You are on page 1of 1

Mjeku i Spitalit të Lezhës ka deklaruar se 12 pushuesit nga Kosova që u helmuan ditën e

djeshme në Shëngjin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeku sqaron se atyre iu është dhënë ndihma mjekësore dhe pas trajtimit, janë larguar nga
spitali.

“Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës, rreth 12 persona që vinin nga
një hotel të cilët si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, pro
pa të vjella. Me parametra të mirë përveç një tensioni të ulët, kur janë paraqitur në urgjencë janë
marrë analizat dhe i është dhënë ndihma mjekësore.

Pasi i është dhënë ndihma, të gjithë janë përmirësuar dhe në përgjithësi analizat kanë dalë mirë.
Aktualisht nuk ka të shtruar në spital, pasi kanë marrë ndihmën janë larguar nga urgjenca.”-
shpjegon mjeku.

Sipas AKU në Lezhë, nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me
preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë por
ndërkohe mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia prej
orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta.

You might also like