You are on page 1of 2

Australian brain study sheds light on OCD behaviours-AP

Line

Studiues në Australi kanë bërë një studim mjaft të rëndësishëm tek një kategori
personash. Ata studiuan sjelljet e personave të cilat përcillen me larje për disa herë
radhazi të duarve, të kontrollimit po ashtu të shporetëve elektrik, nëse ata janë
ndezur, apo edhe të dyerve, nëse ato janë mbyllur. Sipas tyre, ka ilaç për këtë.

VTR-VENERA DEMAJ-GËRVALLA- çrregullimi obsesiv kompulsiv

Studiues australianë studiojnë “çrregullimin obsesiv kompulsiv” tek njeriu

Pastrimi i duarve disa herë radhazi, kontrollimi i dryrëve të dyerve apo kontrollimi
nëse furra e shporetit eleltrik është e ndezur, këtë disa herë po ashtu radhazi, është
studimi të cilin e bënë disa shkencëtarë në Queensland (Kuinsllend) të Australisë, e
ku gjetën të dhëna rreth asaj se përse disa persona vuajnë nga ky çrregullim. Kjo
sipas tyre njihet si “çrregullimi obsesiv kompulsiv.

Nga ky çrregullim vuajnë reth gjysmë milioni e australianëve, thonë studiuesit, dhe
ai manifestohet në shumë mënyra.

Piter Bell është një prej personave me këtë çrregullim.

Tek ai, kjo manifestohet edhe me mendime të cilat disi e fusin në kurth në një rreth
sjelljesh të tilla.

Bell ka thënë se nuk mund të ikë nga kjo gjendje, që do të thotë se ajo e përcjell
vazhdimisht.

Bell u diagnostifikua me çrregullimin obsesiv kompulsiv para pesë vitesh. Por tani
falë studiuesve arrin ti kontrollojë ndjenjat e tij.

Ai ka treguar se këto ndjenja arrin ti kontrollojë falë ilaçeve, shkencës së avancuar.


Bell ka thënë se ndjen sikur ka filluar të jetojë sërish.

Studimi i fundit që bënë shkencëtarët australian në Kuinsllend hedh dritë në atë që


ndodh në mendjet e personave me çrregullimin obsesiv impulsiv.

Shkencëtarët bënë skanimin e trurit tek persona me këtë çrregullim dhe ato i
krahasuan me ato të pacientëve të shëndoshë.
Dhe rezultati është ky. Arsyeja pas tij është “parregullsia në mosbalancim” në
sinjalizim të rrugëve që çojnë thellë në tru.

Dr. Luca Cochi (Doktor Luka Koçi) nga Instituti për studime QIMR Berghofer
(Kju Aj Em Ar Bergofer) i cili ka bërë këtë studim, ka thënë se studimi i tyre
tregon një depërtim të thellë në mekanizëm që mund të lidhet me mosbalancimin
në mes këtyre rajoneve të ndryshme të trurit.

Hapi tjetër që kanë në plan të bëjnë ata është të bëjnë disa teste klinike ku
përfshihet stimulimi i trurit dhe trajtimi i tij, që tashmë ka ndihmuar në trajtimin e
depresionit tek njerëzit.

Cochi ka thënë se personat me këtë çrregullim ua mundësojnë të ecin përpara me


studimin, të bëjnë intervenime falë të cilave mund të rregullohen këto
mosbalancime në tru.

Kjo pa dyshim që do tua bëjë jetën më të lehtë personave që vuajnë nga


“çrregullimi obsesiv kompulsiv”, ka përfunduar ai.

You might also like