dëgjuakam për bukuri.
Ti u dëgjuake shumë.
Ia marrke një valleje ti!
Ti u marrke shumë me punët e të tjerëve.
Ai zënka çdo minutë nga një peshk.
Ti u zënkëshe me të gjithë.

Ushtrimi 3
jipnim, thoja, kemi hëngër, patën erdhur, do të bierë, qënkam, ndejtke, mësokan, do të lika, vijm, ndejta,
kam qënë, do të rrij, do të leni, hëngërkan, vika, pëlqekan, shihkan
Ushtrimi 4
paska dijtë, paska çue, paska, kenke, ardhka, klekemi, paskan jerdurë, therkanë, klekan, jerdëkan,
shkotkan, pëlqyekan, artkan, bëkan, lujka, shkojka.
Ushtrimi 5
Në hotel “Dajti” gjenerali e ndjeu veten mirë. Ai shkoi në dhomën e tij dhe ndërroi uniformën. Pastaj
zbriti në holl dhe porositi një bisedim telefonik me shtëpinë.
Gjenerali, prifti dhe tre shqiptarët u ulën në një tavolinë. Ata biseduan për gjëra të ndryshme dhe të
parëndësishme. U shmangeshin bisedave politike dhe shoqërore. Gjenerali ishte shumë serioz dhe i
sjellshëm. Prifti fliste pak. Gjenerali dha të kuptohej se ai ishte kryesori, megjithëse prifti fliste më pak.
[...] Po aq madhështor u kthye. Shkëlqente i tëri. Në tryezë pinin konjak dhe kafe. Biseda ishte më e
ngrohtë. Gjenerali përsëri dha të kuptohej se ai ishte kryesori në këtë mision, sepse prifti, megjithëse
kishte gradën kolonel, në këtë rast ishte vetëm një përfaqësues shpirtëror. Ai ishte kryesori dhe mund të
hapte çfarë bisede që të donte: për konjakët, kryeqytetet, cigaret. E ndjente veten shumë mirë në këtë
sallon hoteli, me këto perde të rënda, me këtë muzikë të huaj, madje, më tepër se të huaj.

Jepet detyrë shtëpie: Ushtrimi 4 në faqen 124.


Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Format e pashtjelluara Situata e të nxënit: Tekste të


Kompetenca: Njohuri gramatikore - Morfologji ndryshme ku evidentohen format
e pashtjelluara të foljes
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. • formë pashtjelluar
Nxënësi/ja: • klasifikim
-forcon njohuritë e marra për format e pashtjelluara të foljes; • formim
-identifikon në një tekst format e pashtjelluara; • folje
-krahason format e shtjelluara me ato të pashtjelluara; • veçori
-argumenton mënyrën e formimit të formave të pashtjelluara • funksion
dhe klasifikimin e tyre;
-aftësohet në kthimin e foljeve në forma të pashtjelluara.
138
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; shkumësa Lidhja me fushat e tjera ose me
me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të temat ndërkurrikulare:
ndryshme, magnetofon. Letërsi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA), shqyrtim
kategorizues, stuhi mendimesh, pema e mendjes, organizuesi grafik
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Dëgjim dhe mendim i drejtuar (DLTA)


Mësuesi/ja fillon orën e mësimit duke prezantuar pjesën që do të lexohet dhe zgjedh njërin nga nxënësit për
të bërë të mundur leximin e saj. Leximi bëhet i shtruar me qëllim që nxënësit të kenë mundësi të shkruajnë
në fletore sa më shumë fjalë që u nguliten.
Ndërmjet fjalëve të shkruara, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkëputin nga tërësia e tyre foljet që ata
dëgjojnë.

Hapi II. Shqyrtim kategorizues


Nëpërmjet teknikës së shqyrtimit kategorizues, mësuesi/ja synon shqyrtimin e fjalëve të zgjedhura nga
nxënësit, duke realizuar një analizë morfologjike të tyre. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në një
tabelë veçoritë gramatikore që kanë fjalët e zgjedhura.
Shembuj. është - folje, veta III, numri njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore; për të habitur - formë e
pashtjelluar.
Kështu veprohet me të gjitha fjalët që kanë zgjedhur nxënësit.

Hapi III. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë dhe u kërkon nxënësve të
shprehin idetë e tyre. Drejtohen pyetjet:
Ç’janë format e pashtjelluara?
Cilat janë veçoritë e tyre?

ndërtohen prej pjesores forma të ngurosura

ndërtohen prej emrit pjesore

prejfoljor asnjanës Format e pashtjelluara përcjellore

përemri mohore

format “me të larë” format “për të larë”

Hapi IV. Pema e mendjes, organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim
që nxënësit të argumentojnë veçoritë e formave të pashtjelluara të foljes.

forma të ngurosura
pjesorja përcjellorja
nuk ka kategori gramatikore - ka kuptimin e së tashmes,
formohet nga tema së shkuarës, së ardhmes
të së kryerës së thjeshtë, Format e pashtjelluara - përdoret në forma analitike
nga tema të së tashmes dhe foljes “jam”
formohet me anë të prapashtesave: - mohore i paravendoset pjesëza “duke”
rë/r, -ur, -ë dhe -në: shpreh moskryerjen
e një veprimi
ka kuptimin e së tashmes,
së shkuarës e së ardhmes

139
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ilustrohen me shembuj të gjitha rastet e formave të pashtjelluara. Aktivizohen sa më shumë nxënës për
dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabela tabak
dhe u shërben nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi V. Punë e pavarur


Punohet në mënyrë të pavarur ushtrimet 1, 2, faqe 131. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-tjetrin idetë
e tyre.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1

Për me gëzue (për të gëzuar), me u lá (për t’u larë), me u freskue (për t’u freskuar), me këndue (për të
kënduar), me kërcye (për të kërcyer), tuj lane (duke lënë), tuj këndue (duke kënduar).

Ushtrimi 2
botuar, mbështetur, zbuluar, për të pranuar, duke dhënë.

Ushtrimi 3
duke hëngër, pa marr, për të ndjerë, duke mbyllë, për të folë, për të qënë, duke sjell, duke përzjerë,
pa zjerë, për të ndejtur.

Ushtrimi 4
tuke klarë, tyke qa, tyke bërtitë, për me pa, për me provue, pa folur, pa folë, me folë, me kenë.

Jepet detyrë shtëpie: Ushtrimi 5 faqe 131.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teknika të shkrimit të tekstit rrëfyes Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit Teksti rrëfyes i llojeve të ndryshme ku vihen
në dukje veçori të tij dhe teknika të rrëfimit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst rrëfyes
- njeh teknikat e shkrimit në tekstin rrëfyes; ● teknika të rrëfimit
- shkruan një kronikë /një fletë ditari; ● letër zyrtare/personale
- shkruan një letër personale dhe një zyrtare. ● kronikë
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste rrëfyese të llojeve të ndërkurrikulare: Letërsi
ndryshme, shkumësa me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diagrami i venit, bashkëbisedim, mendo/puno në dyshe, shkëmbe me të tjerët, punë në grup.

140
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diagrami i Venit
Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit me anë të diagramit të Venit, krahasojnë letrën
dhe ditarin, si tekste narrative, dhe kanë nxjerrë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre.

- identifikohet që në fillim marrësi i mesazhit nuk identifikohet marrësi i mesazhit


letra (kujt i adresohet letra); dhe protagonistët e dorës së dytë;
- njihesh që në fillim me shkaqe e arsye të asaj që ka rend kronologjik të ngjarjes; ditari
mund të ketë ndodhur më parë; në fund të ditarit zakonisht nuk identifikohet
- ngjarjet mund të mos renditen sipas rendit kronologjik; shkruesi.
- në fund të letrës identifikohet dërguesi.

përmbajnë të dhëna të sakta mbi kohën kur ndodh ngjarja;


karakterizohen nga sekuenca përshkruese e vlerësuese për ngjarjet në fjalë;
janë tekste subjektive, ku shprehen mendimet dhe përshtypjet e shkruesit.

Pasi nxënësit ilustrojnë me shembuj këto veçori të përbashkëta dhe të veçanta të këtyre llojeve të
teksteve narrative, mësuesi/ja merr shkas dhe plotëson e rikujton edhe tipare të tjera të tekstit narrativ, të
cilat nxënësit i kanë trajtuar një orë më parë.
Lexohen disa nga tekstet rrëfyese që nxënësit kanë përgatitur në shtëpi.
Informacion plus
Ç’ do të thotë të rrëfesh?
Që të flasim për rrëfim duhet të kemi një rrëfyes (dhënës), i cili ka një qëllim, një dëshirë për t’i
komunikuar diçka dikujt, një marrësi, që mund të jetë lexuesi, dëgjuesi, shikuesi dhe kjo në mënyrë të tillë ku
të gjithë përbërësit t’i japin një kuptim të veçantë rrëfimit. Që seria e ngjarjeve të rrëfyera të marrë formën e
tregimit, duhet të ketë kontekstin e vet.
Që të realizohet rrëfimi duhet të ekzistojë patjetër një realitet, i cili shfaqet domosdoshmërisht si i shkuar dhe
bëhet i qenësishëm falë aktivitetit rrëfyes.
Rrëfimi përmban në vetvete një përfytyrim të dyfishtë: a) imagjinar, b) realist mbi botën, qenien njerëzore dhe
të vërtetën, kështu, si pasojë, realizon forma të ndryshme narracioni që u përkasin tregimeve realiste dhe
atyre fantastike. Narracioni ndërtohet në bazë të logjikës narrative, e cila ka të bëjë me një hipotezë të
ndërtimit të brendisë së një historie, e cila supozohet e zhveshur nga të gjitha veçoritë semantike (kuptimore)
që ekzistojnë jashtë përvijimit kumtues. Vepruesit (të cilët interpretojnë një sërë rolesh në lidhje me veprimin
nga i cili varen), proceset apo zhvillimi i ngjarjeve (që lidhin vepruesit mes tyre duke orientuar veprimet e
tyre), sekuencat (të cilat shkrijnë proceset dhe vepruesit me qëllimin e fundit narrativ sipas disa parimeve të
organizimit), këto përbëjnë elementet kryesore të organizimit të logjikës narrative.

Hapi II. Bashkëbisedim


Mësuesi/ja bashkëbisedon me nxënësit mbi mënyrën sesi i kanë ndërtuar tekstet e tyre.
P.sh., nëse nxënësit kanë treguar një ndodhi nga jeta e tyre, ata kanë pasur parasysh se lexuesit
(dëgjuesit) mund të jenë shokët e klasës ose mësuesi/ja. Pra, ata kanë pasur mirë parasysh
marrësin. Gjithashtu, duke e njohur mirë marrësin, ata duhet të kujdesen që rrëfimi të ndërtohet sa
më saktë, për të përcjellë sa më mirë mesazhin:
a. informacioni të jetë i plotë (Kur?, Kush?, Çfarë?, Ku?, Pse?), me qëllim që të jetë i
kuptueshëm, b. mënyra e të treguarit (objektive/subjektive) të jetë tërheqëse,
c. të përdoren lloje të ndryshme tekstesh: dialogë, përshkrim etj.
Gjatë bashkëbisedimit mësuesi/ja i liston këta hapa në dërrasë të zezë dhe ndan klasën në tri grupe
të mëdha.

Hapi III. Mendo, Puno në dyshe, Shkëmbe me të tjerët


Klasa ndahet në grupe. Çdo grup do të shkruajë një kronikë, një letër vetjake dhe një faqe ditari.
Kjo do të thotë se brenda grupit të madh nxënësit ndahen në grupe më të vogla, të cilat do të
shkruajnë një ditar, një kronikë, një letër vetjake.

141
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Pasi punojnë në mënyrë të pavarur, nxënësit bashkëpunojnë në dyshe, përzgjedhin punimet më të


mira, diskutojnë brenda grupit për realizimin e çdo elementi të shkrimit rrëfyes, sipas llojit, bëjnë
konsultimet e nevojshme, kontrollojnë nëse u përmbahen të gjitha kërkesave të domosdoshme
dhe prezantojnë punën e tyre para klasës.

Ushtrimi 1
Shembull i një kronike.
Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj që po zhvillohet në Durrës (14-21 shtator
2009) e që është i 34-ti për meshkuj dhe i 11-ti për femra, marrin pjesë gjithsej 33 shtete me 197
sportistë, ku, midis tyre, për herë të parë në një Europian merr pjesë edhe Kosova. Janë 31 ekipe,
që konkurrojnë për kategorinë e meshkujve dhe 21 ekipe në kategorinë e femrave. Gjithsej,
përfaqësohen 130 sportistë meshkuj dhe 67 femra.
Shqipëria përfaqësohet sërish me një kampion Europe në peshëngritje për të rinj. Dhe sërish me
shtangistin e talentuar peqinas Daniel Godelli, i cili i dhuroi shtangës shqiptare dy medalje të arta e një
argjendi në peshën 62 kg. Përvoja jo e paktë ndërkombëtare e Godellit 17-vjeçar ka ndikuar te 5 herë
medalisti i artë i Shqipërisë. Në stilin e shkëputjes talenti më i ri i peshëngritjes shqiptare e nisi me 118
kg, e pas provës së parë të suksesshme, ngriti shtangën në peshën 121 kg, por fatkeqësisht dështoi në
provën e tretë me 122 kg. Vetëm pesha më e madhe trupore, vetëm 43 gramë më shumë se moldavi
Aleksandër Spac (61,92 kg Godelli, 61,49 Spac) i hoqën medaljen e artë peshëngritësit tonë, i cili është
më i riu në garën e tij (vitlindja-92) nga 17 pjesëmarrësit, Gjithsesi, në krahasim me Europianin U-17 të
Francës, ku ngriti vetëm 118 kg, rritja është e qartë: 121 kg në Durrës.
Vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë e siguroi rusi Pavël Sukhanov me 150 kg. Në dygarësh
Godelli ngriti 272 kg, duke fituar medaljen e dytë të artë. Pas tij u renditën në dygarësh rusi Pavël
Sukhanov (267 kg, medalje e argjendtë) dhe moldavi Spac (266 kg, medalja e bronzit). Godelli
ishte edhe më i vogli në peshën 62 kg. “Nuk është mosha ime, por unë gjithsesi ia dola. Është një
arritje e madhe. Dua të falënderoj familjen time, në radhë të parë dhe trajnerin tim, të cilët më kanë
ndihmuar të eci përpara. Ia arrita qëllimit”, - tha kampioni i ri i Europës, në peshën 62 kg.

Ushtrimi 2
E dashur nënë,
Kam pak ditë që u ktheva nga Shqipëria dhe më duket sikur kam muaj të tërë. S’do t’i harroj
kurrë pushimet e kësaj vere, të cilat për mua filluan natyrshëm më 15 korrik, ditën e fundit të
punës. Atë pasdite ndjenja të çuditshme pështjellonin mendjen dhe zemrën time duke më bindur
se isha gati për të ardhur në Shqipëri. Teksa fillova të përgatisja valixhet në dhomën time, copëza
të vogla kujtimesh vinin nga kohët e largëta të fëmijërisë.
Më kujtohet që një natë përpara se të shkonim në plazh, nuk flinim gjumë. Genta nxirrte nga
arkivi gjithë arsenalin e rrobave të banjës dhe bënte prova para pasqyrës. Ti ngriheshe herët në
mëngjes dhe na përgatisje pitet e shijshme, të cilat lëshonin një aromë ndjellëse, sa ne nuk prisnim
të arrinim në plazh, por i kishim ngrënë gjatë rrugës. Babai që mbante në krahë gjithë bagazhet e
mundshme dhe shpeshherë bëhej nevrik, sepse ishin aq shumë, sa të thoshte, se ti kishe ngritur
gjithë shtëpinë. Unë atëherë, e vogël, s’e kuptoja këtë shprehje dhe shpesh thosha me vete “E si
mund të ngrihet e gjithë shtëpia dhe u marrka me vete në plazh, po ajo nuk lëviz?!”
Më e bukura ndodhte kur arrinim atje. Pasi zbrisnim me vrap shkallët e qytetit të Himarës,
vendosnim çadrën dhe rendnim në det. Fillimisht na vriteshin këmbët nga gurët e vegjël, por më
vonë mësoheshim dhe nuk përmbaheshim. Edhe pse deti ishte pak i ftohtë, nuk dorëzoheshim,
derisa na nxihej buza dhe na hynin të dridhurat.
Mbaj mend që vitin e parë që ishim bërë me vëlla, ditën e dytë teksa dëgjoja zhurmën e
këndshme të valëve, që përplasej lehtë në këmbët e mia, më zuri syri nga larg te shkëmbi i vogël
përbri detit (siç e quanim ne) motrën time, që më përshëndeste me dorë.
Pas pak ajo u hodh, unë e ndoqa me ankth sa të dilte përsëri sipër uijt.
Kaluan disa sekonda dhe ajo s’po dukej.

142
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

tremba, thirra babain dhe ai i alarmuar u ngrit menjëherë. Kur u kthye, në buzë i përvijohej
buzëqeshja vesh më vesh. Genta ishte tallur me mua!
Sa bukur ishte atëherë, ishim fëmijë dhe pushimet kishin tjetër ngjyrë e aromë, merrnin të
tjera përmasa. Tani përveç kënaqësisë, kujtimet me to kanë njëfarë dhimbjeje që përzihet nga
gjithçka e çdo gjë.

Të puth fort nëna ime e dashur.


Shpesh dua t’ju mbaj mes kujtimeve, se kështu ndihem më e fortë.
Me dashuri nga Bostoni,
Egla

Ushtrimi 3
E diel, 1 shtator 2008
I dashur ditar,
Ndjehem e lodhur nga gjithë kjo vapë zhuritëse e cila s’po më lë të marr frymë lirisht. Sot në
mëngjes pata ndjesinë se duhet të shkoja në shkollë. U zgjova me bujë dhe dola në ballkon. Aroma
e shtatorit përcolli tek unë dëshirën për të bërë gjërat rutinë të mëngjesit, të lahesha me zhurmë, të
shihesha me dëshirë në pasqyrë tek bëja pasarelën e mëngjesit, të dëgjoja zërin e nënës që më
thërriste se isha vonë për në shkollë. Ka gjëra që ti i bën përditë dhe s’ua di kuptimin dhe s’ua njeh
rëndësinë. Këtë e kupton vetëm kur ato të mungojnë, ashtu si mua këtë mëngjes vjeshte.
Herta

Detyrë shtëpie. Parapërgatitje për temën Teksti argumentues. Porositen nxënësit të gjejnë e të sjellin
në klasë tekste të ndryshme argumentuese.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Fjalia dëftore Situata e të nxënit: Tekst i


Kompetenca: Njohuri gramatikore – Sintaksë zgjedhur ku evidentohen veçori
të fjalisë dëftore
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalët kyçe:
mësimore. • fjalia
Nxënësi/ja: • rend
- di ç’është fjalia; • intonacion
- përkufizon fjalinë dëftore; • modalitet
- përcakton rendin e fjalëve në një fjali dëftore; • klasifikim
identifikon intonacionin në një fjali dëftore;
klasifikon fjalitë dëftore sipas modalitetit që shprehin;
aftësohet në vendosjen e shenjave të pikësimit në fjalitë dëftore.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; shkumësa Lidhja me fushat e tjera ose
me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të me temat ndërkurrikulare:
ndryshme, magnetofon. Letërsi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, ditari dypjesësh, parashikim me terma paraprakë,
organizuesi grafik, punë e pavarur.

143
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i kaluar,
për të nxitur diskutimin në klasë, njëkohësisht për ta përdorur diskutimin edhe si parantezë për mësimin e ri.

Hapi II. Ditari dypjesësh


Mësuesi/ja informon nxënësit për pjesën që do të lexohet “Teknologjia e mësimdhënies” (shkëputur nga
letra e Mark Zuckerberg për vajzën e sapolindur). I orienton dhe drejton nxënësit në punën e tyre.
Kërkohet që të ndahet fleta e fletores në mes, me një vijë vertikale. Në anën e majtë të faqes nxënësit
shkruajnë fjalitë që u bëjnë më tepër përshtypje gjatë leximit. Në anën e djathtë, mësuesi/ja u kërkon të
shkruajnë llojin e fjalisë. Në fund të leximit, u kërkohet 2–3 nxënësve, me vullnet të lirë, që të japin
mendimet e tyre. Mësuesi/ja drejton pyetjet:
Ç’lloj fjalish keni shkëputur?
Si është i vendosur rendi i fjalëve?
Çfarë kumton çdo fjali?

Hapi III. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë dhe u kërkon të shprehin idetë e
tyre. U jepen përgjigje pyetjeve të hapit II.

njësi sintaksore kumton diçka

ka intonacion fjali dëftore


Fjalia

fjalët janë të lidhura gramatikisht nxitëse

ka rend të përcaktuar dëshirore pyetëse

Në fund mësuesi/ja jep përkufizimin e fjalisë:


Fjalia është njësi sintaksore themelore e kumtimit ligjërimor, që shprehet me një a më shumë fjalë të
lidhura gramatikisht të shqiptuara me një intonacion mbarimi dhe që shpreh një gjykim, një pyetje, një
dëshirë, një nxitje a një ndjenjë, si dhe qëndrimin e folësit ndaj realitetit të brendisë së kumtimit.

Hapi III. Parashikim me terma paraprakë, organizuesi grafik


Për të vijuar më tej në nxitjen e diskutimit në klasë, mësuesi/ja jep 4–5 fjali të shkëputura nga pjesa, të
cilat kanë lidhje me temën e mësimit dhe u kërkon atyre të argumentojnë se çfarë kumton çdo fjali.
Ju do të përparoni shpejt në lëndët që do t’ju interesojnë më shumë dhe do të merrni ndihmë, kur të keni
nevojë, për aftësitë tuaja më sfiduese – fjali dëftore.
Duke lexuar fjalitë e tjera, si dhe duke diskutuar mbi llojin e fjalisë, nxënësit të orientuar nga mësuesi/ja,
renditin veçoritë e fjalisë dëftore. Diskutohen me nxënësit.

Veçoritë e fjalisë dëftore: - quhen fjalitë që kumtojnë zakonisht fakte të realitetit;


dallohet përgjithësisht nga intonacioni i saj i veçantë;
kallëzuesi është në mënyrën dëftore;
veprimi real shprehet edhe me folje në mënyrën urdhërore;

144
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

tregon edhe mundësi, domosdoshmëri, supozim, fakt të kushtëzuar;


rendi është kryefjalë + kallëzues + kundrinë + rrethanor.
Në fund, mësuesi/ja aktivizon nxënësit në tabelë për të bërë paraqitjen e veçorive të fjalisë dëftore
nëpërmjet teknikës së organizuesit grafik.

Hapi IV
Punohet në mënyrë të pavarur me ushtrimet 1, 2, 3, 5, faqe 135–136. Nxënësit mund të diskutojnë me
njëri-tjetrin idetë e tyre.
Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Sikur të paktën... (fjali dëftore që tregon hamendësim për realizimin e një gjendjeje).
Ges, unë nuk jam besimtar… (fjali dëftore që kumton një fakt të realitetit, domosdoshmëri).

Ushtrimi 3
as (e hidhëruar), zemrat e vogla, Down, zemra, Emersyn, e pamundur, ajo, sytë, nënë, ju.

Ushtrimi 4
kryefjalë + kallëzues + rrethanor
Fjalia e përbërë nuk ka rend të drejtë. Pjesët e saj kanë rend.
kryefjalë + kallëzues + kundrinë + rrethanor
kryefjalë + kallëzues + kundrinë
kryefjalë + kallëzues + rrethanor
rrethanor + kryefjalë + kallëzues + kundrinë + rrethanor
kallëzues + kundrinë + kryefjalë
Kryefjalë + rrethanor + kallëzues (pj. I e fjalisë)

Jepet detyrë shtëpie: Ushtrimi 5 faqe 137


Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Fjalitë e paplota Situata e të nxënit: Përgatitje me fisha të


Kompetenca: Njohuri gramatikore - Sintaksë plotësuara me lloje fjalish të plota e të paplota
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalë kyç:
sipas temës mësimore. • fjali e plotë
Nxënësi/ja: • fjalie e paplotë
- forcon njohuritë rreth fjalisë; • fjali eliptike
- përkufizon fjalinë e paplotë; • faktor
- dallon fjalitë e paplota nga ato eliptike; • formim
-identifikon fjalitë e paplota sipas faktorëve që i kushtëzojnë;
-aftësohet në formimin e fjalive të paplota pa kryefjalë,
pa kallëzues.

145
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të temat ndërkurrikulare:
shkruara, tekste të llojeve të ndryshme, magnetofon.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, pema e mendjes, punë në grupe, organizuesi
grafik, punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim
Mësuesi/ja nis mësimin me diskutimin e detyrave të shtëpisë. Diskutohet se si mund të formulohet një
tekst me rend jo të zakonshëm fjalësh.

Hapi II. Pema e mendimit


Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Fjalitë e paplota”. Më pas ndan klasën në pesë grupe dhe
u shpërndan grupeve fisha të përgatitura më parë me fjali të ndryshme të shkruara në to. Nxënësit kanë
njohuri për llojet e fjalive nga klasat e mëparshme, që u rikujtohen nëpërmjet pyetjeve, duke i shkruar në
tabelë:
Ç’janë fjalitë?
Si i ndajmë ato sipas kumtimit?
Ç’rend kanë fjalët në një fjali?
Ilustroni me shembuj fjalish për çdo rast.

Çdo grup jep përgjigjet e veta, që kanë anët e tyre të përbashkëta: fjalia është njësi sintaksore themelore
e kumtimit, me rend të caktuar dhe fjalë të lidhura gramatikisht… Llojet e fjalisë janë dëftore, nxitëse,
dëshirore e pyetëse. P. sh.: Shkolla është vendi ku ne mësojmë. E takove dhe atë? Po, dhe atë. Unë
nuk vij sot.
Mësuesi/ja ndihmon nxënësit për t’u realizuar objektivi i orës së mësimit: të dallojnë
fjalitë e paplota duke plotësuar organizuesin grafik pema e mendjes.
Pema e mendjes ose përvijimi i të menduarit është një teknikë që nxit nxënësit të mendojnë rreth
temës dhe të krijojnë sa më shumë lidhje që të mundin.

- fjalitë e paplota të mirëfillta - fjalitë eliptike


- gjymtyra kuptohet nga konteksti - mungon kallëzuesi
Fjalia e paplotë

fjali e paplotë fjali e paplotë nuk varen as nga konteksti, kumtimi realizohet
e kontekstit e situatës as nga situata nga vetë ndërtimi
fjalitë e paplota pa kryefjalë
fjalitë e paplota pa kallëzues
mungon vetëm këpuja
mungojnë gjymtyrë të dyta

Hapi III. Punë në grupe, organizuesi grafik

Nxënësit ndahen në tre grupe të mëdha që do të analizojnë:


Grupi I: fjalitë e paplota të kontekstit
Grupi II: fjalitë e paplota të situatës
Grupi i III: fjalitë eliptike

Mësuesi/ja përgatit në dy tabakë të mëdhenj letre organizuesin grafik për llojet e fjalive të paplota.
Nxënësit punojnë në grup dhe plotësojnë së bashku tabelën e klasifikimit të fjalive të paplota me anë të
organizuesit grafik.

