You are on page 1of 18

E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE – PERMBLEDHJE PROVIMI SEZONI 2

KREU 10 – POPULLSIA
PROBLEMET E SHTETESISE
Shtetesia eshte nje lidhje juridike e perhershme e perosnit fizik me nje shtet te caktuar, lidhje qe shprehet ne nje varg
te drejtashdhe detyrimesh ne raport me kete shtet. Percaktimi I shtetesise apo edhe ndryshimi I saj jane kompetence
e brenshme e cdo shteti. Por ne shtete te ndryshme ka rregullate ndryshme . Ndodh shpeshere qe ligjet e shteteve te
ndryshme vijne ne kundershtim me njeri - tjterin per problmet qe jane te lidhura me shtetesine .

Menyra e fitimit te shtetesise


Jane 2 :
1. Fitimi I shtetesise me ane te lindjes kuptohet caktimi I shtetesise se femijeve qe lindin rishtazi.
Problemi I caktimit te shtetesise per femijet nuk zgjidhet kudo njelloj.
Shume shtete I permbahen parimit te gjakut , latinisht jus sanguinis- do te thote se femijet qe lindin nga prinder me
shtetesine e nje shteti te caktuar fitojne edhe ata qe ne castin e lindjes shtetesine e ketij shteti, pavaresisht nga vendi
se ku lindin , brenda apo jashte kufijve te shtetit ne fjale.
Por ka edhe nje numer shtetesg qe zbatojne nje parim tjeter , parimin e truallit , latinisht jus soli-sipas ligjeve te
ketyre shteteve , femijet qe lindin ne territorin e tyre marrin shtetesibe e vendit te lindjes, pavarsisht nga shtetesia e
prinderve te tyre .

2. Fitimi I shtetesise me ane te natyralizimit- Natyralizimi ne kuptim te gjere perfshin te gjitha rastet
e fitimit te shtetesise pas lindjes. Eshte fjala per ndryshimet e shtetesise .
- Adoptimi
- Martesa me te huaj
- Nekuptimin e ngushte : Se pari me ane te lutjes se posacme dhe se dyti me akt te vecante te nxjerre nga
organet

Menyra e humbjes se shtetesise


1. daljen nga shtetesia ( ose lenien e shtetesise).-
2. heqja e shtetesise- eshte humbhe e shteteise pavaresisht nga vullneti I personit te interesuar.
3. Mbarimi I afatit- nje shtetas qe qendron jashte shtetit per nje periudhe kihe me te gjate se afati I caktuar
me ligj

Dyshtetesia (ose shtetesia e dyfishte)- bipatridizem


Dyshtetesia mund te vije si rezultat I ketyre rethanave:
- Kur zbatohet njekohesisht parimi I gjakut dhe ai I truallit per caktimin e shtetsise se femijeve te lindur
rishtas
- mund te linde edhte ne rast marteses te nje gruaje me nje te huaj
- mund te vije si pasoje e ndryshimit te shtetsise me ane te natyralizmit

Pashtetesia (apatridizmi)
a. Mbeten pa shtetesi femijet e lindur nga prinder qe nuk kane shtetesi ne ato vende qe I permbahen parimit te
gjakut
b. Kur nje person humbet shtetsine e nje shteti dhe nuk fiton asnje shtetesi tjeter, ai mbetet pa shtetesi.
c. femijet e lindur jashte martese , qofte eshte nga shtetas te tyre jashte vendit , nuk marrin shtetesine e prinderve
dhe mbeten pa shtetesi
d. Kur shteti I nje gruaje qe martohet me nje te huaj zbaton parimin “gruaja ndjek shtetsine e burrit”, ndersa shteti
I ketij te fundit nuk e njeh kete parim , atehere gruaja mbetet pa shtetesi , shteti I saj e perjashton ndersa shteti I
burrit nuk e pranon
KREU 11- TERRITORI
TERRITORI- NOCIONI I TERRITORIT SHTETROR DHE RENDESIA E TIJ
Territori I nje shteti eshte ajo pjese e lemshit tokesor qe ndodhet nen sovarantitetin e ketij shteti . Cdo
territor shteteror ndodhet nen pushtetin e plote dhe eksluziv vetem te shtetit. Pushteti I plote qe ushtron
cdo shtet mbi territorin e vet quhet sovrantiet territorial. Sovrantiteti territorial eshte nje pjese e pandare e
sovrantitetit shteteror ne pergjithesi.
Parimi I paprekshmerise se territorit shtetesor eshte nje nga parimet kryesore te se drejtes nderkombetare
te sotme.
Territori esht nje element I domosdoshem I ekzistences se shtetit
Raporti midis territorit dhe popullsise eshte I drejtperdrejte dhe I domosdoshem ; nuk ka territor te shtetit
pa popullsi
Lidhja e territorti me qeverisne eshte po ashtu e domosdoshme sepse nuk mund te kete shtet pa nje
pushtet te qenrueshem
PROCESI I FORMIMIT TE TERRITORIT SHTETEROR
Hisotikisht nocion I territorit shtetesor lind ne periudhen e shthurjes se rendit te komunes primitive.
Me vone gjate procesit te zhdukjes se rendit fisnorr behet shkrirja graduale me kete fiseve te aferta me nje
popull te vetem dhe krahas me kete zhvillohet edhe procesi I bashkimit te territoreve te vecanta te fiseve
me nje territor te perbashket te te gjithe popullit
Procesi I formimit te territorit shtetesor ne kuptimin modern, fillon ne periudhen e zhdukjes swe
copezimit feudal , kur nje shumice e madhe shtetesh te vogla feudesh dhe republikash qytetare bashkohen
per te krijuar shtete me te medha
NATYRA JURIDIKE E SOVRANTITETIT TERRITORIAL
Per shoqerine e kohes se lashte eshte karakteristike prona publike e shtetit mbi token.
Ne kohen e feudalizimit ne Mesjete mendohej se burimi I pushtetit te nje shteti mbi territorin e vet ishte
prona e monarkeve mbi token .
Pas vitit 1830 filloj te perhapej gjeresisht TEORIA E OBJEKTIT . Perfaqesuesit e kesaj terorie e shikonin
territorin si objekt te prones supreme te shtetit nga e cila rrejdh e drejta e shtetit per te ushturar pushtetin
mbi territorin e vet .
‘TEORIA E HAPSIRES’mbronte pronen private mbi token dhe perjashtonte te drejten e shtetit per te
sunduar mbi token.
Ne periudhen pas L.II.B ‘TEORIA E KOMPETENCES’qe e shkion territorin si sfere kompetenves ne
hapsire dhe jo si objekt pushteti suprem te shtetit . Sipas kesaj teroie shteti ka 2 LLOJE
KOMPETENCASH:
1. Kompetencen mbi objektin qe vepron brenda kujrifve te shtetit ashtu dhe jashte kufjive te tij
2. Kompetencen mbi hapsiren qe vepron brend kujfive te shtetit
ZGJIDHJA SOT
Territori shtetesor eshte prone e popullit qe banan ne kete territor. Brenda per brenda territorit te vet cdo
popull ka te drejte ta organizoje jeten sipas vullnetit te vet, ai ka te drejte ti zgjidhe vete lirisht te gjitha
ceshtjet qe kane te beje e organizimin shtetror dhe shoqeror
NDRYSHIMET TERRITORIALE DHE LIGJSHMERIA E TYRE
Okupimi- Eshte nje menyre e vendosjes se sovrantitetit te nje shteti mbi nje territor qe nuk ndodhet nen
autoritetin e asnje shteti tjeter. Ketu eshte fjala per territore te panjohura me pare
Aneksimi- eshte quajtur ndyshe nenshtrim ose debelim. Kuptohet shtenia ne dore e territorit te armikut
dhe nenshtrimi I popullsise se tij nga ana e nje shteti fitimtar ne lufte
Zmbadhimi natyror-Ndodh kur territorit te shtetit I shtohet nje territory I ri sado I vogrl qe formohet si
rezultat I veprimeve te forcave te natyres.
Parashkrimi- Fitmi I territorit me ane te parashrkimit eshte rezultat I ushtrimit te sovranitetit ten je shteti
mbi nje territory per nje kohe te gjate dhe pse ky territory mund ti perkase ligjerisht nje shteti tjeter.
Cedimi- perben nje shkeputje nga territori inje shteti tjeter he si i tille eshte cenim i intergiretit territorial
te nje shteti sovran. kjo shkeputje dhe ky cenim jane te ligjshme vetem kur shteti i cenuar jep perlqimin e
tij
PJESET PERBERESE TE TERRITORIT SHTETESOR
Toka- pjesen tokesore te territorit te nje shteti e perben gjithe siperfaqja e tokes bashke me thellesite qe
ndodhen brenda kujfive te shtetit perkates
Ujrat- HYJNE :
a. Ujrat e lumenjve , te liqeneve , te kanaleve qe ndodhen ne pjesen tokesore te territorit te shtetit
b. Ujrat e deteve qe ndodhen afer bregut si dhe rripi I caktuar I detit qe shtrihet pertej porteve dhe gjate
bregur te detit : jne ujrat territoriale ose det territorial
Nentoka -Si ajo qe ndodhet nen siperfaqen e tokes ashtu dhe ajo qe dndodhet nen ujrat I perket pa
kurrfare kufizimi shtetit qe ka ne dore siperqafen deri ne piken e thellesise q emund te arrihet nga tekinka
e sotme
Ajri -Pjesa ajrore e territorit te nje shteti perbehet nga hapira ajrorje qe ndodhet mbi toke dhe ujrat e ketij
shteti
Anijet detare, lumore, aeroplanet dhe mjetet e fluturimit
KUFIJTE SHTETERORE
Nocioni I kufijve-Kujite shtetesore ndajne territorin e nje shteti nga territoret e shteteve te tjera.
Kufijte jane vija te verteta ose imagjinare.
- Vijat e hequra perpendikualarisht poshte dhe lart kufijte tokesore perbejne kufijte e hapsires
ajrore dhe te nentokes
Procedura e caktimit te kufijve – Permbledh 2 veprime:
1. DELIMITACIONIN- eshte caktimi ivijes se kufirit ne vija te pergjithshme pa hyre ne
detraje
2. DEMARKACIONI- eshte caktimi ivijes se kufirit ne vend duke hyre ne hollesi dhe me
ndihmen e shenjave te posacme kufitare.
Llojet e kufijve :
1. Kufijte orografike – quhen kufij qe hiqen me ndihmen e vecorive gjeografike te
vendit
2. Kufijte gjeometrike- quhen ata kufij qe ndajne terriorin e nje shteti nga territory I
nje shteti tjeter me nje vije te drejte qe hkon nga nje pike e caktuar e kufirit tek
tjetra.
3. Kufi ne uje
4. Kufijte natyrore dhe artificial

