You are on page 1of 2

DYLBITË

Dylbitë janë instrumente që shërbejnë për të


vrojtuar objekte të largëta mbi sipërfaqe të
tokës.Ato përbëhen nga dy thjerrëza identike të
vendosura pranë njëra tjetrës dhe boshti I tyre
është I drejtuar në një pikë të njëjtë dhe I lejon
për të përdorur të dy sytë për shikime të
largëta.Shumica janë me madhësi që të
mbahen duke përdorur të dy duart, megjithëse
madhësitë ndryshojnë shumë tek modelet e
mëdha ushtarake. Dylbitë u japin përdoruesve
një imazh tre-dimensional (3D): duke i
paraqitur secilit prej syve të shikuesit nga
këndvështrime paksa të ndryshme keshtu që
prodhojnë një pamje të bashkuar me një
përshtypje të thellësisë.
Dallojmë dhe ato me prizme. Aplikimi I tyre
është I ndryshëm prej vrojtimeve teatër dhe në
arena sportive,deri te vrojtimet në largësi të
mëdha.Dylbitë prizmatike përveq objektivit dhe
okularit e kanë të instaluar edhe prizmën e cila
shërben për drejtimin e dritës në trupat që
vrojtohen.Për të pasur zmadhim më të madh te
dylbitë mjafton një objektiv me distancë fokale
sa më të madhe por duke mos zvogëluar fushën
e shikimit.
Dylbitë e Galileut janë të përbëra prej një
objektivi konvergjent me distancë fokale prej
10-15cm dhe prej okularit divergjent me largësi
fokale prej 3cm që na japin shëmbëllim
virtual,qartësi të mirë,fushë të vogël të shikimit
dhe zmadhim jo shumë të madh.

You might also like