You are on page 1of 16

Glenn Toole

FLETORE PUNE Susan Toole

Biologjia
me zgjedhje 12
Për klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz

TEKST I DIGJITALIZUAR
http://mediaprint.al/libridigjital
Titulli: Fletore pune Biologjia me zgjedhje 12

Titulli i origjinalit: AQA A Level Biology Workbook/Oxford University Press


Autorë: Susan Toole, Glenn Toole

© Glenn & Susan Toole 2015


AQA A Level Biology Workbook was originally published in English in 2015. This
translation is published by arrangement with Oxford University Press.

Biologjia me zgjedhje 12 është botuar fillimisht në gjuhën angleze në vitin 2015. Ky


tekst i përkthyer botohet për herë të parë në gjuhën shqipe në marrëveshje me Oxford
University Press.

Përktheu dhe përshtati: Prof. Dr. Ethem Ruka


Drejtuese botimi: Anila Bisha
Redaktore shkencore: Prof. Dr. Tefta Rexha,
Redaktore teknike: Laureta Shkoza
Redaktore gjuhësore: Elona Qose
Ilustrimet: Oxford University Press
Dizajni për botimin shqip: Rudina Memaga

Shtëpia Botuese Mediaprint


ISBN 978-9928-08-342-5
Botimi i parë, 2018
Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint
Përmbajtja

Pyetje praktike - Kapitulli 1 Molekulat biologjike 5


Pyetje praktike - Kapitulli 2 Acidet nukleike 7
Hartë konceptesh – Pjesa e parë 9
Pyetje praktike - Pjesa e parë 10
Ushtrime dhe pyetje praktike - Kapitulli 3 Ndërtimi i qelizës 12
Pyetje praktike - Kapitulli 4 Transporti përmes membranës qelizore 14
Pyetje praktike - Kapitulli 5 Njohja qelizore dhe sistemi imunitar 17
Pyetje praktike - Kapitulli 6 Shkëmbimi 19
Pyetje praktike - Kapitulli 7 Sistemet e transportit te kafshët dhe bimët 21
Pyetje praktike - Pjesa e tretë 23
Pyetje praktike - Kapitulli ADN-ja, gjenet dhe sinteza e proteinave 25
Pyetje praktike - Kapitulli 9 Diversiteti gjenetik dhe përshtatja 29
Pyetje praktike - Kapitulli 10 Biodiversiteti 30
Pyetje praktike - Pjesa katërt 33
Pyetje praktike - Kapitulli 11 Fotosinteza 35
Pyetje praktike - Kapitulli 12 Frymëmarrja qelizore 36
Pyetje praktike - Kapitulli 13 Koordinimi nervor dhe muskujt 39
Pyetje praktike - Kapitulli 14 Homeostaza 41
Pyetje praktike - Kapitulli 15 Trashëgimia e qenieve të gjalla 45
Pyetje praktike - Kapitulli 16 Popullatat dhe evolucioni 47
Pyetje praktike - Kapitulli 17 Shprehja e gjeneve 49
Përgjigjet e pyetjeve praktike 50
Pyetje dhe veprimtari praktike 63
Veprimtari praktike 1: Ndikimi i pH-it mbi enzimën katalizë 63
Veprimtaria praktike 2: Indeksi mitotik 63
Veprimtari praktike 3: Potenciali i ujit në inde 64
Veprimtari praktike 4: Diseksioni 65
Veprimtari praktike 5 65
Veprimtari praktike 6 66
Veprimtari praktike 7 67
Pyetje praktike plus 66
Pyetje përmbledhëse 77
Përgjigjet e pyetjeve përgjithësuese të temave mësimore 79

3
Si ta përdorni fletoren e punës

Pyetje praktike: Kapitulli 1


1 (a) Kjo tabelë paraqet disa lëndë që takohen në qelizë. Plotësoni tabelën duke treguar
veçoritë e këtyre lëndëve. Nëse pohimi është i saktë, vendosni një X në katrorin
Pyetjet praktike janë krijuar për
përkatës të fjalisë.

