You are on page 1of 31

Rrjetat Kompjuterike

Vjollca Hyseni
Zhvillimi i rrjeteve kompjuterike
 Lirisht mund të thuhet se koncepti i rrjeteve është i vjetër sa
vet njerëzimi dhe njësitë e para shoqërore. Nevoja që kishte
njeriu për të krijuar një mirëqenie, për të mbrojtur territoret,
për të arritur qëllime të ndryshme, ishte e lidhur ngushtë me
nevojën për të qenë pjesë e një grupi.
 Që të funksionojë në një grup shoqëror, njeriu ka nevojë të
komunikojë. Që të komunikojë, njeriu duhet të dijë gjuhën e
komunikimit Ndërkohë, është zhvilluar teknologjia e
komunikimit në distancë, si telefoni, telegrafi, etj.
 Mirëpo, hapi më i madh i njerëzimit ka qenë momenti kur
pajisjet që fillimisht mendohej të përdoreshin thjesht për
kalkulime (kompjuterët e parë) u lidhën në mënyrë të tillë që
kalkulimet të shërbenin edhe për komunikim apo për të
përdorur resurse të përbashkëta të informacionit
Zhvillimi i rrjeteve kompjuterike
 Në vitet 1960 e deri kah vitet 1990, Departamenti
Amerikan i Mbrojtjes ka zhvilluar rrjetet e mëdha dhe të
besueshme për qëllime të tij, kryesisht ushtarake dhe
hulumtuese. Ky rrjet i ka mundësuar kompjuterëve qasje
simultane në resurse të ndryshme. Më vonë ky rrjet është
zhvilluar dhe është transformuar në Internetin që e
njohim ne sot
 Rrjetet kompjuterike paraqesin sistemet të formuara nga
ndërlidhjet me teknologji të ndryshme. Njerëzit çdo ditë
shfrytëzojnë rrjetet e ndryshme si:
 Rrjetet e sistemeve për dërgimin dhe pranimin e
postës elektronike (e‐ mail)
 Sistemet telefonike
 Rrjetet kompjuterike të korporatave
 Internetin
 Intranetin
 Zakonisht kompjuterët lidhen në rrjete kompjuterike për
të na mundësuar qasje në resurse të përbashkëta dhe për
shkëmbimin e të dhënave. Rrjetet kompjuterike mund të
jenë të thjeshta, që u mundësojnë lidhje vetëm dy
kompjuterëve, apo ato më komplekse, në të cilat janë të
lidhura me qindra kompjuterë nëpërmjet pajisjeve të
specializuara të rrjetit.
 Rrjetet e konvergjuara kompjuterike në vete mund të
përfshijnë pajisjet, siç janë kompjuterët dhe serverët, si
dhe pajisjet me funksionet më të specializuara, siç janë
printerët, telefonat etj.
 Rrjetet kompjuterike paraqesin një grup të hosteve që
janë të lidhur për pajisjet e rrjeteve. Për thjeshtësi me
fjalën host nënkuptojmë çdo pajisje që ka një adresë
logjike (IP), si dhe që dërgon dhe pranon paketat e të
dhënave në rrjetet kompjuterike

 Rrjetet kompjuterike kanë gjetur një zbatim të madh në


biznese, shtëpi, shkolla, institucione qeveritare, si edhe në
shumë vende të tjera ku njerëzit kanë nevojë të
komunikojnë në mënyrë elektronike.
Shumica e rrjeteve sot komunikojnë ndërmjet veti nëpërmjet
Internetit. Ndër pajisjet që lidhen në rrjetet kompjuterike mund
t’i numërojmë:
 Kompjuterët personalë ‐ PC
 Laptopët
 Printerët
 Skanerët
 Smartphonët
 Fajll dhe Print Serverët
Këto pajisje të lidhura në rrjet mundësojnë shkëmbimin e të
dhënave dhe resurseve, siç janë:
 Shërbimet e printimit dhe të skanimit
 Hapësirë për ruajtjen e të dhënave në disqe të përbashkëta
 Aplikacionet, siç janë bazat e të dhënave etj.
Mediumet e komunikimit
Për të realizuar lidhjet e pajisjeve në rrjet zakonisht
përdorim këto mediume komunikimi:

