You are on page 1of 17

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I SHKODRËS
“LUIGJ GURAKUQI”
FAKULTETI EKONOMIK
DEPARTAMENTI: FINANCË-
KONTABILITET
GRUPI: I

DETYRË PRAKTIKE
ZYRË FINANCE “ULQINI”

Punoi:Romela Zagora Pranuan: Dr.Peter Saraçi

Shkoder më 29.06.2023
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

Përmbajtja

o Hyrja.................... ..................................................................................................3
o Objektivat................................................................................................................3
o Qellimi.....................................................................................................................4

o Zyra Ulqini.................. .................... ......................................................................4


o Besim Gruda............................................... ...............................................................4
o Pozicioni si praktikant............................. ..................................................................5
o Rregjistrimi në sistemin Financë 5...........................................................................6
o Ngarkim i librave të shitjes dhe blerjes................... ...............................................8
o Krijim i listpagesave.............................. ................................................................13
o Arka.........................................................................................................................14
o Banka......................................................................................................................14

o Konkluzione/rekomandime.....................................................................................16

2
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

Hyrje

Praktika profesionale eshte shume e rendesishme per nje student sepse e ndihmon te njihet me
afer me punen dhe ve ne zbatim te gjithe njohurite e marra. Periudha e praktikës ka qenë
padyshim një nga periudhat më të vlefshme dhe më interesate gjatë këtyre viteve të universitetit.
Unë zgjodha ta zhvilloj në një zyrë kontabiliteti “Ulqini” e drejtuar nga Meliha Ulqini, një
kontabiliste e miratuar. Zyra kishte punonjës të tjerë mjaft të kualifikuar dhe të përkushtuar jo
vetëm në arritjen dhe përmbushjen e detyrave që u janë ngarkuar por edhe në të mësuarit e
praktikantëve në mënyren më të thjeshtë të mundshme.
Në këtë detyrë do paraqites hap pas hapi disa nga gjerat qe kemi mesuar duke marre shembuj
konkret te bazuar ne aktivitetin qe ushtron z. Besim Gruda, kliente i zyrës “Ulqini”.Gjate kesaj
periudhe kam frekuentuar ne menyre korrekte orarin e praktikes duke marre keshtu dhe njohurite
e nevojshe gjate kesaj kohe

Objektivat
Objektivat e kesaj detyre praktike jane :
Njohja e programit financa 5
Te vime te praktikojme gjerat qe kemi mesuar teorikisht
Te njihemi me fiskalizimet dhe programet perkatese
Te dime te bejme deklarimet online

Te dhenat:

Emertimi dhe Forma ligjore BESIM GRUDA Person Fizik me trajtim me tvsh e tatim
fitim
NIPT -i K56401002O
Adresa e Selise Shkoder Rrethina DOBRAC
Shkoder
Data e krijimit 1/31/2005
Nr. i Regjistrit Tregetar

3
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’
Veprimtaria Kryesore Marangoz.

“Zyra Ulqini”

Aktiviteti i këtij institucioni mbështetet në profesionet e lira të fushës së financës siç janë
Kontabël i Miratuar dhe Ekspertët Kontabël (Auditues ligjor). Kjo zyrë kontabiliteti funksionon
që nga prilli i 2003, e rregjistruar në formën person fizik, në emrin e znj.Meliha Ulqinit si
përgjegjësja dhe themeluesja e tij.Zyra konsiston në kryerjen e këtyre veprimtarive: ekonomist
dhe kontabël i miratuar,konsulencë e shërbime financiare në raste gjykimi si dhe shërbime të
tjera ekonomiko-financiare.
Vendodhja e saj është Shkodër-lagjia Qemal Stafa.Aktualisht që flasim statusi i këtij biznesi
është aktiv.
“Ulqini” është një paketë e plot sherbimesh si: konsulencë financiare dhe fiskale, hapje aktiviteti,
mbajtje kontabiliteti, auditim, plane biznesi, studim fizibiliteti, studime mbi tregun, analizë
kredie, këshillim për rekrutimin e burimeve njerëzore dhe azhornim me situaten ekonomiko-
financiare në Shqipëri.

