You are on page 1of 85

LIDIJA SHOPTRAJANOVA

MARINA STEFOVA
IGOR KUZMANOVSKI

BURIMET
DHE SHFRYTËZIMI
I INFORMATAVE
KIMIKE
Përkthyes: Dr. Bujar H. DURMISHI
LIDIJA SHOPTRAJANOVA,
MARINA STEFOVA, IGOR KUZMANOVSKI

BURIMET DHE SHFRYTËZIMI


I INFORMATAVE KIMIKE

Përkthyes: Dr. Bujar H. DURMISHI

Tetovë, 2015
Redaktor:
Aleksandar MASIN, inzh. i dipl.

Recensentë:
Dr. Gligor JOVANOVSKI, profesor në FSHMN – Insituti i kimisë
Dr. Zoran ZDRAVKOVSKI, profesor inordinar në FSHMN – Istituti i kimisë

Përkthyes:
Dr. Bujar H. DURMISHI, docent në FSHMN, Universiteti Shtetëror i Tetovës – Departamenti i
kimisë

Fotokopjimi dhe lloji tjetër i riproduktimit dënohet sipas nenit 157 alinea 1 të LP.

Miratuar prej këshillit mësimoro-shkencor të Fakultetit të shkencave matematike-natyrore në


Shkup nr. 07-698/5 prej 30. 9. 1998 si tekst themelor.
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

1. HYRJE
1.1. Periudhat kryesore Që prej fillimit të ekzistencës së gjinisë njerëzore,
në zhvillimin e bartjes ka ekzistuar nevoja për krijimin dhe bartjen e informatave
dhe të ruajtjes së të ndryshme. Kjo ka qenë e rëndësishme për shkak të asaj
informatave se disa informata të veçanta ishin të rëndësishme për mbije-
tesën e njeriut, ndërsa disa të tjera, sërish, për përmirësimin
1.2. Dje për sot, sot dhe për përparimin e jetës së tij. Në natyrën e njeriut është
për nesër e theksuar qartë dhe është e pranishme dëshira për të ndry-
shuar vazhdimisht diçka, të përparojë, që të jetojë më ndry-
1.3. Ku është informata që she, duke shpresuar se ajo “ndryshe” do të thotë edhe “më
më nevojitet? mirë”. Njriu është qenie e prirur të jetojë në bashkësi dhe
me perpjekje të përbashkëta t’i realizojë qëllimet e veta.
Prej këtu, gjithmonë kur një individ ose një grup më i vogël
kanë arritur deri te disa njohuri të reja ose deri te zbulimet e
reja (e kanë kuptuar ose e kanë krijuar informatën), kanë
pasur dëshirë që ato njohuri të reja dhe zbulime të reja t’i
bartin deri te të tjerët dhe të sigurojnë kushte që ato të
ruhen për një kohë më të gjatë.
Kjo ka qenë kështu nëpër shekuj, kështu është edhe
sot. Dëshira dhe nevoja për bartjen dhe ruajtjen e informa-
tave kanë mbetur të njëjta, por (varësisht nga shkalla e
zhvillimit të njeriut) kanë ndryshuar mënyrat e krijimit,
bartjes dhe të ruajtjes së informatave. Përparimi i përgjith-
shëm i njerëzimit çoi deri në përparim edhe në këtë fushë.

1.1. PERIUDHAT KRYESORE NË ZHVILLIMIN E BARTJES DHE TË


RUAJTJES SË INFORMATAVE

Në përparimin e përgjithshëm të bartjes dhe të ruajtjes së informatave mund të dallohen,


kryesisht, katër periudha:
 e para, dhe më e gjata, kur të folurit e drejtpërdrejtë ka qenë mjeti kryesor dhe i vetëm
për bartjen e informatave;
 e dyta, fillimi i së cilës nis me paraqitjen e shoqërisë klasore, kur bisedimit i shtohet edhe
fjala e shkruar;
 e treta, e cila fillon me paraqitjen e shoqërisë borgjeze kur bartja dhe ruajtja e informa-
tave filloi të bëhet me përdorimin e teknikës së shtypjes;
 e katërta, bashkëkohore, kur teknikës së shtypjes iu bashkangjitën edhe teknika filmike
dhe ajo kompjuterike.

3
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Pra, në vetë fillimin e zhvillimit, kur njeriu jetonte në bashkësi të vogla fisnore mjeti i
vetëm i bartjes së informatave që e kishte në disponim ishte të folurit dhe ai atëherë i ishte i
mjaftueshëm. As që kishte bollëk të informatave të llojllojshme, e as që duhej të zotërohen hap-
sirat që ato të barten. Jetohej në një vend, kontaktet ishin të përhershme dhe informatat barteshin
shpejtë prej njërit në tjetrin anëtar të bashkësisë fisnore. Gjatë kësaj, ruheshin, në memorien
(mbaheshin mend!) dhe barteshin informatat derisa ato kishin ndonjë vlerë, e pastaj ato harrohe-
shin. Megjithatë, në fazën e mëvonshme të zhvillimit, kur u paraqit nevoja që informatat e
caktuara të barteshin në largësi më të mëdha (në formë të porosive, për shembull), të folurit
mbeti mjeti i papërshtatshëm për këtë qëllim. Me rritjen e numrit të njohurive të reja, shumë
shpejtë u rrit edhe numri i informatave, ashtu që edhe memorja njerëzore u bë tepër e ngushtë për
ruajtjen e tyre. I detyruar nga nevojat e reja të krijuara, njeriu filloi gradualisht t’i shndërrojë
tingujt e të folurit në shenja, me çka gradualisht e krijoi shkrimin, gjegjësisht fjalën e shkruar.
Me këtë, paralelisht me komunikimin bisedues, u krijuar edhe komunikimi me porosi të shkru-
ara. Me këtë u krijua edhe mundësia të formësohen dokumente të llojllojshme, në të cilat
shkruheshin (dhe kështu ruheshin) dituritë për mjedisin e njeriut, për dituritë që ishin zhvilluar
dhe zbatuar në periudhë të caktuar.
Dokumentet më të vjetra që janë ruajtur deri më sot, datojnë prej mileniumit të katërt para
erës sonë. Ata janë shkruar me shkrim pykor, ndërsa kanë origjinë nga Mesopotamia. Në to
përmbaheshin debate për astronominë, gjeografinë, historinë, tregtinë dhe drejtësinë. Shkruhe-
shin në pllaka argjileje (fig. 1.1.). Këto pllaka prej argjile (dikush i quante edhe “librat” e parë)
një kohë të gjatë (gjatë mijëra viteve) u kanë shërbyer njerëzve për kënaqjen e nevojave
kulturore dhe shkencore. Megjithatë, të metat e tyre: të pavolitshme për përdorim, kapacitet të
vogël dhe kërkesa për hapsirë të madhe për magazinimin e tyre (hapsirat e këtilla ishin “bibli-
otekat” e para) i detyruan njerëzit që të përpiqen e të krijojnë mjete më të përshtatshme për qëlli-
min e njëjtë.

Fig. 1.1. Pllaka e argjilës


Kështu, në mileniumn e tretë p.e.s në Egjipt filloi përdorimi i fletëve të papirusit që ru-
heshin të mbështjellura në rrollne (shih fig. 1.2.). Dokumentet e bëra kësisoj ishin më kompakte,
kishin kapacitet më të madh, përdoreshin më lëhtë dhe kërkonin hapsirë më të vogël për ruajtje.
Megjithatë, qëndrueshmëria e dokumenteve të këtilla ishte më e vogël. Me fjalë të tjera, papirusi

4
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

ishte i ngurtë dhe për shkak të kësaj ai thyhej lehtë, dëmtohej dhe grimcohej. Ky është shkaku
pse sot nuk ekziston një numër i madh i dokumenteve të ruajtura prej pairusi. Aty rreth vitit 300
p.e.s., për shkruarje filloi të përdoret pergamena e bërë nga lëkura e viçit. Ajo ishte më e qën-
drueshme se papirusi dhe kishte kapacitet më të madh: mund të shkruhej në të dy anët e saj. Edhe
ajo ruhej e mbështjellur në rollne. Prej papirusi dhe pergamene u punuan edhe “librat” e parë ofi-
cialë. “Librat” e bërë nga pergamena u përdorën një kohë më të gjatë. Kështu, prej shek. të pestë
e deri te shek. dymbëdhjetë, në Evropë, pergamena ishte materiali i vetëm prej të cilit bëheshin
“librat” dhe rollnet. E meta kryesore e pergamenës ishte çmimi i lartë i saj dhe për këtë arsye një
dokument prodhohej në numër shumë të vogël kopjesh. Për “librat” mos të bisedojmë: nevojitej
një kope e tërë që të fitohej lëkura për përgatitjen e një kopje të “librit”.
Në Kinë në vitin 105 të erës sonë, u zbulua letra dhe me këtë pergamena gradualisht u
largua nga përdorimi. Letra filloi të prodhohej në Lindjen e Mesme në vitin 751, ndërsa në shek.
XII u bart edhe në Evropë. Prej atëherë e deri më sot, letra, në forma të ndryshme, shërben si
mjet shumë i përshtatshëm (e lirë, kapacitet të madh, qëndrueshmëri të lartë etj.) për ruajtjen dhe
bartjen e informatave.

Fig. 1.2. Rrollne prej papirusi

Prej letre më shpesh bëheshin librat. Deri në shek. XV, librat shkruheshin me dorë (shih
fig. 1.3.), për këtë shkak vështirë prodhoheshin dhe ishin shumë të shtrenjtë. Gjithashtu, shu-
mëzimi manual i librave (përshkrimi i tyre që të fitoheshin më shumë kopje) e kufizoi numrin e
kopjeve me tekst identik. Me fjalë të tjera, gjatë përshkrimit, përshkruesit e shtrembëronin shumë
shpesh tekstin. Më të njohur ishin përshkruesit e shkollës Resavsko në Serbi.

5
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Nevoja e madhe e njeriut për riprodhim të shpejtë dhe të saktë të shkrimeve, në shek. XV
solli deri te zbulim i ri: shtypësi i Guenbergut me shkronja lëvizëse prej metali1. Ai është proto-
tip i teknikave të shtypjes që edhe sot janë në përdorim.
Materialet e shtypura të formësuara në formë të publikimeve të ndryshme (libra, ravista,
gazeta, reklama etj.) sot janë bartës, shpërndarës dhe ruajtës themëlorë të informatave.
Në kohën më të re, informatat shkruhen dhe ruhen në shirit filmik (në mikrofilma dhe
mikrofishe), ndërsa gjithnjë e më tepër zgjerohet edhe shkruarja me përdorimin e teknikës kom-
pjuterike (disqe magnetike dhe optike). Sot, kryesisht, krejt është në dorën e teknikës kompju-
terike dhe në rrjetet për bartjen e informatave.

Fig. 1.3. Libri i shkruar me dorë

1.2. DJE PËR SOT, SOT PËR NESËR

Ashtu siç mund të shihej, njeriu përpiqej vazhdimisht që t’i shfrytëzonte të gjitha
mundësitë praktike për ta ruajtur dijen që e ka pasur që të mundej t’ua lente gjeneratave të ardhë-
shme, kështu që ata t’a plotësojnë dhe gjatë kësaj të vijnë deri te zbulimet e reja. E pakuptimtë
është të punohet pa u shfrytëzuar tani më rezultatet e arritura! Nëse nuk punohet kështu, gjith-
monë do të harxhohet kot kohë në “zbulimin” e diçkahit që dihet më parë, ndërsa shkenca (me
këtë edhe shoqëria) mezi se do të përparonte. Për këtë shkak, duhet të dihet patjetër se të arritu-
rat e gjeneratave paraprake të shkencëtarëve janë bazë në të cilën përmirësohen njohuritë e
punëtorëve shkencorë bashkëkohorë dhe të gjitha sëbashku kontribuojnë për përparimin e
njerëzimit.
1
Ekzistojnë njohuri se germat lëvizëse janë shfrytëzuar në Kinën e lashtë disa shekuj para Gutenbergut.

6
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Këto të arritura bëhen gjithnjë e më të shumëta pasi që edhe numri i punëtorëve shken-
corë rritet vazhdimisht. Për ilustrim, do të cekim se në SHBA, në vitin 1800 ka pasur rreth 1000
punëtorë shkencorë; deri në vitin 1850 numri i tyre u rrit në rreth 10 000; deri në vitin 1900 në
rreth 100 000, ndërsa sot ka mbi 1 000 000. Sipas disa të dhënave, sot në botë jetojnë rreth 2 500
000 punëtorë shkencorë, që paraqet rreth 90% të numrit të përgjithshëm të sotshëm të tyre. Të
arriturat e tyre, punëtorët shkencorë, i shkruajnë në publikime të llojeve të ndryshme, ndër të
cilat bëjnë pjesë edhe revistat shkencore. Në vitin 1800 në botë ekzistonin rreth 100 revista të
ndryshme; në vitin 1850 rreth 1 000; në vitin 1900 rreth 10 000; në vitin 1950 rreth 100 000.
Sipas kësaj, numri i punëtorëve shkencorë dhe numri i revistave rritej çdo 50 vite për rreth dhjetë
herë. Sot, numri gjithnjë e më i madh i të arrituave shkencore dhe i publikimeve të ndryshme
shpie deri te shpërthim i informatave para së cilit njeriu mbetet i hutuar.

1.3. KU ËSHTË INFORMATA QË MË NEVOJITET?

Asnjë njeri, sado që të jetë i mençur, i interesuar dhe i shkathët në atë që e punon, nuk
është në gjendje të dijë gjithçka, gjegjësisht t’i ketë të gjitha informatat. Por, për këtë as që ka ne-
vojë! Në varësi prej lëmisë së punës, çdo njeri është i interesuar vetëm për informatat e caktuara
pikërisht nga ajo lëmi.
Si, në numrin e madh të informatave, të gjendet dhe të arrihet deri te ato që atij i janë të
nevojshme? Ose thënë më ndryshe, si, në pyll, të gjej grup drunjësh ose pikërisht një, trung sa-
ktësisht të caktuar të cilin ai do ta studiojë? Nëse nuk e din shtegun që çon deri te ai trung do të
duhej të endet nëpër pyll, pa shumë gjasë të arrijë deri te qëllimi i kërkuar.
Kështu është edhe me informatat! Njeriu ka më shumë gjasa që sërish të zbulojë ndonjë
dukuri, ligj ose ngjashëm, sesa të arrijë deri te publikimi, i cili e përmban pikërisht informatn për
të cilin ai është i interesuar nëse nuk din se si të arrijë deri te informata e nevojshme. Le ta para-
mendojmë veten se jemi duke hyrë në bibliotekë duke dahshur të arrijmë deri te informata, që
për ne, është e nevojshme. Biblioteka është e mbushur me libra! Prej ku të nisemi? Të kërkojmë
libër për libër? Fletë pas flete në çdo libër? Sigurisht se jo!!!
Do të fillojmë asisoji që para se të hyjmë në bibliotekë do tëstudiojmë ndonjë prej siste-
meve të ndërtuara të informatave, i cili mundëson krejt atë që është rujatur të i jetë i disponue-
shëm për secilin që e dëshiron atë, në mënyrë relativisht të thjeshtë. Janë investuar, dhe vazhdi-
misht investohen, përpjekje të mëdha për krijimin dhe përmirësimin e sistemit efikas të informa-
tave. Për shfrytëzimin e tij, sërisht, nevojitet një shkathtësi e caktuar, e bazuar në njohjen e pari-
meve themelore të caktuara. Shkathtësia e shfrytëzimit të sistemit të informatave duhet të mëso-
het që në fazën fillestare të zhvillimit profesional, gjatë studimit, paralelisht me nxënien e shka-
thtësisë gjatë punës në laborator.
Nga ana tjetër, regjioni i vogël i të folurit në të cilin përdoret gjuha maqedone, ndërsa
ende më shumë numër i madh i informatave që janë në dispozicion në disa prej gjuhëve botërore
e imponon edhe nevojën e njohjes së gjuhës së huaj2.

2
Para së gjithash kjo i referohet gjuhës angleze, njohja e së cilës sot është kusht i domosdoshëm për shfrytëzimin e
literaturës nga ciladoqoftë lëmi.

7
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Shfrytëzimi i informatave të ruajtura në bibliotekë mund të pengojë humbjet e mëdha në


kohë, material dhe energji të harxhuara për punë të kotë në laborator gjatë shfrytëzimit të meto-
dave të vjetruara dhe pamjaftueshëm efikase. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në ditët e studi-
meve, kur kryhen ushtrimet, kur mësohet për provim ose kur punohet punimi seminarik ose ai i
diplomës, por në veçanti në punën e mëtutjeshme kur secili përballet me probleme që duhet t’i
zgjidhë në mënyrë të pavarur.
Në rastin e fundit duhet para së gjithash të vërtetohet nëse problemet janë krejtësisht të
reja ose janë të njohura (dikush tanimë i ka zgjidhur, në formë të njëjtë ose të ngjashme). Gjatë
kësaj, duhet të thirremi në dijen vetanake, në përvojën e laboratorit ku punojmë, ose laboratoret
me të cilat bashkëpunojmë, ose të konsultohemi me kolegët më me përvojë. Por, kjo nuk do të
jetë e mjaftueshme: dituria vazhdimisht zhduket nëse nuk rinovohet, përvojat vjetërohen...
Do të duhet të kërkojmë informata në të asht. quajt. memorje kolektive e njerëzimit,
diturinë e plotë të saj të shkruar në lloje të ndryshme publikimesh. Për ne, janë me interes
publikimet në të cilat është shkruar dituria e përftuar gjatë zhvillimit të shkencës së kimisë.
Shuma e publikimeve të këtilla quhet literaturë kimike. Që të mundemi t’i shfrytëzojmë infor-
matat që i përmban ajo, duhet ta mësojmë mënyrën e shfrytëzimit të tyre.
Literaturën nga lëmia e kimisë e përbëjnë publikimet e llojit të ndryshëm: libra, revista,
monografi, raporte, doracakë, katalogje, disertacione, përmbledhje të të dhënave të ndryshme të
paraqitura në tabela ose në grafikone, punime magjistraturash, punime diplomash, tekste, katalo-
gje të prodhuesëve të pajisjeve, të prodhuesëve të kimikateve, enciklopeditë, gazetat etj. Në to
mund të gjenden informata të llojeve të ndryshme: njohuri të reja, qasje kritike mbi shumën e
informatave për problemin e dhënë, të dhëna për madhësi të ndryshme fizike, çmime dhe kara-
kteristika të kimikateve, të pajisjeve, të pajisjeve laboratorike etj.
Për arsye se prej të gjitha publikimeve të ndryshme thithen informata, të gjitha ato para-
qesin burime të informatava (në rastin tonë – burime të informatave nga lëmia e kimisë).
Sipas sistemit të informatave, të cilin ne e studiojmë, ekzistojnë tri kategori themelore të
burimeve te infotmatave:
1 – primare
2 – sekondare dhe
3 – terciare.
Përkatësia e një lloji të publikimmit te ndonjëra prej tri kategorive të burimeve të infor-
matave përcaktohet sipas përmbajtjes së publikimit, gjegjësisht sipas të dhënave dhe informatave
shkencore që i bart ai në vete dhe sipas mënyrës me të cilën ato janë shkruar.

8
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

2. BURIMET PRIMARE TË INFORMATAVE

2.1 Revistat shkencore Burimet primare të informatave përmbajnë të dhëna


për hulumtimet shkencore origjinale dhe për rezultatet e
2.2 Përmbledhje e punimeve fituara prej tyre. Me fjalë të tjera, në fund të çdo pune, të
të institucioneve shkencore, çdo hulumtimi, formohet material i shkruar, në të cilin për-
lidhjeve dhe shoqatave shkruhet puna dhe jepen të dhënat e fituara, rezultatet, men-
dimet, përfundimet etj. Në qoftëse krejt kjo i takon hulum-
2.3 Përmbledhje e punimeve timit që ka çuar në fitimin e të dhënave (para këtij të panjo-
ose të abstrakteve të hura në formë të tillë) origjinale dhe njohurive, materiali i
punimeve nga tubimet shkruar mund të botohet në njërën prej publikimeve vijue-
shkencore se, të cilat bëjnë pjesë në kategorinë burime primare të in-
formatave:
2.4 Disertacionet e  revista shkencore;
doktoratave, punimet e  përmbledhje të punimeve të institucioneve të ndry-
magjistraturës dhe të shme shkencore (fakulete, institute), lidhjeve dhe
diplomave shoqatave;
 përmbledhje të punimeve ose abstrakteve të puni-
2.5 Literatura e patenteve meve të prezentuara në tubime shkencore (kong-rese,
simpoziume, këshillime etj.);
2.6 Revistat teknike të  disertacione doktoraturash, punime magjistraturash
organizatave prodhuese dhe diplomash;
 literaturë e patenteve (revista);
2.7 Raportet shkencore dhe  revista teknike të organizatave prodhuese të lidhura
teknike me kiminë;
 raporte shkencore dhe teknike (publikime zyrtare);
2.8 Standardet  standarde.

2.1. REVISTAT SHKENCORE

Revistat shkencore janë publikime periodike që botohen një herë në javë deri një herë në
vit, kanë politikën redaktuese të tyre, pajisje teknike dhe pamje të veten. Përmbajnë informata
aktuale dhe në to jepen të arriturat më të reja në shkencë. Revistat shkencore nga lëmia e kimisë
sjellin të dhëna për të arriturat më të reja të kimisë dhe janë bazë e punës hulumtuese të punëto-
rëve shkencorë nga lëmia e kimisë në mbarë botën.
Konsiderohet se revista e parë shkencore është paraqitur në vitin 1665 në Francë. Dilte
një herë në javë me emrin Journal des Scavantes. Në të publikoheshin raporte nga të gjitha disi-
plinat shkencore, nga letërsia dhe arti, me theks të veçantë për shkencat natyrore dhe teknikën.
Siç pamë më sipër, numri i revistave me kalimin e kohës vazhdimisht rritej (mesatarisht
për 10 herë në çdo 50 vite). Sigurisht, disa prej revistave mbyllen për të botuar, ndërsa në anën
tjetër, përsëri, paraqiten vazhdimisht të reja. Sot, në botë shtypen rregullisht rreth 30 000 revista
nga lëmia e kimisë dhe disiplinave të ngjashme. Në to paraqiten rreth 3 deri 4 milionë përmbaj-
tje. Këto përmbajtje, me titujt e tyre adekuatë, mund të shkruhen në forma të standardizuara, më
pak ose më shumë, të ndryshme.
9
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Më shpesh kjo bëhet në formë të:


 punimit shkencor origjinal;
 shënimit;
 njoftimit paraprak;
 polemikës.
Punimi shkencor origjinal (original scientific paper) zakonisht përmban:
 titullin;
 emrin e autorit (autorëve) që e ka (kanë) shkruar punimin;
 adresën e institucionit ku është punuar analiza kimike;
 fjalët kyçe;
 abstarktin e përmbajtjes së punimit;
 hyrjen;
 pjesën eksperimentale;
 rezultatet dhe diskutimin (mund të jepen si dy kapituj të ndarë);
 përfundimin;
 leteraturën;
 materialin plotësues ose shtojcën.
Titulli duhet ta pasqyrojë përmbajtjen e punimit të plotë dhe të japë pasqyrën fillestare
për përmbajtjen e tij.
Pas emrit (emrave) të autorit (autorëve) shkruhen inicialet e emrit (emrave) dhe mbie-
mrat e plotë. Haset edhe renditje e anasjelltë. Vlen të theksohet se rritet vazhdimisht numri i pu-
nimeve të shkruara nga tre, katër ose më shumë autorë që tregon për zgjerim të punës ekipore, e
cila konsiderohet më e mirë dhe më efikase për arritjen e rezultateve të mira. Gjatë kësaj, zako-
nisht, termi autor i takon punëtorit shkencor emri i të cilit shkruhet i pari, ndërsa të tjerët quhen
koautorë. Megjithatë, ekziston edhe zakon i emërtimit me autor i parë, autor i dytë etj., sipas ra-
dhës sipas të cilës renditen bashkëpunëtorët.
Adresa është e institucionit ku është punuar punimi, dhe jo e selisë së përhershme të au-
torit.
Fjalët kyçe janë termat më të rëndësishëm, të cilat dalin nga përmbajtja e punimit. Ato
janë, pra, shprehje e përmbajtjes së punimit. Zakonisht zgjidhen më së shumti pesë fjalë të tilla.
Për shembull, nëse në një punim flitet për shqyrtimin e ndotjes së ajrit me plumb në regjion
qyteti, ndërsa gjatë kësaj është shfytëzuar metoda interferometrike dhe spektrofotometrike, si
fjalë kyçe do të mund të caktohen fjalët: plumb, ajri i qytetit, ndotje, interferometria, spektrofoto-
metria. Kur do të lexohen këto fjalë kyçe, mënjëherë bëhet e qartë se çka ka qenë lëndë e studi-
mit, gjegjësisht për çka flitet në punim.
Abstrakti i një punimi (quhet edhe rezime, sinopsis ose përmbledhje) shkruhet më
shpesh në gjuhën me të cilën është shkruar punimi i plotë, por mund të shkruhet edhe në ndonjë
gjuhë tjetër botërore. Përmbajtja e tij është shprehje e përmbajtjes së krejt punimit. Në të, pra,
shkurtimisht (qartë dhe në mënyrë koncize) jepen rezultatet e arritura dhe domethënia e tyre,
ashtu që pas leximit të abstarktit menjëherë mund të shihet nëse punimi është me interes për ne

10
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

ose jo. Me këtë kursehet kohë sepse nuk lexohet krejt punimi nëse ai nuk është i dobishëm për
punën tonë.
Në hyrje jepen të dhëna për rezultatet kryesore, të arritura paraprakisht, për lëminë e
dhënë të punimit (edhe atë prej autorëve të tjerë, por edhe prej autorëve të punimit) dhe definohet
qëllimi i punës për të cilën referohet në punim.
Në pjesën eksperimentale ceken të gjitha të dhënat e nevojshme për mënyrat, metodat
dhe parimet e përdorura në pjesën eksperimentale. Këto të dhëna duhet të jepen në mënyrë mak-
simale koncize, por ashtu që në bazë të tyrë të mund të përsëriten (nëse dikush ka nevojë për
këtë) eksperimentet e kryera.
Në kapitullin rezultatet dhe diskutimi jepet një pasqyrë për rezultatet e arritura dhe
diskutimi që mund të zhvillohet mbi bazën e tyre: çka është rëndësia e tyre, çka tregon krahasimi
ndërmjet tyre dhe rezultateve nga hulumtimet e ngjashme, çka nga puna është sqaruar deri në
fund, çka mbetet për punë të ardhshme, për sqarim etj.
Në kapitull të veçantë jepen përfundimet që mund të sumohen në bazë të rezultateve të
arritura.
Në kapitullin literatura jepen të dhënat e plota për publikimet e përdorura gjatë punës
për të cilën bëhet fjalë në punim. Me fjalë të tjera, gjatë krijimit të informatave dhe, pastaj, gjatë
publikimit të tyre, është e një rëndësie të madhe ndërlidhja me punët që janë publukar parapra-
kisht. Në to është përpunuar problematikë e ngjashme ose e përafërt, dhe për këtë shkak janë
shfrytëzuar si burime të njohurive dhe të dhënave të caktuara.
Praktika e këtillë u paraqit para njëqind viteve, ndërsa në 50 vitet e fundit është standard i
domosdoshëm dhe kriter për tërësinë e ndonjë punimi shkencor të publikuar. Të sqarojmë: secila
punë (siç e cekëm më sipër) mbështetet në rezultatet e arritura paraprakisht. Duke punuar në stu-
dimin e ndonjë problemi secili, sipas kësaj, patjetër duhet të ketë qasje në atë se cilat dhe çfarë
janë të arriturat në fushën e punës së tij. Thuhet: duhet të kontrollohet, gjegjësisht “të konsul-
tohet” literatura, që të mos fillohet prej fillimi dhe të “zbulohen” punët tani më të njohura. Kur
puna do të jetë e kryer dhe do të përgatitet për shtyp, është detyrë që teksti i shkruar të ndërlidhet
me tekstin e pararendësve, të gjetur në literaturën ekzistuese, dhe i cili na ka ndihmuar gjatë për-
gatitjes, gjegjësisht, gjatë shkruarjes së punimit tonë. Teksti i pararendësve, pra, është burim i li-
teraturës dhe ai duhet patjetër të citohet. Kjo bëhet me futjen e numrave në tekst (të renditur si-
pas radhës së paraqitjes – 1, 2, 3 etj.) në secilin vend ku ceken përmbajtjet dhe rezultatet e para-
rendësve. Numrat e futur vendosen në kllapa këndore në vazhdim të tekstit (shih fig. 2.1a) ose në
fund të fjalës së fundit (si indeks i sipërm i tyre) të citatit (fig. 2.1b). Mënyra e parë (me kllapa
këndore) është më praktike dhe më e përhapur.
Ekzistojnë edhe mënyra të tjera të citimit. Nëse citohet më shumë herë një burimi i njëjtë
(thuhet se “thirret” në burimin e njëjtë), numri me të cilin është shënuar herën e parë, mbetet i
njëjtë nëpër krejt tekstin. Pas secilit numër, që quhen edhe njësi bibliografike ose referencë, qën-
drojnë të dhënat e quajtura të dhëna bibliografike për literaturën e shfrytëzuar.
Të dhënat bibliografike, në përkthim të lirë “të dhëna që e përshkruajnë librin”, të cilat
janë të domosdoshme për të ardhur deri te burimi i cituar janë të ndryshme për lloje burimesh të

11
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

ndryshme. Ato shkruhen në versionin origjinal (gjuhë, alfabet etj.) ose bëhet transkriptimi sipas
rregullave të miratuara.