KREU 12- E DREJTA E DETIT


UJRAT E BRENDSHME
Perkufizimi – Ujra te berndshem jane ujra qe lagin brigjet e nje shteti dhe qe shtrihen “perketej” vijes –
baze te detit territorial .
- Hyjne se pari ujrat qe ndodhen midis pjeseve te relievit te bregdetit,pastaj ujrat e porteve, gjireve
Regjimi – I perkasin pushtetit Sovran te shtetit bregdetar ashtu sikurse toka dhe nentoka e ketyre zonave ,
hapsira ajrore qe ndodhen siper tyre
Ujrat e porteve – Jane ujra te brendshem deri ne vijen qe bashkon pjeset me te avancuara te portit ne det
ose pjeset e instalimebe portuale
Ujrat e gjireve – brigjet e te cilit I perkasin te njejtit shtet , bejne po ashtu pjese ne ujrat e brensheme te
shtetit bregdetar., ata konsiderohen te brendhsme deri ne qate largesi nga bregu, ku gjeresia midis 2
brigjeve nuk I kalon 24 milje
Pozita e anijeve tregtare te huaja ne port- Gjate gjithe kohes qe ndodhet ne ujrat e nje porti te huaj anija
tregtare I nenshtrohet juridiksionit te shtetit , te cilit I perket porti
Pozita e luftanijeve te huaja ne port –Hyjra e lutanijeve ne portet e tij mund te behet me leje paraprake.
Mund te caktohen kufizime si persa I perket numrit te luftanijeve qe hyjne ne port , ashtu dhe persa I
perket afatit te qendrimit te tyre
DETI TERRITORIAL
Perkufizimi- Ne territorin e nje shteti qe laget nga deti , hyn dhe nje pjese e detit qe shtrihet gjate brigjeve
te tij dhe qe quhet det territorial ose edhe urja territorial.
Natyra juridike- 2 pikepamje te ndryshme persa I perket natyres juridike te detit territorial.
Njera pikepamje- mundohet te provoje se deti territorial eshte pjese e detit te hapet, por letu shtetit
bregdetar I njihen disa te drejta te kufiziuara kontrolli
Pikepamja tjeter- thote se dei territorial eshte pjese e territorit shteteror , por ketu I behen disa kufizime
sovrantitetit te shtetit bregdetar ne dobi te lundrimit nderkombetar.
Gjeresia e detit territorial- Kemi parasysh distancen midis kufirit te brendshem dhe kufirit te jashtem te
tij.
- Kur bregdeti ka shume te hyra dhe te dala , gjeresia e detit territorial matet duke filluar nga te ashtu
quajturat “vija baze ” dmth nga vija e drejte qe bashkonje pika te caktuara te bregdetit qe I permbahen
drejtimit te pergjithshem te tij .
- Norma e 12 miljeve mund te konsiderohet tani isi nje norme e pranuar per gjeresine e detit territorial ,

SHEMBULL: Kanali I Korfuzit , as Shqiperia as Greqia nuk mund te cojne gjeresine e detit territorial
deri ne 12 milje .
Kalimi paqesor I anijeve te huaja jo te luftes – Me kalimin apqesor kuptohet lundrimi , neper detin
territorial me qellim kalimin , pa hyre ne ujrat e brendshme , ose me qellim daljen ne det te hapur.
Kalimi I luftanijeve te huaja-E drejta e ketij shteti per te mbyllur detin e tij territorial per luftanijet e
huaja, ne qpftese se nje gje e tille e kerkojne interesat e mbrojtjes se ketij shteti.

