You are on page 1of 2

Luani

Luani Verior[1][2] (Panthera leo leo) është një nga dy nënllojet emërtuesë të luanit, i cili është i
pranishëm në pjesën veriore të Afrikës (veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe në veri të Afrikës
Qendrore) dhe në Indi.[4][5]

Rezultatet e një studimi filogjeografik tregojnë se popullatat e luanit në rajonin e Afrikës Perëndimore
dhe Qendrore janë gjenetikisht të afërta me popullatën në Indi, duke formuar një kollë të dallueshme
nga popullatat e luanit në Afrikën Jugore dhe Lindore.[6] Në vitin 2017, Forca e Klasifikimit të
Maceve nga BNRN-ja, ndau popullatat e luanit në dy nënlloje, të emërtuara P. l. leo dhe P. l.
melanochaita. Luani Verior përbëhet nga katër popullata të njohura historikisht: luani barbar, luani
Aziatik, Luani i Afrikës Perëndimore dhe Qendrore.[4]

Është rajonalisht i zhdukur në Evropën Jugore, në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore. Në
Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, luanët janë të kufizuar në popullata të fragmentuara dhe të
izoluara, shumica e të cilëve janë në rënie. Në Indi, ekziston një popullatë e vetme e mbijetuar
brenda dhe përreth Parkut Kombëtar të Girit.[7][8][9] Popullata e Afrikës Perëndimore renditet si e
rrezikuar në mënyrë kritike në Listën e Kuqe të BNRN-së; kjo popullatë është e izoluar dhe përmban
më pak se 250 individë të pjekur.[10]

Historia taksonomike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Një luan nga Konstandini në Algjeri ishte ekzemplari i tipit për emrin e veçantë Felis leo që u përdor
nga Lineu në 1758.[11] Në shekujt 19 dhe 20, disa mostra të luanit në Afrikë dhe Azi u përshkruan dhe
u propozuan si nënlloje:

 Në 1826, zoologjisti Austriak Johann N. Meyer përshkroi një lëkurë të luanit në Persi dhe
e emërtoi Felis leo persicus. Ai gjithashtu përshkroi një lëkurë luani nga Senegali nën emrin F. l.
senegalensis.[12]
 Në 1843, zoologu francez Henri Marie Ducrotay de Blainville përshkroi një luan mashkull nga
Nubia nën trinomenin Felis leo nubicus[13]
 Në 1843, John Edward Gray përshkroi një mostër nga Gambia në Muzeun Britanik të Historisë
Natyrore si Leo gambianus.[14]
 Në vitin 1891, zoologu gjerman Theodor Noack përshkroi dy mostra luaneshash
nga Somalia dhe propozoi triomenin Felis leo somaliensis.[15]
 Në vitin 1900, Paul Matschie përshkroi një kafkë luani nga Kameruni Verior si Felis leo kamptzi.
[16]

 Në 1914, Einar Lönnberg përshkroi një lëkurë luani me kafkë në Kongo dhe e quajti atë Felis leo
bleyenberghi në nder të togerit që kishte qëlluar luanin.[17]
 Në vitin 1924, Joel Asaph Allen propozoi triomenin Leo leo azandicus për një individ që u vra në
vitin 1912 në Kongon Verilindore, si pjesë e një koleksion zoologjik i përbërë nga 588
ekzemplarë karnivorë.[18]
Pas kësaj, ka pasur shumë debate midis zoologëve për vlefshmërinë e nënllojeve të propozuara:

 Në 1939, Glover Morrill Allen njohu Felis leo kamptzi, F. l. bleyenberghi dhe F. l. azandicus si
taksonë të vlefshëm midis dhjetë nënllojëve të luanit.[19][20]
 Takonomisti britanik Reginald Innes Pocock nënklasifikoi luanin në gjininë Panthera në vitin
1930, kur përshkruajti luanin Aziatik.[21]
 Tri dekada më vonë, John Ellerman njohu vetëm dy nënlloje të emërtuara si luani Afrikan (P. l.
leo) dhe luani Aziatik (P. l. persica).[22]
 Disa autorë e konsideronin P. l. nubicus si një nënlloj i ngjashëm dhe si sinonimi i P. l. massaica.
[20][23][24]

 Disa autorë e konsideronin P. l. azandicus si sinonimi i P. l. massaica, P. l. somaliensis, P. l.


kamptzi dhe P. l. senegalensis.[20][23]
 Në vitin 2005, Wallace Christopher Wozencraft njohu P. l. kamptzi, P. l. bleyenberghi dhe P. l.
azandica si taksonë të vlefshëm.[3]
 Në vitin 2016, vlerësuesit e Listës së Kuqe të BNRN-së përdorën P. l. leo për të gjitha popullatat
e luanit të Afrikës.[4]
Në 2017, popullatat e luanit në Afrikën Veriore, Perëndimore, Qendrore dhe në Azi u përfshinë
nën P. l. leo nga Forca e Klasifikimit nga BNRN, bazuar në rezultatet e hulumtimit gjenetik në
mostrat e luanit.[4][7]

You might also like