Fig. 2.1 Mënyra e citimit: a) kllapa këndore dhe b) indeks të sipërm


Nëse citohet punimi, shënimi, njoftimi paraprak, të dhënat bibliografike, sipas Chemical
Abstracts të vitit 1968 (Vëllimi nr. 69), janë:
 mbiemri (mbiemrat) i autorit (autorëve) dhe shkronja e parë e emrit (emrave);
 shkurtesa e emrit të revistës shkencore në të cilën është publikuar burimi i cituar;
 viti i publikimit, vëllimi (numri) i revistës shkencore;
 faqet në të cilat, në revistë, ndodhet burimi i cituar.
Për shembull:
- D.G. Lee, K.C. Brown, H. Karaman, Can. J. Chem., 1986, 64(2), 1054-9
Në di sa raste në të dhënat bibliografike shënohet edhe titulli i punimit menjëherë pas em-
rit (emrave) të autorit (autorëve).
Megjithatë patjetër duhet të cekim se sipas praktikës së deritanishme, që te ne është në
përdorim, renditja është: shkronja e parë e emrit (emrave) të autorit (autorëve), mbiemri (mbiem-
rat), e pastaj shkurtesa e emrit të revistës, vëllimi(numri), faqja (viti). Kështu, punimi i përmen-
dur paraprakisht i Lee dhe bashkëpunëtorëve, do të citohet në mënyrën vijuese:
- D.G. Lee, K.C. Brown, H. Karaman, Can. J. Chem., 64(2), 1054 (1986)
Nëse për shembull, bëhet fjalë për libër të dhënat bibliografike duhet të përmbajnë:
 shkronjën e parë të emrit (emrave) dhe mbiemrin e plotë (mbiemrat) të autorit (autorëve);
 titullin e librit;
 botimin (II, III etj.)3;
 shtëpinë botuese;
 vendin (selinë) e shtëpisë botuese;
 vitin e botimit;
 faqjen(et) në të cilën (të cilat) ndodhet teksti në të cilin thirremi4.
3
Nëse bëhet fjalë për botimin I, kjo nuk potencohet.

12
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Për shembull:
- E.R. Malinowski, Factor Analysis in Chemistry, 2nd ed., Wiley-Interscience, New York,
1991, 32-82.
Gjatë citimit të disertacioneve të doktoraturave, punimeve të magjistraturave dhe diplo-
mave shkruhet:
 shkronja e parë e emrit dhe mbiemri i plotë i autorit;
 titulli;
 lloji i punimit (disertacion/magjistraturë/diplomë);
 institucioni ku është punuar dhe mbrojtur punimi;
 vendi (selia e institucionit);
 viti i mbrojtjes;
 faqja ku ndodhet teksti në të cilin thirremi5.
Për shembull:
- В. Стефов, Вибрациони спектри на комплексни халогениди, докторска дизертација,
Универзитет “Cv. Кирил и Методиј”, Природно-математички факултет, Институт за
хемија, Скопје, 1997, 78-80.
Shembuj të tjerë:
Njoftim prej takimit shkencor;
- К. Јанковска, Л. Шоптрајанова, И. Спиревска, Протонирање на метакрилна и на
цитраконска киселина во солна и во фосфорна киселина, XV Конгрес на хемичарите и
технолозите на Македонија, Изводи од соопштенија, Скопје, 1997, 40.
Enciklopedi
- C. A. Hampel, G. G. Hawley, The Encyclopedia of Chemistry, 3rd ed., Van Hostrand
Reinhold Co., New York, 1973, 1198.
Doracak
- G. Brauer, Handbuch der Präparativen Anorganischen Chemie, 3-te Auft., Ferdinand
Enke Verlag, Stuttgard, 1975, 608.
Fjalor
- J. Grant, Ed., Hackh’s Chemical Dictionary, 4th ed., McGraw-Hill, New York, 1969.
Literatura e cituar (nëpërmjet të dhënave bibliografike) jepet ose në fund të faqes (si shë-
nim nën vijë, fig. 2.1b) në të cilën burimi i literaturës së dhënë përmendet për herë të parë, ose në
fund të punimit në kapitullin literatura (fig. 2.2). Për shkaqe praktike, mënyra e dytë është më e
përdorur.
Në qoftë se nevojitet të jepen sqarime plotësuese në lidhje me rezultatet e prezentuara,
punimi shkencor përmban edhe kapitullin material plotësues (supplementary material) ose shto-
jcë (apendix). Kjo pjesë mund të përmbajë, për shembull: të dhëna në lidhje me aparatin mate-
matikor të përdorur, programin kompjuterik, të dhëna më të detajuara prej matjeve të kryera etj.

4
Nuk është patjetër të potencohet.
5
Edhe në këtë rast faqja nuk është patjetër të potencohet.

13
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Fig. 2.2 Literatura e cituar: në kapitull të veçantë

Forma konkrete dhe madhësia e punimit shkencor varet prej politikës redaktuese të revis-
tës në të cilën ai publikohet. Për këtë qëllim ekzistojnë instruksionet (udhëzimet) për autorët, të
cilat duhet të respektohen gjatë përgatitjes së punimit.
Shënimi (note) është i ngjashëm me punimin shkencor standard, por ai shkruhet në më-
nyrë më koncize, nuk përmban abstrakt, ndërsa shpesh herë as kapituj të formësuar e të ndarë
(hyrje, pjesa eksperimentale, rezultatet dhe diskutimi, përfundime...). Shënimi, sikurse edhe pu-
nimi shkencor standard, konsiderohet si lajmërim përfundimtar.
Lajmërim paraprak ka karakter të përkohshëm dhe pas tij, zakonisht, pason prezentnimi i
rezultateve dhe përfundimeve në formë të punimit shkencor standard. Lajmërim paraprak, ashtu
siç tregon edhe vetë emri, ka për qëllim që t’a njoftojë publikun shkencor për ndonjë të arritur të
rëndësishme për të cilën ai në një të ardhme të shpejtë do të njoftohet më detajisht. Me këtë, au-
tori përfiton prioritet në lidhje me ato rezultate: nuk mund të ndodh që t’i kontestohet origjinali-
teti i punës nëse, rastësisht, edhe ndonjë tjetër, referon për rezultatet e njëjta ose të ngjashme. Si-
pas rregullit, lajmërimi paraprak nuk përmban abstrakt dhe pjesën eksperimentale, me çka edhe
gjatësia e tij mund t’i kufizohet nga ana e vetë revistës (siç thamë tani më, çdo revistë ka politi-
kën redaktuese të saj).
Në disa revista ekziston edhe pjesë speciale për publikimin e lajmërimeve paraprake dhe
të letrave të redaktorit. Në këto të fundit, zakonisht tregohet për disa mangësi të vërejtura, jepet
mbështetje për politikën redaktuese etj.
Shpeshherë, në veçanti ndërmjet autorëve të problematikës së ngjashme, komunikohet
nëpërmjet formës së polemikës. Në të, në bazë të rezultateve vetanake ose rezultateve të autorëve
të tjerë, kontestohet ose kritikohet ndonjë e arritur që është publikuar në punim, shënim, lajmër-
im paraprak etj.
Prej formave të ndryshme të të shkruarit për të cilat u bë fjalë, punimi origjinal shkencor
paraqet mënyrën më të mirë të njoftimit të të arriturave të reja.

Llojet e revistave shkencore

14
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Revistat mund të kenë karakter të përgjithshëm (në to publikohen punime nga lëmi të
ndryshme të kimisë) ose mund të jenë, në masë më të madhe ose më të vogël të specializuara
(në to publikohen punime nga, më pak ose më shumë, lëmi të ngushta të kimisë). Për revistat,
përveç emrit të plotë, ekzistojnë edhe shkurtesat e emrit. Ato shfrytëzohen gjatë citimit të buri-
meve të publikuara në revistën e dhënë, gjatë së cilës përdoren shkurtesat ashtu siç i jep revista
referuese Chemical Abstracts (për këtë shih më poshtë), edhe pse në këtë drejtim ekziston mjaf
laramani, ndërsa edhe vetë Chemical Abstracts kohë pas kohe e ndryshon mënyrën e shkurtimit
të emrave të revistave.
Revistat me karakter të përgjithshëm, zakonisht janë botime të shoqatave të ndryshme
kimike (kombëtare ose ndërkombëtare). Si më kryesore mund të konsiderohen revistat e paraqi-
tura më poshtë, si dhe disa, të publikuara në vende të ndryshme të botës.
Emri i revistës: Shkurtesa:
Nature6 Nature
Science6 Science
Journal of the American Chemical Society J. Am. Chem. Soc.
Journal of the Chemical Society, Chemical J. Chem. Soc. Chem. Commun.
Communication
Angewandte Chemie Angew. Chem.
Bulletin de la Societe Chimique de France Bull. Soc. Chim. Fr.
Acta Chemica Scandinavica Acta Chem. Scand.
Bullatin of the Chemical Society of Japan Bull. Chem. Soc. Japan
Canadian Journal of Chemistry Can. J. Chem.
Pure and Applied Cemistry Pure Appl. Chem.
Comptes Rendus Hebdomadaires des Seances de C. R. Hebd. Seances Acad. Sci.
l”Academie des Sciences, Sect. C Sect. C
ДокладƄɪ Академии Наук СССР Докл. Акад. Наук СССР
Experientia Experientia
Gazzeta Chimica Italiana Gazz. Chim. Ital.
Helvetica Chimica Acta Helv. Chim. Acta
Journal of the Indian Chemical Society J. Indian Chem. Soc.
Recueil des Travaux Chimiques des Pays-Bas Recl. Trav. Chi. Pays-Bas
Zeitschrift für Naturforschung, Teil B Z. Naturforsch., B

Në kategorinë e njëjtë bëjnë pjesë edhe revistat nga lëmia e kimisë nga ish Jugoslavia:
Journal of the Serbian Chemical Society J. Serbian Chem. Soc.
Croatica Chemica Acta Croat. Chem. Acta
Acta Chimica Slovenica Acta. Chim. Slov.
Glasnik hemičara i tehnologa BiH Glas. hem. Tehnol. BiH
Гласник на хемичарите и технолозите Глас. хем. Технол. Мак.
на Македонија
Hemijska industrija Hem. Ind.
Kemija u industriji Kem. Ind.

6
Dy revistat e para nga lista janë revista shkencore me karakter më të përgjithshëm. Në to publikohen zbulimet më
të rëndësishme botërore nga të gjitha lëmitë.

15
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Prej revistave të specializuara, që u dedikohen kryesisht problemeve nga kimia analitike


ose që lidhen ngushtë me të, mund të ceken:
Analytical Chemistry Anal. Chem.
Analytica Chimica Acta Anal. Chim. Acta
Analyst (London) Analyst (London)
Talanta Talanta
Журнал Аналитическои Химии Ж. Анал. Хим.
Fresenius’ Journal of Analytical Chemistry7 Fresenius’ J. Anal. Chem.
Nuk duhet të konsiderohet se kjo listë e revistave (ashtu siç edhe ato që pasojnë) është
përfundimtare dhe e rrumbullakësuar dhe ajo duhet të konsiderohet si ilustrative.
Revistat më të njohura që u dedikohen problemeve nga lëmia e kimisë organike janë:
Journal of Organic Chemistry J. Org. Chem.
Tetrahedron Tetrahedron
Organic Synthesis Org. Synth.
Journal of the Chemical Society J. Chem. Soc.
Perkin Transactions Perkin. Trans.
Organic Chemical Bulletin Org. Chem. Bull.
Ndër revistat e njohura që përpunojnë probleme nga kimia inorganike janë:
Inorganic Chemistry Inorg. Chem.
Journal of Inorganic and Nuclear Chemistry J. Inorg. Nucl. Chem.
Zeitschrift für Anorganischen Z. Anorg. Chem.
und Allgemeine Chemie
Журнал неорганическои химии Ж. Неорг. Хим.
Inorganic Syntheses Inorg. Synth.
Journal of the Chemical Society J. Chem. Soc.
Dalton Transactions Dalton Trans.
Për problemet nga lëmia e kimisë fizike dedikohen, ndërmjet tjerave, revistat vijuese të
specializuara:
Journal of Physical Chemistry J. Phys. Chem.
Журнал физическои химии Ж. физ. хим.
Journal de Chimie Physique J. Chim. Phys. Phys-Chim. Biol.
et de Physico-Chimie Biologique
Journal of the Chemical Society J. Chem. Soc.
Faraday Transactions Faraday Trans.
Duhet të cekim se ekzistojnë revista ngushtë të specializuara, të cilat publikojnë punime
nga një lëmi e ngushtë shkencore. Të tilla janë, për shembull, revistat:
Electrochimica Acta Electrochim. Acta
Journal of the Electrochemical Society J. Electrochem. Soc.
Environmental Science & Technology Environ. Sci. Technol.
Journal of Molecular Structure J. Mol. Struct.

7
Më herët Fresenius’ Zeitschrift für Analytische Chemie (Fresenius’ J. Anal. Chem.).

16
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Spectrochimica Acta Spectrochim. Acta


Journal of Molecular Spectroscopy J. Mol. Spectr.
Macromolecules Macromolecules
Journal of Chromatography J. Chromatogr.
Acta Cristallographica A, B, C, D8 Acta. Crystallogr.
Phytochemistry Phytochemistry
Nuk duhet, me siguri, të harrohet revista Journal of Chemical Education (J. Chem.
Educ.), e cila, marrë reptësisht, ndoshta edhe nuk bën pjesë në revistat shkencore, por në të cilën
mund të gjenden shumë të dhëna të vlefshme, disa origjinale, disa të përpunuara në mënyrë ori-
gjinale, për pyetje të lidhura me mësimdhënien e kimisë, si për nivelin universitar, ashtu edhe për
nivelin e shkollave të mesme. Në të, për shembull, mund të gjenden seri të punimeve për instru-
mentacionin kimik, për sigurinë në laboratore etj.
Cilësia e revistave shkencore vlerësohet sipas të dhënave nga Journal Citation Reports
(JCR) të cilën e publikon Instituti për informata shkencore nga Filadelfia, SHBA (Institute for
Scientific Information-ISI). Kjo revistë është e vetmja që e bën analizën bibliometrike të revi-
stave shkencore që përpunohen në bazat e automatizuara bibliografike të ISI, së bashku me disa
tituj të rëndësishëm për lëmi të caktuara shkencore. Faktori i ndikimit (Impact Factor) paraqet
notën për cilësinë e një reviste shkencore, ndërsa përkufizohet si masë e shpeshtësisë me të cilën
një punim mestar nga titulli i caktuar (revista) citohet në revista të tjera në një periudhë të
caktuar (zakonisht për dy vitet paraprake)9. Në tabelën 1 është dhënë lista e disa revistave të njo-
hura me faktorin e ndikimit të tyre për vitin 1994.

Tabela 1. Lista e disa revistave shkencore nga lëmia e kimisë dhe teknologjisë kimike
me faktorët e ndikimit të tyre (IF) për vitin 1994

Emri i revistës IF
1 Nature 25,45
2 Science 22,07
3 Chemica Reviews 14,24
4 Accounts of Chemical Research 9,13
5 Angewandte Chemie 6,33
6 Journal of the American Chemical Society 5,04
7 Helvetica Chimica Acta 2,06
8 Canadian Journal of Chemistry 1,13
9 Pure and Applied Chemistry 1,40
10 Analytical Chemistry 4,61
11 Talanta 1,17
12 Journal of Physical Chemistry 3,24
13 Journal of Organic Chemistry 3,19
14 Inorganic Chemistry 2,52

8
Ato janë gjithsej katër revista.
9
Llogaritet sipas shprehjes: IF = A/B, ku IF është impakt faktori, A-numri i citateve të punimeve nga revista
përkatëse të publikuara në dy vitet paraprake, ndërsa B është numri i përgjithshëm i punimeve të publikuara në të
njëjtën revistë, në periudhën e njëtë.

17
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

15 Inorganic Syntheses 11,60


16 Biochemistry 5,23
17 Macromolecules 3,02
18 Journal of Molecular Spectroscopy 1,55
19 Acta Chrystallographica B 1,51
20 Journal of the Elechrochemical Society 1,76
21 Journal of Chromatography 2,52
22 Environmental Science & Technology 2,60

2.2 PËRMBLEDHJET E PUNIMEVE TË INSTITUCIONEVE


SHKENCORE, LIDHJEVE DHE SHOQATAVE

Sipas formës dhe përmbajtjes janë të ngjashme me revistat shkencore. Sipas rregullit, da-
lin një ose dy herë në vit dhe si mangësi kryesore kanë, më shpesh, rëndësinë lokale, edhe pse ka
të tilla që janë të njohura dhe të pranuara edhe më gjerë.
Në Fakultetin e shkencave matematike-natyrore në Shkup botohen përmbledhjet vjetore
të instituteve të fizikës, matematikës, biologjisë dhe gjeografisë.
Shoqata e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë e boton revistën Гласник на хеми-
чарите и технолозите на Македонија e njohur edhe jashtë Republikës së Maqedonisë. Me fja-
lë të tjera, kjo revistë gjendet në listën e revistës referuese botërore më me renome nga lëmia e
kimisë dhe disiplinave të ngjashme Chemical Abstracts. Nëpërmjet abstrakteve të punimeve në
Гласник që i përgatisin shërbimet e CA, puna shkencore e kimistëve dhe teknologëve të Maqe-
donisë (por edhe të atyre jashtë Maqedonisë, të cilët rezultatet e tyre i publikojnë në Гласник)
është vendosur në shqyrtim të publikut botëror shkencor.

2.3 PËRMBLEDHJET E PUNIMEVE OSE TË ABSTRAKTEVE TË


PUNIMEVE NGA TUBIMET SHKENCORE

Punëtorët shkencorë kanë mundësi për takime në tubime të ndryshme shkencore në nivel
lokal, shtetëror ose ndërkombëtar, në të cilat nëpërmjet kontaketeve jondërmjetësuese i këmbejnë
të arriturat e tyre më të reja. Çdo manifestim pasohet me publikimin e përmbledhjes së punime-
ve ose të abstrakteve të punimeve. Ato, sipas rregullit, botohen përpara fillimit të tubimit shke-
ncor. Përmbajnë tekste integrale ose vetëm abstrakte (sinopsise, rezime, përmbledhje) nga refera-
tet e përgatitura për prezentim në tubim. Te këto publikime vështirë kemi qasje, ndërsa nëse në to
publikohen vetëm abstrakte, nuk janë edhe aq të dobishme për informatat konkrete sepse, shpesh,
abstrakti është i shkruar shumë përgjithsisht.

2.4 DISERTACIONET E DOKTORATAVE, PUNIMET E


MAGJISTRATURËS DHE TË DIPLOMAVE

Shkruhen gjatë mbarimit të një shkalle përkatëse të studimit, në formë të punimit shken-
cor standard të zgjeruar dhe përmbajnë informata shumë të nevojshme. Punimet e magjistraturës,
e në veçanti disertacionet e doktoraturave paraqesin publikime shkencore origjinale, ndërsa puni-

18
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

met e diplomave mund të përmbajnën edhe rezultate origjinale, edhe pse janë para së gjithash
profesionale sipas karakterit të tyre.
Mangësia kryesore (për cilësi të mirë) është pamundësia e qasjes deri te ato për shkak të
numrit të vogël të kopjeve që publikohen. Ndonjëherë janë të padobishme dhe për shkak të punës
së papërgjegjshme të kandidatëve, që çon deri te prezentimi i rezultateve jocilësore.

2.5 LITERATURA E PATENTEVE

Literatura e patenteve është burim i rëndësishëm për informatat shkencore dhe teknike në
veçanti për hulumtuesit me shpirt praktik. Me fjalë të tjera, dihet se me pak ndryshime në ndonjë
proces kimiko-teknologjik ose në produkt, në ndonjë mjet për punë, makinë ose ngjashëm, sjell
kursime të mëdha dhe përmirësime të cilësisë. Këto ndryshime në aspektin juridik mbrohen –
patentohen, ndërsa inovatori fiton edhe satisfaksion moral dhe material (ka zbuluar patent për
të cilin atij i paguhet).
Patenti i parë është miratuar në Britaninë e Madhe në vitin 1449. Numri i përgjithshëm i
patenteve të miratuara deri më tani është rreth 7,5 milionë, me rreth 300 000 patente të reja për
çdo vit, prej të cilave 20-30% bëjnë pjesë në ato të lëmisë së kimisë dhe disiplinave të ngjashme.
Gjatë publikimit të patentit në literaturën e patenteve jepet një përshkrim i shkurtër për
elementet më kryesore të zbulimit, shënohet lëmia e zbatimit, ndërsa sipas nevojës, jepen më
shumë vizatime të pjesëve të veçanta të zbulimit. Pastaj vijon përshkrimi i tërësishëm i zbulimit
me shpjegim të vetive të tij më kryesore. Gjatë kësaj, pothuajse rregullisht, nuk ceken disa të
dhëna të rëndësishme për përsëritjen e suksesshme të ecurisë patentuese. Pra, duke e publikuar
dhe duke e mbrojtur ecurinë e vet, autorët nuk duan që të sillen në situatë që pronësia e ecurisë
t’u merret për shkak se dikush, në patentin e tyre, do të fusë pak ndryshim, ndërsa ai do të sjellë
përmirësim të konsiderueshëm. Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj është besueshmëria më e vogël e
të dhënave të publikuara në literaturën e patenteve krahasuar me ato në revista shkencore.

2.6 REVISTAT TEKNIKE TË ORGANIZATAVE PRODHUESE

Këto revista i publikojnë organizatat më të zhvilluara prodhuese, në veçanti ato që në për-


bërjen e tyre kanë njësi zhvillimore – institute. Përmbajnë informata që janë në lidhje të ngushtë
me punën e organizatës: raporte, plane, rregulla, udhëzime për punë, metodologji, të dhëna stati-
stikore, por edhe informata shkencore të rëndësishme.

2.7 RAPORTET SHKENCORE DHE TEKNIKE

Bëjnë pjesë në të ashtuquajtura publikime zyrtare. Përmbajnë rezultate të punës nga


projektet hulumtuese dhe zhvillimore dhe janë burim kryesor i informatave që janë të nevojshme
për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, prandaj janë të dobishme për punëtorët profesionalë
dhe shkencorë të industrisë. Kapitujt e një raporti më shpesh janë:
 abstrakti;
 qëllimi i hulumtimit;
 hyrja;
 pjesa eksperimentale;

19
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

 krahasimi dhe analiza e rezultateve teorike dhe eksperimentale;


 vlerësimi i rezultateve dhe treguarja e përdorimit të ardhshëm të tyre.
Raportet, si dhe disa publikime të përmenduar më sipër, shtypen në numër të kufizuar ko-
pjesh dhe për shkak të kësaj vështirë mund t’i gjejmë. Por, mbetet fakti se përmbajnë të dhëna të
dobishme.

2.8 STANDARDET

Këto janë dokumente teknike shkencërisht të mbështetura në të cilat specifikohen tipi,


lloji i produktit, cilësia e tij, metodat e testimit, amballazhimi (paketimi), shënimi, transporti dhe
magazinimi.
Me standardet përkufizohen edhe simbolet, terminet dhe njësitë për madhësi të caktuara
fizike.
Shërbejnë që të sigurojnë cilësi të lartë të prodhimeve industriale dhe bujqësore, si dhe
për t’i unifikuar ndërmjetproduktet dhe prodhimet finale.
Me standardet janë të ngjashme edhe dokumentet teknike: specifikacionet, normat dhe
udhëzimet (dokumentet instruktive teknike).
Specifikacionet përdoren paralelisht me standardet. Në to shkruhen kërkesat teknike të
konsumatorëve, gjegjësisht blerësve, për prodhime të caktuara, materiale dhe procese. Prodhuesi
detyrohet që t’i sigurojë.

20
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

3. BURIMET SEKONDARE TË INFORMATAVE

3.1 Regjistrat e titujve Në burimet sekondare të informatave bëjnë pjesë


3.1.1 Current Contents publikimet në të cilat mund të gjenden informata që ndo-
dhe Chemical Titles dhen në burimet primare të informatave, ndërsa pjesërisht
edhe në ato terciare. Me fjalë të tjera, siç konstatuam edhe
3.2 Abstraktet më herët, literatura e plotë është shumë vëllimore dhe është
3.2.1 Chemical Abstracts - vështirë të arrihet deri te informata e kërkuar. Për shkak të
Çelës për literaturën kimike kësaj, duke kërkuar manyra të përshtatshme do të siguronin
botërore relativisht leht shfrytëzimin e literaturës së tërësishme, janë
3.2.2 РеферативнƄɪй formuar dhe janë zhvilluar lloje të veçanta të publikimeve
Журнал Химия të quajtura revista referuese (referojnë për informatat e
3.2.3 Revistat e tjera burimeve primare) detyrë parësore e të cilave është të shër-
referuese bejnë si udhëheqës nëpër literaturë.

3.3 Science Citation Index Në këto publikime, informatat jepen në formë shu-
më të shkurtër dhe koncize. Me ç’rast jepen edhe të gjitha
3.4 Pasqyrat të dhënat nëpërmjet të të cilave mund të arrihet deri te buri-
mi i informatave (“i tregojnë shtigjet deri te trungu në
3.5 Kartelat e katalogjeve pyll”). Prandaj themi se burimet sekondare të informatave
dhe katalogjet e bibliotekave udhëzojnë për burimet primare dhe terciare.
3.6 Bibliografitë Në burimet sekondare të informatave bëjnë pjesë
publikimet në të cilat publikohen:
3.7 Informatat eksprese dhe  regjistrat e titujve të punimeve shkencore (të artikujve
paralajmërimet aktuale shkencorë, shënimeve, lajmërimeve paraprake etj.);
 abstraktet e punimeve shkencore/profesionale;
 pasqyrat e punimeve origjinale nga lëmia e caktuar
dhe/ose për periudhë të caktuar;
 katalogjet e bibliotekave dhe kartelat e katalogjeve;
 bibliografitë;
 informatat eksprese dhe paralajmërimet aktuale.

3.1 REGJISTRAT E TITUJVE

Siç tregon edhe emri i tyre, regjistrat e titujve publikojnë tituj të punimeve shkencore (di-
ku edhe përmbajtje të shkurtër të çdo punimi), të dhëna për emrat e autorëve, ndërkohë që, adre-
sat e institucioneve në të cilat ata kanë punuar nuk jepen gjithmonë. Në to, më tutje, gjenden e-
dhe të dhëna për revistën në të cilën është publikuar punimi (shkurtesa e emrit të revistës, vëlli-
mi, numri, viti i botimit etj.) dhe, eventualisht, edhe disa informata (për shembull lista të revista-
ve të përfshira)10.

10
Termi u referohet revistave burimore: ato prej të cilave merren dhe, në mënyrë përkatëse, sistematizohen dhe
prezentohen informatat.

21
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

3.1.1 CURRENT CONTENTS DHE CHEMICAL TITLES

Revista më të njohura në të cilat publikohen titujt me të gjitha të dhënat shoqëruese janë


revistat Current Contents (përbëhet prej publikimeve që u dedikohen lëmive të ndryshme të
shkencës) dhe Chemical Titles.
Në revistën Current Contents: Physical, Chemical and Earth Sciences (në përkthim të
lirë Përmbajtje rrjedhëse: fizika, kimia dhe toka) përfshihen tituj të punimeve shkencore që pu-
blikohen në rreth 800 revista më të rëndësishme nga lëmia e kimisë. Tituj jepen të pasistemati-
zuar: revista përbëhet prej riprodhimeve (“fotokopjeve”) të faqeve në të cilat, në revistat e
përfshira, është publikuar përmbajtja e tyre, ndërsa në këndin e poshtëm ose të sipërm ndodhen
të dhënat bibliografike për revistën konkrete. Në fig. 3.1. është treguar faqja e revistës Current
Contents në të cilën gjendet pjesa e bartur fototipe e përmbajtjeve të revistës Analytical Chemi-
stry.