 Kabllo bakri – që përdorin sinjale elektrike për të


transmetuar të dhënat në mes të pajisjeve të ndryshme.
 Kabllo me fije optike – që përdorin telat prej qelqi
apo plastike (që ndryshe quhen edhe si fije, apo anglisht
fiber), për të transmetuar të dhënat në formë të pulseve
të dritës.
 Lidhje pa tela (ang.Wireless)
 Përfitimet e lidhjes së pajisjeve kompjuterike në rrjet janë të
shumta, këtu përfshihet ulja e kostos së menaxhimit të
resurseve, si dhe rritja e produktivitetit në punë. Rrjetet
kompjuterike na mundësojnë shfrytëzimin e resurseve të
përbashkëta që do të rezultonte në zvogëlimin e fajllave të
dyfishtë dhe dëmtimin e dokumenteve
 Ndër përparësi të tjera të përdorimit të rrjeteve kompjuterike
mund të përmendim: Zvogëlimi i numrit të pajisjeve periferike
– Në figurën 1.1 janë paraqitur shumë pajisje periferike që
mund të kyçen në rrjete. Çdo përdorues, kompjuter i të cilit
është i kyçur në rrjet, nuk ka nevojë të ketë printer apo skaner
personal. Disa printerë mund të instalohen në rrjet dhe pastaj
të shfrytëzohen nga përdoruesit e ndryshëm të shpërndarë
fizikisht në zyrë apo më larg
 Detyra e print serverit
është që të urdhërojë
shtypjen e dokumenteve
në printerë të ndryshëm
apo t’i mbajë në radhë
derisa të lirohet një
printeri i caktuar.

Figura 1.1 ‐ Resurset e përbashkëta në


një rrjet kompjuterik
Komponentët e rrjetave kompjuterike
 Ekzistojnë shumë pajisje të rrjetit, të cilat mund të
përdoren për krijimin dhe segmentimin e rrjeteve. Nga
këto pajisje që përdoren me së shpeshti për të realizuar
këto qëllime përmendem më lart kartelën e rrjetit, por
vlen të përmenden si p.sh.: mediumin, repiterin, hubin,
brixhin, suiçin, ruteri.
Mediumi
 Mediumi kujdeset për
transferimin e të dhënave
fizikisht nëpër rrjet. Gjatë
implementimit të rrjeteve
kompjuterike zakonisht
përdoren lloje të ndryshme
të mediumeve si p.sh. kabllot
UTP, fibra optike, kabllot
koaksiale etj. Për
përzgjedhjen se çfarë
mediumi do të përdorim
duhet të kemi parasysh disa Figura 1.7 ‐ Lloje mediumesh optike
aspekte si çmimi, mënyrën e (majtas) dhe UTP (djathtas)
instalimit, gjatësia maksimale
transmetuese e kabllit etj
Repiteri
 Gjatë transmetimit të të
dhënave, me rritjen e
distancës në mes pikës
dërguese dhe asaj pranuese,
sinjali normalisht dobësohet
apo atenuohet. Për t’i ikur
dobësimit të sinjalit,
përdoret pajisja e
specializuar që quhet repiteri
(ang. repeater, që d.m.th.
përsëritësi) i cili e përforcon
sinjalin gjatë kalimit nëpër të Figura 1.8 – Repiter
Hubi
 Hubi është pajisje harduerike që
vepron në shtresën e parë të
modelit OSI. Roli i hubit është
që të rigjenerojë dhe të forcojë
sinjalin e rrjetit, kjo zakonisht
realizohet në nivelin e bitit, dhe
për një numër të hosteve p.sh 4,
8 deri 24, duke e shfrytëzuar
procesin e koncentrimit. Për nga
funksioni ky përshkrim i ngjan
shumë repiterit prandaj për këtë
Figura 1.9 Hubi
arsye hubin mund ta quajmë
ndryshe edhe si repiter
shumëportësh
Llojet e Hubave
Ekzistojnë tri lloje të hubeve:
 Hubi pasiv – i cili nuk përdor rrymën elektrike, por
vetëm e bën ndarjen e sinjalit për shumë shfrytëzuesit
duke mos e trajtuar sinjalin që kalon nëpër të.
 Hubi aktiv – përdor rrymën elektrike për të rigjeneruar
dhe forcuar sinjalin i cili kalon nëpër portet e tij.
 Hubi inteligjent – gjithashtu përdor rrymën elektrike
dhe posedon portin dhe konzolën nëpërmjet të cilit
mund të programohet për të menaxhuar trafikun në rrjet.
Brixhi
 Brixhi është pajisje që
vepron në shtresën e dytë të
modelit OSI, i dizajnuar për
të ndërlidhur segmentet e
rrjetit. Për nga funksioni,
brixhi është mjaft i ngjashëm
me repiterin, mund të
pranojë sinjalet nga
segmentet e ndryshëm por,
për dallim nga repiteri, brixhi
me rastin e ritransmetimit të Figura 1.10 Brixhi
sinjalit aplikon një lloj filtrimi
 Brixhi mëson për segmentimin e rrjetit, duke ndërtuar
tabelën e adresave MAC, tabelë e cila përmban adresat
fizike të secilës pajisje në segmentet e ndërlidhura nga
brixhi

