You are on page 1of 2

DERTYRE PERMBLEDHESE

Punoi : Bianka Bardhi


1.Tregoni çfarë janë zgjedhjet dhe cilat janë llojet e zgjedhjeve.

Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve me anë të


votimit.

Kemi tre lloje të zgjedhjeve:

1. Zgjedhjet e përgjithshme , ku zgjidhen përfaqësuesit e popullit


në parlament.

2. Zgjedhjet për pushtetin vendor, ku zgjidhen përfaqësuesit e


qeverisjes vendore.

3. Zgjedhjet për presidentin e vendit( në republikat presidenciale,


psh. në SHBA)

2.Përmendni mënyra të pjesëmarrjes qytetare.

 Të votosh në zgjedhjet për pushtet qendror dhe vendor


 Të marrësh pjesë në diskutime publike
 Të nënshkruash peticione të ndryshme
 Të japësh mendimin tënd në media për cështje të ndryshme
 Të marrësh pjesë si kandidat në zgjedhje
 Të marrësh pjesë në mënyrë paqësore në protesta
3.Shpjegoni çfarë janë partitë politike dhe cili është qëllimi i tyre.

Partitë politike janë organizata që përfaqësojnë grupe të caktuara


shoqërore . Ato kanë statutin e tyre dhe luftojnë për të mbrojtur
interesat e grupit që i përkasin. Qëllimi i partive është të ndikojnë në
jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes me zgjedhje. Partitë kanë
programin e tyre politik, zgjedhin kandidatët, udhëheqin fushatat
zgjedhore dhe kontrollojnë punën e të zgjedhurve të tyre.

You might also like