You are on page 1of 84

University for Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

Winter 2-2020

RISHFRYTËZIMI I UJIT NË NDËRTESA KOLEKTIVE DHE AFARISTE


Blertë Retkoceri
University for Business and Technology - UBT

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Recommended Citation
Retkoceri, Blertë, "RISHFRYTËZIMI I UJIT NË NDËRTESA KOLEKTIVE DHE AFARISTE" (2020). Theses and
Dissertations. 1669.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1669

This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been
accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For
more information, please contact knowledge.center@ubt-uni.net.
Kolegji UBT
Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë

PUNIM MASTERI

TEMA:

RISHFRYTËZIMI I UJIT NË NDËRTESA KOLEKTIVE DHE


AFARISTE

Mentori: Kandidati:
Prof. Dr. Skender BUBLAKU BSc. Blertë RETKOCERI

Shkurt 2020
Prishtinë
Kolegji UBT
Fakulteti për Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë)

Punim Diplome - MASTER


Viti akademik 2017/2018

RISHFRYTËZIMI I UJIT NË NDËRTESA KOLEKTIVE DHE


AFARISTE

Përgatitur nga Blertë RETKOCERI


Nr. ID: br40903@ubt-uni.net

Punimi i masterit i paraqitur në Inxhinierinë e Ndërtimit


dhe Infrastrukturës

Në përputhje të plotë me kërkesat


Për Gradën “Master i shkencës në departamentin e Hidroteknikës”

Mentor: Dr. Skender BUBLAKU


Dekan: Dr.Muhamet AHMETI
Komisioni:

Prof. Dr. Skender BUBLAKU (Mentor)

Profesor i rregullt në Inxhinierinë e Nërtimit dhe Infrastrukturës

Prof.Dr. (Kryetar)

Profesor i rregullt në Inxhinierinë e Nërtimit dhe Infrastrukturës

Prof.Dr. (Anëtar)

Profesor i rregullt në Inxhinierinë e Nërtimit dhe Infrastrukturës


ABSTRAKT

Kosova vleresohet se i ka të limituara resurset ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore dhe si e tillë
klasifikohet në grupin e shteteve me stres të ujit. Për të plotësuar mungesat e këtyre resurseve
por edhe për arsye mjedisore dhe ekonomike, si një mundësi e mirë për plotësimin e mungesave
sot po konsiderohet rishfrytëzimi i ujit. Rishfryetëzimi definohet si ripërdorim i ujërave që
shfrytëzohen nga objektet, ujërat që mund të grumbullohen nga kulmet, ujërat tjera
sipërfaqësore dhe nëntoksore në dhe rreth objekteve.
Ky punim trajton objektin e IV-të në Kampusin e UBT-së në Lipjan dhe analizon mundësinë e
plotësimit të kërkesës për ujë, nga ripërdorimi i ujit nga objekti dhe shfrytëzimi i ujit të shiut
nga kulmi, bashkë me ujërat drenazhauese të objektit. Për të përcaktuar këto sasi dhe mënyren
e shfrytëzimit, në objektin IV është kryer dizajnimi i sistemt të furnizimit dhe largimit për ujin
që do shfrytëzohet për pije, largimin e ujërave të zeza, atyre gri, grumbullimin e ujërave të shiut
nga kulmi si dhe ujërat kulluese nga objekti.
Objekti IV i kampusit të UBT-së në Lipjan është dizajnuar për një sipërfaqe prej 5,257 m2 në
bazë dhe në kulme. Ujërat që dalin nga lavamanët e që do të përdoren për rishfrytëzim, janë
dizajnuar veçmas nga ujërat e zeza. Gjithashtu një sistem ripërdorimi për shpërlarjen e WC
është dizajnuar i veqant nga furnizimet e paisjeve tjera hidrosanitare. Kërkesat për ujë të pijës
për objektin IV, janë vlersuar në 4.8 l/s ndërsa ato të shkarkimit në pikun e shfrytëzimit mund
të shkojnë prej 30-60 l/s. Llogaritja e reshjeve të shiut për periudhë përsëritëse 50 vjeqare me
kohëzgjatje për 3 minuta maksimale do të jenë 4 mm, që nënkupton se sasia maksimale e
rrjedhjes së ujit nga kulmi prej 5,257 m2 është 116.8 l/s ndërsa ngarkesa për një vertikale është
4.8 l/s. Rrjedhja maksimale e ujërave nëntokësore nga kullimi në dhe rreth objektit janë
vlerësuar që mund të paraqiten 7.5 l/s. Nga analiza e rezultateve të sasive të ujit, janë llogaritur
edhe vëllimet që mund të ripërdoren nga ujërat gri, ato të shiut dhe ujërat nëntoksore:
- Nga ripërdorimi i ujërave gri që gjenerohen nga lavamanet e objektit është e
mundëshme të sigurohen rreth 27 m3 në ditë ujë, që do të përdoret për shpërlarjen në
WC.
- Nga ujërat e shiut që mund të rishfrytëzohen dhe nga ujërat nëntokësore këto vëllime
janë 1,260 respektivisht 54 m3.
Ky vëllimi do të shërbente për të plotësuar kërkesat për mirëmbajtejen e gjelbrimit përrreth 1
ha dhe rezervë e vlefshme për raste emergjente si ajo e zjarrit.
Rezultatet e punimit tregojnë se është e mundëshme të sigurohet sasi e vlefshme e ujërave nga
ripërdorimi i ujërave të përdorura, shfrytëzimi i ujërave të shiut dhe atyre drenazhuese që do të

1
plotësojnë mungesen e theksuar të ujit. Gjithashtu shfrytëzimi i këtyre ujërave ka një ndikim
pozitiv mjedisor dhe zvogëlon koston ekonomike të shfrytëzimit të ujit.
Ky punim sygjeron autoritet që merren me përcaktimin e kritereve për ndërtim në Kosovë të
shikojnë mundësinë e fillimit të aplikimit edhe kriteret për rishfrytëzimin e ujërave veçanërisht
në zona urbane dhe objekte me sipërfaqe të medha.

Fjalët kyçe: Kërkesa për ujë, ujërt gri, ujërt e shiut, ujërat drenazhuese, ripërdorimi,
rishfrytëzimi.

2
ABSTRACT

Kosovo is estimated to have limited surface and subsurface water resources and is
classified as such in a group of water stress states. To meet the shortages of these resources
but also for environmental and economic reasons, water reuse is now considered as a good
opportunity to meet the shortages. Reuse is defined as the reuse of water used by objects,
water that can be collected from roofs, other surface and groundwater in and around
objects.
This paper deals with Object IV on the UBT Campus in Lipjan and analyzes the feasibility
of meeting the water requirement from the facility's reuse of water and the use of rainwater
from the roof along with the facility's drainage water.
To determine these quantities and the manner of use, Object IV designed the supply and
disposal system for the water to be used for drinking, the removal of wastewater, gray
water, the collection of rainwater from the roof and drainage water from the object.
The IV object of the UBT campus in Lipjan is designed for a 5257 m2 of basement and
roof area. The water coming out of the sinks that will be used for reuse will be designed
separately from the sewage. Also, a reuse system for laundering toilets was set up
separately from other sanitary supplies. Drinking water requirements for Object IV are
estimated at 4.8 l / s while the discharged water used may range from 30-60 l / s. Rainfall
calculation for a 50 year iteration with duration of 3 minutes maximum will be 4 mm which
implies that the maximum amount of conveyance of the roof rating par 5257 m2 is 116.8l/s,
while the load for a vertical is 4.8 l/s. The maximum groundwater flow from drainage into
and around the object provides an estimated 7.5 l/s. From the analysis of the results of
water quantities, thay are calculated the volumes that can be reused by gray, rainwater and
groundwater:
- From the reuse of gray water generated by the sinks of the facility it is possible to
provide about 27 m3 per day of service to be used for washing in the toilet.
- From rainwater that can be reused and from groundwater these volumes are 1260
and 54 m3 respectively.
This volume will provide services for the desired greenfield conservation plot of
approximately 1 ha and a valuable reserve for emergencies such as fire.
The results of the paper indicate that it is possible to obtain a valuable amount of water
from reuse of waste water, rainwater utilization and drainage that will meet the severe
shortage of water. Also, potential water use has a positive environmental impact and

3
reduces the economic cost of water use.
This paper suggests authorities dealing with the definition of construction criteria in
Kosovo to look at the possibility of applying again the criteria for water reuse, especially
urban areas in buildings with large surfaces.

Keywords: - water demand, gray water, rain water, drainage waters, reuse.

4
FALENDERIME

Dua të shpreh falenderimin tim ndaj disa individëve dhe personaliteteve, të cilët më ndihmuan
në përmbushjen e studimeve të mia, për të cilët dua të shpreh mirënjohjen time të thellë.
Një falenderim i veçantë shkon për udhëheqësin tim Prof. dr. Skender Bublakun, për besimin
e dhënë që të jetë mentor i imi gjatë këtij punimi diplome dhe i jam mirënjohës për idenë totale
të kësaj teme, për ndihmën dhe mbështetjen që më ofroi gjatë punës sime. Këshillat e tij
metodike dhe profesionale kanë qenë të domosdoshme, ndërsa mbështetja e tij morale më ka
inkurajuar në mënyrë të vazhdueshme. Esperienca e fituar nga bashkëpunimi me të, më ka
hapur një horizont të ri në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në lëmin e Hidroteknikës.
Faleminderit nga zemra!
Falenderoj kryertarin dhe antarin e komisionit prof.dr. Ilir Abdullahu dhe prof.dr. Faruk Hajrizi
për ndihmën që më kanë dhënë në çdo çast!
Falenderoj mësimdhënësit e Fakultetit të Inxhinierisë së Nërtimit dhe Infrastrukturës - UBT
për punën e tyre!
Së fundi dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për familjen time, së cilës i detyrohem
shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij punimi sa të veshtirë aq edhe sfidues!
Faleminderit të gjithëve!

5
LISTA E FIGURAVE
Figura 3. 1 Burimet mesatare të ujërave të ëmbël të rinovueshme për person ne nivel global.
.................................................................................................................................................. 17
Figura 3. 2 Vëllimi kumulativ i konsumit për tualete me ujë dhe furnizimi me ujë gri te trajtuar.
.................................................................................................................................................. 27
Figura 3. 3 Metoda e thjeshtuar e rishfrytezimit të ujrave gri ................................................. 29

Figura 4. 1 Pozicioni i kampusit të UBT-së në relacionen me Kryeqytetin dhe qytetet tjera si


dhe pozicioni i Obektit IV brenda Kampusit. .......................................................................... 33
Figura 4. 2 Situacioni i objektit IV pjesë e studimit ................................................................ 33
Figura 4. 3 WC-guaca a) e mbështetur në dysheme, b) e varur në mur................................... 36
Figura 4. 4 Bideja a) e mbështetur në dysheme, b) e varur ne mur. ........................................ 37
Figura 4. 5 Larësja e Duarve - Lavamani ................................................................................ 38
Figura 4. 6 Pllakat e Dushit..................................................................................................... 39
Figura 4. 7 Vaska e larjes-banjos ............................................................................................. 40
Figura 4. 8 Larësja e pjatave .................................................................................................... 41
Figura 4. 9 Larësja e rrobave ................................................................................................... 41
Figura 4. 10 Rrjeti i furnizimit me ujë te pijës dhe kyqja për rrjetin e Hidrantëve................. 43
Figura 4. 11 Paraqitja skematike e shtrirjës së gypave të ujit në një segment të banjos ne
përdhese. .................................................................................................................................. 43
Figura 4. 12 Paraqitja skematike e shtrirjes së gypave në banjot e dhomave të konviktit....... 44
Figura 4. 13 Sistemi i largimit të ujërave të zeza dhe ujërave gri nga tualete në përdhes ...... 52
Figura 4. 14 Raporti h/d për sistemin e kanalizimit ................................................................. 52
Figura 4. 15 Rrjeti i jashtëm i kanalizimit sanitar për objektin IV .......................................... 56
Figura 4. 16 Rrjeti i jashtëm i kanalizimit për largimin e ujërave gri në objektin IV............. 59
Figura 4. 17 Rrjeti i ujëmbledhësve horizontal dhe vertikal të shiut nga kulmi ..................... 62
Figura 4. 18 Vertikalet dhe rrjeti i jashtëm i largimit të ujërave të shiut nga kulmi ............... 63
Figura 4. 19 Rrjeti i drenazhimit të brendshëm dhe të jashtëm të objektit .............................. 65

Figura 6. 1 Rrjeti i drenazhimit të brendshëm dhe të jashtëm të objektit ................................ 68


Figura 6. 2 Reshjet mesatre mujore ne Regjionin e Prishtinës (2001-2018) ........................... 70
Figura 6. 3 Modeli i kullimit për objektin IV .......................................................................... 72
Figura 6. 4 Modeli i kullimit dhe grumbullimin e ujërave të kulmit për objektin IV ............. 72

6
Figura 6. 5 Modeli i kullimit dhe grumbullimin e ujërave të kulmit për objektin IV ............. 73
Figura 6. 6 Koncept propozimi për rishfrytëzimin e ujërave në objektin IV ........................... 74
Figura 6. 7 Reshjet e matura dhe avullim i kalkuluar 2001-2018. Stacioni meteorologjik
Prishtinë (IHKM,2019) ............................................................................................................ 76
Figura 6. 8 Modeli zhvillimit të sipërfaqeve të gjelbruar duke krijuar edhe zona ujore.......... 76

7
LISTA E TABELAVE

Tabela 3. 1 Karkteristikat e ngarkesave të ujërave gri ne funksion të burimit të krijimit ....... 19


Tabela 3. 2 Parametrat fizik të ujërave gri ............................................................................... 21
Tabela 3. 3 Përbërja tipike e ujërave gri .................................................................................. 22
Tabela 3. 4 Vlerta e parametrave kryesore hidrokimik të ujërave gri (Ledin et al. 2001a) ..... 23
Tabela 3. 5 Vlerta e parametrave kryesore hidrokimik të ujërave gri nëper disa nga shtetet e
zhvilluara në botë ..................................................................................................................... 23
Tabela 3. 6 Krahasimi i ngarkesës mesatare të ndotësve midis ujërave gri, ujërave të zeza dhe
të kombinuar ((Greywater.com, 2004)..................................................................................... 24
Tabela 3. 7 Përqindja e përafërt e ujërave të zeza / shtëpiake të gjeneruara ............................ 25
Tabela 3. 8 Zvogëlimi ndotjes nga trajtimi primar .................................................................. 30
Tabela 3. 9 Zvogëlimi ndotjes nga trajtimi sekundar .............................................................. 30
Tabela 3. 10 Vlerat kufizuese të shkarkimit të ujëave të ndotuar sipas UA 30/2014 .............. 31

Tabela 4. 1 Paisjet hidro-sanitare në objektin IV ..................................................................... 35


Tabela 4. 2 Llogaritja e njësise ekuivalent për kalkulimin e sasis së ujit për objektin IV ...... 45
Tabela 4. 3 Kalkulimi i të dhënave hidraulike për vertikalen 1 ............................................... 47
Tabela 4. 4 Kalkulimi i të dhënave hidraulike për vertikalen 2 ............................................... 47
Tabela 4. 5 Norma e hargjimit të ujit për aktivitët l/d për përson ............................................ 48
Tabela 4. 6 Vlera e njësisë ekujvalente dhe dimatri dalës për elemete sanitare ...................... 50
Tabela 4. 7 Të dhënat hidraulike për vertikalet që do të largojnë ujërat e zeza ...................... 51
Tabela 4. 8 Shpejtësit minimale të lejuara .............................................................................. 53
Tabela 4. 9 Shpejtësit maksimale të lejuara ............................................................................. 53
Tabela 4. 10 Aplikimi i llogaritjes për përcaktimin e parametrave hidraulik dhe fizik të gypave
për largimin e ujërave të zeza, gri dhe ujërave atmosferike .................................................... 55
Tabela 4. 11 Të dhënat e kalkuluara për gypat horizontal të brendshëm të kanalizimit sanitar,
nga vertikalja e kanalizimit deri tek puseta.............................................................................. 57
Tabela 4. 12 Të dhënat e kalkuluara për rrjetin e jashtëm të kanalizimit sanitar. ................... 57
Tabela 4. 13 Të dhënat hidraulike për vertikalet që do të largojnë ujin gri ............................ 58
Tabela 4. 14 Të dhënat hidraulike për rrjetin e jashtëm të kanalizimit gri .............................. 59
Tabela 4. 15 Faktorët e kullimit për lloje të ndryshme çatish .................................................. 60
Tabela 4. 16 Sipërfaqeja ujëmbledhëse, sasia e ujit dhe diametri për vertikalet e kulmit ...... 61

8
Tabela 4. 17 Të dhënat hidraulike për rrjetin e jashtëm të kanalizimit atmosferik - Krahu I .. 63
Tabela 4. 18 Të dhënat hidraulike për rrjetin e jashtëm të kanalizimit atmosferik - Krahu II 64

Tabela 6. 1 Reshjet mestre mujore ne Regjionin e Prishtines (2001-20180,IHKM ............... 70


Tabela 6. 2 Sasistë e ujit për rishfrytëzim ................................................................................ 73
Tabela 6. 3 Reshjet dhe avullimi për regjionin e Prishtinës (2001-2018) ............................... 76

9
SHKURTIME TË PËRDORURA DHE TERMINOLOGJIA
BOD Kërkesa biokimike e oksigjenit (Biochemical oxygen demand)
Ca Kalciumi
CaCO3 Karbonati i Kalciumit
Cl Klori
COD Kërkesa kimike e oksigjenit (Cheical oxygen demand)
DN Diametri nominal i gypit ( Diametre nominel )
EC Komisioni Evropian ( European Commission)
FAO Organizata boterore e ushqimit.
HEC Hidrocentral
HDPE Polietilen me densitet të lartë (High density polythylene)
ITUNU Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura
IWA International Water Association
IHKM Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës
Mg Magnezi
MMPH Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapsinor
Na Natriumi
NTU Niveli i Turbullirave të Ujit
OD Diametri i jashtëm (Outside diameter)
PVC Tub polivinil kloruri (Polyvinyl chloride)
PP-R Tub poliropilen (Polypropylene random copolymer)
Ph Përqendrimi i jonit hidrogjen
SHBO Shpenëzimi biokimik i oksigjenit.
SHKO Shpenzimi kimik i oksigjenit.
TSS Lënda e ngurtë pezull (Total suspended solids)
TDS Solidet totale të tretura (Total dissolved solids)
TOC Karboni total organik ( Total organic carbon)
UWWD Direktiva e Ujëraave të Mbeturinave Urbane (Urban Waste Water Directive)
UBT Universiteti për Biznes dhe Teknologji
WHO Organizata Botërore e Shëndetit
WB Banka Botrore.