146
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fjalia Veçoritë Ilustrimi me shembuj


Fjali e paplotë e kontekstit Është grupi më i madh i fjalive Unë jam në klasë të 10-të. Ai në
- përdoret në ligjërimin dialogjik; të 11-n.
- përdoret në ligjërimin fonologjik. Kush foli? – Unë.
Po nisemi ne. – Për ku?
Fjali e paplotë e situatës - sipas gjymtyrës së pashprehur; Heshti.
- fjali të paplota të kontekstit Marrëdhëniet e tyre ishin të ftohta
brenda një fjalie të përbërë; dhe nuk po përmirësoheshin.
- fjali të paplota të kontekstit të Pritja ishte kaq e gjatë, sa dukej e
varura në fjali me nënrenditje; pafund.
- fjali të paplota të situatës që E tmerrshme.
tregojnë vlerësim.
Fjalitë e paplota pa kallëzues - me kryefjalë Kush erdhi? – Tezja.
- me rrethanor Kur ndodhi ngjarja? – Dje.
- me kundrinor Ngado errësirë.
- me një përcaktor I kujt është ky djalë? – I Visarit.

Foljet e paplota pa këpujë shprehin habi, konstatim Jetë e vështirë kjo, – u tha gjyshja
nipërve.
Fjalitë e paplota pa gjymtyrët e mungon kundrinori, rrethanori Ka njeri karikues celulari? –Po,
dyta kam unë

Hapi IV. Punë e pavarur


Nxënësit punojnë të ndarë në grupe ushtrimet: 1, 2, 3, 4, 5, faqe 140-141. Nxënësit mund të diskutojnë me
njëri-tjetrin idetë e tyre.

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1
Më fal. Në rregull (fjali të paplota të situatës)
Jo. Puna jote. S’ma merr mendja (fjali të paplota të kontekstit)
Mund të vij me ty? Do të shihemi sot në darkë? - (fjali të paplota pa kryefjalë)

Ushtrimi 2
Kujtim nga Rudian Stefa. Ose miqësisht nga R. St. Llukan Herri, mbi të gjithë. Kolegët, natyrisht. Një shok i
kthyer nga Gjermania, një tjetër nga Kanadaja. Diplomatë të huaj. Gazetarë. Migena me të fejuarin për
dore, të dy në televizionin privat Plus Chanel. Shumica të heshtur. S’arriti të ngrinte kryet... Mos.
(Gjymtyrët që mungojnë janë: këpuja, kallëzuesi, fjali e paplotë pa gjymtyrët e dyta, fjali e paplotë e
situatës, fjali e paplotë e kontekstit.)

Ushtrimi 3
Nuk dinte ç’të bënte. Vazhdoi.
Eci tutje.
Kush je ti? – Albani.
E sata është kjo? E treta.
Njeri i veçantë! Për të bërë përshtypje.

147
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Sa kanë që presin? Kanë dy orë.

Ushtrimi 4
Fjali e paplotë me kryefjalë: Im bir.
Fjali e paplotë më rrethanor: Në jug të Shqipërisë.
Fjali e paplotë vetëm me kundrinor: Kë panë? Mamanë e saj.
Fjali e paplotë me një rrethanor dhe gjymtyrë tjetër: Kudo gjelbërim.
Fjali e paplotë me përcaktor: E kujt është fletorja? E Mirelës.
Fjali e paplotë me përcaktor, shoqëruar me gjymtyrë fjalie: Sa ditë e mërzitshme! E tmerrshme.
Fjali e paplotë me thirror: Akullore! Akullore me arra!

Ushtrimi 5
Mësuesi/ja përqendrohet për analizën e fjalive te llojet e fjalive të paplota. Gjithashtu, klasifikon dhe
veçoritë e fjalisë dëftore, duke u ndalur tek intonacioni, kallëzuesi dhe rendi i gjymtyrëve.
Ky ushtrim mund të punohet në grupe të mëdha, duke u ndarë nxënësve një numër të caktuar fjalish për
analizë.

Jepet detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 141.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teksti argumentues Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit Tekst argumentues i llojeve të ndryshme
ku vihen në dukje veçori të tij.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst argumentues
- identifikon tekstin argumentues; ● argument
- tregon funksionin e tekstit argumentues; ● opinion
- dallon karakteristikat e tekstit argumentues ● fakt
- identifikon nëpërmjet skemës mënyrën e paraqitjes së ● tezë
argumentit; ● antitezë
- gjen argumentet dhe veçoritë gjuhësore në një tekst ● kundërargument
argumentues ● strukturë

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti mësimor, e-libri, tekste argumentuese të llojeve të temat ndërkurrikulare:
ndryshme, shkumësa me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim i kombinuar me shpjegim, praktikë e drejtuar, dora e fshehtë, analiza e gjuhës së përdorur.

148
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bashkëbisedim i kombinuar me shpjegim


Mësimi nis me detyrën e shtëpisë. U kërkohet nxënësve të lexojnë disa nga tekstet argumentuese
të sjella në klasë.
Pasi dëgjon tekstet, mësuesi/ja drejton këto pyetje:
Pse është tekst argumentues?
Çfarë të bën ta klasifikosh këtë tekst si të tillë?
Ç’kuptoni me fjalën “argument”?
Ç’do të thotë për ju të argumentosh?
Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja shpjegon termin argument, të argumentosh, fakt.

Shpjegimi sipas Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe

Argumenti është një element arsyetimi – një fakt, një vërejtje, një gjykim, një analizë mbi të cilin mbështetet
autori për të përligjur tezën. Këtë gjë ai e bën duke u mbështetur në shembuj, të cilët janë fakte reale,
referenca konkrete që shërbejnë për të ilustruar argumentimin.

Të argumentosh do të thotë të paraqitësh argumente për një çështje, të vërtetosh me argumente, dhe
prova vërtetësinë e tezës së hedhur, pra të mbrosh argumentin duke u mbështetur pikërisht në këta
shembuj që janë pjesë reale e faktit për ta bërë atë të prekshëm dhe të kuptueshëm.
Fakti 1. Ngjarje a veprim që ka ndodhur në të vërtetë; diçka që ekziston objektivisht e realisht, diçka që
është e vërtetë. Fakt historik. Fakt gjuhësor. Është fakt.
Dëshmi a diçka tjetër që njihet e pranohet si e vërtetë dhe shërben për të argumentuar, për
të provuar a për të kundërshtuar një mendim, një tezë etj., ose për të arritur një përfundim.

Mësuesi/ja rikthen vëmendjen e nxënësve tek tekstet që ata kanë sjellë dhe u kërkon të vëzhgojnë
dhe zbulojnë:
Çfarë trajton? - Ide ose teza për çështje të ndryshme.
Cili është funksioni? – Të bindë marrësin e tekstit për vlefshmërinë e tezave që trajtohen.
Cili është lloji i tekstit argumentues? – Fjalim, artikull problemor, opinion, ese shkencore,
filozofike, historike, kulturore, reklamë etj.
Paraqet në tabelë një tekst argumentues, i cili është i zbërthyer në pjesët e tij përbërëse. Nxënësit
do të nënvizojnë tezën dhe argumentet që sillen për ta mbrojtur atë.
Teksti argumentues ndërtohet nga:
teza – problemi që paraqit dërguesi i tekstit dhe që është në bazë të tekstit,
argumentet – faktet, provat, që mbështetin tezën.
Së bashku më nxënësit zbërthehet struktura e tekstit:

Situata në media
Hyrja. Ende në media nuk ekziston një koncept i qartë rreth kuptimit bashkëkohor mbi problemet gjinore, mbi
barazinë dhe perspektivën gjinore.

Teza + argumentet. Shpesh ato kuptohen dhe trajtohen si probleme vetëm të gruas dhe të komunitetit të saj. Si të
tilla nuk zënë vendin që meritojnë në mediet shqiptare. Edhe kur trajtohen në shtypin e shkruar, zënë vendet më të
padukshme e më të parëndësishme dhe minutazhin më të shkurtër në kronikat televizive, duke përjashtuar analizën
e gjerë shoqërore.

149
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Antiteza + kundërargumente. Në këtë formë mënyra e trajtimit nuk ka peshë, sensibilizimi nuk është i mjaftueshëm,
pasi informimi rreth tyre merr formën e një skup-i vetëm në website (faqe interneti) dhune, përdhunimi apo trafikimi.

Përfundimi. Pa mohuar rëndësinë e asaj që është bërë deri tani, duhet thënë se ka ardhur koha për një hap të ri
cilësor, gjë që e pengojnë, përveç të tjerash, edhe mangësitë në formimin dhe specializimin e gazetarëve. Shpesh
njohuritë e tyre në këtë fushë janë të copëzuara dhe sporadike.
Kjo lejon të anashkalohen problemet e vërteta, të mos këmbëngulet në peshën shoqërore të problemit, në pasojat
dhe kërkesat për hapa dhe zgjidhje institucionale dhe perspektive.
Marrë nga botimi “Konferenca kombëtare për shëndetin”, f. 78

Hyrja - Paraqitet problemi që do të trajtohet dhe që tërheq vëmendjen e marrësit.


Teza - Argumentet për të mbështetur tezën.
Një antitezë për ta kundërshtuar.
Argumente të kundërta me antitezën.
Përfundimi - Tema që trajton.

Në kohën e tanishme, viti 2006, çështja e raporteve të shqiptarëve me kontinentin mëmë është ende në zhvillim e
sipër. Të ndërgjegjshëm për një pjesë të gjërave, shqiptarët paraqiten po aq të pandërgjegjshëm për të tjerat.
Teza

S’është për atë pjesë të Shqipërisë që, ndonëse s’guxon të dalë haptas, është kundër Europës. Është folur
për mafian dhe krimin e organizuar, duke mos njohur komb e atdhe. Është folur për politikanë të korruptuar
që, ashtu si mafia, tmerrohen nga ligjet e demokracisë e standardet e Ballkanit...
Argumenti 1

Të gjitha këto dihen. E keqja është se kujtesa e politikës shqiptare është e shkurtër dhe, veç kësaj, disa nga
politikanët tanë dinakërinë e tyre e quajnë zgjuarsi. Ata kujtojnë se me dredhitë e pazareve të pluhurosura të
dikurshme, mund të hyjnë në institucionet e demokracisë kontinentale.

Është e kuptueshme që dhe haxhiqamilizmi e komunizmi shqiptar do të linin pas vetes një frymë të sëmurë
Argumenti 4 Argumenti 3 Argumenti 2

kundëreuropiane. Është e kuptueshme që shumë njerëz do të ndihen keq në familjen e sotme të popujve.
Problem i mirëkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, është në thelb mirëkuptimi ose moskuptimi
me vetveten.

Raportet me Europën s’mund të jenë veçse të qarta pa dyfytyrësi. Mesazhi i Europës në 1997-n dhe 1999-n
ishte i qartë. Ajo na quante të vetët ashtu siç ishim, me atë identitet që kishim. E vetmja kërkesë e saj ishte
ajo që iu bë të gjithë popujve të tjerë të ish-Lindjes komuniste: emancipimi dhe demokracia.

Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janë pa një burim. Një pjesë vijnë nga keqkuptimet tona të vjetra, një pjesë
nga dredhitë e sotme. Ende si disa vite më parë. Por në pranverë të këtij viti, ato janë të tepërta.
Pengesat që s’na lënë ose na duket se s’na lënë t’i afrohemi Europës, përpara se t’i kërkojmë jashtë, duhet
t’i kërkojmë brenda nesh. Nuk është pengesë asnjëra nga fetë, e sidomos nuk është myslimanizmi ndaj të
cilit dyshimi ngjan më i lehtë...
Një shqiptar mysliman është po aq i natyrshëm si shqiptar dhe si evropian sa një katolik e po aq, sa një
ortodoks...
Përfundimi

Siç u tha më lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.
Këto të fundit, duke përfshirë edhe kthimin në islamizëm, i kanë njohur disa popuj të Europës si shqiptarët,
grekët (kretasit), spanjollët, sllavët e jugut. E, megjithatë, pikërisht Europa mbetet rrafshi i parë i identiteteve
të pandryshueshme.

150
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ka disa forma për dhënien e argumentit. Mësuesi/ja ilustron modelet me shembuj konkretë. U kërkon
nxënësve t’i identifikojnë në materialet e sjella prej tyre ose te materialet që ka shpërndarë mësuesi/ja.
Dhënia e tezës në fund të argumentit.
Mosdhënia e tezës.
Mosdhënie e tezave të kundërta.
Mosdhënie e argumenteve të mbrojtjes së tezës.

Hapi II. Praktikë e drejtuar


Mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve në përcaktimin e llojeve të argumenteve bazë, duke
u shpërndarë nga një paragraf me tipat e argumenteve. Identifikon së bashku me ta.
Argumente që sjellin fakte konkrete.
Argumente të autoriteteve të fushës përkatëse.
Argumente logjike.
Argumente pragmatike.

Argument që sjell fakte konkrete

Shekulli XIX ishte me të vërtetë i veçantë në letërsinë shqipe. Ai ishte shekulli i Rilindjes Kombëtare, kur pas
një nate robërie katërqindvjeçare, ndihej që mëngjesi nuk ishte larg. Mendjet e të gjithëve ishin kthyer drejt tij.
Ishin me dhjetëra, për të mos thënë me qindra, ata që morën penën për të shkruar një vepër, një
poemë, një faqe ose një strofë në letërsinë shqipe. Në krye të kësaj armate të pafundme ishin poetët e
mëdhenj Naim Frashëri e Jeronim de Rada. Fill pas tyre, vinin poetët e tjerë të shquar Anton Zako
Çajupi, Ndre Mjeda e Zef Serembe. Dhe pas tyre një aradhë e tërë shkrimtarësh, poetësh, eseistësh,
filozofësh, publicistësh, oratorësh, polemistësh etj.
Vit pas viti, stinë pas stine e ditë pas dite plotësuan kronikën e asaj kohe të paharruar.
Ismail Kadare, MIGJENI Vepra

Argument të autoriteteve të fushës përkatëse

Në fillim të këtij punimi u propozua një zgjidhje “kompromisi” në përcaktimin gjinor të “Pasqyrave të
Narçizit”, për një vendosje mes prozës dhe poezisë. Analiza e deritanishme i është qasur këtij problemi
nisur nga proza, në elemente të tilla si monologimi, dialogimi dhe prania, në forma të ndryshme, e
instancës së zërit. Para se të kalojmë tek analiza e elementeve poetike në “Pasqyrat e Narçizit” duhet
ritheksuar edhe një herë arsyeja pse analiza tekstore e kësaj vepre fillon me shqyrtimin e elementeve të
prozës dhe të poezisë në të. “Pasqyrat e Narçizit” kanë në qendër dialogimin e dy zërave: atë të
narratorit-poet dhe atë të Narçizit (a varianteve të tij), të cilët marrin përsipër modelime të ndryshme të
botës, njëri atë prozaik (rrëfen për mënyrën sesi krijohet poezia) dhe tjetri atë poetik (krijon poezinë). Pra,
arsyet e zgjedhjes së këtij këndvështrimi gjinor na diktohen nga vetë struktura e veprës.
Këndvështrimi gjinor do të jetë përcaktues edhe përgjatë gjurmimit të elementeve të poezisë në këtë vepër...
Dhurata Shehri, Koliqi mes malit dhe detit

Argument logjik
Vjershëtarët (bejtexhinjtë) krijojnë një letërsi vetjake, individuale. Në këtë vështrim ata janë autorët e
vërtetë të letërsisë shqiptare.
Shkrimet e tyre nuk i mbështesin temat në mësimin fetar, por mbi ide vetjake, shpesh dhe mbi një
emocionalitet të theksuar, si te Nezimi. Te Hasan Zyko Kamberi, letërsia bëhet imituese jo vetëm e ideve, por
edhe e jetës, duke i shfaqur edhe trajtat e pamjet e saj me një qëndrim kritik të autorit. Shfaqjet e jetës përpara
shfaqjes së ideve, realiteti dhe aktualiteti përballë përjetësisë, janë veçori që e dallojnë tërësisht

151
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

letërsinë e tij nga autorët biblikë. Trajta e shkrimit jeton ende me përsëritje të mëdha dhe me tregim në
vargje. Këtë tregim në vargje e bën metodë krijuese Muhamed Kyçuku, një trajtë kjo që më vonë do të
rishfaqet në letërsinë e romantizmit shqiptar.
Format poetike të vjershëtarëve janë format poetike të Lindjes: kasida, gazela, rubaia dhe divani, që
është forma më e ndërliqshme poetike e këtyre letërsive.
Pra, letërsia e vjetër shqiptare mbështet në kulturat e Lindjes dhe në kulturat e Perëndimit; në
trashëgiminë biblike, në trashëgiminë Lindore (myslimane) dhe në krijimet humaniste evropiane.

Sabri Hamiti, Letërsia e vjetër shqiptare

Hapi III. Dora e fshehtë


Teksti lexohet nga mësuesi/ja ose nga nxënësit. Pastaj ndahet në disa pjesë, të cilat janë shkruar
paraprakisht në rripa letre dhe i jepet një grupi nxënësish, ku secili anëtar merr një pjesë nga teksti. Lihen
për një kohë të caktuar ta lexojnë pjesën dhe pastaj u kërkohet t’i renditin pjesët siç duhet.

Punohet me teknikën Dora e fshehtë. Nxënësit lexojnë në tekst esenë “Dhuna në sport” ose një ese tjetër që
mësuesi/ja e ka zbërthyer sipas strukturës dhe në rripa letre ua shpërndan nxënësve. Grupi i nxënësve duhet të
rindërtojë tekstin argumentues duke renditur si duhet tezën, argumentet dhe përfundimin.
Grupi i nxënësve lexon tekstin e formuar, kurse të tjerët bëjnë vlerësimin e punës.
Klasa mund të ndahet edhe në grupe të tjera, ku secili grup punon me një tekst argumentues të dhënë.

Hapi IV. Analiza e gjuhës së përdorur


Pasi ndërtojnë tekstin, u kërkohet nxënësve të analizojnë tiparet e gjuhës së përdorur në të.
Ndihmohen nxënësit me këto pyetje:

opinionet esetë kritikat


leksik i mirorientuar
hyrja llojet pozitive
përzgjedhja e fjalëve
teza negative
I struktura e Teksti veçoritë përdorimi i foljeve
II argumentet
gjuhësor
veçantë argumentues e në të tashmen
III...kundërteza
përdorimi i konektorëve
kundërargumentet
(por, megjithatë)
përfundimi
Mbron argument Trajton ide/ teza/ për
duke dhënë prova çështje të ndryshme

Detyrë shtëpie. Ushtrimet 1 dhe 2, në faqen 152.

Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve në grup dhe në mënyrë individuale, kujdes tregon në kontributin e
punës së nxënësit në aspekte të veçanta. Vlerësohet ora e mësimit.

152
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Gjymtyrët e fjalisë Situata e të nxënit: Tekst i zgjedhur ku


Kompetenca: Njohuri gramatikore - Sintaksë jepen fjali të thjeshta e të zgjeruara
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • gjymtyrë fjalie
Nxënësi/ja: • gjymtyrë kryesore
-dallon në fjali gjymtyrët e saj; • gjymtyrë të dyta
-përcakton gjymtyrët e fjalisë; • grup emëror
-krahason gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta; • grup foljor
argumenton funksionet e gjymtyrëve të fjalisë;
zëvendëson grupin emëror dhe grupin foljor me
grupe emërore dhe foljore të dhëna;
aftësohet të zvogëlojë një fjali deri në gjymtyrët
kryesore, ose ta zgjerojë atë me gjymtyrë të dyta.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, ndërkurrikulare:
tekste të llojeve të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, mësimdhënie e ndërsjellë, stuhi mendimesh,
pema e mendjes, organizuesi grafik
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I. Diskutim
Mësuesi/ja nis mësimin me diskutimin e detyrave të shtëpisë. Diskutohet pjesa e dhënë në hyrje të
mësimit, rreth argumenteve për fjalimin e dhënë. Aktivizohen sa më shumë nxënës për të diskutuar.

Hapi II. Mësimdhënie e ndërsjellë


Jepet për t’u analizuar fjalia e parë e tekstit të dhënë. Rikujtojmë së bashku:
Cilat janë grupet kryesore të fjalisë së thjeshtë?
Cilat gjymtyrë përbëjnë bërthamën e fjalisë?
Ndajeni fjalinë në grupe fjalësh.

Hapi III. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë “Gjymtyrët e fjalisë” dhe u kërkon
nxënësve të shprehin idetë e tyre. Drejtohen pyetjet:
Ç’janë gjymtyrët e fjalisë?
Si klasifikohen ato?
fjalë gjymtyrë kryesore

grup fjalësh bërthama e fjalisë


Gjymtyrët e fjalisë
njësia më e vogël gjymtyrët e dyta

kanë funksion të caktuar përmbushin funksione plotësojnë fjalinë

Hapi IV. Pema e mendimit, organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim
që nxënësit të argumentojnë klasifikimin e gjymtyrëve të fjalisë.

153
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Shema e gjymtyrëve të fjalisë Gjymtyrë të dyta

Gjymtyrët kryesore Përcaktori Kundrinori Rrethanori

me përshtatje i drejtë i vendit


Kryefjala Kallëzuesi
me drejtim i zhdrejtë i kohës

Foljor Emëror
me bashkim i qëllimit
pa parafjalë

i thjeshtë i përbërë ndajshtim me parafjalë i shkakut

i mënyrës

i sasisë

Ilustrohen me shembuj të gjitha rastet e klasifikimit të gjymtyrëve të fjalisë, sipas funksioneve që ato
përmbushin. Aktivizohen sa më shumë nxënës për dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në
tabelë me shkumësa me ngjyra, ose në tabela-tabak dhe u shërben nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi V. Punë e pavarur


Punohet në mënyrë të pavarur ushtrimet 1, 2, 3, faqe 146 -147. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-
tjetrin idetë e tyre.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Ne duhet të premtojmë/të përsërisim (gjymtyrë kryesore)
Në ditë si sot/më kurrë/gabime të tilla (gjymtyrë të dyta)
Ne duhet të flasim/drejtohet/kërcënon (gjymtyrë kryesore)
Hapur/kundër urrejtjes/në të gjitha format e saj/fëmijës së një fermeri emigrant/një pronar dyqani
mysliman (gjymtyrë të dyta)
Ne jemi (gjymtyrë kryesore)
amerikanë (gjymtyrë e dytë)
T’i dalim/është ajo/ ka (gjymtyrë kryesore)
në krah njëri-tjetrit/nga vlerat e mishëruara në dokumentet në këtë dhomë/në mënyrë të veçantë/
vështirësi (gjymtyrë të dyta)
përshtatet (gjymtyrë kryesore)
Kjo është/ajo vlen/ajo ka/gjërat janë (gjymtyrë kryesore)
rëndësi/të lehta/të vështira (gjymtyrë të dyta)

Ushtrimi 2
Dimri, Shqipëria (emër)
Unë, Ti, Ai, Ne, Ju, Ata (përemër vetorë)
Kjo, Këto (përemër dëftor)
Kush, Cili, Ç’ (përemër pyetës)
Që, i cili (përemër lidhor)
Kush, Dikush, Secili, Disa, Të gjithë, Gjithçka, Asnjë, Asnjeri, Sekush (përemër i pacaktuar)
Dy, Të katërt (numëror)
E bukura, Të parët, Të mitë (Emërzime të qëndrueshme)

154
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kjo ditë, Këto ngjyra, Cili komb, Dy djem… (grup emëror)


Ushtrimi 3
Kallëzues të thjeshtë foljorë: Hynin, vijojnë, është, je, ishte, ishe, është, njihte, jeni...
Kallëzues të përbërë foljorë: Duhej të kishte mbaruar (domosdoshmëri) filloi të fliste, mori të
shkruante, nisi të këndonte (fillim) vazhdoi të shkruante, vijojnë të debatojnë (vazhdimësi).
Kallëzues emërorë: është njeri, je ti Albana, ishte e tifozëve, është pa ujë (kallëzues+emër); s’je ti,
ç’janë këto, jemi ata, ishte e tillë, cili jeni, është jona, është e gjitha (kallëzues+përemër); është shtatë
(kallëzues+numëror); ishe ndër të parët, ishin shumë të prekur (kallëzues+grup emëror); ishte e
përhumbur (folje+mbiemër të panyjshëm).
Jepet detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 147.
Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Përshtatja e kallëzuesit foljor dhe e Situata e të nxënit: Tekst i shkëputur ku
këpujës me kryefjalën pasqyrohen ndryshime morfologjike të
Kompetenca: Njohuri gramatikore - Sintaksë kallëzuesve gjatë përshtatjes me kryefjalën
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • kallëzues emëror
Nxënësi/ja: • kallëzues foljor
-dallon kallëzuesin emëror nga kallëzuesi foljor; • ndryshime morfologjike
-di të përshtatë kallëzuesin me kryefjalën; • përshtatje
-realizon analizë morfologjike të kallëzuesit dhe • analizë morfologjike
kryefjalës në një fjali;
-shpjegon ndryshimet morfologjike të kallëzuesve
gjatë përshtatjes me kryefjalën;
-aftësohet në analizën morfologjike të foljeve.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, ndërkurrikulare:
tekste të llojeve të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, Puna në grupe dyshe, punë e pavarur, Rrjeti i
diskutimit, Organizuesi grafik, Punë e pavarur në grup

Organizimi i orës së mësimit


Hapi II. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin dhe nxit diskutimin në
klasë, duke bërë pyetje nga mësimi i kaluar:
Cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë?
Me se shprehen gjymtyrët kryesore?
Cilat janë gjymtyrët e dyta?
Me se shprehen gjymtyrët e dyta?
Me se shprehet kryefjala?
Jepni shembuj për secilin rast të përmendur.

Hapi II. Puna në grupe dyshe


Nxënësit ndahen në grupe dy e nga dy, të cilët diskutojnë për pjesët e shkëputura nga teksti. Mësuesi/ja u
kërkon nxënësve të nënvizojnë gjymtyrët kryesore, kryefjalën dhe kallëzuesin. Nxënësve u kërkohet të
përcaktojnë me se shprehet kryefjala dhe kallëzuesi, si dhe të vërejnë përshtatjen midis tyre. Të dhënat e
nxënësve shkruhen në tabelë.

