You are on page 1of 30

PERCEPTIMI PAMOR

‘Me pa asht me besue!’ (Salvador Dali)


‘Prej te gjitha shqisave, besoji vetem asaj
se te parit.’ (Platoni dhe Aristoteli)
Dallimi ne mes te foljeve ‘me pa’ dhe ‘me
shikue’

 (geg.) Me pa - me verejte, me venerue, me ra


ne sy, me dallue, me diktue, me shque etj.
 (geg.) Me shikue - me kqyre, me sodite, me
kundrue, me veshtrue, me ba sehir, etj.
A i pate keto? 
A i shikuat keto? 
Kur shohim e kur shikojme?

Aktivitetet e syrit ndahen ne:


• aktivitetin e te parit
• aktivitetin e te shikuarit.

• Te parit i sherben sigurise


tone fizike
• Te shikuarit te ben te shijosh
‘fotografite’ e regjistruara
gjate procesit te te parit.
Fotografia e palevizshme dhe ajo e skanuar…
Nga menyra se si syri fiksohet mbi nje objekt ose
skanon pergjate tij, dallojme fotografine e palevizshme
dhe ate te skanuar.

 Fotografia e palevizshme projektohet ne nje segment


te siperfaqes se rrethit, diametri i te cilit eshte i
barabarte me distancen ndermjet syrit dhe objektit.
Mbrenda fushës pamore, objektet na shfaqen “sapo
t’ua hedhim syrin”. Fotografia ideale e palevizshme
shfaqet e balancuar. Balanci eshte karakteristika e
pare e bukurise arkitektonike.
‘Arkitektura eshte muzike e ngrire’ …

 Perndryshe… syri i krijon pershtypjet duke e skanuar


fotografine. Syri skanues can tutje pengesave te
ndryshme, te cilat i takon ndersa leviz ne gjeresi dhe
gjatesi. Pengesat e njejta, ose perseritjet e distancave,
venerohen nga syri si ‘ritem’, i cili eshte po aq
terheqes sa edhe tingulli i muzikes i per veshin.
‘Arkitektura eshte muzike e ngrire’.
Ky efekt do te shfaqet edhe nese shikojme fotografine
e palevizshme ose te skanuar te nje hapesire te
mbyllur.
…gjeresia, thellesia dhe lartesia…
 Syri eshte shpesh i prirur t’u nenshtrohet iluzioneve optike. Syri e
llogarit gjeresine me sakte sesa thellesine dhe lartesine, kjo e
fundit gjithmone duke u perjetuar me e madhe sesa qe eshte ne
realitet.
Syri e llogarit gjeresine me sakte sesa
thellesine dhe lartesine …
 Fusha pamore e syrit të njeriut (po qe
se levizin vetem syte dhe jo edhe koka)
eshte 54º horizontalisht dhe 27º
vertikalisht (lart) dhe 10º vertikalisht
(poshte).

 Fusha pamore e nje syri normal të


fiksuar ka perimetrin e 1º (perafersisht
sa siperfaqja e thoit te pelqerit te
zgjatur perpara).
Cka eshte Perceptimi Pamor?

 Perceptimi pamor (vizuel) eshte proces qe ndodh ne trurin e


njeriut qe nga momenti kur syri stimulohet (ngacmohet) nga
rrezet e reflektuara te drites nga ndonje send e deri te krijimi
perfundimtar i perfytyrimit per ate gjesend.
• Procesi i organizimit
 Nga variacionet e panumerta te drites se reflektuar, te cilat njeriu
i perjeton si ngjyra, nuanca dhe forma te ndryshme, truri i njeriut,
ne baze te pervojes, qellimeve dhe shpresave te meparshme, e
organizon dhe e formon perfytyrimin per ate send dhe hapesiren
te cilen e shikojme. Kjo fazë e perceptimit pamor (vizuel) quhet
Procesi i Organizimit.
• Procesi i seleksionimit

 Syri i njeriut nuk eshte kamere mekanike qe automatikisht e


regjistron (xhiron) pamjen objektive te botes perreth, sepse
gjate procesit te organizimit te kesaj figure ne tru, ndikojne
faktore te shumte, te cilet ate figure e modifikojne dhe e
ndryshojne.

