You are on page 1of 23

Zgjedhja e fuqisë së motorit në transmisionin e rregullueshëm

10-1. Vetitë rregulluese të motorëve.

Detyrë kryesore gjatë projektimit të transmisioneve të rregullueshëm është zgjedhja e


motorit dhe e mënyrës së rregullimit të shpejtësisë. Si rregull, ky problem zgjidhet duke
krahasuar nga ana teknike-ekonomike disa variante. Në krahasimin e varianteve duhet
patur parasysh drejtimi i ndryshimit të shpejtësisë në lidhje me shpejtësinë nominale,
vijueshmëria e rregullimit, diapazoni i rregullimit dhe ngarkesa maksimale e lejuar në
karakteristikat e rregullimit.
a) Drejtimi i ndryshimit të shpejtësisë në lidhje me shpejtësinë nominale. Kur
rregullimi i shpejtësisë bëhet me anën e rezistencës në qarkun e induktit (motori i rrymës
së vazhduar), ose me anë të rezistencës në rotor (motor asinkron), zmadhimi I rezistencës
e zvogëlon shpejtësinë në regjim motori dhe e zmadhon atë në regjim gjeneratori dhe
frenimi. Meqënëse në regjim motori kemi shpejtësi më të vogla se shpejtësia në
karakteristikën kryesore rregullimi i shpejtësisë konsiderohet «njëzonal poshtë». Në
regjim gjeneratori shpejtësitë janë më të mëdha se shpejtësia në karakteristikën kryesore,
prandaj kemi rregullim «njëzonal lart». Rregullimi i shpejtësisë së motorit të rrymës së
vazhduar me eksitim të pavarur me anë të ndryshimit të fluksit, është regullim njëzonal
lart. Me anë të ndryshimit të tensionit, shpejtësia e motorit mundet vetëm të zvogëlohet
prandaj kemi regullim njëzonal poshtë. Në skemat, ku për regullimin e shpejtësisë
ndryshohet tensioni (skema T-M ), shpejtësia mund të rritet me anë të dobësimit të fluksit
të motorit. Kur në skemë kemi rregullimin e shpejtësisë së motorit me anë të tensionit në
bornat (rregullim poshtë) dhe me anë të fluksit të motorit (rregullim lartë), kemi rregullim
dyzonal të shpejtësisë. Rregullim i shpejtësisë së motorit asinkron me anë të frekuencës
është dyzonal, meqënëse frekuenca mund të ndryshohet në të dy drejtimet, pra mund të
rritet dhe zvogëlohet krahasuar me vlerën e saj nominale. Rregullimi me anë të
ndryshimit të numrit të poleve konsiderohet një ose dyzonal, në varësi nga shpejtësia që
merret per bazë. Kaskadat me fuqi konstante, praktikisht, përdoren për rregullim njëzonal
poshtë, kurse ato me moment konstant lejojnë rregullim dyzonal.
b) Vijueshmëria e rregullimit të shpejtësisë. Vijueshmëria e rregullimit siç e kemi parë,
karakterizohet nga ndryshimi i shpejtësisë, kur kalohet nga një karakteristike rregullimi
në karakteristikën e rregullimit që ndodhet pranë saj. Sa më i vogël të jetë ky ndryshim,
aqë më i vijueshëm është rregullimi. Rregullim me pak të vijueshëm kemi në rastin e
motorëve asinkronë me ndërrim të numrit të poleve. Në këtë rast kemi rregullim të
shkallëzuar të shpejtësisë. Uzinat prodhojnë motorë me dy, tre dhe katër shpejtësi.
c) Diapazoni i rregullimit të shpejtësisë.. Pjesa më e madhe e metodave të rregullimit të
shpejtësisë, teorikisht, sigurojnë diapazon rregullimi shumë të mirë. Kështu, për rregullim
të tipit reostat dhe për rregullim me ndryshim të tensionit në borna e motorit të rrymës së

1
vazhduar, teorikisht, mund të merret shpejtësi shumë e vogël. Meqë shpejtësia maksimale
përcaktohet nga karakteristika natyrale, diapazoni teorik i rregullimit është shumë i madh.
Në të vërtetë diapazoniiI rregullimit kufizohet për arsye teknike, ekonomike dhe
shfrytëzimi. Kështu, në rastin e rregullimit të shpejtësisë së motorit të rrymës së vazhduar
me eksitim të pavarur me anë të fluksit, me zmadhimin e diapazonit të rregullimit
zmadhon shumë përmasat dhe rritet kostoja e motorit. Prandaj, motorët me rregullim
shpejtësie me anë të fluksit prodhohen për diapazon rregullimi jo më të madhe se 3-4.
Diapazoni më i madh i rregullimi shfrytëzohet në raste të veçanta, kur përmasat dhe
çmimi i motorit nuk luajnë ndonjë rol vendimtar dhe kur nuk justifikohen metoda të tjera
rregullimi. Në këtë rast motorët kanë konstruksion të veçantë dhe janë posaçërisht të
destinuar që të punojnë me fluks të dobësuar. Edhe në kaskadat diapazoni i rregullimit
kufizohet për arsye ekonomike. Në kaskadat dyzonale nuk e kalon vlerën dy, ndërsa në
ato njëzonale vlerën 1.5. Motorët e zakonshëm me dy shpejtësi, si rregull, ndërtohen për
D = 2, ndërsa ato me katër shpejtësi për D = 6 (3000, 1500, 1000, 500) ose D = 3
(1500,1000, 750, 500). Me ndryshimin e momentit statik ndryshon dhe shpejtësia e
motorit. Sa më e vogël të jetë shpejtësia, aqë më i madh është ndryshimi relativ i
shpejtësisë. Në disa raste ndryshimi relativ i shpejtësisë në shpejtësi të vogla mund të
marrë vlera të palejuara. Në figurën 10-1-1 është treguar karakteristika mekanike natyrale
e motorit (karakteristika 1) dhe një karakteristikë mekanike e tipit reostat (karakteristika
2).
Për momentin statik konstant, të barabartë me momentin nominal,

mak  0 1  s n 

min  0 1  s nr 

1  sn 1  sn 1  sn
dhe D   r ,
1  s nr 1  1 r  1
r
nga ku
D
r  (10.1.1)
D  1  sn

2
ω

Fig. 10.1.1.
ω0 ωn Karakteristika mekanike natyrale (1),
1 karakteristika e tipit reostat (2) dhe
karakteristika për tension të
zvogëluar (3).
ωr2

