You are on page 1of 165

DOBITË SELEFIJE

vll.1

Ka përmendur shejh Saadi në tefsirin e tij, në fjalën e


Allahut “Allahus-Samed”:
“Është Ai që gjithë krijesat i drejtohen Atij në çdo gjë të tyre, në
kërkesat dhe nevojat e tyre. Kjo tregon përsosmërine në Veten e
Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij, dhe në veprat e Tija.”
Burimi: Tefsiri i shejh Saadit faqe 945.
Përktheu: Idris Manushi

Trasmetohet nga Usame: se ka thënë i Derguari i Allahut


salallahu alejhi ue selem:
“Kush nuk prezanton tre xhumaje, pa arsye, shkruhet prej
munafikëve.” (Hadithin e ka bërë të saktë shejh Albani në
Sahihul Xhami'i me numër 6144).
Ka thënë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem:
“Xhumaja është detyrim për ç'do musliman me xhemat, përveç
katër vetësh: robi, gruaja, fëmija pa hyrë në moshë madhore, dhe
i semuri.”
(E ka saktësuar shejh Albani në Sahihul Xhami'i 3111).
Trasmetohet nga Usametu se ka thënë i Dërguari sal-lallahu
alejhi ue Sel-lem:
"Kush lë tre xhuma, pa arsye, shkruhet prej munafikëve”.
(E ka bërë të saktë shejh Albani në Sahihul Xhami'i 6144).
Transmetohet nga ibn Amru se ka thënë i Dërguari sal-lallahu
alejhi ue sel-lem:
"Çdo musliman që vdes në ditën ose në natën e xhumasë, vetëm
se e ruan Allahu nga fitneja e varrit".
(E ka bërë hasen shejh Albani në Sahihul Xhami'i 5773).
Përktheu: Idris Manushi

Ka thënë Ibnul Kajim rahimehullah:


"Sikur trupi kur sëmuret, nuk i bën dobi as ushqimi e as pija,
ashtu edhe zemra kur sëmuret nga epshet nuk i bën dobi asaj
perkujtimet."
Shiko librin Elfeuaid ,1/98
Përktheu:Idris Manushi

Trasmetohet nga Ibën Abasi se ka thënë:


"Kur të permendesh gabimet e shokut tënd, përmend gabimet
tuaja më përpara."
Shiko librin: Zuhdi i imam Ahmed ibën Hanbelit fq 154 thënia
1046.
Përktheu: Idriz Manushi.

Ka thënë i Derguari sal-lallahu alejhi ue sel-lem:


Më tha mua Xhibrili:
“O Muhamed,
- Jeto sa të duash, por prapë do të vdesësh.
-Duaje kë të duash, se prapë do të ndahesh prej tij.
-Dhe puno ç'farë të duash, se atë do ta gjeshë.”
(E ka bërë hasen imam Albani, shiko Sahihul xhami‟i 4355).
Përktheu: Idris Manushi

Ka thënë Ibën Mes'udi radijAllahu anhu:


“Dunjaja është vendqendrimi i atyre që skanë vendqendrim, dhe
pasuria e atij që ska pasuri, dhe vendgrumbullimi i atyre që
skanë llogjike.”
Shiko librin: Ez-zuhd i Ibën ebi Dunja fq:29.
Përktheu: Idriz Manushi
Ka thënë Ibrahim Ibën Sufjan rahimuhullah:
“Kur frika i zotron zemrat, i djeg vendet e epshit, dhe e largon
dhe e refuzon dynjan nga ajo (zemra).”
Shiko librin Medarixhu essalikine 1/509.
Përktheu: Idriz Manushi.

Trasmetohet nga Ebu Hurejra:


Se ka thënë, i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selam:
"E ka shkruar Zoti juaj, per Veten e Vet me Doren e tij, para se
ti krijoje krijesat, se meshira Ime e ka parakaluar zemerimin
Tim".
Shiko librin, Esahiha e shejkh Albanit nr 1629.
Përktheu: Idriz Manushi.

Trasmetohet nga Muala ibën Zijad, se nje person i tha


Hasenit: O babai i Seidit! Po ankohem ke ti per ashpersine e
zemres time, I tha: Afroje ate {zemren} ke permendja e Allahut
{dhikri}.
Shiko librin Errikatu uel bukau i Ibën Ebi Dunja faqe 62
Përktheu: Idriz Manushi
Ka thënë Ebu Beker EtTartushi rahimuhullah:
"Përhapja e një vepre në masë, dhe veprimi i saj nuk tregon se
është e lejuar, si edhe mbajtja e saj e mbuluar, pa e shfaqur nuk
tregon se është e ndaluar. A nuk e shikon se si shitja e thjerrzes
{lajthia,bajamja etj...} në lëvozhgën e saj, është e përhapur në
vëndet islame, kurse tek Imam Shafi'i kjo është e ndaluar. Dhe
marrja dikujt si bedel për të kryer haxhin është e përhapur në të
gjitha vëndet islame, porse kjo tek (Ebu Hanife) është e ndaluar.
Dhe marrja e imames jo me tehanuk (ta rrotullosh copën rreth
gushës një herë, pastaj ta nxjerrësh tek supet) është e përhapur
tek të gjithë muslimanët, porse kjo është bidat (risi). Shumica e
punëve e të muslimanëve janë jashtë Sunnetit, dhe si jo? Shiko
në fjalën e Ebu Derdas kur hyri tek Ummu Derda i mërzitur.
I tha ajo:
"-ç'farë ke?
-I tha:
"-Uallahi unë nuk shoh tek njerëzit gjë prej cilësive të
Muhamedit sal-lallahu alejhi ue sel-lam përveçse namazit me
xhemat".
(Shiko librin Elhauadithu uel Bidau fq 165-168).
Përktheu: Idriz Manushi

Thotë Shejkh Muhamed Bazmul:


"Kjo është ankesa e Ebu derdas në kohën e tij, dhe ankesa e Ebu
Beker Tartushit në kohën e tij. Po ankesa në kohën tonë si duhet
të jetë? A bëhen veprat e njerëzve argument për tu hedhur
poshtë hadithet?".
(Shiko librin sifetu salat i shejkh Albanit me shpjegimin e sheih
Muhamed Bazmul fq. 43-44)
Përktheu: Idriz Manushi

Fjalë nga disa Imamë, për një Imam si Sufjan Eth-Theuri


Ka thënë Sufjan bin Ujejne: "Nuk kam parë njëri më të ditur për
hallallin dhe haramin se Sufjan Eth-Theuri".
Ka thënë Bisher Elhafi: "Sufjan Eth-Theuri ishte Imami i
muslimanëve".
Ka thënë përsëri Bisher Elhafi: "Sufjan Eth-Theuri ishte në
kohën e tij, si Ebu Bekri dhe Umeri në kohën e tyre".
Ka thënë Shu'be bin haxhaxh: "Sufjan eth-Theuri ishte zotria i
njerëzve në dituri".
Ka thënë Kabise: "Sa herë që jam ulur me Sufjanin, vetëm se më
përkujtonte vdekjen, dhe nuk kam parë as një që e përkujtonte
vdekjen më shumë se ai".
Ka thënë El-Euzai: "Nqs do më thuhej zgjidh për këtë ummet
një njëri që do ta zbatonte fjalën e ALLAHUT dhe fjalën e të
Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mbi njerëzit, do të
zgjidhja për ata Sufjan eth-Theurin".
Ka thënë Ebu Nuejm: "Kur Sufjan eth-Theuri e përkujtonte
vdekjen, ne nuk perfitonim prej tij disa ditë".
Ka thënë Dhehebiu: "Sufjan Eth-Theuri ishte i pari në zuhd
(asketizëm ) në adhurime dhe në frikë (ndaj Allahut).
Gjithëashtu i pari në mbamëndje, në njohurin e ethereve, në
fik'h. Kur bëhej fjalë për fenë e Zotit, atë nuk e trembëte asgjë.
Ishte prej imamëllarve të kësaj feje ... ! Ai kundërshtonte edhe
mbretërit kur binin ne gabime edhe pse nuk pretendonte daljen".
ETJ....
(Marrë nga libri "kitabu ezuhd" i Ebu mesud el-muafa bin imran
el musili). F.q 41, 42
Përktheu: Idris Manushi

K a thënë Sufja EtTheuri:


"Sprovojini njerezit e Musilit {qytet ne sham} me Muafen , ne
qofte se e duan atehere jane njerez te sunetit , e ne qoftese e
urrejne atehere jane njerez te bidat.
Shiko librin ezZuhd i Muafa el Musili.
Përktheu: Idriz Manushi
Është pyetur Shejkh Abdullah el Bukhari: "A lejohet që t'u
vendosim fëmijëve tanë emrin Mikaiil?"
Është përgjigjur Shejkhu: "Po, s'ka gjë të vendosim emrin
Mikaiil, Xhibraiil apo emra të tjera të melaikeve, por në qoftë se
do ti vendosnim fëmijëve tanë emrat e Pejgamberëve apo të
njerëzve të mirë prej robërve të Allahut do të ishte më e
preferuar, por edhe ata emra s'kanë gjë, janë të lejuar."
(Marë nga MIRATH.NET tema të ndryshme)
Përktheu: Idris Manushi

Disa Hadithe për caktimin e Allahut.


Trasmetohet nga Amar bin Jasir se ka thënë: Kam dëgjuar te
dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë:
" Të kërkoj Ty o Allah që të jem i kënaqur me caktimin
(kaderin) tënd".
Trasmetohet nga Aliu radiAllahu anhu nga i Dërguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:
"Nuk beson besimtari deri sa të besojë në katër gjëra: "Të
dëshmoj se s'ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se
Unë jam i Dërguari i Tij më dergoi me të drejtën, të besoj në
ringjalljen pas vdekjes, deri sa të besoj në caktimin (Kaderin) e
Allahut në ç'do gjë."
(Marë nga libri Kitabu Suneh lilhafidh ebi bekr amruu bin ebi
aasim eddahak bin muhled eshejbanij)
Vëllim 1fq 58.59
Përktheu: Idris Manushi

Ka thënë Zejd ibën Eslem, rahimehullah, thuhej më përpara:


"Kush është i devotshëm me Allahun do ta duan atë njerëzit
edhe sikur ta kenë urryer njerëzit atë më parë."
(Marë nga libri elfeuaid i Ibën Kajimit) fq.257
Përktheu: Idris Manushi

Shejkh Ubejd el Xhabiri ka thënë: "Akidja dhe menhexhi janë


të pandashme, nuk shkëputen nga njëra-tjetra. Akidja është ajo
që është konfort librit të ALLAHUT dhe Sunnetit të dërguarit
sal-lallahu alejhi ue sel-lem, kurse menhexhi është rruga e
thirrjes për tek Allahu teala. Khauarixhet pasi humbën rrugën e
thirrjes për tek Allahu teala humbën edhe akiden e tyre dhe
shkuan deri aty sa e bënë hallall gjakun e besimtarëve dhe
nderin e tyre".
(Marrë nga ligjërata, shpjegimi i hadithit të xhabirit në lidhje me
bindjen ndaj prijësit).
Përktheu: Idris Manushi
Ka thënë Khalid ibn Nezar:
"Kam dëgjuar Malik ibn Enes duke i thënë një djaloshi prej
kurejshëve
-O biri i vellait tim, mëso edukatën para se të mësosh diturinë".
(Marë nga garaibul hadith Malik li-ibnul Mudhafer) fq nr. 100
Përktheu: Idris Manushi

Nje person ju drejtua Hudhejfes duke i thënë: “Kam frike


mos te jem prej munafikeve, i tha Hudhejfe neqoftese do te ishe
munafik sdo te kishe frike.”
Shiko librin (Ujunul ahbar 2/739)
Përktheu: Idris Manushi.

Ka thënë Sufjan EtTheuri: “Bidati është me i dashur tek iblisi(


kryetari i shejtaneve) se gjynahu ,sepse nga gjynahu pendohesh
kurse nga bidati jo).”
Shiko librin (hiljetul eulijau)
Përktheu: Idris Manushi.

Ka thënë Ibnul Kajim elXheuzije:


"Përzierja i burrave me gratë është shkaku i shumë të këqijave
dhe rënies në imoralitet".
(Shiko librin eturukul hukmije) Fq. 329
Përktheu: Idris Manushi

Ishte Imam Ahmedi qe sa here qe fliste nuk fliste vetem se


me liber perpara.
Ka thënë Imam Dhehebiu: "Se kjo menyre (e Imami Ahmedit)
është me afer saktesise,dhe me afer devotshmerise,dhe me larg
mrekullise me veten.”
Shiko librin Essijer Aalamu nubelau 12/289.
Përktheu: Idris Manushi.

Ka thënë Hafidh Ebul Haxhaxh Elmizij: "Ne qoftese do


heshtnin ata qe sdine, do rehatojshin veten e tyre dhe te tjereve,
do ju pakesoheshin gabimet dhe do ju shtonin te mirat.”
Shiko Tehdhibul kemal 4/362.
Përktheu : Idris Manushi.

Ka thënë shejkhu i nderuar Muhamed iben Salih el


Uthejmin: “Selefizmi është: Te pasosh rrugen e Pejgamberit
salallahu alejhi ue selam dhe sahabeve te tij, se ato jane te paret
tane, ato na kane paraprire neve keshtu qe pasimi i tyre është
selefizem.”
Likaul babul meftuh (56)
Përktheu : Idris Manushi.

TI JE MUSLIMAN! MOS E FESTO, DHE AS MOS


PREZANTO NË FESTAT E JOMUSLIMANËVE
Ka thënë Ibnul Kajim elXheuzije, Allahu e mëshiroftë: "Nuk
lejohet për muslimanët që të prezantojnë në festat e mushrikëve
me unanimitetin e të gjithë dijetarëve; ata që me të vërtetë janë
dijetarë. Këtë e kanë thënë qartë fukahate e të katër medh'hebeve
në librat e tyre... ka percjellur Bejhekiu me zinxhir të saktë nga
Umer bin Khatab radijaAllahu anhu, se ka thënë: "Mos hyni në
kishat e mushrikëve në ditët e festave të tyre, se aty u zbret atyre
hidhërimi."
Umeri gjithashtu ka thënë: "Largojuni armiqëve të Allahut në
festat e tyre."
Dhe ka përcjellur Bejhekiu me zinxhir të mirë nga Abdullah
ibën Amër se ka thënë: "Kush kalon në shtetet e huaja, i feston
me ta festat e tyre, dhe bën si ata derisa t'i vijë vdekja, atëherë ai
ringjallet me ta në Ditën e Gjykimit."
Burimi: ahkamu ehli edh-dhimmeh, 1/723-724.
Përktheu: Idriz Manushi

Ka thënë shejh Rabi ibën Hadi el Medkhali, Allahu e ruajtë:


"Ai që ka mangësi, nuk e hedhim atë apo ta shkatërrojmë,
barakAllahu fiikum, por sillemi me të butësisht dhe me urtësi. I
tregojmë atij dashuri dhe dashamirësi, me të gjitha format e
moralit të mirë, duke e thërritur tek e sakta derisa të pendohet.
Nqs ngelet tek ai dobësi, prapë nuk nxitohemi me të, se
përndryshe nuk ngelet askush."
Burimi: el hathu alel meuedeti uel i'itilaf, fq 40.

Iben Umeri radijAllahu anhuma e shihte si te drejte dhe


obligim ndaj muslimaneve luftimin e Harurijve
(havarixheve).
esSuneh e Abdullah iben Imam Ahmed Nr. 1518
Perktheu: Besim Gjelaj

Shejh Uthejmini, Allahu e meshirofte ka thene:


“Nuk i lejohet njeriut duke qene ne sexhde qe t'i ngrit duart apo
njeren nga duart, kembet apo njeren nga kembet, sepse eshte
obligim qe sexhdeja te behet me shtate gjymtyre: me ball dhe
hunde, me dy duart, me dy gjunjet dhe me gishtat e dy kembeve.
Ne qofte se i ngrit kembet deri sa te ngritet nga sexhdeja, namazi
i tij eshte i pa vlefshem, e nese i ngrit dhe menjehere i kthen,
shpresoje qe nuk e ka obligim perseritjen e namazit.”
(Sher'h RijadusSalihin 4/20)
Perktheu: Besim Gjelaj

Shejh Uthejmini, Allahu e meshirofte ka thene:


"Kurse hizbijunet nuk deshirojne asgje tjeter perveç se triumfin
e mendimit te vet, qofte kjo me te drejte apo me te kote, andaj,
nuk lejohet qe dikush te anoj apo bashkohet me ta"
(Nurun ala Derb 1/33)
Perktheu: Besim Gjelaj

Shejh Uthejmini, Allahu e meshirofte ka thene:


"Sa me shume qe njeriu e ruane gjuhen e tij, aq me shume e
shpetone fene e tij"
(Rixhalul-hasbeh f.39)
Perktheu: Besim Gjelaj

Ebu Hanifja dhe havarixhët


Pasi që havarixhët u shfaqen në Kufe e morën Ebu Hanifen,
Allahu e mëshiroftë dhe i thanë: “Pendohu nga kufri o shejh!
Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë ju tha: Unë pendohem tek
Allahu prej gjithë kufrit!” Pastaj e lanë të lirë dhe shkoi.
Pasi që u largua pak prej tyre, dikush ju tha havarixhëve: Ai
është penduar nga kufri, kurse, ka për qëllim pendimin nga ajo
që ju e pasoni, pastaj e thirren prapë dhe e kthyen.
Njeri prej kokave të tyre i tha: Vërtetë ti u pendove nga kufri
dhe ke për qëllim atë që ne e pasojmë?
Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë ju tha: A me paragjykim e thua
këtë apo me dituri?
Ata të gjithë, thanë: Me paragjykim!
Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë ju tha: Vërtetë Allahu i
lartësuar thotë: “O ju të cilët keni besuar largohuni prej
paragjykimit, se me të vërtetë paragjykimi është mëkat...” pra,
ky është mëkat që ti e veprove, e çdo mëkat është kufer, andaj,
fillimisht pendohu ti prej kufrit!
Ai (havarixhi) tha: Ashtu është o shejh, unë po pendohem nga
kufri!!!”
(Menakib Ebi Hanife f.151)
Përktheu: Besim Gjelaj
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
"Çdo njeri e di së Ehlul-Hadithi janë me të drejtit (besnikët),
ashtu siç ka thënë edhe Abdullah ibën Mubarek, Allahu e
mëshiroftë “E kam vërejtur se feja është tek Ehlul-Hadithi,
apologjetika tek Mu‟tezilitë, gënjeshtra tek Rrafiditë, kurse,
mashtrimi tek pasuesit e logjikes”
(Vuxhubul‟Ahdhi bihadithil-Aahad fil-Akideh f.42)
Përktheu: Besim Gjelaj

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë:


“Shumë prej njerëzve kur e shohin një të keqe apo ndryshimin e
shumë nga gjendjeve të Islamit, pikëllohet, zbehët dhe vajton
ashtu siç vajtojnë familjarët për të vdekurin e tyre!
Kurse, ai (njeriu) këtë e ka të ndaluar, përkundrazi është i
obliguar me durim, me mbështetje (tevekul në Allahun) dhe me
qëndrueshmëri në fenë Islame. Si dhe të besoj në Allahun
bashkë me ata të cilët i kanë frikë Atij dhe që janë punues të
veprave të mira.
Dhe le ta dijë së përfundimi i mirë ju takon atyre që kanë
devotshmëri.
Si dhe le ta dijë së çdo gjë që e godet njeriun është për shkak të
mëkateve të tij, andaj le të bëj durim.
Premtimi i Allahut është hak, andaj le të kërkon falje për
mëkatet e tij, e ta falënderoj Zotin e vet me madhëri dhe lavdi në
mëngjes dhe mbrëmje.”
(Mexh‟mu-ul-Fetawa 18/295)
Përktheu: Besim Gjelaj

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmini, Allahu e mëshiroftë


ka thënë:

“Në kohë trazirave (fitneve) përmbajtja (qetësia) është më e


mirë së sa këmbëngulja në të! Heshtja është më e mirë së sa të
folurit! Ai që qëndron ulur është më i mirë së sa ai që është në
këmbë! Ai që është në këmbë është më i mirë së ai që ec (merret
me fitne)!
Pra, njeriu e ka për obligim ta ruaj gjuhen e tij! Dhe t‟i mbyll
veshët nga fjala që nuk ka dobi prej saj! Nga fjala që nuk ka
asgjë përveç së thashetheme dhe pyetje të shumta! Sa me shumë
që njeriu e ruan gjuhën e vet, aq me shumë do ta ruan dinin e
vet.”
(Rixhalul-Hasbeh f.39)
Përktheu: Besim Gjelaj
Ebu Derda radijAllahu anhu ka thënë:
“Fillimi i shfaqjes së nifakut (dyfytyrësia) tek njeriu është kur ai
e ofendon prijësin e tij.”
(Tem‟hid 21/287)
Përktheu: Besim Gjelaj

Ibën Abdul-Uehab, Allahu e mëshiroftë ka thënë:


“Nga gjërat me të shëmtuara dhe nga mëkatet e mëdha është:
Ndryshimi i ligjit të Allahut dhe fesë së Tij; si dhe largimi prej
tij (sheriatit) me dredhi kinse me qëllim për t‟ju afruar Allahut të
Lartësuar.”
(Muelefatuhu 6/78)
Përktheu: Besim Gjelaj

Tavusi, Allahu e mëshiroftë ka thënë:


“Ëmbëlsia e dynjasë është të ithët (ndëshkim) e ahiretit, kurse, të
ithët e dynjasë është ëmbëlsia (shpërblim) e ahiretit.”
(Hiljetul-Evlija 4/12)
Përktheu: Besim Gjelaj

Hasen elBasriu, Allahu e mëshiroftë ka thënë:


“Nga tradhtia është ta përhapësh sekretin e vëllait tënd”

(esSamt f.404)
Përktheu: Besim Gjelaj

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:


“Ndihmojë vëllanë tënd qoftë zullumqarë apo i pa fajshëm! Një
njeri i tha: O i Dërguar i Allahut e ndihmoj nëse është i pa
fajshëm, mirëpo nëse është zullumqarë si ta ndihmojë? I tha: E
pengon nga pa drejtësia, pra, kjo është ndihma jote ndaj tij”
(Buhariu)
Përktheu: Besim Gjelaj

Shejh Rabia el Medkhali (Allahu e ruajtë) ka thënë:


“Nëse njerëzit kanë simbole, atëherë ne nuk kemi simbol tjetër
veç atë të pejgamberëve. Nëse njerëzit kanë thirrje (dhe
propaganda), atëherë ne nuk kemi thirrje tjetër veç asaj të
pejgamberëve. Dhe, nëse njerëzit kanë menhexhe, atëherë ne
nuk kemi Menhexh tjetër veç atë të pejgamberëve, alejhimus-
salatu ues-selam”.
El Mexhmu‟ 1/51
Përktheu: Besmir Cacani

Havarixhët janë kërkues të dynjasë


“Një burrë prej havarixhëve shkoi tek Hasan Basriu, dhe i tha:
çfarë thua për havarixhët? Hasani iu përgjigj: ata janë njerëz
dynjaje.
Tha: nga e thua që ata janë njerëz dynjaje, në një kohë kur
ndonjëri prej tyre kalon mes shigjetave derisa vdes?! E braktisën
familjen dhe fëmijën e tij?!
Hasani iu përgjigj: më thuaj për sulltanin(për kryetarin e vendit)!
A të ka penguar nga falja e namazit, nga dhënia e zekatit, nga
bërja e haxhit dhe umres! Pastaj shtoi: mendoj se të ka penguar
(dhe privuar) nga dynjaja, dhe për këtë e lufton”.
El basair uedh-dhekhair vll.1 fq. 156
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Rabia el Medkhali ka thënë:


“Kërkuesit të vërtetës, nuk e largon mahnitja dhe madhërimi i
personaliteteve të mëdha nga pasimi i të vërtetës dhe nga
drejtësia, sepse e vërteta ka përpasi të ndiqet, dhe argumenti nuk
lejohet të hidhet poshtë për shkak të këtij personi të madh apo
atij tjetrit. Parimi i çdo muslimani të drejtë dhe kërkues i të
vërtetës gjithmonë, është: sillni argumentin tuaj, nëse jeni
besnikë”.
El Mexhmu 8/81
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Pasha Allahun! Fesati është përhapur gjithëkund, bidatet janë
shfaqur, Sunetet janë fshehur, dhe janë pakësuar ata që flasin me
të vërtetë. Përkundrazi, nëse dijetari flet me besnikëri dhe
sinqeritet, atij i kundërvihen disa prej dijetarëve të kohës, duke e
qortuar dhe duke e konsideruar injorant!!!”
Burimi: sijeru ealemin-nubela‟ 14/166
Përktheu: Besmir Cacani

Allahu e mëshiroftë Ibën Tejmijen, i cili ka thënë:


“Çdokush që e kundërshton metodën Selefije, Pejgamberike,
Sheriatike dhe të shpallë prej Allahut, atëherë ai patjetër do të
humbë, do të kundërshtojë veten, dhe do të mbesë në injorancë
të madhe dhe të vogël”.
Burimi: der‟u et-Tearud 5/356
Përktheu: Besmir Cacani
Gruaja e Said ibnil Musejjib, Allahu i mëshiroftë të dy, ka
thënë:
"Burrave tanë, nuk u flisnim vetëm se ashtu siç u flisni
kryetarëve (prijësve) tuaj; [thonim] Allahu të përmirsoftë,
Allahu ju dhëntë shëndet".
Burimi: Hiljetul Eulija 5/168
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Dijetari e njeh injorantin, sepse ai më parë ka qënë i paditur.
Kurse, injoranti nuk e njeh dijetarin, sepse ai më parë nuk ka
qënë i ditur".
Burimi: Xheuabul Iatiradatil Misrijjeh, fq. 172
Përktheu: Besmir Cacani

Abdullah ibën Busr radijAllahu anhu transmeton se


Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫ٌغبٔه سطت ِٓ روش هللا‬ٚ ‫ب‬١ٔ‫ش اٌقًّ أْ رفبسق اٌذ‬١‫خ‬
"Puna më e mirë, është që të ndahesh nga dynjaja, dhe gjuha jote
është e njomë nga përkujtimi i Allahut".
E ka saktësuar shejh Albani në Sahih el Xhamia' nr. 3272
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Mukbil ibën Hadi el Uadi’ij, Allahu e mëshiroftë ka


thënë:
“Them: vërtetë ihkuanul muslimin-ët janë lopa. Disa prej
vëllezërve të mi, thonë: pse thua vërtetë ihkuanul muslimin-ët
janë lopa?
Mendoj se ky nuk ka lexuar [në shkencën] e retorikës, sepse unë
nuk kam për qëllim se ata kanë bishta dhe brirë sikurse lopa,
mirëpo kam për qëllim se ata i ngjasojnë lopës dhe nuk kanë
turp, dhe nuk kanë parime”.
Burimi: el Baithu ala sherhi el hauadith, fq. 15
Përktheu: Besmir Cacani

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë ka thënë:


“Dihet, se kur fjalët përzihet me të kotë, dhe heshtet ndaj
sqarimit të vërtetës, atëherë mes këtyre dyjave lind injoranca për
të vërtetën, dhe humbja e krijesave”.
Es-Sauaik el Murseleh 1/315
Përktheu: Besmir Cacani
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Vërtetë shkruesi (i gjynaheve) në krahun e majtë, e ngre lapsin
gjashtë orë nga robi musliman gjynahqar, nëse ai pendohet dhe
kërkon falje Allahut, ai nuk e shkruan (gjynahun), përndryshe e
shkruan një gjynah të vetëm”.
Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në Sahih el Xhamia‟ 2097
Përktheu: Besmir Cacani

