You are on page 1of 26

Udhëzues për përdorimin e

Libri i mësuesit Biologji 7

Libri i mësuesit për lëndën e Biologjisë së klasës 7 përmban:


1. Fletë pune që mundësojnë lidhjen e informacionit shkencor të marrë në Librin e
nxënësit dhe zbatimin e tij teorik.
2. Përgjigjet për:
a. pyetjet e Librit të nxënësit për çdo teme mësimore, si dhe përgjigjet e pyetjeve të
rubrikës “Të dimë më tepër” në fund të çdo kapitulli;
b. ushtrimet në Fletoren e punës;
c. pyetjet në fletët e punës.
3. Shënime dhe udhëzime për veprimtari praktike
4. Udhëzime për organizimin e orës së mësimit, konceptet bazë dhe detyrat e shtëpisë
Përmbajtja

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe 7


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të lëndës dhe fushës 10

Kapitulli 1 Bimët dhe njerëzit si organizma


Fletë pune 1.1 Organet e bimëve 12
Fletë pune 1.2 Sistemet e organeve te njeriu 13
Fletë pune 1.4 Artriti 16

Përgjigjet e pyetjeve të librit të nxënësit 17


Përgjigjet e ushtrimeve të fletores së punës 20
Përgjigjet e pyetjeve të fletëve të punës 22
Shënime për aktivitetet praktike 23
Koncepte për të mësuar 25

Kapitulli 2 Qelizat dhe organizmat


Fletë pune 2.1 Si ndikon drita në rritjen e bimës? 33
Fletë pune 2.2 Frymëmarrja te majaja e bukës 35
Fletë pune 2.3 Qumështi i pasterizuar 37
Fletë pune 2.4 Pasterizimi dhe fermentimi 39
Fletë pune 2.6A Përdorimi i mikroskopit 41
Fletë pune 2.6B Pjesët e mikroskopit 42
Fletë pune 2.7 Mikroorganizmat në një pellg uji të ndenjur 43

Përgjigjet e pyetjeve të librit të nxënësit 44


Përgjigjet e ushtrimeve të fletores së punës 49
Përgjigjet e pyetjeve të fletëve të punës 51
Shënime për aktivitetet praktike 53
Koncepte për të mësuar 58

Kapitulli 3 Mjedisi ku jetojnë gjallesat


Fletë pune 3.1A Planeti Xenos 67
Fletë pune 3.1B Planeti Xenos - Vetëvlerësim për dijet 68
Fletë pune 3.2 Vëzhgimi i ushqimeve të preferuara 70
Fletë pune 3.4A Shiu acid dhe ndërtesat 72
Përmbajtja

Fletë pune 3.4B Likenet dhe ndotja 74


Fletë pune 3.6 Një rezervë natyrore në shkollë - vetëvlerësim për dijet 76
Fletë pune 3.7A Energjia në ushqim 78
Fletë pune 3.7B Planifikimi i një eksperimenti për vëzhgimin e energjinë në ushqim 80

Përgjigjet e pyetjeve të librit të nxënësit 81


Përgjigjet e ushtrimeve të fletores së punës 85
Përgjigjet e pyetjeve të fletëve të punës 87
Shënime për aktivitetet praktike 88
Koncepte për të mësuar 90

Kapitulli 4 Llojshmëria dhe klasifikimi i bimëve dhe kafshëve


Fletë pune 4.3 Kërkim për llojshmërinë e gjetheve 99
Fletë pune 4.3B Krahasimi i llojshmërisë - vetëvlerësim për njohuritë 101
Fletë pune 4.4 Klasifikimi i bimëve në grupe 102
Fletë pune 4.5A Klasifikimi i vertebrorëve në grupe 103
Fletë pune 4.5B Karakteristikat e vertebrorëve 104
Fletë pune 4.5C Gjeni cilit grup vertebrorësh i përkasin këto kafshë? 105
Fletë pune 4.6A Klasifikimi i jovertebrorëve në grupe 106
Fletë pune 4.6B Gjeni cilit grupi i përkasin këta jovertebrorë 107

Përgjigjet e pyetjeve të librit të nxënësit 108


Përgjigjet e ushtrimeve të fletores së punës 111
Përgjigjet e pyetjeve të fletëve të punës 113
Shënime për aktivitetet praktike 115
Koncepte për të mësuar 116
Fletë pune 1.1 Organet e bimëve

Çdo organ i bimës është i specializuar për të kryer një ose disa funksione të veçanta.
Disa nga funksionet që kryen bima janë:
thith ujin dhe kripërat minerale përthith energjinë e diellit
fikson bimën në tokë prodhon ushqim prodhon fara për riprodhim
shërben për të mbajtur gjethet dhe lulen
Përcaktoni dhe shkruani funksionet që kryen secili nga organet e bimës në kutinë përkatëse
në figurë. (Një organ mund të kryejë më shumë se një funksion.)
Fletë pune 1.2 Sistemet e organeve te njeriu

Figurat e mëposhtme tregojnë disa nga organet e trupit të njeriut.

1. Ngjyros secilin organ sipas aparateve dhe sistemeve të cilave ato i përkasin.

Sistemi i frymëmarrjes me ngjyrë jeshile


Sistemi i tretjes me ngjyrë të verdhë
Sistemi nervor me ngjyrë blu
Sistemi i qarkullimit të gjakut me ngjyrë të kuqe

2. Prisni figurat e organeve.


3. Në skicimin e parë të trupit të njeriut të pasqyruar në faqen 3 të fletës punës, ngjisni
në vendin e duhur organet që i përkasin sistemit të frymëmarrjes dhe tretjes. (Disa
nga organet do t’ju duhet t’i vendosni sipër njëri-tjetrit.)
4. Në skicimin e dytë të trupit të njeriut në faqen 3 të fletës punës ngjitni në vendin e
duhur organet që i përkasin sistemit nervor dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.
Fletë pune 1.2: Sistemet e organeve te njeriu
Sistemet e organeve te njeriu: Fletë pune 1.2
Fletë pune 1.4 Artriti

Lexo informacionin për artritin dhe përgjigju pyetjeve.

