You are on page 1of 3

Ushtrim 1.

Një person shtie mbi një shenjë tre herë. Probabiliteti që ai ta godasë shenjën herën e parë është
0,3. Nëse nuk e godet, probabiliteti që ta godasë herën e dytë është 0,5. Në të kundërt, herën e tretë
është 0,65. Sa është probabiliteti që ai ta godasë shenjën?
Ushtrim 2.
Në një repart tri makina 𝑀1 , 𝑀2 , 𝑀3 prodhojnë të njëjtin detal. 𝑀1 jep 40% të prodhimit, 𝑀2 jep
35% të tij dhe 𝑀3 jep 25% të prodhimit. Në prodhimin e secilës makinë, pjesa me defekt është 5%,
3% dhe 4% përkatësisht. Detalet përzihen në një magazinë. Marrim nga kjo magazine një detal.
(a) Sa është probabiliteti që detali do të jetë me defekt?
(b) Supozojmë se ai është me defekt, gjeni në këtë rast probabilitetin se është prodhuar nga
makina 𝑀1

Ushtrim 3.
1
Në një qytet bie shi një herë në 3 ditë. Kur bie shi, ka trafik të rënduar me probabilitet , kur nuk
2
1
bie shi ka trafik të rënduar me probabilitet . Në qoftë se bie shi, ka trafik të rënduar, do të arrij
4
1 1
vonë në punë me probabilitet . Në anën tjetër, probabiliteti reduktohet në , nëse nuk ka shi dhe
2 8
trafik të rënduar. Në situatat e tjera (shi dhe jo trafik, jo shi dhe trafik), probabiliteti që të jem me
vonesë është 0,25. Marrim një ditë rastësisht:
(a) Sa është probabiliteti që nuk bie shi, ka trafik të rënduar dhe nuk jam me vonesë?
(b) Sa është probabiliteti që të vonohem në punë?
(c) Duke ditur se kam mbërritur me vonesë në punë, sa është probabilieti që të ketë rënë shi
atë ditë?

Ushtrim 4.
(a) Supozojmë se P(A)=P(B)=0.3 dhe P(A/B)=0.5. Gjeni 𝑃(𝐴 ∪ 𝐵).
(b) Supozojmë se P(A)=P(B)= 𝑝1 dhe 𝑃(𝐴 ∪ 𝐵) = 𝑝2 . Gjeni 𝑃(𝐴⁄𝐵 ).

Ushtrim 5.
Gjeni një shprehje më të thjeshtë për 𝑃(𝐴⁄𝐵 ), në kushtet që vijojnë:
a) A dhe B janë të papajtueshme
b) A=B
c) A sjell B
d) B sjell A
Ushtrim 6.
Të tregohen pohimet:
(a) 𝑃(𝐴⁄𝛺 ) = 𝑃(𝐴)
(b) Po qe se 𝐵 ⊂ 𝐴 dhe 𝑃(𝐵) ≠ 0, atëherë 𝑃(𝐴⁄𝐵 ) = 1.
(c) Po qe se (𝐴 ∩ 𝐵) = ∅ dhe 𝑃(𝐵) ≠ 0 atëherë 𝑃(𝐴⁄𝐵 ) = 0.
(d) Po qe se (𝐴 ∩ 𝐵) = ∅ dhe 𝑃(𝐶) ≠ 0 atëherë 𝑃(𝐴 ∪ 𝐵/𝐶) = 𝑃(𝐴⁄𝐶 ) + 𝑃(𝐵⁄𝐶 ).
(e) Po qe se 𝑃(𝐴) ≠ 0 𝑑ℎ𝑒 𝑃(𝐵) ≠ 0, atëherë mosbarazimi 𝑃(𝐴⁄𝐵 ) ≥ 𝑃(𝐴) është i
njëvlershëm me mosbarazimin 𝑃(𝐵⁄𝐴) ≥ 𝑃(𝐵).

Ushtrim 7.
Ju keni dy monedha identike, një e rregullt dhe tjetra jo e rregullt. E dyta e ka probabilitetin e
rënies kokë 1/3. Zgjidhet një monedhë rastësisht dhe hidhet, ajo bie kokë. Sa është probabiliteti që
është zgjedhur monedha e rregullt?
Ushtrim 8.
Ju keni tre monedha identike në xhepin tuaj, dy janë të rregullta ndërsa e treta jo, kjo e fundit e ka
probabilitetin e rënies kokë p dhe pilë 1-p. Zgjidhet rastësisht një monedhë, hidhet dhe shihet se
ka rënë kokë. Sa është probabiliteti që monedha e hedhur të jetë e rregullta?
Ushtrim 9.
Një depistim sistematik bëhet në një popullatë, në të cilën 0.1% e individëve paraqet një lloj
infeksioni A. Depistimi bëhet me një test që jep rezultat pozitiv prej 95% kur personi është i prekur
nga infeksioni A dhe jep një rezultat pozitiv prej 1% kur personi nuk është i prekur.
(a) Sa është probabiliteti me kusht që një person i zgjedhur rastësisht të jetë i prekur nga
infeksioni A po qe se rezultati i testit i kryer mbi të është pozitiv?
(b) Po probabiliteti që të mos jetë i infektuar po qe rezultati i testit është negativ?

Ushtrim 10.
Një kuti ka pesë sfera të kuqe dhe një sferë të zezë, të padallueshme në të prekur. Nga kutia nxirren
pa kthim tre sfera njëra pas tjetrës. Shqyrtojmë ngjarjet:
A=”sfera e pare e nxjerrë është e kuqe”;
B=”sfera e dytë e nxjerrë është e kuqe”;
C=”sfera e tretë e nxjerrë është e zezë”;
a) Gjeni probabilitetet e kushtëzuara 𝑃(𝐴⁄𝐵 ), 𝑃(𝐶/𝐴 ∩ 𝐵), 𝑃(𝐴⁄𝐶 ).
b) A janë të pavarura ngjarjet A dhe C? Po ngjarjet A dhe B?
Ushtrim 11.
Kutia e parë ka 4 lëmshe të bardhë dhe 3 lëmshe të zinj, kutia e dytë ka 3 lëmshe të bardhë dhe 7
lëmshe të zinj. Zgjidhet një kuti rastësisht dhe prej saj nxirret një lëmsh.
a) Sa është probabiliteti që lëmshi do të jetë i zi?
b) Në qoftë se ky lëmsh është i bardhë, sa është probabiliteti që është zgjedhur kutia e pare?

Ushtrim 12.
1
Hidhet një monedhë jo e rregullt, e tillë që probabiliteti për të rënë kokë është 3. Po të bjerë pilë,
zgjidhet rastësisht një numër i plotë midis 1 dhe 9. Po të bjerë kokë, zgjidhet rastësisht një numër
i plotë midis 1 dhe 5.
a) Gjeni probabilitetin që numri i zgjedhur do të jetë tek.
b) Gjeni probabilitetin që monedha ka rënë pile, po qe se dihet se numri i zgjedhur është çift.

Ushtrim 13.
Nga përvoja e një klinike vlerësohet se në çdo 10 persona, 6 janë të sëmurë me një sëmundje S.
Bëhen dy teste biologjike, rezultatet e të cilëve janë të pavaruar. Të dy testet japin 95% të rasteve
rezultat pozitiv për personat e sëmurë me S dhe në 10% të rasteve japin rezultat pozitiv për personat
jo të sëmurë me S. Sa është probabiliteti që personi të jetë i sëmurë po qe se rezultatet e testeve
janë pozitiv të dy?

You might also like