ZONA EKONOMIKE EKSLUZIVE


- Zona ekonomike eksluzive (ZEE) percaktohet sin je zone qe vjen fill pas detit territorial dhe qe
nuk duhet ti kaloje 200milje nga bregu.
- Karakteristike kryesore e regjimit te ZEE eshte fakti se shteti bregdetar nuk ushtron mbi te
sovranitetin territorial ne teresin e tij, por I njihen disa te drejta.

SHELFI(SHTRATI ) KONTINENTAL
Nocioni- me “shelf kontinental ” kuptohet shtrati I detit , qe eshte nje vazhdim I bregut ne drejtim te detit
ne nje pike te tille, ku shtrati person nje ulje te menjehershme per ne thellesite e medha. Pervecse nje
feonomen gjeografik e gjeologjik, shelfi continental eshte edhe nje fenomen ekonomik, sepse ai permban
pasuri te konsiderueshme sidomos ne thellesite e tij.
Regjimi juridik- pai ka te drejte te hetoje e te shfrytezoj pasurite natyrore qe fshihen aty, qofshin keto
burime minerarae apo organizma te gjalle te fundit te detit.
DETI I HAPET
Nocioni : ‘Det te hapet’ kuptohen hapesirat e oqeaneve dhe te detrave qe mund te perdoren lirisht nga te
gjitha shtetet: ato mund te perdoren si per lundrim e peshkim , ashtu edhe per ushtrimin e profesioneve te
tjera detare
Regjimi: Megjithese deti I hapet nuk I nenshtrohet pushtetit te asnje shteti nuk do te thote se ne te nuk ka
nje regjim juridic
- Anijet tregtare dhe anijet e luftes bashke me ekuipazhin e tyre, ne kohen qe ndodhen ne det te
hapet , u nenshtrohen vetem ligjeve te vendit , flamurit te te cilit mbajne.
Kufizimet e lirise se lundrimit ne det te hapet.
Kufizimi I lundrimit ne det te hapet leohet nga e drejta e detit vetem ne disa raste te caktuara te cilat jane:
1. Ne rastet e parashikuara nga marreveshjet nderkombetare
2. Kundjret anijeve qe kane kryer krime ne ujrat e nje shteti dhe qe mundohen te shpetojne duke
dale ne det te hapet
3. Kundjert anijeve qe merren me pirateri.
Sigurimi I lundrimit ne det te hapet- Njohja e parimit e lirirse se lundrimit ne det te hapet u ngarkohet si
detyre shteteve qe te krijojne kushte te pershtahshme teknike per nje lundrim te sigurt ne det te hapet.

KREU 13- TRAKTATET


PERKUFIZIMI DHE OBJKETI I TRAKTATIT’.
Traktati nderkomebtar eshte nje marreveshje e lidhur midis 2 ose me shume shteteve , marreveshje me
anen e se ciles keta vendosin , ndyshojne ose pezullojne te drejtat de detyrimet e tyre ne shkalle
nderkomebtare.
Cdo lloji akti a dokumenti , madhe dhe cdo shkembim oral midis shteteve we lind obligime , mund te
perbeje nje traktat pavarishit nga forma dhe rrethanat ne te cilat eshte lidhur ai.
Si pale te traktatit dalin ne rradhe te pare shtetet.
- organizatat nderkomebtare -kane zotesi te kufizuar veprimi .
- Trakatet nderkomebtare mund te kene si object marredhebiet me te ndryshme midis shteteve
dhe subjekteve te tjera te se drejtes nderkomebtare

PARIMI I RESPEKTIMIT TE TRAKTAEVE NDERKOMEBTARE .


Pacta sunt servanta – parimi I respektimit te traktateve , nje nder parimet themelpre te se edrejtes
nderkomebtare .
Pa njohjen dhe respektimin e ketij parimi nuk mund te kete bashkepunim midis shteteve , nuk mund t kete
as te drejtes nderkomebtare.
Si kritere te gjykimit te karaktersit te ligjshem apo jo te traktatit nderkomebtare duhet te sherbejne
parimet e barazise sovrane , te perfitimit reciprok dhe te shprehjes se lire te vullnetit nga ana e paleve te
traktatit
“TRAKTATET-KONTRATA ” DHE ”TRAKTATE -LIGJE”
Traktatet ndahen ne 2 grupe te medha:
A. TRAKTATE LIGJE- tractate qe cakojne rregulla te pergjithshme jelljeje per subjektet e
marreshenieve nderkomebtare
B. TRAKTATE KONTRATAT- tractate qe rregullojne dsa marredhenie konkerte midis shteteve
TRAKTATI NDERKOMEBTAR DHE EMERTIMI I TIJ
Traktat – eshte termi tipik dhe me I perhapur per te treguar aktet nderkomebtare me karakter kryesisht
politik
Marreveshjet – eshte termi me I gjere qe perdoret per te treguar se aktet me te ndryshme te nenshkruara
nga shtetet e ndryshme
Pakt – quhen zakonisht marreveshjet qe percaktojne marredheniet midis shteteve ne kete apo ate fushe te
posacacme.
Konventa- ne te shumten e rasteve quhen marreveshjet kryesisht shumepaleshe qe percaktojne
marredheniet midis shteteve ne kete apo ate fushe te posacme
Deklarate- quhet nje document I hartuar nga ne te cilin caktohen menyra e veprimit te tyre ose shprehet
pikepamha e tyre ne lidhje me disa probleme te caktuara politike, ekonomikeSi forme e vecante e
deklarates mund te konsidetohet dhe komunikata – qe eshte nje njofim zyrtar mbi rrezultatet e
bisedimeve , nenshkruar nga perqafesueist e paleve
Shekmbimi I notave – eshte nje marreveshje nqs notat e shkembyera midis paleve te interesusra
kanepermbajtje te njellojte
Modus vivendi- do te thote fjale per fjale manyre per te jetuar, perdoret per te treguar nje zgjidhje te
perkohshme ten je problem
Kompromis- quhet nje marreveshje me anen e se ciles 2 shtet qe jane pale ne nje konflikt , vendosin qe tia
kalojne per shyqrtim kete konflikt nje organi te arbitrazhit ose gjykates nderkombetare.
Protokolli – eshte nje marreveshje me pak formale se nje traktt ose nje konvente
Statute ose Karta – quhen ato akte nderkomebtare me karakter kushtetues
Akti final- eshte tiulli e nje instumenti qe ben bilancin , permbledhjen e punimeve ne nje conference te
thirrur per te perfunduar nje konvente
KLASFIKIMI I TRAKTATEVE SIPAS PERMBAJTJES SE TYRE
Traktatet politike
Traktatet e aleances
Traktatet e ndihmes seciproke
Paktet regjionale te ndihmes reciproke
Paktet e mossulmimit
Traktatet e neutralitetit
Traktatet e paqes
Marreveshjet ekonomike
Marreveshjet e bashkepunimit kulturor
E DREJTA E PERFUNDIMIT TE TRAKTATIT
SE PARI – ne nje forme me te pergjithshme dhe ne kuptimin se cilat jane palet e traktatit.
- Te drejten e perfundimit te traktateve e kane ne rradhe te pare shtet dhe jo cfaredo shteti , por ato
shtete qe kane nje perosnalitet te plote nderkombetar, qe jane subjekte te plot ate se drejtes
nderkombetare

