You are on page 1of 14

Në Emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Për ata që mendojnë që epshi është dëshira që ndien burri ndaj gruas
kur dëshiron të bëj marrëdhënie me të, le të bëjnë sabr e të lexojnë se
qka është epshi e qka përfshin dhe cili është ndikimi i tij

Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë


marrëdhënie intime. Epshi është egoist. Por, epshi nuk i përfshin vetëm
këto marrëdhënie pasi i qaset të gjitha dëshirave të njeriut. Në momentin
kur mbiçmohet epshi drejtësia fillon të zhduket dhe dituria të venitet.

"Neglizhenca (gafleti) është pasimi i epshit në atë çka epshi e pëlqen


dhe e dëshiron." (Fjalë e urtë Islame )

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "All-llahu dëshiron t'ju pranojë


pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të
shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë)." (Nisa; 27)

Me të vërtetë humbjet dhe shkatërrimet më të mëdha janë pasojë e


impulseve dhe ndjekjes së epshit, ngase vërtet epshi poseduesit e tij e
shpie në shkatërrim gjersa e çon në Xhehenem. Nuk ka dyshim se një
ndër shkaqet më kryesore për shkatërrimin e personalitet të njeriut është
nënshtrimi ndaj epsheve, sepse epshet shpijnë gjithnjë në fantazi dhe në
shkatërrimin e moralit. Njeriu i cili i ndjek epshet jo vetëm që i
ekspozohet rreziqeve por ai gjithnjë e më shumë i afrohet dyerve të
Xhehenemit. Epshi është i lidhur ngushtë me dëshirat e njeriut.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj


(dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar
epsheve)." (Nisa; 28)

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Kokëtul është ai që ndjek dëshirat


e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia
falë." (Transmeton Buhariu)
Bazat e humbjes së garantuar janë: paragjykimi dhe epshet.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "...nuk ndjekin tjetër vetëm se


paragjykime dhe çka duan vetë, megjithëqë prej Zotit të tyre u pat ardhur
udhëzimi." (Nexhm; 23)

Kjo është cilësi e jobesimtarëve, por këtu duhet të kenë vëmendje edhe
besimtarët, sepse çdokush që i posedon këto cilësi, pra ai njëherë i
posedon edhe cilësitë e jobesimtarit. Kjo cilësi është element nga
mbeturinat e politeistëve të mëparshëm dhe të atyre të sotshëm.
Politeistët e dikurshëm me hamendje edhe përmes paragjykimeve të
tyre të rrezikshme vazhdimisht përpiqeshin që mos ta besojnë Kur'anin e
shpallur nga Allahu i Madhërishëm.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Ata që fenë e tyre e morën tallje e


lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata
sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i
refuzonin argumentet Tona!" (A'raf; 51)

“Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur,


as që ka devijuar (nga e vërteta).Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai
(Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” (Nexhm, 2-4 )

Allahu i Madhërishëm shmang çdo dilemë dhe garanton se Muhamedi


alejhi selam, nuk është në humbje dhe në devijim dhe se këto dy cilësi
në esencë janë mosdije dhe padrejtësi. I humbur është ai që nuk vepron
me të vërtetën në kohë dhe gjithashtu është i devijuar edhe ai që i ndjek
pasionet e veta. Ndërsa nga Allahu i Madhërishëm vërtetohet dhe
garantohet se cilësitë e Muhamedit alejhi selam janë dituria dhe njohja,
dhe se ajo që shpallet është shpallje e zakonshme nga vetë Allahu i
Madhërishëm.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Gjyko pra mes tyre me atë që


All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta
që të erdhi. " (Maide; 48)
Epshorët patjetër që do ta humbasin rrugën e vërtetë, pa marrë
parasysh se a janë dhënë pas epsheve me vetëdije apo pa të.
Shpeshherë e lënë dijen duke e ndjekur epshin dhe kështu pa kurrfarë
fije dyshimi bëjnë padrejtësi me fjalë dhe vepra. Të verbuar nga epshet,
ata nuk mund ta njohin të vërtetën.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “Ata kanë zemra që me to nuk


kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta
nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë
ata të marrët." (A'raf; 179)

"Një shumicë (e mohuesve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm
nga pasionet e tyre, duan t'i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di
më së miri për ata që i shkelin dispozitat." (En'am; 119)

Mu për këtë, dijetarët e mëparshëm (selefi) ua tërhiqnin vëmendjen


popullatës islame që të mos ulen në mexhlise e atyre të cilët ishin të
veshur me këso cilësi.