155
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Edhe në këtë kontinent, mijëra persona detyrohen të udhëtojnë drejt Veriut në kërkim të një jete më të
mirë për veten e tyre dhe për të dashurit e tyre, në kërkim të mundësive më të mëdha. A nuk është ajo
çka ne duam për fëmijët tanë? Ne nuk duhet të trembemi nga numri i tyre, por t’i shohim si persona, të
shohim fytyrat e tyre dhe të dëgjojmë historitë e tyre, dhe të përpiqemi t’iu përgjigjemi sa më mirë të
mundemi. Të përgjigjemi në një mënyrë që është humane dhe vëllazërore. Ne duhet të shmangim atë
çfarë është një tundim i zakonshëm në ditët e sotme: të heqim dorë nga gjithçka që na duket e
mundimshme. Më lejoni t’ju kujtoj rregullën e artë: “Bëj për të tjerët, atë që ti dëshiron që ata të bëjnë
për ty!” Kjo rregull na çon në një drejtim të qartë. Le t’i trajtojmë të tjerët me të njëjtin pasion dhe
dhembshuri me të cilat duam që të trajtohemi. Le të kërkojmë për të tjerët të njëjtat mundësi që
kërkojmë për vete. Le t’i ndihmojmë të tjerët të rriten, si do të donim të ndihmonim veten. Me një fjalë,
nëse duam siguri, le të japim siguri; nëse duam jetë, le të japim jetë; nëse duam mundësi, le të japim
mundësi. Kuti që ne përdorim për të tjerët, do të jenë kuti që koha do të përdorë për ne.

Hapi III. Rrjeti i diskutimit


Në dërrasën e zezë shkruhet pyetja: A pëson ndryshime kallëzuesi kur i përshtatet kryefjalës?

PO JO

Lidhja gramatikore e kallëzuesit me kryefjalën shfaqet si përshtatje. Kallëzuesi foljor përshtatet në vetë
dhe numër. Gjymtyra emërore përshtatet me kryefjalën në numër, gjini dhe rasë.
Jo të gjithë tipat e kallëzuesve kanë tregues morfologjikë që krijojnë përshtatje. Kallëzuesit e shprehur me
folje në mënyrën urdhërore pranë një kryefjale të shprehur me emër, përemër vetor, nuk krijojnë
përshtatje. P.sh: Ata ik e qeni ndiq.

Hapi IV. Organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me
qëllim që nxënësit të argumentojnë përshtatjen e kallëzuesit me kryefjalën

Kallëzuesi foljor Përshtatja e Gjymtyra emërore


kallëzuesit
kallëzuesi foljor dhe këpuja përshtaten me kryefjalën përshtatet me kryefjalën
kryefjalën në numër dhe vetë; në numër, gjini dhe rasë;
kryefjala në shumës, kallëzuesi në v. I, II; gjymtyra emërore e shprehur
kryefjala si emër përmbledhës, kallëzuesi me mbiemër, përshtatet në gjini;
në njëjës; kryefjala me përemër vetor,
kryefjala me emër në nr. gjymtyra emërore vihet në
shumës, kallëzuesi në nr. Shumës; formën e gjinisë natyrore.
kryefjalë të bashkërenditura,
kallëzuesi në nr. shumës.

Hapi IV. Punë e pavarur në grup


Mësuesja në bashkëpunim me nxënësit ilustron me shembuj të gjitha rastet e paraqitura tek
teknika “Organizuesi grafik”:
Ju po më tregonit për ta i shqetësuar.
Ca djem nga lagjja, do të shkojmë t’i ndihmojmë.
Shumica qëndronin në këmbë.
Lisat fëshfëritën nga era.
Djemtë dhe vajzat e grupit të parë, u nisën herët.
Plazhi është i mrekullueshëm.
Dyert ishin të hapura e në dhoma kishte shumë njerëz.
Unë jam më i vjetri se ju të gjithë dhe kam parë mjaft.

156
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi VI. Punë e pavarur


Për të forcuar më tej njohuritë e marra, mësuesi/ja shkëput nga teksti i dhënë në fillim të orës
një kallëzues foljor dhe një kallëzues emëror dhe kërkon të analizohen.
të përgjigjemi - kallëzues i thjeshtë foljor, shprehur me folje, veta e parë, nr. shumës, koha e
tashme, mënyra lidhore.
duhet të shmangim - kallëzues i përbërë foljor, shprehur me folje gjysmëndihmëse dhe folje në
mënyrën lidhore.
Punohet në mënyrë të pavarur për zgjidhjen e ushtrimeve të dhëna në libër.

Ushtrimi 1

Është portreti i një zonje fiorentinase (kallëzues emëror, këpuja është + grup emëror, përshtatet me
kryefjalën (ai) në numër dhe vetë) , me emrin Liza, “Mona Liza”.
Çka befason (kallëzuesi foljor, folja përshtatet me kryefjalën, e shprehur me përemër të pacaktuar, në
numër dhe vetë) është gjallëria jetësore (kallëzuesi emëror, këpuja përshtatet me kryefjalën në numër
dhe vetë).Duket vërtet sikur ajo na i ka ngulur sytë e po na vështron me një mendim të sajin në kohë
(kallëzuesi foljor dhe kryefjala përshtaten në vetë). Si qenie e gjallë, ajo duket se ndryshon mu para
syve tanë dhe, sa herë i rikthehemi, nuk na duket më tamam ajo e para (kallëzuesi foljor përshtatet me
kryefjalën në vetë, kur kryefjala është përemër vetor). Edhe në fotografi ne provojmë (kallëzuesi foljor
dhe kryefjala përshtaten në vetë) të njëjtin efekt; kurse përballë origjinalit në Luvër ajo është (kryefjala
me përemër vetor, këpuja është gjymtyra emërore e shprehur me mbiemër ) pothuajse e
paimagjinueshme. Nganjëherë na duket se po na përqesh, kurse herë tjetër na bëhet sikur po kapim
një fije trishtimi në buzëqeshjen e saj (kallëzuesi foljor dhe kryefjala përshtaten në vetë). Gjithë këto
tingëllojnë (kallëzuesi foljor dhe kryefjala përshtaten në vetë) mjaft misterioze dhe ashtu është; këtë lloj
mbrese të lënë shpesh veprat e mëdha të artit. (kallëzuesi foljor dhe kryefjala përshtaten në vetë)

Ushtrimi 2

Ata po flasin (kallëzues i thjeshtë, përshtatet në vetë e numër-veta e tretë, numri shumës) pa radhë. Nxënësja
sapo hyri (kallëzues i thjeshtë foljor, përshtatet në numër e vetë-veta e tretë, numri njëjës) në klasë. Nxënësit
sapo hynë (kallëzues i thjeshtë foljor, përshtatet në numër e vetë, veta e tretë-numri shumës) në klasë. Dikush
hapi (kallëzues i thjeshtë foljor, përshtatur në numër e vetë-veta e tretë numri njëjës) derën papritur. Pamja
ishte mahnitëse (këpuja përshtatet në vetë dhe numër [veta e tretë, numri njëjës], gjymtyra emërore
përshtatet në numër dhe gjini [numri njëjës, gjinia femërore]). Cilët janë këta (kallëzues emëror, gjymtyra
emërore përshtatet në numër, gjini dhe rasë-numri shumës, gjinia mashkullore, rasa emërore) Unë jam më e
reja në këtë grup (kallëzues emëror, gjymtyra emërore përshtatet në formën e gjinisë natyrore me kryefjalën e
shprehur me përemër vetor-në këtë rast është gjinia femërore, pasi Mira është emër i gjinisë femërore), - tha
Mira duke qeshur. Ti je shumë i rëndësishëm (kallëzues emëror, gjymtyra emërore përshtatet në formën e
gjinisë natyrore me kryefjalën e shprehur me përemër vetor-në këtë rast personi të cilit i drejtohet është
mashkull) tani për ne. Ditët ishin të gjata (kallëzues emëror, gjymtyra emërore përshtatet në numër, gjini dhe
rasë-numri shumës, gjinia femërore, rasa emërore). Cilët janë ata (kallëzues emëror, gjymtyra emërore
përshtatet në numër, gjini dhe rasë)? Cili është ai (kallëzues emëror, gjymtyra emërore përshtatet në numër,
gjini dhe rasë me kryefjalën e shprehur me përemër-numri njëjës, gjinia mashkullore, ) Sytë janë pasqyra e
shpirtit (kallëzues emëror, gjymtyra emërore shprehet me grup emëror.). Ju jeni një popull fisnik. (kallëzues
emëror, gjymtyra emërore shprehet me grup emëror.). Ju jeni i mrekullueshëm. (kallëzues emëror, gjymtyra
emërore shprehet me mbiemër. Gjymtyra emërore vendoset në numrin njëjës, në fjalitë që kanë si kryefjalë
përemrin ju të përdorur për mirësjellje). Ju jeni një vajzë e jashtëzakonshme (kallëzues emëror, gjymtyra
emërore shprehet me mbiemër. Gjymtyra emërore vendoset në numrin njëjës, në fjalitë që kanë si kryefjalë
përemrin ju të përdorur për mirësjellje). Mëngjesi ishte i ngrohtë, i mbushur me aromë lulesh (kallëzues
emëror, gjymtyra emërore e shprehur me mbiemër përshtatet në gjini). Duart e saj ishin flori (kallëzues
emëror).

157
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 3

niset - folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës, joveprore.
përket - folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës mbështetet -
folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës, joveprore interpreton -
folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës lufton - folje, mënyra
dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës
paralelizohen - folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri shumës, joveprore
analizon - folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës
paraqitet - folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës, joveprore
përballet - folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës, joveprore
përngjitet - folje, mënyra dëftore, koha e tashme, veta III, numri njëjës, joveprore

Ushtrimi 4

Në Jug të Ukrainës ka disa fshatra me shqiptarw. Ato janë katër fshatra (gjymtyrë emërore e shprehur
me grup emëror) në të cilat ende sot jetojnë shqiptarët të vendosur aty që nga shekulli XIX apo më saktë,
nga viti 1811. Më parë në Bugjak, në rajonin e Odesës ishte themeluar fshati Karakurt dhe pastaj prej
gjysmëshekulli një pjesë e popullsisë së Karakurtit ka ikur në rajonin e detit Azov dhe atje u themeluan tri
fshatra: Gamfka, Giorgifia dhe Dirnistë. Kështu në përgjithësi në Ukrainë ndodhen afërsisht 5 mijë
shqiptarë (dhe ata ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat. Nuk jetojnë në trojet shqiptare, për më shumë se
500 vjet, megjithatë janë njerëz (gjymtyrë emërore e shprehur me emër) që ruajnë gjuhën e tyre dhe
është fakt (gjymtyrë emërore e shprehur me emër) shumë interesant. Ata ruajnë vetëdijen e tyre etnike,
ata e dinë që janë shqiptarë (kallëzues emëror shprehur me mbiemër) dhe nuk e mohojnë një gjë të tillë.
Ata thonë për vete “nga tantë”, ai është “nga tantë” (kallëzues emëror shprehur me përemër), do të thotë
nga “tanët”. Edhe për gjuhën e tyre ata thonë jo gjuha apo “gluha” shqipe, por thonë “flet si ne”.

Ushtrimi 5

Testimi është mbi të gjitha kontroll (kallëzues emëror, gjymtyra emërore e shprehur me emër).
Ne ishim ata që i ndërtuam (gjymtyra emërore e shprehur me përemër).
Vështrimi i tij ishte i turbullt (gjymtyra emërore e shprehur me mbiemër).
Arbeni është djali yt? (gjymtyrë emërore e shprehur me grup emëror).

Ushtrimi 6

Françesko Krispi (Francesco Crispi) lindi (kallëzuesi foljor dhe kryefjala përshtaten në numër e vetë) në vitin
1810 në fshatin Ribera, në Sicili. Krispi ishte nga një familje e madhe shqiptare (kallëzues emëror që
përshtatet në numër dhe vetë) që kishte emigruar (kallëzuesi foljor dhe kryefjala përshtaten në vetë) rreth vitit
1467, por që i ruante të gjitha zakonet dhe traditat shqiptare dhe mbi të gjitha gjuhën arbëreshe, të cilën ai e
fliste shumë mirë, sa kur nxehej ai kallëzuesi foljor dhe kryefjala përshtaten në numër dhe vetë) shante vetëm
në shqip. Krispi u bë avokat dhe përkrahës i ideve përparimtare, mbështetës i Garibaldit. Ai vlerësohet si një
nga kontribuesit më të mëdhenj për Italinë e Bashkuar. Më 15 nëntor 1864 ai u zgjodh deputet i Kastelvetranos
të Sicilisë dhe hyri për herë të parë në Parlamentin e Italisë së Bashkuar. Më 1878 ai bëhet ministër i qeverisë
dhe më pas dy herë kryeministër, në vitet 1887–1893 dhe 1893–1896.

Ushtrimi 7

Ti je më e re se unë (Kryefjalë e shprehur me përemër vetor, veta e dytë, numri njëjës, rasa emërore.)
Kjo ndodhi e dëshpëroi shumë. (Kryefjalë e shprehur me përemër dëftor, gjinia femërore, numri njëjës,
rasa emërore.)

158
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kush nuk u gëzua nga rezultatet e arritura. (Kryefjalë, përemër pyetës, rasa emërore.)
Ç’vinte më pas, e mora me mend. (Kryefjalë e shprehur me përemër lidhor.)
Gjithçka filloi një ditë vjeshte me shi. (Kryefjalë e shprehur me përemër të pacaktuar.)

Ushtrimi 8

Djali filloi të qeshte me zë në dhomën e tij. (Kallëzues i përbërë foljor i formuar nga një folje
gjysmëndihmëse dhe nga një folje në lidhore.)
Mendimi i tij duhet mbrojtur me forcë. (Kallëzues i përbërë foljor, i formuar nga një folje gjysmëndihmëse
dhe një folje në formë të pashtjelluar.)
Ajo s’pushonte së hedhuri fjalë me pickim. (Kallëzues i përbërë foljor i formua nga një folje
gjysmëndihmëse dhe një emër foljor asnjanës.)
Çdo gjë fillon e harrohet me kohën. (Kallëzues i përbërë foljor i formuar nga dy folje në dëftore).

Jepet detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, faqe 149 dhe ushtrimi 9, faqe 150

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Gjymtyrët e veçuara Situata e të nxënit: Fjali të shkëputura


Kompetenca: Njohuri gramatikore - Sintaksë ku evidentohen gjymtyrë të veçuara
gjatë përdorimit në fjali
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • gjymtyrë e veçuar
Nxënësi/ja: • klasifikim
-identifikon gjymtyrët e veçuara në fjali; • përdorim
-klasifikon llojin e gjymtyrës së veçuar; • rregulla
shpjegon rolin, përdorimin dhe mënyrën e shprehjes
së gjymtyrës së veçuar;
analizon me se shprehen gjymtyrët e veçuara;
aftësohet në përdorimin e presjes te gjymtyrët e
veçuara.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, ndërkurrikulare:
tekste të llojeve të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, mësimdhënie e ndërsjellë, pema e mendimit,
organizuesi grafik, stuhi mendimesh, punë e pavarur e diskutim

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim

Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë. Aktivizohen sa më shumë nxënës për dhënien e përgjigjeve.

159
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi II. Mësimdhënie e ndërsjellë


Jepet për t’u analizuar një nga fjalitë e tekstit të dhënë: Këto enë, të pikturuara rëndom, quhen vazo edhe
pse më vonë përdoreshin për të mbajtur verë e vaj, jo lule. Rikujtojmë së bashku:
Kujtoni gjymtyrët kryesore dhe të dyta të fjalisë. Ndajini ato.
Si klasifikohen gjymtyrët e dyta?
Cili është roli i tyre në fjali?

Hapi III. Pema e mendimit, organizuesi grafik


Mësuesi/ja vijon me shpjegimin e njohurive të reja duke përdorur metodën e organizuesit grafik, me qëllim
që nxënësit të argumentojnë klasifikimin e gjymtyrëve të dyta.

Gjymtyrë të dyta

Përcaktor Rrethanor Kundrinor

- me përshtatje - i vendit - i drejtë


- me drejtim - i kohës me parafjalë
- me bashkim - i mënyrës - i zhdrejtë
- i sasisë pa parafjalë
- i qëllimit
- i shkakut

Ilustrohen me shembuj të gjitha rastet e klasifikimit të gjymtyrëve të fjalisë, sipas funksioneve që ato përmbushin.
Aktivizohen sa më shumë nxënës për dhënien e përgjigjeve. Organizuesi grafik shkruhet në tabelë me shkumësa
me ngjyra, ose në tabela-tabak dhe u shërben nxënësve për të vijuar me punën praktike.

Hapi IV. Stuhi mendimesh, organizuesi grafik


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë “Gjymtyrët e fjalisë” dhe u kërkon
nxënësve të shprehin idetë e tyre. Drejtohen pyetjet:
Ç’janë gjymtyrët e veçuara të fjalisë?
Si klasifikohen ato?

kanë ngarkesë emocionale gjymtyrë të dyta

kanë ngarkesë stilistike


veçori kuptimore
karakter përcaktues Gjymtyrët e veçuara

karakter sqarues veçori stilistike

janë të veçuara veçori intonative

përcaktori ndajshtimi përcaktori kallëzuesor, rrethanori kundrinori

Përcaktori Ndajshtimi Rrethanori Kundrinori


- jep tiparet e një personi - saktëson kuptimin e një - veçimi është në - veçohet
apo sendi; gjymtyre tjetër; dëshirë të folësit; zakonisht në krye
- veçimi i tij realizohet me - shprehet me emër apo - ndahet me presje të fjalisë;
intonacion dhe pauzë gjatë me grup emëror; në fjali. - ndahet me
të folurit; - zakonisht qëndron prapa presje.
- ndahet me presje. fjalës së përcaktuar.

160
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi V. Punë e pavarur dhe diskutim


Jepen për t’u punuar ushtrimet e dhëna në libër.
Aktivizohen sa më shumë nxënës për të dhënë përgjigje.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Aktorja me prejardhje shqiptare që jeton në Amerikë, Eliza Dushku (ndajshtim), solli në vitin 2016
dokumentarin e saj për Shqipërinë, të titulluar “Dear Albania” (“E dashur Shqipëri”).
Dokumentari është xhiruar nga Eliza dhe vëllai i saj, Nate (Nejt), me ndihmën e fotografit të famshëm
Fadil Berisha.
Dushku ka thënë se ata kanë vendosur ta bëjnë këtë dokumentar duke e parë se në SHBA nuk dinë
shumë për këtë shtet, që ka qenë nën komunizëm dhe diktaturë për disa vjet. Ajo ka shtuar se të gjithë
e dinë ku është Greqia apo Italia, por jo për Shqipërinë që është pranë tyre.
“Dokumentari nuk është për të treguar se ne jemi më të mirët, por për të treguar se ky vend ekziston. Për
të treguar për njerëzit dhe për traditat e gjuhën, që është ndër më të vjetrat në Europë (fjali përcaktore).
Atje ka shumë histori për të cilën duhet të tregohet”, thotë ndër të tjera Dushku.
“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë
edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat (rrethanor i veçuar), besimin
dhe turizmin shqiptar (kundrinor i veçuar).
Dokumentari është shfaqur deri tani në 69 kanale të ndryshme televizive në Amerikë. Kurse, më 4 janar
2016 (rrethanor), dokumentari “E dashur Shqipëri” (ndajshtim), u transmetua në SHBA, në kanalin më të
madh publik amerikan.

Ushtrimi 2
Faqja “Goal.com”, ka shkruar për duelin Shqipëri-Zvicër, në kampionatin europian “Francë 2016”
(rrethanor), duke thënë se kombëtarja zvicerane pothuajse ka më shumë shqiptarë sesa ajo e Shqipërisë.
“Gjashtë nga lojtarët e Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa një pjesë e madhe e skuadrës së Zvicrës
ka lidhje gjaku me kombin shqiptar, duke e bërë takimin e së shtunës shumë të tensionuar”, shkruan
“Goal.com”. Është kthyer veçanërisht në një fenomen botëror përballja e dy vëllezërve, Taulant dhe
Granit Xhaka, një sfidë që të dy do të dëshironin ta shmangnin. Ata kanë zgjedhur të luajnë për dy
kombëtare të ndryshme, njëri për kombëtaren e Shqipërisë dhe tjetri për Kombëtaren e Zvicrës, duke
ndjekur kështu thirrjet e tyre të zemrës.

Ushtrimi 3
Në vendin e zakonshëm, në shkallët e Lindjes (rrethanor), qëndron miku më i ngushtë i klubit të futbollit
Prishtina. Me këngët dhe brohoritjet në buzë (kundrinor), ai është i gatshëm që ta ndihmojë skuadrën
kurdoherë. Prandaj e quajnë “Lojtari i 12-të i Prishtinës”. Kush është ai? Ai është tifoz i zakonshëm i
Prishtinës, “Plisi” (ndajshtim). “Plisi” është nga të gjitha trojet shqiptare, Shkup, Preshevë e Bujanovc,
Tetovë e Kumanovë, Rrafsh i Dukagjinit e Fushë-Kosovë, Ulqin e Malësi. I vetmi kusht është ta duash
Prishtinën me zemër dhe ta ndjekësh atë në çdo vend, në çdo kohë (rrethanor)! Miku i ngushtë nuk i ka
munguar asnjëherë Prishtinës, e as që do t’i mungojë ndonjëherë (përcaktor)!

Ushtrimi 4
Iu kujtua komenti i tij, i ngjashëm (tipar përcaktues, mbiemër) me komentet e prindërve, dhe u vu në
mendime. 2. Qyteti kishte godina të vjetra, me shumë kate (tipar të sendit, me emër në rasën kallëzore
me parafjalë). 3. Futbollistët, nën drejtimin e trajnerit italian (tipar saktësues, me grup emëror), kishin
bërë të mundur një ëndërr të madhe. 4. Një qiellgërvishtës, në formë të çuditshme (tipar saktësues, me
grup emëror), iu shfaq para syve. 5. Ndërtesa e vjetër, ndërtuar në shekullin e kaluar (tipar
përcaktues, me pjesore të zgjeruar), mbetej objekti identitar i qytetit. 6. Vështrimi i saj, si prej fëmije
(tipar cilësues, me emër në rasën rrjedhore), i kishte mbetur në mendje. 7. Vajza, duke ndjekur
udhëzimet (tipar përcaktues, me përcjellore), arriti ta përfundonte detyrën.
161
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 5
E rrethuar nga një tis lumturie që kish, vajza dukej edhe më e bukur.
Kjo ngjarje, e diskutuar aq gjatë atyre kohërave, mbeti për shumë kohë në mendjen e njerëzve

Ushtrimi 6
Më në fund (rrethanor kohe, me grup emëror), takimi filloi dhe salla ra në qetësi. 2. Pas dy ditësh
(rrethanor kohe, me grup emëror), ata vendosën të mos e vazhdonin më këtë marrëdhënie. 3. Ajo, me qetësi
(rrethanor mënyre, me emër me parafjalë), iu afrua atij. 4. Më të ngrysur (rrethanor kohe, me formë të
pashtjelluar), ata u larguan. 5. Në mëngjes (rrethanor kohe, me emër me parafjalë), ata u nisën të gjithë për
në Durrës. 6. Padashur (rrethanor mënyre, me ndajfolje), shkëmbyen vështrimet dhe nuk po dinin se çfarë të
thoshin. 7. U panë në sy, si me habi (rrethanor mënyrë, me grup emëror). 8. Foli shumë saktë, në bazë të
pikave të takimit (rrethanor mënyre, me grup emëror). 9. Këtu, në mes të pyllit (rrethanor vendi, me grup
emëror), ishte një qetësi e thellë. 10. Aktiviteti u krye në malin e Dajtit (rrethanor vendi, me grup emëror). 11.
Në shkollë (rrethanor vendi, me emër me parafjalë), mësimi vijonte si zakonisht. 12. Larg, andej nga
stadiumi (rrethanor vendi, me grup emëror), u dëgjuan zhurma të forta.

Ushtrimi 7
U larguan pak minuta më vonë, në një situatë të tensionuar mes tyre. 2. Nuk afroheshin dot, për
shkak të tymit. 3. Nxënësit, pas përfundimit të koncertit, u mblodhën të gjithë së bashku. 4. Me gjithë
këmbënguljen e saj, ata nuk pranuan të qëndronin atë natë. 5. Pavarësisht nga lodhja, ata e
vazhduan punën e tyre. 6. Nga mërzia, nuk donte të bisedonte atë ditë me askënd. 7. Ishte një kostum
arbëresh, i përdorur në zonën e Kalabrisë. 8. Po shikonte atë statujë, hijerëndë e të madhërishme,
që evokonte historinë e tyre. E trajtuar në këtë mënyrë, tema ishte shumë interesante.
(Shpjegim. Të gjitha gjymtyrët e veçuara, ndahen me presje kur ndodhen në fillim dhe në fund të fjalisë,
dhe vendosen mes presjesh kur ndodhen në mes të fjalisë.)

Jepet detyrë shtëpie: Ushtrimi 8, 9, faqe 156.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teknika të tekstit argumentues Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit Teksti argumentuese i llojeve të
ndryshme ku vihen në dukje veçori të
tij dhe teknika të shkrimit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç
mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst argumentues
- njeh teknikat në shkrimin argumentues ● teknikë e shkrimit të tekstit
- përcakton teknikat e shkrimit të tekstit argumentues argumentues
- bën skemën e strukturës së një teksti argumentues. ● opinion
- përdor teknikat e shkrimit për të shkruar tekste ● fakt
argumentuese; ● tezë
● antitezë
● kundërargument
● skemë

162
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti mësimor, e-libri, tekste argumentuese të llojeve të temat ndërkurrikulare:
ndryshme, shkumësa me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Rrjeti i diskutimit, bashkëbisedim, shkrim i lirë, praktikë e drejtuar, praktikë e pavarur.

Materialet dhe mjetet mësimore


Tekste argumentuese të llojeve të ndryshme.

