You are on page 1of 20

Kapitulli III

Makinat e krehjes së zakonshme


1. Llogaritja e shpejtësive sipas skemës kinematike të dhënies së lëvizjes
Llogaritjet e shpejtësive të organeve punues të makinës së krehjes së zakonshme sipas
skemës së dhënies së lëvizjes bëhet mbi të njëjtat parime të raportit të transmisionit, që u
shpjeguan në ushtrimet e mëparshme.

1. Boshti i shtëllungës; 2. Tavolina ushqyese; 3. Cilindri ushqyes; 4 Tamburi marrës; 5. Tamburi kryesor; 6
Mbulesat; 7. Tambur heqës; 8. Krehri lëkundës (heqës); 9. Hinka; 10. Cilindrat shtypës; 11. Fjongo palosësi. 12.
Mbajtësja e shtëllungës;
Fig. 11.1 Makina e krehjes së zakonshme

Ushtrime
1. Sipas skemës kinematike të makinës së krehjes së zakonshme (KZ) ÇM-305 (fig. 11)
përcaktoni numrin e rrotullimeve në minutë të çdonjërit nga organet e mëposhtme
punues, duke pasur parasysh që shpejtësia e tamburit kryesor është e barabartë me 175
rrot/min., dhe humbjet nga rrëshqitja në çdo transmision elastik është 2%: a) tamburi
marrës; b) tamburi heqës me ingranazhin pasiv me 20 dhëmbë; c) cilindri ushqyes me
ingranazhin e tërheqjes me 24 dhëmbë; d) boshti i shtëllungës; e) cilindrat shtypës; f)
cilindrat shtypës në fjongo-palosës.
2. Sipas skemës kinematike të makinës së krehjes së zakonshme (KZ) ÇM-305 (figura
11) për shpejtësi të tamburit kryesor të barabartë me 175 rrot/min., përcaktoni numrin
e rrotullimeve në minutë (duke i konsideruar humbjet nga rrëshqitja në çdo
transmision elastik 2%) të organeve të mëposhtëm punues: a) pllaka e sipërme e
fjongo-palosësit; b) pllaka e poshtme e fjongo-palosësit; c) ingranazhi yll i
mbulesave; d) blloku i mekanizmit të kutisë krehëse. Vlerat e ingranazheve ndërrues
merren të njëjtë me ushtrimin 129.
3. Sipas skemës kinematike të makinës së krehjes së zakonshme ÇM-305 (shiko fig. 11),
përcaktoni numrin e lëkundjeve të krehrit heqës për një rrotullim të tamburit heqës për
ingranazhin pasiv me: a) 38 dhëmbë; b) 19 dhëmbë. Humbjet nga rrëshqitja në
transmision i konsiderojmë 2% për çdo transmision elastik.
Figura 11 – Skema kinematike e dhënies së lëvizjes në makinën e krehjes së zakonshme ÇM-305 dhe
Ç-305

4. Sipas skemës kinematike të makinës ÇM-305 (shiko fig. 11) përcaktoni numrin e
rrotullimeve të pjatës së sipërme të fjongo-palosësit për një rrotullim të pjatës së poshtme.
5. Përcaktoni numrin rrotullimeve të tamburit heqës (shiko fig. 11) për një rrotullim të
tamburit kryesor për ingranazhin pasiv me a) 19 dhëmbë; b) 38 dhëmbë.
6. Përcaktoni shpejtësinë maksimale dhe minimale të tamburit heqës në makinën e krehjes së
zakonshme ÇM-305 (shiko fig. 11), kur shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min,
duke i konsideruara humbjet në transmisionet elastike 2%, nëse ingranazhi pasiv mund të ketë
nga 19 deri në 38 dhëmbë.
7. Përcaktoni shpejtësinë maksimale dhe minimale të cilindrave në fjongo-palosës (shiko fig.
11), kur shpejtësia e tamburit heqës është luhatet nga 8 deri në 16 rrot/min.
8. Përcaktoni shpejtësinë maksimale dhe minimale të cilindrit ushqyes në makinën e krehjes së
zakonshme ÇM-305 (shiko fig. 11), nëse shpejtësia e tamburit heqës është nga 8 deri në 16
rrot/min, ndërsa ingranazhi tërheqës mund të ketë 17 deri në 33 dhëmbë.
9. Përcaktoni sa fibra pambuku hyjnë mesatarisht në çdo dhëmb të tamburit marrës të makinës
së krehjes së zakonshme, kur kemi këto të dhëna: dhënia e shtëllungës në tamburin marrës në
1 minutë – 0,2 m, numri i hollësisë së shtëllungës – 0,0025, numri i hollësisë së fibrave –
5000, gjatësia mesatare e fibrave – 25 mm, diametri i tamburit marrës (pa llogaritur lartësinë e
dhëmbëve) – 225 mm, gjatësia e tamburit marrës – 1 m, shirit i veshjes krehëse në tamburin
marrës vendoset në formë spirale me hap spiraleje – 4,2 mm, hapi i dhëmbëve në gjatësi të
shiritit – 6,75 mm dhe shpejtësia e tamburit marrës – 600 rrot/min.
Udhëzim
1 Përcaktoni masën e shtëllungës, që i jepet tamburit marrës në 1 minutë si dhe
masën e një fibre (nga numri i hollësisë dhe gjatësia). Më pas gjeni numrin e fibrave
në shtëllungën që i jepet tamburit marrës.
2 Përcaktoni numrin e përgjithshëm të dhëmbëve në sipërfaqe të tamburit marrës dhe
numrin e dhëmbëve që kalojnë pranë linjës së shtrëngimit të shtëllungës në tavolinë
në minutë.
3 Nga të dhënat e 1 dhe 2 zgjidhni ushtrimin
10. Përcaktoni sa dhëmbë të shiritit metalik në sipërfaqen e tamburit kryesor të makinës së
krehjes së zakonshme hyjnë mesatarisht në një fibër, kur kemi të dhënat e mëposhtme:
diametri i tamburit kryesor 1270 mm (pa llogaritur lartësinë e dhëmbëve), gjerësia punuese e
tamburit 1016 mm, hapi i dhëmbëve në gjatësi të shiritit 1,8 mm, trashësia e bazës së shirit me
gjilpëra 1,0 mm, shpejtësia e tamburit kryesor – 175 rrot/min, shpejtësia e dhënies së
shtëllungës në tamburin marrës – 0,2 mm/min, numri i hollësisë së shtëllungës 0,0025, numri i
hollësisë së fibrave 5000 dhe gjatësia mesatare e fibrave – 25 mm.
Udhëzim
1 Përcaktoni numrin e dhëmbëve në sipërfaqe të tamburit kryesor, që kalojnë në
afërsi të tamburit marrës në një minutë.
2 Përcaktoni numrin e fibrave, që jepen në tamburin kryesor për një minutë njëlloj si
në ushtrimin 137.
11. Përcaktoni shpejtësinë periferike të cilindrit ushqyes të makinës së krehjes së
zakonshme (shiko fig. 11), nëse numri i rrotullimeve të tamburit kryesor është 175
rrot/min, ingranazhi pasiv ka 24 dhëmbë dhe ingranazhi i tërheqjes – 23 dhëmbë,
humbjet nga rrëshqitja në çdo transmision elastik i konsiderojmë 2%.
12. Përcaktoni shpejtësinë periferike të cilindrave të fjongo-palosësit, nëse numri i
rrotullimeve të tamburit kryesor është 175 rrot/min dhe ingranazhi pasiv (shiko fig.
11) ka 24 dhëmbë. Humbjet nga rrëshqitja në çdo transmision elastik i konsiderojmë
2%.
13. Përcaktoni shpejtësinë periferike të mbulesave në makinën e krehjes së zakonshme
(shiko fig. 11), nëse numri i rrotullimeve të tamburit kryesor është 175 rrot/min, hapi i
ingranazhit yll që vë në lëvizje zinxhirin e mbulesave – 36,5 mm, dhe numri i
dhëmbëve i ingranazhit yll të mbulesave – 15. Humbjet nga rrëshqitja në çdo
transmision elastik i konsiderojmë 2%.
14. Përcaktoni zhvendosjen lineare të mbulesave (në mm) për një rrotullim të tamburit
kryesor në skemën kinematike (shiko fig. 11) pa marrë parasysh rrëshqitjen, nëse hapi
i ingranazhit yll të mbulesave është 36,5, dhe numri i dhëmbëve të tij – 15.
15. Për ndryshimin e shpejtësisë së tamburit heqës në makinën e krehjes së zakonshme ka
një aparat diferencial (fig. 12). Përcaktoni numrin e rrotullimeve të tamburit heqës a)
me vendosjen e rripit II të pulexhos rrotulluese; b) me vendosjen e rripit III të
pulexhos rrotulluese;. Numri i rrotullimeve të tamburit kryesor është 175 rrot/min.
Marrja e lëvizjes në pulexhon e diferencialit llogaritet sipas skemës kinematike (shiko
fig. 11). Humbjet nga rrëshqitja në çdo transmision elastik i konsiderojmë 2%.
Ingranazhi pasiv ka 26 dhëmbë.

