You are on page 1of 2

Filozofia na ka pajisur me disa nga idetë më të rëndësishme dhe me më shumë

ndikim në histori. Idetë më të rëndësishme në historinë e filozofisë konsiderohen si


një pikë kthese në sferën e mendimit. Ideja apo citati tregojnë shumë pak. Ata janë
përfundimi i një linje argumentimi rreth natyrës së një çështjeje. Kur shqyrtojmë
arsyetimin, ideja fillon dhe merr kuptim.
- Filozofia është një fushë studimi që kërkon të kuptojë misteret e ekzistencës dhe
realitetit. Ajo përpiqet të zbulojë natyrën e së vërtetës dhe njohurive, të gjejë atë që
ka vlerë dhe rëndësi themelore në jetë; gjithashtu, shqyrton marrëdhëniet midis
njerëzimit dhe natyrës, midis individit dhe shoqërisë.

- Mendimi filozofik është një pjesë e pashmangshme e ekzistencës njerëzore.


Pothuajse të gjithë janë ngatërruar herë pas here nga pyetje thelbësore filozofike si
p.sh: “A kishte ekzistencë para se të lindja?”; “Çfarë është jeta?”; “A ka jetë pas
vdekjes?”, etj. Shumica e njerëzve gjithashtu kanë një lloj filozofie në kuptimin e
një këndvështrimi personal mbi jetën. Edhe një person që pretendon se marrja
parasysh e pyetjeve filozofike është humbje kohe, po shpreh atë që është e
rëndësishme, sipas spektrit të gjykimit të tij. Një refuzim i gjithë filozofisë është në
vetvete filozofi.
- Duke studiuar filozofinë, njerëzit mund të sqarojnë atë që besojnë dhe ata mund
të stimulohen të mendojnë për pyetje të tjera. Një person mund të studiojë
filozofinë dhe filozofët në të kaluarën për të zbuluar pse ata mendonin ashtu si dhe
çfarë vlere mund të kenë mendimet e tyre në jetën e tij. Ka njerëz që thjesht
kënaqen me leximin e filozofëve të mëdhenj, veçanërisht ata që ishin edhe
shkrimtarë të shkëlqyeshëm.

- Filozofia ka pasur ndikim të madh në jetën tonë të përditshme. Vetë gjuha që


flasim përdor klasifikime të nxjerra nga filozofia. Për shembull, klasifikimet e
emrit dhe foljes përfshijnë idenë filozofike se ekziston një ndryshim midis gjërave
dhe veprimeve. Nëse pyesim se cili është ndryshimi, ne po fillojmë një hetim
filozofik.
- Çdo institucion i shoqërisë bazohet në ide filozofike, pavarësisht nëse ai
institucion është ligji, qeveria, feja, familja, martesa, industria, biznesi apo arsimi.
Dallimet filozofike kanë çuar në përmbysjen e qeverive, ndryshimeve drastike në
ligje dhe në transformimin e të gjithë sistemeve ekonomike. Ndryshime të tilla
kanë ndodhur sepse njerëzit e përfshirë kishin besime të caktuara në lidhje me atë
që është e rëndësishme, e vërtetë, reale dhe domethënëse dhe se si duhet të
organizohet jeta.

- Sistemet e arsimimit ndjekin idetë filozofike të një shoqërie rreth asaj që duhen të
mësohen fëmijët dhe për cilat qëllime. Shoqëritë demokratike theksojnë se njerëzit
mësojnë të mendojnë dhe të bëjnë zgjedhje për veten e tyre. Vlerat dhe aftësitë e
mësuara nga sistemi arsimor i një shoqërie reflektojnë kështu idetë filozofike të
shoqërisë për atë që është e rëndësishme.

You might also like