Shumë personave u fillon artriti me kalimin e viteve. Atriti shkakton dhimbje,


ënjtje dhe ngurtësim të kyçeve.
Artriti ndodh kur indi kërcor që mbështjell kockën e kyçit dëmtohet. Ky ind
fortësohet, në vend që të jetë i lëmuar dhe i rrëshqitshëm. Ndonjëherë, indi
kërcor është kaq i dëmtuar, sa nuk arrin të mbulojë kockën e kyçit. Sa herë që
kockat lëvizin, ato fërkohen me njëra tjetrën dhe shkaktojnë dhimbje në kyçe.
Artriti prek më shumë gishtat e duarve, të këmbëve, gjunjët, ijet dhe supet.
Ndonjëherë përdoren kyçe artificiale për të zëvendësuar kyçet e dëmtuara.
Kyçet artificiale prodhohen nga materiale metalike ose plastike. Metali që
përdoret më shpesh është titani, i cili nuk vepron me lëngjet brenda trupit të
njeriut. Sipërfaqet e kyçeve artificiale janë shumë të lëmuara.

1. Përshkruaj çfarë i ndodh një kyçi që shkakton artrit.

............................................................................................................................................................................

............................................................................................................................................................................

2. Shpjego pse artriti e bën më të vështirë lëvizjen e kyçit.

............................................................................................................................................................................

............................................................................................................................................................................

3. Shpjego pse titani përdoret për të prodhuar kyçe artificialë.

............................................................................................................................................................................

............................................................................................................................................................................

4. Shpjego pse sipërfaqet e kyçeve artificialë duhen të jenë të lëmuara.

............................................................................................................................................................................

............................................................................................................................................................................
Përgjigjet e pyetjeve të librit të nxënësit
Kapitulli 1 Bimët dhe njerëzit si organizma
Tema 1.1 Organet e bimore
1. Zonat me ngjyrë jeshile të errët në hartë tregojnë zona me pyje të dendura,
ndërsa zonat me jeshile të hapur tregojnë bimësinë e kullotave. Kjo temë është me shumë
interes të diskutohet pasi në hartë nuk pasqyrohen zona të vogla me bimësi shumë të
dendur.
2. Zonat me ngjyrë kafe në hartë përfaqësojnë zona të thata - shkretëtira dhe
gjysmëshkretëtira. Këtu rriten pak bimë sepse uji është i pamjaftueshëm.
3. a,b Përgjigjet varen nga vendi ku jeton nxënësi. është e rëndësishme të kuptohet që harta
nuk mund të tregojë çdo lloj bimësie me të cilën nxënësi mund të njihet. Një qytet
diku në një pjesë të botës, që tregohet me ngjyrë kafe ose jeshile të errët në hartë,
mund të ketë një lloj bimësie lokale karakteristike.
4. Dy arsyet që jepen në libër janë:
a- bimët sigurojnë ushqim për kafshët
b- bimët çlirojnë oksigjen të cilin e thithin gjallesat shtazore.
Nxënësit mund të theksojnë se bimët sigurojnë edhe strehim për kafshët.
5. Rrënjët e fiksojnë bimën në tokë. rrënjët hapen shumë në tokë; në këtë mënyrë ato
mund të thithin ujë dhe kripëra minerale nga një sipërfaqe më e madhe dheu.
6. Gjethet kanë sipërfaqe të madhe të llapës tyre, pasi kjo i ndihmon të përthithin
më shumë energji diellore. gjethet janë të holla dhe si rezultat drita e diellit depërton në
shtresën e mesme të gjethes ku prodhohet ushqimi.
Tema 1.2 Sistemet e organeve te njeriu
1. Rruga që ndje ushqimi është: goja, stomaku, zorra hollë, zorra trashë, rektumi.
(Vini re, ushqimi nuk kalon nëpërmjet pankreasit ose mëlçisë).
2. Ushqimi i patretur del jashtë organizmit nëpërmjet anusit, si feçe.
3. Nervat transmetojnë sinjale nga truri në palcën e kurrizit dhe në organe të tjera të trupit
(dhe anasjelltas).
4. Qelizat e trupit të njeriut kanë nevojë për oksigjen që të kryejnë procesin e
frymëmarrjes qelizore. gjatë këtij procesi qeliza siguron energjinë e nevojshme për të
punuar.
5. Mushkëritë janë organe të sistemit të frymëmarrjes, mundësojnë futjen e oksigjenit të
ajrit në gjak, dhe dioksidin e karbonit nga gjaku e nxjerrin jashtë organizmit.

Tema 1.3 Skeleti i njeriut


1. Skeleti i njeriut ka funksion mbështetës, mbrojtës dhe së bashku me muskujt siguron
lëvizjen e gjymtyrëve.
2. Midis gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme ka ngjashmëri:
- gjymtyrët e sipërme përbëhen nga këto kocka: kocka e krahut (humerusi), bërryli i
cili i lidh humerusin me kockat e parakrahut -rrezorin dhe fyellin.
Gjymtyrët e poshtme përbëhen nga këto kocka: kocka më e gjatë e trupit, femuri, i cili me
anë të gjurit lidhet me dy kockat e fyellit dhe të tibias (shtiza).
- Kocka e kyçit të dorës dhe kavilies janë të ngjashme.
- Kockat e dorës dhe të këmbës janë të ngjashme. Duart edhe këmbët
përbëhen nga gishtërinj të vegjël që quhen falangje.
3. Kafazi i kraharorit përbëhet nga 24 brinjë (12 çdo anë).
4. Kockat e kafkës mbrojnë trurin. brinjët dhe dërrasa e kraharorit (sternumi) mbrojnë
mushkëritë dhe zemrën.
Në përgjithësi, radiografia tregon se kockat te nuselala janë të njëjta me ato të skeletit të
njeriut, megjithatë nxënësit mund të tregojnë se kockat e saj nuk kanë të njëjtën formë dhe
madhësi si te njerëzit. Nxënësit mund të bëjnë krahasime midis kockave të njeriut dhe
nuselalës me anë të shembujve
konkretë. jo të gjitha kockat mund të shihen të qarta me anë të rrezeve-X, ndaj nxënësit
nuk mund të jenë të sigurt se të gjitha kockat janë të njëjta.
Veprimtari praktike 1.3
A thyhen kockat e gjata më lehtë se kockat e shkurtra?
A1. Faktorët më të rëndësishëm (madhësi e ndryshueshme) që u mbajtën
të pandryshuar ose që duhet të ishin mbajtur të pandryshuar gjatë eksperimentit
ishin:
• Materiali nga i cili ishte formuar tubi;
• Përmasat e tubit;
• Gjatësia e tubit (që u mblodh rreth
kokës së gozhdës);
• Forca me anë të cilës pjesa e fundit e tubit u shty për ta mbajtur në vendin e duhur.
• Këndi në të cilin forcëmatësi tërhiqet lart;
• Pika në të cilën u aplikua forca në tubin plastik (forca duhet të ushtrohet në mes të
tubit).
A2. Kjo do të varet nga rezultatet e siguruara nga nxënësit. Ka mundësi që nxënësit të
zbulojnë se nevojitet një forcë e madhe për të përkulur një tub më të shkurtër.

