You are on page 1of 3

Lënda: Të Drejtat e Njeriut

Viti akademik 2023/24

Semestri dimëror

Detyra 3

Analiza e Krimeve të Luftës në Kosovë: Vlerësimi i Akteve të Serbisë në


Kontekstin e Gjenocidit

EMRI I PROFESORIT: VALON MURATI

EMRI I STUDENTIT : ARDIT FERIZI

Data: 09.01.2024

1
Analiza e Krimeve të Luftës në Kosovë: Vlerësimi i Akteve të Serbisë në Kontekstin
e Gjenocidit

Në kontekstin e luftës çlirimtare në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, veprimet e ushtrisë dhe
policisë pushtuese serbe ndaj popullatës civile të paarmatosur shqiptare, të cilat përfshijnë
vrasjen e mbi 10,000 civilëve të pafajshëm, perdhunimin e mbi 20,000 femrave shqiptare nga
forcat pushtuese Serbe, dëbimin e mbi 800,000 shqiptarëve nga tokat e tyre, dhe sipas një raporti
të lëshuar nga United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR) më 9 Nëntor 1999,
tregon se nga një total prej 237,842 shtëpive banimi ne Kosovë, 45,768 u dëmtuan rëndë dhe
46,414 u shkatërruan. Këto akte brutale ngrisin pyetje të thella mbi natyrën e tyre si gjenocid.
Duke u bazuar në Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit dhe
Statutin e Romës, argumenti për klasifikimin e këtyre krimeve si gjenocid është i fortë dhe i
mbështetur.

Konventa e Gjenocidit përcakton gjenocidin si veprime të kryera me qëllimin për të asgjësuar,


tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar. Në rastin e Kosovës, vrasjet dhe
dëbimet masive të shqiptarëve nga ana e Serbisë tregojnë një model të qartë të synimit për të
asgjësuar një pjesë të madhe të popullatës shqiptare. Kjo sjellje është në përputhje me elementet
e gjenocidit siç janë përcaktuar në konventë.

Më tej, mungesa e bashkëpunimit të Serbisë në hetimin dhe identifikimin e këtyre krimeve dhe
në sjelljen e krimineleve para drejtësisë ndërkombëtare tregon një përpjekje për të fshehur dhe
mohuar përgjegjësinë e tyre. Kjo sjellje e Serbisë nuk është vetëm një pengesë për drejtësinë, por
gjithashtu një indikator i një qëllimi të fshehtë gjenocidal.

Në anën tjetër, Statuti i Romës, i cili përcakton krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit,
ofron një perspektivë më të gjerë. Krimet e kryera nga Serbia gjithashtu përfshijnë elemente të
krimeve kundër njerëzimit, të cilat përfshijnë sulme të përhapura ose sistematike kundër një

2
popullsie civile. Këto krime përfshijnë vrasje, dëbim ose transferim të detyruar të popullsisë, si
dhe torturë dhe përdhunim.

Në përfundim, duke marrë parasysh masën dhe natyrën e krimeve të kryera nga Serbia në
Kosovë, argumenti për klasifikimin e tyre si gjenocid është i fortë. Këto veprime jo vetëm që
përfshijnë elementet e gjenocidit sipas përkufizimit ndërkombëtar, por gjithashtu tregojnë një
qëllim të qartë për të asgjësuar një grup etnik. Mungesa e një vendimi gjyqësor nuk duhet të
shihet si mungesë e provave, por si pasojë e sfidave ligjore dhe politike në adresimin e krimeve
të tilla të rënda.

You might also like