 Si disavantazh mund të përmendim se brixhit i nevojitet


më shumë kohë sesa repiterit për të transmetuar të
dhënat, pasi e ekzaminon MAC adresën e secilit paket që
kalon nëpër të. Gjithashtu, brixhët janë më të vështirë për
t’u mirëmbajtur dhe kanë koston më të lartë
Suiçi
 Suiçi është pajisje që
vepron në shtresën e dytë
të modelit OSI modelit, që
ndryshe quhet edhe brixh
shumëportësh pasi që
përdor MAC adresën gjatë
filtrimit të trafikut.
 Dallimi ndërmjet suiçit dhe
hubit qëndron në atë se çka Figura 1.11 Suiçi
ndodh në brendinë e tyre.
 Pasi suiçi është pajise që vepron në shtresën e dytë të
modelit OSI, vendimet për transmetimin e paketave deri
te destinacioni e realizon duke u bazuar në MAC adresat,
ndërsa hubi nuk merr asnjë vendim gjatë transmetimit të
paketave

 Një disavantazh i suiçit është se ato kanë koston më të


lartë sesa hubi. Mirëpo, teknologjia e avancuar e tyre dhe
kostoja gjithnjë e me ulët kanë bërë që suiçi të gjejë
aplikim gjithnjë e më të madh në rrjetet moderne
Ruteri
 Ruteri është pajisje që
vepron në shtresën e tretë
të OSI Modelit dhe që
mundëson lidhjen e dy
apo më tepër rrjeteve apo
nënrrjeteve. Me anë të
termit “ruter” i
referohemi pajisjes
elektronike që është
dizajnuar në mënyrë të
posaçme për të rrugëtuar
paketat e të dhënave nga Figura 1.12 Ruteri
një rrjet në rrjetin tjetër.
Standardet e kabllove për rrjetet kompjuterike
 Zakonisht për të kyçur pajisjet në rrjet si medium
komunikimi përdoret medium fizik, d.m.th kabllo të
ndryshëm. Ekziston një shumëllojshmëri e kabllove që
përdoren për këtë qëllim. Kabllot koaksiale dhe çiftore të
përdredhura përdorin fije prej bakri për të transmetuar
të dhënat, ndërsa kabllot me fije optike përdorin fijet
plastike ose të qelqit për të transmetuar të dhënat. Këto
kabllo dallojnë në mes vete për nga kapacitetet e
bandwidthit që ofrojnë, madhësia dhe kosto
implementuese
 Çiftore të përdredhura –
janë kabllo bakri që zakonisht
përdoren në telefoni fikse dhe
rrjetet Ethernet. Një çift i
telave formon një qark i cili
bën transmetimin e të dhënave.
Ky çift i telave përdridhet si
mbrojtje kundër ndërhyrjeve
apo pengesave
elektromagnetike nga çiftet e
telave të afërt në kabllo të
njëjtë. Çiftet e telave nga bakri Figura 1.13 ‐ Kabllo me çiftore të
janë të mbështjellë me një përdredhura