Lënda
çdo kapitull. Ato do t'ju ndihmojnë
Pohimi Niseshteja Glikogjeni Dezoksiriboza Helikaza e
ADN-së të provoni njohuritë tuaja. Do të
Lëndë që përmban vetëm
elementet karbon, hidrogjen
dhe oksigjen.
aftësoheni për njohuritë e marra.
Lënda përbëhet nga
monomerë aminoacidesh.
Lënda gjendet në qelizat
shtazore dhe bimore.
(4 pikë)
(b) Më poshtë tregohen dy molekula β-glukoze.

H O OH HO H

HO H H O OH PYETJE DHE VEPRIMTARI PRAKTIKE


Vizatoni katrorë, brenda të cilëve të përfshini atomet që largohen kur të dyja
Veprimtari praktike 1: Ndikimi i pH-it mbi enzimën katalazë
molekulat e β-glukozës bashkohen me anë të reaksionit të kondensimit. (2 pikë)
(c) (i) Lidhjet hidrogjenore janë të rëndësishme në formimin e molekulës së celulozës. Peroksidi i hidrogjenit H2O2 është një prodhim i dëmshëm, që formohet vazhdimisht si
Shpjegoni pse. (2 pikë) mbetje gjatë aktivitetit qelizor. Katalaza është një enzimë që zbërthen vazhdimisht peroksidin
(ii) Molekula e niseshtesë ka strukturë spiralore. Shpjegoni se pse është e e hidrogjenit. Kjo enzimë ndodhet në indet shtazore e bimore. Ajo vepron mbi H2O2, të cilin
rëndësishme kjo formë për funksionet në qelizë. (1 pikë) e zbërthen në ujë dhe oksigjen.
2 (a) Acidet yndyrore omega-3 janë të pangopura. Çfarë është një acid yndyror i pangopur?
(2 pikë) H2O2 + katalazë → H2O + O2
(b) Shkencëtarët kanë bërë kërkime lidhur me bashkëlidhjen që ekziston mes konsumit Një nxënës përdori gjashtë provëza, të cilat i shënoi me numrat nga 1-6. Në çdo provëz ai
ditor të acideve yndyrore omega-3 dhe rrezikut nga sëmundjet koronare të zemrës. shtoi 5 ml H2O2. Më tej ai veproi në këtë mënyrë.
Grafiku tregon rezultatet e kërkimeve të tyre. A tregojnë këto të dhëna se konsumi i
acideve omega-3 parandalon sëmundjet koronare të zemrës? (3 pikë) Në provëzën 1 shtoi 5 ml HCl 2M.
Në provëzën 2 shtoi 3 ml HCl 2M dhe 2 ml H2O.
Në provëzën 3 shtoi 5 ml H2O.
Rreziku për sëmundjet koronare të zemrës

1.00
Në provëzën 4 shtoi 3 ml NaOH 2M dhe 2 ml H2O.
0.90 Në provëzën 5 shtoi 5 ml NaOH 2M.
Pastaj, me anë të një letre indikator, u mat pH i çdo provëze dhe u mbajt shënim në tabelë.
0.80 Paraprakisht, nxënësi përgatiti patate të shtypur hollë. Ai mori 1 cm3 patate të shtypur dhe
e hodhi në provëzat 1 dhe 2. Pas 1 minute, nxënësi mati me vizore lartësinë e bulëzave
0.70 që formohen në provëza. Ai bëri mesataren e dy matjeve. Pastaj përsëriti të njëjtën gjë
për provëzat 3 dhe 4, si dhe për provëzat 5 dhe 6. Rezultatet janë paraqitur në tabelën e
0.60 mëposhtme:

0.50 Nr. i provëzës pH Lartësia e shkumës së bulëzave (cm)


0.03 0.06 0.09 0.12 0.15 0.18 0.21 0.24
Sasia e acideve omega-3 e konsumuar çdo ditë/g. 1 3.0 11
(c) Olestra është yndyrë artificiale. Ajo prodhohet me anë të reaksioneve të kondensimit, 2 5.0 12
duke bashkuar acidet yndyrore në një molekulë sukroze. Në figurën vijuese tregohet 3 7.0 13
struktura e olestras. R-ja e fundit tregon se ku lidhet acidi i fundit yndyror.
4 8.0 12
5 5 9.0 11