Imam AbdurRahman es-Sa’dij, Allahu e mëshiroftë, ka


thënë:
“Prej edukatës së bukur: kur dijetari po flet për një çështje të
Fesë apo dynjasë, është që mos ta ndërpresësh nëse e din [atë
çështje], por dëgjon sikur ai që nuk din dhe nuk e ka marrë atë
[dobi], t‟i japësh të kuptojë se ti ke përfituar prej tij, sikurse kanë
vepruar burrat e mençur.
Kjo përmban dobi, siç është gjallërimi i dijetarit, gëzimi i tij,
mbrojtja e vetes tënde nga vetëkënaqësia, mbrojtja e vetes tënde
nga edukata e keqe, sepse vërtetë ndërprerja e dijetarit kur ai
flet, është prej edukatës së keqe”.
Er-Rijad en-Nadirah fq.231
Përktheu: Besmir Cacani
Hafiz el Mizzij, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Sikur të heshte ai që nuk din, atëherë do të binte rehat dhe do të
rehatonte të tjerët, do të pakësohej gabimi, dhe do të shtohej e
sakta”.
Burimi: Tehdhijbul kemal 4/362
Përktheu: Besmir Cacani
PËR TEK KUSH THËRRET
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Prej gjërave të rëndësishme, është se njeriun nuk e gëzon
pranimi i fjalës së tij nga ana e njerëzve për faktin se është fjala
e tij, mirëpo e gëzon që fjala e tij të merret, nëse ajo është e
vërtetë; për faktin se ajo është e vërteta dhe jo sepse është fjala e
tij.
Poashtu, njeriun nuk e brengos mospranimi i fjalës së tij nga ana
e njerëzve për faktin se ajo është fjala e tij, sepse kështu i bie të
ketë bërë thirrje drejt vetes së tij, mirëpo e brengos nëse e
refuzojnë (dhe nuk pranojnë) për faktin se është e vërteta.
Në këtë mënyrë arrihet sinqeriteti (ikhlasi). Pra, sinqeriteti është
i vështirë, përveç nëse njeriu është i drejtuar nga Allahu me një
drejtim besnik dhe korrekt në rrugën e drejtë, atëherë Allahu e
ndihmon atë në këtë gjë, dhe ia bën të lehtë”. [el Kaulul mufijd
1/123]
Burimi:
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=146192
Përktheu: Besmir Cacani

BISEDË E MREKULLUESHME
Halidi erdhi i zemëruar duke thënë: i gjithë nënçmimi dhe
përdhosja në të cilën e jemi, është për shkak të pushtetarëve
zullumqarë, të prishur, dhe të cilët e kanë shkatërruar Islamin.
Muhamedi i tha atij: sot në namazin e sabahut nuk të kam parë,
pse nuk erdhe? A mos pushtetarët të penguan ta falësh?
Tha: jo!
Muhamedi tha: pse të shoh me mjekër të rruar?! A nuk e din se
ky është Sunet i Pejgamberit tënd sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, a
mos kryetari [i shtetit] të ka detyruar ta rruash?
Tha: jo!
Muhamedi tha: po rrobat tuaja perëndimore të cilat t‟i shoh
veshur, a mos kryetari [i shtetit] të urdhëruar t‟i veshësh?
Tha: jo!
Muhamedi tha: po shenjën e kryqit që ta shoh në gjoks tek rroba
yte, a mos kryetari [i shtetit] ta ka veshur?
Tha: jo!
Muhamedi tha: po rrobën nën nyje të këmbës që është gjynah
ndaj Zotit tënd, a mos kryetari [i shtetit] të urdhëruar për të?
Tha: jo!
Muhamedi tha: po paketën e cigares që e mban në dorë dhe të
cilën përpiqesh të ma fshehësh, a mos kryetari [i shtetit] ta ka
blerë?
Tha: jo!
Papritur zilja e celularit të Halidit ra me tinguj muzikorë.
Muhamedi i tha atij: po këtë muzikë që e ke vendosur si zile për
celularin tënd, a mos kryetari [i shtetit] ta ka vendosur?
Tha: jo!
Muhamedi tha: përpara gjithë këtyreve, a i din tre llojet e
Teuhidit me të cilin ti e adhuron Zotin tënd?
Tha: jo!
Muhamedi tha: a mos kryetari [i shtetit] të ka penguar nga
mësimi i akides tënde?
Tha: jo!
Muhamedi tha: kjo është pjesa e dukshme, ndërsa ajo e fshehura
është më e madhe. Mirëpo, ndoshta me këtë gjë ti e kuptove se
je ti shkaku i përdhosjes së ymetit.
Halidi tha: po! Ke të drejtë.
Ai qëndroi një herë, pastaj tha: ... mirëpo pushtetarët?!!
Muhamedi tha: medito rreth thënies së Allahut të Lartësuar:
ْٛ‫ىغج‬٠ ‫ا‬ٛٔ‫ٓ ثقضب ثّب وب‬١ٌّ‫ ثقض اٌؾب‬ٌٟٛٔ ‫وزٌه‬ٚ
“E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si
dënim për veprat e tyre të këqija”. [el En‟am: 129].
Halidi tha: mirëpo cila është zgjidhja?
Muhamedi tha: Allahu i lartësuar na e ka treguar, dhe ka thënë:
ُٙ‫ا ِب ثأٔفغ‬ٚ‫ش‬١‫غ‬٠ ٝ‫َ دز‬ٛ‫ش ِب ثم‬١‫غ‬٠ ‫إْ هللا ال‬
“Vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjëndje e një populli, derisa ata
të ndryshojnë çfarë kanë në vetvete”. [er-Ra‟d: 11].
Allahu nuk ka thënë: derisa t‟i ndryshojnë pushtetarët e tyre.
Dhe këtu mbaroi biseda.
Burimi: marrë nga faqja e shejh Fewaz el Medkhali në facebook
Përktheu: Besmir Cacani

Kushtet e rënies shehid

Shejh Muhamed ibën Umer Bazmul ka thënë:


“Feja më ka mësuar, se i vrari në fushëbetejë, nuk është shehid
derisa t‟i plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të jetë lufta e tij për të ngritur lart Fjalën e Allahut
- Të ketë mbi vete besatim për prijësin e tij
- Të mos ketë marrë fshehurazi nga plaçka e luftës (duke mos e
dorëzuar)
- Të mos ketë dalë në luftë pa kënaqësinë e prindërve të tij
- Të mos ketë luftuar nën një flamur të verbër (fanatizmi apo
ëndjeje)
- Dalja e tij nël luftë, mos të përmbajë kundravajtje fetare
- Të mos dezertojë përderisa numri i mosbesimtarëve mos ketë
arritur dyfishin e muslimanëve
- Të mos jetë ndarë nga bashkësia (dhe xhemati) i muslimanëve
Nëse e mësove këtë, atëherë të është bërë e qartë, se fjala e
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Shehidit i falen
(gjynahet) me pikën e parë (të gjakut)”, bën fjalë për shehidin që
ka plotësuar këto kushte, dhe nuk është thjesht ai që vritet në
fushëbetejë. Po çfarë mund të thuash për atë që e vret veten në
një sulm vetë-vrasës, dhe jo në fushëbetejë apo ne tjetër vend,
duke menduar se është shehid.
Burimi:
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=145430
Përktheu: Besmir Cacani
‫فغضب رسو ُل هللاِ صلَّى هللاُ علي ِه وسلَّ َم‬
َ ! ْ‫ يا رسو َل هللاِ ماتت فالنةٌ واستراحت‬: ‫قيل‬
ُ‫ييتريي مم ُ ِ َر ه‬
ُ ‫ ننا‬: ‫وقال‬
U tha: o i Dërguari i Allahut! Filania ka ndërruar jetë, ra rehat!
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u zemërua dhe tha:
"Vërtetë bie rehat ai që i falen gjynahet".
es-Sahiha 1710, thotë shejh Albani: hadithi është i saktë me
transmetimet e shumta që ka.
Them (përkthyesi): ky hadith tregon se nuk lejohet të thuhet për
atë që vdes se ka rënë rehat, sikurse është zakon i disa personave
në trojet tona.
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Salih Aali Shejh (Allahu e ruajtë) ka thënë:


"Kush lexon faqen ku është horoskopi, duke e ditur shenjën në
të cilën ka lindur dhe e lexon atë, atëherë është sikur të ketë
pyetur fallxhorin; atij nuk i pranohet namazi për 40 ditë, e nëse e
beson atë që thuhet në horoskop, vetëm se ka mohuar çfarë i ka
zbritur Muhamedit".

Burimi: Sherhu kitebi et-Teuhid fq 349


Përktheu: Besmir Cacani
�Shejh AbdurRahman es-Sa’dij (Allahu e mëshiroftë) ka
thënë:
“Prej mirësive më të mëdha të Allahut mbi robin besimtar, është
që t‟i japë sukses në shoqërimin me njerëzit e mirë, ndërsa prej
ndëshkimit të Tij mbi robin e Vet, është që ta sprovojë me
shoqërimin me njerëzit e këqinj.
Shoqërimi me të mirët bën që robi të arrijë gradat e larta, ndërsa
shoqërimi me të këqinjtë bën që të arrijë gradat e ulëta.
Shoqërimi me të mirët i sjell atij:
- Dituri të dobishme
- Morale të vlefshme
- Dhe vepra të devotshme
Ndërsa shoqërimi me të këqinjtë, e privon nga gjitha ato.
Allahu i Lartësuar thotë:
‫ ِي َعجِ ا‬ٛ‫د َِـ َـ اٌ َّشعُـ‬
ٝ‫ٍَزَـ‬٠ْ َٚ ‫َب‬٠ ‫ـًل‬١ ُ ‫ ارَّ َخ ْـز‬ٟ‫زَِٕـ‬١ْ ٌَ‫َب‬٠ ‫ ُي‬ٛ‫َمُـ‬٠ ِٗ ‫ْـ‬٠‫َ َذ‬٠ ٝ‫َ َقـضُّ اٌؾَّبٌِـ ُُ َفٍَـ‬٠ ََ ٛ‫ـ‬ ْ َ٠َٚ ﴿
ُ َ‫غ‬١ْ ‫ـبْ اٌ َّش‬
ْ‫ـب‬ َ ‫ َو‬َٚ ٟ‫ـش ثَقْـ َذ إِ ْر َجب َءِٔـ‬ ِ ‫ َف‬ٟ‫ضٍَِّٕـ‬
ِ ‫ـٓ اٌ ِّز ْو‬ َ َ‫ـًل ٌَمَـ ْذ أ‬١
‫ ٌَـ ُْ أَرَّ ِخ ْـز فُ ًَلٔاـب َخٍِ ا‬ٟ‫زَِٕـ‬١ْ ٌَ
ْ‫الا ﴾ اٌــفــشلــب‬ٚ‫ْل ْٔ َغـب ِْ َخـ ُز‬ ِ ْ ٌِ
“Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke
thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të
Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka
larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Vërtetë
shejtani e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës!” [el
Furkan: 27-29].
Burimi: Behxhetu kulubil ebraar ue kurratu ujunil akhjaar fij
sherhi xheuami‟il akhbaar, fq. 189
Përktheu: Besmir Cacani

PREJ SUNETEVE TË HARRUARA [2]


�Dhënia selam fëmijëve
Është bërë zakon tek shumë njerëz që mos t'i japin selam
fëmijëve si nënvlerësim i tyre, e kjo gjë është e kundërta e
udhëzimit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili i
jepte selam të mëdhenjve dhe të vegjëlve.
Fëmijë (sabij): është ai mes moshës 7 deri në 12 vjeç.
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë:
"Dhënia selam fëmijëve, ka më shumë se një dobi:
E para: është pasim i Sunetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem.
E dyta: është modesti, në mënyrë që njeriu mos të shohë vetëm
veten, ta ngrejë hundën përpjetë dhe ta çojë kokën, mirëpo është
modest dhe i jep selam fëmijëve.
E treta: kalitja (dhe mësimi) i fëmijëve me moralet e mira, sepse
nëse fëmijët shikojnë një burrë që kalon dhe i jep selam, atëherë
ata kaliten dhe mësohen me këtë Sunet të begatë e të bukur.
E katërta: kjo ndjell (dhe tërheq) dashurinë e fëmijës, dmth
fëmija e don atë që i jep selam dhe gëzohet për këtë, e ndoshta
nuk e harron kurrë atë gjë, sepse fëmija nuk i harron ata që i
kalojnë atij.
Burimi: sherhu rijadis-salihin 1/21-22
Përktheu: Besmir Cacani

�Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:


"Duhet që fëmijëve t'u mësohen rregullat fetare me argumente,
psh nëse dëshiron t'i thuash birit tënd: bëj bismil-lah në ushqim,
dhe thuaj elhamdulil-lah kur përfundon, vërtet nëse i thua kështu
e ke arritur qëllimin, mirëpo nëse i thua: bëj bismil-lah në
ushqim, dhe thuaj elhamdulil-lah kur përfundon, sepse
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar që të
bëhet bismil-lah në ushqim, dhe ka thënë:
"Vërtetë Allahu kënaqet me robin që e han vaktin dhe lëvdon
(thotë elhamdulil-lah) për të, e pin pijen dhe e lëvdon për të".
Nëse e bën këtë gjë, atëherë ti ke përfituar dy dobi:
E para: e ke mësuar fëmijën tënd që të pasojë argumentet.
E dyta: e ke edukuar me dashurinë për Pejgamberin sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, dhe se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
është imami (dhe udhëheqësi) të cilit duhet t'i merren udhëzimet
e tija.
Faktikisht janë të shumtë ata që janë të hutuar rreth kësaj, dhe
shumica e prindërve e udhëzojnë fëmijën e tyre drejt rregullave
fetare vetëm, pa i lidhur këto udhëzime me burimin, i cili është
Kurani dhe Suneti".
Burimi: el Kaulul mufijd ala kiteebi et-Teuhid
Përktheu: Besmir Cacani

Hafizi i hadithit Ibën Haxher el Askelani, Allahu e


mëshiroftë, ka thënë:
"Mos të pengojë mendimi i keq që ke për veten dhe gjynahet e
shumta që i ke, (mos të pengojnë) nga lutja e Zotit tënd, sepse
Ai i është përgjigjur lutjes së Iblisit kur ai ka thënë: "Zoti im, më
jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen! Zoti tha: “Sigurisht
që do të të jepet afat".
Burimi: Fet'hul Bari' 11/168
Përktheu: Besmir Cacani
"Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë
botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje;
Allahu bën ç’të dojë". [Ibrahim: 27]
Thotë shejh AbdurRahman es-Sa'dij (Allahu e mëshiroftë), në
komentimin e këtij ajeti:
"Allahu i Lartësuar lajmëron se Ai i forcon robërit e Tij
besimtarë, dmth: ata të cilët përmbushin besimin e plotë të
zemrës, i cili sjell veprat e devotshme; këta Allahu i forcon në
jetën e kësaj bote me udhëzim drejt bindjes kur shfaqen
dyshimet, ndërsa kur shfaqen epshet, [i forcon] me vullnet të
palëkundur që t'i japin përparësi asaj që don Allahu, përpara asaj
që dëshiron epshi dhe ëndjet e tij.
Në botën tjetër, gjatë vdekjes, i forcon ata në Fenë Islame, në një
vdekje të mirë, dhe në varr kur të pyetet nga dy melekët [i
forcon] që të përgjigjen saktë. Kur t'i thuhet të vdekurit: "Kush
është Zoti yt? Kush është Feja yte? Kush është Pejgamberi yt?"
Allahu i udhëzon që të përgjigjen saktë, dhe të thonë: "Zoti im
është Allahu! Feja ime është Islami! Pejgamberi im është
Muhamedi".
"kurse keqbërësit i shpie në humbje". [Ibrahim: 27]
dmth [i shpie në humbje] nga e sakta në këtë botë dhe në tjetrën.
Allahu nuk u ka bërë atyre të padrejtë, mirëpo ata i kanë bërë
vetes të padrejtë. Në këtë ajet ka argument për sprovën e varrit,
ndëshkimin dhe shpërblimin në të, sikurse kanë ardhur
transmetimet e shumta (mutewatir) nga Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem për sprovën [e varrit], formën e saj,
shpërblimin dhe ndëshkimin në të".
Burimi: Tejsirul Kerimi er-Rahman, në komentimin e ajetit 27 të
sures Ibrahim.
Përktheu: Besmir Cacani
Ibën Kethiri Allahu e mëshiroftë, i cili ka ndërruar jetë vitin
774 h, ka thënë për havarixhët:
"Sikur ata (havarixhët) të fuqizohen, atëherë do ta shkatërronin
të gjithë tokën, Irakun dhe Shamin, dhe nuk do të linin fëmijë,
burrë dhe as grua, sepse sipas tyre, ata janë prishur me një
prishje që nuk e ndreq vetëm se vrasja e përgjithshme".
Burimi: el Bidaje uen-Nihaje 10/584
Përktheu: Besmir Cacani

A bën të falesh një xhami ku imami shan prijësin dhe i


kundërshton urdhërat e tij?
Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka
thënë:
"Meseleja e dytë: a të falet njeriu tek xhamiat e xhemateve të
cilat njihen për kundërshtimin e tyre që i bëjnë prijësit?
Përgjigja: nuk falet me ta, sepse namazi me ta përbën përkrahje
(dhe inkurajim) nga njëra anë, dhe nga ana tjetër përbën
mashtrim i masës së njërëzve".
Burimi: et-Tealijk ala Muslim 9/306
Përktheu: Besmir Cacani
Them (përkthyesi): kjo është përgjigje për vëllezërit të cilët
pyesin rreth faljes në xhamiat e havarixhëve dhe xhemateve të
cilat njihen për sharjen, ofendimin dhe kundërshtimin hapur të
prijësit.

PREJ SUNETEVE TË HARRUARA [3]


�Pejgamberi sal-lAllahu alejhi uu sel-lem ka thënë:

ِ ٌٝ‫ي ِٓ ِجٍ ِغٗ رٌه إ‬َّٛ ‫َزَذ‬١ٍ‫ ََ اٌجّق ِخ ف‬ٛ٠ ‫ اٌّغج ِذ‬ٟ‫ظ أد ُذوُ ف‬
ٖ‫ش‬١‫غ‬ َ ‫إرا َٔ َق‬
"Nëse ndonjërin prej jush e merr gjumi në xhami ditën e xhuma,
atëherë le të ndërrojë vend për në një vend tjetër".
I vlersuar si hadith sahih nga shejh Ahmed Shakir në "Musned-
in" e imam Ahmedit (7/47), dhe nga shejh Albani në librin "es-
Silsiletu es-Sahiha" hadithi nr 468.
�KOMENTIMI DHE KUPTIMI I HADITHIT
Ka thënë Shemsulhakk Eladhim Abadi, Allahu e mëshiroftë, në
librin "Aunul Ma'bud":
(Nëse ndonjërin prej jush e merr gjumi) nuk është për qëllim e
gjithë dita, por është për qëllim nëse është në xhami dhe po pret
namazin e xhumasë, sikurse ka ardhë nga Ahmedi në një
transmetim (Nëse ndonjërin prej jush e merr gjumi në xhami
ditën e xhuma), qoftë gjatë hytbes apo para saj, mirëpo gjatë
kohës së hytbes më shumë.
(atëherë le të ndërrojë vend) urtësia e lëvizjes, është sepse
lëvizja largon gjumin. Poashtu urtësia mund të jetë ndërrimi i
vendit ku e ka zënë hutia njeriun me gjumë, edhe pse ai që fle
nuk ka gjynah. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në
historinë e atyre që fjetën në luginë [dhe nuk i doli] gjumi për
namazin e sabahut, ka urdhëruar për ndërrimin e vendit.
Poashtu, ai i cili ulet në pritje të namazit, është në namaz, dhe
marrja e gjumit në namaz është prej shejtanit, e ndoshta urdhëri
për të ndërruar vend është për shkak të largimit të asaj që i
atribuohet (dhe i përkatësohet) shejtanit, nga aspekti i hutimit të
atij që është në xhami nga dhikri, hytbja dhe çfarë është e
dobishme, kështu ka thënë [Sheukani] në librin "Nejlul eutaar".
Burimi:
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123459
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Përshpejtimi për të bërë tekfir, mbizotëron tek natyrat (e
njerëzve) ku mbizotëron injoranca".
Burimi: es-Seb'inijeh, 345
Përktheu: Besmir Cacani

Kuptimi dhe domethënia e thënies së Allahut:


َّ ‫ا‬ُٛ‫فَبرَّم‬
ُْ ُ‫هللاَ َِب ا ْعزَغَ ْقز‬
"Andaj zbatoni urdhërat dhe largohuni nga të ndaluarat e Allahut
aq sa të mundeni". [et-Teghabun: 16].
Thotë shejh AbdurRahman es-Sa'dij, Allahu e mëshiroftë:
"Allahu i Lartësuar urdhëron për "Takwa" ndaj Tij, e ajo është
zbatimi i urdhëresave dhe largimi nga ndalesat e tij, e këtë gjë e
kushtëzon me mundësinë.
Ky ajet, tregon se çdo obligim që robi e ka të pamundur ta bëjë,
ai obligim bie. E nëse ka mundësi ta bëjë një pjesë të tij, dhe nuk
mund të bëjë një pjesë tjetër, atëherë ai vepron atë që ka
mundësi, ndërsa pjesa që nuk mundet bie [nga të qënit obligim],
sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
ُ‫ا ِٕٗ ِب اعزغقز‬ٛ‫إرا أِشرىُ ثأِش فأر‬
"Nëse ju urdhëroj për diçka, atëherë bëjeni (dhe veprojeni) atë sa
të keni mundësi".
Burimi: Tejsirul Kerijmi er-Rahman
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e


mëshiroftë, ka thënë:
"Nëse e dëshiron udhëzimin, atëherë lexoje Kuranin me
meditim; mos u përshpejto, mos u ngut dhe mos u huto.
Shumica e njerëzve sot, ose e lexojnë Kuranin për të fituar
shpërblim me leximin e tij, ose [e lexojnë] për begati, mirëpo
shumica e tyre nuk e lexojnë me meditim, e për këtë ata janë
privuar nga dobia e tij".
Burimi: Sherul kaafijeh esh-Shafijeh vll.1 fq. 503
Përktheu: Besmir Cacani

Shatibiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë:


"Mendja, nëse nuk pason fenë, atëherë nuk i mbetë [vetëm se të
ndjekë] ëndjen dhe epshin".
el 'Iatisaam, 35
Përktheu Besmir Cacani

Shejh Rabia el Medkhali, Allahu e ruajtë ka thënë:


"Ju paralajmëroj nga fanatizmi i vërbuar, sepse vërtetë ai është
shkatërrim për këtë ymet. Mos u bëj fanatik për askënd kushdo
qoftë ai, vetëm se për të vërtetën".
el-Lubab, 110
Përktheu Besmir Cacani

�Mendjemadhësia
�Haseti (smira)
�Zemërimi
�Epshi
Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Shkulja e maleve nga vendi i tyre, është më e lehtë sesa shkulja
e këtyre katër (gjërave) nga ata që janë të sprovuar me to".
el Fewaid, 194
Përktheu Besmir Cacani

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë


ka thënë:
"Urdhëruesi për mirë, dhe ndaluesi nga e keqja, duhet të ketë
parasysh një çështje të rëndësishme; ai duhet të ketë për qëllim
ndreqjen e vëllaut të vet, dhe jo hakmarrjen, sepse nëse ai synon
të hakmerret ndaj tij, ai mund të vetëkënaqet me veten dhe
veprën e veta, e më pas ta nënçmojë vëllaun e tij, e ndoshta
mund të përjashtojë faktin që Allahu ta mëshirojë, duke thënë:
"ky është larg nga mëshira e Allahut", e kjo gjë ia asgjëson
veprat e tija. Kjo sikurse është transmetuar në hadithin e saktë
nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se një burrë i pat
thënë një tjetri i cili ishte gjynahqar:
" ‫ أْ ال أغفش‬ٍٟ‫ ف‬ٌٝ‫زأ‬٠ ٞ‫ " ِٓ را اٌز‬:ً‫ج‬ٚ ‫غفش هللا ٌفًلْ" فمبي هللا فض‬٠ ‫هللا ال‬ٚ
‫أدجغذ فٍّه‬ٚ ،ٌٗ ‫ لذ غفشد‬ٟٔ‫ إ‬،ْ‫"ٌفًل‬
"Për Allah! Allahu nuk do të falë ty!" Dhe Allahu azze ue xhel-
le tha: "Kush është ai i cili betohet se nuk e fali filanin; vërtetë
Unë e kam falur atë, ndërsa ty ti kam asgjësuar veprat".
Shikoje pra këtë burrë! ai foli një fjalë, dhe ajo ia shkatërroi
Dynjanë dhe Ahiretin e tij. GJitha veprat dhe punët e tija u
asgjësuan, e kjo kur vetëkënaqësia, nënçmimi i vëllasë së tij, dhe
përjashtimi se Allahu do ta mëshironte [atë tjetrin] e dërguan
(dhe e bënë) të thojë atë fjalë, dhe ajo fjalë ia shkatërroi Dynjanë
dhe Ahiretin e tij.
Sherhu rijadis-Salihijn vll.2 fq.452
Përktheu Besmir Cacani

�Shejh Salih el Feuzan, Allahu e ruajtë ka thënë:


"Kurrë nuk duhen neglizhuar njerëzit e këqinj, dhe është detyrë
që të largohen nga sferat publike, përndryshe ata do të përhapin
të keqen e tyre, dhe të fortit do të dobësohen".
Sherhu akijdetil Imami el muxheddid fq.8
Përktheu: Besmir Cacani

�Shejh Muhamed Said Raslan, Allahu e ruajtë, ka thënë:


“Njerëzit nuk e njohin rendin e jetës së Pejgamberit sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem. Nuk ka pasë lëvizje apo ndenje, vetëm se të ka
dhënë një përshkrim të tij, dhe të ka drejtuar drejt një të mire.
Të suksesshëm janë ata të cilët i kërkojnë këto çështje, në
mënyrë që të mësojnë se cila ka qënë gjëndja e Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem, e nëse ata e mësojnë atë, e veprojnë
dhe praktikojnë, dhe Allahu tebareke ue teala u jep atyre prej të
mirës së paçmueshme.
Kurse ata të cilët e pretendojnë dashurinë e Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe nuk e njohin rendin e tij të jetës
dhe sesi jetonte, ky vetëm se është një pretendim i gënjeshtërt i
cila ka nevojë që të rishikohet shumë”.
Nga ligjërata: es-Sunen el Mehxhuurah fq. 27-28
Përktheu: Besmir Cacani

Fudajl ibën Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë rreth Fjalës


së Allahut:
‫ىُ أدغٓ فًّل‬٠‫وُ أ‬ٍٛ‫ج‬١ٌ
"Që t'ju provojë se cili prej jush është më vepërmirë". [el Mulk:
2]
Ka thënë: "cili është më i sinqertë dhe vepër-qëlluar. Vërtetë
vepra, nëse është e sinqertë por nuk është e qëlluar, ajo nuk
pranohet, e nësë është e qëlluar por nuk është e sinqertë, ajo nuk
pranohet derisa të jetë e sinqertë dhe e qëlluar.
E sinqertë, është kur i kushtohet dhe veçohet Allahu [me atë
adhurim], ndërsa i qëlluar, është kur përputhet me Sunetin".
Burimi: Xhamiul Uluumi uel Hikem, fq24, botimi Daru Tajbeh.
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kërkimi i udhëzimit tek njërëzit e humbur dhe të devijuar,
është prej injorancës më të madhe".
Burimi: Mexhmu'ul Fetaua (21/4)
Përktheu: Besmir Cacani