Qellimi

4
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

Pozicioni si praktikant:
 Përdorimi i programit financiar “ Financa 5”
 Plotësim i faturave të blerjes dhe shitjes
 Deklarim i faturave të blerjes dhe shitjes
 Përdorimi i portalit zyrtar: ealbania dhe www.tatime.gov.al
 Krijim listpagesash

Detyrat në praktikë

Detyra ime në praktikë ka konsistuar në ndjekjen dhe raportimin e të gjithë veprimtarisë


ekonomike të biznesit. Veprimet konkrete që kam realizuar kanë qenë:
 Realizimi i faturave të shitjeve me programin e fiskalizimit I-cash

 Kontabilizimi i faturave të blerjeve dhe shitjeve

 Plotësimi dhe deklarimi i Librave të Blerjeve dhe Shitjeve

 Plotësimi dhe raportimi i Deklaratës së TVSH

 Realizimi i arkëtimeve dhe rregjistrimi i veprimeve me arkën dhe bankën

 Deklarimi i listëpagesës, ndryshimet e punonjwsve

Për lehtësimin e punës në mbajtjen e dokumentacionit, shoqwria përdor programin financiar


Financa 5. Kompania që në shkurt 2021 operon me programin e fiskalizimit I-cash, gjithashtu
dhe me portalin SelfCare që aksesohet nëpërmjet E-Albania.
Shkurtimisht do të jap nga një shëmbull për punen time të përditshme.

5
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

Rregjistrimi në sistemin Financë 5


Muaji i parë i praktikës sime mësimore ka konsistuar në punën me sistemin Financë5. Financa 5
është një program mjaft i sofistikuar por dhe i praktik në rregjistrime faturash dhe konfigurime të
llojeve të ndryshme te bizneseve.
Për të hapur sistemin financë 5, përdorim kodin ADMIN në të dyja kërkesat që shfaqen në ekran,
tek përdorues dhe fjalkalimi. Pastaj klikojmë skedarë dhe aktivizim ndërmarrje Besim Gruda
Kam marrë në studim Librat e blerjes dhe të shitjes së Besim Grudes, dhe kam shpjeguar
elementat që ndryshohen nga fatura në faturë si dhe kam shpjeguar se si ngarkohen secili.

Libri i blerjes: Çdo blerje shoqërohet nga fatura e shitësit (furnitorit). Ky dokument regjistrohet
në kompjuter sipas një formati të ngjashëm me atë të fatures klasike. Ai na shërben për të
ngarkuar librat tone periodic. Nëse objekt i blerjes janë artikuj që magazinohen,atëhere fatura
shërben edhe si fletë hyrje për magazinën.
 Për të gjeneruar formatin e Libër Blerje në sistemin Financa 5 veprohet në këtë mënyrë:

1. Aktivizohet menuja Blerje


2. Zgjidhet e nën menuja Raporte
3. Nën nyjen ‘Detyrime’ zgjidhet raporti “Libër Blerje”
4. ‘Export rezultat në Excel’ ose afishim për ta parë raportin direkt nga programi pa e
eksportuar.

Libri i shitjes: Normalisht shoqërohet me faturë. Me regjistrimin e faturës në FINANCA


5,realizohet njëkohësisht edhe regjistrimi në ditarin e shitjeve; dhe konkretisht debitohet klienti
në kredi të të ardhurave nga shitja dhe TVSH-së. Nëse objekt i shitjes janë artikuj që
magazinohen, atëherë fatura shërben edhe si fletë dalje për magazinën.