Fig. 3.1 Fragment nga faqja e revistës Current Contents në të cilën ndodhet pjesa bartëse
fototipe e përmbajtjeve të revistës Analytical Chemistry (të dhënat bibliografike jepen
në këndin e majtë të poshtëm të faqes)
Siç mund të shihet nga fig. 3.1, jepen të dhënat për titullin e punimit shkencor dhe faqja
në të cilën ai është publikuar, përshkrimi i shkurtër i përmbajtjes së punimit, autori (autorët) dhe
adresat e tyre. Emri i revistës, numri (vëllimi) dhe viti i botimit janë shtypur në këndin e poshtëm
të faqes. Kështu janë përfshirë të gjitha të dhënat për një regjistër të titujve.

22
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Revista përmban edhe regjistër të autorëve në të cilin, sipas radhës alfabetike, janë rendi-
tur autorët e parë të punimeve shkencore titujt e të cilëve jepen në numrin konkret të revistës.
Aty, pranë emrit të autorit, qëndron edhe adresa e institucionit dhe faqja në të cilën në Current
Contents është dhënë titulli i punimit të tij. Kjo mundëson, në komunikim të drejtpërdrejt me
autorët, të arrihet deri te punimi origjinal.
Secila kopje përmban edhe indeks të fjalëve kyçe të cilat nxirren prej titujve të punimeve.
Revista Chemical Titles (në përkthim Tituj kimikë) jep tituj të punimeve që publikohen
në më shumë se 700 revista për kimi të pastër dhe aplikative dhe inxhinjering kimk. Faqja e parë
e brendshme e revistës është dhënë në fig. 3.2.

Fig. 3.2 Pamja e një pjese të faqes së parë të brendshme të revistës Chemical Titles
Revista Chemical Titles përmban tre regjistra (indeksa):
 Keyword-in-Context Index (Regjistri i fjalëve kyçe);
 Bibliography (Regjistri i titujve);
 Author Index (Regjistri i autorëve).
Në pjesën e parë të revistës, Keyword-in-Context Index (përdoret akronimi KWIC-
Index), fjalët kyçe11 të të gjitha titujve jepen në revistë të renditura sipas alfabetit. Përpara dhe
pas secilës prej tyre jepen pjesët e titullit që i paraprijnë, gjegjësisht që pasojnë pas fjalës kyçe.
Në vazhdim jepen të dhanat për gjetjen (le t’i quajmë shenjë për lidhshmëri) e punimit gjegjës në
pjesën Bibliography, gjegjësisht regjistri i titujve.

11
Të gjitha fjalët e një titulli janë fjalë kyçe, përveç lidhësave, parafjalëve dhe disa kuptimeve të përgjithshme (në
fillim të çdo numri të Chemical Titles jepet lista e fjalëve sipas radhës alfabetike prej indeksimit në KWIC-Index).

23
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

KWIC-indeksi në masë të madhe ndihmon më leht të arrihet deri te titulli që është me in-
teres për ne. Për shembull, jemi të interesuar për të dhëna që lidhen me analizën kromatografike
të enzimeve. Në KWIC-indeksin, nën shkronjën “c” do ta kërkojmë fjalën chromatography. Do
të shohim (vërtetohemi) se fjala haset më shumë herë, por do ta zgjedhim atë përpara, ose pas, të
cilës do ta hasim edhe fjalën enzymes.
Në Chem. Titles nr. 7 të vitit 1980, në faqen 37 e gjejmë përmbajtjen vijuese:

Fig. 3.3 Pjesë nga KWIC regjistri të Chemical Titles

gjegjësisht,

Për sa i takon shenjës së ndërlidhjes, ajo është shkurtesë e përbërë prej shkronjave të em-
rit të revistës dhe më shpesh (por jo gjithmonë) prej numrave të cilët e tregojnë vëllimin (ose
numrin) dhe faqen në të cilën ndodhet punimi i kërkuar.
Shenjën e gjetur për ndërlidhje (edhe atë së pari germat) e kërkojmë në kapitullin Biblio-
graphy (regjistri i titujve), ku sipas radhës alfabetike në pjesën e parë të shenjës për ndërlidhje
janë të radhitura revistat. Në shembullin tonë, nën shkronjën “J” në faqen 66B e gjejmë këtë (fig.
3.4):

24
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Fig. 3.4 Kapitulli Bibliografia në Chemical Titles me punimin në titullin e të cilit përmbahen
fjalët kyçe chromatography dhe enzymes
Mund të vërehet se është dhënë vetëm pjesa fillestare e shenjës për ndelidhje, ndërsa në
vazhdim janë dhënë të dhënat për revistën të shkruara me shkronja “të trashura ose bold”: shkur-
tesa e emrit të revistës; numri i vëllimit (ai është numri i parë nga shenja për ndërlidhje-0189)
dhe, në kllapa të vogla, viti i botimit. Nën këto të dhëna vijojnë emrat e autorëve dhe titujt e pu-
nimeve, të renditura sipas numrit të faqes në të cilën janë publikuar në numrin e dhënë të revistës
(në shembullin tonë Journal of Chromatography).
Kërkimin në Chemical Titles mund t’a bëjmë edhe në qof të se na është i njohur emri i
autorit (në rastin konkret Maestas R. R.), i cili punon në problematikën që është me interes për
ne. Emrin e tij (sipas radhës alfabetike), do t’a gjejmë në kapitullin Author Index dhe pranë emrit
do ta gjejmë përsëri shenjën e njëjtë për ndërlidhje JOCRAM-0189-0225. Me të do të veprojmë
ashtu siç u përshkrua më sipër.

Fig. 3.5 Pjesë e indeksit të autorit në Cemical Titles në të cilin ndodhet


emri i autorit Maestas R.R.

Siç mund të vërejmë, në këtë revistë nuk ka të dhëna për adresat e institucioneve (autorë-
ve).
Përparësia kryesore e regjistrave të autorëve është në atë se ato (në veçanti kohëve të
fundit, kur bëhen të dobishme të gjitha përparësitë e teknologjisë kompjuterike dhe fotoriprodhi-
mit të drejtpërdrejt) informojnë shpejtë për atë se çka publikohet në revistat më të rëndësishme.
Pra, intervali kohor ndërmjet publikimit të punimit dhe njoftimit (publikimit) për të në Current

25
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Contents ose Chemical Titles nuk e tejkalon kohën prej dy deri në tre muaj. Përveç kësaj, titulli
shumë shpesh (edhe pse jo gjithmonë) përmban mjaft të dhëna që të mund të nxjerrim përfundim
nëse ia vlen ta kërkojmë punimin origjinal ose ai nuk është me interes për shfrytëzuesin e dhënë.
Nëse titulli është menduar përkatësisht (si duhet), ai paraqet një lloj të abstraktit më të shkurtër
për përmbajtjen e punimit shkencor, kështu që me përcjelljen e regjistrave të titujve (në veçanti
nëse ekziston edhe KWIC-indeksi) mund të fitohet orientim për përparimin e hulumtimeve në
lëminë që na intereson.
Mangësia krysore, nënkuptohet, përbëhet në atë se nuk ekzistojnë të dhëna për përmbaj-
tjen e punimit, prandaj përdorshmëria e regjistrave të titujve është e kufizuar në fitimin e infor-
matave të përgjithshme, ndërsa në aspetin kohor – në peridhën e nevojshme që punimi të jetë
përfshirë me revistat e tjera referuese siç janë, për shembull: Chemical Abstracts, Реферативн-
Ƅɪй журнал ose Current Abstracts of Chemistry and Index Chemicus.

3.2 ABSTRAKTET

Abstrakti (sinopsisi ose rezimeja) i një punimi origjinal shkencor paraqet përmbajtjen e tij
të shkurtër në atë formë që prej tij mund, pa lexim të punimit origjinal, të njihen elementet më
kryesore të atij punimi. Ndërkaq kjo, mundëson që të sillet përfundim për atë nëse është e arsye-
shme që të investohet kohë për leximin më të detajuar të të gjitha të dhënave që jepen në punim.
Siç kemi thënë, abstraktet janë pjesë edhe të punimeve origjinale shkencore, prandaj në disa raste
abstraktet e këtilla drejtpërdrejt merren dhe publikohen në revistat që u përkushtohen publikimit
të abstrakteve dhe ato në fakt janë revista referuese në kuptimin më të ngushtë të fjalës.
Chemishes Zentralblatt ishte revista e parë e këtij lloji, e cila publikohej prej vitit 1830
deri në vitin 1969. Në ish Jugosllavi, deri në vitin 1989, botohej revista Yugoslav Chemical Pa-
pers që publikonte abstrakte të zgjeruara të punimeve të publikuara në revistat jugosllave nga
lëmia e kimisë dhe disa revistave të ngjashme, si Bulletin Scientifique që publikonte abstrakte të
shkurtëra të punimeve nga të gjitha lëmitë, të publikuara në Jugosllavinë e atëhershme. Ekzistoj-
në edhe disa revista të tjera, të cilat kryesisht publikojnë abstrakte të punimeve shkencore origji-
nale (për shembull Angewandte Chemie, РефератвнƄɪй Журнал, Current Abstracts of Chemis-
try and Index Chemicus). Pa dyshim, revista më e madhe dhe më e organizuar e këtij lloji është
Chemical Abstracts, prandaj do të ndalemi në veçanti për përdorimin e tij.
Në revistat referuese, krahas abstraktit, publikohen edhe të dhëna të tjera, për shembull:
 numri i abstraktit;
 titulli i punimit origjinal;
 emri (emrat) e autorit (autorëve) të punimit;
 adresa e institucionot në të cilin është kryer puna, gjegjësisht adresa (adresat) e autorit
(autorëve);
 shkurtesa e emrit të publikimit në të cilin është publikuar punimi;
 shenjat më të përafërta të atij publikimi: vëllimi, faqja e revistës në të cilën është shtypur
punimi, viti i botimit të revistës;
 gjuha në të cilën punimi është shkruar, gjegjësisht publikuar.

26
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Nëse teksti i abstraktit nuk është marrë drejtpërdrejtë nga punimi, atë e përpilojnë bashkë-
punëtorë të brendshëm ose të jashtëm të revistës referuese (abstraktorët).
Elemnetet e numëruara më sipër jepen në mënyra të ndryshme varësisht nga revista refe-
ruese në të cilën publikohet abstrakti, madje edhe, për një revistë të njëjtë, dhe nga periudha e
publikimit (revistat referuese, sikurse edhe revistat shkencore kohë pas kohe e ndryshojnë politi-
kën e tyre redaktuese).
Revistat referuese e bëjnë edhe klasifikimin e abstrakteve, duke i grupuar abstraktet e
punimeve me përmbajtje të njëjtë në seksion të njëjtë. Numri dhe madhësia e seksioneve, gjitha-
shtu, ndryshon prej një reviste referuese në tjetrën, prandaj për këtë është e rëndësishme që ky
klasifikim të studiohet, para se të fillojë përdorimi i revistës referuese të caktuar.

3.2.1 CHEMICAL ABSTRACTS – ÇELËS PËR LITERATURËN KIMIKE


BOTËRORE

Revista referuese më e madhe dhe më e sistematizuar nga lëmia e kimisë, Chemical Abs-
tracts (Abstraktet kimike), filloi të del në vitin 1907. Deri në vitin 1962 publikohej me nga një
numër në muaj, prej vitit 1963 deri në vitin 1967 nga dy numra në muaj, ndërsa tani del një herë
në javë. Deri në vitin 1961 publikohej nga një vëllim në vit, ndërsa prej vitit 1962 nga dy vëllime
në çdo vit. Përveç abstrakteve të punimeve shkencore origjinale nga të gjitha lëmitë e kimisë dhe
të disiplinave shkencore të ngjashme, publikon edhe abstrakte të patenteve, njofton disertacionet
e doktoraturave (duke udhëzuar në revistën Disertation Abstracts), si dhe tituj të punimeve për-
mbledhëse (review papers) dhe libra, por pa dhënë abstrakte të përmbajtjes së tyre. Publikon
gjithashtu edhe recensione të librave të rinj të botuar nga lëmia e kimisë, si dhe listë të revistave
në të cilat gjenden punimet prej të cilave bëhen (merren) abstraktet. Kjo listë e revistave të përf-
shira (burimore) ndodhet në Source Index12.
Pjesa më e rëndësishme e përdoruesve të Chemical Abstracts (mëtutje do të përdorim
shkurtesën CA) janë regjistrat (indeksat) e tij. Ata paraqiten:
 në secilin numër si regjistra të brendshëm;
 si regjistra të ndarë (për çdo vëllim të CA) dhe
 si regjistra kolektivë (kumulativë).
Regjistrat që paraqiten në çdo numër, gjegjësisht regjistrat e brendshëm janë:
 Keyword Index (regjistri i fjalëve kyçe). Në të sipas radhës alfabetike renditen jo vetëm
fjalët kyçe të titullit (si te Chemical Titles) por edhe fjalët kyçe të abstraktit. Titujt në këtë
regjistër ceken në formë të shkurtuar: para fjalës kyçe nuk shkruhet asnjë fjalë, ndërsa pas
saj, sërish, shkruhen vetëm disa fjalë. Është e qartë se përfshirja e titullit të plotë nuk është
e nevojshme sepse në numrin e CA që e kemi në dorë do ta gjejmë jovetëm titullin e plotë,
por edhe abstraktin e punimit dhe të dhënat e tjera;
 Patent Index (regjistri i patenteve) përbëhet prej dy pjesëve: Numerical Patent Index, i cili
përmban numra të patenteve që gjenden në numrin e dhënë, dhe Patent Concordans që
përmban numrat e po të njëtave patente që i kanë gjatë publikimit në shtete të tjera;

12
Shtypet edhe regjistër përmbledhës (Cumulative Source Index) i cili i përmban të gjitha publikimet e përfshira në
Chemical Abstracts prej vitit 1907-1989.

27
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

 Author Index (regjistri i autorëve) në të cilin sipas radhës alfabetike renditen emrat e të
gjithë autorëve dhe bashkëautorëve të punimeve prej të cilëve janë publikuar abstrakte në
numrin e dhënë të CA;
 CA Abstracted Publications: Additions and Changes (përfshihen publikime në CA: shtesa
dhe ndryshime) në të cilin jepen shtesat dhe ndryshimet në publikime prej të cilave merren
ose përpilohen abstraktet për atë numër, si dhe mënyra e shkurtër e referimit të tyre. Ky re-
gjistër i brendshëm paraqitet vetëm në numrat çift të CA.
Regjistrat e ndarë janë shumë të rëndësishëm dhe pa to përdorimi i CA do të ishte shu-
më më i vështirë. Për secilin vëllim shtypen regjistrat e ndarë vijues:
 Author Index (regjistri i autorit);
 General Subject Index (regjistri i përgjithshëm lëndor);
 Formula Index (regjistri i formulave molekulare brute);
 Chemical Substance Index (indeksi i substancave kimike);
 Index of Ring Systems (regjistri i sistemeve unazore);
 Patent Index (indeksi i patenteve);
 HAIC Index (HAIK është akronim prej Heteroatom-in-Context). Ky regjistër është varian-
të e llojit të veçantë të regjistrit të formulave molekulare;
 Registry Number Index (indeksi i numrave regjistrues).
Deri në vitin 1972 ekzistonte vetëm një regjistër lëndor (Subject Index), i cili më pas u
nda në Chemical Substance Index dhe General Subject Index, ndërsa Index of Ring Systems dhe
HAIC Index janë të kohës më të re. Ekziston, përveç kësaj, edhe udhëzues i veçantë nëpër regji-
stra-Index Giude, si dhe publikime të tjera të botuesit Chemical Abstract Service (shkurtesa
CAS), të cilin e përgatit dhe e publikon CA.
Regjistrat kolektivë (kumulativë) përfshijnë periudhë prej më shumë vitesh dhe me për-
dorimin e tyre lehtësohet kërkimi nëpër CA, pasi të dhënat për abstraktet për periudhë më të gjatë
ndodhen në një regjistër. Për shkak se ata publikohen në mënyrë plotësuese, në to janë mënjanu-
ar edhe gabimet eventuale të bëra gjatë përpilimit të regjistrave të brendshëm dhe të veçuar.
Zhvillimi i teknologjisë kompjuteristike e mundëson kërkimin e shpejtë nëpër një mori të
të dhënave të organizuara në të ashtuquajtura baza të të dhënave. Për këto arsye, duke filluar prej
vitit 1980 paralelisht me versionin e shtypur, përgatitet edhe versioni kompjuterik i CA, i cili
quhet Chemical Abstract Service-on line. Për këtë më vonë.

Përdorimi i CA

Për pasqyrim më të mirë dhe kërkim më të lehtë, abstraktet në CA klasifikohen në 80 sek-


sione, ndërsa këta, në 5 pjesë (departamente):

Pjesa Lëmia e kimisë Seksioni


I Biokimi 1-20
II Kimi organike 21-34
III Kimi makromolekulare 35-46
IV Kimi e zbatuar dhe Teknologji kimike 47-64
V Kimi fizike, Kimi inorganike dhe Kimi analitike 65-80

28
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Përodrimi efikas i CA është i mundur vetëm pasi të jenë mësuar shumica e finesave që ja-
në të nevojshme për këtë. Parimet e përgjithshme të kërkimit mund të paraqiten siç vijon.
1. Nëse kërkohet se çka është publikuar, në një vëllim të CA, për një tematikë të përgjith-
shme të caktuar, parim, metodë të analizës, ndonjë material teknik ose substanca me emër të
njohur trivial ose komercial dhe ngjashëm, fillohet me Index Guide që të gjendet mënyra në të
cilën atë që e kërkojmë është futur në regjistrat e CA (general Subject Index, Chemical Substance
Index). Index Guide është një udhëzues i llojit të vet nëpër regjistra, por ai udhëzon edhe në
terminologjinë, si dhe në nomenklaturën kimike që e përdor CA.
Term i indeksuar (gjegjësisht “ajo që e kërkojmë”) në CA mund të jetë term i përgjith-
shëm ose, sërisht, emër i substancës (trivial, komercial, tregtar etj.). Me fjalë të tjera ose shkur-
tesa të fjalëve të quajtura modifkues përcaktohet në mënyrë më precize termi i indeksuar, ndërsa
me udhëzuesen see (shih) orientohet kërkuesi i informatave për atë se nën cilin emër ato indek-
sohen në Chemical Substance Index dhe në General Subject Index. Fragment nga ky udhëzues
nëpër regjistra është dhënë në fig. 3.6. Këtu mund të shihet se për substancën me emër komercial
Vocol të dhënat në Chemical Substance Index janë dhënë nën emrin Zinc, bis (O,O-dibutil
phosphorodithioato-S,S’)-, (T-4)-[6990-43-8] 13 , ndërsa të dhënat për termin Voges-Proskauer
reaction ndodhen në General Subject Index nën emrat Ring closure and formation dhe Voges-
Proskauer. Të dhënat për termin Vacuum ndodhen në General Subject Index nën të njëjtin emër,
por me udhëzuesin see also (gjithashtu shih) udhëzon edhe në termin Pressure, ndërsa të dhëna
për Vacuum app. (app. është modifikues) ndodhen nën emrin Vacuum apparatus. Gjithashtu, në
Index Guide jepen edhe vërejtje, të cilat sqarojnë se si indeksohet termi konkret (për shembull:
termi Volatile substances, shih fig. 3.6).

Fig. 3.6 Fragment nga faqja në Index Guide: 1-termi i indeksuar, 2-modifikuesi i termit të
indeksuar, 3-udhëzuesja për substanca kimike, 4-vërejtje për termin e indeksuar

Pasi të gjendet termi në Index Guide, gjegjësisht emri i substancës sipas CA, kërkohet në
regjistrat përkatës, deri sa të arrihet te numri/numrat e abstrakteve potenciale me interes. Këta
numra shkruhen (bashkë me numrin e vëllimit dhe vitit të botimit) dhe këta shpiejnë deri te abs-

13
Numri në kllapa këndore është numri regjistrues i substancës.

29
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

traktet përkatëse që ndodhen në vëllimin e njëjtë të CA. Kërkimi përfundon në këtë, dhe në të
gjitha rastet, me gjetjen e abstraktit (rezimesë). Abstrakti studiohet dhe në qoftë se përmban për
ne të dhëna të dobishme, shkruhen të dhënat bibliografike nëpërmjet të cilave mundësohet qasja
deri te punimi origjinal.
2. Nëse e njohim emrin e autorit ose autorëve të ndonjë punimi, gjegjësisht emrat e
shkencëtarëve që punojnë në lëminë për të cilën jemi të interesuar, kërkimi bëhet nëpër Author
Index. Në të sipas radhës alfabetike jepen emrat e autorëve (ose emrat e institucioneve nëse bë-
het fjalë për patente), ndërsa afër tyre edhe titujt e punimeve të publikuara, dhe gjithsesi numri që
çon deri te abstrakti me interes ose abstrakteve14. Për shembull, na është e njohur se autori Abra-
ham Smith punon në problemtaikën për të cilën edhe vetë jemi të interesuar. Në Author Index të
CA nën germën “S” do të gjejmë emrin e autorit bashkë me të gjitha të dhënat e përmendura më
sipër (shih fig. 3.7).
Të dhënat që lidhen me emrin e autorit të treguar tregojnë se ai është autor i vetëm i puni-
mit Determination of purity by thermal analysis, abstrakti i të cilit në CA udhëhiqet me numrin
7950t. Shkronja e vogël (t) në numrin e abstraktit paraqet shkronjën kontrolluese.
Në fig. 3.7 shihet se edhe autori tjetër, Arthur B. Smith, bashkë me koautorët F. Thomas
dhe W. A. Nimitz ka publikuar dy punime (numrat e abstrakteve të tyre janë 82415a dhe
92029s).

Fig. 3.7. Pjesë nga faqja në Author Index: 1-emri i autorit, 2- emri i punimit të publikuar ose
patentit, 3-numri i abstraktit, 4-koautorët, 5-punimi i këtij autori të indeksuar është dhënë te
autori emri i të cilit jepet në vazhdim, 6-institucioni i cili ka publikuar patent

Autori A. C. Smithies, ndërkaq, ka publikuar punim në të cilin është koautor. Deri te titu-
lli i tij dhe numri i abstraktit mund të arrihet nëpërmjet emrit të autorit të parë që është dhënë me-
njëherë pas emrit të koautorit të përmendur.
Në institucionin Smith Kline and French Laboratories, ndërkaq, është publikuar patent,
ndërsa abstrakti i tij është regjistruar me numër P 17985x.

14
Emri i punimit dhe numri i abstraktit vendoset vetëm te autori i parë, ndërsa te autorët e tjerë jepet emri i të parit
dhe sugjerohet që të shikohet atje.

30
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Pasi që ta kemi numrin e abstrakti veprojmë sikurse u përshkruajt më sipër (pika 1).
Siç mund të vërehet, para numrit të abstraktit, mund të haset edhe shkronjë e madhe. Ajo
e tregon llojin e burimit prej të cilit është përpiluar abstrakti: R prej pasqyrë ose përmbledhje
(Review), B prej libër (Book) dhe P prej patent (Patent). Në qoftë se përpara numrit të abstraktit
nuk ka shkronjë të madhe, kjo tregon se bëhet fjalë për abstrakt të punimit origjinal shkencor.
3. Në regjistrin e përgjithshëm lëndor (General Subject Index) kërkimi kryhet sipas em-
rave (të dhënë në Index Guide) për klasë (lloje) të komponimeve (amina, okside...), sipas em-
rave të substancave kimike që nuk i takojnë një lloji (ajër, naftë...), sipas termeve që përshkriajnë
veti/gjendje të substancave (viskozitet, entropi...) ose reaksioneve në të cilat marrin pjesë (oksi-
dim, reaksioni Canizzaro...), sipas proceseve (hidrogjenizim...), aparaturës së përdorur (krio-
stat, polarograf...) etj.

Sipas kësaj, ky regjistër nuk është regjistër i fjalëve, por është regjistër i termeve dhe ai
ndërtohet në bazë të tekstit të punimeve origjinale. Në të sipas rendit alfabetik renditen termet e
indeksuara, afër tyre sërisht sipas rendit alfabetik, të ndara me presje, mund të gjenden modifi-
kuesit ose terme plotësuese. Ata e sqarojnë më tutje termin e indeksuar (shih fig. 3.8). Nën seci-
lin prej tyre, pavarësisht prej asaj se a jepet vetëm termi i indeksuar ose, sërish ai shpjegohet më
tutje, prapë sipas rendit alfabetik renditen terme në lidhje me publikimet konkrete. Menjëherë
pas tyre pason numri i abstraktit/abstrakteve të punimeve, pasqyrave, patenteve ose librave, në të
cilat përpunohet problematika e cila mund të përshkruhet me termat e dhëna. Edhe në këtë rast
kërkimi përfundon me gjetjen e abstrakteve potenciale me interes dhe me studimin e tyre.

Fig. 3.8 Fragment nga faqja në General Subject Index: 1-termi i indeksuar, 2-termat ndihmës,
3-modifikuesi i termit të indeksuar, 4-sinonim (me shkronja të pjerrëta në kllapa),
5-numri i abstraktit.

4. Nëse kërkohet se çka është publikuar për substancën konkrete (sipas formulës ose em-
rit) atëherë fillohet me Formula Index ose me Chemical Substance Index që të arrihet deri te
abstrakti i kërkuar.
Në regjistrin e formulave molekulare (Formula Index) ndodhen formulat e të gjitha ko-
mponimeve që përmenden në abstraktet e publikuara në vëllimin të cilit i takon regjistri. Për për-
pilimin e këtij regjistri CA e përdor të ashtuquajturin sistem të Hill-it. Sipas këtij sistemi formu-
lat renditen:

31
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

1) sipas numrit rritës të atomeve të C në formulë (C1, C2, C3...) e pastaj sipas numrit rritës
të elementeve të mbetura, duke filluar prej hidrogjenit. Kështu, së pari do të jepen formulat që
përmbajnë C1 + 1 atom të elementit tjetër, pastaj C1 + 2 atome të tjera, pastaj C1 + 3 atome... Pas
kësaj vijnë formulat më përbërje C2 + 1; C2 + 2; C2 +3... pastaj pas tyre vazhdojnë C3 +1; C3 +2;
C3 +3 etj.;
2) sipas numrit rritës të H-atomeve që shkruhen menjëherë pas C-atomeve;
3) sipas numrit rritës të elementeve të tjera që renditen sipas rendit alfabetik.
Kështu komponimi me 5 C-atome (C5) do të jepet përpara cilit do qoftë komponimi me 6
C-atome (C6); të gjitha komponimet me 6 C dhe 6 H-atome (C6H6) jepen përpara cilit do qoftë
komponim me 6 C dhe 8H atome (C6H8); komponimi C7H11Br përpara komponimit C7H11N;
komponimi C3H16O përpara komponimit C3H16S etj.
Nëse më shumë komponime kanë formulë të njëjtë brute (izomere), atëherë nën atë for-
mulë jepen emrat e të gjitha izomereve sipas rendit alfabetik, siç shihet në fig. 3.9.

Fig. 3.9 Pjesë nga Formula Index: 1-formula molekulare, 2-emri i substancës (term i indeksuar),
3-substituent, 4-modifikues i merit të substancës (term ndihmës), 5- numri regjistrues i
substancës sipas CA, 6-numri i abstraktit, 7-substituent i ri i substancës paraprake të indeksuar

Në vitet e gjashtëdhjeta CAS e zhvilloi sistemin e vetëm për numërim, me të cilin në më-
nyrë unike përcaktohet çdo substancë për të cilën ekzistojnë të dhëna në CA15. Të gjitha sub-
stancat sipas këtij sistemi kanë numër regjistrues të tyre që ndodhet në kllapa këndore, menjë-
herë pas emrit të substancës në regjistrin e formulave dhe në regjistrin e substancës kimike. Për-
caktimi në mënyrë unike i çdo substance me numrin regjistrues së saj mundëson kërkim të shpej-
të dhe të thjeshtë kompjuterik për të dhënat e substancës konkrete.
Gjatë përdorimit të Chemical Substance Index nevojitet gjithmonë konsultimi paraprak
i Index Guide sepse CA e ka të zhvilluar sistemin e vet të emërtimit të substancave kimike që nuk
përputhet gjithmonë me atë të zakonshmin. Kur njihet emri i substancës sipas CA, kërkohet në
regjistrin e substancave kimike, në të cilin sipas rendit alfabetik renditen emrat e substancave,
15
Prej futjes së këtij sistemi të shënimit në vitin 1985 janë regjistruar më shumë se 12 milionë substanca me
strukturë të definuar. Çdo vit regjistrohen rreth 700 000 substanca të reja.

