You are on page 1of 3

Australia, Slovenia, Estonia, Albania, Cyprus among acts advancing to Eurovision

final-AP

https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=748J3ËËznds –Duje

https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=1zSOibakU6g -Kualifikimet

https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=F85LPXhDK68

Line

U mbajt gjysmëfinalja e dytë e garës madhështore evropiane të këndimit


“Evrovizion 2023”. Në mesin e shteteve që shkuan në finale është edhe Shqipëria,
të cilën e përfaqëson këngëtarja Albina Kelmendi me familje, me këngën Duje.
Ajo u kualifikua e para.

VTR-VENERA DEMAJ-GËRVALLA-Albina në finale

Albina Kelmendi dhe familja në finale në Evrovizion 2023

Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Sllovenia


dhe Armenia janë shtetet që ia dolën në finale të Evrovizionit 2023, në garën që po
mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe.

Kënga “Duje” elektrizoi skenën e madhe të Liverpul, ndërsa Albina Kelmendi dhe
familja e saj përcollën emocione drithëruese, duke i siguruar Shqipërisë një vend
në finalen e madhe në Eurovizion.

Ishte pikërisht kënga Duje e familjes Kelmendi e cila qe e para që u kualifikua për
në finale, duke ngjallur kështu emocione të mëdha.

Albina së bashku me motren Vesen të cilat ishin pjesë e konferencës me gazetar e


mbajtur menjëherë pas përfundimit të natës së dytë të gjysmëfinales, janë shprehur
mjaft të emocionuar dhe krenare për këtë arritje.

Pyetur nga gazetarët e pranishëm sesi është të ndash suksesin së bashku me


familjen e saj, Albina dhe Vesa u shpreh se është një ndjesi unike dhe e
papërshkrueshme. ( minuta 18)

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar, krenarë për shqiptarët dhe vendin
tim. Faleminderit! Ne kemi të gjithë profesionet tona dhe do të bëjmë punën më
magjike, të bëjmë muzikë për njerëzit që e pëlqejnë muzikën tonë. Të performosh
së bashku me familjen është ndjesi fantastike. Ne kemi kaluar shumë, përzgjedhja
jonë ndodhi muaj më parë, çdo gjë ndodhi shumë shpejt, të performosh këtu sonte
dhe të hysh në finale dhe të jemi vendi i parë i përzgjedhur na bën krenar. Shumë
faleminderit të gjithëve që na votuan dhe shpresojmë të mos ju zhgënjejmë”, tha
Vesa teksa shprehu krenarinë për të gjithë mbështetjen që ka marrë nga të gjithë
shqiptarët.

Ndër të tjera në këtë konferencë Albina dhe Vesa nga gazetaret e pranishëm u
pyeten edhe per faktin qe pjesë e finales është edhe Serbia.

Ishte Vesa ajo e cila ju kundërpërgjigj gazetarit serb duke deklaruar se motoja e
Eurovizionit është “Të bashkuar nga muzika”.

“ Është e vërtet që kur mdëgjon muzikë ju leni gjithçka mbrapa dhe ne nuk duam
të flasim për asgjë tjetër. Ne thejsht e ndjejmë që kushdo që është në finale e ka
merituar me te vertëtë.”

Ndersa në pyetjen se si po e përjeton vendlindja juaj këtë moment triumfues Vesa


u shpreh.

“Ne jemi i njëjti gjak, i njëjti nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë motra dhe
vëlla me nënën e madhe Shqiptarinë. Besoj se janë të emocionuar për gjithë, ne
kemi parë dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë këto ditë. Shpresoj që t’i
kemi bërë krenarë. Bashkimi në muzikë. Është e vërtetë se kur dëgjon muzikë
harron gjithçka. Ndihemi sikur të gjithë që kanë hyrë në finale e kanë merituar dhe
mezi pres të takoj këdo që bëri të mundur hyrjen tonë në finale. I urojmë të
gjithëve suksese”, tha ajo.

Më vonë në një postim në rrjetin social Instagram, Albina teksa iu drejtua të gjithë
shqiptarëve, tha se e ka ndjerë se i ka pasur pranë që në muajin dhjetor, kur siguroi
votat dhe zemrat e publikut me këngën “Duje”.

“E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që
keni me mua që nga Dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ja dilnim e
ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”,
shkroi Albina.
Numri i përfaqësuesve të shteteve në finale të Evrovizionit arrin në 26.

Finalja e madhe do të mbahet më 13 maj në M&S Bank Arena në Liverpool,


Britani e Madhe.

You might also like