You are on page 1of 7

DETYRE PORTOFOLI

Tema: Menyrat e komunikimit me internet dhe


llojet e lidhjeve kompjuterike

Lenda: TIK Punoi: Salvi Bejkosala

Llojet e lidhjeve kompjuterike.

Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një
teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë
informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë, fibrave optike,
mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi

të ndryshme. Topologjitë e lidhjes së rrjeteve kompjuterike

Topologjia e rrjetit është model i lidhjeve të cilat lidhin çifte të nyjeve të rrjetit. Është formë e
rrjetit LAN ose të ndonjë sistemi tjetër komunikues. Një nyje e dhënë ka një ose më shumë
lidhje me tjera, dhe këto lidhje mund të shfaqen në shumëllojshmëri formash të ndryshme.
Lidhja më e thjeshtë është lidhja e njëanshme mes dy njësive ose mjeteve. Lidhje e dytë
mund të shtohet për komunikim të dyanshëm. Topologjia e rrjetit është e përcaktuar prej
1

konfigurimit të lidhjeve mes nyjeve. Topologjitë e rrjetave janë të ndara në këto kategori
themelore:
● Linare – (line)
● Magjistralë – (bus)
● Yll – (star)
● Unazë – (ring)
● Dru – (tree)
● Mesh

Topologjia lineare

Topologjia lineare krijon lidhje të dyanshme në mes një kompjuteri dhe kompjuterit të
ardhshëm. Kjo përvojë është nga fillimi i kompjuterëve, pasi që secili kompjuter, përveç atyre
në fillim dhe fund, kërkon dy pranues dhe dy transmetues.

Topologjia magjistrale

Topologjia magjistralë karakterizohet me bartjen kryesore që paraqet shtyllën e rrjetës ku


janë të lidhur kompjuterët. Kjo topologji llogaritet pasive sepse kompjuterët e lidhur në
magjistralë vetëm „vëzhgojnë“ çka ndodh në të. Kur e vërejnë përmes kartelës së rrjetit se të
dhënat janë drejtuara kah ato atëherë këto të dhëna i pranojnë. Kur kompjuteri është i
përgatitur për të dhënë informata,ai në fillim vërtetohet se asnjë kompjuter tjetër nuk dërgon
të dhëna në magjistralë, dhe atëherë i dërgon pakot e informacioneve të tij .Në rrjetë si
magjistralë më shpesh shfrytëzohet kabllo koaksial. (ky kabëll shumë pak dallohet prej
kabllos së TV të rëndomtë).Rrjetat me topologji magjistralë lehtë lidhen dhe zgjerohen në
krahasim me topologjitë tjera ato kërkojnë sasi të caktuar të kabllove. Në rrjetat me topologji
magjistrale janë të shpeshta ndërprerjet kabllovike ku vështirë mund të zbulohen. Nëse një
konektor hiqet bien e gjithë rrjeta. Këto rrjeta sot përdoren më rrallë të mbetura nga e kaluara.
Në figurë duket topologjia magjistralë.

Topologjia yll
2

Në topologjinë yll kompjuterët janë të lidhur me pajisje qendrore për lidhje i cili quhet
shpërndarës. Secili kompjuter është i lidhur me kabllon e veçantë deri në shpërndarës. Për
arsye se për secilin kompjuter të lidhur ekziston kabllo e veçantë dhe portë e veçantë për
lidhje ,shumë lehtë mund rrjeta edhe të zgjerohet. Kufizim mund të jetë vetëm numri i hyrjeve
në shpërndarës. Nëse një kompjuter ç’kyçet kompjuterët tjerë mund të punojnë pa problem
në mes veti. Pjesa më e ndjeshme është shpërndarësi qendror. Në topologjinë yll
shpërndarësi shërben si pikë e lidhjes qendrore si që shihet në figurë.