SE DYTI- ne nje forme me te kufizuar dhe ne kuptimin se cilat jane ato organe Brenda per Brenda
shteteve , qe kane te drejte te perfundojne traktate
PROCEDURA E PERFUDNIMIT TE TRKTATIT NDERKOMEBTAR ‘
A. ZHVILLIMI I BISEDIMEVE
- Per te zhvilluar bisedime qe mund te cojne ne lidhjen e nje traktti cakohen persona te autorizuar
posacerisht per kete pune.
- Dokumentat qe permbajne kete autorizim quhen plotfuqi .Plotfuqiste duhet te kene firmen e
kryetarit te shteit kur traktati qe do te jete object I bisedimeve eshte ne competence te tij.
- Personat e derguar per zhvillimin e bisedimeve dhe per nenshkrimit e nje traktati nderkombetare
quhen shpesh te plotfuqishem- u rijohen kushte te vecanta . Nje nga te drejtat eshte e drejta
e paprekshmerise persnale
B. NENSHRKIMI
- Kur bisedimet zhvillohen me sukses ato mund te cojne te cojne ne nenshkrimin e traktatit. Pikat
kryesore per te cilat paet kane arritur ne marreveshje lidhen ne leter de hartohet keshtu teksti I
traktatit. Teksti perbehet zakonisht nga tri pjese: hyrja se preambular , pjesa kryesore dhe pjesa
permbyllese
- Mundt e shtyhet per nje arsye ose per tjetren
- Ne nje rast te tille behet nenshkrimi paraprak ose siglimi(parafimi) I traktatit. Siglimi mund te
behet si per te gjithe traktatrin , ashtu dhe per disa pjese te tij te vecanta per disa nene. Siglimi
eshte nje interval kphe qe I jepet peraqesuesit per ti marre keto sqarime , por ky interval nuk
duhet te jete shume I gjate
- Renditja e firmave- ne nenshktimin e traktateve ka nje tok rregullash qe duhen zbatua qe quhen
alternat. Qellimi I alternatit eshte qe te siguroje zbatimin e perpikte te sovrantitetit dhe te barazise
se shteteve .
- Shtojca e traktatit- Traktati mund te kete shtojca te ndryshme , mund te permbajene nene
plotesuese, mund te jete edhe nje deklarate e njeanshme
- Forma e traktatit- ne shumicen e rasteve traktati nenshkruhet ne formen e shkruar
- Gjuha e traktatit- e drejta nderkombetare nuk percakton ndonje gjuhe te detyrueshme per
hartimin e teksit te traktateve nderkomebtare.
C. RATIFIKIMI
- Ratifikimi eshte akti me anen e te cilit organi kompetent I nje shteti, miraton nje traktat ne
menyre perfundimtare.
- Ratifikimi do te thote pra miratim perfundimtar nga nje traktati te nenshkruar me pare nga
perafesuesit e tyre.
ADERIMI NE TRAKTATIN NDERKOMEBETARE
Aderimi ehte nje akt juridic me anen e te cilit nje shtet , qe nuk eshte pale ne nje traktat bashkohet me te
pas hytjes se tij ne fuqi
Traktatet ndahen ne 2 kategori:
1. Traktate te hapura- aderimi eshte me I thjeshte ne traktet e hapura
2. Traktate te mbyllura- me e nderlikuar . Behet me 2 menyra : a. me anen e marreveshjeve te posacme
te shtetit aderues dhe shteteve pale dhe b. me ane te deklaratave te vecanta qe leshohen vec e vec si dhe
shteti aderues ashtu dhe nga shtetet pale
REZERVAT NE TRKTATIN NDERKOMEBTARE
Rezerva percaktohet sin je deklarate zyrtare e njeanshme, me anen e seciles nje shtet njeh nje traktat
ndekombetar por ne nje shkalle me te kufizuar , lidhur me disa kushte te vecnta te parashtruara prej tij
A. REZERVA NE CASTIN E NENSHKRIMIT
B. REVERVA NE CASTIN E RATIFIKIMIT
C. REZERVA NE CASTIN E ADERIMIT
AFATI I TRAKTATIT NDERKOMEBTAR
Nga pikepamja e kohes se veprimit traktatet ndahen ne :
1. TRAKTATE PA AFAT- kjo do te thote se veprimi I tyre nuk eshte I kufizuar ne kohe
2. TRAKTATE ME AFAT TE CAKTUAR – nga keto traktaet politike kane afate pak a shume te
gjate , nga ana tjeter traktaet ekonomike akne nje afat te shkurter
3. TRAKTATE ME AFAT TE PACAKTUAR -jane tractate siu generis .Afati I tyre nuk eshte fort I
percaktuar.
MBARIMI I VEPRIMIT TE TRAKTATIT NDERKOMEBTAR
Mbarimi I afatit
Marreveshja e paleve
Denoncimi – eshte heqja dore ne menyre te njanshme nga traktati por ne perputhje me kushtet e
parashikuara qe ne filllim ne vete teksin e traktatin ne castin e perfundimit te tij.
Anullimi- eshte mbarimi I veprimit te traktatit me ane ten je veprimi te njeanshem ,jo sipas menyres se
pershkruar ne traktat
INTERPRETIMI I TRAKTATIT
Interpretimi I traktatit do te thote sqarim I kuptimit te tij te vertet I permbajtjes se ti I kushteve ne te cilat
duhet te vihet ne zbatim , do te thote sqarim I disa neneve te vecanta te traktait, ose I gjithe traktatit ne
teresi. Detyra e interpretimit te traktatit eshte qe te sqaroje dhe te saktesoje vullnetin e vertete te paleve te
tij. Interpretimi autentik do te thote nje interpretim I bere vet enga palet qe e akne neshkruar traktatin dhe
qe e kane vene ate ne zbatim

KREU14-O.M.N(organet e marredhenies nderkombetare)