2. Llogaritjet e tërheqjes dhe numrit të dhëmbëve të ingranazhit të


tërheqjes

Për llogaritjen e tërheqjes shfrytëzohet formula e dhënë më parë:

Dd
E= ih − d
Dh

Duke bërë llogaritjet sipas skemës kinematike, mund të bindemi që ndryshimi i tërheqjes
varet nga ingranazhi i tërheqjes B, dhe formula e llogaritjes së tërheqjes do të marrë pamjen e
mëposhtme:
Figura 12 – Aparati diferencial për ndryshimin e shpejtësisë së tamburit heqës.

const
E= ,
B
Ku cost – konstante që ndryshon nga sistemi i dhënies së lëvizjes;
B – ingranazhi i tërheqjes.

Shembull Nr. 10. Përcaktoni numrin e dhëmbëve të ingranazhit të tërheqjes sipas


skemës kinematike (shiko fig. 11) të makinës së krehjes së zakonshme për kushtet e
mëposhtme të punës: numri i hollësisë së fjongos 0,25, numri i hollësisë së
shtëllungës 0,0025, firot që dalin në dhomat e firove përbëjnë 4% të peshës së
shtëllungës.

Zgjidhje

1. Përcaktojmë tërheqjen e përgjithshme, që duhet për të konvertuar shtëllungën N


0,0025 në një fjongo N 0,25

Nd 0,25
E= ⋅d ose E= ⋅1 = 100 .
Nh 0,0025

2. Përcaktojmë pjesën e tërheqjes së makinës, duke marrë parasysh që për shkak se një
pjesë e fibrave largohen në firo fjongoja do të jetë më e lehtë (d.m.th., me numër më
të lartë)

eM = 100% – 4% = 96%, ose 0,96 e tërheqjes së përgjithshme.

Në shembullin e dhënë tërheqja e makinës duhet të jetë:

100 ·0,96 = 96.

3. Sipas skemës kinematike (shiko fig. 11) përcaktojmë tërheqjen e makinës:


51 ⋅ 24 ⋅ 34 ⋅120 ⋅ 34 ⋅180 ⋅ 24 ⋅ 20 ⋅ 20 2289
eM = =
152 ⋅17 ⋅17 ⋅ B ⋅ 24 ⋅19 ⋅16 ⋅ 20 ⋅ 20 B

4. Gjejmë numrin e dhëmbëve të ingranazhit të tërheqjes B, për tërheqjen eM = 98:

2289 2289
eM = ose B= = 23,84
B eM

Zgjedhim B = 24 dhëmbë.

Shënim. Rrumbullakosja e rezultatit (nga 23,84 në 24) kërkon që të shikojmë si ndikon kjo në
numrin faktik të fjongos. Kryejmë zëvendësimet:

2289 2289
eM = = = 95,37 .
B 24

Tërheqja e përgjithshme do të jetë:

95,37
E= = 99,33 .
0,96

Nxjerrim numrin faktik të fjongos:

N f = N sh ⋅ E , ose N f = 0,0025 ⋅ 99,33 = 0,248 .

Siç duket nga ky rezultat, shmangia nga numri i parashikuar (0,25) është e papërfillshme.