1 (a) Ndërtoni një grafik vijëzor për të parë lartësinë e bulëzave në funksion të pH-it të
tretësirës. Etiketoni boshtet e grafikut.
(b) Listoni ndryshoret e këtij eksperimenti dhe thoni se çfarë ndryshuat dhe çfarë ruajtët
të pandryshuar.
c) Cili është pH optimal për veprimtarinë e kësaj enzime?

Veprimtaritë praktike
d) Çfarë do të ndryshonit në këtë eksperiment për t´i bërë të dhënat edhe më të besueshme?

Veprimtaria praktike 2: Indeksi mitotik

Kjo rubrikë është e ndërtuar me


pyetje për secilën veprimtari, të
sugjeruar te rezultatet e të nxënit. s Figura 2 Stadet e mitozës

Mitoza është një proces i vazhdueshëm. Kur mitoza vrojtohet me mikroskop, studiuesi ndjek

Të gjitha pyetjet praktike kanë edhe vetëm një çast të procesit të saj. Raporti mes numrit të qelizave që janë në procesin e mitozës
dhe numrit të përgjithshëm të të gjitha qelizave quhet indeks i mitozës. Numri i qelizave që i
takojnë çdo stadi të mitozës është proporcional me kohën që shpenzon çdo qelizë për këtë stad.

përgjigjet përkatëse.
Tabela 1 tregon numrin e qelizave të çdo stadi të mitozës gjatë një vrojtimi mikroskopik.

53

Përgjigjet e pyetjeve përgjithësuese


Atomet, izotopet dhe formimi i joneve 1.5
1 a Hidrogjeni
1 a trigliceridet; b gliceroli;
b Izotop c e pangopur; d dy; e hidrofob
c 100% 2 Trigliceride: 3 acide yndyrore/pa grup fosfat/
d Është i pandryshueshëm jopolar; fosfolipidet: 2 acide yndyrore/1 grup fosfat/
“kokë” hidrofile dhe “bisht” hidrofob.
2 a Joni i hidrogjenit
b Nuk ndryshon 3 Lipidet, kur oksidohen, furnizojnë dy herë më Në fletoren e punës do të
shumë energji sesa sheqernat.
1.2 gjeni të gjitha përgjigjet e
1.6
1. Atomet e karbonit lidhen lirisht mes tyre për të
formuar një zinxhir. 1 Lidhje peptide pyetjeve përgjithësuese që
2. Polimer
3. Sheqeri jep elektronet që reduktojnë sulfatin e
2. Reaksion kondensimi
3. Grupi amin (-NH2), grupi karboksil (-COOH), atomi keni në tekstin mësimor
bakrit (II) me ngjyrë blu në oksid bakri (I) me i hidrogjenit (-H), grupi R
ngjyrë portokalli.
Forma e proteinave dhe funksioni
Natyra gjysmësasiore e testit të Benediktit 1 Ka tre zinxhirë polipeptidikë që përdridhen së
1. B, E, A, D, C bashku për të dhënë fortësi, strukturë në formën
e litarit që ka fortësi në drejtim të tërheqjes së
2 Thani precipitatin e çdo mostre dhe peshojeni atë. tendinit.
Sa më i rëndë të jetë precipitati, aq më shumë
sheqer të reduktuar ka në të. 2. Shmangin rrëshqitjen e zinxhirëve individualë
polipeptidikë nga njëri-tjetri. Duke qëndruar
3. Kur sulfati i bakrit (II) reduktohet i gjithi në oksid bashkë, ata sillen si një njësi e vetme dhe kanë më
bakri (I), sasia e tepërt e sheqerit të reduktuar nuk shumë forcë.
mund të bëjë diferencë.
3. Lidhjet mes molekulave fqinje të kolagjenit janë
pikat më të dobëta. Nëse ato do të ndodheshin në
1.3 të njëjtin vend të fibrës, atëherë do të kishim një
1 a Glukozë + galaktozë; b. glukozë + fruktozë; c. pikë mjaft të dobët ku këto fijezat do të këputeshin.
vetëm α glukozë.
2 C12H22O11 (C6H12O6 + C6H12O6 − H2O) 1.7
4 3 Enzimat çnatyrohen në temperaturë të lartë, gjë
që parandalon funksionimin e tyre/enzimat ulin
1 a Një lëndë që shton shpejtësinë e reaksionit
kimik pa pësuar vetë ndryshime të përhershme.
energjinë e aktivizimit. 2. Ato nuk konsumohen gjatë reaksionit, prandaj
Pyetje praktike: Kapitulli 1
1 (a) Kjo tabelë paraqet disa lëndë që takohen në qelizë. Plotësoni tabelën duke treguar
veçoritë e këtyre lëndëve. Nëse pohimi është i saktë, vendosni një X në katrorin
përkatës të fjalisë.

