You are on page 1of 9

Termorezistencat

Termorezistencat jane sensore te ndertuar nga nje filament prej nje metali te
vetem i cili zakonisht ne fushen industriale eshte Platin ose Nikel. Fale rezi-
stences dhe stabilitetit te larte te ketyre metaleve mund te ndertohen sensore
temperature me perseritshmeri te larte dhe me dimensione te vogla. Rezistenca
elektrike e termorezistencave ndryshon ne funksion te temperatures, dhe eshte
pikerisht ky parim fizik qe shfrytezohet ne rastin e ketij lloji sensoresh termike.
Pas termocifteve, termorezistencat jane lloji i sensorit te temperatures qe perdo-
ren me shume ne fushen e industrise. Duhet pasur parasysh se termorezistencat
paraqesin nje kohe reagimi me te larte ne krahasim me termociftet.
Disa nga avantazhet e perdorimit te termorezistencave eshte precizioni dhe be-
sueshmeria e larte qe mund te arrihet nepermjet perdorimit te tyre, duke per-
dorur kete lloj sensori temperature eshte e mundur te arrihet nje rezolucion prej
0.01°C deri ne 0.001°C.
Nje tjeter aspekt i rendesishem persa i perket termorezistencave eshte stabiliteti
i tyre ne kohe por gjithashtu duhet konsideruar fakti se edhe kostoja e tyre eshte
me e larte se ajo e termocifteve.
Identifikimi i termorezistencave ne tregun industrial behet nepermjet sigles RTD
(Resistance Temperature Detector).
Normalisht, termometrat me rezistence elektrike paraqiten me siglen e elementit
i cili perdoret per perberjen e tyre si ne rastin e Platinit (Pt) apo ne rastin e
Nikelit (Ni) dhe me pas sigla ndiqet nga vlera e rezistences ne temperaturen
0°C, si per shembull:

P t100 R = 100Ω@0°C

P t1000 R = 1000Ω@0°C

N i100 R = 100Ω@0°C

Intervali i temperaturave te perdorimit ne fushen industriale te ketyre sensoreve


eshte (−200°C) ÷(+850°C).

Parimi fizik i funksionimit

Per rezistencat e perbera nga metale egziston nje lidhje direkte midis vleres se
rezistivitetit dhe temperatures ne te cilen ata ndodhen, per me shume ky relacion
eshte shume linear per metale si Platini apo Nikeli. Me poshte paraqitet lidhja
matematikore midis rezistivitetit dhe temperatures ne termorezistencat:

1
ρ(T ) = ρ0 · (1 + α(T − T0 ))

R(T ) = R0 · (1 + α(T − T0 ))

l
R(T ) = ρ(T ) ·
S

ρ0 – perfaqeson vleren e rezistivitetit ne temperaturen T0 .


R0 – perfaqeson vleren e rezistences ne temperaturen T0 .
α – koeficent i cili varet nga lloji i metalit.

∆R = R0 · α · ∆T

∆R R100 − R0
αP t100 = = ≈ 4 · 10−3 °C −1
R0 · ∆T R0 · 100

Figura 1: Karakteristika Rezistence vs. Temperature

2
Matjet e temperatures nepermjet termorezistencave

Ashtu si u permend me siper, perdorimi i termorezistencave per matjen e tempe-


ratures thjeshtohet praktikisht ne matjen e ndryshimit te vleres se nje rezistence.
Matjet e rezistencave ndryshojne nga matjet e rrymes apo tensionit per vete
faktin sepse duhet matur nje madhesi, rezistenca apo rezistiviteti, e cila perben
nje veti fizike te materialit i cili perdoret si percjelles ne qark. Per te matur
vleren e kesaj madhesie lind nevoja qe materiali percjelles te behet elektrikisht
aktiv, pra praktikisht duhet te bejme te mundur qe percjellesi te pershkohet
nga rryme elektrike. Duhet te kemi parasysh faktin qe pikerisht ndryshimi i
rezistivitetit dhe si rrjedhoje i rezistences ne funksion te temperatures perben
parimin e punes te termorezistencave.
Metodat dhe konfigurimet e skemave elektronike jane te shumta per matjen e
vleres se rezistencave. Ne kete rast do te shqyrtojme uren e Wheatstone si nje
nga metodat me praktike dhe me te perhapura ne fushen e matjeve nepermjet
sensoreve.