 Rregjistrimi i faturës së shitjeve në sistemin Financë5: klikojmë fillimisht opsioni


Shitje,më pas klikojmë shtim për faturat e reja që duam të rregjistrojmë ose modifikim
për faturat që kemi rregjistruar gabim më parë. Pastaj elementat që plotësojmë në
Financë5 janë: data e faturës, furnitor kur kemi faturë blerje dhe klient kur kemi faturë
shitje(si në këtë rastin tonë),numri i faturës,tipi i arkëtimit zakonisht është Cash,dhe të

6
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’
tjerat plotësohen automatikisht.Pastaj klikojmë dyfish tek përshkrimi i produktit të shitur,
del lista me produkte ku duhet të shkruash emrin e produktit dhe zgjedh opsionin që është
i disponueshëm në atë moment në inventar të kompanisë. Plotësojmë sasinë dhe çmimin e
produktit me ose pa tvsh dhe klikon rregjistrim. Në këtë mënyrë veprohet me të gjitha
faturat çdo ditë të kompanisë.

 Për të gjeneruar formatin e Libër SHITJE në sistemin Financa 5 veprohet në këtë mënyrë:
1. Aktivizojmë menunë Shitje
2. Zgjedhim e nën menunë Raporte
3. Në nyjen ‘Fatura Shitje’ zgjedhim raportin “Libër Shitje”
4. ‘Export rezultat në Excel’ ose afishojmë për ta parë raportin direkt nga programi pa e
eksportuar.

 Për të parë raportet e faturave të shitjes për një periudhe të caktuar kohore klikojmë
raporte, dhe përcaktojmë datën e fillimit dhe të përfundimit të raportit.

7
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

 Pasi janë grumbulluar faturat e njëpasnjëshme,raporti ndërtohet nga vetë sistemi (sepse
kemi bërë rregjistrimet e faturave gjatë të gjithë muajit). Pra gjithmonë në fillim duhet të
rregjistohen faturat e blerjes dhe shitjes tek sistemi,në mënyrë që të përshtaten faturat
fizike me ato të rregjistruara në sistem.

Ngarkim i librave të shitjes dhe blerjes

Njohurite e mesuara ne fillime u perdoren ne piken e kryerjes se deklarimeve online ne “e-


Filing”(https://www.tatime.gov.al/). Hapat për relizimin e këtij veprimi janë si më poshtë:

1. Logojmë në faqen e tatimeve përmes emrit të përdoruesit dhe fjalkalimit përkatës(ose me


ealbania nëpërmjet niptit dhe paswordit përkatës) .

8
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

Pamja e parë e faqes së efiling:

2. Tek opsioni shitje/blerje bëjmë ngarkimin e librave.

9
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

3. Klikojmë liber i ri.

4.

5.

10
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

6. Klikojmë periudhen për të cilen duam të ngarkojmë librin . Përzgjedhim librin që e kemi të

shkarkuar në formatin excel dhe e ngarkojmë.

11
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’
7.

Libri i ngarkuar shfaqet në rresht me librat e mëparshëm:

12
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

KRIJIMI I LISTËPAGESËS

Muaji i dytë i praktikës ka konsistuar në krijimin e listpagesave. Ato krijohen automatikisht nga
sistemi bazë në ditën e 1 të një muaji pas periudhës që duhet të deklarohet vetëm në qoftë se
tatimpaguesi ka dorëzuar listëpagesat e periudhës së mëparshme brenda afatit, dhe mund ti
krijojë ato në mënyrë manuale nëpërmjet e-Filing në momentin që dorëzon listëpagesat e

periudhës që mungojnë.

Për të shtuar ose hequr një punëmarrës nga listëpagesa përdoruesi mund të krijojë një
ESIG027 të ri në menunë e listëpagesës duke përzgjedhur tabelën e Padorëzuar dhe duke
klikuar butonin “ Formular ESIG027 I Ri “. Përzgjedhim periudhën për shtimin dhe/ose

13
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’
heqjen e punëmarrësve.

Në mënyrë që të krijohet një ESIG027 i ri duhen përmbushur kushtet e mëposhtme:


• Nuk ka ESIG027 të tjera të padorëzuara që ekzistojnë për këtë periudhë
• ESIG025 nuk është dorëzuar ende ose ndryshimi nuk është dorëzuar

Punëmarrësi i ri shtohet duke klikuar butonin “ Shto Punëmarrës “ ku më pas hapet një dialog i

ri.