Ne cdo moment syri percepton figura qe regjistrohen nga truri.


Do te ishte nje pune shume e veshtire sikur gjate percjelljes se
ketyre figurave te mos behej seleksionimi, me c’rast vetem 5-
10% te tyre percillen me tej, ndersa figurat e tjera eliminohen.
Kjo faze e perceptimit pamor quhet Procesi i Seleksionimit.
 Qellimi i shikimit padyshim ka efekt me te fuqishem ne kete
proces. Njeriu do t’i zgjedhe ato figura te cilat jane te
rendesishme per programin, qellimin dhe interesin qe ai ia ka
vene vetes. Gjerat e tjera nuk do te regjistrohen.

Artistet me veprat e tyre artistike duan t’i imponohen shikuesit,


pavaresisht prej programit dhe qellimit te tij, ne te cilet shume
shpesh nuk mund te ndikohet. Artistet shpesh duan qe te
ndikojne me fuqi te caktuar ne procesin e seleksionimit te
shikuesit.
Si duhet te arrihet kjo?

Ekziston nje numer parimesh te fuqishme te cilat mundesojne qe


te terhiqet vemendja e shikuesit. Keto parime vlejne per te gjitha
fushat e arteve figurative, te arteve te aplikuara, te arkitektures
dhe te urbanizmit.
Parimet me te cilat terhiqet vemendja e
shikuesit

 Parimi i intensitetit
 Parimi i kontrastit
 Parimi i levizjes
 Parimi i madhesise
 Parimi i perseritjes (ritmit)
1. Parimi i intensitetit

 Sendet, siperfaqet e vellimet qe jane te lyera, te


ndricuara me intensivisht, do t’i imponohen me
fuqishem shikuesit sesa sendet e lyera me ngjyra
neutrale, te ndricuara dobet dhe pa plastike.
2. Parimi i kontrastit

Kontrasti mund te realizohet me elementet e meposhtme:


 Kontrasti ne ngjyre: (ngj. te erreta – ngj. te celeta; ngj.
te ftohta – ngj. te ngrohta; ngj. me intensitete te forta –
ngj. me intensitete te dobeta; ciftet komplementare, etj)
 Kontrasti ne ndricim: (format e ndricuara fort me format
e ndricuara dobet),
 Kontrasti ne teksture: (tekstura e mire me teksturen e
forte; tekstura e vrazhde me teksturen e lemuar).
 Kontrasti ne kompozicionin plot-zbrazet: (siperfaqet e
plota me siperfaqet e qelqta).
 Kontrasti ne kompozicionin e vertikales dhe te
horizontales, etj.
3. Parimi i levizjes
Objekti i cili ben cfaredo levizje (horizontalisht, vertikalisht ose levizje
rrotulluese), terheq me shume vemendje sesa objekti qe nuk
leviz. Ky parim perdoret shume ne rregullimin e ekspozitave,
panaireve dhe te vitrinave.
Levizja ne arkitekture mund te sigurohet me elementet e meposhtme:
 Me fontana – loja e ujit dhe drites krijon dinamike para ose ne
vete objektet arkitektonike.
 Me elementet e komunikimit – perpjetat, shkallet (sidomos ato
spirale), eskalatoret, me formen e tyre dinamike sugjerojne
levizjen. Shikuesi qe leviz neper keto elemente vazhdimisht
nderron pamjet, lokalet, siperfaqet, vellimet.
 Vijat, siperfaqet dhe vellimet mund te kene forma qe lene
pershtypjen e levizjes edhe pse ne te vertete jane te palevizshme.
Kete cilesi e kane format e lakuara, spiralet, sinusoidet dhe
format e valezuara. Syri i njeriut duke i percjelle vijat e lakuara te
ketyre formave, fiton pershtypjen e levizjes se tyre.
…Parimi i levizjes
4. Parimi i madhesise

 Nese te gjithe faktoret e tjere jane te unifikuar, objekti


me i madh do ta terheqe vemendjen fort me teper
sesa objekti i vogel. Ne nje kompozicion ndertesash,
ndertesa me e larte dhe me dominante do ta terheqe
vemendjen me shume sesa te tjerat.
I njejti parim mund te zbatohet per theksimin e
hyrjeve a te permbajtjeve te tjera ne nje kompozicion
fasadash.
5. Parimi i perseritjes (ritmi)