Sistemi I organeve te marredhenieve nderkombetare
- Organet qe kane detyra te caktuara ne fushen e marredhenieve nderkombetare , jane rritur si nga
pikepamja e vellimit te veprimtarise se tyre , ashtu dhe ga pikepamja e perberjes
- Teresia e organeve te specializuara ne fushen e marredhenieve te jashme tec do shteti tregohet me
fjalen diplomacy(ka gjithashtu kuptimit e aritt, mjeshterine ne zhvillimin e traktateve , trjatimin e
problemeve etj.)
ORGANET E MARREDHENIEVE TE JASHMTE BRENDA SHTETIT
1. Kryetari I shtetit:
- Ai mund t ejete , president , mbret , preandor etj
- Merr pjese drejtpersedrejti ose terthorazi ne pergatitjen dhe shpalljen e akteve shteterore me te
rendesishme
- Me te lidhet emerimi ne postet me te larta shteterore
- Ne emer te tij dergohen perfaqesuesit diplomatike te rangjeve me te larta ne shtetet e hauaja
2. Parlamenti:
- Ka per detyre qe te realizoje drejtimin e pergjithshem , mbikqyerjen e pergjithshme te politikes se
jashme te shtetit
- Mundt e marre ne shqyrtim probleme te politikes se jashme kurdohere qe eshte e nevojshme
3. Qeveria:
- Organi kryesor I marredhenieve me jashte Brenda vendit
- Realizon drejtimin e pergjithshem politik dhe operativ te marredhenieve te jashtme
- Kyetari I qeverise -luan nje rol te rendesishem ne marredheniet e jashmte te shtetit te vet , ai ka te
drejte te zhvilloje bisedime , te lidhe marreveshje , te marre pjese ne konferenca nderkombetare ettj.
Ai gezon te gjitha te drejtat dhe privilegjet e u njihen pergjithesisht perfaqesuesve diplomatike
4. Dikasteri I puneve te jashmte
- Perben nje aparat te centralizuar qe realizon Politiken e jashtme te shtetit , qe trajton problemet
konkrete te ne marredheniet me shtetet e tjera , qe organizon dhe udheheq masat konkrete per
zgjidhjen e tyre
ORGANET E MARREDHENIEVE TE JASHMTE JASHTE SHTETIT
Ne baze te karakterit te funksioneve ndahen:
1. Perfaqesues diplomatike – quhen ato organe te marredhenieve te jashme jashte shtetit , te cilat
kane karakter perfaqesues
- Jane : ambasadat, legatat, misionet e perhershme te OKB-se
2. Perfaqesuesit jodiplomatike -jane organe te marredhenieve te jashmte jashte shtetit, qe nuk kane
karakterperfaqesues
- Jnae: konsullatat
Ne baze te kritereit te kohes ndahen
1. Perfaqesues te perhershem- e zhvillojne veprimtarine e tyre jashte shtetit, per nje kohe te gjate
Jane : ambasadat,legatat, misionet e shteteve anetare te OKB-se , konsullatat
2. Perfaqesuesit e perkohshem- jane organe qe ngarkohen me kryerjen e nje detyre te caktuar
Brenda nje kohe te caktuar Jane : delegacionet e ndryshme qe dergohen ose ne konferenca
nderkomebtare me pjesemarrjen e shume shteteve , ose ne ndonje shtet te huaj per te zhvilluar
bisedime dypaleshe
RANGJET E PERFAQESUESVE DIPLOMATIKE
Ambasadori I jashtezkonshem dhe fuqiplote – I te njejtit rang eshte edhe nunci( I derguari I Vatikanit)
madje cdo kryetar I nje misioni qe bazohet me ambasaden
- Jane perfaqesues te rangut me te larte dhe akreditohen te kryetari I shtetit
- Konsiderohen jo vetem perfaqesues zyrtare te shtetit , por edhe perfaqesues personale te kryetarit te
shtetit
- Privilegji kryesor qe ka ambasadori eshte e drejta e tij per te kerkuar audience te kryetarit te shtetit
I derguari I jashtezakonsem dhe ministry fuqiplote – I te njetit rand eshte intermuci( iderfuari I
Vatikanit)
- Eshte perfaqesues I nje rangu me te ulet
- Akreditohet nga kryetari I shtetit
- Ministri fuqiplote nuk konsiderohet perfaqesues personal I kryetarit te shtetit dergues
- Ministri nuk I njihet e drejta per te kerkuar audience ne cdo kohe tek kryetari I shtetit
I ngarkuari ne pune- Perfaqesuesi diplomatic I rangut me te ulet
- Dergohet nga ministria e jashmte te ministria e jashme
Dallimi midis tij dhe te ngarkuarit me pune ad interm.
- I ngarkuari ad interm eshte zevendesues I perkohshem I titullarit te perfaqesise diplomatike
- Mund te caktohet nje nga pjestaret e personelit te perfaqesise diplomatike
KLASAT E PERFAQESUESVE DIPLOMATIKE
- Klasa eshte ceshtje e brendshme e cdo shteti
- Percaktohet ne baze te rregullave te brendshme
- Diplomateve u caktohen klasa te ndryshme : atashe, sekretari I trete, sekretar I dyte , sekretar I pare,
keshilltar minister , ambassador
- Te gjitha keto jane efekte te brendshme dhe nuk kane te bejne me statusin juridiko-nderkomebtar te
perfaqesuesve diplomatike
PERSONELI I PERFAQESISE DIPLOMATIKE
1. Personeli dilpomatike - si psh: ambassadori ,ministi I ngarkuar me pune , keshilltari , sekretari I
pare I dyte I trete
2. Personeli tekniko-administrativ – hyjne te gjitha ato punonjes qe kryerojne fuksion ndihmese si :
pergjegjes , kancelare pergjegjes kuadri etj
3. Personeli sherbyes- hyjne te gjithe ata punetore qe kane detyra si shofere, korriere
E DREJTA E EMERIMIT DHE E KEMBIMIT TE PERFAQESUESVE DIPLOMATIKE
1. E drejta diplomatike active- me te cilen kuptohet e drejta e cdo shteti per te derguar perfaqesues
diplomatike ne shtete te tjera
2. E drejta diplomatike passive – me te cilen kuptohet e drejta e cdo shteti per te pritur
perfaqesues diplomatike te shteteve te tjera .
PROCEDURA E CAKTIMIT TE PERFAQESUESVE DIPLOMATIKE
- Ka nje procedure te tere ne perbehet si nga normat e brendshme shteterore , ashtu dhe nga normat e se
drejtes nderkomebtare
- Ne pergjithesi dy jane keresat themelore: te gezojne besimin politik dhe te kene aftesi per ti qendruar
detyres ne krye
- Pasi te gjykojne ceshtjen nga kjo pikepamje , organet kompetente te shtetit ndalen ne kete apo ate
kanditure , por nuk bejne akoma emerimin perfundimtar te perfaqesuesit diplomatike , I kerkohet
zyrtarisht peqlimi per person e tij. Ne gjuhen diplomatike kjo quhet agreman.
- Pergjigja e shtetit prites mund te jete positive ose negative . . Procedura nderpritet kur pergjigja eshte
negative . Atehere kanditati I konsiderohet si person non grata
- Shtetet ne shumicen e rasteve nuk njxerrin problemed he I aprovojne kandidatet e paraqitura. Atehere
kandidati konsiderohet persona grata .
- Me sigurimin e agremanit nga ana e shtetit prites procedura ecen me tutje. Organet perkatese te shtetit
dergues bejne emerimin perfundimtar te perfaqesuesit diplomatike , sipas rregullave . Emerimi I
perfaqesuesve diplomatike per 2 rangjet e larta behet ,e nje akt te posacem ndersa emerimi per rangun
e ulet behet nga ministry I jashtem .
- Pas emerimit perfundimtar , perfaqesuesi diplomatic merr udhezimet e qeverise apo te dikasterit te
punes se jashmte , qe ai duhet ti kete parasyshgjate veprimtarise se tij praktike e vendin ku do te
shkoje. Ai pajiset edhe me dokumenta te posacme zyrtare qe vertetojne emerimin e tij si titular I
perfaqesise diplomatike. Quhen letra kredenciale , letra perbesimi
- Paraqitja e letrave kredenciale eshte nje moment tjeter me rendesi- perfaqesuesi diplomatic merr me
vete dy ekzemplare ku njerin e dorezon menjehere pas mberrtijes se tij nr vendin e dtyres ,, ne
dikasterin e puneve te jashme
- Pajisa e perfaqesueit diplomatic me letra kredenciale nga ana e shtetit dergues dhe paraqitja e tyre
kryetarit te shtetit prites quhet akreditim
- Si rregull perfaqesuesi diplomatic e perfaqeson vendin e tij vetem ne nje vend te huaj , por ka edhe
plot raste kuri njeti perfaqesues diplomatic ngarkohet ta perfaqesoje shtetin e vet ne d yose me shume
shtete te tjera kjo quhet kumulim I misioneve.