10
PËRMBAJTJA

LISTA E FIGURAVE................................................................................................................ 6

LISTA E TABELAVE ............................................................................................................... 8

SHKURTIME TË PËRDORURA DHE TERMINOLOGJIA ................................................. 10

HYRJA ............................................................................................................................. 13

LITARATURA E SHQYRTUAR ................................................................................... 15

DEFINIMI I PROBLEMIT, CILËSIA, SASIA, TRAJNIMI DHE FUSHA E


PËRDORIMIT TË UJËRAVE QË RISHFRYTËZOHEN ...................................................... 16

3.1 Rëndesia e ujit dhe resurset ujore ...................................................................................... 16

3.2 Përkufizimi i ujit të ripërdorur - Ujërat gri (Graywater) ............................................... 18

3.3 Karakteristikat e ujërave gri .......................................................................................... 18

3.3.1 Karakteristikat e përgjithëshme të ujërave gri ................................................................ 18

3.3.2 Parmetrat fizik ................................................................................................................ 20

3.3.3 Parametrat kimik të ujërave gri ....................................................................................... 21

3.4 Krahasimi i ujërave të zakonshme të amvisnisë me ujërat gri .......................................... 24

3.5 Sasia e ujërave gri të gjeneruar ........................................................................................ 25

3.6 Mundësia për ripërdorim të ujërave gri ........................................................................ 25

3.6.1 Ripërdorimi i ujërave gri për pastrimin e tualetit ........................................................... 26

3.6.2 Ripërdorimi i ujërave gri për ujitjen e kopshteve ...................................................... 28

3.7 Sistemet e trajtimit të ujërave gri ....................................................................................... 28

3.7.1 Trajtimi Primar................................................................................................................ 29

3.7.2 Trajtimi Sekondar ........................................................................................................... 30

3.7.3 Trajtimi terciar apo i avancuar ........................................................................................ 30

4. RISHFRYTËZIMI I UJIT NGA KAMPUSI UBT – RASTI KOMPLEKSI I OBJEKTIT IV


.................................................................................................................................................. 32

4.1 Përshkrimi i Kampusit ....................................................................................................... 32

4.2 Përshkrimi i objektit IV ..................................................................................................... 34

11
4.2.1 Paisjet hidrosanitare që konsumojnë ujin dhe largojn ujin e përdorur............................ 35

4.3 Furnizimi me ujë për objektin ............................................................................................ 42

4.3.1 Llogaritja e sasisë të ujit për objektin ............................................................................. 44

4.4 Largimi i ujërave të përdorura .......................................................................................... 49

4.5 Largimi ujërave të zeza komunale - Amvisnisë ................................................................. 49

4.5.1 Llogaritja e sasisë dhe dimensionimi gypave për largimin e ujërave të zeza për objektin
IV ............................................................................................................................................. 49

4.5.2 Llogaritja e sasisë së ujërave gri për objektin IV ............................................................ 58

4.6 Llogaritja e sasisë së ujërave të shiut nga kulmi ................................................................ 59

4.7 Llogaritja e sasisë së ujërave nëntoksore - Drenazhimi ..................................................... 64

5. METODOLOGJIA .......................................................................................................... 66

6. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE .................................................... 67

6.1 Vëllimi i ujit për përdorim dhe ripërdorim ....................................................................... 67

6.2.1 .Vëllimi ujit që mund të rishfrytëzohet nga ujërat gri ..................................................... 69

6.2.1 .Vëllimi ujit që mund të rishfrytëzohet nga ujërat e shiut që grumbullohen nga kulmi . 69

6.2.1 Vëllimi i ujit që mund të rishfrytëzohet nga ujërat kulluese nëntokësore ..................... 71

7. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET ................................................................. 78

7.1 Përfundimet ........................................................................................................................ 78

7.1 Rekomandimet ................................................................................................................... 78

8. REFERENCAT ................................................................................................................ 79

12
HYRJA
Rishfrytëzimi i ujit si koncept ka lind si pasojë e rritjes së vazhdueshme të kërkesës për ujë në
zona me resurse të limituara dhe gjithashtu si një arsye për ruajtjen e mjedisit por edhe aspektit
ekonomik që mund të prodhoj rishfrytëzimi i ujërave. Disa prej arsyjeve kryesore të
ndërmarrjes së këtij studimi janë:
- Kosova hyn me 1,600-1,700 m3 ujë për kokë banori në vit, në grupin e vendeve me ujë
të pamjaftueshëm ose me stres.
- Zona ku do te ndërtohet objekti IV është një zonë që edhe ujërat nëntoksore janë të
pakta ose thellësia e tyre e bënë shfrytëzimin me kosto shumë të lartë dhe rishfrytëzimi
i ujërave të përdorura, të shiut dhe ujërave nëntokësore është një alernativë e mirë për
objektin IV por edhe për tërë kampusin e UBT-së në Lipjan.
- Nuk ka ndonjë studim të veqant në Kosovë për rishfrytëzimin e ujërave dhe ky studim
mund të shtyej përpara opcionet për rishfrytëzimin e ujit në objekte tjera të reja që
mund të ndërtohen por edhe për ato ekzistuese.
Ky punim synon të jap përgjigjje për mundësin e rishfrytëzimit të ujërave të përdorura,
shfrytëzimin e ujit të shiut nga kulmet dhe ujërat nëntokësore. Gjithashtu ky punim synon të
avancoj punën kërkimore e shkencore në fusha të ngjashme me këtë që trajton studimi, duke i
dhënë atij një karakter aplikativ në fushën e shfrytëzimit dhe menaxhimit të resurseve ujore,
ekonomisë dhe mjedisit. Propozimet që dalin nga studimi sidomos për objektin IV që është në
fazën e ndërtimit do të implementohen që të jetë një shembull aplikimi edhe për objektet tjera
në kuder të UBT-së por edhe në Kosovë.
Studimi është ndërtuar në dhjetë kapituj duke përfshirë hyrjen si kapitull i parë.
Në kapitullin e dytë : trajtohet literatuar e shfrytëzuar gjatë përgatitjes së punimit.
Në kapitullin e tretë : trajtohet problemi duke perfshirë rëndësinë dhe problemet me resurset
ujore, perkufizimin, karakteristikat fizike, kimike si dhe sasin e ujërave gri që gjenerohen.
Gjithashtu ne këtë kapitull trajtohet fusha e perdorimit dhe metodat e trajtimit te ujrave gri
Në kapitullin e katërtë : trajton në hollësi rastin e objektit IV, fillimisht më përshkrimin e
lokacionit, objektin dhe paisjet hidrosanitare. Trajtimi kryesor i llogaritjev dhe zgjidhjeve
teknike duke filluar nga konsumi i ujit për pije deri te analiza specifike për largimin e ujërave
të zeza dhe ujërave gri si dhe sasitë e ujërave nga reshjet e shiut dhe ato nëntoksore. Në këtë

13
kapitull janë prezentuar edhe tabelat që përfshijnë llogaritjet e parametrave hidraulik,
dimensionimi i të gjitha sistemeve për furnizim dhe largim të ujërave nga objekti IV.
Në kapitullin e pestë : është prezentuar metoda e aplikur për përgatitjen e punimit.
Në kapitullin e gjashtë : janë prezentuar rezultatet e studimit të objektit IV që nënkupton
prezentimi i vëllimit që mund të grumbullohet dhe akumulohet si dhe vëllimi që mund të
rishfrytëzohet. Një prej pjesëve më të rëndësishme të punimit është prezentimi i opcioneve të
shfrytëzimit, vëllimi i rezervuarit dhe skema e rishfrytëzimit të ujërave për objektin IV.
Në kapitullin e shtatë: studimi nxjerrë përfundimet dhe rekomandimet.

14
LITARATURA E SHQYRTUAR
Ripërdorimi i ujërave nga objektet dhe rishfrytëzim i ujërave të shiut apo atyre të kullimit është
në fazën fillestare në shumë shtete. Në disa shtete ky ripërdorimi i ujërave lidhet me mungesa
të mëdha të ujërave, rritjes së numrit të banorëve dhe konsumit të ujit e në shtetet e zhvilluara
dominon aspekti mjedisor e ekonomik i ripërdorimit dhe rishfrytëzimit.
Edhe literatura që sot është në disponim ka filluar ta trajtoj këtë në këto njëzet vitete e fundit.
Në Kosovë ende nuk kemi ndonjë publikim apo studim të kryer në këtë fushë, për këtë qëllim
literatura e shfrytëzuar në këtë punim kryesisht është bazuar në librat që trajtojnë këtë fushë
por edhe punimet shkencore të publikuara në revista të ndryshme shkencore.
Si literaturë bazë janë shfrytëzuar publikimet si Overview of greywater management i
publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në 2006. Literaturë tjetër e rëndesishme që
është përdorur për këtë punim është libri i botuar në 2015 nga shtëpia e njohur botuse Taylor
& Francis me titull Greywater Reuse autore Amit Gross, Adi Maimon ,Yuval Alfiya dhe
Eran Friedler. Një studim shumë me rendësi i përdorur në këtë punim është publikimi nga një
institut me emer dhe i njohur në botë Swiss Federal Institute of Technology Zurich me
publikimin “Greywater treatment on household level in developing countries”. Në fushën
e grumbiullimit të ujërave të shiut janë shfrytëzuar edhe publikimet që trajtojnë këtë fushë
“Manual for designe of roof and dreanage system” , që trajton standartin evropin për këtë
“Europian Standard BS,EN 12056-3:2000,2003”. Po në fushën e shfrytëzimit të ujërave të shiut
dhe kullimit janë shfrytëzuar botimet e punimit të Masterit nga Universiteti i Lisbones 2011
me titulll “Rain and ground water drainage systems for buildings” të autorve Eduardo João
dhe Vindeirinho Rino. Nga publikimet në revista shkencore janë shfrytëzuar shumë punime një
prej tyre është botimi me titull “Quantification and characterization of greywater from
schools” të autorve Abdalrahman Alsulaili dhe Mohamed Hamoda, në reveistën Water Science
& Technology, 2015. Në rregullativen vendore është shfrytëzuar për punim Udhëzimi
administrativ 30/2014 që trajton parmetrat për shkarkimin e ujërve të ndotuar në sitemet e
kanalizimeve dhe në trupat ujorë e Publikimet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Gjithësesi të dhënat për objektin IV si dhe të dhënat tjera për kampusin e UBT-së në Lipjan
janë shfrytëzuar nga të dhënat e administratës së UBT-së.

15
DEFINIMI I PROBLEMIT, CILËSIA, SASIA, TRAJNIMI DHE
FUSHA E PËRDORIMIT TË UJËRAVE QË RISHFRYTËZOHEN

3.1 Rëndesia e ujit dhe resurset ujore


Nevoja për ujë të pastër sot konsiderohet një ndër problemet më të mëdha globale mjedisore.
Të dhënat japin, më shumë se 1.2 miliard njerëz në botë nuk kanë qasje në ujë të pijes, ndërsa
rreth 3 miliard njerëz (gjysma e popullsisë së botës) nuk kanë shërbim sanitar të përshtatshëm.
Më shumë se 200 sëmundje janë me prejardhje nga uji i ndotur dhe rreth 6.000 njerëz në ditë
vdesin vetëm nga sëmundjet diarike të shkaktuara nga uji. Sipas Organizatës Botërore të
Shëndetësisë (WHO -World Health Organisation) vlerësohet se rreth 5 milion njerëz vdesin
çdo vit nga konsumi i ujit të ndotur [1]. Duke marrë për bazë trendin aktual të urbanizimit në
botë deri në vitin 2025, rreth 3 miliard njerëz do të kenë nevojë për furnizim me ujë dhe më
shumë se 4 miliardë për qasje në shërbimet e kanalizimit. Uji gjithënje e më shume në botë po
bëhet një burim i vlefshëm për jetën dhe ekonominë e vendeve.
Një rritje e popullsisë globale dhe një zhvillim ekonomik drejt modeleve të konsumit më
intensiv të burimeve do të thotë përdorim në rritjen e ujërave të ëmbël për bujqësi, industri dhe
përdorime komunale. Për të ruajtur nivele të qëndrueshme të burimeve ujore, nivelet e
tërheqjeve të ujit duhet të jenë nën nivelet e rimbushjes së ujërave të ëmbla. "Rrjedhat e
brendshme të rinovueshme të ujërave të ëmbla" i referohen burimeve të brendshme të
rinovueshme (rrjedhave të brendëshme të lumenjve dhe ujërave nëntokësore nga reshjet) në
vend. Burimet mesatare të ujërave të ëmbël të rinovueshme për person, që ju referohen sasisë
së ujërave të ëmbël të brendshëm nga rrjedhat e lumenjve dhe rimbushja e akuiferëve të ujërave
nëntokësorë për 2015 sipas Bankës Botërore (WB) dhe Organizatës botërore të ushqimit
(FAO) http://www.fao.org/nr/water/aquastat/main/index.stm [2] në nivel global janë si ne
Figuren 3.1.

16
Figura 3. 1 Burimet mesatare të ujërave të ëmbël të rinovueshme për person ne nivel global.

Burimet e brendshme të rinovueshme të ujërave të ëmbla për kokë banori llogariten duke
përdorur vlerësimet e popullsisë sipas Bankës Botërore. Kështu për regjionin tonë vlerësimet
e fundit të Bankës Botërore për 2014 tregojnë se burimet e brendëshme ujore për person për
Shqiprinë janë 9,300m3, Kroacia 8,900 m3, Maqedonia e veriut 2,600m3, Serbia 1,170 m3 ,
Bosnja dhe Hrercegovina 9,170 m3. http://data.worldbank.org/data-catalog/world-
development-indicators [3].
Të dhënat për resurset ujore për kokë banori në Kosovë nuk janë ende prezent në raportin e
statistikave të Bankës Botërore dhe sipas Raportit për gjendjen e ujërave në Kosovë të vitit
2015 (MMPH) .[1] Resurset ujore sipërfaqësore dhe nëntoksore të Kosovës për kokë banori,
burimet e brendshme të ujit janë rreth 1,400-1,600 m3 për kokë banorë. Karkteristikë e
resureve të ujit në Kosovë është se ujërat e jashtme, pra ujërat që hyjnë në territorin e
Kosovës nga vendet fqinje janë shumë të pakta krahasuar me vendet tjera. Me këtë sasi të ujit
Kosova sipas Bankës Botërore hynë në vendet me stres ujor.
Meqenëse Kosova ka resurset e limituara ujore është thelbësore që të zvogëlohet përdorimi i
ujit sipërfaqësor dhe nëntokësor në të gjithë sektorët e konsumit, të zëvendësohet uji i freskët
me burime alternative të ujit dhe të optimizohet efikasiteti i përdorimit të ujit përmes opsioneve
të ripërdorimit. Këto burime alternative përfshijnë ujërat e shiut dhe ujërat gri.
17
Burimet e qëndrueshme të ujit janë thelbësore për zhvillimin socioekonomik, megjithatë uji
shpesh keqpërdoret dhe harxhohet në shoqërinë e sotme. Menaxhimi i shëndoshë dhe i
qëndrueshëm i burimeve ujore është thelbësor për rajone të thata dhe gjysëm të thata.

3.2 Përkufizimi i ujit të ripërdorur - Ujërat gri (Graywater)


Ujërat e zeza shtëpiake, ose “kanalizimet ” mund të ndahen në dy kategori: Ujërat e zeza me
origjinë nga tualetet dhe kuzhinat, kanë ndotje të rënd fekale dhe përgjithësishtë kanë
përqendrime të larta të lëndës organike dhe ujërat gri që dalin ose kanë origjinën nga
lavamanet, banjot, lavanderitë dhe përbëjnë rrjedhën më të madhe të ujërave të zeza. [4]
Ekzistojnë disa përkufizime për ujin gri në literaturë:
- Ujërat e zeza nga banjot, dushet, lavamanit, makinat larëse, lavatriçe të enëve, lavanderi
dhe lavamanët e kuzhinës. [5]
- Ujërat e zeza pa asnjë input nga tualetet, që do të thotë se korrespondon me ujërat e
zeza të prodhuara në vaska, dushe, makineritë e rrobave dhe lavamanët e kuzhinës, në
shtëpi, ndërtesa, zyrash, shkollë. [5]
- Ujërat e zeza nga ndërtesat pa përfshirë ujërat e zeza nga tualeti (WC)
Ujërat e zeza nga lavamanët e kuzhinës dhe larja e enëve ndonjëherë përjashtohen nga burimet
e ujit gri për shkak të mundësisë për të futur ndotës mikrobik dhe/ose vajra e yndyrna që mund
të ndikojnë negativisht në mjedisin pritës. Por në shumicën e burimeve, ujërat e zeza të
kuzhinës janë gjithashtu të përfshira në ujë gri. Uji i dushit, lavamanit dhe lavanderisë përfshinë
50%-80% të ujërave të zeza të banimit dhe nëse uji ujor do të mblidhej, trajtohej e ripërdoret
do të lehtësonte kërkesën për burime ujore e impiante për trajtimin e ujërave të ndotura. [4]

3.3 Karakteristikat e ujërave gri


3.3.1 Karakteristikat e përgjithëshme të ujërave gri
Përbërja e ujërave gri ndryshon, është kryesisht një pasqyrim i stilit të jetës, varësisht nga lloji
dhe zgjedhja e kimikateve që përdoren për lavanderi, pastrim e larje. Përbërja gjithashtu mund
të afektohet edhe nga degradime kimike dhe biologjike të disa komponimeve brenda rrjetit të
transportit dhe ruajtjes apo të deponimit. Në përgjithësi, ujërat gri përmbajnë përqendrim më
të lartë të materjeve të biodegradueshme dhe disa përbërës elementar që kryesisht gjenerohën
nga familjet. Për shumicën e familjeve, ujërat gri përmbajnë sapun, shampon, pastë dhëmbësh,
krem rroje, pastrues rrobash, flokë, vajra të trupit, papastërti, yndyrna, kimikate (nga sapunët,

18
shamponët, kozmetikat). Ndotësi më i rëndësishëm i ujit gri është pastruesi i rrobave,
veçanërisht ato të pasura me natrium e fosfor.
Bazuar në origjinën ujërat gri ndahen në katër kategori
1. Banjo
2. Larëse rrobash
3. Kuzhinë dhe
4. Origjinë të përzier.

Përbërja e ujit gri varet nga disa faktor, përfshirë burimet dhe instalimet nga ku nxirret uji siç
janë:
- Cilësia dhe lloji i furnizimit me ujë (pus uji nëntokësor ose ujë të gypave)
- Lloji i rrjetit shpërndarës për ujin e pijshëm
- Aktivitetet në familje (stili i jetës, zakonet dhe përdorimi i produkteve kimike)
- Instalim nga i cili del uji gri (lavaman kuzhine, banjo, lavaman ose lavanderi)
- Sasia e ujit të përdorur në lidhje me sasinë e shkarkuar të substancave.

