You are on page 1of 7

DROGA

Drogë ose substancë psikoaktive është cdo substancë e huaj kimike që ndryshon
funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë substanca mund të shërbejnë si droga,
përfshirë qetësuesit e dhimbjeve, alkoli, nikotina, kafeina, antibiotikët, drogat
narkotike dhe psikoaktive. Psikofarmakologjia është shkenca e cila studion
ndikimin e drogave psikoaktive te sjellja dhe njohja. Jo të gjitha drogat janë të
paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-
Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha
droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me
recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë
droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse
edhe me to mund të abuzohet. Drogat e paligjshme janë droga të cilat nuk jane
aprovuar akoma per perdorim mjekesor si barnat apo perdorim per argetim si
alkoli. Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave
të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen
vendosur nën kontroll. Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të
paligjshme. Disa shtete si Hollanda, Shtete e Bashkuara te Amerikes, Uruguay,
Republika Ceke, Portugalia kane legalizuar disa nga keto substanca si Marijuana
apo i kan dekriminalizuar duke lejuar perdorimin por jo shitjen e tyre. Kjo do të
thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla
ne shtetet te cilat kane percaktuar kete ligj. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra
me të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej
tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra
të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të
ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk
kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge.
Doza, cilesia dhe lloji i droges jane karakteristikat kryesore qe duhen mbajtur
parasysh nga perdoruesi per te shmangur problemet e ndryshme qe mund te
shkaktohen. Drogat mund të pengojnë shumë zhvillimin psikologjik dhe emocional
nese përdoren ne menyre te pa papergjegjshme, sidomos nga personat akoma ne
zhvillim (-18). Perdoruesit e drogave duhen te jene te kujdesshem, sepse perdorimi
i tyre mund te shkaktoje probleme te renda neurologjike dhe ne disa raste te
shkaktoje infeksion me hepatit ose HIV si dhe sëmundje të tjera (ne rastin e
injektimit).
Substancat narkotike janë ato lëndë që me sasi të disa miligramëve çrregullojnë
dhe destabilizojnë funksionet mendore, zvogëlojnë vigjilencën, qojnë në rritje
progresive të dozave dhe shkaktojnë varësi pas një përdorimi disa ditor ose javor.
Përdorimi i vazhdueshëm i tyre bën që të ulet veprimtaria e trurit dhe të prishet
ekuilibrin i sistemit mendor, gjë që largon personin nga jeta dhe veprimtaria e
përditshme shoqërore. Në këtë rast mund të shfaqen sëmundje mendore si
psikopatia, humbja e shpejtë e vetëdijes, pagjumësia, halucinacionet, humbja e
kujtesës dhe shumë efekte tjera të dëmshme.
Arsyet e përdorimit të substancave narkotike janë të shumta. Disa të rinjë
rrëmbehen nga kurreshtja dhe duan të provojnë efektin e këtyre substancave, të
tjerët i përdorin substancat narkotike për t’u lehtësuar nga problemet që kanë, dhe
si rrjedhojë krijojnë varësi ndaj tyre. Ka edhe nga ata të rinjë që shtyhen të
përdorin substancat narkotike nga miqtë ose ndikohen nga idhujt e tyre. Por
ekziston një numër më i madh i substancave të cilat përdoren në zëvendësim të një
droge apo tjetre. Shumë nga këto substanca mund të shërbejnë si drogë, përfshirë
këtu qetësuesit e dhimbjeve që mund të përmbajnë dozë të konsiderueshme të
drogës, alkooli, nikotina, kofeina, drogat klinike dhe drogat e paligjshme aktive. Të
rinjtë konsiderohet se i përdorin shumë këto substanca, situatë kjo që sjell shumë
efekte të padëshirueshme.
KOKAINA
Substanca aktive: Kokain/ KokainhydrochloridPluhuri i bardhë, njëra ndër drogat
më të rrezikshme dhe me të përhapura, perfitohet nga gjethet e bimës Coca e cila
rritet 600-1000 m lartësi në Amerikën jugore.Kokaina vepron në sistemin nervor
qendror dhe shpie tek disponimi i mirë deri në eufori si dhe sjell ndjenjën e të qenit
aktiv në punë. Vetëbesimi rritet kështu që konsumentët e kokainës janë shumë
egocentrikë. Ndjenja e urisë dhe lodhjes zvogëlohet. Tek konsumimi i kokainës vie
deri tek çrregullimet e frymëmarrjes dhe pulsit të zemrës. Enët e gjakut ngushtohen
dhe kështu rritet shtypja e gjakut. Kokaina mund të sjell tek çrregullimet fatale të
ritmit të zemrës me pasoja vdekjeprurëse.
Edhe pagjumësia e madhe si pasojë e kokainës mund ta rëndojë trupin në mënyrë
ekstreme dhe të dërgojë në dekompensim.Kokaina sjell halucinacione pamore, ide