Tema 1.4 Kyçet e kockave (artikulacionet)


1. Në kockat e kafkës ka kyçe të fiksuara. Këto bashkime të kockave të kafkës
mundësojnë mbrojtjen e trurit.
2. Kockat e shpatullës (foleja) dhe kocka e humerusit (sfera) që formojnë kyçin sferë- fole.
3. Kockat që formojnë kyçin në formë menteshe janë: humerusi dhe ulna (fyelli).
4. Forca e fërkimit që lind midis dy kockave vështirëson lëvizjen e tyre dhe si rezultat
nevojitet më shumë forcë. Pjesët fundore të kockave mund të dëmtohen dhe kjo mund
të shkaktojë dhimbje.
5. Indi kërcor vesh pjesët e fundit të kockave. Funksioni i tij është që të të reduktojë
forcën e fërkimit midis
kockave, pasi ai është shumë i lëmuar dhe i rrëshqitshëm.
6. Lëngu sinovial lubrifikon kyçet, redukton fërkimin midis kockave.
7. Kapsulat e kyçeve (të përbëra pothuajse nga ligamente - ind fijëzor), të cilat mbajnë të
lidhura kockat me njëra-tjetrën.

Veprimtari praktike 1.4


Dalloni llojet e kyçeve
a. Kyçet e gishtave të duarve janë kyçe të llojit menteshë.
b. Kyçet e gjunjëve janë kyçe të llojit menteshë.
c. Kyçet e gishtave të këmbës janë kyçe të llojit menteshë.
d. Kyçet e legenit (ne libër është shkruar kyçi i ijeve) është një kyç sferë-fole.
Tema 1.5 muskujt
1. Muskuli dykrerësh lidhet me shpatullën dhe rrezorin.
2. Muskuli trekrerësh lidhet me shpatullën, humerusin dhe fyellin.
3. Muskuli dykrerësh ka 2 tendina të lidhura me pjesën e sipërme të kockës. muskuli
trekrerësh ka 3 tendina.
4. Tkurrja e muskulit trekrerësh bën të mundur tërheqjen e tendinit; për pasojë, fyelli lëviz
në drejtim të shpatullës. Krahu do të shtrihet.
5. Tendinat shërbejnë për të lidhur muskujt me kockat. Tendinat duhet të
transmetojnë forcën tkurrëse të muskujve te kockat. Në qoftë se tendinat tendosen, kockat
nuk do të lëvizin.
6. Muskuli dykrerësh nuk mund të zgjatet. ai nuk mund ta drejtojë kockën e rrezorit
(radiusit) poshtë.
Tema 1.6 Studimi i trupit të njeriut
1. Një anatomist studion ndërtimin e trupit.
2. Anatomisti studion ndërtimin e trupit të njeriut kurse fiziologu studion se si
funksionon organizmi.
3. Një fiziolog sportiv mund ta ndihmojë një sportist të përgatitë trupin e tij të
përballojë një ngarkesë të caktuar sportive në një sport të caktuar. ata e këshillojnë
sportistin për dietën ushqimore që sportisti duhet të mbajë, cilat ushqime duhet të përdorë
dhe sasinë që duhet të konsumojë për secilin ushqim. Psikologët këshillojnë programe
stërvitje për të ndihmuar punën e e zemrës, të mushkërive dhe muskujve, që të punojnë në
mënyrë sa më efektive.

Kapitulli 1 Pyetje përmbledhëse Di dhe praktikoj


1.1 Rrënjët, gjethet dhe lulet janë organe që gjenden te bimët. Rrënjët thithin ujin dhe
ndihmojnë për të fiksuar bimën në tokë. Gjethet janë vendi ku bima përgatit ushqimin e
vet. Lulet shërbejnë për riprodhim. Kërcejtë shërbejnë për të mbajtur gjethet dhe lulet të
cilat ndodhen në pjesën mbitokësore të bimës.
1.2 a Aparati i tretjes
b figura: organet e shënuara më shkronjat janë: a -stomaku, b -zorrët e holla, C-
mëlçia
c Funksioni i këtij sistemi organesh është:
- të zbërthejë ushqimet në pjesëza më të imta që mund të përthithen.
Ushtrimi 1.3. Eksperimenti i Anës me kërcejtë e bimëve kur mbi to
vepron një forcë, p.sh. era.
a Ana duhet të ruajë të pandryshuar:
- gjatësinë e secilit kërcell
-peshën që ushtrohet në çdo kërcell
b Vlerat e lexuara për kërcejtë janë:
P-5.0 cm Q-7.0cm R-3,8 cm
c ana shënoi rezultatet në tabelë:
Bima Distanca nga maja e kërcellit deri të
buza e sipërme e letrës/cm
P 5.0
Q 7.0
R 3.8
Kopjoni rezultatet e tabelës dhe shkruani:
• Titullin e duhur të kolonës së parë;
• Njësinë për kolonën e dytë;
• Përdorni njësinë cm ose mm;
• Të tria leximet janë të sakta. Kujdes, nuk duhet të shënoni njësitë me rezultatet në
tabelë. (psh. 5.0 cm,
pasi quhet gabim) dhe matjet duhet të përkojnë me njësinë në kolonën e
titullit (p.sh. nëse është në mm, atëherë leximi për pikën P do të jetë 50 mm).
d bima P ka kërcej që përkulen më pak se bima Q.
Kapitulli 1: Bimët dhe kafshët si organizma
Ushtrimi 1.1 Krahasimi i gjetheve
Ngjashmëritë: Veçori të përbashkëta të gjetheve janë: ngjyra jeshile; forma e llapës së
gjethes, e cila mund të jetë e sheshtë, e gjerë, e hollë; prania e enëve përçuese (vena) në
gjethe; klasifikimi i tyre në gjethe të thjeshta dhe të përbëra; pjesët anësore të dhëmbëzuara
ose të lëmuara.
Dallimet midis dy gjetheve: Kjo varet nga gjethet e përzgjedhura. shikoni me kujdes
përshkrimet e tipareve të gjetheve në tabelë.