Lënda
Pohimi Niseshteja Glikogjeni Dezoksiriboza Helikaza e
ADN-së
Lëndë që përmban vetëm
elementet karbon, hidrogjen
dhe oksigjen.
Lënda përbëhet nga
monomerë aminoacidesh.
Lënda gjendet në qelizat
shtazore dhe bimore.
(4 pikë)
(b) Më poshtë tregohen dy molekula β-glukoze.

H O OH HO H

HO H H O OH

Vizatoni katrorë, brenda të cilëve të përfshini atomet që largohen kur të dyja


molekulat e β-glukozës bashkohen me anë të reaksionit të kondensimit. (2 pikë)
(c) (i) Lidhjet hidrogjenore janë të rëndësishme në formimin e molekulës së celulozës.
Shpjegoni pse. (2 pikë)
(ii) Molekula e niseshtesë ka strukturë spiralore. Shpjegoni se pse është e
rëndësishme kjo formë për funksionet në qelizë. (1 pikë)
2 (a) Acidet yndyrore omega-3 janë të pangopura. Çfarë është një acid yndyror i pangopur?
(2 pikë)
(b) Shkencëtarët kanë bërë kërkime lidhur me bashkëlidhjen që ekziston mes konsumit
ditor të acideve yndyrore omega-3 dhe rrezikut nga sëmundjet koronare të zemrës.
Grafiku tregon rezultatet e kërkimeve të tyre. A tregojnë këto të dhëna se konsumi i
acideve omega-3 parandalon sëmundjet koronare të zemrës? (3 pikë)
Rreziku për sëmundjet koronare të zemrës

1.00

0.90

0.80

0.70

0.60

0.50
0.03 0.06 0.09 0.12 0.15 0.18 0.21 0.24
Sasia e acideve omega-3 e konsumuar çdo ditë/g.
(c) Olestra është yndyrë artificiale. Ajo prodhohet me anë të reaksioneve të kondensimit,
duke bashkuar acidet yndyrore në një molekulë sukroze. Në figurën vijuese tregohet
struktura e olestras. R-ja e fundit tregon se ku lidhet acidi i fundit yndyror.

5
Molekulat biologjike

CH2OR
H H ROCH2 H

OR H O H RO
RO CH2OR
x
H OR OR H
(i) Emërtoni lidhjen X. (1 pikë)
(ii) Një triglicerid nuk përmban sukrozë dhe lidhje X. Sillni një argument që tregon
se struktura e trigliceridit është e ndryshme nga olestra. (1 pikë)
(iii) Sa molekula ujë do të prodhoheshin gjatë sintetizimit të një molekule olestre,
nëse në vend të sukrozës do të përdorej një molekulë glukoze, fruktoze ose acidi
yndyror? (2 pikë)
3. Fosfolipidet dhe acidet yndyrore kanë ngjashmëri dhe ndryshime nga njëra-tjetra.
(a) Tregoni ku qëndron ngjashmëria dhe ku qëndron ndryshimi. (1 pikë)
(b) Si pozicionohen molekulat e fosfolipideve kur hidhen në ujë dhe pse? (1 pikë)

4 Një studiues hetoi ndikimin e temperaturës në shpejtësinë e një reaksioni të kontrolluar


nga enzima. Për çdo provë të bërë në temperatura të ndryshme, ai ruajti të njëjtën sasi të
substratit si dhe të njëjtën sasi të enzimës.
Përqendrimi i produktit në përzierje /g dm3

15 37°C

10 25°C

0
0 60 120 180 240
Koha pas fillimit të reaksionit

s Figura 2 tregon rezultatet e përftuara.

