You are on page 1of 75

Imam Hafidh ibën Ahmed ibën Ali el-Hakemi

Allahu e mëshiroftë

Shpjegimi i poezisë el-Heijjeh


në lidhje me asketizmin, frikën dhe shpresën

Komentim i Shejkhut të nderuar:

Abdurr-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Bedër

Dituria e Dobishme
Titulli orgjinal: ‫شرح القصيدة الهائية في الزهد و الترغيب و الترهيب‬

Titulli në shqip: Shpjegimi i poezisë el-Heijjeh në lidhje me


asketizmin, frikën dhe shpresën.

Autor: Imam Hafidh ibën Ahmed ibën Ali el-Hakemi - Allahu e


mëshiroftë - .

Komentuesi: Shejkh Abdurr-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Bedër.

Përkthyes: Spartak Ejjub Spahija

Botuesi: Dituria e Dobishme

Mail: dituriaedobishme@gmail.com

Website: www.dituriaedobishme.com

2
Parathënie
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotë.

Të gjitha falenderimet dhe lavdërimet i përkasin vetëm Allahut.


Vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë,
udhëzim dhe falje. Ne kërkojmë strehim tek Allahu prej sherrit të
vetvetëve tona dhe prej të keqes së veprave tona.

Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbas, kurse atë që


Allahu e shpie në humbje nuk ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk
meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, Një të Vetëm, e të
paortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij -
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - .

Më pas:

Përpara nesh kemi një poezi të dobishme të dijetarit të madh, Imam


Hafidh ibën Ahmed ibën Ali el-Hakemi, i cili është i shquar për
librat e tij të bukur dhe për cilësinë e lartë të poezive shkencore të
shumëllojshme në temat e sheriatit, për shkak se këto libra
përmbajnë dituri madhështore, vertetime të dobishme, argumentime
të mira, rënditje të bukura, shprehje të qarta, dhe këshilla të pastra
nga një imam ambicioz.

Prej këtyre poezive që ai ka shkruajtur është poezia el-Heijjeh, e


cila ka lidhje me një temë të lartë e të rëndësishme të diturisë. Kjo
temë ka lidhje me asketizmin në këtë botë; ka lidhje me
paralajmërimin prej mashtrimit të saj, prej të dhënit pas saj, dhe prej
të qenit kjo botë pikësynimi dhe gjëja më e rëndësishme e njeriut,
sepse, nëse njeriu është në gjendje të tillë, kjo botë ka për ta dëmtuar
shumë rëndë atë; dhe pikërisht kjo botë ka për të qenë motivi i

3
shkatërrimit të tij dhe i privimit prej mirësisë. Poeti e ka shkruajtur
këtë poezi shumë bukur e shumë mirë, sepse poezia, megjithëse
është e shkurtër, ajo ka përmbledhur mirësi të shumta e dobi të
mëdhaja.

Dijetarët, sikurse Imam Ahmedi, ibën Mubaraku, Uekia, Hannad


ibën es-Serri, dhe të tjerë përveç tyre, kanë shkruajtur libra të
dobishëm në lidhje me këtë temë. Kërkuesi i diturisë ka nevojë të
lexojë atë që kanë shkruajtur dijetarët në lidhje me këtë temë, me
qëllim që të pastrohet vetja e tij, që të drejtohet zemra e tij, që të
përmirësohet gjendja e tij dhe që mos të mashtrohet prej kësaj bote.

Gjithashtu, dëshiroja të tregoja se Shejkh Zejd bin Muhammed bin


Hadi el-Medkhali - Allahu e mëshiroftë - ka një shpjegim për këtë
poezi me titull: ‘Komente të shndritshme për poezinë el-Heijjeh’. Ai
libër ka dobi të bekuara dhe është i mjaftueshëm për sqarimin e
domethënieve madhështore që përmban kjo poezi. Ai libër është
botuar dhe është në qarkullim.

Unë e lus Allahun që ta bëjë të madhe dobinë e këtij shpjegimi dhe


të shpjegimit tim. Me të vërtetë Ai është Posedues i suksesit dhe Ai
është paortak.1

Shkroi: Abdurr-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Bedër

1
[Komentuesi]: Origjina e kësaj broshure është ligjërata që kam mbajtur në
xhaminë Aishe Abdullah el-Meharri, në rajonin el-Musail të shtetit të
Kuvajtit. Këto mësime janë mbajtur në tre mexhlise, duke filluar nga dita e
enjte që përkon me datën 28/2/1437H. Kjo mikpritje është organizuar nga
Zyra e Çështjeve Teknike, të Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Islame.
Unë kam bërë disa ndryshime, disa shtesa dhe disa përmirësime në të.
Allahu e shpërbleftë me të mira imamin e kësaj xhamie, Khalid el-Kanderi,
për mundin dhe përpjeket e tij që të nxirren këto mësime në libër të botuar.
Dhe vetëm Allahu është dhënësi i suksesit.

4
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotë.

[1] Ç'lidhje kam unë me dynjan, ndërkohë që ajo s'është objektivi


im, as pikësynimi im, as nuk jam unë për të,

[2] as jam i dashuruar pas saj, as pas udhëheqes së saj, ngase e


neveritshme dhe e shëmtuar është gjendja e saj.

Shpjegimi

Poeti e ka filluar këtë poezi me këtë varg, duke sqaruar se kjo botë
nuk e ka skllavëruar zemrën e tij, se ajo nuk e ka mbizotëruar
shpirtin e tij, sikurse është gjendja e shumë njerëzve. Këtë fjalë e
thotë vetëm ai që e ka kuptuar gjendjen e kësaj bote dhe ka kuptuar
gjërat që ka në të prej mashtrimit në masë, bukurisë së përkohshme
dhe kënaqësisë kalimtare.

Një fjalë e tillë është vërtetuar nga Pejgamberi - shpëtimi dhe


lavdërimi i Allahut qoftë me të - prej hadithit të ibën Abbasit -
Allahu qoftë i kënaqur me të - se një ditë, Umeri hyri në shtëpinë e të
Dërguarit të Allahut ‫ ﷺ‬ndërkohë që ai ishte shtrirë mbi një hasër dhe
ajo i kishte lënë shenjë në krahun e tij. Ai i tha: “O Pejgamber i
Allahut, sikur të marrësh një shtrat më komod se sa kjo hasër (do
ishte më mirë për ty)!” Ndërsa ai ‫ ﷺ‬tha:

‫ش َج َرة‬ َ َ ‫ فَا ْست‬،‫صائِف‬


َ َ‫ظ َل تَحْ ت‬ َ ‫ار فِي َي ْوم‬
َ ‫س‬َ ‫ ِإ َّل ك ََراكِب‬،‫" َما لِي َولِلدُّ ْن َيا ؟ َما َمث َلِي َو َمثَل الدُّ ْن َيا‬
".‫ ث َم َرا َح َوت ََر َك َها‬،‫عة مِ ْن نَ َهار‬ َ ‫سا‬ َ

“Çfare lidhje kam unë me dynjanë?! Shembulli im me shembullin e


kësaj bote është si shembulli i një udhëtari që ecën në një ditë të

5
nxehtë, më pas pushon nën hijen e një peme për një çast të ditës, më
pas ai largohet prej saj dhe e braktis atë” 2

Kjo është gjendja e robit në këtë botë, gjendja e qëndrimit të tij dhe
e shijimit të kënaqësive të saj. Ai është si shembulli i një njeriu që
pushoi nën hijen e një peme, më pas ikën dhe e braktis atë. Pra, pse
kjo botë të mbizotërojë zemrën e njeriut dhe pse ajo të sundojë
kujdesin e tij?! Pse të jetë kjo botë kufiri i diturisë së tij?! Pse të jetë
kjo botë pikësynimi i tij, ndërkohë që ky është shembulli i saj?

Fjala e tij: “ndërkohë që ajo s'është objektivi im” - Domethënë:


Objektivi im dhe dëshira ime është Bota Tjetër. Pikërisht ky është
pikësynimi im.

Fjala e tij: “as pikësynimi im” - Domethënë: Kjo botë nuk ka


mbizotëruar synimin tim, por synimi im është dedikuar për arritjen e
Kënaqësisë së Allahut të Plotëfuqishëm dhe për fitoren e gradave të
larta në Botën Tjetër.

Fjala e tij: “as jam i dashuruar pas saj” - Domethënë: Unë nuk
anoj kah ajo; nuk gëzohem me të; nuk kam dëshirë të madhe për këtë
botë, për bukurinë e saj dhe për udhëheqjen e saj. Për të gjitha këto,
unë nuk kam ndonjë dëshirë të madhe, as ndonjë synim.

Autori - Allahu e mëshiroftë - ka treguar në këto dy vargje se si


gjendja e muslimanit të çiltër duhet të jetë në raport me këtë botë, se
ai nuk duhet të mashtrohet me kënaqësinë kalimtare, me bukurinë e
saj të paqëndrueshme dhe me shkëlqimin e saj të përkohëshëm, sepse
çdo gëzimi dhe shëndeti; çdo pasurie dhe kënaqësie, patjetër do t'i
vijë fundi një ditë.

2
Transmeton Ahmedi në ‘el-Musned’ nr. 2744, dhe e ka saktësuar Shejkh
Albani në ‘es-Silsileh es-Sahihah’ nr. 439.

6
Nuk duhet të kuptohet prej kësaj se njeriu duhet të lërë kërkimin e
bazave jetësore të kësaj bote. Nuk duhet të kuptohet se ai duhet të
lërë rriskën, banesën, veshjen dhe pastaj të rrijë i varur nga të tjerët.
Përkundrazi, muslimanin nuk e dëmton puna dhe fitimi i pasurisë,
edhe nëse ai arrin një shumë të madhe prej pasurisë. Jo. Ajo e
dëmton atë vetëm në rast se kjo botë është pikësynimi dhe kufiri i
diturisë së tij. Prandaj, ka ardhur në hadith nga Pejgamberi ‫ ﷺ‬se ai
thoshte në lutjen e tij:

".‫ َو َّل َم ْب َل َغ ع ِْلمِ نَا‬،‫"و َّل تَجْ عَ ِل الدُّ ْن َيا أ َ ْك َب َر ه َِمنَا‬


َ

“...dhe mos na e bëj dynjanë të jetë qëllimi ynë më i madh dhe as


kulmi i diturisë sonë...”3

Gjithashtu, nuk i bënë dëm atij që t’i kushtojë vëmendje dynjasë në


mënyrë që ai t’i lërë fëmijët e tij të pasur dhe në mënyrë që ai të
arrijë interesat dhe furnizimet e tyre, sikurse ka ardhur në hadith:

َ ‫" ِإنَكَ أ َ ْن تَذَ َر َو َرثَتَكَ أ َ ْغنِيَا َء َخيْر مِ ْن أ َ ْن تَذَ َره ْم‬


َ َ‫عالَة يَت َ َكفَفونَ الن‬
".‫اس‬

“Është më mirë për ty që ti t’i lësh të pasur trashëgimtarët e tu se


sa t’i lësh nevojtarë duke lypur prej njerëzve.”4

Temat e asketizmit në këtë botë, nëse nuk kuptohen ashtu siç


duhen, mundet ta çojnë njeriun në një lloj devijimi dhe kundërshtimi
të ligjit të Allahut të Lartësuar nga çdo e metë.

Thënë shkurt, njeriu duhet të njohë realitetin e kësaj bote,


poshtërsinë e saj, përkohësinë e saj, se ajo dhe çka në të janë të

3
Transmeton Tirmidhiu në ‘el-Xhamiu’ nr. 3502, dhe e ka bërë hasen
Shejkh Albani në ‘el-Kelimu et-Tajjib’ nr. 226.
4
Transmeton Bukhariu nr. 1295; dhe Muslimi nr. 1628.

7
mallkuara, përveç të mirës, përmendjes së Allahut, veprës së mirë
dhe adhurimit të Allahut, sikurse ka ardhur në hadith:

."‫عالِم أ َ ْو مت َ َعلِم‬ َ ‫ ِإ َّل ِذ ْكر‬،‫ َم ْلعون َما فِي َها‬،‫"أ َ َّل ِإ َن الدُّ ْن َيا َم ْلعونَة‬
َ ‫ َو‬،‫ َو َما َو َاّله‬،ِ‫َّللا‬

“Kjo botë dhe çka në të është e mallkuar, përveç përmendjes së


Allahut, asaj që do Ai, dijetarit, dhe atij që mëson diturinë."”5

“Pra, kjo botë realisht nuk qortohet, por qortimi i drejtohet veprës
së robit në të. Ajo realisht është urë dhe rrugë për në Xhenet apo për
në Zjarrë. Mirëpo, duke qenë se në këtë botë mbizotëron epshi,
kënaqësia, shkujdesi, largimi nga Allahu dhe Bota Tjetër - duke qenë
se kryesisht kështu janë banorët e kësaj bote dhe duke qenë se këto
dominuan emrin e saj - prandaj kjo botë ka një emër të qortuar kur
përmendet në përgjithësi, përndryshe, ajo është vendi ku ndërtohet
Bota Tjetër; ajo është toka ku punohet për Botën Tjetër; nga kjo botë
merret fitimi i Xhenetit; në këtë botë, shpirtrat kanë fituar: besimin,
njohjen e Allahut, dashurinë e Tij, përmendjen e Tij dhe kërkimin e
Kënaqësisë së Tij. Jetën më të mirë që kanë arritur banorët e
Xhenetit në Xhenet, e kanë arritur nëpërmjet asaj që kanë mbjellur
në këtë botë.

Mjafton si lavdërim për të, fakti se miqtë e Allahut kanë arritur në


të gëzimin e syrit, lumturinë e zemrës, shkëlqimin e vetes dhe
kënaqësinë e shpirtit. Ata kanë arritur në të kënaqësinë e cila nuk
ngjason me asnjëlloj kënaqësie tjetër. Ata kanë arritur në të kënaqësi
me përmendjen e Tij, njohjen e Tij, dashurinë e Tij, adhurimin e Tij,
mbështetjen tek Ai, pendimin tek Ai, prehjen tek Ai, gëzimin për
shkak të afrimin tek Ai, përuljen ndaj Tij, kënaqësinë e të folurit me
Të, kënaqësinë e të përkushtuarit për Të dhe kënaqësinë e të

5
Transmeton Tirmidhiu nr. 2322; ibën Maxheh nr. 4122 dhe e ka bërë
hasen Shejkh Albani në ‘Sahihut Tergib’ 71.

8
angazhuarit vetëm me Të. Në të gjendet shpallja, udhëzimi, shpirti
dhe fjala e Allahut, të cilën Ai e ka zbritur me urdhërin e Tij te ai që
ka përzgjedhur Vet prej robërve të Tij.”6

6
‘Uddetus Sabirin ue Dhekhiratush Shekirin’ fq. 331.

9
[3] Ajo është banesa e brengës, e pikëllimit dhe e mundimit.
Shumë shpejtë është mbarimi i saj dhe shumë afër është fundi i saj.

[4] Lehtësimet e saj janë vështirësi, ndërsa gëzimet e saj janë


pikëlluese. Fitimet e saj janë humbje, ndërsa e përsosura e saj është
e mangët.

[5] Kur të bënë të qeshësh, të bën të qash. Nëse ndonjë injorant


dëshiron të lidhet me të, atëherë ai shumë shpejt ndahet prej lidhjes
së saj.

Shpjegimi

Poeti - Allahu e mëshiroftë - po sqaron në këto vargje gjendjen e


kësaj bote dhe gjendjen e njerëzve në të.

Fjala e tij: “banesa e brengës, e pikëllimit dhe e mundimit” - Këto


gjëra patjetër që do t’u ndodhin njerëzve, pavarësisht nëse atyre u
janë dhënë në të pasuri, udhëheqje dhe pozita. Ata nuk mundet të
shpëtojnë prej këtyre gjërave, ngase, pavarësisht se ajo të bënë të
qeshësh pak, mirëpo ajo të bënë të qash shumë; pavarësisht se ajo të
gëzon pak, mirëpo ajo të pikëllon shumë. Nuk ka shtëpi që të
mbushet me gëzime, veçse mbushet me pikëllime.

Ilaçi i brengës dhe i shqetësimit është përmendja e Allahut,


adhurimi i Tij, strehimi tek Ai, përkushtimi në bindjen ndaj Tij,
leximi i Kuranit dhe besimi në caktimin dhe vendimin e Allahut,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

10
:‫ال نحل‬ ‫ﱡﭐ ﱷ ﱸ ﱹ ﱺ ﱻ ﱼ ﱽ ﱾ ﱿ ﲀ ﲁ ﲂﲃﱠ‬
٩٧

“Kushdo që punon të drejtën e të mirën, burrë a grua qoftë,


duke qenë besimtarë i vërtetë, sigurisht që Ne do t’i dhurojmë
atij jetë të mirë...” [Surja Nahl, 97] Domethënë: Ai do të jetë i
lumtur dhe i qetë në këtë botë.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

‫ﱡﭐﲺﲻﲼﲽ ﲾ ﲿﳀﳁﱠ ط‬
١٢٣ :‫ه‬

“...kushdo që ndjek Udhëzimin Tim, nuk do të humb e as nuk


do të bjerë në mjerim.” [Surja Taha, 123]

Prandaj, është vërtetuar nga Pejgamberi ynë ‫ ﷺ‬se ai ka thënë:

‫َاصيَتِي‬ِ ‫ ن‬، َ‫ ابْن أ َ َمتِك‬، َ‫ع ْبدِك‬ َ ‫ َوابْن‬، َ‫عبْدك‬َ ‫ اللَه َم إِنِي‬: ‫صابَه هَم َو َحزَ ن‬ َ َ ‫ط إِذَا أ‬ُّ َ‫عبْد ق‬َ ‫" َما قَا َل‬
‫ أ َ ْو‬، َ‫سك‬ َ َ‫ أ َ ْسأَلكَ ِبك ِل اسْم ه َو لَك‬، َ‫ضاؤك‬
َ ‫س َميْتَ ِب ِه نَ ْف‬ َ َ‫ي ق‬ َ ِ‫عدْل ف‬ َ ، َ‫ي ح ْكمك‬ َ ِ‫ َماض ف‬، َ‫ِب َيدِك‬
َ
‫ أ ْن تَجْ عَ َل‬، َ‫ب ِع ْندَك‬ ْ ْ ْ َ ْ َ َ
ِ ‫ أ ِو ا ْست َأث َ ْرتَ بِ ِه فِي عِل ِم الغَ ْي‬، َ‫عل ْمت َه أ َحدا مِ ْن خَلقِك‬َ ‫ أ ْو‬، َ‫أ َ ْنزَ ْلت َه فِي ِكت َابِك‬
َ
‫ع َز َو َج َل‬ َ ‫َّللا‬َ ‫َب‬ َ ‫ إِ َّل أ َ ْذه‬.‫َاب ه َِمي‬
َ ‫ َوذَه‬،‫ َو ِج ََل َء ح ْزنِي‬،‫صد ِْري‬ َ ‫ور‬ َ ‫ َون‬،‫ْالق ْرآنَ َربِي َع قَ ْلبِي‬
." ‫ َوأ َ ْبدَلَه َم َكانَ ح ْزنِ ِه فَ َرحا‬،‫َه َمه‬

“Nuk ka rob që thotë pasi ta kapi pikëllimi: ‘O Allah, unë jam robi
Yt, biri i robit Tënd, biri i robëreshës Tënde! Qenia ime është në
Dorën Tënde! Vendimi Yt mbi mua sigurisht që ndodh! Të drejta
janë të gjithë caktimet e Tua për mua! Po të drejtohem me të gjithë
Emrat e Tu, me të cilët e ke emërtuar Veten, apo të cilët i ke shpallur
në Librin Tënd, apo të cilët ia ke mësuar ndonjërit prej krijesave të
Tua, apo të cilët i ke ruajtur në Dijen Tënde të fshehtë: që ta bësh
Kuranin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të

11
trishtimit tim dhe heqës të ankthit tim!’ - veçse Allahu ia largon atij
brengën që kishte dhe ia zëvendëson pikëllimin e tij me gëzim.”

