Professional Documents
Culture Documents
X1 Chiara Janina
X1 Chiara Janina
X1 Chiara Janina
1a Vitin e kaluar, Mireli dhe Samiu kanë luajtur 12 herë tenis kundër njëri-tjetrit. Mireli ka fituar 6 lojë,
nga 12. Vlerësoni probabilitetin që Samiu të fitojë lojën tjetër ndërmjet tyre.
1b Në 30 hedhje të një kupe druri bosh, ajo ka rënë 20 herë me anën e grykës. Vlerësoni probabilitetin që
në hedhjen tjetër, kupa të bjerë me grykën lart.
2.Bujari punon në një servis makinash. Gjatë muajit të kaluar, 40 klientë kanë ardhur në servis me gomën
e shpuar. Bujari ka mbajtur shënim gomën që secili klient ka pasur të shpuar. Këto të dhëna jepen në
Goma Denduria
E majta para 6
E djathta para 8
E majta mbrapa 14
E djathta mbrapa 12
Probabiliteti që një pineskë e hedhur të bjerë me kokë poshtë është ⅙ . Vlerësoni sa herë ka rënë ajo me
kokë poshtë, në qoftë se është hedhur:
a 50 herë;
b 7 herë;
4.a Në çantat A dhe B ka sfera të kuqe dhe blu. Roni do të nxjerrë rastësisht një sferë dhe dëshiron që ajo
të jetë e kuqe.
Ngjyra E kuqe Blu
Çanta A
Denduria 5 10
Ngjyra E kuqe Blu
Çanta B
Denduria 3 9
Cilën çantë duhet të zgjedhë Roni? Shpjegoni përgjigjen tuaj.
4.b Roni do të nxjerrë 6 sfera nga çanta, pa i futur ato përsëri brenda. Ai dëshiron që ato të jenë të dyja të
kuqe. Cilën çantë duhet të zgjedhë ai? Argumentoni përgjigjen tuaj
5. Në një çantë, ka 10 sfera me ngjyra. Një sferë nxirret nga çanta, i shënohet ngjyra dhe kthehet përsëri
në çantë. Ngjyrat e sferave të nxjerra janë shënuar në tabelën e mëposhtme.
Ngjyra E kuqe E gjelbër Blu
Denduria 6 7 37
Sa herë është nxjerrë një sferë nga çanta?
6. Të dhënat e motit tregojnë se përafërsisht 70% e ditëve të prillit në një fshat do të jenë me shi.
Vlerësoni numrin e ditëve me shi në këtë fshat gjatë prillit të vitit të ardhshëm.