You are on page 1of 22

BSc Media dhe Komunikim

Lënda Format e komunikimit

Leksion 10 KOMUNIKIMI POLITIK

Dr. Votim Hanoli

18.12.2019
Përkufizime
• Diskutim i pastër rreth shpërndarjes (të
ardhurat) së burimeve politike, autoritetit
zyrtar (të cilit i është dhënë pushteti për të
marrë vendime të ligjshme, legjislative dhe
ekzekutive) dhe sanksioneve zyrtare (çfarë
shpërblen ose ndëshkon shteti).
• Denton & Woodward

18.12.2019
Përkufizime
• Doris Graber e quan komunikimin politik
“gjuhë politike” sepse përmbledh jo vetëm
shenjat retorike, por edhe ato paralinguistike
si gjuha e trupit dhe aktet politike si bojkotet
dhe protestat.

18.12.2019

“Faktori vendimtar që e bën


komunikimin politik, nuk është
burimi i një mesazhi por
përmbajtja dhe synimi i tij”

18.12.2019
Komunikimi politik përfshin:
1. Të gjitha format e komunikimit të
ndërmarra nga politikanë dhe aktorë të
tjerë politikë, me qëllim që të arrijnë
objektiva specifikë.
2. Komunikimin e adresuar te këta aktorë
nga jopolitikanët, sic janë votuesit dhe
kronistët e vecantë të gazetave.
3. Komunikimin rreth këtyre aktorëve dhe
aktivitetit të tyre, sic e përmban
raportimi i lajmeve, editorialet dhe
format e tjera të diskutimit mediatik për
politikën.
18.12.2019
Komunikimi politik përfshin të gjithë
diskursin politik i cili nënkupton jo vetëm
deklaratat verbale apo të shkruara, por
edhe mjetet vizuale sic jane veshja,
paraqitja dhe hartimi i logos dmth gjithë
ato elemente të komunikimit të cilat mund
të thuhet se krijojnë një imazh/ identitet
politik.

18.12.2019
Komunikimi politik shihet në marrëdhënie me
elementë si:

1. Organizatat politike (partitë politike,


grupimet politike etj)

2. Audienca (e gjerë ose e ngushtë)

3. Media, organizatat mediatike (shtypi,


transmetimet televizive dhe
interneti).

18.12.2019
Audienca, opinioni publik dhe sfera
publike

• Dija dhe informacioni mbi të cilat


qytetarët do të bëjnë zgjedhjet e
tyre politike, duhet të qarkullojnë
lirisht dhe të jenë të hapura për të
gjithë.

18.12.2019
Media dhe procesi demokratik
(5 funksionet e medias së komunikuar në shoqëritë ideale)

1. Të informojë qytetarët se cfarë ndodh rreth tyre.

1. Të edukojë përsa i përket kuptimit dhe domethënies së


fakteve.

2. Të përgatisë hapësirën për shprehjen e mendimeve të


ndryshme.

3. T’u bëjë publicitet institucioneve qeveritare dhe


politike.
4. Të shërbejë si rrugë për avokatinë e pikëpamjeve
politike
18.12.2019
“Sfera publike”

• “Fushë e jetës sonë shoqërore, në të cilën mund të formohet


dicka që i përqaset opinionit publik. Qytetarët sillen si një
trup publik kur diskutojnë sipas një stili të pakufizuar, brenda
garancisë për t’u mbledhur e grupuar dhe lirisë për të
shprehur dhe publikuar opinionet e tyre”.

Jurgen Habermas

18.12.2019

Së pari sfera publike duhet të jetë e


mundshme për të gjithë qytetarët.

Së dyti duhet të jetë i mundshëm


përdorimi i informacionit.