Ushtrimi 1.2 Sistemet e organeve te njeriu


Sillni ndërmend se nxënësit janë udhëzuar për të emëruar disa nga organet e secilit sistem
(të paktën 2), kështu nuk mund të jenë shumë të saktë.
Funksioni Sistemi i organeve Disa organe të sistemit
Transporton substancat në të gjithë Sistemi i qarkullimit të zemra, arteriet, venat
trupin. gjakut
Realizon procesin e tretjes së Sistemi i tretjes goja, ezofagu, stomaku, zorrët
ushqimeve dhe përthithjen e e holla, zorrët e trasha,
ushqimeve në zorrën e hollë (nga mëlçia, pankreasi
enët e gjakut).
Realizon futjen e oksigjenit në trup Sistemi i frymëmarrjes trakea, bronket, mushkëritë,
dhe nxjerrjen jashtë të dioksidit të brinjët, diafragma
karbonit.
Realizon komunikimin midis pjesëve Sistemi nervor truri, palca e kurrizit, nervat
të ndryshme të trupit. organet e shqisave

Ushtrimi 1.3 Thyerja e kockave


Interpretoni grafikun dhe përgjigjuni pyetjeve.

1. rrezori (radiusi) ose fyelli (ulna), kocka në parakrah


2. 5400
3. 15000-5400=9600
4. 10000 thyerje të rrezorit ose fyellit+ 4700 thyerje të karpeve(kockat e duarve) = 14700

23
Ushtrimi 1.5 Muskujt antagonist/të kundërt tek këmbët
1. Emërtoni kockat në figurë: A-legeni B-kyçi sferë-fole C-femuri D-tibia (fyelli)

legeni

femuri kyçi sferë-fole

tibia (fyelli)

2. Kyçi i gjurit është një kyç i lëvizshëm (kyç në formë menteshe).


3. Vëreni me kujdes figurën. Kyçi sferë-folë është kyçi i femurit me legenin.
4. Këmba do të përkulet tek gjuri.
5. Kur muskuli b tendoset, kërciri do të lëviz përpara.
6. Çifte të kundërt janë: çiftet A dhe B; çiftet C dhe D.
Kapitulli 1 Bimët dhe njerëzit si organizma.

Fletë pune 1.1 Organet e bimëve

Lulja prodhon fara për


Gjethet përthithin procesin riprodhimin
energjinë e diellit, të bimës.
prodhojnë ushqim.

Kërcelli mban
gjethen dhe lulen.

Rrënja thith ujin


dhkripërat minerale,
fikson bimën në tokë.

Fletë pune 1.2 Sistemet e organeve tek njeriu


Kthehuni dhe njëherë te figurat e librit në faqet 8 dhe 9 të Librit të nxënësit, për të njohur
pozicionin e përafërt të organeve në trupin e njeriut.

Fletë pune 1.4 Artriti


1. Fundet i kockave dëmtohen dhe ngurtësohen. Kjo mund të ndodh sepse indi kërcor që
rrethon kockën dëmtohet.
2. Ka më shumë fërkim tek kyçet, sepse pjesët e forta të kockave fërkohen me njëra-tjetrën.
3. Titani nuk vepron me lëngjet që ndodhen në trupin e njeriut.
4. Për të reduktuar forcën e fërkimit e cila mund të vështirësojë lëvizjen e kyçeve dhe mund
të dëmtojë sipërfaqet e tyre.
Shënime mbi veprimtaritë praktike

Kapitulli 1 Bimët dhe kafshët si organizma


Këto shënime përmbajnë një udhëzues mbi përgatitjen, përdorimin e aparateve dhe materialeve për
veprimtari praktike. Libri i nxënësit, fletët e punës dhe fletorja e ushtrimeve që nuk përfshijnë punë
praktike, nuk janë përfshirë. Megjithatë, është treguar kujdes i madh për të kontrolluar saktësinë e
informacionit.
Mësuesit duhet të ndjekin udhëzimet e departamentit përkatës.

Veprimtari në librin e nxënësit


Veprimtari 1.1 Tharja e bimëve
Qëllimi i këtij aktiviteti është të inkurajojë secilin nxënës që të ndërveprojë drejtpërsëdrejti me bimën
dhe ta vëzhgojnë me kujdes atë. Ky aktivitet i nxit nxënësit të njohin llojet e bimëve më nga afër.
Nxënësve u pëlqen detyra e grumbullimit dhe përgatitjes së bimëve të thata. Tharja e bimëve mund të
bëhet midis fletëve të gazetës. Koleksionistët e bimëve përgatisin herbare me lloje të ndryshme bimësh.
Zakonisht ata i vendosin bimët e grumbulluara midis gazetave dhe mbi to vendosin një peshë, p.sh. një
tullë, për ta shtypur dhe hapur gjethen ose bimën sa më mirë.
Secilit nxënës i nevojitet:
• Një bimë e vogël e preferuar me lule. Një bimë mund të rritet nga fara. Megjithatë,
nuk mund të rrisni bimë me lule për një kohë shumë të shkurtër kohe, ndaj mund të merrni
bimë nga mjedisi ku banoni ose pranë shkollës. ju duhet të përdorni për përgatitjen e herbarit
barishte të ndryshme ose perime dhe duhet të tregoheni të kujdesshëm të mos grumbulloni
bimë të egra të cilat mund të jenë helmuese.