FUNKSIONET E PERFAQESISE DIPLOMATIKE


- Funskionet e perfaqesise diplomatike pergjithesisht jane keto:
a. Te perfaqesoje htetin e vet ne shtetin e huaj
b. Te siguroje lidhje te rregullta e te vazhdueshme midis qeverise se vendit te vet dhe qeverise se
vendit prites
c. Te mbroje interesat e shtetit dergues dhe te shtetasve te tij ne shtetin ku ndodhen
d. Te zhvilloje bisedime me qeverine e shtetit prites
e. Te kryeje veprime e percapje prane organeve kompetente vendase per ceshtje te ndryshme
- Perfaqesuesit diplomatike kryen gjithashtu funksione vojtimi – ndjek me kujdes zhvillimin e
ngjarjeve ne vendin ku ndodhet
- Perfaqesia diplomatike ka gjithashtu disa detyra kundjet shtetit, ne territorin e te cilit ndodhet.
MBARIMI I FUNKSIONEVE TE PERFAQESUESIT DIPLOMATIK
1. Rasti me I zakonshem I mbarimit te funksioneve te perfaqesuesit diplomatic eshte shkrarkimi
itij nga ana e shtetit dergues.
2. Mbarojne me largimin e tij kundrejt kerkeses se shtetit prites.
3. Ka raste kur bashke me mbarimin e funksioneve te titullarit , en nderpret veprimtaine
perfaqesia diplomatike , mund t e ndodhi ne rastet e shpalljes se luftes midis shteteve
perkatese.
4. Pushojne edhe ne rastin kur vet shteti qe ka emeruar ose pranuar perfaqesuesin diplomatic
pushon se qenuri si subject I se drejtes nderkomebtare
TRUPI DIPLOMATIKE
- Trupi diplomatic perbehet ng ate gjithe perfaqesuesit diplomatike te shteteve te huaja qe ndodhen me
detyre ne nje shtet te caktuar
- E kemi ne 2 kuptime:
1. Me trup diplomatike ne kuptimin e ngushte kuptohen gjithe titullaret e perfaqesive diplomatike te
akredituara ne nje vend
2. Me trup diplomatic te marre ne kuptimin e gjere hyn gjithe personeli diplomatike I ambasadave
dhe legatave , te gjithe ata qe ne nje shkalle ose ne nje tjter, kane funksione diplomatike jane te
pajisur me pasaporte diplomatike dhe gezojne imunitetd diplomatike
- Ne krye te trupit diplomatic qendron decani ose duajeni. Si rregull decani I trupit diplomatic caktohet
nje diplomat I huaj me I larti ne rrang dhe me I vjetri ne detyre ne nje vend te dhene.
- Perfaqesuesit diplomatike veprojne vec e vec per llogari te shtetit te vet dhe mbajen lidhje te
drejtperdrejta me dikasterin e jashtem te shtetit prites , pa ndermjetesine e askujt.
- Vete trupi diplomatic nuk eshte nje organ me karater juridic
- Detyra e tij kryesore eshte qe te kujdeset per respektimin e privilegjeve e nderimeve qe u perkasin
perfaqesuesve diplomatike te huaj ne nje shtet te caktaur .
TRJATIMI I PERFAQESUESVE DIPLOMATIKE
- Per tu krijuar mundesia qe perfaqesuesit diplomatike te kryejne me sukses detyrat qe u jane ngarkuar ,
ata kane te njohur nje varg te drjtash qe sot quhet imunitet diplomatic , ndersa me pare kishin emrin
eksterritorialitete.
JANE:
A. Perfaqeesueit diplomatike ka te derjten e paprekshmerise personale
B. Paprekshmerine e baneses – paprekshmeria e godines zyrtare , selise se perfaesise dhe baneses
personale
C. Perfshin gjithashtu paperjashimin nga juridiksioni penal , civil, administrative I vendit prties
D. E drejta e perfaqesuesit diplomatic per te komunikuar lirishte me qeverine e tij
Privilegj diplomatike- kuptohen disa avantazhe plotesuese qe u njihen perfaqesuesve diplomatike t cilet
esht pse mund te konsiderohen ted ores se dyte , jane gjithnje te nevojshme per kryerjen e funksioneve
PERFAQESITE KONSULLORE
- Nese me pare flitej me teper per konsullin si perfaqesues individual te shtetit te vet , sot vihet theksi
gjithnje e me shume tek perfaqesia konsullore e marre ne teresi, sin je organ shteteror te ngarkuar me
kryerjen e funksionove konsullore
- Konsullata eshte nje institucion qe ka vec titullarit, konsullit edhe nje personel te caktuar pa te cilin
nuk mund te mendohet kryerja e veprimtarise konsullore ne kohen e sotme.
PORECDURA E EMERIMIT TE KONSUJVE
- Perpara se te emerohet nje konsull ne nje shtet te huaj, duhet qe me kete shtet te jete perfunduar nje
marreveshje mbi ngritjen e nje konsullate ne nje pike te caktuar te territorit te ketij shteti.
- Konsullata ne fjale nuk mund te filloje nga puna pa marre pelqimin e qeverise vendase.
- Pasi emerohet nga organet kometente te shtetit te vet, konsulli pajiset me nje document te posacem qe
qeuhet patente konsullore. Ne kete document percaktohet vendi ku ai do te sherbeje , rrethi konsullor
Brenda te cilit do te shtrihen funksionet e tij dhe rangu i tij.
- Patenta paraqitet nga ana e konsullit ne dikasterin e jashtem te vendit prites dhe dikasteri I jashtem I
jep konsullit te ashtuquajturen ekzekuature, ne trajten e nje dokumenti te vecante , ose dhe ne trajten
e nje shenimi te vecante ne patenten konsullore.
TRAJTIMI I PERFAQESUESVE KONSULLORE
- Teresia e ketyre te drejtave te posacem quhet imunitet konsullor
- Thelbi I imunitetit konsullor qendron ne paprekshmerine e godines se kosnullates dhe te aktivietit te
saj.
1. Paprekshmeria e godines
2. Praprekshmeria e dokumentave si dhe korrespondenca zyrtare qe ka lidhje me ushtrimin e
veprimtarise konsullore.
3. Paprekshmeria personale e konsullit
4. Privilegjet dhe imuniteti I punonjsve te sektoreve konsullore ne perberje te perfaqesive