ω03 ωr3
3 M
0 Mst
2

Pra, sa më i madh të jetë diapazoni i rregullimit, aqë më e vogël është fortesa relative. Me
ndryshimin e diapazonit të rregullimit nga D ≈ 1 n ë  , fortësia relative ndryshon nga nga
1
në një.
sn
Në praktikë janë gjithmonë të mundshme shmangie të momentit statik nga vlera e
llogaritur, të cilat mund të jenë pasojë e pasaktësisë së llogaritjeve, e luhatjeve që
shkaktohen nga kushtet e shfrytëzimit etj.
Ndryshimi  S % i momentit statik shkakton ndryshimin e shpejtësisë:

 S %
% 
r

Në qoftë se ndryshimi i shpejtësisë merret në lidhje me shpejtësinë në karakteristikën e


rregullimit, atëherë:

%0  S % 0  S %
 r %    
r r 0 1  s nr   r  1

Po ta marrim parasysh (10.1.1).

 D 
r %   S %  1 (10.1.2)
 1  sn 

3
meqë sn << 1

 r %   S %D  1 (10.1.3)

Nga (10.1.3) rezulton se për D = 2 ndryshimi i shpejtësisë është baraz me ndryshimin e


momentit; për D = 3 dy herë më i madh, për D = 4 tri herë më i madh, e kështu me radhë.
Nga (10.1.3) kemi:

 r %
D  1 (10.1.4)
 S %

Pra, për rregullimin të tipit reostat, diapazoni i rrotullimit që mund të shfrytëzohet varet
nga ndryshimi i dhënë i momentit statik dhe nga ndryshimi i lejuar i shpejtësisë. Kur
njihen këto madhësi, me shprehjen (10.1.4) llogaritet diapazoni i rregullimit. Për
ndryshimin e dhënë të shpejtësisë, sa më i vogël të jetë ndryshimi i momentit statik,aqë
më i madh është diapazoni i rregullimit. Përveç ndryshimeve të mundshme të momentit
statik, në ndryshimin e shpejtësisë, ndikojnë edhe faktorë të tjerë, siç janë ndryshimi i
rezistencave, i parametrave të rjetit ushqyes etj. Për këtë arsye, rregullimi i tipit reostat
siguron diapazon rregullimi të kufizuar. Kur ndryshimi i momentit statik është më i vogël
(rast i favorshëm) diapazoni i rregullimit nuk e kalon vlerën D = 2.5 ÷ 3,0. Për kushte të
njëjta pune, sa më e madhe të jetë fortësia e karakteristikës mekanike të mekanizmit, aqë
më e qëndrueshme është shpejtësia në karakteristikën e rregullimit. Kështu p.sh,
ndryshimi i shpejtësisë do të jetë më i vogël për karakteristikë të tipit ventilator se për
karakteristikë me fortësi zero. Prandaj kur ngarkesa është e tipit ventilator, rregullim i
tipit reostat mund të sigurojë diapazon rregullimi mjaft të madh. Kur shpejtësia e motorit
të rrymës së vazhduar rregullohet me anë të tensionit dhe shpejtësia e motorit asinkron
me anë të frekuencës (karakteristika 3 në figurën 10.1.1). Karakteristikat e rregullimit
kanë fortësi shumë më të madhe se karakteristikat e tipit reostat, prandaj edhe mund të
arrihet diapazon rregullimi mjaft i madh. Në këtë rast, ndryshimi relativ i shpejtësisë
është:

%0    S %s n D
 r %    S %  s n n  0  ,
r r n 1  sn
nga ku:
 r % 1  s n  r % 1
D    (10.1.5)
 S % s n  S % s n

4
sipas (10.1.5), për ndryshim të caktuar të shpejtësisë dhe të momentit, diapazoni i
rregullimit është në përpjestim të zhdrejtë me shkarjen nominale. Dihet se shkarja
nominale zvogëlohet me zmadhimin e fuqisë nominale të motorit dhe zmadhohet me
zvogëlimin e saj, prandaj në rastin e rregullimit të shpejtësisë së motorit të rrymës së
vazhduar me eksitim të pavarur me anë të tensionit, diapazoni i rregullimit varet nga
fuqia nominale e motorit.
Për motorët me fuqi relativisht të mëdha (100 kW e më shumë), diapazoni i rregullimit
mund të arrijë vlerën 10-12, kurse për motorët me fuqi deri në 1000 kW nuk e kalon
vlerën 2.5-3. Në sistemet, ku përdoret ky princip rregullimi (sistemet G-M dhe T-M)
është i mundur edhe rregullimi «lart», mbi shpejtësinë në karakteristikën kryesore,
prandaj diapazoni i rregullimit është mjaft i madh. Për fuqi të mëdha arrin vlerën 25-40,
ndërsa për fuqi të vogla 10-15. Në skemën me indukt të shuntuar të motorit të rrymës së
vazhduar me eksitim të pavarur, diapazoni i rregullimit ka një vlerë mesatare midis
diapazonit të rregullimit të sistemit T-M dhe atij të rregullimit të tipit reostat.
ç) Ngarkesa e lejuar në karakteristikat e rregullimit. Problemi i ngarkesës së lejuar,
në regjim të gjatë në karakteristikat e rregullimit, është i rëndësishëm si per zgjedhjen e
mënyrës së rregullimit, ashtu edhe për përcaktimin e fuqisë së nevojshme të motorrit. Për
zgjidhjen e këtij problemi do të bazohemi në ngrohjen e motorit, të cilën do ta vlerësojmë
indirekt me anë të rrymës. Rrymë e lejuar konsiderohet rryma nominale e motorit, kështu
që në regjim të gjatë lejohet një ngarkesë mekanike, për të cilën rryma nuk e kalon vlerën
nominale. Sipas këtij kriteri, rregullimi i tipit reostat, rregullimi nëpërmjet tensionit në
motorët e rrymës së vazhduar dhe rregullimi në kaskadat i motorëve asinkronë, kur
energjia e shkarjes i kthehet rrjetit, mund të konsiderohet rregullim me moment kostant,
meqënëse në çdo shpejtësi mund të lejohet momenti statik kostant baraz me momentin
nominal. Kjo rezulton nga shprehja