Tregoni kujdes me bimët që grumbulloni pasi disa prej tyre mund t`u
shkaktojnë alergji.

• Dy fletë të mëdha gazete.


• Një dërrasë me madhësinë e gazetës për të hapur sa më mirë gjethet ose bimët;
• Një objekt të rëndë për ta vendosur mbi gazetë për të shtypur sa më mirë gjethet. (Ju
mund të përdorni një tullë ose një libër shumë të trashë).
Veprimtari praktike 1.3
A thyhen kockat e gjata më lehtë se kocka e shkurtra?
Skica në faqen 11 të librit të nxënësit tregon aparatin që nevojitet dhe si duhet të
përgatitet ai.
Secilës dyshe ose grup nxënësish i nevojitet:
• Dy tuba plastikë;
• Një vizore për të matur gjatësinë në cm ose në mm;
• Gërshërë ose thikë për të prerë tubat plastikë;
• Një forcëmatës i cili nevojitet për të matur forcën që duhet të ushtrohet mbi tubin për
ta përkulur atë;
• Një gozhdë ose një vidhë e vendosur në dru ku të lidhet tubi.

Është shumë e rëndësishme që ta kryeni këtë eksperiment paraprakisht, që të kontrolloni


se tubat dhe forcëmatësi që keni, japin rezultate të sakta. Tubat më të mirë që mund të
përdoren janë ato që përbëhen nga material prej letre ose tubat plastikë. Tubat nuk duhet
të jenë të thyer dhe duhet të kenë të njëjtin diametër.
Koncepte për të mësuar

Kapitulli1: Bimët dhe njerëzit si organizma Përmbledhje


kapitulli
Tema Numri i Plani i përmbajtjes Në librin Në fletoren Informacion
intervaleve së mësimit e nxënësit e punës në librin
40‘(minutëshe) e mësuesit
1.1-Organet e 1-2 Ndërtimi i bimës Pyetjet 1-6 Ushtrimi Fletë pune
bimës dhe funksioni i Veprimtaria 1.1 1.1 Organet e
organeve kryesore Praktike 1.1 Krahasimi i bimëve
Tharja e gjetheve gjetheve
1.2-Sistemet 1 Funksionet e Pyetjet 1-5 Ushtrimi 1.2 Fletë pune
e organeve sistemit të tretjes, Sistemet e 1.2 Sistemet
te njeriu të qarkullimit të organeve te e organeve te
gjakut,sistemit njeriu bimët
nervor dhe
sistemit të
frymëmarrjes
si dhe organet
përkatëse të tyre
1.3-Skeleti i 2 Ndërtimi i Pyetjet 1-5 Ushtrimi
njeriut skeletit. Vëzhgimi Veprimtari 1.3 Thyerja
i marrëdhënieve praktike 1.3 e kockave
midis gjatësisë A thyhen kockat
dhe forcës së e gjata më lehtë
kockës. se kockat e
shkurtra?
Përfshirë pyetjet
A1-A2
1.4-Kyçet 1 Llojet e Pyetjet1-7 Fletë pune 1.4
kyçeve:ndërtimi Veprimtaria 1,4 Artriti
i një kyçi të Llojet e kyçeve
lëvizshëm
1.5-Muskujt 1 Muskujt e kundërt Pyetjet 1-6 Muskujt e
në pjesën e kundërt
sipërme të krahut të
1.6-Studimi 1-2 Kërkime Pyetjet 1-3 këmbës
i trupit të mbi punën Veprimtari
njeriut e Praktike 1,6
shkencëtarëve që Kërkime
studiojnë trupin e mbi punën
njeriut e
Pyetje 1 Përmbledhje e shkencëtarëve
Pyetjet 1,1-1,3
përmbledhëse kapitullit
Tema 1.1 Organet e bimëve
Kjo temë prezanton termat ‘organizëm’ dhe ‘organ’, dhe analizon funksionet organeve te
bimës. gjatë kësaj teme nxënësit mund të zhvillojnë aftësitë vëzhguese dhe të regjistrojnë
të dhëna për të krahasuar pjesët e bimës në një tabelë.
Udhëzime për organizimin e orës së mësimit
• Libri i nxënësit fillon me një hartë të botës, përftuar duke përdorur informacionin
e siguruar duke regjistruar pranë rrezeve infra të kuqe. Kjo veprimtari synon të
ndërgjegjësojë nxënësit se sa të rëndësishme janë bimët për jetën në Tokë. ju mund
të diskutoni këtë hartë në klasë dhe më pas të diskutoni përgjigjet e pyetjeve 1- 4
së bashku. ju mund gjithashtu të diskutoni se çfarë përfaqësojnë zonat e bardha në
hartë.
• Do ishte mirë që t’u tregoni nxënësve një bimë të rritur, me të gjitha organet e
zhvilluara: rrënjën, gjethet, kërcellin dhe lulet. bimët e reja zhvillohen nga mbirja e
farës të cilat duhet të mbillen të paktën 1 javë para mësimit, por nuk do kenë lule
gjatë kohës së rritjes. barishtet e këqija mund të merren nga mjedisi përreth shkollës.
• Disa nxënës nuk kanë interes për bimët, ndaj duhet t’u tregoni disa bimë të rralla.
P.sh., ju mund t’u tregoni atyre një bimë mishngrënëse si lulevesa ose bimë të cilat
kanë modifikuar gjethet në formë hinke ose shtambe që shërbejnë si kurthe për
kapjen e insekteve. ju mund t`u tregoni nxënësve bimë, gjethet e të cilave janë shumë
të ndjeshme ndaj prekjes, si p.sh. lulja mos më prek ose gjethja e lules së mimozës.
• Pyetjet 5 dhe 6 mund të përdoren për të prezantuar konceptin e llapës së gjethes, por
kjo mund të jetë e vështirë për t’u konceptuar.
• Veprimtari praktike 1.1 -Tharja e bimëve/gjetheve është një aktivitet që kërkon kohë,
por është me shumë vlerë sepse i nxit nxënësit të studiojnë lloje të ndryshme bimësh.
• Ushtrimi i fletores të punës 1.1-Krahasimi i gjetheve mund të bëhet në klasë ose mund
të jepet si detyrë shtëpie. Nxënësit duhet të udhëzohen si të plotësojnë ushtrimin dhe
si të krahasojnë gjethet. ata duhet të analizojnë tiparet e gjetheve si: forma e llapës së
gjethes, gjethe të thjeshta ose të përbëra, vendosja e nervurave etj.
Keqkuptime të zakonshme për disa koncepte
• Nxënësit shpesh ngatërrohen kur dëgjojnë fjalët ‘organ’ dhe ‘organizëm’.
• Në disa vende spanjishtfolëse, fjala ‘organizëm’ ndonjëherë përdoret gabimisht në
vend të fjalës ‘trup’.
• Nxënësit mund të mund të thonë që gjethet “tërheqin” energjinë diellore, në vend që
të thonë se gjethet përthithin energjinë diellore.
Udhëzime për detyrat e shtëpisë.
• Fletë pune 1.1 - Organet e bimëve
• Ushtrimet në fletoren e punës 1.1, Krahasimi i gjetheve
Tema 1.2 Sistemet e organeve tek njeriu
Kjo temë paraqet konceptin e sistemeve të organeve dhe analizon ndërtimin dhe
funksionimin e disa prej tyre: sistemin tretjes, sistemin i frymëmarrjes, sistemi i qarkullimit
të gjakut, si dhe sistemin nervor. Ndërtimi dhe funksioni i sistemit të riprodhimit nuk është
trajtuar, pasi do të trajtohet në mësimet e ardhshme. Në këtë nivel nxënësit duhet të njohin
mirë konceptet “ndërtim” dhe “funksion” të sistemeve të organeve.

