You are on page 1of 14

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/311702449

RESHJET ATMOSFERIKE NË KOSOVËN VL

Article · January 2013

CITATIONS READS

0 6,583

1 author:

Bashkim Kastrati
Ministry of Environment and Spatial Planing & University of Prishtina
10 PUBLICATIONS 2 CITATIONS

SEE PROFILE

All content following this page was uploaded by Bashkim Kastrati on 17 December 2016.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


KËRKIME GJEOGRAFIKE Nr. 15, 2013 (51-63)
GEOGRAPHICAL EXPLORATIONS Nr. 15, 2013 (51-63)

KDU 551.578(496.51-18)

RESHJET ATMOSFERIKE NË KOSOVËN VL

Mr.sc. Bashkim KASTRATI1

ABSTRAKT

Reshjet atmosferike janë tregues i rëndësishëm i klimës dhe paraqesin


elementin meteorologjik me ndryshime më të theksuara kohore dhe territoriale.
Karakteristikat e reshjeve janë format e paraqitjes së tyre si: shiu, bora, breshri,
vesa, krahneza etj. Reshjet në formë të shiut dhe borës, koha e rënies si dhe sasia e
tyre kanë rëndësi të madhe klimatike dhe praktike.
E rëndësishme është njohja e shumës vjetore, shpërndarja e tyre gjatë vitit,
numri i ditëve me reshje, intensiteti i tyre etj. Të dhënat e analizuara janë nga
stacionet meteorologjike në: Kopaonik (1710 m), Mitrovicë (510), Prishtinë (573
m) dhe Ferizaj (580 m), atyre klimatologjik Leposaviq, Podujevë (612 m),
Kamenicë (480 m), Gjilan (520 m) dhe të reshjeve në Orllan, Novo Bërdë,
Korbuliq dhe Kaçanik. Të dhënat e analizuara janë për periudhën 1948 – 1998,
ndërsa për Prishtinë dhe Ferizaj deri 2011.
Fjalët kyçe: reshje, shiu, bora, klima, Kosova veri lindore

HYRJE

Në kuadrin e kësaj zone bëjnë pjesë blloku malor i Kopaonikut, me


pellgun grabenor të Llapit, dhe luginën tektonike të Ibrit, midis Mitrovicës
dhe vijës kufitare me Serbinë në VP, blloku kodrinoro-malor i Gollakut në L
kurse në JL lugina tektonike e Moravës së Binçës me Malin e Zi të Shkupit
nga Gryka e Kaçanikut deri tek Gryka e Konçulit. Gjithë pjesa tjetër e kësaj
zone midis Mitrovicës, grykës së Ibrit (Mitrovicë në VP dhe asaj të
Kaçanikut nga JL e zen fushëgropa grabenore e Fushës së Kosovës deri tek
kufiri me zonën kodrinoro- alore të Drenicës në JP. Pjesa VL e Kosovës
është njësi e veçantë fiziko-gjeografike e hapësirës së Kosovës e cila

1 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bashkimkastrati@gmail.com


52 | Bashkim Kastrati

diferencohet me veti të ndryshme të elementeve natyrore dhe shoqërore.


Individualitetin fiziko-gjeografik të Kosovës VL e përbën ndërtimi
gjeologjik, i cili ka përcaktuar njëherazi një seri njësish morfologjike me
tipare të veçanta duke ndikuar drejtpërdrejt në tiparet karakteristike të
përbërësve të tjerë natyrorë të kësaj zone.

POZITA GJEOGRAFIKE E KOSOVËS VL

Rrjeti ujorë, luginat, lugjet dhe qafat e shumta e bëjnë të mundur


kontaktin me të gjitha viset e Kosovës edhe të Gadishullit Ballkanik. Kështu
përmes luginës së Ibrit e cila shtrihet nga Mitrovica deri te grykëderdhja e
lumit Bistrica në VP tek kufiri me Serbinë, edhe në të kaluarën kanë kaluar
rrugë të rëndësishme me karakter Ballkanik, kurse sot rruga automobilistike
(“Magjistralja e Ibrit”) dhe hekurudha (Beograd – Mitrovicë – Fushë
Kosovë – Shkup – Selanik – Athinë), mundëson që Kosova të lidhet me
brendësinë e Gadishullit Ballkanik.
Ndërsa përmes grykës së Kaçanikut (17.5 km) e cila e ndan malin e
Sharrit nga Mali i Zi i Shkupit janë krijuar lidhje natyrore midis fushëgropës
së Kosovës dhe të Shkupit. Nëpër këtë luginë kalon rruga automobilistike
dhe ajo hekurudhore, me të cilat Kosova lidhet me Maqedoninë dhe
Ballkanin Jugor.
Në pjesën juglindore, përmes grykës së Konçulit, kalon rruga
automobilistike me karakter ndërkombëtar, përmes së cilës Kosova
komunikon me trojet tjera shqiptare (Bujanoc, Preshevë, Medvegjë) dhe me
magjistralen Beograd- Kumanovë – Shkup.
Me rëndësi të veçantë komunikimi paraqitet gjithashtu gryka e
Lebanës, midis Fushës së Kosovës dhe pellgut të Llapit, kurse kjo e fundit
me qafën e Merdarit lidhet me Serbinë dhe më gjerë. Në tërësi kjo zonë ka
një sipërfaqe prej 4.082 km2, dhe përfshin 37.5% të territorit të Kosovës.
Duke u karakterizuar nga një gjatësi VP-JL rreth 130 km dhe gjatësi lindje -
perëndim rreth 60 km.
Reshjet - në pjesën VL të Kosovës paraqiten të gjitha format e
reshjeve atmosferike, por rëndësi më të madhe kanë reshjet e shiut, të cilat
bien nëpër viset e ulëta për shkak të prodhimtarisë bujqësore dhe reshjet e
borës në viset më të larta malore, të cilat paraqesin potencialin kryesor ujor
prej nga lumenjtë ushqehen me ujë. Reshjet në formë të breshrit zakonisht
përfshin areal të kufizuar por janë dukuri negative dhe paraqesin fatkeqësi
elementare natyrore dhe shkaktojnë dëme në bujqësi. Breshri zakonisht
paraqitet gjatë muajve të verës (korrik–gusht). Reshjet mund të prezantohen
KËRKIME GJEOGRAFIKE 15 | 53