Karkteristikat e ujërve gri të bazaura në burimin, në mënyrë gjenerale ndahen në tre grupe
(Tabela 3.1).

Tabela 3. 1 Karkteristikat e ngarkesave të ujërave gri ne funksion të burimit të krijimit

Burimi i ujit Karakteristikat


- Mikrobiologjike: ngarkesa të ndryshueshme koliforme termotolerante
- Kimike: Natirum, Fosfate, Amoniak, Azot
- Fizike: mbetje të larta të suspenduar, gazra dhe turbullirë
Rroba Larësi - Biologjike: kërkesa e lartë për oksigjen biokimik (BOD)
- Mikrobiologjike ngarkesa të ulët koliforme termotolerante
- Kimike: sapun, shampo, ngjyra flokësh, pastë dhëmbësh dhe kimikate
Banjo pastrimi
- Fizike: mbetje të larta të suspenduar, flokë, dhe turbullira
- Biologjike: nivele më të ulëta të kërkesës biokimike të oksigjenit
- Mikrobiologjike: ngarkesa të ndryshueshme koliforme termotolerante
- Kimike: pastrues, agjentë pastrimi
Kuzhinë - Fizike: grimcat e ushqimit, vajrat, yndyrnat, turbullira
- Biologjike: kërkesa e lartë për oksigjen biokimik

19
Vlerësohet se përdorimi normal i produkteve të tilla si sapun, shampo, pastë dhëmbësh, krem
rroje, copëza ushqimore, vajra gatimi, larës për larjen e enëve, pastrues lavanderie, flokë, duket
se nuk i bëjnë dëm tokave dhe bimëve të kopshtit, nëse ujërat gri përdoren për ujitje të
kopshteve [6]. Ndotësit më të rëndësishëm të ujit gri janë pastruesit e rrobave. Këto përmbajnë
përqendrim të lartë të kripës dhe në shumë raste përmbajnë fosfor, të cilat shpesh janë shumë
alkaline. Ripërdorimi në një kohe të gjatë për ujitjen e kopshtit nga uji i rrobave që përmban
përqendrime të larta të kripës e fosforit mund të çojë në akumulime të kripës në tokë dhe ndikim
në bimët. Rajonet me reshje të rregullta mund të mos pësojnë ngritje të kripës për shkak të
rrjedhjes së kripërave nga toka pas shiut.

3.3.2 Parmetrat fizik


Këto janë karakteristika që shoqërohen me pamjen fizike të ujërave gri dhe përfshijnë
temperaturën, turbullirën, përçueshmërinë elektrike dhe mbetjet e pezulluara. Ujërat gri
normalisht kanë temperaturë midis 18 e 35°C, për shkak të ujit të nxehtë të rubinetit të përdorur
për higjienë personale dhe lavanderi. Këto temperaturat e larta mund të favorizojnë rritjen
mikrobiologjike e cila është e padëshirueshme e gjithashtu mund të shkaktojë rritje të
karbonateve të caktuara si CaCO3 dhe kripëra të tjera inorganike, të cilat bëhen më pak të
tretshme në temperatura të larta, ndërsa përqendrimi i mbetjeve totale të pezulluara në ujrat
gri sillet brenda 190-537 mg/l [7]. Pjesët më të madhe të ujit me origjinë nga kuzhina dhe
lavanderia, llogaritin vlerat relativisht të larta të mbetjeve totale të suspenduar (TSS), derisa
kjo mund të jetë për shkak të larjes së rrobave, këpucëve, perimeve, frutat e shumë të tjera që
mund të përmbajnë rërë, argjilë dhe materiale të tjera kjo mund të rrisë TSS. Gama e regjistruar
për përçueshmëri elektrike në ujërat gri është midis 14 dhe 3000 μS/cm. Burimet e ujërave
nëntokësorë dhe zonat e pakta të ujit janë shoqëruar kryesisht me përqueshmëri të lartë elektrike
për shkak të materialeve të tretura. Turbullira e regjistruar për ujërat gri është midis 19 dhe 444
NTU, ku kryesisht ndikohet nga aktivitet në përdorim të ujit. Ujërat gri që kanë shumicën e
burimeve të tij me origjinë nga kuzhina dhe lavanderia pritet të bëhen më të turbullta për shkak
të pranisë së materjeve të pezulluara. Karakteristikat fizike të ujërave gri sipas [5] janë
prezentuar në tabelen 3.2.

20
Tabela 3. 2 Parametrat fizik të ujërave gri

Parametrat fizik Rrobalarese - Banjo Lavaman i kuzhines


[mg/l] lavanderi
Ngjyra 50 -70 60 – 100
(Pt/Co)shkalle
Solidet e pezulluara 79 – 280 48 – 120 134 – 1300
TDS - 126 – 175
Turbullira (NTU) 14 – 296 20 – 370
Temperatura °C 28 - 32 18 – 38

3.3.3 Parametrat kimik të ujërave gri


Për të identifikuar përbërësit e ndryshëm kimik në ujërat gri është e rëndësishme të kuptohen
burimet e ndotësve. Përbërësit kimik të rëndësishëm në ujërat gri janë nga kimikatet që
përdoren për qëllime pastrimi, gatimi e banjoje. Karakteristikat e përgjithshme të ujit gri janë
se ai përmban përqendrime më të ulëta të lëndës organike, të disa lëndëve ushqyese (p.sh. azot,
kalium) e mikroorganizmave sesa ujërat e zeza. Burimet kryesore të këtyre ndotësve janë
produktet kimike si pastruesit e rrobave, sapunit, shampon, pastë dhëmbësh e tretës. PH në
ujërat gri në një masë të madhe varet nga pH dhe alkaliniteti në furnizimin me ujë dhe
normalisht është brenda intervalit 5-9. Përbërësit kryesor kimik që gjenden në ujërat gri të cilat
gjenerohen si rezultat i aktiviteteve të pastrimit ose larjes janë substancat notuese kryesisht të
daluara nga detergjentet në formë shkume. Përbërësit e tjerë që gjenden në ujërat gri përfshijnë
gjithashtu nitrate dhe fosfat, të cilat raportohet se janë nga siperfaqesoret e amo-nium
dezinfektuesit e rrobave (Eriksson et al. 2002). Përbërësit e tjerë si natriumi i cili është
gjithashtu nga aktivitetet e gatimit që gjenden në nivele të konsiderueshme. Aditiv të tjerë siç
janë komponenete që kontrollojnë fortësinë e ujit në pastrues dhe gjithashtu shërbejnë si burimi
kryesor i ndotësit fosfatik në ujërat e gri (Lange 1994). Mbeturinat e kuzhinës janë burimi
kryesor i azotit në ujërat gri dhe shkojnë në mes 4 e 74 mg/l ndërsa detergjentet për larje janë
burimi kryesor i fosfateve që gjenden në ujin gri të cilat gjithashtu varirojnë midis 4 e 14 mg/l
[5], [7], [8].
Parametrat konvencional të ujërave të zeza si kërkesa biokimike e oksigjenit (BOD5) dhe
kërkesa kimike e oksigjenit (COD), tregojnë gjithmonë një mbizotërim të COD mbi BOD5.
Përmbajtja e kërkesës biologjike për oksigjen (BOD) dhe kërkesa kimike për oksigjen (COD)
tregon rrezikun e varfërimit të oksigjenit për shkak të degradimit të lëndës organike gjatë

21
transportit, ruajtjes e rrezikut të prodhimit të sulfurit, duke shkaktuar erë të keqe [5], [7].
Biodegradueshmëria e ujërave gri përcaktohet nga raportet BOD5/COD. Raporti përcakton
lehtësinë me të cilën bakteriet mund të dekompozojnë lëndën organike në ujërat gri. Raportet
mesatare të BOD5 / COD në ujërat gri janë midis 0.31 dhe 0.71 që është një tregues se pothuajse
gjysma e lëndës organike në ujërat e ëmbël është e biodegradueshme [9], Uji gri përmban sasi
të konsiderueshme të lëndëve ushqyese (Tabela 3.3) dhe kanë karakteristika të veqanta për
vendin e krijimit (Tabela 3.4) veçanërisht azoti e fosfori. Një vëllim mesatar i ujërave gri (356
l në ditë) do të prodhojë afërsisht 45g azot dhe 3g fosfor në ditë [7]. Nëse menaxhohen siç
duhet, këto lëndë ushqyese mund të jenë të dobishme për përdorim duke zvogëluar sasinë e
plehrave komercial të nevojshëm për kopshte e lëndina.

Tabela 3. 3 Përbërja tipike e ujërave gri

Parmetrat Njësia Rangu


Mbetjet e suspenduara mg/l 45-330
Turbullira NTU 22-200
BOD5 mg/l 90-290
Nitritet mg/l ˂0.1-0.8
Amoniaku mg/l ˂0.1-25.4
Azoti Total mg/l 2.1-31.5
Fosfori total mg/l 0.6-27.3
Sulfatet mg/l 7.9-110
PH 6.6-8.7
Përqushmeria mS/cm 325-1140
Natriumi mg/l 29-230

22
Tabela 3. 4 Vlerat e parametrave kryesore hidrokimik të ujërave gri (Ledin et al. 2001a)

Karakteristikat kimike Rroba larëse Banjo Lavaman


pH 9.3- 10 5-8.1 6.3- 7.4
EC [µS/cm] 190- 1400 82- 20000
Alkaliniteti [mg / l] 83- 200 si 24-136 si 𝐶𝑎𝐶𝑂3 20.0-340
𝐶𝑎𝐶𝑂3
Fortësia [mg / l] 18- 52 si 𝐶𝑎𝐶𝑂3 -
BOD5 [mg/l] 48-380 76- 200 -
BOD7 [mg/l] 150 170 387-1000
COD [mg/l] 375 280 deri 8000 26-1600
TOC [mg/l] 100 -280 15 - 225 -
Oksigjeni i tretur [mg/ l] - 0.4 - 4.6𝐷 2.2 - 5.8
Sulfat [mg / l] - 12 - 40 -
Klorid (si Cl) [mg / l] 9.0 - 88 3.1 - 18 -
Vaj dhe yndyrat [mg/l] 8.0 - 35 37 - 78 -

Tabela 3. 5 Vlerat e parametrave kryesore hidrokimike të ujërave gri nëper disa nga shtetet e
zhvilluara në botë
[6] Greywater Characteristics, Treatment Systems, Reuse Strategies and User Perception—a
Review 6 (Michael Oteng-Peprah & Mike Agbesi Acheampong & Nanne K. deVries)
Parametrat SHBA Anglia Spanja Gjermania
pH 6.4 6.6-7.6 7.6 7.6
Turbullirë (NTU) 31.1 26.5-164 20 29
EC (μS/m) 23 32.7 - 64.5
TSS (mg/L) 17 37-153 32 -
TDS (mg/L) 171 - - -
BOD5 (mg/L) 86 39-155 59
151-
COD (mg/L) - 96-587 178 109
Cl (mg/L) - - - -
Vajra e yndyra (mg/L) - - - -
Nitrate (mg/L) - - - -

23
T. Nitrate (mg/L) 13.5 3.9 - 15.2
T. Phosp (mg/L) 4 4.6-10.4 11-Oct 1.6
FC (CFU) - 0.4-0.9 - 1.4x105
E. coli (CFU) 5.4x105 10-3.9x105 - -
Ca (mg/L) - - - -
Mg (mg/L) - - - -
Na (mg/L) - - - -

3.4 Krahasimi i ujërave të zakonshme të amvisnisë me ujërat gri


Një nga ndryshimet më domethënëse midis ujërave të zezë dhe ujërave gri qëndron në shkallën
e dekompozimit (shkatrrimit) të ndotësve. Ndotësit në ujërat gri zbërthehen shumë më shpejt
sesa ujërat e zeza. Për shkak të shkallës së shpejtë të dekompozimit të tij, ujërat gri që derdhen
në një rrjedhë ose liqen do të kenë një ndikim më të menjëhershëm në trupin marrës të ujit në
pikën e shkarkimit sesa ujërat e zeza të kombinuara. Sidoqoftë, për të njëjtën arsye ujërat gri
do të dekompozohet më shpejt në tokë pas infiltrimit dhe nuk udhëtojnë për të ndotur ujin e
pijshëm aty pranë, sikur që është rasti me ujëart e zakonshme të ndotuar të amvisrisë [4]. Një
tjetër ndryshim i madh është përmbajtja e azotit, ujërat gri përmbajnë vetëm rreth një të dhjetën
e azotit të përmbajtur në ujërat e zeza. Për më tepër, azoti që gjendet në ujërat gri është rreth
gjysma e azotit organik (d.m.th. i lidhur me lëndën organike) dhe mund të filtrohet dhe
absorbohet nga bimët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë krahasimi i ngarkesave të
ndotësve për ujërat gri dhe ujërat e zeza është paraqitur në Tabelen 3.6.

Tabela 3. 6 Krahasimi i ngarkesës mesatare të ndotësve midis ujërave gri, ujërave të zeza dhe
të kombinuar ((Greywater.com, 2004).

Ujërat gri Ujërat e zeza -Amvisrisë


Parametrat (gr/përson/ditë) (gr/person/ditë)
SHBO5 34 71
TSS 18 70
Total N 1.6 13.2
Total P 0.5 1.9

24
3.5 Sasia e ujërave gri të gjeneruar
Sasia e ujërave të ndotura të krijuara nga çdo familje do të ndryshojë shumë sipas dinamikës
së familjes dhe ndikohet nga faktorë të tillë si numri i banorëve, shpërndarja e moshës së
banorëve, karakteristikat e tyre të stilit të jetesës, modelet e përdorimit të ujit, kostoja e uji dhe
klima.
Disa studime të përdorimit të ujit të ndërmarra në kryeqytetet e vendeve të ndryshme kanë
identifikuar një rrjedhë mesatare të ujërave të ndotura prej 586 l në ditë për çdo familje,
siç tregohet në Tabelën 3.7. [4]

Tabela 3. 7 Përqindja e përafërt e ujërave të zeza / shtëpiake të gjeneruara

Totali i ujërave të ndotuar Totali i ujërave gri


Lloji i ujërave të zeza (ndotura) % (l/dite) % (l/dite)
Tualeti 32 186 - -
Lavamani 5 28 8 28
Banjo/Banjo tush 33 193 54 193
Kuzhina 7 44 - -
Larse rrobash 23 135 38 135
Totali 100 586 100 356

Tabela 3.7, tregon se ujërat gri përfaqësojnë rreth 61% të rrjedhës totale të ujërave të zeza.
Kjo përfaqëson një burim të konsiderueshëm ujor, i cili mund të menaxhohet në mënyrë të
përgjegjshme ndaj mjedisit në përputhje me parimet e zhvillimit ekologjikisht të qëndrueshëm,
që nuk paraqesin kërcënim për shëndetin e njeriut dhe në të njëjtën kohë kontribojnë në
qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë.

3.6 Mundësia për ripërdorim të ujërave gri


Gjatë dekadave të fundit shumë vende industriale dhe ato në zhvillim përfshirë ato evropiane,
SHBA, Japonia dhe Australia kanë filluar ripërdorimin e ujit të përdorur kryesisht për qëllime
të ndryshme pa përfshirë furnizimin me ujë. Ripërdorimi i ujërave gri është identifikuar si një
nga opsionet më ekonomike, të mundshme për të menaxhuar mungesat e ujit të freskët e për të
përballuar rritjen e konsumit të ujit për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë (Friedler dhe
Hadari. 2006). Ripërdorimi i ujit gri ofron një burim altemativ për të ujitur kopshtet dhe për të
përdorur për qëllime të tjera jo të pijshme, e që ndihmojnë për të ulur konsumin e ujit.

25
Praktikimi i ripërdorimit të ujit për ujitje dhe për rimbushjen e ujërave nëntokësore nuk është
paraktikë vetëm në vende me resurse të kufizuara të ujit ose vende të thata por edhe në vende
si Gjermania, Japonia, Franca etj. Ekzistojnë disa arsye për të adoptuar praktikën e ripërdorimit
të ujërave të zeza shtëpiake, për shëmbull mungesa e ujit e detyron Australinë të ripërdor ujërat
e zeza, Japonia po praktikon për shkak të konsumit të lartë të ujit për përdorim publik ndërsa
Gjermani dhe Franca ripërdorimin e ujit e konsiderojnë si benift ekonomik e mjedisor.
Në vendet e zhvilluara, uji gri ripërdoret për një gamë të tërë aplikimesh [7]:
✓ Shpërlarja dhe pastrimi i tualetit,
✓ Ujitja e lëndinave (kampuset e kolegjit, fushat atletike, varrezat, parqet dhe fushat e
golfit, kopshtet shtëpiake),
✓ Pastrimi e automjeteve dhe dritareve,
✓ Mbrojtje nga zjarri,
✓ Prodhimi i betonit,
✓ Zhvillimi dhe ruajtja e ligatinave,
✓ Infiltri i ujit në tokë,
✓ Ripërdorimi i bujqësisë dhe vreshtarisë.
Përdorimet më të zakonshme me potencialin më të lartë për kursimin e ujit (të pijshëm) janë
dy fushat kryesore në shpërlarjen-pastrimin e tualetit dhe në ujitjen sidomos të kopshteve.

3.6.1 Ripërdorimi i ujërave gri për pastrimin e tualetit


Zhvillimi i qendrave urbane shoqërohet me një rritje të densitetit të popullsisë dhe ulje të
sipërfaqeve të mundëshme për ndërtimin e ndërtesave të reja. Si pasojë, shumica e ndërtimeve
në qytete përbëjnë ndërtesa me densitet të lartë. Përtej përfitimeve mjedisore të një ndërtimi të
tillë, në këto ndërtime, potenciali për kursime të ujit të pijshëm si pasojë e ripërdorimit të
ujërave gri është midis 10% e 30% të kërkesës për ujëra urbane [10]. Sfidat inxhinjerike në
përdorimin për tualete lidhen kryesisht me ndërtimin e linjave që janë paralele me furnizimin
për ujë të pijes e që përdorimin e këtij uji dhe për të parandaluar ndërlidhjet e paqëllimta
ndërmjet sistemit të ujit të pijshëm dhe sistemit të trajtuar të gri. Gjithashtu do të nevoitet të
ndërtohet një rezervuar akumulues që të rikthej në sistem ujërat e përdorura. Zgjedhja e
kapacitetit të rezervuarit-depozitës ndikon në shkallën e kursimit të ujit. Me rritjen e vëllimit
të rezervuarit, niveli i kursimit të ujit për tualetet rritet sepse vëllimi i ujit të humbur është
minimizuar. Sidoqoftë, kur zgjedh një rezervuare për ruajtjeje, duhet të përfshihen edhe
konsiderata ekonomike. Sa më i madh rezervuari, aq më i kushtueshëm është dhe aq më e

26
madhe është hapësira e caktuar që kërkon edhe hapësira që mund të jenë mjaftë të vlefshëme
në zona të dendura urbane.
Përcaktimi i vëllimit të rezervuarit për shpërlarjen e tualeteve determinohet nga konsumi i
përgjithëshëm për 24 orë që është paraqitur në grafikun 1. Vëllimi i përgjithëshëm i sasisë për
shpërlarjen e tualeteve është e paraqitur me shprehjen:

VTot = (V1+V2) x 1.33 (1)

Ku
VTot - Vëllimi i përgjitheshëmi i kërkuar për shpërlarje të tualeteve (l/person).
V1 - është vëllimi i tepërt maksimal, periudha I (l / person).
V2 - është vëllimi maksimal i munguar, periudha II (l / person).