Ata thanë: “O i Dërguar i Allahut, a duhet që ne t’i mësojmë këto


fjalë?” Ndërsa ai tha:

".‫سمِ َعه َن أ َ ْن َيت َ َعلَ َمه َن‬


َ ‫ َي ْن َبغِي ِل َم ْن‬،‫"أ َ َج ْل‬

“Po. Ai që i dëgjon këto fjalë duhet që t’i mësojë ato.”7

Këto çështje që janë përmendur në hadith, si: besimi i saktë, besimi


në caktimin e Allahut, njohja e Allahut, njohja e Emrave dhe e
Cilësive të Tij, lutja e Allahut me to, po ashtu, përkujdesi me
Kuranin dhe kërkimi i shërimit nëpërmjet tij, dhe gjërat e tjera që
kanë ardhur në hadith, - janë shërim për brengat dhe shqetësimet.

Fjala e tij: “Shumë shpejtë është mbarimi i saj dhe shumë afër
është fundi i saj.” - Domethënë: Megjithëse në të ka brenga,
shqetësime, lëndime - “Shumë shpejtë është mbarimi i saj” - shumë
shpejtë mbaron kjo botë.

Prandaj, sado t’i jetë dhënë njeriut në këtë botë prej pozitës,
pasurisë, udhëheqjes dhe të ngjashme me to, veç kur sheh se njerëzit
befasohen me lajmin e vdekjes së tij apo me lajmin e rënies së tij në
varfëri. Pra, ai është ndërmjet dy gjendjeve: ose kjo botë të iki prej
tij, ose ai të iki prej saj, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

٣٤ :‫ﳌ ﳎﳏﳐﳑﳒ ﳓﳔﱠ لق مان‬


‫ﱡﭐﳇﳈﳉﳊﳋ ﳍ‬

7
Transmeton Imam Ahmedi nr. 4318, dhe e ka saktësuar Shejkh Albani në
‘es-Silsileh es-Sahihah’ nr. 199.

12
“Askush nuk e di se ç’do të fitojë e ç’do t’i ndodhë nesër dhe
askush nuk e di se në ç’tokë (ç’vend) do të vdesë.” [Surja Lukman,
34]

Gjithashtu, fundi i gjithë botës është afër, sikurse ka thënë Allahu i


Plotëfuqishëm:

‫ﱊﱌﱍ ﱎﱏﱐﱑﱒ ﱠ‬
‫ﱄ ﱆ ﱇﱈ ﱉ ﱋ‬
‫ﱅ‬ ‫ﭐﱡﭐ ﱁ ﱂ ﱃ‬
٦٣

Të pyesin njerëzit ty për Çastin (e Kijametit). Thuaju: “Dija


për të është vetëm tek Allahu. Dhe ku ta dini? Mundet që Çasti (i
Kijametit) të jetë shumë afër!” [Surja el-Ahzab, 63]

Pra, robi duhet të tregohet i vëmendshëm për gjendjen e kësaj bote


dhe për mbarimin e shpejtë të saj.

Fjala e tij: “Lehtësimet e saj janë vështirësi, ndërsa gëzimet e saj


janë pikëlluese.” Mirësia, lehtësimi dhe shëndeti që është në këtë
botë, ballafaqohet gjithashtu me vështirësi, dëshpërim dhe lëndim.

Vështirësitë dhe lodhjet nuk u ndahen kërkesave të kësaj bote


përpara se ato të arrihen, pasi ato të arrihen, dhe gjatë kohës së
mbledhjes së tyre. Njeriu has shumë vuajtje në këtë botë. Atij nuk i
ikën shqetësimi dhe ankthi, derisa ai të arrijë kërkesën e tij në këtë
botë. Pasi ta ketë arritur atë kërkesë, ai mbetet në frikë dhe ankth se
mos i ikën nga dora e tij. Njeriu, përshembull, nëse dëshiron të blejë
një makinë ose një shtëpi, atëherë ai lodhet dhe hidhet në mendime
për mbledhjen e parave. Kur ai i merr ato dhe kur ato i ka në dorën e
tij, atëherë ai transmferohet në një tjetër shqetësim, e cila është frika
se mos i dëmtohet dhe mos i humbet ajo. Asgjë në këtë botë nuk
shpëton nga këto çështje.

13
Fjala e tij: “Fitimet e saj janë humbje” Kjo është kështu, sepse
gjërat që një njeri i fiton dhe i arrin në këtë botë, shpesh janë në
kurriz të fesë së tij dhe në kurriz të asaj për të cilën është krijuar,
përveç për atë të cilin Allahu i jep sukses dhe e udhëzon për të
bashkuar të mirat e kësaj bote dhe të Botës Tjetër.

Fjala e tij: “ndërsa e përsosura e saj është e mangët.” Përsosja e


dynjasë së dikujt realisht është mangësi, sepse patjetër ajo do t’i
marrë atij diçka nga pjesa e bindjes, adhurimit dhe përkujtimit të
Zotit.

Fjala e tij: “Nëse ndonjë injorant dëshiron të lidhet me të”


Domethënë: Nëse një person dëshiron të lidhet me këtë botë dhe
dëshiron të arrijë kënaqësinë e saj “atëherë ai shumë shpejt ndahet
prej lidhjes së saj” - shumë shpejtë do të mbarojë dhe do të shkëputet
kjo lidhje.

Ibën Kajjim el-Xheuzijjeh - Allahu e mëshiroftë - thotë: “Gëzimi i


kësaj bote është si ëndrra në gjumë, si hija e përkohshme. Nëse ajo të
bënë të qeshësh pak, ajo të bënë të qash shumë. Nëse ajo të gëzon një
ditë, ajo të prish gjithë kohën. Nëse ajo të kënaq pak, ajo të privon
një kohë të gjatë. Ajo nuk e mbush shtëpinë me mirësi, veçse e
mbush atë me lot.

Ibën Mes’udi - Allahu qoftë i kënaqur me të - ka thënë: “Çdo


gëzim e ka një pikëllim. Nuk ka shtëpi që të mbushet me gëzime,
veçse mbushet me pikëllime.”

Ibën Sirini - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Sa herë që ka qeshje,


pas saj ka qajtje.” 8

8
‘Zadul Mead’ vëll. 4 fq. 174-175.

14
[6] Unë i lutem Zotit tim që, me forcën dhe fuqinë e Tij, Ai të bëhet
pengesë ndërmjet meje dhe rrëmbimit të saj.

Shpjegimi

Pasi poeti ka përmendur gjendjen e kësaj bote dhe pasi e ka sqaruar


çështjen e saj, ai u lut me këtë lutje madhështore: “Unë i lutem Zotit
tim që, me forcën dhe fuqinë e Tij, Ai të bëhet pengesë ndërmjet
meje dhe rrëmbimit të saj.” Sa shumë prej krijesave u është
zbukuruar kjo botë saqë i ka mashtruar, i ka rrëmbyer, dhe i ka
shkatërruar?!

Nuk ka shpëtim prej mashtrimit të kësaj bote dhe prej fitnes që i


shkakton ajo njeriut, veçse me kthimin te Allahu dhe kërkimin e
strehimit të Tij prej fitnes së saj, sikurse ka ardhur te sahihu i Imam
Bukhariut - Allahu e mëshiroftë - : ‘Tema: Kërkimi i strehimit prej
fitnes së dynjasë.’ - më pas ka sjellë hadithin e Sa’d ibën Ebi Uekkas
- Allahu qoftë i kënaqur me të - se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ‫ﷺ‬
na i mësonte këto fjalë, ashtu sikurse mësohet shkrimi:

، ‫ َوأَعوذ ِبكَ أ َ ْن ن َردَ ِإلَى أ َ ْرذَ ِل ْالعم ِر‬،‫ َوأَعوذ ِبكَ مِ نَ ْالجب ِْن‬،‫"اللَه َم ِإنِي أَعوذ ِبكَ مِ نَ ْالب ْخ ِل‬
".‫ب ْالقَب ِْر‬ َ ‫َوأَعوذ بِكَ مِ ْن فِتْنَ ِة الدُّ ْنيَا َو‬
ِ ‫عذَا‬

“O Allah! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde prej koprracisë; kërkoj


mbrojtjen Tënde prej të qenit frikacak; kërkoj mbrojtjen Tënde që të
kthehem në moshën më të ulët; kërkoj mbrojtjen Tënde prej fitnes së
dynjasë dhe prej dënimit të varrit.” 9

Prej lutjeve të dobishme është ajo që është vërtetuar nga hadithi i


ibën Umerit - Allahu qoftë i kënaqur me të - se ka thënë: “Rrallë
çohej i Dërguari i Allahut ‫ ﷺ‬nga një tumbim derisa ai të lutej me
këto lutje për shokët e tij:

9
Transmeton Bukhariu nr. 6390.

15
، َ‫عتِكَ َما تبَلِغنَا بِ ِه َجنَتَك‬ َ ‫ َومِ ْن‬، َ‫اصيك‬
َ ‫طا‬ ِ َ‫مِن َخ ْشيَتِكَ َما يَحول بَ ْينَنَا َوبَيْنَ َمع‬ ْ ‫"اللَه َم ا ْق ِس ْم لَنَا‬
،‫ارنَا َوق َوتِنَا َما أَحْ َي ْيتَنَا‬
ِ ‫ص‬ َ ‫ َو َمتِ ْعنَا ِبأ َ ْس َما ِعنَا َوأ َ ْب‬،‫ت الدُّ ْن َيا‬ ِ ‫علَ ْينَا م‬
ِ ‫صي َبا‬ ِ ‫َومِ نَ ْال َيق‬
َ ‫ِين َما ت َه ِون ِب ِه‬
‫ َو َّل تَجْ عَ ْل‬،‫عادَانَا‬ َ ‫علَى َم ْن‬ َ ‫ َوا ْنص ْرنَا‬،‫ظلَ َمنَا‬ َ ‫علَى َم ْن‬ ْ
َ ‫ َواجْ عَ ْل ثَأ َرنَا‬،‫ث مِ نَا‬ َ ‫َواجْ عَ ْله ْال َو ِار‬
‫علَ ْينَا َم ْن َّل‬ َ ‫ِط‬ ْ ‫سل‬َ ‫ َو َّل ت‬،‫ َو َّل َم ْبلَ َغ ع ِْلمِ نَا‬،‫ َو َّل تَجْ عَ ِل الدُّ ْنيَا أ َ ْكبَ َر ه َِمنَا‬،‫صيبَتَنَا فِي دِينِنَا‬ ِ ‫م‬
".‫َي ْر َحمنَا‬

“O Allah!Na ndaj neve një pjesë prej frikës Tënde, aq sa ajo të


bëhet pengesë ndërmjet nesh dhe mëkateve; na ndaj neve një pjesë
prej adhurimit Tënd, aq sa ai të bëhet shkak për të arritur Xhenetin
Tënd; na ndaj neve një pjesë prej besimit të bindshëm, aq sa ajo të
na lehtësojë fatkeqësitë e kësaj bote; na bëj që të përfitojmë prej
dëgjimeve tona, prej shikimeve tona dhe prej fuqisë sonë sa të jemi
gjallë; bëji ato (dëgjimin, shikimin dhe fuqinë) që të vazhdojnë me
ne (në këtë jetë); bëje hakmarrjen tonë të jetë ndaj atij që na bën
padrejtësi ne; na ndihmo kundër atij që na armiqëson neve; mos na e
bëj fatkeqësinë tonë të jetë në fenë tonë; mos na e bëj dynjanë të jetë
synimi ynë më i madh, as kulmin e diturisë sonë; dhe mos na vërë në
pushtet atë që nuk na mëshiron!” 10

Gjithashtu, prej lutjeve të dobishme në këtë temë është lutja që


është vërtetuar:

ْ َ ‫ َوأ‬،‫اي الَتِي فِي َها َمعَاشِي‬


‫ص ِل ْح‬ ْ َ ‫ َوأ‬،‫ص َمة أ َ ْم ِري‬
َ َ‫صلِحْ لِي د ْني‬ ْ ‫صلِحْ لِي دِينِي الَذِي ه َو ِع‬ ْ َ ‫"اللَه َم أ‬
‫ َواجْ عَ ِل ْال َم ْوتَ َرا َحة لِي‬،‫ َواجْ عَ ِل ْال َح َياة َ ِز َيادَة لِي فِي ك ِل َخيْر‬،‫لِي آخِ َرتِي الَتِي فِي َها َم َعادِي‬
".‫مِ ْن ك ِل شَر‬

“O Allah! Ma përmirëso mua fenë time, e cila është mburoja e


çështjes sime; na përmirëso mua dynjanë time, në të cilën është
jetesa ime; ma përmirëso mua ahiretin tim, në të i cilin është rikthimi

10
Transmeton Tirmidhiu nr. 3502 dhe e ka bërë hasen Shejkh Albani në ‘el-
Kelimu et-Tajjib’ 226.

16
im! Bëje jetën për mua të jetë shtim për çdo mirësi, kurse vdekjen
bëje të jetë rehati për mua prej çdo të keqe!”11

Me një fjalë, lutja është çelësi i çdo mirësie, është çelësi i çlirimit
prej shqetësimit, është çelësi i shpëtimit, prandaj dhe robi duhet të
kthehet kah Allahu me lutje.

11
Transmeton Muslimi nr. 2720.

17
[7] O kërkues i zellshëm i dynjasë së ulët, kërko diçka tjetër
përveç saj ngase nuk i kihet besë asaj.

[8] Sa shumë njerëz lakmues dhe të dhimbsur për të kemi parë që


nuk kanë arritur të fitojnë gjë prej saj?!
Shpjegimi

Fjala e poetit: “O kërkues i zellshëm i dynjasë” Poeti po i


drejtohet me fjalë atij që ka zhytur mundin, kohën, qëllimin dhe
zgjuarsinë e tij në këtë botë, dhe që është përmbysur tërësisht në të:
“kërko diçka tjetër përveç saj” Ajo që kihet për qëllim me “diçka
tjetër” është Bota Tjetër. Mos ji prej pasuesve të kësaj bote, por ji
prej pasuesve të Botës Tjetër.

Njeriu arrin të bëhet prej pasuesve të Botës Tjetër duke kërkuar


diturinë fetare, duke u përkushtuar në bindjen ndaj Zotit të botëve.
Prandaj, ka ardhur nga ibën Mes’udi - Allahu qoftë i kënaqur me të -
se ka thënë: “Dy pasione nuk ngopen: poseduesi i diturisë, dhe
poseduesi i dynjasë. Ata nuk janë të barabartë. Sa i përket poseduesit
të diturisë, ai e shton Kënaqësinë e të Gjithëmëshirshmit. Sa i përket
poseduesit të dynjasë, ai vazhdon duke kaluar kufijtë.”

Më pas, Abdullahi lexoi:

٧ - ٦ :‫ﭐﱡﭐ ﲞﲟ ﲠﲡﲢﲣ ﲤﲥﲦﱠ ال علق‬

“Por ja! Me të vërtetë njeriu i kalon të gjithë kufijtë (në


mosbesim, në vepra të ulëta e poshtërsi). Për shkak se e ndien veten
të pavarur (se nuk ka nevojë prej Zotit).” [Surja el-Alek, 6-7]

Ndërsa për tjetrin tha:

٢٨ :‫ﲲ ﱠ فاطر‬
‫ﲳ‬ ‫ﭐﱡﭐﲭﲮﲯﲰﲱ‬

18
“Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robët e Tij,
janë dijetarët.” [Surja Fatir, 28]

Fjala e tij: “ngase nuk i kihet besë asaj.” Domethënë: Ajo i


mashtron banorët e kësaj bote me kënaqësitë e saj, më pas, ato
kënaqësi zhduken dhe nuk vazhdojnë më me ta, sikurse ka thënë
Allahu i Lartësuar:

١٨٥ :‫ﭐﱡﭐﲢﲣﲤ ﲥﲦﲧﲨﱠ آل عمران‬

“Jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi mashtruese.” [Surja


Ali Imran, 185; dhe Surja el-Hadid, 20]

Fjala e tij: “Sa shumë njerëz lakmues dhe të dhimbsur për të kemi
parë”. Domethënë: Të shumtë janë ata që janë angazhuar me këtë
botë dhe me bukurinë e saj, që i kanë lënë adhurimet, obligimet,
veprat e mira dhe afrimin tek Allahu, dhe që e kanë për pikësynim
këtë botë.

Fjala e tij: “që nuk kanë arritur të fitojnë gjë prej saj?!” Edhe në
qoftë se ai arrin diçka prej saj, ajo prapëseprapë ka për të ikur prej tij,
ose ai do të iki prej saj me vdekjen, sikurse përmendëm më parë.

19
[9] Në ajetet e Hadidit, Junusit dhe Kehfit ka ardhur sqarimi i saj,
duke u treguar shembulli i saj;

[10] edhe te Ali Imran, edhe Surja Fatir, edhe te Gafiri ka ardhur
sqarimi i gjendjes së saj.

[11] Te Surja el-Ahkaf gjëndet këshilluesi më i madh. Sa shumë


hadithe motivuese kanë ardhur për largimin prej saj?!