Tekst argumentues

Debati aktual i hapur në gazetë, në lidhje me atë se ç‘po ndodh me shtypin e shkruar, në mënyrë indirekte është një
diskutim për funksionimin e demokracisë sonë. Kjo jo vetëm, sepse vetë media është një nga “pushtetet” e demokracisë,
por edhe, sepse, përmes medies, shoqëria (opinioni publik, thuhet së fundmi) realizon kontrollin e saj mbi pushtetet e tjera.
Është pikërisht kjo cilësi që i jep asaj autoritetin dhe karakteristikat e një pushteti të katërt. Me fuqizimin e medies
elektronike, me fuqizimin dhe penetrimin në rritje të internetit, por edhe të burimeve të tjera të informacionit, që sa vijnë e
bëhen edhe më globale, pa asnjë dyshim lipsej që edhe media e shkruar në Shqipëri të përshtatej me këtë realitet të ri.
Brenda këtij “pushteti” roli i medies së shkruar gjithsesi mbetet specifik. Pavarësisht se media elektronike ka një ndikim
publik më të gjerë, nëse do të duhet që të kërkosh një analizë të thelluar - opinionbërëse -, atëherë qoftë në Francë, qoftë
në Itali apo Shtetet e Bashkuara, duhet t‘i drejtohesh shtypit të shkruar. Duket sikur thënia latine “E shkruara mbetet, fjala
fluturon” është materializuar pikërisht në këtë diferencë. E, në këtë këndvështrim, një analizë specifike e gjendjes së
medies së shkruar është e domosdoshme, pavarësisht se duket disi e vonuar. Fakti i pranuar nga të gjithë se tirazhi i
gazetave te ne sa vjen e ulet, përkundër fatit që titujt shtohen, është prova më e mirë se ky “institucion” është i sëmurë dhe
asnjëherë nuk u ngrit në nivelin që prisnim. Madje, ndryshe nga ndonjë gjykim që e konsideron periudhën ‘92 -‘97 si
periudhë paramediatike, në gjykimin tim, ka qenë pikërisht kjo, periudha më e mirë e shtypit shqiptar. Gazetat ishin realisht
opinionbërëse. Gazetarët pretendonin të përmbushnin misione. Tirazhet rriteshin. Debatet ishin të pranishme dhe përplasja
e mendimeve po ashtu. Po kishte edhe rrahje gazetarësh, edhe burgosje të tyre, edhe botues “aventurierë”, edhe
sharlatanë, edhe entuziazëm romantik, edhe ëndërrimtarë.
Për mendimin tim modest, problemi kryesor i shtypit është pikërisht brenda shtypit. Pra, atje, brenda tij, janë arritjet dhe po atje
duhet të kërkohen edhe dështimet. Teorizimet vetëpërkëdhelëse, sipas të cilave për gjendjen e keqe të shtypit e ka fajin biznesi
apo politika, nuk janë gjë tjetër veçse një mënyrë justifikimi i gjendjes dhe pasojë e një vetëdije ku ekzibicionizmi, që vetvetiu është
pjesë e psikologjisë së personit publik, nuk të lejon të shohësh se në një shoqëri, cila do qoftë ajo, ndaç diktatoriale, ndaç
demokratike, elementet bazë (përfshi edhe “pushtetet”) shkojnë në harmoni me njëra-tjetrën.
Nëse kemi këtë klasë politike që kemi, nëse biem dakord që ligjërimi politik është përkeqësuar ashtu si edhe niveli i parlamentit,
nëse jetesa është vështirësuar dhe varfëria është rritur, nëse institucionet e pavarur bëhen gjithnjë e më të varur (p.sh., unë nuk e
kuptoj dot sesi punojnë gazetarët e ekonomisë në kushtet kur nuk kanë asnjë statistikë të besueshme përpara, hiq ndonjë raport të
institucioneve ndërkombëtare), pra në këtë situatë nuk ka sesi edhe shtypi të lulëzojë dhe të mos jetë pjesë organike e këtij
realiteti. Madje, për shkak të misionit të tij si përcjellës i një opinioni avangardë të shoqërisë, si opinionbërës, pra, pse jo, ai madje
duhet të ndihet në një shkallë jo të vogël edhe përgjegjës për realitetin...
Nëse këto pushtete “dorëzohen”, pra blihen dhe shiten, atëherë shkaku duhet kërkuar tek të shitshmit dhe të
bleshmit, thënë ndryshe: te media që pranon të vihet në shërbim të kujtdo qoftë...
Marrë nga shtypi

Hapi I. Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit kanë përcaktuar argumentet
që sjell autori pro tezës së tij dhe cilën antitezë kundërshtojnë.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1. Për të zhvilluar këtë ushtrim përdorim metodën e rrjetit të diskutimit. Për të zbuluar se cili
është problemi kryesor ose teza, shtrojmë pyetjen:
Po - A kemi shoqëri civile? Pse? Jo
Pse? Pse?
Sillen argumentet Sillen argumentet
pro. kundër.
Po, kemi. (kundërteza) Jo, nuk kemi.(teza)

163
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Në këtë skemë është evidentuar si teza dhe kundërteza.


Teza: Duhet të pranojmë që shoqëria civile te ne nuk është as shoqëri, as civile.

Argumenti I
I vetmi grup origjinal i shoqërisë civile, siç janë mediet, më shumë sesa me shoqërinë civile kanë
lidhje me politikën apo me biznese të veçanta, prandaj vështirë të quhen civilë.

Argumenti II
Grupet e tjera siç janë OJF-të nuk janë aspak civile, pasi përfaqësojnë dhe nuk i japin llogari
askujt tjetër përveç atyre që punojnë aty dhe donatorëve që i financojnë.

Argumenti III
Së fundi, bota akademike ose ajo universitare është tejet e zënë me mbijetesën. Shtoji kësaj traditën
konformiste të akademizmit shqiptar dhe faktin se dinamika e tregut mediatik ka zëvendësuar tashmë
intelektualin me analistin dhe kupton se roli i botës universitare në shoqëri është tejet i kufizuar.

Përfundimi:
Me pak fjalë shoqëria civile pothuajse nuk ekziston në një hapësirë ku ndërveprojnë dhe artikulohen
grupime autonome interesash shoqërore, që si të tilla ushtrojnë trysni mbi procesin politik.

Kundërteza: Edhe pse në teori flitet për forcimin e shoqërisë civile.

Argumenti I
Forcimi i kësaj shoqërie është thjesht retorikë boshe, pasi vetë logjika dhe frymëzimi i sistemit
politiko-ekonomik, që ne kemi ngritur, e bën të vështirë krijimin e shoqërisë civile përtej ndonjë
shoqate biznesi apo pronarësh...

Argumenti II
Shoqëria civile nënkupton grupe shoqërore me interesa të caktuara politike dhe ekonomike. Ama,
artikulimi i këtyre interesave bie ndesh me modelin tonë politiko-ekonomik, që bazohet mbi disa
shtylla të padiskutueshme, siç janë tregtia e lirë, tërheqja e investimeve të huaja, disiplina fiskale
apo tërheqja e shtetit nga shoqëria dhe ekonomia.

Përfundimi:
Prandaj te ne mungojnë grupe reale shoqërore interesi, si: fermerë, lëvizje për të drejtat e gruas,
sindikata apo shoqata të tjera me synime të qarta politike. Në vend të tyre...

Ushtrimi 2. Karakteristikat gjuhësore.


1- Përdorimi i një leksiku të mirorientuar. Kështu në tekst kemi fjalë “pozitive” dhe “negative”, p.sh.:
Duhet të pranojmë, nuk është as..., as, prandaj nuk janë aspak, është tejet e zënë, prandaj vështirë të
quhen civile, nuk i japin llogari askujt tjetër përveç atyre që punojnë aty dhe donatorëve që i financojnë, shtoji
kësaj traditën konformiste, është tejet i kufizuar, pothuajse nuk ekziston shoqëria civile, ama artikulimi
i këtyre interesave bie ndesh me modelin.., prandaj te ne mungojnë grupe reale shoqërore interesi.
2- Përdorimi i foljeve në kohën e tashme:
Fjalët me të shkronja të pjerrëta janë folje në kohën e tashme.
3- Përdorimi i gjerë i konektorëve:
Fjalët e nënvizuara janë lidhëza ose ndajfolje, pra tregojnë përdorimin e gjerë të konektorëve.

Hapi II. Bashkëbisedim


Pasi përfundohet zgjidhja e detyrës, mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve në mënyrën e të
shkruarit të një teksti argumentues. Drejtohen pyetjet:
Cilat janë disa nga çështjet që ju shqetësojnë sot, që shqetësojnë komunitetin ku ju jetoni apo shoqërinë
shqiptare?

164
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Nxënësit do të renditin disa prej tyre, si:


Mjedisi, arsimi privat apo publik, universiteti, rregullorja e re e shkollës, marrëdhëniet prindër - fëmijë,
marrëdhëniet mësues - nxënës etj.
Zgjedhin temat që parapëlqejnë duke përqendruar vëmendjen te mënyra sesi do t’i trajtojnë këto
çështje. Nëse këto tema përfshijnë brenda tyre shumë aspekte, atëherë mësuesi/ja udhëzon nxënësit të
bëjnë organizuesin grafik pema e mendimit, për të zbuluar lidhjen që kanë dukuritë me njëra-tjetrën dhe
për të sjellë sa më shumë argumente dhe kundërargumente për të mbrojtur tezën e tyre.

automjetet e shumta
ndikimi i tij në shëndetin tonë ndotja e ajrit

djegia dhe përpunimi i plehrave mjedisi ndryshimi i florës dhe faunës

mbetjet e fabrikave mbrojtja e tij ndikimi në reliev

Secila prej këtyre çështjeve mund të ketë nënçështje të tjera për t’u diskutuar.
P.sh., nëse do t’i referoheshim çështjes së parë, mund të analizonim disa aspekte që kanë të bëjnë me
burimet e ndotjes së ajrit:
Ndotja nga përdorimi i shumtë i automjeteve.
Ndotja nga djegia dhe përpunimi i plehrave.
Ndotja nga funksionimi i fabrikave të ndryshme.
Nëse do t’i referoheshim njërës prej këtyre nënçështjeve, do të duhej të përcaktonim çfarë argumentesh
dhe kundërargumentesh do të trajtonim brenda saj.

Hapi III. Bashkëbisedim, shkrim i lirë, praktikë e drejtuar


Pasi nxënësit të pavarur kanë përcaktuar temën që do të trajtojnë, hidhen hapa konkretë për të shkruar një tekst
argumentues. (Hartojnë në mënyrë skematike një tekst argumentues, duke ndjekur udhëzimet e mësuara.)

Nëse mund t’i referohemi mbrojtjes së mjedisit, nënçështje të rëndësishme për t’u diskutuar janë ato që
lidhen me realitetin ku jetojmë dhe nxënësit mund të sjellin argumente nga jeta reale. Mund të
ndihmohen nxënësit me pyetje, të tilla si:
Sa i pastër është vendi ku jeton ti?
Pse nuk është i pastër?
Cilët janë faktorët që e ndotin atë?
Sa kujdesesh ti për ta mbajtur pastër mjedisin?
Ç’bën komuniteti ku ti jeton për ta mbajtur pastër atë?

Të gjitha këto pyetje qartësojnë idetë e nxënësve mbi atë që ata do të shkruajnë.

Mësuesi/ja kërkon të dëgjojë disa nga argumentet që i shtyn nxënësit t’i zgjedhin.
U kërkon nxënësve të japin arsye dhe nëse brenda temës mund të ketë ndonjë kundërargument. U
kërkon nxënësve t’i renditin logjikisht argumentet dhe më pas të plotësojnë paragrafët.
Në fund u kërkon të zgjedhin një stil shprehës dhe të kontrollojnë saktësinë e shkrimit.

165
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi IV. Praktikë e pavarur


Ushtrimi 1 (për zhvillimin e këtij ushtrimi nxënësit punojnë në grupe, secili grup zgjedh njërën nga
temat e dhëna, duke iu përmbajtur udhëzimeve të dhëna nga mësuesi/ja më lart).

Zhvillimi i turizmit duhet të jetë përparësi e qeverisë shqiptare


Shqipëria është vend me një larmishmëri gjeografike. Kjo pasuri natyrore e pashfrytëzuar mund të
bëhet burim për zhvillimin e ekonomisë në drejtim të turizmit.
Duke qenë se në Shqipëri ekzistojnë ende vende natyrore të virgjëra, ky komponent nuk është
shfrytëzuar si duhet nga qeveria shqiptare. Fakti që në rrugë mungon infrastruktura, bën të vështirë
arritjen në destinacion brenda një kohe të shkurtër.
Mungesa e një projekti të mirëfilltë për zhvillimin urban të zonave bregdetare, bën të mundur që
pushuesit dhe turistët të ndiejnë mungesat e ujit të pijshëm, pastrimit të mbetjeve urbane etj., të
cilat shpesh bëhen objekt për ndotjen e mjedisit dhe praninë e infeksioneve të ndryshme.
Moshartimi në kohë i projekteve mbi qendrat turistike e historike ka shkaktuar shpesh ndërprerje të
punës dhe vonesa në realizimin e këtyre projekteve, si dhe rënien e interesit të turistëve të huaj
ndaj Shqipërisë.
Natyrshëm lind pyetja: Çfarë e pengon realizimin e projekteve të prioriteteve të qeverisë shqiptare?
Përgjigjja është e thjeshtë: angazhimi maksimal dhe marrja e përgjegjësive nga sektorët përkatës.
Se cila do të jetë koha e realizimit të këtyre projekteve, koha do ta tregojë...
Gjer atëherë shqiptarëve do t’u duhet të përballen me zhvillimin e një ekonomie të dobët pjesë e
ëndrrave të mëdha.

Ushtrimi 2 (për zhvillimin e këtij ushtrimi nxënësit punojnë në çift)


Zhvillimi i turizmit duhet të jetë përparësi e qeverisë shqiptare.
Vendi ynë ka burime pasurish të mëdha si natyrore, ashtu edhe kulturore. Çfarë e pengon qeverinë
shqiptare të bëjë të mundur zhvillimin e turizmit në Shqipëri?
Është e vërtetë ajo që sapo pohuat, por mungesa e fondeve për realizimin e projekteve mbi infrastrukturën
rrugore, vështirëson punën dhe arritjen e turistëve në destinacion brenda një kohe të shkurtër.
Është folur gjatë mbi projektet urbane. Si mendoni, a janë ato rregullator i komponentëve jetësorë
në zonat bregdetare, a do ta lehtësonin jetën e pushuesve, nëse do të funksiononin si duhet.
Ky është një tjetër problem i prekshëm. Mungesa e urbanizimit, bën të mundur mosplotësimin e
nevojave të pushuesve me ujë të pijshëm. Pastrimi dhe përpunimi i mbetjeve urbane është një problem
më vete, pasi pasojat e tij kanë kosto jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe mbi shëndetin e tyre.
A mendoni se duhet kohë që Shqipëria të hyjë në rendin e vendeve të zhvilluara turistike?
Kjo nuk është e parealizueshme, mjafton impenjim maksimal dhe marrje e përgjegjësive nga palët përkatëse.

Mësuesi/ja kontrollon punën e nxënësve duke bërë vërejtjet e duhura. Nxënësit mund të shkëmbejnë
fletoret me njëri-tjetrin dhe të bëjnë vërejtje e korrigjime. Rishikohet punimi.
Nxënësit lexojnë detyrën e tyre duke iu referuar edhe hapave që ndoqën për zhvillimin e ushtrimeve.

Detyrë shtëpie.
Ushtrimi 3, faqe 158. Shkruani një tekst në formën e një komenti për gazetën e shkollës,
ku të mbroni një nga tezat e mësipërme.
Sillni në klasë ese të ndryshme. Shkruani një ese argumentuese me temë:
- Pse duhet të kujdesemi për mjedisin ku jetojmë?

Mësuesi/ja vlerëson nxënësit për shkrimin më të mirë argumentues dhe orën e mësimit.

166
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Gjymtyrët homogjene Situata e të nxënit: Paraqiten në


Kompetenca: Njohuri gramatikore - Sintaksë tabelë fjali me gjymtyrë homogjene
dhe diskutohet për to.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • gjymtyrët homogjene
Nxënësi/ja: • klasifikim
- identifikon gjymtyrët homogjene në fjali; • funksion
- klasifikon llojin e gjymtyrëve homogjene; • përdorimi i presjes
- shpjegon përdorimin e nyjave, parafjalëve dhe lidhëzave • lidhëza
para gjymtyrëve homogjene; • parafjalë
-përdor si duhet presjen te gjymtyrët homogjene; • nyja
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; shkumësa Lidhja me fushat e tjera ose me
me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve temat ndërkurrikulare:
të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, mësimdhënie e ndërsjellë, organizuesi grafik,
stuhi mendimesh, punë e pavarur e diskutim

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë. Aktivizohen sa më shumë nxënës për dhënien e përgjigjeve.

Hapi II. Mësimdhënie e ndërsjellë


Jepen për t’u analizuar fjalitë e shkrimit komentues të Fan Nolit për tragjedinë e Shekspirit., në f.145
Letërsia 10. Diskutohet në lidhje me tekstin. Rikujtohet së bashku:
Kujtoni gjymtyrët e fjalisë. I klasifikojmë ato.
Ç’janë gjymtyrët homogjene?
Cili është roli i tyre në fjali?
Ilustroni me shembuj për çdo rast.

Hapi III. Stuhi mendimesh, organizuesi grafik


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë “Gjymtyrët homogjene” dhe u
kërkon nxënësve të shprehin idetë e tyre. Drejtohen pyetjet:
Ç’janë gjymtyrët homogjene?
Cili është funksioni i tyre në fjali?

kryejnë funksion sintaksor si kryefjalë gjymtyrë të dyta

kallëzues gjymtyrët ndahen me presje


Gjymtyrët e homogjene
përcaktor janë gjymtyrë fjalie

krijojnë marrëdhënie mjetet lidhëse; njëshe, shprehje, të përsëritura

bashkërenditëse shtuese veçuese kundërshtuese përmbyllëse

167
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Jepet përkufizimi:
Gjymtyrë homogjene quhen ato gjymtyrë që përmbushin të njëjtat funksione sintaksore, janë në të njëjtat
raporte me të njëjtën gjymtyrë e në raporte kuptimore bashkërenditjeje midis tyre, duke u bashkuar me
lidhje bashkërenditëse.
Kujtojmë mjetet lidhëse të gjymtyrëve homogjene:

Lidhëzat bashkërenditëse
Shtuese Veçuese Kundërshtuese Përmbyllëse
Njëshe: e, dhe, edhe, as. Njëshe: as, o, a Po, por Prandaj, pra, ndaj
Të përsëritura: edhe… Të përsëritura: hej…hej; Me lokucion lidhëzor: Me lokucion lidhëzor: si
edhe; as…as ja…ja jo aq sa. rrjedhim, për pasojë.
Shprehje: si edhe; aq sa Me ndajfolje: tani…tani,
diku….diku

Çdo shpjegim i mësuesit/es shoqërohet me ilustrimet përkatëse.


Hapi IV: Punë e pavarur e diskutim
Jepen për t’u punuar ushtrimet e dhëna në libër. Aktivizohen sa më shumë nxënës për të dhënë përgjigjet
e për të diskutuar në klasë.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
mrekullitë e saj të artit dhe të kulturës − kundrinor
një gjë të rrallë, tejet emocionuese − përcaktor
të Esterit dhe të Mardokut − kundrinor
një sfond të kuq, por të çelur − kundrinor
“lajmin” e madh dhe tronditës − kundrinor
jo vetëm për historinë dhe kritikën e artit venencian, por dhe për lidhjen e tyre −
kundrinor me historinë, kulturën, me jetën spirituale të Shqipërisë − kundrinor
Ushtrimi 3
mirësia dhe bukuria – raporte shtuese
as të panjohura, as të paditura – raporte shtuese
edhe të hënën, edhe të martën, edhe të mërkurën – raporte shtuese
për letërsinë, si edhe për kinematografinë – raporte përmbyllëse
si ata, si ne – raporte shtuese
sa ne, sa ata – raporte veçuese
si ne, edhe ata – raporte shtuese
qoftë për ne, qoftë për ata – raporte shtuese
hem për ne, hem për ata – raporte shtuese
të hënën ose të martën – raporte veçuese
ti apo nëna – raporte veçuese
ja unë, ja ti – raporte veçuese
në daç ti, në daç ai – raporte veçuese
herë i gëzuar, herë i trishtuar – raporte veçuese
sa andej, sa këndej – raporte veçuese
kur në Shkodër, kur në Tiranë – raporte veçuese
e ndezur dhe e elektrizuar – raporte shtuese

168
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi: 5
Gazeta “Kombi” ishte e para gazetë shqiptare që doli në Amerikë në vitin 1906. Gazetën e këndonin dhe
shijonin shumë vetë, po pajtimtarët ishin të paktë. Brenda një viti, gazeta pati probleme financiare. Kjo
detyroi Sotir Pecin dhe Fan Nolin, të vinin në Natick, të kërkonin ndihmë. Më së fundi, Kristo Kirka,
Andrea, Pani Kol Tromara, Ilo Tromara, Sotir Noke, Ilo Zdruli dhe disa të tjerë, mblodhën paratë që
duheshin. Më 1909 “Kombi” pushoi së botuari dhe vendin e saj e zuri gazeta “Dielli”, që botohej në po atë
shtypshkronjë dhe me të njëjtat shkronja që botohej “Kombi”. Tre veta përkujdeseshin për botimin e
“Kombit”, Peci Noli dhe një tjetër person i domosdoshëm, Efthim Natsi. Natsi bënte tri punë bashkë,
radhiste gazetën, bënte korrektimet dhe punonte në shtypshkronjë.

Gazeta “Dielli” ishte gazetë politike, shoqërore, letrare, kulturore, ekonomike që botohej një herë në
javë. U themelua prej shoqërisë “Besa-Besën”, më 15 shkurt 1909 në Boston. Më 2 maj 1912, u bë
organ i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nisi të dalë dy herë në javë. Më 18 nëntor 1914 nisi të dalë
tri herë në javë. Më 9 nëntor 1915, nisi të dalë e përditshme. Redaktor i “Diellit” që më 15 shkurt 1909
ishte Fan Noli. Pushoi së botuari nga 1 korriku deri në tetor të vitit 1910. Nga nëntori 1910 deri në
shtator 1911, doli me titullin “Dielli e Flamuri”. Pas muajit tetor 1911, doli përsëri me titullin “Dielli”.
Gazeta “Dielli” në vitet në vazhdim ka pasur shumë drejtues, por për disa vite kanë qenë Fan Noli, Faik
Konica, Efthim Natsi, Kristo Floqi, Paskal Aleksi, Koste Çekrezi, Bahri Omari.

Ushtrimi 6
Studentë, profesorë e akademikë, dëgjuan konferencën e mbajtur për Aleksandër Xhuvanin (kryefjalë
homogjene).
Oborri ishte i mbushur me lule shumëngjyrëshe, plot aromë (përcaktorë homogjenë).
Ose nesër, ose pasnesër filloj punë (rrethanorë homogjenë).

Ushtrim

Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris, Konica do të vendoset në Bruksel
(Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, një revistë politiko-kulturore dhe letrare, që do të bëhej
organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe
pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propagandoi për vite me radhë (1897–1909)
programin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Zgjimi i ndjenjës
kombëtare, emancipimi shoqëror dhe pavarësia e Shqipërisë, do të ishte qëllimi kryesor i revistës
“Albania”. Revista “Albania” u shndërrua në një tribunë të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi
pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare. Botimi i kësaj reviste vazhdoi deri më vitin 1910.

(Shpjegohet përdorimi i presjes)

Jepet për detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, 7, faqe 163.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

169
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Përshtatja e gjymtyrëve homogjene Situata e të nxënit: Fjali të


Kompetenca: Njohuri gramatikore - Sintaksë shkëputura ku jepet përshtatja e
kallëzuesit me kryefjalët homogjene
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. Nxënësi/ja: • kallëzues homogjen
-identifikon në fjali kallëzuesit dhe kryefjalët homogjene; • kryefjalë homogjene
-përshtat në fjali kallëzuesin me kryefjalët homogjene; • përshtatje
- argumenton përshtatjen e kallëzuesve homogjene me • analizë
kryefjalën;
-përshtat në fjali kallëzuesin me gjymtyrët emërore dhe
përcaktorët me kryefjalët homogjene;
- argumenton përshtatjen e gjymtyrëve homogjene me
kryefjalën;
- analizon gjymtyrët homogjene;
-aftësohet në praktikë në përshtatjen gjymtyrëve
homogjene me kryefjalën.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; shkumësa Lidhja me fushat e tjera ose me
me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve temat ndërkurrikulare:
të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, mësimdhënie e ndërsjellë, organizuesi grafik,
stuhi mendimesh, punë e pavarur e diskutim
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I. Diskutim në grup
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë. Pyetjet përqendrohen në:
Përdorimin e mjeteve gramatikore para gjymtyrëve homogjene.
Përdorimin e nyjave para gjymtyrëve homogjene.
Përdorimin e parafjalëve para gjymtyrëve homogjene.
Përdorimin e foljeve para gjymtyrëve homogjene.

Hapi II. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë “Përshtatja e kallëzuesit me
kryefjalët homogjene” dhe u kërkon nxënësve të shprehin idetë e tyre. Drejtohen pyetjet:
Ç’janë gjymtyrët homogjene?
Cili është funksioni i tyre në fjali?

kryejnë funksion sintaksor si kryefjalë gjymtyrë të dyta

kallëzues Gjymtyrët e homogjene gjymtyrët ndahen me presje

përcaktor janë gjymtyrë fjalie

krijojnë marrëdhënie mjetet lidhëse: njëshe, shprehje, të përsëritura

Hapi III. Përmbledhje e strukturuar


Mësuesi/ja analizon me nxënësit mënyrën sesi përshtaten kallëzuesit, përcaktorët, gjymtyrët emërore me
kryefjalën. Analiza e mënyrës së përshtatjes shkruhet në tabelë. Mësuesi/ja drejton dhe orienton
nxënësit për përgjigjet e tyre.

