You are on page 1of 1

Liria e shprehjes është një e drejtë në vetvete si dhe një komponent i të drejtave të tjera të garantuara

nga Konventa.ku thuhet se:” Liria e shprehjes përbën një nga themelet thelbësore të një shoqërie
demokratike, një nga kushtet bazë për progresin e saj dhe për zhvillimin e çdo qenieje njerëzore. Ose,
Shtypi luan një rol të spikatur në një vend të qeverisur nga shteti ligjor.”

Në lidhje me një demokraci politike efektive dhe respektimin për të drejtat e njeriut të përmendura në
Preambulën e Konventës, liria e shprehjes nuk mbart rëndësi vetëm në vetvete, por gjithashtu luan një
rol qëndror në mbrojtjen e të drejtave të tjera sipas Konventës.

Në të njëjtën kohë, liria e shprehjes mund të konfliktuohet me të tjera të drejta të garantuara nga
Konventa si e drejta për një gjykim të drejtë, për respektimin e jetës private, të ndërgjegjies dhe besimit
fetar

Liria e shprehjes përbën një nga themelet thelbësore të një shoqërie demokratike, një nga kushtet bazë
për progresin e saj dhe për zhvillimin e çdo qenieje njerëzore. Ose, Shtypi luan një rol të spikatur në një
vend të qeverisur nga shteti ligjor

Në bazë të parimit, garantimi i parashikuar në Nenin 10 shtrihet në çdo shprehje, panvarësisht nga
përmbajtja, që shpërndahet nga ndonjë individ, grup, apo lloj media-je

Kërkimi në zyrat e gazetave ose ambienteve të transmetimeve është një formë tjetër e ndërhyrjes me
lirinë e shtypit. Edhe nëse mbrohet nga një mandat ligjor, një kërkim i tillë jo vetëm do të rrezikonte
konfi dencialitetin e burimeve të gazetarëve, por gjithashtu do të vërë në rrezik të gjithë median e do të
shërbejë për të censuruar të gjithë gazetarët në vend.

Një vendim përfundimtar gjyqësor nuk duhet të përbëjë në vetvete një provë që tregon se media po
gënjen kur ofron informacion dhe pikëpamje ndryshe nga ato që përmban vendimi gjyqësor. Me alë të
tjera, argumenti i një vendimi ekzistues përfundimtar, i kërkuar nga viktimat e supozuara të shpi es apo
fyerjes, duhet të shqyrtohet nga gjykatat si thelbësor për zbulimin e së vërtetës kundër autorit të
deklaratës kundërshtuese

You might also like