(a) Gjeni një faktor tjetër që do të duhej të ruhej gjatë këtij eksperimenti. (1 pikë)
(b) Përshkruani dhe shpjegoni ndryshimin mes këtyre dy kurbave. (2 pikë)

6
Pyetje praktike: Kapitulli 2
Chapter 1 Biological molecules

1 (a) Figura 1 tregon një çift bazash të molekulës së ADN-së.

F
s Figura 1
(i) Emërtoni pjesën F të çdo nukleotidi. (1 pikë)
(ii) Shkencëtarët kanë përllogaritur se një mostër ADN-je përmban 18% adeninë.
Cila do të jetë pjesa e timinës dhe guaninës në këtë mostër ADN-je? (2 pikë)
(b) Organizmat variojnë gjerësisht për sa i përket numrit të gjeneve që zotërojnë.
Në figurën 2 tregohet numri i përgjithshëm i gjeneve në funksion të gjatësisë së
përgjithshme të ADN-së së gjashtë organizmave të ndryshme. Gjatësia e ADN-së
është dhënë me numrin e çifteve të bazave.

njeriu H. Sapiens
35,000

30,000
arabeta e zakonshme A. thaliana
numri i gjeneve

25,000

20,000
miza e uthullës D melanogaster
15,000
krimbi C elegans
10,000
majaja S cerevisiae
5,000
bakteri E coli
s Figura 2
0
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
log10 i madhësisë së gjenomës (çifte bazash)

(i)Zinxhiri i dyfishtë i ADN-së është 2µm i gjatë për çdo 1000 çifte bazash.
Shfrytëzoni figurën 2 për të përllogaritur në metra gjatësinë e përgjithshme të
ADN-së në qelizat e njeriut. Tregoni para klasës përllogaritjen e bërë. (2 pikë)
(ii) Përllogaritni raportin e gjatësisë së ADN-së ndaj numrit të gjeneve te njeriu dhe
te Escherichia coli dhe shpjegoni pse ka ndryshim mes tyre. (2 pikë)
2 Figura 3 tregon një pjesëz të molekulës së ADN-së.

A B
R

7
Acidet nukleike

(a) Emërtoni pjesët R dhe Q. (2 pikë)


(b) Emërtoni lidhjen që bashkon A dhe B. (1 pikë)
(c) Ribonukleaza është një enzimë, që ka një gjatësi prej 127 aminoacidesh. Cili është
numri minimal i bazave të ADN-së që kodojnë këtë enzimë? (1 pikë)
(d) Figura 2 tregon renditjen e bazave të ADN-së që kodojnë për shtatë aminoacide të
enzimës ribonukleazë.
Figura 2
GTT TAC TAC TCT TCT TCT TTA
Në tabelën e mëposhtme është dhënë numri i çdo lloj aminoacidi të koduar nga renditja e
bazave të ADN-së.

Aminoacidet Numri i pranishëm


Arg 3
Met 2
Gln 1
Asn 1

Shfrytëzoni tabelën dhe figurën 2 për të gjetur renditjen e aminoacideve të kësaj pjese të
enzimës. Shkruajeni përgjigjen në kutitë e mëposhtme.