Është e detyrueshme që çdo punëmarrës shtohet para fillimit të punës përndryshe do ketë masa
penalizuese për deklarime që nuk bëhen në kohë. Përzgjedhim nëse duhet të shtojmë një
punëmarrës i me nënshtetsi shqiptare dhe ka një numër karte ID ose të shtojmë një punëmarrës
që nuk ka një numër karte ID shqiptare. Data e
fillimit të punës, kategoria e sigurimit dhe kategoria
e profesionit duhet të plotësohen për të shtuar
nënshtetas shqiptarë dhe nënshtetas jo shqiptarë.
Data e fillimit të punës mund të përzgjidhet nga një
kalendar duke klikuar në fushën “Data e fillimit të
punës" ose duke vendosur datën në fushën e
informacionit.

Arka dhe Banka

14
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’
Në FINANCA 5.0 modulet Arkë/Bankë janë të veçanta nga njëra-tjetra. Nw momentin qw
hellim nje fature blerje dhe furnitori e ka paaguar me cash atehere arka do te kreditohet dhe kur
hellim faturat e shitjes dhe klienti e ka paguar me cash arka do te debitohet. Zakonisht vetem
keto veprime realizohen me arke te shoqeria.

Gjatë regjistrimit, afishohet gjëndjen e Arkës/Bankës konkrete me të cilen po veprohet dhe kur
mbaron regjistrimi i dokumentit gjendja azhornohet. Pas këtij momenti kryhet kontabilizimi i
dokumentit. Sipas dokumentit që po regjistrohet, arkëtim apo pagesë, llogaria monetare do të
preket përkatësisht në debi dhe kredi. Prekja e kundërpartisë i lihet në dorë përdoruesit sepse ajo
varet nga natyra konkrete e dokumentit. Në këtë mënyrë realizohet regjistrimi i dokumentit dhe
hedhjen e tij në ditarin Arkë/Bankë.

Besim Gruda realizon veprime me bankë, si likujdim furnitoresh, kalimin e pagave, pagesa
gjithashtu dhe shumë klientë paguajnë faturat etj.
Te banka te dok jepen XK, AB, DB që debitojnë bankën,
Ndërsa XJ, CJ, KR, kreditojnë bankën.
Më poshtë është paraqitur likujdimi i faturës së blerjes ku kontabilizimi është:

Burimi: Financa 5
Ka këto përgjegjësi në lidhje me raportimin tatimor çdo muaj:
1. Plotësimi dhe dorëzimi në mënyrë elektronike në efiling të librave të blerjes dhe të
shitjes, jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës, por duke filluar nga periudha tatimore
Mars 2023, librat e shitjes dhe blerjes nuk do tw ngarkohen manualisht, ne format excel
nwpwrmjet e-filing por do bwhet transferimi automatik i librave të shitjes dhe blerjes nga
portali selfcare drejt e-filing
2. Plotësimi dhe dorëzimi në mënyrë elektronike në efiling dhe afati i fundit i pagesës se
TVSH, jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës;
3. Pagimi i kësteve të tatim-fitimit jo më vonë se data 15 e çdo muaji;
4. Deklarimi i listëpagesës dhe pagesës së Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore,
Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi, jo më vonë se data 20 e muajit
pasardhës;
5. Deklarimi dhe pagesa e tatimit në burim, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

Në mënyrë të përmbedhur po shpjegoj shkurtimisht secilin nga detyrimet tatimore që kjo


kompani ka, sipas legjislacionit tatimor të vendit tonë.

15
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’

Konkluzione dhe rekomandime

 Gjate praktikes kam kuptuar me mire menyren se si funksionojne duhet gjerat dhe
perdorimin e programeve perkatese
 Duhet te jemi te kujdesshem nr mbajtjen e inventareve si dhe ne perllogaritjen e tyre
 Duhet te raportojme sakte per te shmangur penalitetet.

Referenca
o Zyrë Finance Ulqini

16
Zyrë Finance ‘’Ulqini’’
o Ekstrakt historik i firmës Ipshta shpk - https://qkb.gov.al/

o Faqja e tatimeve - www.tatime.gov.al


o Programi Financa 5

17

You might also like