Figura 2: Wheatstone Bridge

Ne figuren 2 mund te vihet re ura e tipit Wheatstone e cila eshte nje qark
elektrik i perbere nga kater rezistenca me vlera R1 , R2 , R3 dhe Rx . Ne nje
qark te ketij lloji mund te percaktohen ne baze te polaritetit te gjeneratorit te
tensionit rrymat qe kalojne ne cdo rezistence.
Ne menyre qe te verifikohet nje situate ekuilibri ne ure do te duhet qe tensioni
VAB te jete zero. Ne kete rast mund te shkruajme lidhjet e meposhtme:

I1 = Ix I2 = I3 VA = VB

3

I1 · R1 = I2 · R2

Ix · Rx = I3 · R3

Meqenese ne kushte ekuilibri dy pikat A dhe B duhet te gjenden ne te njejtin


potencial, tensioni ne rezistencen R1 barazon saktesisht tensionin ne rezistencen
R2 , e njejta situate verifikohet edhe ne rezistencat R3 dhe Rx .
Duke kryer raportin midis dy shprehjeve matematikore te mesiperme dhe duke
kujtuar se I1 = Ix dhe I2 = I3 mund te shkruajme kushtin e ekuilibrit si me
poshte:

I1 R1 I2 R2
=
Ix Rx I3 R3

R1 R2 R1
= ⇒ Rx = · R3
Rx R3 R2

Rezistencat R1 dhe R2 emertohen si rezistenca proporcionale, ndersa rezistenca


R3 emertohet si rezistenca e krahasimit.
Nje karakteristike e rendesishme e ures se Wheatstone eshte sensibiliteti apo
ndjeshmeria. Per te percaktuar kete madhesi le te konsiderojme uren ne gjendje
ekuilibri ku ne dy terminalet A dhe B kemi vendosur nje galvanometer dhe rryma
e cila pershkon galvanometrin eshte zero, pra IG = 0.

Figura 3:

4
Duke u nisur nga ky kusht le te supozojme se rezistenca Rx paraqet nje diference
te vogel ∆Rx , ne kete rast ne galvanometer do te verifikohej nje rryme ∆IG 6= 0.
Le te percaktojme si sensibilitet te ures:

∆IG
S =| |
∆Rx

Ne rastin e nje termorezistence mund te verifikohet se sensibiliteti i ures:


Eshte maksimal ne rastin kur rezistencat e ures kane te njejten vlere me termo-
rezistencen, pra R1 = R2 = R3 = Rx . dhe vlera e sensibilitetit eshte:

∆V α
S= = Vs ·
∆T 4

Sic mund te vihet re vlera e sensibilitetit apo ndjeshmerise, varet ne menyre te


drejtperdrejte nga tensioni i ushqimit te ures, pra ndjeshmeria rritet ne menyre
lineare ne lidhje me tensionin Vs .
Duhet pasur parasysh se termorezistencat ne parim jane rezistenca elektrike, dhe
si te tilla jane te kufizuara nga fuqia maksimale ne te cilen mund te funksionojne
normalisht, per kete arsye nuk mund te rritet pa fund tensioni i ushqimit te ures
per te pasur nje ndjeshmeri te larte.
Ne rast se tensioni i ushqimit te ures Vs do te ishte i vazhduar, do te kishim:

Vs V2 p
Pd = I · = s ⇒ Vmax ≤ 2 Pd · R
2 4R

Ne rast se tensioni i ushqimit te ures Vs do te ishte i alternuar, do te kishim:

Vs V2 p
Pd = I · √ = s ⇒ Vmax ≤ 2 2Pd · R
2 2 8R

Sensoret e temperatures me
gjysmeperjelles
Sensoret me gjysmepercjelles perfaqesojne nje tjeter kategori te vecante te sen-
soreve te temperatures.
Praktikisht kjo kategori sensoresh temperature perbehet nga dispozitive elek-
tronike te thjeshte ashtu sic jane Diodat. Ne parim nje Diode eshte nje bashkim
gjysmepercjellesash te tipit P dhe N ku verifikohet nje variacion i forte tensioni
apo korrenti ne funksion te temperatures. Lineariteti dhe sensibiliteti i kesaj

5
kategorie sensoresh eshte vecanerisht e mire, ndersa kostoja e tyre eshte e vogel
duke pasur parasysh faktin e prodhimit ne shkalle te gjere. Kufizimi kryesor
qe keta sensore paraqesin eshte limiti maksimal i temperatures i cili eshte rreth
150°C. Kjo temperature funksionimi perfaqeson njekohesisht edhe degradimin e
dispozitiveve me gjysempercjelles ne temperatura te larta.
Koha e reagimit per keta sensore eshte relativisht e larte dhe ndertimi i tyre nga
ana strukturore nuk lejon perdorimin e tyre ne fushen industriale ku pajisjet
mund te jene objekt vibrimesh.
Per arsyet e permendura me siper, ky lloj sensoresh gjen perdorim mbi te gjitha
ne fushen e kontrollit te temperatures ne qeliza frigoriferike apo edhe ne vete
qarqet elektronike ku rregullimi i temperatures eshte nje fushe projektimi shume
e vecante dhe me shume rendesi.
Ashtu si edhe u permend me siper, realizimi me i thjeshte i sensoreve te tempe-
ratures me gjysmepercjellsa eshte ai nepermjet perdorimit te nje Diode.

