You are on page 1of 3

“Kadare njihet si shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist”- thuhet kështu se në kohën e

diktaturës kur Nexhmije Hoxha ishte Kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë edhe Ismail
Kadare ishte zv/kryetar me ‘meritë‘ –sigurisht për punën e palodhur që ai bëri për të justifikuar
me marifetet e tij letrare veprën e PPSH. Nuk ishte e rastit që origjinali i “Dimrit të Vetmisë së
Madhe” (apo Dimri i Madh) gjendej në duart e Familjes Hoxha. Familja Hoxha ja kërkoi atij-
apo vetë ky ja dhuroi origjinalin në shenjë falënderimi për përkrahjen e pamasë që i dha kjo
familje për të mbrojtur Kadarenë nga kritikët e komunizmit që në fakt ‘ishin me katolikë se
Papa‘? Ky origjinal iu dorëzua arkivit të shtetit, ku asnjë nga dorëshkrimet e shkrimtarëve të
tjerë shqiptarë gjendet në arkivin e shtetit. Dhe pse ky dorëshkrim, i cili është një nga veprat e
rralla se si një shkrimtar mbron PPSH me aq djallëzi sa e bën edhe popullin të thotë:..‘hm..dale
more se Enveri ka të drejtë, këta poshtë tij janë dallkaukë e tradhtarë…“ . Pra, në fakt me
apologjinë që i bën Enver Hoxhës, Ismail Kadare në librin e tij ‘Dimri i Vetmisë se Madhe‘,
praktikisht ky shkrimtar e ka mbrojtur aq bukur figurën e Enverit sa që e lejoi që kjo figurë të
nderohej dhe të hyjnizohej edhe nga inteligjenca shqiptare, e cila shihte tek Kadareja pinjollin1
se si duhet të jetë ‘njeriu i ri‘ ose ‘njeriu i partisë‘, dhe se si ky ‘njeri i ri‘ duhet të mbrojë me
çdo kusht udhëheqësin. “Dimri i Vetmisë së Madhe” është vepra e rrallë që një shkrimtar ka
bërë ndonjëherë për t’i hedhur hi syve popullit të tij duke justifikuar veprën e diktatorit. Ky
është shkaku që ky dorëshkrim iu dhurua dhe u mbajt aq mirë nga familja Hoxha. U mbajt mirë
sepse ishte një vepër makiaveliste2 që mbron regjimin dhe udhëheqësin –diktator- por dhe në
të njëjtën kohë krijon tek lexuesi përshtypjen se (kushdo që e ka jetuar atë kohë mendonte
kështu): ..uji nga burimi rrjedh i pastër- pra Enveri ishte i pastër- por ndotet poshtë- pra aparati
dhe dikasteret3 janë të ndotura. .Ka të drejtë Petraq Kolevica që shkruan një strofë të tillë për
Kadarenë:

“Atë që Hoxha e thosh në prozë

E kthente Kadare në poezi,

Ku jetën blozë e bënte rozë,

Kur ajo shkonte zi e më zi.”