PREJ SUNETEVE TË HARRUARA [4]


Bërja e dhikrit pas namazit njëzet e pesë herë
ِّٞ ‫ ثأ‬: ٌَُٗ ًَ ١‫ ل‬، ُُ ‫ إٌَّبئ‬ٜ‫ش‬٠ ‫ّب‬١‫ ف‬ٜ‫سجًل سأ‬ ‫ا‬ ْ‫أ‬َّ :ٕٗ‫ هللا ف‬ٟ‫فٓ فجذ هللا ثٓ فّش سض‬
‫ ٔذّ َذ‬ٚ ٓ١‫ثًلث‬ َ ٚ ‫ أِشٔب أْ ٔغجِّ َخ ثًلثاب‬: ‫لبي‬ َ ‫عٍَّ َُ ؟‬ٚ ِٗ ١ْ ٍ‫هللاُ ف‬
َّ ٍَّٝ‫ُّىُ ص‬١‫ ٍء أِ َشوُ ٔج‬ٟ‫ش‬
ٚ ٓ٠‫فشش‬
َ ٚ ‫ا خّغاب‬ٛ‫لبي عجِّذ‬ َ ٌ‫ه ِبئخ‬ ْ ٓ١‫ثًلث‬
َ ٍ‫فز‬ َ ٚ ‫ ُٔىج َِّش أسثقاب‬ٚ ٓ١‫ثًلث‬
َ َّ
ٚ ‫هللا ثًلثاب‬
ٌ‫ه ِبئخ‬ ْ ٓ٠‫فشش‬
َ ٍ‫فز‬ َ ٚ ‫ا خّغاب‬ٍٍِّٛ٘ َٚ ٓ٠‫فشش‬
َ ٚ ‫ا خّغاب‬ٚ‫ وجِّش‬َٚ ٓ٠‫فشش‬ٚ َ ‫ا خّغاب‬ٚ‫اد َّذ‬
َُ ٍَّ‫ع‬ٚ ِٗ ١ْ ٍ‫هللاُ ف‬
َّ ٍَّٝ‫هللاِ ص‬ َّ ‫ ُي‬ٛ‫عٍَّ َُ فمب َي سع‬ٚ ِٗ ١ْ ٍ‫هللاُ ف‬
َّ ٍَّٝ‫ ص‬ٟ‫ج‬ ِّ ٌٍَّٕ ‫ه‬ َ ‫فٍ َّّب أصج َخ َر‬
َ ٌِ‫وش ر‬
ُّٞ‫ا وّب لب َي اأنبس‬ٍٛ‫افق‬
Transmeton Abdullah ibën Umeri radijAllahu anhu, se: një burrë
pat shikuar një ëndërr, dhe iu pat thënë atij: “Me çfarë gjëje ju
ka urdhëruar Pejgamberi juaj sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?”
Tha: “Na ka urdhëruar të bëjmë tridhjetë e tre herë tesbijh,
tridhjetë e tre herë tahmijd, dhe të bëjmë tridhjetë e katër herë
tekbijr, dhe ato janë njëqind”.
Tha: “Bëni tesbijh njëzet e pesë herë, tahmijd njëzet e pesë herë,
tekbijr njëzet e pesë herë, dhe tehlijl njëzet e pesë herë, dhe ato
janë njëqind”.
Kur u zgjua, ia kallëzoi këtë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, dhe Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:
“Bëni sikurse tha Ensariu!”
Burimi: Sahih en-Nesaiu, nr.1350, dhe hadithi është vlersuar si
hasen-sahih nga shejh Albani.
Përktheu: Besmir Cacani
Shënime: tesbijh (të thënit subhanAllah), tahmijd (të thënit
elhamdulil-lah), tekbijr (të thënit Allahu ekber), tehlijl (të thënit
La ilahe il-lAllah).
Për më shumë hollësi, shikoni temën: Këshillë nga shejh Albani
për ata që shpejtojnë në dhikrin pas namazit, në linkun:
http://forumiselefi.net/viewtopic.php?f=55&t=2337

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Dyshimi është: rroba e të vërtetës mbi trupin e të kotës. Ai që e
shikon, beson saktësinë e tij nga paraqitja e jashtme, ndërsa
njeriu i ditur, e tejkalon shikimin e tij tek brëndësia dhe poshtë
rrobës, e kështu atij i bëhet i qartë realiteti i tij”.
Burimi: nga faqja e shejh Arafat el Muhammedij në twitter
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e


mëshiroftë, ka thënë:
“Jemi në një kohë ku ata të cilët flasin pa dituri janë të shumtë,
andaj njeriu duhet që mos të mbështetet dhe referohet pas çdo
fetvaje, përveçse nga një person të njohur dhe të besueshëm”.
Burimi: Likaul baab el meftuuh 16/32
Përktheu: Besmir Cacani

DHURIMI I LULEVE PËR DITËN E PARË TË


SHKOLLËS
Pyetja: është bërë zakon në vendin tonë - Shqipëri - që për ditën
e parë të shkollës, fëmijët t'i japin lule mësuesit apo mësueses si
urim për vitin e ri shkollor, dhe kjo bëhet pa u shoqëruar me
ndonjë besim (bestytni), a është kjo e lejuar?
Përgjigja: nuk lejohet bërja e tilla veprimeve, sepse nuk është
prej veprave të muslimanëve.
[Shejh Bedër el Bedër, Allahu e ruajtë]
Përcjellë dhe përkthyer: Besmir Cacani

Shejh Mukbili, Allahu e meshirofte, ka thene:


"Duhet te perpiqesh te shoqerohesh me dijetaret e Ehli Sunetit
dhe te konsultohesh me ta per ate qe ndodh, dhe ruhu nga
vesveset dhe ngacmimet e hizbive".
Gharatul eshritah, 1/12
Perktheu: Besmir Cacani

Disa veta i paten thene imam Ahmedit, se rendohen te


thojne: filani eshte keshtu, dhe filani eshte ashtu. Imam Ahmedi
iu pergjigj: "Nese ti hesht, dhe une heshti, atehere kur do te
njohe i padituri te sakten nga e liga?!"
Mexhmu'ul Fetaua 28/231
Perktheu: Besmir Cacani

Imam Sheukani, Allahu e meshirofte, ka thene:


"Urdherimi per mire dhe ndalimi nga e keqja, jane prej parimeve
Islame dhe obligimeve fetare me te rendesishme, dhe per kete
arsye, lenesi i tyre konsiderohet si shoqerues i atij qe ben
gjynah, dhe meritor i hidherimit te Allahut dhe ndeshkimit te
Tij".
Fet'hul Kadijr, surja el Maideh 78-79
Perktheu: Besmir Cacani

Transmeton Abdullah ibën Mes'udi radijAllahu anhu, se


Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
، ٌ‫اةٌ ِفزذخ‬ٛ‫ّب أث‬ِٙ ١‫سا ِْ ف‬ُّٛ‫اٌنِّشاط ع‬ ِ ِٟ‫ َف ْٓ َجَٕجَز‬ٚ ، ‫ اّب‬١ِ‫صشاطاب ِغزم‬ ِ ‫ِثًل‬‫شة هللاُ ا‬
َ ‫ض‬ َ
ٍٝ‫ا ف‬ُّٛ ١ِ‫ اعزم‬: ‫ ُي‬ٛ‫م‬٠ ‫داؿ‬ ٍ ‫اٌنِّشاط‬
ِ ‫سأط‬
ِ ‫ ِفٕذ‬ٚ ، ٌ‫ ٌس ُِشْ خبح‬ُٛ‫ة ُعز‬ ِ ‫ا‬ٛ‫ ااث‬ٍٝ‫ف‬ٚ
َ ٍ‫ئاب ِٓ ر‬١‫فز َخ ش‬٠ ْ‫أ‬
‫ه‬ ْ ‫وٍَّّب َ٘ َُّ فج ٌذ‬ٛ‫ذ ُف‬٠ ‫داؿ‬ ٍ ‫رٌه‬ َ ‫ق‬ َ َٛ‫ف‬ٚ ‫ا ؛‬ٛ ُّ‫ج‬َْٛ ‫ال رَق‬ٚ ‫ِّشاط‬
ِ ‫اٌن‬
َ‫أْ اٌنِّشاط‬ َّ ‫فأخجش‬
َ ، ُٖ‫ ث َُّ فَغ ََّش‬، ُٗ ْ‫إْ رَ ْفزَذْ ٗ رٍَِج‬
ْ ‫ فإَّٔه‬، ٗ ْ‫ه ! ال رفزذ‬ َ ٍَ٠ْ ٚ : ‫ة ؛ لبي‬ ِ ‫ا‬ٛ‫ااث‬
، ِ‫ ُد هللا‬ٚ‫ َس ْاٌ ُّشخبحَ دُذ‬ُٛ‫أْ اٌ ُّغز‬ٚ َّ ، ِ‫اة اٌ ُّفزَّذخَ ِذبس َُ هللا‬ٛ‫ااث‬ َ َّ ، َُ ‫ اإلعًل‬ٛ٘
ْ‫أ‬ٚ
ًِّ ‫ت و‬ِ ٍ‫ ل‬ٟ‫افؼُ هللاِ ف‬ٚ ٛ٘ ِٗ‫ل‬ٛ‫ ِٓ ف‬ٟ‫اٌ َّذا ِف‬ٚ ، ْ‫اٌمشآ‬ ُ ٛ٘ ‫اٌنِّشاط‬
ِ ‫سأط‬
ِ ٍٝ‫ ف‬ٟ‫اٌ َّذا ِف‬ٚ
ٍٓ ِِ ْ ُِ
"Allahu ka dhënë shembullin e një rruge të drejtë, dhe në dy anët
e rrugës janë dy mure me dyer të hapura, dhe tek çdo derë ka
perde të hedhur. Në krye të rrugës është një thirrës që thotë:
vazhdoni drejtë rrugës dhe mos devijoni; mbi të është një thirrës
[dmth mbi thirrësin e parë është një tjetër] i cili thërret sa herë
që njeriu don të hapë një pjesë të atyre dyerve, dhe thotë: mjerë
për ty! Mos e hap, sepse po e hape do të hysh brënda. Më pas
[Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem] e komentoi, dhe
tregoi se rruga është Islami, se dyert e hapura janë ndalesat e
Allahut, se perdet e hedhura janë kufijtë e Allahut, se thirrësi në
krye të rrugës është Kurani, ndërsa thirrësi mbi të është
këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo besimtari".
Sahih et-Terghijb 2348, saktësuar nga shejh Albani
Përktheu: Besmir Cacani
Lidhur me pjesën e hadithit: "ndërsa thirrësi mbi të është
këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo besimtari".
Molla Ali el Kari', gjatë kometimit të këtij hadithi ka thënë: "Ka
thënë Et-Tajbi: është inspirimi i melekut ne zemrën e besimtarit,
ndërsa inspirimi tjetër është ai i shejtanit".
Burimi: Mirkaatul mefetijh sherhu mishkaat el masabijh, kitabul
ijman, babul i'tisami bil kiteeb uessunneh

Amër ibil Aas, radijAllahu anhu, i ka thënë të birit:


"Biri im! Mësoji këto porosi që po t'i jap:
- Një prijës i drejtë, është më i mirë se një shi i rrëmbyer
- Një luan shkatërrues, është më i mirë se një prijës i padrejtë
- Dhe një prijës i padrejtë dhe tiran, është më i mirë se një trazirë
(fitne) që vazhdon."
Burimi: el Edaab esh-Sher'ijjeh, i Ibën Muflihut 1/176
Përktheu: Besmir Cacani

SELEFITË JANË NËN SHENJESTËR


RUHU DHE BËJ KUJDES
KY ËSHTË NJË PYLL QË DRITA NUK HYN NË TË, DHE
ËSHTË I MBUSHUR ME GRABITQARË
RUHU NGA ÇFARË KE PËRRETH
BËJ KUJDES SE KU SHKELËN
KËRKO NDIHMË NGA ALLAHU DHE MOS PËRTO
Shejh Muhamed Bazmul në Twitter
Përktheu: Besmir Cacani

Pyetja: shejhu ynë, Allahu ju begatoftë! Disa persona


përcjellin se shenja �është një shenjë sunije selefije që ka bazë,
dhe këtë shenjë ia përkatësojnë imam Ahmedit; a është e saktë
kjo gjë o shejh? A ta përdorim për të shfaqur pëlqim të
çështjeve? Allahu ju dhëntë jetë dhe ju begatoftë!
Përgjigja: po, e saktë! Dhe kjo shenjë është e njohur tek
muslimanët që në kohët e hershme.
Shejh Ali ibën Muhtar er-Ramli
Përcjellë: Besmir Cacani
Transmeton Abbas ed-Deurij se imam Ahmedi, Allahu e
mëshiroftë ka thënë:
"Muhamed ibën Is'haku është një burrë që prej tij shkruhen
hadithe të tilla - dmth që lidhen me luftërat dhe të ngjashme -
dhe kur vijnë (transmetimet) për hallallin dhe haramin, atëherë
ne duam burra kështu.
Dhe imam Ahmedi i bëri dy duart grusht dhe ngriti dy gishtat e
mëdhenj".
��
Burimi: "Fet'hul Mugijth bi sherhi elfijetil hadijth" vll.1 fq.350 i
Ebu Abdullah Muhamed es-Sekhawit, "Terijkhu Ibni Ma'ijn" me
zinxhir transmetimi të tijin -dmth të Ibën Ma'ijnit- (3/247) 1161,
poashtu e ka përmendur edhe shejh Mukbili në librin "esh-
Shefa'ah", kapitulli "talebush-Shefa'ah minel makhluuki fijma
jekdiru alejhi".
Mirëpo, transmetimi më i plotë është ai i sjellë nga Ibën Ma'ijni,
Allahu i mëshiroftë të gjithë.
Përktheu: Besmir Cacani

“O muhaxhirë! Pesë gjëra nëse ju sprovoheni me to, dhe unë i


kërkoj mbrojte Allahut [për ju] nga arritja e tyre: nuk është
shfaqur imoraliteti në një popull, vetëm se mes tyre është
përhapur murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qënë tek
paraardhësit e tyre. Nuk kanë mangësuar në peshë dhe peshore,
vetëm se u është dërguar thatësirë (të tokës), vështirësi në jetësë
dhe padrejtësi e prijësit mbi ta. Nuk e kanë ndaluar dhënien e
zekatit të pasurive të tyre, vetëm se u është ndaluar shiu i qiellit,
e po mos të ishin kafshët, nuk do të binte shi. Nuk e kanë
shkelur marrëveshjen e Allahut dhe marrëveshjen e Pejgamberit
të Tij, vetëm se Allahu u ka dërguar atyre armiq prej
jomuslimanëve, dhe u kanë marrë diçka nga ajo që kanë
poseduar. Kur prijësit e tyre nuk kanë sunduar me Librin e
Allahut dhe nuk e kanë marrë të mirën prej asaj që Allahu ka
zbritur, vetëm se ka dërguar përçarje dhe armiqësi mes
tyre”.Transmeton Ibën Maxheh, dhe e ka saktësuar shejh Albani.
‫َ ِش‬ٙ‫ؾ‬ْ َ‫ ٌَ ُْ ر‬:َّٓ ُ٘ٛ‫باِ أَ ْْ رُ ْذ ِس ُو‬ َّ ِ‫ ُر ث‬ٛ‫أَ ُف‬َٚ ،َّٓ ِٙ ِ‫زُ ُْ ث‬١ٍُِ‫ٓ؛ َخ ّْظٌ إِ َرا ا ْثز‬٠ َ ‫بج ِش‬ ِ َُّٙ ٌ‫َب َِ ْق َش َش ْا‬٠
ْٓ ‫ ٌَ ُْ رَ ُى‬ِٟ‫ؿ اٌَّز‬ ُ ‫ َجب‬ْٚ َ‫ ْاا‬َٚ ،ْٛ ُ ‫ ُُ اٌغَّب ُف‬ِٙ ١ِ‫ إِ َّال فَ َشب ف‬،‫َب‬ِٙ‫ا ث‬ٍُِٕٛ‫ُ ْق‬٠ َّٝ‫ َدز‬،‫ظ‬ ُّ َ‫ ٍَ ل‬ْٛ َ‫ ل‬ِٟ‫بد َشخُ ف‬ ِ َ‫ْاٌف‬
،ٓ١ َ ِٕ‫ا ثِبٌ ِّغ‬ٚ‫ إِ َّال أُ ِخ ُز‬،ْ‫ا‬ َ ‫ َض‬١ِّ ٌ‫ ْا‬َٚ ‫بي‬ َ َ١‫ا ْاٌ ِّ ْى‬ُٛ‫َ ْٕمُن‬٠ ُْ ٌََٚ ،‫ا‬ْٛ ‫ض‬ َ َِ ٓ٠ َ ‫ ُُ اٌَّ ِز‬ِٙ ِ‫ أَع ًَْلف‬ِٟ‫ذ ف‬ ْ ‫ض‬ َ َِ
َٓ ِِ ‫غ َش‬ ْ َ‫ا ْاٌم‬ُٛ‫ إِ َّال ُِِٕق‬،ُْ ِٙ ٌِ‫ا‬َٛ ِْ َ‫ا َص َوبحَ أ‬ُٛ‫َ َّْٕق‬٠ ُْ ٌََٚ ،ُْ ِٙ ١ْ ٍَ‫بْ َف‬ ِ َ‫ ِس اٌغ ٍُّْغ‬ْٛ ‫ َج‬َٚ ،‫َٔ ِخ‬ُٛ‫ ِش َّذ ِح ْاٌ َّئ‬َٚ
ُ‫هللا‬َّ َ‫ إِ َّال َعٍَّظ‬،ِٗ ٌُِٛ‫ َذ َسع‬ْٙ ‫ َف‬َٚ ،ِ‫هللا‬ َّ ‫ َذ‬ْٙ ‫ا َف‬ُٛ‫َ ْٕمُض‬٠ ُْ ٌََٚ ،‫ا‬ُٚ‫ُ ّْغَش‬٠ ُْ ٌَ ُُ ِ‫َبئ‬َٙ‫ َال ْاٌج‬ْٛ ٌََٚ ،‫اٌ َّغ َّب ِء‬
َّ ‫ة‬
،ِ‫هللا‬ ِ ‫ُ ُْ ثِ ِىزَب‬ُٙ‫ َِب ٌَ ُْ رَذْ ُى ُْ أَئِ َّّز‬َٚ ،ُْ ِٙ ٠‫ ِذ‬٠ْ َ‫ أ‬ِٟ‫ْض َِب ف‬ َ ‫ا ثَق‬ٚ‫ فَأ َ َخ ُز‬،ُْ ِ٘ ‫ ِْش‬١‫ا ِِ ْٓ َغ‬ّٚ‫ ُْ َف ُذ ا‬ِٙ ١ْ ٍَ‫َف‬
ٟٔ‫صذَّذٗ ااٌجب‬ٚ َ ٗ‫ُ ُْ أخشجٗ اثٓ ِبج‬َٕٙ١ْ َ‫ُ ُْ ث‬ٙ‫هللاُ ثَأْ َع‬ َّ ًَ ‫ إِ َّال َج َق‬،ُ‫هللا‬ َّ ‫ا ِِ َّّب أَ ْٔ َض َي‬ُٚ‫َّش‬١‫َزَ َخ‬٠َٚ

Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Rabia el Medkhali, Allahu e ruajtë, ka thënë:


"Frikësohuni Allahut o thirrësa të Islamit! Shpëtojini
muslimanët nga rreziku më i madh, dhe ngrihuni bashkë me ta
drejt pozitës më të lartë në këtë jetë, pozitës së Teuhidit (veçimit
në adhurim) të Allahut tebareke ue teala, sepse vërtetë nuk ka
majë më të lartë sesa maja e Teuhidit.
Maja më e lartë që gjendet është maja e Teuhidit, ndërsa
humnera më e ulët, është humnera e shirkut (bërjes ortak dhe të
barabartë) Allahut tebareke ue teala".
Burimi: Merhaben ja taalibel ilm 106.
Përktheu: Besmir Cacani

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush të bën keq, pastaj vjen për të kërkuar ndjesë për të keqen
që të ka bërë, atëherë përulja e tij të detyron t'ia pranosh ndjesën
e tij; me të drejtë qoftë apo me të kotë, ndërsa ajo çfarë ai fsheh i
lihet Allahut".
Burimi: Medarixhus-selikijn 2/321
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Muhamed Said Raslan, Allahu e ruajtë, ka thënë:


"Bidatçitë janë më të këqinj sesa hajdutët, sepse ata të vjedhin
zemrën tënde dhe të sulmojnë Fenë, ndërsa hajdutët të vjedhin
paratë dhe të sulmojnë potofolin; e kjo është e lehtë dhe e
kompensueshme. Mirëpo zemra yte, nëse të humb, ku do ta
gjesh më?!
Nëse ajo (zemra) të ikën, nuk do ta arrish, kështu që ruhu prej
tyre (bidatçive), sepse ata janë më ngjitës se zgjeba!
Mos dëgjo prej tyre, mos u shoqëro me ta, mos lexo librat e tyre
dhe mos i shiko në fytyrat e tyre, sepse shikimi në fytyrat e tyre
të ngurtëson zemrën, dhe të devijon nga rruga e drejtë".
Nga hytbeja me titull "el Muwazenaat", mbajtur më 2 Rabia el
Ewel 1433h që përkon më 24 Shkurt 2013g
Përktheu: Besmir Cacani

"Dijeni se i lumturi nuk është ai që ka arritur Bajramin,


as nuk është ai që ka rroba, makinë, gjëja të reja
dhe as ai që i është dhënë çfarë dëshiron nga dynjaja,
mirëpo, i lumturi është ai që i ruhet Allahut Fuqiplotë dhe
Shumlëvduar,
i cili fiton Xhenetin e përhershëm që nuk mbaron kurrë,
dhe i cili shpëton nga ndëshkimi i rëndë i Zjarrit".
Shejh: Ali el Hudhejfi, imam dhe hatib në xhaminë e
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Nga hytbeja e Bajramit të kurbanit 10-12-1434 h
Përktheu: Besmir Cacani
�ÇFARË HUMBJE AI QË E BOJKOTON VËLLAUN E
TIJ PËR DYNJA �
Ibën Hibbani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Muslimanit nuk i lejohet ta bojkotojë vëllaun e vet musliman
mbi tre ditë, dhe më i miri prej atyre dyve, është ai që fillon me
selam,
ai që paraprinë me selam është paraprirës në Xhenet [1],
kush e bojkoton vëllaun e tij një vit, është sikur t'ja ketë derdhur
gjakun (vrarë) [2],
e kush vdes duke qënë bojkotues i vëllaut të tij, ai hyn në Zjarr
[3], kjo nëse Allahu nuk e falë dhe nuk e mëshiron. Maksimumi
i lejuar nga bojkoti mes muslimanëve, është tre ditë".
Burimi: Raudatul Ukala' ue nuzhetul fudala' fq 285-285
Shënimet:
[1] Vërtetuar në disa transmetime të hadithit të Enesit.
Transmetuar nga Taberani dhe saktësuar nga shejh Albani në
Sahih et-Terghijb 2755.
[2] Trasnmeton Ahmedi (4/220), Buhariu në el Edebul Mufrad
(404), Ebu Daudi (4915), Hakimi (4/163),dhe e kanë saktësuar
Hakimi, Dhehebiu dhe shejh Albani.
[3] Transmeton Ahmedi (2/392), Ebu Daudi (4914), Nesaiu në
el Kubra (9161) dhe saktësuar nga shejh Albani.
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Sulejman Aali Shejh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Shumë nga pjestarët e të kotës, e braktisin të vërtetën nga frika
se mos u ikën dynjaja e tyre".
Burimi: ed-Durar es-Senijeh 8/125
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Euzai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Sa i përket Islamit, ai nuk ikën, mirëpo ikën Ehli Sunneti,
derisa mos të ngelë në vend prej tyre veçse një burrë i vetëm".
Burimi: Lemmu ed-Durri el Menthuur 127
Përktheu: Besmir Cacani

KËSHILLË PËR MUSLIMANËT QË AKOMA NUK E


KANË KUPTUAR FENË E TYRE
Lavdia i takon Allahut, salavatet dhe selamet qofshin për të
Dërguarin e Allahut, e më pas:
Kujdes o musliman! Mos e bëj përplasjen tënde me politikanët
të cilët e përdorin Fenë për të arritur tek postet, dhe për të arritur
tek pushteti, mos e bëj shkak për të lënë Fenë (dhe dezertuar ng
Feja e Allahut), apo për të ofenduar Fenë, apo për ta akuzuar
Fenë e Allahut me lloj-lloj akuzash.
Gjithmonë, kur shikon apo dëgjon diçka që e urren, kthehu tek
dijetarët edukues të cilët e kanë lënë politikën për arsye të
ndyrësisë së atyre që merren me të, për shkak të largësisë së tyre
nga Feja e Allahut, për shkak të hipokrizisë së shumtë,
mashtrimit të shumtë, dhe gënjeshtrës së shumtë në politikë.
Dijetarët i kanë angazhuar vetet dhe kohët e tyre duke i mësuar
njerëzve Fenë, dhe duke mbrojtur Fenë e Allahut; në mënyrë që
të mbesë e pastër dhe e kthjellët, që ta gjejë të pastër dhe të
kthjellët sikurse i ka zbritur Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem secili që kërkon ta mësojë me sinqeritet, duke mos dyshuar
apo devijuar.
Këta dijetarë, kur ta shpjegojnë ty Fenë e vërtetë të Allahut, nuk
synojnë pas kësaj veçse udhëzimin tënd, dhe mbrojtjen e Fesë së
Allahut. Ata nuk kërkojnë poste, dhe as grumbullim të pasurive.
Kapu pas tyre nëse dëshiron të njihesh me Fenë tënde,
veçanërisht në kohën tonë, në të cilën janë shtuar trazirat, dhe
janë shtuar thirrësat (propaganduesit) për të cilët Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë për ta:
‫ب‬ٙ١‫ٖ ف‬ٛ‫ب لزف‬ٙ١ٌ‫ُ إ‬ٙ‫ ِٓ أجبث‬،ُٕٙ‫اة ج‬ٛ‫ أث‬ٍٝ‫دفبح ف‬
"Thirrësa tek dyert e Zjarrit; kush u përgjigjet atyre, e hedhin në
të".
Dhe për të cilët ka thënë:
‫ا‬ٍٛ‫أض‬ٚ ‫ا‬ٍٛ‫ فض‬،ٍُ‫ش ف‬١‫ا ثغ‬ٛ‫ا فأفز‬ٍٛ‫ فغئ‬،‫بال‬ٙ‫عب ج‬ٚ‫ارخز إٌبط سء‬
"Njerëzit marrin koka injorance, të cilët pyeten, japin përgjigje
pa dituri, e kështu humbin vetet dhe të tjerët".
Kujdes dhe ruhu nga këto dy kategori!
Kujdes nga të dhënit gjykim për Fenë e Allahut apo për
dispozitat fetare me mendjen apo me paditurinë tënde.
Medoemos duhet të veprosh me Fjalën e Allahut:
ٍّْٛ‫ا أً٘ اٌزوش إْ وٕزُ ال رق‬ٌٛ‫فبعأ‬
"Pyetni dijetarët nëse nuk dini".
Për ty nuk ka shfajësim tek Allahu vetëm se më këtë [dmth
vetëm se duke vepruar sipas ajetit], e nëse nuk vepron sipas tij,
atëherë ke humbur Fenë dhe dynjanë tënde.
O Zot vërtetë unë kam përcjellë, o Zot dëshmo!
Shkroi: shejh Ebul Hasen Ali ibën Muhtar er-Ramli
Burimi: faqja zyrtare e shejhut në facebook
Përktheu: Besmir Cacani