Ushtrime

16. Përcaktoni tërheqjen e përgjithshme në makinën e krehjes së zakonshme (shiko fig.


11) sipas skemës kinematike, nëse ingranazhi tërheqës ka a) 17 dhëmbë; b) 19
dhëmbë; c) 21 dhëmbë; d) 23 dhëmbë; e) 25 dhëmbë f) 27 dhëmbë; g) 33 dhëmbë.
17. Përcaktoni kufijtë e tërheqjes në makinën e krehjes ë zakonshme (shiko fig. 11) sipas
skemës kinematike, nëse ingranazhi tërheqës mund të ketë nga 17 në 33 dhëmbë.
18. Sa bëhet tërheqja nga largimi i firove në makinën e krehjes së zakonshme, nëse sasia e
tyre ndaj peshës së shtëllungës është a) 5%; b) 4,5%; c) 4%.
19. Në përcaktimin e ingranazhit të tërheqjes në makinën e krehjes së zakonshme (shiko
fig. 11) nuk është marrë parasysh ndikimi i firove dhe është vendosur një ingranazh
me 20 dhëmbë. cila do të jetë tërheqja faktike e shtëllungës në këtë makinë, nëse firot
janë 5%e masës së shtëllungës?
20. Përcaktoni çfarë tërheqjeje i nënshtrohet shtëllunga N 0,0025 që kthehet në fjongo N
0,26. Çfarë tërheqjeje i nënshtrohet kjo shtëllungë në të njëjtën makinë – duke
llogaritur largimin e firove – nëse sasia e firove është 5%?
21. Çfarë ingranazhi tërheqjeje kërkohet në makinën e krehjes së zakonshme (shiko fig.
11), në mënyrë që nga shtëllunga N 0,00247 të marrim fjongo N 0,247? Firot nuk
merren parasysh.
22. Çfarë ingranazhi tërheqjeje kërkohet në makinën e krehjes së zakonshme (shiko fig.
11), në mënyrë që nga shtëllunga N 0,00245 të marrim fjongo N 0,33? Firot nuk
merren parasysh.
23. Çfarë ingranazhi tërheqjeje kërkohet në makinën e krehjes së zakonshme (shiko fig.
11), në mënyrë që nga shtëllunga N 0,0026 të marrim fjongo N 0,314, duke pasur
parasysh se firot përbëjnë 4%tëmasës së shtëllungës?
24. Çfarë ingranazhi tërheqjeje kërkohet në makinën e krehjes së zakonshme (shiko fig.
11), në mënyrë që nga shtëllunga N 0,0023 të marrim fjongo N 0,21, duke pasur
parasysh se firot përbëjnë 3,5%tëmasës së shtëllungës?
25. Çfarë numër hollësie ka fjongo që del nga makina e krehjes së zakonshme (shiko fig.
11), nëse përpunohet shtëllungë N 0,00245, kur ingranazhi i tërheqjes është me 23
dhëmbë? Firot që largohen nga pastrimi përbëjnë 5% të masës së shtëllungës.
26. Cili është numri i hollësisë së fjongos që del nga makina e krehjes së zakonshme
(shiko fig. 11), nëse përpunohet shtëllungë N 0,00236, kur ingranazhi i tërheqjes është
me 17 dhëmbë? Firot që largohen nga pastrimi përbëjnë 5% të masës së shtëllungës.
27. Përcaktoni tërheqjet e pjesshme në makinë e krehjes së zakonshme (shiko fig. 11),
nëse ingranazhi i tërheqjes ka 23 dhëmbë dhe ingranazhi pasiv 24 dhëmbë në
seksionet e mëposhtme: a) cilindri i shtëllungës – cilindri ushqyes; b) cilindri ushqyes
– tamburi marrës; c) tamburi marrës – tamburi kryesor; d) tamburi kryesor – tamburi
heqës; e) tamburi heqës – cilindrat shtypës; f) cilindrat shtypës – cilindrat e fjongo-
palosësit. Rrëshqitjet në transmisionet elastike neglizhohen.
28. Në makinën e krehjes së zakonshme (shiko fig. 11) mund të përpunohet shtëllungë me
hollësi N 0,0023 deri në N 0,0026. Tregoni numrin më të madh dhe më të vogël të
fjongos nga krehja e zakonshme, që mund të merret në këtë makinë, nëse ingranazhi i
tërheqjes mund të ketë nga 17 deri në 33 dhëmbë. Nuk merret në konsideratë ndikimi
i firove.
29. Gjeni shkallën e hollimit të shtëllungës në rrugën nga cilindri shtëllungës deri tek
tamburi kryesor nëse ingranazhi i tërheqjes ka 24 dhëmbë dhe ingranazhi pasiv 25
dhëmbë.
30. Gjeni madhësinë e hollimit në rrugën nga cilindri heqës në kovat e makinës së krehjes
së zakonshme Ç-305 (shiko fig. 11) sipas skemës kinematike.
31. Përcaktoni, çfarë numri hollësie ka shtëllunga që përpunohet në makinën e krehjes së
zakonshme, nëse dihet se numri i hollësisë së fjongos është N 0,24, ingranazhi i
tërheqjes ka 25 dhëmbë (shiko fig. 11) dhe firot përbëjnë 5% të masës së shtëllungës.
32. Çfarë numri ka krehja në makinë e krehjes së zakonshme (shiko fig. 11) nëse numri
fjongos është 0,24?
33. Gjeni numrin e shtresës së pambukut në zonën midis tamburit të madh dhe mbulesave
në makinën e krehjes së zakonshme (shiko fig. 11), nëse numri i shtëllungës është N
0,0025, ingranazhi tërheqës ka 24 dhëmbë dhe ingranazhi pasiv – 25 dhëmbë.
34. Ndërtoni tabelën e tërheqjeve në makinën e krehjes së zakonshme (shiko fig. 11) për
çdo vlerë të numrit të dhëmbëve nga 17 në 33 të ingranazhit të tërheqjes. (pa marrë
parasysh ndikimin e firove).

3. Llogaritja e shkallës së krehjes dhe numrit të dhenve të ingranazhit


pasiv.
Për vlerësimin e veprimit krehës të makinës së krehjes së zakonshme shfrytëzojmë njohuritë
për shkallën e krehjes. Shkalla e krehjes përcaktohet me formulën:
vt
C= , [21]
vu

Ku C – shkalla e krehjes;
vt– shpejtësia periferike e tamburit kryesor;
vu – shpejtësia e ushqimit të shtëllungës.

Nga formula rrjedh, se shkalla e krehjes është tërheqja e pjesshme midis tamburit kryesor dhe
cilindrit të shtëllungës, që karakterizon nivelin më të lartë të rënies së presionit të fibrave të
pambukut në makinë. Formula [21] mund të shndërrohet si më poshtë:

Dt
C= ⋅ ic.s −t , [22]
Dc.s

Ku Dt – diametri i tamburit kryesor;


Dc.s – diametri i cilindrit të shtëllungës;
ic.s-t – raporti i transmisionit nga cilindri i shtëllungës tek tamburi kryesor.

Në skemën kinematike të dhënies së lëvizjes nga cilindri i shtëllungës tek tamburi kryesor ka
dy ingranazhe ndërrues – i tërheqjes B dhe ai pasiv X, ndërsa madhësitë e tjera për makinën e
dhënë janë konstante. Formula përfundimtare merr pamjen:

const
C= , [23]
BX

Ku const – numri konstant në shkallën e krehjes;


B – ingranazhi i tërheqjes;
X – ingranazhi pasiv.

Duke qenë se numri i dhëmbëve të ingranazhit të tërheqjes B ndikon edhe në tërheqje dhe në
numrin e hollësisë së fjongos, rregullimi i shkallës së krehjes kryhet vetëm me ndërrimin e
ingranazhit pasiv X.

Për llogaritjen e ndikimit të trashësisë së shtresës së fibrave që kalojnë në makinë tek cilësia e
krehjes shkalla e krehjes përcaktohet duke shumëzuar tërheqjen C midis tamburit kryesor dhe
cilindrit të shtëllungës me numrin e hollësisë së shtëllungës:

vt
S= ⋅ Ns , [24]
vc.s

Ku S – shkalla e krehjes (duke marrë parasysh trashësinë e shtresës që krihet);


Ns – numri i hollësisë së shtëllungës.

Nga formula rrjedh që S është numri i shtresës së fibrave në zonën midis tamburit kryesor dhe
mbulesave.

Shembull Nr. 11. Gjeni shkallën e krehjes në makinën e krehjes së zakonshme,


nëse numri i rrotullimeve të tamburit kryesor është 175 në minutë, diametri i tij
1290 mm, ndërsa numri i rrotullimeve të cilindrit të shtëllungës – 0,5 në minutë dhe
diametri i tij 152 mm.

Zgjidhje

Sipas formulës [21] shkalla e krehjes është e barabartë me:

πDt nt 1290 ⋅175


C= = = 2970 .
πDc.s nc.s 152 ⋅ 0,5

C = 2970.

Shembull Nr. 12. Gjeni shkallën e krehjes S në makinën e krehjes së zakonshme


sipas skemës kinematike të makinës (shiko fig. 11), nëse numri i hollësisë së
shtëllungës është 0,0025, ndërsa ingranazhet ndërrues kanë përkatësisht B =24
dhëmbë dhe X = 25 dhëmbë.