Shpjegimi

Këto tre vargje janë vargjet më madhështore që përmban kjo poezi,


sepse sqarimi i gjendjes së kësaj bote, sqarimi i kënaqësisë së
përkohshme të saj, dhe sqarimi i asketizmit në të, ka ardhur në citatet
e të dy shpalljeve. Poeti ka aluduar në këtë varg për Fjalën e Allahut
të Lartësuar nga çdo e metë dhe për fjalën e të Dërguarit të Tij ‫ﷺ‬.

Fjala e tij: “Në ajetet e Hadidit”, - Poeti aludon për Fjalën e


Allahut të Lartësuar nga çdo e metë:

‫ﱥ‬ ‫ﱤ‬ ‫ﱡﭐ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ‬


‫ﱱﱳﱴ ﱵ‬
‫ﱲ‬ ‫ﱦﱧ ﱨﱩ ﱪﱫ ﱬﱭ ﱮﱯﱰ‬

٢٠ :‫ﱺﱼﱽﱾﱿﲀﲁﲂ ﱠ الحدي د‬
‫ﱻ‬ ‫ﱶﱷ ﱸﱹ‬

“Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, kalim kohe në


argëtim, stoli, mburrje e ndërsjellë mes jush dhe rivalitet për
pasuri e fëmijë, tamam si bimësia pas shiut ku rritja e saj e
kënaq bujkun; më pas ajo thahet dhe e shihni të zverdhet, pastaj
ajo bëhet kashtë. Por në Botën Tjetër (do të ketë) dënim të ashpër
(për mosbesimtarët e keqbërësit) dhe Falje nga Allahu dhe
Kënaqësia e Tij (për besimtarët e mirëpunuesit). Jeta e kësaj bote
është vetëm kënaqësi mashtruese.” [Surja el-Hadid, 20]

20
Ky është një shembull madhështor. Allahu i Plotëfuqishëm e ka
filluar me Fjalën e Tij:

“Dijeni” - Kjo është një fjalë alarmuese që sillet përpara çështjeve


madhështore e të rëndësishme, në mënyrë që njeriu të ketë
vëmendjen e tij dhe që ai ta kuptojë mirë atë.

“lojë” - Kjo botë i angazhon trupat e njerëzve dhe ua merr kohën e


tyre. Ata humbasin kohën e tyre dhe shkatërrojnë trupat e tyre me
lojra.

“kalim kohe në argëtim” - Domethënë se kjo botë është


shkujdesëse e zemrave dhe është larguese e tyre prej qëllimit për të
cilin janë krijuar.

“stoli” - në veshje, në mjetin e udhëtimit, në banesë. Pra, në këtë


botë ka gjëra që e skllavërojnë njeriun, ndoshta dhe e pushtojnë
zemrën e tij, saqë e bëjnë qëllimin e tij të jetë vetëm arritja e stolisë.

“mburrje e ndërsjellë mes jush” - sa herë që njeriu arrinë diçka


prej kënaqësisë së kësaj bote, ai fillon të mburret dhe të lartësojë
veten e tij mbi të tjerët, se ai është më i gjerë se të tjerët, ka më
shumë se të tjerët, dhe është më i mirë se të tjerët në atë gjë.

“dhe rivalitet për pasuri e fëmijë” - qëllimi i tij është të ketë më


shumë pasuri e fëmijë sesa të tjerët, sikurse ka thënë Allahu i
Lartësuar:

٢ - ١ :‫ﱡﭐﲓﲔﲕﲖﲗﲘ ﲙﱠ ال تكاثر‬

“Ambicja e ndërsjellë (mes jush për të grumbulluar pasuri në


dynja) ju largoi ju (nga gjërat më të rëndësishme), derisa të vizitoni
varret (të vdekur).” [Surja et-Tekethur, 1-2]

21
“tamam si bimësia pas shiut ku rritja e saj e kënaq bujkun; më
pas ajo thahet dhe e shihni të zverdhet” - Domethënë se shembulli
i kësaj bote është si shembulli i shiut që zbret mbi tokën e shterpë.
Ajo mbjell në të nga çdo lloj çifti të mrekullueshëm. Bujku mahnitet
me bimët e tij, saqë bukuria e tokës ia pushton zemrën. Më pas, merr
fund kjo bukuri; bimët shkatërrohen, kurse stolia e saj largohet.

Shiko - Allahu të mëshiroftë - bukurinë e tokës kur zbret shiu në


pranverë, se si syri kënaqet duke shikuar bimët. Sa herë që kthen
shikimin drejt bimëve, syri mbushet plotë kënaqësi. Pastaj, shikoje
përsëri po të njëjtën tokë kur të ketë mbaruar pranvera, ndoshta syri
yt nuk e përballon dot shikimin drejt saj për shkak se ajo tokë është
bërë e shterpë.

Ky është një shembull madhështorë që Zoti i botëve e ka sjellë për


të treguar gjendjen e kësaj bote, bukurinë dhe kënaqësinë e saj, të
cilën njerëzit e shohin nga momenti në moment përgjatë jetës së tyre.

Fjala e tij: “Junusit” - Allahu ka sjellur një shembull tjetër në


Suren Junus, për të sqaruar gjendjen e kësaj bote. Ai shembull është
te Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm:

‫ﭐﱡﭐ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ‬

٢٤ :‫ﲰﲱﱠ يونس‬

“Shembulli i jetës së kësaj bote është si shiu që Ne e dërgojmë


mbi ju nga qielli, dhe kështu, me anë të tij rriten prodhime të
larmishme të tokës, prej të cilave njerëzit dhe kafshët
ushqehen...” [Surja Junus, 24]

22
Kur ky shi zbret dhe kur toka ngopet me të, atëherë mbijnë në të
bimë të mira me të cilat ushqehen dhe përfitojnë njerëzit dhe
bagëtitë. Njeriu kujton se ato do të vazhdojnë me të. Kjo është
gjendja e zbukurimit të kësaj bote për njeriun, mirëpo, çfarë ndodh
pas kësaj? Allahu i Lartësuar thotë:

‫ﭐﱡﭐ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ ﲿ ﳀ‬

:‫ﳇ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﱠ يونس‬
‫ﳈ‬ ‫ﳁﳂ ﳃﳄ ﳅﳆ‬
٢٤

“...deri atëherë kur toka është mveshur me stolitë e saj dhe


është zbukuruar, dhe kur banorët e saj të mendojnë se ata kanë
gjithë fuqitë e sundimit mbi të, mu atëherë Urdhëri Ynë e arrinë
atë natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të korrura të kositura e
të pastruara, sikur të mos kishte lulëzuar një ditë më parë. Ja
kështu i shpjegojmë Ne Ajetet Tona me imtësi për një popull që
mendon thellë.” [Surja Junus, 24] Domethënë: Ai e bënë atë sikur
mos të kishte qenë më parë!! Kështu është tamam gjendja e kësaj
bote. Ata të cilit përfitojnë me këto shembuj janë vetëm ata që
meditojnë; janë ata që menditimi i zgjon zemrat e tyre dhe i ringjallë
ato; janë ata që shpëtojnë prej mashtrimit të bukurisë së kësaj bote.

Fjala e tij: “dhe Kehfit” - Domethënë: Në Fjalën e Allahut të


Lartësuar:

‫ﭐﱡﭐ ﳎ ﳏ ﳐ ﳑ ﳒ ﳓ ﳔ ﳕ ﳖ ﳗ ﳘ ﳙ ﳚ ﳛ‬

٤٥ :‫ﳞﳠﳡﳢﳣ ﳤﳥﳦ ﱠ ال كهف‬


‫ﳟ‬ ‫ﳜﳝ‬

23
“Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: është tamam si
shiu që Ne zbresim nga qielli dhe me të përzihet dhe e përpin
bimësia e tokës dhe bëhet e njomë dhe e gjelbër, por (shpejt pas
kësaj) thahet e copëtohet dhe e merr era. Dhe është vetëm Allahu
i Cili mbizotëron dhe i Cili ka Fuqi për të bërë gjithçka.” [Surja
el-Kehf, 45] “Kështu është kjo botë. Ndërkohë që personi mahnitet
me rininë e tij, tejkalon moshatarët dhe shokët e tij, ndërkohë që
personi ka mbledhur dirhemet dhe dinarët e saj, ka mbledhur nga
kënaqësia bukurinë e saj, ndërkohë që zhytet në kënaqësitë e kësaj
bote në çdo kohë dhe kujton se ai do të vazhdojë akoma në ditët e
ardhshme, veç kur befas atë e godet vdekja ose dëmtimi i pasurisë së
tij. Kështu që, gëzimi i tij largohet, kënaqësia dhe dashuria e tij
zhduket, zemra e tij dëshpërohet nga dhimbja; kurse rinia, forca dhe
pasuria e tij ndahen prej tij. Atëherë ai veçohet vetëm me veprat e tij
të mira ose të këqija. Njeriu i padrejtë do të kafshojë duart e tij
atëherë kur ta dijë realitetin në të cilën është, dhe atëherë ai do të
dëshirojë të kthehet në këtë botë, jo për të plotësuar kënaqësitë, por
për të ndrequr atë që ka lënë pas dore nga neglizhenca; për t’u kthyer
tek Allahu me pendim dhe me vepra të drejta. Ai që është i mençur, i
arsyeshëm dhe i suksesshëm, i paraqet vetes këtë situatë dhe i thotë
vetes: ‘Supozoje veten tënde se ke vdekur sepse ti patjetër do të
vdesësh një ditë, kështu që, cilën nga këto dy raste do të zgjidhje? A
do të zgjidhje mashtrimin me bukurinë e kësaj bote dhe shijimin e
kënaqësive të saj ashtu sikurse bagëtitë, apo do të punoje për një
banesë në të cilën ushqimi dhe hija është e përhershme, në të cilën
njeriu do të ketë çfarë t’i dëshirojë shpirti dhe çfarë ta kënaqë syri?’
Kështu dallohet suksesi i robit nga dështimi i tij; dallohet fitimi i tij
nga humbja e tij.”12

12
‘Tejsirul Kerimir Rrahman’ fq. 550, i Shejkh Abdurr-Rrahman bin Nasr
es-Sa’dit - Allahu e mëshiroftë - .

24
Fjala e tij: “ka ardhur sqarimi i saj, duke u treguar shembulli i
saj” - Domethënë se në të tre ajetet që paraprinë, sqarohet gjendja e
kësaj bote nëpërmjet shembullit që zbulon realitetin e saj. Dobia në
shembujt e sjellë është se ai i përafëron kuptimet dhe i bënë gjërat
abstrakte të duken si gjëra konkrete. Prandaj Allahu i Lartësuar nga
çdo e metë, ka sjellë shumë shembuj, për shkak të dobisë së madhe
që ka në to. Allahu i Lartësuar nga çdo e metë thotë:

٤٣ :‫ﲖ ﲘﲙﲚ ﲛ ﲜﱠ ال ع نك بوت‬


‫ﲗ‬ ‫ﭐﱡﭐ ﲓ ﲔﲕ‬

“Dhe këta shembuj Ne i paraqesim për njerëzimin, por askush


nuk do t’i kuptojë përveç të diturve (që kanë dijen për Allahun dhe
për Fjalët e Tij).” [Surja el-Ankebut, 43]

Fjala e tij: “edhe te Ali Imran, edhe Surja Fatir, edhe te Gafiri ka
ardhur sqarimi i gjendjes së saj.” - Në këto tre sure ka ardhur
sqarimi i gjendjes së saj, se ajo është kënaqësi mashtruese:

Sa i përket ajetit të Sures Ali Imran, ai është Fjala e Allahut të


Plotëfuqishëm:

١٨٥ :‫ﭐﱡﭐﲢﲣﲤ ﲥﲦﲧﲨﱠ آل عمران‬

“Jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi mashtruese.” [Surja


Ali Imran, 185]

Sa i përket ajetit të Sures Fatir, ai është Fjala e Allahut të


Plotëfuqishëm:

‫ﱓﱕﱖﱗﱘﱙ ﱚﱛﱜﱝﱠ‬
‫ﱡﭐ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ ﱔ‬
٥ :‫فاطر‬

25
“O njerëz! S’ka dyshim se Premtimi i Allahut është i vërtetë,
kështu që mos lejoni që kjo jetë e tashme t’ju mashtrojë dhe mos
e lini të parin e mashtruesve (shejtanin) që t’ju gënjejë për
Allahun.” [Surja Fatir, 5]

Sa i përket ajetit të Sures Gafir, ajo është këshilla që e ka dhënë


besimtari nga familja e Faraonit:

:‫ﭐﱡﭐ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﱠ غافر‬
٣٩

“O njerëzit e mi! Nuk ka dyshim se kjo jetë e kësaj bote nuk


është veçse një kënaqësi (e shpejtë, e përkohshme), dhe sigurisht
se Bota Tjetër, ajo është banesa që do të mbetet përgjithmonë.”
[Surja Gafir, 39]

Allahu i Plotëfuqishëm ka sqaruar në këto tre ajete të paraprirë se


kjo botë është kënaqësi e përkohshme dhe mashtruese. Sado që
kënaqësia të zmadhohet dhe të zgjerohet, në fund të fundit, ajo është
e përkohshme. Pra, si mundet që njeriu të mashtrohet me të?!

Fjala e tij: “Te Surja el-Ahkaf gjendet këshilluesi më i madh.” -


Ndoshta poeti aludon për atë që ka ardhur në fund të Sures el-Ahkaf.
Ajo është Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm:

‫ﭐﱡﭐ ﳅ ﳆ ﳇ ﳈ ﳉ ﳊ ﳋ ﳌ ﳍ ﳎ ﳏﳐ ﳑﳒ ﳓ ﳔ ﳕ ﳖ‬

٣٥ ‫ﳗﳘ ﱠ‬

“Ditën kur ata do ta shohin atë (dënimin) i cili u është


premtuar (me të cilin frikësohen, do të jetë), sikur të mos kishin
qëndruar më tepër se një orë të një dite. (O njerëz! Ky Kur’an

26
mjafton si) Mesazh i qartë (e shpallje për t’ju mbrojtur ju nga
shkatërrimi). Por a do të shkatërrohet tjetërkush veç popullit El-
Fasik (të panënshtruar, të pabindur ndaj Allahut)?” [Surja el-Ahkaf,
35]

Kjo është prej këshillave më madhështore, që njeriu të dijë kohën


në të cilën ka jetuar në këtë botë. Kur njeriu të qëndrojë përpara
Allahut të Lartëmadhëruar Ditën e Gjykimit, atëherë atij do t’i duken
vitet që i ka kaluar në këtë botë sikur të ishin thjesht një çast prej
ditës. Pra, si ka mundësi që kjo kohë e shkurtër që kalon shumë
shpejt të mashtrojë dhe të pushtojë zemrën e njeriut?!

E çuditshme është se Allahu i Plotëfuqishëm e ka krijuar dhe e ka


nënshtruar këtë botë për njeriun, se Ai i ka nënshtruar njeriut çdo gjë
që ka në qiej e në tokë, se Ai i ka përgatitur njeriut mirësitë e kësaj
bote në mënyrë që ai t'i përdorë ato në bindje ndaj Allahut të
Plotëfuqishëm, pra, si mundet që ajo e cila është krijuar për njeriun
ta angazhojë atë nga qëllimi për të cilin është krijuar?! Sikurse ka
thënë Allahu i Lartësuar:

٥٦:‫ﱡﭐ ﱣ ﱤﱥﱦﱧﱨﱩﱠ ال ذاريات‬

“Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova xhindët dhe njerëzit, veçse që


ata të më adhurojnë vetëm Mua.” [Surja edh-Dharijat, 56]

Pra, Allahu i Lartëmadhëruar e ka krijuar njeriun për adhurimin e


Tij. Ai e ka sjell në ekzistencë atë që njeriu t'i bindet Atij. Ai nuk e
ka ndaluar atë që të fitojë rriskën, që të arrijë banesë dhe mjet
udhëtimi, por, paralajmërimi ka ardhur që njeriu mos të mashtrohet
me këtë botë në atë mënyrë që ajo t'ia skllavërojë zemrën, që të jetë
kjo botë pikësynim i tij dhe që ta angazhojë atë nga gjëja për të cilën
është krijuar.

27
Fjala e tij: “Sa shumë hadithe motivuese kanë ardhur për
largimin prej saj?!” - Prej tyre është hadithi që e ka transmetuar Ebu
Derda - Allahu qoftë i kënaqur më të - se i Dërguar i Allahut ‫ ﷺ‬ka
thënë:

."‫عالِم أ َ ْو متَعَلِم‬ َ ‫ إِ َّل ِذ ْكر‬،‫ َم ْلعون َما فِي َها‬،‫"أ َ َّل إِ َن الدُّ ْنيَا َم ْلعونَة‬
َ ‫ َو‬،‫ َو َما َو َاّله‬،ِ‫َّللا‬

“Kjo botë dhe çka në të është e mallkuar, përveç përmendjes së


Allahut, asaj që Ai e do, dijetarit dhe atij që mëson diturinë."”13

Ai ‫ ﷺ‬ka thënë:

‫ فَاتَقوا الدُّ ْنيَا َواتَقوا‬، َ‫ْف ت َ ْع َملون‬


َ ‫ فَيَ ْنظر َكي‬،‫َّللاَ م ْست َْخلِفك ْم فِي َها‬ ِ ‫"إِ َن الدُّ ْنيَا ح ْل َوة خ‬
َ ‫ َوإِ َن‬، ‫َض َرة‬
". ِ‫ساء‬ ِ ‫ فَإ ِ َن أ َ َو َل ِفتْنَ ِة َبنِي ِإس َْرائِي َل كَانَتْ فِي‬،‫سا َء‬
َ ‫الن‬ َ ‫الن‬
ِ

“Vërtetë, dynjaja është e ëmbël dhe e bukur, dhe vërtetë Allahu iu


ka bërë ju pasardhës (brez pas brezi) që t'ju shoh se si do të veproni.
Ruhuni prej dynjasë dhe prej (kurthit të) grave, sepse sprova e parë e
bijve të Israelit ishin gratë.”14

Citatet në këtë kuptim janë të shumtë në Librin e Allahut dhe në


Sunetin e Pejgamberit ‫ﷺ‬, që paralajmërojnë prej të mashtruarit nga
kjo botë dhe prej të angazhuarit me këtë botë duke harruar Botën
Tjetër.

Imam ibën Kajjim - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Plotësimi i


dëshirës së madhe për Botën Tjetër arrihet vetëm me asketizmin në
këtë botë, kurse asketizmi në këtë botë është i drejtë vetëm pasi të
bëhen dy vështrime të sakta:

13
Transmeton Tirmidhiu nr. 2322; ibën Maxheh nr. 4122 dhe e ka bërë
hasen Shejkh Albani në ‘Sahihut Tergib’ 71.
14
Transmeton Muslimi nr. 2742, Tirmidhiu nr. 2191, ibën Maxheh nr.
4000.