në njësi të dhëna kohore psh. mesatarja dhe maksimalja ditore, maksimumi


absolut ditor i reshjeve, numri i ditëve me reshje, numri i ditëve me forma të
ndryshme të reshjeve, kohëzgjatja e reshjeve, por për analiza klimatologjike
zakonisht merren: sasia ditore, mujore dhe vjetore e reshjeve, mesataret
shumëvjeçare mujore dhe vjetore, lëkundja mesatare mujore dhe vjetore e
reshjeve efektive2 etj.

Tabela 1. Sasia mesatare mujore dhe vjetore e reshjeve në Kosovën Verilindore (1948-
1998)
Nr. Stacioni I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII vj.
1 Kopaonik 40.9 48.0 35.0 49.5 90.5 104.8 71.7 49.4 58.1 73.8 67.2 61.0 749.9
2 Leposaviq 30.0 32.0 34.0 46.0 74.0 56.0 52.0 40.0 31.0 78.0 48.0 49.0 570.0
3 Mitrovicë 33.4 40.3 38.5 45.8 50.5 55.6 44.7 42.1 58.3 53.8 58.9 44.4 566.3
4 Podujevë 37.1 44.2 36.7 47.6 70.5 80.2 58.2 45.7 58.2 63.8 63.1 52.7 658.1
5 Orllan 42.0 45.0 50.0 57.0 76.0 66.0 51.0 38.0 61.0 63.0 77.0 62.0 689.0
6 Prishtinë 39.0 36.8 42.5 51.2 58.3 53.9 44.3 49.1 59.3 54.8 60.8 56.3 606.3
7 Kamenicë 37.7 35.7 37.3 42.8 57.2 55.0 50.3 34.5 50.8 53.7 53.3 52.3 560.4
8 Novo Bërdë 41.1 34.4 46.9 38.0 94.6 54.6 15.0 52.4 50.5 120 62.0 27.8 637.0
9 Gjilan 40.5 36.3 40.5 44.7 60.7 49.6 56.1 50.8 71.2 46.1 52.5 54.9 603.7
10 Korbuliq 71.0 73.0 58.0 81.0 114.0 86.0 59.0 50.0 69.0 79.0 83.0 80.0 903.0
11 Ferizaj 42.9 37.1 50.1 48.9 69.8 61.7 51.8 47.4 53.9 66.1 58.4 60.6 648.8
12 Kaçanik 80.0 66.0 69.0 68.0 94.0 70.0 63.0 43.0 59.0 77.0 90.0 79.0 858.0
Mesatarja 44.6 44.1 44.9 51.7 75.8 66.1 51.4 45.2 56.7 69.1 64.5 56.7 670.8
Burimi: Vjetarët meteorologjikë, të dhënat klimatologjike, Instituti Hidrometeorologjik i
Kosovës (IHMK)
Sasia mesatare vjetore e reshjeve për të gjitha stacionet (12) është
670.8 mm, Korbulliq i cili shtrihet në malet e Karadakut me mesatare
vjetore 903 mm, paraqet vendin ku janë regjistruar më së shumti reshje gjatë
vitit, për 232.9 mm apo 34.7 %. më shumë se mesatarja vjetore e gjitha
stacioneve në Kosovën VL, Kaçaniku paraqitet si i dyti për nga sasia e
reshjeve me mesatare vjetore 858 mm, Kopaoniku 749.9 mm, Orllani 689
mm, Podujeva 658.1 mm, Novo Bërda 657 mm, Ferizaj 648.8 mm, Gjilani
603.7 mm, dhe <600 mm Leposaviç, 570 mm, Mitrovica 566.3 mm, dhe më
së paku Kamenica 560.4 mm.
Muaji me më së shumti reshje prej 74.8 mm është maji, pastaj qershori
64.5 mm, dhe tetori 67.3 mm, ndërsa muaji me reshje më të pakta prej 42.9
mm është janari, por ky raport ndryshon sipas stacioneve kështu në
Kopaonik (1.710 m), muajt me sasinë më të madhe të reshjeve janë maji
90.5 mm dhe më së shumti qershori 104.8 mm, ndërsa muaji me sasi më të
pakët të reshjeve me 35 mm është marsi, pastaj janari 40.9 mm dhe shkurti
48 mm.

