You are on page 1of 3

LETRAT ME VLERE - E Drejta e Pronësisë Intelektuale

DETYRË KURSI
Tema: LETRAT ME VLERE
Fakulteti Drejtesise Dega:Juridik Lenda:E Drejta e Pronësisë Intelektuale
LETRAT ME VLERE Kuptimi i letrave me vlerë Me lëshuarën e tyre në qarkullim krijojnë
detyrime me shprehjen e njëanshme të vullnetit; Janë dokumente të shkruara me të cilat
mund të përcaktohet ndonjë e drejtë pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është
e patjetërsueshme pa ekzistimin e letrës me vlerë; Letra me vlerë është karakteristike se i
takon atij që e mban që nënkupton se është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban; Roli
i letrave më vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësi është shumë i madh;
Letrat me vlerë janë dokumente të cilat përpilohen me shkrim; Formaliteti (Forma) është
njëra ndër karakteristikat kryesore të saj; Kjo nënkupton se ato prodhojnë efekt juridik
dhe ekonomik vetëm nëse janë të krijuara në formën të cilën shprehimisht e përcakton
ligji; 3. Letrat me vlerë i paraqesin dy vlera: Vlerën e vet që kanë; dhe Vlerën të cilën e
mbajnë; Nga kjo del se letrat me vlerë mbanë dy lloje të drejtash: Të drejtat në vet letrat
me vlerë që t’i posedon ato; dhe Të drejtat të cilat dalin nga letrat me vlerë (ajo se çfarë
është shkruar në të); Letrat me vlerë mundësojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të
biznesit; Lehtësojnë qarkullimin në biznes dhe rrisin sigurinë juridike; 4. Një letër me
vlerë për të shërbyer si dokument i bazuar me ligjin duhet t’i plotësojë disa karakteristika
të domosdoshme: 5. Duhet të cilësohet lloj i letrës me vlerë p.sh. sikurse që është fjala
për kambialin, çekun, fletdetyrimin, etj; Firmën, respektivisht emërtimin dhe selinë e
lëshuarësit të letrës me vlerë; Firmën, respektivisht emrin e personit me urdhrin e të cilit
lëshohet letra me vlerë;
Caktimi i saktë i detyrimit i cili del nga letra me vlerë (elementet gjeografike, kalendarike
etj) Nënshkrimi i lëshuarit të letrës me vlerë ose faksimili i lëshuarit nëse kjo behët në
seri; Nënshkrimi 6. SIPAS NATYRËS SË TË DREJTAVE QË MBAJNË NE VETE, LETRAT ME VLERË
MUND T’I NDAJMË NË Detyrime juridike; Kambiali dhe çeku Sendore reale – juridike; Të
drejtat e pasurisë apo hipotekës Letra me vlerë të korporatave; Aksionet 7. LLOJET E
LETRAVE ME VLERË Ndarjen e letrave me vlerë zakonisht ndahet sipas kriterit të bartësve
të tyre; Të këtilla janë: Letrat me vlerë me emër; Letrat me vlerë sipas urdhrit; Letrat me
vlerë sipas prurësit; 8. Letrat me vlerë me emër janë ato letra ku Është i cekur emri i
bartësit te të drejtave pronësore dhe juridike të cilat i përmban vet letra; Vetëm personi i
cili është i cekur në letër mund t’i realizojë këto të drejta; Personi i cili e posedon letrën
me vlerë ka mundësi që atë ta bartë në personin tjetër; Letrat me vlerë me emër
garantojnë siguri të madhe të qarkullimit; Me humbjen e kësaj letre ka mundësi të behët
amortizimi i tyre; 9. Letrat me vlerë sipas urdhrit janë ato letra ku; Krijojnë lehtësira në
sferën e qarkullimit ekonomik – juridik; Bartën shumë lehtë dhe në mënyrë të thjeshtë me
emër të personit tjetër; Posedojnë klauzolën “ paguaj sipas urdhrit ”; Bartja e tillë e së
drejtave quhet ndryshe “ INDOSIM ” Me rastin e humbjes së tyre ka mundësi të behët
amortizimi i tyre; 10. Letrat me vlerë sipas prurësit ; Janë letra me vlerë shumë më të
avancuara se dy llojet e sipërme; Janë të liruara nga formalitetet e shumta; Bartja e të
drejtave nga letra behët shumë shpejtë; Karakteristikë e këtyre letrave është se në to
fare nuk ceket poseduesi i tyre; Si posedues legjitim i tyre konsiderohet çdo person i cili e
disponon letrën me vlerë; Ky lloj i letrave me vlerë nuk siguron siguri të madhe; Mundësia