Zgjidhje

Nga formula [24] S është e barabartë me:

Dt
S= ⋅ ic.s −t ⋅ N s .
Dc.s

Duke vendosur të dhënat sipas skemës kinematike:

1290 24 ⋅ 34 ⋅120 ⋅ 34 ⋅180 ⋅104 ⋅ 260


S= ⋅ ⋅ 0,0025 .
152 17 ⋅17 ⋅ B ⋅ 24 ⋅ X ⋅ 32 ⋅ 465

Duke vendosur në vend të B – 24 dhe në vend të X – 25 marrim S = 5,72.

Ushtrime

35. Shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min, dhe diametri i tij 1290 mm.
Shpejtësia e cilindrit të shtëllungës është 0,64 rrot/min dhe diametri i tij 152 mm.
Gjeni shkallën e krehjes.
36. Shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min, dhe diametri i tij 1290 mm.
Shpejtësia e cilindrit të shtëllungës është 0,6 rrot/min dhe diametri i tij 152 mm. Gjeni
shkallën e krehjes.
37. Shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min, dhe diametri i tij 1290 mm.
Shpejtësia e cilindrit të shtëllungës është 0,55 rrot/min dhe diametri i tij 152 mm.
Gjeni shkallën e krehjes.
38. Shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min, dhe diametri i tij 1290 mm.
Shpejtësia e cilindrit të shtëllungës mund të jetë nga 0,294 deri në 1,15 rrot/min dhe
diametri i tij 152 mm. Gjeni shkallën e krehjes.
39. Gjeni shkallën e krehjes sipas skemës kinematike (shiko fig. 11), nëse ingranazhi i
tërheqjes ka 25 dhëmbë, ndërsa ai pasiv – 24 dhëmbë. Rrëshqitja në transmisionet
elastike neglizhohet.
40. Gjeni shkallën e krehjes sipas skemës kinematike (shiko fig. 11), nëse ingranazhi i
tërheqjes ka 23 dhëmbë, ndërsa ai pasiv – 22 dhëmbë. Rrëshqitja në transmisionet
elastike neglizhohet.
41. Gjeni kufijtë e shkallës së krehjes sipas skemës kinematike (shiko fig. 11), nëse
ingranazhi i tërheqjes mund të ketë nga 17 në 33 dhëmbë, ndërsa ai pasiv – nga 19 në
38 dhëmbë. Rrëshqitja në transmisionet elastike neglizhohet.
42. Gjeni numrin konstant për llogaritjen e shpejtë të shkallës së krehjes (sipas skemës
kinematike të dhënë në fig. 11) për vlerat e dhëna të ingranazhit të tërheqjes dhe atij
pasiv.
43. Përcaktoni numrin e dhëmbëve të ingranazhit pasiv sipas skemës kinematike (shiko
fig. 11), nëse për shpejtësi 175 rrot/min të tamburit kryesor është, tamburi heqës duhet
të ketë shpejtësi 8,2 rrot/min. Humbjet në çdo transmision elastik konsiderohen 2%.
44. Përcaktoni numrin e dhëmbëve të ingranazhit pasiv sipas skemës kinematike (shiko
figurën 11), nëse për shpejtësi 175 rrot/min të tamburit kryesor është, tamburi heqës
duhet të ketë shpejtësi 10,1 rrot/min. Humbjet në çdo transmision elastik
konsiderohen 2%.
45. Përcaktoni numrin e dhëmbëve të ingranazhit pasiv sipas skemës kinematike (shiko
fig. 11), nëse për shpejtësi 175 rrot/min të tamburit kryesor është, tamburi heqës
duhet të ketë shpejtësi 12,66 rrot/min.
46. Për një numër të dhënë të rrotullimeve të tamburit heqës nt.h gjeni numrin konstant për
përcaktimin e shpejtë të numrit të dhëmbëve të ingranazhit pasiv (sipas skemës
kinematike të dhënë në fig. 11), nëse shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min.
47. Gjeni shkallën e krehjes (sipas skemës së dhënë në fig. 13), nëse ingranazhi tërheqës
ka 25 dhëmbë, ndërsa ingranazhi pasiv – 25 dhëmbë.
48. Gjeni shkallën e krehjes (sipas skemës së dhënë në fig. 13), nëse ingranazhi pasiv ka
25 dhëmbë. Përpunohet fjongo N 0,27 nga shtëllungë N 0,0027.
49. Gjeni shkallën e krehjes (sipas skemës së dhënë në figurën 13), nëse ingranazhi pasiv
ka 26 dhëmbë. Përpunohet fjongo N 0,28 nga shtëllungë N 0,0026.
50. Gjeni numrin konstant për llogaritjen e shkallës së krehjes (sipas skemës së dhënë në
fig. 13).
51. Gjeni shkallën e krehjes (sipas skemës së dhënë në fig. 13), me të dhënat e
mëposhtme: shpejtësia e tamburit kryesor – 175 rrot/min, shpejtësia e tamburit heqës
– 12,2 rrot/min, numri i hollësisë së shtëllungës – 0,0027, numri i hollësisë së fjongos
– 0,27. Rrëshqitjet në transmisionet elastike nuk merren parasysh.
Udhëzim.Paraprakisht duke ditur shpejtësinë e tamburit kryesor dhe heqës llogaritet
numri i dhëmbëve të ingranazhit pasiv.
52. Gjeni shkallën e krehjes (sipas skemës së dhënë në fig. 13), me të dhënat e
mëposhtme: shpejtësia e tamburit kryesor – 175 rrot/min, shpejtësia e tamburit heqës
– 12,74 rrot/min, numri i hollësisë së shtëllungës – 0,0024, numri i hollësisë së
fjongos – 0,24. Rrëshqitjet në transmisionet elastike nuk merren parasysh.
Figura 13 – Skema kinematike e dhënies së lëvizjes në makinën e krehjes BK.

53. Gjeni shkallën e krehjes (sipas skemës së dhënë në fig. 13), me të dhënat e
mëposhtme: shpejtësia e tamburit kryesor – 180 rrot/min, shpejtësia e tamburit heqës
– 13 rrot/min, numri i hollësisë së shtëllungës – 0,0025, numri i hollësisë së fjongos –
0,26. Rrëshqitjet në transmisionet elastike nuk merren parasysh.
54. Diametri i tamburit kryesor është 1290 mm dhe numri i rrotullimeve të tij 175
rrot/min. Shtëllunga N 0,0025 me masë 16 kg përpunohet për 3 orë e 20 minuta. Gjeni
shkallën e krehjes.
55. Diametri i tamburit kryesor është 1290 mm dhe numri i rrotullimeve të tij 175
rrot/min. Shtëllunga N 0,0025 me masë 80 kg përpunohet për 3 orë e 52 minuta. Gjeni
shkallën e krehjes.
56. Diametri i tamburit kryesor është 1290 mm dhe numri i rrotullimeve të tij 175
rrot/min. Shtëllunga N 0,0025 me masë 80 kg përpunohet për 16 orë e 40 minuta.
Gjeni shkallën e krehjes.
57. Diametri i tamburit kryesor është 1290 mm dhe numri i rrotullimeve të tij 175
rrot/min. Shtëllunga N 0,0026 me masë 80 kg përpunohet për 17 orë e 20 minuta.
Gjeni shkallën e krehjes.