të ndjekjes, çrregullime orientimi, nervozitet dhe agresivitet e nganjeherë edhe
gjëndje psikoze. Pas rënjes së efektit vie tek gjendje depresiviteti. Për këtë arsye
shtohet nevoja për dozën e ardhshme. Tek përdorimi i gjatë I kokainës vie tek
ndryshimet në personalitet. Personi e humb arsyen dhe aftësinë e ndjeshmërisë, për
këtë arsye njihe si ego-drogë.Kokaina të bën shumë shpejt të varur, para së gjithash
psiqikisht. Tek disa edhe pas një perdorimi të vetëm. Pas perdorimit të
vazhdueshëm vie tek varësia trupore.Një formë tjetër e kokainës e ashtuquajtura
Crack e cila përdoret si cigare vepron shumë shpejt dhe është shumē e rrezikshme.
Një mbidozim ndodh shpejt dhe i cili mund të shpie tek nderprerja e frymëmarrjes
dhe arresti kardiak.
Crack të bën shumë shpejt të varur psiqikisht dhe fizikisht dhe mund të sjell tek
qrregullimet e mushkërive, qrregullimet e qarkullimit të gjakut, shtypjes së gjakut,
qrregullimet e oreksit etj. Përveq kësaj ndërron personalitetin. Konsumentët vuajnë
nga crregullimet e përceptimit, ose ndjehen persona të mëdhenj, të rëndësishëm ose
në të kundërten shumë depresivë, janë shpirtërisht të humbur dhe vuajnë nga
crregullime ankthi. Një konsumim I gjatë sjell pasoja të papërmirsueshme.
HEROINA
Substanca aktive opiumi dhe morfinaHeroina i takon grupit të opiateve. Bima e saj
lulëkuqe rritet deri në 1,5 m sidomos në Azinë juglindore dhe Turqi.
Efektet; qetësues, relaksues dhe kundër dhimbjes. Efektet negative, frika dhe
ankthi, ndjenja e zbrastësisë shpirterore, mungesē vullneti. Ndjenja e kënaqësisê
zgjat vetëm disa minuta. Konsumentët pastaj janë me orë të tëra të përgjumur. Kur
efekti kalon kërkon trupi dozën tjetër. Konsumentët kalojnê shpejt në përdorimin
intravenoz mirëpo e përdorin edhe me inhalim gojë/ hundë.Cilat janë pasojat e
përdorimit të heroinës?
Kjo drogë vepron në mënyrë shkatërruese. Pasojat fizike përfshijnë dëmtimin e
mëlçisë, çrregullime gastrointestinale, prishen dhe humbjen e dhëmbëve si dhe
sëmundjet e mushkërive. Injektimet mund të shkaktojnë infeksione si HIV dhe
hepatit. Edhe dëmtimet e zemrës nuk janë të rralla. Tek burra, heroina ndikon në
uljen e potencës seksuale, tek gratë në crregullimet e menstruacioneve. Varësia
redukton aftësinë e koncentrimit dhe të të mësuarit.
Heroina qon në varësi të fortë fizike dhe psiqike. Simptomet trupore p.sh.po që de
trupit i mungon heroina janë; djersitja, ndjenja e të ftohtit, dridhja, dhimbje e fortë
e nyjeve, çrregullimet e gjumit, qrregullimet e shtypjes së gjakut, keshtu që
konsumentet mundohen qe ti evitojnë keto simptome me cdo çmim dhe marrin
dozën tjetër.
Pasi që varësia bëhet e papërballueshme financiarisht konsumentët shëndrrohen në
delikuentë, fillojnë të vjedhin, shëndrrohen në dhunues e kriminelë. Shumica e
dëshirojnë më shumë vdekjen se sa një mënyrë të tillë të jetesës.
Pse vdesin aq shumë konsumues të heroinës?
Rreziku qëndron këtu sepse kufiri në mes të perballimit dhe mosperballimit
gjegjesisht rrezikut të mbidozimit është shumë i ngushtë. Një dozë heroinë
përmban zakonisht 10 mg pluhur. Për dikënd që nuk është mësuar munden të jenë
vdekjeprurës edhe 5 mg. Por edhe konsumentët e rregullt munden të vdesin nga
mbidozimi kur nga pamjaftueshmëria ose për shkak të nevojës në rritje detyrohen
ta rrisin dozën. Sidomos vdekjeprurëse mund të jetë përzierja me kokainë (Speed).
Këto ishin vetëm disa informacione për drogat kryesore. Në ditët e sotme për fat të
keq numri i konsumentëve të drogave sidomos atyre sintetike (Party-drogat) është
duke u rritur në përmasa alarmante. Këto droga (MDMA, Ecstasy, amfetaminet,
Speed, LSD, opioidet sintetike) nuk dinë pardon. Të rinjtë janë viktimat kryesore të
këtyre shkatërruesve të ardhmërisë.
Pasojat nga përdorimi i drogave të lartëpërmendura janë shumë të rënda. Natyrisht
që për secilën mund të flitet e të shkruhet shumë më gjatë.Edukimi shëndetsor
është shumë i rëndësishëm po aq sa edhe mjekimi psikoterapeutik.
Mjekimi është i mundur nëse ekziston përkrahja e familjes, shoqërisë dhe e
institucioneve.Kam parë këto vite shumë pacientë që kanë eksperimentuar shumë
me droga mirëpo pas vuajtjeve të përjetuara i janë nënshtruar mjekimit dhe sot
bëjnë jetë normale.Të tjerët kanë zgjedhur vuajtjen dhe përballen me pasojat e
rënda.Unë jam e bindur që nëse institucionet tona gjegjësht shteti poqese nuk
ndërmerr hapa konkretë duke filluar nga edukimi shëndetësor pastaj ndarja e
mjeteve për krijimin e institucioneve speciale për pastrimin nga drogat dhe atë në
të gjitha qendrat e Kosovës do të përballemi shumë shpejt me probleme shumë të
mëdha.
PROJEKT
TEMA: DROGA

LENDA: LENDE ME ZGJEDHJE

KLASA: IX-A
PUNOI: ANXHELA KOÇI

You might also like