You are on page 1of 9

SITUATAT NE LENDEN ETIKË & DEONTOGJI

MJEKËSORE

Sekreti Mjekësor

Situata: një shofer autobuzi me kriza epileptike, që mjekohen nga


mjeku kurues i tij, por që nuk i di punëdhënësi i shoferit.
Si do të veprojë mjeku në një situatë të tillë. A duhet ta vejë në dijeni
për këto kriza të pacientit punëdhënësin e tij? Po, oseJo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një punonjësi me moshë 35 vjeç, i shfaqen marrje mendsh


(vertigo) gjatë orarit të punës. Mjeku i urgjencë i thirrur, konstaton se
vertigoja e këtij punonjësi ka ardhur nga dehja e tij alkoolike.
Si do të veprojë mjeku në një situatë të tillë. A duhet ta vejë në dijeni
për këto kriza të pacientit punëdhënësin e tij? Po ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një vajzë 15 vjeçe konsultohet me një mjek në lidhje


përdorimin e lëndëve kontraceptive. Prindërit e vajzës i kërkojnë
mjekut që t’i informojë për konsultën që i bëri bijës së tyre.
Si do të veprojë mjeku në një situatë të tillë. A duhet t’i vejë ata në
dijeni për këtë konsultë? Po ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një pacient i prekur nga virusi HIV, i kërkon mjekut që i bëri
analizën që të mos i tregojë këtë rezultat bashkëshortes së tij.
Si do të veprojë mjeku në një situatë të tillë?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: Administrata shtetërore e një ndërmarrje, i bën kërkesë një


spitali për t’u njohur me dosjen mjekësore të një punonjësi të saj që
ka vuajtur nga një sëmundje psikike.
A duhet spitali ta pranojë këtë kërkesë? Po, ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Konsenti
Situata: një burri 38 vjeç që vuante nga ngushtimi i enëve të gjakut të
gjymtyrëve të poshtme (endarterit obliterans), i bëhet opercioni i
heqjes së ganglioneve simpatike lumbare (simpatektomia lumbare),
pa u palajmëruar për pasojat. Pas operacionit i shfaqet paaftësia
seksuale e përheshme.
A ka përgjegjësi mjeku që e operoi, për këtë pasojë të ndërhyrjes
kirurgjikale? Po, ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një pacienti 60 vjeç që vuante nga hipertrofia (zmadhimi) e


prostatës, i kryhet operacioni i prostatektomisë (heqje e prostates);
por njëkohësisht i bëhet dhe ligature e duktuseve deferente. Mjeku ka
menduar që humbja e aftësisë riprodhuese në moshën 60 vjeç, është
një veprim që nuk do kishte nevojë për konsent.
A ka përgjegjësi mjeku që e operoi, për këtë gjë? Po, ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: Një pacienti 40 vjeç që vuan nga hipertonia (HTA), i jepen


nga mjeku ilaçe që ulin TA, por njëkohësisht japin edhe paaftësi
seksuale. Mjeku nuk e informon pacientin për këtë efekt anësor të
këtij ilaçi.
A është i rregullit ky qëndrim i mjekut me këto të dhëna? Po, ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: Një pacienti të moshuar i jepen ilaçe që japin efekte dytësore


të rëndësishme (rënie e flokëve, sterilitet, diarre), pa e informuar
pacientin që ai vuan nga sëmundja e kancerit.
A është i lejueshëm një qëndrim i tillë nga mjeku sipas Etikës
Mjekësore? Po, ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Refuzimi i mjekimit

Situata: një burrë 42 vjeç, i martuar, baba i dy fëmijëve, si rezultat i


një infeksioni virusal, vuan aktualisht nga një insuficiencë kardio-
vaskulare e stadit të fundit. Ai bie dakord që t’i nënshtrohet
operacionit të transplantimit të kompleksit zemër-mushkëri, si e
vetmja mundësi për të shpëtuar jetën e tij. Ditën e operacionit ai heq
dorë nga kryerjra e kësaj ndërhyrje të rëndë kirurgjikale. Nga ana e
saj, familja e tij: gruaja dhe fëmijët i luten brigadës kirurgjikale që ta
kryejë operacionin për ta shpëtuar atë nga vdekja.
Cili do të jetë qëndrimi i mjekëve në këtë situatë?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një fëmijë 2-vjeç që është me një ves të rëndë të lindur