Faktorët e sigurisë përzgjidhen në varësi të shkallës së pasigurisë dhe besueshmërisë së kërkuar


për të furnizuar përmes ujit gri të trajtuar për sistemin e ripërdorimit (0.1–0.33). Vlera prej
0.33, e sugjeruar nga [11], përdoret në planifikimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm
që kërkojnë besueshmëri më të lartë (sistemet e ripërdorimit të ujërave gri mund të plotësohen
me ujë të pijshëm).

Figura 3. 2 Vëllimi kumulativ i konsumit për tualete me ujë dhe furnizimi me ujë gri te trajtuar.

27
3.6.2 Ripërdorimi i ujërave gri për ujitjen e kopshteve
Si nevoja për ujitje të kopshtit ashtu edhe vëllimi i kërkuar për ujitje në një zonë të caktuar
varet nga disa faktorë: shkalla dhe shpërndarja e reshjeve, lloji i tokës dhe lloji i bimësisë së
ujitur. Ujërat gri mund të prodhohen gjatë gjithë vitit në mënyrë që të mund të plotësojnë sasinë
e ujit të kërkuar për bimë përtej sasisë së siguruar nga reshjet, veçanërisht në zonat me reshje
më të vogël se 250mm në vit (rajone të thata). Si ujitje e tepërt do te largohet në sistemin e
kanalizimeve (nëse ekziston) në sezonin e lagësht ose do të përdoret edhe gjatë sezonit të thatë
për ujite të kopshtit. Një dizajnim inteligjent i sitemit të ujitjes mund të krijojë kursime të ujit,
duke rritur shëndetin e bimëve dhe duke zvogëluar ndotjen (potenciale) të mjedisit e me këtë
duke e ruajtur shëndetin publik.
Metodat më të zakonshme të ujitjes në kopshte janë:
• spërkatësit,
• pikat (nën sipërfaqe ose në sipërfaqe),
• ujitje përmes përmbytjes dhe tubave.
Zgjidhja midis metodave është rezultat i llogaritjes, zakonisht bazohet në llojin e bimëve,
klimën, llojin e tokës, cilësinë e ujit, komoditetin nga ana finaciare. Për shkak të shqetësimit
në lidhje me ekspozimin e njerëzve dhe kafshëve ndaj ujërave gri, zakonisht është e
dëshirueshme të ujitet kopshti me një sistem pikimi sipërfaqësor ose nën-sipërfaqësor, në të
cilin pajisjet e ujitjes janë shënuar qartë. Kjo është praktikë e zakonshme. Për shembull,
përdorimi i tubave të purpurt është një shenjë e rënë dakord ndërkombëtarisht për sisteme të
tilla. Për më tepër, me ujitje pikuese, uniformiteti e efikasiteti i ujitjes në shpërndarjen
e ujit janë të larta. Duhet të sigurohet që ujitje nuk do të rrezikojë shëndetin publik ose do të
dëmtojë mjedisin, për shembull, duke trajtuar ujin në nivele të sigurta.

3.7 Sistemet e trajtimit të ujërave gri


Shumica e sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza përfshijnë një kombinim të metodave të
ndryshme të trajtimit. Trajtimi fizik, siç është sendimentimi ose filtrimi, është pothuajse
gjithmonë një hap i domosdoshëm para dhe / ose pas trajtimit biologjik ose kimik.
Për më tepër, ekzistojnë sisteme që ndërthurin fazat aerobike dhe anaerobe në trajtimin
biologjik.
Ujërat gri mund të përdoren për ujitje të drejtpërdrejtë duke e lidhur thjesht makinën larëse ose
prizën e dushit në një tub fleksibël që mund të zhvendoset në zona të ndryshme në kopsht ose
duke vendosur një kovë nën lavaman dhe duke përdorur ujin qe kalon nga lavamani. Zgjidhje

28
të thjeshta si këto, në dukje, kursejnë kohë e para të përfshira në instalimin e sistemeve të
trajtimit. Sidoqoftë, përdorime të tilla mund të qojnë në rreziqe të paqëllimta të shëndetit dhe
mjedisit, (Figura 3.3).
Në varësi të të gjitha nga aspektet ekonomike dhe cilësisë së kërkuar uji gri i nënshtrohet
shkallëve të ndryshme të trajtimit para se të ripërdoret ose shkarkohet . Zakonisht përcaktohen
tre shkallë të trajtimit, [11] [12].

Figura 3. 3 Metoda e thjeshtësuar e rishfrytëzimit të ujërave gri

3.7.1 Trajtimi Primar


Hapi i parë në trajtimin e ujërave të zeza përdoret për të hequr shumicën e materialeve që
notojnë. Trajtimi parësor largon rreth 30% të kërkesës biokimike të karbonit nga kanalizimet
shtëpiake. Në trajtimin primarë dhe mekanik nga ujërat e ndotura largohen kryesisht një pjesë
e pa pastërtisë së ujërave të ndotura (mbetjet e mëdha dhe të rënda, yndyrat dhe vajrat, materjet
e suspenduara shpejt). Ndikimi i zvogëlimit të ndotjes nga trajtimi primarë është si në tabelen
3.8.

29
Tabela 3. 8 Zvogëlimi ndotjes nga trajtimi primar

(% ) Zvogëlimit të ndotjes nga trajtimi primar


SHBO5 (Shpenzimi biokimik pesë
ditorë i Oksigjenit) % 25-35

SHKO (Shpenzimi kimik i Oksigjenit) % 30-40


TSS (Përqëndrimi total i materjeve të
suspenduara) % 50-80

3.7.2 Trajtimi Sekondar


Gjatë fazës së dytë, bakteriet konsumojnë pjesët organike të mbeturinave. Ky trajtim largon
solidet lundrues dhe të qëndrusheme si dhe rreth 90% të substancave që kërkojnë oksigjen dhe
solide-mbetjet të pezulluara. Dezinfektimi është faza e fundit e trajtimit sekondar. Niveli i
largimit të ndotjes së ujit nga trajtimi sekundar është si në Tabelen 3.9.

Tabela 3. 9 Zvogëlimi ndotjes nga trajtimi sekundar

(%) Zvogëlimit nga trajtimi sekondarë ( Biologjik)


SHBO5 (Shpenzimi biokimik pesë ditorë
i Oksigjenit) % 25-40
SHKO (Shpenzimi kimik i Oksigjenit) % 25-35
TSS (Përqëndrimi total i materjeve të
suspenduara) % 40-70
Bakterie mg/l 25-75

3.7.3 Trajtimi terciar apo i avancuar


Hapi i fundit konsiston në një pastrim të avancuar të ujërave të zeza që shkon përtej fazës
dytësore ose biologjike. Ky trajtim largon lëndë ushqyese të tilla si fosfori, azoti, shumica e
BOD dhe solideve të pezulluara. Vlerta nga trajtimi i avancuar bazohen në ligjet mjedisore.
Këto vlera në Kosovë janë të rregulluara sipas udhëzimit administrativ 30/2008, [13] dhe që
janë në përputhje me Direktivat Evropiane që rregullojnë fushën e ujërave të ndotura (UWWD)
91/271/EEC (Urban Waste Water Directive).

30
Vlerat e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ dhe Direktiva Evropiane për vlerën
kufizuese të efluentit dhe efikasitetin e trajtimit janë të dhëna më poshtë në Tabelen 3.10.

Tabela 3. 10 Vlerat kufizuese të shkarkimit të ujëave të ndotuar sipas UA 30/2014

Vlerta kufizuese të shkarkimit


BDO5 mg/l 25
COD mg/l 125
TSS mg/l 35
NTot mg/l 15
PTot mg/l 2

31
4. RISHFRYTËZIMI I UJIT NGA KAMPUSI UBT – RASTI
KOMPLEKSI I OBJEKTIT IV
4.1 Përshkrimi i Kampusit
Kampusi universitar UBT gjendet në pjesen qendrore të Kosoves Komunen e Lipjanit dhe
konsiderohet si kampusi më i madhe në Kosovë. Ndodhet në kordinata 42°33'28"N dhe 21°
8'8.12"E , lartesia mesatre e kampusit është 558.0 m mbi nivelin e detit dhe ka një siperfaqe
3.3 ha. Pozicioni gjeografik i kapusit mundëson një komunikim të shpejtë dhe në distacë të
shkurtër me Kryeqytetin e Kosovës Prishtinën me një largësi 10 km ndërsa me qytetin e
Lipjanit ka një afërsi prej 4.5 km, (Figura 4.1). Lokacioni shtrihet në mes rrugëve kryesore si
autostrada Prishtinë-Shkup dhe rruga magjistrale Prishtinë-Ferizaj që e bën të lehtë qasjen e
gjithe teritorit të Kosovës.
Ndërtesa e trajtuar në këtë studim është një prej objektev të kampusit që ka një sipërfaqe prej
28,000 m2 dhe parashihet të jetë një objekt modern, i projektuar e i modeluar në atë formë e
strukturë ndërtimore, i përshtatshëm për punë, ligjërata, punë praktike, salla mësimi, kabinete,
bibloteka leximi, biblotekë me libra por edhe biblotekë elektronike, amfiteatër, sallë koncertale,
dhoma e salla mësimi, dhoma administrate, nyje sanitare, kuzhina, byfe, mini restorante e
shumë zyre tjera të cilat parashihen të jenë pjesë e strukturës së ndërtesës katër katëshe dhe kati
përdhes, (Figura 4.2). Ky objekt do ti shtohet objekteve tjera në kampus dhe pritet të ofroj
sherbimet për rreth 17,000 studentëve me dhjetra programe për bachelor, por edhe të studimeve
për master dhe specializime të tjera. Në kuadër të këtij kampusi do të zhvillohen edhe shumë
aktivitete të tjera, si trajnime, seminare, simpoziume e prezantime shkencore jo vetëm
kombëtare, por edhe të karakterit ndërkombëtar.

32
Figura 4. 1 Pozicioni i kampusit të UBT-së në relacionen me Kryeqytetin dhe qytetet tjera si
dhe pozicioni i Obektit IV brenda Kampusit.

Figura 4. 2 Situacioni i objektit IV pjesë e studimit

33
4.2 Përshkrimi i objektit IV
Objekti është planifikuar të ndërtohet me etazhitet P+4 si dhe ka sipërfaqe prej 28,000 m2 i cili
është i shtrirë përgjatë aksit lindje-perëndim. Gjithashtu është planifikuar të realizohen 150
parkingje të jashtme rreth objektit. [14]
Themelet
Objekti është i funduar mbi themele pllakë me d=85cm të lidhura në mes vete me traje
shtangues me prerje T, me dimensione 100 x 85cm, dhe i ngritur për 35cm mbi kuoten 0.00
për tu shmangur ndikimeve të mundëshme të ujërave sipërfaqesore dhe nëtoksore.
Përdhesa
Pjesa e përdhesës ka sipërfaqe prej 4,836.442 m2, gjithë sipërfaqja e përdhesës ka karakter
akademik dhe administrativ me një mundesi akomodimi të 50 personave si staf akademik, staf
teknik rreth 40 persona, dhoma mesimi si dhe amfiteatrin për rreth 1200 studentë.
Katet e objektit
Kati i parë por edhe katet tjera kane siperfaqe përfersisht të barabart me përdhesen prej
5,257.718 m2. E gjithë sipërfaqja ka karakter administrativ dhe akademik duke përfshirë
amfiteater, salla konferencash, salla leximi, biblioteka por edhe nje kapacitet banimi prej 80
dhoma me mundësi shfrytëzimi si konvikte.
Materiali i ndërtimit
Të gjitha materialet e propozuara të ndërtesës, si ato konstruktive por edhe ato të interierit kanë
cilësi të çertifikuar me ligjet dhe standardet e Republikës së Kosovës.
Sistemi statik i përzgjedhur për konstruksionin e objektit është sistem dual me mure sizmike
Beton-arme. Klasa e betonit të propozuar është konform Ec-2, klasa C-30/37 ndërsa çeliku S-
500B. Muret e jashtme të objektit do të jenë me gjerësi d=30cm dhe muret e brendshme të
objektit do të jenë me gjerësi d=25cm. Fasada do të jetë e sistemit gjysëm të varur strukturale.
Elementët e jashtëm vertikal të përdorur për shmangjen e diellit të jashtëm por njëkohsisht edhe
formësojnë kompozicionin arkitketonik të objektit, janë prej alumini dhe duhet të punohen
sipas specifikave të percaktuara me këtë projekt. Materiali termoizolues prej stiropori d=10cm
të fiksuar për muret perimetrale të objektit më së paku 4 tiplla adekuate për m2 të sipërfaqes.
Mbulesa e objektit me sistem metalik të tipit kapriatë lineare dhe e mbuluar me senduiç panele.
Tipi i kulmit është i rrafshët. Elementët kullues në kurorën e objektit si dhe ballkonet e tij do
të punohen me llamarinë të plastifikuar të trashësisë 2.0 mm.

34
4.2.1 Paisjet hidrosanitare që konsumojnë ujin dhe largojn ujin e përdorur
Pajisjet sanitare të cilat do të përdoren në objektin e kampusit jenë të klasit të larte. Llojin,
tipin, ngjyrën modelin si dhe preferencat specifike të kërkuara në lidhje me pajisjet
hidrosanitare do te jenë të vendosura sipas kërkesave standarde për objektet e tilla. Lloji i
paisjeve sanitare sipas projektit kryesore që do të vendosen në objektin IV janë të paraqituar
në tabelen 4.1.
Tabela 4. 1 Paisjet hidro-sanitare në objektin IV

Paisjet Sanitare Përdhesa Kati 1 Kati 2 Kati 3 Kati 4 Total


Paisje

Lavaman 25 53 53 53 53 237

WC-Guaca 46 77 77 77 77 354

Pisuar 12 18 18 18 18 84

Vasko Banjo / 20 20 20 20 80

Larje Pijatash 1 9 9 9 9 37

Makinë e larjes së 1 1 1 1 1 5
enëve

Përshkrimi i paisjeve hidrosanitare


WC-guaca (simboli WC), është pajisja me prurjen më të madhe se të gjitha pajisjet e tjera.
Për këtë arsye, kjo pajisje ka tubin e shkarkimit më të madh se pajisjet e tjera dhe pranohet të
jetë me diametër 90 - 110 mm, sipas prodhuesit. Pozicionimi i kësaj pajisjeje do të ishte më i
përshtatshëm në afërsi të kolonës së shkarkimit. Në varsi të materjalit zakonisht janë nga
porcelani ndërsa në varsi të pozicionimit në kthinën e tualetit mund të jenë të mbështetura në
dysheme apo të varura në mur. WC-guacat janë treguar ne figuren 4.3.

35
a) b)
Figura 4. 3 WC-guaca a) e mbështetur në dysheme, b) e varur në mur.

WC-guaca e mbështetura në dysheme mund të jenë me kasetë mbi trupin e klozetës ose me
kaseta të vendosura në mur (shpesh quhen kaseta “incasso”), kurse klozetat e varura në mur
janë përgjithësisht me kaseta të vendosura brenda murit (“incasso”). Përmasat e këtyre
pajisjeve variojnë nga 36–37.5–40 cm gjerësi, 55–68 cm gjatësi dhe 40 cm lartësi nga
dyshemeja. Hapësira funksionale rreth klozetës duhet të jetë e tillë që të lejojë përdorimin e saj
pa vështirësi. Kështu, në anë të klozetës hapësira minimale duhet të jetë 20 cm, në rast se ka
pajisje të tjera ose 25 cm në rast se ka murin e nyjes sanitare. Para klozetës hapësira minimal
duhet të jetë 55 cm. Tubacioni i furnizimit me ujë të kasetës së klozetës mund të jetë me
diametër ½” për tub te zinkuar, Ø 16 mm për tub polietileni PE-X, ose Ø 20 mm për tub
polipropileni PP-R. Kurse tubacioni i shkarkimit të ujit nga klozeta mund të jetë me diametër ,
DN100 ose 110 mm, me tub plastik polipropilen ose PVC. Gjithmonë diametri varet nga lloji
i pajisjes dhe modelimit të saj nga prodhuesi.

Bideja (simboli BD), është pajisje e cila vendoset në nyjen sanitare banjë pranë klozetës.
Sikurse edhe klozeta edhe kjo pajisje prodhohet me material porcelani. Në varsi të pozicionimit
në kthinen e tualetit mund te jenë të mbështetura në dysheme apo të varura në mur. Bideja
tregohet ne figuren 4.4.

36
a) b)
Figura 4. 4 Bideja a) e mbështetur në dysheme, b) e varur ne mur.

Dimensionet fizike të bides janë: gjerësia nga 36.5 - 40 cm, gjatësia nga 53 – 55 cm dhe lartësia
h = 40 cm, nga pllakat e dyshemesë. Hapësira funksionale e saj duhet të jetë e tillë që të lejoj
përdorimin e pajisjes pa vështirësi lëvizjeje. Kështu, në anë të bidesë këshillohet minimalisht
hapësira 20cm kur ka pajisje të tjera (klozetë, larëse duarsh etj.), ose 25cm, kur në anë të bidesë
kemi murin e nyjes sanitare. Para bidesë duhet të ketë hapësirë minimalisht 50cm, për të lejuar
përdorimin e saj. Bideja është pajisje e cila normalisht vendoset në krah të klozetës, por në
raste të rralla, kur nuk ka mundësi tjetër edhe mund të pozicionohet diku tjetër. Tubacionet e
furnizimit të saj mund të jenë njëlloj si tek klozeta, me diametër ½” për tubë të zinguar, 16 mm
për tubë polietileni PE-X, ose 20 mm për tub polipropileni PP-R. Për marrjen e ujit nga bideja
ka dy lloje rubinetash, bateri monokomandë, ose bateri automatike . Shkarkimi i ujit nga bideja
realizohet nëpërmjet piletës (ujëmbledhësit) së vendosur në pjesën më të ulët të basenit të saj.
Mund të jetë me kapak ose jo. Kjo piletë (ujëmbledhës) lidhet me sifonin dhe rrjetin me tuba
plastikë polipropilen ose PVC, me diametër 50 mm.