32
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

gjatë së cilës duhet të mbahet llogari se ajo është bërë sipas emrit të substancës bazë prej së cilës
komponimi është nxjerrur. Kjo mundëson të arrihet lehtë deri te abstraktet që përmbjanë të dhëna
për substancat analoge. Kjo është ilustruar në fig. 3.10.

Fig. 3.10 Pjesë e Chemical Substance Index: 1-termi i indeksuar, 2-numri regjistrues, 3-
modifikuesi i termit të indeksuar, 4-sinonimet, 5-substituent, 6-vërejtje për termin e indeksuar

Si ndihmë gjatë kërkimit në Chemical Substance Index në qoftë se bëhet fjalë për substa-
nca që në strukturë përfshijnë sisteme unazore përdoret regjistri i sistemeve unazore (Index of
Ring Systems). Në të substancat renditen sipas numrit rritës të sistemeve në strukturë, pastaj si-
pas madhësisë së tyre dhe rendit alfabetik të elementeve në to. Pas formulës së indeksuar të sis-
temit unazor të kërkuar gjendet emri i tij sipas CA nën të cilin substanca indeksohet në Chemical
Substance Index.
5. Në regjistrin e patenteve (Patent Index), patentet renditen sipas numrave të tyre dhe
vendeve në të cilat janë publikuar. Vendet (shtetet), ndërkaq, renditen sipas rendit alfabetik.
6. Indeksi i numrave regjistrues (Registry Number Index) i përmban numrat regjistrues të
substancave dhe në të pas secilit numër jepen emri dhe formula molekulare sumare e substancës
përkatëse.
Të arriturit deri te informatat e kërkuara me përdorimin e CA duke filluar gjatë kësaj prej
regjistrave të ndryshëm në mënyrë ilustruese është treguar në diagramin në fig. 3.11.
Siç shihet nga diagrami, çdo kërkim nëpër regjistra të CA përfundon me gjetjen e abstra-
ktit (fig. 3.12a dhe 3.12b). Ai i përmban të dhënat e kërkuara, dhe sigurisht pastaj prej burimit
origjinal primar ose terciar prej ku është marrë abstrakti.

33
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Çka është INDEX GENERAL CHEMICAL INDEX GUIDE Fillojmë me


publikuar në lidhje GUIDE SUBJECT SUBSTANCE (si është shënuar emrin trivial
me metodën, (si është INDEX INDEX në CA)
kuptimin, shënuar në (numrat e (numrat e
problematikën etj. CA) abstrakteve) abstrakteve)

Çka është
publikuar në lidhje
me substancën
CHEMICAL ABSTRACTS
kimike konkrete?
REGJISTRAT E
BRENDSHËM Sipas numrave të abstrakteve arri-
het deri te abstraktet dhe vlerësohet FORMULA
Kërkohet vetëm se a duhet të shënohen të dhënat INDEX
nëpër numrin Fillojmë me
bibliografike. (numrat e
konkret të CA. abstrakteve) formulën
molekulare

nëse po

Çka ka publikuar
PATENT Nëpërmjet të të AUTHOR dikush, për ne
Çka është INDEX dhënave bibliogra- INDEX
patentuar nën autor me interes?
(numrat e fike arrihet deri te (numrat e
numrin 123.456 në abstrakteve) burimi primar i abstrakteve)
Angli? informatave

Fig. 3. 11. Diagrami për përdorimin e CA

34
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Fig. 3.12a Pjesë e abstraktit të punimit e publikuar në CA: 1-numri i abstraktit; 2-titulli i
punimit; 3-autorët; 4-adresa e institucionit në të cilin punimi është punuar; 5-shkurtesa e
revistës në të silën punimi është publikuar; 6-viti; 7-vëllimi dhe numri (në kllapa); 8-faqet (prej-
deri) në të cilat punimi shkencor është publikuar; 9- gjuha në të cilën është shkruar

Fig. 3.12b Pjesë e abstraktit të patentit e publikuar në CA: 1-numri i abstraktit; 2-emri i punimit;
3-inovatorët; 4- institucioni/personi i cili i ka blerë drejtat për patentin; 5-numri i patentit; 6-
klsasifikimi i patentit; 7-data në të cilën patenti është publikuar; 8-shenja për shtetin prej të cilit
patenti e ka oringjinën; 9-numri i paraqitjes së patentit; 10-data në të cilën patenti është
paraqitur; 11-numri i faqeve; 12-të dhëna për patentin

3.2.2 РЕФЕРАТИВНЫЙ ЖУРНАЛ ХИМИЯ

Përveç CA ekzistojnë edhe revista të tjera referuese, ashtu siç u bë fjalë më parë. Revista
referuese ruse quhet Rеферативный Журнал (shkurtesa РЖ), të cilin e publikonte Instituti
mbarëkombëtar për informata shkencore dhe teknike. Shkurtesa për këtë institucion është
ВИНИТИ ndërsa është nxjerrur prej emrit origjinal Всесоɪозый Институт Научной и Тех-
нической Информации. РЖ filloi të del më 1.1.1953. Përbëhet prej serive të ndara (pjesë) që
u dedikohen lëmive të ndryshme: automatizimi dhe elektronika, astronomia dhe gjeodezia, bilo-
gjia dhe biokimia, gjeografia, gjologjia, xehtaria, gjeofizika, matematika, teknika makinerike,
metalurgjia, mekanika, fizika, ekonomia industriale, kimia dhe elektroteknika.

35
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Për ne është me interes seria e kimisë, ashtu që kur një kimist flet për РЖ me të drejtë
mendon për Rеферативный Журнал Химия (РЖХ).
Në РЖ publikohen abstrakte të punimeve të publikuara në revista shkencore (përfshihen
rreth 20 000 revista shkencore prej 100 vendeve të botës), abstrakte prej librave të rëndësishëm,
prej monografive, disertacioneve dhe patenteve. Lista e revistave të përfshira është dhënë në
vëllimin nr. 23 të vitit 1973.
Organizimi i kësaj reviste është shumë i ngjashëm me atë të CA, prandaj edhe përdorimi i
saj është i ngjashëm. Sikurse CA edhe РЖ ka vëllime dhe regjistra (këtu ata janë указателƄ-i).
РЖ botohet çdo 15 ditë si vëllim që përbëhet prej dy pjesëve (të shënuara me numra romakë I
dhe II), ndërsa botohen edhe vëllime vjetore (me gjithsej 24 pjesë). Çdo vëllim (dyjavor) ka re-
gjistrat e vetë:
1. Авторский указателƄ (regjistri i autorit) dhe
2. ПредметнƄɪй указателƄ (regjistri lëndor)
dhe ato nuk janë, si te CA, pjesë përbërëse e vëllimit, por janë publikime të ndara.
Vëllimet vjetore i kanë (përsëri, si publikime të ndara) regjistrat vijues:
1. Авторский указателƄ (regjistri i autorit);
2. ПредметнƄɪй указателƄ (regjistri lëndor);
3. ФормулнƄɪй указателƄ (regjistri i formulave);
4. ПатентнƄɪй указателƄ (regjistri i patenteve).
Udhëzimi për përdorimin e РЖ ndodhet në publikimin ПутеводителƄ во реферативно-
му журналy (Udhëzues nëpër РЖ), ВИНИТИ, Moskë, 1972 dhe në fillim të vëllimit nr. 1 të vi-
tit 1974.
Si edhe në revistën CA edhe në РЖ abstraktet klasifikohen në disa lëmi, të shënuara me
germa të veçanta:
- A Kimi e përgjishme; - О Teknologji e substancave organike
- Б Kimi fizike; medicinale, e preparateve veterinare dhe
- В Kimi inorganike; pesticidet;
- Г Kimi analitike; - П Kimi e përpunimit të drurit,
- Д Pajisja e laboratorëve; karburanteve natyrore dhe gazeve
- Ж Kimi organike; natyrore;
- И Kimi teknologjike e përgjithshme; - Р Kimi dhe teknologji e produkteve
- Л Teknologji inorganike; ushqimore, materive aktive sipërfaqësore
- М Materialet silikate; dhe substamcave me erë;
- Н Teknologji organike; - С Kimi e komponimeve me masë
molekulare të lartë;
- Т Teknologji e materialeve polimereve.
Në pjesën e parë të vëllimit dyjavor ndodhen abstraktet e gjashta lëmive të para, ndërsa
në pjesën e dytë abstraktet e lëmive të tjera të mbetura.
Abstraktet që publikohen në РЖ janë të ngjashëm me ato që publikohen në CA, sipas rre-
gullit, janë më të gjata (shih fig. 3.13).

36
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Fig. 3.13. Abstraktet e të njëjtit punim: njëri i publikuar në CA, ndërsa tjetri në РЖ

Shihet se, nëse i kemi të dy abstraktet, informata për burimin primat do të jetë më e kom-
pletuar.
Rеферативный Журнал, si edhe Chemical Abstracts, duke filluar prej vitit 1980 e ka
edhe bazën e vet kompjuterike.

3.2.3 REVISTAT E TJERA REFERUESE

Revistë e dobishme dhe referuese (veçanërisht për ata që punojnë në lëminë e kimisë
organike) është Current Abstracts of Chemisty (Abstraktet rrjedhëse nga kimia). Në këtë revistë
publikohen abstrakte të punimeve që janë publikuar në 120 revista shkencore të dedikuara, krye-
sisht, për komponimet organike të reja të sapozbuluara, të reaksioneve të reja. Për këtë arsye, kjo
revistë dallohet prej të tjerave veçanërisht për atë se, krahas tekstit të abstraktit, publikon numër
të madh të formulave strukturore, skema të reaksioneve dhe material të ngjashëm ilustrues, gje-
gjësisht të ashtuquajtura abstrakte grafike. Vend shumë të vogël merr pjesa tekstuale me atë se
ndonjëherë ajo mungon. Jepen shpesh edhe të dhëna për komponimet nistore (ata prej të cilave
është fituar produkti i ri) dhe për metodat e përdorura fiziko-kimike.
Kjo revistë nuk publikon regjistra edhe atë, në vend të saj, e bën revista Index Chemicus
(regjistri kimik) prandaj këto dy revista zakonisht paraqiten bashkërisht: Current Abstracts of
Chemistry and Index Chemicus.

37
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Ekzistojnë edhe revista të tjera referuese, siç janë, për shembull:


1. Analytical Abstracts – revistë referuese nga lëmia e kimisë analitike të cilën e përgatit Sho-
qata mbretërore e kimisë e Britanisë së Madhe (Royal Society of Chemistry);
2. Organomatellic Compounds – në botim të R. H. Chalender Ltd., (Angli) që referon për pu-
nime shkencore për komponimet organometalike;
3. Biochemistry Abstracts – revistë referuese shumë e dobishme për ata që merren me bioki-
minë. E boton Information Retrivial Ltd., Angli.
Përdorimi i tyre është i rëndësishëm, ndërsa mënyra e kërkimit nëpër to bazohet në prin-
cipet e përmendura tani më. Detajet konkrete rreth mënyrës së kërkimit jepen në faqet fillestare
ose në faqet e fundit të çdo reviste.

3.3 SCIENCE CITATION INDEX

Një lloj interesant i revistës referuese është Science Citation Index-regjistër i citateve
shkencore (shkurtesa SCI), e cila i indekson (i regjistron) punimet e cituara (dhe burimet e tjera
primare ose terciare) ashtu siç paraqiten në punimet shkencore origjinale të publikuara në rreth
2600 revista më kryesore nga lëmia e shkencave natyrore dhe shkencave të zbatuara.
Revista SCI u paraqit në vitin 1964 (si konkurente e CA) në botim të Institute for Scien-
tifc Information-Instituti për informata shkencore (shkurtesa ISI) i quajtur edhe Instituti i Garfi-
lldit, sipas themeluesit dhe drejtorit të parë. Del një herë në dy muaj, ndërsa publikohen edhe bo-
timet kumulative dhe ato pesëvjeçare (1965-69; 1970-74; 1975-79; 1980-84; 1985-89; 1990-94).
Ideja e revistës është në atë se çdo thirrje (citim, ndërlidhje bibliografike) e punimit që
është publikuar më herët, tregon se ekziston lidhja ndërmjet atij punimi dhe punimit të ri të
publikuar. Këto lidhje mundësojnë që të gjendet se çka ka të re të publikuar (nënkuptohet, në
revista të përfshira në SCI) në lidhje me një problem që është përpunuar më herët.

Fig. 3.14 Diagrami që e ilustron idenë e SCI – lidhjen ndërmjet autorëve


që punojnë në problematikë të ngjashme
Kështu, nëse ndonjë autor A thirret (ndërlidhet në mënyrë bibliografike) në disa autorë Б,
В dhe Г, kjo tregon se ai punon në problematikë të njëjtë dhe i shfrytëzon punimet e tyre gjatë
punës së tij. Ndërkaq, autorët, Б, В dhe Г në punimet e tyre ndërlidhen në mënyrë bibliografike
me punimet e disa autorëve të tjerë Д, Ѓ, Е, Ж, З..., këto me disa të tjerë, e kështu me radhë.
Lidhshmëria nuk është e njëkahëshe, që tregon se autori Б, përveç me punimet e autorëve В, Е,
Ж, З, Ѓ... mund të ndërlidhet edhe me punimet e autorit A etj.

38
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Në këtë mënyrë formohet grup autorësh që punojnë në problematikë të njëjtë ose të ngja-
shme. Në revistën referuese SCI kjo situatë është përdorur që t’i mundësohet secilit që këtë e dë-
shiron, të vijë shumë shpejtë dhe lehtë deri te informatat që ndodhen në burimet primare dhe ter-
ciare të informatave.
Shërbimi i ISI që e boton këtë revistë prej fillimit është plotësisht i kompjuterizuar.
Kërkimi, zakonisht, fillon me Citation Index (CI). Në të, në mënyrë adekuate, janë
shkruar të gjitha punimet (artikujt, librat...) që dikush i ka cituar për periudhën respektive në nu-
mrin e dhënë të SCI edhe atë sipas autorëve të parë të punimeve të cituara. Emrat e tyre, ndër-
kaq, renditen sipas rendit alfabetik. Nëse e dijmë emrin e autorit të parë të një punimi ose emrin e
autorit (autorëve) lëmia e të cilit është e afërt me lëminë tonë, në CI do ta kërkojmë emrin e tij.
Nën emrin do të gjejmë të dhënën për vitin dhe emrin e revistës në të cilën është publikuar puni-
mi i cituar. Menjëherë nën këtë të dhënë ndodhet edhe lista e autorëve që në mënyrë bibliogra-
fike janë ndërlidhur me atë nëpërmjet punimit të tij, si dhe të dhëna jo të plota për punimet e tyre
(shi fig. 3.15).

Fig. 3.15 Fragment nga Citation Index (nr. 4A, 1989): 1-emri i autorit të punimit të cituar; 2-të
dhëna bibliografike të shkurtëra për punimin e cituar; 3-emri i autorit dhe të dhëna bibliografike
të shkurtëra për punimet në të cilat janë cituar punimet e autorit DEVOE H.

Ja se çka do të thotë e gjithë kjo: DEVOE H. (autor i parë), në vitin 1964 dhe 1965 në re-
vistën Journal of Chemical Physics (shkurtesa në SCI: J CHEM PHYS) në numrin e 41-të dhe
43-të (vëllimi) në faqen 393 dhe 3199 përkatësisht, publikoi disa punë të tij, ato, ndërkaq, ishin të
rëndësishme për punën e autorit (sërsish autor i parë) SPANO FC, i cili në punimin e tij të publi-
kuar në revistën e njëjtë (J CHEM PHYS) në vëllimin 91, në faqen 683, në vitin 1989, i ka cituar
punët e DEVOE H.
Për arsye të njëjta, autori BARTA L. E ka cituar punën e DEVOE H. të vitit 1979 të pu-
blikuar në revistën Journal of the American Chemical Society (shkurtesa në SCI: J AM CHEM
SOC) në vëllimin 98, në faqen 1724, në punën e saj të publikuar në revistën Journal of Physical
Chemistry (shkurtesa në SCI: J PHYS CHEM) në vëllimin 93, në faqen 5588, të botuar në vitin
1989.
Autori DOEVOE H. mëtutje, në vitin 1981, në revistën shkurtesa e së cilës në SCI është J
RES NATL BUR STAND, vëllimi (numri) 86, në faqen 361, publikoi punim tjetër të vet. Ai
ishte me interes për autorin LODGE KB., dhe prandaj ai nëpërmjet tij në mënyrë bibliografike u
ndërlidh me DEVOE H. në punimin e tij të publikuar në revistën me shkurtesën CHEMO-
SPHER, vëllmi 18, në faqen 933, në vitin 1989.

39
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Është logjike, pasi t’i kemi këto të dhëna të interesohemi cilat janë të dhënat e plota bi-
bliografike të punimeve të SPANO FC, BARTA L. Dhe LODGAE KB. Çka në të vërtetë kanë
publikuar ata?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në Source Index (SI) të vëllimit dhe vitit të njëjtë,
nën emrin e autorit që e ka cituar punimin e DEVOE H. Le të qëndrojmë së pari te autori BA-
RTA L. Emrin e tij e gjejmë në SI sipas radhës alfabetike (fig. 3.16).

Fig. 3.16 Fragment nga Sorce Index (korrik-gusht 1989, nr. 5A): 1-autori i punimit në të cilin
citohet punimi i DEVOE H.; 2-koautori i autorit BARTA L.; 3-emri i punimit të tyre;
4- të dhëna bibliografike; 5-emri dhe adresa e institucionit ku është kryer puna;
6-numri i referencave në kapitullin literatura.

Prej aty shihet se punimin në të cilin BARTA L e ka cituar punimin e DEVOE H., e ka
punuar së bashku me HEPLER LG (ai është koautor), ndërsa titulli i tij është: “THERMODY-
NAMICS OF IONIC HIDRATION-APPLICATIONS OF SCALED PARTICLE THEORY TO
PARTIAL MOLAR VOLUMES AND ENTROPIES OF AQUEOUS CATIONS AT 25-
DEGREES-C”.
Punimi është publikuar në revistën “J PHYS CHEM”, vëll. 93, nr. 14, në faqen 5588 deri
në 5595, në vitin 1989, dhe në kapitullin Literatura ka gjithsej 52 referenca (shënuar me 52R),
që do të thotë se autorët janë ndërlidhur në mënyrë bibliografike me autorë të tjerë nëpërmjet 52
punëve të cituara (ndërmjet tyre edhe ajo e DEVOE H.).
Nëse titulli na tregon se punimi për ne mund të jetë me interes, i shkruajmë të dhënat bib-
liografike, nëpërmjet të cilave arrijmë deri te burimi primar (punimi për shembull).
Nën emri e autorit LODGE KB i gjejmë të dhënat e dhëna në fig. 3.17.

40
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Fig. 3.17 Pjesë nga SI me të dhëna për autorin LODGE KB

Këto të dhëna, komentoni vet(ë)!


Siç mund të shihet, duke e përdorur SCI, me përjashtim të adresës, e cila këtu është dhë-
në, gjejmë të dhëna të njëjta me ato që ndodhen në Chemical Titles. Edhe në SCI, sikurse edhe në
Chemical Titles, nuk shtypen abstrakte!

E çka ndodh me informatën për gjuhën?

Në Source Index ndodhet edhe e dhëna për gjuhën në të cilën është botuar punimi: në
kllapa të vogla përpara titullit të punimit vendoset germa(t) përkatëse (shih fig. 3.18). Në qoftë
se bëhet fjalë për publikim në gjuhën angleze, përpara titullit nuk ka asnjë shenjë.

Fig. 3.18 Fragment nga Source Index ku është treguar shënimi i gjuhës
në të cilën është publikuar punimi

Pjesë përbërëse e Source Index janë edhe regjistrat vijues:


1. List of Source Publications (Lista e publikimeve burimore që janë përfshirë me SCI);
2. Corporate Index-Geographic Section paraqet regjistër të shteteve, të renditura sipas al-
fabetit dhe nën secilin të dhëna për vendin, istitucionin dhe autorët e atij institucioni me të cilat
punë dikush është ndërlidhur bibliografikisht (shih fig. 3.19).
Kjo pjesë e Source Index shërben që të përcillet se çka publikohet prej të gjithë bashkë-
punëtorëve të institucionit të caktuar në të cilin punohet në problematikën e dhënë që është me
interes për ne.
3. Corporate Index-Organization Section është regjistër i institucioneve, të renditura sipas
alfabetit, dhe të selive të tyre në të cilat janë kryer punimet që referohen në SCI (shih fig. 3.20).

41
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Fig. 3.19 Pamja e një pjese të faqes të Corporate Index-Geographic Section: 1-shteti; 2-qyteti;
3-institucioni ku është kryer puna e publikuar; 4-emri i autorit dhe të dhënat
bibliografike të shkurtëra për punën e publikuar

Fig. 3.20 Fragment nga Corporate Index-Organization Section: 1-emri i institucionit


ku është kryer dhe është publikuar ndonjë punë; 2-shteti dhe qyteti ku ndodhet
selia e institucionit; 3-qyteti ku ndodhet institucioni

Nëse nuk kemi të dhëna për autorin me “inters” ose për institucionin me “interes, atëherë
përdoret Permuterm Subject Index (PSI) në të cilin sipas rendit alfabetik renditen fjalët kyçe të
titujve të punimeve të cekura në Source Index edhe atë në kombinim me edhe një fjalë nga titulli.

42
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Ajo që do të gjendet për një fjalë kyçe të dhënë, në kombinim me edhe një fjalë tjetër, është emri
ose më shumë emra të autorëve (fig. 3.21). Në titullin e punës së tyre hasen që të dyja fjalët kyçe
që i kemi kërkuar. Për shembull, nëse fusha e jonë e punës është studimi i proceseve të minerali-
zimit në të cilat merr pjesë, në mënyrë të përshtatshme edhe metali finik ari, si fjalë kyçe do t’i
zgjedhim MINERALIZATION dhe GOLD. Është pak e rëndësishme se cilën prej dy fjalëve ky-
çe do të zgjedhim si të parë, ndërsa cilën si fjalë të dytë, pasi që siç thamë ky është regjistër
lëndor permuterm (në shembullin e shqyrtuar si të parë do ta zgjedhim MINERALIZATION) do
t’i gjejmë të dhënat e treguara në fig. 3.21. Nën fjalën e parë kyçe të tjerat janë renditur sipas ren-
dit alfabetik. Duke e patur këtë parasysh mund të arrihet edhe deri te termi GOLD, ndërsa pranë
tij, ndërkaq, renditen (sërish sipas radhës alfabetike) emrat e autorëve në titujt e punimeve të të
cilëve ndodhen që të dyja fjalët kyçe.
Kërkimi, edhe në këtë rast, përfundon me përdorimin e Source Index, duke e gjetur emrin
e autorit të parë dhe, me të, të dhënat bibliografike komplete për punën në të cilën haset kombini-
mi i fjalëve gjegjëse.

Fig. 3. 21 Fragment nga Permuterm Subject Index: 1- fjala e parë kyçe;


2-fjala e dytë kyçe; 3-emri i autorit

43
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Për shembull, nëse në SI e kërkojmë emrin e HILL RI (pamë, i ka përdorur fjalët MINE-
RALIZATION dhe GOLD), do t’i gjemjmë të dhënat e treguara në fig. 3.22.

Fig. 3.22 Fragment nga SI në të cilin ndodhen të dhënat për punën e publikuar nga HILL RI

Në qoftë se konsiderojmë se përmbajtja nën këtë titull do të ishte me interes për ne, në-
përmjet të dhënave bibliografike do të arrijmë deri te burimi primar.
Siç mund të shihet nga ajo që u tha, me ndihmën e Science Citation Idex mund të arrihet
deri te të dhënat për punë të publikuara duke përdorur gjatë kësaj:
 emrat e autorëve të punëve paraprakisht të publikuara për problemin që ne jemi të
interesuar (Citation Index);
 emrat e autorëve, të cilët e dijmë se punojnë në problematikën që edhe neve na intereson
(Source Index);
 emrat e institucioneve, ku punohet diçka për ne me interes (Source Index: Corporate
Index-Geographic Section);
 fjalët kyçe, edhe atë kombinim i dy fjalëve (Permuterm Subject Index).
Të dhënat që i gjejmë gjatë kërkimit nëpër SCI janë:
 emrat e autorit të parë dhe koautorëve (nëse i ka);
 gjuha në të cilën është publikuar punimi origjinal (nëse nuk është shënuar-nënkuptohet
gjuha angleze);
 titulli i punimit;
 shkurtesa e emrit të revistës ku është publikuar punimi, së bashku me vëllimin, faqen dhe
vitin e botimit;
 numri i njësive bibliografike të cituara (referencat) në kapitullin Literatura;
 adresa e institucionit ku është kryer punimi i dhënë.
Është shumë me rëndësi të ceket se në versionin e shtypur të SCI nuk jepen abstraktet e
punimeve, që ëshët një mangësi (për dallim prej CA). Kjo mangësi është mënjanuar në versionin
CD-ROM të SCI, e cila krahas asaj se përmban abstrakte të punimeve, mundëson edhe shumë më
thjeshtë dhe më shpejtë të arrihet deri te të dhënat e kërkuara. Por, për këtë më vonë.

3.4 PASQYRAT

Burim i rëndësishëm i të dhënave mund të jenë pasqyrat (revjutë, anglisht reviews). Ato
janë punime, zakonisht në thelb më të gjata sesa punimet origjinale shkencore, në të cilat jepet
pasqyrë e thuktë për situatën në lëminë e caktuar shkencore, për problem të caktuar ose objekt të
hulumtimit, metoda e analizës etj. Në to jepen të gjitha të dhënat e rëndësishme të publikuara për

44
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

atë pyetje në literaturë, bëhet krahasimi dhe vlerësimi kritik dhe jepen të dhëna për burimet pri-
mare në të cilat këto të dhëna janë publikuar.
Pasqyrat, sipas lëmisë që e përpunojnë mund të jenë të përgjithshme dhe të specializua-
ra, ndërsa sipas qasjes analitike dhe informative.
Pasqyrat analitike karakterizohen me përpunim analitik më të thelluar dhe në to, në më-
nyrë përkatëse, sistematizohen të dhënat prej burimeve primare, ndërsa pasqyrat informative
japin një shfaqje për situatën në lëminë e dhënë të cilës i referohen.
Pasqyrat publikohen në revista të veçanta, siç janë:
Emri i revistës: Shkurtesa:
- Chemical Reviews Chem, Rev.;
- Chemical Society Reviews Chem. Soc. Rev.;
- Accounts of Chemical Research Acc. Chem. Res.;
- Успехи химии Усп. хим.;
- Synthesis Synthesis;
- Natural Products Reports Nat. Prod. Rep.
por edhe në publikime serike të kohëpaskohëshme të tjera (të shtypura në formë të librave).
Ekzistojnë edhe revista shkencore të cilat publikojnë kryesisht punime shkencore origji-
nale, ndërsa krahas tyre edhe pasqyra. Kështu pasqyrat janë edhe pjesë e burimeve primare.
Në qoftë se disponojmë me pasqyrë të mirë, për kohë të shkurtër fitojmë njohuri për atë
se çka është publikuar për temën e dhënë në periudhën e mbuluar me pasqyrë. Megjithatë, duhet
të kemi parasysh patjetër atë se të dhënat në to nuk janë shumë të reja sesa ato që i fitojmë prej
burimeve primare. Me fjalë të tjera, nevojitet kohë më e gjatë që njohuritë e publikuara për një
problem, metodë, lëmi etj. të sistemohen e pastaj të publikohen në formë të pasqyrës.

3.5 KARTELAT E KATALOGJEVE DHE KATALOGJET E


BIBLIOTEKAVE
Çdo bibliotekë, pavarësisht nga madhësia e saj dhe qëllimi (profesionale ose e përgjith-
shme) duhet patjetër ta përpunojë (ta katalogjizojë) fondin e librave me të cilin disponon që ta
bëjë më të lehtë të kapshme për shfrytëzuesit (lexuesit). Çdo publikim që e furnizon një biblio-
tekë, së pari inventarizohet (i vendoset vulë e bibliotekës dhe numër inventari të publikimit),
ndërsa pastaj kryhet katalogjizimi i tij. Kjo, ndërkaq, kryhet në atë mënyrë që për çdo publikim
përgatitet e ash.quaj. kartelë e katalogut te e cila shkruhen të dhënat bibliografike përkatëse dhe
shenja për llojin e publikimit (libër, tekst, revistë, enciklopedi, doracak dhe ngjashëm). Kartelat
shumëzohen në numër të nevojshëm, ndërsa librat, sipas një rendi të caktuar, renditen në rafte.
Sipas rendit të dhënë, kartelat e katalogut klasifikohen dhe kështu formohen katalogjet e
bibliotekës.
Në varësi prej klasifikimit të karteleve, katalogjet e bibliotekave mund të jenë sipas auto-
rit (katalogu autorial-emror), sipas profesioneve, gjegjësisht, lëmive shkencore (katalog profesi-
onal) dhe sipas lëndëve-termave (katalog lëndor alfabetik).

