You are on page 1of 3

Testim periudha e dytë Lënda: Gjuhë Shqipe Shkolla : “12-Vjeçare Elitë”

2021-2022

Emër mbiemër:_______________________________________

Klasa III Grupi A

“Dheu është flori” përrallë për fëmijë, e shkruar nga Sami Frashëri.

Lexo pjesën e mëposhtme.

Një bujk plak , kur do të vdiste, thirri të tre bijtë e tij pranë, dhe u tha:

– O tim bij, në arën që e kam punuar gjithë jetën time, dhe që me drithë të saj ju kam ushqyer e
ju kam sjellë në këtë jetë, në atë arë ju kam fshehur një shtambë me flori. Mihni thellë dhe
kërkoni në të gjitha anët e arës, të gjeni atë shtambën, që pastaj të mos hiqni varfëri kurrë.

Të tre bijtë e plakut, pas vdekjes së babait, zunë e mihnin arën më të gjitha anët thellë e më
thellë. Mot e për mot e thellonin nga një pëllëmbë më tepër por shtambën nuk e gjetën. Kur ara,
duke u punuar më thëllë, zu të japë mot për mot më tepër, të tre vëllezërve, si nxirrnin bukën e
shtëpisë, u tepëronte edhe më shumë për të shitur. Të hollat që merrnin nga këto të shitura i
hidhnin në një shtambë për t’i ruajtur.

Në pesë vjet shtamba u mbush me florinj. Atëherë e muarën vesh se ku qënka shtamba me
florinj, që tha ati i tyre.

1. Si e kalonin kohën djemtë e plakut kur ishte gjallë ai?


(1 pikë)
a. Punonin nga mëngjesi deri në mbrëmje.
b. Punonin dhe fuqizoheshin çdo ditë.
c. Nuk punonin , por rrinin gjithë ditën.
d. Punonin dhe fitonin para.
2. Çfarë ndodhi pas vdekjes së babait?
(1 pikë)
a. Djemtë filluan të flinin përsëri gjumë.
b. Djemtë filluan të zihen për shtambën me florinj.
c. Djemtë hidhnin valle për florinjtë e lënë nba babai.
d. Djemtë filluan të punojnë tokën gjithandej.
3. Kur u mbush shtamba me florinj?
(1 pikë)
a. Në fund të vitit të parë të punës.
b. Pas pesë vjetësh.
c. Brenda vitit të dytë dhe të tretë.
d. Brenda vitit të retë dhe të katërt.
4. Nga kjo përrallë mësojmë.
(1 pikë)
a. "Thesaret nuk gjenden, por fitohen me punë"
b. Njeriu duke qëndruar pa punuar arrin sigurimin e një jetë të mirë,
c. Vetëm pa punë sigurohet gjithçka.
d. Pa punë bëhesh njëherësh edhe i pasur.
5. Gjeni dhe shkruani porosinë e babait.
(1 pikë)

………………………………………………………………………………………………………
………………………………………….........

6. Tregoni rasën e emrave të nënvizuar në fjalitë.


(2 pikë)

– O tim bij, në arën që e kam punuar gjithë jetën time. Rasa: ________________

_ Mihni thellë dhe kërkoni në të gjitha anët e arës. Rasa: ________________

7. Shkruaj dy emra të gjinisë femërore dhe dy emra të gjinisë mashkullore.


(3 pikë)

8. Përcakto gjininë, numrin, trajtën dhe rasën e emrit të vizuar.


(4 pikë)

Të tre bijtë e plakut, pas vdekjes së babait, zunë e mihnin arën.

Gjinia …………… Numri………………. Trajta ………………. Rasa


……………………..

9. Gjeni një emër në fjalinë e mëposhtme dhe përcaktoni:


1 – numrin 2 – llojin 3 – gjininë 4 – trajtën
(4 pikë)

Të tre djemtë e plakut punuan arën e pafundme vit për vit nga një pëllëmbë.

Emri ……………. , Numri ………………………, Lloji……………………. , Gjinia


…………………., Trajta………………………
10. Vendosi emrat nga trajta e pashquar në trajtën e shquar njëjës e shumës.
(12 pikë)

Emër Trajta e pashquar Trajta e shquar Trajta e pashquar Trajta e shquar


njëjës njejës shumës shumës
Arë
Shtambë
Vëlla
Plak
11. Formo djali me emrat e mëposhtme. (4 pikë)

Djali; Vajza; Çanta; Tryeza


……………………………………………………………………………………………

……………………………………………………………………………………………

……………………………………………………………………………………………

……………………………………………………………………………………………

12. Trego numrin dhe gjininë e emrit në fjalinë e dhënë.


(3 pikë)

Djemtë punojnë tokën e shkrifët.

Gjinia ……………….… Numri ……………………

13. Shkruaj mbylljen e një përralle.


(5 pikë)

………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………
…………………………………

Shkallët e vlerësimit 1(AP) 2(ANP) 3(AK) 4(ASHK) 5(ASH)


Pikët e marra 0 - 11 12 - 22 23 - 33 34-38 39-42

You might also like