(kongjenital) të zemrës, me fenomene të shprehura dispneje (marrje
fryme) çohet për t’u vizituar dhe ekzaminuar nga një mjek
kardiokirurg infantile, i cili jep rekomandimin që fëmija nëse nuk do
operohet brenda 1 – 2 muajsh, vdekja do të ishte e pashmangshme.
Operacioni që do kryejë është shumë i rëndë, me zemër të hapur (me
qarkullim gjaku ekstrakorporal). Prindërit e fëmijës që ndjekin sektin
fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, që ndalon përzjerjen e gjakut, nuk
pranojnë (nuk japin konsentin) që fëmija e tyre të operohet.
Si do të veprojnë mjekët në një situate të tillë?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një fëmijë e porsalindur vuan nga atrezia e anusit dhe


sëmundja Daun. Një ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale do të
bënte të mundur shpëtimin e jetës, por intelekti i saj nuk do ta kalonte
atë të një fëmije 4-vjeçare dhe jetëgjatësia nuk do të ishte më shumë
se 20 vjeç. Prindërit e kundërshtojnë operacionin duke preferuar që
fëmija e tyre të vdesë nga një vdekje natyrale.
Çfarë qëndrimi do të mbajnë mjekët në një situatë të tillë? Cilat do të
jenë argumentet e karakterit etik që mbështesin kërkesën e prindërve
dhe ato për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale nga ana e mjekëve?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Vdekja cerebrale, eutanazia

Situata: një burrë 45 vjeç vuan nga sëmundja e rëndë nervore me


ecuri fatale “skleroza laterale amiotrofike” që aktualisht ka arritur në
stadin e çrregullimeve të të folurit dhe të gëlltitjes. Ekzaminimi psikik i
tij është normal. Në këto kushte, ai i kërkon mjekut që t’i bëjë një
injeksion të një lënde të caktuar, me qëllim që të vdesë menjëherë.
Cili është qëndrimi që duhet të mbajë mjeku ndaj kësaj kërkese?
Përgjigja të shpjegohet, duke ju referuar argumenteve etike të
çështjes me të cilën lidhet kjo situatë.
Situata: një grua 74 vjeçe, e operuar nga një kancer i ovareve;
aktualisht me metastaza në mushkëri; ushqehet në mënyrë artificiale.
Ajo i kërkon mjekut që t’i ndërpresë ushqyerjen artificiale me qëllim
që t’i shkurtohet jeta. A duhet ta pranojë mjeku këtë kërkesë? Po. Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një grua 51 vjeçe, që vuan nga sëmundja e kancerit të


rektumit, ka metastaza në mëlçi dhe në mushkëri. Ankohet për
dhimbje që nuk pushojnë nga përdorimi i ilaçeve qetësuese. I ka
mbetur edhe një javë për të jetuar sipas parashikimeve të mjekëve. e.
Ajo i kërkon mjekut që t’i injektojë doza vdekjeprurëse
medikamentesh, me qëllim që të vdesë menjëherë. A duhet ta
pranojë mjeku këtë kërkesë? Po. Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një burrë 50 vjeç i prekur nga sëmundja e ngushtimit të


arterieve, që ka kryer shumë operacione by pass. Aktualisht, për
shkak të kësaj sëmundjeje, ai paraqitet me amputim të dy gjymtyrëve
të poshtme, bronko-pneumoni dhe insuficiencë (pamjaftueshmëri) të
zemrës. Ai mund të vazhdojë të jetojë, vetëm nëse do të mbahet në
repartin e reanimacionit të spitalit. Ekzaminimi psikik i tij është
normal. Në këto kushte, ai i kërkon mjekëve që ta lënë të vdesë
(eutanazi pasive).
Cili është qëndrimi që duhet të mbajë mjeku ndaj kësaj kërkese?
Përgjigja të shpjegohet, duke ju referuar argumenteve etike të
çështjes me të cilën lidhet kjo situatë.

Situata: një vajzë 20 vjeçe që ka kryer një tentative suicidale duke


përdorur lendë qetësuese në doza të mëdha. Aktualisht ajo paraqitet
me mungesë të plotë të aktivitetit të kores së trurit që prej 6 javësh,
pra pa asnjë shpresë përmirësimi dhe mbahet në jetë vetëm me
ushqim parenteral (me serume) dhe sondë nazo-gastrike.
Çfarë qëndrimi duhet të mbajë ekipi mjekësor në lidhje me këtë
paciente, për ndërprerjen ose jo të ushqyerjes dhe mjekimit të saj?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Eksperimenti human
Situata: një grua 45 vjeçe me ca-ovari me metastaza të përhapura,
jep konsentin që t’i injektohen lendë të ndryshme për studime pas
vdekjes. A do të jetë i pranueshëm ky konsent sipas Etikës
Mjekësore?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: shpesh here ju bëhen kërkesa për prova klinike të


burgosurve, duke ju propozuar përmirësimin e kushteve të burgut dhe
shkurtimin e dënimit. A ndikon kjo në cilësinë e konsentit të të
burgosurit?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një femër 25 vjeçe, shtatzënë, e shtruar në spital obstetrikal