28
E para: Një vështrim ka të bëjë me këtë bote: me shpejtësinë e
zhdukjes së saj, me paqëndrueshmërinë e saj, me shkatërrimin e saj,
me mangësinë e saj, me dhimbjen e konkurencës së njerëzve për të,
me dhimbjen e të qenit i babëzitur për të, duke përfshirë këtu
mundimet, hidhërimet dhe vuajtjet që has në to. Pas gjithë këtyre, në
fund vjen vdekja dhe ndërprerja e saj, së bashku me keqardhjen dhe
hidhërimin që vijnë si pasojë. Kërkuesi i kësaj bote nuk pushon së
qeni i shqetësuar para se ta arrijë atë, nuk pushon së qeni i shqetësuar
gjatë fitores së saj, dhe nuk pushon së qeni i pikëlluar e i trishtuar pas
humbjes së saj. Kjo është një nga dy vështrimet.

E dyta: Vështrimi i dytë ka të bëjë me Botën Tjetër: me ardhjen e


pashmangshme të saj, me përjetësinë në të; me vlerën e lartë të
mirësive që ka në të, dhe me dallimin ndërmjet këtyre mirësive dhe
gjërave që janë në këtë botë. Ato janë ashtu sikurse ka thënë Allahu i
Pastër nga çdo e metë:

١٧:‫ﭐﱡﭐﱟﱠﱡﱢ ﱠ األع لى‬

“Bota Tjetër është më e mirë dhe më e vazhdueshme.” [Surja


el-Ale, 17]

Pra, ato janë mirësi të përsosura dhe të përhershme, kurse këto janë
iluzione të mangëta dhe të përkohshme. Kur njeriu i plotëson këto dy
vështrime, atëherë ai patjetër i jep përparësi asaj që logjika kërkon t’i
jap përparësi dhe braktis atë që asketizmi kërkon të braktiset.”15

15
Libri ‘el-Feuaid’ fq. 136.

29
Në një vend tjetër, ai ka përmendur fjalë të ngjashme me këtë, dhe
ka shtuar një të tretë: “Ato që e saktësojnë këtë asketizëm janë tre
gjëra:

Njëra prej tyre: Që robi të dijë se ajo është hije e përkohshme,


dhe të dijë se ajo është ashtu sikurse Allahu i Lartësuar ka thënë për
të:

‫ﱥ‬ ‫ﱤ‬ ‫ﱡﭐ ﱘ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ‬

٢٠ :‫ﱦﱧ ﱨﱩﱪﱫﱬﱭ ﱮﱯﱰ ﱱﱠ الحدي د‬

“Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, kalim kohe në


argëtim, stoli, mburrje e ndërsjellë mes jush dhe rivalitet për
pasuri e fëmijë, tamam si bimësia pas shiut ku rritja e saj e
kënaq bujkun; më pas ajo thahet dhe e shihni të zverdhet, pastaj
ajo bëhet kashtë...” [Surja el-Hadid, 20]

Allahu i Lartësuar ka thënë:

‫ﭐﱡﭐ ﲢ ﲣ ﲤ ﲥ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ‬

‫ﲰﲱﲲﲳﲴﲵ ﲶﲷﲸﲹﲺﲻﲼ‬

‫ﳇﳉﳊﳋﳌ‬
‫ﳈ‬ ‫ﲽﲾﲿﳀﳁﳂﳃﳄﳅﳆ‬

٢٤ :‫ﳍﳎﱠ يونس‬

“Shembulli i jetës së kësaj bote është si shiu që Ne e dërgojmë


mbi ju nga qielli, dhe kështu, me anë të tij rriten prodhime të
larmishme të tokës prej të cilave njerëzit dhe kafshët ushqehen
deri atëherë kur toka është mveshur me stolitë e saj dhe është
zbukuruar dhe banorët e saj mendojnë se ata kanë gjithë fuqitë e

30
sundimit mbi të, mu atëherë Urdhëri Ynë e arrinë atë natën ose
ditën dhe Ne e bëjmë atë si të korrura të kositura e të pastruara,
sikur të mos kishte lulëzuar një ditë më parë. Ja kështu i
shpjegojmë Ne Ajetet Tona me imtësi për një popull që mendon
thellë.” [Surja Junus, 24]

Allahu i Lartësuar ka thënë:

‫ﭐﱡﭐ ﳎ ﳏ ﳐ ﳑ ﳒ ﳓ ﳔ ﳕ ﳖ ﳗ ﳘ ﳙ ﳚ ﳛ‬

٤٥ :‫ﳞﳠﳡﳢﳣ ﳤﳥﳦ ﱠ ال كهف‬


‫ﳟ‬ ‫ﳜﳝ‬

“Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: është tamam si


shiu që Ne zbresim nga qielli dhe me të përzihet dhe e përpin
bimësia e tokës dhe bëhet e njomë dhe e gjelbër, por (shpejt pas
kësaj) thahet e copëtohet dhe e merr era. Dhe është vetëm Allahu
i Cili mbizotëron dhe i Cili ka Fuqi për të bërë gjithçka.” [Surja
el-Kehf, 45]

Allahu i Lartësuar nga çdo e metë e ka quajtur këtë botë “kënaqësi


mashtruese”. Ai ka ndaluar që ne të mashtrohemi me të dhe na ka
njoftuar përfundimin e keq të atyre që mashtrohen me të. Ai e ka
qortuar atë të cilin kënaqet dhe qetësohet me këtë botë.

Pejgamberi ‫ ﷺ‬ka thënë:

‫ش َج َرة‬ َ َ ‫ فَا ْست‬،‫صائِف‬


َ َ‫ظ َل ت َ ْحت‬ َ ‫ار فِي يَ ْوم‬
َ ‫س‬َ ‫ إِ َّل ك ََراكِب‬،‫َما لِي َولِلدُّ ْنيَا ؟ َما َمثَلِي َو َمثَل الدُّ ْنيَا‬
".‫ ث َم َرا َح َوت ََر َك َها‬،‫عة مِ ْن نَ َهار‬َ ‫سا‬
َ

“Çfarë lidhje kam unë me dynjanë?! Shembulli im me shembullin e


kësaj bote është si shembulli i një udhëtari që ecën në një ditë të

31
nxehtë, pastaj pushon nën hijen e një peme për një çast të ditës, më
pas, ai largohet prej saj dhe e braktis atë.” 16

Në ‘el-Musned’ është transmetuar prej tij ‫ ﷺ‬një hadith, kuptim i të


cilit është se: “Allahu e ka bërë ushqimin e birit të Ademit dhe atë që
del prej tij shembull për këtë botë.”17 Nuk mashtrohet me këtë botë,
dhe nuk qetësohet me të, përveç atij që ka ambicie të ulët, logjikë të
përçmuar dhe pozitë morale të poshtër.

16
Transmeton Ahmedi në ‘el-Musned’ nr. 2744, dhe e ka saktësuar Shejkh
Albani në ‘es-Silsileh es-Sahihah’ nr. 439.
17
Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në ‘el-Musned’ nr. 21277, teksti
i tij është si vijon:
".‫صير‬ ْ ‫"إِ َن َم‬
ِ ‫ فَا ْنظروا إِلَى َما َي‬،‫ َو ِإ ْن قَ َز َحه َو َملَ َحه‬،‫طعَ َم اب ِْن آدَ َم ج ِع َل َمثََل لِلدُّ ْنيَا‬
“Ushqimi i birit të Ademit është bërë shembull për këtë botë; edhe në qoftë
se ai i hedh atij erëza dhe kripë, le të shikoj se në çfarë shndërrohet në
fund.” Gjithashtu, ai ka transmetuar një tjetër hadith të ngjashëm me të me
nr. 15747, tekseti i tij është si vijon: “Nga Dahhak ibën Sufjan el-Kilabij -
Allahu qoftë i kënaqur me të - se i Dërguari i Allahut ‫ ﷺ‬i ka thënë:
." ‫ط َعامكَ ؟‬َ ‫ضحَاك َما‬ َ ‫"يَا‬
“O Dahhak! Çfarë ushqimi hanë?”
Ai tha: “O i Dërguar i Allahut! Ushqimi im është mishi dhe qumështi.”
Pejgamberi ‫ ﷺ‬tha:
" ‫صير إِلَى َماذَا ؟‬ِ َ‫" ث َم ي‬
“Në çfarë gjëje shndërrohet pastaj?”
Ai tha: “Shndërrohet në atë gjë që ti e di vet.”
Pejgamberi ‫ ﷺ‬tha:
".‫ب َما يَ ْخرج مِ ِن اب ِْن آدَ َم َمثََل لِلدُّ ْنيَا‬ َ ‫اركَ َوت َ َعالَى‬
َ ‫ض َر‬ َ ‫" فَإ ِ َن‬
َ َ‫َّللاَ تَب‬
“Allahu i Lartëmadhëruar e ka sjellë shembull për këtë botë jashtëqitjen e
birit të Ademit.” Në librin ‘es-Silsileh es-Sahihah’ nr. 382, Shejkh Albani e
ka saktësuar këtë hadith duke marrë parasysh transmetimet e tjera.
Fjala e tij ‫ﷺ‬: “edhe në qoftë se ai i hedh atij erëza dhe kripë”, - Ibën Ethiri
thotë: “Kuptimi është: Edhe në qoftë se njeriu mundohet me delikates për ta
bërë mirë ushqimin, prapëseprapë, ai kthehet në një gjendje të neveritshme.
Po ashtu është kjo botë për të cilën njeriu kujdeset në ndërtimin e saj, dhe
në hartimin e shkaqeve të saj. Të gjitha këto do të kthehen në shkatërrim
dhe do të lihen pas.” [en-Nihaje fi Garibil-Hadith vëll. 4 fq. 58]

32
E dyta: Që ai të dijë se përtej kësaj bote gjendet një botë me pozitë
dhe rrezikshmëri më të madhe. Ajo botë është bota e amshueshme.
Ai duhet të dijë se raporti i saj në lidhje me këtë botë është ashtu
sikurse ka thënë Pejgamberi ‫ ﷺ‬:

"‫ فَ ْليَ ْنظ ْر بِ َم ت َْر ِجع ؟‬،‫صبَعَه َه ِذ ِه ْاليَ ِم‬


ْ ِ‫ َما الدُّ ْنيَا فِي ْاْلخِ َرةِ إِ َّل مِ ثْل َما يَجْ عَل أ َ َحدك ْم إ‬،ِ‫َّللا‬
َ ‫" َو‬

“Pasha Allahun! Kjo botë, në raport me Botën Tjetër, është si


shembulli i atij që vendos gishtin e tij në lumë. Le të shikoj ai se me
çfarë kthehet gishti! (A merr gjë prej saj?)”18 Pra, pozita e asketikut
në këtë botë është si pozita e atij personi që ka në dorë një dirhem
fals dhe që i thuhet: “Hidhe atë dirhem sepse në këmbim të tij do të
jepet, përshembull, njëqind mijë dinar!” Ai e hedh atë dirhem, me
shpresë se do të arrijë atë këmbim. Asketiku e braktis atë për shkak
të dëshirës së plotë të tij për atë që është më e madhe.

E treta: Që të dijë se asketizmi i tij në këtë botë nuk i pengon atij


asgjë prej asaj që i është shkruar, dhe se lakmia e tij për këtë botë
nuk i sjell atij gjë përderisa ajo që ai lakmon nuk i është shkruar. Kur
ai të jetë i bindur për këtë dhe kur të ketë dituri të bindshme për këtë,
atëherë atij i lehtësohet asketizmi në të, sepse, kur njeriu bindet për
këtë gjë, atëherë zemra i qetësohet dhe e dinë se ajo që i është
shkruar do t’i vijë patjetër; kurse lakmia, vuajtja dhe lodhja e tij është
e kotë. Ai që është i mençur nuk është i kënaqur me këtë gjë.

Këto tre gjëra ia lehtësojnë robit asketizmin në këtë botë dhe ia


bëjnë këmbët e tij të qëndrueshme në vend. Dhe Allahu i jep sukses
kujt të dojë për këtë.”19

18
Transmeton Muslimi nr. 2858.
19
‘Tarikul Hixhratejn’ vëll. 2 fq. 550-554.

33
[12] Disa njerëz e kanë shikuar atë me syrin largpamës, andaj
nuk i ka mashtruar ata bukuria e rreme e saj.

[13] Ata, padyshim, janë grupi pasues i Allahut, dhe pikërisht për
këta do të jetë Xheneti Firdeus si trashëgimi. Eh! Sa trashëgim i
mirë është ai!

Shpjegimi

Kjo është gjendja e pasuesve të së vërtetës dhe të udhëzimit. Kjo


është gjendja e atyre që Allahu u ka dhënë sukses, u ka hapur gjoksin
dhe i ka udhëzuar për në rrugën e drejtë. Ata e kanë shikuar këtë botë
“me syrin largpamës”. Nëse shikimi është me dituri dhe me meditim
në realitetin e kësaj bote, në poshtërsinë e kësaj bote tek Allahu, në
shpejtësinë e mbarimit dhe shterimit të saj, në faktin se ajo është
kënaqësi mashtruese, - pikërisht ky shikim është dobiprurës për robin
dhe pikërisht ky është shikimi i njerëzve të udhëzimit dhe të së
vërtetës.

Fjala e tij: “andaj nuk i ka mashtruar ata” - Ky është rezultati i


shikimit dobiprurës i paraprirë, se ai nuk i bënë ata të mashtrohen
nga “bukuria e rreme e saj”, - domethënë: nga stolia dhe kënaqësia e
saj.

Fjala e tij: “Ata” - janë njerëzit të cilëve Allahu u ka dhënë sukses


për të njohur realitetin e kësaj bote dhe që nuk i ka mashtruar bukuria
e saj, “janë grupi pasues i Allahut” - për qëllim kihen miqtë e
dalluar të Tij, të cilët Ai i ka veçuar me mëshirën dhe mirësinë e
madhe të Tij. Zoti ynë i Plotëfuqishëm na ka sqaruar se miqtë e Tij:

٦٢ :‫ﭐﱡﭐﱅﱆﱇﱈﱉﱊ ﱋﱠ يونس‬

34
“nuk do të ketë frikë mbi ta, as nuk do të pikëllohen.” [Surja
Junus, 72] Gjithashtu, është vërtetuar në hadith nga Pejgamberi ynë
bujar ‫ ﷺ‬ka thënë:

" ‫صته‬
َ ‫َّللاِ َوخَا‬ ِ ‫ أ َ ْهل ْالق ْر‬،‫اس‬
َ ‫آن ه ْم أ َ ْهل‬ ِ َ‫" إِ َن ِ َلِلِ أ َ ْهلِينَ مِ نَ الن‬.

“Me të vërtetë, Allahu ka disa pasues prej njerëzve. Pasuesit e


Kuranit janë pasuesit e Allahut dhe miqtë e veçantë të Tij.”20

Fjala e tij: “dhe pikërisht për këta do të jetë Xheneti Firdeus”, - të


cilin Allahu e ka përgatitur si vendbanim, si shpërblim dhe nderim
për ta.

Fjala e tij: “si trashëgimi. Eh! Sa trashëgim i mirë është ai!” -


Domethënë: Sa trashëgimi, mirësi dhe dhuratë e mirë që është ai,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar nga çdo e metë:

٧٢:‫ﭐﱡﭐﲻﲼﲽ ﲾ ﲿﳀ ﳁﳂﱠ ال زخرف‬

“Ky është Xhenneti të cilin u bëtë që ta trashëgoni për shkak të


veprave tuaja që ju gjithnjë bëtë (në jetën e dynjasë).” [Surja ez-
Zukhruf, 72] Hafidh Neueui - Allahu e mëshiroftë - ka përmendur në
parathënien e librit të tij të dobishëm ‘Rijadus Salihin’ disa vargje të
cilat i atribuohen Imam Shafiut - Allahu e mëshiroftë - dhe që
përmbajnë të njëjtën domethënie që ka treguar poeti këtu: “Allahu ka
disa njerëz të zgjuar, që kanë bërë divorc me këtë botë, dhe që u
frikësuan nga fitnet. Kur ata medituan në këtë botë dhe e kuptuan se
ajo nuk është vendqëndrim për të gjallin, atëherë, ata e llogaritën atë
si det të thellë, kurse veprat e mira i morën për anije në të.”

20
Transmeton ibën Maxheh nr. 215, dhe e ka saktësuar Shejkh Albani në
‘es-Silsileh ed-Da’ifeh’ nr. 1582.

35
[14] Ndërsa disa të tjerë anuan kah ajo për shkak të paditurisë së
tyre, dhe kur ata u qetësuan me të, atëherë ajo i hodhi shigjetat e
saj.

[15] Këta janë ata, të cilët i dhanë përparësi asaj, andaj ata u
shpërblyen me poshtërim në Botën Tjetër dhe shijuan pasojat e
këqija të saj.
Shpjegimi

Kjo është kategoria tjetër e njerëzve: Janë ata të cilët u mashtruan


me këtë botë dhe me bukurinë e saj. Janë ata të cilët i ka shkujdesur
kënaqësia e saj. Janë ata të cilët janë verbuar nga bukuria e saj. Janë
ata të cilët anuan kah kjo botë dhe e morën atë për pikësynim të tyre.

Fjala e tij: “Ndërsa disa të tjerë anuan kah ajo për shkak të
paditurisë së tyre”. - Shkaku i mashtrimit me këtë botë është
injoranca rreth Allahut dhe rreth të drejtës së Tij, që ne kemi obligim
ta shlyejmë. Gjithashtu, prej shkaqeve është padituria e tyre rreth
realitetit të kësaj bote dhe përfundimit të saj.

Fjala e tij: “dhe kur ata u qetësuan në të” - në këtë bukuri të


përkohshme dhe kur ata kujtuan se do të vazhdojnë në këtë bukuri e
kënaqësi - “atëherë ajo i hodhi shigjetat e saj.” - ‘Rrashku’ është:
hedhja e diçkaje. Ajo që kihet për qëllim është se ajo i hodhi
shigjetat e saj, dhe si pasojë: disa prej tyre u shkatërruan në mëkatin
e tyre, në mashtrimin e tyre dhe në braktisjen e Allahut; disa prej tyre
i kaluan më shumë kufijtë e Allahut dhe ju shtua mohimi për shkak
të kënaqësisë dhe stolisë që i është dhënë nga kjo botë; disa prej tyre
kanë jetuar në këtë botë duke u privuar nga kënaqësia e adhurimit
dhe afrimit tek Allahu, andaj u shkatërruan nga kjo botë shumë keq.

Fjala e tij: “Këta janë ata të cilët i dhanë përparësi asaj”


Domethënë: Ata i kanë dhënë përparësi kësaj bote ndaj Botës Tjetër.