45
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Në katalogun autorial-emror publikimet renditen sipas alfabetit ose sipas shkronjave, si-
pas emrave të autorëve ose sipas emrave të institucioneve. Me fjalë të tjera, shumica e lexuesve
prej përpara i dinë emrat e, për to, autorët me “interes” ose të institucioneve me “interes”, pran-
daj duke e përdorur këtë katalog mund të vijnë shumë shpejtë deri te informatat e kërkuara.
Në katalogjet profesinale, publikimet renditen sipas lëmive prej të cilave në to ka infor-
mata (kimi, teknologji, elektroteknikë, muzikologji, matematikë etj.) dhe, pastaj, në çdo lëmi
klaifikohen sipas lëmive më të ngushta (për shembull, nën lëminë kimi, publikimet do të klasifi-
kohen, ndërmjet tjerash, në ato nga kimia organike; nga kimia strukturore; nga kimia analitike
etj.). Shihet, mund të arrihet në mënyrë të thjeshtë deri te informatat e kërkuara, ndërsa puna bë-
het edhe më e thjeshtë në rastet kur katalogu profesional ka regjistër (indeks) të fjalëve kyçe.
Në katalogun lëndor alfabetik, sipas rendit alfabetik renditen termat për të cilat bëhet fja-
lë në një publikim të dhënë. Këta katalogje janë të dobishëm më shumë nëse kërkohen informata
nga lëmia e shkencave të zbatuara. Për shembull, nëse jemi të interesuar për të arriturat në lidhje
me proceset katalitike, nën germën “K” do ta gjejmë termin “kataliza” dhe me të numër të caktu-
ar të karteleve të katalogjeve me të dhëna për publikimet në të cilat bëhet fjalë për katalizën dhe
për proceset që lidhen me të.
Në çdo bibliotekë mirë të organizuar ekzistojnë, të vendosur në vend të dukshëm, udhëzi-
me për shfrytëzimin e katalogjeve, prandaj në këtë problem nuk to të ndalemi më tutje.

3.6 BIBLIOGRAFITË

Në përkthimin fjalë për fjalë bibliografia do të thotë “e përshkraun librin”. Në thelb, bi-
bliografitë janë pikërisht ajo-përshkruese të publikimeve të rëndësishme për shkencën, kulturën,
ekonominë etj. Ato, në një vend (në bibliografi përkatëse) i tubojnë, regjistrojnë, klasifikojnë
(ndërsa ndonjëherë japin edhe shqyrtim kritik) përmbajtjet jo vetëm të publikimeve të botuara,
por edhe të publikimeve që janë në përgatitje për botim. Për këtë arsye, ato zënë një vend shumë
të rëndësishëm në burimet sekondare të informatave.
Sipas përmbajtjes së tyre, bibliografitë ndahen në të përgjithshme dhe në të veçanta (të
specializuara).
Bibliografitë e përgjithshme i përshkruajnë publikimet pa marrë parasysh përmbajtjen
dhe llojin e tyre, ndërsa bibliografitë e veçanta i mbulojnë publikimet ose sipas llojit të tyre
(libër, revistë...), ose sipas lëmisë (kimi, fizikë, mjekësi...), ose sipas temës (gjithësi, grup i kom-
ponimeve kimike, lëvizje kombëtare ...) që e përpunojnë.
Bibliografitë, më tutje, mund të përshkruajnë publikime që paraqiten në një regjion ose
në mbarë botën prandaj, prej këtu, ato ndahen në ndërkombëtare, kombëtare ose regjionale
(emri u tregon për përmbajtjen).
Ekzistojnë edhe bibliografi që përshkruajnë publikime të botuara për një datë të dhënë në
të kaluarën e deri në vitin në të cilin del prej shtypit bibliografia (quhen bibliografi retrospek-
tive); pastaj bibliografii që përshkruajnë publikime në kohën e paraqitjes së tyre (bibliografi
rrjedhëse) ose, sërish, publikime që janë përgatitur për shtyp, por që akoma nuk janë botuar
(bibliografi perspektive).

46
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Bibliografitë për të cilat u bë fjalë deri më tani quhen bibliografi primare, për dallim prej
bibliografive sekondare që, ndërkaq, e përshkruajnë atë që është publikuar në bibliografitë pri-
mare. Për këtë shkak për to përdoret edhe emri bibliografi e bibliografive.
Ekzistojnë edhe lloje të tjera të bibliografive, por ne për këtë nuk do të ndalemi. Do të po-
tencojmë vetëm edhe se brenda vitit në botë shtypen rreth qindra mijë bibliografi. Ato bartin në
vete një pasuri të të dhënave dhe për këtë shkak janë shumë të dobishme, ne veçanti për fille-
starët. Për këto shkaqe, më herët, simboli me të cilin shkrimtarët e vjetër evropianë i kanë shënu-
ar bibliografitë ka qenë çelës i artë me mbishkrimin Omnium scientarium clavis, ose në përkthim
çelës për të gjitha shkencat.
Shembuj të bibliografive të njohura:
 British National Bibliography (Bibliografia kombëtare britanike);
 Bibliographie de la France (Bibliografia e Francës);
 Reference Catalogue of Current Literature (Katalogu i literaturës aktuale, del në Britaninë
e Madhe);
 Books in Prints (Libra në shtyp, del në SHBA);
 Burman C. R., How to Find out in Chemistry: a Guide to Sources of Information (Si të
gjendem nëpër kimi: udhëzues nëpër burimet e informatave), Pergamon Press, Oxfod,
1965;
 Bottle R. T. Ed., Use of the Chemical Literature (Shfrytëzimi i literaturës kimike),
Butterworths, London, 1962;
 Maizel R. E., Siegel F., The periodical Literature of Physics: a Handbook for Graduate
Students (Literatura periodike nga lëmia e fizikës: doracak për studentët e studimeve
posdiplomike), American Institute of Physics, New York, 1961.
 Библиография иностранной библиографии по химии, ВЫП 1., Библиотека на СССР,
1071.

3.7 INFORMATAT EKSPRESE DHE PARALAJMËRIMET RRJEDHËSE

Ky është emërtimi për publikime që shumë shpejtë, rreth një muaj pas botimit të publiki-
mit primar, informojnë për përmbajtjet e tyre. Shtypen nga ana e bibliotekave, të cilat i dorëzojnë
deri te organizata ose deri te individët që t’ua bëjnë me dije se çka është e re në lëminë për të ci-
lën ata janë të interesuar.
Qendra referuese pranë Bibliotekës popullore universitare “Sh. Kliment Ohridski” në
Shkup përgatit paralajmërime rrjedhëse nën emrin “Informatat sinjale” me qëllim që të nxitet
shfrytëzim më i madh dhe të mundësohet qasje më e shpejtë deri te zbulimet shkencore dhe tek-
nologjike nga të gjitha lëmitë. Ata paraqesin përmbajtje fototipe të bartura prej publikimeve seri-
ke me karakter shkencor dhe profesional që i pranon biblioteka.
Me këtë përfundon njohja jonë e shkurtër me burimet kryesore të të dhënave për lite-
raturën-burimet sekondare të informatave. Ata janë shumë të dobishme gjatë formulimit dhe
hartimit të mënyrës për zgjidhjen e detyrave që vendosen çdo ditë gjatë punës profesionale dhe
shkencore.

47
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

4. BURIMET TERCIARE TË INFORMATAVE

4.1 Monografitë Sikurse edhe te burimet sekondare, edhe te burimet


4.2 Librat, trajtesat dhe kurset terciare të informatave ndodhen të dhëna që marren nga
4.3 Enciklopeditë burimet primare, me atë dallim se qëllimi i tyre nuk është
4.4 Doracakët që të informojnë sa më shpejtë që munden për ekzistimin
4.4.1 Gmelini dhe përmbajtjen e burimeve konkrete primare, por që të ja-
4.4.2 Ballshtajni pin (me shfrytëzim të të dhënave prej burimeve primare,
4.5 Praktikumet ndërsa disa herë edhe prej burimeve sekondare) një prezen-
4.6 Fjalorët tim të kuptimeve themelore nga lëmia e caktuar, pasqyrë të
4.7 Burimet e tjera terciare të zgjeruar të një fushe shkencore të plotë, trajtim të thelluar
të problematikës së caktuar me sistematizim të rezultateve
informatave
dhe përfundimeve të bëra në burimet primare. Më tutje, në
to mund të jepet prezentim i zgjeruar ose i kufizuar i mate-
rialit të sistematizuar faktografik (në tabela, diagrame).
Publikimet që bëjnë pjesë në këtë kategori të
burimeve të informatave mund të kenë më pak ose më
shumë karakter të përgjithshëm ose nga ana tjetër, të jenë
në një masë të caktuar të specializuara.
Në burimet terciare të informatave bëjnë pjesë:
 monografitë dhe seritë monografike;
 librat, trajtesat (traktatet) dhe kurset;
 enciklopeditë dhe veprat me karakter enciklopedik;
 fjalorët;
 doracakët;
 praktikumet dhe udhëzimet për zhvillimin e
operacioneve të ndryshme kimike (analizat, sintezat,
ndarjet etj.);
 katalogjet e prodhuesëve të ndryshëm të pajisjeve,
kimikateve dhe enëve (dhe reklamat e tyre);
 publikimet që përmbajnë informata të tjera të
shfrytëzueshme për kimistët.

4.1 MONOGRAFITË

Në përkthim fjalë për fjalë, fjala monografi don të thotë përshkruan një që e shpjegon
përmbajtjen e këtyre publikimeve. Ato janë, në fakt, vepra me përmbajtje shkencore, profesiona-
le dhe të popullarizuara nëpërmjet të cilave thelbësisht dhe gjithëanshëm përpunohet një temë,
një problem, një objekt konkret, një pyetje, ose një lëmi nga shkenca, por jo edhe vetëm nga
shkenca. Monografia mund t’i përkushtohet edhe qasjeve të një autori.
Shumë shpesh monografitë, sipas karakterit të tyre, qasjes dhe mënyrës së përpunimit të
temës, janë të ngjashme me pasqyrat, vetëm se janë thelbësisht më të zgjeruara dhe publikohen
në formë të librit. Shkruhen nga ana e një ose më shumë specialistë të mirënjohur për tematikën e

48
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

përfshirë në monografi. Sikurse edhe në rastin e pasqyrave, disponimi me një monografi cilësore
dhe jo të vjetëruar mundëson që të shkurtohet koha e nevojshme që të merren informatat për pro-
blemet për të cilat jemi të interesuar. Informatat e fituara nga një monografi nevojitet që pastaj të
plotësohen me informata të reja, të përfshira në publikimet e shtypura pas publikimit të mono-
grafisë. Pra, mangësia kryesore e monografive është në atë se ato përmbajnë, më shumë ose më
pak, të dhëna të vjetruara nga shkaku se nevojitet kohë që të grumbullohen (me kërkim nëpër
burimet primare të informatave) dhe të sistematizohen të dhënat, që të përgatitet dorëshkrimi i
monografisë, të recensohet dhe pastaj të shtypet. Kjo mund të zgjasë edhe disa vite.
Nuk është gjë e rrallë që mongrafitë të botohen edhe në formë të serive (quhen seri mo-
nografike). E këtillë është, për shembull, seria Аналитическая химия елементов që e publikon
botuesi Наука në Moskë, ose në rastin tjetër, The Chemistry of Heterocyclic Compounds; A Se-
riel of Monograph (Kimia e komponimeve heterociklike; Seria monografike) në botim të Wiley-
Interscience të Njujorkut.

4.2 LIBRAT, TRAJTESAT DHE KURSET

Librat janë publikime që mund t’i trajtojmë si mjete ndihmëse shumë të përshtatshme për
zotërimin e materialit të përfshirë me lëndën e caktuar universitare (të arsimit të mesëm dhe atij
fillor). Ata i shkruajnë një ose më shumë profesionistë (do të duhej që ata të jenë më të lartë) për
problematikën e përfshirë në libër. Gjatë kësaj duhet mbajtur llogari për stilin dhe nivelin e mate-
rialit të përpunuar në libër që t’i përgjigjet moshës dhe paranjohurive të shfrytëzuesëve.
Çdo libër i mirë duhet të përmbajë regjistra (indeksa): lëndor dhe/ose autorial, për për-
dorimin më të lehtë të tij.
Në regjistrin lëndor, sipas radhës alfabetike renditen të gjitha kuptimet/nocionet që hasen
në tekstin e librit dhe menjëherë pranë tyre ndodhet numri (numrat) më të cilat janë shënuar faqet
në të cilat kuptimi haset. Kështu, për shembull, nëse jemi të interesuar të lexojmë krejt çka është
shkruar në një libër të kimisë organike për benzaldehidin, është shumë më e dobishme që nën
shkronjën “b” në regjistrin lëndor ta kërkojmë emrin e tij sesa në përmbajtjen (këtu, ndoshta,
ndaras nuk do ta gjejmë). Pra, në regjistrin lëndor do të gjejmë se në cilat faqe, në ndonjëfarë
konteksti, flitet për benzaldehidin, dhe pastaj do të mundemi të zbulojmë lehtë krejt se çka është
shkruar në libër për bemzaldehidin, dhe jo vetëm atë që është përmendur nën grupin e komponi-
meve (aldehidet) ku bën pjesë ai.
Në regjistrin autorial të librit, nga ana tjetër, alfabetikisht renditen emrat e të gjithë auto-
rëve të përmendur në tekstin e librit. Pranë emrit ndodhet numri (numrat) që e tregojnë faqen e
librit në të cilën përmendet emri i autorit në ndonjë farë konteksti: shpjegim ose zbatim, për she-
mbull, të ligjit të dhënë të emërtuar sipas emrit të tij dhe ngjashëm.
Shumë shpesh, për zotërimin e lëndës së dhënë në studimet diplomike dhe pasdiplomike
shfrytëzohen t.ash.q. trajtesat e zgjeruara (traktatet, fjala angleze “treatises”, frengjisht “traitè”)
për lëminë e dhënë ose traktatet gjithpërfshirëse ose kurset (anglisht “comprehensive”). Këto ja-
në publikime që përbëhen prej vëllimeve të ndara, ndërsa shkruhen prej më shumë autorëve.

Ja disa shembuj të këtillë:

49
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

 I. M. Kolthoff, P. J. Elving, Treatises on Analytical Chemistry, Interscience, New York,


1956- , Multivolume.
Teksti në reshtin e fundit tregon se vëllimi i parë, ka dalur në vitin 1956, se publikimi ë-
shtë shumëvëllimor dhe akoma plotësohet me vëllime të reja (nuk është cekur viti i botimit të vë-
llimit të fundit);
 Houben-Weyl’s, Methoden der orgnischen Chemie, Georg Thieme Verlag, Stuttgard,
1952- , Multivolume.
Në vitin 1952 janë botuar njëzet vëllime, prej të cilëve katër të parët përmbajnë metoda të
përgjithshme laboratorike, analitike dhe fizike, ndërsa të tjerat u përkushtohen sintezave të sub-
stancave të ndryshme. Prej atëherë e këndej, seria vazhdimisht plotësohet, ndërsa prej vitit 1990,
del edhe në gjuhën angleze;
 P. V. H. Pascal, Nouveau Traitè de Chimie Minerale, Masson, Paris, 1956 - ,
Multivolume;
 J. C. Bailar Jr., H. J. Emeleus, sir Ronald Nyholm, A. F. Trotman-Dickenson,
Comprehensive Inorganic Chemistry, Pergamon, Oxford, 1975, 5 vol.
Në këtë, si dhe në të gjitha rastet e këtilla, të dhënat e fundit – 1975, vëllimi 5 tregojnë se
publikimi ka dalur prej shtypit në vitin 1975, përbëhet prej 5 vëllimeve dhe nuk plotësohet me të
reja;
 J. W. Mellor, A Comprehensive Treatises on Inorganic and Theoretical Chemistry,
Longmans, Green, 1927 – 1937, 16 vol.
Nga të dhënat bibliografike shihet se prej vitit 1927-37 janë botuar 16 vëllime të kësaj
serie16.
Në lidhje me librat dhe përdorimin e tyre, ndoshta, duhet të bëhen disa vërejtje. Para së
gjithash, gjithmonë është mirë të konsultohen më shumë libra për të njëjtën gjë. Disa libra u
kushtojnë më shumë vëmendje teorisë, të tjerët japin më shumë hollësira praktike, duke përsh-
kruar jo vetëm metoda, por edhe ecuri të ndryshme (për sintezën, analizën...). Dallohet edhe më-
nyra e të shprehurit dhe krejt kjo kontribuon që të mësuarit prej më shumë librave të jetë më cilë-
sor. Për këtë, nënkuptohet, nevojitet pak më shumë kohë dhe, që është e rëndësishme, njohja e
gjuhës së huaj. Gjatë shfrytëzimit të një libri të dhënë, nga ana tjetër, është e rëndësishme të shër-
byerit me të gjitha elementet e librit, duke përfshirë edhe përmbajtjen dhe regjistrat.

4.3 ENCIKLOPEDITË

Enciklopeditë janë publikime të cilat i përmbajnë informatat më kryesore (thelbësore por


të shkurtëra) për lëmi të ndara të përgjithshme ose të specializuara të shkencës, teknikës, artit etj.
Kuptimet (e përgjithshme ose të veçanta) në enciklopedi renditen sipas radhës alfabetike.
Sipas përmbajtjes, enciklopeditë (siç mund të përfundohet prej të thënës së mësipërme)
ndahen në të përgjithshme (universale) dhe në të veçanta. Këto të fundit u kushtohen një teme,
lëmie... Enciklopeditë e mira kanë regjistër lëndor (i përbërë sikurse ai i librave).

16
Prej 1956 e këndej publikohen të dhëna të reja për 16 vëllimet ekzistuese.

50
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Enciklopedia e përgjithshme më e vjetër dhe më e njohur është Encyclopaedia Britani-


ca, e cila është botuar në dy shekujt e kaluar.
Janë të njohura edhe encklopeditë e Larousse-it që janë botuar në Francë.
Në teritorin e ish Jugosllavisë, enciklopedia e përgjithshme më e njohur është Opća en-
ciklopedija që e ka botuar ish enti leksikografik jugosllav nga Zagrebi.
Enciklopeditë e veçanta kanë përdorim të kufizuar, sipas rregullit, për profesionistë nga
lëmia e përfshirë në enciklopedi.
Enciklopeditë e njohura të specializuara nga lëmia e kimisë dhe teknologjisë kimike janë:
 Mc Graw Hill Encyclopaedia of Science and Tehnology, Yearbooks, New York, 1960 –
1969, Vol. 1-5;
 The Merck Index (An Encyclopaedia of Chemicals, Drugs, and Biologicals), 11th ed.,
Merck &Co., Inc. Rahway NJ, 1989;
 S. Foster, C. L. Hilton, Encyclopaedia of Industrial Chemical Analysis, Interscience, New
York, 1966 – 1974, 20 vol;
 A. Hampel, The Encyclopaedia of Chemical Elements, Reinhold, New York, 1968;
 Kostić, Lj. Kostić, Hemijsko tehnološki leksikon, Rad, Beograd, 1980.
Enciklopeditë mund të jenë të dobishme vetëm nëse ekziston qasje kritike në përdorimin
e tyre, në veçanti në raport me vitin e botimit të tyre: nuk duhet të shfrytëzohen botimet e vjetru-
ara (në veçanti, të enciklopedive të specializuara).
Zhvillimi i shpejtë i teknikës kompjuterike mundëson arkivim të një numri të madh të të
dhënave në mediume të reja. Kështu sot, numër i madh i enciklopedive botohen edhe në CD -
ROM (nga Compact Disc Read Only Memory-kompakt disk me të dhëna të cilat mundet vetëm
të lexohen, por jo edhe të shkruhen të reja). Ato mund të shfrytëzohen në kompjuter personal, që
disponon me lexues të kompakt disqeve (CD - drive) dhe me program për kërkim nëpër disk. Për
dallim nga versionet e shtypura, enciklopeditë në CD – ROM përveç ilustrimeve, përmbajnë
edhe inserte audio dhe video. Enciklopedi të këtilla të njohura janë: Encarta 98, Encyclopaedia
Britanica, Encyclopaedia of Science etj.
Ndoshta rekomandimi më i mirë për mënyrën e shfrytëzimit të enciklopedive ndodhet në
përmbajtjen e fjalëve të G. Sarton: “E mençur është t’i shfrytëzosh, e pakuptimtë është t’i injo-
rosh, ndërsa budallaki është të mbështetesh tejmase në to”.

4.4 DORACAKËT

Me këtë emër, më shpesh, mendojmë në publikimet që përmbajnë të dhënë të shumëta të


prezentuara me tabela ose në formë grafike (për sh. temperaturat e shkrirjes të substancave të
ndryshme, masat atomike të elementeve, vetitë fizike të tretësve të ndryshëm, konstantet e diso-
cimit të komponimeve të ndryshme, dhe ngjashëm).

Doracakë të këtillë të njohur janë:

51
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

 CRC Handbook of Chemistry and Ohysics, 76th ed. D.R. Lide ed., CRC Press, Inc., Boca
Raton, Fl., 1994;
 A. Lange, Handbook of Chemistry, 14th ed., McGraw Hill, New York, 1992;
 Aldrich Library of Infrared Spectra, 3rd ed., Aldich Chemical Company, Milwau-kee,
Wis., 1981;
 М. Кузнецова, Справочник химика, ч.1-3, Донбасс, Донецк, 1972-1974;
 I. Filipović, P. Sabioncello, Laboratorijski priručnik, I/2, Tehnička knjiga, Zagreb, 1978;
 H. Perry, C. H. Chilton, Chemical Engineer’s Handbook, MCGraw Hill, New York, 1973;
 A. Keller, Basic Tables in Chemistry, McGraw Hill, New York, 1967;
 Tables Internationales des Constantes Selectionées, Pergamon, Oxford, 1947-1970, 17
vol.
Janë shumë të dobishme edhe doracakët për sistematizim dhe emërtim të numrit të madh
të komponimeve, para së gjithash organike. Deri tani, në Maqedoni, janë botuar doracakët vijues,
në të cilat janë dhënë rregullat për emërtim (nomenklaturë) të komponimeve organike:
 Б. Подолешов, М. Коруноски, З. Здравковски, Номенклатура на органската хемија
(секции А, В и C), Македонска академија на науките и уметностите, Скопје, 1986:
 З. Здравковски, К. Стојаноски, Основи на органската номенклатура, Гоцмар,
Скопје, 1997.
Ekzistojnë edhe doracakë, në të cilët jepen të dhëna të shumta për disa dukuri, komponi-
me etj. Puna e një kimisti nuk mund të mendohet pa përdorimin e doracakëve që shkurtimisht i
quajmë Gmelin dhe Ballshtajn. Për shkak të rëndësisë së këtyre publikimeve, shkurtimisht do të
ndalemi në përdorimin e tyre. Emrat e plotë të tyre janë:
 L. Gmelin, Gmelins Handbuch der Anorganischen Chemie, 8-th. Ed., Verlag Chemie,
Leipzig, 1924- , Multivolume.
 F. Beilstain, Handbuch der Organischen Chemie, Bd. 1-31, 4-te Aufl., Springer, Berlin-
Göttingen-Heidelberg, 1918- , Multivolume.

4.4.1 GMELINI

Në këtë doracak mund të gjenden të dhëna të përqendruara për elementet kimike dhe
komponimete inorganike. Për çdo element të veçantë kimik është formuar vëllim i veçantë (pub-
likim i veçantë) i Gmelinit. Numri i vëllimit përputhet me numrin e elementit kimik sipas numë-
rimit sistematik të Gmelinit. Numrat sistematikë (quhen edhe numra të kushtëzuar) të elemen-
teve kimike janë të ndryshëm prej atyre të dhënë sipas sistemit të Mendelejevit. Kjo shihet mirë
në fig. 4.1, te e cila numrat e rrethuar janë numrat sitsematikë të elementeve sipas Gmelinit.
Prej figurës shihet, për shembull, se në qoftë se jemi të interesuar për të dhënat e grumbu-
lluara që i takojnë cirkoniumit dhe komponimeve të tij, do ta kërkojmë vëllimin nr. 42 të Gme-
linit, pasi 42 është numri sistematik i Zr. Në faqet e tij do të takohemi së pari me përmbajtjen, në-
përmjet së cilës do të shohim se çka ka krejt në atë vëllim. Pas kësaj, pasojnë të dhënat për nu-
mrin (vendin) e Zr në sistemin e Mendelejevit (40) dhe për masën atomike (91,22). Pastaj, pasoj-
në të dhënat për historinë e Zr; gjetja në natyrë; përftimi; vetitë fizike dhe kimike të elementit
(veprimi i ajrit, ujit, komponimet jometalike, acidet, metalet); vetitë kimike të jonit (reaksionet
cilësore dhe sasiore).

52
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Pas kësaj, pasojnë komponimet e Zr. Renditja e prezentimit të të dhënave për komponi-
met është bërë sipas numrit sistematik të Gmelinit të elementit që krijon komponime me (në këtë
rast) Zr edhe atë duke filluar prej numrit të tillë më të vogël. Kështu (shihe figurën paraprake) së
pari do të jepen komponimet me hidrogjen (ai ka numër sistematik 2), pastaj me oksigjen (3), me
azot (4), me elemente halogjene (5, 6, 7, 8) etj.

Fig. 4.1 Sistemi periodik i elementeve me numrat sistematikë të futur sipas Gmelinit
(të shënuar në rreth)

Secili vëllim është i organizuar në këtë mënyrë.


Nëpër tekst, pranë çdo të dhëne, në kllapa të vogla janë dhënë të dhënat bibliografike për
burimet primare të informatave prej të cilave janë marë të dhënat përkatëse. Kështu, në qoftë se
vlerësojmë se për këtë ka nevojë, mund të vijmë edhe deri te të dhënat burimore.
Në doracak jepen edhe një numër i madh i tabelave, figurave dhe material tjetër ilustrues.
Gjatë përdorimit të Gmelinit, mund të ndodhë që të humbasim shumë kohë deri sa të arri-
jmë të gjejmë të dhëna për ndonjë komponim në qoftë se nuk e studiojmë paraprakisht se si është
bërë sistematizimi i komponimeve.

53
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Ja një shembull:
Jemi të interesuar për atë se cilat të dhëna gjenden në Gmelin për komponimet H2SO4 dhe
KAl(SO4)2 · 12H2O.
Pasi që të dy komponimet përmbajnë squfur, për kërkim më të shpejtë do të kishim kër-
kuar në vëllimin nr. 9 pasi mendojmë se në një vend do të gjejmë të dhëna për të dy komponi-
met. Megjithatë, në vëllimin nr. 9 do të gjemë të dhëna vetëm për njërin prej komponimeve edhe
atë për acidin sulfurik.
Logjikisht, do ta kërkonim vëllimin nr. 22 (numri sistematik i kaliumit) në Gmelin. Por,
në vëllimin nr. 22, në mesin e komponimeve të kaliumit, nuk do të gjejmë të dhëna për komponi-
min KAl(SO4)2 · 12H2O. Ato do t’i gjemë në mesin e komponimeve të aluminit, në vëllimin nr.
35 (numri sistematik i Al).
Pse kjo është kështu?
Gjatë bërjes së sistematizimit dhe përpilimit të Gmelinit, njëri prej kushteve ka qenë një
komponim të haset vetëm në një vend (në një vëllim). Ky vend, sërish, është i përcaktuar sipas
elementit me numër të kushtëzuar më të lartë.
Me këtë bëhet e qartë se pse komponimi H2SO4 ndodhet në mesin e komponimeve të S
(numri sistematik i H është 2; i S-9, ndërsa i O-3), ndërsa sërish, komponimi KAl(SO4)2 · 12H2O
në mesin e komponimeve të Al (numri sistematik i K është 22, i Al-35, i S-9, ndërsa i O-3).
Ndërmjet viteve 1975 dhe 1980 doli nga shtypi Regjistri i formulave të Gmelinit, i cili i
eliminon keqkuptimet e këtij lloji. Megjithatë, çdo bibliotekë nuk disponon me regjistër të kë-
tillë.
Një fatkeqësi e caktuar gjatë përdorimit të Gmelinit del prej gjuhës në të cilën është i
shkruar ky doracak-gjuhës gjermane, përdorimi i së cilës nuk është aq i gjerë sikurse ai i gjuhës
angleze. Për këtë arsye, prej fundit të viteve 70-ta në botimet e reja (plotësimet) përdoret gjuha
angleze.