2
Paraqesin sasinë e reshjeve të cilën mund ta absorbojë toka në njësi të dhënë kohore, ose ajo sasi e
reshjeve që i nevojitet më së shumti bimëve (1 mm/h), Radomit Ivanovič, Jasmina Janjič, Rečnik
osnovnih meteoroloških pojmova, Beograd, 2005.
54 | Bashkim Kastrati

Në Leposaviq sasia më e madhe e reshjeve ka rënë gjatë muajit tetor


(78 mm), ndërsa shtatori është muaji me më pak reshje (31 mm), pra edhe
maksimumi edhe minimumi i sasisë së reshjeve në Leposaviq është gjatë
stinës së vjeshtës, ndërsa në Mitrovicë nëntori me 58.9 mm paraqitet muaji
me më shumë reshje dhe tetori dhe shtatori 58.3 mm, ndërsa më së paku
janari 33.4 mm. Në Podujevë muajt me më shumë reshje janë maji 70.5 mm
dhe maksimumi në qershor 80.2, që do të thotë se sasia më e madhe e
reshjeve bie gjatë muajve të pranverës, ndërsa sasia më e vogël e reshjeve
gjatë muajit mars me vetëm 36.7 mm. Në Orllan i cili ndodhet në afërsi të
liqenit artificial të Batllavës, paraqiten dy maksimume të reshjeve i pari 76
mm në maj dhe i dyti 77 mm në nëntor, me minimum prej 38 mm në gusht.
Për stacionet meteorologjike në Prishtinë dhe Ferizaj janë përfshi të
dhëna për periudhë më të gjatë kohore, duke përfshi edhe dhjetë vjetëshin e
fundit (2001-2010), prandaj do të kemi mundësi që t'i analizojmë dhe
krahasojmë këto të dhëna me periudhën paraprake.
Tabela 2. Sasia mesatare mujore dhe vjetore e reshjeve në Prishtinë 2001-2010
Stacioni Periudha I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII VJ.
Prishtinë 1948-1998 31.9 37.1 38.0 50.9 55.3 53.0 46.4 44.1 62.3 49.6 57.8 52.5 578.9
(542 m) 2001-2011 53.3 36.1 51.4 51.9 64.5 55.7 40.1 58.9 53.3 65.1 66.7 64.0 661.0
Diferenca mm 21.4 1.0 13.4 1.0 9.2 2.7 6.3 14.8 9.0 15.5 8.9 11.5 82.1
% 40.1 1.9 26.0 1.9 14.3 4.8 15.7 25.1 16.9 23.8 13.4 18.0 12.4

Gjatë periudhës (1948-1999), vërejmë një shpërndarje normale të


reshjeve sipas muajve dhe stinëve të vitit, kështu sasia mesatare vjetore e
reshjeve gjatë kësaj periudhe ka qenë 578.9 mm, muaji me më shumë reshje
është shtatori me 62.3 mm dhe nëntori 57.8 mm, ndërsa janari me 31.9 dhe
shkurti 37.1 mm janë regjistruar më pak reshje.
Periudha 2001-2011 karakterizohet me sasi më të lartë të reshjeve
vjetore (661 mm) apo 82.1 mm (12.4%) më shumë sesa gjatë periudhës
paraprake, dallimet më të theksuara janë gjatë muajve të vjeshtës dhe të
dimrit, të cilat karakterizohen me më shumë sasi të reshjeve, ky fakt
arsyetohet ngase gjatë muajve të dimrit sidomos dhjetor–janar ka pasur më
shumë reshje të shiut sesa borës. Janari me 53.3 mm reshje dallohet nga
janari i periudhës paraprake me 21.4 mm apo (40.1% ), dallim i theksuar
vërehet edhe gjatë muajit gusht për 14.8 mm, (25.1%), vetëm muajt shkurt
dhe prill karakterizohen me më pak diferenca, sa i përket sasisë së reshjeve
mes dy periudhave edhe atë për 1.0 mm apo (1.9%).
Tabela 3. Sasia mesatare mujore dhe vjetore e reshjeve për Ferizaj
Stacioni Periudha I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII VJ.
Ferizaj 1948-1998 36.9 37.6 44.0 51.1 68.4 60.5 54.6 44.1 57.6 50.1 53.0 52.3 610.0
580 m 2001-2010 42.9 37.1 50.1 48.9 69.8 61.7 51.8 47.4 53.9 66.1 58.4 60.6 648.8
Diferenca mm 6.0 0.5 6.1 2.2 1.4 1.2 2.8 3.3 3.7 16.0 5.4 8.3 38.8
% 14.0 1.3 12.2 4.5 2.0 1.9 5.4 7.0 6.9 24.2 9.2 13.7 5.6
KËRKIME GJEOGRAFIKE 15 | 55