170
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Për të përshtatur kallëzuesin me kryefjalën, duhet të kemi parasysh:

Kur kryefjalët homogjene janë në numrin shumës dhe njëjës, kallëzuesi vihet në
Përshtatja e numrin shumës.
kallëzuesve Ca shkarpa, një kuti shkrepëse ishin lënë mënjanë.
homogjenë me
Kur kryefjalët janë në vetën e parë, të dytë, të tretë shumës, kallëzuesi vihet në
kryefjalën.
vetën e parë shumës.
Unë dhe ti dhe vëllai ishim të habitur.
Nëna dhe ne të tjerët shihnim të habitur.
Kur kryefjalët janë në vetën e dytë dhe të tretë, kallëzuesit dhe këpujat vendosen në
vetën e dytë shumës.
Ti dhe Agimi do të shkoni në Korçë.
Ju dhe vajzat e ekipit të basketbollit jeni të shkathët.
Kur kryefjalët bashkohen pa lidhëza ose me anë të lidhëzave shtuese (këpujore) e,
dhe, edhe, po edhe, si edhe, kallëzuesi foljor vihet në shumës.
Toka, jeta, mosha bëjnë të tyren.
Kur kryefjalët bashkohen pa lidhëza ose me lidhëza që shënojnë një objekt të
vetëm, kallëzuesi foljor vendoset në numrin njëjës.
Porosia, detyra, aksioni që kishte nisur e përmbajti.
Kur kryefjalët bashkohen me anë të lidhëzave këpujore e, dhe, edhe, as, të
përsëritura me si, sa, kallëzuesi vihet në numrin njëjës.
As unë, as ime bijë nuk e kuptuam se ç’tha.
Kur vargu i kryefjalës homogjene këpujore mbyllet me një fjalë përgjithësuese,
kallëzuesi foljor ose këpuja përshtatet me të.
Sytë, flokët, shikimi, gjithçka kishte ngrirë.
Kur kryefjalët homogjene në numrin njëjës lidhen mes tyre me raporte kundërshtore,
kallëzuesi vihet në numrin njëjës.
Ajo, jo Ana e kishte thënë atë fjalë.
Kur kryefjalët homogjene në numrin njëjës lidhen mes tyre me raporte veçuese,
kallëzuesi vihet shpesh në numrin njëjës.
Rregullorja ose ligji është normë që duhet zbatuar.
Përshtatja e gjymtyrëve Kur kryefjalët homogjene janë në numrin njëjës dhe shumës dhe
emërore të kallëzuesit emëror bashkohen me raporte këpujore, nëse këpuja është në shumës, edhe
mbiemri i kallëzuesit emëror është në shumës.
Ishin të mrekulluar, si njëri dhe tjetri.
Kur kryefjalët janë të gjinive të ndryshme, pjesa emërore merr
përgjithësisht gjininë mashkullore.
Molla dhe ftoi që më dhatë, s’ishin të ëmbël.
Kur këpuja është në numrin njëjës edhe mbiemri i kallëzuesit është në
njëjës, duke u përshtatur në gjini me kryefjalën më të afërt.
Si uji dhe qielli ishte i frikshëm atë natë.
Si uji dhe dallgët ishin të frikshme atë natë.

Përcaktorët homogjenë të shprehur me mbiemra, përshtaten me


tërësinë e kundrinorëve dhe vendosen në numrin shumës.
I ke të mërzitur të gjithë burrat dhe gratë e kësaj shtëpie.

171
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Kur përcaktorët me përshtatje përcaktojnë gjymtyrë homogjene në


Përshtatja e përcaktorëve të numrin shumës, ata vihen në shumës.
gjymtyrëve homogjene Jashtë, lulet dhe pemët e blerta, kishin filluar të çelnin.
Kur gjymtyrët homogjene janë në numrin shumës dhe janë të gjinive
të ndryshme, përcaktori mbiemëror ose përemëror vihet në të njëjtën
gjini me gjymtyrën homogjene më të afërt.
Nënat e baballarët tanë marrin pjesë në aktivitetet tona.
Kur gjymtyrët homogjene janë në numrin njëjës ose janë në të njëjtën
gjini, përcaktori vendoset në numrin njëjës dhe në të njëjtën gjini.
Shkolla ziente nga lëvizja dhe zhurma e madhe e nxënësve.
Kur gjymtyrët homogjene janë në numrin njëjës e shumës dhe janë
të gjinive të ndryshme, përcaktori vihet në numrin dhe gjininë e
gjymtyrës homogjene më të afërt.
Ai tregoi një durim e urtësi shembullore.

Hapi IV. Punë e pavarur


Jepen për t’u punuar ushtrimet 1, 2, 3, 4, faqe, 166–167.

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1
Në vitin 1972, gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, Tiranë u zbuluan
rrënojat e një ndërtese antike me ambiente të shtruara me mozaik. Gjatë punimeve të para, përveç
dyshemeve me mozaik dolën pjesë muresh, fragmente tullash, pjesë enësh qeramike, tjegulla e tulla
të cilat i datuan fillimet e vendbanimit në shek I pas Krishtit. Ajo mendohet të ketë qenë banesë e tipit rural
(vila rustica) dhe në shek. III vendbanimi mendohet se u zëvendësua nga një kompleks godinash, të ndara
në dy pjesë në pars urbana (pjesa për banim e vilës) dhe në pars rustica (pjesa prodhuese e vilës), të
cilat po ashtu kishin funksion bujqësor. Të tria mjediset janë të shtruara me mozaikë, ku dominojnë
motivet gjeometrike e floreale, si gërsheti i stilizuar, rozetat, trekëndëshat etj., tipike këto në fillimet e
artit paleokristian, si vazhdimësi logjike e atij romak. Në mozaikun e narteksit motivet paleokristiane janë
më evidente, ku kemi simbolet e peshqve, gjetheve të urthit, gërshetit dysh, por dhe vetë simbolin e
kryqit. (Për shpjegimin e përcaktorëve me gjymtyrët homogjene, u referohemi veçorive të dhëna në
tabelën e përmbledhjes së strukturuar.)

Ushtrimi 2
Kushërinjtë, fqinjët, miqtë e shumtë (vijnë) për të na takuar. Atje nuk (dëgjohet) as zëri i fëmijëve, as zëri i
nënës. Ti dhe fëmijët e tu (jeni) të ftuar familjarisht në dasmë. Dea dhe Priami (dalin) nga klasa. Bindja
ose mosbindja (ndryshojnë) shumë të gjithë situatën. Atdheu dhe kombi nuk (harrojnë) të rënët për liri.
Takimet, bisedat, miqësia e tyre, gjithçka (harrohet).

Ushtrimi 3
As ne, as ata s’ishim (të lodhur). Jo e hëna, por e marta është (e lodhur). E gjithë familja, i madh dhe i
vogël ishin (të gëzuar). Nëna dhe babai ishin më (të shqetësuar) nga sa dukeshin. Të gjithë djemtë dhe
vajzat dukeshin (të tronditur) nga ky lajm.

Ushtrimi 4
Dituria është që e bën njerinë të quhet njeri e të dallohet nga të gjithë kafshët› e- tjera, të cilatë lëvizin dhe
ecin›e han›e pinë edhe ato si edhe njeriu.
Sa do mënt të tepër të ketë njeriu nukë munt kurrë të dijë prej vetiu gjithë të vërtetat dhe gjithë ç›i duhetë

172
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

të dijë as me të dëgjuar›e me të parë munt të bëhetë njeri i - diturë, as edhe me të vuarë, se jet› e njeriut
ësht› e-pakë. Gjithë ç›kanë mundurë të mësojnë, të kupëtojnë a të çpikinë, njerëzit që kanë shkruar për -
mi dhet përpara nesh që nga mijëra vjet e tëhu, gjithë ç›ka ngjarë, gjithë ç›është bërë e gjithë ç›janë
munduarë njerës të urtë e me mënt tepërë, gjithë ç›kanë par›e ç›kanë vuar› ata që kanë vuajturë në-për
vende larg›e të-pa-di-turë, me një fjalë gjithë çka ngjarë në jetët, gjithë ç›ka çpikur›a mbledhur njeriu dhe
gjithë ç’ka gjeturë në natyrat, të gjitha janë të shkruara dhe këto bëjnë të diturin›e njeriut, e - cila s›fitohetë
për-veçse nëmësim. Prandaj, munt të themi se dituria është mësimi, edhe i pa-mësuari s›munt kurrë të
jet›i-diturë. I mësuari di ç›është bërë që nga krej i jetës›e tëhu; di ç›ka mbi dhet e nënë dhet, di ç›është
dheu, çështë qielli, ç›është natyra, ç›është vetë, di ç›do gjë që munt të dihet, edhe kupton ç›dogjë që
munt të kopëtohetë. I pamësuari s›di përveç ç›sheh me sy e ç›dëgjon me veshë; për atë jeta niset edhe
soset me gjalljet të ti, nuk di as ç›është bërë me parë tij, as çmunt të bëhetë pas tij; për atë dheu ësht› aqë
sa e sheh ai edhe qielli ashtu siç e sheh ai.
(Për shpjegimin e përshtatjes së gjymtyrëve homogjene, u referohemi veçorive të dhëna në tabelën e
përmbledhjes së strukturuar.)

Jepet detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, 6 në faqen 167.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teksti udhëzues Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit Tekste udhëzuese të llojeve të ndryshme ku
vihen në dukje veçori të tyre dhe teknika të
shkrimit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst udhëzues
− njeh tekstin udhëzues dhe veçoritë e tij; ● funksion praktik
− dallon llojet e ndryshme të tekstit udhëzues ● udhëzon
nëpërmjet funksionit të tyre; ● formal
− analizon veçori gjuhësore të teksteve të ndryshme ● qartësi maksimale
udhëzuese; ● strukturë e veçantë
● rregullore
● ligj
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste udhëzuese të llojeve të ndërkurrikulare:
ndryshme, shkumësa me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, ditari dypjesësh, mendo/puno në dyshe, shkëmbe me të tjerët.

Materialet mësimore
Tekste udhëzuese të llojeve të ndryshme.

173
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Tekst udhëzues
Përdorimi i solucioneve pastruese “Domestikos”
Lani lavamanin dhe vaskën rregullisht me zbardhues të trashë “Domestikos”. Fillimisht hiqni njollat e papastra
të shkumësit dhe sapunit dhe pastaj përdorni Domestikos për të eliminuar mikrobet dhe për të hequr çngjyrimin.
Në fund shpëlajeni mirë me ujë të pastër.
Për ta shmangur mykun dhe papastërtitë e tjera, lani pjesët plastike mbrojtëse të vaskës dhe dushit rregullisht
me zbardhues të trashë Domestikos. Pas gjysmë ore shpëlajini me solucionin e holluar dhe në fund me ujë të
pastër… Kujdes, nuk duhet ta përdorni këtë solucion në pjesët metalike, sepse i dëmton.

Tekst udhëzues nga fusha e legjislacionit


Neni 1
Shqipëria është republikë parlamentare.
Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.
Neni 2
Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtare, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një
sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Neni 14
Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.
Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë
dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të përbashkuar”.
Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.
Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.
Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të Himnit kombëtar, si
dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj.

Udhëzues për përdorimin e shtrydhëses së frutave


Nxirrni me kujdes të gjitha pjesët përbërëse të shtrydhëses, lajini, thajini me një pecetë të thatë dhe më pas
montojini. Pjesa e parë (1) që vendoset është koshi. Kujdesuni që ai të mbështetet mirë në pjesën e motorit
(2). Më pas vendosni pjatën mbështetëse (3) dhe kulluesen e lëngut (4) mbi njëra-tjetrën. Kapaku mbulues
vendoset mbi to. Kujdes, siguroni krahët anësorë (6) të mbërthehen me kapakun mbulues (5). Në fund
provoni të shtypni butonin (7) dhe mund të merrni lëngun tuaj të frutave në moment.

Recetë gatimi
Mollë të skuqura me brumë të ardhur (të fryrë)
Për 4-5 veta duhen: mollë 4-5 kokrra; sheqer 3-4 lugë gjelle; qumësht një filxhan çaji; vezë dy kokrra; yndyrë dy
filxhan kafeje.

Mollët, pasi qërohen, u hiqen në formë tubi zemrat dhe farat, priten në rrathë. Vihen në një tas porcelani dhe
spërkaten me sheqer dhe verë. Në të njëjtën kohë përgatitim brumin e fryrë.
Në një enë porcelani rrahim të bardhat e vezëve, kurse në një pjatë të thellë, ku kemi të verdhat e vezëve,
hidhet pak qumësht dhe miell, pastaj të verdhat e vezëve i bashkojmë me të bardhat dhe shtojmë pak sheqer
dhe pak kripë.
Mollët kalohen në miell pastaj në brumë të ardhur (të fryrë) dhe hidhen në tenxhere me vaj të nxehtë, ku skuqen
nga të dyja anët. Shërbehen të spërkatura me sheqer pluhur.

174
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fjalët e theksuara janë tregues i elementeve përbërëse të këtyre teksteve, sidomos i stilit, regjistrit të gjuhës,
sintaksës, terminologjisë, leksikut, qartësisë, saktësisë, përdorimit të kohëve të foljes dhe formave foljore.

Organizimi i orës së mësimit:

Hapi I. Diskutim
Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Diskutohet rreth eseve të nxënësve duke identifikuar
veçori të tekstit informativ-paraqitës.
Më pas lexohen disa nga tekstet e llojit udhëzues që kanë sjellë nxënësit në klasë. (Mësuesi/ja tregon
kujdes që ato të jenë tekste udhëzuese.)
Shtrohet pyetja:
- Ç’lloje tekstesh janë? Nga ndryshojnë nga tekstet që kemi parë deri tani?
Përgjigjet do të jenë të natyrave të ndryshme - tekstet që kemi parë përshkruanin, informonin. Këto
tekste tregojnë rregulla, udhëzojnë etj.

Ditari dypjesësh është një metodë që i bën nxënësit të lexojnë në mënyrë të


qëllimshme dhe të reflektojnë për të. Nga informacioni i lexuar, zgjidhet një
fragment dhe bëhet komenti i tij, në të cilin nxënësit mund të shprehin një
Hapi II. Ditari dypjesësh) qëndrim pohues ose mohues, mund të shkruajnë një pyetje që u lind ose u
përgjigjen një sërë pyetjesh, diçka që u kujtohet nga përvoja e tyre etj.

Mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve tek tri tekste udhëzuese, të cilat janë përgatitur prej tij/saj
dhe u janë shpërndarë nxënësve Disa nene të Kushtetutës, Udhëzuesi praktik mbi solucionin pastrues
Domestikos, Udhëzues përdorimi për shtrydhësen e frutave, Recetë gatimi.
Pasi nxënësit i lexojnë me vëmendje për 5 minuta, mësuesi/ja orienton të punohet me metodën “ditari
dypjesësh”, i cili përmban pyetje, që nxënësit duhet t’u përgjigjen.

Pyetja Komenti
Çfarë funksioni kanë këto Udhëzojnë, tregojnë rregulla që duhet t’u përmbahemi për të kryer një veprimtari të
tekste? caktuar.
Çfarë kërkon dhënësi Të njohë autoritetin e dërguesit dhe të zbatojë rregullat dhe normat që shkruhen në tekst.
(autori i tekstit) nga
marrësi i tij? Ligjet, rregullat e rregulloreve të ndryshme, udhëzuesit.
Cilat janë tekste Fjalët, fjalitë, paragrafët kanë renditje të detyrueshme.
udhëzuese? Pjesët renditen sipas hierarkisë, të renditura numerikisht, pra, janë nenet, pikat, paragrafët.
Si janë ndërtuar këto Veprimet kryhen sipas kohës: në fillim, më pas, në fund.
tekste? Teksti të jetë i qartë në mënyrë maksimale, të mos lërë shteg për interpretime, po të gjithë
Çfarë synojnë këto lloj marrësit duhet ta kuptojnë dhe ta zbatojnë në të njëjtën mënyrë.
tekstesh? Gjuha e përdorur në tekstet udhëzuese është në varësi të llojit të tekstit.
Nga se karakterizohet Në tekstet ligjore:
gjuha e përdorur në tekste - regjistri është formal dhe jovetjak,
ligjore? - leksiku teknik dhe specifik, përdoren terma juridikë,
- struktura e ndërlikuar,
- përdoret veta III dhe format foljore modale (duhet, do bërë),
- folje janë kryesisht në mënyrën lidhore e dëftore,
- parafrazime të gjata.
Jepen udhëzime si funksionojnë e vihen në përdorim objektet,
Cilat janë karakteristikat - përdoret terminologji e caktuar
e veçanta gjuhësore të - renditja kohore e fakteve
udhëzuesve të përdorimit - përdoren foljet në mënyrë urdhërore (njëjës ose shumës), ose folje në trajtën joveprore
të objekteve? - fjalitë janë të shkurtra.

175
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Mësuesi/ja i drejton nxënësit të lexojnë faqen 168 të tekstit. Pasi njihen me teknikat e tekstit udhëzues,
nxënësve u kërkohet përcaktimi i tyre në tekste konkrete: Receta e gatimit, udhëzuesi për përdorimin e
telefonit, pjesë nga Kushtetuta dhe tekste që i kanë sjellë vetë nxënësit ose i ka përgatitur mësuesi/ja.

Mendo/puno në dyshe/shkëmbe me të tjerët është një teknikë që gërsheton të


menduarin, me të folurin dhe të shkruarin. Realizimi i saj kalon në tri faza:
nxënësit marrin detyrën nga mësuesi/ja;
mendimet i shkruajnë në fletore dhe i diskutojnë me shokun e bankës dhe
më pas dalin në përfundime të përbashkëta;
nga diskutimi në çift kalohet në diskutimin në grup, ku diskutimi ka një rrjet
më të gjerë. Në fund, dalin me një mendim të përbashkët si grup.

Hapi i III. Mendo/ Puno në dyshe/ Shkëmbe me të tjerët


Për kryerjen e ushtrimeve 1, 2, 3 mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe. Secili prej grupeve diskuton mbi
elementet e ushtrimeve, fillimisht në çift dhe pastaj në grup. Në fund dalin me një mendim të përbashkët
të mbështetur në argumente.

Ushtrimi 1
Fjalët e nënvizuara janë folje. Format e foljeve tregojnë tiparin karakteristik për tekstet udhëzuese:
Foljet janë në kohën e tashme, në mënyrën dëftore dhe
lidhore, qëndrojnë - k. e tashme, mënyra dëftore, forma veprore.
të respektojnë - k. e tashme, mënyra lidhore, forma veprore.
ndeshim dhe folje në formën joveprore, të tilla, si:
pritet, vendoset, hiqet, shtohet - e tashme, dëftore, forma joveprore.
të mbulohen - e tashme, lidhore, forma joveprore.
Ushtrimi 2
Tekstet dallohen nga leksiku, struktura e fjalisë dhe regjistri.
Teksti I është tekst udhëzues në formën e ligjit. Leksiku i përket regjistrit formal, është specifik,
përdoren terma nga fusha ligjore: të drejtat, liritë themelore, rend juridik, të padhunueshme, të
patjetërsueshme, organet e pushtetit publik... etj.

Struktura e fjalisë është e ndërlikuar: Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të
patjetërsueshme, të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të gjithë rendit publik.
Përdoren folje në vetën III: qëndrojnë, të respektojnë, të kontribuojnë, janë, si dhe folje modale: duhet, do.

Teksti II. Leksiku i përket regjistrit formal, është teknik dhe specifik, me terma nga fusha e teknikës.
Terminologjia lidhet me shpjegimin sesi funksionojnë objekte të caktuara.
Hiqni kapakun e baterisë, duke e rrëshqitur poshtë shqekëzën liruese të baterisë, kartën SIM,
mbajtësen, futeni baterinë në anën e etiketës nga lart, kontaktet elektrike etj.

Struktura e fjalisë: fjali të shkurtra ose fjali të përbëra bashkërenditëse, ku pjesët lidhen me lidhëza
bashkërenditëse ose pa lidhëza.
Foljet zakonisht përdoren në vetën II shumës, në mënyrën urdhërore.

Teksti III. Leksiku i përket regjistrit joformal, përdoren fjalë kryesisht nga fusha leksikore e kuzhinës:
pula e pastruar, e larë pritet në thela... kaurdiset, shtohet lëngu i pulës që të mos bëhet me kokrra...

Struktura e fjalisë: fjali të shkurtra ose fjali të përbëra bashkërenditëse, ku pjesët lidhen me lidhëza
bashkërenditëse ose pa lidhëza.
Foljet zakonisht përdoren në trajtën veprore, veta II shumës, mënyra urdhërore dhe në vetën I
shumës, mënyra dëftore ose në trajtën joveprore, veta III, m. dëftore.

176
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 3
Teksti III
Karakterizohet nga renditje kohore e të dhënave: pula e pastruar, e larë, vendoset në tenxhere...
foljet janë në mënyrën dëftore, në vetën e tretë shumës, në formën joveprore ose në urdhërore: presim,
lajmë, pritet, lahet, të mbulohet, kaurdiset, rregullohet, hiqet, shërbehet, prit në fillim pulën, pastaj laje etj.
Fjalitë janë të shkurtra, të thjeshta ose të përbëra, zakonisht me marrëdhënie bashkërenditëse: Pastaj
hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura.

Diskutim i lirë rreth këtyre teksteve.

Detyrë shtëpie. Gjeni tri tekste udhëzuese të llojeve të ndryshme, analizoni elementet përbërëse të tyre.

Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve në grup dhe në mënyrë individuale. Kujdes tregon në kontributin
e punës së nxënësve në aspekte të veçanta. Vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Përdorimi i parafjalëve, nyjave, pjesëzave Situata e të nxënit: Të shkruarit në


përpara gjymtyrëve homogjene tabelë ku pasqyrohen përdorimi i
Kompetenca: Njohuri gjuhësore. Morfologji mjeteve gramatikore
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore. • gjymtyrë homogjene
Nxënësi/ja: • mjete gramatikore
- identifikon gjymtyrët homogjene në fjali; • nyja
- argumenton përdorimin e mjeteve gramatikore përpara • pjesëza
gjymtyrëve homogjene; • ndajfolje
- dallon përsëritjen e mjeteve gramatikore në një fjali; • parafjalë
-aftësohet në interpretimin e përdorimit të nyjave të • folje
përparme, ndajfoljeve, pjesëzave, foljeve e parafjalëve.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, ndërkurrikulare:
tekste të llojeve të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, Di, Dua te di, Mësoj, shkrim i lirë, punë e pavarur
në grup
Organizimi i orës së mësimit
Hapi I. Diskutim

Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin dhe nxit diskutimin në
klasë me pyetje nga mësimi i kaluar:
Çfarë marrëdhëniesh vendosin gjymtyrët homogjene në një fjali?
Si klasifikohen ato sipas funksionit në fjali?
Cilat janë mjetet lidhëse të gjymtyrëve homogjene?
Ilustroni me shembuj për secilin rast të përmendur.

177
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Në varësi të ecurisë së zgjidhjes së ushtrimeve një orë më parë, mësuesi/ja përdor teknikën e punës së
pavarur për të zgjidhur ushtrimet që kanë mbetur pa u punuar.

Hapi II. Di, Dua të di, Mësoj

Shkruhet në dërrasë tema e mësimit “Përdorimi i parafjalëve, nyjave, pjesëzave përpara gjymtyrëve homogjene”.
Tabela ndahet në tri pjesë dhe punohet në të. Nxënësit orientohen nga mësuesi/ja duke shënuar informacionet e
njohura në pjesën e parë të tabelës. Në pjesën e dytë të saj vendosin informacionet që kërkojnë të dinë. Në
pjesën e fundit të tabelës mësuesi/ja ndihmon në shpjegimin e njohurive që do të japë.

Di Dua të di Mësoj
Ç’janë gjymtyrët Përdorimin e mjeteve - Gjymtyrët homogjene kanë në
homogjene të fjalisë. gramatikore para gjymtyrëve përbërjen e tyre të njëjtat mjete
homogjene. gramatikore – parafjalë, nyja të
përparme, pjesëza, folje, ndajfolje e
parafjalë.
- Te gjymtyrët homogjene, si
përcaktorët, që shprehen me mbiemra
dhe emra në rasën gjinore, nyja
përdoret zakonisht përpara çdo
gjymtyre homogjene.
Ç’janë nyjat e përparme. Përdorimin e nyjave para -Në disa gjymtyrë homogjene, nyja
gjymtyrëve homogjene. përdoret:
- kur theksohet gjymtyra e përcaktuar;
- kur gjymtyrët janë të zgjeruara;
- kur duam ta nxjerrim në dukje secilën
prej gjymtyrëve;
- kur gjymtyra homogjene para saj
është e zgjeruar;
- në kallëzues të shprehur me folje,
pjesëzat do të dhe të duhet të
përsëriten para çdo gjymtyre;
Ç’janë parafjalët. Përdorimin e parafjalëve para - kur përdoren ndajfolje dhe pjesëza,
gjymtyrëve homogjene. ato përsëriten;
Ç’janë foljet. Përdorimin e foljeve para - kur shprehen me format e
gjymtyrëve homogjene. pashtjelluara, ato përsëriten.
- kur kallëzuesit homogjenë shprehen
me folje në kohë të përbëra;
- kur kallëzuesit shprehen me folje
gjysmëndihmëse mund dhe duhet,
duhet të përdoren përpara çdo foljeje.

Hapi IV. Shkrim i lirë

Mësuesi/ja aktivizon nxënësit për të zhvilluar shkrimin e lirë për 10 minuta, me temë “Autori im, frymëzimi im”,
në të cilin duhet të përdorin sa më shumë gjymtyrë homogjene të përsëritura. Diskutohet në klasë.

Hapi V. Punë e pavarur në grup

Për të përmbledhur njohuritë e marra në mësimin e ditës, mësuesi/ja i kushton kohë zgjidhjes së
ushtrimeve në mënyrë të pavarur.

178
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1
I paqartë për mendjen e njeriut, real dhe konkret për instinktin, Hamleti është një zbrazëti njerëzore që
mendja e njeriut përpiqet ta mbushë me mendimet dhe interpretimet (gjymtyrë homogjene me parafjalë
të njëjta, përsëritet vetëm te gjymtyra e parë) e veta. Prandaj, çdo brez hedh në humnerën e personalitetit
të tij ide pa fund.
Don Zhuani është tërheqës për kritikën dhe për një sërë arsyesh të tjera si, për shembull, cilësia e tij
për të përfaqësuar heroin e një dashurie titanike, si dhe prirja natyrore e çdo shkrimtari për të pasuruar
psikologjinë e Don Zhuanit me përvojat e veta prej donzhuani (përsëritje e paskajores). Por te Don Kishoti
dhe Sançoja, idetë, interpretimet dhe simbolet që rriten dhe grumbullohen rreth tyre vijnë vetëm prej
thellësisë së shpirtit të tyre që eksplorohet nga Servantesi, si dhe prej aventurës së dyfishtë që lë
gjurmë në imagjinatë përmes thjeshtësisë dhe që, më vonë, e pushton mendjen me kompleksitetin e saj
mahnitës (përsëritja e parafjalëve, kur gjymtyrët me raporte këpujore shqiptohen me theksim të
dukshëm). Në këtë mënyrë, figurat origjinale të Don Kishotit dhe të Sanços janë groposur nën ide dhe
simbole (mos përsëritja e parafjalëve, për t’i dhënë ligjërimit një ritëm më të shpejtë), disa absurde, të
tjera të thella dhe depërtuese (pjesëza që nuk përsëriten për të arritur efekte të veçanta) shumica e tyre
të frymëzuara nga një paralelizëm që nuk ekziston në libër dhe është rezultat i një antiteze mes kalorësit
dhe shërbëtorit. Marrëdhënia Don Kishoti– Sanço është interpretuar si një “kontrast” dhe karakteristikat e
tyre janë të konvertuara në një sërë vlerash antagoniste. Nga Don Kishoti është nxjerrë seria “vlera–
besimi– dualizëm–utopi–progres”, kurse nga Sançoja seria “frikë–skepticizëm–realizëm–sens
praktik” (përsëritje e parafjalës përpara gjymtyrëve homogjene të zgjeruara).