4. Llogaritja e prodhimtarisë
Prodhimtaria faktike e makinës së krehjes (për 8 orë) llogaritet nga shpejtësia e organeve
nxjerrës(cilindrat e fjongo-palosësit) në bazë të formulës:

πd f n f ⋅ 60 ⋅ 8 ⋅ K k .d
Pf = , [25]
1000 ⋅1000 ⋅ N f
Ku df dhe nf – përkatësisht, diametri dhe numri i rrotullimeve të cilindrave të fjongo-
palosësit;
Nf – numri i hollësisë së fjongos.

Llogaritja e prodhimtarisë së planifikuar bëhet me anë të formulës [18,a].


Megjithatë, prodhimtaria mund të llogaritet bazuar në shpejtësinë e tamburit heqës sipas
formulës:

πDh nh ⋅ 60 ⋅ 8 ⋅ e ⋅ K k .d
Pf = [26]
1000 ⋅1000 ⋅ N f
Ku Dh dhe nh – përkatësisht, diametri dhe numri i rrotullimeve të tamburit heqës;
e – tërheqja e pjesshme midis tamburit heqës dhe cilindrave të fjongo-palosësit.

Madhësitë e tjera ruajnë vlerat e mëparshme.

Shembull Nr. 13. Përcaktoni normën e prodhimtarisë së makinës së krehjes së


zakonshme CM-305 (figura 11) për 8 orë kur kemi këto kushte pune: diametri i
tamburit heqës – 680 mm, numri i rrotullimeve të tamburit heqës në minutë – 10, numri
i hollësisë së fjongos – 0,3, ndërprerjet në një turn përbëjnë 8%.

Zgjidhje

1. Paraprakisht sipas skemës kinematike (shiko figurën 11) përcaktojmë tërheqjen e


pjesshme midis tamburit heqës dhe cilindrave të fjongo-palosësit me formulën:

Dc. f 51 ⋅180 ⋅ 24 ⋅ 20 ⋅ 20
e= ⋅ ic. f − h ose e = = 1,066 ≈ 1,07 .
Dh 680 ⋅19 ⋅16 ⋅ 20 ⋅ 20

2. Përcaktojmë Kk.d nga vlera e ndërprerjeve :

Kk.d = 100% - 8% = 92%, ose Kk.d = 0,92

3. Zëvendësojmë këto vlera në formulën bazë të prodhimtarisë:

3,14 ⋅ 680 ⋅10 ⋅ 60 ⋅ 8 ⋅1,07 ⋅ 0,92


Pf = = 33,64kg në turn.
1000 ⋅1000 ⋅ 0,3

Ushtrime

58. Makina e krehjes së zakonshme me shirit të garniturës me gjilpëra metalike, në një


repart që punon me tre turne pastrohet 1 herë në javë, duke shpenzuar për pastrim 6
minuta. Përcaktoni në përqindje ndërprerjet e punës për shkak të këtij veprimi.
59. Makina e krehjes së zakonshme me veshje garniturë gjilpërë gjatë përpunimit të
pambukut të kualitetit të ulët pastrohet një herë në turn për 4 minuta. Përcaktoni
humbjet në kohë në përqindje nga ky veprim.
60. Për caktoni humbjen në kohë në përqindje nga pastrimi me dorë të cilindrave të
makinës së krehjes së zakonshme, nëse ky veprim kryhet çdo 2 orë për 4 minuta.
61. Për caktoni humbjen në kohë në përqindje nga pastrimi me dorë i makinës së krehjes
së zakonshme me garnitura gjilpërë, nëse ky veprim kryhet çdo 2 orë e 30 minuta për
5 minuta.
62. Për caktoni humbjen në kohë në përqindje nga pastrimi i makinës, nëse ky veprim
kryhet çdo 80 orë për 25 minuta.
63. Për caktoni humbjen në kohë në përqindje nga pastrimi i makinës, nëse ky veprim
kryhet çdo 70 orë për 20 minuta.
64. Përcaktoni humbjen e kohës në përqindje nga këputja e fjongos dhe vellos, nëse në 8
orë makina e krehjes së zakonshme ka mesatarisht 1,37 këputje dhe koha e likuidimit
të këputjes është 50 sekonda.
65. Përcaktoni humbjen e kohës në përqindje nga këputja e fjongos dhe vellos, nëse në 8
orë makina e krehjes së zakonshme ka mesatarisht 1,25 këputje dhe koha e likuidimit
të këputjes është 45 sekonda.
66. Përcaktoni humbjen e kohës në përqindje nga mprehja e sipërfaqes së gjilpërave dhe
rregullimi i tyre, nëse ky veprim kryhet çdo 96 orë dhe zgjat 4 orë e 48 minuta.
67. Përcaktoni humbjen e kohës në përqindje nga mprehja e sipërfaqes së gjilpërave dhe
rregullimi i tyre, nëse ky veprim kryhet çdo 120 orë dhe zgjat 6 orë.
68. Përcaktoni prodhimtarinë teorike të makinës së krehjes së zakonshme në 1 orë dhe në
1 turn (8orë), nëse shpejtësia e cilindrave të fjongo-palosësit është 150 rrot/min dhe
numri i hollësisë së fjongos është 0,27.
69. Gjeni koeficientin e makinës përpunuese (Kmak) në repartin e krehjes me të dhënat e
mëposhtme: regjimi i punës – 2 turne me nga 8 orë, numri i ditëve të punës në vit 307,
remonti periodik kapital një herë në 2 vjet dhe zgjatja e remontit 4 ditë, periodiciteti i
remontit të mesëm një herë në 4 muaj dhe zgjatja e këtij remonti – 3 ditë.
70. Përcaktoni prodhimtarinë e planifikuar të makinës së krehjes së zakonshme në orë dhe
në turn (8 orë), nëse shpejtësia e cilindrave të fjongo-palosësit është 160 rrot/min,
numri i hollësisë së fjongos 0,28, Kk.d = 0,96 dhe ndalesat e planifikuara përbëjnë 8%.
71. Përcaktoni normën e prodhimit të makinës së krehjes së zakonshme për turn (8 orë),
nëse numri i rrotullimeve të tamburit heqës është 10 rrot/min, numri i hollësisë së
fjongos 0,26 dhe humbjet e përgjithshme të kohës nga ndalesat në turn janë të
planifikuara 10%.
72. Përcaktoni prodhimtarinë e makinës së krehjes së zakonshme për turn (8 orë), nëse
numri i rrotullimeve të tamburit heqës është 11 rrot/min, numri i hollësisë së fjongos
0,27 dhe humbjet e përgjithshme të kohës nga ndalesat në turn janë 40 minuta.
73. Përcaktoni prodhimtarinë e makinës së krehjes së zakonshme për turn (8 orë), nëse
numri i rrotullimeve të tamburit heqës është 12 rrot/min (shiko figurën 10), nëse masa
e 1m fjongo është 4 g dhe humbjet e përgjithshme të kohës nga ndalesat në turn janë
36 minuta.
74. Përcaktoni prodhimtarinë e makinës së krehjes së zakonshme për turn (8 orë) për
shpejtësi të tamburit kryesor 175 rrot/min, nëse ingranazhi pasiv ka 25 dhëmbë (shiko
figurën 13), numri i hollësisë së fjongos 0,28 dhe Kk.d. = 0,92.
75. Kapaciteti i kovës me diametër 254 mm është 3,75 kg fjongo. Sa kohë duhet që kova e
fjongos të mbushet kur shpejtësia e tamburit heqës është 11,5 rrot/min (shiko figurën
13) nëse përpunohet fjongo me N 0,26.
76. Kapaciteti i kovës me diametër 305 mm është 5 kg fjongo. Sa kohë duhet që kova e
fjongos të mbushet kur shpejtësia e tamburit heqës është 10 rrot/min (shiko figurën
13) nëse përpunohet fjongo me N 0,27.
77. Sa kova duhet të ndërrohen në makinë e krehjes së zakonshme ë një turn kur
përpunohet fjongo N 0,32, nëse kapaciteti i një kove është 5 kg fjongo dhe shpejtësia e
tamburit heqës 12 rrot/min (shiko figurën 13)? Ndërprerjet në turn përbëjnë 8,5%.
78. Sa kova duhet të ndërrohen në makinë e krehjes së zakonshme ë një turn kur
përpunohet fjongo N 0,27 kur shpejtësia e tamburit heqës 10 rrot/min (shiko figurën
13), nëse kapaciteti i një kove është 5 kg fjongo dhe ndërprerjet në turn përbëjnë 7%?
79. Sa kova do të mbushen me fjongo nga një shtëllungë e vetme, nëse masa e shtëllungës
është 16 kg, numri i saj 0,0027, ingranazhi tërheqës ka 25 dhëmbë dhe ai pasiv – 25
dhëmbë (shiko figurën 13), shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min, firot
përbëjnë 4% të masës së shtëllungës dhe koha e mbushjes së një kove është 35
minuta?
80. Sa kova do të mbushen me fjongo nga një shtëllungë e vetme, nëse masa e shtëllungës
është 16 kg, numri i saj 0,0026, ingranazhi tërheqës ka 24 dhëmbë dhe ai pasiv – 28
dhëmbë (shiko figurën 13), koha e mbushjes së një kove është 21 minuta për shpejtësi
të tamburit kryesor është 175 rrot/min dhe firot përbëjnë 3,5% të masës së
shtëllungës?