Larësja e duarve (lavaman) me simbolin LD (ose LV) - Është pajisje, e cila prodhohet me
material porcelani për banesat apo edhe shërbimet e tjera sociale, por për këto të fundit edhe
mund të prodhohen me materiale metalike të smaltuara, me porcelan etj. Janë pajisje të cilat
shërbejnë për higjienën e përditshme. Kanë përmasa dhe forma të ndryshme, sipas prodhueseve
të ndryshëm. Mund të jenë katërkëndore, të harkuara etj. Këto pajisje sipas mënyrës së
montimit ndahen në pajisje:

37
- të mbështetura në dysheme (ose shtyllë),
- të varura në mur,
- të vendosura në mobilje të posaçme prej druri, metalike apo xhami.
Larëset e duarve kanë përmasa të ndryshme sipas llojit të përdorimit (banesa apo objekte
shoqërore), apo sipas prodhuesve të ndryshëm. Përmasat e këtyre pajisjeve variojnë, sipas
objektit ku do të përdoren dhe mund te jenë me gjatësi prej 530 - 690 mm dhe gjerësi prej
450 - 550 mm. Larësja e duarve tregohët në figurën 4.5.

Figura 4. 5 Larësja e Duarve - Lavamani


Lartësia e buzës së sipërme të larëses së duarve nga dyshemeja e shtruar me pllaka duhet të jetë
800 mm. Hapësirat funksionale të saj mund të varirojnë, në anë të saj deri në 20cm dhe përballë
larëses së duarve deri në 70cm. Këto hapësira do të lejonin një funksionim sa më normal të
kësaj pajisjeje pa u penguar nga pajisjet e tjera apo nga muret e nyjes sanitare.
Tubacionet e furnizimit të saj mund të jenë njëlloj si tek klozeta, me diametër ½” për tub të
zinkuar, Ø 16 mm për tub polietileni PE-X, ose Ø 20 mm për tub polipropileni PP-R.
Për marrjen e ujit nga Larësja e Duarve shërben shpesh një bateri automatike monokomandë
ose bateri automatike (rubinetë), të vendosura në pjesën e sipërme të saj, jashtë basenit mbi
lavaman. Shkarkimi i ujit nga Larësja e duarve realizohet nëpërmjet piletës (ujembledhesit) së
vendosur në pjesën më të ulët të basenit të saj. Mund të jetë me kapak ose jo. Kjo piletë lidhet
me sifonin dhe rrjetin me tuba plastikë polipropilen ose PVC, me diametër 50 mm.

Pllaka e Dushit (me simbol Vd), është një pajisje e cila përdoret për mbledhjen dhe largimin
e ujërave të larjes duke e larguar nëpërmjet sistemit të shkarkimit (pa e shpërndarë ujin në

38
hapësirën përreth), e paraqitur në figura 4.6. Pllakat e dushit duhen vendosur nëpër qoshe të
nyjes sanitare duke marrë parasysh edhe një vendosje të mundshme të kabinave mbi buzët
anësore të saj (kjo pajisje nuk duhet të vendoset tek dritarja apo shumë afër ndonjë pajisjeje
tjetër meqenëse nuk është e lartë, sepse do të pengonte funksionimin e tyre në rast të vendosjes
së kabinës). Pllaka e dushit mund të jetë :
- katrore nga 75 x 75 cm, 80 x 80cm e deri në 90 x 90cm,
- drejtkëndëshe me përmasa të ndryshme,
- harkore me brinjë 90 x 90cm.
Këto pllaka mund të montohen:
- të mbështetura në dysheme, ku pllaka e dushit vendoset direkt mbi pllakat e nyjes
sanitare ose
- të inkastruara në dysheme, ku pllaka montohet dhe lidhet me dyshemenë së bashku me
pllakat

Figura 4. 6 Pllakat e Dushit

Pllakat mund të jenë prej porcelani ose me material plastik metakrilato. Për përcjelljen e ujit,
këto pllaka janë të pajisura me piletë të sifonuar. Pjesa e brendshme e pllakës është e ndërtuar
në mënyrë të tillë që të ketë pjerrësinë e duhur për përcjelljen e ujit si dhe për të mos lejuar
rrëshqitjen.

Vaska e Larjes (me simbol Vb), është pajisje e cila ka të njëjtin funksion si pllaka e dushit.
Kjo pajisje prodhohet me forma të ndryshme nga prodhuesit dhe ka përmasa gjithashtu të
ndryshme. Vaskat janë me forma kryesisht drejtkëndore me përmasën standard 70–75cm
gjerësi, 170–180cm gjatësi dhe me lartësi h=50cm të buzës së saj nga pllaka e dyshemesë.

39
Vaska mund të prodhohet me material porcelani, metalik i lemaluar ose me material plastik
metakrilato. Edhe vaskat mund të prodhohen:
- të mbështetura në dysheme, ku ato vendosen mbi pllakat e dyshemesë ose
- të inkastruara në dysheme, ku ato montohen së bashku me pllakat e dyshemesë,
(figura 4.7).

Figura 4. 7 Vaska e larjes-banjos

Vaskat janë të pajisura me ujembledhes shkarkimi me sifon për largimin e ujërave. Edhe
vaska edhe pllaka e dushit për marrjen e ujit për funksionin e larjes pajisen me grupe rubinete
– bateri automatike, të cilët mund të jenë monokomandë ose me rubineta të ndara.

Larësja e Pjatave ose Lavapjata (me simbol Lp), është një pajisje e vendosur në nyjen
sanitare të këndit të gatimit (i quajtur shpesh aneks). Shërben për larjen e enëve të ndryshme
dhe të pajisjeve të përdorur për gatimin e ushqimeve. Prodhohet me forma dhe përmasa të
ndryshme. Mund të jetë me një rezervuar (gropë), me dy ose me tre rezervuar, (Figura 4.8).
Mund të ketë në anë të saj edhe një pjesë të pjerrët dhe të valëzuar për vendosjen e pajisjeve të
lagura. Prodhohet me materaial metalik të lemaluar ose jo. Vendoset e montuar në mur ose
shpesh e vendosur mbi një mobilje. Furnizimi me ujë i kësaj pajisjeje bëhet kryesisht me anën
e baterisë automatike monokomandë ose baterisë automatike (rubinetë) të pajisura me një
grykë të gjatë dhe të rrotullueshme. Shkarkimi i ujërave bëhet nga pileta e cila është e pajisur
me sifon dhe me grilë për moslejimin e papastërtive apo pjesëve të ushqimit të futen nëpër
tubacione.

40
Figura 4. 8 Larësja e pjatave

Larësja automatike e rrobave (ose Lavatriçja me simbolin LA), e cila duhet vendosur
zakonisht në një dhomë më vete nga nyja sanitare banjë, por të pajisur me piletë për largimin
e ujërave në rast defekti të lavatriçes. Prodhohet me forma dhe përmasa të ndryshme, por forma
dhe përmasat e lavatriçes standarte 5 kg janë: katrore me 60 x 60cm në planimetri, (figura 4.9).
Duhet pasur parasysh gjatë përmasimit të nyjes sanitare apo dhomës ku vendoset lavatriçja se
ajo duhet të ketë një hapësirë prapa saj dhe në anë prej 10cm nga pllaka e mbaruar, kurse
përpara saj mirë është një hapësirë 60–70cm.
Furnizimi me ujë i lavatriqes bëhet nga një rubinet i saj, kurse shkarkimi realizohet me ndihmën
e një sifoni të veçantë i cili vendoset brenda në mur.

Figura 4. 9 Larësja e rrobave

41
4.3 Furnizimi me ujë për objektin
Furnizimi me ujë i kampusit të UBT bëhet përmes sistemit publik të ujësjellesit që
administrohet nga kompania publike e ujësjellësit rajonal “Prishtina”. Burim i furnizimit janë
ujërat nëntoksore që janë në periferi të Lipjanit. Rrjeti i furnizimit me ujë është kryesisht nga
gypat e polietilenit me densidet të lartë (HDPE). Në sezona të verës dhe në vitet me thatësi
Kopania e ujësjellësit aplikon edhe reduktime të ujit që kanë një ndikim në funksionimin
normal të objekteve sidomos të karakterit shkollor ku në intervale të caktuara gjatë ditës
konsumi i ujit është i lartë si pasojë e numrit të madh të studentëve, personelit akademik dhe
administrativ.
Në përgjithësi objektet universitare por edhe kampusi përdorin ujin si:
- Ujë për konsum (për pije e gatim).
- Uji për përdorim në paisjet sanitare dhe pastrimin e paisjeve sanitare.
- Uji për shuarjen e zjarreve si mbrenda objektit dhe jashtë objektit.
- Uji teknik për pastrim të rrugëve siperfaqëve të dyshemeve dhe mirëmbajtejen e
gjelbrimit.
- Uji teknik për zona rekretive.
Sistemi i tërsishim i furnizimit me ujë te objekti përbehet nga rrjeti i jashtëm i ujësjellesit që
përfshinë sistemin e transportit nga pika e kyqjes në rrjetin publik të ujësjellesit deri në hyrje
të objektit dhe rrjeti i mbrendëshëm i ujësjellesit që parqet sistemin shpërndarës të ujit nëpër
secilën njësi konsumuse.
Rrjeti i jashtëm përbëhet nga njësia për matjen e ujit-Ujëmatësin bashkë me puset dhe gypin
transportues që në rastin tonë është nga materjali i Polietilenit (HDPE) me diameter OD 90mm.
Gjithashtu në puset e ujëmatësit është paraparë kyqje e veqant për sitemin e shuarjes së zjarrit
në pusetën e ujëmatesit. Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit përbëhet nga kutiat shpërndarëse të
cilat dërgojnë në secilen paisje gypin furnizues dhe vertikalet që mundesojnë furnizimin me
ujë nëpër etazhitete. Gjithësej kemi dy vertikale të furnizimit me ujë që dërgojnë ujin nga
përdhesa deri në katin e katërt si dhe 31 kutia shpërndarëse.

42
Figura 4. 10 Rrjeti i furnizimit me ujë te pijës dhe kyqja për rrjetin e Hidrantëve

Figura 4. 11 Paraqitja skematike e shtrirjës së gypave të ujit në një segment të banjos ne


përdhese.
43
Figura 4. 12 Paraqitja skematike e shtrirjes së gypave në banjot e dhomave të konviktit

4.3.1 Llogaritja e sasisë të ujit për objektin


Llogaritja e sasive të ujit është bërë bazuar në standartet botërore për konsumin e ujit për
objekte dhe bazë është marrë shpenzimi njësi për paisje sanitare, (Tabela 4.2). Sasia e ujit që
rrjedh në një seksion të veçantë të tubacionit përcaktohet nga numri i njësive të ngarkesës (Njësi
ekujvalenente) NjE. Njësia ekuivalente përdoret në kalkulime hidraulike për të thjeshtuar
kalkulimin e sasive për paisje. Një NjE përfaqëson sasinë e ujit që rrjedh përmes një tubi me
diametër ∅ 10mm me seksion të plotë dhe një presion shkarkimi prej 0.5 bar.
Në varësi të vendeve ndryshon edhe ngarkesa për NjE, kështu kemi për [15] :
- Gjermani 1 NjE=0.25 l/s (DIN1988-W308)
- SHBA 1 NjE=0.47 l/s
- Zvicer 1 NjE=0.30 l/s
Marrëdhënia midis normës së rrjedhës dhe njësive të ngarkesës shprehet me
(2)
𝑄𝑙𝑙𝑜𝑔 = 𝑞𝑜 √∑ 𝑁𝑗𝐸 ( l/s )

ku :
qo - prurja normative e aparatit sanitar (l / s)

44
Për rastin tonë ne kemi përvetsuar normat Gjermane ku 1 NjE=0.25 l/s.
(3)
𝑄𝑙𝑙𝑜𝑔 = 0.25√∑ 𝑁𝑗𝐸 ( l/s )

Orjentimisht vlera e shpejtësive është për rrjetin e jashtëm nga 1.0-2.5 m/s nëpër vertikale
mund të jetë nga 1.0-2.0m/s ndërsa nëpër objekte si spitale, hotele dhe shkolla vlera e
shpejtësisë në vertikale mund të jetë 0.5-0.7 m/s . Vlera e shpejtësisë në rastin tonë është marrë:

𝑣 = 1.0 𝑚/𝑠 (4)

Dimensionimi i diametrit të gypit furnizues:


(5)
4 ∗ 𝑄/1000
𝑑= √ (𝑚𝑚)
𝛱 ∗𝑣

ku:
Q - Prurjet (l/s).
v - Shpejtësia e rrjedhjes (m/s).
d - diametri i gypit (mm).

Tabela 4. 2 Llogaritja e njësise ekuivalent për kalkulimin e sasis së ujit për objektin IV

Emërtimi i aparateve sanitare Copë Njësia ekujvalente (NjO) ∑NjE

WC-Guackë (Klozeta) 354 0.25 88.5


Lavaman i(Lv) 237 0.5 118.5
Pisuar (P) 84 0.2 16.8
Makinë për larje enësh (Me) 5 1 5
Enalarsi (Lp) 37 0.5 18.5
Vaskë banjo (Vb) 80 1.5 120
Gjithësejt ∑NjE 367.3

(6)
𝑄𝑙𝑙𝑜𝑔 = 0.25√∑ 𝑁𝑗𝐸 ( l/s )

45
𝑄𝑙𝑙𝑜𝑔 = 0.25√367.3 ( l/s ) (7)

𝑸𝒍𝒍𝒐𝒈 = 𝟒. 𝟕𝟗 l/s (8)

Ku:
𝑄 - Sipërfaqeja e seksionit të gypit (m²).
v - Shpejtesia (m/s).
𝜋 ∗ 𝐷2 (9)
𝐴=
4

(10)
4 ∗𝑄
𝐷= √
𝛱 ∗𝑣

4.79 (11)
√ 4 ∗
𝐷= 1000
3.14 ∗ 1.0
𝐷𝑛𝑒𝑣𝑜𝑗 = 0.078 𝑚 (12)

Përvetësojm diametrin e gypit HDPE OD=90 mm.


Sistemi i brendëshem i ujësjellesit është bazuar duke llogaritur në dy vertikale. Llogaritja e
sasisë së ujit dhe dimensionimi i vertikaleve për objektin është bazuar në të njejten metodologji
sikurse për llogaritjen e sasisë totale të ujit për objektin. Të dhënat për llogaritjen e diametrit
të vertikaleve është bërë duke aplikuar përdorimin e tabelës së Josepha Brixa. Diametri i
vertikaleve është nga 40 mm deri ne 70 mm. Të dhënat e llogarituara për secilën vertikale janë
prezentuar në Tabelen 4.3 dhe 4.4. Presioni optimal i ujit në objekt është 4.0 bar.

46
Tabela 4. 3 Kalkulimi i të dhënave hidraulike për vertikalen 1

Njësia
Q DN V
Vertikalja Emërtimi paisjeve sanitare Cope ekujvalente ∑NjE
(l/s) (mm) (m/s)
1 (NjO)
WC-Guackë (Klozeta) 239 0.25 59.75
Lavamani (Lv) 177 0.5 88.50
Perdhesa Pisuar (P) 54 0.2 10.80
Kati 1 Makinë për larje enësh (Me) 5 1 5.00 4.35 70 1.13
Kati 2 Enalarsi (Lp) 37 0.5 18.50
Vaskë banjo (Vb) 80 1.5 120.00
Gjithësejt ∑NjE 302.55
WC-Guackë (Klozeta) 108 0.25 27.00
Lavamani (Lv) 82 0.5 41.00
Pisuar (P) 24 0.2 4.80
Kati 3
Makinë për larje enësh (Me) 2 1 2.00 3.00 50 1.52
Kati 4
Enalarsi (Lp) 18 0.5 9.00
Vaskë banjo (Vb) 40 1.5 60.00
Gjithësejt ∑NjE 143.80

Tabela 4. 4 Kalkulimi i të dhënave hidraulike për vertikalen 2

Njësia
Q DN V
Vertikalja Emërtimi paisjeve sanitare Cope ekujvalente ∑NjE
(l/s) (mm) (m/s)
2 (NjO)
WC-Guackë (Klozeta) 115 0.25 28.75
Perdhesa Lavamani (Lv) 60 0.5 30.00
Kati 1 Pisuar (P) 30 0.2 6.00 2.01 50 1.02
Kati 2 Makinë për larje enësh (Me) 0 1 0.00
Enalarsi (Lp) 0 0.5 0.00
Gjithësejt ∑NjE 64.75
WC-Guackë (Klozeta) 46 0.25 11.50
Lavamani (Lv) 24 0.5 12.00
Kati 3 Pisuar (P) 12 0.2 2.40
1.27 40 1.01
Kati 4 Makinë për larje enësh (Me) 0 1 0.00
Enalarsi (Lp) 0 0.5 0.00
Gjithësejt ∑NjE 25.90

Konsumi i ujit për aktivitete diferente është një metodë llogaritëse për sasinë e nevojshme të
ujit për objekte bazuar në numrin e shfrytëzuesve (siç janë, banorë, administart, studentë etj).
Vendët e ndryshme kanë konsum të ndryshëm në varsi të natyres së jetesës (Standardi),
burimeve ujore, kushteve klimatike etj. Në regjionin e Europës konsumi për aktivitete diferente
është paraqitur në tabelen 4.5. Trendet e konsumit me rritjen e standardit dhe avancimin e
paisjeve hidrosanitare janë në ulje ndërsa në vendët e zhvilluara ky zvoglim lidhet edhe me

47
ruajtjen mjedisore dhe financiare. Referuar të dhënave regjionale konsum për një person sillet
nga 94-170 litra për përson në ditë, ( Tabelen 4.5). [15]

Tabela 4. 5 Norma e hargjimit të ujit për aktivitët l/d për përson

Sasia për përson


Nr Aktivitet l/ditë
1 Për pije dhe përgatitje të ushqimit 4−7
2 Pastrimin e enëve 5−8
3 Pastrim të objektit 5−10
4 Pastrim rrobash 20−40
5 Higjen personale pa tush 10−15
6 Pastrim personal-Tush 25−45
7 Pastrimi i WC 25−45
Totali 94-170

Në rastin e komplekseve universitare norma e konsumit përfshirë edhe një komponet banimi
sillet nga 60-120 litra në ditë për frekuentues, që nënkupton aktivitet kryesore që lidhen me
përdorimin e shfrytëzimit dhe pastrimit të tualeteve, hapsirave brenda kompleksit përgatitje të
ushqimit dhe konsumit të ujit. Ne për kushte tona gjeogarfike dhe kushtet që ofron Kampusi
duke përshirë edhe konsumin për pjesën banuese kemi pranuar në llogaritje një konsum prej
90 litra në ditë për frekuentues dhe planifikohet që rreth 1500 shfrytëzues të shërbimeve të ujit
të të gjitha kategorive do të frekuentohen gjatë një dite.