4.4.2 BALLSHTAJNI

Themelues i këtij doracaku është akademiku rus Fedor Fedoroviç Ballshtajn. Doracaku
për herë të parë u paraqit në vitin 1881 në Gjermani. Prej atëherë plotësohet vazhdimisht me të
dhëna të reja. Sot ekzistojnë një seri themelore (Hauptwerk, shenja H) e Ballshtajnit dhe pesë
seri të plotësuara (Ergänzungs-werk, shenja E I, E II, E III, E IV dhe E V). Në vit dalin mesata-
risht 17 vëllime të reja me rreth 900 faqe të shtypura.
Deri te seria e V e plotësuar doracaku është shkruar në gjuhën gjermane, kurse prej atëhe-
rë të gjitha plotësimet e reja janë shkruar në gjuhën angleze (prej shkaqeve të njëjta sikurse edhe
te Gmelini).
Detyrë themelore, prej formimit të doracakut e deri më sot, është që t’i përmbledh të gji-
tha të dhënat e rëndësishme për të gjitha komponimet organike ekzistuese që janë fituar në gjen-
dje mjaftueshëm të pastër dhe përbërja e të cilave është vërtetuar saktësisht.

54
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Për çdo komponim janë dhënë të gjitha variantet të emrit të tij, sipas nomenklaturave të
ndryshme: e Zhenevës, racionale..., ndërsa në vëllimet e reja edhe sipas rregullave IUPAC, që e
lehtëson njohjen e komponimeve nëpër publikime të ndryshme.
Për përdorimin e këtij doracaku është e nevojshme njohja e organizimit të tij, së paku në
vija themelore.
Seria themelore e Ballshtajnit përbëhet prej 27 vëllimeve. Seritë e mëvonshme (të plotë-
suarat) janë në fakt plotësime për vëllimet themelore. Në to janë vendosur të dhëna të reja për
komponimet tanimë të njohura, ndërsa janë shtuar edhe të dhëna për komponimet e sapozbuluara
në periudhën ndërmjet serisë paraprake dhe asaj të re. Gjatë kësaj, nëse të dhënat për një kompo-
nim në serinë themelore kanë qenë të dhëna, për shembull, në vëllimin nr. 10, të dhënat e reja për
të do të gjenden gjithmonë në vëllimin nr. 10 të serive të plotësuara. Kështu seria themelore ësh-
të bazë e shpërndarjes së komponimeve në seritë e plotësuara. Çdo komponim e ka numrin e tij
sistematik. Në kopertinat e çdo vëllimi janë shënuar numrat sistematikë të komponimeve për të
cilat ka të dhëna në të. Nëse në vëllimet e plotësuara të serive të reja nuk ekziston asnjë numër
pranë emrit të komponimit përveç numrit sistematik, kjo na tregon se komponimi haset për herë
të parë në atë vend në doracakun Ballshtajn. Nëse, sërish, ka edhe ndonjë numër tjetër, ai tregon
se në cilën seri/cilat seri, por në të njëjtin vëllim, tani më janë dhënë disa të dhëna për atë kom-
ponim. Jepet edhe faqja në të cilën ndodhen ato të dhëna.
Në cilin vëllim, sërish, do të gjenden të dhënat për komponimin e dhënë, do të varet, kry-
esisht, nga përkatësia e komponimit në grupin e dhënë të komponimeve organike, gjegjësisht,
nga përbërja e tij. Grupet, sipas të cilave janë të sistematizuara komponimet organike në Ball-
shtajn, janë në përputhshmëri me teorinë e Butlerit për ndërtimin e komponimeve organike, si-
pas së cilës ekzistojnë tre seksione:

Seksioni Vëllimet
1. Komponime aciklike 1-4
2. Komponime izociklike (karbociklike) 5-16
3. Komponime heterociklike 17-27
Në grupet 1 dhe 2 ndarja e mëtutjeshme është bërë sipas grupeve themelore funksionale
dhe rendeve homologe si dhe sipas rritjes së pangopshmërisë.
Në grupin 3 ndarja e mëtutjeshme është bërë në heteroklasë në vashmëri nga natyra e he-
teroatomit. Ndarja vijuese, është pastaj sipas numrit të heteroatomeve.

Për shembull, dioksani dhe difurilmetani janë vendosur në klasën e


komponimeve heterociklike me dy atome oksigjen pa marrë parasysh numrin e unazave në për-
bërjen e tyre.
Ndarja e mëtutjeshme e heteroklasave është bërë sikurse edhe në grupet 1 dhe 2: sipas
grupeve funksionale dhe rendeve homologe dhe sipas rritjes së pangopshmërisë.
Ndarja e tre grupeve kryesore shkon më tej sipas parimit prej të thjeshtës kah e ndërliku-
ara që të arrihet në fund deri te konkretja, komponimi themelor që e ka numrin e vet sistematik,
ndërsa është quajtur regjistrant.

55
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Komponimet e fituara prej kompoinmit themelor me ndonjë reaksion janë shënuar si de-
rivate.
Marrë përgjithësisht, për përdorimin e Ballshtajnit janë të domosdoshme njohuritë solide
nga kimia organike. Por, ekzistojnë edhe vegla të ndryshme (publikime të tëra) që e lehtësojnë
shfrytëzimin e Ballshtajnit. Më e thjeshtë është të shfrytëzohen regjistrat e tij kumulativë. Ato
janë publikuar në fund të serisë (H) si dhe në fund të çdo serie të plotësuar (E). Në vëllimin 28
ndodhen regjistri i përgjithshëm lëndor dhe regjistri i formulave molekualre (General-Sach-
register dhe General-Formelregister, përkatësisht).
 Regjistri lëndor (Sachregister) ndodhet në fund të çdo vëllimi të Ballshtajnit. Në të, si-
pas rendit alfabetik jepen të gjitha emrat e komponimeve (jepen edhe emrat trivialë, tek-
nikë dhe mjekësor). Emrat janë thjeshtuar me largimin e numrave, shkronjave greke dhe
deskriptorëve strukturorë siç janë o-, m-, p-, syn-, cis-, trans- etj. Megjithatë nuk janë lar-
guar, parashtesat Allo-, Cyclo-, Iso-, Pseudo- etj. Emërtimi në regjistrin lëndor ka qenë i
harmonizuar me nomenklaturën artificiale (ndërkombëtare) dhe, duke filluar prej serisë
së plotësuar IV shfrytëzohen rekomandimet e IUPAC. Në regjistër, pranë emrit të kom-
ponimit, ndodhet numri që e tregon faqen e vëllimit të dhënë në të cilin ndodhen të dhë-
nat për komponimin.
 Regjistri i formulave (Formelregister) është ndërtuar sipas formulave empirike të kom-
ponimeve dhe kjo jep vështirësi plotësuese për shkak të asaj se nën një formula empirike
mund të ekzistojnë dhjetëra komponime izomere. Të gjitha ata janë cekur, por nevojitet
mjaft kohë dhe durim për kërkim me anë të këtij regjistri.
Përveç këtyre regjistrave, që janë pjesë përbërëse e çdo vëllimi, ekzistojnë edhe regjis-
trat kolektivë (kumulativë).
Pasi që me regjistrat e përgjithshëm të serive plotësuese është përfshirë krejt meteriali e-
dhe prej serive paraprake (H dhe E), regjistrat e përgjithshëm të atyre serive paraprake janë të
vjetëruara.
Në regjistrat e përgjithshëm, pas emrit (emrave) të çdo komponimi, ka disa numra arabë
dhe romakë të cilët udhëzojnë se në cilin vëllim dhe seri të doracakut ndodhen të dhëna për kom-
ponimin përkatës.
Ja se si:
 nëse të dhënat ndodhen në serinë themelore, numri i parë arab (i shënuar me të zezë) e
tregon numrin e vëllimit të serisë themelore, ndërsa numri i dytë arab-faqen e vëllimit ku
ndodhen të dhënat për komponimin;
 nëse të dhënat ndodhen në vëllim të ndonjë serie plotësuese, numri romak e tregon serinë,
ndërsa ai arab faqen. Vëllimi nuk shënohet, pasi që është i njëjtë edhe në serinë themelore
(që nënkuptohet).
Kështu, për shembull, nëse në regjistrin e formulave kërkojmë të dhëna për komponimin
me formulë brute CH2N2, do ta vërejmë vijuesen (shih fig. 4.2):

56
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Fig. 4.2 Fragment nga regjistri i përgjithshëm lëndor të “Ballshtajn”: 1-formula, 2-emrat e
komponimeve me formulë brute të njëjtë, 3-numri i vëllimit (me shkronja të nxira)
në të cilin mund të gjenden të dhëna për komponimin, 4-shenjat për seritë
plotësuese, 5-faqet në të cilat mund të gjenden të dhëna për komponimin
Bruto-formulën e përmendur e kanë dy komponime diazometani dhe cianamidi. Nëse dë-
shirojmë të vijmë deri te të dhënat për cianamidin prej numrave (arabë dhe romakë) mund të le-
xojmë se në:
– vëllimin nr. 3 në faq. 74 të serisë themelore
– vëllimin nr. 3 në faq. 36 të serisë E I, dhe
– vëllimin nr. 3 në faq. 63 të serisë E II
mund të gjenden të dhëna për këtë komponim. Për diazometanin, sërish, të dhëna mund të gjen-
den në:
– vëllimn nr. 1 në faq. 318 të serisë E I dhe
– vëllimin nr. 1 në faq. 650 të serisë E II.
Deri te të dhënat e njëjta mund të arrihet në qoftë se kërkohet në regjistrin lëndor sipas
emrave të komponimeve: Diazomethan, Cyannamid. Në këtë rast me kërkim arrihet deri te të
dhënat vijuese:
– Diazomethan 1 I 318, II 650 dhe
– Cyanamid 3, 74, I 36, II 63.
Pasi, pas kërkimit paraprak të kryer, do të arrijmë deri te vëllimi i Ballshtajnit në të cilin
është vendosur komponimi jonë (për shembull, na intereson komponimi diazometan-kërkojmë në
serinë E II, në vëllimin e parë), në faqet e vëllimit së pari do ta tkojmë listën e publikimeve të
përfshira (ato prej të cilave janë shfrytëzuar të dhëna gjatë përpilimit të doracakut). Pastaj është
dhënë e ash.q. tabelë sinoptike, në të cilën janë cekur shkurtesat e atyre publikimeve, vitet e da-
ljes së tyre nga shtypi, së bashku me numrat e tyre të shpërndarë në vite.
Pas kësaj renditen emrat e kompoinmeve dhe, për secilin prej tyre, këto të dhëna: formula
empirike (sumare) dhe strukturore, vëllimi dhe faqja prej serive paraprake ku mund të gjenden të
dhëna për komponimin e njëjtë (të shkruara në kllapa të vogla), emrat e kompoinimit, mënyra

57
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

(mënyrat) e përftimit të tyre, struktura, karakterizimi, vetitë fizike dhe kimike, si dhe të dhënat
bibliografike për burimet primare (të dhëna në formë shumë të shkurtër), shih fig. 4.3.

Fig. 4.3 Pjesë nga vëllimi i parë i serisë E II në të cilin ndodhen të dhëna për diazometanin
Me rëndësi është të përmendet se në të gjitha rastet kur në doracak kërkohen të dhëna për
komponimin me përbërje të mundshme, zbatohet parimi në vendin e njëjtë. Pra, komponimi do
të përshkruhet në vëllimin në të cilin janë përshkrar komponimet që i takojnë klasifikimit më të
lartë (aciklik-1, izociklik-2 ose heterociklik-3).
Për shembull, komponimi:

përmban segment aciklik (1), izociklik (2) dhe heterociklik (3). Ky do të përshkruhet në mesin e
komponimeve heterociklike, të cilat në doracakun Ballshatjn janë përshkruar të fundit.
Nga krej kjo, është e qartë se doracaku Ballshtajn është shumë i dobishëm për të gjithë që
merren me sinteza organike, dhe më gjerë, për të gjithë ata që në punën e tyre shfrytëzojnë kom-
ponime organike.

4.5 PRAKTIKUMET

Gjatë zhvillimit të eksperimenteve të llojeve të ndryshme (analiza, sinteza, ndarje, preci-


pitim etj.) të domosdoshëm janë praktikumet dhe udhëzimet për punë të llojeve të ndryshme.
Ata mund të jenë elemntarë, të cilët përmbajnë vetëm përshkrim të ushtrimeve që domosdosh-
mërisht kryhen në kuadër të një lënde dhe të përgjithshëm, që me hollësi trajtojnë metoda të
ndryshme për zhvillimin e eksperimenteve të dhëna (hulumtimeve).

58
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Ja disa shembuj të praktikumeve të njohur:


 G. Brauer, Handbuch der Präparativen Anorganischen Chemie, 3-te Aufl., F.E. Verlag,
Stutgart, 1975.
Ky publikim në të folmen e përditshme të kimistëve njihet si Brauer dhe është shumë i
dobishëm për të gjithë që punojnë në fushën e kimisë inorganike preparative pasi që përmban re-
ceptura (përshkrim dhe ecuri) për përftimin e një numri të madh të komponimeve inorganike.
Për ata që punojnë në fushën e kimisë analitike shumë i dobishëm është publikimi i quaj-
tur Frezenius:
 W. Fresenius, G. Jander, Handbuch der Analytischen Chemie, Springer, Berlin, 1940-.
Ky praktikum përbëhet prej katër pjesëve themelore:
I. Metodat e përgjithshme;
II. Analiza cilësore;
III. Metodat e analizës sasiore dhe ndarjet dhe
IV. Metodat speciale.
Në të ndodhen të dhëna të dobishme për metodat e analizës kimike cilësore dhe sasiore
ku janë përshkruar edhe metodat klasike fiziko-kimike (metodat instrumentale). Janë dhënë edhe
të dhënat bibliografike për literaturën, që ka qenë e përdorur gjatë përpilimit të praktikumit.
Prej publikimeve të këtij lloji (praktikumet që quhen shpesh edhe doracakë, por duke pa-
tur parasysh në përmbajtjen nuk duhet të idntifikohen me ata që u përshkruan në kapitullin para-
prak) të cilat te ne janë në përdorim të shpeshtë janë:
 Б. Шоптрајанов, Г. Јовановски, Л. Андреева, В. Стефов, Физичка хемија I dhe
Физичка хемија II (практикум), Природно-математички факултет, Скопје, 1998;
 M. Лазаревиќ, Д. Петрова, Практикум по органска хемија, 4 изд., Технолошко-
металуршки факултет, Скопје, 1993;
 М. Димески, Практикум по квантитативна хемиска анализа, Универзитет “Св.
Кирил и Методиј”, Скопје, 1989;
 Т. Тодоровски, М. Калпакџијан, Л. Кецкаровска, Л. Шоптрајанова, И. Спиревска,
Семимикроквалитативна анализа, 4-то изд., Универзитет “Кирил и Методиј”,
Скопје, 1981.
Gjatë përdorimit të praktikumeve dhe veprave me natyrë të ngjashme është shumë e rën-
dësishme që përgatitja për punë të bëhet në kohë, para se të kalohet në eksperiment. Vetëm ashtu
mund të punohet me kuptim dhe, vetëm atëherë kur reptësisht zbatohen udhëzimet e dhëna, që
ajo të mos jetë punë “sipas recepteve të kuzhinës”.

4.6 FJALORËT

Fjalorët mund të jenë shumë të dobishëm si mjete ndihmëse gjatë vendosjes së përkufizi-
mit të qartë të një termi (fjalorë të përgjithshëm). Veçanërisht është e rëndësishme që ato t’i ke-
mi në mjedisin në gjuhën e të cilit ka pak literaturë profesionale, andaj është në përdorim litera-
tura në gjuhë të huaja. Në raste të atilla terminet përkthehen “në gjuhën popullore” që assesi nuk
janë në përputhje me gjuhën. Shpesh, për shkak të asaj se nuk pranohen më të përshtatshmit, te
ne dëgjojmë fjalë siç janë: kolbe, fajl, softver, on-lajn, host, involvon etj.

59
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Fjalorët për përkthim (dygjihësor ose shumëgjuhësor) përmbajnë fjalë dhe shprehje në
një gjuhë dhe ekuivalentët në gjuhën/gjuhët tjetër/tjera. Ata ndahen në të përgjithshëm (në to i
kemi të gjitha llojet e fjalëve/kuptimeve) dhe të specializuar (interpretojnë fjalë/kuptime nga lë-
mia e ngushtë speciale). Ja disa shembuj për fjalorë të specializuar:
 Hojer-Kreuters, Technological Dictionary in three Languages: English-French-German,
Ungar, New York, 1984;
 I. Emin, Russian-English Chemical and Polytechnical Dictionary, Willey-Interscience,
New York, 1982;
 J. Grant, Ed., Hackh’s Chemical Dictionary, 4th ed., McGraë-Hill, New York, 1969;
 H. Bennett, Ed., Concise Cemical and Technical Dictionary, 2nd ed., Chemical Publishing
Co., New York, 1986;
 L. Kolombo, T. Cvitaš, I. Petrov, B. Šoptrajanov, Spektroskopski rječnik, Hem. Ind., 31,
A1, 1982.
Ekzistojnë edhe fjalorë bibliografikë (“cili është cili”) në të cilët ndodhen të dhëna për
jetën, punën dhe veprat e punëtorëve të dalluar shkencorë dhe profesionalë dhe figurave nga jeta
publike. Këto publikime janë të rëndësishme dhe të dobishme gjatë të mësuarit të historisë së
shkencës së dhënë, të kulturës, të tëknologjisë etj.
Shembuj të publikimeve të këtilla janë:
 American Men of Science, Catteli, Arizona, 1975, vol. 1-5;
 Directory of British Scientists, Benn, London, 1963;
 С. Маринковиќ, П. Михајлов, З. Ќорвезировски, Нобеловци, Детска радост, Скопје,
1996;
 J. K. James, Ed., Nobel Laureates in Chemistry, 1901-1992, American Chemical Society
and the Chemical Heritage Foundation, Merck &Co., Inc., Rahway NJ, 1993.

4.7. BURIMET TERCIARE TË TJERA TË INFORMARAVE

Në mesin e burimeve terciare të informatave me interes janë ato që publikojnë të dhëna


për zbatimin e metodave të ndryshme. Kjo bëhet zakonisht edhe nëpërmjet materialeve rekla-
muese të prodhuesëve të pajisjeve dhe enëve laboratorike. Publikime të këtilla publikojnë pro-
dhuesit e mëdhenj të pajisjeve, ndërsa ekzistojnë edhe publikime të specializuara që u dedikohen
publikimit pikërisht të këtyre informatave. Edhe disa revista të njohura (për shembull: Analytical
Chemistry) kanë numra specialë që publikojnë të dhëna për prodhuesit e pajisjeve dhe për pro-
dhimet e tyre.
Në fund, mund të përmenden katalogjet e kimikateve të prodhuesëve të ndryshëm (Mer-
ck, Fluka, Alkaloid etj.). Në to ndodhen të dhëna për kimikatet që i prodhojnë ndërmarrjet (emri,
vetitë themelore fiziko-kimike, masa/vëllimi për paketim dhe çmimi) dhe për enët laboratorike
(lloji, nxënësia, materiali prej të cilit është bërë, çmimi).

60
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

5. MËNYRAT BASHKËKOHORE TË RUAJTJES DHE BARTJES SË


INFORMATAVE

5.1 Hyrje 5.1 HYRJE


5.2 Bazat e kompjuterizuara
të të dhënave, serviset e Nëpër tekstin e deritanishëm u njohëm me llojet
informatave dhe qendrat kryesore të publikimeve që e përbëjnë literaturën nga lëmia
5.2.1 Llojet e bazave të të e kimisë, me sistematizimin e publikimeve në kategori të
dhënave ndara të burimeve të informatave dhe me mënyrën me të ci-
5.2.2 Serviset më lën mundet që në mënyrë të organizuar dhe, më shumë ose
kryesore të informatave më pak, të arrihet lehtë deri te informatat për të cilat jemi të
5.3. Strategjia e kërkimit on- interesuar.
line Gjatë kësaj vazhdimisht kemi cekur se revistat refe-
5.3.1 Përparësitë dhe të ruese (nga kategoria e burimeve sekundre të informatave)
metat e kërkimit on-line janë, në të vërtetë, ato të cilat na mundësojnë qasje të lehtë
5.4 Bazat e të dhënave me deri te informatat që janë dhënë në burimet primare (dhe
disqe optike terciare) të informatave, të përfshira me revistën e dhënë re-
5.5 Interneti si burim i feruese.
informatave kimike
Të dhënat në revistat referuese, siç pamë, janë të
organizuara në mënyrë të ndarë, karakteristike për revistën
e dhënë referuese. Çdo bashkësi e organizuar e të dhënave
paraqet bazën e të dhënave. Sipas kësaj, çdo revistë refe-
ruese mund të trajtohet si një bazë e llojit të vet të të dhë-
nave, ndërsa si të këtilla mund të konsiderohen edhe enci-
klopeditë, fjalorët, doracakët dhe të tjera, publikime të
ngjashme. Që të mundet ato të përdoren me sukses, duhet të
njihet mënyra se si janë organizuar të dhënat në to edhe atë,
me mund më të madh ose më të vogël, mund të mësohet.

Megjithatë, që të përdoret një publikim, duhet atë ta disponojmë: ta kemi në bibliotekë


deri te e cila mund të vijmë. Në biblioteka nevojitet një hapsirë mjaftë e madhe për vendosjen e
publikimeve të shumta e të ndryshme. Kur më në fund do të vijmë deri te publikimi i dhënë, ne-
vojitet mjaftë kohë për kërkim nëpër të, por mund të ndodh (pasi asnjë publikim nuk është gjith-
përfshirës) që të mos e gjejmë informatën për të cilën jemi të interesuar. Informata, nga ana tje-
tër, mund të ndodhet në publikim nëpër të cilin kërkojmë, por sërish, për shkak të neglizhencës
tonë, mos ta gjejmë.
Dhe kështu, sado që të kemi bërë përpjekje që të thjeshtohet puna rreth kërkimit nëpër li-
teraturë, shohim se, sërish, mënyra e këtillë klasike e kërkimit ka mangësi të caktuara.
Megjithatë, përparimi i përgjithshëm i njerëzimit ka çuar në përparim edhe në këtë fushë.
Jemi dëshmitarë të një zhvillimi të shpejtë dhe të përparimit të teknikës kompjuterike dhe në për-
dorimin e mundësive të saj në të gjitha sferat e jetës. Në banka, biblioteka, spitale, institucione

61
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

shkencore, qendra arsimore, e deri te shitoret bashkëkohore dhe në shumë shtëpi tonat, kompju-
terat përodren gjithnjë e më shumë. Sot jemi në situatë që të ndjehemi jo aq të arsimuar nëse nuk
mundemi të përdorim së paku disa prej mundësive që na mndëson teknika kompjuteristike.
Njëra prej atyre mundësive është që shumë më lehtë dhe më shpejtë të arrihet deri te nu-
mri i madh i informatave për të cilat jemi të interesuar. Pra, gjithnjë e më shpesh, marrim infor-
mata nga kompjuterat.

5.2 BAZAT E KOMPJUTERIZUARA TË TË DHËNAVE, SERVISET E


INFORMATAVE DHE QENDRAT

Siç e dimë, kompjuteri është makinë e cila (akoma) nuk din të mendojë, nuk din të për-
cjellë ngjarje dhe në mënyrë të pavarur të mbledh të dhëna, e pastaj, ato të na i vë në disponim.
Njeriu është ai i cili i ka krijuar kompjuterat, vazhdimisht i zhvillon dhe i “ushqen” me të dhëna
të llojit të ndryshëm, bën programe për rregullimin e të dhënave dhe për përdorimin e tyre.
Me futjen e bashkësisë së organizuar të të dhënave në disqe kompjuterike magnetike ose
disqe optike, krijohen bazat e kompjuterizuara të të dhënave.
Bazat e të dhënave mund të përmbajnë të dhëna që janë të rëndësishme për një rreth të
ngushtë njerëzish: për një njeri, për një familje. Këto do të ishin, për shembull, të dhëna për të
ardhurat mujore dhe shpenzimet e familjes, për datat e lindjes, shkollimin, punën e anëtarëve të
familjes, për aktivitetin shkencor dhe profesional të ndonjërit prej anëtarëve të familjes në qoftë
se ajo është në fushën e punës etj. Bazat e atilla të të dhënave quhen baza personale të të dhënave
dhe, siç shihet, nuk janë të interesit të përgjithshëm.
Bazat e të dhënave mund të përmbajnë të dhëna në lidhje me një regjion, siç janë: të dhë-
na meteorologjike, të dhëna për numrin e popullsisë, strukturën e saj (sipës gjininisë, sipas mo-
shës, sipas profesionit...), të dhëna për trashëgiminë kulurore, për bibliotekat në regjion (fondi i
librave, të punësuar), për bankat në regjion (numri dhe struktura e kursimtarëve, numri dhe lloji i
depozitave, i kredive...) etj. Këto baza, dhe ato të ngjashme me to, quhen baza regjionale të të
dhënave. Ato kanë rëndësi më të gjerë sesa bazat personale të të dhënave, por edhe këto nuk janë
të interesit të përgjithshëm.
Bazat që përmbajnë të dhëna me interes të përgjithshëm (bazat e përgjithshme të të dhë-
nave) kanë rëndësi më të madhe dhe për këtë shkak duhet të jenë me qasje publike. Sipas llojit të
të dhënave që janë të organizuara në bazën e dhënë të të dhënave, ato mund të jenë nga fusha e
informatave shkencore (baza interdisiplinore e të dhënave); nga fusha e informatave të binesit
(“biznis”), e cila mund të përmbajë adresa të kompanive, të dhëna për udhëheqësit e kompanive,
programe prodhuese, kontrata të miratuara, teknologji të reja të futura; nga fusha më e ngushtë
shkencore (shkenca natyrore, biomjekësore, teknike, shoqërore, humanitare); nga sfera ekono-
mike (lëvizja e çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve, të inflacionit, të (jo)punësimit...); nga
sfera sociale; nga sfera demografike; nga jeta shoqërore dhe politike; nga jeta sportive; nga
shtypi ditor dhe periodik etj.

62
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Qasjen publike në bazat e të dhënave e mundësojnë institucione speciale të cilat punojnë


natë e ditë dhe quhen servise informative. Ato janë të pajisur me pajisje kompjuterike17 me me-
morje pune shumë të madhe, kapacitet të madh dhe punojnë me shpejtësi të madhe. Me këtë paji-
sje punojnë individë kompetentë të trajnuar – ekspertë të informatikës. Ata i krijojnë bazat e të
dhënave, vazhdimisht i azhurojnë (prej një herë në muaj, deri në disa herë në ditë, varësisht nga
fluksi i informatave), i plotësojnë dhe kujdesen që të jenë në disponim për individët e interesuar,
gjegjësisht të ketë shkallë të lartë të shfytëzueshmërisë. Për shkak të rolit që e ka, servisi i infor-
matave quhet host (nga fjala angleze hos që do të thotë nikoqir).
Prej bazave të të dhënave, me grupimin e tyre logjik, formohen banka të të dhënava.
Bazat dhe bankat e të dhënave të një hosti u janë të disponueshme shfrytëzuesëve nëpër-
mjet institucionit ndërmjetësues të quajtur qendër informative, në të cilën, gjithashtu, punojnë
ekspertë të informatikës dhe e cila, gjithashtu disponon me pajisje kompjuetrike. Shfrytëzuesit
mund të marrin qasje deri te qendra informative dhe të bazave të saj nëpërmjet linjave telekomu-
nikative. Prandaj edhe bazat e këtilla të të dhënave quhen baza të të dhënave në linjë, gjegjësisht
baza on-line të të dhënave (term i marrë nga gjuha angleze dhe, pothuajse, i vetëm në përdorim
për bazat e të dhënave të këtij lloji). Ato paraqiten në ekran të terminaleve, gjegjësisht të kom-
pjuterëve të qendrave informative ose të parapaguesëve individualë, të cilat mund të jenë të ven-
dosur në vende të ndryshme të botës dhe njëkohësisht të komunikojnë me bazat e njëjta të të
dhënave të servisit të njëjtë informativ.
Çdo qendër informative ose shfrytëzues individual lidh kontratë me hostin gjatë së cilës
fiton numër identifikimi dhe fjalëkalim (password, në anglisht) për hyrje në sistem.
Qendra referuese pranë BUP “SH. Kliment Ohridski” është një qendër informative, me
ndërmjetësimin e së cilës në disponim qëndrojnë bazat e të dhënave të serviseve informative
DIALOG, STN (për këtë, shih më poshtë) etj.
Bazat e të dhënave, mund të jenë të vendosura edhe në disqe optike. Në atë rast, siç thu-
het zakonisht, fjala është për CD ROM baza të të dhënave (Compact Disc Read Only Memory,
me kapacitet prej 650 MB), ndërsa në kohën më të re përdoren edhe DVD ROM baza të të dhë-
nave (Digital Versalite Disc ROM, me kapacitet prej 16 GB). Deri te ky lloj i bazave të të dhëna-
ve arrihet me postë. Qendra informative, me kërkesë të shfrytëzuesit, ia dërgon diskun si dërgesë
postare.