e keqpërdorimit të tyre është shumë e madhe; Të këto letra me vlerë nuk ka mundësi të
behët amortizimi pasi që kur humbet letra automatikisht humbet edhe e drejta që del nga
ajo; 11. LETRAT LEGJITIMUESE DHE SHENJTA Letrat legjitimuese janë dokumente (shkresa)
sipas të cilave: = poseduesi i tyre është formalisht i autorizuar që nga lëshuari i tyre të
kërkojë që të kryej ndonjë veprim i cili është i cekur në të; Letrat legjitimes konsiderohen
letra me emër; Këto letra mund të konsiderohen edhe letra sipas prurësit; Shenja
legjitimuese mund të jenë p.sh: = biletë udhëtimi = shenjat e gardërobave; = shenjat e
mallrave; = shenja të caktuara – numra etj; 12. FLETAKSIONET Kuptimi dhe rëndësia e
fletaksioneve Flet – aksionet janë letra me vlerë që paraqesin risi në sistemin juridik, po
ashtu janë të lidhura me afirmimin e plotë të shoqatave aksionare te ne si njërit nga
subjektet themelore ekonomike; 13. Fletaksioni është letër me vlerë me të cilën
realizohet pronësia në : mjetet e deponuara në ndërmarrje, bankë ndonjë subjekt tjetër
ekonomik, në organizatat tjera financiare, ne organizata për sigurimin e ndonjë personi
tjetër juridik i cili mund të arrijë fitim. 14. Poseduesi i fletaksionit i fiton 2 të drejta
themelore 1. PJESMARRJA NË PJESEN E FITIMIT 2. E DREJTA E PJESMARRJES NË QEVERISJES
E SUBJEKTIT BIZNESOR; Fletakisonet paguhen në të holla , ( por ka mundësi edhe në sende
edhe në të drejta , me një kusht që vlera e këtyre sendeve të shprehet në të holla );
Fletaksionet mund të lëshohen në valutën nacionale dhe të huaj mirëpo, brenda kufijve
tonë në treg mund të shiten dhe të blihen vetëm me valutën nacionale;  Kur fletaksioni
bartet nga një person në tjetrin bartet pronësia e cila është shënuar në të fletaksionet ;
janë shumë e përshtatshme për bashkimin e kapitalit të stimulimit maksimal të angazhimit
të mjeteve të disponuar;  Mund të ekziston fletaksioni pa të drejtën e pjesëmarrjes në
qeverisje; 15. 16. Fletaksioni përbëhet nga 2 pjesë : NË PJESEN E PARË TË FLETAKSIONIT
E CILA QUHET BAZA (d.m.th. duhet të shënohen të gjitha elementet themelore të
fletaksionit ). NE PJESA E DYTË PËRBËHET NGA PJESA E KUPONIT ( triskës ) që shërbejnë
për pagimin e dividendit; 17. LËSHIMI I FLETAKSIONIT Vendimin për lëshimin e
fletaksioneve e nxjerr organi përkatës i qeverisjes të ndonjë subjekti ekonomik ekzistues
(apo themeluesi p.sh . i ndonjë shoqate të re aksionare . 18. Me vendimin mbi lëshimin e
fletaksioneve në veçanti përcaktohet 1. EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONEVE ; 2.
SHENJA E OBLIGACIONIT QË LËSHOHET NË EMER APO SIPAS PRUESIT (sjellësit) ; 3. MËNYRA
E PAGIMIT TË DIVIDENDËS ; 4. KOHA E RREGJISTRIMIT TË FLETKASIONEVE ; 5. MENYRA E
RREGJISTRIMIT TË FLETAKSIONEVE ; 6. TE KUSH DHE NË CILIN AFAT BËHET PAGESA E
MJETEVE PËR BLERJES E FLETAKSIONEVE ; NË CILIN AFATË BËHET KTHIMI I MJETEVE TË
PAGUARA NË RASTË TË EMITIMIT TË FLETAKSIONEVE (heqje dore ); LLOJET E
FLETAKSIONEVE ; PAGESA E FLETAKSIONEVE ; 10. BARTJA E RREZIKUT etj; Në rast se
poseduesi i fletaksionit e bënë pagesën në tërësi tërhiqet fletaksioni i përkohshëm dhe i
lëshohet fletaksioni i rendomë i lëshuar. Mjetet për blerjen e fletaksioneve mund të
paguhen menjëherë apo me këste (kur pagesa bëhet me këste blerësit të fletaksionit i
lëshohet fletaksioni i për ko hshem në të cilën ç’do pagës e kësteve vërtetohet me
shkrim . 19. 20. PËRMBAJTJA E FLETAKSIONIT Fletaksioni si letër me vlerë duhet ti
përmbaj të gjitha elementet që janë të parapara si : 1. SHENJËN SE ËSHTË ME FLETË
AKSION 2. SHENJËN E LLOJIT TË FLETAKSIONIT , FIRMEN RRESPEKTIVISHT SELIN E
LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ; 3. FIRMEN RRESPEKTIVISHT EMRIN E BLERSIT APO SHENJEN
NË EMER TË CILIT LËSHOHET FLETAKSIONI ; 4. AFATET E PAGIMIT TË DIVIDENDËS etj. 21.