Gln

(1 pikë)
(e) Shpjegoni se pse ndryshimi i një baze në renditjen e ADN-së mund të çojë në
humbjen e funksionit të enzimës. (3 pikë)
3 (a) Mes molekulave të ujit formohen lidhje hidrogjenore. Shpjegoni se si ndikon
një gjë e tillë në veçoritë e ujit si habitat për organizmat e gjalla. (2 pikë)
(b) Zgjidhni dy nga jonet inorganike të trupit të njeriut dhe përshkruani ndikimin e
secilit jon. (4 pikë)
(c) Shpjegoni rëndësinë e reaksionit të hidrolizës së ATP-së. (2 pikë)

8
Hartë konceptesh

O testi për sheqernat testi i tretësirës së jodit


H e pareduktuara
glukoza α
OH

O sukroza
β OH niseshteja (α) glikogjeni (β)
galaktoza
(mësimi 1.4) (mësimi 1.4)
H
testi i laktoza
sheqernave
të reduktuara maltoza
fruktoz
disaharidet struktura
(mësimi 1.3) e sheqernave
(mësimi 1.3)
monosaharidet
(mësimi 1.2)
celuloza (β)
testi i emulsionit (mësimi1.4)
funksionet sheqernat
kondensimi/hidroliza
yndyrat (mësimi 1.1)
(mësimi 1.5)

uji
(mësimi 2.4)
molekulat biologjike
trigliceridet (pjesa e parë)
jonet inorganike

fosfolipidet
proteinat acidet nukleike
(mësimi 1.6)
testi i
biuretit nukleotidet

enzimat
(mësimi 1.7) ATP ARN ADN
(mësimi 2.3); (mësimi 2.1) (mësimi 2.1)
zvogëlojnë
energjinë
inhibim dyfishimi
e aktivizimit O O O
(mësimi 1.9) konservativ
aminoacidet
(mësimi 2.2)
R
H O



N—C—C
sita specifike

H

OH
aktive H

struktura e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt


induktimi
enzima
veprimi i enzimave përqendrimi
ESC (mësimi 1.8) substrati

pH
temperatura

9
Pyetje praktike: Pjesa e parë
1 (a) Disa fara përmbajnë yndyra. Përshkruani se si mund ta përdorim testin e emulsionit
për të zbuluar nëse te një farë ka yndyra. (3 pikë)
(b) Një triglicerid është një lloj yndyre. Në figurën e mëposhtme është treguar ndërtimi i
molekulës së një trigliceridi.

H H H H H H

H C O O C C C C C C H

H H H H H

H H H H

H C O O C C C C C H

H H H H

H H H H

H C O O C C C C C H

H H H

(i) Molekula e trigliceridit formohet me kondensim. Prej sa molekulash është


formuar ky triglicerid? (1 pikë)
(ii) Ndërtimi i një fosfolipidi është i ndryshëm nga ai i një trigliceridi. Shpjegoni
ndryshimin mes një fosfolipidi dhe një trigliceridi. (2 pikë)
(iii) (iii) Shfrytëzoni këtë figurë për të shpjeguar se çfarë kuptohet me një acid yndyror
të pangopur. (2 pikë)
2 Lexoni paragrafin e mëposhtëm:
Aspirina është një medikament mjaft i dobishëm. Një nga funksionet e saj është të
pakësojë ethet dhe inflamacionin. Aspirina e ushtron këtë funksion duke penguar qelizat
të prodhojnë disa lëndë që quhen prostaglandina. Për prodhimin e prostaglandinave
duhen disa enzima specifike. Aspirina inhibon një prej këtyre enzimave. Më saktë,
aspirina lidhet në mënyrë të përhershme me grupin kimik të një monomeri, i cili është i
domosdoshëm për aktivizimin e qendrës (sitën) aktive të enzimës.
Enzima që përfshihet në zinxhirin e reaksioneve të prodhimit të prostaglandinës
përfshihet gjithashtu edhe në zinxhirin që çon në prodhimin e një lënde tjetër, që
quhet tromboksan dhe që përfshihet në mekanizmat e mpiksjes së gjakut. Një dozë e
vogël aspirine mund të ulë rrezikun për infarkt miokardi (goditja e zemrës). Shfrytëzoni
informacionet e këtij paragrafi, si dhe njohuritë që zotëroni për t’iu përgjigjur pyetjeve të
mëposhtme:

