You are on page 1of 5

Dative Case Examples

Verbs that are often used with the dative case (if not exclusively):
- Pëlqej (to like)
- Them (to say)
- Tregoj (to tell/to show)
- Jap (to give)
- Dhuroj (to gift)
- Mungoj (to miss)
- Shkruaj (to write)
- Ndihmoj (to help)
- Dërgoj (to send)
- Uroj (to congratulate/to wish someone)
- Dhemb (to ache, to hurt)

The particle/clitic that expresses the dative

The indirect object pronoun or person name

të + i = t’i
Short form of ‘’të’’ + clitic të + u = t’u
të + ju = t’ju

PËLQEN
-Mua më pëlqen muzika rok.
-A të pëlqejnë ty mollat? Po portokajt të pëlqejnë?
-Artës i pëlqen shumë vizatimi. Asaj i pëlqen shumë të vizatojë.
-Neve na pëlqen të shkojmë në Ohër.
-Juve ju pëlqen të shkoni për hiking.
-A u pëlqen atyre ushqimi meksikan? Unë mendoj që atyre nuk u pëlqen ushqimi meksikan.
THEM
-Arditi më thotë të shkojmë nesër në park.
-Po të them nuk është larg Gostivari. Të thashë dje, vetëm 24 kilometra.
-Agronit i thashë që nesër nisemi në ora 7:00 në mëngjes. Gjithashtu atij i thashë të blejë ujë që
të kemi gjatë (during) udhëtimit.
-Çdo vit profesori na thotë ta (të+e, acc.) lexojmë këtë libër.
-A ju tha juve profesoresha që testi është javën e ardhshme?
-Profesori u thotë studentëve të mësojnë sepse në çdo moment mund të kenë test. Atyre u thotë të
mësojnë nga faqe 10 deri 150.

TREGOJ
-Mua më tregon nëna si të bëj kafe.
-Ty të tregoi babai ku të blesh torten më të mirë. Ai të tregoi ku është shitorja më e mirë në qytet.
-A i tregove Kaltrinës se ku do të jemi nesër? Tregoji asaj se do të jemi përballë teatrit.
-Gjyshëritë na tregojnë stori kur jemi fëmijë.
-Nëna ju tregoi që nesër do të kemi mysafir?
-Çdo fundjavë gjyshja u tregon fëmijëve stori. Ajo u tregon atyre stori shumë të bukur.

JAP
-Për ditëlindje, motra dhe vëllai më japin çdo vit një libër.
-Vitin e kaluar të dhashë një tablet si dhuratë.
-Benit i jap mësim shqip çdo të martë. Atij i jap mësim për gramatikë.
-Profesoresha na jep shumë detyra shtëpie.
-Juve a ju jep profesoresha shumë detyra shtëpie?
-Korpusi i Paqes vullnetarëve u jep libra që të mësojnë shqip dhe maqedonisht.

DHUROJ
-Këtë vit më dhuro një kaktus sepse ka kohë që e dua një.
-Të dhurova një dhuratë të shtrenjtë vitin e kaluar, këtë vit s’të dhuroj asgjë.
-Asaj i dhurova një libër, por mendoj se nuk i pëlqeu.
-Këtë vit në shkollë na dhuruan shumë libra klasik.
-Ne duam të ju (t’ju) dhurojmë një torte si falenderim.
-Prindërve duam të u (t’u) dhurojmë një veturë për 20 vjetorin e martesës.

MUNGON
-Më mungon koha kur isha fëmijë.
-Edhe ty të mungon koha kur ishe fëmijë.
-Edës i mungon babai sepse ai punon në Evropë. Asaj i mungon shumë.
-Gjyshja jonë nuk jeton më (anymore) dhe ajo na mungon çdo ditë.
-Juve a ju mungojnë gjyshëritë?
-Atyre u mungon nëna sepse ajo tani është në një seminar në Amerikë. Fëmijëve çdoherë u
mungon nëna kur ajo nuk është pranë.

SHKRUAJ
-I dashuri më shkruan çdo natë mesazh ‘’Natën e mirë’’.
-Të shkrova javën e kaluar se nuk do të jem në Maqedoni këtë javë.
-Gëzimit i shkrova email dhe i tregova se do të vijë edhe Mirjeta me ne.
-A na shkruajti supervizori email për projektin javën e ardhshme?
-Ju shkruajta mesazh që nesër do të takohemi në ora 9:00.
-Shokëve u shkrova mesazh dhe atyre u tregova lokacionin e M-House-it.

NDIHMOJ
-A mundesh të më ndihmosh me këtë detyrë?
-Kur të duash, mund të të ndihmoj me projektin.
-Asaj dua të i (t’i) ndihmoj por Florina do ta (të+e, acc.) bëjë vet detyrën.
-Vitin e kaluar, studentët e vitit 4 na ndihmuan neve studentëve të vitit 1 me pyetjet e testit.
-T’ju ndihmoj?
-Atyre u ndihmuam me mobiljet (furniture). U ndihmuam sepse janë fqinjtë tanë të rinj (new
neighbours).

DËRGOJ
-Çdo vit prindërit më dërgojnë shumë para në bankë.
-Të dërgova një Word File në email.
-Nënës i dërgova lule dhe çokollata, ndërsa (meanwhile) babait i dërgova vetëm çokollata sepse
ai nuk i do lulet.
-Prindërit tanë jetojnë në Gjermani dhe këtë vit do të na dërgojnë bileta aeroplani që edhe ne të
shkojmë atje për pushime.
-Çfarë ju dërgoi profesori në email?
-Shoqeve u dërguam ftesë që të vijnë me ne në Shqipëri.

UROJ
-Shoqja ime më uron çdo vit ditëlindjen.
-Të urova punën e re.
-Jetonit i urova për lindjen (birth) e vajzës dhe i urova me mesazh edhe gruas.
-Na uruan gjithë profesorët për rezultatet e mira në test.
-Ju uroj të kaloni shumë mirë gjatë (during) mbrëmjes.
-Atyre u urova shtëpinë e re.

DHEMB
-Kur jam e sëmurë, më dhemb koka.
-Ty a të dhemb barku kur je i sëmurë?
-Sarës i dhemb këmba sepse ajo ishte në një askident me biçikletë javën e kaluar.
-Ai flet shumë, na dhemb koka.
-Mos rrini shumë në diell sepse pastaj do të ju (t’ju) dhembin sytë.
-Atyre u dhembin këmbët sepse dje ecën për 8 orë.

You might also like