Sistemi i furnizimit me ujë për shuarjen e zjarrit, shërben për furnizimin me ujë të pajisjeve
të sistemit hidrik për shuarjen e zjarrit, siç janë:
- sistemet e thjeshta me hidrante,
- sistemet automatikë me sprinklera dhe
- sistemet gjysëmautomatikë tip drençer.
Edhe këto sisteme mund të jenë, ose më vete (që nga burimi e deri tek pajisjet), ose së bashku
me sistemin e ujit të pijshëm, pasi uji i përcjellë nga sistemi i ujit të pijshëm ka cilësi të
mjaftueshme për shuarjen e zjarrit. Brenda kampusit është planifikuar të instalohen Hidrant të
jashtëm që duhet të kenë në dispozicion një sasi uji prej minimum 10 l/s ndërsa sasia e
nevojshme për hidrantët e brendëshëm do të jetë prej 2.50 l/sek për një hidrant, me një presion
prej 1bar në dalje të hidrantit. Diametri i vertikales furnizuese do të jetë nga hekuri i galvanizuar
me DN 50 mm.

48
4.4 Largimi i ujërave të përdorura
Largimit i ujërave të përdorura, i cili shpesh quhet sistemi i kanalizimit apo sistemi i
shkarkimeve, ndryshon nga një objekt në tjetrin në varësi të llojit të ujërave që ato largojnë.
Kështu, në varësi të llojit të ujërave të përdorura, sikurse edhe për rrjetin e jashtëm të
kanalizimit kemi këto sisteme të largimit të ujrave:
- Sisteme të largimit të ujërave të zeza komunal, të cilët janë ujërat e përdorura në
paisjet sanitare në ndërtesa dhe kryesisht dominohen nga aktivitet e amvisrisë.
- Sisteme të largimit të ujërave atmosferik, të cilët shërbejnë për largimin e ujërave të
shiut apo të dëborës së shkrirë nga taracat apo qatitë e pallateve dhe të godinave të
ndryshme.
- Sistemet drenazhë që shërbejnë për largimin e ujërave nëntokesore dhe mbrojtjen e
struktuarave të themeleve dhe strukturave tjera në kontakt me tokën dhe në afërsi të
sipërfaqes së tokës.
- Sisteme të largimit të ujërave industrial, të cilët janë ujërat e përdorura për proçesin
teknologjik, në ndërmarrje apo fabrika të ndryshme. Këto lloj ujëra kanë karkteristika
të ndryshme kimike e biologjike në varësi të produkteve që përpunohen por
karkterizohen edhe me temperatura të larta apo të ulta sipas proçesit të punës në të cilin
përdoren.
Studimi jonë trajton largimin e ujërave komunale, atmosferike dhe ujërat e drenazhimit nga
Objekti IV.

4.5 Largimi ujërave të zeza komunale - Amvisnisë


Ujërat e zeza shtëpiake, ose “kanalizimet ” mund të ndahen në dy kategori:
- Ujërat e zeza me origjinë nga tualetet dhe kuzhinat, kanë ndotje të rënd fekale dhe
përgjithësisht ka përqendrime të larta të lëndës organike.
- Ujërat gri që dalin ose kanë origjinën nga lavamanet, banjat dhe lavanderitë si dhe
përbëjnë rrjedhën më të madhe të ujërave të zeza.

4.5.1 Llogaritja e sasisë dhe dimensionimi gypave për largimin e ujërave të zeza për
objektin IV
Llogaritja e rrjetit të kanalizimit të ndërtesave bëhet përmes metodës standarte të llogaritjes
bazuar në njësi ekuivalente Na e cila përfaqëson një numër relative që shprehë mardhënjen në
mes të sasisë së ujërave të ndotura ose ujërave të ndotura që largohen dhe në elemente sanitare
si referencë.
49
Ekzistojne disa formula për llogaritjen e përafërt të sasive të ujërave të zeza që dalin nga
objektet që kanë parim shpenzimin njësi për elemente sanitare të përdorura ku të gjitha marrin
parsyshë njëkohëshmërinë e përdorimit të elementeve sanitare.
Dy më të aplikuar janë:
1) Formula standarte që merr parsyshë numrin e njëkohëshëm të shfrytëzimit të
elementeve sanitare dhe specifike të shkarkimit për njësi.
𝑁∗𝑝∗𝑞 (13)
𝑄=
100

Ku Q - Sasia e ujërave të shkarkuara (l/s).


p - përdorimi i njëkohëshëmi i elementeve sanitare (%).
q - shkarkimi specifik për elemente sanitare (l/s).

2) Sipas normave Gjermane ku sasi e ujit që shkarkohet është në funksion të shpenzimit


njësi të shprehur në tabelen 4.5.
𝑄 = 0.5√∑𝑊 (l/s) (14)

Ku: W - shpenzimi për njësi.

Tabela 4. 6 Vlera e njësisë ekujvalente dhe diamatri dalës për elemete sanitare

Emërtimi i aparateve Diametri Njësi Ekuivalente


sanitare lidhës (mm) Na Shpenëzimi për
njësi W (l/s)
Lavamani ( Lv) 50 1 0.5
Enalarsi (Lp) 75 1.5 1
Vaskë banjo ( Vb) 50 3 1.5
Kabinë dushi (Vd) 50 2 1
WC Guackë ( Klozeta) 100 6 2.5
Pisuar (P) 50 1.5 0.5
Bide (B) 50 1 0.5
Makinë për larje rrobash (Mrr) 50 1.5 1
Makinë për larje enësh (Me) 75 1.5 1
Ujëmbledhës (Um) 50 3 1.5

50
Pasi që objekti i studimit është me frekuncë të madhe të përdorimit në intervaleve specifike
kohore për shkak të aktivitetit mësimor dhe aktiviteve tjera siç janë konferencat dhe seminaret
e ndryshme normat gjermane të llogaritjes japin sigurinë më të madhe për llogaritjen e sasive
të ujit të shkarkuar. Bazur në llogaritjen e normave gjermane sasitë e ujit të llogaritura për
secilën vertikale janë të parqitura në tabelën 4.7.

Tabela 4. 7 Të dhënat hidraulike për vertikalet që do të largojnë ujërat e zeza

Vertikala ∑W Q (l/s) DN (mm)


1 75 4.33 100
2 70 4.18 100
3 22.5 2.37 100
4 32.5 2.85 100
5 90 4.74 100
6 120 5.48 100
7 95 4.87 100
8 40 3.16 100
9 20 2.24 100
10 40 3.16 100
11 20 2.24 100
12 40 3.16 100
13 40 3.16 100
14 40 3.16 100
15 56 3.74 100
16 56 3.74 100
17 56 3.74 100
18 56 3.74 100
19 202.5 7.12 100
20 40 3.16 100
21 107.5 5.18 100
22 17.5 2.09 100
23 10 1.58 100

Gjithësej në objekt janë planifikuar të vendosen 23 vertikale që do të largojnë ujërat e zeza


nga i gjithë objekti me përjashtim të ujërave që mendohet të rishfrytëzohen dhe që janë ujërat
e lavamanve nga përdhesa e objektit. Sasia e përgjithëshme e ujit që do të shkarkojnë vertikalet
është 60.92 l/s, ndërsa diametri i vertikaleve do te jetë DN 100 mm dhe sipas materjalit të
gypave nëse do të vendosen nga PVC do të jetë diametri i jashtëm 110 mm. Për të gjitha
horizontalet që do të kyqen nga vertikalet deri te puseta jashtë objektit diametri i gypit do të
jetë 150 mm, (Figura 4.13).

51
Figura 4. 13 Sistemi i largimit të ujërave të zeza dhe ujërave gri nga tualetet në përdhes

Përcaktimi i parametrave hidraulik si prurja, shpejtësia e ujit, rrezja hidraulike, perimetri i


lagur, na lejojnë të përcaktojm diametrin e nevojshëm për gypat që do të largojnë ujërat e zeza
në mënyrë të sigurt drejt kanalizimit publik. Raporti në mes të thellsisë së ujit dhe diametrit
është një parametër fizikë që për ujëra të zeza sillet h/d=0.5-0.7 ndërsa për gypa që largojnë
ujëra atmosferik ky raport mund të shkoj deri në h/d =0.95, (Figura 4.14).

Figura 4. 14 Raporti h/d për sistemin e kanalizimit

52
Parametra tjerë të rëndësishëm në përcaktimin e diametrit dhe pjerrtësisë hidraulike për gypa
që largojnë ujëra të zeza janë edhe shpejtësitë maksimale dhe minimale që janë në funksion të
diametrit dhe materjalit të përdorur, (Tabela 4.8 dhe tabela 4.9).

Tabela 4. 8 Shpejtësit minimale të lejuara

Shpejtesia
Diametri Shpejtësia minimale Diametri minimale
(mm) (m/s) (mm) (m/s)
250 0,72 800 1,00
300 0,75 900 1,04
350 0,79 1000 1,07
400 0,82 1100 1,10
450 0,85 1200 1,13
500 0,88 1300 1,16
600 0,92 1400 1,18
700 0,97 1500 1,20

Për kanalizimin sanitar shpëjtesia minimale e lejuar është V=0.5 m/s (në raste të veçanta
lejohet deri në V=0.3 m/s. Ndërsa për kanalizime të kombinuara shpejtësia minimale është
V=0.6 m/s me kushtin e mbushjes së gypit minimum 50%.
Te kanalizimi i shiut shpejtësia minimale është 0.9 m/s.

Tabela 4. 9 Shpejtësitë maksimale të lejuara

Shpejtësia maksimale
Lloji i gypave (m /s)
Betoni 3.00
Betoni i armuar 4.00
Azbest çimentoje 4.50
PVC-Plastike 5.00
Qelikut 8.00

Ekuacioni bazë për llogaritjen e parametrave kryesore hidraulike është formula ose ekuacioni
i Manning dhe Chezy. Formula Manning është i njohur edhe si formula Gauckler-Manning,
ose formula Gauckler-Manning-Strickler. Formula Manning është një formulë empirike për të
përcaktuar shpejtësinë mesatare të një lëngu-fluidi që rrjedh në një kanal të hapur. [16]
Zbatohet në të gjitha format e kanaleve pa presion si ato drejtekëndëshe, trapezi, trekëndëshe
e rrethore. Si ekuacion është i zhvilluar për rrjedhje uniforme (thellësi dhe pjerrtësi konstante)

53
të qëndrueshme. Është një ekuacion empirik që rrjedhja në kanale të hapuar është në funksion
të shpejtësisë së rrjedhjes, siperfaqës së rrjedhjes dhe pjerrtësisë.
1 2 1 (15)
𝑄= 𝐴 ∗ 𝑅3 ∗ 𝑆 2
𝑛

Ku:
Q - Rjedhja në kanal (m3/s) ose(l/s).
A - sipërfaqja e rrjedhjes në prerjen e seksionit tërthore (m2).
R - rrezja hidraulike =R/P.
S - I - pjerrtësia e fundit të kanalit (m/m).
n - koeficienti i ashpërsisë ose koeficienti i Maningut.

Sipas ekuacionit Shezi shpejtësia e lëvizjes mund të përcaktohet përmes formules:


𝑉 = 𝐶√𝑅𝐼….(m/s) (16)

Ku:
C - është koeficienti i Maninngut për shteretë (Kanale) të hapura dhe të mbyllura
1 1/6 (17)
𝐶= 𝑅
𝑛

Ku:
R - rrezja hidraulike =R/P.
S - I - pjerrtësia e fundit të kanalit (m/m).
n - koeficienti i ashpërsisë ose koeficienti i Maningut.

Për llogaritjen e humbjeve gjatësore të energjise në tuba (gypa) përdoret shprehja:


L 𝑉2 (18)
ℎ𝑤 = 𝜆 ∗
𝐷 2𝑔

Ku:
λ – Koeficienti i fërkimit.
L - gjatësia e tubit (gypit) (m).
D - diametri (m).
V - Shpejtësia e lëvizjes (m/s).

54
g - Konstantaje gravitetit.

Parimi i llogaritjes i aplikuar në rastin e Objektit IV që përfshinë ujërat e zeza, ujrat gri si dhe
ujërat atmosferike është i prezentuar në Tabelen 4.10.

Tabela 4. 10 Aplikimi i llogaritjes për përcaktimin e parametrave hidraulik dhe fizik të


gypave për largimin e ujërave të zeza, gri dhe ujërave atmosferike
𝐷
𝐻−2 𝐻
cos 𝛼 = =2 −1
𝐷 𝐷
Këndi qendror 2
𝜑 = 360 − 2 ∙ 𝛼
𝜑
𝜑 𝑟𝑎𝑑 = 𝜋
180
𝑄
𝐴=
Sipërfaqeja e seksionit tërthore (m²) 𝑉

8∙𝐴
𝐷𝑛𝑒𝑣𝑜𝑗𝑠ℎ𝑚𝑒 = √
𝜑𝑟 − 𝑠𝑖𝑛𝜑

Rrezja hidraulike 1 𝑠𝑖𝑛𝜑


𝑅 = (1 − 𝑟𝑎𝑑 ) 𝐷
4 𝜑

Koeficienti Chezy: 87 ∙ √𝑅
𝐶=
𝑟 + √𝑅
Për gypa te lëmuar si PVC dhe HDPE është
r
0.06
Shpejtësia (m/s) 𝑉 = 𝐶 ∙ √𝑅 ∙ 𝐽
𝑉2 𝑚
Pjerrtësia Hidraulike (m/m) 𝐽= ……( )
2
𝐶 ∙𝑅 𝑚

Për raste kur është e nevojshme të shfrytëzohet pjerrtësia e terenit si ajo minimale dhe
maksimale kriteret për pjerrtësinë minimale dhe maksimale të gypave mund të llogariten sipas
shprehjeve:
1 (19)
𝐽𝑚𝑖𝑛 = ∙ 100 … … (%)
𝐷(𝑚𝑚)

55
1 (20)
𝐽𝑚𝑎𝑥 = ∙ 100 … … (%)
𝐷(𝑐𝑚)

Largimi i ujërave të zeza në objekt nga vertikalet bëhet përmes segmenteve horizonatale të
gypave që shakarkojnë ujërat e zeza në kanalizimin e jashtëm të objektit prej nga largohen në
puseten ekzistuese të kanalizimit në kompleksin e Kampusit, (Figura 4.15).

Figura 4. 15 Rrjeti i jashtëm i kanalizimit sanitar për objektin IV

Bazuar në metodologjinë e sqaruar më lartë janë kalkuluar parmetrat hidraulik dhe fizik për
pjesën e gypave horizonatal në objekt sipas parimit që mbushja h/d =0.5. Të dhënat e kalkuluara
janë prezantuar ne tabelen 4.11.

56
Tabela 4. 11 Të dhënat e kalkuluara për gypat horizontal të brendshëm të kanalizimit sanitar,
nga vertikalja e kanalizimit deri tek puseta

Q V A Dnev DNekz R J Jekz


Pjesa H/D r C
(l/s) (m/s) (m2) (m) (m) (m) (m/m) (m/m)
1 4.33 0.5 0.70 0.006 0.13 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
2 4.18 0.5 0.70 0.006 0.12 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
3 2.37 0.5 0.70 0.003 0.09 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
4,5- 4 5.53 0.5 0.70 0.008 0.14 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
6,7- 4 7.33 0.5 0.70 0.010 0.16 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
5 3.16 0.5 0.70 0.005 0.11 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
6 2.24 0.5 0.70 0.003 0.09 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
10,11,18-7 5.39 0.5 0.70 0.008 0.14 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
12,13,16,17-
6.93 0.5 0.70 0.010 0.16 0.20 0.050 0.06 68.6 0.0021
18 0.05
14,15-9 4.9 0.5 0.70 0.007 0.13 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
19,20-12 7.79 0.5 0.70 0.011 0.17 0.20 0.050 0.06 68.6 0.0021 0.05
21-13 5.18 0.5 0.70 0.007 0.14 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05
22,23-13 2.62 0.5 0.70 0.004 0.10 0.15 0.038 0.06 66.4 0.0030 0.05

Në dimensionimin e rrjetit të jashtëm të kanalizimit janë përdor të njejtat kritere me përjashtim


që raporti i mbushjes së gypit respektivisht raporti h/d =0.7. Të dhënat e kalkulaura janë
prezentuar në tabelen 4.12.

Tabela 4. 12 Të dhënat e kalkuluara për rrjetin e jashtëm të kanalizimit sanitar.

Q V A Dnev DNekz R J Jekz


Puseta H/D 2
r C
(l/s) (m/s) (m ) (m) (m) (m) (m/m) (m/m)
1- 2 7.81 0.7 0.8 0.010 0.13 0.20 0.059 0.06 69.8 0.0022 0.05
2- 3 15.59 0.7 0.8 0.019 0.18 0.20 0.059 0.06 69.8 0.0022 0.05
3- 4 20.49 0.7 0.8 0.026 0.21 0.20 0.059 0.06 69.8 0.0022 0.05
4- 5 27.42 0.7 0.8 0.034 0.24 0.25 0.074 0.06 71.3 0.0017 0.05
5- 6 32.8 0.7 1.0 0.033 0.24 0.25 0.074 0.06 71.3 0.0027 0.05
6- 7 38.9 0.7 1.0 0.039 0.26 0.25 0.074 0.06 71.3 0.0027 0.05
7- 8 51.7 0.7 1.0 0.052 0.30 0.30 0.089 0.06 72.4 0.0021 0.05
8- 9 56.59 0.7 1.0 0.057 0.31 0.30 0.089 0.06 72.4 0.0021 0.05
9- Dalje 60.92 0.7 1.0 0.061 0.32 0.30 0.089 0.06 72.4 0.0021 0.05

57
4.5.2 Llogaritja e sasisë së ujërave gri për objektin IV
Me qëllim të shfrytëzimit të ujit të përdorur nga objekti është projektuar rrjeti i brendshëm dhe
i jashtëm i gypave që do të grumbullojnë sasitë e ujit nga elemente sanitare të cilat shkarkojnë
ujërat gri. Meqenëse një sasi e madhe e ujërave gri do të shkarkohet nga lavamant e vendosur
në përdhes edhe gumbullimi i ujërave për ripërdorim është llogaritur për lavamanet. Gjithësej
në objekt për grumbullimin e ujërave që do të ripërdoren janë planifikuar 6 vertikale që do të
marrin ujërat gri nga 126 lavaman sa janë të vendosur. Të dhënat për kalkulimet hidraulike
dhe parametrat fizik të vertikaleve dhe rrjetit të jashtëm të ujërave gri janë paraqitur në tabelat
4.13 dhe 4.14 si dhe figuren 4.16.