36
Ata nuk kanë për synim gjë tjetër përveç kësaj bote dhe nuk kanë
dëshirë gjë tjetër përveç saj, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar nga
çdo e metë:

١٨ ‫ﱡﭐﱁﱂﱃﱄﱅﱆﱇﱈﱉﱊﱋﱠ‬

“Kushdo që dëshiron gjërat kalimtare (të kënaqësisë së kësaj


bote), Ne ia japim menjëherë çfarë Ne duam dhe për kë Ne
duam...” [Surja el-Isra, 18]

Cili është rezultati? “andaj ata u shpërblyen me poshtërim në


Botën Tjetër” Domethënë: Përfundimi i tyre është poshtërimi në
Botën Tjetër, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

١٨ :‫ﭐﱡﭐﱍﱎﱏﱐ ﱑﱒﱓﱠ اإلسراء‬

“...pas kësaj, Ne kemi përcaktuar për të Xhehenemin, aty do të


digjet i përçmuar dhe i flakur tej.” [Surja el-Isra, 18]

Fjala e tij: “dhe shijuan pasojat e këqija të saj.” - Ajo që kihet për
qëllim këtu është se ata shijuan poshtërimin dhe përfundimin e keq
ditën e qëndrimit përpara Allahut të Lartëmadhëruar.

Ibën Kajjim - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Kur të shohësh se


prej zemrës është larguar dashuria e Allahut dhe përgatitja për
takimin me Të, kur të shohësh se në vend të Tij ka zënë vend
dashuria e krijesës, gjithashtu, kënaqia dhe qetësia tek jeta e kësaj
bote, - atëherë dije se ai është gremisur në të.”21

21
‘Bedaiul Feuaid’ vëll. 3 fq. 1200.

37
[16] Thuaju atyre të cilëve janë kënaqur me të: "Ngadalë! Uji i
freskët i saj do t'ju kthehet në helm efikas."

[17] Le të dëfrehen e të mashtrohen sa të duan! Por, kur shpirti të


arrijë në fyt, atëherë do t'u këputet litari i saj.

Shpjegimi

“Thuaju” - o ti njeri që Allahu të ka dhënë sukses për të pasur


largpamësinë dhe njohjen e gjendjes së kësaj bote - “atyre të cilëve
janë kënaqur me të” - dhe janë mashtruar me bukurinë e saj:
“Ngadalë!” - Domethënë: Avash! Shikoni pasojat e këtij mashtrimi,
përpara se të pendoheni në një vend, ku nuk të bënë dobi pendimi!
Shikoni se ku ju çon në fund kjo kënaqësi të cilën po e shijoni! - “Uji
i freskët i saj do t'ju kthehet në helm efikas.” - Helmi efikas është ai
helm që është shumë i dëmshëm. Pra, kjo që shihni si ujë të freskët
nga kënaqësitë e kësaj bote, ajo do të shndërrohet në këtë gjendje.

Fjala e tij: “Le të dëfrehen e të mashtrohen sa të duan!” - Kjo


është fjalë madhështore. Atij që është mashtruar me këtë botë i
thuhet: “Nëse ti dëfrehesh me kënaqësitë dhe stolitë e kësaj bote, deri
kur do të vazhdosh me këtë dëfrim?! A mos po pret të vijë vdekja
befas dhe papritur, ndërkohë që ti je në shkujdesje? Sikurse ka thënë
Allahu i Lartësuar:

٣٤ :‫ﳌ ﳎﳏﳐﳑﳒ ﳓﳔﱠ لق مان‬


‫ﱡﭐﳇﳈﳉﳊﳋ ﳍ‬

“Askush nuk e di se ç’do të fitojë e ç’do t’i ndodhë nesër dhe


askush nuk e di se në ç’tokë (ç’vend) do të vdesë.” [Surja Lukman,
34]

Kur ata të shkujdesur e shikojnë vdekjen me sy, atëherë ata


dëshirojnë t’u jepet afat përsëri për t’u kthyer në këtë botë, dhe për të
punuar vepra të mira, ndryshe nga çfarë punonin më parë. Prandaj,

38
është përmendur se Hasan el-Basri - Allahu e mëshiroftë - ka dashur
një ditë të këshillojë një person neglizhent dhe se e ka marrë atë në
varreza dhe i ka thënë: “O Filan! Nëse ti do të ishe në vend të tyre,
çfarë do të dëshiroje?” Ai tha: “Pasha Allahun! Unë do të dëshiroja
që Allahu të më rikthente në këtë botë në mënyrë që të punoja vepra
të mira, ndryshe nga veprat që bëja më parë.” Ndërsa ai i tha: “O ti!
Ti aktualisht je në atë çka dëshiron, andaj puno vepra të mira!”

Fjala e tij: “Por, kur shpirti të arrijë në fyt, atëherë do t'u këputet
litari i saj.”. - Domethënë: Kur shpirti të arrijë në fyt, atëherë do të
këputen litaret e kësaj bote, të cilat e lidhnin njeriun me këtë botë, si:
tregtitë, pasuritë, kështjellat ose lidhjet e tjera. Të gjitha këto do të
mbarojnë e do të shkëputen, atëherë kur të arrijë shpirti në fyt, sepse
Pejgamberi ‫ ﷺ‬ka thënë:

". ‫َّللاَ يَ ْقبَل ت َْوبَةَ ْالعَ ْب ِد َما لَ ْم يغ َْرغ ِْر‬


َ ‫"إِ َن‬

“Me të vërtetë, Allahu e pranon pendimin e robit përderisa nuk i


ka ardhur gargari.”22 Domethënë: përderisa atij nuk i ka ardhur
shpirti në fyt, sikure ka thënë Allahu i Plotëfuqishëm:

١٨:‫ﭐﱡﭐﲅﲆ ﲇﲈ ﲉ ﲊﲋﲌﲍﱠ ال نس اء‬

“...derisa t’u vijë përballë vdekja dhe pastaj thonë: Tash


pendohem..” [Surja en-Nisa, 18] Kur vjen vdekja përpara, saqë e
shikon me sy, dhe kur shpirti mbërrinë në fyt, atëherë personit nuk i
bënë dobi pendimi. Ajo që ka për qëllim poeti me këtë fjalë është
nxitja për përshpejtim drejt pendimit dhe kthimit tek Allahu i
Lartësuar nga çdo e metë.

22
Transmeton Tirmidhiu nr. 3537, Ibën Maxheh nr. 4253, dhe e ka bërë
hasen Shejkh Albani në ‘Sahihut Tergib ue Terhib’ nr. 3143.

39
[18] Ditën kur do të shpërblehet çdo njeri për atë që ka punuar,
atëherë ai do të dëshirojë të lirojë veten nga ndëshkimi në këmbim
me fëmijët dhe pasurinë e tij.

[19] Atëherë ai do ta marrë librin nga e djathta në rast se ka bërë


punë të mira; në të kundërt, ai do ta marrë atë nga e majta.

[20] Atëherë do të dal sheshazi ajo që ka fshehur dhe ajo që ka


shfaqur, edhe ajo që ka përgatitur prej fjalës dhe veprës së tij.

Shpjegimi

Fjala e tij: “Ditën kur do të shpërblehet çdo njeri për atë që ka


punuar”. Domethënë: për atë që ka fituar në jetën e kësaj bote.
Allahu i Lartësuar nga çdo e metë ka thënë:

‫ﭐﱡﭐ ﱧ ﱨ ﱩ ﱪ ﱫ ﱬ ﱭ ﱮ ﱯ ﱰ ﱱ ﱲ ﱳ ﱴ‬

٢٥ :‫ﱵﱶﱠ آل عمران‬

“Si do të jetë gjendja e tyre, kur Ne do t’i grumbullojmë së


bashku në Ditën e Madhe për të cilën nuk ka pikë dyshimi (Dita e
Ringjalljes) dhe secilit do t’i paguhet saktësisht çfarë ai ka fituar?
Dhe atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi.” [Surja Ali Imran, 25]

Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë:

٢٨١:‫ﭐﱡﭐﳍﳎﳏﳐﳑﳒ ﳓﳔﳕﳖ ﱠ ال بقرة‬

“Atëherë çdokush do të paguhet për çfarë ka fituar dhe askujt


nuk do t’i bëhet padrejtësi.” [Surja el-Bekarah, 281]

40
Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm: “...për çfarë ka fituar...”.
Domethënë: për atë që ka përgatitur në këtë botë prej veprave, ai “do
të paguhet”. Domethënë: ai do të shpërblehet plotësisht Ditën e
Gjykimit, kur të qëndrojë përpara Allahut të Plotëfuqishëm.

Robi duhet të arrijë ta kuptojë këtë. Ai duhet ta kuptojë se ditët,


muajt, vitet, dhe çdo gjë që ndodh në to prej fjalëve dhe veprave,
janë të përllogaritura. Ai duhet ta kuptojë se Ditën e Gjykimit ai do
të shpërblehet për të gjitha këto.

Fjala e tij: “atëherë ai do të dëshirojë të lirojë veten nga


ndëshkimi në këmbim me fëmijët dhe pasurinë e tij.”. Ai që i ka
kthyer shpinën Allahut dhe që është treguar neglizhent, do të
pendohet Ditën kur të shoh ndëshkimin, për shkak të neglizhencës
dhe humbjes së kohës. Atëherë, njeriu do të dëshirojë të lirojë veten
e tij nga ndëshkimi dhe Hidhërimi i Imponuesit (Allahut), edhe nëse
në këmbim të këtij lirimi të ishin fëmijët dhe pasuria e tij, sikurse ka
thënë Allahu i Lartësuar nga çdo e metë:

‫ﭐﱡﭐﱃ ﱄ ﱅ ﱆ ﱇ ﱈ ﱉ ﱊ ﱋ ﱌ ﱍ ﱎ ﱏ ﱐ ﱑ ﱒ‬
١٤ - ١١ :‫ﱓﱔﱕ ﱖﱗﱘﱙﱠ المعارج‬

“Muxhrimi (krimineli, mëkatari, mosbesimtari) do të dëshironte


ta lironte veten nga ndëshkimi i asaj Dite (në këmbim) me fëmijët
e tij, edhe me bashkëshorten e tij, edhe me vëllanë e tij, edhe me
të afërmit e tij të cilët e strehuan atë, edhe me të gjithë ç’janë në
tokë, kështu që kjo të mund ta shpëtonte atë.” [Surja el-Mearixh,
11-14]

41
Allahu i Lartësuar thotë:

‫ﳓﳕﳖﳗﳘ ﳙﳚﳛﳜﳝﳞﳟﳠ‬
‫ﳔ‬ ‫ﭐﱡﭐ ﳐ ﳑ ﳒ‬

١٨ :‫ﳡﳢ ﱠ الرعد‬

“Për ata të cilët iu përgjigjën Thirrjes së Zotit të tyre (besuan


në Teuhidin e Allahut dhe ndoqën të Dërguarin Muhammed ‫ )ﷺ‬do të
ketë El-Husna (më e mira mrekulli, Xhenneti). Por ata që nuk iu
përgjigjën Thirrjes së Tij (nuk besuan në Islam), sikur të kishin
gjithë ç’ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin atë me qëllim
që të shpëtonin.” [Surja err-Rrad, 18] - Domethënë: të shpëtonin
nga dënimi i Allahut dhe ndëshkimi i tij.

Fjala e tij: “Atëherë ai do ta marrë librin nga e djathta në rast se


ka bërë punë të mira”. - Këto janë pjesëtarët e kategorisë së parë që
janë përmendur më parë, të cilëve Allahu u ka dhënë sukses për
diturinë e dobishme dhe për veprën e mirë; janë ata të cilët nuk i ka
mashtruar kjo botë dhe bukuria e saj. Pikërisht këta njerëz do ta
marrin librin e tyre nga e djathta e tyre, si shpërblim për veprat e
mira që bënin në jetën e kësaj bote.

Fjala e tij: “në të kundërt, ai do ta marrë atë nga e majta.” - Këta


janë pjesëtarët e kategorisë së dytë, të cilët nuk kanë vepruar mirë,
përkundrazi, ata kanë punuar vepra të këqija dhe i ka mashtruar jeta e
kësaj bote. Këta do ta marrin librin e tyre nga e majta e tyre.

42
Allahu i Lartësuar ka thënë:

‫ﭐﱡﭐ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ ﲵ ﲶ ﲷ ﲸ ﲹ ﲺ ﲻ ﲼ ﲽ ﲾ‬
‫ﳄﳆﳇﳈﳉﳊﳋﳌﳍﳎﳏ ﳐﳑﳒﳓ‬
‫ﳅ‬ ‫ﲿﳀﳁﳂ ﳃ‬
٣٢ - ٢٥ :‫ﳔﳕﳖﳗ ﳘﳙﱠ الح اقة‬

“Por sa për atë të cilit do t’i jepet Libri i tij nga e majta e tij,
do të thotë: ‘Sa do të doja të mos më ishte dhënë Libri im! Dhe se
asnjëherë nuk e kam ditur si ka qenë Llogaria ime! Ah! Veç të
kishte qenë fundi im (vdekja)! Pasuria s’më bëri aspak dobi mua.
Fuqia ime dhe arsyetimet më kanë ikur!’ (Do të thuhet): ‘Kapeni
atë dhe lidheni në pranga; Pastaj hidheni në Zjarrin flakërues.
Pastaj lidheni atë me zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë.’ [Surja el-
Hakkah, 25-32]

Fjala e tij: “Atëherë do të dal sheshazi ajo që ka fshehur dhe ajo


që ka shfaqur, edhe ajo që ka përgatitur prej fjalës dhe veprës së
tij.” - Njeriut do t’i shfaqen atë ditë veprat që ka përgatitur, sikurse
ka thënë Allahu i Lartësuar:

٥ :‫ﱡﭐﱑﱒﱓ ﱔ ﱕﱖ ﱠاالن فطار‬

“(Atëherë) do të marrë vesh çdokush çfarë ai ka çuar përpara


dhe (çfarë ai ka) lënë prapa.” [Surja el-Infitar, 5]

Atëherë, njeriu do të qëndrojë duke parë librin e tij në të cilin janë


shkruar të gjitha veprat e tij, sikurse ka thënë i Lartësuar:

43
٤٩ :‫ﲀﱠ ال كهف‬
‫ﲁ‬ ‫ﭐﱡﭐﱺﱻﱼﱽﱾﱿ‬

“...nuk ka lënë asgjë të vogël e të madhe pa u shkruar e pa e


llogaritur...” [Surja el-Kehf, 49] Ai do t’i gjejë veprat e tij përpara,
dhe pastaj do të shpërblehet, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

٣١ :‫ﭐﱡﭐﲃﲄﲅﲆﲇ ﲈﲉﲊ ﲋﲌﱠ ال نجم‬

“...që Ai të shpërblejë ata që kanë bërë të keqen, me atë që ata


kanë bërë; dhe që Ai t’i shpërblejë ata që bëjnë mirë, me më të
mirën.” [Surja en-Nexhm, 31]

Gjithashtu, Ai ka thënë:

‫ﭐﱡﭐﱘﱙﱚﱛ ﱜﱝﱠ ط‬
١٥ :‫ه‬

“...që çdo njeri të shpërblehet për atë që përpiqet.” [Surja Taha,


15]

Kushdo që gjen se ka bërë vepra të mira, ai le të falenderojë


Allahun; kurse ai që gjen se ka bërë vepra të këqija, ai nuk duhet të
qortojë askënd tjetër përveç vetes së tij.

E gjithë kjo e thërret robin që të tregohet i zgjuar dhe i


ndërgjegjshëm, që të jetë i matur dhe i vendosur, që ta tërheqi veten e
tij me litarin e së vërtetës dhe të udhëzimit, dhe që të ketë kujdes të
madh prej neglizhencës, prej shprehjes ‘jo sot, po nesër’, dhe prej
shtyrjes së veprës së mirë për një kohë tjetër.

44
[21] Libri është në duart e të nderuarve shkrues (melekët), andaj
nuk do të ketë ndonjë dobi arsyetimi dhe kundërshtimi.

[22] Atje ke për ta kuptuar fitimin dhe humbjen e saj, dhe atëherë
ke për ta gjet rezultatin përfundimtar të saj.

[23] Nëse është prej të lumturve dhe të devotshmëve, atëherë ai do


të ketë përfundim të mirë për shkak të veprës së tij të mirë.

[24] Ai do të fitojë Xhenetin e Kënaqësisë dhe Hyrit e tij, do të


gëzohen me kopshtet dhe hijet e tij,

[25] do të furnizohen me ç'ka të dëshirojnë prej kënaqësisë së tij,


do të pijë prej tesnimit (pija më e mirë e xhenetit) dhe prej ujit të
freskët të tij.

Shpjegimi

Çdo gjë që ka përgatitur robi, prej fjalës apo veprës, është


shkruajtur me duart e melaikeve (ëngjëjve) në librin e veprave,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar nga çdo e metë:

١٨ :‫ﭐﱡﭐﱚﱛ ﱜﱝ ﱞ ﱟﱠﱡﱢﱠ ق‬

“Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të


është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” [Surja
Kaf, 18]

Allahu i Lartësuar nga çdo e metë i ka autorizuar melaiket që të


shkruajnë veprat, që të shkruajnë çdo gjë që thotë apo vepron robi,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

45
‫ﲦﲨﲩﲪﲫﲬﲭﲮﲯﲰ ﲱﲲﲳﲴﲵ‬
‫ﲧ‬ ‫ﱡﭐ ﲣ ﲤ ﲥ‬

٢٩ - ٢٨ :‫ﲷﲹ ﲺﲻ ﲼ ﲽ ﲾﲿﱠ الجاثي ة‬


‫ﲸ‬ ‫ﲶ‬

“Dhe do të shohësh çdo komb të gjunjëzuar, çdo komb do të


thirret te Shkrimi i tij (ku janë shënuar veprat e bëra). Këtë Ditë ju
do të shpërbleheni për çfarë keni bërë. Ky Shkrimi Ynë flet për
ju me të vërtetën. Vërtet që Ne ishim që shkruam gjithë ç’bënit
ju vazhdimisht.” [Surja el-Xhathijeh, 28-29]

Ajo që kihet për qëllim me Fjalën e Tij: “...Ne ishim që


shkruam...” është se: Ne kemi urdhëruar melaiket që të shkruajnë
veprat tuaj, që të llogariten të shkruara në një libër, të cilin do ta
gjeni përpara Ditën e Gjykimit.

Fjala e tij: “andaj nuk do të ketë ndonjë dobi arsyetimi dhe


kundërshtimi.”. Kur njeriu neglizhent të çohet për të justifikuar apo
për të kundërshtuar gjendjen dhe përfundimin e tij, atëherë
justifikimi dhe kundërshtimi nuk ka për t’i bërë dobi sepse ajo është
Dita e Gjykimit dhe e Shpërblimit.