Udhëzime për organizimin e orës së mësimit


• Gjatë orës së mësimit ju mund të përdorni modele tridimensionale të trupit të njeriut,
me anë të cilit nxënësit mund të studiojnë me kujdes organet.
• Ju mund të organizoni veprimtari praktike gjatë orës së mësimit. Skiconi trupin e
njeriut në një fletë të madhe kartoni. Pasi nxënësit të kenë vizatur organet e
trupit të njeriut, nxitini t’i vendosin ato në vendin e duhur në figurë.
• Ju mund të përdorni skeda me organe të trupit të njeriut. Ndani klasën në grupe,
jepini nxënësve nga një komplet skedash me organe dhe udhëzojini t’i
klasifikojnë ato në sisteme organesh. Nxënësit e secilit grup mund të vlerësojnë
punën e bërë nga shokët e grupit tjetër.
• Pyetjet 1-5 në librin e nxënësit.
Udhëzojini nxënësit të shikojnë me kujdes figurat e sistemeve të organeve në librin e
nxënësit dhe t’u përgjigjen pyetjeve të dhëna.

Keqkuptime të zakonshme për disa koncepte.


• Termi ‘stomak’, shpesh përdoret për të treguar atë pjesë të trupit që saktësisht quhet
abdomen. stomaku është një organ në sistemin tretës.
Udhëzime për detyrat e shtëpisë
• Secili nxënës mund të kërkojë informacion për një organ të caktuar në trupin e
njeriut dhe të grumbullojë tre fakte interesante për të. Në orën e ardhshme të mësimit
nxitini nxënësit të përshkruajnë informacionin që kanë grumbulluar për një organ të një
sistemi dhe të diskutojnë së bashku për ndërtimin, funksionin apo fakte të tjera
interesante.
• Fletë pune 1.2. Sistemi i organeve tek njerëzit.
• Ushtrime në Fletoren e punës 1.2-Sistemet i organeve te njeriu.
Tema 1.3 Skeleti i njeriut
Kjo temë trajton ndërtimin e skeletit të njeriut dhe emrat e kockave që e formojnë atë.
emërtimi i kockave bëhet me emra shkencorë dhe nxënësve u pëlqen t’i mësojnë
emrat e tyre.

Veprimtari praktike 1.3


A thyhen kockat e gjata më lehtë se kockat e shkurtra? Kjo veprimtari nxit zhvillimin e
aftësive kërkimore shkencore, duke përshirë: planifikimin e punës kërkimore, kryerjen e
matjeve të sakta, regjistrimin e rezultateve në tabela dhe nxjerrjen e konkluzioneve të sakta.
Veprimtaria bazohet në përdorimin e forcës dhe përdorimin e forcëmatësit për matjen e
forcës në temën 9.2. mbi tubin plastik mund të ushtrohet forcë e madhe ose e vogël. Në
qoftë se tema nuk është kuptuar si duhet, ju mund ta shpjegoni dhe njëherë konceptin e
forcës dhe të matjes së tij me forcëmatës.
Kjo temë është një mundësi e mirë për të paraqitur konceptin ‘ndryshueshmëri’ (faktor/
madhësi që ndryshon gjatë zhvillimit të eksperimentit). Në këtë eksperiment, faktori/
madhësia që ka ndryshuar është gjatësia e tubit. madhësia që mund të matet është forca që
duhet të përdoret për të përkulur tubin. Disa madhësi duhet të mbahen të pandryshuara si:
diametri i tubit, materiali prej të cilit ai është prodhuar, si dhe pika ku duhet ushtrohet forca
mbi tub. Këto udhëzime nuk janë përmendur më parë dhe do të ishte me shumë vlerë të
diskutoheshin me nxënësit.