5.2.1 LLOJET E BAZAVE TË TË DHËNAVE

Që të formohen baza të përgjithshme të të dhënave, informatat merren prej publikimeve


të ndryshme. Gjatë kësaj, mund të merren (dhe pastaj të organizohen përshtatshëm) abastraket, të
dhënat bibliografike, pjesë nga tekstet, adresa, të dhëna numerike dhe faktografike etj., e deri në
tekste të plota. Në varësi të asaj se cilat prej këtyre të dhënave i përmban një bazë e të dhënave,
është bërë ndërja në:
 baza të të dhënave që përmbajnë referenca – baza referuese të të dhënave dhe
 baza të të dhënave që përmbajnë të dhëna burimore – baza burimore të të dhënave.

17
Kanë (më shpesh) të ash.q. main-frame kompjuer.

63
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Bazat e të dhënave (në tekstin e mëtutjeshëm – BDH) të grupi të parë ndahen më tutje në:
BDH të tipi bibliografik dhe BDH të tipit referues.
 BDH të tipit bibliografik përmbajnë të dhëna bibliografike për punët (shkencore, profe-
sionale) të botuara në revista; për patente; për libra; për punime nga takimet shkencore;
për disertacione; për raporte teknike; për standarde; për programe për përdorime të ndry-
shme (software). Nëpërmjet BDH të tipit bibliografik fitohen të dhënat vijuese:
- numri identifikues;
- autori(ët);
- titulli i punimit;
- burimi;
- viti;
- gjuha në të cilën është shkruar punimi;
- shenja klasifikuese;
- fjalët kyçe;
- abstrakti;
- data e futjes në BDH.

 BDH të tipit referues përmbajnë të dhëna që tregojnë se në cilin vend (lokacion) ekzi-
ston informata e kërkuar. Këto janë adresa të ndryshme dhe udhëheqës për kompani, insi-
tucione shëndetësore (institute), biblioteka, institucione arsimore, individë-ekspertë etj.
BDH burimore i japin të dhënat vijuese nëpërmjet:
a) tekstit të plotë (full text);
b) të dhënave faktografike dhe numerike;
c) të dhënave faktografike me të dhëna tekstuale dhe numerike;
d) softver (ky është emri i përbashkët për mbështetjen programore: krejt ajo që është progra-
muar, ndërsa nuk është ndërtuar ose pjesë e kompjueterit).
Në BDH me tekst të plotë jepen informata të caktura prej publikimeve të njëjta të përf-
shira me BDH të tipit bibliografik vetëm se (siç tregon edhe emri) përveç të dhënave bibliogra-
fike e japin edhe punimin e plotë. Numri i BDH të këtilla vazhdimisht rritet, paralelisht me rri-
tjen e kapaciteteve të memories së kompjuterave dhe shpejtësisë së punës së tyre, përgjithësisht,
si dhe shpejtësisë me të cilën mund të kemi qasje deri te të dhënat.
BDH faktografike mund të jenë:
 me të dhëna numerike – japin të dhëna numerike konkrete, rezultate prej matjeve të
ndryshme dhe statistika. Tani për tani ato janë më shumë interne, ndërsa pak janë BDH
on-line (gjerësisht të disponueshme);
 me të dhëna tekstuale dhe numerike – sjellin, sikurse edhe ato paraprake, të dhëna kon-
krete por të ndjekura me tekst. Ato janë të dhëna prej doracakëve, enciklopedive etj.
Bazat softver të të dhënave përmbajnë një varg të sofware-eve integrale të përshtatshme
për marrje prej BDH dhe të gatshme për shfytëzim në kompjutera për të cilët janë bërë.

64
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

5.2.2 SERVISET MË KRYESORE TË INFORMATAVE

DIALOG

Në botë ekzistojnë më shumë servise informative prej të cilëve më i njohur dhe më i vje-
tër është ai që e mban emrin DIALOG. Është formuar në vitin 1960 dhe ndodhet në Palo Alto,
Kaliforni, SHBA.
Banka e të dhënave DIALOG18 vazhdimisht plotësohet ashtu që sot përmban mbi 450
baza të të dhënave (secila ka numër – file number dhe emër – file name). Bazat e të dhënave janë
të atilla që janë prej të gjitha lëmive të shkencës, teknikës dhe biznesit. Më shumë se tridhjetë
prej tyre janë nga lëmia e kimisë. BDH janë të llojeve të ndryshme; bibliografike, faktografike
dhe burimore me tekst të plotë. DIALOG përdor gjuhën e vetë komanduese – Dialog.
Duhet të ceket se DIALOG nuk është pronar i bazave të të dhënave të cilat i ofron, ose së
paku jo i të gjithave. Në numrin më të madh të rasteve, ai shërben vetëm si ndërmjetësues në mes
të pronarit të BDH dhe shfrytëzuesit të fundit. Prandaj deri te bazat e njëjta të të dhënave mund
të arrihet edhe nëpërmjet ndërmjetësuesve të tjerë. Kështu, për shembull, deri te bazat e të dhëna-
ve të CA mund të arrihet nëpërmjet dhjetëra ndërmjetësuesve të ndryshëm.
Prej BDH, për ne, me interes që i përmban hosti DIALOG do t’i përmendim vijueset:
 CAS REGISTRY NUMBER, baza më e përdorur e të dhënave nga ana e kimistëve në
mbarë botën (shih Tabela 1 në faq. 73). Përmban të dhëna për mbi tetëmbëdhjetë milionë
komponime, për vetitë e tyre, sinteza etj.
 CA SEARCH (file number: 308, 309, 310, 311, 312, 399) është bazë e të dhënave të marra
prej CA. Çdo substancë është dhënë nëpërmjet numrit regjistrues të saj dhe emrit sipas CA.
“Fajllet” me numrat: 308... 399 mbulojnë periudhë të caktuar kohore për të cilat referojnë
vëllimet kolektive të CA;
 CHEMNAME, CHEMSEARCH (file number: 301, 398) përmban të dhëna për substancat
kimike që janë regjistruar në CA. Janë përshkruar vetitë e substancave dhe janë dhënë nu-
mrat regjistrues të substancave në CA, formula molekulare, emri sipas CA, sinonimet ekzi-
stuese për atë emër dhe informata të tjera të rëndësishme për substancat;
 WORLD PATENTT INDEX (file number: 350 dhe 351) përmban të dhëna prej rreth shta-
të milionë dokumenteve patentuese prej gjithesj 30 vendeve në botë. Plotësohet me të
dhëna të reja njëherë në javë;
 SCI SEARCH është bazë e të dhënave e themeluar me daljen e numrit të parë të revistës
referuese SCIENCE CITATION INDEX. Për dallim nga versioni i shtypur i SCI, këtu janë
dhënë edhe abstraktet e punimeve shkencore për të cilat referohet. Përmban edhe doku-
mente plotësuese prej Current Contents;
 BEILSTEIN ON-line (file number: 390) është versioni elektronik i doracakut Ballshtajn,
me atë se në këtë BDH futen të dhëna të reja para se të shtypen plotësimet e vëllimeve të
Ballshtajnit. Për përdorim më të lehtë, kjo BDH është ndarë në dy pjesë: BDH për struktu-
rën kimike të komponimeve organike dhe BDH të të dhënave ekzistuese faktografike për
çdo komponim;

18
Internet adresa: http://www.dialog.com/

65
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

 INSPEC është njëra prej bazave më të mëdha të të dhënave nga fizika, elektroteknika, tek-
nologjia informatike etj.
 MEDLINE është bazë e të dhënave për lëminë më të gjerë të shkencave biomjekësore.
Përmban, pjesërisht, edhe abstrakte. Kjo BDH e përmban revistën Index Medicus19, e cila
është revista e parë referuese e cila e ka fituar versionin e saj on-line;
 AMERICAN MEN AND WOMEN OF SCIENCE (file number; 236) është BDH me të
dhëna bibliografike për rreth 130 mijë shkencëtarë amerikanë dhe kanadezë.

STN INTERNATIONAL

Servisi informativ STN International (The Scientific & Technical Information Network) i
cili është sistemi i vetëm i përbërë prej tre serviseve i vendosur në tre kontinente: CAS ON-LINE
(në Kolumbus, Ohajo, SHBA), FACHINFORMATIONSZENTRUM (në Karlsrue, Gjermani)
dhe JICST (në Tokio, Japoni), është themeluar në vitin 1980.
Edhe pse u themelua më vonë, sot ai është në mesin e serviseve më të rëndësishme për
shkencat natyrore. Janë të rëndësishme veçanërisht BDH të tij faktografike dhe kimiko-struktu-
rore. Bazat më me interes të këtij servisi (përveç të përmendurave CAS REGISTRY, CA SE-
ARCH, BEILSTEIN ON-LINE etj.) janë:
 CAOLD përmban të dhëna për dokumente të publikuara para vitit 1967;
 CA FILE në vete përmban informata për mënyrën e indeksimit për CA REGISTRY
NUMBER, por edhe informata bibliografike dhe abstrakte;
 REGISTRY FILE përmban të dhëna për CA Registry Number, struktura, emra kimikë,
dhjetë citime të fundit në CA...;
 CAREACT është BDH në të cilën ndodhen të dhëna për reaksione: diagrame, skema, in-
formata bibliografike, abstrakte, CA REGISTRY NUMBER, të dhëna për indeksimin etj.
 CA PREIEWS FILE përmban informata rrjedhëse; fitohen të dhëna bibliografike, por
edhe numër sipas të cilit mund të arrihet deri te i gjithë teksti akoma i papublikuar;
 CJACS është full-text BDH, e cila përmban punime të publikuara në revistën Journal of
the American Chemical Society, që mund të shihen në ekran, por edhe të kërkohet nëpër
to.

Serviset e tjera informative

Hosti i parë evropian është ESA-IRS (Europian Space Academy-Information Retrivial


Service) me seli në Fraskati (afër Romës), Itali. Përmban baza të të dhënave nga lëmia e shken-
cave natyrore.
Hosti DATA STAR me seli në Bernë, Zvicër, është themeluar në vitin 1980. Përmban
baza të të dhënave nga lëmia e kimisë, teknikës dhe biznesit. Numri i BDH në këtë servis infor-
mativ rritet shumë shpejtë.
Në Maribor, në vitin 1989 është themeluar hosti IZUM (shkurtesa nga Institut Informa-
cijskij Znanosti Univerze v Mariboru). Përmban BDH nga lëmi të ndryshme (p.sh. biomjekësia,
në të cilën ka edhe të dhëna kimike me interes për substancat helmuese).

19
Revistë e ngjashme me Chemical Abstracts në të cilën barten abstraktet prej 3147 revistave nga lëmia e shencave
biomjekësore (e dhëna prej vitit 1995).

66
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Sa i përket shfrytëzueshmërisë së serviseve informative dhe i bazave të të dhënave me qa-


sje nëpërmjet tyre, hulumtimet kanë treguar se servise informative më të shfrytëzueshme në botë
nga ana e kimistëve janë: STN, DATA STAR, DIALOG (në Evropë) dhe STN, DIALOG, DA-
TA STAR (në SHBA). Bazat e të dhënave të shfrytëzuara më shpesh, nga ana tjetër, edhe në
Evropë edhe në SHBA janë bazat vijuese: bazat e të dhënave të CAS, pastaj BEILSTEIN, MED-
LINE etj. Vështrim më i detajuar në këto të dhëna mund të fitohet nga Tabela 1.

Tabela 1. Serviset informative të shfrytëzuara më shpesh dhe bazat e të dhënave nga ana e
kimistëve në Evropë dhe SHBA

Servisi Evropa SHBA Bazat e të Evropë SHBA


informativ dhënave
STN 52,8 % 59,0 % CAS 66,1 % 71,9 %
REGISTRY
DIALOG 14,4 % 30,0 % BEILSTEIN 27,9 % 22,3 %
DATA STAR 15,2 % 0.3 % MEDLINE 19,5 % 21,9 %
Të tjera 35,0 % 15,5 % Të tjera 61,5 % 38,7 %

Ekzistojnë edhe të tjera, më pak ose më shumë, servise informative të njohura dhe numri
i tyre rritet vazhdimisht. Në decenien e fundit industria on-line zhvillohet intensivisht dhe ajo, në
këtë moment, vlerësohet në disa miliarda dollarë.

5.3 STRATEGJIA E KËRKIMIT ON-LINE

Që të të arrihet deri te informata e dëshiruar nëpërmjet kërkimit on-line, duhet të ketë mu-
ndësi që të arrijmë deri te ndonjë qendër on-line.
Që të mund të kryhet me sukses kërkimi on-line, nevojitet që personi që e bën kërkimin
(specialist i informatikës, i punësuar në qendrën informative) dhe kërkuesi i informatave të kryej-
në:
1. - saktësisht përkufizimin e problemit (duhet qartë të dihet çka kërkohet);
2. - zgjedhja e fjalëve kyçe (në gjuhën angleze) dhe
3. - zgjedhja e bazës së të dhënave dhe servisi informativ.
Pas kësaj krijohet i ashtuquajturi profil, i cili e përmban listën e fjalëve kyçe të dhëna
prej kërkuesit të informatës, të lidhura logjikisht me operatorët OR, AND dhe NOT (OSE, DHE
dhe JO, përkatësisht), që janë të përfaqësuar praktikisht në të gjitha gjuhët komanduese, ndërsa
ekzistojnë edhe operatorë të tjerë specifikë për gjuhën komanduese të dhënë20. Operatorët shfry-
tëzohen në mënyrën vijuese:
 OR-kuptimet që lidhen me këtë operator janë sinonime ose kuptime që në një farë mëny-
re janë të lidhura. Operatori përdoret që të fitohen rezultate komplete prej kërkimit, pasi
për një kuptim të njëjtë gjatë indeksimit në bazat e të dhënave përdoren më shpesh edhe
sinonime.

20
Servisi informativ DATA STAR, për shembull, përveç këtyre në gjuhën komanduese të tij i ka të futur edhe
operatorët: WITH-terminet duhet patjetër të ndodhen në fjalinë e njëjtë dhe SAME-terminet duhet patjetër të
ndodhen në paragrafin e njëjtë.

67
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Shembull:
sinteza OR preparim OR përftim21

 AND-kuptimet e ndryshme kombinohen bashkë që të kërkohen dokumentet në të cilat


paraqiten bashkë.
Shembull:
kromatografia AND flavonoide AND analiza AND cilësore.

 NOT-kuptimi ose kuptimet që vijojnë pas këtij operatori nuk duhet të përmbahen në
rezultatet e kërkimit.
Shembull:
(kromatografia AND flavonoide AND analiza)22 NOT cilësore.
Kur kryhet kërkimi në baza të të dhënave, është shumë e rëndësishme se si do të përpilo-
het profili, sepse prej tij varet nëse informata e fituar do të jetë e vërtetë, ose jo.
Ja se si duket ajo në një shembull konkret:
1. - e përkufizojmë problemin: fitimi i të dhënave për analizën e kalkuluseve urinare me spe-
ktroskopinë infra të kuqe;
2. - zgjedhim fjalët kyçe: spektroskopia infra e kuqe, analiza, kalkuluset urinare;
3. – me operatorët OR, AND dhe NOT i lidhim logjikisht fjalët kyçe dhe kështu përmilojmë
profil(e). Gjatë kaësaj bëjmë kujdes se na nevojiten të gjitha informatat në të cilat përfshihet një-
ra nga tri fjalët kyçe.
Profili 1:
(spektroskopia infra e kuqe23) OR spektroskopia vibruese) NOT spektroskopia Raman.
Me këtë profil do të vërtetojmë se për metodën që na intereson është përdorur fjala infra e
kuqe ose spektroskopia vibruese. E përjashtojmë spektroskopinë Raman, e cila sikurse edhe spe-
ktroskopia infra e kuqe, bën pjesë në spektroskopinë vibruese, por në këtë rast ajo teknikë nuk na
intereson. Nëse gjatë kësaj nuk arrijmë deri te të dhënat për analizën e kalkuluseve urinare, e për-
pilojmë profilin vijues:
Profili 2:
spektroskopia infra e kuqe AND kalkuluset urinare.
Përfundimisht, për analizën e kalkuluseve urinare me spektroskopinë infra të kuqe profili
do ta merr formën vijuese:
Profili 3:
spektroskopia infra e kuqe AND analiza AND kalkuluset urinare.
Pas përpilimit të profilit plotësohet pyetësori përkatës dhe me ndihmën e fjalëkalimit
(passëord) hyhet në BDH përkatëse në hostin e zgjedhur. Kompjuteri i hostit e bën kërkimin në
bazë të profilit të dhënë. Secilën fjalë e kërkon germë për germe, pa “menduar” gjatë kësaj. Kë-
shtu, nëse i kemi shkruar gabimisht fjalët kyçe (kemi bërë gabime shtypi), ai nuk do të ndalet,
por do ta kërkojë fjalën ashtu siç ia kemi shkruar. Ai punon shpejtë (neve na duket ngadalë, se-

21
Gjatë kërkimit, gjithsesi, profili krijohet prej fjalëve kyçe në gjuhën angleze.
22
Kllapat shërbejnë për përkufizimin më preciz të kuptimit.
23
Hapsiar boshe tregon se kuptimet duhet të ndodhen patjetër njëri pas tjetrit.

68
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

pse pagesa bëhet sipas kohës së harxhuar për kërkim). Rezultatin e kërkimit do ta shohim në ek-
ranin e terminalit (kompjuterit) dhe me kërkesën tonë mundet që edhe të shtypet.
Së bashku me rezultatin e kërkimit do të fitohet edhe e dhëna për çmimin e kërkimit (va-
rësisht nga BDH, mesatarisht, një kërkim kushton 30-50 dollarë amerikan për një orë me atë se
në këtë çmim shtohet edhe 1,45 dollarë SHBA për çdo përmbajtje të marrur, dhe në fund servisi
informativ i cili e ka mundësuar qasjen shton edhe 30% të çmimit të kërkimit për shpenzime
vetanake). Deri te serviset informative, gjithashtu, mund të bëhet kërkesë me shkrim për porosi
me postë, por edhe rezultati mund t’i dërgohet kërkuesit me postë.

5.3.1 PËRPARËSITË DHE TË METAT E KËRKIMIT ON-LINE

Përparësia kryesore është në atë se për një kohë të shkurtër fitohen informatat e kërkuara
dhe kemi në disponim (në një vend) një numër të madh të të dhënave aq sa nuk ka asnjë bibliote-
kë në botë në fondin e saj. Gjatë kësaj, informatat gjithmonë janë azhure (ndërsa bibliotekat, në
anën tjetër, mund të kenë botime të vjetëruara të disa publikimeve).
Megjithatë, të dhënat e fituara janë me pagesë, gjatë së cilës pjesëmarrje më të madhe në
çmim ka koha e harxhuar për kërkim (quhet koha on-line). Për këtë shkak, shpesh herë, të ngar-
kuar me këtë njohuri, gjatë kërkimit përdoruesi shpejton dhe nuk mendon për strategji më të mira
dhe profile të reja, por shikon se kur kjo do të përfundon (kjo njihet me emrin “efekt-taksime-
tër”). Rezultati, kështu, mund të mos jetë i kënaqshëm, andaj kërkimi përsëritet dhe përsëri pagu-
het. Shuma përfundimtare në masë të madhe do të varet edhe nga aftësia e informatikanit specia-
list në qendrën informative. Prej kësaj del se është i nevojshëm kuadër, i trajnuar mirë për kërkim
on-line, nevojitet pajisje, komunikime të mira dhe, ajo që është thënë më sipër, të dihet saktë-
sisht se çka kërkohet dhe ajo saktë të përshkruhet me fjalët kyçe dhe operatorët.

5.4 BAZAT E TË DHËNAVE ME DISQE OPTIKE

Kohëve të fundit, gjithnjë e më shpesh në vend se të instalohen on-line, bazat e të dhëna-


ve vendosen në disqe optike (CD dhe DVD ROM) me kapacitet të madh. Disku optik pastaj le-
xohet me anë të lexuesit përkatës të lidhur me kompjuter personal, ndërsa me anë të kompjuterit,
sërish, mud të arrihet edhe te versioni i shtypur i rezulatetve të kërkimit.
Kjo mënyrë e grumbullimit dhe ruajtjes së të dhënave (informatave) i ka përparësitë e saj,
por edhe mangësitë.
Shfrytëzimi i BDH me disqe optike paguhet, njësoj sikurse edhe për revistat referuese,
nëpërmjet parapagimit vjetor. Kështu, pasi një herë bëhet pagesa (çmim i lartë i parapagimit),
nuk do të ketë nxitim gjatë çdo kërkimi, aq më tepër pasi që prej një disku optik, të dhënat mund
të shfrytëzohen pakufi.

Nga ana tjetër, sërish, një disk optik nuk mundet të shfrytëzohet njëkohësisht prej më
shumë njerëzve, kështu që kemi humbje kohe për pritje, në veçanti nëse ai para nesh është i mah-
nitur nga pasuria e informatave që ndodhen në disk. Që të mund të shfrytëzohen BDH me disqe
optike nevojitet kompjuter personal dhe lexues i tipit përkatës të diskut optik. Të dhënat nuk janë

69
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

të azhuruara pasi që disku dërgohet me postë, por kjo nuk është shumë e rëndësishme, sepse vo-
nesa e informatave prej një deri në dy muja nuk është edhe ndonjë vonesë shumë e madhe.
Sot botohen në disqe optike më shumë revista referuese.
Chemical Abstracts është i disponueshëm në CD ROM dhe mundëson qasje deri në 650
000 dokumente dhe rreth 123 000 patente të publikuara në vitin vijues. Të dhënat origjinale janë
të disponueshme në pesëdhjetë gjuhë, e të gjitha, sërish, janë gjithashtu, të disponueshme edhe në
gjuhën angleze. Me këtë CD ROM vjen edhe softveri, i cili e mundëson kërkimin me anë të, për
shembull, tekst në titull, autor(ë), numër patenti, formula molekulare, tekst në bastrakt, numër
regjistrues etj.
Chemical Abstracts Service boton edhe regjistra kolektivë në mediume optike, të cilat
përfshijnë periudha prej disa vitesh, ndërsa në vete përmbajnë rreth tre milionë dokumente.
Disku i këtillë i fundit (CD ROM), i botuar gjatë kohës së shkruarjes së këtij dorëshkrimi është i
trembëdhjeti me radhë, ndërsa i përket peridhës prej vitit 1992 deri në vitin 1996.

Versionin e tij në CD ROM e ka edhe Science Citation Index. Dalin disa botime:
 botimi më i thjeshtë i përmban të dhënat e njëjta deri te të cilat mund të arrihet duke kër-
kuar nëpër versionin e shtypur të SCI (referenca të cituara, fjalë kyçe, emrat e autorëve
dhe adresat, shih kapitullin 3.3). Të dhënat në CD ROM-it përtrihen kumulativisht në çdo
tre muaj.
 ekziston edhe versioni Science Citation Index CD ROM with Abstracts. Ai e përmabn
krejt atë që e ka edhe versioni i sipërpërmendur, por edhe abstarkte të punimeve të përfshi-
ra. Kjo njësi CD ROM e SCI e posedon dhe rregullisht e pranon BPU “SH. Kliment
Ohridski” në Shkup.
Kur bëhet fjalë për kërkimin në BDH me disqe optike, kërkuesi i informatave mundet e-
dhe vetë të kërkojë. Sipas kësaj, nuk nevojitet informatikan i specializuar, por nevojitet njohuri
se si të shfrytëzohet disku që të arrihet deri te informatat e kërkuara. Përndryshe, pa këtë, infor-
matat do të jenë në dorë, por të padisponueshme.
Nëse, në fund, bënjmë një paralele ndërmjet kërkimit të informatave në bazat e të dhëna-
ve të vendosura në disqe optike dhe bazave on-line të të dhënave do të shohim se:
 mediumet optike janë të përshtatshme për vendosjen e bazave të të dhënave stabile (jo
shpejtë të ndryshueshme). Furnizimi i tyre është i përshtatshëm vetëm nëse shpesh shfrytë-
zohen;
 një servis informativ ofron edhe deri në disa qindra baza on-line të të dhënave gjë të cilën
mediumet optike nuk mund ta sigurojnë;
 kërkimi on-line siguron azhuritet më të madh, sepse bazat e të dhënave plotësohen rregu-
llisht me informata më të reja.

Prej krejt kësaj mund të përfundohet se kërkimi on-line dhe bazat e të dhënave të vendo-
sura në mediume optike plotësohen ndërmjet tyre, dhe për këtë shkak rekomandohet kërkimi pa-
ralel me të dy mënyrat.

70
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

5.5 INTERNETI SI BURIM I INFORMATAVE KIMIKE

Njëri prej elementeve themelore të shkencës, e këtu edhe të kimisë, janë mediumet e
shtypura, të cilat tani më për njëqindepesëdhjetë vite e mundësojnë prezentimin e të arriturave
më të reja. Revistat periodike, të specialzuara më pak ose më shumë, çdo ditë shfrytëzohen prej
kimistëve në mbarë botën. Por, edhe pse sot deri te edhe më rinjtë, hulumtimet do t’u dukeshin të
paimagjinueshme pa shfrytëzimin e literaturës kimike në formën e shtypur, ato ndeshen edhe me
probleme, si për shembull, pamundësia për vizualizimin e mirë përkatës të proceseve, dukurive
dhe rezultatet e fituara, në përgjithësi. Nga këto shkaqe, në kërkesën për mediume të reja për pre-
zentimin optimal të rezultateve, bota shkencore arriti deri te, sot i njohur për të gjithë, rrjeti glo-
bal për këmbim të informatave – Interneti.
Kohëve të fundit shumica e publikimeve periodike e fitojnë versionin elektronik të tyre,
gjegjësisht publikohen edhe në Internet. Gjatë kësaj, publikohet vetëm përmbajtja e tyre, ose
sërish, versioni i cili përmban edhe abstrakte, ndërsa gjithnjë e më tepër praktikohet edhe publi-
kimi në formën full-text. Kështu, në Internet janë të disponueshme shumica e publikimeve perio-
dike të shtëpive botuese të njohura, siç janë: The American Chemical Society, Elsevier Science,
Wiley Interscience etj., gjatë së cilës jepet mundësi për parapagim nëpërmjet WWW24. Me këtë,
shfrytëzuesi i fundit përfiton me të drejtë të kërkojë on-line (nëpërmjet WWW) nëpër versionet
elektronike të revistave,
Disa revista, siç është Journal of Chemical Education, në Internet i publikojnë vetëm ato
shtesa, të cilat është e pamundshme të prezentohen në formë të shtypur (animacione, video-pre-
zentime, struktura etj.).
Ekzistojnë edhe revista që publikohen vetëm në Internet dhe shfrytëzimi i tyre është pa
pagesë. Të këtilla janë revistat elektronike: Internet Journal of Chemistry dhe The Internet Jour-
nal of Vibrational Spectroskopy.
Konferencat elektronike janë një mënyrë tjetër e prezentimit të rezulateve në Internet. Kjo
është një formë e re e komunikimit dhe këmbimit të përvojave ndërmjet shkencëtarëve. Konfe-
renca elektronike nga lëmi të ndryshme organizohen rregullisht. Konferenca e parë e këtillë nga
lëmia e kimisë është mbajtur në fund të vitit 1994 nën emrin First Electronic Computational
Chemistry Conference dhe prej atëherë mbahet çdo vit.
Disa prej përparësive të mbajtjes së këtyre konferencave janë: vizualizimi më i përshtat-
shëm i proceseve dinamike të ndryshme, të rezulateve kinetike, njehsimeve kuanto-mekanike
etj., si dhe mundësia që të prezentohet nga tavolina e punës, me përdorimin e kompjuterit të li-
dhur me Internet (pa shpenzime për udhëtime deri te vendi i mbajtjes së konferencës).
Shumë informata të dobishme, të llojit të leksioneve prej ligjëratave që mbahen në uni-
versitetet në mbarë botën, për lëndë të ndryshme, gjithashtu, të përcjelluara me efekte të shumta
multimediale, mund të gjenden në faqet e Internetit. Kohë pas kohe disa prej serviseve të specia-
lizuara që ofrojnë informata nga lëmia e kimisë organizojnë ligjërata për tema me interes për
publikun e tyre. Praninë në këto ligjërata, gjithsesi, e mundëson Interneti. Temat për të cilat flitet
janë, jo shumë shkencore por edukative, si për studentët, ashtu edhe per mësimdhënësit.