Ushtrimi 2
mund të konsiderohet dhe mund të funksionojë; duke praktikuar dhe duke ushtruar; duke zgjatur, duke
medituar; për të lehtësuar, për të përballuar; duke marrë frymë dhe duke u ndier.

Ushtrimi 3
Përdorimi i parafjalëve nuk është i saktë në rastet kur herë është veçuar si gjymtyrë dhe herë jo.
Përsëritet para çdo gjymtyre kur duam ta nxjerrim në dukje secilën prej gjymtyrëve. Parafjalët mund të
mos përsëriten kur marrëdhënia e tyre kuptimore është e afërt.

Ushtrimi 4
Përdorimi i nyjave përpara gjymtyrëve homogjene ka arsye stilistikore dhe sintaksore. Nyjet janë
përsëritur para përcaktorëve dhe mospërdorimi i tyre do të sillte paqartësi në fjalitë e dhëna.

Jepet për detyrë shtëpie pjesa e dytë e Ushtrimit 1, faqe 171.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

179
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Përdorimi i shenjave të pikësimit Situata e të nxënit: Tekste të llojeve të


Kompetenca: Njohuri gjuhësore. Morfologji ndryshme ku jepet përdorimi i shkronjës së
madhe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalë kyçe:
sipas temës mësimore. Nxënësi/ja: • shenja pikësimi
- forcon njohuritë në drejtim të përdorimit të • përdorim
shenjave të pikësimit • rregulla
- di rastet e përdorimit të dy pikave • zbatim
dallon rastet e përdorimit të presjes në fjalitë e
thjeshta dhe të përbëra
dallon rastet e përdorimit të pikëpresjes aftësohet
në zbatimin e rregullave të shenjave të pikësimit

Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shkumësa me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të ndërkurrikulare:
shkruara, tekste të llojeve të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, diskutim në grup, përmbledhje e strukturuar, stuhi
mendimesh, praktikë e drejtuar, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit:

Hapi I. Diskutim
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë.

Hapi II. Diskutim në grup


Paraqet në tabelë, ose të shkruara në tabakë të mëdhenj me shkrim të dukshëm e me ngjyra, tekste të
formave dhe natyrave të ndryshme. Shtron çështjen:
Diskutoni pse janë përdorur shenjat e pikësimit në tekstin e mëposhtëm?

“Pra, një numër i madh njerëzish mund të viheshin në pikëpyetje dhe njëkohësisht të ishe krejtësisht i
padrejtë me ta. Asnjë motiv bindës ose qoftë dhe jobindës nuk paraqitej nga asnjë anë që ta ktheje dhe
vetëm fjalët e tij “më qëlluan sepse u dëgjova planet”, mund të shërbenin si një fije e hollë për të ndjekur
ndonjë ide kërkimore. Me gjithë mosbesimin e tyre, karabinierët nuk mund të mohonin gjakun, që sidoqoftë
e justifikonin me gërvishtje të mundshme gjatë rënies.”

Përgjigjet e nxënësve mund të jenë: përdorimi i presjes te fjalitë e përbëra, përdorimi i dy pikave dhe
thonjëzave në ligjëratën e drejtë etj.

Hapi III. Përmbledhje e strukturuar. Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja paraqet në tabelë, ose të shkruara në tabakë të mëdhenj me shkrim të dukshëm e me ngjyra,
tekste të formave dhe natyrave të ndryshme. Shtron çështjen: Cilat janë rregullat e përdorimit të shenjave
të pikësimit?
Përgjigjet e nxënësve mund të jenë përkufizime rregullash, fjalë, fjali ose shembuj modelesh. Mësuesi/ja
vendos tematikën në tabelë dhe diskuton me nxënësit. Organizon idetë e nxënësve nëpërmjet stuhisë së
mendimeve.

180
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

në ligjëratën e drejtë
pas fjalëve përgjithësuese në fjalitë e zgjeruara

për të ndarë dy fjali të Përdorimi i dy pikave në tituj


bashkuara pa lidhëza

për të veçuar një thënie para tingullimitimeve

për të ndarë gjymtyrët homogjene

për të veçuar gjymtyrë të në lidhje bashkërenditëse


ndryshme të fjalisë Përdorimi i presjes
kur bashkohen pa lidhëza në lidhje nënrenditëse

kur bashkohen me lidhëza pa lidhëza


dyshe e të përsëritura

në fjali të gjata ose gjymtyrë të zgjeruara

për ndarje midis presjes e pikës në akte zyrtare


Përdorimi i pikëpresjes
në literaturë
për të ndarë fjali të përbëra shkencore

për të ndarë fjali bashkërenditëse në shtjellime numëruese

Hapi IV. Punë e pavarur në grup


Punohen në mënyrë të pavarur ushtrimet 1, 2, 3, 4. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri-tjetrin idetë e tyre.

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1
Në ligjëratën e drejtë; para një fjale përgjithësuese; në fjalitë e zgjeruara; për të ndarë dy fjali të bashkuara
pa lidhëza; për të veçuar një thënie.

Ushtrimi 2
Për të ndarë fjali të bashkërenditura përmbyllëse e kundërshtore të zgjeruara.

Ushtrimi 4
Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, të rrugëve e porteve detare, janë të
një natyre me ato të kontinentit. Gjurmët arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro, gjenden
gjithashtu kudo. Historia e mesjetës shqiptare sipas veprës monumentale të Milan Shuflait, jepet në një
tablo të plotë me principatat, kryezotët, aleancat, krushqitë e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e të
cilave ka mbërritur e pazbehur aspak gjer në ditët tona.
Letërsia e hershme shqipe, letërsi dygjuhëshe, shqip e latinisht, si në shumicën e vendeve evropiane u

181
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

zhvillua në të njëjtin nivel për gati tre shekuj. Emra të mëdhenj të saj, si: Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër
Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhëshe në kryeqendrat e kulturore evropiane, për t’i sjellë fshehtazi në
Shqipëri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin të ndaluara.

Ushtrimi 5
Dypikëshi – paralajmëron fjali që përbën shpjegim dhe zgjerim të saj.
presja – për të lidhur dy pjesë të një fjalie bashkërenditëse.

Jepet për t’u punuar si detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 176.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Teknikat e shkrimit të tekstit udhëzues Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit Tekste udhëzuese të llojeve të
ndryshme ku vihen në dukje veçori të
tyre dhe teknika të shkrimit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● tekst udhëzues
• Njeh teknikat e shkrimit të tekstit udhëzues. ● funksion praktik
përcakton karakteristikat e shkrimit të tekstit udhëzues. ● udhëzon
•përdor teknikat e shkrimit udhëzues për të shkruar ● formal
tekste të ndryshme udhëzuese. ● qartësi maksimale
● strukturë e veçantë
● rregullore
● ligj
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, tekste udhëzuese të llojeve të ndryshme, ndërkurrikulare:
shkumësa me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, ditari dypjesësh, Mendo, puno në dyshe, shkëmbe me të tjerët.
Materialet mësimore
Tekste udhëzuese të llojeve të ndryshme.

Udhëzues i përdorimit të ilaçeve

Sulfasalazin EN tableta gastro-rezistente


Salozosulfapiridinë Informacion për pacientin

Përmbajtja
1 tabletë gastro-rezistente përmban 500 mg sulfapiridinë.
Përbërës të tjerë: azo ngjyrë E 102.

182
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Vetitë dhe veprimi


Salozosulfapiridinë është një azo përbërës i acidit 5-aminosalicilik me sulfapiridinën. Ai është një bar antiinflamator
intestinal dhe antireumatik...
Indikimet
Bari rekomandohet në mjekimin e krizave akute...
Kundërindikimet
Nuk duhet të merrni barin, nëse jeni të ndjeshëm ndaj sulfanamideve...
Masa paraprake
Përpara fillimit të mjekimeve... rekomandohet të bëhet një ekzaminim laboratorik i gjakut...
Ndërveprimet
Nëse gjatë mjekimit me Sulfasalazinë ju merrni barna të tjera, duhet të konsultoheni me mjekut tuaj...
Dozimi dhe administrimi
Duhen ndjekur në mënyrë të saktë këshillat e mjekut. Madhësia e dozës varet nga shkalla e rëndesës së sëmundjes ...
Mbidozimi
Doza të mëdha Sulfasalazine mund të shkaktojnë të përziera, dhimbje barku... . Nëse shfaqen këto shenja,
duhet ulur doza.

Organizimi i orës së mësimit:

Hapi I. Diskutim, pema e mendimit


Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Diskutohet rreth teksteve udhëzuese që nxënësit kanë
sjellë duke përqendruar vëmendjen tek elementet që janë vënë në dukje nga nxënësit.
Ndërtohet së bashku me nxënësit pema e mendimit rreth karakteristikave të tekstit udhëzues.

tregon rregulla që duhet t’i përmbahemi për të kryer një veprimtari

renditje kohore veprimesh kërkon që marrësi t’i zbatojë këto rregulla

Teksti udhëzues ka pjesë hierarkike

gjuhë teknike, formale, jopersonale,


synon qartësi maksimale
lloje të ndryshme tekstesh:
ligje, udhëzues përdorimi, receta

Hapi II. Lexim hap pas hapi, punë e pavarur, mendo/ puno në dyshe/shkëmbe me të tjerët)
Nxënësit lexojnë hap pas hapi teknikat në udhëzuesin e teknikave të shkrimit të një teksti
udhëzues dhe diskutojnë për paqartësitë që u lindin, të cilat sqarohen me ndihmën e mësuesit/es.
Më pas drejtohet vëmendja e nxënësve te tekstet që janë sjellë si shembull dhe që janë afishuar
në tabelë ose u shpërndahen nxënësve në shirita letre. Diskutohen karakteristikat e tyre.
Pasi përsëriten karakteristikat e tekstit udhëzues, nxënësit ndahen në tri grupe dhe punojnë të pavarur.
Secili grup do të shkruajë një tekst udhëzues, i cili mund të jetë: udhëzues përdorimi, recetë, rregullore.
Grupi I - recetë gatimi me gjellë karakteristike të zonës.
Grupi II - tekst udhëzimi për mënyrën e përdorimit të një pajisjeje.
Grupi III - rregulloren e bibliotekës së shkollës.

183
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Brenda grupit nxënësit diskutojnë për llojin e recetës dhe, duke u ndarë në grupe më të vogla,
shkruajnë lloje të ndryshme recetash. Pasi mbarojnë punën, i shkëmbejnë fletoret, diskutojnë se
cila është receta më e mirë, zgjedhin punimin më të mirë që do të paraqitin në emër të grupit para
klasës. Më pas vendosin recetën më të mirë dhe ndërtojnë punën sipas udhëzuesit. Rindahen në tri
grupe të vogla dhe punojnë zinxhir.
Grupi I - rishikon informacionin.
Grupi II - merret me organizimin e tekstit.
Grupi III - rishikon tekstin dhe i jep dorën përfundimtare.
E njëjta gjë organizohet dhe me grupet e tjera, të cilat do të merren me hartimin e rregullores së
bibliotekës së shkollës dhe udhëzuesit të përdorimit të një pajisjeje.

Hapi III. Prezantim i punës së bërë


Në fund çdo grup prezanton punën e bërë para klasës duke shpjeguar mënyrën e shkrimit të tekstit.
Kjo pjesë e mësimit mund të organizohet në formë konkursi. Nxënësit mund të vlerësojnë punën e
njëri-tjetrit dhe të bëjnë korrigjime apo sugjerime të mundshme të bazuar në argumente.

Detyrë shtëpie. Sillni në klasë tekste të ndryshme argumentuese.

Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve në grup dhe në mënyrë individuale, kujdes tregon në kontributin e
punës së nxënësit në aspekte të veçanta. Vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Përdorimi i nyjës së përparme Situata e të nxënit: Tekst i


Kompetenca: Njohuri gjuhësore. Morfologji përzgjedhur për evidentimin e
përdorimit të nyjes së përparme
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore. • nyje e përparme
Nxënësi/ja: • përdorim
-identifikon në fjali nyjën e përparme • drejtshkrim
-njeh përdorimin e saktë të nyjës. • rregulla
-argumenton përdorimin e nyjës të dhe së në fjali
-aftësohet në praktikë në drejtshkrimin e nyjave.
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital, shkumësa Lidhja me fushat e tjera ose me
me ngjyra, fisha të përgatitura, tabela të shkruara, tekste të llojeve të temat ndërkurrikulare:
ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim në grup, stuhi mendimesh, përmbledhje e
strukturuar, lojë në role, punë e pavarur e diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Hapi I. Diskutim në grup
Kontrollohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë. Mësuesi/ja organizon mësimin me pyetje nga mësimi i
kaluar, për të nxitur diskutimin në klasë. Pyetjet përqendrohen në:
Përshtatja e kallëzuesve homogjene me kryefjalën.
Përshtatja e gjymtyrëve emërore të kallëzuesit emëror.
Përshtatja e përcaktorëve të gjymtyrëve homogjene.
Ilustrohen rastet me shembuj.

184
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi II: Stuhi mendimesh


Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve me temën e dhënë në dërrasë “Përdorimi i nyjes së përparme”
dhe i kërkon nxënësve të shprehin idetë e tyre. Drejtohet pyetja: Ç’është nyja e përparme? Në cilat pjesë
të ligjëratës paravendoset ajo?

morfema trajtëformuese janë morfema

para numërorëve themelorë i paravendosen formave të eptueshme


Nyja e përparme
para emrit në gjinore

para përemrit dëftor shkruhen ndaras nga fjala

para përemrave pronorë para mbiemrave

Hapi i III. Përmbledhje e strukturuar

Mësuesi/ja analizon me nxënësit rastet e paravendosjes së nyjës në fjalë të veçanta, si dhe rregullat që
duhet të dimë për përdorimin e saktë të tyre. Për këtë i referohet tekstit të dhënë në libër. Rregullat e
përdorimit saktë të nyjave shkruhen në tabelë. Mësuesi/ja drejton dhe orienton nxënësit për përgjigjet e
tyre. Rregullat që duhet të kemi parasysh:

Rregullat që duhet të kemi Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a
parasysh në përdorimin e dhanore njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të. Kërkesa e një
nyjave të përparme. studenteje të degës sonë.
Kur një emër i rasës gjinore, pavarësisht nga gjinia që ka, vjen pas një emri
mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e
përparme të, dhe kur ai vjen pas një emri femëror në po këto rasa, shkruhet
me nyjën e përparme së.
Zyra e kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës
përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë
rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së: e nxënëses
së urtë, të sjellshme e të edukuar...
Kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore
njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, kur secili
përcakton emrin në gjinore që ndodhet menjëherë pas tij, këta të fundit, i dyti
e të tjerët pas tij, marrin nyjën së e jo të: libri i metodikës së mësimdhënies
së gjuhës shqipe.
Po kur një emër femëror në rasën gjinore, vjen pas një emri femëror në rasën
gjinore njëjës, por përcakton tërë grupin emëror, atëherë ai merr nyjën të e jo
së. P.sh.: zhvillimi i industrisë së naftës të Shqipërisë...; hartimi i tekstit të
lëndës së gjuhës të klasës së pestë...
Kur dy emra në rasën gjinore ndjekin një emër në emërore njëjës, emri i dytë
në gjinore, kur përcakton emrin në emërore, merr, sipas gjinisë së këtij të
fundit, nyjën e përparme i për gjininë mashkullore dhe e për gjininë femërore:
libri i mësuesit i klasës së dhjetë.
Kur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore merr
nyjën të e jo së: në natën e fundit të dhjetorit.

185
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Përpara emrave femërorë të nyjshëm, në gjinore, dhanore e rrjedhore


shkruhet nyja së për trajtën e shquar dhe nyja të për trajtën e pashquar:
ndihmës të së ardhmes.
Përemrat pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj, qoftë kur përdoren thjesht
si përemra, qoftë kur përcaktojnë një emër, shkruhen pa nyjë të përparme.
Kjo është klasa jonë.
Hapi IV. Lojë në role
Për të përforcuar më tej shpjegimin e rregullave të përdorimit të nyjave të përparme, përdoret teknika e
“Lojë në role”. Mësuesi/ja u jep nxënësve formulën dhe ata përpiqen të ilustrojnë me shembuj formulën e
dhënë. P.sh.: Emër + 2 Emra të bashkërenditur gjinore = Emër + nyje Emër gjinore + nyje: Emër gjinore
Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.
Emër + 3 ose më shumë Emra të bashkërenditur gjinore = Emër + nyje Emër gjinore + nyje/pa nyje
Emër gjinore + me nyje/pa nyje Emër gjinore + nyje/pa nyje Emër gjinore: Prodhimi i drithërave, i
duhanit, i pambukut, i perimeve, i patateve, i frutave.
Emër femëror + së + së Emër femëror gjinore = Emër femëror + të + së Emër femëror gjinore: Dita e
dasmës të vajzës së motrës.
Kundrinor i drejtë (Emër i shquar kallëzore) + Përcaktor me përshtatje (Mbiemër i nyjshëm) = Emër i
shquar kallëzore + e Mbiemër i nyjshëm: E ka dorën të mbarë.
Kundrinor i drejtë (Emër i shquar kallëzore) + Përcaktor kallëzuesor (Mbiemër i nyjshëm) = Emër i shquar
kallëzore + të Mbiemër i nyjshëm: I ka këmbët të shkurtra.
Hapi V. Punë e pavarur
Jepen për t’u punuar ushtrimet 1, 2, 4, 5 në faqet 182-183.

Zgjidhje ushtrimesh
Ushtrimi 1
Atëherë, nën dritën e dobët të agut, pashë rrënimin e fytyrës së saj.
Po ta pranoj thënien sipas së cilës njerëzve të padenjë, si unë, Fati u bënte ca dhurata të pamerituara.
Përpara dhomës së vizitave të mikut tim po prisnin nja njëzet vetë.
Dhe vazhdova të ngjitesha ngadalë, derisa mbërrita para derës së apartamentit tim.
Zura të dyshoja se ai që më kishte ndjekur nga prapa gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, kishte mundur
të futej brenda tinëzisht në çastin e hapjes së derës.
Nën ndikimin e fytyrës së bukur të botës shqisat stërhollohen, ndjenjat përkoren, njeriu fiton klas.
Them me vete “ah, sikur të jetë e mundur të përjetoj një skenar tjetër, jo atë që më çoi në moshë ende të
njomë drejt fytyrës së shëmtuar të botës”.
Im atë, violinist, qëllonte të kthexhej vonë, sepse mbrëmjeve luante në orkestrën e Filarmonisë së qytetit.

Ushtrimi 2
Këtu kishte një pjesë të së vërtetës. Para syve vazhdonte të më rrinte fytyra e së panjohurës. Ndërsa
mbreti i botës së të vdekurve më qe shfaqur me një pelerinë të zezë. Këtu kishte një pjesë të së vërtetës.
E pyeta shitësin nëse mund të më gjente të gjithë numrat e javës së fundit të së përditshmes “Epoka”.
Për hir së të vërtetës, duhet thënë se në qytet ende nuk kishte bibliotekë të madhe. Kishte një bibliotekë
të vogël, pjesën më të madhe të së cilës e zinin fjalorët, enciklopeditë, gramatikat.
Ushtrimi 4
Lotët më shpërthyen, kur shtëpia u mbush me tingujt e violinës së babait. Ndërsa mua më mbetën në
vesh tingujt e violinës të tim ati. Para së gjithash, më bënë përshtypje sjelljet e doktorit. Kjo ishte shenja e
parë e shkrirjes së akujve. U përpoqa t’i jepja një shpjegim pranisë së atyre vizitorëve. Jaka e palltos së
saj ishte prej gëzofi. Më prapësoi diçka e pabesueshme: vështrimi i së bijës. Nuk shpresoja se do ta
shihja përsëri gruan së cilës ende nuk i dija as emrin. Atë natë ndriçimi i llambës së vetme elektrike të
dyqanit qe aq i dobët, sa i mbështillte fytyrat e njerëzve me një tis të verdhë.

186
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 5
Nga ana (jonë) do të shkojmë të gjithë së bashku.
Vajza (ime) e vogël udhëton shpesh jashtë vendit.
Qyteti (ynë) ka shumë hapësira për sport dhe argëtim.
Ky dyshim ( i juaji) po më vë në mendime.
(jotja) ishte ideja më e mirë, që udha në atë takim.
Të gjithë kanë shoqëri, por nuk besoj se ekziston miqësi si (e jona)

Jepet për detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, faqe 183.


Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Gjuha e medies Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të folurit Situata komunikuese të ndryshme e
ilustruar me mjete dhe foto të rreth
medias dhe mjeteve teknologjike të
komunikimit në ditët e sotme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ●media
• zgjeron njohuritë për mediat dhe gazetën; ● artikull
• njeh zhvillimin e medias në kohët moderne ● gazetë
• identifikon gazetën dhe strukturën e saj grafike ●titull
• dallon titullin kryesor, mbititullin dhe nëntitullin; ●shtypi
•analizon artikuj të ndryshëm gazetash ●strukturë
● mbititull
●gjuha e gazetave
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti mësimor, e-libri, gazeta të llojeve të ndryshme, shkumësa temat ndërkurrikulare:
me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, dora e fshehtë, punë në çift,punë në grup.

Materialet mësimore
Artikuj gazetash, informacion mbi zhvillimin e medies, materiale mbi strukturën e gazetës, gazeta të
shtypit të përditshëm etj.

Informacion plus
Mjetet e komunikimit
Mjetet e komunikimit masiv janë:

• Shtypi • Kinemaja • Reklama


• Botimi • Radioja • Interneti
• Televizioni

Në qoftë se me fjalën media përcaktojmë mjetet nëpërmjet të cilave ndodhin proceset e ndërmjetësimeve simbolike në
një komunitet të caktuar shfrytëzuesish (të medieve), atëherë mund të pohojmë në kohërat e lashtësisë, mjeti (apo
vegla) në pronësi të njeriut, i aftë për t’u shprehur nëpërmjet gjesteve dhe tingujve, ka qenë trupi i tij. Kurse

187
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

guri me të cilin njeriu i lashtë vizatonte mbi mure ka qenë “medium” i parë i jashtëm (sepse i brendshëm është trupi
ynë). Në vijim, zakonet e trashëguara gojarisht nga babai tek i birit krijuan fill një mekanizëm evolutiv që përcaktoi si
media kryesore tri mjetet e njoftimit: teksti i shkruar, shëmbëlltyrat, tingujt.

Historiku
Për disa, masmediat e para (siç i kuptojmë sot) janë librat që ekzistojnë prej shumë kohësh. Megjithatë shpërhapja e
masmedieve si fenomen ekzaltues i përket shekullit të njëzetë. Në këtë periudhë u përhap mendimi që njoftimi duhej të
merrej nga përdoruesi në të njëjtën kohë kur ai ndodhte, d.m.th., të merrej njoftimi brenda një kohe shumë të shkurtër, gati
sa të mos njehsohej koha e vërshimit të mesazhit, drejt receptimit të tij. Pionierë, si: vëllezërit Lumierë, fotografi Muybridge,
të cilët i dhanë hovin e parë mediumit të kinemasë apo italianët Nikola Tesla, Gulielmo Markoni, kanadezi Rexhinald
Fesenden, me kërkimet e tyre mbi valët elektromagnetike sollën lindjen e kodit mors dhe si përfundim edhe radion e parë
më 23 dhjetor 1900, që më pas do ta ndiqte shpikja e televizorit, i cili do të ishte një nga mediumet më domethënëse dhe
ndikuese në shoqëri. Në rrjedhën e shekullit të njëzetë zhvillimi dhe përhapja e gjerë e masmedieve ndodhi falë progresit
shkencor dhe teknologjik. Në fakt mediet, jo vetëm që janë mjete për qarkullimin e njoftimit, po janë edhe objekte
teknologjike, me të cilët shfrytëzuesi mund të ndërveprojë. Për disa media, siç është televizioni, ndërveprimi nuk është i
mundur. Në këtë lloj komunikimi shfrytëzuesi gjendet pasiv, sepse nuk ka mundësinë të ndërveprojë me komunikuesin
ngaqë njoftimi është njëdrejtimësh. Masmediet historikisht kanë qenë edhe janë pre e censurës dhe shfrytëzimit për
propagandë dhe manipulim të opinionit të masave, nga regjime dhe diktatura. Shkëmbimi i lirë dhe pa asnjë pengesë i
informacionit është një nga të drejtat themelore: e drejta për të qenë
“i informuar” dhe e drejta “për të informuar”.

Mediet dhe demokracia


Nga debatet e shumta, kohët e fundit, është përhapur ideja që në një shoqëri demokratike duhet të jenë të pranishme
mjete të pavarura të informimit, me qëllim që të informojnë qytetarët mbi të dhëna, të cilat u përkasin qeverive apo
ndërmarrjeve dhe institucioneve. Kjo bëhet, sepse qytetarët, edhe pse kanë të drejtën e votës, pa këtë informim, nuk
do të ishin të aftë të bënin zgjedhjen e duhur, ku të pasqyronin interesat dhe opinionet e tyre të vërteta. Sipas këtij
këndvështrimi, që bazohet te një nga parimet themelore të demokracive liberale, që është ndarja e pushteteve:
ekzekutivit, legjislativit apo gjyqësorit, roli i medieve dhe i burimeve të informimit për qytetarët do të konsiderohej si
pushteti i katërt duke e bërë të pavarur nga pushtetet e tjera. Kjo nuk është e pamundur, përderisa në një sistem
demokratik mediet përbëjnë një nga pushtetet më ndikuese në politikë dhe në ekonomi.

Interneti dhe mjetet e komunikimit masiv


Problematikat e masmedieve
Në rrjedhën e viteve janë ndërmarrë një mori studimesh për sa u përket zbulimit të efekteve që shkaktojnë mediet. Ende
sot ekspertët ndahen, sipas një përkufizimi të Umberto Ecos, midis “apokaliptikëve” (për të cilët mediet kanë një aftësi
thelbësore që është shkatërruese në krahasim me socializimin e zakonshëm) dhe “të integruarve” (që konsiderojnë
përfundimet pozitive dhe të kontrollueshme të socializimit ndërmjet medieve).
Duhet, megjithatë, të kujtojmë që mediet për nga struktura e tyre modifikojnë thellësisht perceptimin e realitetit dhe
të kulturës, sipas principit të Marshall Mcluhan ku “medium is the mesage” (mjeti është mesazhi). Së fundi, meqë një
aspekt shumë i rëndësishëm i komunikimit masiv është prodhimi në seri i mesazheve si “mall” (që shitet), i jepet një
rëndësi e madhe studimit të strategjive nga të cilat prodhohen dhe shpërndahen këto “mallra” veçanërisht kur qëllimi
i këtyre mesazheve (të kodifikuara që mbartin qëllimi me të fshehta nga të cilat është e vështirë të shpëtosh) është
të ndikojnë idetë dhe sjelljet e marrësve që t’i bindin për qëllimet e tyre. Mund të marrim si shembull atë që ndodh në
komunikimin politik dhe të publicitetit.