Fjala e tij: “Atje ke për ta kuptuar fitimin dhe humbjen e saj”.


Kur njeriu të marrë librin e tij, kur t’i gjejë veprat të llogaritura dhe
kur mos të mbesi gjë tjetër përveç arritjes së shpërblimit, atëherë do
të duket fituesi, i cili do të kthehet te familja e tij i gëzuar, atëherë do
të duket i mjeri, i cili ka humbur. Allahu na ruajtë!

Fjala e tij: “dhe atëherë ke për ta gjet rezultatin përfundimtar të


saj.” Domethënë: Atëherë do të shohësh rezultatin e përpjekjes,
sepse ajo është Dita e Shpërblimit. Ai që ka bërë vepra të mira do ta
ketë për rezultat fitimin e bamirësisë, sikurse ka thënë Allahu i
Lartësuar:

46
٣١ :‫ﭐﱡﭐﲈﲉﲊ ﲋﲌ ﱠ ال نجم‬

“...që Ai t’i shpërblejë ata që bëjnë mirë me më të mirën.”


[Surja en-Nexhm, 31]

Allahu i Lartësuar ka thënë:

٦٠ :‫ﭐﱡﭐﲧﲨ ﲩﲪ ﲫ ﲬﱠ ال رحمن‬

“A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër, pos


me të mirë?” [Surja err-Rrahman, 60]

Ndërsa përfundimi i atij që ka vepruar punë të këqija është


ndëshkimi dhe humbja, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

١٠ :‫ﭐﱡﭐﲕﲖﲗ ﲘﲙ ﲚ ﱠ ال روم‬

“Pastaj, fundi i atyre që punuan të keqen e ligësinë qe i keq


dhe i mjerë...” [Surja err-Rrum, 10]

Pas kësaj, poeti ka e shpjeguar hollësisht përfundimin e


mirëbërësve dhe përfundimin e keqbërësve. Ai ka thënë për
përfundimin e mirëbërësve të fituar:

“Nëse është prej të lumturve dhe të devotshmëve”. Domethënë:


Nëse robi është prej atyre të cilëve Allahu e ka shkruar që të jenë
prej të lumturve, të cilët kanë ndjekur rrugën e lumturisë dhe i janë
përmbajtur devotshmërisë ndaj Allahut të Plotëfuqishëm.

47
“atëherë ai do të ketë përfundim të mirë për shkak të veprës së tij
të mirë.” Njerëzit e lumturisë dhe devotshmërisë do të kenë te Allahu
mirësi, për shkak të veprave të tyre të mira të cilat i kanë përgatitur
në jetën e kësaj bote.

Më pas, ai ka shpjeguar hollësisht shpërblimin e lumturinë e tyre


dhe ka thënë:

“Ai do të fitojë Xhenetin e Kënaqësisë” - të cilin Allahu e ka


përgatitur si vendbanim për robërit e Tij të devotshëm dhe për miqtë
e Tij të afërm. Pikërisht ky është fitimi madhështor.

Fjala e tij: “dhe Hyrit e tij”, - Domethënë: ata do të fitojnë atë që


Allahu i Lartësuar nga çdo e metë ka përgatitur për ta prej Hyrive me
sy të mëdhenj të mrekullueshëm (për bashkëshorte).

Fjala e tij: “do të gëzohen”, - Domethënë: ata do të kënaqen - “me


kopshtet dhe hijet e tij”, - Domethënë: me kopshtet e Xhenetit,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar nga çdo e metë:

١٥ :‫ﭐﱡﭐﳇﳈ ﳉﳊﳋ ﱠ ال روم‬

“...të këtillët do të bëhen të gëzojnë jetën e lartë e të pasosur në


Kopshtet e Kënaqësisë (në Xhennet).” [Surja er-Rrum, 15]
domethënë: ata do të kënaqen, do të gëzohen dhe do të shijojnë
kënaqësitë e Xhenetit.

Fjala e tij: “do të furnizohen” - në Xhenet - “me ç'ka të dëshirojnë


prej kënaqësisë së tij”, - do të gëzohen me kënaqësitë e Xhenetit. Në
Xhenet ka gjëra që nuk i ka parë ndonjëherë syri, nuk i ka dëgjuar
ndonjëherë veshi, dhe as që i ka shkuar ndërmend ndonjëherë
ndonjërit.

48
Allahu i Lartësuar ka thënë:

١٧ :‫ﭐﱡﭐﲒﲓﲔﲕﲖﲗﲘ ﲙﲚﲛ ﲜﲝﲞﲟﱠ السج دة‬

“Askush nuk e di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e


syrit si shpërblim për çfarë ata punuan.” [Surja es-Sexhdeh, 17]

Fjala e tij: “do të pijë prej tesnimit”, - aludon për Fjalën e Allahut
të Plotëfuqishëm:

٢٧ :‫ﱡﭐ ﲿ ﳀﳁﳂ ﱠ ال مطفف ين‬

“Ajo (pije) do të jetë e përzier me Tesnim.” [Surja el-Mutaffifin,


27] Ajo është pija më e lartë në Xhenet, prandaj ajo është vetëm për
më të afërtit tek Allahu, sikurse ka thënë Allahu i Plotëfuqishëm:

‫ﭐﱡﭐﳃﳄﳅﳆﳇ ﱠ الم ف‬
٢٨ :‫ط فين‬

“Një burim nga i cili pijnë ata më të afërtit tek Allahu.” [Surja
el-Mutaffifin, 28]

49
[26] Ata do të kenë në Ditën e Shtesës një takim, një gradë shtesë që
të tjerët nuk e arrijnë atë.

[27] Atëherë fytyrat do të shikojnë Fytyrën e Zotit. Syri i tyre rridhte


lotë për një kohë të gjatë.

[28] Atëherë, Zoti i tyre Mëshirëplotë do t’u shfaqet atyre duke u


dhënë selam, dhe prej kësaj (shfaqje) do të shtohet bukuria e saj
(fytyrës).

Shpjegimi

Kjo është kënaqësia më e madhe dhe më e plotë e banorëve të


Xhenetit. Ajo është shikimi te Fytyra Bujare e Allahut të Lartësuar
nga çdo e metë. Kjo është ‘shtesa’ që është përmendur në Fjalën e
Allahut të Lartësuar:

٢٦ :‫ﱅ ﱠ يونس‬
‫ﱆ‬ ‫ﭐﱡﭐﱁﱂﱃﱄ‬

“Për ata të cilët punuan të mirën është më i miri (Xhenneti), e


pse jo akoma edhe më tepër (duke pasur nderimin e lartë të
shikimit të Fytyrës së Allahut).” [Surja Junus, 26]

Fjala e tij: “Ata do të kenë në Ditën e Shtesës një takim”. Ajo që


kihet për qëllim me ‘Ditën e Shtesës’ është Dita Xhuma, në të cilën
Allahu i Lartësuar nga çdo e metë do të nderojë banorët e Xhenetit
me shikimin e tyre tek Ai, sikure është vërtetuar nga Pejgamberi ynë
‫ ﷺ‬në hadith se Xhibrili thotë:

50
"‫ يَ ْو َم ْال َم ِزي ِد‬: ِ‫ َونَحْ ن نَدْعوه فِي ْاْلخِ َرة‬."

"Dhe ne e thërrasim atë në Botën Tjetër: Dita e Shtesës."23

Gjithashtu, është vërtetuar nga Pejgamberi ‫ ﷺ‬se ai ka thënë:

،‫ ليزدادوا منه كرامة‬،‫"فليسوا هم في الجنة بأشوق إلى شيء منهم إلى يوم الجمعة‬
".‫وليزدادوا نظر ا إلى وجهه‬

“Ata nuk kanë ndonjë gjë më të përmalluar në të se sa Dita e


Xhumasë, që t’u shtohet nderimi prej Tij dhe t’u shtohet shikimi tek
Fytyra e Tij.”24

Fjala e tij: “një gradë shtesë”. Domethënë: Ata do të kenë një


gradë shtesë nderimi më të lartë se sa mirësia që Allahu i Lartësuar
nga çdo e metë i ka dhënë në Xhenet, prej mirësive që nuk i ka parë
ndonjëherë syri, as nuk i ka dëgjuar ndonjëherë veshi, as nuk i ka
shkuar ndërmend ndonjëherë ndonjërit. Ata do të nderohen më tepër
me shikimin e Allahut të Lartëmadhëruar. Për këtë, Allahu i
Plotëfuqishëm thotë:

٢٦ :‫ﱅ ﱠ يونس‬
‫ﱆ‬ ‫ﭐﱡﭐﱁﱂﱃﱄ‬

“Për ata të cilët punuan të mirën, është më i miri (Xhenneti), e


pse jo akoma edhe më tepër.” [Surja Junus, 26] Është vërtetuar në

23
Transmeton Taberani në ‘el-Mu’xhem el-Eusat’ nr. 2084 dhe ka thënë
Shejkh Albani se është hadith hasen në një transmetim dhe sahih në një
tjetër transmetim ‘Sahihut Tergib ue Terhib’ nr. 694.
24
Transmeton el-Bezzar në ‘el-Bahr ez-Zukhar’ 14/68 nr. 7527; e ka
konsideruar të mirë zinxhirin e transmetimit hafidh el-Mundhiri, dhe e ka
bërë hasen Shejkh Albani në ‘Sahihut Tergib ue Terhib’ nr. 3761.

51
sunet komentimi i këtij ajeti me shikimin tek Fytyra e Allahut të
Lartëmadhëruar.25

Fjala e tij: “që të tjerët nuk e arrijnë atë.”, - sepse Allahu i


Plotëfuqishëm thotë:

١٥ :‫ﱡﭐﱽﱾ ﱿﲀﲁ ﲂﲃﱠ ال مطفف ين‬

“Dhe për më tepër! Sigurisht që ata (pabesimtarët) atë Ditë do


të mbulohen që të mos shohin dot Zotin e tyre.” [Surja el-
Mutaffifin, 15]

Nga ana tjetër, Pejgamberi ‫ ﷺ‬i ka përgëzuar besimtarët dhe u ka


thënë:

‫ط ْعت ْم أ َ ْن َّل ت ْغلَبوا‬


َ َ ‫ فَإ ِ ِن ا ْست‬،ِ‫ضامونَ فِي رؤْ َيتِه‬ َ ‫ َّل ت‬،‫ست ََر ْونَ َربَك ْم َك َما ت ََر ْونَ َهذَا ْالقَ َم َر‬
َ ‫" ِإ َنك ْم‬
".‫ش ْم ِس فَا ْفعَلوا‬ ِ ‫ص ََلة قَ ْب َل غرو‬
َ ‫ب ال‬ َ ‫ش ْم ِس َو‬ َ ‫ص ََلة قَ ْب َل طلوعِ ال‬ َ ‫علَى‬ َ

“Ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu sikurse shihni këtë hënë. Ju nuk
do të keni vështirësi në shikimin e saj. Nëse keni mundësi të mos
mposhteni (nga angazhimet, shkujdesi apo gjumi) në namazin
përpara lindjes së diellit dhe namazit përpara perëndimit të diellit,
atëherë bëjeni!”26

Fjala e tij: “Atëherë fytyrat” - e besimtarëve - “do të shikojnë


Fytyrën e Zotit”. - Domethënë: Ata do ta shikojnë Atë realisht me
sytë e tyre, sikure ka thënë Allahu i Lartësuar nga çdo e metë:

٢٣ - ٢٢ :‫ﭐﱡﭐﱉﱊﱋﱌ ﱍ ﱎﱏﱐﱠ الق يامة‬

25
Transmeton Muslimi nr. 181-182.
26
Transmeton Bukhariu nr. 7434 dhe Muslimi nr. 633.

52
“Disa fytyra atë Ditë do të jenë të shkëlqyera (Nadirah), duke
parë Zotin e tyre.” [Surja el-Kijameh, 22-23] Fjala e Tij:
“Nadirah” vjen nga fjala ‘Nudrah’, e cila do të thotë: bukuri dhe
shkëlqim. Fjala e Tij: “duke parë Zotin e tyre.”. Domethënë: Ata
do ta shikojnë Atë me sytë e tyre.

Hasan el-Basri ka thënë: “Fytyra e tyre ka të drejtë të shkëlqejë,


përderisa ajo sheh te Krijuesi.”27

Fjala e tij: “Syri i tyre rridhte lotë për një kohë të gjatë”.
Domethënë: Sa shumë u mbushte me lot syri i tyre në këtë botë!
Ndoshta, loti i përmendur këtu ka lidhje me atë që ka kaluar,
domethënë, ka lidhje me përmallimin e shikimit te Fytyra e Allahut
të Lartësuar nga çdo e metë. Imam ibën Kajjim - Allahu e mëshiroftë
- ka përmendur disa lloje të qarash, prej tyre është e qara nga
dashuria dhe përmallimi.28

Sa shumë janë përmalluar zemrat e tyre; sa shumë janë përmalluar


shpirtat e tyre; sa shumë kanë dëshiruar, shpresuar dhe kanë kanë
bërë lutje që Zoti i tyre t’i nderoi ata me këtë shikim, duke marrë
shembull kështu Pejgamberin e tyre ‫ ﷺ‬në lutjen e tij:

".‫ضلَة‬
ِ ‫ض َرة َو َّل فِتْنَة م‬
ِ ‫ض َرا َء م‬ َ ‫ش ْوقَ ِإلَى ِلقَائِكَ فِي‬
َ ‫غي ِْر‬ َ َ‫"أ َ ْسأَلكَ لَذَة َ الن‬
َ ‫ظ ِر ِإلَى َوجْ ِهكَ َوال‬

27
Transmeton Taberiu në ‘Xhami’ul Bejan’ vëll 23 fq. 507.
28
‘Zadul Mead’ vëll. 1 fq. 177. Llojet e të qarëve të cilat ka përmendur në
përgjithësi janë gjashtë: E para: E qara nga mëshira. E dyta: E qara nga
frika. E treta: E qara nga dashuria dhe malli. E katërta: E qara nga gëzimi
dhe lumturia. E pesta: E qara nga padurimi i dhimbjes. E gjashta: E qara
nga pikëllimi.

53
"...të kërkoj kënaqësinë e shikimit në Fytyrën Tënde dhe
përmallimin për takimin Tënd, pa vështirësi dhe pa sprova që
devijojnë." 29

Fjala e tij: “Atëherë, Zoti i tyre Mëshirëplotë do t’u shfaqet atyre


duke u dhënë selam”. Fjala ‘et-texhel-li’ domethënë: shfaqje e plotë.
Allahu do të shfaqet për ata fytyra, dhe kështu, atyre do t’u shtohet
nderimi me shikimin e Zotit të tyre Bujar. Poeti ka përmendur emrin
‘Mëshirëplotë’ për të tërhequr vëmendjen se këtë nderim të madh,
ata e kanë arritur me Mëshirën e Allahut të Lartësuar nga çdo e metë,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

٤٣ :‫ﭐﱡﭐﳠﳡﳢﳣ ﱠ األح زاب‬

“Dhe Ai është gjithnjë Mëshirëplotë për besimtarët.” [Surja el-


Ahzab, 43]

Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ‫ ﷺ‬se ka thënë:

ْ َ‫فَيَت َ َجلَى لَه ْم ي‬.


‫ض َحك‬

"...dhe Ai i shfaqet atyre duke qeshur..."30 Domethënë: Ditën e


Gjykimit.

Fjala e tij: “duke u dhënë selam”, - sikurse ka ardhur në Kuranin e


Lartë:

٥٨ ‫ﭐﱡﭐﱘﱙﱚﱛﱜ ﱝ ﱠ ي‬
:‫س‬

29
Transmeton Nesaiu nr. 1305 dhe e ka saktësuar Shejkh Albani në ‘el-
Kelimut Tajjib’ 106.
30
Transmeton Muslimi nr. 191.

54
“(Do t’u thuhet): ‘Selam (Paqja qoftë mbi ju)!’ - Fjalë nga Zoti
(Allahu), Mëshirëploti.” [Surja Jasin, 58]

Fjala : “dhe prej kësaj do të shtohet bukuria e saj (fytyrës)”.