Imam AbdurRahman ibën Hasan Aali Shejh ka thënë:


"Mësoni prej diturisë atë çfarë ju shpëton nga dyshimet e
pjestarëve të dyshimeve dhe mëdyshjeve, sepse me dituri dhe
bindje largohen dyshimet".
Burimi: ed-Duraru es-Senijeh 14/127
Përktheu: Besmir Cacani

Mukatil ibën Hajjan, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Bidatçitë janë fatkeqësia e ymetit të Muhamedit sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem".
Burimi: el 'Iatisaam i Shatibiut 4/2122
Përktheu: Besmir Cacani

Hafiz ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Njeriu nuk e din të mirën me të cilën Allahu e mëshiron përmes
saj, dhe as (nuk e njeh) të keqen me të cilën hidhërohet përmes
saj, andaj njeriu nuk duhet të neglizhojë nga bërja e të mirës së
vogël, dhe as nga largimi nga e keqja e vogël".
Burimi: Fet'hul Bari 11/329
Përktheu: Besmir Cacani

SHENJAT DHE VEÇORITË DALLUESE TË


EKSTREMISTËVE DHE TERRORISTËVE
Duke parë ngjarjet e fundit në botën Islame në përgjithësi, duke
parë përhapjen e mendimeve ektreme dhe mashtrimin e shumë
të rinjve nga këto mendime dhe ideologji, mora dhe i dërgova
një pyetje shejhut të nderuar Ali ibën Muhtar er-Ramli lidhur me
këtë gjë, duke kërkuar prej tij të sqarojë dhe të vë në dukje disa
veçori dhe shenja dalluese të këtyre ektremistëve, në mënyrë që
njeriu të ruhet prej tyre, nga mendimet që ata përhapin dhe të
parajmërojnë edhe të tjerët.
PYETJA: SI TI NJOHIM EKTREMISTËT DHE PJESTARËT
E MENDIMEVE EKSTREMISTE? AH SA MIRË DO TË
ISHTE PO TË PËRMENDNIT PIKAT DHE VEÇORITË
DALLUESE KRYESORË TË TYRE.
SHËNIM: DËSHIROJ LEJE NGA JU PËR PËRKTHIMIN
DHE SHPËRNDARJEN E PËRGJIGJES SUAJ PËR SHKAK
TË RËNDËSISË QË KA TEMA NË VENDIN TONË.
PËRGJIGJA: PREJ VEÇORIVE KRYESORE QË DALLOJNË
HAVARIXHËT NË KËTË KOHË, ËSHTË BËRJA TEKFIR E
PRIJËSVE MUSLIMANË NË PËRGJITHËSI, ËSHTË BËRJA
TEKFIR E SECILIT PJESTAR TË APARATEVE
SHTETËRORE DHE APARATEVE USHTARAKE, DHE
LEJIMI I GJAKUT TË TYRE.
SA I PËRKET VEÇORIVE TË TYRE TË DUKSHME, KUR
ATA NUK KANË FRIKË NGA SHFAQJA E TYRE,
ATËHERË DO T'I GJESHË ME FLOKË TË GJATA, ME
RROBA AFGANE DHE RROBA TË ZEZA. NËSE ATYRE U
JEPIN SELAM POLICËT, ATËHERË UA KTHEJNË ME "UE
ALEJKUM" VETËM.
Përgjigja nga shejh: Ali ibën Muhtar er-Ramli
dt. 21 Tetor 2014
Përcjellë dhe përktheu: Besmir Cacani

➡Çdo shpirt anon nga ajo që i përshtatet


Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Prej veçorive të parfumit: është se melaiket e duan atë, ndërsa
shejtanet largohen prej tij, dhe gjëja më e dashur për ta
(shejtanët), është era e fëlliqur dhe e keqe. Shpirtrat e mirë, duan
erën e mirë, ndërsa shpirtrat e këqinj, duan erën e fëlliqur; çdo
shpirt anon nga ajo që i përshtatet".
Burimi: Zadul ma'ad 4/279
Përktheu: Besmir Cacani

Abdul-Latijf Aali Shejh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kujt i vërbohen sytë plotësisht, atëherë ai nuk e shikon dritën e
diellit. Kujt i vërbohet arsyeja, atëherë ai nuk e shikon të
vërtetën, dhe nuk e shikon shfaqjen e tij të qartë".
Burimi: ed-Durar es-Senijeh 12/323
Përktheu: Besmir Cacani
�Gjykimi i agjërimit të muajit Muharrem, muajit Shaban
dhe dhjetë ditëve të Dhul Hixhes
Pyetja: çfarë gjykimi ka agjërimi i dhjetë ditëve të fundit të
muajit Dhul Hixhe, agjërimi i muajit Muharrem dhe Shaban
plotësisht? Na jepni dobi, Allahu ju begatoftë!
Përgjigja: me emrin e Allahut, lavdia i takon Atij. Agjërimi i
muajit Muharrem dhe muajit Shaban, është i ligjëruar. Sa i
përket dhjetë ditëve të fundit të Dhul Hixhes, për këtë nuk ka
argument, mirëpo kush i agjëron pa e shoqëruar me ndonjë
besim të veçantë, apo se ato (ditë) kanë ndonjë veçori, atëherë
kjo nuk ka problem.
Sa i përket muajit të Allahut el Muharrem, Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
َ‫ش هللا اٌّذش‬ٙ‫بَ ثقذ سِضبْ ش‬١‫أفضً اٌن‬
"Agjërimi më i mirë pas Ramazanit, është muaji i Allahut el
Muharrem". [Muslimi].
Nëse e agjëron të gjithë, atëherë kjo është diçka e mirë, e nëse
agjëron ditën e nëntë, të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë, kjo është
Sunet.
Poashtu edhe Shabani; Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
e agjëronte të gjithë, e kjo transmetohet në hadithin e Aishes dhe
Ummu Selemes radijAllahu anhume.
Sa i takon dhjetë ditëshit të Dhul Hixhes, me këtë janë për
qëllim nëntë (ditë), sepse dita e Bajramit nuk agjërohet, ndërsa
agjërimi (i këtyre ditëve) nuk ka problem, dhe ka shpërblim (në
agjërimin e tyre) për shkak të përgjithshmërisë së fjalës së
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
:‫ي هللا‬ٛ‫ب سع‬٠ :‫ا‬ٌٛ‫ لب‬.‫بَ اٌقشش‬٠‫ هللا ِٓ ٘زٖ اا‬ٌٝ‫ٓ أدت إ‬ٙ١‫بَ اٌقًّ اٌنبٌخ ف‬٠‫ِب ِٓ أ‬
ُ‫ِبٌٗ ث‬ٚ ٗ‫ً هللا إال سجً خشج ثٕفغ‬١‫ عج‬ٟ‫بد ف‬ٙ‫ال اٌج‬ٚ :‫ً هللا؟ لبي‬١‫ عج‬ٟ‫بد ف‬ٙ‫ال اٌج‬ٚ
‫ء‬ٟ‫شجـ ِٓ رٌه ثش‬٠ ٌُ
"Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek Allahu,
sesa këto ditë". Thanë: o i Dërguari i Allahut! As xhihadi në
rrugë të Allahut? Tha: "As xhihadi në rrugë të Allahut, përveç
një burri i cili del me veten dhe pasurinë e tij, dhe nuk kthehet
më". [Ahmedi].
Është transmetuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i
agjëronte këto ditë, dhe është transmetuar se nuk i ka agjëruar,
mirëpo nuk është vërtetuar gjë prej tyre, nga aspekti i agjërimit
apo lënies së këtyre ditëve.
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/629
Përktheu: Besmir Cacani 1 el Muharrem 1436h

� VLERA E TË KAPURIT PËR SUNET DHE


MOSDEVIJIMIT PREJ TIJ
Ibën Aun ka thënë:
"Kush vdes në Islam dhe Sunet i përket përgëzimi me çdo të
mirë". [el-Lalekai 60].
Muatemir ibën Sulejman ka thënë: hyra tek babai i mërzitur, e ai
më tha: çfarë ke?
Thashë: një shok i imi ka vdekur, dhe tha: a ka vdekur në Sunet?
Thashë: po!
Tha: mos u frikëso për të!". [el-Lalekai 61].
Ebu Bekër el Merrudhij ka thënë:
"I thashë Ebu Abdullasë [Imam Ahmed ibën Hanbelit]: ai që
vdes në Islam dhe Sunet, a vdes në mirësi?
Ai më tha: hesht! Kush vdes në Islam dhe Sunet ka vdekur në
gjithë mirësinë". [el Uera' 192].
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Vërtet unë shikoj një burrë që ringjall diçka prej Sunetit, dhe
gëzohem për këtë".
Burimi: Sijeru ealami en-nubela' 11/355
Përktheu: Besmir Cacani

Fudajl ibën Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush i druhet Allahut, nuk e dëmton njeri, dhe kush i druhet
tjetër kujt veç Allahut, nuk i bën dobi njeri".
Burimi: Sijeru ealami en-nubela' 8/426
Përktheu: Besmir Cacani

DITËN E ASHURES...!!!
Çifutët kërcejnë dhe gëzohen,
shijat qajnë dhe godasin vetet,
Ehli Suneti agjëron dhe bën istighfar.
LAVDIA I TAKON ALLAHUT PËR MIRËSINË E ISLAMIT
DHE AKIDES
Marrë nga faqja e shejh Fewaz el Medkhali në facebook.
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Sheukani ka thënë në librin "el Meuduaat" 452:


"Çdo hadith rreth vlerës së vajtimit në ditën e Ashures është
shpifje e trilluar nga rafiditë".
Përktheu: Besmir Cacani
Një burrë dëgjoi imam Ahmedin tek po thoshte: "filani është
i dobët, filani është i besueshëm", dhe i tha: "o shejh! Mos i
përgojo dijetarët!"
Imam Ahmedi u kthye nga ai, dhe i tha: "mjer për ty! Kjo është
këshillë dhe jo përgojim!"
Burimi: Tabakatul Hanabileh 1/249
Përktheu: Besmir Cacani

Ka thënë shejh Muhamed el Emin esh-Shenkiti (Allahu e


mëshiroftë):
“Prej dobive që ka largimi dhe distancimi prej mosbesimtarëve
dhe idhujve, është se Allahu i Lartësuar e begaton njeriun me
pasardhës të mirë dhe të devotshëm, [thotë Allahu i Lartësuar]:
“Dhe pasi u largua (Ibrahimi) dhe u nda nga ata (mosbesimtarët)
dhe atë çfarë adhuronin përpos Allahut, Ne i dhuruam atij
Is‟hakun dhe Jakubin (të birin e Is‟hakut).” [Merjem: 49].
Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=41811
Përktheu: Besmir Cacani

SA NEVOJË KEMI PËR KËTO SJELLJE


Nga Abdullah ibën Umeri, radijAllahu anhume, se Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ِ ٌٍَِّٕ ُْ ُٙ‫ هللاِ أ ْٔفَ ُق‬ٌٝ‫إٌبط إ‬
، ‫بط‬ ِ ُّ‫أدت‬
، ٍُ‫ِغ‬
ٍ ٍٝ‫ ْذ ِخٍُُٗ ف‬٠ ‫ ٌس‬ُٚ‫ج ًَّ ُعش‬ٚ ‫ هللاِ ف َّض‬ٌٝ‫اافّبي إ‬
ِ ُّ‫ أدت‬ٚ
، ‫ف فُٕٗ ُوشْ ثَخا‬
ُ ‫ ْى ِش‬٠ ٚ‫أ‬
ْ
ِ ‫ ْم‬٠ ٚ‫أ‬
،‫ٕاب‬٠ْ ‫ فُٕٗ َد‬ٟ‫ض‬ ْ
ْ َ‫ ر‬ٚ‫أ‬
، ‫فاب‬ُٛ‫غ ُش ُد فُٕٗ ج‬ ْ
َ ‫أْ ا ْفزَ ِى‬
ٟٕ‫ق‬٠ ، ‫ ٘زا اٌّغج ِذ‬ٟ‫ف ف‬ َّ ٌَِ‫دبج ٍخ أدتُّ إ‬
ْ ِٓ ٟ ٍ َ‫ ِـ أ‬ٟ‫اْ أَ ِْ ِش‬
َ ٟ‫ ف‬ٌٟ ‫ر‬ ْ ٚ
، ‫شاا‬ٙ‫ٕ ِخ ش‬٠‫ِغج َذ اٌّذ‬
، َُٗ‫ َسر‬ْٛ ‫عزش هللاُ َف‬ َّ ‫ َِ ْٓ َو‬ٚ
َ َُٗ‫ف غضج‬
، ‫بِ ِخ‬١‫ ََ اٌم‬ٛ٠ ‫ضبُٖ َِألَ هللاُ لٍجَُٗ َس َجب اء‬
َ ِْ َ‫َُٗ أ‬١‫ض‬ ْ ‫ شب َء‬ْٛ ٌَ ٚ ، َُٗ‫ؾ‬١ْ ‫ َِ ْٓ َوؾَ َُ َغ‬ٚ
ِ ّْ ُ٠ ْ‫أ‬
، َ‫ ُي ااَ ْل َذ ِا‬ٚ‫ ََ رَ ُض‬ٛ٠ َُِٗ ‫ذ هللاُ لَ َذ‬
َ َ‫َّأ َ ٌُٗ أَ ْثج‬١ََٙ‫ رز‬ٝ‫دبج ٍخ دز‬
َ ٟ‫ ِٗ ف‬١‫ ِـ أَ ِخ‬ٝ‫ َِ ْٓ َِ َش‬ٚ

ِ ٍُ‫ َء اٌ ُخ‬ُٛ‫ إِ َّْ ع‬ٚ ]


[ ًَ ‫ُ ْف ِغ ُذ اٌ َخًُّ اٌ َق َغ‬٠ ‫ وّب‬، ًَ َّ ‫ُ ْف ِغ ُذ اٌ َق‬٠ ‫ك‬
"Njeriu më i dashur tek Allahu, është më i dobishmi i tyre për
njerëzit, dhe vepra më e dashur tek Allahu azze ue xhel-le, është
gëzimi që e futën tek zemra e muslimanit, apo një hall që ia
largon, apo një borxh që ia lanë, apo urinë që ia largon.
Të eci me një vëllaun tim për t'i kryer një nevojë, është më e
dashur tek unë sesa të bëj itikaf në këtë xhami - dmth në
xhaminë e Medines - një muaj.
Kush e mban veten nga zemërimi, Allahu ia mbulon të fshehtën
e tij, dhe kush e pëmban inatin që po të dojë ta nxjerrë e nxjerr,
Allahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Gjykimit.
Kush ecën me vëllaun e tij për t'i kryer një nevojë derisa ia
kryen, Allahu ia forcon këmbët ditën kur këmbët lëkunden.
Vërtet sjellja (dhe morali) i keq e prishën veprën ashtu sikur
uthulla mjaltin".
Burimi: es-Silsiletu es-Sahiha nr. 906
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Padiskutim, dita më e mirë dhe më me vlerë për njeriun, është
dita që pendohet tek Allahu, dhe kur Allahu ia pranon atij
pendimin".
Burimi: Zadul ma'ad 3/512
Përktheu: Besmir Cacani

Bilal ibën Sa'd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Nëse e vëren që burri është këmbëngulës, debatues dhe i
mahnitur (i kënaqur) me mendimin e tij, atëherë ai është
falimentuar".
Burimi: Hiljetul eulija' 5/228
Përktheu: Besmir Cacani
El Hasen ibën Adem, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Nuk të bën dobi ajo që ke mbledhur prej urtësive të njerëzve të
urtë, në një kohë kur ti vepron sikur mendjelehtët".
Burimi: Xhamiu bejanil ilmi ue fadlihi 1262
Përktheu: Besmir Cacani

Një burrë ankoi tek Ibrahim ibën Ed'hemi fëmijët e shumtë


që i kishte, dhe Ibrahimi i tha atij: "Dërgo tek unë fëmijët që nuk
e kanë rriskun nga Allahu", dhe burri heshti.
Burimi: el Bidaje uen-nihaje 13/510
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Vërtetë tek përhapja që i bën diturisë, përhapën edhe fenë e
Allahut, e kështu je prej luftëtarëve në rrugë të Allahut".
Burimi: sherhu duail kunut el uitr 12
Përktheu: Besmir Cacani

Imam AbdurRahman ibën Hasen, Allahu e mëshiroftë, ka


thënë:
"Mësoni prej dijes atë që ju shpëton prej dyshimeve të njerëzve
të dyshimit, sepse me dituri dhe bindje largohen dyshimet".
Burimi: ed-Durar es-senijeh 14/127
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Njeriu duhet të kujdeset për zemrat e njerëzve, e nëse zemra e
një personi thyhet, atëherë le të përpiqet ta ndreqë me çfarë të
mundet, sepse kjo ka një vlerë madhështore".
Burimi: el Bulugh 11/333
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Vëlla i yti, është ai që të këshillon, të përkujton dhe të tërheq
vëmendjen. Vëlla i yti nuk është ai që hutohet nga ti, ta kthen
shpinën dhe të merr me të mirë, mirëpo, vëllau yt në realitet,
është ai që të këshillon, të porosit, të përkujton, të therret për tek
Allahu, ta sqaron rrugën e shpëtimit ne mënyrë që ta ndjekësh,
të paralajmëron nga rruga e humbjes, dhe të sqaron ty
përfundimin e keq të asaj (rruge) në mënyrë që të largohesh prej
saj. Dhe mos u mërzit! Mos thuaj 'ky nuk ka hajër në të', 'ky nuk
sjell gjë dobi'".
Burimi: Mexhmu'u Fetaua Ibën Baz 14/21
Përktheu: Besmir Cacani

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka thënë Sheddad


ibën Eusit radijAllahu anhu:
"O Sheddad! Nëse i shikon njerëzit që kanë mbledhur (dhe
depozituar) floririn dhe sermin, atëherë ti depozito (thuaj sa më
shumë) këto fjalë:

،‫ه‬ َ ِ‫د َسدْ َّز‬ ِ ‫ججَب‬ٛ ِ ُِ ‫ه‬ َ ٌَُ‫أَعْأ‬َٚ ،‫ اٌشُّ ْش ِذ‬ٍَٝ‫ َّخَ َف‬٠‫ ْاٌ َق ِض‬َٚ ،‫ ْااَ ِْ ِش‬ِٟ‫بد ف‬ َ َ‫ه اٌثَّج‬ َ ٌَُ‫ أَعْأ‬ِِّٟٔ‫ُ َُّ إ‬ٌٍَّٙ‫ا‬
‫ٌِ َغبَٔب ا‬َٚ ،‫ َّبا‬١ٍِ‫ه لَ ٍْجَب ا َع‬َ ٌَُ‫أَعْأ‬َٚ ،‫ه‬ َ ِ‫ ُدغ َْٓ ِفجَب َدر‬َٚ ،‫ه‬ َ ٌَُ‫أَعْأ‬َٚ ،‫ه‬
َ ِ‫ه ُش ْى َش ِٔ ْق َّز‬ َ ِ‫ َف َضائِ َُ َِ ْغفِ َشر‬َٚ
َ ‫أَ ْعزَ ْغفِ ُش‬َٚ ،ُُ ٍَ‫ه ِِ ْٓ َش ِّش َِب رَ ْق‬
َ َِّٔ‫ إ‬،ُُ ٍَ‫ن ٌِ َّب رَ ْق‬
‫ه‬ َ ِ‫ ُر ث‬ٛ‫أَ ُف‬َٚ ،ُُ ٍَ‫ ِْش َِب رَ ْق‬١‫ه ِِ ْٓ َخ‬ َ ٌَُ‫أَعْأ‬َٚ ،‫صب ِدلَبا‬ َ
ِ ُٛ١‫ذ َفًلَّ َُ ْاٌ ُغ‬
‫ة‬ َ ْٔ ‫أ‬
O Zot! Vërtetë unë të kërkoj:
➡️ Të më forcosh në Fe

➡️ Të më bësh të vendosur në të vërtetë

➡️ Të kërkoj gjërat që sjellin mëshirën Tënde

➡️ Të më bësh të vendosur në veprat që sjellin faljen Tënde

➡️ Të kërkoj mundësinë të falenderoj mirësitë Tuaja

➡️ Të të adhuroj në formë të saktë


➡️ Të kërkoj zemër të dëlirë

➡️ Gjuhë besnike

➡️ Të kërkoj prej të mirës që din

➡️ Kërkoj mbrojtje tek Ti nga e keqja që din

➡️ Dhe të kërkoj falje për atë që din


Vërtet Ti je i Gjithëdituri (që din të fshehtat)".
Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në es-Sahiha 3228.
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"GJëndja e njeriut në varr, është si gjendja e zemrës së tij në
gjoks; qoftë kjo për shpërblim apo ndëshkim, qoftë për burgosje
apo liri".
Burimi: ed-Dau ued-Deua 188
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Gjynahet i sjellin zemrës:
➡️ nxehtësi
➡️ papastërti

➡️ dhe dobësim".
Burimi: Ighathetul-Lehfaan 1/57
Përktheu: Besmir Cacani

➡Ibën Battah ka përmendur se një prej dashamirëve të


imam Berbeharit, i cili prezantonte tubimet e tija dhe që ishte
prej njerëzve të thjeshtë, kaloi i dehur pranë një bidatçiu, dhe
bidatçiu tha:
"Këta janë hanbeli", dhe i dehuri iu kthye dhe i tha:
"Hanbelitë janë tre llojësh:
Një prej tyre janë asketët të cilët agjërojnë dhe falen,
tjetri janë ata që shkruajnë dhe studiojnë,
dhe tjetri janë ata që i bien shpullë çdo kundërshtari (të Sunetit)
si puna jote", dhe i ra shpullë.
Burimi: et-Tabakat 43/2 dhe el Menhexhu el Ahmed 2/37
Përktheu: Besmir Cacani

�NUK ËSHTË TURP PËR ATË QË SHFAQ MEDH'HEBIN


E SELEFËVE, APO QË I PËRKATËSOHET ATIJ, APO QË
TA PËRKATËSOJNË TEK AI, PËRKUNDRAZI, KJO
DUHET PRANUAR PREJ TIJ UNANIMISHT, SEPSE
MEDH'HEBI I SELEFËVE NUK ËSHTË VETËM SE I
VËRTETË.
�Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë
Burimi: Mexhmu'ul Fetaua 4/149
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Sheukani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"E vëren burrin, që kur takohet me familjen e tij, është njeriu më
i keq për nga morali, më i guximshmi dhe më i pakët në hajër, e
kur ai takohet me të tjerë veç familjes -prej të huajve-, karakteri
i tij zbutet, sjellja e tij bëhet e mirë, vetja e tij përmirsohet dhe
hajri i shtohet.
Padyshim që kush është i tillë, është i privuar nga suksesi dhe
larg rrugës së drejtë, Allahu na dhëntë mirëqënie!
"Më i miri prej jush, është ai që më mirë sillet me familjen e tij".
Burimi: Nejlul eutaar 2/264
Përktheu: Besmir Cacani

PREJ SUNETEVE TË HARRUARA [5]


Marrja dhe dhënia me dorë të djathtë
Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmeton se Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ً‫أو‬٠ ْ‫غب‬١‫ فإْ اٌش‬, ٕٗ١ّ١‫قظ ث‬١ٌ ٚ ٕٗ١ّ١‫أخز ث‬١ٌ ٚ ٕٗ١ّ١‫ششة ث‬١ٌ ٚ ٕٗ١ّ١‫أوً أدذوُ ث‬١ٌ
ٌٗ‫أخز ثشّب‬٠ ٚ ٌٗ‫ ثشّب‬ٟ‫قغ‬٠ ٚ ٌٗ‫ششة ثشّب‬٠ ٚ ٌٗ‫ثشّب‬
"Le të hajë ndonjëri prej jush me të djathtën e tij, le të pijë me të
djathtën e tij, le të marrë me të dhjathtën e tij dhe le të japë me të
djathtën e tij, sepse vërtet shejtani han me të majtën e tij, pin me
të majtën e tij, jep me të majtën e tij dhe merr me të majtën e
tij".
Burimi: Sahih Ibën Maxheh nr. 2661, dhe është vlersuar si
hadith i saktë nga shejh Albani.
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Zejd el Medkhali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Shikoni tregtarët e makinave! Shikoni sesi i paraqesin makinat
e tyre! Ata i paraqesin në formën më të bukur dhe të këndshme.
Është më parësore për ne, që diturinë, librat dhe metodën tonë t'i
paraqesim në formën më të bukur, në mënyrë që të pranohen nga
njerëzit".
Përcjellë nga shejh Fewaz el Medkhali në kasetën: Nasaih
Selefijeh fid-da'weti ilAllah
Përktheu: Besmir Cacani
MUSAI alejhis-selam VRAU GABIMISHT NJË PERSON
NGA POPULLI I FARAONIT, DHE AI ISHTE PJESTAR I
NJË POPULLI ZULLUMQAR E VRASTAR, E
MEGJITHATË, AI IU FRIKËSUA ZOTIT TË TIJ, DHE THA:
ٌٟ ‫ فبغفش‬ٟ‫ ػٍّذ ٔفغ‬ٟٔ‫سة ا‬
"ZOTI IM! VËRTETË UNË I KAM BËRË VETES TË
PRADREJTË, ANDAJ MË FAL MUA".
ËSHTË E HABITSHME, SESI HAVARIXHI I CILI E VRET
BESIMTARIN, PAS SAJ QESHËN NGA GËZIMI!!!
Shejh: ALI IBËN JAHJA EL HADDADI në twitter
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Ali ibën Muhtar er-Ramli, Allahu e ruajtë, ka thënë:


"Mësuesi, shpjeguesi apo shejhu, mund të kalojë akiden e tij tek
nxënësi i vet. Shejhu mundet që ta kalojë akiden e tij tek nxënësi
i vet, në çfarëdo diturie të dojë të japë mësim. Në çfarëdo lëndë,
ai mund ta kalojë akiden e tij që dëshiron, tek nxënësi i tij. Për
këtë arsye, ne gjithmonë i paralajmërojmë nxënësit, që diturinë
mos ta kërkojnë vetëm se tek një person që e besojnë në diturinë
dhe fenë e tij, që e besojnë në menhexhin dhe akiden e tij. Kjo,
sepse ai i kalon atyre akiden që e bart, nga e presin dhe nga se
presin, andaj është detyrë e muslimanit, që të kujdeset dhe të
ruhet për fenë e vet.
Është e çuditshme nga disa të rinj, të cilët kur i paralajmëron nga
kjo çështje, të thonë: "unë mundem të dalloj! Do marr nga ai të
vërtetën, dhe do të lë të kotën!"
Them: subhanAllah!
Nëse je thelluar në akide (në akiden e Ehli Sunetit) me një
thellim kaq të madh sa ky, sa që nuk mund të kalojë tek ti gjë,
atëherë përse e kërkon diturinë?!!! Ti duhet të jesh shejh dhe
mësues!!!"
Burimi: sherhul Bejkunijeh, kaseta nr. 3
Përktheu: Besmir Cacani