24
World Wide Web.

71
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Krahas të sipërpërmendurave, në Internet mund të gjenden edhe mori informacionesh në


lidhje me arsimin. Gjithnjë e më shumë universitetet e shfrytëzojnë mediumin e ri për prezenti-
min e programeve të tyre, si dhe të mundësive të studimit.
Shumë e dobishme është edhe praktika e bibliotekave universitare, dhe sigurisht edhe të
bibliotekave nacionale, të japin pasqyrë për fondin e tyre të librave nëpërmjet katalogjeve që janë
në dispozicion të publikut nëpërmjet faqeve të tyre të Internetit. Kjo mundëson të gjendet shpejt
dhe në mënyrë efikase biblioeka dhe të arrihet deri te burimi i kërkuar i informatave (drejtpër-
drejtë, ose me rrugë të këmbimit ndërbibliotekar).
Në faqet e Internetit të shtëpive botuese, krahas të dhënave për publikimet preriodike,
mund të gjenden edhe të dhëna për librat e sapo botuar, me ç’rast për disa prej tyre jepen edhe re-
censione të dobishme për shfrytëzuesit potencialë. Gjithashtu, gjithnjë e më shumë praktikohet
edhe mundësia e blerjes së librave përmes këtij mediumi të ri.
Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi” që disa vite është i lidhur me internet nëpërmjet rrje-
tit të tij që quhet MARNET (Macedonian Academic and Research Netëork) me çka studentëve
dhe të punësuarve të Universitetit u është mundësuar qasje e shpejtë deri te risitë në arsim, zbu-
limet e reja në shkencë, mënyra të reja të prezentimit të rezultateve dhe, përfundimisht, idetë e
reja përgjithësisht.

72
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

6. NË VEND TË PËRFUNDIMIT: SI DERI TE INFORMATA E KËRKUAR?


Në fund, ajo që është më e rëndësishme, gjithsesi është pyetja si të arrihet më shpejtë deri
te informata e kërkuar, duke pasur parasysh të gjitha burimet e informatave që u shqyrtuan në
kapitujt paraprakë, si dhe burimet e informatave me të cilat disponojmë.
Ajo që duhet të bëhet së pari është që të definohet saktë çka kërkohet?
1. Në qoftë se kërkohen të dhëna për problem krejtësisht të ri, atëherë duhet të kërkohet
në ndonjë burim sekondar të informatave (revistë referuese) që e kemi në disponim.
 Chemical Abstarct – organizimi i regjistrave të tij të veçuar kumulativë është intuitiv.
Kërkimi mund të bëhet në më shumë mënyra të ndryshme varësisht nga ajo se a jemi të
interesuar për substancë (emër i njohur ose formulë), ndonjë kuptim i përgjithshëm
(metodë, dukuri,...), autor etj. Kërkimi përfundon me gjetjen e përmbledhjes (abstraktit)
nga përmbajtja e të cilit vlerësohet nëse duhet të kërkohet edhe punimi origjinal.
 Реферативныϋ Журнал - revistë referuese e ngjashme nga përmbajtja dhe forma (dhe
sipas mënyrës së kërkimit) me CA që shtypet në gjuhën ruse.
 Science Citation Index – krahas ekzistimit të Regjistrit të burimeve dhe Regjistrit lëndor
të përmutuar, lidhja bibliografike e autorëve, që kanë publikuar diçka në peridhën për të
cilën SCI u referohet, paraqet lehtësim plotësues për kërkimin në kuadër të kësaj reviste
referuese. Kërkimi nëpër versionin e shtypur të kësaj reviste referuese përfundon me gjet-
jen e të dhënave bibliografike, së bashku me adresën ku është kryer puna, gjuha në të cilën
është publikuar, si dhe numri i referencave të cituara, por pa abstrakt prej saj. Abstraktet
jepen në versionin CD ROM të SCI.
 Chemical Titles – kërkimi nëpër këtë regjistër të titujve shpie deri te të dhënat e nevojsh-
me në qoftë se i dijmë emrat e autorëve që punojnë në problematikën e përkatëse ose, së-
rish, fjalët kyçe që e përshkruajnë përoblematikën.
Kërkimi nëpër revistat referuese përfundon me gjetjen e të dhënave bibliografike dhe (jo
gjithmonë) abstraktit të punimit për të cilin jemi të interesuar. Në qoftë se prej titullit ose prej ab-
straktit të punimit vlerësojmë se na nevojitet punimi i plotë shkencor, atëherë e kërkojmë në bi-
bliotekën tonë, në BPU “SH. Kliment Ohridski”. Në qoftë se revistat e kërkuara (punimet) nuk
ndodhen në asnjërën prej bibliotekave tona, referencat e domosdoshme mund të merren me këm-
bim bibliotekar nëpërmjet BPU ose me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë me autorin.
2. Nëse kërkohen informata për njohuritë paraprake për problem të njohur (sintezë, ana-
lizë, vetitë e substancës së caktuar), atëherë kërkohet në burimet terciare siç janë doracakët, pra-
ktikumet etj.
 Në qoftë se jemi të interesuar për njohuri nga lëmia e kimisë inorganike, gjegjësisht për
sintezë, veti dhe ngjashëm të substancave inorganike, është e përshtatshme të konsultohen
doracakët si për shembull Gmelini, praktikumi i Brauerit për kimi inorganike preparative,
trajtesa e Melorovit për kimi inorganike etj.
 Doracaku Ballshtajn, sërish, mund të shfrytëzohet për të njëjtat qëllime të përmendura më
sipër si dhe Gmelini, por për komponime organike. Për dallim nga Gmelini ky doracak, ka
edhe regjistra (të formulave dhe lëndorë) të cilat e lëhtësojnë kërkimin. Krahas këtij dora-
caku të dhëna për komponime organike, sinteza dhe veti mund të gjenden edhe në burime
të tjera terciare të informatave, siç është seria për metodat në kiminë organike prej Houben
dhe Weyl, praktikumi i quajtur Organikum, etj.
73
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

 Nëse sërish kërkojmë të dhëna për metodë të përcaktimit të ndonjë substance, është i do-
mosdoshëm përdorimi i doracakëve nga lëmia e kimisë analitike, ku janë përpunuar ecuri-
të për analizën e substancave të ndryshme me zbatim të metodave të ndryshme (klasike
dhe instrumentale-optike, elektrokimike, kromatografike). Të një dobie të madhe gjatë kë-
saj janë: praktikumi i Frezeniusit për kimi analitike, Trajtesat e Kolthofit për kimi analiti-
ke etj.
3. Për fillestarët në një problematikë të dhënë veçanërisht të dobishme janë burimet terci-
are: monografitë, trajtesat dhe kurset, ndërsa prej burimeve sekondare: pasqyrat (shih kapitulli
4).
4. Informata të shkurtëra dhe koncize për kuptime të ndryshme ndodhen në enciklopedi,
doracakë, katalogje etj.
5. Çka është e re në një fushë të caktuar mund të gjendet në paralajmërimet rrjedhëse, bi-
bliografitë rrjedhëse.
6. Nuk duhet lënë pas dore as edhe mundësinë për qasje deri te informatat e nduarndu-
arshme që i ofron Interneti. Me kërkim nëpër faqet e këtij rrjeti global mund të arrihet deri te të
dhënat me interes për një kimist, edhe atë prej njohurive themelore për ndonjë substancë, dukuri,
risitë e ndryshme, nëprmjet ligjëratave të lëndëve të ndryshme të universiteteve të mbarë botës, e
deri te të arriturat më të reja shkencore, deri te të cilat mund të arrihet duke kërkuar nëpër versio-
net on-line të revistave shkencore numri i të cilave ëshët gjithnjë e më i madh.
7. Dhe së fundit, por edhe jo më pak e rëndësishme: mënyra më e shpejtë që të arrihet de-
ri te informatat që përmbahen në burimet sekondare të informatave nga lëmia e kimisë qëndron
në përdorimin e formave të kompjuterizuar të revistave referuese, edhe atë nëpërmjet versioneve
të tyre CD ROM, ose sërish, nëpërmjet bazave të të dhënave që janë të disponueshme nëpërmjet
qendrave informative (sërish, edhe për këto qëllime, mund të shfrytëzohen shërbimet e BPU “Sh.
Kliment Ohridski”).

74
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

LITERATURA E REKOMANDUAR

1. Mihajlov, R. S. Giljarevskij, Uvod u informatiku/dokumentaciju, 2, izdanje, Referalni cenatr


Sveučilišta u Zagrebu, Zagreb, 1984.
2. В. М. Потапов, Э. К. Кочетова, Химическая информация, (Справочник), 2 издание,
Химия, Москва, 1988.
3. Antoni, Guide to Basic Information Sources in Chemistry, J. Wiley and Sons, Inc., New
York, 1979.
4. J. E. Ash, E. Hyde, Chemical Information Systems, J. Wiley and Sons, Inc., New York, 1974.
5. J. Amstrong, J. A. Large, Manual of on-line Search Strategies, Gower, Aldershot, 1988.
6. Z. Bing, J. Gabre, T. Toth, On-line pretraživanje baza i banaka podataka – CPB, Institut
informacijskih znanosti, Zagreb, 1991.
7. З. Здравковски, К. Стојановски, Глас. Хем. Технол. Македонија, 15 (1996) 51.

75
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

PËRMBAJTJA

1. HYRJE .................................................................................................................................... 3

1.1 Periudha kryesore në zhvillimin e bartjes dhe të ruajtjes së informatave ............................. 3


1.2 Dje për sot, sot për nesër ....................................................................................................... 6
1.3 Ku është informata që më nevojitet? ..................................................................................... 7
2. BURIMET PRIMARE TË INFORMATAVE .......................................................... 9

2.1 Revistat shkencore................................................................................................................. 9


2.2 Përmbledhjet e punimeve të institucioneve shkencore, lidhjeve dhe shoqatave ................. 18
2.3 Përmbledhjet e punimeve ose të abstrakteve të punimeve nga tubimet shkencore ............. 18
2.4 Disertacionet e doktoratave, punimet e magjistraturës dhe të diplomave ........................... 18
2.5 Literatura e patenteve .......................................................................................................... 19
2.6 Revistat teknike të organizatave prodhuese ........................................................................ 19
2.7 Raportet shkencore dhe teknike .......................................................................................... 19
2.8 Standardet ............................................................................................................................ 20

3. BURIMET SEKONDARE TË INFORMATAVE ................................................ 21

3.1 Regjistrat e titujve ............................................................................................................... 21


3.1.1 Current Contents dhe Chemical Titles ......................................................................................... 22
3.2 Abstraktet ........................................................................................................................... 26
3.2.1 Chemical Abstracts – Çelës për literaturën kimike botërore ................................................. 27
3.2.2 Pеферативный Журнал Химия .................................................................................................... 35
3.2.3 Рevistat e tjera referuese ................................................................................................................... 37
3.3 Science Citation Index ........................................................................................................ 38
3.4 Pasqyrat ............................................................................................................................... 44
3.5 Kartelat e katalogjeve dhe katalogjet e bibliotekave ........................................................... 45
3.6 Bibliografitë ........................................................................................................................ 46
3.7 Informatat eksprese dhe paralajmërimet aktuale ................................................................. 47

76
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

4. BURIMET TERCIARE TË INFORMATAVE ..................................................... 48

4.1 Monografitë ......................................................................................................................... 48


4.2 Librat, trajtesat dhe kurset ................................................................................................... 49
4.3 Enciklopeditë....................................................................................................................... 50
4.4 Doracakët ............................................................................................................................ 51
4.4.1 Gmelini .................................................................................................................................................. 52
4.4.2 Ballshtajni ............................................................................................................................................. 54
4.5 Praktikumet ......................................................................................................................... 58
4.6 Fjalorët ................................................................................................................................ 59
4.7. Burimet terciare të tjera të informarave ............................................................................. 60

5. MËNYRAT BASHKËKOHORE TË RUAJTJES DHE BARTJES SË


INFORMATAVE ................................................................................................................... 61

5.1 Hyrje .................................................................................................................................... 61


5.2 Bazat e kompjuterizuara të të dhënave, serviset e informatave dhe qendrat ....................... 62
5.2.1 Llojet e bazave të të dhënave .......................................................................................................... 63
5.2.2 Serviset më kryesore të informatave ............................................................................................. 65
5.3 Strategjia e kërkimit on-line ................................................................................................ 67
5.3.1 Përparësitë dhe të metat e kërkimit on-line................................................................................. 69
5.4 Bazat e të dhënave me disqe optike .................................................................................... 69
5.5 Interneti si burim i informatave kimike............................................................................... 71

6. NË VEND TË PËRFUNDIMIT: SI DERI TE INFORMATA E


KËRKUAR? ............................................................................................................................ 73

LITERATURA E REKOMANDUAR............................................................................ 75

77
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

INDEKSKSI I TERMAVE

Bibliografi e përgjithshme · 46
A Bibliography (regjistri i titujve) · 23
Biochemistry · 18, 38
abstarkti i punimit · 10 Biokimi · 28
Abstrakti · 10, 26, 30 Bullatin of the Chemical Society of Japan · 15
Accounts of Chemical Research · 17, 45 Bulletin de la Societe Chimique de France · 15
Acta Chemica Scandinavica · 15 burimet e informatava kimike · 8
Acta Chimica Slovenica · 15 burimet e infotmatave · 8
Acta Chrystallographica B · 18 burimet primare · 8
Acta Cristallographica A, B, C, D · 17 burimet primare të informatave · 9
Adresa · 10 burimet sekondare · 8
Analyst (London) · 16 burimet sekondare të informatave · 21, 46, 47, 74
Analytica Chimica Acta · 16 burimet terciare · 8
Analytical Abstracts · 38 burim primar · 40, 44
Analytical Chemistry · 16, 17, 22, 50, 60
Analytical Chemistry · 22
Angewandte Chemie · 15, 17, 26 C
Author Index (regjistri i autorëve) · 28
Canadian Journal of Chemistry · 15, 17
CAS REGISTRY · 65, 66, 67
B Chemica Reviews · 17
Chemical Abstracts · 12, 15, 18, 26, 27, 37, 66, 70, 76
Ballshtajn · 52, 54, 55, 57, 58, 65, 73 Chemical Reviews · 45
bankë e të dhënava · 63 Chemical Society Reviews · 45
baza burimore të të dhënave · 63 Chemical Substance Index · 28, 29, 31, 32, 33
baza interdisiplinore e të dhënave · 62 Chemical Substance Index (indeksi i substancave
baza on-line e të dhënave · 63, 70 kimike) · 28
baza referuese të të dhënave · 63 Chemical Titles · 22, 23, 24, 25, 26, 27, 41, 73, 76
baza e të dhënave në linjë · 63 Chemishes Zentralblatt · 26
bazat e kompjuterizuara të të dhënave · 62 chromatography (kromatografia)· 24, 25
bazat e të dhënave në disqe optike · 69 Citation Index · 38, 39, 44, 70, 73, 76
bazat softver të të dhënave · 64 citohet. · 11
bazë e të dhënave · 61 Comptes Rendus Hebdomadaires des Seances de
BDH burimore · 64 l'Academie des Sciences, Sect. C · 15
BDH faktografike · 64 Corporate Index-Geographic Section · 41, 42, 44
BDH me tekst të plotë · 64 Corporate Index-Organization Section · 41, 42
BDH të tipit bibliografik · 64 Croatica Chemica Acta · 15
BDH të tipit referues · 64 Current Abstracts of Chemistry and Index Chemicus ·
bibliografi e bibliografive · 47 26, 37
bibliografi kombëtare · 15, 46, 47 Current Abstracts of Chemisty · 37
bibliografi ndërkombëtare · 15, 46, 56 Current Contents · 22, 23, 26, 65, 76
bibliografi perspektive · 46
bibliografi primare · 47
bibliografi regjionale · 46, 62 D
bibliografi retrospektive · 46
bibliografi sekondare · 47 Dalton Transactions · 16
bibliografi · 21, 46, 47 DATA STAR · 66, 67

78
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

DIALOG · 63, 65, 67 H


diplomë · 13
disertacion · 13
HAIC Index · 28
disertacione doktoraturash · 9
Helvetica Chimica Acta · 15, 17
Disertation Abstracts · 27
Hemijska industrija · 15
diskutimi · 11, 14
host · 59, 63
dokument · 4
hyrje · 11, 14, 63
doracak · 13, 48, 52, 61, 73

I
E
indeks i fjalëve kyçe · 23
Electrochimica Acta · 16
Index Chemicus (regjistri kimik) · 37
emri i autorit (autorëve) · 10, 39
Index Guide · 29, 31, 32
emri i substancës · 29, 32
Index of Ring Systems (regjistri i sistemeve unazore) ·
emri i autorit · 10, 12
28
Encarta 98 · 51
informatat eksprese · 21, 47
enciklopedi · 8, 13, 48, 50, 51
informatë · 7
enciklopedia e përgjithshme · 51
informatë shkencore · 8, 62
Encyclopaedia Britanica · 51
Inorganic Chemistry · 16, 17, 50
ESA-IRS · 66
Inorganic Syntheses · 16, 18
Experientia · 15
Internet Journal of Chemistry · 71
Interneti · 71, 74, 77
F IZUM · 66

Faktori i ndikimit (Impact Factor) · 17 J


Faraday Transactions · 16
First Electronic Computational Chemistry Conference ·
Journal Citation Reports · 17
71
Journal de Chimie Physique · 16
fjala e shkruar · 3, 4
Journal des Scavantes · 9
fjalët kyçe · 10, 23, 25, 27, 42, 44, 64, 68, 69, 73
Journal of Chemical Education · 17, 71
fjalor · 13, 48, 61
Journal of Chromatography · 17, 18, 25
fjalor bibliografik · 60
Journal of Inorganic and Nuclear Chemistry · 16
fjalor i specializuar · 60
Journal of Molecular Spectroscopy · 17, 18
fjalorët për përkthim · 60
Journal of Molecular Structure · 16
fletë papirusi · 4
Journal of Organic Chemistry · 16, 17
Formula Index (regjistri i formulave molekulare brute)
Journal of Physical Chemistry · 16, 17, 39
· 28
Journal of the American Chemical Society · 15, 17, 39,
66
G Journal of the Chemical Society · 15, 16
Journal of the Chemical Society, Chemical
gazetë · 6 Communication · 15
Gazzeta Chimica Italiana · 15 Journal of the Elechrochemical Society · 18
General Subject Index (regjistri i përgjithshëm lëndor) · Journal of the Electrochemical Society · 16
28 Journal of the Indian Chemical Society · 15
Glasnik hemičara i tehnologa BiH · 15 Journal of the Serbian Chemical Society · 15
Gmelini · 52, 54

79
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

K materiali plotësues ose shtojca · 10


MEDLINE · 66, 67
memorje kolektive e njerëzimit · 8
kapitulli literatura · 11, 13, 40
modifikuesit ose termet plotësuese · 31
kartelat e katalogjeve · 21
modifkues · 29
katalog lëndor alfabetik · 45
monografi · 48, 74
katalog profesional · 45
katalogjet e bibliotekaave · 21, 45, 76
katalogjet e kimikateve · 60 N
katalogjet e prodhuesëve të ndryshëm të kimikateve ·
48 Natural Products Reports · 45
katalogjet e prodhuesëve të ndryshëm të pajisjeve · 8, Nature · 15, 17
48, 60 njësi bibliografike ose referencë · 11
katalogu autorial-emror · 45 njësi bibliografike të cituara (referenca) · 44
Kemija u industriji · 15 njoftim prej takimit shkencor · 13
Keyword Index (regjistri i fjalëve kyçe) · 27 njohuri paraprake · 73
Keyword-in-Context Index · 23 numërimi sistematik i Gmelinit · 52
Kimi e përgjishme · 36 numri i abstraktit · 26, 30, 31, 32, 35
Kimi e zbatuar · 28 numri regjistrues i substancës · 29, 32
Kimi makromolekulare · 28 numri sistematik · 55
Kimi teknologjike e përgjithshme · 36
kimia · 16, 22, 35, 37, 46, 56
kimia analitike · 16, 46 O
kimia inorganike · 16
kimia fizike · 16 Omnium scientarium clavis · 47
kimia organike · 16, 37, 49 operatori AND · 40, 66, 67, 68
kompjuter · 62 operatori NOT · 67, 68
Konferenca elektronike · 71 operatori OR · 67, 68
kurset · 48, 49, 74, 77 operatori SAME · 67
operatori WITH · 67
Organic Chemical Bulletin · 16
L Organic Synthesis · 16
Organomatellic Compounds · 38
Lajmërim paraprak · 14
literatura · 10
letrat e redaktorit · 14 P
libër (Book)· 6, 31
List of Source Publications (Lista e publikimeve paralajmërimet rrjedhëse · 21, 47, 76
burimore) · 41 parapagimi vjetor · 69
literaturë e patenteve · 9 pasqyra analitike · 45
literaturë kimike · 8 pasqyra të përgjithshme · 23, 26, 45, 46, 50, 63
pasqyra të specializuara · 45
pasqyrat · 21, 44, 45, 48, 74
M pasqyrë ose përmbledhje (Review) · 31
patent · 19, 30, 31
Macromolecules · 17, 18 Patent Index (indeksi i patenteve) · 28
magjistraturë · 13 Patent Index (regjistri i patenteve) · 27
MARNET · 72 përfundimi · 10
material plotësues (supplementary material) · 13 pergamena · 5
materialet reklamuese · 60

80
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

Perkin Transactions · 16 regjistri i formulave molekualre · 56


përmbledhje e punimeve · 18 regjistri i sistemeve unazore (Index of Ring Systems) ·
përmbledhje të abstrakteve · 9, 18 33
përmbledhje të punimeve · 9 regjistri lëndor (Sachregister) · 56
përmbledhje të punimeve të institucioneve · 9 regjistri lëndor · 49, 56, 57
Phytochemistry · 17 regjistrues · 28, 29, 32, 33, 65, 70
pjesa eksperimentale · 10, 11, 14 reklama · 6
pllaka argjileje · 4 revistat e patenteve · 9
polemikë · 10, 14 revistat referuese · 15, 21, 26, 70
porosia e shkruar · 4 revista shkencore · 9
praktikum · 48, 58, 59 revistat e specializuara · 15, 16, 46, 48, 50, 51, 60
praktikum i përgjithshëm · 3, 7, 15, 17, 19, 28, 31, revistat me karakter të përgjithshëm · 15
48, 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 73 revistat teknike të organizatave prodhuese · 19
praktikumet elementarë · 58 rezime, sinopsis ose përmbledhje · 10
profil · 67, 68 rezultatet · 6, 9, 10, 11, 13, 14, 18, 68, 71
publikim · 6 rrjete për bartjen e informatave · 6
publikime zyrtare · 9, 19
publikimi në formën full-text · 71
punime diplomash · 9 S
punime magjistraturash · 9
punimeve përmbledhëse (review papers) · 27 SCI · 38, 39, 41, 44, 65, 70, 73
punimi shkencor origjinal (original scientific paper) · Science · 15, 16, 17, 18, 38, 44, 51, 60, 70, 71, 73, 76
10, 14, 26 Science Citation Index (regjistër i citateve shkencore ·
Pure and Applied Chemistry · 15, 17 38
seri monografike · 48, 49
servis informativ · 63, 65, 67
Q servisi informativ STN International · 66
Shënimi (note) · 14
qëllimi i hulumtimit · 19 shenja · 4
qendër informative · 63 shenjë për lidhshmëri · 23
shirit filmik · 6
shkencat natyrore · 9, 66
R shkrimi · 4
shtojcë (apendix) · 13
raportet shkencore · 9, 19 shtypësi i Guenbergut · 6
raporte teknike · 9, 19 sistem i informatave · 7
ravistë · 6 Source Index · 27, 40, 41, 42, 43, 44
recensione të librave · 27 specifikacionet · 20
Recueil des Travaux Chimiques des Pays-Bas · 15 Spectrochimica Acta · 17
Registry Number Index (indeksi i numrave regjistrues) · standardet · 20
28 substancë · 29, 31
regjistër i termeve · 31 Synthesis · 45
regjistër i autorëve · 23
regjistra kolektivë (kumulativë) · 27
regjistra të brendshëm · 27 T
regjistra të ndarë · 27
regjistrat e titujve të punimeve shkencore · 21 tabelë sinoptike · 57
regjistri autorial · 49 Talanta · 16, 17
regjistri i formulave (Formelregister) · 56 të dhëna bibliografike · 11, 39, 40, 64, 66

81
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

të folurit · 4 Zeitschrift für Naturforschung, Teil B · 15


të folurit e drejtpërdrejtë · 3
teknika e shtypjes · 3
teknika filmike · 3 А
teknika kompjuterike · 3, 6
teknikës së shtypjes · 3 Авторский указателƄ (regjistri i autorit) · 36
teknologji e produkteve · 36
teknologji inorganike · 36
Г
teknologji kimike · 28
teoria e Butlerit · 55
Гласник на хемичарите и технолозите на
termet e indeksuara · 31
Македонија · 15
Tetrahedron · 16
The Internet Journal of Vibrational Spectroskopy · 71
titulli · 12, 13, 17, 23, 24, 26, 35, 40, 42, 44, 64 Ж
titulli i librit · 12
titulli i punimit · 10 Журнал Аналитическои Химии · 16
trajtesat (traktatet) · 48 Журнал неорганическои химии · 16
trajtesat e zgjeruara · 49 Журнал физическои химии · 16

U П
udhëheqës · 21, 64 ПатентнƄɪй указателƄ (regjistri i patenteve) · 36
udhëzim për zhvillimin e operacioneve të ndryshme ПредметнƄɪй указателƄ (regjistri lëndor) · 36
kimike · 48
udhëzuesja see · 29
udhëzuesja see also (shih gjithashtu shih) · 29 Р

РеферативнƄɪй журнал · 26
V

vëllimi · 12, 22, 26, 35, 39, 50, 55, 56, 57, 58, 60 У
vendi (selia e institucionit) · 13
veprat me karakter enciklopedik · 48 Успехи химии · 45
viti i mbrojtjes · 13
viti i publikimit · 12
Ф
Z ФормулнƄɪй указателƄ (regjistri i formulave) · 36

Zeitschrift für Anorganischen Chemie · 16

82
***** Doc. Dr. Bujar H. DURMISHI, Shfrytëzimi i literaturës kimike – përkthim ***** 2015

ПП за издаваое на учбеници и наставни средства “Прпсветнп делп” –


Скппје, ул. “Димитрие Чуппвски” бр. 15, Градски зид, блпк 4.

*
За издавачпт:
м-р Павле ПЕТРПВ, директпр

*
Лидија ШППТРАЈАНПВА,
Марина СТЕФПВА, Игпр КУЗМАНПВСКИ

ИЗВПРИ И КПРИСТЕОЕ НА
ХЕМИСКИ ИНФПРМАЦИИ

*
Лектура:
Станка ДАМЈАНПВСКА

*
Технички уредник:
Нпвкп ГРУЕВСКИ

*
Кпректпр:
Душкп ТППАЛПВСКИ

*
Кпмпјутерска пбрабпткаЧ
Пепи ДАМЈАНПВСКИ

Ракпписпт е предаден за печатеое вп септември 1999 гпдина.


Печатеоетп е завршенп вп пктпмври 1999 гпдина. Пбем: 84 стр.
Фпрмат: 20 x 20 cm. ТиражЧ 500 примерпци. Книгата е птпечатена
Вп печатницата “ЕВРППА ‘92” – Кпчани

Сппред Мислеоетп на Министерствптп за култура бр. 07.5332/2 пд


25. 10. 1999 гпдина, за учебникпт се плаќа ппвластена данпчна стапка.

CIP – Каталпгизација вп публикација


Нарпдна и универзитетска библиптека “Св. Климент Пхридски”, Скппје
03/05:54(075.8)
025.34(075.8)
061.68:54(075.8)
ШППТРАЈАНПВА, Лидија
Извпри и кпристеое на хемиски инфпрмации / Лидија Шпптрајанпва, Марина
Стефпва, Игпр Кузманпвски. – СкппјеЧ Прпсветнп делп, 1999.
- 83 стр. : илустр. ; 20 cm
Библипграфија: стр. 81
ISBN 9989-0-0125-1
1. Стефпва, Марина 2. Кузманпвски, Игпр
а) Извпри на инфпрмации – Хемиски науки – Виспкпшкплски учбеници

83

You might also like