KREU 15- ZGJ.P.M.N(Zgjidhja paqesore e mosmarreveshjeve


nderkombetare)
ZGJIDHJA PAQESORE E MOSMARREVESHJEVE NDERKOMBETARE
- Qellimi kryesori se drejtes ndekombetare ka qene dhe mbetet ruajtja e paqes dhe e bashekpunimit
midis shteteve.
- Ndodh qe ne marrehdniet midis shteteve te dalin mosmarveshje, grindje dhe konflikte per aryet me te
ndryshme
- K mossmareveshje ne kuptimin juridiko-nderkomebtar ne qoftese te 2 palet qe kane qendrime haptazi
te ndryshme per sa I perket zbatimit ose moszbatimit te ndonje detyrimi qe rrjedh prej nje traktati ose
prej se drejetes ndrekombetare te njohur prej te gjithve.
- Nje mosmarreveshje nderkombetare eshte jo vetem ajo qe lind midis shteteve , por edhe ajo qe mund
te linde midis shteteve dhe organizatave nderkomebtare.
MJETET DIPLOMATIKE
Negociatat:
- Nga te gjitha procedurat qe mund te perodren per te zgjidhur mosmarrveshjet me te thjeshte dhe ,e te
perhapura jane negociatat, bisedimet direkte midis paleve. Keto bisedime u japin mundesi paleve te
shkembenje pikepamjet lidhur me mosmarreveshjet , te sqarojne pozitat e tyre
- Negociatat jane zakonisht paraendese te procedurave te tjera, sepse jane gjithmone palet e interesuara
qto qe vendosin se ne cmenyre do te mund te zgjidhnin nje konflikt midis tyre.
- Zhvillohn ose nepermjet perfaqeesve diplomatic te zakonshem ose nepermejet perfaqesuesve te
autorizuar posacerisht.
Sherbimi me qellim te mire
- Nje mjet tjeter eshte sherbimi me qellim te mire , ku karakteristike kryesore ka hyrjen ne mes te nje
shteti tjeter I ciIi u propozon paleve “me qellim te mire ” , ‘sherbimin e tij per zgjidhjen e konfliktit ’
- Detyrat e shtetit te trete ne kete rast eshte mjaft e kufizuar.
- Paraqet qe ti afroje palet ne grindje por ai vet nuk merr pjese drejpersedrejti ne bisedime dhe nu ben
propozime persa I perket thelbit te ceshtjes
- Qellimi I tij eshte qe te krijohet nje atmosphere me e shkarkuar, me e shtendosur ne bisedimet midis
paleve
Ndermjetesimi
- Eshte nje tjeter mjet qe presupozon hyrjen ne mes ten je shteti te trete
- Detyra e shtetit ndermjetes eshte dicka me e gjere
- Shteti ndermjetesues merr pjese vete ne bisedime dhe madje mund te paraqese propozimet e tij persa I
perket zgjidhjes se ceshtjes
- Shteti ndermjetesues nuk luan rolin e gjykatesit dhe nuk ka te drejte te imponoje zgjidhjen qe atij I
duket me e drejte.
Komisionet mikes -jane institucione mjaft te reja
- Kemi komisionet mikes qe formohen prej perfaqesuesve te palebe ne grindje mbi baze barazie,.
- Komisionet ne t cilat, perpos perfaqesuesve te paleve ne grindje , marrin pjese dhe perfaqesues te
shteteve te treta . Keto ndahen:
1. Komisionet e hetimi-detyra e tyre eshte rigorozikisht e percaktuar , eshte hetimi ifakteve qe jane
ne origjine te mosmarveshjes
2. Komisionet e pajtimit-detyra e tyre eshte tu propozojne paleve ne grindje nje menyre te caktuar
te zgjidhjes se konfliktit , atom und teshprehen dhe per thelbin e ceshtjes dhe perbehen nga 5
anetare 2 te perfaqesuesve te paleve te interesuara dhe 3 perfaqesuees te shteteve te treta.

MJETE GJYESORE
Arbitrazhi nderkombetar- do te thote rregullimi I mosmarreveshjeve midis shteteve me ane te nje venimi
qe jepet nga ne ose me shume arbitra , ose nga nje organ I zgjedhur prej paleve.
- Ne te drejten ndrekomebtare per zgjidhjen e nje konflikti nuk mund ti drejtohemi asnje mjeti pa pasur
pelqyimin e paleve as arbitrazhit
- Arbitrazhi ka nje vecori specifike , vendimi I tij eshte I detyrueshem per palet
Dhoma Permanente e Abritrazhit – arbitrazhi ka qene krijuar posacerisht per ti dhene zgjifhje nje rasti
konkret ai ka qene krijuar si nje organ adhoc.
Arbitrazi nderkomebtar ka per object rregullimin e grindeve midis shteteve nga gjyqtare te zgjedur prej
tyre dhe mbi azen e respektimit te normave te se drejtes.
Keshilli I perhershem-perbehej nga perfaqesues diplomatike te shteteve anteare te akredituar
Zyra nderkomebtare – ishte kancfelaira qe ruante arkivat dhe merrej me ceshtjet administrative
Dhoma permanente- perbehej nga nje numer I madh specialistesh te kualifikuar ne fushen e se drejtes
nderkomebtare.
Gjykata nderkomebtare
Dhoma permanente e drejtesise nderkombetare-eshte gjykata e pare nderkombetare qe eshte krijuar
PIKAT KRYESORE:
1. Anetaret e Lidhjes se kombeve nuk ishin doesmon anetare te Dhomes permanente te drejtsise
kombetare
2. Dhoma kishte nje perberje te caktuar , nje grup gjykues te perhershem
3. Detyrat ishin gjyqesore dhe konsultative
GJYKATA NDERKOMBETARE E OKB-SE
- Eshte organi gjyqesor kryesor I OKB-se
- Te gjitha shtetet qe jane anetare te OKB-se jane vetetiu ipso facto anetare te Gjykates Nderkombetare.
- Perbehet nga 15 gjyqtare te cilet jane te zjgedhshem. Votimi behet ne te njejten kohe ne Asamblene e
pergjithshme dhe Keshllin e Sigurimit
- Persa u perket kandidateve propozimet perkatese parashtrohen ng ate ashtuquajturat “grupe
kombetare” prej 4 vitesh
- Gjyqtaret zgjidhen per nje afat 9 vjetesh dhe mund te rizgjidhen
- Nje e treta dmth 5 gjyqtare zgjidhen cdo 3 vjet
- Ka keto poste drejtuese- kryetari, nenkryetari dhe sekretari.
- Kryetari dhe nenkryetari zgjidhen nga vete Gjykata cdo 3 vjet , ndersa sekrektari zgjidht per nje afat 7
vjecar.
KOMPETENCAT:
A. Gjykata ka per detyre te shqyrtoje konfliktet midis shteteve.
Konflikte si:
a. Mosemarreveshje mbi interpretimin e dispozitave te traktateve
b. Mosmarreveshjet qe mund te lindin mbi bazen e keqkuptimeve
c. Mosmarreveshjet qe mund te shtrojne cesthjen , kompensimin e demeve qe rrejdhin nga shkeljet e
normave te se drejtes nderkomebetare
B. Ushton edhe kompetenca kondultative – mund te jape mendime per ceshtje juridike qe I
parashtrohen kesaj nga Asambleja e Pergjithshme dhe Keshilli I Sigurimit
- Konkulzionet ne te cilat mund te arrije Gjykata nuk jane te detyruesh,e , mund te merren ose jo si
baze per zgjidhjen e cesthjes qe eshte shtruar per shqyrtim
BURIMET:
a. Traktet nderkomebtare te njohura nga palet
b. Zakoni nderkombetar
c. Parimet e pergjithshme te se drejtes
PROCEDURA
- Proccesi ne GJKN fillon me paraqitjen e marreveshjes se te 2 paleve ne grindje , marreveshja e
konfliktit te tyre quhert kompromois
- Procesi ndahet ne 2 faza: me shrkim dhe me goje
- Gjykata pasi ka marre kompromiiin e paleve, cakton afatin e dorezimit te dokumentave perkates:
memorandum , kundermemorandume , replica etj
- Faza me shkrim eshte me e gjate , ajo mund te zgjase disa muaj.
- Pas kesaj kemi fazen me goje ose orale , ne kete faze dergjohen perfaqesuesit e paleve, avokatet e tyre
, dewshimtaret etj
Ne perfundim te fazes orale Gjykata mblidhet per te marre vendimin , me shumeicen e votave

