You are on page 1of 3

Ushtrim 1.

Hidhet një zar. Shënojmë me A ngjarjen: “bie numër çift pikësh”.

(a) Cila është hapësira e ngjarjes?


(b) Të gjendet P(A).

Ushtrim 2.

Në një kuti gjenden katër topa të bardhë, pesë topa të zinj dhe gjashtë topa blu.

(a) Nëse nxjerrim rastësisht një top sa është probabiliteti që të jetë i bardhë?
(b) Nëse nxjerrim dy topa njëherësh sa është probabiliteti që të jenë blu?

Ushtrim 3.

Një hapësirë ka katër rezultate të mundshme, ω1 , . . . . , ω4 të tilla që ω1 ka dy herë më shumë


mundësi për të ndodhur se ω2 , ky ka tre here më shumë mundësi për të ndodhur se ω3 , dhe ky ka
katër herë më shumë mundësi për të ndodhur se ω4 . Gjeni probabilitetin.

Ushtrim 4.

Një provë ka tre rezultate të mundshme a, b, c dhe P(a) = p, P(b) = p2 , P(c) = p. Për ç’vlerë të
p-së kemi të përcaktuar një model probabilitar korrekt?

Ushtrim 5.

2
(a) Eshtë dhënë Q(k) = 3k+1 , k = 0, 1, 2, 3, . .. Tregoni se funksioni k → Q(k) është një

probabilitet.
3k
(b) Gjeni konstaten c që funksioni k → P(k) = c k! për k = 0, 1, 2, 3, . ..të jetë një probabilitet.

Ushtrim 6.

A, B dhe C janë tri ngjarje. Supozojmë se P(ABC)=0.05, P(AB)=0.15, P(AC)=0.2,


P(A)=P(B)=P(C)=0.5. Për secilën nga ngjarjet që vijojnë, shkruani ngjarjen në terma të A, B, dhe
C, dhe llogarisni probabilitetin përkatës:

(a) Ndodh të paktën njëra prej tyre;


1
(b) Nuk ndodh asnjëra;
(c) Ndodhin të tria;

Ushtrim 7.

Supozojmë se P(A)=0.4, P(B)=0.6 dhe P(A ose B)=0.8. Gjeni:

(a) P(nuk ndodh as A dhe as B)


(b) P(AB)
(c) P(njëra ngjarje ndodh dhe tjetra nuk ndodh)

Ushtrim 8.

Supozojmë se A dhe B janë dy ngjarje të papajtueshme, P(A)=0.3 dhe P(B)=0.6. Gjeni


probabilitetin se:

(a) Ndodh të paktën njëra nga ngjarjet;


(b) Ndodhin të dy ngjarjet;
(c) Nuk ndodh asnjëra nga ngjarjet;
(d) Ndodh ekzaktësisht vetëm njëra nga ngjarjet;

Ushtrim 9.

Supozojmë se P(A)=0.7, P(B)=0.5, P(AB)=0.3. Të gjenden probabilitetet:𝑃(𝐴), 𝑃(𝐵),

𝑃(𝐴 ∪ 𝐵), 𝑃(𝐴 ∪ 𝐵), 𝑃(𝐴 ∪ 𝐵), 𝑃(𝐴 ∪ 𝐵), 𝑃(𝐴𝐵), 𝑃(𝐴𝐵), 𝑃(𝐴𝐵).

Ushtrim 10.

Të tregohet se: 𝑃(𝐴𝐵 ∪ 𝐴𝐵) = 𝑃(𝐴) + 𝑃(𝐵) − 2𝑃(𝐴𝐵).

Ushtrim 11.

Supozojmë se P(A ∪ B) = 0.6 dhe P(A ∪ B) = 0.8. Gjeni P(A).

Ushtrim 12.

Një kuti ka 6 sfera të kuqe, 4 sfera blu dhe 2 sfera të verdha. Nga kutia nxirren dy sfera pa kthim.

2
a) Sa është probabiliteti që njëra nga sferat është e kuqe dhe tjetra blu?
b) Sa është probabiliteti i pikes (a) nëse zgjedhja është me kthim?

Ushtrim 13.

Tre vetë shtjen kundër një shenje. Probabilitetet e secilit për ta goditur shenjën janë përkatësisht
1 1 1
, , . Të tre shtjenë kundër shenjës njëherazi një herë. Gjeni probabilitetin që shenja do të jetë
2 3 4

goditur të paktën një herë.

Ushtrim 14.

Në një grup njerëzish, 30% banojnë në shtëpi me qera dhe makinën e kanë gjithashtu me qera,
40% banojnë me qera, dhe 70% e kanë makinën me qera. Sa përqind e tyre:

(a) Banojnë në shtëpi me qera ose e kanë makinën me qera?


(b) Sa përqind e atyre që e kanë makinën me qera janë pronarë të shtëpive ku banojnë?

You might also like