Letersi

You might also like

You are on page 1of 1

Telegrafi

Besimi dhe mendimi intelektual


Fadil Sahiti 2 years ago

Fadil Sahiti (foto: Fahredin Spahija)

Mendimi filozofik është shfaqur si përgjigje karshi


rënies së shoqërisë tribale. Dihet se veçoria thelbësore
e shoqërive tribale ka të bëjë me besimin e njeriut, pa
kushte. Normat, adetet dhe traditat e shoqërisë janë
pranuar si të mirëqena nga njerëzit, duke besuar se
janë të dërguara nga zotërat. Pra, mendimi filozofik
ka lindur si përpjekje për të zëvendësuar humbjen e
njeriut në misticizëm, në mite, në rregulla të
deleguara nga fuqitë e “hyjnore”.

Mirëpo, jeta e bazuar në besim vazhdon edhe sot.


Secila shoqëri vepron brenda një mediumi specifik të
besimit ose të një lloj kredoje që përbën një opinion
sundues publik. Ky opinion formulon edhe kredot
tona nacionale; një grup besimesh apo rregullash që
ndikojnë në mënyrën tonë të të jetuarit. Edhe jeta
jonë zhvillohet sipas këtyre kredove. Për shembull, të
jesh shqiptar apo anglez do të thotë se duhet të jetosh
sipas rregullave të veçanta – edhe pse këto rregulla
nacionale vështirë se shpjegohen racionalisht. Ne i
pranojmë ato, pa kushte, sepse janë të ngulitura në ne
qysh në fëmijëri – nga autoritetet më të larta, nga
baballarët autoritarë të kombit. Të vësh në dyshim
kredon nacionale do të thotë të ballafaqohesh me
stigmatizim.

Edhe Sokrati besonte se devotshmëria ose besimi janë


atribute të natyrshme të qenieve njerëzore. Çdo
shoqëri bën përpjekje të imponojë një lloj besimi te
‘vlerat’ që përpiqet të ndërtojë. Por, ashtu siç thotë
filozofi A. Smith, besimi dhe kredot e ndryshme
shoqërore, kërcënohen nga të paktën dy faktorë. Njëri
faktor është i thjeshtë: ka njerëz që pa asnjë lloj
reflektimi refuzojnë t’u nënshtrohen besimeve apo
opinionit dominues në shoqëri. Shembull tipik janë
anarkistet. Ata e kundërshtojnë secilin rregull. Por,
faktori tjetër i refuzimit të kredove publike lidhet me
të menduarit filozofik apo intelektual. Kjo nuk do të
thotë thjesht mosbesim ose refuzim. Kundërshtimi
intelektual buron nga kërkesa e individit për të mos
pranuar asgjë që nuk mbështetet në argumente. Ai që
e përdor mendimin intelektual kërkon që ajo që
thuhet të besohet, duhet të zëvendësohet me dituri.
Për një që priret të mendojë në këtë frymë nuk
mjafton të mbash një besim për diçka, por duhet të
jesh në gjendje të japësh shpjegim racional. Ky lloj
mendimi përpiqet të zëvendësojë besimin qytetar me
njohuri racionale të mbështetura në fakte empirike.
Prandaj, në mënyrë të pashmangshme ky mendim
është në kundërshtim me besimin dhe me opinionin
publik sundues. Qytetarët e thjeshtë mund të
pranojnë kredo apo besime të caktuara publike apo
politike, sepse janë të lidhura me regjimin apo me një
rend politik. Por, për intelektualin kjo nuk është kurrë
e mjaftueshme, sepse ai/ajo kërkon të gjykojë besimet
në dritën e të vërtetave – në ato standarde që janë
kudo dhe për secilin të pranueshme.

Themeluesi i këtij lloj të menduarit besohet të ketë


qenë Sokrati. Madje, gjatë seancës së mbrojtjes së tij
ai e tregon një ngjarje interesante me mikun Kerefon.
Ky i fundit kishte shkuar tek Orakulli i Delfit për ta
pyetur nëse është ndonjë më i mençur se Sokrati dhe
ai i ishte përgjigjur me jo. Sokrati e kishte hedhur
poshtë deklaratën e Orakullit, nuk i besonte atij, sepse
deklaratën e konsideronte besim pa asnjë fakt
empirik.

Categories: Opinione

Tags: Fadil Sahiti

Telegrafi
Back to top

You might also like