(a) Emërtoni monomerët që e bëjnë aktive qendrën (sitën) e një enzime (rreshtat 6-7).
(1 pikë)
(b) Figura e mëposhtme tregon rrugën e sintezës së prostaglandinave dhe tromboksanit.

substanca A

substanca B
enzima X
substance C
enzima Y enzyme Z
prostaglandina tromboksanit

10
Chapter 1 Biological molecules

(i) Aspirina vepron vetëm mbi një nga enzimat. Shfrytëzoni informacionin e rreshtave
5-7 për të shpjeguar se pse aspirina nuk ndikon mbi enzima të tjera. (2 pikë)
(ii) Cila nga enzimat X, Y ose Z inhibohet nga aspirina? Shpjegoni argumentin e
dhënë në paragrafin e mësipërm që mbështet përgjigjen tuaj. (2 pikë)
(c) Aspirina është një inhibitor i enzimës. Shpjegoni se si e pengon aspirina substratin
për t´u shndërruar në prodhim përfundimtar. (2 pikë)
(d) Aspirina ul rrezikun për infarkt miokardi (rreshtat 8-12). Shpjegoni si. (3 pikë)
3 Vizatimi i mëposhtëm tregon një pjesë të ADN-së.

(a) (i) ADN-ja është një polimer. Cilat janë argumentet që gjeni në këtë figurë për
ta konsideruar atë polimer? (1 pikë)
(ii) Emërtoni pjesët e vizatimit që mbajnë shkronjat C, D dhe E. (3 pikë)
(iii) Një pjesë ADN-je përmban 34% baza timine.
Plotësoni tabelën me emrat dhe përqindjet e bazave të tjera.

Emri i bazës Përqindja

Timinë 34

34

(2 pikë)
(b) Një polipeptid në strukturën e tij të parë (primare) ka 51 aminoacide.
(i) Cili është numri minimal i bazave që duhen për të koduar një aminoacid të këtij
polipeptidi? (1 pikë)

11
Pyetje praktike:
Practice Kapitulli 3
questions
1 Ameba është një organizëm njëqelizor eukariot. Për studimin e saj, kërkuesit përdorin
mikroskopin me transmision elektronesh. Vizatimi i mëposhtëm tregon ndërtimin e amebës.

Y Z

(a) (i) Emërtoni organelen Y. (1 pikë)


(ii) Emërtoni dy struktura të tjera të këtij vizatimi, të cilat tregojnë se ameba është qelizë
eukariote. (2 pikë)
(b) Cili është funksioni i organeles Z? (1 pikë)
(c) Kërkuesit shfrytëzojnë mikroskopinë elektronike për studimin e strukturave të
amebës. Shpjegoni pse. (2 pikë)

2 Fotografia tregon një pjesë të citoplazmës së qelizës.

2 (a) (i) Organela X është një mitokondri. Cili është funksioni i kësaj organele? (1 pikë)
(ii) Emërtoni organelen Y. (1 pikë)

3 Figura e mëposhtme tregon kloroplastin siç duket me mikroskop elektronik.

X
Y

zmadhimi x 300 000

12
Chapter 1 Biological molecules
Ndërtimi i qelizës

(a) Emërtoni X dhe Y. (2 pikë)


(b) Përshkruani funksionet e kloroplasteve. (2 pikë)

4 (a) Kjo tabelë tregon disa nga veçoritë e qelizës. Plotësoni tabelën duke vendosur një plus
në kutinë përkatëse nëse veçoria është e pranishme.