"Mos u ulni afër atyre që janë epshorë, as mos polemizoni me ta, sepse
mund t'ju zbusin në errësirën e të pavërtetës, dhe të vërtetën, për të
cilën ju jeni të bindur se është e tillë, mund t'ua veshin me të
pavërtetën." (Ebu Kilabe )

"Mos rrini me epshorët, sepse mexhliset e tyre janë sëmundje e


zemrave të shëndosha." (Ibn Abbasi)

"Lufta për mposhtjen e vetvetes dhe pasioneve të saj është baza e luftës
ndaj pabesimtarëve dhe hipokritëve pasi askush nuk mund t'i mposhtë
ata pa mposhtur vetveten dhe pasionet e saj. Nëse arrin ta bëjë këtë
atëherë mund të jetë i aftë për luftë kundër tyre (armiqve). Kushdo që e
mposht vetveten me pasionet e saj të mbrapshta ka arritur lumturi dhe
krenari ndërsa atë që e mposht vetvetja dhe pasioni është poshtëruar e
ka sharruar." (Ibn Tejjmije)
Pra, nëse njeriu i sinqertë ulet në mexhliset e epshorëve, ai vështirë e ka
të shpëtojë nga e keqja e tyre. Ose do të ndjekë njeriun epshorë e do të
veprojë sipas ideve të prishura të tij, ose do t'i mbillet dyshimi për fenë të
cilës i përket, përkundër asaj që është i bindur se ajo është e vetmja fe e
drejtë dhe e vërtetë.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "...kur të dëgjoni se po mohohet


Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të
mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i
tubojë tradhtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem." (Nisa;
140)

"E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur
e defruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"
(Tewbe; 65)

Gjëja më e rrezikshme për besimtarin në këtë jetë të mbushur me


sprova është mashtrimi nga epshet dhe dëshirat e kota dhe ç'orientuese
të cilat përbëjnë të keqen e madhe pasi nuk lenë person as bashkësi pa
e prishur dhe shthurur.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Ajo nga e cila druhem më shumë


për ju janë epshet dhe dëshirat e shfrenuara në ushqime (të ngrënë),
epshi i dëshirave seksuale, si dhe çdo pasion ç'orientues (çoroditës)."
(Transmeton Ahmedi)

Epshet dhe pasionet përafërsisht janë të njëjta në kuptim, vetëm se


pasionet në të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me idetë e personit
ndërsa epshet me sigurimin e kënaqësive materiale të kësaj jete. E ajo
që vlen të theksohet është se epshet s'janë gjë tjetër vetëm se rrjedhojë
e pasioneve të sëmura.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "A e ke parë ti atë, që për zot e çmon
epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?" (Furkan; 43)
"...e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut,
ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin
zullumqar." (Kasas; 50)

"Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate." (Kijame; 5)

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Lufta më e rëndë është kur njeriu


lufton (të mposhtë) vetveten dhe pasionet e tij." (Transmeton Buhariu)

Vërtet që pushteti i pasioneve përforcohet me anë të shtytjeve dhe


premisave të tyre, me anë të gjërave që i ndihmojnë ato. Ky është
pushtet shumë i rëndë dhe i poshtër, ndaj nëse njeriu nuk tregohet i
ruajtur dhe i përkushtuar atëherë do të bjerë në këto pasione
poshtëruese e shkatërruese. Kushdo që druhet se po ik koha për kthesë
le të ngutet e të pendohet para se ta kapë vdekja.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Xheneti është i rrethuar me gjëra të


pakëndshme (për njeriun) ndërsa Xhehenemi është i rrethuar me gjëra
të pëlqyeshme (për të)." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi )

D.m.th: Njerëzit janë të obliguar të kryejnë gjëra (vepra) të cilat i shohin


si të vështira e të mundimshme, në mënyrë që të fitojnë Xhenetin ndërsa
Xhehenemi nuk kërkon mund, mjafton që njeriu të jepet pas dëshirave
dhe qejfeve të cilat i pëlqen dhe do ta arrijë atë që e meriton
(Xhehennemin).

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i
bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të
epshit të vet." (Rum; 29)

"E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej
epsheve." (Nazi'at; 40)

"E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave
të tyre, atëherë ti do të ishe mizor." (Bekare; 145)
Pra, pakujdesia dhe epshi janë esenca e së keqes. Pasioni është një
ndjenjë apo emocion shumë i theksuar ndaj ndonjë personi apo diçkaje.
Pasioni ndryshon nga afekti sepse ai nuk është emocion që vepron në
një moment të caktuar por është një veprimtari të cilin personi e ushtron
me tërë qenien e vet me gjithë shpirt

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Përkufizoje veten tënde me ata që


lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë
(razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e
kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej
përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka
mbaruar." (Kehf; 28)

"A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit
të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e
veta?" (Muhammed; 14)

Epshi ndaj gjinisë femërore nga mashkulli ishte shkak për vrasjen e parë
duke ia bashkangjitur edhe xhelozin. Por, poashtu edhe epshi së bashku
me inati e mendjemadhësinë shpeshherë janë shkaktar edhe për
refuzimin e të vërtetës.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Atëherë epshi i tij e bindi atë për
mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve
(hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në
xhehennem)." (Maide; 30)

"...por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u


pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa
të tjerë i mbytën." (Maide; 70)

Jo, gjithçka që njeriut ia kërkon epshi edhe mund të jetë e arritshme.


Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Sikur njeriu të kishte një luginë me
arë, do të dëshironte t'i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe gojën e tij
asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë tevbe
All-llahu ua pranon tevben e tyre." (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe
Ahmedi)
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai e
dëshiron (Jo)?" (Nexhm; 24)

Epshi i lejuar është epshi me gruan në martesë, si dhe mundësia më e


mirë për t'u mbrojtur nga epshi është dituria.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj,


afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj,
dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve
jepu myzhde." (Bekare; 223)

"A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit
të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e
veta?" (Muhammed; 14)

Allahu e di më së miri!
Allahu na ruajt prej epshit.
AMIN !

Epshi dhe ndikimi i tij ?

Ibrahim En-Nehaiu thotë: “Mos rini me epshorët, sepse mexhliset e tyre


zhdukin dritën e besimit nga zemrat tuaja, dhe e njollisin shkëlqimin e
fytyrave të ndritshme. Mexhliset e tyre e ndjellin dhe e shtojnë urrejtjen
në zemrat e besimtarëve të sinqertë.”

Me të vërtetë humbjet dhe shkatërrimet më të mëdha janë pasojë e


impuseve dhe ndjekjes së epshit, ngase vërtet epshi posedusit e tij e
shpie në shkatërim gjersa e çon në Xhehenem.
Nuk ka dyshim se nje ndër shkaqet më kryesore për shkatërrimin e
personalitet të njeriut është nënshtrimi ndaj epsheve, sepse epshet
shpijnë gjithnjë në fantazi dhe në shkatërrimin e moralit. Njeriu i cili i
ndjek epshet jo vetëm që i ekspozohet rreziqeve por ai gjithnjë e më
shumë i afrohet dyerve të Xhehenemit.
Imam Shatibiu dhe Shbiu thotë: “Epshi është quajtur me këtë emër
sepse shkaktar që poseduesi i këtij vesi të bie në zjarr”.
Ibni Abasi r.a thotë: Allahu i Madhërishëm në Kuran në çdo vend e
përmend epshin, e përmend vazhdimisht duke e kritikuar”.

Bazat e humbjes së garantuar janë: Paragjykimi dhe epshet, për të cilat


Allahu i Madhërishëm flet në ajetin 23 të sures En-Neshm ku thotë: “ Po
ata, nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykimet dhe çka duan vetë,
megjithëqë që prej Zotit të tyre u pati ardhur udhëzimi.”

Kjo është cilësi e jobesimtarëve, por këtu duhet të kenë vëmendje edhe
besimtarët, sepse çdokush që i posedon këto cilësi, pra ai njëherë i
posedon edhe cilësitë e jobesimtarit. Kjo cilësi është element nga
mbeturimat e politeistëve të mëparshëm dhe të atyre të sotshëm.
Potëteistët e dikurshëm me hamendje edhe permes paragjykimeve të
tyre të rrezikshme vazhdimisht përpiqeshin që most a besojnë Kuranin e
shpallur nga Allahu i Madhërishëm. Mu për këtë Allahu i Madhërishëm
në fillim të sures En-Nexhm, përkatësisht ajetet 1-4 thotë: “Pasha yllin
kur ai bie, (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) as
nuk është njeri që ka humbur, as që ka mendja e tij. Ai (Kurani) nuk
është tjetër pos shpalljes që i shpallet.”

Allahu i Madhërishëm shmang çdo dilemë dhe garanton se Muhamedi


(Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) nuk është në humbje dhe në
devijim dhe se këto dy cilësi në essence janë mosdije dhe padrejtësi. I
humbur është ai që nuk vepron me të vërtetën në kohë dhe gjithashtu
është i devijuar edhe ai që i ndjek pasionet e veta. Ndërsa nga Allahu i
Madhërishëm vërtetohet dhe garantohet se cilësitë e Muhamedit ( Paqja
dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të! ) janë dituria dhe njohja, dhe se ajo që
shpallet është shpallje e zakonshme nga vetë Allahu i Madhërishëm.

Epshorët patjetër që do ta humbasin rruhën e vërtetë, pa marrë


parasysh se a janë dhënë pas epsheve me vetëdije apo pa të.
Shpeshherë e lënë dijen duke e ndjekur epshin dhe kështu pa kurrfarë
fije dyshimi bëjnë padrejtësi me fjalë dhe vepra. Të verbuar nga epshet,
ata nuk mund ta njohin të vërtetën.
Mu për këtë, dijetarët e mëparshëm (selefi) ua tërhiqnin vëmendjen
popullates islame që të mos ulen në mexhlise e atyre të cilët ishin të
veshur me këso cilësi.

Ebu Kilabe thotë: “Mos u ulni afër atyre që janë epshorë, as mos
polemizoni me ta, sepse mund tju zbysin në errësirën e të pavërtetë, dhe
të vërtetën, për të cilën ju jeni të bindur se është e tillë, mund tua veshin
me të pavërtetën.”
Pastaj vazhdon dhe thotë: “Mos u ulni pranë njerëzve epshorë, sepse
edhe nëse nuk veproni sikur ata, ata do t`ua maskojnë të vërteten me të
pavërtetën.”

- Dhe Hamdi i takon Allahut, Zotit të botëve

You might also like