5. Llogaritja e rimbushjes
Kryeja e llogaritjes së rimbushjes do të thotë që për numrin dhënë të hollësisë së shtëllungës
dhe fjongos të llogaritet numri i dhëmbëve të ingranazheve ndërrues (i tërheqjes dhe pasiv),
të përcaktohet prodhimtaria teorike e makinës dhe norma e prodhimtarisë në turn, të
përcaktohet (kur është e domosdoshme) zgjatja e cikleve të punës (koha e përpunimit të një
shtëllunge, koha e mbushje së një kove), të përcaktohet shkalla e krehjes dhe tregues të tjerë
teorikë të kushteve të punës.

Për kryerjen e llogaritjeve të rimbushjes nuk kërkohen formula dhe rregulla të reja, meqë të
gjithë metodat e domosdoshme të llogaritjes ja në zhvilluar më sipër.

Shembull Nr. 14. Kryeni llogaritjen rimbushjes për makinën e krehjes së


zakonshme ÇM-305 (shiko figurën 11) për kushtet e mëposhtme të punës: numri i
hollësisë së shtëllungës N 0,003, i fjongos N 0,3, sasia e firove nga krehja 4%,
shpejtësia e tamburit kryesor 175 rrot/min, shpejtësia e tamburit heqës duhet të jetë
10 rrot/min. Ndërprerjet e projektuara në turn deri në 8%.

Zgjidhje

1. Përcaktojmë tërheqjen e përgjithshme të kërkuar sipas formulës:

N fj 0,3
E= , E= = 100 ; E = 100.
N sh 0,003

2. Përcaktojmë tërheqjen, të cilën duhet të japë makina:

100 − f 100 − 4
Em = E ⋅ ose E m = 100 ⋅ = 96 .
100 100

3. Gjejmë ingranazhin e tërheqjes, duke shfrytëzuar numrin e përhershëm të tërheqjes


për makinën ÇM-305:

2290 2290 2290


E= ose B = = ; B = 24 dhëmbë
B Em 96
4. Përcaktojmë numrin e dhëmbëve të ingranazhit pasiv për sigurimin e shpejtësisë së
tamburit heqës 10 rrot/min, për shpejtësi të tamburit kryesor 175 rrot/min, duke
shfrytëzuar skemën kinematike të dhënies së lëvizjes (shiko figurën 11) me formulën:

nh = nk ⋅ ik − h ;

Duke vendosur të dhënat sipas skemës kinematike:

483 ⋅ 0,98 ⋅ 120 ⋅ 0,98 ⋅ 32 ⋅ X


10 = 175 ⋅ kështu:
152 ⋅ 260 ⋅ 104 ⋅ 180

10
10 = 0,422 ⋅ X ose X = = 24 dhëmbë.
0,422

(0,98 në llogaritje, e përsëritur dy herë, tregon humbjet nga rrëshqitja në transmisionet


elastike me 2%).

5. Gjejmë shkallën e krehjes dhe numrin krehjes në tamburin e kryesor (duke shfrytëzuar
skemën kinematike) sipas formulës [22]:

1290 ⋅ 48 ⋅ 120 ⋅ 34 ⋅ 180 ⋅ 104 ⋅ 260 ⋅ 0,98 1257000


C= = ;
152 ⋅ 17 ⋅ B ⋅ 24 ⋅ X ⋅ 32 ⋅ 483 B⋅ X

1257000
C= = 2183 .
24 ⋅ 24

Numri i krehjes në tamburin kryesor përcaktohet duke shumëzuar shkallën e krehjes me


numrin hollësisë së shtëllungës:

S = 2183 · 0,003 = 6,55.

6. Gjejmë prodhimtarinë për 8 orë sipas formulës [26]. Për këtë në fillim përcaktojmë
tërheqjen e pjesshme midis tamburit heqës dhe cilindrave të fjongo-palosësit . sipas
skemës kinematike marrim:

51 ⋅ 180 ⋅ 24 ⋅ 20 ⋅ 20
e= = 1,066 .
680 ⋅ 19 ⋅ 16 ⋅ 20 ⋅ 20

Kkd në shembullin e dhënë do të jetë i barabartë me:

100% – 8% = 92 %, ose Kkd = 0,92

Tani vendosim të gjitha madhësitë në formulë:

3,14 ⋅ 680 ⋅10 ⋅ 60 ⋅ 8 ⋅1,066 ⋅ 0,92


Pf = = 33,52kg .
1000 ⋅1000 ⋅ 0,3
33,52
Pf = 33,52 kg në turn, ose Pf' = 4,19 kg në orë.
8

7. Nëse është dhënë paketimi i shtëllungës (për shembull 16 kg)dhe kapaciteti i kovës
(për shembull 5 kg), atëherë mund të përcaktojmë edhe kohën e përpunimit të
shtëllungës dhe të mbushjes së kovës.

a) përcaktojmë kohën T1 të përpunimit të shtëllungës:

Masa e shtellunges
T1 =
prodhimtaria e makines ne ore ⋅ 0,96

(këtu 0,96 – vjen nga niveli 4% i firove të krehjes)

16
T1 = = 3,977 orë
4,19 ⋅ 0,96

ose në minuta

T1 = 3,977 · 60 = 238,6 minuta.

b) përcaktojmë kohën e mbushjes së kovës T2 (në minuta):

kapaciteti i koves × 60
T2 = =71,6 minuta.
prodhimtaria e makines ne ore

T2 = 1 orë dhe 11,6 minuta

Duhet të tërheqim vëmendjen që në rastin e fundit nuk janë marrë parasysh firot.