Organizimi i orës së mësimit:

Materiali ndahet në disa pjesë. Grupet e nxënësve do të kenë aq anëtarë sa pjesë ka


shpërndarë mësuesi/ja. Çdo mxënësi i jepet një pjesë informacioni dhe i lihet kohë ta
lexojë, të kuptojë përmbajtjen dhe të jetë në gjendje t’u flasë për të shokëve. Pasi
raportojnë të gjithë anëtarët e grupit, nxënësit punojnë për të renditur në mënyrë të
përshtatshme copëzat që kanë. Ata duhet ta rishikojnë renditjen që kanë bërë, të bëjnë
pyetje, diskutime, derisa të arrijnë në përfundimin se materiali është renditur si duhet.

188
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Hapi I (bashkëbisedim, dora e fshehtë)


Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë.
Më pas vendosen në tabelë foto të një gazete, një televizioni, kompjuteri, telefoni etj.
Çfarë ju sjellin ndër mend këto foto?
Cila është e përbashkëta midis tyre?
A keni ndonjë informacion për historikun dhe funksionin e tyre?
Nxënësit kanë sjellë në klasë informacione të ndryshme mbi medien dhe mjetet e saj.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të grupohen sipas informacionit që kanë sjellë në klasë.
Grupi I: rendit materialin mbi medien dhe historikun e saj.
Grupi II: rendit materialin mbi gazetën dhe strukturën e saj.
Më pas u ndahen të dyja grupeve shirita letre të shkruara me fragmente të informacionit që përmban
teksti mbi gjuhën e medies, historikun e saj, gazetën dhe pjesët përbërëse të saj.
U kërkohet nxënësve që pjesët e informacioneve që kanë në shiritat e letrave, pasi ta lexojnë atë
individualisht, të bashkëbisedojnë me shokët dhe të përpiqen ta renditin materialin si duhet. Nëse
ndonjëri nga nxënësit ka informacion shtesë për temën, atë ta renditë brenda materialit dhe mund ta
përfshijnë në punën prezantuese të grupit përpara shokëve të grupeve të tjera.

Hapi II. Prezantimi i punës në grup


Nxënësit prezantojnë në tabelë informacionin mbi medien duke u dhënë shokëve shpjegime të ndryshme
lidhur me elemente që janë të panjohura për ta. Ata mund të ilustrojnë me pamje ose me tabela të
shkruara sinjifikative.
Shokët vlerësojnë prezantimin dhe, njëkohësisht, nëse ka paqartësi, kërkojnë ndihmën e mësuesit/es.

Hapi III. Praktikë e drejtuar, punë në çift


Mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve te një gazetë dhe ilustron me shembuj strukturën, si dhe
elementet e saj, si: titullin, mbititullin dhe nëntitullin (paraqet përpara nxënësve një gazetë, shpjegon
strukturën e saj.)
Pas demonstrimit të vet, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të vëzhgojnë gazetat që kanë përpara dhe të
përcaktojnë strukturën dhe elementet e saj të veçanta duke i ndihmuar edhe me pyetje:
Cila është struktura e gazetës?
Ç’tipare karakteristike gëzon gjuha e përdorur në gazetë?
Cili është formati i një gazete?
Cilat janë tri elementet bazë që përbëjnë titullin?
Çfarë përcakton madhësia e shkronjave të një titulli?
Cilët artikuj përmban faqja e dytë?
Diskutohet mbi këto çështje.

Hapi IV. Punë e pavarur, punë në grup


Mësuesi/ja e ndan klasën në grupe dhe u kërkon atyre të punojnë me ushtrimet 1, 2, 4.

Zgjidhje ushtrimesh

Ushtrimi 1 - Vendosini një titull artikullit të mëposhtëm.


Titulli:
a. Merr fund epoka e llambave tradicionale;
b. “Eksperimenti i ri” - revolucioni i llambave fluoreshente;
Pas dhënies së shembullit, mësuesi/ja kërkon argumentet përkatëse për vendosjen e titullit.
Titulli i parë është foljor, përqendron vëmendjen te fjala e parë e tekstit, duke e theksuar si informacionin
më të rëndësishëm.
Titulli i dytë është emëror dhe përqendron vëmendjen te ngjarja më e re e rëndësishme.

189
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Ushtrimi 2 - Lexoni artikullin:


Cili është titulli? Ndajeni artikullin në paragrafë dhe përmblidheni secilin në një fjali.
Titulli: Pasoja fatale të ngrohjes globale
Paragrafët
Ngrohja globale shkakton mijëra të vdekur çdo ditë.

Nga 300 mijë që është shifra e njerëzve që humbasin jetën çdo vit, pritet që të shkojë në 500 mijë
brenda vitit 2030.
Ngrohja globale shkakton (përhapjen e malaries dhe të diarresë, të cilat shkaktojnë) viktima të shumta
në vendet në zhvillim, (edhe pse ndikimi i këtyre vendeve në ngrohjen globale është fare i vogël).
Artikulli informon në mënyrë objektive duke u mbështetur në fakte, shifra, dëshmi.

Ushtrimi 4
Analizoni artikujt. Ç’ lloj tekstesh janë?
Mësuesi/ja udhëzon nxënësit për kryerjen e detyrës, duke qenë se kërkesa e saj është një përmbledhje
dhe përsëritje e njohurive të marra në mësimet e kaluara. Tërheq vëmendjen e nxënësve të marrin në
konsideratë elementet përbërëse të teksti për të përcaktuar llojin e tij. (Lloji i informacionit që përcjell,
renditja e argumenteve, objektiviteti a subjektiviteti, gjuha e përdorur, struktura e tij në paragrafë ose jo.)

Shembull përgjigjeje.
Artikulli i parë është një tekst përshkrues-bindës. Nis me një sugjerim duke përshkruar të gjitha veçoritë
karakteristike të ekspozimit në diell. I drejtohet një grupi të caktuar marrësish “të gjithë njerëzit që vuajnë
nga artriti”. Informacioni është formal. Karakterizohet nga përshkrimi objektiv gërshetuar me elemente
subjektiviteti.

Artikulli i dytë është informues-paraqitës. Tekst shkencor i tipit analitik. Karakterizohet nga gjuhë
teknike, paraqit informacionin sipas një rendi logjik e kronologjik, paraqitje objektive, sintaksë e thjeshtë.
Diskutime mbi ushtrimet dhe përgjigjet e tyre. Mësuesi/ja kërkon përgjigje të argumentuara.

Detyrë shtëpie.
a) Ushtrimi 3
Vendosni tituj tek artikujt e mëposhtëm duke pasur parasysh përmbajtjen e tyre.
Pavël, lamtumirë Juventusit. Pavël lë Juventusin, por jo futbollin
Qeveria franceze, deklaratë e rezervuar, për rrëzimin e
avionit. Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur në oqean.
Dominique Bussereau: “Të tregohemi të kujdesshëm, kemi detyrime ndaj familjarëve të pasagjerëve”.

Mësuesi/ja ndan klasën në grupe dhe u kërkon të ndërtojnë spot:


të një fushate për ndërgjegjësimin mjedisor (problemi i zjarreve në pyje, organizimi i një itinerari turistik
që të reklamojë vendin ku jeton duke vënë në dukje vlerat e mjedisit shqiptar);
ku të paraqiten projektet që do të shërbejnë për të përmirësuar apo për të zgjidhur problemet
mjedisore të komunitetit;
mbi rrugën që bëjnë mbetjet urbane nga shtëpia jote deri në destinacion (nga shoqëria që merret me
këtë punë);
të një fushate ndërgjegjësimi për përdorimin e biçikletës.
Nxënësit do të mbështeten për realizimin e detyrës në informacionin e tekstit dhe në përvojat e tyre
vetjake. Do të ishte e pëlqyeshme që nxënësit të përdornin edhe materiale figurative, si: tabela, foto,
pamje të siguruara me video-projektor etj.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

190
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: V Klasa: X

Tema mësimore: Publiciteti, reklama Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të folurit Situata komunikuese të ndryshme e
ilustruar me mjete dhe foto të rreth
publicitetit dhe reklamës në ditët e sotme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyç
temës mësimore. Nxënësi/ja: ● reklamë
• Ndërgjegjësohet për rëndësinë e publicitetit në jetën e ● artikull
përditshme; ● gazetë
• Krahason gazetën me spotin publicitar ● spot publicitar
• mbledh informacion dhe përgatit një spot për ● rëndësia e publicitetit
ndërgjegjësimin mjedisor, mbetjet urbane dhe mbi
një fushatë ndërgjegjësimi që lidhet me përdorimin e
biçikletës;
Burimet: Teksti mësimor Gjuha shqipe 10, libri digjital; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti mësimor, e-libri, gazeta të llojeve të ndryshme, shkumësa ndërkurrikulare:
me ngjyra, tabela.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bashkëbisedim, punë në grup, paneli/ grupi ekspertëve,lojë me role, diagrami i Venit
Materialet mësimore
• Materiale të ndryshme, të cilat shërbejnë për të realizuar reklama, foto, video-projektor.

Reklama ose publiciteti, siç quhet sot, është një formë komunikimi ndërmjet dikujt që ka nevojë të
shesë një mall, të ofrojë një shërbim, të bëjë të njohur një veprimtari shoqërore, kulturore e artistike a të
një partie a personazhi dhe blerësit, shikuesit a mbështetësit, të cilët kanë interes për to, zakonisht, duke i
paraqitur të zmadhuara e të zbukuruara cilësitë e vlerat e tyre të vërteta.
Kjo është formë komunikimi me pagesë. Kanalet që shërbejnë për të realizuar komunikimin janë mjetet
e komunikimit, si: shtypi (gazetat, revistat, fletëpalosjet etj.), televizioni, radioja, interneti, afishimet (spotet
publicitare) telefoni, posta etj.
Teksti publicistik ka “gjuhën e vet” që është pamore dhe verbale, pra, ai përbëhet nga figura dhe
fjalët. Në një spot televiziv (film shumë i shkurtër që përbëhet nga figura, muzika dhe fjalët) “gjuha” është
edhe zanore, sepse bën pjesë edhe zëri, toni, muzika.
...Reklama ka lindur bashkë me revolucionin industrial, me ekonominë e tregut dhe për më tepër në
shoqërinë e bollëkut, e cila i bën të mundur konsumatorit të zgjedhë ndërmjet një shumice prodhimesh; ...
ajo zhvillohet në përpjesëtim të drejtë me rritjen e prodhimit dhe të nivelit të jetesës... Në planin
psikologjik, ajo nënkupton një truall shoqëror, ku risia përbën një vlerë themelore. I përjeton me shpejtësi
përtëritjet teknologjike dhe shfaqjen e prodhimeve dhe shërbimeve të reja. Edhe kur nuk ka, duhen
shpikur, qoftë edhe duke i paraqitur si të reja vetëm nga ana e jashtme...
... Një rëndësi të veçantë te reklama ka fjalori gjithnjë i pasuruar duke shfrytëzuar burime nga trajta
sintaksore të papërdorura, nga filozofia e komunikimit, nga mjetet e komunikimit masiv, nga informatika.
... Publiku pa e munduar veten lejon ta joshin me fjalë të reja: parullat e reklamës, këto numëratore, na
argëtojnë, na bëjnë për vete, shpesh na prishin mendjen. Atëherë ato që kanë më shumë sukses, ku e
gjejnë këtë fuqi joshëse...? Janë burimet gjuhësore, ku mbështeten reklamuesit, që ngjallin vëmendjen,
dëshirën, mbajtjen mend, ... siç janë rregullsitë formale: përsëritja e tingujve, fjalët me dy kuptime, efektet
e drejtpeshimit, simetritë ose ndërprerjet, përpunimi i shprehjeve idiomatike... Po për të mbajtur mend
parullën, herë-herë në reklamë vëmë re edhe shkelje të normës ose përdorimin e formave të reja...
Komunikimi, botimi i shtëpisë botuese “Logosa”, f. 232, 233

191
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Organizimi i orës së mësimit:


Hapi I. Bashkëbisedim, diagrami i Venit
Nxënësve u është kërkuar të ideojnë spote publicitare për një fushatë ndërgjegjësimi mjedisor, si: mbi
përdorimin e biçikletës; mbi trajtimin e mbetjeve urbane.
Përpara se të fillojnë nga puna për realizimin e spotit, mësuesi/ja kërkon të zbulojë njohuritë që kanë
nxënësit për reklamën dhe spotin publicitar.
Cila është rëndësia e reklamës dhe spotit publicitar në realitetin e sotëm?
Ç’efekt kanë ato mbi publikun?
Si mund të ndërtohen ato?
Nxënësit kanë shfrytëzuar materialin teorik, që mësuesi/ja ua ka dhënë për ta përpunuar në shtëpi,
duke e marrë si bazë për përgatitjen e spoteve publicitare të kërkuara.
Diskutojnë rreth të përbashkëtave dhe të veçantave që ka gazeta me spotet publicitare.

informon nëpërmjet lajmit reklama


- Përdoret:
gazeta - lexuesi reflekton për lajmet e dhëna për biznes, për fushata ndërgjegjësimi
jep gjykime, opinione etj. realizohet në letër dhe në mediat audiovizive
bëhet pjesëmarrës në jetën kolektive shfaqet në vende të ndryshme
ndërgjegjësim
Mjete të komunikimit masiv
shikuesi / dëgjuesi reagon
televizion /gazetë /radio
Grupi i ekspertëve që bazohet në punën në grup, është shumë i gjerë
Hapi II. Paneli, grupi i ekspertëve
dhe siguron mundësinë për çdo nxënës të marrë pjesë në
mënyrë aktive. Grupet e ekspertëve përfshijnë këto teknika:
panelin, debatin, simpoziumin, tavolinën e rrumbullakët dhe jurinë.

Pas sqarimeve të nevojshme, nxënësit e kanë më të qartë qëllimin e tyre. Mësuesi/ja u lë kohë të
rishikojnë materialin e përgatitur.
Nxënësit prezantojnë punën e bërë, të shoqëruar me shpjegimet përkatëse.
Spoti i një fushate për ndërgjegjësimin mjedisor (problemi i zjarreve në pyje).
Spot që të reklamojë një vend turistik.
Spoti ku paraqiten projektet që do të shërbejnë për të përmirësuar apo për të zgjidhur problemet
urbane të komunitetit.
Spoti mbi transportimin e mbetjeve urbane të qytetit nga vendi i grumbullimit deri në destinacion nga
shoqëria që merret me këtë punë.
Spoti për fushatën e ndërgjegjësimit të përdorimit të biçikletës.

Hapi III. Prezantimi


Prezantimi i nxënësve do të vlerësohet nga paneli i ekspertëve (të cilët janë nxënësit e klasës) duke
pasur parasysh realizimin e të gjithë komponentëve përbërës të reklamës dhe qëllimin e krijimit të saj.
Detyrë shtëpie
Gjeni dhe sillni në klasë spote të ndryshme publicitare. Dalloni disa nga elementet përbërëse të tyre.
Sillni në klasë tekste me qëllime të ndryshme të shkruari: tekste që kanë për qëllim të informojnë, të
shprehin emocione, të japin urdhra, udhëzime, të sugjerojnë, të mbështetin pikëpamje, të të bindin.
Parapërgatitni temën Strategjitë e të folurit.
Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit duke u kujdesur të motivojë ata për
kontributin e dhënë dhe vlerat e treguara duke vënë në dukje aspeket pozitive të punës së tyre.

Shënim. Temat “Gjuha e medies dhe gazeta”, si dhe “Publiciteti dhe reklama” mund të jepen si tema të
projekteve të ndryshme. Më poshtë është paraqitur një skicë-ide projekti, mbi të cilën secili mund të punojë dhe
ta rishkruajë në përputhje me tematikën. Koha që parashikohet në projekt është sugjeruese. Në fund të projektit
jepet një material me informacion mbi vendet turistike në Shkodër, i cili është orientues.

192
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Projekt

Titulli: Frekuentoni zonat e bukura turistike të Shkodrës

Synimi: Të krijojnë një spot publicitar duke integruar njohuri nga lënda e letërsisë,
historisë, gjeografisë, qytetarisë dhe arteve.

Qëllimi: • Të aktivizohen nxënësit për të bërë një projekt.


Të mësojnë të menaxhojnë një veprimtari.
Të menaxhojnë buxhetin e një veprimtarie.

Objektivat e projektit: çdo nxënës të arrijë:


të përdorë teknikat për të krijuar një spot publicitar;
të grumbullojë materiale me karakter gjeografik, historik, kulturor, shoqëror,
artistik për zonën e Shkodrës (ose një zonë tjetër);
të studiojë dhe të veçojë atë informacion që është i domosdoshëm për një spot publicitar;
të sigurojë pamje interesante nga kjo trevë që lidhen me turizmin;
të zgjedhë imazhet që do të përdorë në spot;
të ideojë nga ana figurative spotin;
të shkruajë një tekst të shkurtër, që do të shoqërojë spotin;
të dizenjojë spotin.

Përshkrimi i punës: Nxënësit e një klase ndahen në grupe pune dhe çdo grup do të ketë një
detyrë të caktuar, në përputhje me realizmin e secilit prej objektivave të projektit. Grupet e
punës do të përbëhen nga ekspertë të letërsisë, historisë, gjeografisë, arteve etj.

Grupi i gjeografisë:Zonat turistike të rrethit të Shkodrës, shtrirja gjeografike, pozicioni,


largësia nga qendra, popullsia etj.
Grupi i historianëve:Vendet historike me interes për turistët, të dhëna për çdo vend.

3. Grupi i sociologjisë: Jeta shoqërore:


a. organizimi i jetës,
b. zhvillimi i ekonomisë,
c. probleme të ndryshme shoqërore,
zakonet, traditat, kultura

Grupi i letërsisë dhe i arteve: Jeta letrare-artistike.

Grupi i ideimit të spotit: Nxënës që kanë talent:


në letërsi - krijimi i tekstit;
në pikturë - krijimi i imazhit;
në muzikë - zgjedhja e muzikës që do të shoqërojë spotin.

Grupi i dizajnit: Përzgjidhen nxënës që kanë mundësi për të realizuar faqosjen e spotit në kompjuter
ose që kërkojnë realizimin e saj në një studio grafike.

193
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Plani i veprimtarive:

Kohëzgjatja e projektit: 1 muaj

1-10 tetor - hartohet dhe miratohet projekti, si dhe ndahen detyrat për çdo grup. Çdo grup zgjedh
përgjegjësin që do të drejtojë dhe do të ndjekë realizimin e detyrës nga çdo anëtar dhe detajon planin e vet.
Përcaktohet dita ceremoniale e promovimit të projektit dhe hartohet një plan masash për të ndjekur të
gjithë hapat që duhen.

10-20 tetor - secili grup do të punojë sipas detyrës së caktuar.


20 tetor - Konsultë me grupet e punës.
Grupi drejtues i punës informohet nga kryetari i çdo grupi për materialet që kanë
grumbulluar, për pengesat që kanë hasur dhe jep detyra për të ardhmen.

25 tetor - grupet prezantojnë punën e bërë para grupit drejtues. Marrin vlerësimet paraprake.
25-30 tetor - tri grupet (5,6, 7) përgatitin spotin përfundimtar.

Ndërkohë grupet e tjera përgatiten për prezantimin përfundimtar. Ata mund të sjellin informacione
sipas fushës marrë nga interneti, vizatime, ese, vlerësime të tyre, harta, pamje filmike, foto, vizatime,
ese, materiale origjinale të shkruara.

5 nëntor – dita e promovimit të projektit.


Kjo ditë merr vlera festive. Ftohen nxënës nga klasat e tjera, mësues, prindër, nga komuniteti.
Kjo ceremoni do të organizohet sipas programit, ku mund të jenë përfshirë:
Ekspozitë me punime të nxënësve.
Konferencë shkencore ku grupet do të paraqitin punimet e tyre.
Paraqitja e spotit.

Buxheti:
Për zhvillimin me sukses të këtij projekti kërkohet një buxhet, prandaj që në fillim llogariten nevojat dhe sesi
do të përballohen ato. Edhe puna dhe kontributi i nxënësve llogaritet në buxhet si vlerë. Për këtë:
çdo grup përcakton veprimtaritë që do të bëjë dhe llogarit koston për shpenzimet që kërkon çdo
veprimtari,
llogariten shpenzimet për letër, bojë, fotokopjime, për internetin, për dizajnin, muzikën etj.
llogariten pagesa, si p.sh., e dizajnit, nëse ata nuk mbulohen nga burimet e brendshme etj.

Prezantimi i projektit

Materialet që do të përdoren:
Për prezantimin e punimeve duhet të sigurohet baza materiale, si: video-projektor, DVD, CD me muzikë.

Vlerësime të pjesëmarrësve dhe ndarja e çmimeve.

194
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Një udhëtim turistik nëpër zonën e Shkodrës


Një udhëtim i mrekullueshëm në plazhet shkodrane ku pushuesit i ofrohet liqeni dhe deti. Rëra e rrallë me jod
kuron sëmundjet, ndërsa fauna dhe flora e pasur e bëjnë edhe më karakteristike këtë zonë të Shqipërisë.
Sigurisht, mos harroni tavën e krapit. Pozicioni gjeografik i Shkodrës, bukuritë e madhështitë e natyrës së saj janë
resurse të mëdha turistike dhe një vend çlodhjeje e pushimi për turistët shqiptarë e të huaj. Prania e lumenjve Drin,
Buna e Kir në qytet, e liqenit të Shkodrës, e detit Adriatik në Velipojë, dhe e pikave turistike të Razmës, Thethit,
Bogës e Vermoshit, e bën këtë rajon një thesar turistik. Në Shkodër ndodhen plazhet e Velipojës, Shirokës, Zogajt,
si dhe mjaft plazhe të tjera të vogla pranë lumenjve Drin e Bunë. Po kështu janë në funksion dhe pikat pushuese
malore të Thethit e Razmës, ndërsa mundësi të shumta paraqesin dhe ato të Bogës e Vermoshit.

Velipoja
Plazhi i Velipojës është pa dyshim plazhi më i preferuar i Veriut, jo vetëm për banorët e Shkodrës, por dhe të shumë qyteteve të
tjera. Ai ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës dhe rruga që të shpie aty është e rikonstruktuar. Ky plazh është hapur në fillim të
viteve ‘70, ndërsa pas vitit 1991 vërshuan rreth 900 ndërtime pa leje. Nga këto, 550 funksionojnë si hotele dhe apartamente të
dhëna me qira për pushuesit. Nga qendra e komunës e deri në plazh janë rreth 100 lokale. Plazhi i Velipojës ka një vijë
bregdetare për shfrytëzim 14.5 km. Rëra karakteristike njihet për përmbajtje të lartë jodi dhe veti kuruese. Në zonë gërshetohen
harmonishëm deti, lumi, plazhi, laguna, pylli e mali. Ndër të veçantat e Velipojës mund të përmendet rezervati i gjuetisë, rreth 700
ha të mbushur me rosa, kryekuqë, turtuj, fazanë por edhe lepuj e derra të egër.

Liqeni i Shkodrës
Liqeni i Shkodrës është një tjetër mundësi për pushuesit shqiptarë e të huaj. Pasuritë e tij lidhen me praninë e plazheve të
Shirokës e të Zogajt, si dhe faunës e florës së pasur. Në liqen ekzistojnë rreth 700 lloje mikroalgash dhe 250 lloje algash.
Nga bimët ujore me gjethe që dalin mbi ujë dhe gjethe notuese, janë kallamishtja, xunkthi, zambakët e ujit të bardhë dhe
të verdhë, shavari etj. Liqeni i Shkodrës është i pasur në faunë dhe mund të gjesh rreth 250 lloje shpendësh. Madje rreth
70% e llojeve të shpendëve të Shqipërisë ndodhen në liqenin e Shkodrës. Këtu nuk mungojnë as peshqit e shumtë (45
lloje) ku sigurisht mbreti i liqenit është krapi. Është e kotë të shkosh në liqenin e Shkodrës dhe të mos provosh një tavë
krapi ose krap në tjegull. Dy specialitetet e zonës janë të njohura në të gjithë Shqipërinë.

Plazhi i Zogajt
Vetëm 12 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës gjendet plazhi i Zogajt. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve
të vogla shkëmbore, plazhet me zhavorr e gjelbërim, klima e ndikuar nga prania e liqenit dhe e malit, e bëjnë Zogajn
një plazh të pëlqyeshëm për të gjitha kategoritë e pushuesve. Deri në vitet `90 kjo ka qenë një zonë kufitare dhe
“mollë e ndaluar” për të gjithë pushuesit. Tashmë kushdo mund të vizitojë plazhin dhe gjiret e tij të virgjëra. Në
dispozicion të pushuesve janë shtëpitë e banorëve, banesa tipike kryesisht me dy kate, me shkallë të gurta dhe
oborre të rrethuara. Banorët e zonës kanë profesion kryesor peshkimin dhe këtë ua afrojnë dhe pushuesve që kanë
dëshirë të zënë peshk. Gratë janë të njohura për punimin e qilimave. Pushuesve u afrohen dhe shumëllojshmëri
perimesh e frutash të freskëta të zonës, si dhe nënprodukte të tyre, si: thanaku, pistili, pekmezi, të cilat janë
tradicionale dhe origjinale. Gatimi karakteristik i zonës është tava e krapit.

Plazhi i Shirokës
Plazhi i Shirokës është shfrytëzuar që para viteve `90, ku qytetarët shkodranë dyndeshin aty çdo ditë duke përfituar
nga fakti që ai ndodhej fare pranë qytetit.
Sot në Shirokë ka mjaft lokale luksoze dhe cilësore, pasi kjo pikë pranë liqenit frekuentohet gjatë gjithë vitit nga
turistë ditorë vendës dhe të huaj.

Rrjolli
Një tjetër vend i mrekullueshëm në plazhin e Velipojës është dhe Rrjolli, ende i panjohur dhe i pashfrytëzuar
plotësisht, pasi ndodhet në krahun tjetër të plazhit dhe rruga për atje kalon nëpër një urë vetëm për këmbësorë, nga
Viluni. Ai ka një vijë bregdetare rreth 4 km, me gjerësi rëre 200 m dhe shtrihet në një zone me pyll shkurresh, duna
të vogla rëre dhe pranë ka malin që bie thikë në det. Për të shkuar në këtë plazh të veçantë kalohet një urë vetëm
për këmbësorë në lagunën e Vilunit.