  k   a

për motorët e rrymës së vazhduar në shprehjen

  k   2 cos  2

për motorët asinkrone fluksi dhe cos  2 qëndrojnë praktikisht konstant.


Rregullimi i shpejtësisë me ndryshimin e numrit të poleve mund të konsiderohet
gjithashtu rregullim me moment konstant. Në motorët me vetftohje (me ventilator në
bosht), me zvogëlimin e shpejtësisë keqësohen kushtet e ftohjes, prandaj duhet të
zvogëlohen dhe humbjet e lejuara në motor. Motorët punojnë me shpejtësi të vogla pa u
ngrohur mbi normat e lejuara, kur rryma është më e vogël se rryma nominale. Keqësimi i

5
kushteve të ftohjes nga zvogëlimi i numrit të rrotullimeve mund të merret parasysh me
anë të koefiçientit  , i cili me afërsi llogaritet me shprehjen (1-10).


   0  1   0 
n (10.1.6)

Pra, kur punohet në regjim të gjatë në karakteristikën e rregullimit duhet të jetë

  n (10.1.7)

Ku:  dhe n janë, përkatësisht, humbjet në karakteristikën e rregullimit dhe humbjet
nominale të motorit. Në rastin e rregullimit të shpejtësisë së motorit të rrymës së
vazhduar me eksitim të pavarur me anë të fluksit magnetik, momenti nuk është në
përpjestim të drejtë me rrymën.
Tabela 10.1.1

Mënyra e Drejtimi i Shkalla e Diapazoni i Ngarkesa e lejuar


rregullimit ndryshimit të vijushmërisë rregullimt në karakteristikat e
shpejtësisë në së rregullimit rregullimit
lidhje me
shpejtësinë
nominale
1 2 3 4 5
Motori i rrymës së vazhduar me eksitim të pavarur
Ndryshimi i
lart I vijueshëm 3÷4   n
fluksit magnetik
Ndryshimi i 2,5÷12 në
tensionit në poshtë I vijueshëm varësi nga   n
bornat fuqia nominle
10-40, në   n (lart)
Sistemi T-M Dyzonal I vijueshëm varësi nga
fuqia nominale
   n   (poshtë)
Ndryshimi i
rezistencës së Vijushmëri e
Poshtë 2÷3   n
qarkut të kufizuar
induktit
Motorë asinkronë
Ndryshimi i
Vijushmëri e
rezistencës së Poshtë 2÷3   n
kufizuar
rotorit

6
Ndryshimi i    n ose
I shkallëzuar Deri 6
numrit të poleve   n
Kaskade me
moment poshtë I vijueshëm 2   n
konstant
Kaskadë me
poshtë I vijueshëm 1.5   n
fuqi konstante
Ndryshimi i
dyzonal I vijueshëm 30÷40   n
frekuencës

Për rrymë konstante në indukt, motori merr nga rrjeti fuqinë konstante.

r  U i
Meqë me ndryshimin e shpejtësisë, rendimenti ndryshon relativisht pak, fuqia mekanike
në bosht mund te konsiderohet gjithashtu konstante. Pra, motori shfrytëzohet plotësisht
në ngrohje, në qoftë se në çdo shpejtësi, zhvillon në bosht një fuqi të barabartë me fuqinë
nominale. Në regjim të gjatë duhet të jetë.

n   S  r  konst ,

Pra momenti statik duhet të ndryshojë në përpjestim të zhdrejtë me shpejtësinë.


Rregullimi i shpejtësisë së motorëve asinkronë në kaskadat, në të cilat energjia e shkarjes
i transmetohet boshtit kryesor nëpërmjet makinave ndihmëse, dhe rregullimi i shpejtësisë
me anë të ndryshimit të numrit të çift poleve konsiderohet gjithashtu rregullim me fuqi
konstante. Vetitë rregulluese të motorëve janë përmbledhur në tabelën 10.1.1.

7
10.2. Zgjedhja e fuqisë së motorit në transmisionin e rrotullueshëm

Për të zgjedhur fuqinë e motorit në transmisionet e rregullueshëm duhet të jetë e njohur


ngarkesa në çdo karakteristikë të rregullimit. në varësi nga mekanizmi. Ngarkesat në
karakteristikat e rregullimit ndryshojnë shumë nga njëra tjetra . megjithatë, tipike për
transmisionet e rregullueshme janë rastet kur:
1) momenti statik është konstant në të gjitha shpejtësitë (fig. 10.2.1/a)
2) fuqia statike është konstante në të gjitha shpejtësitë (fig. 10.2.1/a)

 ω

 max ωmax
PS
MS Ps
MS
ωmin ωmin

M M
0 Pmin Pmax 0 Msmin Msmax

Fig. 10.2.1. Diagramat e momenteve statike dhe të fuqive në transmisionin


e rregullueshëm

Le të sdudjojmë këto raste, kur në secilen shpejtësi motori punon në regjim të gjatë,
rrjedhimisht, ngrohet deri në temperaturën e stabilizuar.

