You are on page 1of 5

ILUZIONET OPTIKE

ÇKA JANË ILUZIONET OPTIKE?


Përthyerja dhe reflektimi janë dukuri gjatë të cilave kemi
thënë që drita kur bie mbi materiale të cilat kanë veti të
reflektojnë apo përthejnë rrezet e saja mund të ndikojë deri
tek ndryshimi i pamjeve që ne i perceptojmë me anë të
syrit dhe imazhet që fitohen nga reflektimi dhe përthyerja.
Këto pamje në fizikë i quajmë iluzione optike.
Pra, me fjalë të tjera iluzionet optike janë perceptime të
gabuara dhe shtrembëruara të objekteve reale që veprojnë
në shqisat e të pamurit.
ILUZIONI I MULLER-LYERIT
Ky iluzion u krijua nga Franz Carl Muller – Lyer një
sociolog gjerman në vitin 1889 . Në këtë iluzion dy vija
horizontale me gjatësi të njëjtë duken sikur kanë gjatësi të
ndryshme në sajë të shigjetave në fundin e secilës vijë.
Kur shigjetat janë të kthyera nga brenda vija duket më e
shkurtër sesa kur shigjetat janë të kthyera nga jashtë.
ILUZIONI PONZO
Iluzioni Ponzo është një iluzion gjeometrik që u
demonstrua për herë të parë nga psikologu italian Mario
Ponzo në vitin 1911. Dy vija horizontale me gjatësi të
barabartë si pasojë e perspektivës lineare ne e perceptojmë
vijën e sipërme më të gjatë përshkak se sfondi e bënë atë
që të duket më larg nesh.
FANTAZMA E PEPERIT
Fantazma e Peperit është gjithashtu një iluzion optik i cili ka pasur një
zbatim të madh nëpër teatrot botërore për të krijuar paraqitje
fantazmash.
Një pllakë e madhe qelqi vendosej para skenës në kënd prej 45 ˚. Ajo e
reflekton objektin e ndriçuar mirë që gjendet jashtë skenës. Me këtë
krijohet iluzion sikur bashkohen objekti i ndriçuar dhe loja e aktorëve.

You might also like