You are on page 1of 8

Historiku i basketbollit ne

Kosove
Punoi: Rudina Shaqiri
Historiku

 Federata e Basketbollit e Kosovës ose shkurt FBK, është


themeluar në vitin 1991, derisa kryetar i parë në Kuvend
ishte zgjedhur Isuf Lumi.
 Federata e Basketbollit e Kosovës, është instanca më e
lartë në vend për sportin e basketbollit. Është e përbërë
nga Kuvendi, Bordi, Zyra Ekzekutive, klubet e
basketbollit, shoqatat, komisionet dhe këshillat e
ndryshme. 
 Qëllimi kryesor i FBK-së është zhvillimi i basketbollit,
krijimi i basketbollistëve/ve, gjyqtarëve dhe trajnerëve. 
 Nga paslufta e deri në ditët e sotme FBK ka pasur katër (4)
kryetarë të ndryshëm. Deri në vitin 2006 kryetar i FBK-së
ishte Behlul Beqa, nga viti 2006 e deri më 2010 ky
institucion ishte nën udhëheqjen e Erolld Belegut, kurse
Belegun e pasoi Fatmir Gashi. Më pas Belegu sërish u bë
kryetar, derisa nga viti 2018, Federata udhëhiqet nga Arben
Fetahu.  
 Momentalisht janë nëntë (9) skuadra në Superligën e
meshkujve, nëntë (9) skuadra në Ligën e Parë, dhjetë (10)
skuadra në Ligën e Dytë, si dhe gjashtë (6) skuadra në
Superligën e Femrave dhe gjashtë skuadra në Ligën e Parë
të Femrave (6). 
Si filloi basketbolli në Kosovë?
 Topi i basketbollit, që Hajrullah Morina e kishte sjellë në
Gjakovë nga Torino, ku kishte studiuar besohet se shënon
fillimin e basketbollit në Kosovë. 
 Thuhet se basketbolli në Kosovë ka filluar të luhet në vitet e
40-ta, por shënime për ndeshje të organizuara ka që nga viti
1945, kur u themelua klubi i parë i basketbollit në Prizren. 
 Nga ato pak burime që i kanë shpëtuar kohës mund të
kuptohet se rreth Xhevdet Xhihës në Prizren janë mbledhur
basketbollistët e parë që ka dhënë Kosova e ndër pioniere
numërohen Rexhep Parteshi, Bardhyl Zajmi, Haki Dushi etj..
 Themelimi i klubeve pas Luftës së Dytë Botërore dhe
vëmendja e entuziazmi e shtruan nevojën për organizim të
këtij sporti. Kështu thuhet se Këshilli Iniciues për
basketboll është formuar më 1948, kurse më 1949 është
mbajtur Kuvendi Themelues i Lidhjes së Basketbollit të
Kosovës, ku Kryetar u zgjodh Sahit Zatriqi dhe Sekretar
Hazir Tufa.
 Thuhet se basketbolli në Kosovë ka filluar të luhet në vitet
e 40-ta, por shënime për ndeshje të organizuara ka që nga
viti 1945, kur u themelua klubi i parë i basketbollit në
Prizren. 
Kampionati i Parë në formë të turneut 

 Kampionati i Parë ka qenë një turne ku kanë marrë pjesë


Poleti dhe Proleteri të Prishtinës, Ardhmënia e Pejës,
Vëllaznimi dhe Metohija e Prizrenit. 
 Që nga ky vit e deri në gjysmën e 50-ave Proleteri, që më
pas mori emrin Prishtina luante në Ligën e Serbisë dhe
arriti të luajë në kualifikime për Ligën e Dytë të
Jugosllavisë. 
 Veçori e basketbollit në krahasim me sportet tjera në
Kosovë është se paralelisht ka nisur të luhet edhe nga
femrat, madje me më shumë suksese sesa tek meshkujt.
 Vitet e 50-ta dhe të 60-ta në basketbollin e Kosovës lidhen
me një klub, Buduçnostin e Pejës. Ky ekip i prirë në fushë
nga Mithat Belegu, e më vonë Agim Kasapolli, ishte anëtar
standard i Ligës së Dytë Jugosllavisë dhe kishte arritur deri
në kualifikime për Ligën e Parë, për të dështuar dy herë në
këtë synim. 
 Fundi i viteve të 60-ta shënon kohën kur lidhjet e sporteve
dhe fizkulturës fillojnë të rekrutojnë personel profesional.
Në rastin e basketbollit me ndihmën e Mustafa Rezniqit,
Rashit Sejdiut, Esat Stavilecit, Shakir Maksutit, Mehmet
Dobërçanit dhe të tjerëve, fillimisht Lidhja e Basketbollit e
Kosovës fillon të funksionojë si njësi e pavarur brenda
Federatës së Baskebollit të Jugosllavisë dhe që nga fundi i të
60-ave fillon masivizimi i basketbollit. 
FALEMINDERIT

You might also like