Tabela 4. 13 Të dhënat hidraulike për vertikalet që do të largojnë ujin gri


Vertikalet ∑Wa Q DNnev.
(l/s) (mm)
1 10 1.58 75
2 10 1.58 75
3 16 2 75
4 10 1.58 75
5 10 1.58 75
6 10 1.58 75

58
Figura 4. 16 Rrjeti i jashtëm i kanalizimit për largimin e ujërave gri në objektin IV

Tabela 4. 14 Të dhënat hidraulike për rrjetin e jashtëm të kanalizimit gri

Q V A Dnev DN R J Jekz
Puseta H/D 2 r C
(l/s) (m/s) (m ) (m) (m) (m) (m/m) (m/m)
1-2 1.58 0.7 0.7 0.002 0.06 0.20 0.059 0.06 69.8 0.0017 0.05
2,3-4 4.13 0.7 0.7 0.006 0.10 0.20 0.059 0.06 69.8 0.0017 0.05
4,5,6-
6.87 0.7 0.7 0.010 0.13 0.20 0.059 0.06 69.8 0.0017
Fundrr. 0.05

4.6 Llogaritja e sasisë së ujërave të shiut nga kulmi


Agjensitë e ndryshme të shtetit përgatisin udhëzime për mbledhjen dhe sasinë e ujërave të shiut
që mund të grumbullohen bazuar në zona të ndryshme gjeografike të tipit të kulmit dhe reshjeve
të pritshme, duke supozuar se një përqindje e caktuar e reshjeve të shiut që bie mbi kulme
mund të mbledhet dhe të përdoren në destinime të ndryshme. Në tabelën 4.15 janë treguar
faktorët relativ të kullimit për llojet të ndryshme të kulmeve. Një faktor prej 1 tregon që të

59
gjithë ujërat që bien në kulm derdhën përmes ulluqit, ku e gjithë sasia e reshjeve që bie në kulm
mund të grumbullohet.

Tabela 4. 15 Faktorët e kullimit për lloje të ndryshme çatish

Lloji i çatisë Faktori i kullimit


Kulm i pjerrët me tjegulla 0.75–0.9
Kulme me pjerrtësi të ulët dhe tjegulla të 0.5
lëmuara
Kulm i rrafshët me mbules rëre 0.4–0.5

Kalkulimi i ujërave të shiut nga kulmi është bazuar në standardin Europian EN-12056-3:2000
dhe udhëzimeve për dizajnimin e sasisë së ujit që largohen nga kulmet, [17] tabela 4.15. Ku
kriteri kryesore është:
- intensiteti i shiut
- kohëzgjatja e largimit të ujit nga kulmi dhe
- periudha përseritëse.
Bazuar në të dhënat për reshje për territorin e Prishtinës është marrë në llogaritje periudha
përseritëse 50 vjeqare ku koha e largimit të ujit është përvetsuar 3 minuta dhe reshje prej 4 mm.

Rrjedhja specifike për m2:


4 (21)
𝑟= = 4 ∗ 10−3 𝑚3
1000

4 ∗ 10−3 (22)
𝑟=
3 ∗ 60

𝑚 (23)
𝑟 = 2.222 ∗ 10−5
𝑠

𝑙 (24)
𝑟 = 0.0222 𝑝𝑒𝑟 𝑚2
𝑠

Sipërfaqja totale e kulmit: S=5,257.7 m2


𝑙 𝑙 (25)
𝑄 = 𝑆 ∗ 𝑟 = 5,257.718 𝑚2 ∗ 0.0222 për 𝑚2 = 116.8
𝑠 𝑠

60
Numri i vertikaleve sipas planifikimt është 24 vertikale, (Figura 4.17) dhe për secilën vertikale
është llogartur ngarkesa me sasin e ujit, (Tabela 4.16).
Mesatarisht maksimumi i sasisë së ujit për secilën vertikale do te jetë:

𝑄 116.8 (26)
𝑞= = = 4.86 𝑙/𝑠
𝑁 24

Tabela 4. 16 Sipërfaqeja ujëmbledhëse, sasia e ujit dhe diametri për vertikalet e kulmit

A Q DNekz.
Vertikalja
(m2) (l/s) (mm)
1 173.01 3.84 125
2 344.95 7.66 125
3 291.14 6.46 125
4 315.49 7 125
5 288.83 6.41 125
6 362.52 8.05 125
7 183.29 4.07 125
8 119.03 2.64 125
9 19.71 0.44 125
10 121.88 2.71 125
11 187.26 4.16 125
12 370.03 8.21 125
13 389.63 8.65 125
14 315.54 7.01 125
15 209.49 4.65 125
16 99.28 2.2 125
17 248.45 5.52 125
18 236.12 5.24 125
19 307.92 6.84 125
20 250.1 5.55 125
21 143.76 3.19 125
22 101.75 2.26 125
23 79.81 1.77 125
24 39.71 0.88 125

Sistemi i largimit të ujërave të shiut nga kulmet përbehet nga ujëmbledhësit horizontal - Ulluqe
që janë dizajnuar të jenë nga materjali i bakrit dhe do të shkarkojë ujërat nga sipërfaqëja e

61
kulmit drejt vertikaleve, (figura 4.17). Diametri i ujëmbledhësve horizontal-ulluqeve do të jetë
DN=150 mm ndërsa pjerrtësia do të mundësoj kullimin e ujërave në siperfaqe të barabarta
drejtë vertikaleve. Vertikalet do të pranojnë ujërat nga ujëmbledhësit horizontal, do të
shkarkojnë ujërat në puseta grumbulluse dhe do të shkarkojnë ujërat e shiut në tubat e vendosur
përreth objektit. Rrjeti jashtëm do të dërgoj ujin e shiut drejt një pusete grumbullues dhe pastaj
në rezervuarin grumbullues ku do të anlizohen opcionet e ripërdorimit për destinime të
ndryshme, (figura 4.18).
Llogaritja e parametrave hidraulik dhe dimensioneve të tubave që do të largojnë ujin drejtë
rezervuarit grumbullues është parqitur në (tabelen 4.17 dhe 4.18).

Figura 4. 17 Rrjeti i ujëmbledhësve horizontal dhe vertikal të shiut nga kulmi

62
Figura 4. 18 Vertikalet dhe rrjeti i jashtëm i largimit të ujërave të shiut nga kulmi

Tabela 4. 17 Të dhënat hidraulike për rrjetin e jashtëm të kanalizimit atmosferik - Krahu I

Krahu Q V A Dnev DNekz R J Jekz


H/D r C
I (l/s) (m/s) (m2) (m) (m) (m) (m/m) (m/m)
1−2 1.9 0.8 0.80 0.002 0.06 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0021 0.05
2−3 7.7 0.8 0.80 0.010 0.12 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0021 0.05
3−4 21.1 0.8 0.80 0.026 0.20 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0021 0.05
4−5 35.6 0.8 0.80 0.044 0.26 0.25 0.076 0.06 71.5 0.0016 0.05
5−6 39.7 0.8 1.10 0.036 0.23 0.25 0.076 0.06 71.5 0.0031 0.05
6−7 42.3 0.8 1.10 0.038 0.24 0.25 0.076 0.06 71.5 0.0031 0.05
7−8 42.7 0.8 1.10 0.039 0.24 0.25 0.076 0.06 71.5 0.0031 0.05
8−9 45.4 0.8 1.10 0.041 0.25 0.25 0.076 0.06 71.5 0.0031 0.05
9−10 57.8 0.8 1.10 0.053 0.28 0.30 0.091 0.06 72.6 0.0025 0.05
10−A 66.5 0.8 1.10 0.060 0.30 0.30 0.091 0.06 72.6 0.0025 0.05

63
Tabela 4. 18 Të dhënat hidraulike për rrjetin e jashtëm të kanalizimit atmosferik - Krahu II

Krahu Q V A Dnev DNekz R J Jekz


H/D r C
II (l/s) (m/s) (m2) (m) (m) (m) (m/m) (m/m)
1−11 1.9 0.8 0.80 0.002 0.06 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0021 0.05
11−12 2.8 0.8 0.80 0.004 0.07 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0021 0.05
12−13 4.6 0.8 0.80 0.006 0.09 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0021 0.05
13−14 10.0 0.8 0.80 0.013 0.14 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0021 0.05
14−15 15.6 0.8 1.10 0.014 0.15 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0041 0.05
15−16 27.7 0.8 1.10 0.025 0.19 0.20 0.061 0.06 70.0 0.0041 0.05
16−17 35.4 0.8 1.10 0.032 0.22 0.25 0.076 0.06 71.5 0.0031 0.05
17−18 35.4 0.8 1.10 0.032 0.22 0.25 0.076 0.06 71.5 0.0031 0.05
18−A 40.0 0.8 1.10 0.036 0.23 0.25 0.076 0.06 71.5 0.0031 0.05

4.7 Llogaritja e sasisë së ujërave nëntoksore - Drenazhimi


Zona në të cilën ndërtohet objekti IV është tokë kryesisht e papërshkueshme nga uji e dominuar
kryesisht me toka humusore argjilore që e bënë tokë që nuk infiltron ujin në thellësi.
Rrjedhimisht sasitë e ujit që bien nga reshjet dhe që vijnë edhe nga zonat jashtë kampusit duhet
të largohen në mënyre të sigurt pa shkaktuar dëme në strukturat e objektit dhe pa shkaktuar
edhe vershime në siperfaqe. Për këtë qëllim është projektuar një sistem drenazhimi përreth
objektit në disa drejtime, brenda objektit dhe jashtë që të mbledhin ujërat nëntokësore që
shfaqen si dhe ato ujëra ti largojnë në drejtim të rezervuarit të përbashkët me ujëra atmosferike,
(Figura 4.19).
Sistemi i drenazhimit do të jetë kombinimi i gypave të posaqëm drenazhues bashk me shtresat
e rerës që do të sigurojnë depërtimin e papenguar të ujit deri te gypi. Si mbrojtës të depërtimit
të argjilave dhe mbeturinave tjera shtresa e rëres do të mbështjellet me gjeotekstil të
përshkueshëm vetëm nga uji. Llogaritja e sasive të ujit që largohet është një proces i komplikuar
pasi varet nga shumë faktor.
Bazë për llogaritjen e shkallës së rrjedhës duhet të jenë reshjet. Duke supozuar se 50% e ujërave
të shiut depërtojnë në tokë dhe se koha e kullimit është rreth 1 orë për çdo 5 minuta reshje,
shkalla e rrjedhës së ujërave nëntokësor prej rreth 1 l/s për 1000 m2 ne zonen e infiltrimit.
Në përgjithësi, niveli i rrjedhës së kullimit duhet të vlerësohet mirë, duke marrë parasysh, për
shembull, se në terrenin e urbanizuar zona e infiltrimit do të jetë shumë më e vogël sesa në
terrene më pak të ndërtuara.
Autor diferen ne literature e vendosin një rang 0.8-1.2 l/s per 1000 m2. [18]

64
Në rastin e objektit IV për arsye të kontributit që mund të vijë nga pellgjet jasht zonës së objektit
është llogaritur një sipërfaqe ujëmbledhëse prej 5000 m2 që do të grumbullonin sasitë e ujërave
në sistemin e kullimit të Objektit. Në total sasia e ujit për këtë sipërfaqe duke llogaritur për 1.5
l/s në 1000m2 do të ishte 7.5 l/s. Për të përcjellë këtë sasi të ujit është projektur rrjeti i kullimit
me diametër DN=150mm ku pjesa e sipërme e gypave është e preferuar të jetë me vrimë që
lejon depërtimin në gyp.

Figura 4. 19 Rrjeti i drenazhimit të brendshëm dhe të jashtëm të objektit

65
5. METODOLOGJIA
Si praktikë shfrytëzimi i ujërave është një metodë e re e aplikuar kryesisht në vendet e
zhvilluara dhe vendet me resurse të pakta uji. Një praktikë më e shpeshtë është shfrytëzimi i
ujit nga kulmet, por jo shumë e njohur teknika e shfrytëzimit të ujërave gri. Qasja në punim
ishte të merren praktikat më të mira që preferohen për shfrytëzimin edhe të këtyre ujërave
adaptuar në kushte specifike për objektin IV.
Fillimisht të dhënat e grumbulluara janë marrë për objektin IV që përfshinë të gjitha elemetet
nga topografia e deri te modeli i kulmit. Janë analizuar dhe dizajnuar me hollësi të gjitha
elementet e sistemit të grumbullimit të ujit dhe largimit të ujit nga objekti. Të dhënat për numrin
e shfrytëzueseve që do të kenë qasje në objektin janë marrë nga Departamenti i Adminsitratës
nga UBT. Të dhënat për parametrat meteorologjik si reshjet, tempertuart janë marrë nga
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ndërsa të dhënat për ujitje nga Ministria e Bujqësisë.
Shfrytëzimi i literaturës së fundit dhe punimet shkencore sidomos për karakteristikat e ujërave
gri dhe modelet e trajtimit dhe shfrytëzimit janë shfrytëzuar për të menduar përzgjedhjen me
të mirë të modelit të rishfrytëzimit. Të dhënat e organizatës botërore dhe standartet evropiane
për dimensionimin e ujërave të shiut janë marrë për të llogaritur sasitë për ujëra të shiut ndërsa
të dhënat tjera nga literatuara për normat e konsumit të ujit. Gjithashtu studimet e kryera në
shkolla për ujërat gri në Kuvajt të publikuar në International Water Association (IWA) janë
marrë në konsiderim për llogaritjen sidomos të ujërave që përdorën nga Lavamanet.

66
6. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE
Studimi i rastit të kampusit UBT, objekti IV mundëson nxjerrjen e disa rezultateve që kanë për
qëllim implementime dhe gjithashtu një mundësi të mirë për aplikim të metodave të analizuara
edhe në raste tjera në Kosovë dhe regjion.

6.1 Vëllimi i ujit për përdorim dhe ripërdorim


Rezulatet e studimit nxjerrin në tërsi sasitë vëllimore të ujit që do të përdoren, shkarkohen dhe
ripërdoren për objektin IV. Sasia e përgjithëshme maksimale që kërkohet të përballoj rrjeti i
ujësjellësit të jashtëm për furnizim me ujë të pijës është 4.8 l/s bazuar në konsumin njësi të
paisjeve hidrosanitare. Llogaritur në numrin e shfrytëzueseve brenda ditës që është vlerësur të
jetë 1500 dhe me një normë konsumi prej 90 litra në ditë për person vëllimi i sasisë ditore të
ujit të pijës për objektin IV do të jetë:

𝑁𝑃 ∙ 𝑛 (27)
𝑉= … . (𝑚3 )
1000

1500 ∙ 90 (28)
𝑉= = 135.0 𝑚3
1000

Në analizën e këtij studimi por edhe praktikat botërore përdorimi brenda objekteve të ujit të
ripërdorur lidhet kryesisht në përdorimin e ujit për shpërlarjen e WC.
Bazuar në studime, tualeti konsiderohet njëri prej shfrytëzuesve më të mëdhenjë të ujit dhe
bazur në tabelën 3.7 ku mesatarisht konsumi i një familje në ditë është rreth 586 l afërsisht 186
l në ditë shpenzohen nga WC. Në institucione shkollore vlerësohet se konsumi i ujit për
shpërlarjen e WC është më i vogël për arsye të kohës së qëndrimit në shkollë që mund të merret
5-8 orë për person [19]. Një vlersim i përafërt është se konsumi ditor për shpërlarje të WC për
rastin tonë është rreth 25 litra në ditë për përson. Kjo nënkupton se ne mund të llogarisim që
mund të ripërdorim një sasi uji prej 37.5 m³.
𝑁𝑃 ∙ 𝑛 (29)
𝑉= … . (𝑚3 )
1000

1500 ∙ 25 (30)
𝑉= = 37.5𝑚3
1000

67
6.2 Vëllimi i ujit që mund të ripërdoret
Në rastin e këtij studimi kemi përgatitur një skemë të rishfrytëzimit të ujërave bazuar në të
gjitha opcionet që mund të shërbejnë si mundësi për riperdorimin e ujit jo vetem për objektin
por edhe për infrastrukturën tjetër jashta objektit siç është mirëmbajta e gjelbërimit, hidrantët,
pastrimet e rrugëve dhe trotuareve, figura 6.1. Në këtë studim janë analizuar tre komponentet
kryesore të grumbullimit të ujërave që mund të rishfrytezohen:
a) Rishfrtëzimi ujërave gri që dalin nga lavamanët e objektit
b) Rishfrytëzimi i ujërave atmosferike nga kulmi i objektit
c) Rishfrytëzimi i ujërave kulluese nëntokësore.

Figura 6. 1 Rrjeti i drenazhimit të brendshëm dhe të jashtëm të objektit

68
6.2.1 .Vëllimi ujit që mund të rishfrytëzohet nga ujërat gri
Sasitë e ujit që emërtohen si ujëra gri që mund të rishfrytëzohen gjenerohen nga hidrosanitaria
si lavamani, tushi apo vasko banjo dhe makina e rrobave. Sipas Greywater.com, 2004 këto
paisje gjenerojnë rreth 61% të ujërave gri nga totali i ujërave të ndotura. Ne në studimin e
objektit IV kemi analizuar mundësitë më të lehta dhe më ekonomike për shfrytëzimin e ujërave
gri. Për arsye që objektet shkollore kanë një numër më të madh të dy paisjeve sanitare lavaman
dhe WC, kemi vlerësuar se shfrytëzimi i ujërave gri nga lavamanët është opcioni më i mirë për
objektin IV. Studime të limituara në botë kanë përcaktuar sasitë e ujërave gri që mund të
gjenerohen nga institucionet shkollore. Në një studim të publikuar nga International Water
Association (IWA) i kryer në shkolla të Kuvajtit në nivelin e studentëve del se sasia e ujërave
gri që kryesisht gjenerohet nga lavamanët është rreth 16 litra për student në ditë [1000]. [19]
[20]
Për objektin tonë vëllimi i përgjithëshëm i ujërave gri që mund të gjenerohen nga lavamanet
është llogaritur me sasi më të madhe për 18 l/d për përson duke e konsideruar edhe një
komponentë tjetër të banimit që mund të ketë prezencë më të madhe se 6 deri në 8 orë në objekt.
Në total vëllimi i ujërave gri për objektin IV është 27 m3/ditë.