Figura 4: Diode e pilotuar ne rryme

Ne nje Diode te polarizuar ne menyre te drejte lidhja midis rrymes dhe tensionit
eshte si me poshte:

VD q · VD
I ≈ Is exp( ) = Is exp( )
n · Vt n·K ·T

dhe karakteristika tension-rryme paraqet nje kurbe si ajo e paraqitur ne figuren


e meposhtme:

6
Figura 5: Karakteristika tension-rryme ne Dioden reale

- Is perfaqeson rrymen e saturimit e cila merr vlera nga 1µA deri ne 1nA. Rryma
e saturimit eshte funksion i temperatures.
- n perfaqeson nje kostante e cila varet nga lloji i teknologjise dhe materialit
gjysmepercjelles, ne vecanti n = 1 per Germaniumin dhe n = 2 per Silicin.
- VT quhet tension termik dhe eshte i barabarte me: VT = KT
q = 25mV ne
temperature ambjenti (27°C).
- K eshte kostantja e Boltzman 1.38 · 10−3 J/K
- q perfaqeson ngarkesen e elektronit, 1.6 · 10−19 C
- T perfaqeson temperaturen ne grade Kelvin
Nga relacioni i mesiperm mbi rrymen e cila pershkon nje Diode mund te evi-
dentojme tensionin mbi Diode VD .

I KT I
VD = VT · ln( )= · ln( )
Is q Is

VD K I
S= = · ln( )
T q Is
Ne kete menyre kemi arritur te shkruajme sensibilitetin e sensorit te tempe-
ratures me gjysmepercjelles. Sic mund te vihet re ne lidhjen matematikore te
sensibilitetit shfaqet rryma e saturimit e cila eshte ne vetvete funksion i tempe-
ratures, pra nuk mund te realizojme nje sensor te besueshem dhe mbi te gjitha
funksional.

7
Duke u nisur nga konkluzionet e mesiperme le te perpiqemi te realizojme nje
sistem i cili monitoron temperaturen ne menyre te besueshme dhe me precizion
duke perdorur dispozitive me gjysmepercjelles.
Nje ndryshim i thjeshte dhe funksional qe mund te aplikojme eshte perdorimi
i nje Diode te dyte sebashku me Dioden e pare ku shfrytezohet si sinjal jo me
vetem tensioni i njeres prej diodave por diferenca e tensionit midis dy diodave te
cilat polarizohen me rryma te ndryshme. Per me shume le ti referohemi figures
te meposhtme:

Figura 6:

Le te shkruajme diferencen e tensionit V2 − V1

KT I2 KT I1 KT I2
V2 − V1 = ln( ) − ln( ) = ln( )
q Is q I1 q I1

∆V K I2
S= = · ln( )
T q I1

Pra ashtu sic mund te vihet re nga relacioni i mesiperm, sensibiliteti tashme
nuk varet me nga rryma e saturimit por varet vetem nga vlerat e rrymave te
polarizimit I1 dhe I2 .

8
Ne konkluzion, parametrat e vetem te cilet duhet te percaktojme per te pro-
jektuar nje sistem per matjen e temperatures nepermjet sensoreve me gjysme-
percjelles jane dy vlerat e rrymave te polarizimit, te cilat njeheresh percaktojne
edhe vleren e ndjeshmerise te sensorit ndaj temperatures.
Por, cfare vlerash mund te percaktojme per dy rrymat I1 dhe I2 ?
Natyrisht nuk mund te vendosim vlera cfaredo. Pikenisja per percaktimin e
vleres te rrymave te polarizimit eshte fuqia maksimale e cila mund te perballojne
Diodat pa u verifikuar degradim fizik ne karakteristikat e tyre.
Le te supozojme se nga prodhuesi kemi informacion se Diodat nuk mund te
perballojne nje fuqi me te madhe se 100µW .
Fuqia Pd = I · VD = 100µW
Ne te njejten kohe le te supozojme se VD ≈ 0.6V
Atehere mund te shkruajme: ⇒ I = Pd
VD = 100µW
0.6V ≈ 166µA
Pra, ne kete menyre kemi percaktuar vleren maksimale te rrymes te polarizimit
per kete lloj specifik Diode.

You might also like