shtresë të hollë plastike me
ngjyra dhe pastaj përdridhen si
në figurën
Llojet e kabllove çiftore të përdredhura
 Çiftore të përdredhura pa mbrojtje UTP (ang.
Unshielded Twisted Pair) –
Kjo kabllo përbëhet nga 4 çifte të përdredhura të telave
(figura 1.13. Kabllot UTP përdoren më së shumti në
ndërtimin e rrjeteve kompjuterike, me distancë efektive
transmetuese prej 100 metra.
 Çiftore të përdredhura me mbrojtje STP (ang.
Shielded Twisted Pair) –
Te kjo kabllo çdo çift i telave është i mbështjellë me një
folie metalike, për t’i mbrojtur telat më mirë nga ndërhyrjet
magnetike.
 Edhe pse kablloja STP është më efikase sesa kablloja UTP
në parandalimin e dobësimit të sinjalit, në rrjete
kompjuterike është më pak i përhapur si medium
transmetues, pasi që është më i shtrenjtë dhe më vështirë
instalohet
 Janë disa faktorë që i ndajnë kabllot UTP në disa kategori,
e këta janë:
 Numri i telave në kabllo
 Numri i dredhave në ata tela
Kablloja koaksiale
 Kablloja koaksiale – është një kabllo
prej teli të bakrit, që është shumë
mirë i izoluar
 Ekzistojnë disa lloje të kabllove
koaksiale që janë përdorur në rrjetat
LAN:
 Kabllot koaksiale të trasha apo
10BASE5 (ang.Thicknet) – janë
përdorur në rrjetet me kapacitet
transmetues prej 10 Mbps me një
gjatësi maksimale prej 500 m.
 Kabllot koaksiale të holla apo
10BASE2 (ang.Thinnet) – janë .Figura 1.14 ‐ Kablloja koaksiale
përdorur në rrjetet me kapacitet
transmetues prej 10 Mbps me një
gjatësi maksimale prej 185 m
Kabllo me fije optike
 Fijet optike përbëhen nga
qelqi apo plastika dhe
përdorin dritën për të
transmetuar të dhënat.
Kabllot me fije optike
përbëhen nga një apo më
tepër fije optike që janë të
mbrojtur nga një
mbështjellës i jashtëm, siç Figura 1.15 ‐ Elementet përbërëse të
është paraqitur në figurën kabllos me fije optike
 Të dhënat gjatë transmetimit nga sinjalet elektrike
shndërrohen në pulse të dritës, pastaj kalojnë nëpër
kabllo dhe në dalje përsëri shndërrohen në sinjal elektrik.
 Distancat maksimale transmetuese në kabllo optike
zakonisht është disa kilometra para se të paraqitet nevoja
për rigjenerim të sinjalit
 Ekzistojnë dy lloje të kabllove me fije optike nga qelqi e
ato janë:
 Kabllo optike multimode
 Kabllot optike singlemode
Arkitektura e rrjetave lokale LAN
Modelet referuese OSI dhe TCP/IP

You might also like