Nga të dhënat (tabela 3) vërejmë se ky dhjetëvjeçar i fundit dallohet


nga periudha e mëparshme për sasi më të madhe të reshjeve atmosferike për
38.8 mm (5.6%), kështu sasia mesatare vjetore gjatë periudhës (1948-1998)
në Ferizaj ishte 610 mm, ndërsa gjatë periudhës (2001-2010 ) 648.8.
Dallime në mospërputhje në shpërndarje të reshjeve sipas muajve gjatë
këtyre periudhave ekzistojnë edhe sipas muajve ku vërehet një shpërndarje
jo e barabartë sidomos gjatë muajve të vjeshtës (tetor) prej 16 mm apo
24.2%, dhjetor 8.3 mm (13.7%), të cilat karakterizohen me më shumë reshje
se periudha paraprake. Ka përputhje gati të plotë sa i përket sasisë së
reshjeve gjatë shkurtit 0.5 mm (1.3 %) dhe majit 1.4 mm (2 %), dhe
qershorit 1.2 mm (1.9 %).
Në Kaçanik, i cili ndodhet rreth 60 km në jug të Prishtinës në lartasinë
mbidetare 477 m, në mes të malit Sharr dhe malit Zi të Shkupit, gjatë vitit
bien mesatarisht 858 mm.
Muaji me sasinë më të madhe të reshjeve gjatë kësaj periudhe në
Kaçanik ka qenë nëntori (90 mm) njëherë është edhe karakteristik që sasia
më e lartë e reshjeve për tërë pjesën VL të Kosovës nga të gjitha stacionet
pluviometrike të analizuara gjatë këtij muaji, kjo shpjegohet me faktin e
pozitës gjeografike jugore të Kaçanikut, lartësisë më të vogël mbidetare,
rrethimi i saj nga malet e larta dhe gërshetimi i erërave të ngrohta të cilat
depërtojnë nga jugu dhe atyre të ftohta nga veriu, ku bëhet edhe kondensimi
i reshjeve. Maksimumi i reshjeve prej 57.2 mm është gjatë muajit maj dhe
qershor 55 mm, dhe më së paku 34.5 në gusht.
Kamenica e cila shtrihen në skajin lindor të Kosovës, paraqitet me
sasinë më të vogël të reshjeve në nivel të Kosovës me mesatare vjetore
560.4 apo 16.5 % më pak se mesatarja e të gjitha stacioneve tjera të
analizuara, ndërsa në Gjilan mesatarisht gjatë vitit kanë rënë 603.7 mm,
muaji me sasinë më të lartë të reshjeve prej 71.2 mm është shtatori dhe maji
60.7 mm, ndërsa më së paku reshje 36.3 paraqitet muaji shkurt.
Sasia mesatare vjetore e reshjeve në Novo Bërdë është 637 mm, me
maksimum prej 120 mm gjatë tetorit dhe majit 94.6 mm, kurse minimumi i
tyre paraqitet gjatë korrikut 15 mm.
Lëkundjet vjetore e të reshjeve të cilat paraqesin ndryshimin në mes sasisë
mujore të reshjeve të muajit më të thatë, dhe muajit më të lagësht, paraqitet
përmes formulës3:

3
R- Lëkundja relative vjetore e reshjeve, Hx- Lartësia e reshjeve e muajit më të lagësht, Hn- lartësia
e reshjeve e muajit më të thatë, H- lartësia vjetore e reshjeve, (Dr. Marko Milosavlevič,
Klimatologija, Beograd, 1982, fq. 233.
56 | Bashkim Kastrati

Hx  Hn
R x100%
H
Sa më e vogël që është lëkundja relative vjetore e reshjeve kjo do të
thotë që reshjet kanë një shpërndarje më të rregullt gjatë vitit dhe e kundërta,
sa më e madhe të jetë lëkundja relative vjetore e reshjeve gjatë vitit, do të
thotë që nuk ka shpërndarje të rregullt të reshjeve gjatë muajve.
Ndërsa lëkundja relative vjetore për të gjitha stacionet e Kosovës VL
është:
75 .8  44 .1
R x100  4 .7 %
670 .8
Shikuar sipas stacioneve pluviometrike vlerën më të lartë të pasigurisë
së shpërndarjes së reshjeve gjatë vitit e kanë këto stacione: Novo Bërda 16.5
%, Kopaoniku 9.3 %, Leposaviqi 8.4 %, Podujeva 6.6%, Korbuliq 6.2 %,
Kaçaniku 5.9 %, Gjilani 5.8 %, Orllani dhe Ferizaji 5 %, ndërsa shpërndarje
relative vjetore më të rregullt të sasisë së reshjeve ka: Kamenica 3.8 %
pastaj Prishtina 4.0 % dhe Mitrovica 4.5 %.
Amendamenti vjetor i reshjeve, përkatësisht regjimi pluviometrik, ka
rëndësi të madhe për prodhimtarinë bujqësore sidomos gjatë periudhës
vegjetative.

Tabela. 4. Vlerat mesatare të reshjeve, sipas stinëve dhe gjatë periudhës vegjetative
Nr. Stacioni Dimër % Pranverë % Verë % Vjeshtë % P.vegje. %
1 Kopaonik 149.9 20.1 175.0 23.3 225.9 30.1 199.1 26.5 100 424.0 56.5
2 Leposaviq 111.0 19.5 154.0 27.0 148.0 26.0 157.0 27.5 100 299.0 52.6
3 Mitrovicë 118.1 20.9 134.8 23.8 142.4 25.1 171.0 30.2 100 297.0 52.4
4 Podujevë 134.0 20.4 154.8 23.5 184.1 28.0 185.1 28.1 100 360.4 54.8
5 Orllan 149.0 21.6 183.0 26.6 155.0 22.6 201.0 29.2 100 349.0 50.7
6 Prishtinë 132.1 21.8 152.0 25.0 147.3 24.3 174.9 28.9 100 316.1 52.1
7 Kamenicë 125.7 22.3 137.3 24.5 139.8 25.0 157.8 28.2 100 290.6 51.9
8 Novo 103.3 16.1 179.5 28.2 122.0 19.2 232.5 36.5 100 305.1 47.9
Bërdë
9 Gjilan 131.7 21.8 145.9 24.2 156.5 25.9 169.8 28.1 100 333.1 55.2
10 Korbuliq 224.0 24.8 253.0 28.0 195.0 21.6 231.0 25.6 100 459.0 50.8
11 Ferizaj 140.7 21.7 168.7 26.0 160.9 24.8 178.4 27.5 100 333.5 51.4
12 Kaçanik 225.0 26.2 231.0 26.9 176.0 20.6 226.0 26.3 100 397.0 46.3
Mesatarja 145.4 21.7 172.4 25.7 162.7 24.3 190.3 28.3 100 347.0 51.7

