You are on page 1of 1

Test

Fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore pavetore

Ushtrimi 1
Lidhni me shigjetë fjalitë me llojin e tyre.
a)Frynte nga të gjitha anët. Me folje joveprore te vetës së tretë
që shprehin gjendje fiziologjike.
b)Në kohën tonë punohej deri vonë. Me folje veprore që përdoren si
pavetore.
c)Qëlloi kështu kësaj here. Me folje pavetore.
d)Atij nuk i rrihej një çast nga padurimi. Me folje në diatezën pësore-vetvetore.
e)Kishte ca muaj që sillej ndryshe. Me folje kam,jam,bën.

Ushtrimi 2
Veçoni fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore vetore nga ato pavetore.
a)Gjithë natën ra shi i imët dhe fryu erë.b)Megjithëse vetëtinte e
bubullinte,ata nuk frikësoheshin.c)Kur bën shumë nxehtë,s’rrihet
brenda.d)Thonë që më tutje ka qenë edhe një liqen i vogël.dh)Rastis që
bie breshër në korrik.e)Ishte errët,por siluetat e tyre dalloheshin.ë)Për
lagjen tonë nuk flitet shumë në atë ngjarje.f)S’ka më mirë se kur
ndihmon të tjerët.

Ushtrimi 3
Ndërtoni 5 fjali njëkryegjymtyrëshe foljore pavetore.
__________________________________________________________

You might also like