You are on page 1of 1

AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET

E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

PROGRAM

2NË KUADËR TË 30 GUSHTIT, DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË ZHDUKURVE


ORGANIZOHEN TAKIME DHE AKTIVITET PËRKUJTIMOR PËR ADRESIMIN
I ÇËSHTJES SË PERSONAVE TË ZHDUKUR GJATË REGJIMIT KOMUNIST

30 GUSHT
SHKODËR

9.30 - 10.00 Grumbullimi i të ftuarve


Kafe, ujë

10.00 – 11.30 Takim me përfaqësues të Autoritetit, OSBE-së dhe grupeve të interesit,


shoqata të të përndjekurve politikë, përfaqësues të policisë, prokurorisë.

Diskutim mbi Draft-VKM për të zhdukurit “Për caktimin e autoriteteve


përgjegjëse për gjetjen, identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave të personave
të zhdukur gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, 29 Nëntor 1944 deri 2
Korrik 1991, si dhe mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të
identifikuara ose të dyshuara si të tilla, të personave të zhdukur në këtë
periudhë”. (Me praninë e mediave)

Në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës

12.00 – 13.00 Vizitë pranë Varrezave Katolike në Shkodër, për shënjimin e vendit
“Vendvarrim i dyshuar” dhe ruajtjen e tij në bashkëpunim me Bashkinë
Shkodër, për të mos u shkelur e ndërhyrë nga askush. (Me praninë e mediave)

Të pranishëm, familjarë të të pagjeturve të komunizmit në zonën e Shkodrës e


Malësisë së Madhe; shoqata të të përndjekurve dhe kujtesës: Shoqata e ish-të
Përndjekurve Politikë të Shkodrës, Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë të
Malësisë së Madhe, përfaqësues të grupeve të interesit, të komuniteteve fetare,
aktorë të shoqërisë civile, gazetarë dhe të rinj.

13.30 – 14.30 Takim me Kryetarin e Bashkisë Shkodër për të diskutuar mbi bashkëpunim
mbi projekte të përbashkëta në fushën e kujtesës dhe të dialogut lokal.

Në Bashkinë Shkodër, Adresa: Rruga 13 Dhjetori, Shkodër

You might also like