Udhëzime për organizimin e orës së mësimit


• Një model i skeletit të trupit të njeriut zgjon gjithmonë interes për nxënësit në orën e
mësimit dhe ata nxiten më shumë të emërtojnë kockat dhe t’i gjejnë ato në trupin e
tyre.
• Është me shumë vlerë përgatitja e një koleksioni me kocka të kafshëve – p.sh., me
kocka shpendësh ose kafshësh të tjera. Nxënësit mund të identifikojnë secilën kockë
dhe t’i krahasojnë ato me kockat e trupit të njeriut. Kjo temë mund të nxisë një
diskutim mjaft interesant në klasë për ndërtimin e skeletit në kafshë të ndryshme dhe
se si ndikon mënyra e jetesës së kafshëve në ndërtimin e tij.
• Pyetjet nga 1 - 5 mund të trajtohen dhe diskutohen në klasë.
Pyetjet 1- 4 kërkojnë që nxënësit të vërejnë me kujdes figurat dhe të gjejnë përgjigjet e tyre.
Pyetja 5 u kërkon nxënësve të krahasojnë një radiografi me figurën dhe të kuptojnë se nuk
duhet të nxjerrin përfundime kur nuk kanë të dhëna të sakta.

• Veprimtari praktike 1.3, A thyhen kockat e gjata më lehtë se kockat e shkurtra?


Kjo pyetje mund të trajtohet nga nxënësit kur punojnë në grupe të vogla. Kjo veprimtari
synon të nxisë zhvillimin e aftësive kërkimore shkencore te nxënësit.
Fillimisht diskutoni eksperimentin me nxënësit, identifikoni madhësitë që duhet
të ndryshojnë, madhësitë që do të maten dhe ato që do të mbahen konstante (të
pandryshuara). Në qoftë se nxënësit janë aftësuar të kryejnë eksperimente të tilla, ju mund
t’i nxisni më shumë duke u kërkuar të provojnë tuba plastik me gjatësi të ndryshme dhe të
llogarisin forcën mesatare që përdoret për të përkulur secilin tub. Nxënësve do t`u duhet
të modifikojnë rezultatet në tabelë. Nxënësit mund të shfrytëzojnë të dhënat e
grumbulluara nga matjet për të ndërtuar një grafik, i cili pasqyron forcën mesatare të
nevojshme që
përdoret për të përkulur një tub plastik. Në boshtin Y të vendoset forca mesatare që duhet
për të përkulur tubat, kurse në boshtin X të vendosen të dhënat për gjatësinë e tubave.
Keqkuptime të zakonshme për disa koncepte
• Nxënësit shpesh mendojnë se lëkura ndihmon në mbështetjen e trupit. Kjo është e
gabuar.
• Nxënësit shpesh ngatërrojnë konceptin ‘shtyllë kurrizore’ me ‘palcë kurrizore’.
Udhëzime për detyrat e shtëpisë për detyrat e shtëpisë.
• Ju mund t’i jepni detyrë nxënësve të gjejnë informacion për skeletin e
këmbënyjtuarve. Sa i ngjashëm apo i ndryshëm është ky skelet nga skeleti i njeriut?
A kryen ky skelet të njëjtat funksione?
• Ushtrimi në fletoren e punës. 1.3, Thyerja e kockave. Ky ushtrim u jep nxënësve
informacion te praktikohen në leximin e grafikëve.

Tema 1.4 Kyçet


Kjo temë trajton se çfarë është një kyç, dallimin midis kyçeve në formë menteshe dhe
kyçeve sferë-fole, si dhe ndërtimin e kyçeve sinoviale që formohen midis kockave të
lëvizshme. Kjo temë mund të trajtohet duke u mbështetur në konceptet e trajtuara në
lëndën e fizikës mbi forcat e fërkimit dhe substancat lubrifikuese. Kjo temë mund të
trajtohet në më shumë së një orë mësimi.

Mendime për organizimin e orës së mësimit


• Në qoftë se është e mundur , tregojuni nxënësve një model të kyçeve sinoviale, si kyçi i
gjurit ose i bërrylit.
• Disa nxënës do të zbaviteshim shumë nëse atyre do t`u tregohet një kyç gjuri i ndonjë
kafshe që ju mund ta merrni te dyqani i shitjes së mishit. Kyçi s`duhet të jetë i gatuar!
Kyçet nga këmbët e kafshëve pasqyrojnë qartë shtresën e lëmuar dhe të rrëshqitshme
të indit kërcor që rrethon pjesën fundore të kockave. ju duhet të gjeni tendinën e fortë
dhe me shkëlqim të bardhë që lidh muskujt me kockat në pjesën e sipërme dhe të
poshtme kyçit.
• Veprimtari praktike 1.4
• Kyçet e kockave
• Kërkojuni nxënësve të gjejnë se çfarë lloj kyçesh kanë në pjesë të ndryshme të trupit.
• Ndonjë nxënës mund të ketë ndonjë të afërt të cilit mund t’i jetë dëmtuar ndonjë kyç
dhe që mund ta ketë zëvendësuar me kyç artificial. Në qoftë se ndonjë nga nxënësit
mund të ketë dëgjuar një eksperiencë të tillë, ai mund t`a tregojë nxënësve të klasës
se si ka ndodhur dëmtimi i kyçit, përse duhet zëvendësuar kyçi i dëmtuar dhe si
ndikoi ky dëmtim i kyçit në jetën e personit që ka bërë ndërhyrjen.
• Gjeni disa artikuj në gazeta ose revista ose kërkojuni nxënësve që të gjejnë
informacion për kyçet e dëmtuara tek atletët. P.sh., këputja e ligamentit të kryqëzuar
(te gjuri) është një dëmtim i zakonshëm te futbollistët. Nxënësit mund të kërkojnë
informacion se çfarë e shkakton këtë dëmtim dhe sa kohë i duhet për t’u kuruar.
• Nxënësve mund t`u duket interesante të kërkojnë informacion për llojet e kyçeve që
përdoren për të vënë në lëvizje robotët. ata mund të gjejnë informacion për llojet
e kyçeve të zgjedhura: për pozicione të ndryshme në trupin e robotit, për lëvizje të
ndryshme dhe pse janë zgjedhur pikërisht këto kyçe. Nxënësit, gjithashtu, mund të
krahasojnë materialet e përdorura për prodhimin e kyçeve të robotit, mënyrën se si
forca e fërkimit është zvogëluar dhe me mënyrën se si funksionojnë këto probleme në
trupin e njeriut.
Keqkuptime të zakonshme për disa koncepte
• Nuk ka asnjë keqkuptim lidhur me këtë temë.
Udhëzime për detyrat e shtëpisë
• Fletë pune 1.4, Artriti.
• Nxënësit duhet të gjejnë informacion për robotët në lidhje me problemet që sapo
trajtuam.

