You are on page 1of 3

ENERGJETIKA

Energjetika është e rëndsishme pasi nxit dhe ndihmon zhvillimin e industrisë dhe ekonomisë.
Ajo ka 3 faza:

a) Importin dhe përpunimin e lëndës së parë energjetike


b) Prodhimin e energjisë elektrike
c) Transformimin e energjisë elektrike prej objektit të prodhimit deri te konsumatori

Resurset energjetike ndahen në dy grupe të mëdha:

1. Burimet energjetike jo të ripërtritshme (fosile) siç janë: Nafta, Gazi natyror, Qymiri dhe
Mineralet (Urani, Radiumi, Toriumi).
2. Burimet energjetike të ripërtritshme janë: fuqia e erës, ujit, energjia diellore (solare),
ujërat gjeotermale, baticës dhe zbaticës,...

Qymiri apo thëngjilli

Qymiri shfrytëzohet në termocentrale, në metalurgjia e zezë, në industria kimike, si lëndë


djegëse për ngrohje, etj. Vlera energjetike e tij varet nga përbërja e karbonit (C), hiri dhe
lagështia në të. Në territorin e Serbisë gjenden sasi të mëdha të qymirit, ku vlersohet se arrin
edhe në 22 miljard tonelarta me disa lloje të qymirit, por kryesisht me linjit, ndërsa prodhimi
vjetor arrin në 36 milion tonë. Nga kjo prodhimtari mbi 80% e sasisë së përgjithshme të qymirit
shfrytzohet nëpër termocentrale. Struktura e qymirit dominohet nga linjiti i cili përbën 97% të
prodhimtarisë së përgjithshme të qymirit, ndërsa me përqindje të vogël, po thuajse simbolike
dallohen edhe Qymiri i murëm dhe ai i gurit.

Linjiti Thëngjilli i murëm Thëngjill guri


Nafta

Me përpunimin e saj përfitohen derivatet e naftës (benzina, diseli, kerozina, vaji për motor) për
motorët me djegëje të brendëshme, ajo përdoret për ngrohje, përfitimin e llaqeve, ngjyrave,
materialet plastike, stiropolit,etj. Në Serbi rezervat e naftës vlersohen në 78 milion T, ndërsa
eksploatimi vjetor është rreth 700 000 T. Kjo i plotëson vetëm 20% të nevojave të tregut në
vend, pjesa tjetër importohet nga Rusia, Rumania, Libia, Angola,... Vendburimet e naftës në
vend janë në:

 Banat: në trekëndshin midids qyteteve Kikinda, Zrenjanin dhe Vrshac


 Baçkën lindore: në rrethinën e Beçejit dhe Titelit
 Stig: në rrethinën e Pozharevcit.

Përpunimi i saj bëhet në rafinerit e vendit në Novi Sad dhe Pançevë.

Gazi natyrorë

Shfrytëzohet si lëndë djegëse në amvisëri, industri kimike, në motor me djegëje të brenshme,


është më pak ndotës sesa nafta dhe qymiri. Zakonisht gjendet pran vendburimeve të naftës, tek
ne gjendet kryesisht në Banat. Prodhimtaria vjetore është 500 milion m³ po ashtu edhe gazi
importohet pasi as përafërsisht nuk i plotëson nevojat e vendit.

Prodhimtaria e energjisë elektrike

Energjia elektrike tek ne prodhohet kryesisht nëpër termocentrale dhe hidrocentrale. Kurse
prodhimi i energjisë nga burimet tjera (erës, solare apo diellore, gjeotermale,etj) është në hapat e
parë të zhvillimit dhe pjesmarrja në prodhimtarin e përgjithshme është shumë simbolike. Fuqia e
instaluar e elektranave është 9.3 milion kw, ku prej tyre afër 71% prodhohet nga termocentralet
dhe 28% nga hidrocentralet.

Termocentralet më të mëdha janë: Termocentrali “Nikola Tesla A dhe B”, “Kollobara A dhe
B”, “Kostallaci A dhe B”, “ Morava”, “Kosova A dhe B”,etj.

Hidrocentralet më të mëdha të vendit janë:

 ,,Gjerdapi I dhe II’’ në lumin Danub


 ,,Bajna Bashta dhe Zvorniku’’ në lumin Drina
 ,,Ovçar dhe Megjuvrshje’’ në lumin Morava perëndimore
 ,,Vrlla I – IV’’ në lumin Vrlla
 ,,Vllasinës’’ në lumin Vllasina
 ,,Uvac dhe Bistrica’’ në lumin Uvc
 ,,Podpeqko’’ në lumin Lim
 ,,Gazivodës’’ në lumin Ibër

Fuqia ujore është resurs i ripërtritshëm dhe i rëndësishëm, ai nuk ndot ambientin por kërkon
investime të mëdha në ngritjen e digave të hidrocentraleve. Edhe pse kemi një numër të madh të
hidrocentraleve, pra ne tani për tani arrijm të shfrytëzojm vetëm 45% të potencialit
hidroenergjetik të vendit që posedojm.

You might also like