Elementet e kuponit për pagimin e dividend janë 1. NUMRI RENDOR I KUPONIT ; 2. NUMRI I
FLETAKSIONI T SIPAS TË CILIT DIVIDENDA PAGUHET ; 3. EMERTIMI I LËSHUESIT TË
FLETAKSIONIT ; 4. VITI NË TË CILIN DIVIDENDA PAGUHET DHE FAKSIMILI I NËNSHKRIMI I
PERSONAVE TË AUTORIZUAR ( lëshuesit të fletaksioneve.) 22. LLOJET E FLETAKSIONEVE të
përkohshme përhershme; 23. duhet ta bëjmë dallimin e feltaksioneve në emër , sipas
urdhrit dhe sipas prurësit 24. Sipas radhës së lëshimit fletaksionet munden me qenë; të
themeluesit , të emisiont të pare apo të emisioneve të ardhshme ; fletaksionet munden
me qenë pa të drejt vote dhe me të drejt vote ose ; me të drejtën e një vote apo me të
drejtë më më shumë vota në kuvendin e aksionarve . 25. Rëndësi të veçanet kanë
fletaksionet me prorioritet në këtë relacion me fletaskionet e rëndomta Keto kanë të
drejtën përparësinë në pagës të dividendëpo ashtu të drejtë pagese me procedurën e
falimentimit. PARTICIPUESE Flet aksioni KUMULATIV jep poseduesit të saj të drejtë pagese
të dividend paguar KUMULATIVE; Fletaksionet PARTICIPUESE , prioritare i japin poseduesit
krahas të drejtës dividend edhe të drejtën e ndarjes së fitimit në marrëveshjen me
vendimin mbi emetimin e këtyre fletaksioneve . KUMULATIVE DHE 26. Fletaksionet me
prioritet mund të jenë: 27. FLETËDETYRIMI 28. FLETËDETYRIMI Është dokument i shkruar
me të cilin emituesi i saj obligohet që, subjektit të shënuar në fletëdetyrim (apo edhe
sipas urdhrit të tij) prezentuesit të fletëdetyrimit, në ditën, muajin dhe shumë e caktuar
t’i paguaj shumën e shënuar në kupon; 29. fletëdetyrimi participativ Ekziston edhe
fletëdetyrimi participativ – që nënkuptron që poseduesi i tij , përveç kamatës (interesit)
fiton edhe të drejtën për pje s ëmarrje në fitimin i cili është i përcaktuar për emituesin e
fletdetyrimit: Në jetën praktike fletëdetyrimi mund të emitohet me garancion dhe pa
garancion; 30. Ndërmarrjet dhe institucionet shoqërore – politike por edhe subjektet tjera
juridike mund t’i emitojnë (jepin) fletëdetyrimet në emërin dhe llogarinë vet, në emrin e
vet dhe në llogari të dikujt tjetër, dhe në emër dhe llogari të subjekteve të tjera; 31.
Fletëdetyrimi mund të shprehet në valutën e vendit dhe në valutë të huaj; Blerësi i
fletëdetyrimit e fiton të drejtën vetëm pasi që të paguaj çmimin e saj në tërësi:
Fletëdetyrimi duhet të përmbajë: Firmën respektivisht emrin dhe selinë e emituesit të
fletëdetyrimit; Firmën respektivisht emrin e blerësit të fletdetyrimit; Lartësinë e shkallës
së kamatës; Përqindjne e pjesëmarrjes në fitim nëse është përcaktuar; Afatet e pagimit të
kamatës; Vendin dhe datën e emitimit së bashku me numrin serik dhe kontrollues të
fletëdetyrimin; Faksimilin së bashku më nënshkrim e subjekteve të autorizuara; 32.: FLETË
ARKA CETEFIKATI FLETË KOMPERCIALJA 33. Fletarka Fletarka – është letër me vlerë për
shumën monetare të caktuar e cila duhet të përmbushet në afatin e arritjës në bazë të
shkallës së caktuar të kamatës; Fletarkën mund ta emitojë banka, organizata e caktuar
financiare dhe institucioni kompetent shoqëror – politik; Rëndësia e tyre qëndorn sepse
nëpërmjet të shitjës së tyre emituesi i tyre tubon mjete monetare afatshkurta; Fletarka
emitohet në bazë të vendimit të organit kompetent të emituesit të saj; Zakonisht fletarka
jepet me afatin e arritjes deri në një vjet; 34. Certifikati Certifikati – është dokument i
shkruar për mjetet e deponuara në bankë apo në ndonjë institucion tjetër kompetent në
bazë të nja afati të shkurtë të kthimit – deri në një vit; 35. Fletë komercialja
Fletëkomercialja – është letër me vlerë e cila aplikohet nëpërmjet të shitjës në funksion
gjatë tubimit të mjeteve monetare në një afat të shkurtë; Emitohet nga ndërmarrjet dhe
nga subjektet e caktuara juridike – ekonomike në bazë të kompetencave ligjore;

You might also like