𝑁𝑝 ∗ 𝑛 (31)
𝑉= (𝑚3 )
1000

1500 ∙ 18 (32)
𝑉= = 27.0𝑚3
1000

6.2.1 .Vëllimi ujit që mund të rishfrytëzohet nga ujërat e shiut që grumbullohen nga
kulmi
Shfrytëzimi i ujëarve të shiut nga sipërfaqet e ndryshme është një proces në rritje në nivel
global, që ka për qëllim shfrytëzimin për destinime të ndryshme sidomos për mirmbajtjen e
sipërfaqeve të gjelbruara dhe ujë teknik për pastrim si rezerva të dobishme në rastet e zjarreve.
Sipërfaqëja prej 5,257 m² e kulmit në objektin IV të kampusit të UBT ujëmbledhës shumë
efikas për të grumbulluar një sasi uji që mund të akumulohet në kohën më reshje dhe të
shfrytëzohet në perudha të ndryshme në varsi të kërkesës. Vëllimi i ujit që mund të akumulohet
në rezervaur varet nga vëllimi i rezervuarit. Ky vëllim i rezervuarit llogaritet bazuar në
propozimet që japin për shfrytëzim Agjencitë e ndryshme mjedisore në Europë.

69
Ky vëllim optimal përcaktohet nga sipërfaqja e kulmit (m2) × faktori i kullimi × reshjet vjetor
(mm/vite) × 0.05.
Bazuar në kushte meteorologjike që kemi në regjionin e Kampusit UBT reshjet mesatare
vjetore të monitoruara nga Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës për periudhen 2001-2018 janë
rreth 736.5 mm [20] (IHKM ), tabela 6.1.

Tabela 6. 1 Reshjet mesatare mujore ne Regjionin e Prishtinës (2001-20180,IHKM)

Muaji I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Total

(mm) 47.1 36.4 58.5 54.8 86 72.5 56.8 52.1 57.5 83.7 64.6 66.4 736.5

Nga të dhënat e mostrave mujore muaji me më shumë reshje është muaji maj me 86 mm ndërsa
muajtë me më pak reshje janë muaji janar, shkurt, korrik, gusht, shtator, (Figura 6.2).

100
90
80
Reshjet (mm)

70
60
50
40
30
20
10
0
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII
Muaji

Figura 6. 2 Reshjet mesatre mujore në regjionin e Prishtinës (2001-2018)

Bazuar në reshjet mesatare vjetore vëllimi total i ujit që potencialishtë mund të akumulohej nga
kulmi do të ishte:

𝑉𝑇 = 𝑆 ∙ 𝑃 ∙ 𝑛 … . (𝑚3 ) (33)

70
Ku:
VT-Vëllimi potencial i akumulimit të ujit (m3)
S-Sipërfaqja e kulmit (m2)
P-Reshjet mesatare vjetore (m)
n-Faktori i kullimit=0.90
𝑉𝑇 = 5257 ∙ 0.736 ∙ 0.90 (34)

𝑉𝑇 = 3482 𝑚3

Vëllimi optimal i rezrvuarit për shfrytëzimin e ujit të kulmit nga objekti IV do të jetë:

𝑉0 = 𝑉𝑇 ∗ 0.05 … . (𝑚3 ) (35)

Ku:
VO-Vëllimi optimal i rezervuarit (m3)
VT-Vëllimi potenciali akumulimit të ujit
𝑉𝑇 = 3482 ∗ 0.05 (36)

𝑉𝑇 = 174.0 𝑚3

6.2.1 Vëllimi i ujit që mund të rishfrytëzohet nga ujërat kulluese nëntokësore


Përcaktimi i vëllimit të ujërave nëntoksore që mund të grumbullohen dhe të shfrytëzohen është
një proces kompleks i llogaritjes dhe kërkon për raste të veqanta në varësi të teksturës së tokës
dhe aspektit gjeologjik të tokës, monitorim shumëvjeqar. Kjo përfshinë monitorimin duke
përfshirë vitet dhe sezonat me lagështi dhe thatësi. Në konsiderim për shfrytëzim mund të
merret akumulimi i rrjedhjes së llogaritur prej 7.5 l/s në kohëzgjatje prej 2 orëve. Kjo
nënkupton se potencialisht mund të llogaritet një vëllim prej 54.0 m³.
Gjithashtu janë propozuar dy metoda për largimin e ujërave nëntoksore dhe grumbullimin në
rezervuar. Është e rëndësishme që gypat e vendosur brenda dhe përreth objektit të realizohen
me pjerrtësi të përcaktuar dhe gjithashtu realizimi të bëhet duke u mbështjellë me zhavorin e
specifikuar e të mbrojtur me gjeotekstil (Figura 6.3, Figura 6.4).

71
Figura 6. 3 Modeli i kullimit për objektin IV

Figura 6. 4 Modeli i kullimit dhe grumbullimin e ujërave të kulmit për objektin IV

72
6.3 Opcionet për ripërdorimin e ujit
6.3.1 Vëllimi i përgjithëshëm që mund të ripërdoret dhe sistemi i trajtimit bashkë me
rezervuarin
Sasia e përgjithëshme e ujit që është në dispozicion për rishfrytëzim përfshin vëllimin nga:
1. Rishfrtëzimi i ujërave gri që dalin nga lavamanet e objektit
2. Rishfrytëzimi i ujërave atmosferike nga kulmi i objektit
3. Rishfrytëzimi i ujërave kulluese nëntokësore
Të dhënat për sasinë e ujit që janë në dispozicion për shfrytëzim janë të paraqituar në tabelën
6.2.
Tabela 6. 2 Sasistë e ujit për rishfrytëzim

Nr Komponente e shfrytëzimit Vëllim (m3)


1 Ujërat gri që dalin nga lavamanet e objektit 27
2 Ujërat e shiut nga kulmi i objektit 174
3 Ujërat kulluese nëntokësore 54
Gjithësejt 255

Nga vëllimi prej 255 m3, vëllimi i ujërave gri prej 27 m3 është në dispozicion gjithë kohën
ndërsa vëllimi ujërave të shiut e ujërave kulluese-drenazhimit varet nga qëllimi i shfrytëzimit.
6.3.2 Koncepti i propozuar për rishfrytëzimin e ujit
Skema të ndryshme trajtimi propzohen në rastin e rishfrytëzimit të ujërave gri. Proceset
kryesore primare, sekuandare dhe të avancuara janë trajtuar në pikën 3.7. Skema gjenerale që
aplikohet në rast të ujërave gri që zakonisht aplikohet edhe në rastet e rishfrytëzimit për bujqësi
është si në Figuren 6.5 [21]

Figura 6. 5 Modeli i kullimit dhe grumbullimin e ujërave të kulmit për objektin IV

73
Skemë e rishfrytëzimit të ujit për objektin IV është paraqitur në Figurën 6.1 dhe tre opcionet
kryesore për rishfrytëzim të ujit janë:
1. Rishfrytëzimi i ujit për shpërlarjen e WC.
2. Rishfrytëzimi i ujit për mirëmabjtjen e sipërfaqeve të gjelbruara.
3. Rishfrytëzimi i ujit për rrjetin e Hidrantëve të jashtëm dhe pastrim të rrugëve,
sipërfaqeve tjera të betonit, trotuarve etj.
Një koncept dizajni i sistemit është propozuar për rishfrytëzim të ujit për objektin IV të
paraqitur si në Figuren 6.6.

Figura 6. 6 Koncept propozimi për rishfrytëzimin e ujërave në objektin IV


Legjenda:
1 Hyrja e ujërave gri nga objekti
2 Hyrja e ujërave të shiut nga kulmi
3 Hyrja e ujërave drenazhauese -nëntoksore
4 Fundrruesi -sedimentuesi primare për ujërat gri
5 Fundrruesi për ujëra të shiut dhe nëntoksore
6 Rezervuari kryesor i ujit që do të rishfrytëzohet
7 Stacioni i pompave
8 Rishfrytëzimi i ujit për shpërlarjen e tualeteve
9 Rishfrytëzimi i ujit për ujitje dhe Hidrantë
10 Sistemi i shkarkimit të ujërave gri pa u rishfrytëzuar

74
11 Pompat për raste të vërshimeve
Koncepti i propozuar për trajtim dhe rishfrytëzim përbëhet nga një sistem i gypave që sjellin
ujin gri të shiut dhe të ujërave nëntoksore ku ujërat gri i nënshtrohen një sistemi të trajtimit
primar dhe pjesërisht sekondar ndërsa pjesa e ujërave të shiut dhe ujërave nëntoksore për arsye
të karkteristikave që nuk kanë ndonjë ndotje organike i nështrohen vetëm procesit të fundrrimit.
Ujërat pas procesit primare të trajtimit kalojnë në rezervuarin grumbullues që përmes sistemit
të pompave rishfrytëzohet për shpërlarjen e tualeteve, mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbruara
dhe hidrantëve që mund të shërbejnë për pastrim, për shuarjen e zjarrëve etj.
I gjithë koncepti është i dizajnuar të largoj ujërat në raste të veçanta edhe pa iu nështru sistemit
të trajtimit. Për raste të vërshimeve nga ujërat sipërfaqësore është planifikuar një sistem
automatik pompash që aktivizohet në rastet e rritjes së nivelit të ujërave në rezervuar.
Objektet specifike si fundrruesi për ujërat gri dhe rezervuari i ujit nga i cili do të merret uji që
do të rishfrytëzohen ndikohen nga sasia e ujit që do të ripërdoret. Dy komponetet kryesore të
rishfrytëzimit të ujit janë:
a) Rishfrytëzimi i ujit për shpërlarjen e tualeteve ku sasi ditore të nevojshme për
shpërlarjen e wc në objektin IV janë 37.5 m3. Kjo sasi e ujërave që do të ripërdoren
do të sigurohet nga ujërat gri që do të grumbullohen nga lavamnet me sasi prej 27
m3 ndërsa pjesa tjetër do të merret nga ujërat e shiut dhe ujërat nëntoksore.
b) Rishfrytëzimi ujit për mirëmbajen e gjelbrimit kushtëzohet nga kushtet
klimatike respektivisht nga raporti reshje dhe avullim. Kushtet e klimës në
regjionin e Prishtinës karakterizohen me muaj ku për arsye të temperatuarës,
avullimit dhe reshjeve shfaqet deficiti i lagështisë në tokë. Për të mirëmbajtur
gjelbrimin do të duhet të sigurohen sasi shtesë të ujit. Muajtë ku avullimi potencial
është më i lartë se niveli i reshjeve kryesisht shfaqet nga muaji qershor deri në tetor,
Tabela 6.3 dhe Figura 6.7., kur edhe është e nevojshme që tokës ti sigurohen sasi
shtesë uji. Kjo sasi nuk është konstate nëper vite pasi vitet karkaterizohen me vite
të lagështa ose të thata. Statistikat për regjionin tonë tregojnë se mesatarisht rreth
4,000 m3 ujë për një hektar do të nevoiten për mirëmbajtjen e gjelbrimit.

75
Tabela 6. 3 Reshjet dhe avullimi për regjionin e Prishtinës (2001-2018)

I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Total


Muaji
47.1 36.4 58.5 54.8 86 72.5 56.8 52.1 57.5 83.7 64.6 66.4 736.5
Reshjet
Avullimi 13 28 38 40 55 70 92 99 64 35 19.1 12.4 565.5

120

100

80
(mm)

60
Avullimi
40
Reshjet
20

0
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII
Muaji

Figura 6. 7 Reshjet e matura dhe avullim i kalkuluar 2001-2018. Stacioni meteorologjik


Prishtinë (IHKM,2019)
Vlersimi i sipërfaqeve të mundshme brenda Kampusit të UBT-së në Lipjan të cilat do të
rregullohen si sipërfaqe gjelbrimi dhe sipërfaqe që kanë nevojë të trajtohen për pastrim si rrugë,
trotuarë dhe sipërfaqe tjera do të jetë rreth 1.0 ha. Kjo nënkupton se do të nevoiten rreth 4000
m3 ujë për mirëbajtejen e këtyre sipërfaqeve. Këto sasi do të jenë edhe më të larta në rast se
krijojmë edhe hapsira rekreative me zona ujore si në figurën 6.8.

Figura 6. 8 Modeli zhvillimit të sipërfaqeve të gjelbruar duke krijuar edhe zona ujore
76
Maksimumi i kërkesave për ujë do të shaqet kryesisht në mujin korrik dhe gusht. Për plotësim
të këtyre sasive në këta muaj do të përdoren pothuajse reshjet e shiut që për katër muajt e verës
janë rreth 240 mm, që nënkuptojnë se nga kulmi me sipërfaqe 5,257 m2 do të sigurohen
afërsisht 1,260 m2. Sasitë shtesë të ujit do të përdoren nga ujërat nëntoksore por edhe ujërat gri.
Vëllimi më optimal i rezervuarit që nënkupton sasi të mjaftueshme uji dhe kosto të favorshme
ekonomike është grumbullimi i ujit nga reshjet mesatare 15 ditore të katër muajve veror.
Vëllimi i rezervuarit për rishfrytëzim është llogaritur të ketë 160m3 që mundson grumbullimin
e reshjeve prej 30 mm në sipërfaqen e kulmit prej 5,257 m2.

77
7. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET
7.1 Përfundimet
Rezultatet e punimit nxjerrin përfundimet që dalin nga analiza, llogaritja dhe opcionet për
rishfrytëzimin e ujit për objektin IV në kampusin e UBT-së në lokacionin Lipjan:
1. Se përmes rishfrytëzimit të ujërave gri që gjenerohen nga lavamanet e objektit është e
mundëshme të sigurohen rreth 27 m3 ujë në ditë, që do të përdoret për shpërlarjen në
WC.
2. Nga grumbullimi i ujërave të shiut nga qershori deri në shtator është e mundëshme të
shfrytëzohet një sasi e konsideriueshme uji prej 1,260m3 që do përdorej në mirëmbajtjen
e rreth 1ha sipërfaqe të gjelbruar, pastrimin e hapsirave të asfalltuara dhe betonit në
kompleksin e UBT-së.
3. Vlersim i sasisë së ujit që mund të grumbullohen dhe shfrytëzohen nga ujërat
nëntokësore përreth objektit janë rreth 54 m3.
4. Vëllimi optimal i rezervuarit grumbullues që do të siguronte një plotësim të kërkesave
ditore për shpërlarje të WC, ujitjes, pastrimit të sipërfaqeve dhe të rriste sigurinë për
sasinë e ujit për raste të zjarreve është 160-170 m3.
5. Se me metodën e shfrytëzimit të ujërave dhe modelin e drenazhimit të ujërave
nëntokësore eliminohen mundësitë e paraqitjes së vërshimeve dhe ndikimit negativ të
ujit në strukturën e themeleve dhe objektit.

7.1 Rekomandimet
Rezultatet e punimit mundësojnë ti nxjerrim disa rekomandime:
• Rishfrytëzimi i ujërave të përdorura nga objektet e mëdha si ato kolektive, industriale
e shkollore është një metodë që duhet implementuar dhe avancuar në kushtet e
problemeve të vendeve me resurse të limituara të ujit, në periudhë me thatësi por edhe
në kontestin mjedisor dhe ekonomik.
• Në objektin IV është e nevojshme që instalimet e infrastruktures së gypave dhe
hidrosanitarisë të adaptohen konform propozimeve të dala në studim në mënyre që të
mundësohet rishfrytëzimi i ujërave.
• Të përcillet në mënyrë periodike kualiteti i ujërave që do të rishfrytëzohet për qëllim
të shpërlarjes së WC-ve në mënyrë që të ruhen parametrat brenda standardeve.
• E preferojmë studimin për rishfrytëzimin e ujërave edhe nga objektet tjera të kompleksit
të UBT-së jo vetëm në Lipjan por edhe në qendrat tjera .

78
8. REFERENCAT
[1] Agjencioni për mbrojtjen e mjedisit të kosovës, Raport për gjendjen e ujërave në
Republikën e Kosovës, Prishtine, Kosovo,2015 ,Online , https://www.ammk-
rks.net/repository/docs/ Raporti_i_ujrave_i_2015_shqip_
[2] Organizates boterore te ushqimit (FAO),
http://www.fao.org/nr/water/aquastat/main/index.stm
[3] Banka Botërore (WB), http://data.worldbank.org/data-catalog/world-development-
indicators
[4] World Health Organization, Overview of greywater management Health
consideration,2006
[5] Eva Eriksson , Karina Auffarth, Mogens Henze, Anna Ledin, Characteristics of grey
wastewater, Urban Water 4 (2002) 85–104,2002
[6] Michael Oteng-Peprah, Mike Agbesi Acheampong, Nanne K. deVries , Greywater
Characteristics, Treatment Systems Reuse Strategies and User Perception—a
Review, Water Air Soil Pollut (2018) 229: 255,2018
[7] Swiss Federal Institute of Technology Zurich , Greywater treatment on household level
in developing countries
[8] Radin Maya Saphira Radin Mohamed Adel Ali Saeed Al-Gheethi, Management of
Greywater in Developing Countries, Alternative Practices, Treatment and Potential
for Reuse and Recycling,Springer,2019
[9] Maha Halalsheh dhe etj . Grey water characteristics and treatment options for rural
areas in Jordan, Bioresource Technology 99(14):6635-41, 2008
[10] Alberto Campisano, Carlo ModicaEvaluation of water saving by the use of rain water
for toilet flushing, Novatech,2010
[11] Amit Gross Adi Maimon Yuval Alfiya Eran Friedler, Greywater Reuse Taylor &
Francis Group,2015
[12] Antoine Morel,Greywater Management in Low and Middle-Income Countries, Swiss
Federal Institute of Aquatic Science and Technology,2006
[13] Ministria e mjedisit dhe planifikit hapsinor ,Udhëzimit administrativ 30/2008
,Prishtine,2008
[14] UBT,Dokumentacioni I projektit per objektin IV,Prishtine,2019
[15] M.Radoniq, Vodovod i kanalizacija u zgradama,Beograd ,2003
[16] Isuf Reçi ,Hidraulika,Shkolla e re,Tirane, 2007
[17] HR Wallingford ,Manual for designe of roof and dreanage system ,Europian Standard
BS,EN 12056-3:2000,2003

79
[18] Eduardo João Vindeirinho Rino Rain and ground water drainage systems for
buildings,2011
[19] Abdalrahman Alsulaili, Mohamed Hamoda,Quantification and characterization of
greywater from schools, Water Science & Technology ,2015
[20] Instituti Hidrometeorologjik I Kosoves, Vjetri meteorologjik 2019·
[21] Abeer Albalawneh, Tsun-Kuo Chang,Review of the greywater and proposed
greywater recycling scheme for agricultural irrigation reuses, International Journal of
Research – Granthaalayah, 2015.

80

You might also like