1) momenti statik është konstant në të gjitha shpejtësitë (fig. 10.2.1/a). në varësi nga
mënyra e rregullimit kemi dy raste:
a) rregullim me moment konstant. Në këtë rast momenti nominal i motorit duhet të jetë
baraz ose më i madh se momenti statik:

 n  S

Meqë metodat kryesore të rregullimit të shpejtësisë me moment konstant sigurojnë


rregullimin nën shpejtësinë kryesore (rregullim poshtë), shpejtësia karakteristike
kryesore, e cila do të jetë dhe shpejtësia maksimale, është shpejtësia nominale:

8
 max   n

Pra, motori duhet të zgjidhet në katalog me këto të dhëna:

n   S  max
 n   max

b) Rregullim me fuqi konstante. Fuqia e motorit duhet të zgjidhet e tillë që

n  max

Meqë shpejtësia ndryshon mbi shpejtësinë kryesore (rregullim lart), shpejtësia nominale e
motorit është në këtë rast shpejtësia minimale

 n   min

Pra, motori duhet të zgjidhet me këto të dhëna:

n   S  max
n  min

Në rregullimin me fuqi konstante, momenti nominal i motorit do të jetë:

n  S  max
n    MsD
n min

Pra, për çdo vlerë të shpejtësisë momenti statik është konstant dhe përdoret metodë
rregullimi me fuqi konstante, momenti nominal i motorit zmadhohet D herë. Kjo bën që
motori të ketë përmasa të mëdha, meqë momenti nominal përcakton përmasat e motorit.
Kur është e dëshirueshme që ky moment të zvogëlohet, midis motorit dhe mekanizmit
vendoset reduktor me raport transmisioni baraz me diapazonin e rregullimit. pas
vendosjes së reduktorit, zgjidhet një motor me shpejtësi nominale më të madhe,
rrjedhimisht me përmasa më të vogla. Nga analiza e sipërme rezulron se, kur momenti
statik është konstant në të gjitha shpejtësitë, mund të zgjidhet si rregullimi me moment
konstant, ashtu edhe rregullimi me fuqi konstante.

9
2) Fuqia statike dhe konstante në të gjitha shpejtësitë. Edhe në këtë rast, parimisht,
është i mundur si rregullim me fuqi konstante, ashtu edhe rregullimi me moment
konstant:
a) Rregullimi i shpejtësisë me fuqi konstante. Fuqia nominale e motorit të zgjedhur duhet
të jetë më e madhe se fuqia statike.

n  S

Shpejtësia nominale e motorit varet nga drejtimi i ndryshimit të shpejtësisë në krahasim


me shpejtësinë nominale. P.sh, kur kemi motor të rrymës së vazhduar me eksitim të
pavarur, në të cilën rregullimi i shpejtësisë bëhet me anë e fluksit magnetik, shpejtësia
nominale duhet të merret baraz me shpejtësinë minimale. Pra, motori zgjidhet me këto të
dhëna:

n  S
 n   min

Momenti nominal i motorit do të jetë:

S
 n   s max   ;
 min

b) Rregullimi me moment konstant. Momenti nominal duhet të merret më I mad hose


baraz me me vlerën maksimale të momentit statik:

S
 n   s max   ;
 min

Momenti nominal i motorit, i cili përcakton përmasat a motorit është i barabartë me


momentin nominal që gjetëm në rastin e rregullimit me fuqi konstante. Pra, zgjedhja e
rregullimit me moment konstant nuk çon në zmadhimin e përmasave të motorit.
Shpejtësia nominale e motorit përcaktohet nga drejtimi i rregullimit të shpejtësisë. Në
qoftë se rregullimi bëhet nën shpejtësinë nominale, atëherë shpejtësia nominale duhet të
merret baraz me shpejtësinë maksimale, kështu që fuqia nominale e motorit duhet të jetë:

S
n   max  S D
 min

10
Pra, fuqia nominale e motorit (në të gjitha shpejtësitë) do të jetë D herë më e madhe se
fuqia statike. Motori do të punojë në të gjitha shpejtësitë i nënngarkuar, dhe aqë më
shumë i nënngarkuar sa më i madh të jetë diapazoni i rregullimit. Kur përdoret sistemi
shndërrues-motor, ku rregullimi i shpejtësisë nën shpejtësinë kryesore bëhet me anë të
zvogëlimit të tensionit dhe mbi shpejtësinë kryesore bëhet me anë të dobësimit të fluksit,
diapazoni i rregullimit (D) ndahet në diapazonin e rregullimit nën shpejtësinë kryesore:

 n1
D1 
 min

dhe në diapazonin e rregullimit mbi shpejtësinë kryesore

 max
D2 
 n1

Pra, fuqia nominale e motorit do të jetë:

S
n1   max  n1   n  S D1
 min 1

Meqë D1 = D

n1  n

Edhe në këto kushte, në çdo shpejtësi motori do të punojë i nënngarkuar, por ndryshe nga
rasti i rregullimit vetëm me anë të tensionit, fuqia e instaluar e motorit do të shfrytëzohet
më mirë. Në zgjidhjen përfundimtare të motorit, duhet, patur parasysh keqësimi i
kushteve të ftohjes në shpejtësitë më të vogla se shpejtësia nominale e motorit.

11
Zgjedhja e motorëve në varësi të regjimit të punës

Zgjedhja e motoreve elektrikë kërkon përcaktimin e një sërë madhësish e siç janë: tipi,
fuqia, tensioni, numri rotullimeve, mënyra e mbrojtjes, konstruksioni, si edhe diapazoni e
vijushmëria e rregullimit të shpejtësisë. Diapazoni dhe vijushmëria e rregullimit të
shpejtësisë trajtohen gjatë studimit të karakteristikave të motorëve, prandaj në këtë
material nuk trajtohen.