Gjatë periudhës vegjetative mesatarisht bien 347 mm (51.7 %) apo


gjysma nga sasia e përgjithshme e reshjeve.
Nga tabela vërejmë se përveç në (Novo Bërdë 47.9 dhe Kaçanik 46.3
%), në të gjitha stacionet tjera gjatë periudhës vegjetative kanë rënë më
shumë se gjysma nga sasia e përgjithshme e reshjeve.
Sipas stinëve vërejmë se sasia më e madhe e reshjeve prej 190.3 mm
(28.3 %) në të gjitha stacionet ka rënë gjatë stinës së vjeshtës, përveç
KËRKIME GJEOGRAFIKE 15 | 57

Kopaonikut, ku gjatë verës ka rënë sasia më e madhe e reshjeve 225.9 mm


(30.1 %) dhe në Korbuliq gjatë pranverës 253 mm (28 %).
Në Amandamentin
vjetorë të reshjeve vërehet
dukuria e paraqitjes së dy
maksimumeve, njërit në
vjeshtë dhe tjetri në
pranverë, por në Mitrovicë,
Podujevë, Kamenicë dhe
Gjilan maksimumi i dytë
paraqitet gjatë verës, ndërsa
në Leposaviq, Orllan,
Prishtinë, Novo Bërdë dhe
Ferizaj në pranverë.
Paraqitja e maksimumit të
reshjeve gjatë pranverës i
përket tipit kontinental të
pastër, ndërsa tipi i
ndryshuar kontinental ka
edhe maksimumin sekondar
Harta. 1. Shpërndarja gjeografike e reshjeve në në vjeshtë.
Kosovën Veri Lindore Edhe pse diferencat në
normën e reshjeve vjetore
nuk janë të mëdha, vërehet tendencë e rritjes së sasisë së reshjeve nga veriu
në drejtim të jugut.
Gjatë analizës së të dhënave të reshjeve vërejmë një rregull sa i përket
shpërndarjes së tyre hapësinore, kështu duke filluar nga veriu në drejtim të
jugut sasia e tyre rritet, në Leposaviq i cili shtrihet në pjesën veriore të
Kosovës sasia vjetore e reshjeve është 570 mm apo për 288 mm më e pakët
se në Kaçanik, i cili shtrihet në skajin më jugor të Kosovës VL, ose në mes
të Kopaonikut dhe Korbuliqit 153.1 mm, dhe nga perëndimi kah lindja sasia
e reshjeve zvogëlohet për të arritur minimumin absolut të tyre në Kamenicë,
e cila shtrihen në skajin më lindor të Kosovës ku sasia mesatare vjetore e
reshjeve është 560.4 mm apo 110.4 mm (16.5 %) më pak se mesatarja e
gjitha stacioneve të tjera të reshjeve në Kosovën VL, ose amandamenti
vjetorë në mes të Kamenicës dhe stacionit me maksimumin e reshjeve
Korbuliqi është 342.6 mm ose 37.9 %.
58 | Bashkim Kastrati

Pjesa veriore e
Sasia e reshjeve Anamoravës
(Kamenica e
1000
Sasia e reshjeve në mm

Gjilani) në
800 aspektin e
600 sasisë së
400 reshjeve
200 paraqesin
0 regjionin më të

Kamenicë
Mitrovicë

Ferizaj
Kopaonik

Kaçanik
Gjilan
Leposaviç

Podujevë

Prishtinë

Novo Bërd
Orllan

Korbuliq
thatë të
Kosovës.
Rritja e sasisë
së reshjeve në
drejtim të jugut
Grafiku 1. Sasia vjetore e reshjeve tregon
prezencën e malit të Sharrit, prandaj korrelacioni në mes të shumës së
reshjeve dhe lartësisë mbidetare të stacioneve të dhëna tregon shmangie të
theksuar të stacioneve, të cilat janë më afër Sharrit dhe Malit të Zi të
Shkupit (Karadaku), gjë që tregon rendësinë e tyre në shumën e reshjeve.

Tabela 5. Reshjet karakteristike vjetore për Prishtinë dhe Ferizaj


Reshjet më Reshjet më
Stacioni Norma e reshjeve të larta në të pakta në
Nr. shimatës 2001/2010 mm viti mm viti
1 2 3 4 5 6 7
1 Prishtinë 661 850 2003 550.9 2004
2 Ferizaj 726 909.8 2002 587 2004

Viti me reshje më të shumta në Prishtinë, gjatë periudhës 2001-2010,


ka qenë viti 2003 ku gjatë këtij viti kanë rënë 850 mm reshje, ndërsa ne
Ferizaj viti 2002 me 909.8 mm. Ndërsa viti 2004 ka qenë viti me sasi më të
pakta të reshjeve në Prishtinë 550.9 mm, përkatësisht Ferizaj 587 mm.
Reshjet ekstreme vjetore maksimale dhe minimale nuk paraqitën në të
njëjtin vit në të gjitha stacionet e reshjeve, por ato ndryshojnë nga njëri
stacion tek tjetri, çka edhe më tepër e rrisin pasigurinë e reshjeve. Sasia dhe
intensiteti i reshjeve të shiut ndikojnë në lëkundjen e nivelit të ujit në
lumenj. Kjo më së miri vërehet gjatë stinëve me reshje të shumta, dhe e
kundërta gjatë verës dhe mungesës së reshjeve nivelet janë më të ulëta,
ndërsa shumë degë të lumenjve thahen tërësisht.
KËRKIME GJEOGRAFIKE 15 | 59

Në bazë të analizave të bëra nga të gjitha stacionet shimatëse kemi


arritur ti kategorizojmë ato:
500 – 600 mm: Kamenica, Mitrovica dhe Leposaviqi,
600 –700 mm: Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Novo Bërda, Podujeva dhe
Orllani,
700 – 900 mm: Kopaoniku, Kaçaniku, Korbuliqi.

