You are on page 1of 4

Projekt

Tema: Këngëtari ose grupi muzikor i


preferuar
Shkolla:
Klasa: 9
Lënda: Muzikë
Tremujori 2
Punoi:
Pranoi:
Biografia e artistit
Marshall Bruce Mathers III (I lindur ne 17 tetor, 1972), njohur profesionalisht is Eminem(ndonëherë i
stilizuar si EMINƎM) është një reper, kompozitor, producent . Eminem fitoi famë menjëherë në 1999 me
daljen e albumit kryesor të tij “The Slim Shady LP”, me të cilin fitoi dhe çmimin për Rap Albumin më të
mirë në Grammy Awards (Viti 2000). Albumi i radhës, The Marshall Mathers LP, ishte albumi më shpejt i
shitur në historinë e Shteteve të Bashkuara.(1,7 million kopje të shitura në një javë) Ky i fundit e rriti
famën e Eminem-it dhe produksionit të tij, Shady Records, dhe grupit te tij D12.
Albumi "The Marshall Mathers LP" dhe albumi i tij i katërt "The Eminem Show" fituan gjithashtu çmimin
Grammy për Rap Albumin më të mirë, duke e bërë Eminemin artistin e parë që fiton këtë çmim tre herë
radhazi, gjë për të cilën Eminemi zë një vend në librin "Guinness World Records". Në vitin 2002, ai fitoi
"Academy Award for Best Original Song" (Academy Awards për këngën origjinale më të mirë) me këngën
"Lose Yourself", e cila njëkohësisht është edhe single-i i filmit ‘8 Mile’, film ky i cili rrëfen për jetën e
Artistit në fjalë. "Lose Yourself" u bë kënga #1 e llojit rap për kohën më të gjatë. Pas turneut në vitin 2005,
Eminem vazhdoi një pauzë. Albumi i fundit që kishte nxjerrë ishte Encore në vitin 2004. Viti 2009 Shënoi
kthimin e tij në Skenë, me albumin e tij ‘Relapse’. Eminem është artisti më i shitur i dekadës së fundit
1999 – 2009, duke thyer një rekord shitjesh me mbi 80 milion albume në mbare botën, me mbi 45 milion
kopje të shitura vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ai është një nga më të artistët më të shitur në bote. Eminem
është vlerësuar nga revista "Rolling Stone" si një nga "100 Artistët Më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave"
si dhe "Artisti i Dekadës" po nga e njëjta revistë. Revista Vibe e nderoi atë me titullin "Reperi më i mirë i
të gjitha kohërave" në vitin 2008Kënga single "Rap God" nga albumi "The Marshall Mathers LP 2" hyri në
librin e rekordeve botërore "Guinness World Records" për hit këngën e cila kishte më shume fjalë në tekst,
me rreth 1600 fjalë, dhe në pjesën ku Slim Shady thotë 100 fjalë për 14 sekonda, që i bie 6,45 fjalë për
sekondë në pjesën "Supersonic Speed". Albumi i ardhshëm i Eminem - Shady XV do të dilte në treg me 24
nëntor 2014, në bashkëpunim me Shady Records, (Eminem, Slaughterhouse and Yelawolf).Në 31 gusht
2018 Eminem nxori ne treg KAMIKAZE i cili eshte tashme albumi me i shitur i 2018.Ne album rreperi i
ka ber diss disa prej rreperave te brezit te ri ose ndryshe MUMBLE RAPPERS qe sipas tij ata po e
shkaterrojne rrepin. Pas 2 vitesh pauzë Eminem u rikthye me albumin e tij më të fundit në Janar 2020 që
quhet "Music to be Murdered by" album ky që bëri debutimin më të madh në 2020. Në këtë album me
këngën single "Godzilla" Eminem the sërish një rekord për shpejtësinë supersonike të tij ku ai këndoi me
një shpejtësi prej "11.3 rrokjesh në sekondë"
Jeta e hershme e artisit

Marshall Bruce Mathers i treti u lind më 17 tetor të 1972 në Shën Josef Misuri.Ai është fëmija i
vetëm i Marshall Bruce Mathers Junior dhe Debora Nelson. Debi ishte vetëm 14 kur ajo takoi
Bruce-in 18 vjeçar dhe për pak vdiq gjatv lindjes 73 orëshe të të voglit. Prindërit e tij ishin në një
bandv të quajtur Daddy Warbucks, përpara se mardhënia e tyre të kthehej në pluhur. Bruci e la
familjen pak pasi ata u zhvendosën në Kaliforni. Nga lidhje të tjera, Bruce pati dy fëmijë të tjerë,
Majkell dhe Sara, ndërsa Debbi një djalë të quajtur Natan Kejn Nejt Samara.Gjatv fëmijërisë,
Eminem dhe Debi lëvizvn mes Misurit dhe Michiganit, duke ndenjur rrallë në një shtëpi për me
shumë se një vit ose dy dhe me shumë te të afërmit e tyre. Në Misuri ata jetuan në qytete të
ndryshme duke përfshirë Shen Josef, Savana, Kansas, deri sa u vendosen perfundimisht në
Warren Michigan kur Eminem ishte 11 vjeç. Si adoleshent, ai i shkruante letra babait e tij. Sipas
mamasë së tij, të gjitha këto "i ktheheshin dërguesit". Shokët dhe shoqëria e përcaktonin Eminem
si një fëmijë të lumtur por "pak të vetmuar" që shpesh ngacmohej nga nxënësit e tjerë. Njëherë
një djalë me emrin Deangelo Bailey, e rrahu Eminemin aq keq sa ai pësoi një çarje të madhe në
kokë. Kështu Debi e hodhi në gjygj shkollën në 1982 por çështja u mbyll vitin tjetër.