Topologjia unazë

Në topologjinë unazë kompjuterët lidhen me kabllo në rend dhe formojnë rreth fizik. Në këtë
topologji informacioni udhëton kah përçuesit (kabllot) në një drejtim. Kompjuterët në unazë
pranojnë paketë dhe pastaj të njëjtën paket e dërgojnë te kompjuteri tjetër në rrjetën unazë.
Topologjia unazë llogaritet aktive sepse kompjuterët e lidhur në unazë dërgojnë token nëpër
gjatësinë e unazës. Token është paket i veçantë i të dhënave.
Gjetja e defektit në topologjinë unazë është mjaft e vështirë sepse me prishjen e një
kompjuteri në rrjetë ndërpritet rrjedhja e informatave në unazë dhe kështu nuk dimë ku është
ndërprerja. Futjen dhe heqjen e kompjuterit të ri në rrjetë bënë ndërprerje të punës së rrjetës.
Për arsye se hardueri për Token ring është i shtrenjtë dhe për mirëmbajtjen e kësaj rrjete
duhet administratorë me përvojë të madhe këto rrjeta përdoren vetëm në firmat e fuqishme e
jo në rrjeta lokale shtëpiake. Për rrjeta lokale në zyra dhe shtëpi më e përshtatshme është
rrjeta në yll. Në figurën e mëposhtme shihet topologjia e rrjetës në unazë figurë.

Topologjia tree (formë druri)


3

Topologjia tree (formë druri) mund të shihet si nj koleksion i rrjetave yll të vendosura në
hierarki. Ky rregullim në formë druri ka nyje periferike individuale të cilat kanë detyrë të
pranojnë dhe transmetojnë vetëm prej nyjeve dhe nuk kërkohen të jenë si repetitorë apo
regjeneratorë. Në dallim prej topologjisë yll nyja qendrore mund të shpërndahet.
Si në rrjetin konvencional yll, nyje individuale mund të izolohen prej rrjetit me një defekt të
vetëm të një pike të vetme transmetuese. Në qoftë se një lidhje me gjethin e rrjetit në formë
druri dështon, ai gjeth (leaf) izolohet; në qoftë se një lidhje me nyje e cila nuk është gjeth
dështon, një sektor i tërë i rrjetit izolohet prej pjesës tjetër.
Për ta lehtësuar sasinë e trafikut të dhënave që vjen nga transmetimi i çfarëdo të dhëne dhe
nga cilido vend, janë krijuar nyje më të përparuara që do të mbajnë llogari për identitetin e
sistemeve të ndryshme të lidhura në rrjet. Këto Switch-a rrjeti do ta mësojnë bazën e rrjetit
duke transmetuar të paketa të dhënash gjithandej e pastaj duke vëzhguar prej nga vijnë
përgjigjet paketë.

Topologjia hibride

Rrjetat hibride përdorin kombinimin e dy ose më shumë topologjive në atë mënyrë që


rezulton që rrjeti nuk e ka asnjë nga format standarde.
Dy shembuj më të shpeshtë të rrjetave hibride janë:
● Rrjeti yll-unazë (star ring) përbëhet nga sy ose mëshomë topologji yll të lidhura me
(MAU) multistation acces unit si HUB qendror
● Rrjeti yll-magjistralë (star-bus) përbëhet nga dy ose më shumë topologji yll të
lidhura me (bus trunk).

Tërësisht të lidhur
4

Tërësisht të lidhur (kyçur) nënkuptohet topologjia në të cilën tëgjith kompjuterët të atij rrjeti
janë të lidhur secili me njëri tjetrin dhe kalimi i informatave bëhet drejtpërdrejt pa
ndërmjetësim.

Menyrat e komunikimit ne internet

1. Interneti është “Shtëpia e Informacionit” dhe pikërisht për ta bërë këtë informacion sa më të
lehtë për tu ndarë dhe arritur është zhvilluar shkenca e komunikimit në rrjet dhe normalisht
dhe mjetet e komunikimit ku do përmendim ato më të rëndësishme duke evituar rendin
kronologjik të tyre. Zines dhe EZines janë nga format më të vjetra të komunikimit derivojnë
nga ‘magazines’ dhe janë lloj revistash online, zakonisht në formate tekst ku ndahet
informacion i shkruajtur nga grupe të caktuara të cilat zakonisht nuk kanë si prirje ndarjen e
madhe të informacionit por janë të drejtuar një grupi të klasifikuar lexuesish, një shembull të
një faqejë të tillë mund ta shohim tek textfiles.com, zakonisht është një webserver që pret
lidhje në portën 80 dhe vizitorët përdorin web-browser (firefox, opera, safari, links etj). E-
MAIL ose Internet Mail, edhe kjo është një nga format më të vjetra që sot njihet më shumë e
zhvilluar në formën e saj web-mail si psh hotmail, yahoo-mail, apo i preferuari Gmail. Posta
elektronike ose e-mail, lejon që informacioni të dërgohet midis kompjuterave 4
2. 5. dhe njerëzve në internet. Ajo është burimi më shumë i përdorur në internet. Ashtu siç, një
letër që ne shkruajmë mund t'a dërgojmë në shumë adresa ashtu dhe një mesazh elektonik
mund të dërgohet në një ose më shumë adresa e-mail-i. Mailing-Lista edhe kjo një formë
goxha e vjetër e komunikimit në internet. Në këtë rast kemi një program: psh GNU Mailman,
tek i cili regjistrohen përdoruesit dhe komunikimi bëhët në bazë të dërgimit të email-ve, kur
dërgohet një email nga një përdorues email-i i shkon të gjithë grupit, dhe nga njëra anë është
goxha formë e mirë komunikimi dhe sot. IRC- këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturin
5