Enesi radijAllahu anhu transmeton se Pejgamberi sal-


lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ُ ‫ ِذٖ ِب ف ًِّ اٌخًلئ‬١‫ ث‬ٟ‫ ٔفغ‬ٞ‫اٌز‬ٛ‫ ف‬، ‫ذ‬
‫ّب‬ٍِٙ‫ك ثّث‬ ِ َّّ‫ي اٌن‬ٛ‫ط‬ٚ
ِ ِ ‫ُغٓ اٌ ُخ‬
، ‫ٍك‬ ِ ‫ه ثذ‬١ٍ‫ف‬
"Sillu me moral të mirë, dhe hesht shumë, se pasha Atë në
Dorën e të Cilit është shpirti im, krijesat nuk kanë vepruar vepra
si këto dyja".
Burimi: es-Sahiha nr. 1938, dhe është vlersuar si i saktë nga
shejh Albani.
Përktheu Besmir Cacani
Shejh Ubejd el Xhabiri, Allahu e ruajtë, ka thënë:
"A e kujtoni hadithin: "Vërtetë ujku, han prej deleve atë që është
e vetmuar", a e dini kush është i vetmuari prej nesh?
Është ai që nuk mban lidhje me njerëzit e dijes dhe vlerave, të
cilët njihen për dijen e thelluar, për menhexhin e qëlluar, për
mendimin e fortë, dhe thirrjen për tek Allahu azze ue xhel-le me
dituri; këtij domosdo dyshimet do ti vijnë një pas një".
Burimi: usulun ue kawaid fil menhexhi es-selefij
Përktheu: Besmir Cacani

Ka thënë shejh Rabia ibën Hadi el Medkhali (Allahu e


ruajtë):
“Nuk ka lëvizje politike që mos të ketë depërtuar në të njerëz
hipokritë, të pafe etj. Thirrja jonë duhet të jetë e sinqertë për
Allahun, e të mos synojmë përmes kësaj thirrjeje tjetër veç
udhëzimit të njerëzve”.
Burimi: http://forumiselefi.net/viewtopic.php?f=22&t=1130
Përktheu: Besmir Cacani

PREJ SUNETEVE TË HARRUARA [6]


ْ‫ إرا وب‬: ٍُ‫ع‬ٚ ٗ١ٍ‫ هللا ف‬ٍٝ‫ ص‬- ‫ي هللا‬ٛ‫ لبي سع‬: ‫ لبي‬- ٕٗ‫ هللا ف‬ٟ‫ سض‬- ‫فٓ جبثش‬
ِٓ ‫ فإرا ر٘ت عبفخ‬، ‫ٕئز‬١‫ٕزشش د‬٠ ْ‫غب‬١‫ فإْ اٌش‬، ُ‫بٔى‬١‫ا صج‬ٛ‫زُ فىف‬١‫ أِغ‬ٚ‫ً أ‬١ٌٍ‫جٕخ ا‬
، ‫فزخ ثبثب ِغٍمب‬٠ ‫غبْ ال‬١‫ فإْ اٌش‬، ‫ا اعُ هللا‬ٚ‫اروش‬ٚ ‫اة‬ٛ‫ا ااث‬ٛ‫أغٍم‬ٚ ٍُ٘ٛ‫ً فخ‬١ٌٍ‫ا‬
‫ا‬ٛ‫ أْ رقشض‬ٌٛٚ ، ‫ا اعُ هللا‬ٚ‫اروش‬ٚ ، ُ‫زى‬١ٔ‫ا آ‬ٚ‫خّش‬ٚ ، ‫ا اعُ هللا‬ٚ‫اروش‬ٚ ُ‫ا لشثى‬ٛ‫و‬ٚ‫أ‬ٚ
ٗ١ٍ‫ ِزفك ف‬. ُ‫ذى‬١‫ا ِنبث‬ٛ‫أطفئ‬ٚ ، ‫ئب‬١‫ٗ ش‬١ٍ‫ف‬
Xhabiri radijAllahu anhu ka thënë: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem ka thënë:
"Nëse fillon e bëhet mbrëmja, atëherë mos i lini fëmijët të dalin,
sepse në atë kohë shpërndahen shejtanët, e nëse kalon një pjesë e
natës, atëherë lërini (fëmijët). Mbyllini dyert dhe përmendni
emrin e Allahut, sepse vërtetë shejtani nuk e hap një derë të
mbyllur. Lidhini kacekët dhe përmendni emrin e Allahut.
Mbulojini enët tuaja dhe përmendni emrin e Allahut, [mbulojini]
qoftë edhe duke vendosur diçka për së gjati, dhe fikini fenerët".
[Buhariu dhe Muslimi].
�Sqarime:
1�KACEK - Lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si
thes, që përdoret për të mbajtur kryesisht vaj, gjalpë etj.; shakull,
calik. Kacek me gjalpë (me vaj, me gjalpë).
2�"qoftë edhe duke vendosur diçka për së gjati", ka thënë Molla
Ali elKari': "duke vendosur diçka për së gjatë prej druri apo e
ngjashme". [Burimi: mirkatul mefetijh sherhu mishkatil
mesabijh, kitabul et'imeh].
�SUNETET E HARRUARA:
�Futja e fëmijëve në shtëpi kur fillon e bëhet mbrëmja, dhe
moslënia e tyre të dalin derisa të kalojë një pjesë e natës.
�Mbyllja e dyerve duke përmendur Allahun.
�Lidhja e kacekëve duke përmendur Allahun.
�Mbyllja e enëve duke përmendur Allahun, dhe mbyllja e tyre
qoftë edhe me diçka për së gjati, si një shkop, thupër apo e
ngjashme.
�Fikja e fenerëve, qirinjve etj.
Përktheu dhe përgatiti: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Kokat e bidatçive janë më të dëmshëm për ymetin sesa


gjynahqarët, për këtë, Pejgamberi sal-Allahu alejhi ue sel-lem ka
urdhëruar për vrasjen e havarixhëve, dhe ka ndaluar nga luftimi i
pushtetarëve të padrejtë".
Burimi: Muexhmu'ul fetaua 7/284
Përktheu: Besmir Cacani

Ibnul Uezijr ka thënë:


‫شا‬١‫ا وث‬ٛ‫ا لذ أضبف‬ٛٔ‫فب ِٓ وًلَ اٌخٍك ٌىب‬ٛ‫ا اٌزة فٓ اٌذك خ‬ٛ‫ أْ اٌقٍّبء رشو‬ٌٛٚ
‫شا‬١‫ا دم‬ٛ‫خبف‬ٚ
"Sikur dijetarët do të linin mbrojtjen e të vërtetës nga frika e
fjalëve të njerëzve, atëherë ata do humbisnin shumë, dhe do të
frikësoheshin nga njerëz të pavlerë".
Burimi: el Auasim uel Kauasim 2/223
Përktheu: Besmir Cacani

� Shejh Rabia el Medkhali, Allahu e ruajtë, ka thënë:


"Pejgamberët alejhimus-selam:
️️ Nuk kanë ardhë që të hedhin një shtet dhe ngritjen e një
tjetri,
️️ as për të kërkuar pushtet,
️️ as nuk organizonin grupe (parti) për këtë gjë,
mirëpo ata kanë ardhur:
️ për udhëzimin e njerëzve,
️ për shpëtimin e tyre nga humbja dhe shirku,
️ për nxjerrjen e tyre nga errësira në dritë,
️ dhe përkujtimin e tyre me takimin e Allahut".
Burimi: Menhexhul enbija' fq.68
Përktheu: Besmir Cacani

Ebu Zur'ah er-Razij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndërruar jetë dhe ai
kishte 114.000 sahabë".
Burimi: Ulumul hadith, i Ibën Salahut fq. 149
Përktheu: Besmir Cacani

� Ibën Battah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush e dëgjon të vërtetën, e pastaj e kundërshton atë pasiqë i
është bërë e ditur, atëherë ai është prej mendjemëdhenjve para
Allahut. E kush i del në ndihmë gabimit, atëherë ai është prej
grupit dhe partisë së shejtanit".
Burimi: el Ibaneh 2/54
Përktheu: Besmir Cacani

�� Kujdes fëmijët tuaj! ��


Shejh AbdulKadir el Xhunejd, Allahu e ruajtë, ka thënë:
“A i ka ruajtur apo humbur?! Ai i cili i lë fëmijët e tij të
shoqërohen, të ecin, të udhëtojnë dhe të shëtisin me cilindo njeri,
dhe me gjithë ata që duan dhe dëshirojnë.
A nuk e din ky, se shoku ndikon tek shoku i tij?! Se fiton
karakterin e atij që shoqërohet me të?! Se merr cilësitë e atij me
të cilin ecën dhe se përpiqet të imitojë shokun?!
A nuk e din se shoku të bën për vete?!
Ai mund të shoqërohet me djalin e tij dhe të ndikojë në fenë,
moralin, përkushtimin dhe gjallërinë e tij; duke e kaluar nga e
mira tek e keqja, nga Teuhidi në shirk, nga udhëzimi në devijim,
nga mirësjella ndaj prindërve në mosbindje ndaj tyre, nga vlerat
tek të poshtërat, nga nderi tek ç‟thurja, nga dëlirësia tek imoralja
dhe shtrembërimi gjinor, nga e shëndosha dhe korrektësia për
tek alkooli dhe drogërat, nga përkushtimi dhe gjallëria për tek
paaftësia, dembelizmi dhe përtacia, nga zelli dhe përkujdesja për
tek moskokëçarja dhe mospërfillja, nga xhamia, shtëpia dhe
puna, për në vende të urryera, të qortuara, të dyshimta dhe
infektuara”.
Burimi: Ebnauna ue benatuna bejne el hifdhi uet-tedjia‟ 17-18.
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Besimtarit i jepet dinjitet dhe ëmbëlsi në varësi të besimit të tij:
Kush e shikon, e nderon dhe respekton, dhe kush shoqërohet me
të, e don".
Burimi: Reudatul muhibbijn 1/221
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Patjetër nevojiten këto tre gjëra: Dituria, butësia dhe durimi.
Dituria para se të urdhërosh dhe ndalosh, butësia bashkë me to,
dhe durimi pas tyre".
Burimi: el Istikameh 2/233
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Vetja e njeriut është e mbushur me dashurinë për ngritje dhe
udhëheqje në varësi të mundësive të saj. Do të vëresh ndonjërin
që miqëson atë që pajtohet me ëndjen e tij, ndërsa armiqëson atë
që e kundërshton ëndjen e tij".
Burimi: Mexhmu'ul fetaua 14/324
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Shumë prej njerëzve u shkon mendja se mirsjellja është vetëm
në marrdhënien me krijesat, duke përjashtuar marrdhënien me
Krijuesin. Mirëpo ky kuptim është i mangët, sepse mirsjellja siç
është në marrdhënien me krijesat, poashtu është edhe në
marrdhënien me Krijuesin.
Po çfarë është mirsjellja në marrdhënie me Krijuesin?
Mirsjellja në marrdhënie me Krijuesin përfshin tre çështje:
➡️ Pranimi i lajmeve të Allahut të Lartësuar duke i besuar

➡️ Pranimi i dispozitave të Tij duke i zbatuar dhe praktikuar

➡️ Pranimi i caktimeve të Tij duke bërë durim dhe duke qënë i


kënaqur
Rreth këtyre tre çështjeve sillet boshti i mirsjelljes me Allahun
azze ue xhel-le".
Burimi: Kitabul ilm 218
Përktheu: Besmir Cacani

Pyetja: çfarë gjykimi ka thënia "i mbështetem Allahut


pastaj ty"?
Përgjigja: kjo është shirk, teuekuli (të mbështeturit) është i gjithi
adhurim, sikurse sexhdja, andaj nuk thuhet "i bëj sexhde Allahut
pastaj të bëj ty", apo "adhuroj Allahun pastaj të adhuroj ty".
Burimi: Fetvatë e shejh Muhamed ibën Ibrahim 1/170
Përktheu: Besmir Cacani
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë në disa
hadithe të vërtetuara prej tij:
ُ٘‫ٓ صذلخ دس‬١ّ٘‫لشض دس‬
“Dy dinarë borxh, janë një dinar sadaka”.
Dmth nëse ti i jep borxh vëllas tënd musliman dy dirhemë, është
njëlloj sikur të kesh dhënë një dirhem sadaka për hir të Allahut.
Nëse i jep borxh shokut tënd musliman njëqind dinarë, është
njëlloj sikur të kesh dhënë pesëdhjetë sadaka, e kështu me
rradhë.
[Shejh Albani në kasetën Bej‟u et-taksijt]
Përktheu: Besmir Cacani

�Besnikëria në transmetimin e dijes�


️ Thotë shejhu, dijetari, fakihu Ibën Uthejmin, Allahu i
madhëruar e mëshiroftë:-
"Gjëja më e rëndësishme tek nxënësi i dijes është që të jetë:
~ Besnik në dijen e tij, të jetë besnik në transmetimin e tij, të jetë
besnik në përshkrimin e tij, nqs e përshkruan gjëndjen është
besnik as nuk shton dhe as nuk mangëson,
~ dhe nqs transmeton të jetë besnik në transmetim, nuk shton
dhe as nuk mangëson,
~ shumë prej njerëzve u mungon ky amanet, dhe e gjen që
transmeton prej fjalëve të dijetarëve, bile edhe prej argumenteve
atë çfarë pajtohet me mendimin e tij dhe fshin pjesen e mbetur
~ dhe kjo ska dyshim që është gabim dhe mashtrim ndaj dijes
sepse është detyrë besnikëria në transmetim.️
~ Shiko ! Shpjegimin e librit: Hiljetu talibil iml Faqe 139
botimi: darul Hejthem
Përktheu: Mirian Muça
Kontrolloi: Besmir Cacani

Sufjan ibën Ujejneh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"I mençur nuk është ai që e njeh të mirën dhe të keqen, mirëpo i
mençur është ai që kur e sheh të mirën e pason, dhe kur e sheh të
keqen i largohet".
Burimi: Hiljetul eulija' 8/339
Përktheu: Besmir Cacani

� Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e


mëshiroftë, ka thënë:
“Zilia (haseti) është prej moraleve të çifutëve, është prej
gjynaheve të mëdha, dhe nuk ndryshon gjë nga ajo çfarë Allahu
azze ue xhel-le ka caktuar, përkundrazi, ajo është vuajtje për
ziliqarin dhe ngritje për personin që e ka zili, veçanërisht nëse
ziliqari i bën të padrejtë atij, sepse vërtetë Allahu i Lartësuar
hakmerret ndaj të padrejtit (zullumqarit)”.
Fetaua nurun alad-derb 2/24
Përktheu: Besmir Cacani

� Bashkimi me mangësi të shumta është më e mirë se


perçarja që mendohet se ka dobi të shumta �
Shejhu ynë Muhammed bin Hedi Allahu e ruajtë, më tha mua:
"Bashkimi me mangësi të shumta është më e mirë se perçarja që
mendohet se ka dobi të shumta".
I thashe: "O shejhu yne! Kushtëzimi me fjalën "që mendohet"
është shumë e rëndësishme".
Me tha: "Po, është shumë e rëndësishme".
Pastaj më tha: 'Këtë e përseriste shumë shejh Muhammed bin
Ibrahim Ali Shejh ( shiko fetvane 169/12) dhe kjo baze pohohet
prej selefeve".
Burimi:
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=149318#ent
ry704918
️ Esselamu alejkum ue rahmetullah! Kam lexuar një fjalë të
shejh Muhamed ibën Hadit ku thotë: "Bashkimi me mangësi të
shumta është më e mirë se perçarja që mendohet se ka dobi të
shumta". Pas kësaj, shejhu ia përkatësoj këtë fjalë shejh
Muhamed ibën Ibrahimit Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë se
kjo është e pohuar prej selefëve.
Pyetja ime, Allahu ju begatoftë: Çfarë është për qëllim me fjalën
"mangësi të shumta" që njeriu duhet t'i përballojë? A të
përballojë selefiu atë që e akuzon në fenë e tij me shpifje dhe të
padrejtë? A bën pjesë kjo mangësi tek kjo fjalë?
️ Përgjigja: ue alejkumusselam ue rahmetullahi ue bereketuhu!
Si psh për diçka vetjake, apo problemet personale të cilat
dërgojnë në dëmtim të davetit.
Sa i përket personit të dëmshëm, dëmi i të cilit është i madh,
atëherë heshtja ndaj tij është dëmtim i madh.
Përgjigja nga shejh: Ali erRamli
Përgatiti: Besmir Cacani

Mutraf ibën Abdullah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Dituria është më e mirë se vepra, a nuk e shikon murgun që
falet natën, e kur zgjohet bën shirk?!"
Burimi: transmetuar nga Khatibi në "el Fakijhu uel metefekkih
1/109
Përktheu: Besmir Cacani
Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Omer ibnul Hattabit i ndizej zjarri, pastaj afronte duart drejt tij
dhe thoshte: O biri i Hattabit, a mund ta durosh këtë?"
Burimi: et-Takhuijfu minen-nar 1/36
Përktheu: Besmir Cacani

Imam Shatibiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush shikon tek jetëshkrimet e selefëve, do të njihet me
neglizhencën e tij, dhe me mbetjen e tij mbrapa nga gradat e
burrave."
Burimi: el Iatisam 67
Përktheu: Besmir Cacani

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e


mëshiroftë, ka thënë:
"Sa e sa nxënësa janë në të njëjtin vend, përpara të njëjtit
mësues, dhe mes tyre ka dallim sikur qielli me tokën; kjo për
shkak të nijetit.
Nijeti ka ndikim të madh në saktësimin dhe plotësimin e veprës,
në prishjen dhe mangësimin e saj."
Burimi: Sherhu mandhumeti usulil fik'hi ue kauaidihi 234.
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Sa i përket qimeve të mjekrës, ato kanë dobi, ku prej tyre:
️ Zbukurimi
️ Qetësia
️ Autoriteti
Për këtë, nuk shihet qetësia dhe autoriteti tek fëmijët dhe gratë,
sikurse shihet tek ata që kanë mjekërr; ajo (mjekrra) është edhe
dallim mes burrave dhe grave."
Burimi: et-Tibjan fi aksamil Kur'an 198
Përktheu: Besmir Cacani

Po shtohet pyetja e njerëzve në këto ditë për hadithin e


urimit të muajit Rabia el Euel, ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem: "Kush i uron njerëzve këtë muaj me vlerë, i
bëhet e ndaluar hyrja në Zjarr."
Ky hadith është gënjeshtër që nuk ka bazë; dmth nuk ka zinxhir
transmetimi; nuk gjendet në librat e Sunetit, dhe Allahu është
më i Dituri.
Shejh Ali ibën Muhtar er-Ramli, përmes faqes së tij në
facebook.
Përktheu: Besmir Cacani

Abdullah ibën Abdurrahman el Mual-limij, Allahu e


mëshiroftë, ka thënë:
"Prej çudirave që ka fanatizmi (et-teassub), është se fanatiku me
verbërinë e tij, përpiqet me mundim ta dëmtojë atë për të cilin
është fanatik, duke menduar se po përpiqet t'i sjellë dobi."
Burimi: et-Tenkijl bime fij te'nijbi el Keutherij minel ebaatijl
Përktheu: Besmir Cacani

Ibën Mes'udit radijAllahu anhu iu pat thënë: "na trego për


Zjarrin, si është ai?"
Tha: “po ta shihje, zemra jote do të shkulej nga vendi."
Transmeton Ibën Ebid-Dunja në Sifetun-Nar 48
Përktheu: Besmir Cacani

DASHURIA E BURRIT, BINDJA DHE KËRKIMI I


KËNAQËSISË SË TIJ ME FJALË DHE VEPRA, E FUT
GRUAN NË XHENET
(pak punë që pasohet me përheshmërinë në Xhenet)
Nga shejh Ebu Abdurrahman Jusuf ibën Faris el Mekkij
️ Nga Enesi radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem ka thënë:
ْ‫ْ ؽٍَُِّذ‬َٚ‫َ أ‬ِٟ٘ ْ‫ إِرَا ؽٍَََّذ‬ِٟ‫دُ اٌَّز‬ُٚ‫َد‬ٌْٛ‫ ا‬،‫د‬ٌٌَُْٛٛ‫أٌََب أُخْجِشُوُُْ ثِِٕغَبئِىُُْ ِِْٓ أًَِْ٘ اٌْجََّٕخِ ؟ ا‬
َٝ‫ رَشْض‬َّٝ‫قُ غَّْضاب دَز‬ُٚ‫ ٌَب أَر‬، َ‫َذِن‬٠ ِٟ‫ ف‬ِٞ‫َذ‬٠ ِِٖ‫ َ٘ز‬:‫لَبٌَذ‬
“A t‟ju tregoj për gratë tuaja që janë prej banoreve të Xhenetit?
Janë ato që bëjnë fëmijë shumë, që janë të dashura, e cila nëse
bën të padrejtë, apo i bëhet e padrejtë, thotë: kjo është dora ime
në dorën tënde, nuk flej derisa të kënaqesh.”
[Është transmetuar edhe nga Ibën Abbasit dhe Ka‟b ibën
Axhras, radijAllahu anhume. Hadithin e ka transmetuar të
gjithin Nesaiu në “el Kubra” 5/361, dhe Taberani në “el Kebir”
19/14 dhe në “el Eusat” 6/301, 2/242. Shejh Albani e ka
saktësuar në “es-Sahiha” 287 dhe 3380]
️ Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
، ‫َب‬َٙ‫ْج‬َٚ‫َأَعَبفَذْ ص‬ٚ ، ‫َب‬َٙ‫َدَفِؾَذْ فَشْج‬ٚ ، ‫ْشََ٘ب‬َٙ‫َصَبَِذْ ش‬ٚ ، ‫َب‬َٙ‫إِرَا صٍََّذْ اٌَّْشْأَحُ خَّْغ‬
‫َاةِ اٌْجََّٕخِ شِئْذ‬ْٛ‫ِّ أَث‬َٞ‫ ِِْٓ أ‬ٍُِٟ‫ ادْخ‬: ‫َب‬ٌَٙ ًَ١ِ‫ل‬
“Nëse gruaja fal pesëshen (namazin) e vet, agjëron muajin e
vet, e ruan organin e vet dhe i bindet burrit të saj, i thuhet: hyr
nga cila portë e Xhenetit dëshiron.”
[Është transmetuar nga Ibën Hibbani me 1296, dhe e ka
saktësuar shejh Albani në “Sahih et-Terghib” 1932, dhe në
“Sahih el Xhami” 660]
️ Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
ِْٗٔ‫َب شَبِ٘ذٌ إِال ثِإِر‬ُٙ‫ْج‬َٚ‫َص‬ٚ ََُٛ‫َذًُِّ ٌٍَِّْشْأَحِ أَْْ رَن‬٠ ‫ال‬
“Nuk i lejohet gruas të agjërojë me prezencën e burrit, vetëm
se pas lejes së tij.”
[Transmeton Buhariu 5195, dhe Muslimi 1026]
️ Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
َّٝ‫ب اًٌّلئِىخُ دز‬ْٙ‫ب ٌقٕز‬ٙ١ٍ‫ فشاشِِٗ فٍُ رأرِِٗ فجبدَ غضجبْ ف‬ٌٝ‫إرا دفب اٌشَّجًُ اِشأرَُٗ إ‬
‫رنجِخ‬
“Nëse e burri e thërret gruan për në krevatin e tij, ajo nuk
shkon, ndërsa ai fle i zemëruar me të, melaiket e mallkojnë deri
në agim.”
[Transmeton Buhariu 2237, Muslimi 1436 dhe ky është teksti i
Muslimit]
️ Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫ب‬ِٙ‫ْج‬َٚ‫ ٌَأََِشْدُ اٌّشأح أْ رَغْجُذَ ٌِض‬، ٍ‫َغْجُذَ ٌِأَدَذ‬٠ ْْ‫ وْٕذُ آِِشاا أدذاا أ‬ٌٛ
“Nëse do të urdhëroja ndokënd që t‟i bëjë sexhde dikujt,
atëherë do të urdhëroja gruan t‟i bënte sexhde burrit të saj.”
[Transmeton Tirmidhiu 1159, dhe ka thënë: hasen-gharijb me
këtë transmetim]
️ Nga Muadh ibën Xhebeli radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ِ ٍََ‫ِٗ لَبر‬٠ِ‫ ٌَب رُ ْر‬: ِٓ١ِ‫سِ اٌْق‬ُٛ‫ْجَزُُٗ َِِٓ اٌْذ‬َٚ‫ إٌَِّب لَبٌَذْ ص‬، ‫َب‬١ُّْٔ‫ اٌذ‬ِٟ‫َب ف‬َٙ‫ْج‬َٚ‫ اِْشَأَحٌ ص‬ِٞ‫ٌَب رُ ْر‬
‫ه‬
‫َْٕب‬١ٌَِ‫ُفَبسِلَهِ إ‬٠ َْْ‫شِهُ أ‬ُٛ٠ ًٌ١ِ‫َ فِْٕذَنِ دَخ‬ُٛ٘ ‫ فَإََِّّٔب‬، ٌٍَُّٗ‫ا‬
“Nuk e dëmton një grua burrin e saj në dynja, vetëm se gruaja
e tij prej hyrive të Xhenetit thotë: mos e dëmto moj të mallkoftë
Allahu! Ai është mik tek ti, e më pas do të ndahet nga ti për të
ardhur tek ne.”
[Transmeton Tirmidhiu 1174, Ibën Maxheh 2014 dhe e ka
saktësuar Dhehebiu zinxhirin e tij të transmetimit]
️ Nga Abdullah ibën Amër se ka thënë: ka thënë Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
َْٕٗ‫ ف‬ِْٟٕ‫َ ال رَغْزَغ‬َِٟ٘ٚ ، ‫َب‬ِٙ‫ْج‬َٚ‫ اِْشَأَحٍ ال رَشْىَشُ ٌِض‬ٌَِٝ‫َْٕؾُشُ اٌٍٗ إ‬٠ ‫ال‬
“Allahu nuk e shikon atë grua që nuk falenderon burrin e saj,
ndërsa ajo nuk mund të bëjë pa të.”
[Transmeton Nesaiu në “el Kubra” 9086 dhe e ka saktësuar
shejh Albani në “Sahih et-Terghib” 1174]
️ Nga Theubani radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫َب سَائِذَخُ اٌْجََّٕخ‬ْٙ١ٍََ‫ْشِ َِب ثَأْطٍ فَذَشَاٌَ ف‬١َ‫ غ‬ِٟ‫َب عًَللاب ف‬َٙ‫ْج‬َٚ‫َُّّب اِْشَأَحٍ عَأٌََذْ ص‬٠َ‫أ‬
“Cilado grua që kërkon divorcin burrit të saj pa ndonjë shkak, i
bëhet e ndaluar era e Xhenetit.”
[Transmeton Ebu Daudi 2226, Tirmidhiu 1187, Ibën Maxheh
2055 dhe e ka saktësuar shejh Albani në “el Irua” 2035]
Përktheu: Besmir Cacani, me pak ndryshime me leje të autorit.
‫ رنجِخ‬َّٝ‫ب اًٌّلئِىخُ دز‬ْٙ‫ٌقٕز‬