Eminemi shpenzoi shumicën e viteve të tij të shkollës në një klasë me njerëz me ngjyrë në lagjet e
Detroitit. Debi dhe djali i saj ishin një nga tre të bardhët që jetonin në atë bllok, dhe Eminemit i
është dashur të përballet dhe të rrihet nga Afro-Amerikanët disa herë. Si femijë, Eminemi zhvilloi
një interes në tregimin e historive dhe donte të bëhej një shkrimtar librash komike, përpara se të
zbulonte hip-hopin. Eminemi dëgjoi këngën e parë rrep Reckless të Ice-T në moshën nëntë
vjecare në albumin "Breakin", të cilin e mori si dhuratë nga gjysmë vellai i Debit, Ronald
Polikinghorn. Roni kryeu vetëvrasje 10 vjet më vonë. Humbja ndikoi aq shumë te Eminem saqë ai
nuk fliste për disa ditë dhe rrinte tek varri i tij. Jeta e tij në shtëpi ishte shumë e paqëndrueshme
dhe Eminem disa herë zihej me nënën e tij, e cila ishte përshkruar një herë nga një psikolog sikur
kishte një personalitet shumë të dyshimtë dhe paranojak“.Debi iu kundërpergjigj cdo mendimi që
ajo nuk ishte mamaje ideale për Eminem kur i biri u bë i famshëm, duke thënë se ajo ishte
përgjegjëse për suksesin e tij.Në 1987, Debi lejoi Kim Skot të rrinte në shtëpine e tyre ; disa vjet
më vonë Eminem dhe Kim do të kalonin në një mardhënie të lëkundur. Pasi kaloi tre vjet në
klasën e 9 si pasojv e notave të tij të këqija, ai e la shkollvn e mesme Linkoln në moshën 17-
vjecare.Gjithsesi ai ishte shumë i interesuar në Anglisht dhe në literature, duke lënë pas dore
matematikën dhe lëndët e tjera. Ai ka punuar në punë të ndryshme për të ndihmuar mamanë e tij
të paguante faturat. Kur ajo ikte për të luajtur Bingo, Eminem e ngrinte zërin e majtofonit në
maksimum dhe shkruante tekste.

Në moshën 14-vjeçare, ai filloi të bënte rrep me shokun e tij të shkollës Mike Ruby, duke mbajtur
emrat Manix Dhe M&M, e cila më vonë u shndërrua në Eminem.Eminem u rrit dhe ishte gati për
të provuar aftësite e tij në lagjen Osborn, me shokun e tij Proof për beteja rap-i.Të shtunave, dy
shokët merrnin pjesë në garën e Hip HOP Shop, e cila ndodhej në West 7 Mile.Kjo pikë
konsiderohej si tabani i skenvs së rrepit në Detroit.Duke u munduar të tërhiqte vëmendje në
indrustinë "e zezë“ ai mori audiencë të hip hopit Underground.Që të vendoste strofa të bukura,
Eminem donte të rimonte cdo fjalë ndaj shkruante fjalë dhe shprehje të mëdha kudo, sipër
poshtë dhe në çdo cep të fletës.Edhe pse gjërat zakonisht dukeshin pa kuptim, stërvitja e
ndihmoi atë të përmiresohej.Duke u bazuar nv ritjen e profilit dhe reputacionit të tij, ai iu bashkua
disa grupeve të rrepit.I pari ishte New Jacks, dhe pasi e përjashtuan ai iu bashkua Soul Intent, që
lëshoi një single në 1995.Single ishte edhe me proofin, dhe dy rreperat iu bashkuan D12, një grup
me 6 veta.
Eminem u lançua me një këngë të papërfunduar në label-in e DR DRE. Pasi DRE vuri retalentin e
pamasë të Eminem, ai vendosi të firmoste kontratën me të.Eminem regjistroi dy albumet e tij të
para INFINITE dhe THE SLIM SHADY LP, e çuan rreperin nga detroiti drejt suksesit.Në vitin 2000-
02 Eminem arriti kulmin e karrierës së tij me albumet "THE MarshALL MATHERS LP" dhe "THE
EMINEM SHOW".Fama e tij arriti ndërkombëtarizimin.

Gjatë viteve 2004 2009 Eminem pati çaste depresive të cilat u pasqyruan në albumin e tij
"Relapse". Për shkak të problemeve të tij me drogat dhe pas vdekjes se mikut te tij me te ngushte
Proof, ai u mundua disa herë të vriste veten por kurrë nuk e çoi deri në fund. Sot Eminem është
absolutisht një nga rreperat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Me 10 albume të suksesshme
dhe mbi 90 milion albume të shitura në mbare botën, Eminem akoma i çmend fansat e tij sa her
del me ndonjë kengë.Albumi i tij i fundit i lançuar në nëntor të 2013 i quajtur THE MarshALL
MATHERS LP 2, është me të vertet albumi që çdo fans e priste

You might also like