Tabela 6. Mesatarja mujore dhe vjetore e ditëve me shi (1990 – 1998)


Nr. Stacioni I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII vj.
1 Kopaonik 1.0 0.4 1.4 6.4 14.6 13.9 11.8 11.8 11.5 9.4 7.0 3.5 7.7
2 Mitrovicë 1.8 2.7 3.7 6.6 7.3 5.4 4.7 5.9 7.3 4.1 4.0 2.8 4.7
3 Podujevë 4.7 4.0 5.4 10.6 13.0 9.7 8.0 8.4 10.3 8.3 8.4 7.4 8.2
4 Prishtinë 6.0 3.7 6.6 10.6 13.0 9.3 8.6 8.1 10.0 8.1 9.3 8.6 8.5
5 Kamenicë 6.0 4.0 5.9 12.4 14.9 10.6 7.1 8.1 10.9 10.0 10.1 10.1 9.2
6 Gjilan 4.3 5.3 8.7 9.0 11.7 8.3 7.0 12.0 13.0 7.0 7.3 9.0 8.6
7 Ferizaj 4.4 4.3 5.9 11.1 12.7 9.6 8.0 9.4 10.3 8.7 8.5 9.4 8.5
Mesatarja 4.0 3.5 5.3 9.5 12.4 9.5 7.9 9.1 10.5 7.9 7.8 7.3 7.9

Mesatarisht gjatë vitit janë 93.1 ditë me reshje të shiut, muajt me


mesataren më të lartë të ditëve me shi janë maji me 12.4 dhe shtatori 10.5,
ndërsa mesatarja e ditëve me më pak reshje të shiut prej 3.5 ditë paraqitet
shkurti, por ky raport ndryshon sipas të dhënave nga stacionet pluviometrike
Mesataren vjetore të ditëve me shi më të lartë e kanë Kamenica 9.2
ditë, Gjilani 8.6 Prishtina dhe Ferizaji 8.5, Podujeva 8.2, Kopaoniku 7.7 dhe
më të ultën Mitrovica 4.7 ditë me reshje të shiut. Llogaritja e mundësisë për
të rënë shi ka rëndësi praktike, sidomos në bujqësi. Mundësia (gjasa) për të
rënë shi llogaritet sipas formulës4:
z:m
Tabela 7. (z) numri mesatar i ditëve me shi dhe (m) numri i ditëve të mundshme për të rënë
shi sipas muajve.
Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII vj.
z 4.0 3.5 5.3 9.5 12.4 9.5 7.9 9.1 10.5 7.9 7.8 7.3 7.9
m 0.12 0.12 0.17 0.31 0.4 0.31 0.25 0.29 0.35 0.25 0.26 0.23 0.26

Në bazë të kësaj formule konstatojmë që gjasat për të rënë shi, për të


gjitha stacionet e Kosovës VL, janë 0.26, kjo do të thotë që në çdo 10 ditë
mesatarisht dy ditë do të jenë me reshje shiu, ose gjatë majit 4 ditë. dhe më
së paku gjatë janarit dhe shkurtit 0.12 (një ditë).

4 (z) paraqet numrin mesatar të ditëve me reshje të shiut, dhe (m) numri ditëve të muajve.
60 | Bashkim Kastrati

Në Prishtinë gjatë muaj korrik gjasat për të rënë shi janë 0.13,
Kopaonik 0.38, Mitrovicë 0.15, Podujevë 0.25, Kamenicë 0.22, Gjilan 0.22
dhe Ferizaj 0.25.
Pas shiut, bora është forma më e rëndësishme e reshjeve atmosferike,
Numri i ditëve me borë, trashësia e saj si dhe dita e parë dhe e fundit e
paraqitjes kanë rëndësi të madhe për bujqësinë, turizëm maloë, skijim, etj.

Mbulesa e borës është faktor i rëndësishëm klimatik, të dhënat e


shtresës së borës janë të nevojshme për zgjidhjen e problemeve të ndryshme
praktike, kështu bora me të gjitha vetitë e saj si shtresa, dendësia dhe
qëndrueshmëria kanë rëndësi në ekonomi sidomos në bujqësi për mbrojtjen
e kulturave bujqësore nga ngricat dhe po ashtu nga bora sigurohen rezerva të
ujit në tokë, të cilat i shërbejnë bimëve gjatë periudhës së thatë.
Tabela 8. Numri i ditëve me reshje bore (r) dhe shtresë bore (sh) gjatë periudhës 1950-1998
Burimi: Vjetarët meteorologjikë, të dhënat klimatologjike sipas viteve