Qeliza

Veçoria Bakteri i kolerës Qelizë epiteliale e Qelizë epiteliale


zorrës e alveolës së
mushkërisë
Membrana qelizore
Flagjeli
Bërthama
(3 pikë)
(b) Vizatimi i mëposhtëm tregon një pjesë të qelizës epiteliale të zorrës së insektit

hapësira e zorrës

mikrovile

aparati i Golxhit

ribozomet
e rrjetit
endoplazmatik

mitokondritë

gjaku

Kjo qelizë është përshtatur për tre funksionet e listuara më poshtë. Shfrytëzoni
vizatimin për të treguar se si është përshtatur kjo qelizë për secilin nga funksionet:
(i) transportin aktiv të lëndëve nga qelizat në gjak; (2 pikë)
(ii) sintezën e enzimave; (1 pikë)
(iii) difuzionin e shpejtë të lëndëve nga lumeni i zorrës
në citoplazmën e qelizës. (1 pikë)

13
Pyetje praktike:
Practice Kapitulli 4
questions
1 Një nxënës ndërmori kërkime për të parë ndikimin e përqendrimeve të ndryshme të
tretësirës së klorurit të natriumit mbi prerjet cilindrike të zhardhokut të patates. Pasi
preu pjesët cilindrike të patates, ai peshoi secilën prej tyre. Më vonë, ai vendosi çdo pjesë
cilindrike në një provëz. Secila prej provëzave përmbante një përqendrim të caktuar të
klorurit të natriumit. Provëzat u lanë për 24 orë në qetësi. Pas 24 orësh, nxënësi i nxori
pjesët cilindrike të patates nga provëzat dhe i peshoi përsëri.
(a) Para ripeshimit, nxënësi i fshiu nga jashtë të gjitha cilindrat e patates. Shpjegoni pse.
(2 pikë)
Nxënësi e përsëriti eksperimentin disa herë duke ruajtur të njëjtat përqendrime
të tretësirës së klorurit të natriumit. Rezultatet e tij janë paraqitur në grafikun e
mëposhtëm.

20

15

10
përqindja mesatare e ndryshimit të peshës

0
0.0 0.2 0.4 0.6 0.8 1.0
–5

–10

–15

–20

–25

–30

–35
përqendrimi i tretësirës së klorurit të natriumit/mol dm–3

(b) Nxënësi i përgatiti të gjitha tretësirat e klorurit të natriumit duke përdorur 1.0 mol
dm-3 dhe ujë të distiluar. Plotësoni tabelën për të treguar se si përgatiti ai 20 cm3 të
tretësirës 0.2 mol dm-3 .

Vëllimi i tretësirës së klorurit të natriumit 1.0 mol dm-3 Vëllimi i ujit të distiluar

(1 pikë)
(c) Nxënësi përllogariti përqindjen e ndryshimit të peshës në vend që t’i referohej thjesht
ndryshimit të peshës.
Shpjegoni përparësinë e këtij veprimi. (2 pikë)
(d) Nxënësi bëri shumë përsëritje për çdo përqendrim të klorurit të natriumit. Shpjegoni
se pse janë të rëndësishme përsëritjet. (2 pikë)
(e) Shfrytëzoni grafikun për të gjetur përqendrimin e klorurit të natriumit me të njëjtin
potencial të ujit si ai i cilindrit të patates. (1 pikë)
2 Disa lëndë mund ta përshkojnë shtresën e dyfishtë të fosfolipideve të membranës qelizore
me anë të difuzionit të thjeshtë. Përshkruani mënyra të tjera të përshkueshmërisë së
membranës qelizore. (5 pikë)

14 14
Glenn Toole Susan Toole
FLETORE PUNE
Biologjia
me zgjedhje 12
Për klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz

Çdo kapitull në tekstin mësimor praktikohet në fletoren e


punës për aftësimin e nxënësit me pyetje praktike. Ato do t'ju
ndihmojnë të provoni njohuritë tuaja dhe të aftësoheni.
Rubrika e veprimtarive praktike përmban pyetje për secilën
veprimtari të sugjeruar te rezultatet e të nxënit.
Fletorja e punës përmban të gjitha përgjigjet e pyetjeve
përgjithësuese të tekstit të nxënësit.

Materiale interaktive, video, kureshti, teste, përgjigjet e pyetjeve


përgjithësuese të librit i gjeni në
www.mediaprint.al dhe platformën digjitale
http://mediaprint.al/libridigjital

ISBN 978-9928-08-342-5

Çmimi 300 lekë

You might also like