E gjithë veprimtaria e tij deri në ikjen e turpshme të tij më gusht-shtator 1990 në Francë përbën
posi një ‘fill i kuq‘ mbrojtjen më të kamufluar të PPSH, si në poezitë e tij, ashtu dhe në prozën
e tij. Ashtu sikundër dhe në poezinë ‘anti-regjim‘ për të cilën insiston autori ‘Pashallarët e
kuq‘, gjithmonë luftoheshin njerëzit pa emër të pushtetit dhe të Partisë, por me qëllimin e
fshehtë që të dilte në pah se:.. sa i pastër ishte Enveri dhe se sa të pabesë dhe të poshtër ishin
bukëshkalët që ishin bërë dhe pashallarë…, e për këtë arsye atyre iu duhet prerë koka nga
udhëheqësi. Praktikisht në Shqipëri, PPSH për të ruajtur pushtetin e saj veproi kështu: -
shkatërroi klasën e pasur nën emrin e Kominternit ( botën e vjetër do ta shkatërrojmë), -nën
emrin e revolucionit permanent të Trockit –vrau komunistët dhe simpatizantët kundërshtarë
(revolucioni ha bijtë e vet), – u përpoq të krijojë ‘njeriun e ri‘ duke mbajtur zap dhe nën presion
inteligjencien shqiptare duke e qarkulluar dhe futur në burg në disa raste disa nga inteligjencia,
krijoi një art dhe artistë të realizmit socialist me qëllim të mbronte dhe justifikonte veprën e
PPSH, -gjeti personin, i cili me talentin dhe intrigën e tij të justifikonte dhe të mbronte direkt
vetë Udhëheqësin duke e lejuar këtë shkrimtar të veçantë që edhe të diskreditonte në disa raste
në veprën e tij, njerëzit poshtë hierarkisë Enveriane. Kjo risi e djallëzuar, i solli një
popullaritet të madh si vetë shkrimtarit ashtu dhe vetë Enver Hoxhës duke e ngritur si
shkrimtarin ashtu dhe Enverin në piedestal, aq sa u gënjyen dhe vetë intelektualët, të cilët kur
lexonin shkrimet sofiste4 të Kadaresë mendoheshin , por në fund të fundit pohonin se Kadare
është i madh sepse edhe Enveri e përkrah. Ç‘ndodhi me Kadarenë e mikluar, të nderuar dhe të
respektuar, të vendosur në poste drejtuese si deputet i Kuvendit Popullor dhe zv/kryetar i
FDSH, për shërbimet që i bëri Partisë së Punës dhe veçanërisht Enver Hoxhës, gjatë këtyre 22
viteve pas ‘90? Ky njeri është përpjekur me çdo kusht që t’i heqë vetes aureolën5 që e rrethonte
si ‘beniamin i regjimit‘ dhe ‘shkrimtar i oborrit‘. Së pari, bëri hapin e parë që ‘nuk ishte dakord
me regjimin‘- duke u larguar papritur e pakujtuar nga Shqipëria për të krijuar përshtypjen se
regjimi po e përndiqte. Populli e hëngri, por prapë Kadare nxori dhëmbët e tij komunistë duke
u shprehur në atë kohë kur njerëzit ikën nëpër ambasadat e huaja : “Iku llumi i shoqërisë?!”
Më vonë u përpoq të shkruajë libra dhe vepra që nuk patën jehonën e atyre që shkroi në kohën
e regjimit komunist. Së fundmi, ka bërë përpjekje të pafundme për të ripunuar veprat e botuara,
disa vjersha, për të krijuar përshtypjen se ai ishte kundërshtar i rregjimit. Kulmi i
mosmirënjohjes ishte ky gjyq i fundit në të cilin ai demaskoi vetë veten. E harroi poemën “Përse
mendohen këto Male” e harroi poemën “Pashallarët e kuq”, ku ka ngritur në piedestal Enverin
(sigurisht me penën e tij e bëri indirekt) dhe nga ana tjetër u a hodhi fajin atyre poshtë, pra
vazhdoi të zbatojë porosinë e fshehtë të familjes Hoxha: “vërteto me shkrimet e tua se: uji në
burim rrjedh i pastër, por ndotet gjatë rrugës”. Këtë porosi e zbatoi në mënyrë të shkëlqyer.
Karakteristikë e përpunimeve të poezisë së tij është dhe poezia “Varri” – që mban sipas
Kadaresë vitin 1986 e që thotë:

…Jashtë ngrënë piramidën e turpit

Të murtajës, të hoxhës së zi.

Ndërsa unë pranë oxhakut të studios

i vetëm mbi varrin e tij.


Na përket neve dhe brezave që do të vijë, nëse ky person kontradiktor dhe ‘shkrimtar oborri‘
do të ketë ‘dokumentat‘ e tij në histori, sigurisht që do ti ketë, jo si shkrimtar i madh, por se si
nuk duhet të veprojë një shkrimtar në kohë diktature dhe demokracie.
Nga këndvështrimi i shkrimtarit: Ismail Kadare në një intervistë të dhënë për median rumune
“neës.ro”, ka theksuar se nëse do të hynte në burg gjatë periudhës së komunizmit, nuk do të
kishte bërë asgjë me rëndësi.
Sipas Kadaresë, të shkojë në burg gjatë komunizmit ishte diçka e lehtë, por që nuk jepte asnjë
rezultat për ata që ishin jashtë.
Sa i përket largimit nga Shqipëria, shkrimtari shprehet se ai veprim ishte vetëm për të bërë
zhurmë në një periudhë të rëndësishme për vendin.
“Kur lashë Shqipërinë, bëra një llogari të ftohtë: ekzistonte një lëvizje intelektuale që priste
diçka dhe unë duhej të bëja pak zhurmë. Lashë vendin, bëra një deklaratë publike, që është e
njohur për të gjithë. Ishte një skandal, u shpalla dezertor, tradhtar. Ditën që lashë vendin, në
orën 6 në mbrëmje njerëzit dëgjuan deklaratën time në “Zërin e Amerikës”. “Pse nuk bëre
burg”, më thonë. Ishte e thjeshtë të shkoje në burg, por a do të kishte kuptim? Shumë pak.
Ndërsa ky ishte një veprim sensacional, unë luaja një rol. Burgu në diktaturën komuniste ishte
një gjë pa rëndësi. Me mijëra u u burgosën dhe nuk pati asnjë rezultat”, ka thënë Kadare.
Ismail Kadare shprehet se ka patur mundësi të arratisej nga Shqipëria, por zgjodhi të jetojë në
tragjedi.
Fjalorth ----------------------------------------------------------------------------------------------------

1. Lastar i njomë që del në trung ose në rrëzë të një druri; filiz, njomëz, mitë, pip.

2. Makiavelist është një person që ndjek parimet e Makiavelit, dhe dikush “që ndjek interesin vetjak në
vend të moralit”.

3. Institucion qendror i administratës shtetërore; ministri.

4. Një grup dijetarësh në Greqinë e lashtë, që jepnin mësime filozofie e gojëtarie dhe që dalloheshin për
arsyetimet e holla, të mbështetura në logjikën formale.

5. shkëlqimi i madhështisë, i lavdisë ose i nderimit, që rrethon dikë a diçka.

You might also like