195
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Thethi, kurora e diamantit e Alpeve shqiptare


Në Alpet shqiptare, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tri malet Radohimë, Shenik, Paplukë, me
lartësi mbi 2 500 m, shtrihet lugina e lartë e Thethit. Kjo është pa dyshim një nga zonat më të veçanta të Alpeve
shqiptare, 750 deri 950 metra mbi nivelin e detit me një sipërfaqe prej 2 630 hektarësh. Malet madhështore, pyjet
e ahut, livadhet, burimet e ftohta, si dhe potencialet e veçanta që ka Thethi si zonë malore turistike dhe
klimaterike, të vlerësuara për bukuritë natyrore, ofrojnë mundësi të mëdha për ushtrimin e turizmit në të gjitha
stinët e vitit. Befasia dhe bukuria, që të ofron kjo zonë, fillon që me praninë e pyjeve të dendura, ku, përveç atyre
të ahut, nuk mungojnë edhe pyjet e tjera të larmishme me pishën e zezë, panjën, frashrin etj. ... Që nga viti 1968
e në vazhdim Thethi funksionon si qendër turistike. ... Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar”.
Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend
të rëndësishëm në natyrën e turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit,
Parku i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes. Ky projekt
përfshin territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi...
Në Theth, banorët me ndihmën financiare dhe të GTZ kanë përshtatur banesat e tyre për pushuesit që çdo vit
shtohen. Atyre u afrohen hoteleri, dhoma me kushte të përshtatshme dhe gatime tradicionale. Çmimet në Theth
variojnë nga 10 deri 30 euro për person.
Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta
me alpinistë, pedologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, tek të cilët kjo zonë lë mbresa të
pashlyeshme. Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dyja anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin
shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme e të rralla.

Udhëtim nga kanioni i Grunasit tek Ujëvara e Thethit


Resurset natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve
vendës, duke formuar, kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Kushdo që do të vizitojë zonën, do të
përballet me mrekullinë e kanionit të Grunasit, rreth dy km i gjatë, 40 deri 60 metra i thellë dhe vetëm dy deri në tre
metra i gjerë. Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr
vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj., janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve. E veçanta e
këtyre shpellave janë liqenet nëntokësore, galeritë, sifonet etj. Madje këto veçori janë bërë shkak i shumë legjendave të
krijuara nga banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zonë, Ujëvara e
Thethit me 25 metra lartësi. Së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante
për t’u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5
deri në 3 metra kub ujë, që vë në punë një hidrocentral të vogël. Thethi është park zoologjik natyror, pasi ka një
hapësirë të admirueshme, e cila i ofron kushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve të egra, si: ariu, dhia
e egër, derri i egër, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa anashkaluar rrëqebullin e zardafin. Në zonë nuk mungojnë as
shpendët e rrallë ku çdo pushues mund të shikojë lehtësisht shqiponjën, skifterin, por edhe gjelin e pulën e egër.

Razma - aty ku ndihesh turist 365 ditë të vitit


Në një largësi 41 km nga Shkodra dhe 900 metra mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Veleçikut ndodhet pika turistike e
Razmës. Rreth viteve `20 të shekullit të kaluar kjo zonë u shfrytëzua nga barinjtë për stane verore dhe më pas, me
rritjen e standardit të jetës, tregtarët shkodranë ndërtuan shtëpitë e tyre verore. Këto banesa funksionuan deri në vitet
‘44-’46, kur më pas ato u shtetëzuan dhe u shfrytëzuan si shtëpi pushimi për punëtorët. Këtë traditë e ruajti deri në vitet
1991-`92, kur më pas shtëpitë i morën ish-pronarët. Razma konsiderohet si një nga vendet më të bukura dhe me klimën
më të shëndetshme të Alpeve. Në mes të pishave, lëndinave, kullotave alpine, e peizazheve malore ka mjaft banesa të
tipit alpin. Ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, Razma, frekuentohet dendur në të gjitha stinët e vitit, veçanërisht
në dimër. Dëbora që mbulon lëndinat është mjaft joshëse për rrëshqitjet me ski. Hotelet në këtë zonë kanë nga 4 deri 12
dhoma dhe çmim 1500 lekë të reja nata. Rruga prej 41 km nga Shkodra në Razmë është e shtruar plotësisht dhe
gjithkush mund të shkojë shumë lehtë. Zona turistike e saj shtrihet në një pllajë karstike,që paraqet kontraste befasuese
në reliev, duke ofruar kushte mjaft tërheqëse për zhvillimin e turizmit.

196
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Emri ______________ Test (periudha shtator-dhjetor)

Robert Elsie Prejardhja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe

Gjuha shqipe është anëtare e familjes gjuhësore indoevropiane dhe kështu ka lidhje ‘fisnore’ me
pothuajse tërë gjuhët e Europës. Për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe u botua për herë të parë
në vitin 1854 prej gjuhëtarit gjerman Franc Bop. Brenda familjes indoevropriane shqipja përbën një degë
me vete. Me gjithë afërsinë gjeografike të Greqisë, shqipja e vjetër, nëse mund ta quajmë kështu, duket
se nuk ka pasur kontakte të dendura me greqishten e vjetër, por ngulimet romake në bregdetin ilir dhe
përfshirja e Shqipërisë në Perandorinë Romake, nga ana e tyre, kanë lënë gjurmë të thella në gjuhën
shqipe. Huazimet nga latinishtja për shumë shekuj kanë qenë kaq të shumta, saqë ndryshuan vetë
strukturën e gjuhës shqipe. Kontaktet kulturore me sllavët (bullgarët dhe serbët), turqit dhe italianët kanë
lënë gjithashtu shtresime tepër të dukshme fjalësh në gjuhën shqipe. Jo vetëm në fjalor, por edhe në
morfologji e në sintaksë, gjuha shqipe ka shumë elemente të përbashkëta me gjuhë të tjera të Ballkanit
dhe kjo për shkak të ndikimit të mundshëm të gjuhëve të vjetra substrate (ilirishtja, trakishtja, dakishtja)
dhe si pasojë të shekujve të zhvillimit të përbashkët. Ndër këto tipare janë: nyja shquese në fund të fjalës;
mbaresa të njëjta për rasën gjinore dhe dhanore; fjalëformimi i numrave 11-19 bazuar në teknikën “një
mbi dhjetë, dy mbi dhjetë” e kështu me radhë. Përveçse një gjuhë shumë e vjetër shqipja shihet jo pak
dhe si një gjuhë e bukur nga ana tingullore. Nuk mund të vërtetojmë me siguri nëse gjuha shqipe është
pasardhëse e gjuhës ilire sepse nuk disponojmë shumë të dhëna të shkruara ilirisht. Megjithatë, sot
pranohet gjerësisht teoria e prejardhjes ilire.

Pasi të lexoni tekstin jepuni përgjigje pyetjeve të mëposhtme.


Rrethoni alternativën e saktë:
1. Teksti i mësipërm është: 1 pikë
Përshkrues
Informativ
Udhëzues
Rrëfyes

2. Objekti kryesor në shkrimin e mësipërm është 1 pikë


Origjina dhe prejardhja e gjuhës shqipe
Historia e origjinës së gjuhës shqipe
Karakteri indoevropian i gjuhës shqipe
Dokumentet e para të gjuhës shqipe

3. Teksti i mësipërm është: 2 pikë


Analitik
Sintetik
Argumento përzgjedhjen: ______________________________________________________

4. Dokumenti i parë i gjuhës shqipe është: 1 pikë


Fjalori i Fon Harfit
Meshari i Gjon Buzukut
Ungjilli i Pashkëve
Formula e Pagëzimit

197
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Duke iu referuar tekstit të mësipërm, origjina e gjuhës shqipe pranohet se është: 1 pikë
Latinishtja
Indoevropianishtja
Trakishtja
Ilirishtja

Ndani në tekst elementet e strukturës. Hyrje- zhvillim- mbyllje. 1 pikë

7. Plotësoni në mënyrë të përmbledhur elementet e skemës së komunikimit. 5 pikë


Dhënësi:_________________________________________________________________
Marrësi: _________________________________________________________________
Referenti:________________________________________________________________
Mesazhi: ________________________________________________________________
Kanali:__________________________________________________________________

8. Riformuloni me fjalët tuaja tezën e objektit kryesor të informacionit në tekst. 2 pikë


_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

9. Informacionet e tjera në tekst kanë karakter 1 pikë


a. Shpjegues
b. Analitik
c. Renditës të fakteve
d. Numërues

10. Nënvizoni në tekst një opinion. 1 pikë


11. Lloji i leksikut të përdorur në tekst është; 1 pikë
Arkaik
Teknik
Pasiv
I përgjithshëm

Bëni analizën gjuhësore të leksikut të specializuar në tekstin e mësipërm.


(për çdo klasë nga dy–tri fjalë) 5 pikë
Folje (koha në të cilën janë përdorur)_________________________________________________
Përemmra______________________________________________________________________
Lidhëza________________________________________________________________________
_
Parafjalë________________________________________________________________________
Numërorë_______________________________________________________________________

198
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

13. Nga grupi i fjalëve të mëposhtme veço disa nga emrat (minimumi 5 fjalë) që i përkasin
leksikut të specializuar gjuhësor 1 pikë
Jo vetëm në fjalor, por edhe në morfologji e në sintaksë, gjuha shqipe ka shumë elemente të
përbashkëta me gjuhë të tjera të Ballkanit dhe kjo për shkak të ndikimit të mundshëm të gjuhëve të
vjetra substrate (ilirishtja, trakishtja, dakishtja) dhe si pasojë të shekujve të zhvillimit të përbashkët.
Ndër këto tipare janë: nyja shquese në fund të fjalës; mbaresa të njëjta për rasën gjinore dhe
dhanore; fjalëformimi i numrave 11-19 bazuar në teknikën “një mbi dhjetë, dy mbi dhjetë” e kështu
me radhë.
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

Përshtatni si duhet fjalët në kllapa për të formuar grupin emëror dhe jepni shumësin e grupeve që
formuat. ( Ruani trajtën dhe rasën e emrit.) 4 pikë

Fjalëformim ( e re) ______________________________________________________________


e gjuhës (i vjetër) _______________________________________________________________

Sipas elementeve të strukturës bëni një paraqitje të plotë sintetike të tekstit të mësipërm
(1 pikë hyrja, 2 zhvillimi, 1 mbyllja) 4 pikë

Pikët 4 5 6 7 8 9 10
Nota 0-7 8-10 11-13 14-19 20-25 26-28 29-31

Teksti i mësipërm është: Informativ

2. Objekti kryesor në shkrimin e mësipërm është: 1 pikë


Origjina dhe prejardhja e gjuhës shqipe

Teksti i mësipërm është:


Analitik
Argumento përzgjedhjen
Informacioni jepet në mënyrë të plotë e të detajuar

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe është:


e. Formula e Pagëzimit

Duke iu referuar tekstit të mësipërm origjina e gjuhës shqipe pranohet se është Ilirishtja

Ndani në tekst elementet e strukturës. Hyrje- zhvillim- mbyllje.

Deri te ...Franc bop. - Hyrja. Paragrafi i fundit mbyllja

199
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

7. Plotësoni në mënyrë të përmbledhur elementet e skemës së komunikimit. 5 pikë


Dhënësi - Robert Elise
Marrësi -lexues të interesuar për studimet rreth origjinës së gjuhës shqipe
Referenti -Historisë së gjuhës shqipe
Mesazhi - origjina e gjuhës shqipe ilirishtja
Kanali -letra

Riformuloni me fjalët tuaja tezën e objektit kryesor të informacionit në tekst.

Informacionet e tjera në tekst kanë karakter Analitik

Nënvizoni në tekst një opinion. Në mbyllje, nënvizon një opinion

Lloji i leksikut të përdorur në tekst është: Teknik

Bëni analizën gjuhësore të leksikut të specializuar në tekstin e mësipërm.


(për çdo klasë nga dy–tri fjalë) 5 pikë
Folje (koha në të cilën janë përdorur) - kanë lënë, ka patur ( e kryer)
Përemra - e tjera, kjo
Lidhëza - por, dhe
Parafjalë - në, nga,
Numërorë - një, dhjetë ( ka dhe të tjera fjalë për secilën klasë që kërkohet

Nga grupi i fjalëve të mëposhtme veço disa nga emrat (minimumi 5 fjalë) që i përkasin leksikut
të specializuar gjuhësor 1 pikë
fjalor, morfologji, sintaksë, gjuha (ilirishtja, trakishtja, dakishtja), nyja të fjalës, mbaresa të njëjta për
rasën gjinore dhe dhanore; fjalëformimi.
__________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

Përshtatni si duhet fjalët në kllapa për të formuar grupin emëror dhe jepni shumësin e grupeve
që formuat. (Ruani trajtën dhe rasën e emrit.) 4 pikë

Fjalëformim (e re) - fjalëformim i ri, fjalëformime të reja


e gjuhës (i vjetër) - e gjuhës së re, e gjuhëve të vjetra

Sipas elementeve të strukturës bëni një paraqitje të plotë sintetike të tekstit të mësipërm
(1 pikë hyrja, 2 zhvillimi, 1 mbyllja) 4 pikë

200
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Emri ______________ Test (periudha janar-mars)

Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve rreth tij.


Në biografinë e tij Chaplin shprehet: “Nuk e dija se tek cili grimier të drejtohesha. Ndërsa përqendroja
vëmendjen te gardëroba, mendoja të vishja një palë çorape të grisura, dy këpucë tepër të mëdha, pa
harruar bastunin dhe beretën. Dëshiroja që gjithçka të ishte në kontrast, pantallonat e grisura, xhaketa e
shkurtër, kapela tepër e vogël dhe këpucët tepër të mëdha. Isha i pasigurt nëse duhej të trokohesha tek
të vjetrit, apo tek të rinjtë, më pas u kujtova se Sennett më kishte besuar një person më të matur, i cili
arriti të më plakte, pa fshehur mendimin tim. Nuk kisha idenë më të vogël në lidhje me personazhin. Pasi
u vesha, kostumi dhe grimi më bënë të kuptoja se çfarë tipi isha. Shpikjet komike dhe gjetjet qesharake
më turbullonin vazhdimisht. Personazhi im ishte një personazh origjinal dhe pak familjar tek amerikanët.
Për mua ky ishte një personazh i gjallë, që nuk do ta kisha arritur kurrë nëse nuk do të kisha veshur atë
kostum dhe nuk do të isha grimuar në atë mënyrë. Charlot është një vagabond, jo domosdoshmërish i
mirë, por simpatik, që në situata të ndryshme gjendej në kontraste të ashpra të ligjeve morale dhe civile
të shoqërisë. Kështu ndodhi në “Dritat e qytetit”, kur publiku filloi të qeshte me rolin e vagabondit.
Vagabondi i tij kishte rolin e një memeci. ‘Kisha menduar për mundësitë e zërit të vagabondit, nëse ishte
momenti që ai të fliste, por…kjo nuk vlejti për asgjë. Nëse do të filloja të flisja, do të isha bërë sigurisht
një komik si gjithë të tjerët. Tani që tingulli filloi të zhvillohej, pamjes dhe lëvizjeve po u vinte fundi. Në
këtë kohë, producentët filluan t’i kërkonin Chaplin-it filma me zë, por ai, nuk e ndjente ende një gjë të
tillë, kështu që vazhdoi të realizojë edhe dy filma të tjerë pa zë. Insistimi, nga ana e tij do të kishte qenë
absurd. “Pothuajse asnjë artist, nuk xhironte më filma të heshtur në Hollivud, dhe unë kisha mbetur i
vetëm. Deri në atë moment fati më kishte përkrahur, por duke vazhduar me mendimin se arti i heshtjes
po ikte nga moda, kjo nuk ishte një perspektivë e guximshme”.

1. Teksti i mëposhtëm është: 1 pikë


a. Përshkrues
b. Informative-paraqitës
c. Rrëfyes
d. Argumentues

2. Argumento përzgjedhjen tënde 2 pikë

3. Në tekstin e mësipërm përcakto: 5 pikë

a. Kush?
b. Çfarë?
c. Ku?
d. Kur?
e. Pse?

4. Në tekstin e mësipërm nxirrni: 2 pikë

Një fakt ____________________________________________________________


Një opinion__________________________________________________________

201
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Çfarë karakteristikash ka ky tekst nga llojet e tjera të teksteve. Përmendi një prej tyre.
Argumentoni mendimin tuaj përmes ilustrimit. 2 pikë
1.___________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
2.___________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

6. Në tekstin e mësipërm perifrazoni në marrëdhënie shkak-pasojë. 2 pikë

7. Në tekstin e mësipërm kemi: 1 pikë

a. Rend kronologjik ngjarjesh


b. Sekuenca kohore faktesh
c. Rend artificial

B. Argumento përgjigjen duke ilustruar nga teksti. 1 pikë

8. Nga teksti i mëposhtëm nxirrni: 2 pikë

Charlot është një vagabond, jo domosdoshmërish i mirë, por simpatik, që në situata të ndryshme
gjendej në kontraste të ashpra të ligjeve morale dhe civile të shoqërisë. Kështu ndodhi në “Dritat
e qytetit”, kur publiku filloi të qeshte me rolin e vagabondit. Humori dhe ndjenja, dimensioni
romantik dhe patetik, filluan të bashkëjetonin te Charlot.

Një mbiemër cilësor ___________


Një mbiemër marrëdhënior ______________________

Në fragmentin e mëposhtëm gjeni foljen në kohën e tashme, mënyra dëftore.


1 pikë
Në biografinë e tij Chaplin shprehet: “Nuk e dija se tek cili grimier të drejtohesha. Ndërsa
përqendroja vëmendjen te gardëroba, mendoja të vishja një palë çorape të grisura.

b. Përcaktoni formën e saj. 1pikë

c. Jepni dëshiroren e kësaj foljeje duke ruajtur vetën dhe formën. 1pikë

d. Jepni përcjelloren dhe paskajoren e kësaj foljeje. 2 pikë

10. Bëni një ese përshkruese me temë “ Aktori im I preferuar” 8 pikë

Pikët 4 5 6 7 8 9 10
Nota 0-7 8-10 11-13 14-19 20-25 26-28 29-31

202
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Teksti i mëposhtëm është: Rrëfyes

Argumento përzgjedhjen tënde.


Përkufizimi i saktë shoqëruar dhe me ndonjë veçori, duke u nisur nga fakti që është një biografi me
elemente biografike

Në tekstin e mësipërm përcakto:

Kush? Chaplin
Çfarë? Si triumfoi si hero i filmave pa zë
Ku? Në Hollivud, studiot e filmave në Amerikë
Kur? Në kohën e filmit pa zë
Pse? Të bënte për të qeshur, të ishte një hero i filmave pa zë, të argëtonte publikun amerikan

Në tekstin e mësipërm nxirrni:


Një fakt - Chaplin aktor i filmave pa zë, titull filmi etj
Një opinion - Personazh familjar te amerikanët etj

Çfarë karakteristikash ka ky tekst nga llojet e tjera të teksteve. Përmendini një prej tyre dhe
argumentoni mendimin tuaj me ilustrime.
1. përshkruese – (në hyrje, veshja)

Në tekstin e mësipërm perifrazoni në marrëdhënie shkak-pasojë


Në këtë kohë, producentët filluan t’i kërkonin Chaplin-it filma me zë, por ai nuk ende nuk e ndjente ta
hidhte këtë hap. Ai vazhdoi të realizojë edhe dy filma të tjerë pa zë. Insistimi, nga ana e tij, do të
kishte qenë absurd. “Pothuajse asnjë artist nuk xhironte më filma të heshtur në Hollivud, dhe unë
kisha mbetur i vetëm. Deri në atë moment fati më kishte përkrahur, por duke vazhduar me mendimin
se arti i heshtjes nuk ishte më në modë, kjo nuk ishte një perspektivë e guximshme.”

Në tekstin e mësipërm kemi: Rend artificial


B. Argumento përgjigjen duke ilustruar nga teksti.
Ngjarjet nuk vendosen sipas renditjes kohore të fakteve dhe as kronologjike

8. Nga teksti i mëposhtëm nxirrni: .


Një mbiemër cilësor - i mirë.
Një mbiemër marrëdhënior - civile

Në fragmentin e mëposhtëm gjeni foljen në kohën e tashme mënyra dëftore.


shprehet

Përcaktoni formën e saj - joveprore

Jepni dëshiroren e kësaj foljeje duke ruajtur vetën dhe formën - u shprehka

Jepni përcjelloren dhe paskajoren e kësaj foljeje - duke shprehur, për të shp

203
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Emri ______________ Test (periudha prill-qershor)

Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve

Komunikimi me qytetarë
Komunikimi me publikun nga institucionet bëhet në mënyra të ndryshme, përmes komunikatave për
medie, konferencave për shtyp, medieve sociale, telefonit, zarfeve, shkresave, qoftë përmes postës së
regjistruar apo asaj elektronike. Materialet informuese, fletëpalosjet, broshurat, doracakët, shpalljet, ftesat
për propozime, konkurset dhe ueb-faqet elektronike duhet të jenë të shkruara dhe të publikuara në gjuhët
zyrtare. Institucionet publike janë të obliguara që secili informacion që i ofrohet publikut, të jetë në të
njëjtën kohë në gjuhët zyrtare.
Obligimet e institucioneve për zbatimin e ligjit
Institucionet duhet të marrin masat e nevojshme që të zbatojnë plotësisht ligjin për të realizuar të
drejtat gjuhësore sipas këtij ligji.
Të sigurohet dokumentacioni publik dhe informacionet në gjuhët zyrtare dhe në gjuhët zyrtare në
nivel komunal.
Të respektohet barazia gjuhësore në të gjitha dokumentet publike që dalin nga institucionet.
Materialet shoqëruese që përdoren për komunikim ndërinstitucional, të jenë në të gjitha gjuhët
zyrtare.
Shenjat topografike të jenë të evidentuara mirë në të gjitha gjuhët, duke respektuar barazinë
gjuhësore.
Të harmonizohen faqet zyrtare të internetit sipas gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet nën
juridiksionin e ZKGJ –së.
Përcjellja e informacioneve në gjuhët zyrtare, të bëhet në të njëjtën kohë

1. Teksti i mësipërm është: 1 pikë


a. Përshkrues
b. Informativ
c. Udhëzues
d. Rrëfyes

B. Argumento pse 2 pikë

2. Ky tekst i drejtohet_________________________________________ 1 pikë

3. Regjistri i përdorur në tekst është 1 pikë


a. Formal b. joformal

4. Leksiku është 1 pikë


Teknik i përgjithshëm
Teknik specifik
I përgjithshëm
I specializuar

204
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

B. Argumento me shembuj përzgjedhjen 1 pikë

5. Përcaktoni: 2 pikë
Formën e përdorur të foljeve ___________________________________________________
Mënyrën e tyre______________________________________________________________

Në paragrafin e parë nënvizoni:


a. Një fjali dëftore dhe përcaktoni çfarë kumton ajo. 2 pikë

Gjeni në paragrafin e parë gjymtyrët homogjene dhe thoni funksionin e tyre në fjali.
2 pikë
7. Në fjalinë më poshtë përcaktoni rendin e gjymtyrëve në fjali. 1 pikë
Të respektohet barazia gjuhësore në të gjitha dokumentet publike.

B. Komentojeni atë duke argumentuar mendimin tuaj 2 pikë

8. Qarkoni fjalinë që ka kallëzuesin emëror në fjalitë e mëposhtme. 1 pikë


Shenjat topografike të jenë të evidentuara mirë në të gjitha gjuhët, duke respektuar barazinë
gjuhësore.
Të harmonizohen faqet zyrtare të internetit sipas gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet nën
juridiksionin e ZKGJ–së.
Përcjellja e informacioneve në gjuhët zyrtare, të bëhet në të njëjtën kohë.
Të respektohet barazia gjuhësore në të gjitha dokumentet publike që dalin nga institucionet.
9. Qarkoni formën e saktë. 6 pikë
Letra saja/ e saj mbërriti me vonesë
Qyteti i ynë/ ynë është shumë i bukur
c. Kostumet e/ së Shqipërisë të/ së Veriut, janë pëlqyer nga të gjithë të huajt dhe në lëvizjet e
tyre së /të fundit kanë blerë veshje së/ të vjetra nga këto zona.

Bëni një ese argumentuese për temën “ Zbatimi i ligjit për mbrojtjen e gjuhës në përdorimin
publik të saj” 8 pikë

Pikët 4 5 6 7 8 9 10
Nota 0-7 8-10 11-13 14-19 20-25 26-28 29-31

Teksti i mësipërm është: Udhëzues

B. Argumento - Sepse është një ligj i cili jep udhëzime për përdorimin e tij te qytetarët.

Ky tekst u drejtohet - institucioneve që kanë detyrim përdorimin e drejtë publik të gjuhës në


komunikimin e përditshëm me qytetarët

205
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Regjistri i përdorur në tekst është: Formal


Leksiku është: Teknik specifik

B. Argumento me shembuj përzgjedhjen:


Obligimet e institucioneve për zbatimin e ligjit etj

5. Përcaktoni: 2 pikë
Formën e përdorur të foljeve - përdoret modalja me duhet
Mënyrën e tyre - lidhore

Në paragrafin e parë nënvizoni


një fjali dëftore dhe përcaktoni çfarë kumton ajo.
Komunikimi me publikun nga institucionet bëhet në mënyra të ndryshme, përmes komunikatave për
medie, konferencave për shtyp, medieve sociale, telefonit, zarfeve, shkresave, qoftë përmes postës së
regjistruar ose asaj elektronike.
(jep informacion rreth mënyrës së komunikimit të institucioneve me publikun)

Gjeni në paragrafin e parë gjymtyrët homogjene dhe thoni funksionin e tyre në fjali
Komunikimi me publikun nga institucionet bëhet në mënyra të ndryshme, përmes
komunikatave për medie, konferencave për shtyp, medieve sociale, telefonit, zarfeve,
shkresave, qoftë përmes postës së regjistruar ose asaj elektronike.
Kundrinorë të zhdrejtë pa parafjalë

7. Në fjalinë më poshtë përcaktoni rendin e gjymtyrëve në fjali. 1 pikë


Të respektohet barazia gjuhësore në të gjitha dokumentet publike.
Kallëzues + kryefjalë+ rrethanor
B. Komentojeni atë duke argumentuar mendimin tuaj. 2 pikë
Meqenëse është tekst udhëzues në qendër të të cilit qëndron folja në lidhore që përcakton detyrimin ligjor
ajo del në krye për të theksuar këtë fakt.

Qarkoni fjalinë që ka kallëzuesin emëror në fjalitë e mëposhtme.


Shenjat topografike të jenë të evidentuara mirë në të gjitha gjuhët, duke respektuar barazinë
gjuhësore.

Qarkoni formën e saktë.


Letra e saj mbërriti me vonesë
Qyteti ynë është shumë i bukur
Kostumet e Shqipërisë së Veriut, janë pëlqyer nga të gjithë të huajt dhe në lëvizjet e tyre të
fundit kanë blerë veshje të vjetra nga këto zona.

206

You might also like