Tema 1.5 Muskujt


Nxënësit duhen të mësojnë të përdorin konceptin ’tkurrje’, që do të thotë se muskuli është
shkurtuar, dhe se muskujt përdorin energji për t’u tkurrur. Nxënësit duhet të përdorin
fjalën ‘qetësi’ kur muskuli nuk është i tkurrur, por është i lëshuar. muskuli e ndryshon
gjendjen e tij kur mbi të vepron një forcë. Kjo forcë mund të jetë një peshë, p.sh. një kovë e
rëndë që të tërheq dorën poshtë, ose mund të jetë ndonjë forcë e prodhuar nga tkurrja e një
muskuli tjetër.

Mendime për organizimin e orës së mësimit


• Udhëzoni një nxënës të ulet në një stol me bërrylin të mbështetur në të dhe me
parakrahun të shtrirë në mënyrë horizontale mbi sipërfaqen e stolit. Kur parakrahu
ngrihet, muskuli dykrerësh do të tkurret, kurse muskuli trekrerësh mbetet në gjendje
qetësie. Tkurrja e muskulit dykrerësh e tërheq tendinin dhe për pasojë rrezori lëviz
lart.
Keqkuptime të zakonshme për disa koncepte
• Në gjuhën e përditshme, emri ‘dykrerësh’ përdoret në numrin njëjës, ashtu si dhe
fjala ‘njëkrerësh’. edhe koncepti ‘trekrerësh’ përdoret në numrin njëjës.
• Nxënësit shpesh mendojnë se muskujt mund të zgjaten vetë. Ata mund të thonë
që muskuli ‘ shtrihet’, dhe ky nuk është formulim i saktë. udhëzojini nxënësit të
përdorin termat ‘tkurrje’ dhe ‘lëshim’ (kur muskuli është në gjendje qetësie).

Udhëzime për detyrat e shtëpisë


• Ushtrimi i fletores së punës 1.5, Muskujt antagonistë/të kundërt te këmbët

Tema 1.6 Studimi i trupit të njeriut


Nxënësit janë të prirur të mendojnë se shkenca është vetëm për të mësuar faktet, dhe
se ne njohim pjesën më të madhe të informacionit që mund të ekzistojë për trupin e
njeriut. Nxënësit duhet të sqarohen se ka ende shumë të panjohura rreth trupit të njeriut
dhe funksionimit të tij. Shkencëtarët janë në kërkim të vazhdueshëm për të zbuluar të
panjohurat e trupit të njeriut dhe funksioneve të tij. Shkencëtarët shtrojnë pyetje dhe
përpiqen të gjejnë përgjigje të sakta.

Kur nxënësit pyeten për shkencëtarët që studiojnë trupin e njeriut, ata fillimisht mendojnë
për mjekët dhe kirurgët (të cilët nuk janë përmendur në temën 1.6 të librin e nxënësit).
Në të vërtetë, mjekët nuk punojnë si shkencëtarë; ata aplikojnë në praktikë njohuritë
që shkencëtarët kanë zbuluar. Por në të vërtetë ka një mbivendosje midis dy fushave
– shkencë dhe mjekësi. Edward Jenner punoi si mjek dhe si shkencëtar, i cili shtronte
pyetje, bënte vëzhgime, matje, grumbullonte të dhëna, i analizonte të dhënat dhe nxirrte
konkluzione të sakta. Në qoftë se nxënësit duan të përfshijnë mjekët në kërkimet e tyre, ata
duhen inkurajuar.

Udhëzime për organizimin e orës së mësimit


• Veprimtaria 1.6, Puna kërkimore si shkencëtar duhet të organizohet në grupe.
ju mund t’i caktoni secilit grup një përfaqësues i cili mund të luajë rolin e një
“shkencëtari” ose ata vetë mund të zgjedhin një “shkencëtar”. Nxënësit mund të
marrin libra në librari ose mund të gjejnë informacion në internet. Fillimisht duhet
të bëni kërkime dhe të siguroni informacione të mjaftueshme, pastaj të udhëzoni
nxënësit se në çfarë në cilat faqe në internet duhet të kërkojnë informacion. ju
mund të udhëzoni çdo grup të përgatisë një poster ose materialet e grumbulluara
t’i prezantojnë në format PowerPoint. Në këtë mënyrë i gjithë informacioni i
grumbulluar nga grupet e nxënësve bëhet i njohur për të gjithë nxënësit e klasës. ju
mund t’i organizoni nxënësit dhe t’u caktoni detyrat që ata duhet të bëjnë në grupin
e tyre. P.sh., një nxënës mund të përzgjedhë informacionin, një nxënës tjetër mund
përmbledh informacionin, një nxënës mund të përzgjedhë ose vizatojë figura, dhe një
ose dy nxënës të prezantojnë materialin e përgatitur.
Udhëzime për detyrat e shtëpisë
• Nxënësit mund të jenë të aftë të bëjnë kërkime shkencore ose të përgatisin
informacionin për prezantimin e detyrës së shtëpisë.
• Në fund të kapitullit nxënësit duhet përgatiten për një test kapitulli.

Pyetje përmbledhëse
Shiko rubrikën “Di dhe praktikoj” në fund të Kapitullit 1 të Librit të nxënësit.

You might also like