Domethënë: Atyre do t’u shtohet bukuria prej kësaj shfaqje. Sa herë
që ata kthejnë shikimin te Zoti i madh, atyre u shtohet bukuria,
sikurse ka ardhur nga Enesi - Allahu qoftë i kënaqur me të - se ka
thënë: I Dërguari i Allahur ‫ ﷺ‬ka thënë:

،‫ َفتَحْ ثو فِي وجو ِه ِه ْم َوثِيَا ِب ِه ْم‬،‫ش َما ِل‬ َ ‫ َفت َهبُّ ِريح ال‬،‫" ِإ َن فِي ْال َج َن ِة لَسوقا يَأْتونَ َها ك َل جم َعة‬
‫ فَيَقول لَه ْم أ َ ْهلوه ْم‬،‫ازدَادوا حسْنا َو َج َماّل‬ ْ ‫ فَيَ ْر ِجعونَ إِلَى أ َ ْهلِي ِه ْم َوقَ ِد‬،‫فَيَ ْزدَادونَ حسْنا َو َج َماّل‬
".‫ازدَدْت ْم َب ْعدَنَا حسْنا َو َج َماّل‬ َ ‫ َوأ َ ْنت ْم َو‬: َ‫ فَ َيقولون‬.‫ازدَدْت ْم َب ْعدَنَا حسْنا َو َج َماّل‬
ْ ‫َّللاِ لَقَ ِد‬ ْ ‫َّللاِ لَقَ ِد‬
َ ‫ َو‬:

“Me të vërtetë, në Xhenet do të ketë një vendmbledhje, ku njerëzit


do të vijnë çdo ditë xhumaje. Një erë nga veriu do të vijë dhe do t'u
hidhet në fytyrat dhe rrobat e tyre. Kështu, atyre do t'u shtohet
bukuria. Familjet e tyre do t'u thonë: "Pasha Allahun! Juve ju është
shtuar bukuria." Ndërsa ata do të thonë: "Pasha Allahun! Edhe juve
ju është shtuar bukuria." 31

Shejkhul-Islam ibën Tejmijjeh - Allahu e mëshiroftë - ka thënë:


“Mundet që ky hadith të jetë shkurtuar nga hadithet e tjera që flasin
se shkaku i shtimit të bukurisë së tyre është shikimi tek Allahu i
Lartësuar dhe disa rrethana të tjera.” 32

Gjithashtu, për këtë kuptim tregon dhe ajeti që përmendëm më


parë:

٢٣ - ٢٢ :‫ﭐﱡﭐﱉﱊﱋﱌ ﱍ ﱎﱏﱐﱠ الق يامة‬

31
Transmeton Muslimi nr. 2833.
32
‘Mexhmu’ul Fetaua’ vëll. 6 fq. 408.

55
“Disa fytyra atë Ditë do të jenë që shkëlqejnë (Nadirah), duke
parë Zotin e tyre.” [Surja el-Kijameh, 22-23]

Ka ardhur në sahihun e Muslimit nga hadithi i Suhejbit - Allahu


qoftë i kënaqur me të - se Pejgamberi ‫ ﷺ‬ka thënë:

: َ‫شيْئا أ َ ِزيدك ْم ؟ فَ َيقولون‬


َ َ‫ ت ِريدون‬: ‫اركَ َوت َ َعالَى‬ َ ‫ َيقول‬- ‫ قَا َل‬- َ‫" ِإذَا دَ َخ َل أ َ ْهل ْال َجنَ ِة ْال َجنَة‬
َ ‫َّللا ت َ َب‬
َ ‫ فَ َما أعْطوا‬،‫اب‬
‫شيْئا‬ ْ
َ ‫ار ؟ فَيَ ْكشِف الحِ َج‬ِ َ‫ َوتن َِجنَا مِ نَ الن‬،َ‫ض وجو َهنَا ؟ أَلَ ْم تدْخِ ْلنَا ْال َجنَة‬ ْ ِ‫أَلَ ْم تبَي‬
َ ‫ظ ِر إِلَى َربِ ِه ْم‬
".‫ع َز َو َج َل‬ َ َ‫أ َ َحبَ إِلَ ْي ِه ْم مِ نَ الن‬

"Kur banorët e Xhenetit të futen në Xhenet, atëherë Allahu i


Lartëmadhëruar do t'u thotë atyre: "A doni diçka tjetër që t'ua
shtoj?". Ndërsa ata do të thonë: "A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A
nuk na ke futur në Xhenet? A nuk na ke shpëtuar prej Zjarrit?"
Atëherë, Ai do të heq pengesën (për shikimin e Zotit) dhe atëherë
nuk ka gjë më të dashur tek ata se sa shikimi te Zoti i tyre i
Plotëfuqishëm." Më pas, ai ka lexuar ajetin:

٢٦ :‫ﱅ ﱠ يونس‬
‫ﱆ‬ ‫ﭐﱡﭐﱁﱂﱃﱄ‬

“Për ata të cilët punuan të mirën është më i miri (Xhenneti), e


pse jo akoma edhe më tepër (do të shikojnë Zotin e tyre).” [Surja
Junus, 26]

56
[29] Ata do të jenë në Kuvendin e së Vërtetës. Sa bukur pranë
Zotit të tyre! Në banesën e përhershme, ku nuk do të kenë frikë se
mos soset.

[30] Sytë do të kënaqen me frutat e tij, kurse lumenjtë do të


rrjedhin midis tyre.

[31] Ata do të jenë në frone të thurur dhe në shtetër, ashtu sikurse


ka thënë Zoti ynë në përshkrimin e tij.

[32] Pjesa e brendshme e tij është prej mëndafshi. Vaj hallin çfarë
mund të mendoni për pamjen e tij të jashtme?! Bukuria e pamjes së
tij të jashtme nuk ka fund.

Shpjegimi

Këto janë disa përshkrime të Xhenetit në përgjithësi, për të cilat


kanë treguar citatet dhe kanë ardhur argumentet:

Fjala e tij: “në Kuvendin e së Vërtetës”. - Ajo që kihet për qëllim


me ‘Kuvendin e së Vërtetës’ është Xheneti, sikurse ka thënë Allahu i
Lartësuar:

- ٥٤ :‫القمر‬ ‫ﭐﱡﭐ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ ﱢ ﱣ ﱤ ﱥ ﱦ ﱠ‬
٥٥

“Me të vërtetë që Muttekunët (të përkushtruarit në Besimin e


Pastër Islam) do të jenë ndër Kopshte të Begatë dhe lumenj (të
Xhennetit). Në Kuvendin e së Vërtetës (në Xhennet) pranë
Mbisunduesit Fuqiplotë (Allahut, i Gjithëlavdëruari, më i Larti,
Zotëruesi i Madhështisë dhe Nderimeve).” [Surja el-Kamer, 54-55]

57
Xheneti është quajtur ‘Kuvendi i së Vërtetës’ sepse ai është vendi
në të cilin arrihet çdo gjë e mirë, çdo kënaqësi, çdo gëzim dhe çdo
lezet i syrit. Prej këtyre bënë pjesë dhe afërsia me Zotin e botëve të
Lartëmadhëruar - sikurse do të vijë - . Kur përshkruhet gjëja e plotë,
ajo përshkruhet në këtë mënyrë, përshembull, thuhet: dashuri e
vërtetë... etj.

Fjala e tij: “Sa bukur pranë Zotit të tyre!”, - prej kësaj është ajo që
ka ardhur në lutjen e gruas së Faraonit:

١١ :‫ﱡﭐﲣ ﲤﲥﲦ ﲧﲨﲩ ﲪﲫ ﱠ ال تحريم‬

“Zoti im! Më ndërto mua tek Ti një shtëpi në Xhennet.” [Surja


et-Tarim, 11]

Dijetarë kanë thënë: “Ajo ka zgjedhur në lutjen e saj komshiun


përpara shtëpisë.”33

Fjala e tij: “Në banesën e përhershme”. Prej nderimit që u bën


banorëve të Xhenetit Allahu i Lartësuar nga çdo e metë, është se Ai i
ka bërë ata të jenë në të përgjithmonë. Kënaqësia në Xhenet nuk
mbaron, nuk shteron, nuk zhduket dhe nuk ka fund.

Fjala e tij: “ku nuk do të kenë frikë se mos soset.”. Ndryshe nga
kënaqësia që njeriu fiton në këtë botë, ngase ajo shumë shpejtë do të
ndërpritet dhe do të mbarojë, sikurse kemi përmendur më parë.

Fjala e tij: “Sytë do të kënaqen me frutat e tij”. Në Xhenet ka fruta


dhe ushqime që të kënaqin. Prej bukurisë së frutave të Xhenetit është
se syri kënaqet përpara barkut, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar
nga çdo e metë:

33
‘Tefsirul Kuranil Adhim’ i ibën Kethirit vëll. 14 fq. 66.

58
٧١:‫ﲵﲷﲸ ﲹ ﲺﱠ ال زخرف‬
‫ﲶ‬ ‫ﭐﱡﭐﲰﲱﲲﲳﲴ‬

“...dhe në të do të ketë çfarë t’u dojë shpirti, gjithçka që mund


të kënaqë sytë; dhe aty ju do të banoni përgjithmonë.” [Surja ez-
Zukhruf, 71]

Fjala e tij: “kurse lumenjtë do të rrjedhin midis tyre.” -


Domethënë: Lumenjtë do të rrjedhin midis këtij Xheneti, sikurse ka
thënë Allahu i Lartësuar:

٢٥:‫ﱌﱠ ال بقرة‬
‫ﱍ‬ ‫ﭐﱡﭐﱉﱊﱋ‬

“...nën të cilët rrjedhin lumenj.” [Surja el-Bekareh, 25] në më


shumë se një ajet.

Fjala e tij: “Ata do të jenë në frone të thurur”. Domethënë: Ata do


të mbështeten dhe do të ulen në frone të thurur. Fjala ‘të thurur’
domethënë se ato janë qëndisur me ar dhe xhevahir, sikurse ka thënë
Allahu i Lartësuar:

١٦ - ١٥ :‫ﭐﱡﭐﲭﲮﲯﲰﲱ ﲲﲳﲴ ﱠ الواقعة‬

“(Ata do të jenë) në frone të thurur me ar e xhevahir. Duke


pushuar në to përballë njëri-tjetrit.” [Surja el-Uakia, 15-16]

Fjala e tij: “dhe në shtretër”. Po ashtu, shtretërit në të cilët do të


ulen: “Pjesa e brendshme e saj është prej mëndafshi (Isteberaka).” -
‘Isteberaka’ është mëndafshi i trashë, sikurse qëndron te Fjala e
Allahut të Lartësuar nga çdo e metë:

59
٥٤ :‫ﲄﲆﲇﲈﲉﱠ ال رحمن‬
‫ﲅ‬ ‫ﭐﱡﭐﱿﲀﲁ ﲂﲃ‬

“Të mbështetur në shtretër të vijëzuar nga brenda me


mëndafsh e brokatë dhe frutat e të dy Kopshteve do t’i kenë te
duart.” [Surja err-Rrahman, 54]

Fjala e tij: “Vaj hallin çfarë mund të mendoni për pamjen e tij të
jashtme?!” Kur pjesa e brendshme është prej mëndafshi, i cili është
në kulmin e bukurisë, vaj hallin çfarë mund të mendoni për pamjen e
tij të jashtme!

Ky kuptim, i cili përmban ky varg i poezisë, është transmetuar nga


një grup i sahabëve, prej tyre është ibën Mes’udi dhe ebu Hurejrah,
ku kanë thënë gjatë këtij ajeti: “Ju jeni njoftuar për pamjen e tij të
brendshme, vaj hallin nëse njoftoheni për pamjen e tij të jashtme!”34

Fjala e tij: “Bukuria e pamjes së tij të jashtme nuk ka fund.” Se’id


ibën Xhubejrit - Allahu qoftë i kënaqur me të - i është thënë:
“Brendësia e tij është prej mëndafshit, po pjesa e jashtme e tij si
është?” Ai tha: “Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë për këtë se:

١٧ :‫ﭐﱡﭐﲒﲓﲔﲕﲖﲗﲘ ﲙﲚﲛ ﲜﲝﲞﲟﱠ السج دة‬

“Askush nuk e di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e


syrit si shpërblim për çfarë ata punuan.” [Surja es-Sexhdeh,
17]”35

34
Transmeton Taberiu në ‘Xhami’ul Bejan’ vëll. 22 fq. 243. Shih:
‘Mealimut Tenzil’ vëll. 4 fq. 293.
35
Burimi kësaj qëndron te të dy burimet e fusnotës që kaloi.

60
Është vërtetuar në hadith nga Pejgamberi ‫ ﷺ‬se ka thënë:

ِ ‫علَى قَ ْل‬
.‫ب بَشَر‬ َ ‫ط َر‬ َ ‫ َو َّل أذن‬، ْ‫عيْن َرأَت‬
َ ‫ َو َّل َخ‬، ْ‫سمِ عَت‬ َ ‫صالِحِ ينَ َما َّل‬ َ ‫أ َ ْعدَدْت ِل ِعبَاد‬
َ ‫ِي ال‬

“Unë kam përgatitur për robërit e Mi të devotshëm gjëra që nuk i


ka parë ndonjëherë syri, që nuk i ka dëgjuar ndonjëherë veshi dhe
që nuk i ka shkuar ndërmend ndonjëherë ndonjërit.” 36

36
Transmeton Muslimi nr. 2824.

61
[33] Nëse është prej të tjerëve (të mjerëve), atëherë për të do të
ketë Uejl (shkatërrim), keqardhje dhe Zjarr flakërues. Eh! Sa i rëndë
është ndëshkimi i tij!

[34] Për të do të ketë shtretër zjarri, mbi ta do të ketë mbulesa


zjarri, kurse hija e keqe e tij do të jetë prej tymit të zi.

[35] Ushqimi tyre në të do të jetë qelbësira nga larja e plagëve;


kurse për të pirë do t'u jepet ujë përvëlues nëpërmjet të cilit
copëtohen zorrët.

[36] Dëshira e tyre në të do të jetë vdekja, por në të nuk ka


rrugëdalje, as vdekje, as fund.

Shpjegimi

Këto vargje kanë lidhje me atë që kaloi. Pasi autori ka përmendur


kategorinë e parë të njerëzve në fjalën e tij: “Nëse është prej të
lumturve”, pasi ai ka përmendur gjendjen e tyre dhe atë që ka
përgatitur prej kënaqësisë e lumturisë për ta, autori tregon kategorinë
tjetër, dhe thotë: “E nëse është prej të tjerëve” - prej njerëzve të
mjeruar dhe të humbur - “për të do të ketë Uejl, keqardhje”.
‘Uejli’ është shkatërrimi. Është thënë se është poshtërimi. Është
thënë se është dënimi. Është thënë, gjithashtu, se është një luginë në
Xhehenem.

Fjala ‘Uejl’ ka ardhur në disa vende në Kuran, në formë kërcënimi


për përgënjështruesit dhe për ata që i kanë kthyer shpinën Allahut.
Prej këtyre ajeteve është Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm:

١١ :‫ﭐﱡﭐﲳﲴﲵ ﲶ ﱠ الطور‬

“Atëherë mjerë (uejl) ajo Ditë për përgënjeshtruesit.” [Surja et-


Tur, 11]

62
Dhe Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm:

١ :‫ﭐﱡﭐﲥﲦﲧﱠ ال مطفف ين‬

“Mjerë (uejl) për El-Mutaffifinët (mashtruesit në masë e në


peshore, për ata që nuk peshojnë drejtë).” [Surja el-Mutaffifin, 1]

Dhe Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm:

١ :‫ﱡﭐﱒﱓ ﱔﱕﱖﱠ ال همزة‬

“Mjerë (uejl) për secilin që shpif e përgojon.” [Surja el-


Humezeh, 1]

Fjala e tij: “keqardhje”, domethënë: Atij do t’i vijë keq dhe do të


pendohet në një kohë ku nuk bën dobi pendimi.

Ka ardhur emërtimi i Ditës së Gjykimit me emrin ‘Dita e


Keqardhjes’ në Fjalën e Allahut të Plotëfuqishëm:

٣٩ :‫ﭐﱡﭐﱁﱂ ﱃﱠ مريم‬

“Dhe paralajmëroi ata për Ditën e Keqardhjes (pikëllimit e të


hidhërimit)...” [Surja Merjem, 39] Është quajtur kështu për shkak se
ata hidhërohen me veten e tyre dhe për shkak se zemrat e tyre do të
copëtohen nga keqardhja dhe nga pendimi për ato vepra që kanë
përgatitur në këtë botë, mirëpo kjo gjë nuk ka për t’u bërë dobi atyre.

63
Fjala e tij: “dhe Zjarr flakërues. Eh! Sa i rëndë është nekeli i tij!”
‘Nekeli’ është ndëshkimi. Domethënë: Sa i rëndë është ndëshkimi që
ka përgatitur Allahu për të mjerët në Zjarr!

Ai - Allahu e mëshiroftë - ka sjellë disa shembuj prej këtij


ndëshkimi, në fjalën e tij:

“Për të do të ketë shtretër zjarri, mbi ta do të ketë mbulesa zjarri”


Autori aludon për Fjalën e Allahut të Plotëfuqishëm në Suren el-
Araf:

٤١:‫ﲛ ﲝﲞﲟ ﲠﱠ األع راف‬


‫ﲜ‬ ‫ﭐﱡﭐﲕﲖﲗﲘﲙﲚ‬

“Shtrat për ta do të jetë zjarri i Xhehenemit dhe për mbulesë


palë-palë të tjera të tij. Dhe kësisoj i shpërblejmë Ne Dhalimunët
(mohuesit, keqbërësit).” [Surja el-Araf, 41]

Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm: “Shtrat për ta do të jetë zjarri i


Xhehenemit”. Shtrati në të cilin do të shtrihen është prej
Xhehenemit. Ndërsa Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm: “dhe për
mbulesë palë-palë të tjera të tij”, mbulesa palë-palë e tyre do të jetë
prej Xhehenemit.

Fjala e tij: “kurse hija e keqe e tij do të jetë prej tymit të zi.”
Autori aludon për atë që ka treguar Fjala e Allahut të Plotëfuqishëm
në Suren el-Uakiah:

‫ﭐﱡﭐ ﲦ ﲧ ﲨ ﲩ ﲪ ﲫ ﲬ ﲭ ﲮ ﲯ ﲰ ﲱ ﲲ ﲳ ﲴ‬
٤٤ - ٤١ :‫ﲵ ﲶﲷﲸﱠ الواقعة‬

64
“Dhe ata të Dorës së Majtë (ata që do t’u jepet libri i veprave të
tyre nga e majta). Kush do të jenë ata të Dorës së Majtë? (Ata do
të jenë) në erën e egër përvëluese dhe ujin që vlon, dhe në hije të
tymit të zi, (Hije kjo) as e freskët e as e këndshme,” [Surja el-
Uakiah, 41-44] Hija në të cilën do të futen është prej Jahmumit.
Jamumi është tym shumë i zi, i cili nuk është “as i freskët” - si vend,
“as i këndshëm” - si pamje.

Fjala e tij: “Ushqimi tyre në të do të jetë gislini (qelbësira nga larja


e plagëve)”, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar nga çdo e metë:

٣٦ - ٣٥ :‫ﭐﱡﭐ ﳧﳨﳩﳪﳫﳬﱁ ﱂ ﱃﱄﱅﱆﱠ الح اقة‬

“Kështu që asnjë shok nuk ka ai këtu këtë Ditë, As edhe


ndonjë ushqim veç gislinit (pisllëkun nga larja e plagove).” [Surja
el-Hakkah, 35-36] Gislini është qelbësira që del prej plagëve të
banorëve të Zjarrit.