 Elementet qe ne vetvete nuk jane interesante, mund ta


terheqin vemendjen e shikuesit ne qofte se perseriten
disa here dhe drejt.
PERCEPTIMI I DISTANCAVE

 Perceptimi i distancave eshte proces me te cilin e


formojme pershtypjen e thellesise ne imazh, me fjale
te tjera, me te cilin e veme dimensionin e trete ne
imazhin dydimensional te botes rreth nesh.

Perceptimi i distancave na e percakton perceptimin e


hapesires, e cila perjetohet nga siperfaqet qe e
mbyllin ate, ndersa largesia e ketyre siperfaqeve prej
nesh paraqet faktorin vendimtar ne kete perjetim.
Perceptimi i distancave ndertohet nga informatat
e burimeve te ndryshme.

 Disapriteti Binokular (diferenca binokulare)

 Perputhja

 Perspektiva (iluzioni i perspektives)


• Dispariteti binokular

 Dispariteti binokular shfaqet si pasoje e faktit se kemi dy sy, te cilet


kane nje distance prej 6-7 cm dhe per kete arsye imazhi i fituar ne te dy
syte do te jete i ndryshem.
Me ndermjetesimin e trurit, keto imazhe nderthuren dhe fitohet nje efekt
i rendesishem i thellesise (fotografia stereoskopike).

6-7 cm
• Dispariteti binokular
Ne diagramin e disparitetit te
paraqitur ne figure, syte jane te
fiksuar te druri.
Vijat mes drurit dhe retinave e
mbyllin nje kend te
konvergjences.
Druri shfaqet (projektohet) ne te
dy foveat. Meqe druri projektohet
ne pikat korresponduese* te
retines, perfundojme se nuk ka
disparitet.
*Pika korresponduese i quajme ato pika te
cilat do të ishin identike sikur retina e njerit
sy të mbivendosej ne retinen e syrit tjeter.
• Dispariteti binokular
Meqe syte jane te fiksuar te druri,
imazhi i policit, i cili gjendet me
afer shikuesit, do te bjere ne pikat
jokorresponduese te retines.
Imazhi i policit do te shfaqet me
disparitet (diference) binokulare.
Ky disparitet binokular ofron edhe
nje informate shtese per
distancen e policit nga druri.
• Dispariteti Binokular:
Vizioni i dyfishte dhe konvergjenca
• Kur imazhet paraqiten shume te
ndryshme ne retine, ato do te
perceptohen si dy imazhe e jo si nje
imazh (vizion i dyfishtë).
• Kur i shikon objektet, te cilat gjenden
shume larg, syte te fiksohen perpara dhe
drejt.
Me t’u afruar objektet (ne largesi me pak
se 6 metra) syte e tu do te pozicionohen
me mbrenda (do te konvergjojne). Sa me
afer t’i kesh objektet, aq me shume syte
do t’i afrohen hundes.
Ky pozicionim i syve quhet
konvergjence.
•PERPUTHJA

 Objekti i patejdukshem qe e kemi afer mbulon nje pjese te


objektit qe gjendet me larg. Ky efekt eshte me i forte nese kemi
te bejme me figura te cilave ua njohim mire format.
•PERSPEKTIVA (iluzioni i perspektives)

Cili nga blloqet ne figure duket


me i madh e cili me i vogel?

Perspektiva nenkupton zvogelimin


gradual te madhesise se objektit ne
raport me largesine e tij nga
shikuesi. Sa me larg qe gjenden
objektet aq me i vogel eshte kendi
qe mbyllet ne retine.
• PERSPEKTIVA (Sheshi i Shen Markut-
Venedik)

pergatiti: IDA Rozafa BASHA,


asistente FNA, Prishtine
•PERCEPTIMI I DISTANCES

 Burimet e tjera te informatave per perceptimin e


distancave jane edhe:
madhesia relative,
gradienti i tekstures,
lartesia relative,
madhesia relative,
hija, etj.

You might also like