You are on page 1of 2

Përcaktori

 Si përcaktor i një emri mund të jetë:


Një emër,një mbiemër,një përemër,një numëror etj.

 Emri si përcaktor tregon:


 Përkatësi: Shtëpija e dajës
 Cilësi: Vajzë e punës
 Vend a origjinë: Këto janë mollët e përmendura të Prespës
 Lëndë: Çantë prej lëkure
 Përmbajtje: Çanta me libra

 Mbiemri si përcaktor:
I paveçuar lidhet drejtpërdrejtë me emrin nga i cili varet dhe shqiptohet
pa pauzë.p.sh
Puna e mirë lëvdohet nga të gjithë.

I veçuar nuk lidhet drejtpërdrejtë me emrin që përcakton ndahet me


presje p.sh.
Mësuesja, e gëzar, hyri në klasë.

 Përemri si përcaktor:
a) Pronor: Populli ynë
b) Dëftor: Këta vajza
c) Pyetës : Cilat vajza?
d) Të pacaktuar:Të gjith nxënësit.

 Numërori si përcaktor:
Erdhën tri shoqe të reja ne klasën tonë.
Ushtrim për mësimin

Dalloni përcaktorët dhe thoni me çfarë janë shprehur. ...

Kushedi sa kohë të shkuara, ndofta njëmijë vjet më parë, gojë pas goje
tregojnë se ky liqen ka qenë i tëri fushë, një fushë pjellore, që e kishin zili
të gjithë. Në të bëhej dardha naa, sa një shtambë uji, e molla naa, sa një
plloskë verë... Çdo fshat kishte nga një krua me dhjetë sylynjarë me ujë
të pastër qelibar e të ftohtë akull. Në këto kroje mbrëmjeve e ditëve të
festave mblidheshin çupat e fshatit, mbushnin ujë, kuvendonin sa
kuvendonin e ia merrnin këngës, hidhnin valle!
Sipas S. Spasses

You might also like