Të reshurat e borës manifestohen prej muajit tetor deri në prill, përpos


në Kopaonik prej shtatorit (3.0) deri në maj (3.9), ndërsa shtresa e borës më
1950-1998 I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vj.
(r) Numri i ditëve me reshje të borës
Nr. Stacioni Lartësia (sh) Numri i ditëve me shtresë bore
1 Kopaonik 1710 14.4 13.9 19.0 12.4 3.9 1.0 0.5 0.7 3.0 4.3 10.3 13.6 96.9
30.1 28.3 31.0 22.3 4.5 1.0 0.0 0.5 1.3 5.2 15.3 29.7 169
2 Mitrovicë 510 5.9 6.0 3.8 0.6 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 0.4 1.1 3.6 21.3
2.0 4.4 3.6 2.5 - - - - - 2.0 2.0 3.8 20.3
3 Podujevë 620 11.5 9.1 8.2 2.5 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 2.0 4.5 7.5 41.5
11.2 9.2 5.5 3.0 - - - - - 1.0 5.0 10.7 45.5
4 Prishtinë 573 8.4 8.9 6.3 2.3 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 2.5 3.7 6.7 34.9
9.3 8.3 5.8 3.7 - - - - - 4.0 6.2 6.9 44.1
5 Kamenicë 480 6.3 5.1 7.0 5.3 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 3.0 3.8 3.7 27.1
12.7 9.4 4.2 2.3 - - - - - 3.0 5.4 6.1 43.2
6 Gjilan 520 - - - - - - - - - - - - -
12.0 5.7 3.3 1.7 - - - - - 4.0 5.5 6.7 38.8
7 Ferizaj 580 7.6 6.1 7.3 4.0 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 3.2 4.0 28.0
15.4 12.9 6.3 3.8 - - - - - - 6.0 4.5 48.9
Mesatarja 9.0 8.2 8.6 4.5 0.6 0.2 0.1 0.1 0.5 2.0 4.4 6.5 41.6
% 13.2 11.2 8.5 5.6 4.5 1.0 0.0 0.5 1.3 3.2 6.5 9.8 65.2
së shumti është prezent gjatë tre muajve të dimrit, por bora shpeshherë
paraqitet dhe gjatë vjeshtës së hershme dhe pranverës së vonë. Data
mesatare e paraqitjes së shtresës së parë të borës është 21 nëntori, ndërsa
data e fundit e qëndrueshmërisë së saj 3 marsi, por gjatë disa viteve ka
devijim nga kjo datë, ky rregull nuk vlen për Kopaonik, ku të reshura të
borës paraqiten edhe në shtator dhe në maj.
Mesatarisht ka pasur 41.6 ditë me reshje, ndërsa me mesataren mujore
dhe vjetore më të lartë të reshjeve të borës është Kopaoniku 96.9 me
maksimumin e ditëve me reshje bore gjatë muajit mars 19 ditë, pastaj
KËRKIME GJEOGRAFIKE 15 | 61

Podujeva me mesatare vjetore prej 41.5 ditë me maksimumin e ditëve me


reshje bore 11.5 ditë, gjatë muajit janar, minimumin e tyre 2 ditë me reshje
bore në tetor. Më së paku ditë me borë me mesatare vjetore 21.3 ditë është
Mitrovica dhe Kamenica 27.1 ditë.
Sa i përket shtresës së borës ajo mesatarisht ka qen prezente gjatë 65.2
ditë me maksimum në janar prej 13.2 ditëve.
Më së shumti ditë me shtresë bore prej 169 ditë gjatë kësaj periudhe
(1990-1998), ka në Kopaonik, me maksimumin prej 31.1 ditë gjatë janarit,
Mitrovica me 20.3 ka më së paku ditë me shtresë bore gjatë vitit me
maksimum prej 4.4 ditëve në shkurt, Podujeva 45.5 ka për 15 ditë shtresë
bore më shumë se Mitrovica., Prishtina 44.1 me maksimum 9.3 në janar,
Kamenica 43.2 ditë me maksimum 12.7 në janar, Gjilani 38.8 ditë, me
maksimum 12 ditë në janar, në Ferizaj 48.9 me maksimum prej 15.4 në
janar.
Regjimi pluviometrik paraqet shpërndarjen e sasisë së reshjeve sipas
muajve apo viteve. Në bazë të analizave të më sipërme konstatojmë që pjesa
verilindore e Kosovës i përket tipit kontinental pluviometrik, por ky tip nuk
është plotësisht i pastër ngase nuk kemi vetëm një maksimum dhe një
minimum të reshjeve gjatë vitit, por paraqiten në disa stacione dy
maksimume (pranverë dhe vjeshtë) dhe dy minimume (verës dhe dimrit).
Në Kopaonik, Podujevë, Kamenicë dhe Korbuliq dominon maksimumi gjatë
pranverës, ndërsa në Leposaviq, Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe
Gjilan ai vjeshtor, vetëm në Orllan kemi dy maksimume (nëntor – maj).
Minimumi dimërorë i reshjeve paraqitet në Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj dhe
Kopaonik, ndërsa ai veror (gusht) Orllan, Kaçanik, Kamenicë dhe Korbuliq,
dallim nga këto ka Leposaviqi ku minimumi i reshjeve paraqitet në shtator
dhe në Podujevë në mars.
Maksimumi i reshjeve gjatë qershorit dhe majit paraqitet gjatë
ndikimit të regjimit pluviometrik kontinental ndërsa maksimumi gjatë
muajve të vjeshtës është nën ndikimin e regjimit pluviometrik mediteran.
Ndërsa minimumi dimërorë i reshjeve paraqitet nën ndikimin e regjimit
pluviometrik kontinental.