Së treti mjetet e transmetimit të


informacionit duhet të jenë të
18.12.2019
mundshme për të gjithë.
Komunikimi politik dhe
procesi demokratik
• Efektet e komunikimit politik dhe ndikimi i tij
në procesin demokratik.
• “Fushatat elektorale menaxhohen dhe
orkestrohen. Secila parti orvatet ta formësoje
agjendën e vet në atë mënyrë që media të
pasqyrojë për të cështjet e favorshme. Një
fushatë elektorale shihet nga drejtuesit si një
ushtrim marketingu dhe shumë nga zotësitë
për t’u shitur klienteve mallra e shërbime
tani aplikohen për elektoratin”

18.12.2019
“Nëse politikanët janë bërë më të ndjeshëm ndaj opinionit publik
argumentohet se ata janë bërë dhe robër të ketij opinioni publik
duke lejuar atë të dominojë proceset politike dhe të
vendimmarrjes”

• Qeveritë i lejojnë parimet e tyre të


stërhollohen nga studiuesit e tregut.
• Ideologjitë dhe sistemet e vlerave
braktisen prej popullaritetit.
• Liderët zgjidhen sipas tekave të
opinionit publik pavarësisht cilësive
të tyre intelektuale.

05/11/20
Komunikimi politik dhe media

Për të kuptuar efektet e mesazheve të medias shihet:

• Së pari konteksti i marrjes së mesazhit ku futen


faktorë si përkatësia politike, mosha, prejardhja dhe
gjinia e marrësit.

• Së dyti lloji i mesazhit të transmetuar.

18.12.2019
Prova si element për të matur
efektet.
Tri mënyra për të vlerësuar efektet e komunikimit politik mbi
qëndrimet dhe sjelljet.
1. Ti pyesësh njerëzit si kanë reaguar ndaj mesazheve të caktuara
dhe ti analizosh përgjigjet e tyre në formë sondazhi.
2. Të vëzhgohet mënyra e votimit duke e lidhur këtë me
strategjinë e komunikimit të kundërshtarëve politikë.
3. Të kryhen eksperimente që të izolojnë efektet e elementëve të
procesit të komunikimit.

18.12.2019
1. Analiza

• Sondazhet e opinionit publik varen nga


aplikimi i analizës përfaqësuese dhe nuk
janë vetëm një matje e qëndrimeve dhe
synimeve politike në një moment të caktuar.
• Sondazhet e opinionit mund të krijojnë një
efekt demonstrues duke u sugjeruar
votuesve të lekundur se cilën parti po
përkrah shumica.

05/11/20
2. Sjellja në votime
• Për të matur efektet e komunikimit politik vëzhgohen
sjelljet aktuale në votime.

• Lidhjet mes fushatës së një partie dhe votave të pritshme


mund të mos jenë të dukshme.

• Kjo lidhet me ndikimin e fushatës te elektorati.

• Duke theksuar të vërtetën se edhe objektivisht matjet e


sjelljes në votime janë subjekt i varianteve të
interpretimit, del se këto pohime janë të gjitha të vërteta
/të rreme.

18.12.2019
A funksionon komunikimi
politik?
• Percaktuesit e sjelljes së votuesve të lëkundur janë të
trefishtë:

• 1. Imazhi i politikës se partisë


• 2. Imazhi i votuesve për lidershipin e partisë
• 3. Imazhi i përbashkët i vetë partisë.

18.12.2019
Imazhi
• Cdonjërij nga këto aspekte të identitetit të një partie
duhet të komunikohet, duke sugjeruar së paku që
aftësia dhe zotësia për të komunikuar mund të jetë e
rëndësishme në ndikimin e sjelljes politike dhe
rezultatit te elektoratit.
• Aspektet joverbale të komunikimit ose imazhi i
kandidatit .
• A është e mundur që të manipulohet pamja e një
individi në mënyrë që të prekë paragjykimet e
votuesve rreth kandidatit dhe zgjedhjen që ata bëjnë
në kutinë e votimit???

18.12.2019
Imazhi politik

• Argumentohet se imazhi i liderit


ka më shumë rëndësi se aftësitë e
tij, shkathtësia e dërgimit të një
mesazhi politik me teper se
përmbajtja e tij.

18.12.2019
Imazhi politik
• Eshtë më i rëndësishëm nga sa ishte më parë.
• Psh Ronald Regan pranohet se nuk ishte një president i madh
amerikan, por prej formimit të tij si aktor ai i artikulonte
mesazhet e tij të thjeshta e praktike.
• Ai ishte komunikuesi i madh dhe jo mendimtari I madh.

18.12.2019
Imazhi politik

• Michael Foot, lideri i Partise Laburiste ne Angli


(1980-1983), pranohej nga te gjithe se ishte
nje intelektual i madh dhe nje menaxher i zoti
ne parti.

18.12.2019

You might also like