Fjala e tij: “kurse për të pirë do t'u jepet ujë përvëlues, nëpërmjet
të cilit copëtohen zorrët.”. Domethënë: Atyre do t’u copëtohen zorrët
për shkak të pirjes së këtij uji përvëlues, sikurse ka thënë Allahu i
Lartësuar nga çdo e metë:

١٥ :‫ﭐﱡﭐﲠﲡﲢﲣﲤ ﲥﱠ مح مد‬

“...dhe do t’u jepet për të pirë nga ujë valë që ua copëton


zorrët?” [Surja Muhammed, 15]

65
Më pas, ai e ka mbyllur këtë kategori me tregimin e gjendjes së
pabesimtarëve prej banorëve të Zjarrit. Ai ka përmendur katër gjëra:

E para: “Dëshira e tyre në të do të jetë vdekja”. Dëshira më e


madhe e banorëve të Zjarrit, ndërkohë që janë duke u ndëshkuar në
mënyrën më të rëndë, është që Allahu t’u japi fund atyre, sikurse ka
thënë Allahu i Lartësuar nga çdo e metë:

٧٧:‫ﱚﱜ ﱝﱞﱟ ﱠ ال زخرف‬


‫ﱡﭐﱖﱗﱘﱙ ﱛ‬

“Dhe do të thërrasin: “O Malik (roja e Xhehenemit)! Le të na


japë fund Zoti yt.” Ai do t’u thotë: “Sigurisht që do të mbeteni
përjetë.” [Surja ez-Zukhruf, 77]

Dhe Fjala e Tij:

٤٠ :‫ﱡﭐﲌﲍﲎﲏﲐ ﲑ ﱠ النبأ‬

“...dhe (atë Ditë) mohuesi do të thotë: “Mjerë unë! Ah, sikur të


kisha qenë dhe!” [Surja en-Nebe, 40]

E dyta: “por në të nuk ka rrugëdalje”. Domethënë: Ata nuk kanë


rrugëdalje prej saj, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar nga çdo e
metë:

٣٧ :‫ﱉ ﱠ الم ائدة‬


‫ﱡﭐﱆﱇﱈ ﱊ‬

“...ata kurrë nuk do të dalin dot që andej...” [Surja el-Maideh,


37]

66
E treta: “as vdekje” - sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

‫ﲤ‬ ‫ﲣ‬ ‫ﭐﱡﭐ ﲖ ﲗ ﲘ ﲙ ﲚ ﲛ ﲜ ﲝ ﲞ ﲟ ﲠ ﲡ ﲢ‬

‫ﲥﲦﲧﲨﲩﲪﲫ ﲬﲭﲮﲯﲰﲱ‬

‫ﲾ ﳀﳁ‬
‫ﲿ‬ ‫ﲴ ﲶﲷﲸﲹﲺﲻﲼﲽ‬
‫ﲵ‬ ‫ﲲﲳ‬

٣٧ - ٣٦ :‫ﳂﳃﳄﳅ ﱠ فاطر‬

“Por ata që mohuan (Allahun, Islamin), për ta do të jetë Zjarri i


Xhehenemit. Ai nuk do të ketë forcë të plotë mbytëse mbi ta sa
që të vdesin, as nuk do të lehtësohet mbi ta ndëshkimi i tij.
Kësisoj Ne e shpërblejmë çdo mosbesimtar! Dhe atje ata do të
bërtasin: “O Zoti ynë! Na nxirr të punojmë mirësi e drejtësi, jo
(ato vepra të këqija) që punuam gjithnjë.” (Allahu do t’u
përgjigjet): “A nuk ju dhamë Ne jetë mjaft të gjatë, sa që kushdo
që donte të merrte këshillim, mund ta merrte atë? Edhe
këshilluesi ju erdhi. Shijoni pra (të keqen e punëve tuaja)! Për
Dhalimunët (mosbesimtarët dhe keqbërësit) nuk ka asnjë
ndihmës.” [Surja Fatir, 36-37]

E katërta: “as fund”. Zjarri i pabesimtarëve nuk ka fund,


përkundrazi, ai do të vazhdojë përgjithmonë. Ata do të mbesin në të
përgjithmonë, sikurse ka ardhur në më shumë se një ajet:

٦٥ :‫ﱝ ﱠ األح زاب‬


‫ﱡﭐﱛﱜ ﱞ‬

“Në të cilin do të mbeten përherë...” [Surja el-Ahzab, 65]

67
[37] Thuaj vetes: “Dy vende janë gjithsej. Nuk ka tjetër përveç
tyre.” Le të fitojë të mirën ose të punojë të keqen! Le të bëjë çka t'i
duket atij më mirë!

[38] Lum (Tuuba) ai që merr pak prej saj dhe shpëton duke dal
mjaftueshëm; as kundra e as pro tij.
Shpjegimi

Pasi autori ka përmendur kënaqësinë e Xhenetit që Allahu i


Plotëfuqishëm ka përgatitur për njerëzit e lumtur, dhe pasi ka
përmendur ndëshkimin e Zjarrit, që Ai ka përgatitur për njerëzit e
mjerë, ai e mbyll këtë këshillë madhështore me këto vargje:

“Thuaj vetes: Dy vende janë gjithsej. Nuk ka tjetër përveç tyre.”


Domethënë: Thuaj, o ti i cili je i çiltër me veten tënde, se një ditë
patjetër do të ikësh drejtë banesës së Botës Tjetër. Bota Tjetër ka
vetëm dy banesa: ose Xhenet, ose Zjarr. Sikurse ka thënë Allahu i
Lartësuar:

٧ :‫ﭐﱡﭐﲐﲑﲒﲓ ﲔ ﲕ ﲖ ﱠ الشورى‬

“...një pjesë do të jenë në Kopshtet e Xhennetit (ata që besuan


Allahun dhe ndoqën të Dërguarin e Allahut ‫ )ﷺ‬dhe një pjesë në
Zjarrin flakërues të Xhehenemit (ata që nuk besuan Allahun dhe
nuk ndoqën të Dërguarin e Allahut ‫)ﷺ‬.” [Surja esh-Shura, 7] Pra, nuk
ka një banesë të tretë.

Fjala e tij: “Le të fitojë të mirën ose të punojë të keqen! Le të bëjë


çka t'i duket atij më mirë!”, - ngase Allahu i Plotëfuqishëm ka
thënë:

٢٨٦:‫ﲲ ﱠ ال بقرة‬
‫ﲳ‬ ‫ﭐﱡﭐﲭﲮﲯﲰﲱ‬

68
“Secili merr shpërblim për atë (të mirë) që ka fituar, dhe (po
kështu) secili merr dënim për atë (të keqe) që ka fituar.” [Surja el-
Bekarah, 286]

Çfarëdo vepre të mirë të ketë bërë njeriu, ai ka për ta arritur


shpërblimin për të; dhe çfarëdo vepre të keqe të ketë bërë njeriu, mbi
të do të jetë dënimi dhe barra e atij mëkati, ngase ajo është Dita e
Shpërblimit për veprat, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

٣١ :‫ﭐﱡﭐﲃﲄﲅﲆﲇ ﲈﲉﲊ ﲋﲌﱠ ال نجم‬

“...që Ai të shpërblejë ata që kanë bërë të këqen me atë që ata


kanë bërë dhe që Ai t’i shpërblejë ata që bëjnë mirë me më të
mirën.” [Surja en-Nexhm, 31]

Kur t’i kuptojë robi gjërat që u përmendën më parë, si: frikësimi


dhe shpresëdhënia, atëherë ai e ka detyrë të ketë kujdes dhe të
përkujtojë përfundimin e tij Ditën e Gjykimit, ngase nuk ka tjetër
përveç Xhenetit dhe Zjarrit, ngase Xheneti ka veprat e tij dhe Zjarri
ka veprat e tij. Kushdo që punon sipas veprave të mira të banorëve të
Xhenetit, ai ka për të fituar shpërblimin e tij; e nëse ai fiton vepra të
këqija dhe mëkate, atëherë ai ka për të arritur ndëshkimin e tij dhe
mbi shpinë ka për të mbartur barret e mëkateve.

‫ﱞﱠﱡﱢﱣﱤ ﱥﱦﱧ‬
‫ﱟ‬ ‫ﱡﭐ ﱙ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ‬

١٢٣:‫ﱨﱩﱪﱫﱬﱭ ﱮﱠ ال نس اء‬

“Nuk do të jetë as sipas dëshirave tuaja (të muslimanëve), as


sipas dëshirave të popujve të Librave të Parë (jehudive dhe të
krishterëve). Kushdo që punon të ligën, do të shpërblehet për të

69
dhe nuk do të gjejë mbrojtës apo ndihmues tjetër në vend të
Allahut.” [Surja en-Nisa, 123]

Më pas, autori e ka mbyllur këtë poemë duke përforcuar


domethënien e fillimit të saj:

“Lum (Tuuba) ai”. - Domethënë: Përfundim të mirë e të nderuar


do të ketë ai në Xhenetin e Kënaqësisë, sikurse ka thënë Allahu:

٢٩ :‫ﱡﭐﱁﱂﱃﱄ ﱅﱆﱇ ﱈﱉﱠ الرعد‬

“Ata që besojnë dhe punojnë drejtësi, për ta është Tuuba


(gëzimet më të larta, ose lloj peme e Xhennetit me shije të
papërshkrueshme) dhe vendi më i bukur për t’u kthyer më në
fund.” [Surja Rad, 29]

Fjala e tij: “që merr pak prej saj”. - Domethënë: Lum ai që është
treguar i vëmendshëm rreth gjendjes së kësaj bote dhe bukurisë së
përkohshme të saj, dhe “merr pak prej saj”, merr pak prej kësaj bote
dhe nuk zhytet në kënaqësitë dhe bukuritë e saj, por qëllimin më të
madh e bën Botën Tjetër, duke kërkuar kështu shpërblimin te Allahu
i Plotëfuqishëm.

Fjala e tij: “dhe shpëton duke dal mjaftueshëm; as kundra e as


pro tij.”. Kur thuhet mjaftueshëm, domethënë: del baraz me nevojën;
nuk ka ndonjë motiv për t’u ndëshkuar, as nuk ka ndonjë motiv për
t’u shpërblyer për gjërat që kanë lidhje me çështjet e kësaj bote.

Prej gjërave që të ndimojnë në kuptimin e domethënies që ka


përmendur autori - Allahu e mëshiroftë - është hadithi të cilin e ka
transmetuar Tirmidhiu në ‘el-Xhami’u’, nga hadithi i nënës së
besimtarëve Aishe - Allahu qoftë i kënaqur me të - se një person

70
është ulur përpara Pejgamberit ‫ ﷺ‬dhe i ka thënë: “O i Dërguar i
Allahut! Unë posedoj dy skllevër që më gënjejnë, më tradhtojnë dhe
më kundërshtojnë, kurse unë i shaj dhe i godas ata. Si jam unë në
raport me ta?” Ndërsa Pejgamberi ‫ ﷺ‬tha:

،‫ َفإ ِ ْن َكانَ ِعقَابكَ إِيَاه ْم بِقَد ِْر ذنوبِ ِه ْم‬،‫ص ْوكَ َو َكذَبوكَ َو ِع َقابكَ إِيَاه ْم‬َ ‫ع‬ َ ‫سب َما خَانوكَ َو‬ َ ْ‫"يح‬
َ‫ َو ِإ ْن َكان‬، َ‫ َو ِإ ْن َكانَ ِعقَابكَ ِإيَاه ْم دونَ ذنو ِب ِه ْم َكانَ فَضَْل لَك‬، َ‫علَيْك‬ َ َ
‫ّل‬ ‫و‬
َ َ‫ك‬َ ‫ل‬ َ
‫ّل‬ ،‫ا‬ ‫َاف‬ ‫ف‬‫ك‬َ َ‫َكان‬
َ ‫َّللاِ يَا َرسو َل‬
‫ َما‬،ِ‫َّللا‬ َ ‫ َو‬: ‫الرجل‬ ْ
َ ‫ فَقَا َل‬، ." ‫ص لَه ْم مِ ْنكَ الفَضْل‬ َ ‫ِعقَابكَ إِيَاه ْم فَ ْوقَ ذنوبِ ِهم ا ْقت‬
ُّ َ َ َ ْ َ
.‫ أش ِهدكَ أنه ْم أحْ َرار كله ْم‬،‫َارقتِ ِه ْم‬َ ‫شيْئا َخيْرا مِ ْن مف‬ َ ‫أ َ ِجد لِي َولَه ْم‬

"Llogaritet sikur ata nuk të kanë tradhtuar, as të kanë


kundërshtuar dhe as të kanë gënjyer, kurse ndëshkimi që ti i ke dhënë
atyre: nëse ndëshkimi është me përmasa të njëjta me mëkatin e tyre,
atëherë kjo llogaritet shpagim, as pro teje, as kundër teje. Nëse
ndëshkimi që i ke bërë është me përmasë më të vogël se sa mëkati i
tyre, atëherë kjo llogaritet dobi për ty. Nëse ndëshkimi që i ke bërë
është me përmasë më të madhe se sa mëkati i tyre, atëherë ata do të
hakmerren."

Personi u largua mënjanë dhe filloi të qajë e të ulërasë. I Dërguari i


Allahut ‫ ﷺ‬tha: "A nuk e lexon Librin e Allahut:

‫ﱢﱤﱥ ﱦﱧ‬
‫ﱣ‬ ‫ﭐﱡﭐ ﱚ ﱛ ﱜ ﱝ ﱞ ﱟ ﱠ ﱡ‬

٤٧ :‫ﱫﱭ ﱮ ﱯ ﱰﱠاألن بياء‬


‫ﱨﱩﱪ ﱬ‬

“Dhe Ne do të vëmë peshoret e drejtësisë Ditën e Llogarisë,


kështu që askujt nuk do ti bëhet padrejtësi në asnjë gjë, edhe
sikur të jetë pesha e një kokrre të melit, Ne do ta sjellim (e do ta
vëmë në peshojë). Dhe më se të Mjaftueshëm jemi Ne si
Llogaritës.” [Surja Enbija, 47]

71
Personi tha: "Pasha Allahun, o i Dërguar i Allahut, unë nuk gjej
për veten time dhe për ata zgjidhje më të mirë sesa ndarja prej tyre.
Unë dëshmoj te ti se të gjithë ata janë të lirë."37

Le të reflektojë njeriu çdo sjellje me të cilën sillet me njerëzit.


Nëse ai e kalon duke falur dhe duke marrë pak (hak prej njerëzve),
atëherë kjo gjë është e mjaftueshme për të; as nuk është pro tij, as
kundra tij, përndryshe, le të jetë në kulmin e vëmendjes, në mënyrë
që ai mos të mbajë për barrë padrejtësitë e robërve, dhe si pasojë t’i
vijë keq Ditën e Gjykimit. Gjithashtu, ai duhet ta përkujtojë veten e
tij me qëndrimin përpara Allahut për të dhënë llogari, duhet të
kujtojë vendosjen e peshoreve Ditën e Gjykimit, dhe duhet që
njerëzve t’u kthejë të drejtat e tyre. Kjo duhet ta shtyjë njeriun që të
ketë kujdes. Gjithashtu, ai duhet t’i kërkojë gjithnjë Zotit të tij të
Lartësuar nga çdo e metë shpëtimin, ndihmën dhe suksesin, sepse e
gjithë çështja është në Dorë të Allahut, të vetëm e të paortak.

Unë i kërkojë Allahut që të na jap të gjithë neve sukses për gjërat


që Ai i do dhe është i kënaqur me to, prej fjalëve të drejta dhe
veprave të mira. Me të vërtetë Allahu është Gjithëdëgjues dhe i Afërt
(me robërit e Tij me Dijen e Tij). Paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë
mbi Pejgamberin tonë, Muhammed, mbi familjen e tij dhe gjithë
shokët e tij.38

37
Transmeton Tirmidhiu nr. 3165, dhe e ka saktësuar Shejkh Albani në
‘Sahihut Tergib ue Terhib’ 2290.
38
[Shënim i përkthyesit]: Në linkun që vijon mundet ta dëgjoni poezinë të
recituar dhe të përkthyer:
https://www.youtube.com/watch?v=rxTkgbjwvEc&ab_channel=DituriaeDo
bishme

72
Përmbajtja
 Parathënie ...................................................................................3
 Shpjegimi i vargjeve ku autori tregon raportin e tij me këtë
botë ..............................................................................................5
 Asketizmi nuk bie ndesh me kërkimin e rrizkut dhe kërkimin e
bazave jetësore të kësaj bote ........................................................7
 Qortimi realisht nuk i drejtohet kësaj bote, por i drejtohet veprës
së robit në këtë botë ......................................................................8
 Shpjegimi i vargjeve ku autori tregon gjendjen e kësaj bote
dhe gjendjen e njerëzve në të...................................................10
 Ilaçi i brengës dhe i shqetësimit .................................................10
 Shpjegimi i vargut ku autori i lutet Allahut për shpëtimin
prej fitnes së kësaj bote ............................................................15
 Lutje profetike në lidhje me ruajtjen prej fitnes së kësaj bote ....15
 Shpjegimi i vargjeve ku autori këshillon atë të cilin është
zhytur në mashtrimin e kësaj bote ..........................................18
 Shpjegimi i vargjeve ku autori tregon ajetet që sjellin
shembullin e realitetit të kësaj bote .......................................20
 Shpjegimi i ajeteve që flasin për realitetin e kësaj bote .............20
 Qëllimi për të cilin Allahu i ka krijuar njerëzit dhe xhindët në
këtë botë .....................................................................................27
 Hadithe motivuese për largimin prej fitnes së kësaj bote ...........28
 Fjala e Imam ibën Kajjim el-Xheuzijeh në lidhje me mënyrën e
realizmit të asketizmit në këtë botë ............................................28
 Shpjegimi i vargjeve ku autori tregon raportin e njerëzve të
lumtur me këtë botë dhe shpërblimin e tyre ..........................34
 jphSei r imiSe e ku autori tregon raportin e njerëzve të
mjeruar me këtë botë dhe shpërblimin e tyre ........................36

73
 Shkaku i mashtrimit me këtë botë është injoranca rreth Allahut
dhe rreth të drejtës së Tij ............................................................36
 Shpjegimi i vargjeve ku autori i drejtohet atij që është zhytur
në mashtrimin e kësaj bote ......................................................38
 Shpjegimi i vargjeve ku autori përshkruan gjendjen e
njerëzve të mjeruar në Ditën e Gjykimit................................40
 Në Ditën e Gjykimit do të shpërblehet secili person për veprat që
ka bërë në këtë botë ....................................................................40
 Shpjegimi i vargjeve ku autori përshkruan gjendjen e
njerëzve të lumtur në Botën Tjetër .........................................45
 Lumturia e banorëve të Xhenetit me hyritë, hijet, kopshtet,
ushqimet dhe pijet që ndodhen në Xhenet..................................48
 Shikimi i Allahut në Xhenet është kënaqësia më e madhe e
banorëve të Xhenetit...................................................................50
 Bukuria e banorëve të Xhenetit do t’u shtohet sa herë që ata
shikojnë te Zoti i tyre në ditën xhumah ......................................55
 Banorët e Xhenetit do të jenë komshi me Zotin e tyre ...............58
 Lumturia e banorëve të Xhenetit me përjetësinë, bukurinë e
frutave, lumenjtë dhe shtretërit që ndodhen në Xhenet ..............58
 Shpjegimi i vargjeve ku autori përshkruan gjendjen e
njerëzve të mjeruar në Xhehennem ........................................62
 Për njerëzit e mjeruar do të ketë shkatërrim, keqardhje, zjarr
flakërues dhe ndëshkim të ashpër ...............................................62
 Përshkrimi i ndëshkimit në zjarr ................................................64
 Dëshira e vetme e banorëve të Zjarrit është vdekja....................66
 Banorët e zjarrit në Xhehennem nuk do të kenë rrugëdalje, as
vdekje, as fund të ndëshkimit .....................................................66
 Shpjegimi i vargjeve të fundit ku autori nxit për ndjekjen e
rrugës së drejtë për të fituar Xhenetin ...................................68

74
75

You might also like