PËRFUNDIM

Kosova shtrihet në pjesën jugore të brezit të mesëm gjeografik të


hemisferës veriore, dhe është nën ndikimin e klimës mesdhetare –
kontinentale dhe evropiane – kontinentale, ku makro faktorët kryesorë
62 | Bashkim Kastrati

klimatikë të cilët ndikojnë në klimën e Kosovës janë: pozita ndaj masave


tokësore të cilat vijnë nga Euro-Azia dhe Afrika dhe atyre detare nga
Atlantiku dhe Deti Mesdhe, pozita e sistemeve barike maksimumi i azoreve
dhe minimumi i Islandës, si dhe faktorët lokalë të cilët ndikojnë në klimë siç
janë: relievi, toka, bimësia, ujërat etj.
Në territorin e Kosovës dominon klimati C dhe D sipas Köppen, ku
klimati C konkretisht tipi Cfwbx është karakteristik për viset e ulëta dhe
paraqet klimën e ngrohët dhe të butë me shpërndarje gati të barabartë të
reshjeve gjatë vitit me sasi më të mëdha të reshjeve gjatë pjesës së ngrohët
të vitit me temperaturën mesatare të muajit më të nxehët prej 22 oC dhe atij
më të ftohët nën -3 oC. klimati mesatarisht i ftohët D është i përfaqësuar në
viset më të larta e konkretisht në Kopaonik, ku dominon tipi Dsx, i cili
karakterizohet me temperaturë mesatare të muajit më të ftohët prej -3oC dhe
të muajit më të nxehët mbi 15 oC, ky klimat karakterizohet me lëkundje të
theksuara ditore dhe vjetore të amplitudave të temperaturës dhe me verë të
thatë.
Në fund, pas analizimit të elementeve klimatike, kemi arritur në
konstatim që pjesa VL e Kosovës sidomos viset e ulëta të basenit të
Kosovës (Rrafshi i Kosovës, Llap, dhe Anamoravë) karakterizohen më
dimra të ftohët dhe reshje të pakta të cilat kanë shpërndarje më të barabartë
gjatë vitit, me frekuencë të theksuar paraqitet klimati C, i cili i afrohet
klimatit B konkretisht tipit Bsk i cili është i shprehur me elemente të klimës
aride – stepore, me periudha të nxehta dhe të thata gjatë verës me paraqitje
edhe të temperaturave ekstreme të ajrit, ndërsa dimrat janë të ftohët, reshje
më të pakta të cilat kanë shpërndarje më të barabartë gjatë vitit dhe ndikime
më të shprehura të klimatit të mesëm kontinental.

BURIMET E SHFRYTËZUARA:

1. Vjetarët meteorologjikë, të dhënat klimatologjike sipas viteve, Enti Federativ


për Veprimtari Hidrometeorologjike, Beograd.
2. Të dhënat meteorologjike 2001 – 2011 (baza digjitale), Instituti
Hidrometeorologjik i Kosovës, Prishtinë.
3. Vladan Dučiq, Milan Radovanoviq, Klima Srbije, Zavod za udjbenike i
nastavna sredstva, Beograd, 2005.
4. Radomit Ivanovič, Jasmina Janjič, Rečnik osnovnih meteoroloških pojmova,
Beograd, 2005.
5. Dr. Marko Milosavlevič, Klimatologija, Beograd, 1982.
KËRKIME GJEOGRAFIKE 15 | 63

PRECIPITATIONS IN NE PART OF KOSOVA

Mr.sc. Bashkim KASTRATI

SUMMARY

In north-eastern part of Kosovo are located: mountainous block of


Kopaonik, the graben basin of Llap river, tectonic valley of Ibar, hilly-
mountainous block of Gollak, tectonic valley of Morava of Binça, Skopje-
Montenegro (Karadak) and all the other part of this area, starting from Mitrovica
in NW up to Kacaniku in SE is occupied by graben lowland of Fushë Kosovo up to
the boundary with hilly-mountainous region of Drenica.
This geographical entirety of Kosovo differentiates by various features of
natural and social elements, among them it differentiates in terms of atmospheric
precipitation, which is an important climate indicator that indicate the
meteorological element with more pronounced changes in time and territory.
The analyzed data have been provided from meteorological stations:
Kopaonik (1710 m), Mitrovica (510), Pristina (573 m) and Ferizaj (580 m), from
climatological stations in: Leposavic Podujeva (612 m), Kamenica(480 m), Gjilani
(520 m) and of precipitations in Orllan, Novo Brda, Korbuliq and Kaqanik.
According to the analyzed data, we can conclude that the average annual
rainfall for all stations is 670.8 mm. The Korbulliq which is located in the
mountains of Karadak with annual average of 903 mm, is the place with the
highest annual rate of rainfalls, it was 232.9 mm or 34.7% more than the annual
average of all stations in NE-Kosovo. Kacanik appear as the second place with the
high annual average precipitation of 858 mm. Kopaonik with 749.9 mm. Orllani
with 689 mm, Podujevo with 658.1 mm. Novo Brda with 657 mm, Ferizaj with
648.8 mm, Gjilani with 603.7 mm and <600 mm Leposavic, 570 mm, Mitrovica
with 566.3 mm, while Kamenica has the lowest level of annual precipitations
560.4 mm.

View publication stats

You might also like