CILAVE FITNE DUHET LARGUAR


Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Më gëzon t‟ju njoftoj se hadithet që lidhen me fitnet dhe
paralajmërimin prej tyre, sipas dijetarëve kanë të bëjnë me fitnet
që nuk dihet se kush është me të drejtë e kush me të kotë; këto
janë ato fitne që i ligjërohet besimtarit të ruhet prej tyre, dhe
janë ato për të cilat Pejgameri sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka
patur për qëllim me thënien e tij: “I uluri në të, është më i mirë
se ai që është në këmbë. Ai që është në këmbë në të, është më i
mirë se ai që është duke ecur. Ai që është duke ecur në të, është
më i mirë se ai që vrapon.” Hadithi
E sa i përket fitneve të cilat nuk dihet se kush është me të drejtë
e kush me të kotë, cili është i padrejti dhe cilit i është bërë
padrejtësi, këto nuk bëjnë pjesë tek hadithet e përmendura, bile
argumentet fetare prej Kuranit dhe Sunetit, kanë treguar
obligueshmërinë e ndihmimit të atij që është në të vërtetë dhe i
është bërë padrejtësi, ndaj atij që ka sulmuar dhe ka bërë të
padrejtë.”
Burimi: Mexhmu‟ul fetaua uel makalat 7/363
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Kajim el Xheuzije, Allahu e mëshiroftë,


ka thënë:
"Vërtetë ankthet, vuajtjet dhe mërzitë ndodhin prej dy gjërave:
️ Dashuria për dynja dhe zelli pas saj
️ Neglizhimi në punët e mira dhe adhurime".
Burimi: Uddetus-sabirin 317
Përktheu: Besmir Cacani

Shejhul Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Njeri i lumtur është ai, të cilit All-llahu ia ka mundësuar të
pendohet nga injoranca dhe padrejtësia. Përndryshe, njeriu është
injorant dhe i padrejtë.
Nëse injoranca dhe padrejtësia ndodhin në çështjet e mëdha të
popullit, atëherë ato shkaktojnë armiqësi dhe urrejtje. Prandaj,
njeriu duhet të kujdeset për përfitimin e dijes dhe zbatimin e
drejtësisë në atë që e thotë.”
Der‟u te‟arudi-l‟Akl ue-nNakl, 4\78.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam esSixhzi, All-llahu e mëshiroftë, në letrën e tij që ua


ka dërguar banorëve të Zubejdes (faqe 134), ka thënë:
“Ehlus Sunneh janë: ata që janë të paluhatshëm në besimin e
asaj që e kanë transmetuar selefët e devotshëm, All-llahu i
mëshiroftë, nga i Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem, dhe nga sahabët e tij, radijAll-llahu anhum.
Secilit, që e pretendon Sunnetin, duhet t‟i kërkohet ta sjellë
transmetimin e saktë për atë që e thotë.
Nëse sjell transmetim të saktë, atëherë kuptohet se është i
sinqertë dhe i pranohet fjala. Por, nëse nuk mund të sjellë
transmetim nga selefët për atë që e thotë, atëherë kuptohet se ai
është bidatçi i devijuar dhe se nuk meriton të dëgjohet ose të
shikohet fjala e tij.”
Përktheu: Xhemal Jakupi
Shejh Mukbil ibën Hadi elUadi’ij, All-llahu e mëshiroftë, ka
thënë:
“Ne nuk i thërrasim njerëzit në revolucione dhe përmbysje të
qeverive.
Unë kam thënë më se një herë:
- Nëse ndodh në Jemen ndonjë fitne dhe unë kam mundësi të ik
me Fenë time në një vend tjetër, do të kisha ikur. Unë asnjëherë,
me lejen e All-llahut, nuk do t‟ia drejtoj pushkën time një
muslimani që falet, in sha All-llah.”
elMusara‟ah, 45
Përktheu: Xhemal Jakupi

Shejh Salih elFeuzan, All-llahu e ruajtë, ka thënë:


“Nëse armatosesh me dije të Kur‟anit dhe Sunnetit, nuk do të
mposhtesh asnjëherë. Por, nëse nuk ke dije, atëherë do të biesh
me dyshimin e parë.”
Sherhu-nNunije, 1\176.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Xheuzij, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Dije se nuk vazhdon e gjithë koha në një situatë, siç ka thënë i
Lartësuari: {Ato ditë Ne i
ndërrojmë midis njerëzve...} (Ali Imran: 140).
Nganjëherë ka varfëri, e nganjëherë pasuri; nganjëherë krenari, e
nganjëherë shtypje e poshtërim; nganjëherë gëzohen miqtë, e
nganjëherë kënaqen armiqtë...
I lumtur është ai që nuk i ndahet një baze të vetme në secilën
situatë. Ajo bazë është takwa-ja ndaj All-llahut të Lartësuar.
Nëse njeriu ka pasuri, ajo e zbukuron; nëse bie në varfëri, ajo ia
hap dyert e durimit; nëse ka mirësi, me të i plotësohet dhuntia;
nëse bie në sprova, ajo e forcon...
Kur njeriu ka takwa, atë nuk e dëmton koha nëse e ngre apo e ul,
nëse e zhvesh apo e vesh, nëse e urit apo e ngop... ngase të gjitha
këto largohen dhe ndryshojnë, kurse takwa-ja është roja e
shpëtimit që nuk fle asnjëherë.”
Sajdu-lHatir, 1\39.
Përktheu: Xhemal Jakupi
*Takwa (ٜٛ‫= )اٌزم‬Të bësh mes teje dhe dënimt të All-llahut
mbrojtje, duke i zbatuar urdhërat e Tij dhe duke iu larguar
ndalesave të Tij

Ebu Kulabe, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Mos rrini me bidatçinjtë dhe mos polemizoni me ta, ngase kam
frikë se do t‟ju zhytin në devijimin e tyre, ose do t‟ua
pështjellojnë çështjet e Fesë, të cilat u janë pështjelluar atyre.”
Transmeton el-Axhurri në eshSheri‟ah, 1\453, 436.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Shejhul Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Nuk është kusht i më të vlefshmit (në dije, në pozitë, në
moshë...) që të mos e përkujtojë ndonjëherë dikush që është më i
ulët se ai në vlerë. Pupëza (Hud‟hudi) i ka thënë Sulejmanit:
- Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellë
lajme të vërteta prej (qytetit të) Shebës.”
Minhaxhu-sSunneh, 6\77
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Ki kujdes dhe ruhu prej dy çështjeve që kanë pasoja të këqija:
- e para: refuzimi i të vërtetës për shkak se ajo e kundërshton
epshin tënd, ngase mund të dënohesh me ndryshimin e zemrës;
- e dyta: përtacia dhe neglizhenca ndaj urdhrit kur t‟i vijë koha,
ngase po e neglizhove urdhrin e All-llahut, Ai të kthen dhe të
largon nga veprat që janë në kënaqësinë e Tij dhe nga urdhrat e
Tij, si dënim për ty.”
Bedai‟u-lFeuaid, 3\1128.
Përktheu: Xhemal Jakupi

elHasen elBasri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Shtojeni kërkimin e faljes prej All-llahut! Kërkoni falje prej
All-llahut në shtëpi, në rrugë, në treg, ku uleni dhe kudo që të
jeni, ngase nuk mund ta dini ku dhe kur zbret falja e All-llahut.”
Xhami‟u-l‟Ulumi ue-lHikem, faqe 344.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Kur Ibrahim Pasha e vrau Shejh Sulejman ibën Abdullah ibën


Muhammed ibën AbdulUehhabin, pati dëshirë që ta mllefoste të
atin e tij Shejh Abdullah ibën Muhammed ibën AbdulUehhabin,
Allahu i mëshiroftë të dy, dhe i tha:
"Ta vramë tët bir Sulejmanin."
Shejh Abdullahu me tërë bindjen, sinqeritetin dhe imanin, u
përgjigj:
"Nëse nuk e kishe vrarë, do të kishte vdekur."
Shejh elBessam, All-llahu e mëshiroftë, duke e komentuar këtë,
ka thënë:
"Kjo fjalë e sinqertë e këtij trimi besimtar ka ndikuar më shumë
se shigjetat e mprehta. Ibrahim Pasha e përsëriste këtë fjalë me
gojë dhe e mendonte me zemër..."
Shejh elBessami thotë:
"Kam lexuar në disa libra të historisë së Egjiptit se kur Pashai
është kthyer në Kajro pas luftës në Der'ije, dijetarët e Ez'herit
erdhën për ta uruar për fitoren. Mirëpo, ai nuk i dëgjonte dhe
nuk i shikonte. Kur e pyetën për shkakun, ai u përgjigj:
"Dijetarët e vërtetë gjenden në shkretëtirat e Nexhdit."
Kjo, për shkak se kishte vërejtur se ata kanë iman dhe sinqeritet
dhe e zbatojnë rrugën e selefëve."
Ulemau Nexhd hilale themanijeti kurun, 1/177.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Prijësi i besimtarëve Omer ibnul Hattab, radijAll-llahu


anhu, ka thënë:
"Nëse e sheh dikënd që është i pakujdesshëm ndaj namazit,
atëherë dije se për gjërat tjera, që janë hak i All-llahut, është
edhe më i pakujdesshëm."
Ibën Ebi Dunja, 1/340.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Dijetari kolosal Shejh Salih elFeuzan, All-llahu e ruajttë,


thotë:
“All-llahu i Lartësuar kur i ka dërguar Musain dhe Harunin,
alejhimas-selam, te Faraoni – mbreti tiran, u ka thënë: “Shkoni
tek ai!”, dhe nuk u ka thënë: “Dilni nëpër rrugë, nëpër tregje,
nëpër xhami dhe shajeni!” Ose: “Dilni nëpër rrugë, mblidhuni
dhe shajeni Faraonin, sepse ai u bën padrejtësi njerëzve.”
Jo. U ka thënë: “Shkoni tek ai!” Dhe kur të shkoni tek ai, “flitini
atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!”
Ngase e kundërta e kësaj sjell dëm të madh. Mos e irritoni me
fjalë të ashpra dhe të vrazhda, megjithëse ai ishte kafir ateist.
Mirëpo, fjalët e mira ndikojnë te njerëzit, ose të paktën ato e
pakësojnë dëmin dhe arrogancën e tij dhe e bëjnë ta dëgjojë të
vërtetën dhe, ndoshta, ta pranojë atë.”
Nga libërthi: “Mefhumu-lBe‟ah”
Përktheu: Xhemal Jakupi

Abdull-llah ibën Mes'udi, radijAll-llahu anhu, ka thënë:


"Dunjaja është shtëpia e atij që s'ka shtëpi, pasuria e atij që s'ka
pasuri dhe brenga e atij që s'ka mend."
ezZuhd, Ibën Ebi Dunja, 1/29.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Sufjan ethTeuri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Fol pak, të zbutet zemra;
Hesht shumë, do ta posedosh devotshmërinë;
Mos u bëj luftëtar për dunja;
Mos u bëj ziliqar dhe do të kesh kuptim të shpejtë;
Mos u bëj akuzues dhe do të shpëtosh nga gojët e njerëzve;
Bëhu i mëshirshëm dhe do të jesh i dashur te njerëzit;
Kënaqu me atë furnizim që e ke dhe do të jesh më i pasuri;
Mbështetu tek All-llahu, dhe do të jesh i fuqishëm;
Mos u grind me njerëzit e dunjasë për dunjanë e tyre, që të të
dojë All-llahu dhe të të duan njerëzit;
Bëhu modest dhe do t'i bësh të gjitha veprat e bamirësisë;
Rri larg fitneve dhe do të të vijë mbrojtja nga lart."
Hiljetu-lEulija', 8/82-85.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Sprovat janë farkëtim i zemrave dhe kalitje e imanit. Me to
sqarohet kush është i sinqertë dhe kush është gënjeshtar.”
Bedai‟ ettefsir
Përktheu: Xhemal Jakupi

Sufjan ethTheuri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Kërkoni mbrojtje tek All-llahu prej mashtrimit pas ibadetçiut
injorant dhe prej mashtrimit pas dijetarit mëkatar, ngase
mashtrimi pas këtyre dyve është fitne për çdo njeri.”
Ahlaku-l‟Ulema, el-Axhurri, 63.

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Njerëzit i ndjekin dijetarët dhe ibadetçinjtë. Prandaj, nëse
dijetarët janë mëkatarë dhe ibadetçinjtë – injorantë, atëherë
përhapen trazirat dhe fitnet dhe i përfshijnë njerëzit e thjeshtë
dhe ata të veçantë.”
Miftah Dari-sSe‟adeh, Ibnul Kajjim, 1\160.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Njeriu i mirë dhe i devotshëm ka erë të mirë edhe nëse nuk ka
prekur parfum. Era e këndshme e shpirtit të tij ndjehet edhe në
trupin dhe rrobat e tij.
Mëkatari është në të kundërtën.
Mirëpo, ai që i ka hundët e zëna nuk e ndjen as këtë e as atë. Ai
thotë se nuk ka asnjë erë.”
elUabilu-sSajjib, 43.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Katadeja, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Kemi parë disa njerëz që nxitonin në fitne dhe zhyteshin në to,
e disa të tjerë largoheshin prej tyre duke pasur frikë prej All-
llahut dhe duke u frikësuar prej fitneve.
Kur u larguan fitnet, ata që nuk ishin zhytur ishin me zemër më
të qetë, me gjoks më të freskët dhe me kurriz më të lehtë, sesa
ata që ishin zhytur dhe kishin nxituar drejt tyre. Veprat e këtyre
të fundit u bënë si gjemba në zemrat e tyre gjithnjë kur i
kujtonin ato vepra.
Pasha All-llahun! Sikur t‟i kuptonin njerëzit fitnet kur ato
afrohen ashtu siç i kuptojnë pasi të largohen, do të vepronin me
mençuri dhe do të shpëtonin shumë njerëz.
Çdoherë kur vjen një fitne, ajo vjen nga ndonjë dyshim që u
përzihet njerëzve.”
Hiljetu-lEulija‟, 2\336.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibën Kethiri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Nëse ata (havarixhët) forcohen, do ta shkatërrojnë tërë Tokën
dhe nuk do të lënë as fëmijë, as burrë e as grua, ngase ata
mendojnë se njerëzit janë prishur aq shumë saqë nuk i
përmirëson asgjë përveç vrasja e të gjithëve...”
elBidaje ue-nNihaje, 10\584–585.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ebul Atahije ka thënë:


“Nëse njeriu rrobat e devotshmërisë nuk i vesh
gjithnjë lakuriq mbetet, çfarëdo që vesh”
Fet‟hul Bari, Ibën Rexheb, 1\92.
Përktheu: Xhemal Jakupi

“Secili do të shpërblehet për veprat që ka sjellë


dhe mbjellësit do ta korrin atë që e kanë mbjellë.
Nëse kanë bërë mirë, për vete kanë punuar,
e nëse kanë bërë keq, sa keq kanë vepruar!”
Letaif el-me‟arif, 232.
Përktheu: Xhemal Jakupi

elHasen elBasri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kam takuar njerëz që ishin më koprracë për kohën e tyre sesa
për floririn dhe argjendin."
Sherhu-sSunneh, 14\225.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Ata që i ka takuar janë sahabet, radijAll-llahu anhum!

Një lutje gjithëpërfshirëse:


Nga Ibën Abbasi, radijAll-llahu anhuma, transmetohet se i
Dërguari, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, kur falte namaz nate,
atë e fillonte me këtë lutje:
“O All-llah!
Ty të takon lavdia, Ti je Mbajtësi i qiejve dhe i Tokës dhe çka
ka në to.
Ty të takon lavdia, i Yti është sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe
çka ka në to.
Ty të takon lavdia, Ti je Drita e qiejve dhe e Tokës dhe çka ka
në to.
Ty të takon lavdia, Ti je Mbreti i qiejve dhe i Tokës dhe çka ka
në to.
Ty të takon lavdia, Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është i vërtetë.
Fjala Jote është e vërtetë. Takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti
është i vërtetë. Xhehenemi është i vërtetë. Profetët janë të
vërtetë. Muhammedi, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, është i
vërtetë. Kiameti është i vërtetë.
O All-llah!
Ty të nënshtrohem. Ty të besoj. Te Ti mbështetem. Te Ti
kthehem me pendim. Me ndihmën tënde luftoj. Te Ti gjykohem.
Falmi mëkatet që i kam bërë dhe ato që do t‟i bëj! Falmi ato që i
bëj haptas dhe ato që i bëj fshehtas!
Ti e përparon kë do dhe e zmbraps kë do.
Nuk ka të adhuruar të drejtë pos Teje.
Nuk ka ndihmë e as lëvizje përveçse me ndihëm e All-llahut.”
Buhariu dhe Muslimi
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Mungesa e suksesit,
gabimi në mendime,
moskuptimi i të vërtetës,
prishja e zemrës,
dobësimi i memories,
humbja e kohës,
largimi i njerëzve,
largësia mes robit dhe Zotit të tij,
mospërgjigjja e lutjes,
ngurtësimi i zemrës,
shlyerja e bereqetit në rizk (furnizim) dhe në jetë,
privimi nga dituria,
poshtërimi,
shtypja nga armiku,
ngushtimi i gjoksit,
sprovimi me shokë të këqinj, të cilët ta prishin zemrën dhe ta
humbin kohën,
ankthi, brengat dhe jetesa e vështirë,
shpërqendrimi i mendjes,
të gjitha këto burojnë nga gjynahet dhe neglizhenca ndaj dhikrit
(përmendjes) të All-llahut, siç mbijnë bimët nga uji dhe siç vjen
djegia nga zjarri.
E kundërta e secilës prej këtyre vjen nga adhurimi dhe bindja."
elFewaid, faqe 32 - 33.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Sufjan ibën Ujejne, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Nuk dmth se e do Dunjanë nëse e kërkon atë për të cilën ke
nevojë të domosdoshme."
Hiljetul Eulija', 7/337.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ali ibën Ebi Talib, radijAll-llahu 'anhu, ka thënë:


"Tri vepra janë më të rëndat:
t'ua japësh njerëzve hakun ndaj vetes tënde,
ta përmendësh All-llahun në secilën gjendje dhe
të solidarizohesh me vëllezërit duke e ndarë me ta pasurinë
tënde."
Hiljetul Eulija', 1/85.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Falja e dy rekateve pas grindjes me dikë:


I Dërguari, sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë:
"Shpagimi për mëkatin e secilës grindje është falja e dy
rekateve."
esSilsiletu esSahiha, nr. 1789.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Fudajl ibën 'Ijad, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Robi i frikohet All-llahut
për aq sa ka dituri dhe njohuri për All-llahun,
kurse prej Dunjasë largohet
për aq sa ka dashuri për Ahiretin."
ezZuhdu-lKebir, faqe 174.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Omer ibnul Hattab, radijAll-llahu 'anhu, ka thënë:


"Pas dhuntisë së Islamit robi nuk mund të fitojë dhunti më të
mirë sesa vëllai i mirë. Nëse dikush gjen dashuri nga vëllai i tij,
le të kapet për të!"
____________________
Imam Shafi'iu, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Nëse ke një shok, i cili të ndihmon për ibadet, kape atë fort dhe
mos e lësho, ngase gjetja e shokut është e vështirë, kurse humbja
e shokut është e lehtë."
____________________
Hasen elBasri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Vëllezërit i duam më shumë se familjet dhe fëmijët, ngase
familja dhe fëmijët na e përkujtojnë Dunjanë, kurse vëllezërit na
e përkujtojnë Ahiretin."
____________________
Lukmani i Urtë i ka thënë të birit:
"O biri im! Gjëja e parë që do ta fitosh, pas imanit në All-llahun,
le të jetë një vëlla i sinqertë. Vëllai i sinqertë është sikur pema:
nëse ulesh pranë saj, të bën hije; nëse merr prej fryteve të saj,
ushqehesh; e nëse nuk të bën ndonjë dobi, atëherë nuk të bën as
dëm..."
____________________
All-llahu i Lartësuar thotë:
{‫ اٌجٕخ صِشا‬ٌٝ‫ُ إ‬ٙ‫ا سث‬ٛ‫ٓ ارم‬٠‫ك اٌز‬١‫ع‬ٚ}
"Ata që I kishin frikë All-llahut sillen në Xhennet grupe-grupe."
Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, duke e komentuar këtë
ajet, thotë:
"All-llahu nuk i fut njerëzit në Xhennet të vetmuar. Secila
shoqëri do të hyjë në Xhennet bashkë."
____________________
All-llahu na bëftë një shoqëri që të bashkuar do të hyjmë në
Xhennetet e larta!
Përktheu: Xhemal Jakupi

Cilat janë pikat kryesore në të cilat dalloni ju nga el-Ihwan


el-Muslimun dhe a mund të shërohen këto dallime?
Shejh Mukbil elWadi'ij, All-llahu e mëshiroftë, përgjigjet:
"Pika kryesore është se drejtimi ynë është kah Sunneti, kurse
drejtimi i tyre është kah karriget. Ky dallim mund të shërohet
nëse ata i kthehen Sunnetit. Kurse, ne nuk ka mundësi të
lëshojmë pe në asnjë gjë prej Sunnetit të të Dërguarit të All-
llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, për shkak të Dunjasë.
Ne nuk themi: "Qëllimi i arsyeton mjetet", por themi se ne jemi
të urdhëruar të drejtohemi në Rrugën që e ka zbritur All-llahu,
kurse fitorja dhe triumfi vijnë Vetëm prej All-llahut."
elMahraxh min elfiten, faqe. 163.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ndër sunnetet e braktisura këto ditë është edhe lutja mes


drekës dhe ikindisë në ditën e Mërkurë.
Nga Xhabir ibën Abdil-lah, radijAll-llahu anhu, transmetohet se
Profeti, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, është lutur në Xhaminë
elFet‟h tri ditë me radhë: të Hënën, të Martën dhe të Mërkurën,
kurse lutja iu plotësua të Mërkurën mes namazeve të drekës dhe
ikindisë, saqë gëzimi i dukej Profetit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-
lem, në fytyrë.
Xhabiri, radijAll-llahu anhu, thotë:
“Çdoherë kur kisha ndonjë çështje të madhe dhe të rëndë lutesha
në këtë kohë dhe e shihja përgjigjen.”
[el-Albani e bën hasen]
Përktheu: Xhemal Jakupi

Sehl etTesturi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kapuni pas Sunnetit fort, sepse kam frikë që së shpejti do të
vijë një kohë kur njeriu, i cili e përmed Profetin, sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem, dhe thërret për pasimin e rrugës së tij, do të
qortohet, do të paralajmërohet kundër tij, do të nënçmohet dhe
do të poshtërohet."
Tefsiri i Kurtubiut.
Përktheu: Xhemal Jakupi
A nuk ka ardhur ajo kohë?!
Sot kush thërret për pasimin e saktë dhe të përpiktë të rrugës së
Profetit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, emërtohet "rebiovc",
"medkhalij", "xhamij", "spiun", "murxhi"...

Ebu 'Ubejd elKasim ibën Selam, All-llahu e mëshiroftë, ka


thënë:
"Pasuesi i Sunnetit është sikur ai që në dorë mban prush. Kjo sot
është më e vlefshme se lufta në Rrugën e All-llahut."
Sijer a'lam ennubela', 10/499.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam Shafi'iu, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Nëse
☝largohesh nga mëkatet dhe

✌nuk merresh me çështje që s'janë për ty


�të ndriçohet zemra."
Sijer a'lam ennubela', 10/98.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibën 'Uthejmini, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Nëse atij që ka ngrënë qepë ose hudhër i ndalohet të hyjë në
xhami, a nuk është më meritor ai i cili ua prish njerëzve Fenë që
t'i ndalohet hyrja në xhami?!
Po, për Zotin!
Mirëpo, shumica e njerëzve nuk kuptojnë."
Sherh el-Erbe'in enNewewijje, faqe 48.
Përktheu: Xhemal Jakupi

