You are on page 1of 2

Bimët me farë

Bimët me farë janë grupi më i madh i të gjitha bimëve. Sot njihen rreth 240 mijë
lloje por pretendohen se ekzistojnë rreth 300 mijë lloje. Këtu bëjnë pjësë të gjitha
bimët e rëndësishme që i përdor njeriu: drurët, pemët, perimet, drithërat dhe bimët
mjeksore. Organet vegjetative të bimëve me farë janë: rrënja, kërcelli dhe gjethi.
Në farë gjendet embrioni, ku në embrion themelohen këto tri organet e
përmendura. Embrioni gjatë fillimit të mbirjes ushqehet nga indi ushqyes që quhet
endosperm. Endosperma gjendet në farë. Dallimi i embrionit të bimëve me farë
dhe fiernave është se bimët me farë kanë embrion bipolar(dy kone
vegjetative:njërin kon të biskut dhe konin tjetër në pol të kundërt me rrënjen). Fara
krijohet nga ovula e cila pjesë themelore e ka nucellusin.Në fillim bëhet
(zhvillohet) gametofiti femëror, pasi të pllenohet qeliza vezë formohet embrioni.
Mbështjellësi ovulës formon një cipë (shtresë të hollë) të farës, pastaj kjo ovulë
shndërrohet në farë. Me anë të farës përhapen bimët. Tek bimët me farë kemi
ndërrimin heteromorf (dy apo më shumë forma të bimëve) të gjeneracioneve.
Gjeneracion shumë dominues (Dominant-shfaqet gjtihmonë në pamje) është
sporofiti që fillon nga zigoti, embrioni dhe gjithë bima gjelbërt. Gjeneracioni
gametofit është shumë i reduktuar (i fshehur) që zhvillohet brenda pjesëve të
luleve. Gametofiti femëror zhvillohet brenda qeses embrionale, ndërsa gametofiti
mashkullor zhvillohet brenda kokërrzave të polenit. Përveq ndërrimit të
gjeneracioneve ekziston edhe ndërrimi i fazave qelizore: Haploide dhe Diploide.
Haploide janë gametet (qelizat spermale, qesja embrionale, qeliza vezë), ndërsa
faza diploide fillon me zigot, përfundon me qelizat amë të kokërrzave të polenit
dhe qelizën amë të qeses embrionale. Tek bimët me farë ekziston grupi i bimëve
me farë të zhveshur (gjimnosperme) dhe me farë të veshur (angjiosperme). Kjo
ndarje përdoret sa më pak për shkak se brenda grupit të farëzhveshurave ekzistojnë
dy grupe bimësh që dallojnë nga tipi gjetheve. Një grup i farëzhveshurave i takon
nëndivizionit Koniferofitineve, grupi tjetër në Cikadofitine. Grupi i bimëve
farëveshur që është grupi më i madh i bimëve me farë i takojnë nëndivizionit të
Magnoliofitineve.

You might also like