1. TIPI
Motorët elektrikë janë të rrymës së vazhduar ose të rrymës alternative. Motorët e rrymës
së vazhduar në varësi të mënyrës së eksitimit janë me eksitim: të pavarur, paralel, seri
dhe të përzier, ndërsa ata të rrymës alternative janë asinkronë apo sinkronë.
Tipi i motorit zgjidhet duke pasur parasysh karakteristikat e tyre lidhur me diapazonin
dhe vijushmërinë e rregullimit të shpejtësisë, aftësinë për të mbajtur mbingarkesa si dhe
vlerën e tyre së bashku me leverdinë e furnizimit me energji elektrike të rrymës
alternative apo të rrymës së vazhduar. Duke ditur se zakonisht furnizohimi i
konsumatorëvë bëhet me energji elektrike të rrymës alternative, përdorimi i motorëve të
rrymës së vazhduar kërkon investime shtesë për pasijet e shndrimit të energjisë elektrike
të rrymës alternative, në energji elektrike të rrymës vazhduar.

2. FUQIA

A. Njohuri të përgjithëshme
Fuqia e motorëvë elektrikë përcaktohet në varesi të ngarkesës në bosht dhe rregjimit të
punës. Ne rast se motori zgjidhet me fuqi më të madhe se sa duhet, atëhere vlera e tij do
te ritet ndërsa në rast të kundërt kur fuqia zgjidhet më e vogël se ajo e kërkuar,
temperatura e tij do të ritet mbi vlerat për të cilat është ndërtuar dhe si pasojë koha e
shërbimit ulet. Kështu p.sh. në rast se motori do të punojë me 25% mbingarkese ai mund
teë dëmtohet brenda 2-3 muajsh.
Për të përcaktuar fuqinë nominale të elektromotorit fillimisht duhet të njhet grafiku i
ngarkesës të tij gjatë kohës, figura 1.

12
Figura 1. Grafiku i ngarkesës

Me ngarkesë do të kuptojmë fuqinë e dobishme ose momentin në bosht, madhësia e të


cilit për regjim të vendosur është e barabartë me momentin e mekanizmit (M st ). Për
regjimet me lëshime apo reverse të shpeshta si dhe vlera të konsiderueshme te momentit
të inercisë (J), ngarkesa paraqet shumën e momentit të mekanizmit me momentin
dinamik gjatë ndryshimit të shpejtësisë (lëshim, rregullim shpejtësie etj.).

M = Mst + Mj = Mst + d (JΩ)/dt

Ku:
J është shuma e momenteve të inercisë të mekanizmit, momentit të inercisë së
motorit si dhe momenti i inercisë i pjesëve të tjera të transmetimit të lëvizjes siç
mund të jetë reduktori.
Gjate zgjedhjes së fuqisë së elektromotorit duhet patur parasysh që ai duhet të përballojë
momentin maksimal të mekanizmit. Për të siguruar këtë kërkesë duhet që për motorët
asinkrone momenti maksimal i ngarkesës të jetë më i vogel se momenti maksimal i
motorit, ndërsa për motorat e rrymes së vazhduar duhet që për moment maksimal rryma
në motor të jetë më i vogël se 2.5 e vlerës nominale.

B. Zgjedhja e fuqisë së elektromotorit kur ai punon në rregjimi të gjatë pune.


a) Elektromotorët që punojnë me ngarkesë të pa ndryshuar.
Në këtë rregjim punojnë pompat, ventilatorët, kompresorët etj. Zgjedhja e fuqisë së
elektromotorit në këto raste është e thjeshtë, mjafton të gjëndet fuqia në bosht të motorit
dhe në bazë të katalogut të përcaktohet elektromotori që siguron fuqinë dhe shpejtësinë e

13
kërkuar. Kështu p.sh. fuqia në bosht të elektromotorit që vë në lëvizje një pompë
llogaritet me formulën e më poshtëme:

P = 9.81γ Q (H + ΔH) / ηp/ ηt ( kW )


ku:
γ – dëndësia e lëngut në T/m3;
Q – purja e pompes në m3/s;
H – shuma e lartësisë së ngritjes dhe thithjes në m;
ΔH – rënia e presionit në tubat m;
ηp – rendimenti i pompës;
ηt – rendimenti i transmisionit.
Në rastet kur fuqia në bosht të elektromotorit nuk është konstante (fig 1), përcaktimi i
fuqisë së tij mund të përcaktohet me metodën e humbjeve mesatare apo atë të madhësive
ekuivalente.
1. Metoda e humbjeve mesatare.
Fillimisht zgjidhet një elektromotor me fuqi të përafërt me fuqinë mesatare të nxjerrë nga
grafiku i ngarkesës. Sipas kësaj metode duke pranuar të njohur varësine e rendimentit të
elektromotorit në funksion të fuqisë { η = f(P)}, përcaktohen humbjet mesatare gjatë
ciklit të punës:
m
ΔPc = ( ΔP1 t1 + ΔP2 t2 +.............+ ΔPm tm ) / ( t1 + t2 +............+ tm ) = Σ ΔPi ti / tc
1

Duke shënuar me ΔP n humbjet nominale të elektromotorit, në mënyrë që temperatura e


pështjellave të mos e kalojë vlerën e lejuar, duhet që humbjet mesatare gjatë ciklit të
punës të jenë më të vogla se humbjet nominale:
ΔPc < ΔPn

Duke pasur parasysh gabimin e metodës, pranohet se fuqia e elektromotorit është


zgjedhur drejt kur humbjet gjatë ciklit të punës janë 5 ÷ 10 % më të vogla se humbjet
nominale.
Metoda e humbjeve mesatare mund të përdoret për të gjithe tipat e elektromotorëve.