“chat”. Kjo formë komunikimi e internetit, vjen me kanale dhe në formën e komunikimit në
kohë reale midis përdoruesve duke ofruar ‘kanale’ në të cilat përdoruesit flasin më njëri-tjetrin
në kohë reale. Chat-i në rrjet është një mënyrë të komunikuari që konsiston në dërgimin e
mesazheve me tekst njerëzve që ndodhen në të njëjtën dhomë chat-i në të njëjtën kohë.
WebFaqet - kjo është forma më e përhapur sot, ku përfshihen forumet, blogjet, portalet. Në
përgjithësi mund të jenë dhe faqe të veçanta ku psh mund të shkruhen vetëm letra, mund të
ndahen programe apo mund të jenë faqë për zhvillime projektesh, faqe reklamuese të
bizneseve të ndryshme, faqe me shërbime, faqe multimediale me video (youtube) dhe foto
etj. Kjo është një kategori shumë e gjerë e cila përfshin një pjesë të mirë të asaj që nga
shumica quhet ‘internet’ ndërkohë që në realitet është vetëm një pjesë e vogël. File Sharing
(ndarja e skedarëve)- edhe kjo është një mjet ‘komunikimi’, zakonisht përdoret për të ndarë
informacion jo të ligjshëm ku thyhen të drejtat e autorit. Një skedar mund të dërgohet me anë
të e-mail tek konsumatorët, kolegët dhe shokët në formën e shtesës ose attachment. Mund
të ngarkohet në website që pastaj të mund të shkarkohet lehtë nga të tjerët. VOIP - (Voice
over Internet Protocol) është një teknologji që ju lejon të bëni telefonata dukë përdorur lidhjet
e internetit në vend të një lidhjeje telefonike (analoge). Përdorimi i VoIP është i dobishëm
sepse ka kosto më të ulët dhe është më funksional se rrjetet tradicionale të telefonisë. Ju
mund të merrni telefonin tuaj VoIP në një udhëtim dhe duke e lidhur atë me internetin kudo
që të ndodheni do të merrni telefonata në numrin tuaj. 5
3. 6. IM ose Instant MessagingIM (forma e shkurtër e “mesazheve në kohë reale – instant
messaging”) është një platformë tjetër ku shkëmbehen mesazhe tekst nëpërmjet internetit.
Shumë të rinj e pëlqejnë këtë mënyrë të komunikuari duke qenë se është e shpejtë dhe
zhvillohet në kohë reale. Është pak a shumë si të flasësh në telefon ose ballë për ballë sepse
ju e dini që personi me të cilin po komunikoni është atje dhe ju kthen përgjigje të
menjëhershme. AOL Instant Messenger (shpesh quhet dhe AIM) dhe Windows Live
Messenger (i cili më parë quhej MSNMessenger) janë dy forma të shërbimeve IM më të
njohura. Video Konferencat - një tjetër formë komunikimi e ideuar për të ndarë audion dhe
videon në dy drejtime në të njëjtën kohë, dhe kjo është një teknologji paksa më e komplikuar,
gjithsesi. Forume diskutimi – janë ambiente të diskutimit rreth tematikave specifike, ku
shkruhen mesazhe të ndryshme të cilat janë të lexueshme për cilindo. Secili mund të japë
mendimin e tij publikisht ndaj këtyre mesazheve ose privatisht me e-mail. Sot, realiteti është
se të gjitha këto shërbime shumë programues po përpiqen që ti sjellin si një paketë AIO (all
6

in one) duke u munduar të përfshijnë të gjitha shërbimet në një. Dhe shpesh i gjejmë të
përziera me njëra-tjetrën.

You might also like