Të gjithë të dhënat e llogaritjes janë dhënë në tabelën e mëposhtme.

Madhësitë që llogariten E Em B X C S Pf Pf’ T1 T2


Rezultati i marrë 100 96 24 24 2183 6,55 33,5 4,19 238,6 min 71,6 min

Ushtrime

81. Kryeni llogaritjet e rimbushjes së makinës së krehjes së zakonshme ÇM-305 (figura


11) për kushtet e mëposhtme të punës: shtëllunga N 0,0025, fjongo N0,25, sasia e
firove të krehjes – 4%, shpejtësia e tamburit kryesor 175 rrot/min, shpejtësia e
tamburit heqës 12,7 rrot/min ndërprerjet e punës përbëjnë 8%. Humbjet nga rrëshqitja
në çdo transmision elastik konsiderohen të barabarta me 2%.
82. Kryeni llogaritjet e rimbushjes së makinës së krehjes së zakonshme ÇM-305 (figura
11) për kushtet e mëposhtme të punës: shtëllunga N 0,0026, fjongo N0,3, sasia e
firove të krehjes – 5%, shpejtësia e tamburit kryesor 175 rrot/min, shpejtësia e
tamburit heqës 9,7 rrot/min ndërprerjet e punës përbëjnë 10%. Humbjet nga rrëshqitja
në çdo transmision elastik konsiderohen të barabarta me 2%.
83. Kryeni llogaritjet e rimbushjes së makinës së krehjes së zakonshme ÇM-305 (figura
11) për kushtet e mëposhtme të punës: shtëllunga N 0,0027, fjongo N0,278, sasia e
firove të krehjes – 4%, shpejtësia e tamburit kryesor 175 rrot/min, shpejtësia e
tamburit heqës 11,8 rrot/min ndërprerjet e punës përbëjnë 8%. Humbjet nga rrëshqitja
në çdo transmision elastik konsiderohen të barabarta me 2%.
84. Kryeni llogaritjet e rimbushjes së makinës së krehjes së zakonshme ÇM-305 (figura
11) për kushtet e mëposhtme të punës: shtëllunga N 0,0023, fjongo N0,24, sasia e
firove të krehjes – 3%, shpejtësia e tamburit kryesor 175 rrot/min, shpejtësia e
tamburit heqës 14,8 rrot/min ndërprerjet e punës përbëjnë 10%. Humbjet nga
rrëshqitja në çdo transmision elastik konsiderohen të barabarta me 2%.
85. Makina e krehjes së zakonshme ÇM-305 (shiko figurën 11) punon në kushtet e
mëposhtme: shtëllunga N 0,0025, masa e 1 m fjongo 4 g, sasia e firove nga krehja –
4%. Shkalla e krehjes duhet të jetë e barabartë me C= 1745 për shpejtësi të tamburit
kryesor 175 rrot/min. Gjeni numrin dhëmbëve të ingranazheve të tërheqjes dhe atij
pasiv, numrin e rrotullimeve të tamburit heqës dhe prodhimtarinë për 8 orë, nëse
ndërprerjet në turn janë 46,5 minuta. Humbjet nga rrëshqitja në çdo transmision
elastik konsiderohen të barabarta me 2%.
86. Makina e krehjes së zakonshme ÇM-305 (shiko figurën 11) punon në kushtet e
mëposhtme: shtëllunga N 0,0026, masa e 1 m fjongo 3,33 g, rrezja e fjongos nga
shtëllunga është 94%, dhe këtu 1% janë papastërti të shtëllungës, krehjes dhe fjongos.
Shkalla e krehjes duhet të jetë e barabartë me 2600 për shpejtësi të tamburit kryesor
175 rrot/min. Gjeni numrin dhëmbëve të ingranazheve të tërheqjes dhe atij pasiv,
numrin e rrotullimeve të tamburit heqës dhe prodhimtarinë për 8 orë, nëse ndërprerjet
në turn janë 48 minuta. Humbjet nga rrëshqitja në çdo transmision elastik
konsiderohen të barabarta me 2%.
87. Makina e krehjes së zakonshme ÇM-305 (shiko figurën 11) punon në kushtet e
mëposhtme: shtëllunga N 0,0027, masa e 1 m fjongo 3,6 g, sasia e firove nga krehja –
4%. Shkalla e krehjes duhet të jetë e barabartë me 1945, për shpejtësi të tamburit
kryesor 175 rrot/min. Gjeni numrin dhëmbëve të ingranazheve të tërheqjes dhe atij
pasiv, numrin e rrotullimeve të tamburit heqës dhe prodhimtarinë për 8 orë, nëse
ndërprerjet në turn përbëjnë 8%. Humbjet nga rrëshqitja në çdo transmision elastik
konsiderohen të barabarta me 2%.
88. Makina e krehjes së zakonshme ÇM-305 (shiko figurën 11) punon në kushtet e
mëposhtme: shtëllunga N 0,0023, masa e 1 m fjongo 4,17 gsasia e firove nga krehja –
3%. Shkalla e krehjes duhet të jetë e barabartë me C= 1560 për shpejtësi të tamburit
kryesor 175 rrot/min. Gjeni numrin dhëmbëve të ingranazheve të tërheqjes dhe atij
pasiv, numrin e rrotullimeve të tamburit heqës dhe prodhimtarinë për 8 orë, nëse
ndërprerjet në turn janë 48 minuta. Humbjet nga rrëshqitja në çdo transmision elastik
konsiderohen të barabarta me 2%.
89. Kërkohet të prodhohet një fjongo me masa 3g/m nga shtëllunga N 0,003 në makinën
BK (shiko figurën 13) duke siguruar një shkallë krehjeje C = 2800 për shpejtësi të
tamburit kryesor 175 rrot/min. Përcaktoni numrin dhëmbëve të ingranazheve të
tërheqjes dhe atij pasiv, shpejtësinë e tamburit heqës dhe prodhimtarinë në 8 orë kur
Kk.d = 0,94. Firot përbëjnë 4% të masës së shtëllungës.
90. Në makinën BK (shiko figurën 13) kërkohet të merret një fjongo me peshë 3,5g/m nga
shtëllunga N 0,0027, duke siguruar një shkallë krehjeje C = 2500 me shpejtësi të
tamburit kryesor 170 rrot/min. Përcaktoni numrin e dhëmbëve të ingranazheve të
tërheqjes dhe pasiv, shpejtësinë e tamburit heqës dhe prodhimtaruinë për 8 orë nëse
Kk.d = 0,93. Firot përbëjnë 5% të masës së shtëllungës.
91. Nga makina e shtëllungës është marrë një shtëllungë N 0,0028 për përpunimin e
fjongos N 0,3 (shiko figurën 13). Shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min,
shpejtësia e tamburit heqës është 11 rrot/min. Sasia e firove nga krehja përbën 6% të
masës së shtëllungës. Përcaktoni numrin e dhëmbëve të ingranazheve të tërheqjes dhe
pasiv, shkallën e krehjes, masën e 1 m fjongo dhe kohëzgjatjen e mbushjes së kovës
me kapacitet 4 kg fjongo.
92. Sa kohë pune i duhet makinës së krehjes së zakonshme BK (shiko figurën 13), që të
konvertojë shtëllungën N 0,0027 në fjongo N 0,32 kur shkalla e krehjes C = 3500.
Shpejtësia e tamburit kryesor është 175 rrot/min. Firot përbëjnë 5% të masës së
shtëllungës. Masa e shtëllungës 13 kg.
93. Sa kohë pune i duhet makinës së krehjes së zakonshme BK (shiko figurën 13), që të
prodhojë 20 kova me fjongo me masë 4,4 g/m nga shtëllunga N 0,0025 kur shkalla e
krehjes C = 2000. Shpejtësia e tamburit kryesor është 170 rrot/min. Firot përbëjnë 3%
të masës së shtëllungës. Kapaciteti i kovës është 3 kg fjongo. Ndërprerjet e punës në
një turn përbëjnë 8 të kohës.
94. Në makinën e krehjes së zakonshme, në të cilën është vendosur një ingranazh i
tërheqjes me 24 dhëmbë dhe një ingranazh pasiv me 25 dhëmbë, përpunohet një
fjongo N 0,3. Çfarë ingranazhesh dihet të vendosim që për të njëjtën shtëllungë dhe
për të njëjtën shkallë krehjeje të marrim një fjongo N 0,25?
95. Në makinën e krehjes së zakonshme përpunohet një fjongo N 0,32. Ingranazhi
tërheqjes ka 20 dhëmbë, ndërsa ai pasiv – 26 dhëmbë. si duhet të jenë këto ingranazhe
në mënyrë që për të njëjtën shtëllungë dhe për të njëjtën shkallë të krehjes të marrim
fjongo N 0,3?
96. Në makinën e krehjes së zakonshme ingranazhi i tërheqjes ka 24 dhëmbë dhe ai pasiv
30 dhëmbë dhe përpunohet shtëllungë N 0,0025. Si duhet të jenë ingranazhet që të
marrim fjongo me të njëjtin numër hollësie me të njëjtën shkallë tërheqje kur
përpunohet shtëllungë N 0,0026?
97. Në makinë e krehjes së zakonshme BK (figura 13) përcaktoni kohën e përpunimit të
shtëllungës me masë 14 kg, nëse dihet që masa e 1 m fjongo është 4 g dhe numri i
rrotullimeve të cilindrave të fjongo-palosësit është 180 rrot/min. Firot nuk merren
parasysh.
Përgjigje të ushtrimeve
Kapitulli III
Makinat e krehjes së zakonshme