2. Metoda e madhësive ekuivalente.


Sipas kësaj metode madhësia ekuvalente mund te jetë rryma, fuqia apo momentit. Metoda
e rrymës ekuivalente bazohet në zëvëndësimin e rrymës reale që kalon në elektromotor,
gjatë ciklit të punës, me një rrymë konstante (ekuivalente), e cila gjatë kohës së ciklit të
punës shkakton në elektromotor të njëjtën vlerë të humbjeve si dhe rryma reale. Humbjet
ne elektromotor ndahen në humbje konstante dhe në humbje të ndryshueshme. Humbjet

14
konstante (ΔP0) përfaqësojnë humbjet magnetike, humbjet mekanike në ventilim e në
kushineta etj, ndërsa humbjet e ndryshueshme (I2R) janë ato që shkaktohen nga kalimi i
rrymës në pështjella. Humbjet gjatë ciklit të punës janë:
m m m m
ΔPc = Σ ( ΔP0 + Ii2 R ) ti = ( ΔP0 Σ ti + R Σ Ii2 R) = ΔP0 tc + R ( Σ Ii2 ti ) (1)
1 1 1 1

ku: tc = t1 + t2 + t3 + .......... tm është koha e zgjatjes së ciklit


Duke shenuar me Ie rrymën ekuivalente, humbjet gjatë ciklit të punës mund të shprehen si
më poshtë :

ΔPc = (ΔP0 + Ie2 R) tc (2)

Nga barazimi i shprehjeve 1 dhe 2 (në mënyrë që humbjet e llogaritura sipas rrymës
ekuivalente të jenë të barabarta me ato reale) gjëndet vlera e rrymës ekuivalente:
m
Ie = {( Σ Ii2 ti ) / tc }½ (3)
1

Duke gjykuar nga madhesia e humbjeve, rryma nominale ( In ) e elektromotorit duhet të


jetë më e madhe se rryma ekuivalente:

In > Ie (4)

Kjo metodë mund të përdoret për çdo lloj elektromotori .


Elektromotorët e rrymës së vazhduar me eksitim të pavarur apo paralet zakonisht punojnë
me fluks konstant, rrjedhimisht momenti i tyre eshtë propocional me fluksin:

M = CM Φ I ≡ I

kështu që metoda e rrymës ekuivalente mund të zëvëndësohet me metodën e momentit


ekuivalent:
m
Me = {( Σ Mi2 ti ) / tc }½ (5)
1

Në elektromotorët asinkronë momenti eshtë funksion jo vetëm i fluksit dhe rrymës por
dhe i koeficentit të fuqisë. Megjthatë kur elektromotori punon në pjesën e drejtë të
karakteristikes mekanike (pavarësisht se punon me apo pa rezistencë në qarkun e rotorit)
edhe për këta elektromotorë mund të përdoret metoda e momentit ekuivalent.

15
Kur elektromotori punon me shpejtësi konstante, fuqia e tij është proporcionale me
momentin (P = Ω M ≡ M ), kështu që përcaktimi i fuqië së elektromotorit mund të bëhet
sipas fuqisë ekuivalente:
m
Pe = {( Σ Pi2 ti ) / tc }½ (6)
1

Eshtë e këshillushme që në zgjedhjen e elektomotorit vlera nominale e rrymes, momentit


apo fuqise së tij të jetë 5 ÷ 10 % me e madhe se vlera ekuivalente përkatëse.
Në elektromotorat me vetë ventilim, kushtet e ftohjes gjatë lëshimit, ndalimit dhe
pushimit keqësohen, prandaj keqësimi i dhënies së nxehtësisë merret parasysh nëpërmjet
koeficentëve vlera e të cilëve për lëshim dhe ndalim pranohet 0.75, ndërsa kur
elektomotori është i ndalur (pushim) ky koeficent pranohet 0.5. Duke pranuar se cikli i
punës së elektomotorit përbëhet nga lëshimi (koha t1), puna (koha t2), ndalimi (koha t3)
dhe pushimi (koha to) , atëhere rryma ekuivalente e motorit do te jete:

Ie = { ( I12 t1 + I22 t2 + I32 t3 ) / (0.75 t1 + t2 +0.75 t3 +0.5 to) }½ (7)

Në të njëjtën mënyrë llogaritet momenti ekuivalent apo fuqia ekuivalente.

C. Zgjedhja e fuqisë së eklektromotorit kur ai punon në regjimi të shkurter të


përsëritur

Në këtë regjim punojnë zakonisht disa mekanizmat ngritëse transportuese, disa makina
metal prerëse si presa, makina stampimi etj.
Ky regjim pune karakterizohet nga koeficenti i kyçjes së përsëritur (KP%), i cili
përcakton raportin e kohës së punës (tp) me atë të ciklit (tc):

KP % = tp / tc x 100 (8)

Per grafikun e treguar ne figuren 2 koeficenti i kyçje së përsëritjes, shkruhet:

KP % = tp / tc x 100= (t1+t2) / (t1+t2+t0) x100

16
Figura 2. Grafiku i regjimit të shkurtër të përseritur

Elektromotorët e destinuar për të punuar në rregjimin e shkurtër të përsëritur prodhohen


për të punuar me koeficent nominal të kyçjes së përsëritur KPn% = 15%; 25% ose 40%,
dhe me kohë zgjatje të ciklit jo me të madhe se 10 minuta. Në rast se koha e ciklit do të
jetë më e madhe se 10 minuta, atëhere regjimi do të quhet i gjatë. Kur koeficienti i kyçjes
së përsëritur (KP1%) për ciklin e dhënë të punës është i ndryshëm nga vlera më e afërt
nominale (KPn% = 15; 25 ose 40%), atëhere fuqia (P) me të cilën mund të punojë
elektromotori, llogaritet me formulën:

P ≤ Pn ( KPn / KP1) ½ (9)

ku: Pn është fuqia nominale e elektromotorit për vlerën nominale të koeficentit të kyçjes
së përsëritur (KPn).
Për grafik në formë shkalle të momentit (fig.2), fuqia P llogaritet me shprehjen (6).
Formula e përcaktimit te fuqisë P (9) të elektromotorit është e vlefëshme për vlerë të
koeficentit të kyçjes së përsëritur (KP1%) më të madhe se 10% dhe më të vogël se 60%.
Për KP1% > 60 %, rregjimi i punë duhet konsideruar i gjatë, ndërsa për KP1% < 10
rregjimi i punës është i shkurtër.

D. Zgjedhja e fuqisë së eklektromotorit kur ai punon në regjimi të shkurter


Fuqia nominale e elektromotorëve të cilët punojnë në regjim të shkurtër përcaktohet së
bashku me kohën e punës, vlera e së cilës mund të jetë 10; 30; 60; ose 90 minuta.