për të abortuar. Asaj i merret konsenti nga mjeku obstetër-gjinekolog
që t’i injektojë disa substanca me qëllim që të studjohet veprimi i tyre
mbi embrionin e gruas. A është i lejueshëm ky propozim? Po. Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: Për një fëmijë 8 vjeç i shtruar në spital, prindërit e tij bien
dakord me mjekët, që t’i eksperimentohet fëmijës së tyre një ilaç i ri
pa lidhje me sëmundjen. A lejohet kjo nga pikëpamaja etike? Po. Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: për një të sëmurë psikik, i shtruar në spital, kujdestarit të tij i


bëhet një kërkesë që t’i aplikohet një medikament i ri pa lidhje me
sëmundjen e tij psikike (prova klinike faza III). A lejohet kryerja e
kësaj prove klinike në këto kushte, sipas Etikës Mjekësore? Po, ose
Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Transplantimet e organeve të njeriut

Situata: Një djalë 20 vjeç që ka pësuar traumë të rëndë kraniale


vdekjeprurëse; konstatohet vdekja cerebrale. Nga familja e tij: një
prind është dakord që t’i merren organet që do të shfrytëzohen për
tranplantime; ndërsa prindi tjetër është kundra kësaj marrjeje. Si do
veprojnë mjekët në këtë situate? A do merren organet e tij? Po. Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.
Situata: Një femër 25 vjeçe, e cila pas një traume të rëndë ndodhet
në gjendje vdekjeje cerebrale. Ajo ka një dokument që lejon dhurimin
e organeve të saj për operacione të transplantimeve. Familja e saj
kundërshton marrjen e organeve për transplantime.
Si do të veprojnë mjekët në këtë rast?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: Një femër 40 vjeçe, e cila vdes pas një aksidenti dhe kufoma
e saj është çuar në morg. A duhet, sipas mendimit tuaj të merret leja
e familjes për marrjen e kornesë së syrit që të përdoret për
operacione të transplantimeve? Po ose Jo
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Sëmundjet neuropsikike dhe shkeljet e të drejtave të


njeriut (tortura)
Situata: një person i dënuar që është duke vuajtur një dënim me afat
të gjatë, reagon me dhunë ndaj gardianit që i shërben. I kërkohet një
mjeku që të ndërhyjë te ky i dënuar duke përdorur medikamente të
ndryshme, të karakterit qetësues. A duhet mjeku ta pranojë këtë
kërkesë? Po, ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një person i akuzuar, i dyshuar për grabitje në


bashkëpunim, është e pamundur që të pyetet për shkak të
rezistencës fizike që shfaq ndaj prokurorit që e pyet. Nga ana e
prokurorit i kërkohet një mjeku psikiatër që t’i përdorë këtij personi
medikamente qetësuese, me qëllim që të modifikohet struktura e tij
mendore. A duhet mjeku psikiatër që ta pranojë këtë kërkesë? Po,
ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një person i dënuar, të cilit është duke ju aplikuar një


ndëshkim trupor (mbajtje e vazhdueshme e prangave, kufizim i
ushqimit). I kërkohet një mjeku nga personat që janë duke kryer këtë
ndëshkim, që ta mbajë nën kontroll mjekësor të dënuarin, gjatë kohës
që po aplikohet ky ndëshkim. A duhet ta pranojë mjeku këtë kërkesë?
Po.Jo.
Situata: një mjeku i kërkohet për të ekzaminuar një grua në lidhje me
aftësinë e saj për të ushtruar profesionin e prostitutës, kërkesë kjo e
bërë nga padroni i gruas. A duhet ta pranojë mjeku këtë kërkesë?
Po.Jo. Pse? Përgjigja të jepet e argumentuar.

Problemet e riprodhimit: aborti, sterilizimi etj.

Situata: një grua e re me dy fëmijë, shtatzënë 2 muajshe. Në vizitën


te mjeku obstetër-gjinekolog rezulton se vuan nga sëmundja e
kancerit të qafës së mitrës (ca coli uteri). Cilat do të jenë argumentet
e karakterit etik, në të cilat do të mbështetet mjeku, që do t’i
propozojë gruas kryerjen e abortit të shoqëruar me heqjen e mitrës
(operacioni i histerektomisë)?
Përgjigja të jepet e argumentuar

Situata: një çift i martuar me tre fëmijë, ku gruaja ka mbetur përsëri


shtatzënë; mosha e barrës është 3-muajshe. Kjo barrë është e
padëshërueshme për të dhe bashkëshortin e saj, kjo për arsye
ekonomike. Ajo i kërkon mjekut obstetër-gjinekolog t’i kryejë
ndërprerjen e shtatzënisë (abortin). A duhet mjeku ta pranojë këtë
kërkesë? Po. Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar, duke shpjeguar edhe procedurën e
abortit në rastin e përgjigjes pozitive.