“O All-llah!
Unë jam robi yt,
i biri i robit Tënd,
i biri i robëreshës Tënde.
Ballukja ime është në Dorën Tënde.
Tek unë vazhdon (të realizohet) gjykimi Yt.
Caktimi Yt për mua është i drejtë.
Të lutem me secilin Emër që është i Yti,
me të cilin E emërtove Ti Veten Tënde,
që e zbrite në Librin Tënd,
ia mësove dikujt prej robërve të Tu,
ose e ruajte në dijen Tënde të fshehtë,
që ta bësh Kur‟anin e Madhërishëm dritë për zemrën time,
freski për gjoksin tim,
largim të pikëllimit tim
dhe mënjanim të brengës sime!”
I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Secili që ka ndonjë brengë ose pikëllim dhe e thotë këtë lutje,
All-llahu do t‟ia largojë pikëllimin dhe brengën dhe do t‟ia
zëvendësojë me gëzim dhe lumturi.”
Ahmedi në Musned, Ebu Hatim në Sahih dhe Ibën Hibban në
Sahih.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Sehl ibën Abdil-lah etTesturi, All-llahu e mëshiroftë, ka


thënë:
"Nuk ka ndonjë gjë më të vështirë për nefsin e njeriut sesa ihlasi
(përkushtimi i sinqertë në Fe), ngase në ihlas nuk ka hise nefsi."
Xhami'u-l'Ulumi ue-lHikem, faqe 24.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Dijetari kolosal Muhammed Eman elXhami, All-llahu e


mëshiroftë, ka sjellë një shembull për el-Ihwan elMuslimun dhe
ka thënë:
“Ata janë si shembulli i një njeriu që ndërton një xhami në mes
të një tregu përplot me njerëz, pastaj qëndron në mes të njerëzve
dhe bërtet duke i thirrur për në namaz dhe u thotë:
Le të vijë secili me atë gjendje që e ka:
ai që ka avdes, le të vijë me avdes;
ai që nuk ka avdes, le të vijë pa avdes;
ai që është xhunub, le të vijë xunub;
madje, edhe gratë me menstruacion dhe lehonat.
Ne nuk e refuzojmë askënd,
ngase ne e kemi qëllim të krijojmë një shoqëri islame të
përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse.
Të gjithë jemi vëllezër muslimanë dhe nuk ka nevojë për
ashpërsi. Ashpërsia i përçan muslimanët.”
Revista e Universitetit Islamik, nr. 56, viti 1402h, faqe 283.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Imam el-Axhurri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Njeriu më i rrallë në kohën tonë është ai që:
1 – e zbaton Sunnetin dhe ka durim në të,
2 – ruhet nga bidatet dhe ka durim në largimin prej tyre,
3 – i pason gjurmët e imamëve të muslimanëve nga selefët,
4 – e njeh gjendjen e kohës së tij, prishjen e saj dhe prishjen e
njerëzve të saj, prandaj angazhohet në përmirësimin e vetes,
duke i ruajtur gjymtyrët e veta nga mëkatet,
5 – nuk zhytet në çështje që s'janë në dobinë e tij,
6 – angazhohet në përmirësimin e të metave të veta,
7 – prej Dunjasë e kërkon vetëm atë që i mjafton për të jetuar,
8 – largohet nga teprimi, i cili do ta kishte bërë arrogant,
9 – është i mençur në raport me njerëzit dhe nuk është lajkatar
10 – dhe është durimtar në gjithë këtë.
I këtilli është si i huaj. Ata që i afrohen dhe shoqërohen me të
janë të paktë, si nga miqtë, ashtu edhe nga familja e tij.
Por, kjo nuk i bën dëm atij.”
elGuraba‟, el-Axhurri, faqe 79.
Përktheu: Xhemal Jakupi
�Imami i Jemenit
Mukbil ibën Hadi elWadi'ij:
�Ka punuar si roje i një ndërtese në Mekke. Aty dikush ia ka
dhuruar librat e lëndës së Teuhidit në shkollat e Arabisë Saudite.
Ai i ka lexuar këta libra dhe është ndikuar prej tyre si dhe prej
librit Kitab etTeuhid. Më pas është kthyer në vendin e tij dhe ka
filluar t'ua mësojë njerëzve teuhidin dhe t'i ndalojë prej shirkut.
�Banorët e vendit të vet e armiqësuan dhe e detyruan t'i mësojë
librat e shiave "që t'i largohen dyshimet nga koka", mirëpo ai u
kthye në Arabinë Saudite dhe vazhdoi të mësojë.
�E mbaroi Universitetin Islamik në Medine duke u diplomuar në
dy fakultete:
Fakultetin e Da'ues (i rregullt)
dhe Fakultetin e Sheri'atit (me korrespondencë).
�Ka thënë: "Kisha frikë mos më ikë koha dhe desha të
pasurohem me dije."
�Mentori i tij gjatë disertacionit të magjistraturës ka thënë:
"Sikur të ishte e lejuar me rregulloren e Universitetit, për këtë
punim duhet t'i jepej edhe shkalla magjistraturës, edhe ajo e
doktoratës."
�Durimi i tij:
�Ka ndodhur t'i largojë rrjetet e marimangave nga copat e bukës
dhe t'i hajë ato.
�Kënaqej me nxënien e dijes dhe thoshte:
"E di All-llahu se ndjehem si të isha mbret."
�Nxënësve të tij u thoshte:
"Unë kam djem më shumë se secili prej jush, ngase të gjithë ju
jeni djemt e mi."
Nxënësit e tij ishin mbi dymijë, kurse Shejhu nuk kishte djem.
�Nuk e kërkonte dijen për Dunja.
�Diplomat i patën humbur, e në mesin e tyre edhe diploma e
magjistraturës, dhe nuk e dinte ku i ka. Thoshte: "Këto diploma
do të shkrijnë."
�Ibën Bazi dhe el-Albani e kanë lëvduar shumë, e Shejh
Uthejmini ka thënë:
"UAll-llahi unë besoj se Shejh Mukbili është një imam."
�E llogariste veten shumë.
�Kur i ka dalë qimja e parë e thinjur, e ka kapur mjekrën dhe ka
thënë:
"O Mukbil! Ç'ke kontribuuar për Islamin?!"
�Ditën e Shtunë,15.03.1421h, pas namazit të akshamit, e mbajti
mësimin e fundit, ngase para sabahut të së Dielës u bart për në
spital.
�U dërgua në Arabinë Saudite për ta vazhduar kurimin, kurse
prej aty u mor vendimi që të dërgohet në ShBA. Atëherë, ai
vendosi që ta kthejë familjen në Jemen, e prej Jemenit të
udhëtojë për ShBA. Kur u kthye në Jemen u prit me një pritje
madhështore.
�Mbajti një fjalim lamtumirës, të cilin e filloi me fjalët:
"Ndoshta nuk do t'ju takoj më në vitin tjetër." Pastaj udhëtoi në
ShBA, por mjekët i thanë se gjendja e tij është e rëndë dhe ai u
kthye në Arabinë Saudite.
�E shkroi testamentin dhe 10 ditë më vonë vdiq.
�Një prej shoqëruesve të tij thotë:
"Sikur ne ishim të sëmurë, kurse Shejhu na ngushëllonte."
�Mukbil ibën Hadi elWadi'ij... Vendi: Jemen.
U rrit jetim, nuk kishte djalë, por vetëm 4 vajza. Ishte i martuar
me dy gra.
Lindi në vitin 1352h dhe vdiq në vitin 1422h, në moshën 70
vjeçare.
�Disa prej thënieve të tij:
�Kush do që të merret me gënjeshta, le t'i lexojë gazetat!
�Nëse popullit i pakësohet buka, sheqeri dhe artikujt, e shpallin
kryetarin kafir, e nëse ai ua siguron këto, do t'i thonë "halif i
drejtë".
�Kush largohet prej Sunnetit, All-llahu do ta poshtërojë.
�Kush tregohet inatçi ndaj Sunnetit, mos u ngut kundër tij, se
All-llahu do të hakmerret kundër tij.
�Dituria është më e mirë se të jesh mbret ose president.
�Nuk njoh hizbij që nuk gënjen.
�Me rëndësi është si ta përmirësojmë aktualitetin... nuk është me
rëndësi vetëm ta dijmë aktualitetin.
�Popujt nuk janë të përgatitur për xhihad. Ata kanë nevojë për
mësim.
�Për t'i kundërshtuar njerëzit duhet të jesh trim.
�Kush përzihet me politikën e kësaj kohe, e shkatërron davetin e
tij.
�Nxënësi i dijes nuk arrin sukses përderisa nuk i lë punët e
dunjasë për kohën kur të jetë i lirë.
�Nuk do t'i lejoj askujt të flasë keq për Sunnetin. Nëse nuk kam
tjetër mundësi, do ta kafshoj me dhëmbë.
�Nëse do t'i kishim ndjekur mendimet dhe dëshirat e njerëzve,
nuk do të kishim zbatuar asnjë sunnet.
�E kam dëshmitar All-llahun se nëse na ftonin për ta marrë
kryesinë e shtetit, nuk do t'u përgjigjeshim. Ne iu përgjigjëm
diturisë.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Abdull-llah ibnul Mubarak, All-llahu e mëshiroftë, një herë


është pyetur për një çështje në prani të Sufjan ibën 'Ujejnes
dhe është përgjigjur:
"Ne e kemi të ndaluar të flasim para të mëdhenjve."
Tehdhib Sijer A'lam enNubela', 2/772.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibën esSemmak, All-llahu e mëshitoftë, ka thënë:


"Dunjaja është pak;
ajo që ka mbetur prej saj është fare pak;
prej kësaj që ka mbetur, për ty ka mbetur vetëm pak;
prej asaj që ka mbetur për ty, të ka ngelur edhe pak.
Sot je në botën e ngushëllimit, e nesër do të shkosh në botën e
shpërblimit dhe dënimit.
Blije veten tënde që të shpëtosh!"
Sijer A'lam enNubela', 7/566.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam AbdulAziz ibën Baz, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Nëse pasuesit e së vërtetës heshtin dhe nuk e sqarojnë të
vërtetën, atëherë ata që bëjnë gabime do të vazhdojnë me
gabimet e tyre dhe të tjerët do t'i pasojnë në ato gabime.
Në këtë rast ata që heshtin do të ngarkohen me mëkatin e
fshehjes së të vërtetës."
Mexhmu' Fetawa Ibni Baz, 3/72.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Dijetari kolosal Shejh Rabi' ibën Hadi elMedkhali, All-llahu


e ruajttë, ka thënë:
"Nëse jemi neglizhentë në këtë Fe dhe nëse e lëmë që me të të
lozin njerëzit e ëndjeve, kurse ne paqësohemi me ta dhe heshtim
ndaj tyre, duke e quajtur këtë urtësi, atëherë ne e shkaktojmë
kundër vetes hidhërimin e All-llahut."
Mexhmu' fetawa eshShejh Rabi', 14/231.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Mëkatet e gjuhës kërkojnë xhihad
Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Durimi për t'u larguar nga mëkatet e gjuhës dhe organit gjenital
është durimi më i rëndë, ngase bërja e atyre mëkateve është e
lehtë dhe shtytësi për to është i madh. Mëkatet e gjuhës janë
shumë të ëmbla për njeriun, siç janë: bartja e fjalëve (nemime),
përgojimi, gënjeshtra, grindja, lëvdimi i vetes (drejtpërdjet dhe
tërthorazi), imitimi i të tjerëve, shpifja kundër atij që e urren,
lëvdata ndaj atij që e do, e të ngjashme. Në këto bashkohet
shtytësi i fuqishëm me lehtësinë e lëvizjes së gjuhës, kështu
dobësohet durimi.
Prandaj, Profeti, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i ka thënë
Muadhit:
"Mbaje gjuhën!"
Ai ka pyetur: "A do të llogaritemi për atë që flasim?!"
Atëherë i ka thënë:
"A i hedh njerëzit me kokë në zjarr diçka më shumë se të korrat
e gjuhëve të tyre?!"
Sidomos nëse këto mëkate të gjuhës i bëhen zakon njeriut.
Atëherë e ka shumë të vështirë që t'u largohet.
Prandaj, mund të gjesh njeri që falet natën dhe nuk mbështetet
asnjë çast në jastëk të mëndafshtë, por e lëshon gjuhën pa
pengesa në nemime, në prekjen e nderit të njerëzve dhe në të
folur për All-llahun pa dituri."
'Uddetu-sSabirin, faqe 126 - 127.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Dijetari kolosal Shejh Salih elFeuzan, All-llahu e ruajttë, ka


thënë:
"Nëse batili (e kota, e pavërteta) kishte qenë e zbuluar, atë nuk
do ta pranonte askush. Mirëpo, kur ajo mbështillet dhe maskohet
me diçka prej hakkut (të vërtetës), atëherë atë e pranojnë shumë
njerëz."
Sherh Keshf eshShubuhat, 56.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Shejhul Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Sa më shumë që i forcohet teuhidi robit në zemër,
aq më shumë i forcohen
besimi, qetësia, mbështetja dhe bindja."
Mexhmu'ul Fetawa, 28/35.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Prijësi i besimtarëve Omer ibnul Hattab, radijAll-llahu
'anhu, ka thënë:
"Njeriu del prej shtepie me gjynahe të shumta sa malet, por kur e
dëgjon diturinë frikësohet, kthehet dhe pendohet, saqë kur
kthehet në shtëpi, kthehet pa asnjë gjynah.
Prandaj, mos u ndaj prej mexhliseve të dijetarëve!"
Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
"Kërkimi i dijes është një prej veprave më të mira, kurse veprat
e mira i shlyejnë gjynahet. Atëherë, është e kuptueshme që
kërkimi i dijes për hir të All-llahut i shlyen gjynahet e kaluara,
ngase tekstet e Sheriatit vërtetojnë se bërja e veprës së mirë pas
gjynahut e shlyen gjynahun, e si nëse ajo vepër e mirë është një
nga më të vlefshmet dhe nga ibadetet më madhështore?!"
Miftah Dari-sSe'ade, 1/122.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Fudajl ibën 'Ijad, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Secili që dëshiron të jetë i pari (të jetë në krye) është ziliqar,
është i padrejtë, i përcjell (për t'i zbuluar) të metat e njerëzve dhe
nuk do që dikush tjetër të përmendet për të mirë."
Xhami' bejanil 'ilmi ue fadlihi, faqe 971.
Përktheu: Xhemal Jakupi
I nderuari Shejh Rabi' ibën Hadi elMedkhali, All-llahu e
ruajttë, ka thënë:
"Shikoni vendet në të cilat u bënë protestat dhe kryengritjet dhe
shikoni se çfarë vështirësish, çrregullimesh dhe gjakderdhjesh
po përjetojnë ata! Ky është mësim për ata që kuptojnë."
elMexhmu' erRaik, faqe 354.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Muharib ibën Dethar thotë:


Kemi udhëtuar bashkë me elKasim ibën AbdurRahman. Ai
gjithnjë na kalonte me tri gjëra:
�me heshtje më të gjatë,
�me më shumë namaz dhe
�me bujari dhe zemërgjerësi.
Tarih Ebi Zur'ah edDimeshki, 2/677.
Përktheu: Xhemal Jakupi

A janë bidatçinjtë me moral të mirë, të devotshëm dhe


bamirës?
Përgjigjja mund të merret nga fjalët e Shejhul Islam Ibën
Tejmijes, All-llahu e mëshiroftë!
Shejhul Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Fjala e All-llahut:
“Ju po kënaqeni me pjesën tuaj (të kësaj bote) siç janë kënaqur
edhe ata...” (etTeube: 69)
sinjalizon për pasimin e epsheve, që është sëmundja e
gjynahqarëve,
kurse Fjala e All-llahut:
“...dhe jeni zhytur në atë që u zhytën ata.” (etTeube: 69)
sinjalizon pasimin e dyshimeve, që është sëmundja e bidatçinjve
dhe pasuesve të ëndjeve dhe polemikave.
Në shumicën e rasteve këto të dyja bëhen bashkë te një njeri.
Prandaj, rrallëherë mund të gjesh ndonjë njeri me besim (akide)
të prishur, që nuk i ka veprat e prishura.”
Iktidau-sSirati-lMustekim li muhalefeti as‟habi-lXhehim, faqe
81.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Nëse All-llahu ta ka hapur derën e namazit të natës, mos i shiko
ata që flejnë me nënçmim! Nëse All-llahu ta ka hapur derën e
agjërimit (nafile), mos i shiko ata që nuk agjërojnë me
nënçmim! Nëse All-llahu ta ka hapur derën e xhihadit, mos i
shiko ata që rrijnë në shtëpi me nënçmim!
Shumë prej atyre që flejnë, nuk agjërojnë dhe që rrijnë në shtëpi
mund të jenë më të afërt tek All-llahu se ti."
Ai, gjithashtu, ka thënë:
"Të flesh natën e të gdhihesh me keqardhje që nuk je falur është
më mirë sesa të falesh tërë natën e të gdhihesh me mburrje dhe
vetëpëlqim. Atij, që ka vetëpëlqim, nuk i ngrihen veprat tek All-
llahu."
Medarxhu-sSalikin, 1/177.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Abdullah ibën Hubejra, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush e mbërrin kohën e ndonjë fitneje, le ta thejë këmbën!
Nëse i shërohet ajo, le ta thejë tjetrën!"
elFiten, Nu'ajm ibën Hammad, faqe 509.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Kështu porosisnin selefët tanë të devotshëm për t'u larguar prej
fitneve. Udhëzimet e tyre burojnë nga porositë e Profetit, sal-
lAll-llahu alejhi ue sel-lem, për t'u larguar dhe ikur prej fitneve.
Ah sikur muslimanët sot t'i ndiqnin këto porosi selefije!!!

Hudhejfeja, radijAll-llahu 'anhu, ka thënë:


"As vera (alkooli) nuk ua çorodit mendjen njerëzve siç e bëjnë
këtë fitnet."
Transmeton Ibën Ebi Shejbe, 7/475.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Shejh Rabi' elMedkhali, All-llahu e ruajttë, ka thënë:


"Bidatçiu e prish shtëpinë nga brenda, pastaj ia hap derën
armikut dhe i thotë: Hyr."
elMexhmu', 14/408.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam Ibën Bazi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Të punosh për përhapjen e Sunnetit është obligim, dhe t'ua
mësosh Sunnetit të tjerëve është një ndër veprat më të mira dhe
ibadetet më madhështore."
Fetawa Ibën Baz, 8/54.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam Muhammed NasirudDin el-Albani, All-llahu e


mëshiroftë, ka thënë:
"Fatkeqësia e Botës Islame është më e rrezikshme.
Ndoshta dikush prej jush nuk pajtohet me këtë që po them.
Fatkeqësia e Botës Islame sot është më e rrezikshme se pushtimi
i Palestinës nga çifutët.
Fatkeqësia e Botës Islame sot qëndron në atë se ata e kanë
humbur rrugën e drejtë dhe nuk e njohin Islamin, me të cilin u
realizohet lumturia e Dunjasë dhe Ahiretit.
Nëse muslimanët në disa situata jetojnë të poshtruar e të shtypur
nga mosbesimtarët dhe paganët, vriten dhe masakrohen, por
vdesin (me Fe të pastër), s'ka dyshim se vdesin të lumtur, edhe
nëse në Dunja kanë jetuar të poshtëruar dhe të shtypur.
Mirëpo, kush jeton krenar dhe i fuqishëm në Dunja duke qenë
larg kuptimit të Islamit ashtu siç e kërkon All-llahu, ai do të
vdesë i dëshpëruar, edhe nëse ka jetuar i lumtur në të dukshmen.
Pra, All-llahu ju bekoftë, shërimi është: "Ikni tek All-llahu!"
Shërimi është: "Ikni tek All-llahu!"
"Ikni tek All-llahu!" - do të thotë: kuptoni se ç'ka thënë All-
llahu dhe ç'ka thënë i Dërguari i Tij dhe punoni sipas asaj që ka
thënë All-llahu dhe i Dërguari i Tij!"
Nga kaseta "Waki' elmuslimin eljewm"
Përktheu: Xhemal Jakupi

Hasen elBasriu dëgjoi një njeri duke u lutur kundër


Haxhxhaxhit dhe i tha:
"Mos e bëj këtë, All-llahu të mëshiroftë! Kjo ju ka ardhur nga
vetet e juaja. Kemi frikë se, nëse hiqet ose vdes Haxhxhaxhi, do
t'ju sundojnë majmunët dhe derrat."
Adabu-lHasen elBasri, Ibnul Xheuzi, faqe 119.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam elMizzi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Sikur të kishte heshtur ai që nuk di, do të ishte rahatuar vetë, do
t'i kishte lënë rahat të tjerët dhe do të ishin pakësuar gabimet."
Tehdhibul kemal
Përktheu: Xhemal Jakupi
Shejh Mukbil ibën Hadi elWadi'ij, All-llahu e mëshiroftë, ka
thënë:
"Selefizmi nuk është një rrobë, të cilën njeriu e vesh kur të dojë
dhe e zhvesh kur të dojë. Selefizmi është kapje e fortë pas Librit
të All-llahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të All-llahut, sal-lAll-
llahu alejhi ue sel-lem, sipas kuptimit të selefëve të devotshëm."
Tuhfetul muxhib ala es'iletil hadir uel garib.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Shejhul Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Jo secili që maskohet me Sunnet është sunnij. Dallimi shihet
gjatë fitneve dhe aty njihen burrat. Mirëpo, i mbrojtur është ai, të
cilin e mbron All-llahu."
elFetawa, 9/315.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Fudajl ibën Ijad, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush e madhëron bidatçiun, ai e ka ndihmuar shkatërrimin e
Islamit. Kush i buzëqesh bidatçiut, ai e ka nënçmuar atë që All-
llahu ia ka zbritur Muhammedit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.
Kush e marton të dashurën (vajzën, motrën) e tij me një bidatçi,
ai i ka këputur lidhjet familjare. Kush e ndjek xhenazen e
bidatçiut, ai vazhdon të jetë në hidhërimin e All-llahut deri sa të
kthehet."
Sherhu - sSunneh, Berbehari, faqe 139.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibën Rexhebi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Vëllezërit tuaj në këto ditë i kanë veshur ihramet dhe e kanë
mbushur hapësirën me telbije (Lebbejk All-llahumme
lebbejk...). Ata kanë shkuar, e ne po rrimë. Por, ai që rri me
arsye është i barabartë me atë që ka shkuar..."
Letaiful me'arif, faqe 273
Përktheu: Xhemal Jakupi
Pra, përpiquni t'i arrini ata që kanë shkuar në haxhxh, duke bërë
tekbir, duke prerë kurban, duke i shtuar veprat e mira...

A lejohet të therr kurban pëmes shoqatave bamirëse, duke


ua paguar koston e kurbanit, që ata ta therrin në një vend
larg prej meje?
Përgjigjja e Shejh Uthejminit, All-llahu e mëshiroftë:
"Kurbani është ibadet i caktuar dhe i përkufizuar. Po të ishte
qëllimi përfitimi nga mishi, njeriu do të mund të blinte mish dhe
ta jepte atë si lëmoshë në Ditën e Bajramit.
Më e rëndësishmja është therrja për hir të All-llahut të Lartësuar.
All-llahu i Lartësuar ka thënë:
"Tek All-llahu nuk shkon mishi i tyre e as gjaku i tyre, por
shkon devotshmëria e juaj." (elHaxhxh: 28)
Pastaj, nëse ti jep para (të holla, lek), e ke kundërshtuar urdhrin
e All-llahut, ngase All-llahu ka thënë:
"Hani prej tyre dhe ushqejini të varfrit!" (elHaxhxh: 28)
A ke mundësi të hash prej kurbanit tënd nëse ai therret në
Somali?! Jo. Dmth e ke kundërshtuar urdhrin e All-llahut.
Shumë prej dijetarëve thonë se ngrënia prej kurbanit është
obligim dhe njeriu merr gjynah nëse nuk ha diçka prej tij.
Me këtë e kuptojmë se apelet për të dhënë para, me të cilat do të
therren kurbane jashtë vendit, janë apele (thirrje) jo të
shëndosha. Njeriu nuk duhet të marrë pjesë në to, por duhet të
therrë kurban në shtëpinë e vet dhe te familja e vet, në mënyrë
që të shfaqen ritet e Islamit në vend.
Ndërsa, kush do që t'u ndihmojë vëllezërve të vet në vendet e
nevojshme, mund t'u ndihmojë me para, me rroba, etj.
Por, sa i përket një riti madhështor të Islamit, me të cilin njeriu i
afrohet All-llahut, therr kurban dhe ha prej tij, këtu assesi nuk
bën që besimtari të jetë neglizhent."
Kaseta: Normat e haxhxhit.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Pyetja:
Është shtuar debati mes nxënësve të dije, dhe më shumë mes
awammit, rreth agjërimit të ditës së Xhuma nëse bie në të Dita e
Arafatit.
A lejohet agjërimi i ditës së Xhuma veçmas, apo obligohet të
agjërohet edhe një ditë përpara, kur dihet se agjërimi i së
Xhumasë veçmas bie në kundërshtim me hadithet që e ndalojnë
këtë.
Shpresojmë që të na e largoni këtë paqartësi dhe të na e sqaroni
normën e saktë ligjore të Sheriatit.
All-llahu jua shpërbleftë me shpërblimin më të mirë!
Përgjigjja:
Agjërimi i Ditës së Arafatit, kur ajo bie në ditën e Xhuma, është
i ligjshëm, madje edhe nëse nuk paraprihet me agjërim të ditës
paraprake. Argument për këtë është ajo që i Dërguari i All-
llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka nxitur për ta agjëruar
këtë ditë dhe ka treguar për vlerën dhe shpërblimin e madh që e
ka ky agjërim.
I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
"Agjërimi i Ditës së Arafatit i fal gjynahet e vitit të kaluar dhe
vitit të ardhshëm, kurse agjërimi i Ashurasë i fal gjynahet e vitit
të kaluar." - Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Dawudi.
Ky hadith e kufizon hadithin e përgjithshëm:
"Askush të mos agjërojë të Xhumanë nëse nuk agjëron një ditë
para ose një ditë pas." - Buhariu dhe Muslimi.
Kjo ndalesë e ka kuptimin për atë që e veçon të Xhumanë me
agjërim vetëm pse është e Xhuma. Ndërsa, agjërimi i së
Xhumasë për ndonjë shkak tjetër, për të cilin ka nxitur Sheriati,
nuk është i ndaluar. Përkundrazi, ky agjërim është i ligjshëm
edhe nëse agjërohet vetëm ajo ditë.
Mirëpo, kush e agjëron edhe një ditë përpara (të Enjten) ka
vepruar më mirë, ngase kështu është më sigurt dhe veprohet me
të dy hadithet, si dhe shpërblimi është më i madh.
Suksesi vjen nga All-llahu. Salavatet dhe selamet qofshin për
Profetin tonë Muhammedin, për familjen dhe për shokët e tij!"
Komisioni i përhershëm për studime ilmije dhe fetwa
Abdullah ibën Ku'ud - anëtar
Abdullah ibën Gudejjan - anëtar
AbdurRezzak Afifi - zv. kryetar
AbdulAziz ibën Abdil-lah ibën Baz - kryetar.
Fetwaja nr 6655 nga fetwatë r Komisionit të përhershëm.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Aisha, radijAll-llahu 'anha, ka thënë:
"Në asnjë ditë të vitit nuk e dua agjërimin më shumë se në Ditën
e Arafatit."
Hasen/Musned Xha'd, 512
Përktheu: Xhemal Jakupi

I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka


thënë:
"Nuk ka ditë, në të cilën All-llahu liron prej Zjarrit më shumë
robër, sesa Dita e Arafatit. All-llahu zbret (në qiellin e parë) dhe
krenohet para melaikeve duke u thënë:
"Çfarë duan këta!"
Transmeton Muslimi, 436/1348.
Përktheu: Xhemal Jakupi

I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka


thënë:
"Lutja (duaja) më e mirë është lutja në Ditën e Arafatit, dhe më
e mira që kam thënë unë dhe profetët tjerë para meje është:
‫ش‬٠‫ء لذ‬ٟ‫ وً ش‬ٍٝ‫ ف‬ٛ٘ٚ ،‫اٌذّذ‬ٚ ‫ ٌٗ اٌٍّه‬،ٌٗ ‫ه‬٠‫دذٖ ال شش‬ٚ ‫ال إٌٗ إال هللا‬.
La ilahe il-lAll-llahu wahdeHu la sherike leH. LeHul mulku we
leHul hamdu, we Huwe 'ala kul-li shej'in Kadir.
(Nuk ka të adhuruar të drejtë përveç All-llahut Një, i Cili nuk ka
ortak. I Tij është i gjithë sundimi, Atij i takon e gjithë lavdia dhe
Ai është i Gjithëfuqishëm për gjithëçka.)"
Transmetojnë: Ahmedi dhe Tirmidhiu
el-Albani e bën sahih në Sahihu-lXhami', nr. 3274.

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush dëshiron që të çlirohet prej Zjarrit në Ditën e Arafatit, le
t'i bëjë shkaqet, me të cilat shpresohet çlirimi dhe falja!
Një prej atyre shkaqeve është dëshmia e teuhidit me përkushtim
dhe sinqeritet, ngase ajo është baza e Fesë Islame, të cilën All-
llahu e plotësoi në këtë ditë."
Letaif elme'arif, faqe 494.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Abdullah ibnul Mubarak, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Shkova te Sufjan ethTheuri në mbrëmjen e Arafatit dhe e gjeta
duke qëndruar në gjunj, kurse lotët i rridhnin nga sytë. U kthye
nga unë dhe unë i thashë:
- A e di se kush është i humbur sot?
Ai tha:
- Ai që mendon se All-llahu nuk ia fal."
Letaif elme'arif, faqe 310.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Një sunnet i harruar:


Transmetohet se Ebu Se'id elHudri, radijAll-llahu 'anhu, ka
thënë:
"I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem, nuk
falte asgjë para namazit të Bajramit, e kur kthehej në shtëpi falte
dy rekate."
Transmetojnë: Ibën Maxhe, Ahmedi, Ibën Huzejme, Hakimi dhe
Sujutiu.
Hakimi e ka bërë sahih dhe me të pajtohet Dhehebiu.
Ibën Haxheri dhe el-Albani e kanë bërë hasen.
Përktheu: Xhemal Jakupi

elHasen elBasri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Të mësosh një temë të diturisë dhe të punosh sipas saj është më
mirë se e gjithë bota me ç'ka në të."
Xhami' bejanil ilm, faqe 255.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam Ahmedi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Delja (për kurban) sillet me butësi dhe mirësi (deri te vendi i
therrjes), kurse thika mbahet fshehur dhe nxirret vetëm për vetë
therrjen."
Ahkamul ud'hije, faqe 30.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Dallimi mes mëshirës së muslimanëve dhe barbarizmave të
havarixhëve, p.sh.: ISIS, etj.

Ibën Tejmija, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Bidatçinjtë, të cilët i ka qortuar All-llahu dhe i Dërguari i Tij,
janë dy llojesh:
- një që e di të vërtetën dhe e kundërshton atë me qëllim;
- dhe një injorant që i ndjek të tjerët."
Mexhmu'ul Fetawa, 17/433.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
"I dituri dhe i sinqerti nuk ndjehet i vetmuar, nëse ka përkrahës
të pakët, kur e di se ai i shoqëron të mirët e parë në rrugën e
tyre."
Igathetul Lehfan, 1/140.
Përktheu: Xhemal Jakupi.