3. NUMRI ROTULLIMEVE
Për të thjeshtuar skemen kinematike, është e dëshirueshme që numri rotullimeve të
motorit të jetë i njëjtë më atë që kërkohet nga mekanizmi. Meqënëse me zvogëlimin e

17
numrit të rrotullimeve, përmasat e motorit pra dhe kosto e tyre rritet, për mekanizma me
numer te vogël rrotullimesh duhet parë mundesia e përdorimit të motorave me shpejtësi
më të madhe duke përdorur reduktorë shpejtësie. Në këto raste duhet bërë krahasimi i
varianteve, duke marrë parasysh si koston ashtu dhe humbjet e energjisë në motor dhe
reduktor.

4. TENSIONI
Tensionit i elektromotorit zgjidhet në përputhje me tensionin që furnizohen pajisjet në
ndërmarjen e dhënë.
Vlerat standarte te tensioneve te motorëvë të rrymes së vazhduar janë 24, 48, 110; 220; ,
400, 420 dhe 800 V. Motorët me fuqi të vogël prodhohen me tension 110 ose 220 V,
ndërsa ata me fuqi të mesme e të madhe madhe me tension 440 ose 800.
Motorët e rrymës alternative me fuqi të vogël dhe të mesme prodhohen me tension
380/220 ose 380/660 V, ku vlera me e vogel i përgjigjet lidhjes së pështjellave në
trekëndësh, ndërsa vlera tjetër lidhjes në yll. Kjo gjë bën të mundur që i njëti motor, në
varësi të tensionit të rrjetit ushqyes, mund të punojë me lidhje të pështjellave në yll ose në
trekëndësh. Motorët e rrymës alternative me fuqi të madhe prodhohen me tension 3000
ose 6000 V.

5. MENYRA E MBROJTJES
Standartet ndërkombëtarë përcaktojne shkallën e mbrojtjes së pajisjeve elektrike pra dhe
të motorëvë elektrikë nga futja në to e trupave të ngurtë dhe mbrojtja nga lagështia.
Mbrojtja nga futja e trupave të ngurtë përcaktohet me 7 shkallë nga 0 ne 6. Për shëmbull
elektromotori me shkallë 0 praktikisht është i pa mbrojtur, ndërsa me shkallë 4 është i
mbrojtur nga futja në të i trupave të ngurtë me diametër mbi 1 mm.
Mbrojtja nga lagështia përcaktohet me 9 shkallë nga 0 ne 8. Për shëmbull elektromotori
me shkallë 0 praktikisht është i pa mbrojtur, ndërsa me shkallë 3 është i mbrojtur nga
futja në të i pikave të ujit të cilat bihen mbi motot në një kënd kundrejt drejtimit vertikal
më të vogël se 600.
Shkalla e mbrojtjes shprehet me dy germa të pasuara nga dy numra, si p.sh IP43. ku
numri i parë tregon mbrojtjen nga futja e trupave të ngurtë ndërsa numri i dytë mbrojtjen
nga lagështia.

6. KONSTRUKSIONI
Me konstruksion kuptojmë një sërë faktorësh si: vendosjen horizontale apo vertikale të
motorit, mënyrën e fiksimit (me këmbë, me flanxhë, me suporte të veçanta ku vendosen
kushinetat), menyren e dalje se boshtit (nga nje apo nga dy anët) me formen e daljes së

18
boshtit (cilindrike, konike) etj. Mënyra e montimit shprehet me dy gërma IM të pasuara
me katër numra.

7. KUSHTET KLIMATERIKE DHE ATO AMBJENTALE


Motorat elektrikë përdoren në kushte klimaterike dhe ambjentale, që karakterizohen nga
vlera të ndryshme lagështie, temperature, presioni të ajrit (në varësi të lartsisë mbi nivelin
e detit), nga papastertia e ambjentit si pluhurat apo nga ekzistenca e elementëvë korozivë
etj.
Si kushte normale klimaterike pranohet:
- temperatura maksimale e ambjentit 25 ÷ 300 C, dhe maksimale 35 ÷ 40 0C;
- lagështia relative 35 ÷ 80%;
- lartësia deri 1000 m mbi nivelin e detit.
Per të kufizuar temperaturën e motorit, me rritjen e temperaturës së ambjentit mbi vlerën
maksimale, ngarkesa e elektromotorit duhet të zvogëlohet. Gjithashtu për lartësi mbi
1000m mbi nivelin e detit, për shkak të zvogelimit te koeficentit të dhënies me
konveksion të nxehtësisë, përsëri ngarkesa e elektromotorit duhet të zvogëlohet.
Motorët me fuqi të madhe dhe tension të lartë, pajisjen me matësa të temperaturës në
pështjella, gjë që bën të mundur ndërhyrjen në zvogëlimin e ngakesës për të mos lejuar
rritjen e temperaturës mbi vlerën e lejuar.
Kushtet ambjentale si lageshtia apo papastërtite duhen pasur mirë parasysh në zgjedhjen e
shkallës së mbrojtjes së motorit.

8. Izolimi i makinave elektrike

Parametri me i rendsishem i cili influencon ne sigurine e nje makine elektrike eshte


izolimi elektrik, nese ai demtohet motori gjithashtu demtohet. Ne praktike izolimi nuk
prishet menjehere, po jane disa shkaqe si: demtime nga tensioni, forcat mekanike, efektet
termike etj te cilat se bashku shkaktojne nje hubje te vetive izoluese.Izolimi i makinave
elekrike duhet te plotesoje nje sere kerkesash sic jane qendrushmeria elektrike, termike,
mekanike etj. Per shkak se nje material izoliues nuk mund ti plotesoje kerkesat e
mesiperme per izolimin e makinave perdoret kombinimi i materialeve izoluse te
ndrysheme. Meqenese cilesia e materialeve izolues influencon ne koston dhe cilesine e
makines elektrike, kohet e fundit rendesi e madhe gjate ndertimit te makinave elektrike u
kushtohet permiresimit teknologjik te vetive te materialeve izoluese.