KREU 16- LIDHJA E KOMBEVE DHE OKB


LIDHJA E KOMBEVE
Krijimi:
- Ne origjine te Lidhjes eshte nje iniciative e disa grupeve jozyrtare
- Nje nga aktet e para te Konferences se Paqes ne Paris bente fjale pikerisht per krijimin e organizates
se ardhshme.
- Nje prej komisioneve te Konferences , I kryesuar nga Willson , u ngarkua te pergatiste Statutin , I cili
u miratua ne seancen pleanre te vitit 1919.
- Statuti u perfshi si pjese perberse e traktateve te paqes
- Me hyrjen ne fui te traktatit te paqes hyri ne fuqi dhe statute I te pares organizate nderkomebtare
politike me kararkter universal qe u quajt Lidhja e kombeve.
Anetaresimi
- Anetaret e Lidhjes dalloheshin ne anetare themelues dhe anetare te pranuar me vone
- Anettaret themelues ihsin te gjitha shtetet qe kishin neshkruar traktaet e paqes, si dhe ato shtete qe
ishin ftuar te bashkoheshin
- Per pranimin e vendeve te tjera nuk kerkoheshin shume.
- Ndepreja e anetaresise sipas statutit mund te ndodhte:
1. Me daljen vullnetare
2. Me perjashtimin nga Lidhja
3. Per shkak te mospajtimit me ndryshimet qe mund ti beheshin statuit.
Struktura e lidhjes se kombeve
Asambleja:
- Perbehej nga perfaqeuesit e te gjithe shteteve anetare.
- Cdo anetar kishte te drejte te conte aty nje delegacion prej 3 vjetesh dhe te kishte nje vote
- Funksioninte me sesione te cilat zhvilloheshin ne Gjeneve
Keshilli:
- Mund te quhet si organi ekzekutiv I lidhejs.
- Kishe te drejte dhe detyre te shqyrtonte cdo problem qe hynte ne sferen e Lidhjes dhe qe prekte paqen
e pergjithshme
- Perbehej nga anetare te perhershem dhe anetare te perkohshem
Sekretari:
- Ishte organ I perhershem
- Ishte ngarkuar te siguronte vazhdimesine e punes se krejt Lidhjes se kombeve
- Merrej dhe me veprimtari kancelarike dhe administrative.
ORGANIZATA E KOMBEVE TE BASHKARUA
- U krijua pas luftes se 2 boterore , si nga shtirja gjeografike ashtu dhe nga shumellojshmeria dhe
rendesia e problematikave qe ka marre persipr eshte nje organizate universal.
Antaresimi :
- Do te merrnin pjese te gjitha to shtete te cilat munden dhe jane te gatshme te permbusin detyrimet e
parashikuara nga karta
- Nga pikepamja e kohes se hyrjes se tyre ne OKB , shtetet ndahen ne 2 kategori:
1. Anetare origjinale
2. Anetare qe jane pranuar me vone
- Pranim merr efekt si pasoje e 2 akteve :
1. Nje rekomandim Keshillit te Sigurimit
2. Nje vendim I Asamblese se Pergjithhsme me 2/3 e votave.
PROCEDURA E PRANIMIT TE SHQIPERISE:
- Ne sesioin e 10 te Asmblese se Pergjithshme ne dhjetor te vitit 1955 u pranuan globalisht 16 , nder to
dhe Shqiperia
- Pranimi I Shqiperise ne OKB ishte nje ngjarje me rendesi por efektet e ketij suksese ishin te
destinuara te mbeteshin te kufizuara, kur Shqiperia mbetej gjithnje pa marredhenie normale me
SHBA Dhe Britanine e Mdhe
- Asnjehere pjesemarrja e Shqiperise ne OKB nuk u vleresua ne masen e duhur dhe anjehere uk I
kaperceu caqet e rutines diplomatike te ministries se jashtme. Izolimi nderkombetar I shqiperise u
thellua gjithnje e me shume .
Struktura:
1. Asambleja e pergjithshme
- eshte organi I vetem I OKB-se qe perbehet ng ate gjithe anetare.
- Cdo anetare ka vetem nje vote dhe ka te drejte te dergoje nje delegacion prej 5 perfaqesuesish, 5
zvendesues te tyre.
2. Keshilli I sigurimit
- Eshte organi kryesor I OKB-se qe vepron ne menyre te perhershme , perbehet prej 15 anetaresj ng ate
cilet 5 jane anetare te perhershem kurse 10 jane anetare jo te perhershem
3. Keshilli Ekonomik social
- Eshte organi qe ka ngarkuar te zhvilloje bashkepunimin nderkombetare midis shteteve ne fushen
ekonomike dhe sociale
- Perbehet nga 54 anetare, qe zgjidhen per nje afat 3 vjecar nga Asambleja e Pergjithshme duke iu
riperterire cdo vit nje e trea e perberjes.
4. Keshilli I kujdestarise
5. Gjykata nderkombetare
6. Sekretariati
- Perbehet nga Sekretati I pergjithshem dhe personeli I nevojshem qe ai ka ne dispozicion
- Vete sekretari I pergjithshem zgjidhet nga Asambleja e Pergjitshme me rekomanim unanim te
Keshillit te Sigurimit
- Eshte zyrtari administrative me I larte I Organites -Qendron ne detyre per 5 vjet me te drejte
rizgjedhjeje

You might also like