Situata: një çift i martuar me dy fëmijë, ku gruaja ka mbetur përsëri


shtatzënë; mosha e barrës është 4-muajshe. Kjo barrë është e
padëshërueshme për të dhe bashkëshortin e saj, kjo për arsye
ekonomike. Ajo i kërkon mjekut obstetër-gjinekolog t’i kryejë
ndërprerjen e shtatzënësisë (abortin). A duhet mjeku ta pranojë këtë
kërkesë? Po, ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një femër 27 vjeçe që vizitohet nga mjeku që konsaton një


vonesë të menstruacioneve për një kohë 2.5 muaj. Por mjeku, duke
menduar dhe shpresuar që ajo dë të mësohej me idenë për t,u bërë
nënë, e informon që ajo është shtatzënë vetëm në muajin e pestë të
shtatzënisë, ndërkohë që ajo kishte ndërmend të kryente abortin.
A mban mjeku përgjegjësi për sjelljen e tij? Po, ose Jo.
Përgjigja të jepet e argumentuar.
Situata: te një embrion janë zbuluar shenjat e sëmundjes “korea
Huntington”, që do shfaqet në moshë 45 – vjeçare. Prindërve ju
propozohet të shkatërrohet ky embrion. Nëna kundërshton; babai
është dakord.
Cilat janë argumentet etike, ku do të mbështet secili prej prindërve?

Situata: një grua e martuar që ka fëmijë, kërkon t’i bëhet ligatura e


tubave uterine që të mos ketë më mundësi të ketë fëmijë të tjerë.
Cili do të jetë qëndrimi i mjekut ndaj kësaj kërkese?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një çift i martuar, ku gruaja është e aftë të bëjë fëmijë,


ndërsa burri vuna nga azoospermia. A është e lejueshme nga
pikëpamja etike përdorimi i IAD (inseminimi artificial me dhurues) në
këtë rast. me dy fëmijë, ku gruaja ka mbetur përsëri shtatzënë;
mosha e barrës është 4-muajshe.
Përgjigja pozitive ose negative të jepet e argumentuar.

Situata: një grua e martuar që ka shumë fëmijë që i ka lindur me


anën e operacionit të sectio cesarea. Pas lindjes së fundit, kirurgu
obstetër gjinekolog, pasi e kishte vënë në dijeni më parë, i bën
ligaturën e tubave uterine që të mos ketë më mundësi të bëjë fëmijë
të tjerë.
A është i lejueshëm nga pikëpamja etike ky veprim i mjekut?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një burrë i pamartuar me moshë të rritur, i bën një kërkesë


mjekut që t’i kryejë ligaturën e duktuseve deferente, me qëllim që të
ketë më shumë liri në jetën e tij seksuale.
Çfarë qëndrimi duhet të mbajë mjeku, sipas etikës mjekësore, ndaj
kësaj kërkese?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një çift i ri, ku gruas si pasojë e një hemorragjie të rëndë pas
një aborti, i është hequr mitra, kërkon që të ketë fëmijë. Por çifti është
kundër adoptimit të një fëmije dhe prandaj kërkon që të përdorë
maternitetin zëvendësues, d,m.th. që veza e fekonduar e kësaj gruaje
me spermën e burrit të saj, të vendoset në mitrën e një gruaje tjetër.
A lejohet një veprim i tillë?
Cili do të jetë qëndrimi i mjekësisë në këtë situatë?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

Situata: një krimineli të rrezikshëm, i dënuar shumë here (recidivist),


për krime seksuale, aktualisht i burgosur, i propozohet që t’i bëhet
operacioni i kastracionit (heqja e testikulave), në shkëmbim të
shkurtimit të kohës së dënimit.
Cili është opinioni tuaj për një propozim të tillë? Argumentet pro dhe
argumentet kundra.
Përgjigja të jepet me shpjegimet përkatëse.

Situata: një grua e re e mbetur shtatzënë për herë të parë.


Marrëdhëniet e saj bashkëshortore shumë të mira. Nga diagnoza
para lindjes rezulton me një saktësi 60 % se foshnja në barkun e saj
do të jetë me një ves të rëndë me shkëputje të shtyllës kurrizore.
Gruaja shtatzënë e kundërshton abortin.
Çfarë do t’i këshillonit juve asaj si mjeku i saj? Cilat do të jenë
argumentet e karakterit etik që mbështesin qëndrimin e gruas dhe atë
të kundërt për kryerjen e abortit?
Përgjigja të jepet e argumentuar.

You might also like