Materialet qe perdoren per izolimin e makinave elektrike.


Vajrat e ndryshem natyrale dhe ato artificiale
Materialet plastike
Llaqet vajore dhe me alkol

19
Mika
Rreshirat
Xhami
Materialet e gazta
Celuloza
Mikaplastik
Silikoni

Karakteristikat kimike dhe fizike te materialeve izoluese jane shume te rendesishme ne


mire funksionimin dhe jetegjatesine e çdo motori elektrik, prandaj eshte e domosdoshme
te percaktohen limitet e temperatures ne funksion te materialit izolues te perdorur; pra
çdo material izolues qe perdoret duhet te siguroje punimin e motorit brenda limiteve te
lejuara te temperatures.

Materialet izoluese ne baze te qendrushmerise termike ndahen ne klasa.


Cilesia e materialeve izolues percaktohet nga standartet IEC 34-1 sipas klases se izolimit,
per secilen nga klasat vendoset nje limit i vleres se temperatures.

Keto klasa jane:

Klasa A 105°C
Klasa E 120°C
Klasa 130°C
Klasa F 155°C
Klasa H 180°C

Motoret ndertohen nga peshtjella me percjelles bakri me klase izolimi H dhe materiale
izoluese te klases F.
Gjithashtu ato prodhohen me klase izolimi F por kane nje vlere mbitemperature te punes
te klases B, ne kete menyre temperature e punes e peshtjellave eshte me vogel dhe kjo
sjell rritjen e jetegjatesia te motorit.
Motoret ndertohen nga peshtjella me percjelles bakri me klase izolimi H dhe materiale
izoluese te klases F.
Gjithashtu ato prodhohen me klase izolimi F por kane nje vlere mbitemperature te punes
te klases B, ne kete menyre temperature e punes e peshtjellave eshte me vogel dhe kjo
sjell rritjen e jetegjatesia te motorit.

20
21
Ushtrimi Nr 1

Të përcaktohet fuqia e elektromotorit që vë në lëvizje një pompë uji me këto të dhëna:


- regjimi i punës i gjatë me ngarkesë të pa ndryshuar
- prurja 50 m3 / ore
- shuma e lartësisë së ngritjes dhe thithjes H = 60 m
- rënia e presionit në tubat ΔH = 5m
- rendimenti ηp = 0.7
- elektromotori lidhet direkt me pompën, këshu që rendimenti i transmisjonit ηt =1

P = 9.81γ Q (H + ΔH) / ηp/ ηt = 9.81 x 1 x 50 x ( 60 + 5) /3600/0.7/1 = 12.65 kW

Fuqia më afërt standarte është 13kW.

Ushtrimi Nr 2
Motori asinkron punon në regjim të gjatë pune me këtë cikël pune:
- momenti M1 = 40 Nm ; koha t1= 20 s
- momenti M2 = 80 Nm ; koha t2= 10 s
- momenti M3 = 40 Nm ; koha t3= 30 s
- momenti M4 = 70 Nm ; koha t4= 30 s
- momenti M5 = 110 Nm ; koha t5= 6 s
Kërkohet të përcaktohet fuqia e elektromotorit për shpejtësi të e tij nn =1450 r/min

Koha e ciklit tc = Σti = t1 + t2 + t3 + t4 + t5= 20 + 10 + 30 + 30 + 6= 96 s

Momenti ekuivalent:
Me = {( Σ Mi2 ti ) / tc }½= {( 402x20+802x10+402x 30+702x30+1102x6)/96}1/2 =

= ( 365.300 /96 ) ½ = 3805 ½ = 61.7 Nm

Fuqia e elektromotorit
P2 = MΩ = M 2π n = 61.7 x 2 π x 1450 / 60 = 9733 W = 9,368 kW

Zgjedhim një elektromotor me keto të dhëna:


Pn = 10 kW ; nn = 1450 r/min, Mmak / Mn = 2

Momenti nominal i këtij elektromotori:


Mn = Pn / Ωn = Pn / 2 π nn = 10000 x 60 / 2 π 1450 = 65.5 Nm

Momenti maksimal Mmak = 2 Mn = 2 x 65.5 = 131 Nm

22
Meqënëse momenti maksimal që zhvillon elektromotori është më i madh se momenti
maksimal i ngarkesës (Mmak = 131 Nm > M5 = 110 Nm ) si dhe fuqia nominale e
elektromotorit (Pn = 10 kW ) është më e madhe se vlera e llogaritur (P2 =9,73 kW), fuqia
e elektromotorit është zgjidhur drejt.

Ushtrimi Nr 3
Një elektromotor i rrymës së vazhduar me eksitim paralel punon në regjim të shkurter të
përseritur pune sipas grafikut të treguar në figurën 2, me këto të dhëna:
- momenti M1 = 80 Nm ; koha t1= 20 s
- momenti M2 = 60 Nm ; koha t2= 10 s
- momenti M0 = 0 Nm ; koha t0= 50 s
Të përcaktohet fuqia e motorit duke ditur shpejtsinë e tij 970 rot/min

Koha e ciklit tc = t1 + t2 + t0 = 20+10+50 = 80 s


Koha e punës tp = t1 + t2 = 20+ 10 = 30 s

Koeficenti i kyçje së përsëritjes:

KP % = tp / tc * 100 = 30 / 80 x 100 = 37.5 %

Momenti ekuivalent:

Me = {( Σ Mi2 ti ) / tc }½ = {( 802 x 20 + 602 x 10 ) / 80 )} ½ = 45.2 Nm

Fuqia ekuivalente:

Pe = Me Ω = 2 Me π n =2 x 45.2 x π x 970 / 60 = 4591 W

Fuqia e elektromotorit për koeficentin standart të kyçjes së përsëritur KP % = 40 %

Pn ≥ Pe ( KP / KPn) ½ = 4.59 ( 37.5 / 40 ) ½ = 4.44 kW

23

You might also like