1. Llogaritja e shpejtësive sipas skemës 36. 2478.


kinematike të dhënies së lëvizjes 37. 2700.
38. 5058 – 1299.
1. a) 554,9 rrot/min; b) 8,44 rrot/min; c) 1,18 39. 2288.
rrot/min; d) 0,418 rrot/min; e) 79,8 40. 2711.
rrot/min; f) 119,8 rrot/min. 41. 4248 – 1094.
2. a) 33 rrot/min; b) 0,14 rrot/min; c) 0,119 42. 1 373 000.
rrot/min; d) 1115 rrot/min. 43. 19 dhëmbë.
3. a) 70; b) 140. 44. 24 dhëmbë.
4. 232 rrotullime. 45. 30 dhëmbë.
5. a) 0,0459; b) 0,0915. 46. X = 2,37·nt.h.
6. 8,02 rrot/min – 16,04 rrot/min. 47. 1980.
7. 113,5 rrot/min – 227 rrot/min (e 48. C = 2157; S = 5,812.
rrumbullakosur). 49. C = 2270; S = 5,9.
8. 3,1 rrot/min – 0,8 rrot/min. 50. 1 240 000.
9. 1,07 fibra. 51. C = 2450; S = 6,615.
10. 25 dhëmbë. 52. C = 2340; S = 5,616.
11. 0,246 m/min. 53. C = 2450; S = 6,125.
12. 22,95 m/min. 54. C = 3546; S = 8,865.
13. 65mm/min. 55. C = 3546; S = 9,22.
14. 0,38 mm 56. C = 3546; S = 8,865.
15. a) 10,98 rrot/min; b) 2,36 rrot/min. 57. C = 3546; S = 9,22.

2. Llogaritjet e tërheqjes dhe numrit të 4. Llogaritja e prodhimtarisë


dhëmbëve të ingranazhit të tërheqjes
58. 0,069%.
16. a) 134,6; b) 120,4; c) 109,0; d) 99; e) 92,5; 59. 0,91%.
f) 84,8; g) 69,4. 60. 3,33 %.
17. Nga 134,6 deri në 69,4. 61. 3,33 %.
18. a) 1,052; b) 1,045; c) 1,04. 62. 0,52 %.
19. 120,5. 63. 0,476 %.
20. 104; 1,05 nga rënia e firove dhe 99 për 64. 0,238 %.
llogari të makinës. 65. 0,1965 %.
21. 23 dhëmbë. 66. 5%.
22. 17 dhëmbë. 67. 5 %.
23. 20 dhëmbë. 68. 5,34 kg/orë dhe 42,7kg/cm.
24. 24 dhëmbë. 69. 96,45 %.
25. 0,254. 70. 4,82 kg/orë dhe 38,6kg/cm.
26. 0,34. 71. 37,75 kg për turn.
27. a) 1,0055; b) 1605; c)1,76; d) 0,0316; e) 72. 40 kg për turn.
1,017; f) 1,050. 73. 47,3 kg për turn.
28. Nga 0,35 deri 0,16. 74. 52,5 kg për turn.
29. 2038 (afërsisht). 75. 37,3 min.
30. 1,066 ≈1,07. 76. 59,4 min.
31. 0,00248. 77. 7,5 kova.
32. 0,224 (e rrumbullakosur). 78. 7,5 kova.
33. 5,1 (afërsisht). 79. 3,45 kova.
34. Tabelë 80. 5,14 kova.

3. Llogaritja e shkallës së krehjes dhe numrit 5. Llogaritja e rimbushjes


të dhenve të ingranazhit pasiv.
81. B = 24; X = 30; C = 1745; S = 4,36; Pf =
35. 2320. 51,3 kg/cm.
82. B = 21; X = 23; C = 2600; S = 6,75; Pf =
31,8 kg/cm.
83. B = 23; X = 28; C = 1945; S = 5,25; Pf =
44 kg/cm.
84. B = 24; X = 30; C = 1745; S = 4,36; Pf =
51,3 kg/cm.
85. B = 24; X = 30; nt.h = 12,66 rrot/min; Pf =
51,3 kg/cm.
86. B = 21; X = 23; nt.h = 97 rrot/min; Pf =
31,8 kg/cm.
87. B = 23; X = 28; nt.h = 118 rrot/min; Pf = 44
kg/cm.
88. B = 23; X = 35; nt.h = 14,8 rrot/min; Pf =
60,8 kg/cm.
89. B = 22; X = 20; nt.h = 11,06 rrot/min; Pf =
34,3 kg/cm.
90. B = 23; X = 22; nt.h = 10,2 rrot/min; Pf =
36,3 kg/cm.
91. B = 23; X = 18; C = 2990; p = 3,33 g/m; T
= 48 min.
92. 3 orë e 4 min.
93. 7 orë e 40 min.
94. B = 29; X = 21;
95. B = 21; X = 24;
96. B = 25; X = 29;
97. 2 orë dhe 1,5 min.

You might also like