Se'id ibnul As, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Nëse ia mësoj fëmijës sim Kur'anin, e dërgoj për ta kryer
haxhxhin dhe e martoj, unë e kam kryer obligim tim ndaj tij dhe
atëherë ka mbetur obligimi i tij ndaj meje."
Kitabul ijal, Ibën Ebi Dunja.
Përktheu: Xhemal Jakupi

I kanë thënë Hammad ibën Sulejmanit:


"Ishe udhëheqës mes shokëve të tu, por i kundërshtove dhe tani
je prej pasuesve (xhematit)."
Ai ka thënë:
"Më shumë kam dëshirë të jem pasues në të vërtetën, sesa të jem
udhëheqës në batil."
Musned elXha'd, faqe 67.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush e analizon gjendjen e sahabeve e vëren se ata e kanë
arritur kulmin me vepra të mira, por edhe frika e tyre ka qenë në
kulm. Kurse, ne kemi mangësi dhe neglizhencë, madje edhe
mospërfillje (të obligimeve), por megjithatë ndjehemi të sigurt
(nga dënimi)."
elXhewab elkafi.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"I varfri, i cili e merr sadakanë tënde, ta nxjerr sëmundjen e
koprracisë, sikur bërësi i hixhames që ta nxjerr gjakun e
dëmshëm."
Uddetus sabirin.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam Ahmed ibën Hanbel, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Ithtarët e ëndjeve, bidateve dhe kundërshtimeve përdorin emra
të shëmtuar dhe të fëlliqur për Pasuesit e Sunnetit, me qëllim që
t'i poshtërojnë dhe nënçmojnë para injorantëve dhe
mendjelehtëve, që ata të largohen prej tyre."
Tabekatul hanabile.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam Ahmed ibën Hanbel, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Havarixhëve mos u shit as ushqim e as veshmbathje, por edhe
mos bli prej tyre asgjë!
Havarixhët janë të dalë (prej Feje) dhe janë njerëz të këqinj.
Mos u fol atyre dhe mos ua fal xhenazen!"
esSunneh, elHal-lal, 1\155.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibrahim enNeha'ij, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush kërkon ndonjë dituri për ta kënaqur All-llahun, All-llahu i
jep prej asaj diturie aq sa i mjafton."
Musannef, Ibën Ebi Shejbe, 36548.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Zejd ibën Eslem tregon:


Abdullah ibën Omeri, radijAll-llahu „anhuma, kaloi pranë një
robi që po i ruante dhentë dhe i tha:
“O bari! A më shet një dash?”
Ai tha:
“Nuk është këtu i zoti i dhenve.”
Ibën Omeri i tha:
“Thuaji se e ka ngrënë ujku!”
Bariu e ngriti kokën kah qielli dhe tha:
“Po All-llahu ku është?”
Atëherë, Ibën Omeri e bleu bariun dhe i bleu dhentë. Bariun e
çliroi dhe dhentë ia fali atij.
Transmeton etTaberiani në elMu‟xhem elKebir, 12/263/13054.
el-Albani e bën sahih në esSilsile esSahiha, 3161.
Përktheu: Xhemal Jakupi
“Kush i frikohet All-llahut, All-llahu atij do t‟i hapë rrugëdalje
dhe do ta furnizojë nga se ka kujtuar.” (etTalak: 2 – 3)

Shejh Rebi' elMedkhali, All-llahu e ruajtë, ka thënë:


"Secili bidatçi ka një njollë të havarixhëve. Të gjithë e kanë këtë
njollë të fëlliqtë. Nuk gjen dot njeri të pastër në këtë temë,
përveç pasuesve të vërtetë të Sunnetit."
Sherh Akideti - sSelef, 180.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Tabiini Ubejd ibën Umejr kur hynte dimri thoshte:


"O Pasues të Kur'anit! Nata është zgjatur për t'u falur dhe dita
është shkurtuar për të të agjëruar. Shfrytëzojeni rastin dhe
përfitoni!"
elMusannef, Ibën Ebi Shejbe, 9863.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam edhDhehbij, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Ne nuk themi se imamët e Xherh ue Tadilit janë të
pagabueshëm.
Mirëpo, ata ndër të gjithë njerëzit e qëllojnë më shpesh, gabojnë
më rrallë dhe janë më të drejtët dhe më larg padrejtësisë."
esSijer, 11/82.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Kush e fton Ummetin të punojë në kundërshtim me Sunnetin e
të Dërguarit të All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ai
është armiku i tij i vërtetë."
Miftah Dari-sSe'adeh, 2/251.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam Rabi' elMedkhali, All-llahu e ruajtë, ka thënë:


"Pasha All-llahun! Kritikuesit e kësaj kohe nuk e kanë bërë as
një të dhjetën e një të dhjetës së një të dhjetës prej asaj që e
bënin selefët në mbrojtje të Fesë së All-llahut. Kurse, rinia e
Ummetit dhe njerëzit në përgjithësi kanë devijuar vetëm për
shkak të heshtjes para së kotës.
E kota tani, ma sha All-llah, po ecën dhe po i tregon muskujt
mes muslimanëve, kurse ti nuk lëviz fare, madje e përkrah dhe i
duartroket asaj. Cila është pozita e këtij lloji njerëzish tek All-
llahu?
"All-llahu i mallkoi mosbesimtarët nga Bijtë e Israilit përmes
gjuhës së Dawudit dhe Isait birit të Merjemes. Kjo ngase ata
kundërshtuan dhe bënin mëkate. Ata nuk e ndalonin njëri-tjetrin
nga të këqijat që i bënin. Sa keq që vepronin!"
edhDheri'ah, 1/206.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Imam Mukbil ibën Hadi elWadi'ij, All-llahu e mëshiroftë, ka
thënë:
"Ne i këshillojmë Pasuesit e Sunnetit që të dallohen (të ndahen
nga bidatçinjtë) dhe të ndërtojnë xhami për vete, qoftë edhe prej
plitharëve (tulla balte) dhe degëve të hurmave. Ata nuk do të
kenë mundësi ta përhapin Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut,
sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, përderisa nuk dallohen (dhe nuk
ndahen nga bidatçinjtë).
Përndryshe, bidatçinjtë asnjëherë nuk do t'u lejojnë që ta
përhapin Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut, sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem."
Tuhfetul muxhijb, faqe 159.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


Kush e mbush zemrën e vet me kënaqje ndaj caktimit (kaderit)
të All-llahut, atij All-llahu ia mbush gjoksin me pasuri dhe
siguri; dhe ia zbras zemrën nga çdo gjë për t'ia mbushur me
dashuri ndaj Tij, kthim (pendim) kah Ai dhe mbështetje
(tewekkul tek Ai."
Medarxhus salikin, 2/274.
Përktheu: Xhemal Jakupi
Medarixhus salikin 2/174
Imam Ahmed ibën Hanbel, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:
"All-llahu e mëshiroftë një njeri, i cili e thotë të vërtetën, i ndjek
gjurmët, e pason Sunnetin dhe udhëzohet sipas të devotshmëve,
si dhe largohet prej bidatçinjve dhe nuk ulet me ta; të gjitha këto
duke kërkuar shpërblimin dhe afrimin tek All-llahu."
Tabekatul Hanabile, 1/36.
Përktheu: Xhemal Jakupi

elHasen elBasri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


“Dije, All-llahu të ruajt, se padrejtësia e mbretërve është dënim
nga All-llahu i Lartësuar. Dënimit të All-llahut nuk i dilet
përpara me shpata (me luftë, me protesta), por prej dënimit të
All-llahut mund të mbrohesh me dua (lutje), me pendim dhe
kthim tek All-llahu dhe me braktisje të mëkateve. Nëse dënimit
të All-llahut i dilet përpara me shpatë, ai do të ngadhënjejë.”
Min arab elHasen, Ibnul Xheuzij, faqe 119.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Erdhi një njeri te Imam Ahmed ibën Hanbeli, All-llahu e


mëshiroftë, dhe i tha:
"Të kam parë (në ëndërr) në Xhennet."
Imami i tha:
"Ëndrra besimtarin e gëzon, por nuk e mashtron. Edhe filani
ishte parë në ëndërr kështu siç thua, por sot ai i ka mendimet e
havarixhëve."
Sijer a'lam ennubela', 11/227.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Imam elHasen elBasri, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:


"O bir i Ademit! Shite Dunjanë për Ahiretin, që t'i fitosh të dyja,
e mos e shit Ahiretin për Dunjanë, se do t'i humbësh të dyja."
Sifetus safwe, 3/165.
Përktheu: Xhemal Jakupi

Thotë dijetari i njohur Muhamed Emin Esh-shenkitijj


Allahu e meshiroftë: “Ka unanimitet te dijetarët se, ai që është i
verbër, patjeter duhet ta pasoi dike qe i bëson për ta orientuar në
drejtimin e kibles nëse nuk e dinë orentimin; kësisoi personi që
nuk ka dije patjetër duhet ta pasoi dijetarin e tij.”
(Adwaul Bejan vëllimi i pestë f.90)
Përktheu: Shaban Tolaj
Ka thënë Ibnul Kaj-jim el Xheuziu Allahu e mëshiroftë:
“Dituria arrihët nëpërmjet gjashtë shkallëve: pyetjes së mirë,
ndëgjimit të mirë, kuptimit të mirë, nxënjes përmendësh, t'ia
mësosh të tjerëve diturinë, të punosh me të e kjo është fryti i
diturisë."
٥١١/١( ‫)ِفزبح داس اٌغقبدح‬
Përktheu: Shaban Tolaj

Ibnul Kaj-jim el Xheuziu thotë:


"Esenca e devijimt të bijëve të Ademit vjen nga shprehjet e
përgjithshme dhe nga kuptimet e paqarta!! E posaçërisht kur të
takohen me mendje të trubullta. E si do të jetë gjendja kur kësai i
shtohet epshi dhe fanatizmi? Lute forcuesin e Zemrave që ta
forcoi zemren në fenë e Tij, dhe që të mos bie ne këto errësira."
( ٩٢٨/ ٣‫افك اٌّشعٍخ‬ٛ‫)اٌن‬
Përktheu: Shaban Tolaj

Ibnu Tejmije Allahu e mëshirofte thotë:


“Dëmi dhe pasojat e pasuesve të bidatit janë më të mëdha se sa
pushtimi i armikut në luftë! Ngase armiku kur pushton, e fundit
qe mundë te dëmtoj, janë zemrat dhe gjithë ajo që është pjesë e
fesë. Ndërsa këta (bidatgjijtë), e para që fillojnë të dëmtojnë,
janë zemrat.”
(Fetava 28/231)
Përktheu: Shaban Tolaj

Ibnul Kaj-jim elXheuziu Allahu e meshiroftë thotë:


“Dijetarit të thelluar në dituri, po t'ia paraqitësh dyshimet aq sa
ka valë deti nuk mundë t'ia lëkundësh bindjen e as t'i hedhësh
dyshim sepse ai është thelluar në dije dhe nuk do ta lakojnë
dyshimet.”
(Miftah Daru es-seade 1/140)
Përktheu: Shaban Tolaj

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


"Tri gjëra janë më krenare se të gjitha të tjerat; Bujaria në
varfëri,devotshmëria në vetmi,dhe ta thuash të vërtetën përballë
njeriut që ke interes dhe ati që i ke frikë."
Burimi: Xhami el ulum vel hikem, fq247.
Përktheu: Shaban Tolaj

Pyetje: Ç'gjykim ka selami duke ngritur dorën si shenjë?


Përgjigje: Selami me shenjë nuk lejohet, suneti është selami me
fjalë në nisje e në kthim.
Kurse selami me shenjë nuk lejohet sepse ai është përngjasim
me disa jobesimtarë e sepse bie ndesh me ç'ka ka ligjëruar
Allahu.
Por nëse e bën me shenjë me dorë tek personi që i jep selam në
mënyrë që ta kuptojë selamin për shkak të largësisë së tij duke e
shoqëruar me fjalën e selamit s'ka problem në të sepse është
trasmetuar ç'ka argumenton për të, e gjithashtu nëse personi që i
jepet selam ështe i zënë me namaz atëherë e kthen me shenjë
ashtu siç është saktësuar për këtë suneti nga Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem.
(Fetaua nga Shejh Abdulaziz ibën Baz- Allahu e mëshiroftë-)
(247 ‫ي ص‬ٚ‫خ اٌجضء اال‬١‫خ اٌنذف‬١ِ‫ح االعًل‬ٛ‫)ِ عغخ اٌذف‬
Përktheu: Jusuf Kapidani

Nga Xhundub ibën Abdullah trasmetohet se ka thënë: Ka


thënë i dërguari i Allahut -sal-laAllahu alejhi ue selem-
:"Shembulli i dijetarit i cili mëson njerëzit të mirën e harron
veten është si shembulli kandilit që ndiçon njerëzit e veten e
djeg"
(Saktësoi Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë-.)
Thotë Ebu Ederda -radia Allahu anhu-:"Me të vërtetë
frikësohem se mos gjëja e parë ç'ka do më pyes Zoti im për të
është të thotë: ke qenë që dite atëherë ç'ka punove me atë që
dite?"
(Zinxhiri hasen meukuf)
(Shejh Albani - Allahu e mëshiroftë-)
Përktheu Jusuf Kapidani

Thotë Shejh Sheukani në tefsirin e sures En Nebe:


ْ َٔ‫د ْاٌ ِججَب ُي فَ َىب‬
{20 : ‫ذ َع َشاثاب} [إٌجإ‬ ِ ‫ َِّش‬١‫ ُع‬َٚ ]
“dhe kodrat shkulen e bëhen si mirazh” do të thotë shkulen nga
vendet e tyre e ngrihen në ajër dhe hiqen nga vendqëndrimet e
tyre e bëhen pluhur i shpërdarë mendon shikuesi se është
mirazh. Kuptimi i kësaj është që kodrat do të bëhen sikur asgjëja
ashtu si mirazhi që shikuesi e mendon ujë po në realitet nuk ka
ujë. Dhe thuhet që kuptimi {‫ َِّشد‬١‫ ُع‬َٚ ) “suj'jirat” është shkulen prej
bazamentit të tyre e si ky ajet është fjala e Tij:
َ َ‫ ْاٌ ِجج‬ٜ‫رَ َش‬َٚ
{‫ رَ ُّشُّ َِ َّش اٌ َّغ َذبة‬َٟ ِ٘ َٚ ‫َب َجب ِِ َذحا‬ُٙ‫بي رَذْ َغج‬
“e i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme ndërsa
ato lëvizin si retë” (En Neml 88 )
Allahu i lartësuar ka përmendur gjëndjen e kodrave në
këndvështrime të ndryshme porse bashkimi mes tyre është të
themi:
Gjëndja e parë: Goditja e vrullshme e ajo është fjala e Tij:
ِ َٚ ‫ ْاٌ ِججَب ُي فَ ُذ َّوزَب َد َّوخا‬َٚ ُ‫ذ ْااَسْ ض‬
{14 : ‫اد َذحا} [اٌذبلخ‬ ِ ٍَِّ ‫ ُد‬َٚ ]
“dhe të ngriten toka e kodrat e ta godasin vrullshëm njëra
tjetrën me një të goditur”
Gjëndja e dytë: Të bëhen si leshi i shprishur siç është në fjalën e
Tij:

ِ ُ‫ ِْٓ ْاٌ َّٕف‬ٙ‫ْ ْاٌ ِججَب ُي َو ْبٌ ِق‬ٛ


{5 : ‫ػ} [اٌمبسفخ‬ٛ ُ ‫رَ ُى‬َٚ ]
“dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur” Gjëndja e tretë: Të bëhen
pluhur i shpërndarë e ajo është fjala e Tij:
{6 -5: ‫القخ‬ٌٛ‫ذ َ٘جَب اء ُِّٕجَثّاب} [ا‬
ْ َٔ‫ذ ْاٌ ِججَب ُي ثَ ّاغب فَ َىب‬
ِ ‫ثُ َّغ‬َٚ ]
“e kur kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërmi. E bëhen
pluhur i shpërndarë”
Gjëndja e katërt: Të thërmohen e ti mbartin erërat siç është në
fjalën e Tij:
َ َ‫ ْاٌ ِجج‬ٜ‫رَ َش‬َٚ )
{88 ًٌّٕ‫ رَ ُّشُّ َِ َّش اٌغ ََّذبة (ا‬َٟ ِ٘ َٚ ‫َب َجب ِِ َذحا‬ُٙ‫بي رَذْ َغج‬
“e i sheh kodrat dhe mendon se ato janë të palëvizshme ndërsa
ato lëvizin si retë”
Gjëndja e pestë: Të bëhen mirazh pra asgjë ashtu siç është në
këtë ajet. Fet'hul Kadir (5/484 )
Përktheu: Jusuf Kapidani

Tema: Kuptimi i teuhidit


Pyetja(6): Shejh i nderuar, cili eshte kuptimi i teuhidit?
Pergjigje: Teuhidi eshte emri kuptimor i foljes uahade juuahidu
qe do te thote e beri gjene nje dhe kjo nuk realizohet vetem me
mohim e pohim. Mohimin e gjykimit nga cdo gje perpos se
vecuares dhe pohimin e tij per te. Per shembull themi: njeriut
nuk i plotesohet teuhidi derisa te deshmoje se nuk ka te adhuruar
me te drejte pervec Allahut, mohon adhurimin nga cdo gje
pervec Allahut dhe e pohon ate per Allahun dhe vetem per Te.
Kjo sepse mohimi i paster eshte anulim i paster kurse pohimi i
paster nuk pengon nga pjesmarrja e te tjereve ne gjykim. Nese
thua per shembull: filani eshte ne kembe, ketu ti pohove per te
qendrimin ne kembe, por nuk e vecove me te sepse lejohet ta
shoqeroje ne kete qendrim edhe dikush tjeter. E nese thua: s'ka
njeri ne kembe atehere ke mohuar me nje mohim te paster dhe
nuk ia ke pohuar qendrimin ne kembe askujt. E nese thua: s'ka
njeri ne kembe pervec Zejdit apo s'ka njeri ne kembe pervec
filanit vetem atehere ti e ke vecuar filanin me qendrimin ne
kembe duke e mohuar kete qendrim prej te tjereve. Ky eshte
vertetim i teuhidit ne realitet, pra teuhidi nuk eshte i tille gjersa
te permbaje mohim dhe pohim.
(Fikh el Ibadat Shejh Iben El Uthejmin)
Perktheu: Jusuf Kapidani

Nga Abdullah ibën Umer radia Allahu anhuma transmetohet


se I Dërguari I Allahut sal-la Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë:"
Kush dëshiron të shohë ditën e Kijametit sikur e ka përpara syve
atëherë le të lexojë "‫سد‬ٛ‫" "ارا اٌغّبء و‬Kur dielli të jetë
mbështjellur (dhe errësohet)" dhe "‫" "ارا اٌغّبء أفغشد‬Kur të plasë
qielli" dhe "‫" "ارا اٌغّبء أشمذ‬Kur të çahet qielli".
Sunen Et Tirmidhi 3333
Përktheu Jusuf Kapidani

Tema: Lidhja e shehadetit me llojet e teuhidit


Pyetja (5): Shejh i nderuar: por, a i përfshin shehadeti llojet e
teuhidit?
Përgjigje: Ai i përfshin të gjitha llojet e teuhidit ose me
përmbajtje ose me domosdoshmëri. E kjo sepse fjala e dikujt:
dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut
menjëherë të vjen ndërmend se qëllimi është teuhidi i adhurimit
dhe teuhidi i adhurimit i cili quhet teuhidi Uluhije është i lidhur
domosdoshmërisht madje e përmban teuhidin Rububije sepse
çdo njeri që adhuron Allahun dhe vetëm Atë, nuk do ta adhurojë
derisa të jetë pranues i Tij në Rububije. Gjithashtu e përmban
teuhidin El Esma ue Sifat sepse njeriu nuk adhuron vetëm kë ai
di që e meriton adhurimin për ato që ai ka prej emrave e cilësive.
Për këtë shkak Ibrahimi i tha babait të vet:
َ ‫ َف‬ِٟٕ‫ُ ْغ‬٠ ‫ َال‬َٚ ‫ْن ُش‬
42 : ُ٠‫ئاب} [ِش‬١ْ ‫ٕه َش‬ ِ َ‫َب أَث‬٠]
ِ ‫ُج‬٠ ‫ َال‬َٚ ‫َ ْغ َّ ُـ‬٠ ‫ذ ٌِ َُ رَ ْقجُ ُذ َِب َال‬
"O babai im! Përse po adhuron atë që as degjon, as shikon dhe
nuk të bën dobi në asgjë"
Atëherë teuhidi i adhurimit e ai është teuhidi Uluhije përmban
teuhidin Rububije dhe El Esma ue Sifat.
(Fikh el ibadat Shejh Ibn El Uthejmin)
Përktheu Jusuf Kapidani

11 -Temë në falënderimin e së mirës


4803 - Na ka treguar Muslim ibën Ibrahim, na ka kallzuar
ErRabië ibën Muslim, nga Muhamed ibën Zijad, nga Ebu
Hurejrah, nga Pejgamberi -sal-laAllahu alejhi ue sel-lem- I cili
ka thënë:
" ‫شىش إٌبط‬٠ ‫شىش هللا ِٓ ال‬٠ ‫"ال‬
"Nuk e falënderon Allahun kush nuk falënderon njerëzit"
11- Temë në falënderimin e së mirës (El maaruf)
Është emër I përgjthshëm I çdo gjëje që njihet prej bindjes së
Allahut, afrimit tek Ai e bamirësisë ndaj njerëzve.
4803- ( Nuk e falënderon Allahun kush nuk falënderon njerëzit
):
Hatabiu thotë: Kjo shpjegohet në dy këndvështrime; i pari, që
kush e ka natyrë dhe zakon mohimin e mirësive të njerëzve dhe
mosfalënderimin e të mirave të tyre gjithashtu e ka zakon
mohimin e mirësive të Allahut të Lartësuar dhe mos kryerjen e
shukrit (falënderimit, lavdërimit) ndaj Tij.
Këndvështrimi tjetër: që Allahu nuk pranon shukrin e robit për
bamirësinë e Tij tek ai nëse robi nuk falënderon bamirësinë e
njerëzve dhe mohon të mirat e tyre për shkak të lidhjes së këtyre
dy çështjeve me njëra tjetrën. Mbaroi fjala e tij.
El Mundhirij thotë: E ka nxerrë Et Tirmidhij dhe tha sahih.
(Marrë nga libri Aunul Maabud Sherh Sunen Ebu Daud I Shejh
Ebu Abdurrahman El Adhim Abadi. Kapitulli I edukatave, tema
në falënderimin e së mirës, hadithi 4803 )
Përktheu Jusuf Kapidani

Nga El Hakem ibën Umejr ka thënë: Ka thënë I Dërguari I


Allahut - sal-laAllahu alejhi ue sel-lem -:
ٌَٗ ‫ا‬ٛ‫ا فبدف‬ٚ‫ فإ ِ ْْ ٌَ ُْ رَ ِج ُذ‬، ُُٖٛ‫فاب فىبفِئ‬ٚ‫ ُى ُْ ِقش‬١ٌ‫ إ‬َٝ‫َِ ْٓ أَر‬
"Kush vjen tek ju me një të mirë shpërblejani, e nëse nuk gjeni
lutuni për të"
ٞٚ‫اٌشا‬
ٌٟ‫ش اٌثّب‬١ّ‫اٌذىُ ثٓ ف‬
‫اٌّذذس‬:
:‫خًلصخ دىُ اٌّذذس‬5937 :ُ‫ اٌشل‬ٚ‫ اٌنفذخ أ‬- ‫خ اٌجبِـ‬١‫ صذ‬:‫ اٌّنذس‬- ٟٔ‫ااٌجب‬
‫خ‬١‫صذ‬
Nga Aishja nëna e besimtarëve transmetohet se ka thënë
- ‫ب‬ٙ١ٍ‫تُ ف‬١ِ‫ُث‬٠ٚ َ‫َّخ‬٠‫ذ‬ٌٙ‫َ ْمجَ ًُ ا‬٠ َُ ٍَّ‫ع‬ٚ ِٗ ١ٍ‫ هللاُ ف‬ٍَّٝ‫ ُي هللاِ ص‬ٛ‫ وبْ سع‬.
I Dërguari I Allahut - sal-laAllahu alejhi ue sel-lem - ka qenë që
e pranonte dhuratën dhe shpërblente për të
ٞٚ‫اٌشا‬:
ٓ١ِٕ ٌّ‫فبئشخ أَ ا‬
‫اٌّذذس‬:
2585 :ُ‫ اٌشل‬ٚ‫ اٌنفذخ أ‬- ٞ‫خ اٌجخبس‬١‫ صذ‬:‫ اٌّنذس‬- ٞ‫اٌجخبس‬
Nga Usama ibën Zejd ka thënë: Ka thënë I dërguari I Allahut -
sal-laAllahu alejhi ue sel-lem -:
- ‫ اٌثَّٕب ِء‬ٟ‫شاا فمذ أثٍ َل ف‬١‫هللاُ خ‬
َّ ‫جضان‬
َ : ِٗ ٍِ‫فمبي ٌفبف‬ ٌ
َ ‫و‬ٚ‫ِقش‬ ِٗ ١ٌ‫صِٕ َـ إ‬
ُ َِٓ
"Kujt I bëhet ndonjë e mirë e I thotë vepruesit të saj Allahu të
shpërbleftë me të mira e ka arritur cakun në lëvdatë
(falënderim)"
ٞٚ‫اٌشا‬:
‫ذ‬٠‫أعبِخ ثٓ ص‬
‫اٌّذذس‬:
ُ‫خًلصخ دى‬2035 :ُ‫ اٌشل‬ٚ‫ اٌنفذخ أ‬- ٞ‫خ اٌزشِز‬١‫ صذ‬:‫ اٌّنذس‬- ٟٔ‫ااٌجب‬
‫خ‬١‫ صذ‬:‫اٌّذذس‬
Përktheu Jusuf Kapidani

Thotë Hasan El Basri në shpjegimin e ajetit:


ِ ‫ ْاٌ ُّ ْ َِِٕب‬َٚ ٓ١
{ ُ‫ُ ُْ َف َزاة‬ٌََٙٚ َُ ََّٕٙ‫ُ ُْ َف َزاةُ َج‬ٍََٙ‫ا ف‬ُٛ‫ث‬ُٛ‫َز‬٠ ُْ ٌَ َُّ ُ‫د ث‬ َ ِِِٕ ْ ُّ ٌ‫ا ْا‬َُٕٛ‫ٓ فَز‬٠
َ ‫إِ َّْ اٌَّ ِز‬
10 : ‫ج‬ٚ‫ك} [اٌجش‬٠ ِ ‫] ْاٌ َذ ِش‬
"Është e sigurt se ata që I sprovuan (I dogjën) besimtarët dhe
besimtaret e nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehenemit dhe
dënimin e djegjes"(Buruxh:10)
Shikoni tek kjo gjërësi mirësie, falje e bujarie të pa masë vranë
eulijatë dhe njerëzit e Tij të bindur dhe Ai I thërret në pendim e
falje.
Tefsir ibën Kethir
Përktheu Jusuf Kapidani.

You might also like